VOAL

VOAL

U nxor jashtë nga stadiumi i Botërorit për shkak se bëri shqiponjën, rrëfehet tifozja shqiptare: Serbët thirrën sigurimin

December 3, 2022

Komentet

Xherdan Shaqiri rrëfen karrierën dhe perspektivat e tij

Nga tregolëshi i tij kundër Luganos te keqardhjet e tij me ekipin kombëtar, duke përfshirë kohën e tij në Inter, gjestin e shqiponjës dhe disa histori prapa skenave jashtë fushës. Xherdan Shaqiri rrëfen karrierën e tij me Armando Ceronin. 

VOAL- “Ajo ndeshje është gjithmonë në mendjen time.” Xherdan Shaqiri nuk e ka harruar tregolëshin e jashtëzakonshëm që shënoi në Cornaredo kundër Luganos, i cili ishte vendimtar në fitoren e titullit të Bazelit. Është një nga kujtimet e shumta që organizatori i lojës ndan në episodin e ri të Larmandillo. Nga netët e tij evropiane me Baselin te përvojat e tij me Bayern Munich, Interin dhe Liverpoolin. Lidhur me aventurën e tij si Nerazzurri, e cila filloi mes entuziazmit të mijëra tifozëve, Shaqiri kujton vështirësitë e klubit: “Pati një rrëmujë të madhe te Interi”, thotë ai, duke iu referuar problemeve financiare të klubit. Edhe ekipi kombëtar merr shumë vëmendje. Nga goditja spektakolare me kokë kundër Polonisë në vitin 2016 te keqardhjet e Kupës së Botës 2014. Dhe pastaj gjesti i shqiponjës kundër Serbisë, tensionet me Petkovicin dhe një histori kurioze prapa skenave: një mbrëmje me Valon Behramin gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës që, sipas Ceronit, pothuajse përfundoi në faqet e Blick. Midis anekdotave, të qeshurave dhe disa zhgënjimeve, Shaqiri shikon edhe drejt së ardhmes. A do të bëhet trajner? “Nuk e di. Dua të qëndroj në futboll.” Por për momentin, dëshira e tij për të luajtur mbetet.

Aromë trëndafilash (Kushtuar fëmijëve shqiptarë në mërgim.)- Nga ARIF EJUPI

 

Aromë trëndafilash,
e ëmbël si mjalti, freski shpirti,
e thellë si deti, e hijshme si qershitë në lulëzim.

E këndshme si kënga e bilbilave,
e rrjedhshme si Vjosa e Semani;
mbijetove dhe jehove
edhe kur të godiste dora e lloj-lloj gjakësori e tirani.

Çdo germë, shkruar me gjak — përherë gjerdan,
që nga Shqipëria e vjetër deri në Himarë,
me ëndje të flet e të shkruan çdo shqiptar.

Manastir i lashtësisë — djep kulture i Shqipërisë.

 

ARIF EJUPI

Gjenevë, 14 Nëntor 2026

Në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë u diskutua për të drejtat pensionale të mërgimtarëve- Nga NEXHMIJE MEHMETAJ

 

 

Gjenevë, 12 nëntor 2026
Të drejtat pensionale të mërgimtarëve, zbatimi i Marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, si dhe detyrimet ligjore që lidhen me përfitimet pensionale, ishin në qendër të një seance informative të organizuar në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë.
Takimi, i mbajtur më 12 nëntor 2026, mblodhi bashkatdhetarë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar, të interesuar për të marrë informacione konkrete mbi të drejtat e tyre pensionale në të dyja vendet.
Veprimtaria u organizua me iniciativën e znj. Luljeta Hajzeraj, juriste dhe përfaqësuese e organizatës EPER, në kuadër të programit Âge et Migration, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Gjenevë.
Konsullja Floreta Kabashi: Konsullata mbetet e hapur për mërgatën
Seancën e hapi Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi, e cila u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe vlerësoi rëndësinë e takimeve informative në shërbim të komunitetit shqiptar.
Ajo theksoi përkushtimin e institucioneve konsullore për të qenë pranë bashkatdhetarëve, duke krijuar hapësira për informim dhe bashkëpunim. Sipas saj, dyert e Konsullatës mbeten të hapura për nisma që u shërbejnë interesave dhe nevojave të mërgatës.
Luljeta Hajzeraj: Njohja e të drejtave është thelbësore për një pensionim të sigurt
Juristja Luljeta Hajzeraj, përfaqësuese e EPER-it, foli për rëndësinë e informimit dhe të këshillimit të qytetarëve që po i afrohen moshës së pensionimit ose që tashmë janë pensionuar.
Ajo prezantoi rolin e programit Âge et Migration, i cili synon t’i ndihmojë personat me prejardhje migrimi të kuptojnë më mirë sistemin zviceran të sigurimeve shoqërore, të drejtat pensionale dhe procedurat administrative.
Vëmendje e veçantë iu kushtua Marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, e cila hyri në fuqi më 1 shtator 2019.
Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve që plotësojnë kushtet ligjore të realizojnë të drejtat e tyre nga sigurimi zviceran i pleqërisë dhe i të mbijetuarve (AVS/AHV), si dhe nga sigurimi i invaliditetit (AI/IV), në përputhje me dispozitat përkatëse.
Berat Zhinipotoku: Sqarime mbi pensionet kosovare dhe procedurat administrative
Marrëveshjen dypalëshe dhe zbatimin e saj e prezantoi z. Berat Zhinipotoku, udhëheqës i Divizionit për Pensione të Jashtme në Kosovë.
Ai trajtoi çështje me interes të drejtpërdrejtë për mërgimtarët, përfshirë kushtet për përfitimin e pensionit kontributpagues në Kosovë, dëshmimin e viteve të punës dhe procedurat që duhen ndjekur kur mungon libreza e punës ose dokumentacioni tjetër.
U diskutua gjithashtu për mënyrën e vërtetimit të së drejtës ose mungesës së të drejtës për pension kosovar, veçanërisht kur një dokument i tillë kërkohet nga autoritetet zvicerane gjatë shqyrtimit të përfitimeve plotësuese (Prestations complémentaires – PC).
Këto sqarime ndihmojnë qytetarët të kuptojnë më mirë procedurat dhe institucionet ku duhet të drejtohen për realizimin e të drejtave të tyre.
Pensionet nga Kosova duhet të deklarohen kur këtë e kërkon ligji zviceran
Një ndër çështjet e rëndësishme të takimit ishte respektimi i detyrimeve ligjore që lidhen me deklarimin e pensioneve dhe të ardhurave.
U theksua se përfitimi i pensioneve nga Kosova dhe Zvicra nuk përbën në vetvete shkelje ligjore. Megjithatë, mosdeklarimi i të ardhurave nga Kosova, kur një deklarim i tillë kërkohet, mund të ndikojë në përfitimet plotësuese ose në ndihmat e tjera që varen nga gjendja ekonomike e përfituesit.
Në raste të caktuara, kjo mund të sjellë detyrimin për kthimin e shumave të përfituara pa të drejtë dhe, në varësi të rrethanave, edhe pasoja të tjera juridike.
Prandaj, qytetarët u inkurajuan të informohen me kohë dhe të kërkojnë këshillim profesional për të shmangur gabimet administrative dhe pasojat financiare.
Ku duhet të drejtohen mërgimtarët për ndihmë?
Për qytetarët që kanë paqartësi lidhur me pensionet, vitet e kontributeve, dokumentacionin e munguar ose përfitimet plotësuese, ekzistojnë institucione kompetente ku mund të kërkojnë informim dhe ndihmë.
Në Gjenevë:
  • OCAS – Office cantonal des assurances sociales: Për pensionet zvicerane AVS/AI dhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Rue des Gares 12, 1201 Genève. Tel. +41 22 327 27 27. www.ocas.ch
  • SPC – Service des prestations complémentaires: Për përfitimet plotësuese (PC) dhe deklarimin e të ardhurave nga Kosova. Route de Chêne 54, 1208 Genève. Tel. +41 22 546 16 00. www.ge.ch
  • Caisse suisse de compensation (CSC): Për çështjet e pensioneve zvicerane të personave që jetojnë jashtë Zvicrës. Avenue Edmond-Vaucher 18, 1211 Genève 2. Tel. +41 58 461 91 11. www.zas.admin.ch
Për këshillim dhe orientim, mërgimtarët mund të informohen edhe pranë organizatës EPER, përmes programit Âge et Migration (www.eper.ch).
Qytetarët këshillohen të kontaktojnë paraprakisht institucionin përkatës për të verifikuar procedurat, dokumentet e nevojshme dhe mundësinë e caktimit të një takimi.
Në Kosovë, qytetarët mund t’u drejtohen institucioneve kompetente për administrimin e skemave pensionale, për të marrë informacione mbi pensionet kontributpaguese, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse në.
  • Divizioni për pensione të jashtme: Rruga Edit Durham 46, 10 000 Prishtinë. mpfvlc.rks-gov.net
Një iniciativë e mirëpritur për komunitetin shqiptar
Organizimi i kësaj seance informative përbën një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, organizatave sociale dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Zvicër.
Angazhimi i znj. Luljeta Hajzeraj, kontributi profesional i z. Berat Zhinipotoku dhe mbështetja e Konsullatës së Përgjithshme dëshmojnë rëndësinë e nismave që u shërbejnë drejtpërdrejt nevojave të mërgimtarëve.
Takimi u përmbyll me një koktej, gjatë të cilit pjesëmarrësit patën mundësinë të vazhdonin bisedat dhe shkëmbimin e mendimeve në një atmosferë miqësore.
Mesazhi kryesor i kësaj veprimtarie ishte i qartë: Njohja e të drejtave pensionale dhe respektimi i detyrimeve ligjore janë themeli i një pensionimi të sigurt dhe dinjitoz.
Një mërgatë e informuar është një mërgatë më e përgatitur për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e saj.
Gjenevë, 13.11.2026                          Nexhmije Mehmetaj

