
Mbiemri “VELAJ” me origjinë nga Kanina e Vlorës, tashmë është më se i njohur; fis i nderuar dhe i respektuar, jo vetëm për ata që i njohin trashëgimtarët e atij fisi, por edhe lexuesit e shumtë brenda dhe jashtë Shqipërisë.Si shumë familje të tjera antikomuniste edhe Familja Velaj pati fatin e zi të ishin pjesë e goditjes së pamëshirshme komuniste, për t’iu nënshtruar internimeve dhe presekutimeve në kampet famëkeqe, të rregjimit hoxhist.Mandela i vërtetë Shqiptar, Petrit Velaj, pas Mandelës së Afrikës, pati fatin e keq të kalonte 37-të vitet më të bukura të jetës së tij në ferret e egra të burgjeve komuniste shqiptare.
Në orët e fundit, kur anëtarët nacionalistë të Ballit Kombëtar, në të cilin bënte pjesë edhe Petriti, do të largoheshin përkohësisht nga atdheu, për t’i shpëtuar hakmarrjes së komunistëve, Petrit Velaj niset me një mision udhëtimi për në Tiranë. Qellimi i atij udhëtimi, ishte një letër e Mit’hat Frashërit për të motrën dhe një letër tjetër e Dom Zef Shestanit për Patër Anton Arapin…
Por, për fatin e tij të hidhur dhe të familjes së tij, atë e kapi çeta komuniste e Hysni Kapos, në Mamurras afër Tiranës. Këtu nisi kalvari i gjatë dhe i dhimbshëm i vuajtjes së Petritit…
Hulusi Velaj, vëllai i madh i Familjes Velaj, i cili, në atë kohë ishte nëndrejtor i Bankës Kombëtare në Vlorë, u akuzua nga ai rregjim si bashkpunëtor ose kolaboratorist me amerikanët. Komunstët shqiptarë e dënuan pa gjyq; e pushkatuan në moshën e tij 38- vjeçare…
Vëllai i Petrit dhe i Hulusi Velaj, Dr. Selahedin Velaj, e pati ndryshe fatin nga të vëllezërit, për t’i shpëtuar kthetrave të komunistëve.

Dr. Selahedin Velaj
Si anëtar i Ballit Kombëtar dhe si korrier, që banonte me vëllanë, Petritin, në shtëpinë e familjes Roi, vendosi të largohet përkohësisht nga Shqipëria derisa të sqarohej situata e pasluftës.
Ai u largua nga atdheu. Pas shumë vuajtjesh si emigrant politik në Evropë dhe Kanada, Dr. Velaj u vendos në Sh.B.A.
Tashmë njihet nga të gjithë Dr. Selahedin Velaj, si një intelektual i shquar, përkrahës dhe aktivist i flaktë i çështjes shqiptare, një ndër emigrantët e hershëm politikë i ardhur në SH.B.A., ku regjimi komunist shqiptar, i shuajti, pothuajse gjithe familjen e tij në Shqipëri.
Duke qenë një aktivist antikomunist i njohur në Komunitetin Shqiptar të Amerikës, bashkë me atdhetarë të shumtë, si pjesëtar në demostrata të ndryshme për mbrojtjen e çështjes shqiptare, rrënien e komunizmit në Shqipëri dhe pavarësinë e Kosovës, Dr. S. Velaj ka patur takime edhe me senatorë, duke shkuar edhe në Departamentin e Shtetit.
Përmend këtu, takimin me ish Senatorin e Shtetit të Connecticut, L. Weicker, ku edhe banon Dr. Velaj.
Senatori, L. Weicker në atë kohë i priti në zyrën e tij Dr. Velaj-n, i shoqëruar nga Kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare, Rev. Arthur Liolin, i cili, menjëherë, iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij, si edhe gazetari i mirënjohur Xhevat Kallajxhi.
Shqetësimin e tij dhe të gjithë bashkatdhetarëve shqiptarë në emigracion, senatori e dëgjoi me vëmendje, por u emocionua dhe u shqetësua shumë, kur mësoi, se si 2 milion shqiptarët në Kosovë trajtohen si kriminela.
