VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Tri ushqimet të cilat ulin kolesterolin deri në 40%

By | April 9, 2019

Komentet

Etilometri që premton të diagnostifikojë COVID-in

Marrë nga Reuters

Një etilometër i shpikur për të zbuluar marihuanën në frymëmarrjen e shoferëve mund të jetë në gjendje të diktojë COVID-19n në frymën e atyre që e përhapin më shumë koronavirusin, të ashtuquajturit “super-përhapës”. Kompania prodhuese e pajisjes, Hound Labs me qendër në Kaliforni, ka në plan ta nxjerrë pajisjen në treg nga fundi i këtij viti.

Provat në shkallë të vogël në Nju Jork dhe Kaliforni kanë treguar se etilometri i marihuanës mund të zbulojë edhe koronavirusin te fryma e njerëzve, thotë Mike Lynn drejtor ekzekutiv i kompanisë Hound Labs.

“Kemi shpenzuar rreth 50 milion dollarë në gjashtë vitet e fundit dhe kemi bërë mijëra teste te njerëzit për të krijuar një teknologji mjaft të veçantë që na lejon të analizojmë frymën dhe të zbulojmë përqëndrime tepër të vogla molekulash marihuane dhe tani të COVID-19s. I bëmë disa modifikime të vogla etilometrit dhe më pas kryem disa prova”.

Zoti Lynn thotë se laboratori bëri krahasime mes njerëzve që rezultonin pozitivë nga testi me shtupë dhe nga testi i frymës me etilometër, për të gjetur rolin e frymës në përhapjen e koronavirusit.

“Nga ata që dolën pozitivë me shtupë, rreth 25 përqind rezultuan pozitivë edhe në frymën e tyre, ndërsa 75 përqind jo. Dhe kjo përputhet me atë që ne dimë për ‘super-përhapësit’ e koronavirusit. Pra 20 për qind e njerëzve me COVID-19 mund ta përhapin atë gjerësisht, në dhjetëra njerëz, ndërsa 80 për qind nuk e përhapin fare ose shumë pak,” thotë Dr. Lynn.

Faza e parë e testimit u krye në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësisë të shtetit Nju Jork në një mjedis spitalor. COVID-19a u zbulua në frymën e një pacienti nga 14 të testuar.

Komisioneri i Shëndetësisë i Shtetit të Nju Jorkut Howard Zucker tha se shteti po bashkëpunon me kompani që mund të bëjnë testime të shpejta.

“Ekziston një nevojë e madhe për një sistem të thjeshtë që të mbledhë mostrat dhe të kryejë një provë të shpejtë e cila të mund të japë rezultate të menjëhershme në pikën e kujdesit,” thotë zoti Zucker.

Ekspertët thonë se nevojiten kërkime dhe prova të mëtejshme klinike në shkallë të gjerë para se të provohet nëse vërtet ka një lidhje mes njerëzve me virus të zbulueshëm në frymën e tyre dhe ‘super-përhapësve’. zëri i amerikës

Pse murtaja apo “Vdekja e Zezë” është ende e pranishme edhe në kohën e sotme? Ja si shfaqet dhe nga kush transmetohet

Murtaja si një nga sëmundjet më vdekjeprurëse bakteriale në historinë e njerëzimit, shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve vetëm në Evropë gjatë Mesjetës, kur asokohe njihej si Vdekja e Zezë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ndonëse në ditët e sotme shfaqet rrallë tek njerëzit, murtaja është ende aktive në disa raste, kjo pasi Kalifornia konfirmoi një të prekur për herë të parë në pesë vite, në New Mexico një 20 vjeçar pothuajse vdiq, ndërsa u raportua për disa raste edhe në Kinë.

Murtaja transmetohet gjerësisht nga pleshtat e brejtësve, ndërsa simptomat shfaqen kryesisht pas një jave pas infeksionit.

