VOAL

VOAL

Tufa i përgjigjet Vukajt, nxjerr dokumentin e persekutimeve nga babai i tij

April 22, 2019
5 Comments
  • author avatar
    Fritz Radovani 7 years ago Reply

    O Shaqir Vukaj !
    Per shka keni ba nder Bjeshket e Nemuna…
    Po nuk ju vrau Zoti,
    Nje dite ka me ua ba Buka…

  • author avatar
    Drita e Tunelit 7 years ago Reply

    Shaqir – Mos ja nxi matej edhe ti ne vorr ftyrën , Bejto Faslis! Kerko falje, pendesë, …Kaq! Mos banë avokati krimit se ka me ta kthye koha 1 mijë fishë si gjithkujt brezave të ardshem të familjes tand, kur t’i të keshë cofë!

  • author avatar
    Skender 7 years ago Reply

    Shaqo “Bregu”, Veteran! I ciles lufte?

Komentet

Para Ramës, ishte Ylli Bufi. Qeveria e tij zhvilloi takimin e parë historik më 1991 me qeverinë italiane

Takimi i sotëm mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane nuk është i pari (pas rënies së komunizmit). Gjatë vitit 1991, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë njohën një zgjerim dhe intensifikim të dukshëm në të gjitha fushat e bashkëpunimit, përfshirë edhe atë midis rajoneve dhe qyteteve të dy vendeve.

Në këtë periudhë, Italia u bë partneri më i afërt dhe më aktiv i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Delegacione të shumta, si nga Italia në Shqipëri ashtu edhe anasjelltas, zhvillonin kontakte të vazhdueshme për projekte bashkëpunimi, të cilat konsideroheshin ndër më premtueset e kohës. Shqipëria dukej sikur kishte hyrë nën patronazhin politik e ekonomik të Italisë, në një proces që shumëkush e përkufizonte si “Plani Marshall italian” për vendin tonë.

Megjithatë, pavarësisht entuziazmit fillestar dhe shpalljeve të bujshme të ndihmave italiane, shumë prej tyre nuk arritën të konkretizoheshin. Pengesat burokratike, mungesa e qartësisë politike dhe procedurat e ndërlikuara administrative në të dy anët e Adriatikut bënë që një pjesë e madhe e projekteve të mbetej në letër. Shpesh, shifrat e ndihmave të shpallura publikisht ishin kontradiktore me realitetin financiar të disponueshëm, duke theksuar karakterin politik të shumë prej këtyre nismave.

Në këtë klimë, më 12 shtator 1991, u zhvillua në Romë takimi i parë zyrtar i një qeverie demokratike shqiptare me qeverinë italiane. Delegacioni shqiptar, i përbërë nga gati gjysma e kabinetit qeveritar dhe i kryesuar nga Kryeministri Ylli Bufi, zhvilloi një program të ngjeshur takimesh dhe nënshkrimesh marrëveshjesh me homologët italianë në Pallatin Chigi. Në këtë takim historik morën pjesë nga pala italiane Kryeministri Xhulio Andreotti, ministri i Jashtëm Gianni De Michelis, ministrja e Emigracionit Margherita Boniver dhe ministri i Brendshëm Vincenzo Scotti.

Gjatë bisedimeve u diskutuan një sërë projektesh zhvillimore që do të ndihmonin në rindërtimin ekonomik të Shqipërisë pas rrëzimit të sistemit komunist. Sipas planit afatshkurtër dhe afatmesëm të bashkëpunimit, u parashikua një fond prej rreth 800 milionë dollarësh amerikanë, i dedikuar kryesisht për sektorët e energjetikës, naftës, rrugëve dhe industrisë ushqimore.

Në këtë kuadër, u nënshkruan disa marrëveshje që parashikonin ndihma të jashtëzakonshme brenda një periudhe të shkurtër kohe. Ato përfshinin furnizime ushqimore emergjente deri në fund të dhjetorit, ndihma për arsimin dhe pajisjen e shkollave, si edhe mbështetje financiare për bilancin e pagesave të Shqipërisë.

Gjithashtu, u nënshkruan një sërë kontratash bashkëpunimi për tetë projekte strategjike, të cilat duhej të nisnin zbatimin deri në fund të vitit 1992. Këto përfshinin:
• zgjerimin e portit të Durrësit;
• ndërtimin e dy autostradave (veri-jug dhe lindje-perëndim);
• elektrifikimin e linjave hekurudhore;
• modernizimin e fabrikës së kromit;
• ngritjen e një fabrike tekstilesh, ndër të tjera

Megjithëse kontratat u firmosën, asnjë nga këto projekte nuk mori zbatim konkret për mungesë financimi dhe garancish sigurie. Edhe projektet me financim privat, veçanërisht në fushën e turizmit dhe shërbimeve, u përballën me të njëjtat pengesa. Agjencia italiane e sigurimit të kredive SACE, pavarësisht mesazheve pozitive të politikës italiane, nuk ofroi mbulim për investimet në Shqipëri, duke e klasifikuar vendin ndër më të rrezikshmit në Evropë për investime.

Kështu, ndonëse takimi i 12 shtatorit 1991 shënoi një moment historik në marrëdhëniet shqiptaro-italiane, ai gjithashtu zbuloi kufijtë dhe vështirësitë e tranzicionit të hershëm shqiptar, një periudhë ku shpresa për ndihmë ndërkombëtare u përplas me realitetin e pasigurisë ekonomike dhe mungesës së strukturave të qëndrueshme shtetërore. bw

“Stalini këtu është njeriu më i nderuar dhe fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në hollin e Muzeut kombëtar dhe…- “Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times

Nga Harrison E. Salisbury –  “NEW YORK TIMES” –

Një lyrje këpucësh me shkëlqim kushton 1 dollarë në Tiranë, por kjo është gjëja e fundit që shqetëson shqiptarët. Mjaft prej tyre nuk i lyejnë fare këpucët. Në të vërtetë, pjesa më e madhe ecin zbathur dhe një pjesë tjetër veshin nallane prej druri. Industrializimi i shekullit të XX-të vetëm sa e ka cekur këtë vend të rrethuar me male, që dikur ishte Mbretëria e Ilirisë dhe tani mban emrin krenar Republika Popullore e Shqipërisë – Vendi i Shqiponjave. Se sa pak e ka prekur industrializimi vendin e kupton menjëherë, kur shoferi i makinës “Varshava” (një model polak i versionit sovjetik “Pobeda”), pasi kemi bërë 8 orë ngjitje – zbritje nëpër male, e ndalon makinën me shpejtësi buzë një humnere. Udhëtimi me ulje-ngjitje në rrugët e malit, ka nxjerrë jashtë përdorimit sistemin hidraulik të frenave. “Do të përdor ujë derisa të gjej pak verë”,- thotë shoferi, duke vënë një maskë filozofi

Vetëm më vonë na shpjeguan se ushtarët ishin shqiptarë e oficerët po ashtu, por vendi prej vitesh kishte përshtatur stilin e uniformave sovjetike. Në bllokun e shënimeve shkrova: “Gra që punojnë në rrugë dhe ushtarë gjithandej. Madje as në Bashkimin Sovjetik, nuk kam parë kaq shumë ushtarë. Hoteli një ndërtim shumë i bukur italian, ishte i mbajtur mirë në një bllok ndërtesash përballë një bulevardi të gjerë, të pagëzuar me emrin e Stalinit.

Dy blloqe më tutje ndodhet Komiteti Qendror i Partisë, i ruajtur nga dy gardistë të armatosur me automatikë, gati për të qëlluar. Bëmë një shëtitje të vogël. Disa ndërtesa interesante, një stadium i ri e i mirë, makina llogaritëse në dyqanet e ushqimit. Ushtarë, ushtarë. Një hotel plot me Rusë. Kamerierë që flasin rusisht.

PËRSHTYPJE TË TJERA

Kjo përshtypje, e një preokupimi të madh ushtarak dhe një ndikimi të Bashkimit Sovjetik në gjithçka, nuk na u fshi gjatë gjithë javës që qëndruam, e cila përfshinte udhëtime në qytetet kryesore dhe qëndrimin në vendet e pushimit. Sidoqoftë gjatë qëndrimit formuam edhe përshtypje të tjera.

Shqipëria vuajti 500 vjet nën pushtimin dhe dhunën turke, përpara se ajo t‘i rrëzonte ata dhe të shpallte pavarësinë më 1912. Përveç 25 viteve të rezistencës në shekullin e XV-të, të udhëhequra nga Heroi i tyre Kombëtar Skënderbeu, Shqipëria ka njohur vetëm varfëri, shtypje dhe përdhunë.

Sundimi i Mbretit Zog që u vendos para luftës, mund të quhej rilindës, por ai u pasua nga pushtimi italian dhe pastaj ai gjerman dhe në fund ka udhëheqja prej komandës së luftëtarëve guerilas. Regjimi komunist i pas luftës u vendos vetëm pasi u katapultua nga BRSS-ja dhe u ngrit më këmbë gjatë grindjes mes BRSS-së dhe Jugosllavisë.

Grindja e dy fuqive i ndau komunistët shqiptarë. Ajo solli masakrimin e liderëve pro-jugosllavë dhe për rreth 10 vjet, vendi ishte në gjendje alarmi, herë nga frika e ndonjë sulmi nga jashtë, herë nga ajo e rebelimit të brendshëm.

Për këtë nuk duhet të habitesh shumë, që vendi duket si një kamp ushtarak dhe që ka bërë shumë pak për të kuruar plagët e tij sociale e ekonomike. Kreu i Partisë Komuniste Shqiptare, sekretari Enver Hoxha dhe kryeministri Mehmet Shehu, janë të vetëdijshëm se ishte vetëm ndihma sovjetike, ajo që mbajti gjallë regjimin gjatë 9 viteve mjaft të vështira.

ADHURIMI PËR STALININ

Për shumë shqiptarë Bashkim Sovjetik do të thotë vetëm Stalin. Këtu Stalini është njeriu më i nderuar, fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në letra të kuqe në hollin e Muzeut kombëtar.

Emri i tij i është vënë veprës më të madhe industriale, një kombinati tekstilesh, ndërsa statuja e tij mbizotëron sheshin kryesorë të Tiranës dhe bulevardin e qytetit. Në malet me fshatarë, në zyrat e administratorëve të fermave dhe në qytete buzë Adriatikut, portretit dhe bustit të Stalinit i është dhënë një vend nderi.

Asnjë fjalë kundër Stalinit nuk është thënë në Shqipëri. Ata janë krenarë që i pikturojnë si “Stalinistë”. Po t’u thuash se figura e tij po rrëzohet, ata të përgjigjen vetëm me sy të zemëruar dhe një ngritje supesh. Zyrtarët i kryejnë punët e tyre me të njëjtin sistem burokratik, policët punojnë me të njëjtat metoda dhe dyshimi e ksenofobia, janë ato të ditëve të këqija të diktatorit sovjetik.

Data e vdekjes së Stalinit më 5 mars 1953, duket se nuk është shënuar në kalendarin shqiptar. Shqipëria duket si një koloni e Perandorisë Romake, e cila ende nuk e ka kuptuar se barbarët e kanë shkatërruar Romën. Të shkëputur prej kohësh nga Perëndimi dhe të mbajtur larg prej këtij të fundit nga taktikat e “luftës së ftohtë”, të pa njohur me konceptet perëndimore dhe mendimet perëndimore, shqiptarët kanë sy dhe veshë vetëm për Moskën.

Çdo shqiptarë beson se vendi i tij është i rrethuar nga armiq, të cilët Perëndimi i furnizon me armë dhe që janë gati ta sulmojnë dhe mbrojtja e vetme është ajo e një ushtrie të fortë dhe e përkrahjes nga BRSS-së.

Me të njëjtin dyshim shihen dhe mundësitë për armiq të brendshëm. Vetëm në kohë lufte në rrugët normale të një qyteti mund të shohësh kaq shumë ushtarë dhe dukshëm frika e një revolte të brendshme është arsye se pse ata shpeshtohen sa herë nata zgjatet.

SHQIPTARËT FAJËSOJNË SHBA

Shumë prej mallkimeve për shqetësimet e vogla të ditës të një shqiptari të thjeshtë, shkojnë drejt SHBA-së. Shqiptari jeton në një botë që i duket e mbipopulluar nga armiq, dhe më i madhi i këtyre janë Shtetet e Bashkuara. Tani zyrtarët e lartë e kanë drejtuar propagandën dhe urrejtja kryesore i shkon Jugosllavisë, e cila fajësohet për të gjitha luftërat guerile në Veri të vendit, në kufirin midis dy shteteve.

Po ashtu Greqia dhe Italia, në propagandën shqiptare prej vitesh njihen vetëm si aleate të Jugosllavisë, në përpjekjen për të rrëzuar regjimin në Shqipëri. Me shumë mundësi në këtë vend, 6 nga 7 burra të aftë, janë të veshur më uniformë. Dhe kjo e ka penguar vendin të zhvillohet ekonomikisht dhe të kurojë plagët e trashëguara që prej kohës së Mbretit Zog.

Standardi i jetës është rritur, por regjimi është detyruar të vihet në varësi të plotë të Bashkimit Sovjetik, për të mbijetuar. Nëse udhëheqja sovjetike e ka ndihmuar Shqipërinë, kjo është diçka për tu diskutuar. Kur komunistët morë në dorë vendin, ai ishte 99 për qind agrar. Lindjet ishin të larta, por po ashtu ishin edhe vdekjet gjatë lindjes, ndërsa vdekja nga uria ishte e zakontë…!

Kishte vetëm pak miniera të dhëna me koncesion. Mbreti Zog ishte pronari më i madh i tokave dhe eksportuesi kryesorë i të mirave. Nëse sovjetikët e shtynë vendin drejt industrializimit dhe kooperativizmit, një ekonomi e pavarur fshatare do ta kishte ndihmuar më shumë Shqipërinë të zhvillohej ekonomikisht dhe shqiptarët do të jetonin më mirë.