Abas Fejzullahu përmbyll hartimin e librit “Familja ndihmon familjen”- Nga ARIF EJUPI

 

Abas Fejzullahu, mësues veteran në Kosovë dhe në mërgatë, i burgosur dhe i izoluar disa herë për arsye politike nga regjimi i ish-Jugosllavisë komuniste, edhe pse në moshë të shtyrë, ka nisur përgatitjet për hartimin e librit “Familja ndihmon familjen”.

Përmes këtij libri, Fejzullahu synon të dokumentojë kontributin e mbi tetë mijë familjeve nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare, të cilat, në vitet e pushtimit serb, u erdhën në ndihmë familjeve në nevojë anembanë Kosovës.

Aksioni e pati zanafillën në Prizren, ku jetonte mësuesi Abas Fejzullahu. Fillimisht, ndihma iu dha familjeve të minatorëve të Stantërgut, Kishnicës dhe Goleshit, të cilët kishin hyrë në grevë urie për të kundërshtuar heqjen e autonomisë së Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.

Shembulli i prizrenasve, që u solidarizuan me minatorët e ngujuar në thellësi të nëntokës, bëri që nisma të përhapej në mbarë Kosovën. U krijuan degë dhe nëndegë të aksionit “Familja ndihmon familjen”, ku u angazhuan dhjetëra veprimtarë nga fusha të ndryshme, përfshirë studentë të Universitetit të Prishtinës.

Që në ditët e para, aksioni gjeti mbështetje të fuqishme te Adem Demaçi, i burgosur politik për veprimtarinë e tij në shërbim të çështjes kombëtare. Në një letër drejtuar nismëtarëve, Demaçi i përgëzoi për misionin e tyre dhe u premtoi përkrahje të parezervë.

Në Lupç të Podujevës u mbajt një tubim ku u diskutua se si të mblidheshin ndihmat. Organizatorët u përballën me vështirësi të mëdha që në fillim.

Autoritetet serbe konfiskonin kamionët me miell, ushqime të tjera dhe artikuj higjienikë, si dhe burgosnin shoferët e organizatorët e aksionit.

Përballë këtyre rrethanave, organizatorët vendosën ta vazhdonin aksionin në mënyra që ulnin rrezikun për veprimtarët dhe dhuruesit. Në njërën prej mbledhjeve u vendos që familjet në gjendje të rëndë ekonomike të merrnin nga 150 marka gjermane në muaj.

Kjo shumë shërbente si pikë orientimi. Kontributet e familjeve me mundësi më të mira ekonomike e kalonin edhe dyfishin e shumës së përcaktuar.

Në këtë aksion dhanë ndihmesë edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës Lindore. Pavarësisht pengesave me të cilat përballeshin, ata i ndihmuan për vite me radhë familjet në Kosovë.

Kjo ndihmë forcoi lidhjet dhe bashkëpunimin ndërmjet shqiptarëve. Më vonë, shumë familje në Kosovë ua kthyen ndihmën familjeve shqiptare të këtyre trevave, kur ato u përballën me përndjekje dhe dhunë.

Institucionet tona, veçanërisht Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet ta mbështesin botimin e kësaj monografie. Përmes saj, brezat e ardhshëm do të mund të mësojnë se si familjet shqiptare e mbështetën njëra-tjetrën dhe si ky solidaritet u bë pjesë e qëndresës së viteve ’90.

Fejzullahu, i cili ia kushtoi jetën shërbimit ndaj popullit të tij, ka përgatitur formularë të posaçëm për ata që dhanë ndihmë dhe për ata që e morën atë.

Ai synon të mbledhë dëshmi nga të dyja palët dhe të dokumentojë sa më plotësisht kontributin e çdo dhuruesi, qoftë person fizik apo juridik.

Arif Ejupi
Gjenevë, 13 nëntor 2026

Tani është zyrtare: Lutfi Dalipi do të luajë për Kosovën

 Sulmuesi i Vaduzit nuk do të veshë fanellën e ekipit kombëtar zviceran

VOAL- “Ai është një lojtar i ri interesant, por për sa kohë që kam kaq shumë lojtarë në dispozicion në mesfushë, do të jetë e vështirë për të të gjejë hapësirë.” Me këto fjalë, Murat Yakin iu përgjigj gjatë konferencës për shtyp të së enjtes një pyetjeje specifike në lidhje me Lutfi Dalipin dhe thirrjen e tij të mundshme në të ardhmen në ekipin kombëtar të të rriturve. 20-vjeçari, një nga talentet në ngritje në Superligë, megjithatë, ka zgjedhur të mos veshë fanellën e ekipit kombëtar zviceran, duke zgjedhur Kosovën. Njoftimi u bë nga Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili tha në një story në Instagram se ishte “i lumtur që lojtarët e talentuar kanë zgjedhur t’i besojnë projektit të Kosovës dhe të veshin fanellën e Kosovës”. Dalipi, i huazuar nga Young Boys te Vaduz, deri më tani ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë nëntë asiste në 13 ndeshje të Superligës. I lindur dhe i rritur në Zvicër, ai ka përfaqësuar ekipet kombëtare U18, U20 dhe U21.  Me U21 luajti për fitoren kundër Luksemburgut dhe humbjen kundër Islandës. RSI

Tropoja shkëlqen në Festival International Folklore në Lozanë, Zvicër!- Nga LULZIM LOGU

 

 

Me 07 Nëntor 2026 në Lozanë, Zvicër, në Sallën e Spektakleve në Renens u mbajt Festivali i 11-të Internacional i Folklorit i organizuar nga Shoqata ‘’Grupi i valleve Shqiponjat’’.