Personat e prekur zhvillojnë nyje limfatike të fryra të cilat njihen si “bubos”, ato shfaqen kryesisht në zonat e ijëve; në sqetulla ose qafë. Të njëjtit zhvillojnë po ashtu ethe dhe kollitje.

Si mund të infektohesh nga murtaja?

Murtaja njihet si sëmundje e cila prek kryesisht njerëzit si dhe gjitarët, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Njerëzit infektohen nga sëmundja pasi kafshohen nga një plesht i brejtësit i cili mban në vete bakterin Yersinia pestis, i cili e shkakton murtajën. Të njëjtit mund të infektohen edhe duke e trajtuar një kafshë të infektuar, bazuar në të dhënat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA.

Macet të cilat mund të kenë qenë të infektuara mund t’i infektojnë drejpërdrejt njerëzit, ndërsa qentë mund t’i bartin pleshtat tek pronarët e tyre.

Njerëzit mund të sëmuren nëse thithin spërkalat nga kolla e një personi të infektuar ose edhe nga ndonjë kafshë.

Bakteriet ende vazhdojnë të jenë të pranishme për shkak të niveleve të ulëta të cilat qarkullojnë tek njerëzit midis brejtësve të caktuar, thotë CDC.

Ndërkohë, kafshët e infektuara dhe pleshtat e tyre shërbejnë si “rezervuarë” afatgjate për bakteriet.

Në cilat vende shfaqet murtaja?

Murtaja shfaqet kryesisht në zona rurale, ndërkohë në SHBA ajo zhvillohet veçanërisht në vendet si Arizona, Kalifornia, Kolorado, si dhe në New Mexico. Sipas CDC, rreth shtatë raste të murtajës raportohen për çdo vit brenda vendit. Në mënyrë të konsiderueshme raste më të shumta shfaqen në Afrikë dhe në Azi.

Nga viti 2010 deri në vitin 2015 u raportuan globalisht rreth 3,248 raste, përfshirë edhe 584 viktima bazuar në të dhënat e OBSH-së.

Organizata thotë se tre vendet më endemike janë Rebulika Demokratike e Kongos, Madagaskari dhe Peruja.

Sipas të dhënave murtaja shfaqet në tre lloje; në atë bubonike, septikemike dhe pneumonike.

Murtaja pneumonike e cila prek mushkëritë mund të transmetohet drejtpërdrejt mes njerëzve.

Ky lloj shpërthimi ndodhi në vitin 2017 në Madagaskar, ku u raportuan gjithsej 2,348 raste të dyshuara dhe 2020 viktima, raporton CNN.

“Bakteria e murtajës është akoma e pranishme në shumë pjesë të botës përfshirë dhe SHBA, zakonisht në mesin e brejtësve dhe tek marmotat”, tha Matthew Dryden në Science Media Center.

Dryden është një mikrobiolog konsulent në Universitetin e Southampton tek Departamenti i Sëmundjeve të Rralla për Shëndetin Publik.

“Sëmundja përhapet tek njerëzit kur ekziston kontakti i drejtpërdrejtë i tyre me kafshët e infektuara, ose nga pleshtat e tyre tek njeriu”, u shpreh eksperti.

Epidemia e fundit e murtajës tek zonat urbane në SHBA u shfaq në qytetin e Los Angeles, nga viti 1942 deri në vitin 1925, pohon CDC.

A duhet të brengosemi?

Antibiotiku si streptomicina është kryesisht trajtimi i parë i cili aplikohet në fillim të infeksionit – ilaçi mund të parandalojë komplikimet dhe vdekjen menjëherë pas shfaqjes së simptomave. Sidoqoftë, një llojë murtaje bubonike me rezistencë të nivelit të lartë ndaj streptomicinës u pa kohët e fundit në Madagaskar.

“Rreziku i transmetimit midis njerëzve siç ndodhi në mesjetë nuk ka shumë gjasa të ndodh, pasi bakteria është kryesisht e ndjeshme ndaj trajtimeve me antiobioikë”, u shpreh Dryden për SMC.