Por që kushtet ekstreme kanë ndryshuar, kjo mund të demonstrohet nga dyfishimi i numrit të popullsisë, që kryesisht ka ardhur nga ulja e numrit të vdekjeve…! Ndërsa në vend po bëhen fushata të mëdha mjekësore për të luftuar sëmundjet ngjitëse, shpërndahen postera, përdoren ilaçe të forta dhe edukohen njerëzit për pastërtinë…!

Urrejtjen më të madhe shqiptarët ia kanë rezervuar “tradhtarëve” të brendshëm. Ata akuzojnë “borgjezët” e vendit që ndryshe nga borgjezia në vendet e tjera, nuk e ndihmoi revolucionin duke ndihmuar industrializimin…! “Borgjezët në vendet e tjera”, thotë një ish- luftëtar partizan, tani drejtues në Muzeun Kombëtar, “ndërtuan industri dhe ndihmuan revolucionin. Borgjezët shqiptarë, nuk bënë asgjë të tillë”!

Muzeu i shtetit është ndërtuar mbi godinën që dikur shërbente si zyrë për xhandarmërinë italiane. Në këtë vend shumë komunistë janë torturuar deri në vdekje. Instrumente dhe fotografi të ruajtura mirë tregojnë deri në detaje dhunën. Kur flet drejtori për dështimin e borgjezisë për të siguruar industri, sytë i shkojnë në vendet ku janë ekspozuar instrumentet e torturës. Në këtë moment nuk është e vështirë të lexosh mendimet e tij. Memorie.al

“Mbretëria” e presidentit Putin: Favore pushteti për të afërmit, dashnoret dhe familjet e tyre, 24 personat që po pasurohen me ‘linjën e gjakut’

 

Vladimir Putin po ia kalon gradualisht pasurinë dhe kontrollin e Rusisë familjes së tij, sipas një hetimi të gjerë nga platforma e pavarur e gazetarisë “Proekt”, e cila tani vepron jashtë Rusisë, pasi u shpall e paligjshme nga Kremlini.

 

Hetimi zbulon se pozicionet kyçe, kontratat shtetërore dhe ndikimi politik në Rusi nuk shpërndahen në bazë të kompetencës profesionale, por sipas lidhjeve familjare.

Lista e njerëzve që kanë përfituar nga marrëdhënia e tyre me presidentin përfshin ish-gruan e tij, vajzat e tij, partnerët, dhëndurët, kushërinjtë – madje edhe fëmijët e tyre. Siç vihet re, kjo është tani brezi i tretë i Putinëve që mbajnë pushtetin.

Në total, 24 të afërm të presidentit rus mbajnë poste të larta ose kontrollojnë kompani shtetërore.

Hulumtimi më i gjerë nga ‘Proekt’ (i themeluar në vitin 2018 nga gazetari Roman Bandanin, me përvojë të konsiderueshme në mediat kryesore ruse si gazeta Izvestia dhe faqja e internetit e Forbes në Rusi), tregon se rrjeti i të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të Putinit është përhapur në të gjithë ekonominë ruse – nga energjia dhe minierat te financat dhe mbrojtja – në një mënyrë që të kujton, siç u tha, nivelet e nepotizmit të epokës së Carit Nikolla II, i cili sundoi deri në vitin 1917.

“Duke monitoruar” 1,329 individë që mbanin pozicione kyçe në shërbimin civil rus dhe kompanitë më të mëdha shtetërore, ‘Proekt’ zbuloi se 76% (1,012 persona) kanë të afërm të punësuar në sektorin publik. “Ky është një përqindje e madhe – tre nga katër zyrtarë rusë ose e kanë trashëguar pozicionin e tyre ose u kanë siguruar fëmijëve të tyre një jetë me privilegje shtetërore”, thuhet në raport.

lista rusi putini familja

Anna Tsiviliova dhe klani i saj

Një shembull tipik është Anna Tsiviliova, një e afërme e Putinit dhe psikiatre me profesion, e cila u emërua zëvendësministre e mbrojtjes. Fondacioni i saj merr miliarda nga buxheti i shtetit, bashkëshorti i saj, Sergei Tsiviliov, drejton ministrinë e energjisë, dhe vëllai i saj mban një pozicion të lartë në Gazprom. Sipas shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, emërimi i saj mund të lidhet edhe me çështjet e kundërzbulimit, pasi ajo dyshohet se e ka informuar drejtpërdrejt Putinin për çështjet e besnikërisë dhe korrupsionit.

Familja Tsiviliov ka grumbulluar pushtet të konsiderueshëm financiar. Djali 27-vjeçar i Annës nga një martesë e mëparshme, Dmitry Loginov, menaxhon disa kompani të lidhura me Kolmar, kompaninë minerare të kontrolluar nga familja.

Vëllai i saj, Mikhail Putin, është një drejtues i lartë në Gazprom, ndërsa djali i tij, 28-vjeçari Denis Putin, është i listuar si aksionar në kompleksin e biznesit Sheremetyevo pranë Moskës, ku ndodhen shumë kompani shtetërore.

Anëtarët e familjes së zgjeruar të Putinit kanë siguruar gjithashtu pozicione të privilegjuara. Dy kushërinjtë e tij, Igor Putin dhe Lyubov Kruglova, mbajnë pozicione të larta në organizata të lidhura me shtetin, ndërsa djali i Kruglovës, Viktor Khmarin, është drejtor ekzekutiv i RusHydro, një nga kompanitë më të mëdha të energjisë në Rusi.

Bëjeni si Kadyrov

Hetimi krahason rrjetin e Putinit me atë të udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov, i cili, sipas gjetjeve, ka emëruar 96 të afërm në pozicione qeveritare dhe korporatash. Djali i tij 17-vjeçar, Adam Kadyrov, mban të paktën shtatë tituj, përfshirë postin e kreut të Këshillit të Sigurisë rajonale, të cilin e mori në prill.

rusi te pasurit putin

Në të njëjtën kohë, dy vajzat e rritura të Putinit, Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova, morën pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, një nga tubimet më të larta të elitës politike dhe të biznesit të Rusisë. Në një intervistë të rrallë, Vorontsova tha se “jeta njerëzore ka vlerën më të lartë në Rusi”, megjithëse presidenti nuk i ka njohur kurrë publikisht dy gratë si bijat e tij.

Sipas Proekt, dhe siç është raportuar shumë herë në të kaluarën, Putin thuhet gjithashtu se ka dy djem të vegjël me ish-gjimnasten ritmike olimpike Alina Kabaeva dhe një vajzë me Svetlana Krivonogik, një ish-pastruese që u bë milionere përmes pronësisë së një resorti luksoz skish pranë Shën Petersburgut dhe aksioneve të saj në një bankë të lidhur me Kremlinin.

Ndërsa nepotizmi është një tipar i përhershëm i qeverisjes ruse, Proekt vëren se nën Putinin, lidhjet familjare janë bërë një shtyllë themelore e sistemit politik dhe ekonomik të Rusisë.

Arkiv i Voal.ch 11.11.2012 NGA GJILANI IA MËSYNË VLORËS NË KËMBË

Voal.ch risjell materiale nga Arkivi per te kujtuar

 

Gjilan, 10 nëntor – Ekrem Avdiu, nga Gjilani, Dilaver Musliu, nga Presheva, Gani Shaqiri nga Bujanoci dhe Nazim Ajdini nga Medvegja, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë. Kjo është forma që ata kanë zgjedhur për të shënuar festimin e100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre se jemi një.

Ekrem Avdiu, njëri prej atyre që ia mësyu Vlorës këmbë, tha se do të rrugëtojnë 18 ditë për të mbërri në ditën e caktuar në Vlorën heroike.

Itinerari i rrugëtimit të këtyre qytetareve përshkon rrugët Gjilan Ferizaj Shtime Suharekë Prizren Kukës Rrëshen Fushë Krujë Durrës Fier – Vlorë.

Për të përcjellë këtë grup prej katër qytetarëve kishin dalë qytetarë gjilanas, zyrtarë, deputetë etj.

Omer Daku, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, tha për rajonipress se kjo është një iniciativë vullnetare e këtij grupi, të cilën e ka përshëndetur edhe Komuna e Gjilanit , për t’u shënuar edhe në këtë formë 100 vjetori i shtetit shqiptar. Ai tha se është një simbolikë e mirë bartja e flamurit kombëtar nga Gjilani për në Vlorë.

 

 

OH DATA MA E BUKUR E JETES! ASHT DATA 11,XI, ORA 11.00- Nga Fritz RADOVANI

11 NANDOR 1990

Erdhi per mos me u kthye kurrma!

Pa kalue as dy vjet nga vdekja e At Meshkallës, Sigurimit i duhet me angazhue prap spijunët për survejimin e një tjetër “arre nyçe” në atë rrugë 4-5 dyer ma larg se At Meshkalla,

Ishte Don Simon Jubanin, prifti belbacuk që do të bajnë një Epokë si belbacuku i 1924, Luigj Gurakuqi.

Shqipnia pa kete Date shkonte drejte zhdukjes!

 

Binte shi me rrëshekë si bie zakonisht në Shkodër në muejn e Purgatorëve. Nuk mungojnë njerëzit në të dielën e parë në vorret e Rrëmajit. Edhe pse pjesa ma e madhe ishin vorre të vjetra, mbasi në vitin 1970 u pat ndalue vorrimi i qytetarëve në këta vorre, siç e kam shpjegue me mendim rrafshimi, prap se prap kujdesi i qytetarëve në muejn nandor nuk ka mungue. Të paktën një tubë me lule secili e vente tek kryet e vorrit edhe pse pjesa ma e madhe tashti nuk kishin as Kryqa. Shumë ishin thye, shumë ishin kalbë, shumë ishin shkatrrue e, gjithshka, shkonte drejt shumjes në atë vend të bekuem…

Një qytetar që banonte në një prej apartamentëve karrshi vorrëve i quejtun Mark Murana, sjell një tavolinë me mbulesë mushamaje mbi të cilën hante bukë në shtëpinë e tij dhe vrapon në shtëpinë e Don Simon Jubanit, e sjellë ndër vorre priftin e veshun si gjithmonë me kostum të zi, tue lajmërue njerëzit e lagun prej shiut: “Eni, se tashti do të shohim MESHË prej Don Simonit!” Jo, ma shumë se 300 vetë që nuk u besojnë as syve, as veshëve dhe as kambëve, drejtohën nga Kapela e djegun e pa çati dhe me të vërtetë aty asht edhe Don Simoni.

Don Simoni ven Kryqin e mëshefun mbi tavolinë bashkë me pak gjana të ruajtuna ndër vite, pa i shkue mendja ndonjëherë kur ishte në “birucën e tij” në Burrel, se do të vijë kjo ditë dhe mbasi ban Kryq, u drejtohët të pranishëmve:

“Vëllazën e motra!

Dizidenti Mark Murana sot ka shkrue një datë historike, që do të përmendët ndër analet e kronikat historike  të qytetit tonë martir të Shkodrës së famëshme, që po vuen për liri e demokraci, por, që sot, po fillon për té dhe gjithë Shqiptarët një Epokë e Re…” dhe  përfundon fjalën e tij: “Sot një javë, më 11 nandor 1990 kemi Meshën ora 12.00, këtu ndër vorre!”

 

Për pak minuta të pranishmit shpërndahën në katër anët e qytetit. Fjala merr dheun. Të gjithë vrapojnë me shpërnda lajmin “Në Shkodër ka ardhë Mesia!” Si dikur, ndër katakombe njerëzit nuk besojnë, shumica kujtojnë se janë në andërr. Ka shumë që nuk harrojnë fjalët e Shën Tomës: “Unë, pa e pa Don Simonin me sytë e mijë tue thanë Meshë, e pa vue dorën ndër plagët e tija, që i kanë hapë komunistët në trupin e tij, NUK BESOJ!”

 Të gjithëve u dukët se ndër dyer përgjohen nga xhullinjët e shekullit të elektronikës, të gjithë me lot ndër sy pranojnë: 

“Kjo asht mbrekullia!” 

 

Edhe pse shiu vazhdon me ra, rruga e Ballabanës edhe njëherë u këthye në pjacë. Turma, turma, të rijë, pleq, sakata e qorra që kanë lind mbas datës 19 mars 1967, ditë në të cilën në Shkodër nuk kishte ma asnjë Kishë të hapun dhe që, nuk kanë pa Dritën e Qillës tue shndritë në fëtyrat e tyne nëpërmjet fjalës së Ungjillit, drejtohen kah Rrëmaji dhe me të vërtetë të gjithë besojnë se:

“GJAKU I MARTIRËVE TË FESË DHE T’ ATDHEUT ASHT FARA QË SOT KA BIJTË, KATOLIKË E MYSLIMANË, TË VRAMË SË BASHKU NË ZALLIN E KIRIT, TË LIDHUN DORADORËS, SOT THËRRASIN:

BASHKOHUNI VËLLAZËN SHKODRANË, SI NA KËTU QË KEMI VDEKË  PËR LIRI DHE DEMOKRACI TË VËRTETË!”

 

LAVDI  SHKODRES MARTIRE DHE HEROIKE !

RRNOFTË SHQIPNIA!

          Melbourne, 10 Nandor 2025.

Plas skandali në Itali, “gjuetarët e kokave” paguan miliona serbët e Karaxhiçit, për të vrarë boshnjakët ‘për qejf’ në masakrën e Sarajevës

Prokurorët e Milanos kanë nisur një hetim ndaj italianëve që dyshohet se i kanë paguar shuma të mëdha parash milicisë serbe, për t’u bërë “snajperë fundjave” dhe “gjuetarë kokash”, e që vranë civilë boshnjakë “për qejf” gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet 1993-95 , në të cilin vdiqën 11000 njerëz.