Për tetë vite me rradhë ky festival i cili synon të promovojë vlerat më të mira të folklorit është mbajtur në Itali, ndërkohë që tre edicionet e fundit po mbahen në Zvicër, duke mbledhur grupe, ansamble dhe shoqata kulturore nga shumë vende të botës dhe duke shpalosur tradita etnokulturore dhe forcuar lidhjet kulturore përmes artit, këngës, valleve dhe instrumenteve popullorë.

Njëkohësisht duke mbajtur gjallë gjuhën dhe traditat shqiptare në komunitetin shqiptar i cili ndjen më afër atdheun e tij, zhvillimet e sotme kulturore dhe perfshihet padyshim në rrjedhën e tyre duke qënë natyrshëm pjesë e tyre pavarësisht largësisë gjeografike.

Grupi i Valleve Shqiponja, produkt i familjes Qokaj nga Tropoja, me përfaqësues Ndue dhe Drita Qokaj, por dhe me fëmijët e tyre që tashmë po bëjnë emër në arte dhe sporte spikat me përpjkjet e tyre të pandalshme kah promovimi, ruajtja dhe lançimi i traditave tona etnokulturore.

Kohë më parë Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë i propozoi këshillit të Bashkisë Tropojë akordimin e titullit ‘’Qytetar nderi’’ për Ndue dhe Drita Qokaj, duke vlerësuar mundin dhe përkushtimin e tyre në këtë drejtim edhe pse si emigrantë dhe në vend të huaj përballen me vështërsi të shumta.

Mirënjohje e madhe për këshillin bashkiak, i cili votoi unanimisht këtë propozim, duke dëshmuar një qasje tejet pozitive në vlerësimin e kontributeve të çmuara të bashkëqytetarëve tanë, kudo që janë ata.

Në festival nga Tropoja morën pjesë Ansambli Dardania, me grupin e valltarëve të drejtuar nga Shpresart Memia dhe me pjesëmarrjen e Mjeshtrit të Madh, Nderi i Kombit, Deli Metaliaj, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë dhe nderoi me praninë e tij Kryetari i Bashkisë Tropojë, z. Rexhë Byberi.

Festivali kishte grupe nga Shqipëria , Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve, nga Kosova, Zvicra, Rumania, Gjermania, Franca etj.Pikërisht nga Franca erdhi dhe nje grup i valleve me fëmijë nga prindër nga Tropoja, të cilët kishin lindur atje por përfaqësonin folklorin e Tropojës, udhëhequr nga Robert Buçpapa.

Si pjesë e organizimit të këtij festivali, pjesë e jurisë dhe e shpalljes së fituesve, çmimeve dhe vlerësimit me titujt e nderit u ndjeva aq krenar për begatinë dhe forcën rrezatuese të folklorit shqiptar, por edhe ndjeva mrekullinë e mikpritjes shqiptare së bashku me pjesëtarët e grupit udhëtues nga Tropoja nga emigrantët që jetojnë në Zvicër për shumë vite, por asesi të tjetërsohen dhe të largohen nga traditat e Malësisë së Gjakovës.

Në aeroportin e Gjenevës na priti dhe na shoqëroi një djalë i kulturuar nga Tropoja, Fatbardh Dedaj i cili na afroi shoqërimin deri në Lozanë, u shndrrua sinqerisht në cicëronin tonë gjatë udhëtimit dhe na afroi me bujari nje drekë të këndshme gjatë të cilës evokuam episode nga e shkuara dhe e sotmjae vendlindjes sonë të përbashkët.

Në Lozanë na u gjend pranë, me dashuri dhe respekt Lulzim Lushaj, djali i mikut tonë të shtrenjtë Zeqir Lushaj së bashku me miqtë e tij, tashmë njerëz të suksesshëm, Petrit e Fadil Leniqi si dhe Haxhi Duraku me familjen e tij, por edhe Durim Kurmekaj, një djalë i dashur tropojan që jeton e punon tash sa vite atje.

Të lidhur bashkë, në përpjekje dhe mundime, në arritje dhe suksese, duke mbajtur fytyrën kah atdheu, korrekt dhe mikpritës si shqiptarë të mrekullueshëm. Mbrëmja e fundit e qendrimit në Zvicër në praninë e tyre, në shtëpinë e Lulzimit u kthye në një bashkëbisedim rreth gjendjes dhe fateve të atdheut, në një koncert me këngë e valle dhe përqafime malli. Një mbrëmje e paharrueshme!

 

11.11.2026

KTHEMË NË FOLE- Nga ARIF EJUPI

 

(Kushtuar veprimtarit të paepur në mërgim, Adem Islami-Stanishori)

 

Merri eshtrat e mi,
çoji në atë qoshe,
brenda gardhit,
dhe thuaj:

“I solla
eshtrat e tij,
tretur diku
në mërgim.”

Mbi një gur
shkruaj:

“Edhe qyqet,
qyqe,
duan të pushojnë
në foletë e veta.”

Mos rrëfe
as jetën,
as vuajtjet e mia,
se nuk të mjaftojnë
as lapsi,
as letra.

Arif Ejupi
Gjenevë, 8 nëntor 2026

Ceremonia në Gjenevë- Shqiptari i Kosovës fiton çmimin më prestigjioz në botën e orëve luksoze

 

Në edicionin e këtij viti të çmimeve prestigjioze të orëndreqjes, 84 orë dhe mekanizma matës të kohës garuan në 14 kategori, përfshirë orët sportive, kalendarin dhe astronominë, bizhuteritë dhe mekanizmat e veçantë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG) u rikthye këtë vit për edicionin e saj të 26-të, duke prezantuar punimet më të mira të industrisë së orëndreqjes luksoze. Ceremonia madhështore u mbajt më 7 nëntor, raproton Gazeta Express.

Çmimi kryesor, i njohur si “Aiguille d’Or” (Gjilpëra e Artë), ishte i hapur për të gjitha orët, pavarësisht kategorisë. Vitin e kaluar, ky çmim iu dha modelit Classique Souscription 2025 të kompanisë Breguet, një orë që ka vetëm një akrep. Këtë vit, çmimi iu nda një orëndreqësi të pavarur zvicerano-kosovar, i cili po bën emër në industrinë e orëndreqjes.

Çmimi kryesor “Aiguille d’Or”

Çmimi më prestigjioz i GPHG-së, “Aiguille d’Or”, iu dha orëndreqësit të pavarur Rexhep Rexhepi, me seli në Gjenevë, për modelin e tij Chronograph Flyback.

Duke komentuar fitimin e këtij çmimi prestigjioz, Rexhepi i tha Euronews Culture se gjithmonë kishte ëndërruar ta fitonte çmimin kryesor. Ai gjithashtu vlerësoi ekipin e tij dhe koleksionistët nga e gjithë bota që i ndjekin krijimet e tij.

Rexhepi, karriera e të cilit filloi në moshën 15-vjeçare si praktikant në kompaninë Patek Philippe, tha se marrja e çmimit nga fituesi i vitit të kaluar, gjiganti i industrisë së orëndreqjes Breguet, kishte një domethënie të veçantë për të.

Me një dizajn elegant dhe përmasa harmonike, kjo orë kërkoi një rishikim të plotë të arkitekturës së mekanizmit të saj. Fusha e saj e kaltër, me smalt të punuar përmes teknikës Grand Feu, është frymëzuar nga kronografët e vjetër të orëve të xhepit.

Ngjarja edhe një herë vuri në pah mjeshtërinë e konsoliduar ndër vite të kësaj industrie. Gjithsej 84 orë garuan për çmime në 14 kategori, përfshirë orët sportive, kalendarin dhe astronominë, bizhuteritë dhe mekanizmat e veçantë.

Për herë të parë, organizatorët hoqën kategoritë tradicionale të ndara sipas gjinisë (për burra dhe gra), duke i zëvendësuar me kategori të reja teknike: Essential Watch dhe Complication Watch.

Në mesin e të nominuarve këtë vit ishin një punishte nga Moska që sfidon gjigantët zviceranë, një sistem diellor i bartshëm dhe një orë me peshë 10 kilogramë, e cila e kurdis orën tuaj derisa flini.