Menjëherë lëshoi një “Pres Lease”, e cila u botua në Gazetën Zyrtare të Partisë Republikane në Hartford, kryeqytet i Connecticut.
Senatori, për herë të parë mësoi për vuajtjet e popullit shqiptar nga barbarët serbë, i cili e kishte mundësinë që të nxiste edhe kolegët e tij në Senat.
Në të njëjtën kohë senatori i telefonoi Departamentit të Shtetit për një vizitë atje.
Edhe në Departamentin e Shtetit i pritën mirë…
Kohët e fundit kemi mësuar edhe, kur Dr. Selahedin Velaj shkoi në Japoninë e largët, me një mision tepër të rëndësishëm, fisnik, për të mbajtur një referat, për çështjen më të rëndësishme të Kombit Shqiptar – Pavarësia e Kosovës, në Universitetin e KYUSU në FUKUOKA ku edhe u nënshkrua një Rezolutë për Pavarësinë e Kosovës nga mbi 135 intelektualë të ndryshëm japonezë, duke u bërë një ambasador i Shqipërisë, i pa akredituar nga shteti shqiptar.
“Dardha, bie nën dardhë!” “Bëmë baba, të të ngjajë!”
Këto shprehje të urta popullore, duket se kanë zënë vend edhe në Familjen e Dr. Selahedin Velaj-t.
I martuar me një grua të huaj, italiane, antikomunizmin dhe dashurinë për Shqipërinë dhe shqiptarët, Dr. Velaj ka ditur t’a brumosë edhe tek bashkeshortja e tij, Rina, një grua intelektuale dhe me kulturë të lartë si vetë bashkeshorti i saj, si dhe dy djemtë e tij, Leka dhe Drini.
Edhe pse me nënë jo shqiptare, ka qenë disi e vështirë që djemtë e tij të mësonin gjuhën shqipe, por dëshira dhe insistimi i Dr. Selahedinit si prind, bëri të mundur që ata ta flasin bukur gjuhën atërore; të njohin kulturën shqiptare, traditat, atdhedashurinë.
Jo vetëm për fëmijtë e tij, por Dr. Velaj, ka qenë i preokupuar edhe për fëmijët e tjerë shqiptarë që jetonin në Nju Jork, të mësonin dhe të shkruanin gjuhën shqipe.
Kështu, me inisiativën e Dr. Selahedin Velaj-t dhe në bashkëpunim me disa miq e shokë, në vitin 1967, në Nju Jork, Manhattan, u hap shkolla shqipe, e cila kishte më se 100 nxënës nga të gjitha krahinat shqiptare.
Shkolla Shqipe e New Yorkut vazhdoi për katër vjetë rresht, por jetën e pati të shkurtër.
Mbyllja e shkollës nuk u ndikua nga nxënësit shqiptarë, sepse ata me plot dëshirë prisnin të vinte dita e shtunë për t’iu bashkuar vëllezërve të tyre, por nga mosinteresimi i prindërve të tyre.
Edhe pse qyteti i New Yorkut ua kishte dhënë dorovisht një shkollë fillore, por shpenzimet e tjera shkollore, si: vizitat nëpër muzetë e ndryshme të qytetit, shfaqjet teatrale në New York dhe Boston, librat, transportimi i fëmijëve vajtje ardhje në shkollë dhe shpenzime të tjera në lidhje me këto shkolla, fondet po pakësoheshin, megjithëse mësuesit ishin vullnetarë, pa pagesë.
Sidoqoftë, pas katër vjetëve, rezultati ishte i mrekullueshëm. Nxënësit në atë kohë, nuk mësuan vetëm gjuhën shqipe ta shkruajnë dhe ta lexojnë, por ata mësuan edhe gjeografinë e vendit tonë, kush ishin atdhetarët tanë që bënë të mundur shpëtimin e atdheut tonë, sidomos, ata që bënë të mundur mësimin e gjuhës shqipe si: Papa Kristo Negovani, Motrat Qiriazi dhe Noli i madh që lindi në Turqi, u edukua në Greqi dhe doli pionieri i parë në mbrojtje të atdheut dhe gjuhës shqipe.