 

Gazetat Il Giorno dhe La Repubbica raportuan sot se kryesisht fanatikët e armëve të ekstremit të djathtë dyshohet se u larguan nga Italia, duke u paguar “shuma të mëdha” parash ushtarëve serbë për të marrë pjesë në rrethimin e Sarajevës dhe për të qëlluar civilët në kryeqytetin boshnjak “për qejf” gjatë luftës.

Një hetim është duke u zhvilluar në Milano për të identifikuar këta “turistë lufte”, apo edhe si “Safari Sarajeva”.

Çështja, të cilën Il Giornale e kishte raportuar tashmë në korrik, u hap nga prokurori Alessandro Gobis me akuzat për vrasje me paramendim të karakterizuar nga mizori dhe motive të turpshme.

Akuzat po ngrihen aktualisht kundër individëve të panjohur, bazuar në një padi të paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari Ezio Gavacceni, me ndihmën e dy avokatëve dhe ish-gjyqtarit Guido Salvini.

“Snajperi” i fundjavës

Sipas dëshmive të mbledhura nga e gjithë Italia veriore, “snajperët” u mblodhën në Trieste dhe më pas u zhvendosën në kodrat përreth Sarajevës, ku mund të qëllonin popullsinë e qytetit të rrethuar pasi të paguanin milicitë serbe boshnjake të Radovan Karaxhiçit.

Dosja e çështjes përmban gjithashtu një raport mbi këta “të huaj të pasur të përfshirë në aktivitete çnjerëzore”, i cili iu dërgua Prokurorisë së Milanos nga ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës, Benjamina Kariç.

Për momentin, dosjet e hetimit përfshijnë vetëm dokumentet e paraqitura nga autori i ankesës, të datës 28 janar, dhe në javët në vijim, prokurori Alessandro Gobis, përgjegjës për njësinë e operacioneve speciale të karabinierëve, duhet të hetojë, ndoshta duke marrë në pyetje individët e treguar nga autori.

Për momentin, shpjegon autori, “ky është vetëm informacion”, por me sa duket ka pasur edhe një “tarifë” për këto vrasje : “fëmijët kushtojnë më shumë se burrat (mundësisht me uniformë dhe të armatosur), gratë dhe së fundmi të moshuarit, të cilët mund të vriteshin falas”.

Autori i referohet gjithashtu dokumentarit të vitit 2022 “Sarajevo Safari” dhe sqaron se “regjisori Miran Zupanic na dha kodet për të hyrë në shfaqjen e kufizuar të filmit në faqen e internetit të Al Jazeera dhe unë mund t’ia jap ato gjyqtarit që i kërkon.” Filmi përfshin gjithashtu një dëshmitar “të paemërtuar”.

“Disa burime flasin për amerikanë, kanadezë dhe rusë, por edhe italianë, të cilët ishin të gatshëm të paguanin për të luajtur luftë .” Klientët, tha ish-boshnjaku 007, ishin “sigurisht njerëz shumë të pasur që mund të përballonin një sfidë kaq të mbushur me adrenalinë”.

Duke pasur parasysh mënyrën se si “ishte organizuar gjithçka, inteligjenca boshnjake besonte se shërbimi serb i sigurimit shtetëror ishte pas gjithë kësaj”. Dhe me infrastrukturën e ish-linjës ajrore serbe çarter dhe turistike Aviogenex,

Jovica Stanisiç, “i dënuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, luajti një rol kyç në këtë shërbim”. Sipas padisë, midis këtyre turistëve snajperë kishte edhe entuziastë të gjuetisë dhe armëve . Mbulesa e gjuetisë shërbente për të çuar grupet në destinacionin e tyre në Beograd pa dyshime.”

Sipas një fragmenti nga dëshmia e John Jordan, një ish-zjarrfikës amerikan që shërbeu vullnetarisht brenda qytetit të rrethuar të Sarajevës në vitet 1990, para Tribunalit Ndërkombëtar Penal në Hagë në gjyqin e komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës Ratko Mlladiç, “në më shumë se një rast, pashë njerëz që nuk më dukeshin si vendas për shkak të veshjeve të tyre, armëve që mbanin, mënyrës se si trajtoheshin, trajtoheshin dhe madje udhëhiqeshin nga vendasit. E pashë këtë në Sarajevë në shumë raste.”

Fragmente nga kjo dëshmi e vitit 2007 – e cila i referohet konkretisht të ashtuquajturve “qitës turistë”, të cilët Prokuroria Publike e Milanos do të fillojë gjithashtu të hetojë – janë përfshirë gjithashtu në ankesën e autorit Gavacceni drejtuar prokurorëve të Milanos.

“Ishte qartë e qartë”, vazhdon dëshmia e 18 viteve më parë, “se personi që po udhëhiqej nga burra që e njihnin mirë terrenin nuk ishte aspak i njohur me terrenin, dhe rrobat dhe armët që mbante më bënin të besoja se ata ishin qitës turistë”.

Dhe përsëri:

“Kur një djalë shfaqet me një armë që duket më e përshtatshme për gjueti derrash të egër në Pyllin e Zi sesa për luftime urbane në Ballkan… Kur e sheh duke e mbajtur atë dhe kupton se është fillestar…”. Panorama

VIDEO+FOTO- Çmontohet banda e priftërinjve në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarët për trafikun e drogës! Njëri prej tyre ‘Youtuber’ si kuzhinier, model dhe muzikant

Policia greke ka çmontuar një grup priftërinjsh që ishin implikuar në një rrjet të trafikut të kokainës, duke bashkëpunuar me një organizatë shqiptare.

greqi banda

Një prej tyre, 46-vjeçar, kur nuk kryente aktivitet kriminal, njihej si “Youtuber” ku publikonte video dhe foto si model, këngëtar dhe kuzhinier.

Ai është një nga tre priftërinjtë e arrestuar gjatë një operacioni të madh policor që synonte shpërbërjen e një organizate kriminale që trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane, si dhe emigrantë të paligjshëm.

Tre burrat punonin me një grua 52-vjeçare, e cila ishte gjithashtu kreu i bandës, dhe një burrë 42-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Sipas akuzave që rëndojnë mbi ta, klerikët luanin rolin e “transportuesit”. Në të njëjtën kohë, ata ishin përgjegjës për ruajtjen dhe trafikimin e mëtejshëm të drogës.

droga prifterinjte

Hetimi i Agjencisë Kundër Drogës zbuloi se autorët e krimit fshihnin drogë edhe brenda një kishe në Rrugën Liosion, ndërsa i dyti prej tyre po trafikonte në oborrin e kishës. Duke përfituar nga pozicioni i tij, edhe prifti i tretë ishte marrë me trafikimin dhe transportimin e emigrantëve.

Sipas provave në dosjen e çështjes, prifti 46-vjeçar ruante dhe shiste drogë në Kishën që funksiononte në rrugën Liosion. Kishte raste kur ai dilte nga kisha i veshur me rrobat e tij dhe u shiste drogë klientëve të rrjetit.

Prifti i dytë, 40-vjeçar, u arrestua në Rodos kur mori një valixhe që përmbante 2 kilogramë e 188 gramë kokainë të cilën më pas ja dorëzoi një shqiptari 38-vjecar.

prifti2

Ndërsa prifti 52-vjeçar ndodhet i burgosur në burgun e Komotinit, pasi u arrestua më 6 shtator për transportimin e emigrantëve të parregullt.

Ai u gjet në kilometrin e 1-rë të rrugës kombëtare Kalcha – Siderades në Rodope, nga oficerë policie të Departamentit të Rojës Kufitare të Sapës, duke transportuar gjashtë emigrantë të parregullt, që kishin hyrë ilegalisht nga kufiri greko-turk me një makinë.

Media greke informon se prifti jashtë aktivitetit të tij fetar merrej edhe si YouTuber, nga model në pasarela, vëmendje televizive dhe emisione gatimi apo muzikë, duke përfunduar në drogë dhe arrestim.

Gjatë hetimeve të kryera, u gjetën dhe sekuestruan kokainë me peshë 2,238 gramë, kanabis i papërpunuar me peshë 9,092.6 gramë, si dhe shuma prej 4,380 eurosh dhe 24,500 lekësh shqiptarë.

“Në raportin e plenumit 9-të të PKSH-së, Enver Hoxha deklaroi: thuhet se Kristo Themelko ka vrarë shumë veta me rastin e çlirimit të Tiranës, por ata ishin…”/ Ana e errët e “Luftës Nacionalçlirimtare”

Nga DR. URAN BUTKA

Krahas luftës për çlirimin e Tiranës nga pushtuesit nazistë, forcat komuniste të urdhëruara nga krerët terroristë si Enver Hoxha, Dali Ndreu, Mehmet Shehu, Kristo Themelko etj., kryen edhe masakra ndaj intelektualeve patriotë e demokratë, kundërshtarëve politikë, por edhe civilëve të pafajshëm. Sipas strategjisë së PKSH-së dhe skenarit të veçantë për Tiranën, dita e çlirimit duhet ta gjente Shqipërinë dhe sidomos kryeqytetin pa ata nacionalistë e intelektualë properëndimorë, pa figurat e njohura të kulturës dhe të arsimit shqiptar, pa ata oficerë patriotë që nuk u bashkuan me Frontin, nëpunësit e ndershëm, pa pronarët, tregtarët e biznesmenët që gjallonin në ekonominë e tregut të shtetit shqiptar, pa ata atdhetarë e demokratë që kishin luftuar dhe aspiruar për një Shqipëri të pavarur, të bashkuar dhe demokratike!

Gjithçka projektohej nga krye-terroristi Enver Hoxha. “Kur unë kam biseduar me Enverin, – pohonte Kristo Themelko, – ai më ka këshilluar që kur të hynim në qytet, të spastronim elementët e rrezikshëm. Prandaj, kur hyra në Tiranë, kërkova një listë nga organizata për këta elementë, me i pastrue gjatë luftës”. Për masakrat pohon me gojën e vet sekretari i qarkorit të Partisë Komuniste të Tiranës, Gogo Nushi në relacionet e tij drejtuar Enver Hoxhës: “Këtë shpirt terrorist e kemi parë ditët e fundit në Tiranë. Kjo tregon vijën tonë. Me hyrjen e forcave tona janë vrarë 60 vetë. Listën e kemi. Unë mendoj që asnjë nga ata nuk e meritonte këtë dënim. Jemi të sigurtë se do të kemi edhe të tjerë. Numri do të ketë kaluar edhe të 100”. “Me Mehmetin kemi biseduar që ata elementë reaksionarë t’i zhduknim” – dëshmonte Nako Spiru.

Pra, kemi të bëjmë me një gjenocid me motive politike. Në Tiranë u vranë pa gjyq dhe pa faj, pabesisht dhe në mesnatë, në grup apo një pas një prapa krahëve, madje edhe në pragjet e shtëpive, në qoshe rrugicash, në breg të lumit, në Sharrë, Priskë e Sauk, pa dhënë asnjë shpjegim, pa lënë asnjë gjurmë, duke i lënë edhe pa varr, figura të njohura nga e gjithë Shqipëria, nga Kosova e Dibra e Madhe e Çamëria, madje edhe shtetas të huaj, në mënyrë që terrori dhe frika të ndjehej kudo e të përhapej rrathë-rrathë nga Tirana në të gjithë trevat shqiptare.

Sepse me terror dhe me gjak do ta merrnin dhe do ta mbanin pushtetin, sepse vetëm kështu mund të ngrihej dhe të funksiononte diktatura më e pashembullt e më e përgjakshme në gjithë vendet e Lindjes komuniste, diktatura e Enver Hoxhës. Vrasja e parë politike ishte ajo e klerikut të shquar tiranas, Selim Brahja, më 31 gusht 1943. E vranë përpara derës së shtëpisë së Zotit, në pragun e Xhamisë.

Shtatë vetë të njësitit ndëshkimor të grupit të Pezës, me shalle të kuq në kokë, e qëlluan disa herë dhe u zhdukën për t’u shpëtuar pushkëve të shtëpisë së Selim Brahjes. Kjo vrasje shënon edhe fillesën e terrorit komunist në Tiranë. Përse e vranë këtë njeri që ia kishte kushtuar jetën Zotit dhe Shqipërisë?! Ai vinte nga një familje atdhetare. I ati, Ramazan Brahja, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit më 26 nëntor 1912 në Tiranë. Selim Brahja, intelektual, i laureuar për teologji në Stamboll, iu përkushtua fesë dhe shqiptarizmit. Ai hap shkollën e parë shqipe në Sauk. Gjatë okupacionit italian, ai u dënua me burg nga fashistët, nga që në shtëpinë e tij priste edhe nacionalistë edhe partizanë që luftonin për lirinë. Ai mori pjesë në Kuvendin e Mukjes bashkë me Ismail Agë Petrelën, Dr. Nroqin e, të tjerë nacionalistë tiranas.

Prandaj e vranë terroristët me yll e shami të kuqe në kokë. Më 29 tetor 1943, njësiti ndëshkimor i Pezës masakroi barbarisht Besnik Çanon (22 vjeç dhe Qeramudin Sulo (21 vjeç), dy të rinj intelektualë nacionalistë, pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes që shkonin në Jug të Shqipërisë, për të përcjellë mesazhin e kësaj marrëveshjeje kombëtare. Po në tetor të këtij viti, Mehmet Shehu pushkatoi pa gjyq në Priskë, 13 xhandarë që u dorëzuan në mirëbesim në Brigadën e Parë, ndërmjet tyre: Preng Marku nga Kaçinara, Zef Ndoc Simoni nga Fishta, Preng Lek Shkreli nga Malësia e Shkodrës, Pjetër Shkalleshi nga Kthella dhe kapter Ali Maksuti nga Margëlliçi i Çamërisë, ish-lulishtar i njohur i Tiranës. Më vonë vranë edhe profesor-doktor Lorenc Rashën, nga Shkodra, njeriun e dijes. Shkollën e mesme dhe universitetin i kreu në Austri me rezultate të shkëlqyera dhe me një doktoratë për linguistikë.