Fituesit u përcaktuan nga një juri ekspertësh, ku përfshiheshin koleksionistë të orëve, orëndreqës, gazetarë dhe ankandistë.

Fituesit e çmimeve GPHG 2026

Më poshtë është lista e plotë e fituesve të ceremonisë së sivjetme.

1. Time Only: L.U.C 1860 Chronometer – Chopard.

Kjo orë u krijua si vazhdim i modelit origjinal dhe ikonik L.U.C 1860, për të shënuar 30-vjetorin e prodhimit të orëve Chopard në Fleurier.

2. Essential: Extra Plat Rose Gold Skeleton – Daniel Roth.

Një interpretim i ri i modelit Extra Plat, i karakterizuar nga një filozofi minimaliste dhe një mekanizëm i ndërtuar për të theksuar lehtësinë dhe transparencën.

3. Complication: Inspiration One – CLEGUER.

Kjo orë përmban një fushë me smalt Grand Feu, një rezervë energjie prej 36 orësh dhe një rrotë ekuilibri të madhe.

4. Mechanical Exception: Grande Double Sonnerie – Blancpain.

Mekanizmi më kompleks i prodhuar nga Blancpain, i zhvilluar për tetë vjet. Ai mundëson përzgjedhjen e dy melodive të ndryshme përmes një mekanizmi me katër çekiçë.

5. Gemset: Swinging Pebble – Piaget.

Një orë xhepi e krijuar nga një gur dekorativ i gdhendur dhe i lustruar, i varur në një zinxhir ari.

6. Tourbillon: Chronomètrie FB 2TV – Ferdinand Berthoud.

Koleksioni synon të zbulojë bukurinë mekanike të mekanizmit përmes pjesës së përparme të orës.

7. Chronograph: Tonda PF Chronographe Mystérieux – Parmigiani Fleurier.

Një orë e karakterizuar nga thjeshtësia dhe diskrecioni, me një buton të vetëm që koordinon tri faza të sinkronizuara.

8. Calendar and Astronomy: 150 Heritage – Audemars Piguet.

Kjo orë xhepi prezanton për herë të parë Kalendarin Universal, një mekanizëm llogaritës që paraqet ciklet qiellore të cilat kanë ndikuar në festimet kulturore në mbarë botën.

9. Sports: Spring Drive U.F.A. Ushio 300 Diver – Grand Seiko.

Është ora më e vogël zhytëse e prodhuar ndonjëherë nga kjo markë dhe njëkohësisht ora më e saktë e saj me mekanizmin Spring Drive.

10. Jewellery: Mystery Nut – Chopard.

Një varëse në formën e arrës, me trup prej ari rozë 18-karatësh dhe diamante kafe e ngjyrë konjaku. Ajo hapet për të zbuluar një orë me fazat e Hënës.

11. Artistic Crafts: Tambour Taiko Arty Automata – Louis Vuitton.

Një orë me ngjyra dhe lëvizje të veçanta, rezultat i më shumë se 250 orëve të punës artizanale. Fusha e saj përbëhet nga 23 nuanca të ndryshme të smaltit.

12. Petite Aiguille: No.8 – OTSUKA LOTEC.

Mekanizmi i kësaj ore përbëhet nga 62 pjesë dhe përdor një kushinetë jashtëzakonisht të vogël prej 1.5 milimetrash.

13. Challenge: SpaceOne X Baltic – Seconde Majeure – SpaceOne.

Kjo orë bazohet në një mekanizëm të veçantë që mundëson kërcimin e menjëhershëm të treguesit të orës.

14. Mechanical Clock: COSMO – La Vallée.

COSMO prezanton një koncept të ri të orëndreqjes: një mekanizëm tërësisht të pezulluar në mënyrë magnetike, i cili rrotullohet vazhdimisht rreth boshtit të vet.

15. Audacity Prize: ThinKing Mystery – Konstantin Chaykin.

Ora e orëndreqësit të pavarur nga Moska cilësohet si ora mekanike më e hollë në botë e prodhuar në seri.

16. Horological Revelation Prize: Pulse60 Titanium Black – Dominique Renaud.

Kjo orë ka frekuencën më të ulët të mekanizmit në orëndreqjen bashkëkohore, vetëm 1 Hz. Rrota e saj e ekuilibrit lëkundet 60 herë në minutë, njësoj si ritmi i zemrës së njeriut në gjendje pushimi.

17. Chronometry Prize: Naissance d’une Montre 3 – Ferdinand Berthoud.

Një projekt që ruan trashëgiminë e orëndreqjes. Secila pjesë është punuar veçmas, pa ndihmën e teknologjisë digjitale, tërësisht me dorë ose me mjete tradicionale.

18. Iconic Watch Prize: Royal Oak “Jumbo” Extra-Thin Selfwinding Flying Tourbillon Chronograph RD#5 “150th Anniversary” – Audemars Piguet.

Modeli përmban një numërues minutash me kërcim të menjëhershëm dhe, për herë të parë në koleksionin Royal Oak, kombinon kronografin flyback me një tourbillon fluturues.

19. Special Jury Prize: Patek Philippe / Watch Art Grand Exhibition.

Ky çmim nderon personalitete, institucione apo iniciativa që kanë luajtur rol të rëndësishëm në promovimin e orëndreqjes cilësore.

Në Lozanë organizohet veprimtaria artistike “Mali me mal nuk takohet, por njeriu me njeriun takohet”

Në Lozanë, më 7 nëntor 2026, ora 14.00, organizohet veprimtaria artistike “Mali me mal nuk takohet, por njeriu me njeriun takohet” në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës dhe Folklorit, me pjesëmarrjen e artistëve nga hapësira shqiptare dhe nga Diaspora.

ADEM ISLAMI (ADEM STANISHORI) – NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT- Nga ARIF EJUPI

 

Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 72-vjeçare, në spitalin e qytetit Biel/Bienne të Zvicrës, ka ndërruar jetë veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Islami, i njohur ndër bashkëveprimtarët dhe miqtë e tij edhe si Adem Stanishori.

Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta na e kumtoi nipi i tij, Selman Hasan Kllokoqi, gjithashtu veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare gjatë fundit të viteve ’70 dhe fillimit të viteve ’80 në Gjenevë.

I tronditur thellë nga humbja e njeriut të tij të dashur, Selmani, me emocione dhe dhembje të papërshkrueshme, kujton:

“Ademi ishte njeriu që na hapi dyert e shtëpisë dhe të zemrës. Ai jo vetëm që na strehoi, por u përkujdes edhe për të na siguruar vende pune, mua dhe shumë bashkatdhetarëve të tjerë që ishim të përndjekur nga UDB-ja jugosllave. Në kohët më të vështira, kur kishim nevojë për mbështetje dhe siguri, Ademi ishte gjithmonë pranë nesh.”

Lajmi për vdekjen e tij u prit me pikëllim të thellë nga të gjithë ata që patën fatin ta njihnin, të bashkëpunonin dhe të ndanin me të idealet e lirisë.

Adem Islami i përkiste atij brezi atdhetarësh që çështjen kombëtare nuk e kishin vetëm bindje, por mision jetësor. Ai ishte i përkushtuar me gjithë qenien e tij ndaj çlirimit të Kosovës. Për këtë ideal nuk kurseu as mundin, as kohën dhe as pasurinë. Gjithçka që kishte, e vuri në shërbim të Kosovës dhe të njerëzve të saj.

Bashkëveprimtari i tij, z. Elfi Agushi, i prekur thellë nga kjo humbje, shprehet:

“Ademit të gjithë i kemi borxh. Deri në ditët e fundit të jetës së tij, ai nuk kurseu asgjë për të na përkrahur dhe ndihmuar. Ishte njeri i fjalës, i besës dhe i veprës, një atdhetar që gjithmonë i vendoste interesat e Kosovës mbi interesat personale.”