Edhe sot, pas shumë vitesh të shkuara, Dr. Selahedin Velaj, kujton me respekt dhe i vlerëson mësuesët vullnetarë, që punuan dhe bënë të mundur vazhdimin e shkollës shqipe në New York për katër vjetë: Dr. Anesti Andrea, motra e Dr. Anna Kohen zonja Juka, Lec Shllaku, Petraq Ktones, Hajdar Tonuzi, Zef Pashko Deda, Sami Çaushi etj.
Pas rrënies së Komunizmit në Shqipëri në fillimvitet 90-të, kur ekonomia, mjekësia…shqiptare ishte tepër e ulët, Dr. Velaj, së bashku me djalin e tij, Drini, shkuan në Shqipëri me një mision humanitar, të ndihmojnë popullin dhe vendin e tyre të vuajtur me ato ndihma që ia lejonte mundësia financiare dhe, ia arritën qellimit. Ndihmat kapnin shumën e dhjetëra mijë dollarëve, mes atij korrupsioni dhe varfërisë që kalonte vendi ynë në ato vite edhe pse ato ndihma u shpërdoruan.
Të njëjtën ndihmë, Drini Velaj e dërgoi edhe në Tiranë për popullin kosovar.

Drini Velaj
Nuk është shumë e rëndësishme për të, nëse morrën apo jo falenderime, por ajo që e shqetësojnë më tepër, është, kur u dëgjuan zëra të liq, se, disa mjekë të papërgjegjshëm, përfituan nga ato ndihma, duke marrë një sasi të konsiderueshme ilaçes, e për t’i shitur pastaj për interesin e tyre…
Drini Velaj, pasi mbaroi studimet me rezultate të shkëlqyera, edhe pse u pranua për të vazhduar studimet në shtatë universitete të mjekësisë me emër në Amerikë, përfshirë edhe Universitetin Mountain Sinai, preferoi të vazhdojë studimet për mjekësi në Universitetin “DUKE”.
Pas doktoraturës, Drini Velaj kreu 10-të vjetë studime pasuniversitare në Harward, si i treti shqiptar, pas Fan Nolit dhe Faik Konicës, studentë në atë Universitet famozë.
Drini Velaj mban titullin: “Akademik Doktor Mjekësie” i specializuar si Neuro Radiolog në Universitetin e Harward-it.
Leka Velaj, djali i madh i Dr. Selahedin Velaj, ka kryer studimet në universitetin PACE të Nju Jorkut dhe është diplomuar për goverment, qeverisje për çështjet qeveritare.

Leka Velaj
Aktualisht Leka Velaj është drejtor i një organizate shkollore amerikane.
Si i tillë, ai ka të drejtën të emërojë studentët amerikanë për të vizituar të gjitha shtetet e botës. (Bëhet fjalë për studentët e shkëlqyer)
Vëmendja e Leka Velaj-t, sigurisht, është e përqendruar edhe tek gjaku i tij, studentët shqiptarë, për t’i përkrahur; jo vetëm studentët shqiptarë që studjojnë dhe jetojnë në Sh.B.A. por edhe studentëtë e tjerë në shtete të ndryshme të Evropës, për të qënë edhe ata pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet bashkë me studentët amerikanë.
Kështu ndodhi edhe këto kohët e fundit. Në vizitën që bënë në Kinë, midis studentëve të tjerë të huaj, Leka Velaj përzgjodhi edhe tre studentë shqiptarë, Luart dhe Keven Dilja, djemtë e ish ambasadorit të Shqipërisë pranë OKB-së, të ndjerit Ljublin Dilja dhe studenten tjetër, Gerca Plangarica, vajza e profesorit në universitetin e Parist, Tomor Plangarica.
Studentët shqiptarë bashkë me drejtorin Leka Velaj u pritën në selinë e Ambasadës Shqiptare në Pekin, nga ambasadori N. Peka.