Këtë intelektual dhe nacionalist të njohur e pushkatoi pa gjyq më 12 shtator 1944 toga e pushkatimit e batalionit partizan “Dajti”, buzë përroit të Priskës. Pas këtyre vrasjeve në periferi, i erdhi radha edhe kryeqytetit. Dhe terroristët komunistë zgjodhën kohën më të favorshme për të kryer masakrat në Tiranë. Çlirimi i Tiranës konsiderohej nga udhëheqësit komunistë si marrja e pushtetit. “Kush merr kryeqytetin, merr pushtetin”, udhëzonte Enver Hoxha. Sipari i kësaj tragjedie hapet natën e 28 tetorit 1944, kur njësitet guerile komuniste dhe forcat e Batalionit të Disiplinës, futeshin fshehtazi natën si hienat nëpër shtëpitë tiranase dhe arrestonin apo pushkatonin shqiptarët që ishin shënuar nëpër listat e vdekjes nga krerët e tyre.

Kështu ia behën në mesnatë tek shtëpia e Ymer Dërhemit dhe arrestuan Akil Sakiqin, Nazmi Uruçin dhe Fahri Dabullën. “Ju kërkojnë për një sqarim”. Por i pushkatuan po atë natë. Akil Sakiqi ishte nga Dibra e Madhe. Familja e tij atdhetare, e ndjekur nga gjenocidi serbo-maqedonas u shpërngul në Turqi, mandej u vendos në Tiranë. Akili, pasi mbaroi liceun e Korçës, kreu Akademinë Ushtarake në Romë, degën e Rojes së Financës. Shërbeu me devotshmëri në Durrës, Shkodër etj. gjithnjë në prapavijë. Më 7 prill 1939 luftoi tok me Myftar Jegenin e mjaft oficerë të tjerë të Ushtrisë Kombëtare kundër agresionit italian.

Edhe Nazmi Uruçi prej Dibrës së Madhe ishte, nga një familje patriote. Fahri Dabulla nga Gjirokastra. Adili, Nazmiu dhe Fahriu, të tre oficerë të njohur të karrierës, atdhetarë të flaktë, shqiptarë të ndershëm e të panjollosur, e kishin kryer së bashku me E. Hoxhën Liceun e Korçës. Terroristi Enver Hoxha i futi shokët e liceut në listat e vdekjes. Nata e 28 tetorit 1944, ishte caktuar nga Qarkori i Partisë Komuniste për Tiranën, si nata e vrasjeve masive të ushtarakëve të karrierës. Atë natë u pushkatuan: Hamit Greblleshi, nga një familje autoktone tiranase, mësues dhe më vonë, pasi kreu Akademinë ushtarake ne Stamboll, oficer i xhandarmërisë të shtetit shqiptar deri në vitin 1939, kur doli në lirim për arsye shëndetësore.

Hamit Greblleshi u arrestua bashkë me oficerët e tjerë që jetonin në Rrugën e “Tabakëve”, Hasan Dinen nga Maqellara e Peshkopisë, me akademi ushtarake te kryer në Itali, atdhetar bir atdhetari, Azis Blloshmin nga familja e njohur e Blloshmëve të Bërzeshtës, që kishte kryer studimet ushtarake në Vienë, Faik Shkupin, shqiptar nga Shkupi, i laureuar për ushtarak në Itali dhe shërbente në Shqipëri, Mehmet Dadon dhe Boris Belevskin, rus i bardhë, oficer në ushtrinë shqiptare, Aleks Mavraqi, Selmam Shtjefni, Bajram Cuka e të tjerë që nuk u dihen as varret.

Një nga ata duzina të zhdukur është edhe major Muharrem Liku, bir i devotshëm i Tiranës, ushtarak i shtetit shqiptar i cili i shërbeu atdheut dhe Mbretit me besnikëri. Ndaj u fut në listat e vdekjes. Më datën 1 nëntor 1944, në orën 3 të mëngjesit, trokitën në portën e shtëpisë. Vrasësit kërkonin Muharremin. Ai doli nga shtëpia sepse e ndjente veten të pafajshëm. Te porta pa njerëz të armatosur dhe oficerin tjetër të Ushtrisë Kombëtare, që kishte studiuar në Europë, Abdulla Saraçin, të arrestuar. Të dy i shoqëruan për diku, ndoshta asgjëkund.

S’kaluan veçse disa minuta në rrugë e sipër, kur krisi automatiku. Më parë ra Abdullai, pas tij plumbat përshkuan Muharremin. Kufomat i futën në një karrocë akulloreje. Kalimtarët e rrallë panë në atë të gdhirë një karrocë nga e cila varej një dorë e përgjakur. Mandej edhe dy duar të tjera. Pra, ishin dy kufoma. Familjarët i gjetën, i nxorën trupat e tyre të prishur dhe i varrosën te Varri i Bamit. Njëri gisht i dorës së Abdullait ishte i prerë bashkë me unazën e florinjtë.

Po atë natë terroristët komunistë arrestuan dhe vranë ushtarakun me gradën kapiten, Anton Fekeçi, lindur në Graz të Austrisë, por që banonte e shërbente në Shqipëri, nga që e ëma, Gjystina, ishte shkodrane nga familja e dëgjuar Bumçi. Antoni ishte një oficer model me formim perëndimor dhe shumë i aftë profesionalisht. Në mesnatën e 30 tetorit e thirrën në shtëpi dhe e pushkatuan 100 metra larg saj. Pastaj u kthyen përsëri, e nxorën familjen në rrugë, se shtëpia u duhej, ashtu si u duheshin edhe orenditë, makina e shkrimit etj.

Tragjedia e kësaj familjeje u mbyll me vdekjen në burg të Frederikut, djalit të Antonit, i dënuar për agjitacion e propagandë, si mijëra bij të tjerë të këtyre martirëve. Më 3 nëntor 1944 forcat komuniste pushkatuan pa gjyq në Sharrë të Tiranës, tre Deliallisët e shquar të Shijakut: Kapllan Deliallisi, deputet i Shijakut në parlamentin shqiptar dhe i vëllai, Jakup Deliallisi, ish- kryetar i komunës së Shënavlashit dhe të Luzit.

Bashkë me ta u pushkatua edhe Shefqet Deliallisi, një oficer i ri, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Romë, por që e priti me indinjatë pushtimin fashist dhe u vet-largua nga detyra, sepse ishte kundër pushtuesve. Bashkë me këta martirë, u pushkatua edhe Isuf Allamani, nga familja në zë e allamanëve të Matit. Ç’kishte bërë Isufi që e vranë? Kishte studiuar për agronomi në Universitetin e Firences dhe ishte kthyer në Shqipëri për të dhënë ndihmesën në ripërtëritjen ekonomike të vendit.

Ai themeloi Fermën e Xhafzotajt, një ekonomi moderne bujqësore e kapitalist dhe ishte drejtori i saj, kur u arrestua e u pushkatua pa gjyq, ndonëse nuk ishte përzier fare në çështjet politike. Po në Sharrë u pushkatuan pa gjyq dhe u hodhën mbi njëri-tjetrin në një përrua, pesë viktima të tjerë: kapiten Bajram Cuka, Selim Kelmendi, Ndue Pali, Minella Toçi dhe Selaudin Korça. Selim Kelmendi, nga Vuthaj i Gucisë, i kishte ikur me armë në dorë terrorit serbo-malazez tok me dy vëllezërit e tij, Rustem e Ramë, pjesëtarë të çetës së Azem Galicës, por nuk i shpëtoi dot terrorit të çetnikëve shqiptarë.

Selaudin Korça, i biri i patriotit të madh, klerikut, filozofit, publicistit, poetit dhe antikomunistit të njohur Hafëz Ali Korça, që vazhdonte studimet e larta në Itali, por që erdhi në Shqipëri për t’u bërë pre e terrorit komunist. Më 10 nëntor, ra pre e këtij terrori tek Ura e Brarit, oficeri Subi Topulli nga familja e shquar e topullenjve të Gjirokastrës. Vrasësit e masakruan dhe zhdukën çdo gjurmë të tij, duke hapur fjalë se ishte arratisur nga Shqipëria. Vijmë kështu te nata e 12 nëntorit në Tiranë, që është, quajtur edhe “nata e Shën Bartolemeut”.

Atë natë u bë masakra më e madhe, një dënim dhe vrasje kolektive pa gjyq e 14 figurave të shquara të kombit e të kulturës shqiptare. Ismail Agë Petrela është një nga figurat madhore të Shqipërisë, që u pushkatua mesnatën e 12 nëntorit. Ishte një nacionalist i shquar, një luftëtar i lirisë, një demokrat i vendosur, një burrë i mençur tiranas. Kulmet e veprimtarisë atdhetare të Agë Petrelës janë pjesëmarrja në Kuvendin e Mukjes për bashkimin e gjithë shqiptarëve dhe lufta kundër pushtuesve italianë në krye të çetës së tij, që vepronte në Shqipërinë e Mesme. Ja, përse e vranë komunistët Ismail Agë Petrelën!

Në çastin e pushkatimit u tha ekzekutorëve: “Qëlloni, burrat një herë vdesin”. Terroristët këtë herë zgjodhën për të masakruar familjen e shquar Kokalari nga Gjirokastra. Pushkatuan natën e 12 nëntorit në skutat e hotel “Bristol”-it Muntaz, Vesim dhe Syrja Kokalarin. Muntazi dhe Vesimi, pionierë të arsimit kombëtar, themelues të shtëpisë botuese “Venus” dhe “Mesagjeritë Shqiptare” që botoi vepra madhore të letërsisë sonë e të huaj, intelektualë të klasit të parë, vëllezër të Musine Kokalarit, shkrimtarja e parë shqiptare, nacionaliste dhe demokrate e shquar socialdemokrate, që diktatura më pas e burgosi dhe e internoi gjersa vdiq si një martire.

Po atë ditë terroristët komunistë pushkatuan e dhe Nebil Çikën, filozofin, publicistin, demokratin e madh. Autor i veprës së njohur “Njëmendësia shqiptare”, që e vendosi atë në elitën e zgjedhur të kombit. Pikërisht këtë elitë vrau komunizmi. Ai goditi familjet e mëdha që kishin nxjerrë njerëz të shquar, për të ndërprerë traditën, për të tharë burimin, për të venitur e nënshtruar Shqipërinë.

Një nga ato, është edhe familja tiranase Lleshi. Të gjithë burrat e saj u sakrifikuan për një Shqipëri të lirë, të bashkuar në trojet e saj etnike dhe demokratike. Muharrem Lleshi e priti me indinjatë pushtimin italian, ndërsa dy djemtë e tij Sulejmani dhe Islami, nacionalistë, u internuan nga italianët në Itali dhe Porto Romano, më pas ishin luftëtarë të batalionit “Besnik Çano” që luftoi edhe në Kosovë për çlirimin e saj. Sulejmani themeloi gjimnazin e Gjakovës dhe qe drejtori i parë i tij. Në mesnatën e 12 nëntorit, terroristë të armatosur hynë në oborrin e shtëpisë së Lleshëve, ku ishin strehuar demonstrues antifashistë apo ilegalë dhe thirrën emrin e Muharrem Lleshit. Sa u shfaq ai te pragu i derës, një breshëri automatiku e la të të vdekur e të mbuluar me gjak.

Familja tjetër e njohur tiranase që u godit ishte ajo Stërmasi, që kishte nxjerrë njerëz të dëgjuar si Xhaferr Stërmasin, flamurtar i Pavarësisë. I biri, Reshati, i mëkuar me shqiptarizëm dhe dije, kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali dhe shërben me devotshmëri në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare. Si nacionalist i kulluar, merr pjesë qysh në vitin 1942 në Organizatën e Ballit Kombëtar dhe në vitin 1943 u caktua komandant i Rinisë së Ballit të Tiranës, të cilën e udhëhoqi në luftë kundër pushtuesve italianë e gjermanë. Ja pse e vranë Reshat Stërmasin!

Gjahut të tyre nuk i shpëtoi as Rifat Tërshana, nga Dibra e Madhe, oficer rekrutimi që shërbeu me përkushtim në Korçë, Fier dhe Durrës. Ndërkohë, ndihmoi edhe Lëvizjen Nacional-Çlirimtare. Por, nuk e llogaritën, kur e pushkatuan natën e përgjakshme 12 nëntorit. Terrori masakroi edhe njërës të thjeshtë e të patrazuar në politikë. Lluka Xhumari, nga qyteti i Durrësit. E pushkatuan në rrënojat e hotel “Bristol”, sepse ishte njeriu i biznesit, i iniciativës së lirë, i ekonomisë së tregut. Po ashtu, edhe Ali Panariti, nga Korça, tregtar i njohur në Tiranë e Durrës, mandej sipërmarrës për ndërtim rrugësh. E morën Aliun nga shtëpia dhe e pushkatuan pa gjyq në breg të lumit të Tiranës, ku e gjetën fëmijët gjysmë të varrosur. Epilogu i këtij terrori ishte masakrimi i Jorgji Memës, nga një familje patriote e fshatit Shtërmen të Elbasanit.

Jorgji dhe gjithë fisi i Memajve u hodhën në luftën për liri kundër pushtuesve të huaj. Komunistët e arrestuan në Tiranë më 16 nëntor 1944 dhe e pushkatuan menjëherë në rrugicën e shkollës “Kristoforidhi”. Tiranasit e mirë e varrosën në oborrin e kësaj shkolle martirin Jorgji Mema. Për këto krime, nuk i vrau asnjëherë ndërgjegjja ata që i urdhëruan. Në raportin e plenumit 9-të të PKSH-së, Enver Hoxha deklaronte: “Thuhet se Kristo Themelko ka vrarë shumë veta me rastin e çlirimit të Tiranës, por çështja më e rëndësishme është se të gjithë ata që u vranë nga ai, ishin armiq”.