Të gjithë bashkëveprimtarët e kujtojnë Ademin si njeri të guximshëm, bujar, solidar dhe të palëkundur në bindjet e tij atdhetare.

Në kujtesën e shumë veprimtarëve të asaj kohe ka mbetur edhe vetura e tij BMW, me ngjyrë të verdhë, me të cilën ai përshkonte qindra kilometra për të marrë pjesë në demonstratat dhe manifestimet e organizuara në mbështetje të Kosovës.

Së bashku me veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, si Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Zija Shemsiu, Xhafer Shatri, Kadri Abdullahu, Shyqeri Ukshini, Ejup Ahmeti, Hasan Mala, Ismet Rashiti, Hasan Kadriu – Presheva, Elfi Agushi, Enver Abdullahu, Zahide Xhimshiti-Abdullahu, Saime Jusufi, Gafurr Çalaj, Ilaz Bajrami – Devaja, Jakup Halimi, Qamil dhe Januz Salihu, Shabi Hajdini, Sami Kurteshi, Sami Tusha, Selman Hasan Kllokoqi e shumë të tjerë, Adem Islami dha një kontribut të çmuar në organizimin dhe pjesëmarrjen në protestat e demonstratat e mbajtura në Zvicër, në Republikën Federale të Gjermanisë, në Belgjikë, Austri dhe Francë.

Këto tubime, të organizuara në rrethana të vështira politike dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm të shërbimeve sekrete jugosllave, kishin një qëllim të përbashkët: ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për padrejtësitë ndaj shqiptarëve dhe kërkesën për një Kosovë të lirë e të pavarur.

Në këtë rrugëtim të gjatë e plot sakrifica, një kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe bashkëshortja e tij, Miradia, e cila për vite me radhë, me bujari dhe përkushtim të rrallë, hapi dyert e shtëpisë dhe shtroi sofrën për bashkëveprimtarët e Ademit.

Shtëpia e tyre ishte më shumë sesa një strehë familjare. Ajo ishte një vatër mikpritjeje, solidariteti dhe atdhedashurie, ku gjenin mbështetje e ngrohtësi njerëzore shumë bashkatdhetarë të përndjekur, të cilët ishin detyruar të largoheshin nga vendlindja për shkak të veprimtarisë së tyre politike dhe kombëtare.

Adem Islami, si i përndjekur nga UDB-ja jugosllave, për vite të tëra e përjetoi rëndë mallin për vendlindjen. Deri në çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb, atij iu mohua mundësia të kthehej lirshëm në tokën e të parëve.

Megjithatë, largësia fizike nuk e ndau kurrë nga atdheu. Kosovën e mbajti gjithmonë në zemër, në mendje dhe në çdo veprim të tij.

Sot, me ndarjen nga jeta të Adem Islamit, Kosova humbi një bir besnik, mërgata shqiptare një veprimtar të palodhur, ndërsa familja, miqtë dhe bashkëveprimtarët një njeri të dashur e fisnik.

Emri dhe vepra e tij do të mbeten pjesë e kujtesës së atyre që, në vitet më të vështira, sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ademi nuk kërkoi lavdi, mirënjohje apo shpërblime. Shpërblimi më i madh për të ishte ta shihte Kosovën të lirë.

Të gjithë ne që e njohëm dhe e çmuam veprën e tij, lutemi që shpirti i tij të gjejë paqe të përjetshme dhe trupi i tij të prehet i qetë në dheun e Kosovës, të cilës ia kushtoi jetën, mundin dhe pasurinë.

Lamtumirë, Adem Islami – Adem Stanishori!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty dhe për veprën tënde atdhetare!

Familjes Islami, bashkëshortes Miradie, të afërmve dhe të gjithë bashkëveprimtarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Arif Ejupi
Gjenevë, 30 tetor 2026

BASIL SCHADER – NJË FIGURË E SHQUAR ZVICERANE E ALBANOLOGJISË BASHKËKOHORE Nga Nexhmije Mehmetaj

Në kujtim të Prof. Dr. Dr. Basil Schader ( 19.10. 1951– 10 maj 2026)

  1. Hyrje

Historia e albanologjisë evropiane dëshmon se zhvillimi i studimeve shqiptare është ndërtuar në një dialog të vazhdueshëm ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe atyre të huaj. Nga Johann Georg von Hahn, Gustav Meyer dhe Norbert Jokl deri te Eqrem Çabej, Eric Hamp dhe Shaban Demiraj, albanologjia është formësuar si një disiplinë ndërkombëtare, e cila ka reflektuar vazhdimisht zhvillimet teorike të shkencave gjuhësore.

Në fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, migrimi i shqiptarëve drejt Evropës Perëndimore krijoi realitete të reja sociolinguistike, të cilat kërkonin qasje të reja metodologjike. Pikërisht në këtë kontekst merr rëndësi veprimtaria e Basil Schaderit, i cili e orientoi një pjesë të studimeve të tij nga përshkrimi tradicional i gjuhës drejt analizës së funksionimit të shqipes në mjedise shumëgjuhëshe.

Ndryshe nga tradita klasike albanologjike, e orientuar kryesisht drejt historisë së gjuhës, dialektologjisë dhe etimologjisë, Schader u përqendrua edhe te shqipja si praktikë shoqërore, duke e studiuar në raport me migrimin, integrimin, shkollimin dhe identitetin kulturor.

2. Nga albanologjia tradicionale te sociolinguistika e migrimit

Një nga transformimet e rëndësishme të gjuhësisë evropiane në gjysmën e dytë të shekullit XX ishte zgjerimi i vëmendjes nga struktura e gjuhës drejt përdorimit të saj në kontekste shoqërore dhe kulturore. Punimet e Fishman-it, Gumperz-it, Cummins-it, Skutnabb-Kangas-it dhe studiuesve të tjerë krijuan një kuadër teorik për analizën e dygjuhësisë, kontakteve gjuhësore, ruajtjes së gjuhëve dhe edukimit shumëgjuhësh.

Në këtë kuadër, studimet e Basil Schaderit përbëjnë një përpjekje të rëndësishme për ta vendosur shqipen në diskursin evropian mbi migrimin dhe shumëgjuhësinë. Schader e trajtoi shqipen në kontekstin e migrimit, shumëgjuhësisë dhe kontakteve gjuhësore.¹ Ai e shihte gjuhën jo vetëm si sistem komunikimi, por edhe si bartëse të kujtesës kulturore dhe të identitetit të komunitetit migrant.

Vetë Schader thekson se synimi kryesor i kërkimit të tij nuk ishte pjesëmarrja abstrakte në debatin teorik të gjuhësisë, por paraqitja dhe diskutimi i një baze të gjerë materialesh, të dhënash dhe përfundimesh për kontaktin ndërmjet shqipes dhe gjermanishtes. Ky orientim empirik është një nga tiparet dalluese të punës së tij.

3. Vepra “Shqyrtime gjuhësore rreth kontaktit mes shqipes dhe gjermanishtes në Zvicër”: një paradigmë kërkimore

Botimi i studimit Shqyrtime gjuhësore rreth kontaktit mes shqipes dhe gjermanishtes në Zvicër (2005) përbën një pikë të rëndësishme referimi për sociolinguistikën shqiptare. Vepra përfaqëson një nga studimet e gjera kushtuar kontakteve gjuhësore të diasporës shqiptare në Zvicër.²

Risia metodologjike e veprës qëndron në mbështetjen e saj në kërkime empirike, anketime dhe një bazë të gjerë të dhënash të mbledhura në terren. Në dallim nga trajtimet kryesisht përshkruese të diasporës, Schader përdor instrumente kërkimore që mundësojnë analizimin e përdorimit konkret të gjuhëve dhe të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ndër çështjet kryesore të trajtuara janë historia dhe realiteti i migrimit shqiptar në Zvicër, krahasimi ndërmjet shqipes dhe gjermanishtes, dygjuhësia individuale dhe shoqërore, interferenca ndërgjuhësore, alternimi i kodeve (kod-suiçingu) shqip-gjermanisht, marrëdhënia standard–dialekt, ruajtja dhe dobësimi i gjuhës amtare, si dhe lidhja e kompetencës në gjuhën e parë me suksesin shkollor.