Pritja nga ambasadori Peka, ishte mbresëlënëse, që do të kujtohet gjatë nga pjesëmarrësit.
Të gjitha shpenzimet financiare u mbuluan nga organizata në fjalë, që drejtohet nga Leka Velaj.
Përveç Kinës, studentët kanë vizituar edhe shtete të tjera, Austrinë, Francën, Hungarinë, Çekinë dhe shtete të tjera.
Një tjetër pinjoll i fisit Velaj është edhe piktori i mirënjohur Fatmir Velaj, piktori, që Austria e ka shpallur ” Nderi i Republikës”, ndërsa Sanremo e nderoi me Medaljen e Artë.

Fatmir Velaj
Fatmir Velaj është edhe përfaqësues i Europës multikulturore…
Kush është Dr. Selahedin Velaj!
Dr. Selahedin Velaj ka lindur në qytetin e bukur dhe bregdetar të Vlorës. Edhe pse ai ka vizituar shumë qytete dhe vende të botës, për të, Vlora mbetet qyteti më i bukur dhe më i dashur.
Ai vjen nga një familje me tradita patriotike dhe atdhetare. Në familjen e tyre, ata ishin katër vellezër dhe një moter.
Në Vlorë ka kaluar fëmijërinë dhe rininë. Atje ka kryer shkollën fillore, deri në përfundim të shkollës se mesme me rezultate të shkëlqyera.
Duke iu bashkuar grupit të të rinjve së bashku me Mit’hat Frashërin, në fundin e nëntorit 1944 anëtarët e KQ të Ballit e bashkë me nacionalistë të tjerë u nisën, në Itali. Pas disa vitesh, Selahedin Velaj emigroi në Kanada dhe në vitin 1954, në SHBA.
E gjithë familja dhe fisi i tij ka qenë në “shënjestrën” e regjimit komunist.
Në vitin 1957 Dr. Selahedin Velaj mbrojti titullin: “Bachelor Cum Laude” në New York City College.
Në vitin 1966 mori titullin C.L.U. nga American Life Underwites, që kishte lidhje me profesionin e tij.
Në vitin 1973 mori titullin: “Akademik, Doktor Suma Curn Lode” në Universitetin e napolit, Itali, në gjuhët romane dhe shqipe.
Veçse një doktor, akademik dhe atdhetar i flaktë, Selahedin Velaj është autor i shumë shkrimeve nëpër gazeta të ndryshme në Amerikë. Që në vitet e hershme ka shkruar artikuj të ndryshëm në “DIELLI”, në “Shqiptari i Lirë”, në fletushkat që nxirrte Balli dhe tani në vitet e fundit në Gazetën Shqiptaro-Amerikane “ILLYRIA”.
Ka shkruar një libër të vogël mbi të drejtat që u takojnë shqiptarëve në SHBA, prej sistemit ekonomik shoqëror “Social Security”, duke u ardhur shqiptarëve në ndihmë për të patur njohuri më të gjera në sistemin ekonomik shoqëror.
Botim tjetër është edhe broshura “Testamenti”, duke sjellë njohuri me ligjet federale dhe shtetërore amerikane në lidhje me testamentin. Ai libër, u mirëprit shumë mirë nga Diaspora Shqiptare dhe për të shkruajti edhe gazeta “Illyria” në Nju Jork. Gjithashtu, është edhe një libër tjetër prej 100 faqesh, i cili u vjen në ndihmë të rinjve që nderojnë profesionin. Libri stërvitës është shkruar në shqip, i cili mund të përdoret në Prishtinë dhe në Tiranë. Ndërkaq, Velaj ka shkruar edhe një libër tjetër humoristik dhe sarkastik me titull: “The Plastic Tongue”. Ky botim flet për pjesën më të madhe të amerikaneve, si njerëz pa kurrfare shije për ushqimin. Libri tregon se çdo gjë ka përparuar në Amerikë, me përjashtim të artit kulinar, sepse për shumicën e amerikanëve çdo ushqim është “delicious”, pasi gjuha e tyre “plastike” nuk e dallon shijen e mirë dhe të keqe të ushqimit.