Kështu u mbyll ky akt i terrorizmit komunist që përgjaku Tiranën, për t’i hapur rrugën terrorizmit shtetëror që përgjaku Shqipërinë dhe kombin për gjysmë shekulli me radhë. Edhe sot e kësaj dite, historianë e politikanë enveristë, lartësojnë në kulm Luftën Nacionalçlirimtare, por heshtin apo nuk përmendin qëllimisht masakrat e urdhëruara nga udhëheqësit terroristë te kësaj lufte mbi intelektualët patriotë dhe qytetarët e pafajshëm të Tiranës./ Memorie.al

“Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të vërtetë, ai e mori…” Historia e panjohur e masakrës së Buzëmadhes, ku u vranë 21 burra të pafajshëm, shtator ‘43

Nga ENVER S. MORINA

Memorie.al / Pas dy botimeve “Masakër në Buzëmadhe” (1996 e 2015), është libri i fundit më i plotë i studiuesit e shkrimtarit Petrit Palushi. Autori zbardh ngjarjen enigmatike të vitit 1944, vit në të cilin u pushkatuan 21 civilë të pafajshëm të Buzë-madhes. Libri i Petrit Palushit “Masakër në Buzëmadhe”, është një homazh për 21 viktimat e masakrës së 26 shtatorit 1944, është përkujtim dhe përkulje para sakrificës të 16 grave që do të mbeteshin të veja dhe të rritës së jetës të 58 fëmijëve jetimë. Përherë më ka brejtur dhe njëherazi më ka provokuar fragmentarizmi dhe konteksti, si dy nocione që nuk arrij dot t’i anashkaloj! Vetëm rileximi e bënë më të plotë arritjen e një vepre. Filloj ta rilexoi…!

Libri “Masakër në Buzëmadhe” (i autorit Petrit Palushi), trajton një nga ngjarjet më të dhembshme në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pushkatimin e 21 vetave në shtator 1944 te “Kroi i Bardhë” në Buzëmadhe. Kjo vepër është një homazh për ato viktima dhe një dritësim për pasardhësit e 21 të vrarëve, njëherazi një kujtim dhe pasqyrim për tmerret që ka sjellë Shefqet Peçi, me Brigadën e tij në Lumë.

Autori i librit monografi, Petrit Palushi, me një diskurs të rrjedhës kinematografike, sjell për lexuesit e sotëm një ngjarje të dhembshme që duhet rikujtuar në të gjitha përmasat të asaj mesdite të nxehtë shtatori, në “konfliktin” tragjik ndër-shqiptar në fshatin Buzëmadhe. Më këtë libër autori Petrit Palushi, ka kryer misionin e shkrimtarit, historianit që duhet përkul me admirim dhe një shembull edhe i ruajtjes së kujtesës. Libri “Masakër në Buzëmadhe”, është një vepër e strukturuar në 12 kapituj titullëzuar, në tri pjesë.
Pjesën e parë, të cilën autori Petrit Palushi përshkruan në rrjedhën e kohës, një nga masakrat më të rënda që kanë ndodhur në krahinën e Lumës, atë të 26 shtatorit 1944, në të cilën u vranë 21 veta, e emëron edhe më vet titullin e librit “Masakër në Buzëmadhe”. Libri nis me një parafjalë a hyrje në të cilën autori e krahason masakrën e Buzëmadhes me tragjedinë “Makbeth”. Derisa afër tre shekuj e gjysmë më parë, Mbreti Dunkan vritet si mysafirë nga Makbethi, në shtëpinë e këtij të fundit, Brigada e Pestë partizane më në krye Shefqet Peçin, vret në tradhti mikpritësit, 21 banorë të fshatit Buzëmadhe!

Një fragment krahasimtar, një diskurs i përmasave epike për rikujtim që ndodh vetëm një herë e për të qenë dhembja e përhershme: “… 340 vjet më vonë, mbas krimit të Makbethit mbi Mbretin Dunkan, në Buzëmadhe të Lumës do kryhej një krim i përafërt mbi banorët e saj, por i njëzetenjëfishtë më tepër. Krimi i paramenduar si njëzet e katër orë më parë, do të kryhej në vendin me emër të çuditshëm: “Kroi i Bardhë”, bash në pikun e ditës së 26 shtatorit të vitit 1944. Skena në “Krue të Bardhë”, në pamje të parë është e njësojtë me skenën e tragjedisë “Makbeth” të Shekspirit.

Në tragjedinë “Makbeth”, mbreti Dunkan si mysafir i Makbethit, vritet prej këtij të fundit, pra keqpërdoret ftesa e të zotit të shtëpisë për bujtësin, ndërsa në tragjedinë e Kroit të Bardhë, mysafirët në Buzëmadhe, d.m.th., mysafirët e paftuar të natës së 25 shtatorit të vitit 1944, partizanë të Brigadës së Pestë partizane, të nesërmen, mbasi hanë mëngjesin, prishin rregullin më tradicional të bujtësve: u bëjnë zë burrave të katundit Buzëmadhe për një mbledhje që, sipas tyre do mbahej në “Krue të Bardhë” dhe aty zbatojnë urdhrin e komandantit të Brigadës së Pestë partizane, m’u në prani të tij, që të ekzekutoheshin 21 prej mikpritësve të një nate më parë.

Shkurt, me gjithë afritë, është një krim ndryshe në dy tragjeditë. Në tragjedinë e fantazisë së Shekspirit, është mysafiri a bujtësi (Mbreti Dunkan) që vritet prej pritësit, të zotit të shtëpisë, ndërsa në tragjedinë e “Kroit të Bardhë” janë pikërisht mysafirët, ata që ekzekutojnë të zotët e shtëpive ku kaluan natën. Por 21 banorët e Buzëmadhes, nuk ishin as mbretër as bij mbretërish…”!

Derisa “pjesa e parë” përfshinë “kaptinën” kryesore të librit në dy “pjesët” tjera të titulluara “Nga rrëfimet/1” dhe “Nga rrëfimet/2”, vijnë rrëfimet, pesë rrëfimet autentike të dëshmitarëve të ngjarjes a të anëtarëve që kishin mbijetuar (Hysen Sali Lala, Halim Sali Lala, Tahir Arif Lala, Shani Ramiz Lala, Shahe Riza Hoda-Cena) në një “pjesë” dhe në “pjesën” tjetër, të fundit hyjnë edhe rrëfimet e pjesëtarëve të gjendur përkrah partizanëve (Nënoçe Osmani, Mezin Aliaj, Derro Deraj dhe Elmaz Hasanmataj) sipas citatit, kryesisht të nxjerra nga libri i Vangjel Kasapit, “Mrekulli e natyrës, kështjellë e historisë”, botim i vitit 1998.

Udhëtim i vetëm papritur nga Prishtina për në Kukës, tashmë i takon një afërsie të çastit. Mesdita e së hënës ishte e zakonshme. Moti filloj të ndryshonte dhe shiu i pranverës ishte kthyer në një të ftohtë dimëror. Qyteti mbi rrënjët e Gjallicës mu tek cepi i bashkimit të dy lumenjve, Drini i Bardhë e Drini i Zi, të ardhur nga anë “të kundërta” frymonte, me një takim futbolli të dy klubeve të suksesshme nga Tirana e Kukësi. Pas ndeshjes takoj për herë të parë shkrimtarin e njohur Petrit Palushi.

Një libër i dhuruar, në kohën e sotme është një mision që mund të tejkalohet keq, deri në harresë! Gjeneratat më të vjetra këtë dukuri mund të shohim me mëdyshje, megjithatë, shpresojmë. “Buzëmadhe”, një emërtim që të provokon. “Masakër në Buzëmadhe”, është një libër që nuk të lë ta ndërpresësh se lexuari deri në fund, për të mbetur i ngulitur ai fshatë malor në kujtesë, ende pa e vizituar, pa e prekur, pa e parë.

Në mes një tregimi rrëfimtar artistik dhe materialit e të dhënave të dokumentuar historike, libri “Masakër në Buzëmadhe” (të cilit i mungojnë fotografi të nevojshme në botime të tilla, qoftë edhe të fshatit në kohën e sotme), shpërfaq një epokë të tërë të dhembjes pas një tragjedie “të pa rrëfyer” më parë! Është ky një libër si një “pasqyrë e të rrëfyerit” të një ndodhie “të pandriçuar”.

Autori Petrit Palushi ndjen një përgjegjësi ndaj vetes si një obligim, jo vetëm ndaj viktimave, por edhe të së ardhmes. Ndihmë “kërkon” edhe nga shkrimtari i njohur anglezo-irlandez Oscar Wilde, si gërshetim në pafundësi mendimesh: “…Askush s’është aq i pasur sa ta blejë të kaluarën e tij” (O. Wilde), më ngjan krejt e përshtatshme për historinë në ‘Krue të Bardhë’, histori e cila, me gjithë mbulesën e mjegullt, prej asaj mjegulle terr të zezë të hedhur vrulltas dhe rrëmujtas mbi të, tashmë vjen e ndriçuar imtësisht, pa kurrfarë mungese…”!

Saktësia dhe e vërteta shndrit dhembshëm. “Njerëzit e tregojnë ngjarjen sikur t’ish një veprim i pakmëparshëm dhe kanë regjistrue çdo gjë me saktësi”, ditën e masakrës, ditët dhe netët e para pas-masakër, varret e të masakruarve sipas renditjes dhe ata që tregojnë ngjarjen janë të moshave të ndryshme, por gjatë rrëfimeve janë jashtëzakonisht të saktë, tejet të saktë, pasi ngjarja duke u kallëzue shpesh, tek përsëritej gjithat herë ka bërë vend rëndshëm në kujtesën e gjithsecilit”!

Arsyet e mëdyshjeve të një letre si alibi enigmatike, vjen e ri dimensionuar me variacionin shterues të qëllimit. “Së pari, shpesh është përsëritur se letra i shkoi me vonesë Shefqet Peçit dhe se, po të shkonte më parë, masakra s’do të kryhej. (E njëjta gjë është thënë edhe pas ekzekutimit të Ramize Gjebresë, sikur një letër e tillë Ramize Gjebrea, që ekzekutuar me 7 mars 1944, në bazë të një vendimi të gjyqit partizan të firmosur prej Shefqet Peçit, Hysni Kapos, Manush Myftiut, etj.)

Së dyti, është thënë se Shefqet Peçi e mori letrën dhe e grisi nervozueshëm; pra, ai s’e përfilli atë çka shkruhej në letër dhe masakra e krye. Së treti, fantazia e njerëzve të painformuar si duhet, shpesh kish krijuar mendësinë se Enver Hoxha, s’i dinte krimet që mund të kryheshin dhe se, sipas asaj mendësie ai kurrsesi s’mund të lejonte ato…”! E gjithë kjo, sepse; “që një përpjekje për të krijuar një gjendje kome të vazhdueshme, të mos çmjegullohej e vërteta dhe ajo të zhytej në një pas të errët dhe pa shtegdalje”.

Dhe në fund atmosfera e zymtë afër gjysmëshekullore, flet me gjuhën e realitetit dhe ndriçimit të së vërtetës. “Por me ndërrimin e sistemit komunist, ngjarjet e shtatorit 1944-s, nisen të rimerren me gjakftohtësi, nisur së pari duke shfletue dokumentet e kohës të ndryme deri asokohe nëpër arkivat e kohës, por dhe duke marrë për bazë edhe rrëfimet e dëshmitarëve të kohës, veçanërisht t’atyre, mbi të cilët rëndoi primitivizmi i formacionit partizan të Brigadës së Pestë Sulmuese. Pak nga pak, u arrit të ri dimensionohej atmosfera e zymtë”.

Dhembja nuk shteron. I kalon kufijtë e legjendave. Dhe të jetës njerëzore. I mbijetuari i masakrës Hysen Sali Lala (në bashkëbisedim me autorin e librit në shtatorin e vitit 1994, pesëdhjetë vjet pas ndodhisë te Kroi i Bardhë) thotë: “Trishtimin e asaj dite veç Natës Vorrit kam me ia kallzue”. Halim Sali Lala, rrëfimi i të cilit ripërtërihet përgjatë viteve, shprehet: “Asht nji ngjarje si s’harrohet kollaj. E s’ka si me u harrue!” (…) “U trishtuesh sa s’kallzohet. U bana krejt vner.” (…) “Skisha fuqi as me ecë, as me folë, mbeta si dru n’vend”.

Përmasat e krimit ishin tmerrësisht të përjetuara. Ruheshin në ndërdije si një makth që do çlirim. Por krimi kalonte çdo limit. Tahir Arif Lala: “… s’ma marrke mendja se kishin me na i mashtrue djemtë me shkue te ‘Kroi i Bardhë’ e me ua ba t’pabamen”! (…) “Sikur i kemi vajtue njerëzit si na i kanë vra, as gratë e Reçit s’mund e bëjnë at vajtim”! (…) “… ka qenë nji regjim si mos raftë me u kujtue”! (…) “…ai kish ba namin e zi kahmos. Edhe n’Kosovë kish ba gjak ai, kish vra gjithat njerëz të pafajshëm”!

Dëshmitarët rrëfejnë makthin e atyre ditëve edhe gjysmëshekulli më pas në hollësi. Shani Ramiz Lala: “Po t’i kallëzoj fjalët fun e për majë”. (…) “Remzi Islami u çel n’fytyrë…”! Jeta si sakrificë e ndodhia e papritur si shkatërrim. Shahe Riza Hoda-Cena: “Ne mbetëm katër jetimë. Jemi rritë me shum zor, se me u rritë pa babe, asht me u rritë pa pasë zot shpije”! (…) “Ajo parti na e bani të pabamen, na shkatërroi, na shkeli e na ka lanë me e kapërdijë jetën me zot”.