Analiza e kod-suiçingut përbën një nga kontributet më origjinale të Schaderit.³ Në këtë perspektivë, alternimi ndërmjet shqipes dhe gjermanishtes nuk shihet thjesht si devijim nga norma, por si dukuri e lidhur me repertorin komunikativ të folësve dygjuhësh dhe me rrethanat konkrete të komunikimit.

3.1. Gjuha amtare dhe identiteti kulturor

Një nga dimensionet më domethënëse të veprës së Schaderit është mënyra se si ai e koncepton raportin ndërmjet gjuhës amtare dhe identitetit kulturor. Ky pozicion shprehet qartë në dedikimin e veprës së tij: “Shqiptarëve kudo në botë, me shpresën dhe dëshirën që ta ruajnë gjuhën e tyre të bukur, kulturën e tyre të lashtë dhe identitetin e tyre si shqiptarë.”⁴

Ky formulim është më shumë se një dedikim simbolik: ai përmbledh një ide qendrore të veprimtarisë së Schaderit, sipas së cilës gjuha është bartëse e kujtesës kulturore dhe një element i rëndësishëm i identitetit kolektiv. Në këtë pikë, qasja e tij mund të vendoset në dialog me traditën sociolinguistike të Joshua Fishman-it mbi ruajtjen dhe transmetimin ndërbrezor të gjuhës.

Schader e konsideronte dygjuhësinë si një pasuri kulturore dhe arsimore.⁵ Procesi i integrimit, sipas kësaj qasjeje, nuk kërkon zëvendësimin e gjuhës amtare me gjuhën e shumicës, por zhvillimin e kompetencave në të dyja gjuhët. Kjo perspektivë përputhet me konceptin e dygjuhësisë shtuese (additive bilingualism), ku gjuha e dytë zhvillohet pa e cenuar gjuhën e parë.

4. Gjuha amtare dhe suksesi shkollor: kontributi në pedagogjinë ndërkulturore

Një temë qendrore e kërkimeve të Schaderit ishte raporti ndërmjet kompetencës në gjuhën amtare dhe suksesit shkollor të nxënësve shqiptarë në Zvicër. Hulumtimet e tij dëshmuan lidhjen ndërmjet kompetencës në gjuhën amtare dhe suksesit shkollor.⁶

Kjo qasje përputhet me hipotezën e varësisë ndërgjuhësore të Jim Cummins-it, sipas së cilës aftësitë e zhvilluara në gjuhën e parë mund të krijojnë bazë për zhvillimin akademik në gjuhën e dytë. Rëndësia e punës së Schaderit qëndron në shqyrtimin e këtyre çështjeve në kontekstin konkret të nxënësve shqiptarë në Zvicër.

Në të dhënat e cituara nga Schaderi, nxënësit që ndiqnin mësimin plotësues në gjuhën shqipe arrinin mesatarisht rezultate pak më të larta edhe në lëndën e gjuhës gjermane; diferenca e raportuar ishte rreth 0.15 të notës. Schader e interpreton këtë si një tregues të mundshëm të transferit pozitiv nga mbështetja e kompetencave në gjuhën amtare drejt mësimit të gjermanishtes.

Këto rezultate janë të rëndësishme edhe në planin pedagogjik, sepse kundërshtojnë idenë se ruajtja e gjuhës së parë e pengon integrimin. Përkundrazi, ato mbështesin një model arsimor ku gjuha amtare dhe gjuha e vendit pritës zhvillohen në marrëdhënie plotësuese.

5. Didaktika e shqipes në diasporë si model i planifikimit gjuhësor

Kontributi i Schaderit në hartimin e materialeve dhe teksteve për mësimin plotësues të gjuhës shqipe mund të interpretohet si një formë e planifikimit gjuhësor dhe arsimor. Në teoritë bashkëkohore të planifikimit gjuhësor, ruajtja e gjuhëve të komuniteteve migrante kërkon jo vetëm vullnet individual, por edhe mbështetje institucionale, formim të mësuesve dhe instrumente didaktike të përshtatshme.

Projekti i teksteve shkollore për diasporën përbën një nga ndërmarrjet e rëndësishme didaktike në historinë e arsimit shqiptar jashtë atdheut.⁷ Në materialet e hartuara nën drejtimin dhe me pjesëmarrjen e Schaderit, mësimi i shqipes lidhet me realitetin shumëgjuhësh të nxënësit, me përvojën e migrimit dhe me zhvillimin e kompetencave ndërkulturore.

Në këtë aspekt, veprimtaria e tij e tejkalon kufirin e albanologjisë klasike. Ajo hyn në fushën e politikave gjuhësore dhe të pedagogjisë ndërkulturore, sepse kërkimi shkencor shndërrohet në mjete konkrete për mësimdhënien, formimin e mësuesve dhe mbështetjen e transmetimit të shqipes ndër breza.

6. Basil Schader si ndërmjetës kulturor

Një dimension tjetër i rëndësishëm i veprimtarisë së Schaderit është roli i tij si ndërmjetës kulturor ndërmjet botës shqiptare dhe hapësirës gjermanishtfolëse. Përkthimet dhe angazhimet e tij kulturore mund të shihen në kuadrin e transferimit kulturor dhe të komunikimit ndërkulturor.

Në këtë kuptim, Schader nuk ishte vetëm përkthyes, por edhe ndërmjetës në qarkullimin e ideve, teksteve dhe vlerave kulturore ndërmjet dy hapësirave gjuhësore. Veprimtaria e tij kontribuoi në njohjen më të drejtpërdrejtë të kulturës shqiptare në mjedisin gjermanishtfolës.

Angazhimi i tij në Shqipëri dhe në Zvicër e përforcon këtë profil. Ai bashkoi kërkimin, mësimdhënien, përkthimin dhe veprimin qytetar, duke krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, mësuesve, nxënësve dhe komuniteteve.

7. Basil Schader në historinë e albanologjisë evropiane: vazhdimësi dhe risi

Për ta vlerësuar kontributin e Basil Schaderit, veprimtaria e tij duhet parë në kontekstin më të gjerë të historisë së albanologjisë evropiane. Në shekullin XIX, Johann Georg von Hahn hodhi themele të rëndësishme të studimeve moderne shqiptare me Albanesische Studien (1854); Gustav Meyer dha kontribute themelore në studimin indoevropian dhe etimologjik të shqipes; ndërsa Norbert Jokl e konsolidoi më tej traditën filologjike të albanologjisë. Në gjysmën e dytë të shekullit XX, studiues si Eric Hamp e integruan shqipen në debate të rëndësishme të gjuhësisë historike dhe krahasimtare.

Në këtë traditë vendoset edhe Schaderi, por me një profil të ndryshëm. Ndërsa një pjesë e albanologëve klasikë u përqendruan te historia, prejardhja, etimologjia dhe struktura e shqipes, Schader e orientoi vëmendjen drejt funksionimit të saj në kushtet e migrimit dhe të shumëgjuhësisë. Në këtë kuptim, vepra e tij shënon një zgjerim nga paradigma kryesisht filologjike drejt një paradigme sociolinguistike.

Një risi tjetër lidhet me përdorimin e metodologjive empirike: anketime, kërkime në terren, analiza të të dhënave dhe interpretim të praktikave konkrete gjuhësore. Po aq e rëndësishme është vendosja e diasporës shqiptare në qendër të kërkimit, jo vetëm si fenomen demografik, por si hapësirë gjuhësore e kulturore ku zhvillohen procese të ruajtjes, transformimit dhe transmetimit të identitetit.