Një tjetër botim i rëndësishëm është edhe rasti i albanologut të ri japonez, Prof.Dr. Kazuhiko Yamatos. Ky njeri i nderuar e autorizoi dr. Velajn që të përkthente veprën e tij mbi kanunin, që është i një rëndësie të madhe.
Megjithëse pati pak lodhje në përkthimin e këtij libri, sepse i duhej të “shtrydhte” më se gjashtëqind mijë fjalë në gjuhën angleze në gjashtëdhjetë mijë fjalë në gjuhën shqipe, Selahedin Velaj ia ka dalë mbanë. Libri i përkhyer “Struktura Etike e Kanunit dhe nënkuptimi i saj Kulturor”, doli nga shtypi në muajt e parë të vitit 2005. Meqënëse ky libër ka vlera të larta, ai ka menduar që ta përkthejë edhe në gjuhën italiane. Një libër tjetër është edhe një vepër e shkrimtarit të njohur spanjoll Pio Baroja. Ky autor përshkruan aventurat e një të riu, Vaskes dhe titullohet: “Zalacain El Aventureco”.
Të gjithë librat e tij, Dr. Velaj i ka shpërndarë falas gjithë shqiptarëve, shoqatave bamirëse (jo fitimprurëse) dhe institucioneve fetare në SHBA. Selahedin Velaj nuk është vetëm babai i dy djemve, ai është njeriu i dashur dhe i nderuar për gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë. Ai është biri i shtrenjtë i shqiptarisë, sepse gjithë jetën e tij në emigracion nuk ka pushuar asnjëherë së shkruari, së punuari dhe së ndihmuari për çështjet e mëdha të kombit tonë. Dr. Velaj është simboli i diasporës shqiptare në SHBA.
Meritojnë respekt dhe vlerësim njerëz të tillë, pasi, çdo sukses i tyre është edhe suksesi i çdo bashkatdhetari.
Falenderime dhe vlerësime, fisi i nderuar VELAJ nga Kanina e Vlorës.
Komplimente për analizën e rafinuar zysh Irisi. Argumentat që ju sillni janë shumë kuptimplotë dhe sa objektivë aq edhe subjektivë, kjo kuptohet derisa bëhet fjalë për letërsinë. Ju përgēzoj për këtë shkrim tuajin! Suksese në punën tuaj!
Pershendetje, jam mëse dakord me shkrimin tuaj dhe dua t’ju percjell espekt per angazhimin tuaj ne nje çeshtje qe ngjalli debate mbase jo krejt te panevojshme edhe pse njera pale ajo denigruese ishte çuditerisht më e eger dhe me e organizuar. (Ku ishin keta akademike kur Nga Programi i 2008-s u hoq Kuteli Hemingueji.?!..)Nga shkrimi juaj do veçoja momentin qe ju quani si – fillesa e nje konflikti sa metodik po aq emocional. Dhe vazhdoni:
.”….erdhi si nje shuplake ne fytyre ndaj stafit akademik dhe mesuesve apo maturanteve Shqiptare, pasi asnje reforme apo testim nuk duhet konceptuar pa nisur me pare pergatitjen e te gjitha paleve dhe arritur dakortesine mes te gjitheve.” Jo nuk ishte as e re dhe as e papritur. Qe ne 2015-2016 eshte punuar me Programin me kompetenca, i cili me ca ndryshime formale ne lenden e gjuhes shqipe vazhdoi ate te vitit 2008.