Në fund, “pjesa” e tretë të librit, a shtojca e dytë e rrëfimeve, vjen si një lloj i pendesës, por që në thelb ka “ngjeshjen” e një libri historik, me të dhënat edhe të anës së kundërt, “të atyre”. Nënoçe Osmani: “Të vret Perëndia t’i harrosh mik pritjet kuksiane”. (…) “Një herë, kur pata rastin ta takoja, ia përmenda Buzëmadhen, por heshti si përpara një hidhërimi e nga goja nuk nxori fjalë”.

Një lloj pendese, një çekuilibrim dialogu në mes të Mesin Aliaj dhe Hito Çako, 23 vite pas masakrës (1967)! Një shfajësim ndërgjegje, që nuk kalonte më shumë se një monolog në vetvete. Mezin Aliaj: “Nuk folëm më tej, se të dy i druheshim të vërtetës së hidhur. Kuksianët, si kundërpeshë ndaj përkujtimit të Hysenit, i bënë 21 martirët-shehitër (dëshmorë)”. Ish-pjesëtari i Brigadës së Pestë, Derro Deraj nga Brataj, ka thënë se “realiteti e nderi, nuk treteshin në ujë”. Dhe vërtetë në “formatin” e përkryer, vijnë në librin e Petrit Palushit “Masakër në Buzëmadhe”.

Analogjitë janë të domosdoshme. Sidomos, në rastin kur kemi të bëjmë me një shkrimtar që merret me një fakt historik, jo vetëm të dokumentuar, por edhe me pjesëmarrës të mbijetuar. Derisa, në aspektin letrar, thuhet se; “historicizmi nuk mundet të transformojë një mendje të shekullit XX-të”, shkrimtari Petrit Palushi në vazhdën e arritjeve të suksesshme të ndriçimit të periudhës së anatemuar, edhe letrare, arrin të gërshetoj realitetin e një tragjedie të dhembshme me një gjuhë artistike, falë përkushtimit dhe përgjegjësisë që ndjen një intelektual i kohës në kapërcimet dhe “thyerjet” e mëdha që ndodhin në një shoqëri.

Ka periudha sikur koha ecën shumë më shpejt se sa në një periudhë tjetër. Përmasat e një humbje ruhen në zonat më “të errëta” të vetëdijes. Ato nuk harrohen. Në kodin e mbamendjes, si urti dhe vërejtje e popullit, thuhet se edhe therra (si shenjëzim a “objekti” më i urryer dhe më i fshehur) ka zbuluar vrasësin! Mund të vonohet por në asnjë rast krimi nuk është zhdukur për t’mos u njohur./ Memorie.al

U vranë 21 burra të pafajshëm, ana e panjohur e masakrës së Buzëmadhes: U tha se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës

Pas dy botimeve “Masakër në Buzëmadhe” (1996 e 2015), është libri i fundit më i plotë i studiuesit e shkrimtarit Petrit Palushi. Autori zbardh ngjarjen enigmatike të vitit 1944, vit në të cilin u pushkatuan 21 civilë të pafajshëm të Buzë-madhes. Libri i Petrit Palushit “Masakër në Buzëmadhe”, është një homazh për 21 viktimat e masakrës së 26 shtatorit 1944, është përkujtim dhe përkulje para sakrificës të 16 grave që do të mbeteshin të veja dhe të rritës së jetës të 58 fëmijëve jetimë. Përherë më ka brejtur dhe njëherazi më ka provokuar fragmentarizmi dhe konteksti, si dy nocione që nuk arrij dot t’i anashkaloj! Vetëm rileximi e bënë më të plotë arritjen e një vepre. Filloj ta rilexoi…!

 

Libri “Masakër në Buzëmadhe” (i autorit Petrit Palushi), trajton një nga ngjarjet më të dhembshme në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pushkatimin e 21 vetave në shtator 1944 te “Kroi i Bardhë” në Buzëmadhe. Kjo vepër është një homazh për ato viktima dhe një dritësim për pasardhësit e 21 të vrarëve, njëherazi një kujtim dhe pasqyrim për tmerret që ka sjellë Shefqet Peçi, me Brigadën e tij në Lumë.

Autori i librit monografi, Petrit Palushi, me një diskurs të rrjedhës kinematografike, sjell për lexuesit e sotëm një ngjarje të dhembshme që duhet rikujtuar në të gjitha përmasat të asaj mesdite të nxehtë shtatori, në “konfliktin” tragjik ndër-shqiptar në fshatin Buzëmadhe. Më këtë libër autori Petrit Palushi, ka kryer misionin e shkrimtarit, historianit që duhet përkul me admirim dhe një shembull edhe i ruajtjes së kujtesës. Libri “Masakër në Buzëmadhe”, është një vepër e strukturuar në 12 kapituj titullëzuar, në tri pjesë përmbajtësore.

Pjesën e parë, të cilën autori Petrit Palushi përshkruan në rrjedhën e kohës, një nga masakrat më të rënda që kanë ndodhur në krahinën e Lumës, atë të 26 shtatorit 1944, në të cilën u vranë 21 veta, e emëron edhe më vet titullin e librit “Masakër në Buzëmadhe”. Libri nis me një parafjalë a hyrje në të cilën autori e krahason masakrën e Buzëmadhes me tragjedinë “Makbeth”. Derisa afër tre shekuj e gjysmë më parë, Mbreti Dunkan vritet si mysafirë nga Makbethi, në shtëpinë e këtij të fundit, Brigada e Pestë partizane më në krye Shefqet Peçin, vret në tradhti mikpritësit, 21 banorë të fshatit Buzëmadhe!

Një fragment krahasimtar, një diskurs i përmasave epike për rikujtim që ndodh vetëm një herë e për të qenë dhembja e përhershme: “… 340 vjet më vonë, mbas krimit të Makbethit mbi Mbretin Dunkan, në Buzëmadhe të Lumës do kryhej një krim i përafërt mbi banorët e saj, por i njëzetenjëfishtë më tepër. Krimi i paramenduar si njëzet e katër orë më parë, do të kryhej në vendin me emër të çuditshëm: “Kroi i Bardhë”, bash në pikun e ditës së 26 shtatorit të vitit 1944. Skena në “Krue të Bardhë”, në pamje të parë është e njësojtë me skenën e tragjedisë “Makbeth” të Shekspirit.

Në tragjedinë “Makbeth”, mbreti Dunkan si mysafir i Makbethit, vritet prej këtij të fundit, pra keqpërdoret ftesa e të zotit të shtëpisë për bujtësin, ndërsa në tragjedinë e Kroit të Bardhë, mysafirët në Buzëmadhe, d.m.th., mysafirët e paftuar të natës së 25 shtatorit të vitit 1944, partizanë të Brigadës së Pestë partizane, të nesërmen, mbasi hanë mëngjesin, prishin rregullin më tradicional të bujtësve: u bëjnë zë burrave të katundit Buzëmadhe për një mbledhje që, sipas tyre do mbahej në “Krue të Bardhë” dhe aty zbatojnë urdhrin e komandantit të Brigadës së Pestë partizane, m’u në prani të tij, që të ekzekutoheshin 21 prej mikpritësve të një nate më parë.

Shkurt, me gjithë afritë, është një krim ndryshe në dy tragjeditë. Në tragjedinë e fantazisë së Shekspirit, është mysafiri a bujtësi (Mbreti Dunkan) që vritet prej pritësit, të zotit të shtëpisë, ndërsa në tragjedinë e “Kroit të Bardhë” janë pikërisht mysafirët, ata që ekzekutojnë të zotët e shtëpive ku kaluan natën. Por 21 banorët e Buzëmadhes, nuk ishin as mbretër as bij mbretërish…”!

Derisa “pjesa e parë” përfshinë “kaptinën” kryesore të librit në dy “pjesët” tjera të titulluara “Nga rrëfimet/1” dhe “Nga rrëfimet/2”, vijnë rrëfimet, pesë rrëfimet autentike të dëshmitarëve të ngjarjes a të anëtarëve që kishin mbijetuar (Hysen Sali Lala, Halim Sali Lala, Tahir Arif Lala, Shani Ramiz Lala, Shahe Riza Hoda-Cena) në një “pjesë” dhe në “pjesën” tjetër, të fundit hyjnë edhe rrëfimet e pjesëtarëve të gjendur përkrah partizanëve (Nënoçe Osmani, Mezin Aliaj, Derro Deraj dhe Elmaz Hasanmataj) sipas citatit, kryesisht të nxjerra nga libri i Vangjel Kasapit, “Mrekulli e natyrës, kështjellë e historisë”, botim i vitit 1998.

Udhëtim i vetëm papritur nga Prishtina për në Kukës, tashmë i takon një afërsie të çastit. Mesdita e së hënës ishte e zakonshme. Moti filloj të ndryshonte dhe shiu i pranverës ishte kthyer në një të ftohtë dimëror. Qyteti mbi rrënjët e Gjallicës mu tek cepi i bashkimit të dy lumenjve, Drini i Bardhë e Drini i Zi, të ardhur nga anë “të kundërta” frymonte, me një takim futbolli të dy klubeve të suksesshme nga Tirana e Kukësi. Pas ndeshjes takoj për herë të parë shkrimtarin e njohur Petrit Palushi.

Një libër i dhuruar, në kohën e sotme është një mision që mund të tejkalohet keq, deri në harresë! Gjeneratat më të vjetra këtë dukuri mund të shohim me mëdyshje, megjithatë, shpresojmë. “Buzëmadhe”, një emërtim që të provokon. “Masakër në Buzëmadhe”, është një libër që nuk të lë ta ndërpresësh se lexuari deri në fund, për të mbetur i ngulitur ai fshatë malor në kujtesë, ende pa e vizituar, pa e prekur, pa e parë.

Në mes një tregimi rrëfimtar artistik dhe materialit e të dhënave të dokumentuar historike, libri “Masakër në Buzëmadhe” (të cilit i mungojnë fotografi të nevojshme në botime të tilla, qoftë edhe të fshatit në kohën e sotme), shpërfaq një epokë të tërë të dhembjes pas një tragjedie “të pa rrëfyer” më parë! Është ky një libër si një “pasqyrë e të rrëfyerit” të një ndodhie “të pandriçuar”.

Autori Petrit Palushi ndjen një përgjegjësi ndaj vetes si një obligim, jo vetëm ndaj viktimave, por edhe të së ardhmes. Ndihmë “kërkon” edhe nga shkrimtari i njohur anglezo-irlandez Oscar Wilde, si gërshetim në pafundësi mendimesh: “…Askush s’është aq i pasur sa ta blejë të kaluarën e tij” (O. Wilde), më ngjan krejt e përshtatshme për historinë në ‘Krue të Bardhë’, histori e cila, me gjithë mbulesën e mjegullt, prej asaj mjegulle terr të zezë të hedhur vrulltas dhe rrëmujtas mbi të, tashmë vjen e ndriçuar imtësisht, pa kurrfarë mungese…”!

Saktësia dhe e vërteta shndrit dhembshëm. “Njerëzit e tregojnë ngjarjen sikur t’ish një veprim i pakmëparshëm dhe kanë regjistrue çdo gjë me saktësi”, ditën e masakrës, ditët dhe netët e para pas-masakër, varret e të masakruarve sipas renditjes dhe ata që tregojnë ngjarjen janë të moshave të ndryshme, por gjatë rrëfimeve janë jashtëzakonisht të saktë, tejet të saktë, pasi ngjarja duke u kallëzue shpesh, tek përsëritej gjithat herë ka bërë vend rëndshëm në kujtesën e gjithsecilit”!

Arsyet e mëdyshjeve të një letre si alibi enigmatike, vjen e ri dimensionuar me variacionin shterues të qëllimit. “Së pari, shpesh është përsëritur se letra i shkoi me vonesë Shefqet Peçit dhe se, po të shkonte më parë, masakra s’do të kryhej. (E njëjta gjë është thënë edhe pas ekzekutimit të Ramize Gjebresë, sikur një letër e tillë Ramize Gjebrea, që ekzekutuar me 7 mars 1944, në bazë të një vendimi të gjyqit partizan të firmosur prej Shefqet Peçit, Hysni Kapos, Manush Myftiut, etj.)

Së dyti, është thënë se Shefqet Peçi e mori letrën dhe e grisi nervozueshëm; pra, ai s’e përfilli atë çka shkruhej në letër dhe masakra e krye. Së treti, fantazia e njerëzve të painformuar si duhet, shpesh kish krijuar mendësinë se Enver Hoxha, s’i dinte krimet që mund të kryheshin dhe se, sipas asaj mendësie ai kurrsesi s’mund të lejonte ato…”! E gjithë kjo, sepse; “që një përpjekje për të krijuar një gjendje kome të vazhdueshme, të mos çmjegullohej e vërteta dhe ajo të zhytej në një pas të errët dhe pa shtegdalje”.

Dhe në fund atmosfera e zymtë afër gjysmëshekullore, flet me gjuhën e realitetit dhe ndriçimit të së vërtetës. “Por me ndërrimin e sistemit komunist, ngjarjet e shtatorit 1944-s, nisen të rimerren me gjakftohtësi, nisur së pari duke shfletue dokumentet e kohës të ndryme deri asokohe nëpër arkivat e kohës, por dhe duke marrë për bazë edhe rrëfimet e dëshmitarëve të kohës, veçanërisht t’atyre, mbi të cilët rëndoi primitivizmi i formacionit partizan të Brigadës së Pestë Sulmuese. Pak nga pak, u arrit të ri dimensionohej atmosfera e zymtë”.

Dhembja nuk shteron. I kalon kufijtë e legjendave. Dhe të jetës njerëzore. I mbijetuari i masakrës Hysen Sali Lala (në bashkëbisedim me autorin e librit në shtatorin e vitit 1994, pesëdhjetë vjet pas ndodhisë te Kroi i Bardhë) thotë: “Trishtimin e asaj dite veç Natës Vorrit kam me ia kallzue”. Halim Sali Lala, rrëfimi i të cilit ripërtërihet përgjatë viteve, shprehet: “Asht nji ngjarje si s’harrohet kollaj. E s’ka si me u harrue!” (…) “U trishtuesh sa s’kallzohet. U bana krejt vner.” (…) “Skisha fuqi as me ecë, as me folë, mbeta si dru n’vend”.