Në këtë kuptim, Schader mund të konsiderohet një nga figurat që kontribuuan në konsolidimin e sociolinguistikës së diasporës shqiptare. Vlera e tij qëndron edhe në lidhjen e kërkimit me praktikën arsimore: tekstet, formimi i mësuesve dhe projektet për ruajtjen e shqipes e bëjnë veprimtarinë e tij të rëndësishme njëkohësisht për albanologjinë dhe historinë e arsimit shqiptar.

8. Basil Schader dhe shqipja si gjuhë trashëgimie (heritage language)

Në dekadat e fundit, studimet mbi gjuhët e trashëgimisë kanë marrë rëndësi të veçantë në sociolinguistikë, pedagogjinë e shumëgjuhësisë dhe politikat arsimore të vendeve me migracion të lartë. Koncepti përdoret për gjuhët që transmetohen në familje dhe në komunitetet migrante, por që zhvillohen në kontakt të vazhdueshëm me gjuhën dominante të shoqërisë pritëse.

Sipas Valdés (2001), gjuha e trashëgimisë lidhet me përkatësinë familjare, kulturore dhe identitare të individit, edhe kur kompetenca e tij në atë gjuhë ndryshon nga ajo e folësve monolingualë. Fishman (2001), nga ana tjetër, e vendos transmetimin ndërbrezor në qendër të ruajtjes së komuniteteve etnogjuhësore.

Edhe pse Schader nuk e përdor sistematikisht termin “gjuhë trashëgimie”, një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së tij mund të interpretohet në këtë kuadër. Studimet e tij mbi shqiptarët në Zvicër trajtojnë pikërisht sfidat e ruajtjes dhe transmetimit të shqipes te brezat e lindur ose të rritur jashtë vendit të origjinës.

Në këtë perspektivë, shqipja në diasporë nuk është vetëm mjet komunikimi familjar. Ajo lidhet me identitetin kulturor, kujtesën kolektive dhe marrëdhënien e individit me historinë dhe kulturën e komunitetit. Projektet për mësimin plotësues, tekstet dhe formimi i mësuesve synojnë njëkohësisht zhvillimin gjuhësor dhe forcimin e kompetencës ndërkulturore.

Qasja e Schaderit nuk e vendos shqipen në opozicion me gjermanishten. Përkundrazi, të dyja gjuhët mund të shihen si pjesë e repertorit shumëgjuhësh të individit. Kjo perspektivë lidhet me qasjet e García-s dhe Cummins-it, të cilat e trajtojnë shumëgjuhësinë si burim kulturor dhe njohës.

Sot, kur një pjesë e komuniteteve shqiptare në Evropë kanë hyrë në brezin e tretë dhe të katërt të migrimit, çështjet e transmetimit ndërbrezor, motivimit për mësimin e shqipes dhe ndërtimit të identiteteve shumëgjuhëshe mbeten aktuale. Për këtë arsye, trashëgimia e Schaderit mund të lexohet jo vetëm brenda historisë së albanologjisë, por edhe në kontekstin ndërkombëtar të studimeve mbi gjuhët e trashëgimisë.

9. Vlerësim kritik i trashëgimisë shkencore

Nga perspektiva e sotme, rëndësia e Schaderit nuk qëndron vetëm në rezultatet e veçanta të kërkimeve të tij, por edhe në mënyrën se si ai lidhi albanologjinë me sociolinguistikën, pedagogjinë ndërkulturore dhe studimin e migrimit. Ai e trajtoi diasporën shqiptare si objekt të mirëfilltë kërkimi dhe përdori metoda empirike për të analizuar shqipen në mjedise shumëgjuhëshe.

Vepra e tij krijon një urë ndërmjet traditës albanologjike dhe qasjeve moderne mbi shumëgjuhësinë, migrimin dhe identitetin. Megjithatë, vlerësimi i tij duhet të mbetet i mbështetur në dokumentimin e veprave, projekteve dhe të dhënave konkrete, duke dalluar qartë rezultatet empirike të Schaderit nga interpretimet teorike që mund t’u bëhen atyre sot.

Pikërisht ky kombinim i kërkimit shkencor, didaktikës dhe angazhimit kulturor e bën profilin e tij të veçantë. Studimet e tij vazhdojnë të jenë relevante për çështje që lidhen me transmetimin ndërbrezor të shqipes, arsimin plotësues dhe formimin e identiteteve shumëgjuhëshe.

10. Përfundime

Analiza e veprimtarisë së Prof. Dr. Dr. Basil Schaderit tregon se ai përfaqëson një figurë të rëndësishme në zhvillimet bashkëkohore të albanologjisë evropiane. Kontributi i tij mund të përmblidhet në tri plane të ndërlidhura: në planin shkencor, përmes studimit sociolinguistik të shqipes në migrim dhe në kontakt me gjermanishten; në planin pedagogjik, përmes kontributit në didaktikën e shqipes dhe në arsimin plotësues të diasporës; dhe në planin kulturor, përmes rolit të tij si ndërmjetës ndërmjet hapësirës shqiptare dhe asaj gjermanishtfolëse.

Në historinë e albanologjisë, Schader përfaqëson një zgjerim të fushës së studimit nga problematikat tradicionale historiko-filologjike drejt shqipes si gjuhë në përdorim, në Zvicër dhe në një mjedis shumëgjuhësh.⁸ Ky orientim e vendos veprën e tij në një dialog produktiv me sociolinguistikën evropiane dhe me studimet bashkëkohore mbi gjuhët e trashëgimisë.

Trashëgimia e tij shkencore dhe pedagogjike dëshmon se ruajtja e shqipes në diasporë nuk është vetëm çështje e konservimit të një kodi gjuhësor, por lidhet me arsimin, identitetin, pjesëmarrjen shoqërore dhe dialogun ndërkulturor. Pikërisht në bashkimin e këtyre dimensioneve qëndron rëndësia afatgjatë e kontributit të Basil Schaderit.

Nexhmije Mehmetaj

Ndryshimi politik në Serbi: Shpresë për një Ballkan të qetë apo vetëm ndërrim pushteti?- Nga ARIF EJUPI

 

Pa njohjen e së kaluarës, pa drejtësi për viktimat dhe pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pajtimi i qëndrueshëm në Ballkan mbetet një sfidë e madhe.

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike. Fitorja e lëvizjes së mbështetur nga studentët dhe humbja e koalicionit të Aleksandar Vuçiqit kanë krijuar një realitet të ri, jo vetëm për qytetarët e Serbisë, por edhe për vëzhguesit e zhvillimeve politike në gjithë Ballkanin.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara më 26 tetor 2026, Lista Studentore ka marrë 52,73 për qind të votave, ndërsa koalicioni i Aleksandar Vuçiqit 39,15 për qind.

Por përtej numrave dhe rezultateve zgjedhore, shtrohet një pyetje shumë më e rëndësishme:

A do të ndryshojë vetëm qeveria, apo do të ndryshojë edhe filozofia politike e shtetit serb?

Për popujt që kanë përjetuar luftëra, dëbime, humbje njerëzore dhe tensione ndëretnike, kjo pyetje ka rëndësi të veçantë.

Ndryshimi i pushtetit mund të krijojë shpresë. Megjithatë, vetëm ndryshimi rrënjësor i politikave mund ta kthejë atë shpresë në realitet.

Lëvizja studentore në Serbi ka dëshmuar një mobilizim të fuqishëm qytetar. Kërkesat për institucione më demokratike, përgjegjësi publike dhe luftë kundër korrupsionit mund të hapin një kapitull të ri në jetën politike të vendit.

Por demokratizimi i një shteti nuk mund të matet vetëm me marrëdhënien që qeveria ndërton me qytetarët e vet.

Ai duhet të reflektohet edhe në marrëdhëniet me fqinjët, në respektimin e pakicave kombëtare dhe në gatishmërinë për t’u përballur me të kaluarën.

Pikërisht këtu qëndron prova e madhe për udhëheqjen e ardhshme të Serbisë.

