Alba Kepi: I uroj mirëseardhjen zotit Dionis Sota, kandidat i pavarur për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Vlorës. Para se të nisim këtë bisedë që e kemi titulluar shtatë pyetje, dua të bëj një prezantim dhe për unionin tonë. E nis fillimisht me prezantimin e bordit drejtues me kryetarin zotin Skënder Buçpabaj i cili lidhet nga Zvicra nënkryetarin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë Diasporës, zotin Artan Kutra Francë, zonjën Elida Buçpapaj e cila lidhet nga Zvicra, zonja Rafaela Prifti e cila lidhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Ardian Murraj i cili lidhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Genc Burimi i cili lidhet nga Franca dhe unë Alba Kepi që lidhem nga Italia. Ju prezantoj shkurtimisht një historik të unionit tonë. Ne jemi Unioni të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë Diasporës. Jemi krijuar në vitin 2021 në Zvicër. Jetojmë dhe punojmë në Itali, Francë Shtetet Bashkuara të Amerikës, në Zvicër dhe jemi përkushtuar me misionin tonë lirisë së fjalës, shtypit të pavarur, komunikimit të së vërtetës dhe informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Kemi pasur dhe statusin organizatë media vëzhguese pranë Kqz-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në mision të punës tonë kemi nxitjen e debatit publik nga së vërtetës duke synuar një shkallë të lartë profesionalizmi në gazetari përmes një etike profesionale. Ndjekim me përkushtim të plotë gjendjen e lirisë së mediave në Shqipëri. mbajmë qëndrime publike ndaj shkeljeve më të rënda të tyre dhe i dokumentojmë dhe në raportet e organizatave botërore. Në fokusin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, ne kemi konstatuar pikërisht këtë, se Shqipëria nuk i përmbush standartet perëndimore të zgjedhjeve dhe pikërisht po në këtë fokus zhvillojmë, kemi nisur dhe këtë cikël takimesh, bisedash tëar shtatë pyetje me zgjedhjet e parakohshme vendore në gjashtë bashkitë në Shqipëri dhe ju urojmë dhe njëherë mirëseardhjen kandidatit të pavarur ë i mbështet nga koalicioni i opozitar zoti Dionis Sota.