Përmasat e krimit ishin tmerrësisht të përjetuara. Ruheshin në ndërdije si një makth që do çlirim. Por krimi kalonte çdo limit. Tahir Arif Lala: “… s’ma marrke mendja se kishin me na i mashtrue djemtë me shkue te ‘Kroi i Bardhë’ e me ua ba t’pabamen”! (…) “Sikur i kemi vajtue njerëzit si na i kanë vra, as gratë e Reçit s’mund e bëjnë at vajtim”! (…) “… ka qenë nji regjim si mos raftë me u kujtue”! (…) “…ai kish ba namin e zi kahmos. Edhe n’Kosovë kish ba gjak ai, kish vra gjithat njerëz të pafajshëm”!

Dëshmitarët rrëfejnë makthin e atyre ditëve edhe gjysmëshekulli më pas në hollësi. Shani Ramiz Lala: “Po t’i kallëzoj fjalët fun e për majë”. (…) “Remzi Islami u çel n’fytyrë…”! Jeta si sakrificë e ndodhia e papritur si shkatërrim. Shahe Riza Hoda-Cena: “Ne mbetëm katër jetimë. Jemi rritë me shum zor, se me u rritë pa babe, asht me u rritë pa pasë zot shpije”! (…) “Ajo parti na e bani të pabamen, na shkatërroi, na shkeli e na ka lanë me e kapërdijë jetën me zot”.

Në fund, “pjesa” e tretë të librit, a shtojca e dytë e rrëfimeve, vjen si një lloj i pendesës, por që në thelb ka “ngjeshjen” e një libri historik, me të dhënat edhe të anës së kundërt, “të atyre”. Nënoçe Osmani: “Të vret Perëndia t’i harrosh mik pritjet kuksiane”. (…) “Një herë, kur pata rastin ta takoja, ia përmenda Buzëmadhen, por heshti si përpara një hidhërimi e nga goja nuk nxori fjalë”.

Një lloj pendese, një çekuilibrim dialogu në mes të Mesin Aliaj dhe Hito Çako, 23 vite pas masakrës (1967)! Një shfajësim ndërgjegje, që nuk kalonte më shumë se një monolog në vetvete. Mezin Aliaj: “Nuk folëm më tej, se të dy i druheshim të vërtetës së hidhur. Kuksianët, si kundërpeshë ndaj përkujtimit të Hysenit, i bënë 21 martirët-shehitër (dëshmorë)”. Ish-pjesëtari i Brigadës së Pestë, Derro Deraj nga Brataj, ka thënë se “realiteti e nderi, nuk treteshin në ujë”. Dhe vërtetë në “formatin” e përkryer, vijnë në librin e Petrit Palushit “Masakër në Buzëmadhe”.

Analogjitë janë të domosdoshme. Sidomos, në rastin kur kemi të bëjmë me një shkrimtar që merret me një fakt historik, jo vetëm të dokumentuar, por edhe me pjesëmarrës të mbijetuar. Derisa, në aspektin letrar, thuhet se; “historicizmi nuk mundet të transformojë një mendje të shekullit XX-të”, shkrimtari Petrit Palushi në vazhdën e arritjeve të suksesshme të ndriçimit të periudhës së anatemuar, edhe letrare, arrin të gërshetoj realitetin e një tragjedie të dhembshme me një gjuhë artistike, falë përkushtimit dhe përgjegjësisë që ndjen një intelektual i kohës në kapërcimet dhe “thyerjet” e mëdha që ndodhin në një shoqëri.

Ka periudha sikur koha ecën shumë më shpejt se sa në një periudhë tjetër. Përmasat e një humbje ruhen në zonat më “të errëta” të vetëdijes. Ato nuk harrohen. Në kodin e mbamendjes, si urti dhe vërejtje e popullit, thuhet se edhe therra (si shenjëzim a “objekti” më i urryer dhe më i fshehur) ka zbuluar vrasësin! Mund të vonohet por në asnjë rast krimi nuk është zhdukur për t’mos u njohur./ Memorie.al Nga ENVER S. MORINA

Rrëfimi i Pacollit, Aeroporti i Vlorës skandali tjetër i tenderit të Belinda Ballukut! Tërheqja e “çuditshme” e firmës turke nga 40% i kuotave

Në mënyrë identike sikurse akuzohet nga SPAK për manipulimin e tenderit të tunelit të Llogarasë, ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku duket se ka vepruar edhe për atë të aeroportit të Vlorës.

 

Një rrëfimi i gjatë i biznesmenit milliarder Behgjet Pacolli ka hedhur më shumë dritë për mënyrën se si bëhen “garat” e koncesioneve të mëdha në Shqipëri, ku personat dhe kompanitë paracaktohen paraprakisht.

Pacolli ka rrëfyer për Fevziun, në Opinion, se kur ai vendosi të konkurronte për aeroportin e Vlorës, e mori në telefon një i njohuri i tij, pronari i kompanisë turke YDA Group që e njoftoi se bashkë me të do të futej edhe ai. “Ai më tha se e kishin njoftuar nga presidenca turke se duhej të merrin pjesë në këtë garë”, tregoi Pacolli.

Ashtu sikurse dihet YDA Group, u fut në tendër vetëm për të plotësuar kriterin e një firme që kishte eksperiencë në punime të tilla që ishte një kusht për të marrë pjesë në konkurim. Por sapo puna u krye turqit u larguan duke arkëtuar sipas Pacollit 3 milionë euro vetëm se kishin dhënë letrat.

Me sa duket ministrja Balluku kishte një marëveshje sekrete me ta sepse kur përfaqësuesi i YDA dhe Pacolli shkuan për takim në zyrën e saj, ajo as i adresoi fjalën biznesmenit kosovar. Ajo foli vetëm me turkun dhe e detyroi Pacollin të largohej nga takimi e të dilte jashtë. Pse i takoi Balluku fituesit para garës? Ç’kishte per ti thëne ajo palës turke?

Këto insinuata nuk përbëjnë të vetmin dyshim. Njësoj si në tenderin e tunelit të Llogarasë aty përmendet emri i Erdoganit. Te tuneli, Balluku ka transferuar një mesazh, të kapur më pad nga SPAK, ku kompania turke Interkar ASL pretendon se është “e perferuruara e presidentit”. Në të dyja rastet turqit futen në tender vetërm formalisht pa bërë asnjë punë. Në të dyja rastet ata largohen me miliona të pamerituara që “nuk dihet” pse i kanë përfituar.

Pra ngjashmëritë janë shumë të forta. Ndonëse, në intervistën për Fevziun Pacolli e mohoi të ketë dhënë ryshfet dhe hodhi poshtë aludimet e bëra se ikja e turqve lidhej me ndonjë skemë korruptive. “As Rama as Balluku nuk është marrë me %-t e aksioneve….Edi Rama nuk më ka pyetur kurrë për aksionet, e vetmja gjë që më ka kërkuar ishte nëse aeroporti mund të inagurohej para zgjedhjeve” tregoi ai, duke shtuar se ky afat qe i pamundur të arrihej.

Por Behgjet Pacolli as nuk u pyet, as nuk u përgjigj, vetëm për një gjë. Si është e mundur që ai bashke më turqit e YDA Group u bënë fitues të një “gare” të manipuluar e cila gjithashtu ka përfunduar në SPAK me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” njësoj si për tunelin e Llogarasë.

Në tenderin e shpallur në fund të 2020-ës ka pasur një varg shkeljesh. Fillimisht ishte kërkuar që të ndërtohej një aeroport për 10 milionë pasagjerë dhe me dy kulla kontrolli. Që fituesit të ishin ata që u paracaktuan, katër ditë para garës, kapaciteti u zbrit në 2 milionë dhe kullat përfunduan në një.

Për më tepër kompania tjetër konkurente, britanikja AL-DE, ndonëse me kushte shumë më të favorshme për interesin publik, u skualifikua nga gara me justifikimin banal se nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e plotë. Britanikët e AL-DE Corporation LTD e denoncuan garën e paregullt dhe për këtë çështje SPAK ka njoftuar se ka hapur hetim, për shpërdorim detyre, favorizim të palëve të caktuara dhe shkelje të pabarazisë në tendera.

Por nuk përfundon këtu. Pas marrjes së tenderit fiktiv kompania fituese kishte tre aksionerë: Mabco Construction e Pacollit me 58 për qind, YDA Group, e turqve që kishin ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit me 40 për qind dhe 2A Group e Valon Ademit me 2 për qind.

YDA Group, siç u tha, ishte përfshirë në koncesion për shkak të përvojës së saj për ndërtimin e aeroportit, pa të cilën nuk mund të justifikohej përmbushja e kritereve të garës. Prandaj ajo u “shpërblye” me 40 për qind të aksioneve.

Po ç’ndodhi? Ndonëse u shpallën fitues, turqit e YDA Group u tërhoqën menjëherë pas përfundimit të procesit duke paguar një shumë qesharake, 4200 euro për 40%-shin e tyre. Në fakt, sipas rrëfimit të fundit të Pacollit ata u larguan me 3 milionë euro ndërkohë që kishin kërkuar 5 milionë.

Që këtu autoritetet shtetërore duhet të ndiznin sinjalin e kuq të alarmit sepse ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat detyron që përpara ndryshimit të çdo aksioneri në kontratat koncesionare, duhet marrë fillimisht miratimi i Autoritetit Kontraktor dhe Ministrisë së Financave. A e bënë këtë gjë? Natyrisht që jo. A dëshmon kjo se ishin palë në organizimin e një gare fiktive me një kompani turke të futur vetëm për letra? Natyrisht që po. Këtë e vërteton fakti se shitja e 40% të aksioneve që kaluan nga turqit tek Pacolli, në dhjetor të vitit 2022 (pikerisht ato aksione për të cilat po bëhet sherri i sotëm), është miratuar nga titullari i Autoritetit Kontraktor, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrja e Financave!/ Lapsi.al

“Nxirri tanket në rrugë…”- Si e refuzoi Kiço Mustaqi urdhrin e Ramiz Alisë më 1991 për shtypjen e protestave- Nga PËLLUMB VREKA

 

Në shkrimin e para disa ditëve në gazetën “Panorama” ku bëhej fjalë për një bisedë private me ish-ministrin e Brendshëm Hekuran Isai, përmendet edhe një ndodhi e (vogël) në zyrën e ministrit të Mbrojtjes, Kiço Mustaqi. Në këtë shkrim do të ndalem më gjerësisht…

Konkretisht, Kiçon e kam njohur në Ministrinë e Mbrojtjes kur mori detyrën e shefit të Shtabit të Ushtrisë, duke zëvendësuar Veli Llakaj. Aso kohe, për shkak të ngjarjeve të bujshme në ekonomi dhe ushtri, shefat e shtabit dhe zëvendësministrat ndërroheshin shpesh. Ai na thirri në zyrë së bashku me piktorin e talentuar dhe të paarritshëm Fatmir Haxhiun, i cili kishte një studio piktori te Rruga e Kavajës. Pasi na foli goxha për situatën e uniformave në ushtri (Kiçoja ishte i pakënaqur për vete, por ishte tepër i kujdesshëm se i dinte mirë pasojat), na urdhëroi të përgatisnim një apo disa albume me modele të uniformave…. me grada! Ushtria vazhdonte qysh nga koha e lidhjes me ushtrinë “motër” të Kinës të mbante uniformat tipike prej doku, të Mao Ce Dunit, pa asnjë shenjë dalluese të rangjeve ndërmjet kuadrove. Edhe PETLICKA (rombi i kuq i vendosur në jakë e ylli në kapelen shapkë, se kapele oficeri nuk mund të quhej më, ishin tipike kineze. Ama, Komiteti Qendror e argumentonte se PETLICKA dhe nderimi me grusht ishin të trashëguara nga Lufta Nacional-Çlirimtare, etj., etj.. Heqja e gradave dhe veshja me uniformën groteske kineze bëri të pakënaqur pothuaj të gjithë kastën e gjeneralëve dhe ushtarakëve madhorë, aq sa disa duke shfaqur hapur pakënaqësinë përfunduan… “pa dashje”… në burg, për agjitacion e propagandë. Gjeneralit A.S i gjetën gjatë kontrollit në shtëpi uniformën e tij të gjeneralit, të cilën e ruante si kujtim me nostalgji. Direkt u akuzua se: “Po pret të ndërrohet pushteti e ta veshë prapë…”. Duhet pranuar që uniforma sovjetike me grada ishte një uniformë e bukur, autoritare që krijonte respekt për eprorin. Se si u katandis ushtria shqiptare me ato uniforma alla kinezçe, nuk ka nevojë për koment. Dy ishin dallimet në atë situatë, vendosja në kapelen e pilotëve (të një palë krahëve prej llamarine të galvanizuar në Artistiken “Migjeni”), kjo për t’u bërë qejfin të dalloheshin nga gjithë të tjerët, se ndoshta rrëmbenin avionin dhe ia mbathnin nga perëndimi, si Antonesku i Rumanisë që ia mbathi në Gjermaninë Federale. Ndryshimi tjetër ishte cilësia e copës së uniformës për oficerët madhorë ishte më e fisme, e veçantë. Kështu, qeveria shqiptare, vendosi t’u kthehej përsëri gradave, për t’i prodhuar me “forcat e veta”, ndërkohë që industria e veshmbathjes dhe e shenjave dalluese është një industri jashtëzakonisht moderne. Pra, urdhrin e morëm nga Kiçoja dhe së bashku me Fatmir Haxhiun filluam punën në një zyrë në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërkohë unë kisha edhe një zyrë tjetër në Bankën e Shtetit ku isha komanduar e urdhëruar të përgatisja modelet e kartëmonedhave për t’i prodhuar në vend. (Histori që do e nxjerrim në një shkrim të veçantë). Pasi përfunduam albumin, ia paraqitëm Kiço Mustaqit dhe zëvendësministrit, burrit të shkëlqyer e të zot, Jaçe Lulës. Pas disa ditësh më thërret Kiçoja në zyrë e më thotë:

-Albumi ka dalë i shkëlqyer, vërejtje nuk pati. Prandaj Komiteti Qendror vendosi të operojmë duke të të dërguar jashtë shtetit për të siguruar bazën materiale. Ti ke përvojë në këtë drejtim, se ke qenë jashtë shtetit i dërguar si nga Banka e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe tani nga Ministria jonë. Prandaj zgjidh një kuadër tjetër që të jeni bashkë.