Nderkaq po te njihnit Programin e Gjuhes shqipe dhe letersise MASH 2008 e ne vazhdim deri 2011 do vereni se jnë të ishin programuar kerkesa qe orientonin botuesin mesuesin ne perdorimin e metodave bashkekohore te mesimdhenies dhe mesimnxenies permes 5 standardeve
Te degjuarit
Te folurit
Te lexuarit
Te shkruarit
Te veshtruarit
E gjithe kurrikula e vendoste lenden e gjuhes shqipe jo vetem si lende me vete por si nje nderlende qe do kishte vemendjen te veçante ne hartimin e planeve mesimore ne rang shkolle dhe komuniteti (prinderit dhe strukturat e zgjedhura prej tyre si dhe institucione arsimore kulturore qe gjenden rrotull shkolles)
Kjo lende synonte qe nxenesi gjimnazist permes strategjive te te lexuarit, ..te te veshtruarit, etj dhe teknikave te mesimdhenies sipas metodologjive interaktive te arrinte rezultate te larta edhe ne lendet e tjera mesimore shkenca humane dhe natyrore. Metodat bashkekohore te mesimdhenies sugjeroheshin ne Program shprehimisht duke i ftuar nxenesit ne nje tryeze te rrumbullaket per te realizuar kerkesat e ketij programi shkalle shkalle nga njohja e kuptimi deri tek sinteza dhe vleresimet.
Keto kerkesa te Programit iu dhane dhe Shtepive Botuese, te cilat pane me panik se duhet te ndryshonin Tekstet shkollore. Kjo ishte arsyeja qe iu sulen Programit duke perdorur lloj lloj argumentesh. Per çudi disa pedagoge jane po ata qe iu sulen Turit. Gjykoj se me shume se Turit iu sulen menyres se re te nderimin te aparateve pedagogjike, metodave moderne te fteses se nxenesit per te qene ne qender te mesimdhenies. Ne Programin e gjimnazit 2008 u vendosen
Standarde me te cilat punojne shume nga vendet me te perparuara ne fushen e arsimit. U mor pervoje nga Kanzasi USA, Britani e Madhe, Slloveni nen kujdestarine e Bankes Boterore. Standardet do arriheshin permes synimeve dhe objektivave te detajuara me nivele sipas taksonomise se Blumit(po e shkruaj si e shqiptojme ne)
Para 4 viteve u rrezua ky program dhe u nda Gjuha shqipe nga letersia. E humbur doli letersia qe u reduktua me dy ore. Programi u ndertua me Kompetenca d.m.th. qe permban dijeni aftesi qendrime.
Ne thelb eshte po ai program i 2008-s por kete radhe pa kompetencen e te veshtruarit. Edhe ne kete rast iu çua Shtepive Botuese dhe u perzgjodhen po ato te parat, te cilat u mjaftuan me ndarje librash mesimore ne mes. E paten te lehte sepse 8 vjet me radhe nuk e kishin integruar gjuhen me letersinë. Me e keqja ndodh se ende jo gjithmone reflektojne ne Tekstet mesimore qarte metodologjine qe duhet ndjekur per te arritur kompetecat e te degjuarit, te te folurit, lexuarit, te te shkruarit sipas niveleve.
NIVELI I PARË
Njohja dhe kuptimi (qè e perkthyer ne menyren e te pyeturit apo te òrientimit te hartimin te testimeve brenda kapitullit do te thote modele te tilla:
Gjej, zbulo detajet, nenvizo, lidh me shigjete… v
Tekstin letrar ose jo letrar -ç’lloj teksti… objektiv apo subjektiv
Drejtimin letrar – autorin -vepren etj.)
NIVELI I DYTË
Zbato njohurite e marra ne tekste te reja (ketu bente pjesë edhe teksti rrefyes joletrar mbi te cilin ishte ndërtuar pyetja per Turin. Në të nxenesit i kerkohej te vazhdonte te tregonte me koherencë sipas stilit te aksionit çfare mund te bente Turi ne nje situate te tille)
Analizo, zberthe, krahaso duke zbuluar te perbashketat apo te ndryshmet
NIVELI I TRETE.. PER KETE FLASIM HERE TJETER
Po ndalem tek momenti qe na terhoqi te gjitheve. Sipas mendimit tim
Turi shkurtimi i emrit Artur eshte emer i afert per ne dhe vetem perdorimi i shkurtimit e ben ate gati personazh sa familjar aq edhe terrethit shoqeror te ngushte. Pra, intim. Nese nuk eshte e lehte te flasesh per disiplinen shkencore te lendes atehere hajde flasim per Turin.
Gjithsesi te falenderoj per shkrimin!