Nëse brezi i ri arrin të ndryshojë strukturat e pushtetit, por trashëgon pa ndryshime retorikën nacionaliste, mosbesimin dhe konfliktet e së kaluarës, atëherë për rajonin ky ndryshim rrezikon të mbetet kryesisht formal.

Nga ana tjetër, nëse kjo energji demokratike shndërrohet në një kulturë të re politike, atëherë mund të krijohen mundësi reale për marrëdhënie më të mira ndërmjet popujve.

Ballkani nuk ka nevojë vetëm për politikanë të rinj. Ai ka nevojë për një mendësi të re politike.

Kosova – prova më e rëndësishme e ndryshimit

Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mbeten ndër çështjet më të ndjeshme të stabilitetit rajonal.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe është njohur nga një numër i madh shtetesh, ndërsa Serbia vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e saj.

Në këtë kontekst, njohja e Kosovës nga një qeveri e ardhshme serbe do të ishte një vendim historik dhe një hap i rëndësishëm drejt ndryshimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Natyrisht, një vendim i tillë përballet me pengesa politike dhe me qëndrime të ndryshme brenda shoqërisë serbe.

Megjithatë, edhe përpara një njohjeje formale, ekzistojnë hapa konkretë që mund të ndërmerren: zbatimi i marrëveshjeve, respektimi i institucioneve dhe i sigurisë së qytetarëve, shmangia e kërcënimeve dhe ndërtimi i bashkëpunimit praktik.

Një marrëdhënie e qëndrueshme kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, por edhe të drejtave të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera në Kosovë.

Paqja nuk mund të ndërtohet duke cenuar dinjitetin e një populli për të siguruar dinjitetin e një tjetri.

Përballja me të kaluarën dhe përgjegjësia për krimet

Një ndër pengesat më të mëdha për pajtimin mbetet trashëgimia e luftërave të viteve nëntëdhjetë.

Në Kosovë, krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998–1999 kanë lënë plagë të thella.

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë ka dokumentuar krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera nga forcat jugosllave dhe serbe kundër popullsisë civile shqiptare. Për disa prej këtyre krimeve janë dënuar edhe ish-zyrtarë të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë.

Përgjegjësia penale është individuale, ndërsa përgjegjësia institucionale për njohjen e së vërtetës dhe për të mos lejuar përsëritjen e krimeve është çështje tjetër.

Një kërkimfalje zyrtare, e sinqertë dhe e shoqëruar me veprime konkrete, mund të kishte një vlerë të madhe morale dhe politike.

Kurse debati për cilësimin juridik të krimeve, përfshirë edhe faktet për gjenocid, duhet të zhvillohet mbi prova dhe standarde të së drejtës ndërkombëtare, pa relativizuar në asnjë mënyrë vuajtjet e viktimave.

Një shtet nuk e humbet dinjitetin kur pranon përgjegjësinë për padrejtësitë. Përkundrazi, mund ta forcojë besueshmërinë e tij duke treguar se është i gatshëm të mbrojë të vërtetën dhe drejtësinë.

Personat e zhdukur – plaga që vazhdon të jetë e hapur

Në qendër të çdo përpjekjeje për pajtim duhet të vendoset çështja e personave të zhdukur gjatë luftës.

Edhe pas më shumë se një çerek shekulli, shumë familje vazhdojnë të mos e dinë fatin e më të dashurve të tyre.

Për këto familje, lufta nuk ka përfunduar plotësisht.

Një nënë që pret lajmin për djalin e saj, një fëmijë që është rritur pa e ditur ku ndodhet babai, apo një familje që nuk ka një varr ku të vendosë lule, përballen çdo ditë me pasojat e asaj tragjedie.

Kjo është arsyeja pse qeveria e ardhshme në Serbi do të duhej ta trajtonte zbardhjen e fatit të personave të zhdukur si përparësi humanitare.

Hapja dhe vënia në dispozicion e dokumenteve përkatëse nga arkivat shtetërore, ushtarake, policore dhe të shërbimeve të sigurisë, në përputhje me procedurat hetimore, mund të ndihmojë në zbulimin e informacioneve për vendndodhjen e personave të zhdukur dhe të varrezave të mundshme.

Në maj të vitit 2023, Kosova dhe Serbia miratuan një deklaratë për personat e zhdukur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kjo krijon një bazë konkrete për bashkëpunim.

Por deklaratat duhet të shoqërohen me rezultate të prekshme, me shkëmbim informacionesh, qasje në dokumente dhe bashkëpunim të plotë me institucionet përgjegjëse dhe organizatat ndërkombëtare.

Familjet kanë të drejtë të dinë të vërtetën. Kjo e drejtë nuk duhet të jetë peng i negociatave politike.

Integrimi evropian kërkon ndryshim të qëndrueshëm

Serbia ka shprehur prej kohësh synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por rruga drejt Evropës nuk është vetëm proces ekonomik apo administrativ.

Ajo përfshin sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Marrëveshja e Brukselit e vitit 2023 dhe aneksi i zbatimit i dakorduar në Ohër përmbajnë detyrime që të dyja palët duhet t’i përmbushin.

Qeveria e ardhshme serbe do të ketë mundësinë të tregojë nëse orientimi evropian është vetëm një deklarim diplomatik apo një angazhim që reflektohet edhe në praktikë.

Bashkëpunimi rajonal nuk kërkon harresë historike. Përkundrazi, ai kërkon njohjen e së kaluarës dhe ndërtimin e garancive që tragjeditë të mos përsëriten.

Historia e Ballkanit është e mbushur me periudha bashkëjetese, por edhe me konflikte që kanë lënë pasoja të rënda.

Shumë njerëz janë larguar nga vendlindjet e tyre dhe kanë ndërtuar jetë të reja në Zvicër, Gjermani, Austri dhe vende të tjera evropiane. Edhe pse jetojnë larg, ata vazhdojnë të ndjekin zhvillimet në vendet e origjinës.

Interesimi i tyre nuk lidhet domosdoshmërisht me përkatësinë partiake. Shpesh ai buron nga një dëshirë e thjeshtë njerëzore: që brezat e ardhshëm të mos përjetojnë pasigurinë, frikën dhe tragjeditë e së kaluarës.

Në këtë kuptim, ndryshimet politike në Serbi nuk janë vetëm çështje e brendshme serbe. Politikat e saj ndaj Kosovës dhe fqinjëve kanë ndikim të drejtpërdrejtë në klimën e sigurisë dhe besimit në rajon.

Pajtimi kërkon përpjekje të të gjitha shoqërive. Ai nuk mund të ndërtohet mbi urrejtje kolektive, por mbi përgjegjësi, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë.

Fitorja e një lëvizjeje të re politike mund të hapë një kapitull të ri në historinë e Serbisë.

Por për të kuptuar përmbajtjen e këtij kapitulli, duhet të priten veprimet e institucioneve të reja.

A do të vazhdojë Serbia me politikat e mëparshme ndaj Kosovës, apo do të kërkojë një marrëdhënie tjetër?

A do të krijojë kushte më të mira për shqiptarët e Luginës së Preshevës?

A do të marrë hapa të besueshëm për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur?

A do të kontribuojë në zbutjen e tensioneve ndëretnike në Ballkan?

Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve do të tregojnë se sa i thellë është ndryshimi politik.

Njohja e Kosovës, përballja me krimet e së kaluarës, kërkimi i faljes dhe bashkëpunimi për personat e zhdukur do të përbënin hapa të rëndësishëm drejt një marrëdhënieje të re.

Ballkani nuk mund ta ndryshojë të kaluarën, por mund të vendosë se çfarë të ardhmeje do të ndërtojë.

Dhe ndoshta mesazhi më njerëzor i gjithë këtij diskutimi është ky:

Le të jetë brezi i ri ai që trashëgon kujtesën e historisë, por jo urrejtjen e saj.

ARIF  EJUPIi

Gjenevë, 26 tetor 2026


Send this to a friend