-Shoku Kiço – iu përgjigja – mendoj që të marr me vete Stavri C. të Drejtorisë së Prapavijës, kuadër serioz dhe i përgatitur ushtarakisht.

-Dakord – më tha – do lajmërojmë edhe Stavrin dhe ndërkohë përgatituni. Ne po dërgojmë kërkesën për vizë në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Jashtme.

Në atë kohë, pa vizën e Ministrisë së Brendshme nuk mund të merrje vizë në shtetin ku do shkoje. Për këtë shërbim, para nisjes na njoftuan se do kishim në dispozicion pesë milionë dollarë për të lidhur kontrata për blerjen e stofrave, shiritave të kuq, të verdhë, kopsa, modele gradash etj.. Përralla me mbret. Ekonomia shqiptare në atë kohë kishte marrë të tatëpjetën. Ndihma “vëllazërore e Kinës motër” kishte marrë fund. Vendi iu ishte kthyer tollonave si në kohë lufte. Pra, ato pesë milionë dollarë, goxha para për atë kohë, ishin thjesht propagandë për t’i treguar botës dhe KNER-it që ekonomia shqiptare është e fuqishme etj.. etj.. Në takimin para nisjes, na porositi për të qenë të kujdesshëm gjatë takimeve me të huajt dhe korrekt me oraret. Na përcolli deri te dera e zyrës ashtu buzagas siç ishte, se kishte edhe humor. Sa ishte në pushtet, Kiços nuk iu përmend emri kurrkund për të meta e dobësi, grupe armiqësore, për përfitime personale apo pjesëtar i tezave të mbrojtjes.

DITËT E PROTESTAVE

Dhe tani të vijmë në ditët e protestave, kur Kiçoja ishte emëruar ministër i Mbrojtjes dhe Kandidat i Komitetit Qendror, duke zëvendësuar Prokop Murrën. Unë punoja në zyrën që na kishin dhënë me Fatmirin. Bie telefoni.

-Kiçoja jam – urdhëroni iu përgjigja – eja lart në zyrën time tani!

-Si urdhëron -iu përgjigja dhe me një frymë ngjita shkallët lart.

-Ulu – më tha – E shikon more djalë – vazhdoi ai – se ç’bëhet jashtë, revolucion, batërdi. Një kaos që “nuk e merr vesh qeni të zonë”!

Troket dera dhe hyn lehtazi shoqëruesi i tij me një pjatë në dorë, ku ishin vendosur një kokërr mollë, një vesh rrush dhe një thikë në një kartëpecetë bezeje. Pasi e la pjatën në tavolinën në formë T-je, ai u largua. Kiçoja u afrua te pjata dhe më pyeti:

-Kë do, mollën apo rrushin? (këto bënin pjesë të trajtimin si kuadër i lartë).

Duke menduar se kush rri e qëron mollën në prezencë i thashë shpejt e shpejt, duke qeshur:

-Rrushin.
-E mirë, shko e merre.

Ai mori mollën dhe pasi e qëroi, e preu kubikë-kubikë, gati për të ngrënë. Por, papritur bie telefoni, ai i kuqi, i cili lidhej direkt me Ramiz Alinë.

-Kiço – u dëgjua zëri i Ramizit – në atë zyrë ku qetësia ishte absolute.

-Nxirr tanket në rrugë dhe vendosi tek ura e hotel “Dajtit” që të frenohet turma e të mos bëjnë përpara. Kiçoja, sikur e kishte përgjigjen “hazër xhevap”, ia preu pa ia bërë tërr syri:

Jo, shoku Ramiz, unë nuk mund ta zbatoj këtë urdhër, të nxjerr tanket kundër protestuesve, tanket i kemi për luftë kundër serbit. Nëse doni, ju urdhëroni të dalin tanket e Gardës, të cilat janë direkt nën urdhrat tuaja.

-Ashtu – ia preu Ramizi dhe i mbylli telefonin Kiços

Ç’është e vërteta Garda në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë tanke në organikë. Mbrojtjen e kryeqytetit e bënin dy brigada tankesh, njëra në Sauk me komandant Petrit. M dhe tjetra në Zall Herr me komandant Kujtim. D. Mirëpo situata ndryshoi me daljen në dritë të akuzave për grupin e “puçistëve” Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako, ku njeri prej tyre në hetuesi, duke akuzuar njëritjetrin përmendi faktin që kish thënë se “po, të dua unë e rrethoj Komitetin Qendror me tanke”. Idem me një drejtor të SHIK-ut të Tiranës, i cili duke ngrënë drekë me mua dhe dikë tjetër u shpreh se: “Po të dua unë, me një fishkëllimë rrethoj vendin me shikas”…(kishte pirë pak!). Me daljen e asaj shprehjes nga grupi i “puçistëve”, Byroja Politike, me urdhër të veçantë e me ngut, vendosi brenda në oborrin e Gardës, në kapanon veror një kompani tankiste, nëntë tanke dhe një dragaç. Ato do të përdoreshin vetëm me urdhër të Byrosë Politike. U zgjatëm pak në këtë pikë se organikisht Kiçoja nuk kishte asnjë kompetencë të urdhëronte nxjerrjen e tankeve të Gardës. Por, Ramiz Alia si rrufjan që ishte gjatë gjithë karrierës së tij, donte që përgjegjësinë t’ia kalonte Kiços, për atë ç’ka mund të ndodhte. Shyqyr Zotit nuk ndodhi ndonjë masakër, falë edhe atij politikanit që ktheu turmën, që ishte nisur në drejtim të Bllokut. Sepse tanku atëherë kishte një arsenal me armatim të rëndë. Edhe Boris Jelcini në Rusi nxori tanket në rrugë, por ama jo kundër popullit por, qëlloi direkt Parlamentin Rus (DUMA), derisa i detyroi parlamentarët të dorëzojnë pushtetin. E kishim fjalën në kundërshtimin që Kiçoja i bëri Ramiz Alisë, gjë që ishte një situatë e paprecedentë sepse në historinë dhjetëravjeçare nuk kishte guxuar asnjë njeri të kundërshtonte urdhrin e Enver Hoxhës apo Ramiz Alisë, epo ja që doli një trim, trim e patriot, gjakftohtë e largpamës. Për të qenë i sinqertë, mua më zuri “tartakuti”, frika se nga çasti në çast, do të hapej dera e do hynin nja tre-katër sigurimsa, të cilët pa çak, pa bam do t’i vinin hekurat në duar Kiços. Se historia kishte treguar se hekurat ishin vëne dikur edhe në mes të mbledhjeve, (si Sadami kundërshtarëve), pastaj të hiqnin titullin e postin, dekoratat, konfiskimin e pasurisë e mospasje të drejtë vote për pesë vjet, paçka se kur bëheshin këto ti mund të ishe në burg ose… në varr me një plumb pas koke! Dhe ashtu u bë, Ramizi nxori tanket në bulevard për të frenuar e trembur protestuesit, por shoferët e tankeve u bashkuan me protestuesit e të hipur mbi tanke bënin xhiro në bulevard. Njërin prej tankeve e përdorën për të tërhequr litarin në qafën e monumentit të Enverit. Pastaj tanket u kthyen vetë në Gardë. Kur kaluan tanket para Ministrisë së Mbrojtjes me atë tërsëllimën e zinxhirëve në asfalt, Kiçoja u ngrit në këmbë dhe u afrua tek dritarja.

-E shikon, Pëllumb – i nxori tanket. Gabim i madh. Ishalla nuk ka ndonjë shkrepje se pastaj… “O Mete për vete”. Këta kot e kanë – vazhdoi duke shtuar – edhe ata të Shkollës së Bashkuar që duan të dalin nga shkolla e të sulmojnë protestuesit, edhe ata që dhanë urdhrin të mobilizoheshin rezervistat. Bile, për revoltën e Shkollës së Bashkuar, aso kohe Sali Berisha akuzoi Kiço Mustaqin sikur ai ishte inspiruesi i asaj revolte.

-Por Kiçua, qetë, – iu përgjigj me vendosmëri- se nuk kam lidhje me atë revoltë, koha do ta vërtetojë këtë.

-Epo – ia ktheu Saliu – grushtin e shtetit nuk e bëjnë bluzat e bardha, por ushtria.

-Ushtria, ushtria – ia ktheu Kiçua- por, jo unë. (Më pas u vërtetua se revoltën në Shkollën e Bashkuar e kishin organizuar dy nënkryetarët e shoqatës “Vullnetarët e Enver Hoxhës”, të cilët më pas u bënë njëri deputet i PS-së dhe tjetri president i PD-së)

-Pëllumb – m’u drejtua më pas Kiçoja – nuk mbahet pushteti me dhunë si Pinoçeti në Kili, nuk mund të mbushim stadiumet me rininë e vendit siç bëri Pinoçeti që vrau e zhduku dyzet e ca mijë bijë nënash dhe pse? – se donin liri veprimi, liri të shprehjes e barazi para ligjit.

-Ata (PD-ja) – vazhdoi ai – kanë me vete rininë, ne nuk kemi asgjë, veç kobureve. Prandaj, pushtetin ta dorëzojmë pa gjak, e kërkon koha ashtu si në të gjitha vendet e Lindjes.

U ngrit, kapi dorezën e telefonit dhe pa i rënë akoma numrit, u kthye nga unë (mollën e rrushin ndërkohë i kishim ngrënë) dhe më tha:

-Largohu, ik nga ministria, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë!

-Si urdhëron – i thashë – dhe ia dhashë vrapit për në shtëpi, nga ku do ndiqja në televizor zhvillimin e ngjarjeve në mes të Tiranës.

Më vonë, kur Kiço u kthye në Shqipëri nga emigrimi pesëmbëdhjetëvjeçar u takuam në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Popullore. Unë ndërkaq kisha informacion të saktë për punën që Kiço kishte bërë në Greqi. Ai (siç e pohoi edhe vet) punonte në një pikë shitje karburantesh (dhe jo roje siç shkruan ndonjë nëpër portale). Ama, është tragjike, askush nuk mund ta imagjinonte që një ministër Mbrojtje, Kandidat i Komitetit Qendror të Byrosë Politike i Shqipërisë të katandiset argat, duke iu shërbyer grekëve. Por e vërteta mbetet e vërtetë. Kiçoja nuk kishte ndonjë kapital përveç rrogës së tij si funksionar shteti, prandaj i duhej të bënte çdo lloj pune që të mbante veten dhe familjen. Qeveritë e mëparshme nuk duhej kurrsesi që të lëshonin Kiçon, ushtarak i pastër, me eksperiencë, trim e patriot të largohej drejt Greqisë, por ta mbanin si këshilltar apo ekspert pranë Forcave të Armatosura!

-Epo – më tha Kiçoja duke qeshur me shpirt pasi u takuam – i provova të dyja, edhe majën e pushtetit, edhe fundin e piramidës.

Kjo ishte historia e një ushtaraku të veçantë, që guxoi e kundërshtonte urdhrin e Ramiz Alisë, duke evituar një përplasje të përgjakshme. Megjithatë, unë nuk do të rri pa përmendur në këtë shkrim edhe një episod tjetër që i ka ndodhur Kiço trimit, lidhur me djemtë e tij. Ata të dy punonin në tragetet e transportit të mallrave dhe pasagjerëve në linjën AntirioPatra. Zakonisht punonin turni i natës, një punë sakrifice që vetë grekët nuk e pranonin si punë. Por, ama pagesa ishte goxha e kënaqshme. Por, siç ndodh rëndom, hajdutët duke pasur parasysh se këta fitojnë shumë, i sulen apartamentit ku banonin djemtë duke i kërcënuar me thika në duar për t’u dhënë paratë atyre. Filloi përleshja dhe hajdutët duke parë vendosmërinë e tyre pasi i plagosën të dy, u larguan duke iu marrë vetëm njëqind mijë dhrahmi, të cilat ishin në një sirtar.

M’i shpëtoi Zoti – pat thënë Kiçoja atëherë.

-Në ato kohë kjo ngjarje bëri bujë në shtypin grek (sa herë ka ngjarje me shqiptarë media gjithfarësh hidhen në sulm) dhe qëlloi që unë po udhëtoja me taksi nga aeroporti në Athinë.

-Ju shqiptarët – më tha taksisti grek – të vrisni për tridhjetë mijë dhrahmi, ndërsa ne edhe kur vjedhim banka me miliona, mundohemi që jetën e të pranishmëve ta ruajmë.

Kjo thënie e taksixhiut grek përkon sot me të penduarit e drejtësisë sonë, kur deklarojnë pa ua bërë tërt syri, se – për të vrarë x-in mora dhjetë mijë euro, për të sakatosur (jo vrarë) mora njëzet mijë euro. Absurde. Ligji te ne është shumë i butë. Nejse, po e mbyllim me kaq. Radhën tjetër do t’u japim lexuesve të gazetës “Panorama” një shkrim për bisedën private që kam bërë me Ramiz Alinë nga aeroporti i Athinës deri në Tiranë.

Autori, drejtor i revistës “Hosteni”

/Gazeta Panorama 


Send this to a friend