“Është e rëndësishme që ne të përdorim antibiotikë në mënyrë të duhur për t’i ruajtur këto ilaçe të rëndësishme”, vazhdoi ai.

A ekziston ndonjë vaksinë efektive kundër murtajës?

Aktualisht, siç shkruan CNN, nuk ekziston asnjë vaksinë efektive kundër murtajës, studimet thonë se një lloj i saj ka treguar premtime kundër murtajës pneumonike, ajo nuk ofron mbrojtje kundër asaj bubonike.

Bazuar në hulumtimet e fundit të vaksinave eksperimentale, studiuesit po eksplorojnë shumëllojshmëri të tyre për ta zhvilluar një vaksinë efektive.

Si duhet të mbrohemi nga murtaja?

Për ta shmangur një infeksion të mundshëm, njerëzit duhet të eliminojnë foletë e brejtësve rreth shtëpive, kasolleve, garazheve, dhe zonat rekreative duke i eleminuar grumbujt shkëmborë, plehrat dhe dru zjarri që mund të jenë të tepërta.

Nëse ndonjë kafshë është e sëmurë ose e ngordhur, raportoni organet e vendit ose zyrtarët e juaj shëndetësorë lokalë; mos i prekni vetë. Nëse duhet patjetër t’i trajtoni vetë ato, atëherë duhet të vishni doreza.

Në qoftë se jetoni në një zonë endemike, merrni masa praprake shtesë. Përdorni vajin DEET, kundër insekteve për t’i parandaluar kafshimet e pleshtave, si dhe aplikojeni atë rregullisht tek qentë dhe macet. Mos flini me kafshët shtëpiake pasi kjo rrit rrezikun e infektimit nga murtaja.

Vlen të ceket që kafshët shtëpiake duhet të qëndrojnë larg brejtësve të cilët mund të përmbajnë bakterien.

OBSH: Përhapja e koronavirusit po përshpejtohet nga 20,30 dhe 40-vjeçarët

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të martën se është e shqetësuar që përhapja e koronavirusit të ri është duke u regjistruar në mesin e personave të moshave 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumica e të cilëve nuk kanë qenë të vetëdijshëm se kanë qenë të infektuar, çka përbën rrezik për grupet e ndjeshme.

Zyrtarët e OBSH-së kanë thënë këtë muaj se shifrat e të rinjve të infektuar është rritur në nivel global, duke rrezikuar kategoritë e ndjeshme të shoqërisë në gjithë botën, duke përfshirë të moshuarit dhe të sëmurët.

“Epidemia është duke ndryshuar”, ka thënë drejtori i OBSH-së për rajonin e Paqësorit, Takeshi Kasai.

“Personat e moshave 20, 30 dhe 40-vjeçare janë duke përhapur virusin. Shumica as nuk janë të vetëdijshëm se janë infektuar”.

Rritja e numrit të rasteve të reja ka shtyrë disa shtete të rivendosin kufizime në lëvizje, ndërkohë që kompanitë janë në garë për gjetjen e vaksinës për virusin që ka shkatërruar ekonomitë, ka lënë të vdekur më shumë se 770,000 persona dhe ka infektuar 22 milionë banorë në nivel global, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Ish- zyrtari amerikan: Personat e prekur nga COVID-19 mund të fitojnë imunitet deri në 1 vit

Një ish-zyrtar i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, doktor Scott Gottleib tha të dielën se personat e prekur nga COVID-19 mund të fitojnë imunitet ndaj virusit që mund të shkojë deri në një vit.

Duke folur të dielën për rrjetin CBS rreth gjetjeve të reja të Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve zoti Gottleib tha se është e sigurt se trupi i njeriut mund të fitojë imunitet deri në tre muaj pas prekjes nga sëmundja.

Por ai shtoi se gjasat janë që imuniteti të zgjasë nga gjashtë në 12 muaj, duke variuar nga një person tek tjetri.

Eksperti kërkoi të bëhet kujdes duke kujtuar se mjekët ende nuk dinë shumë gjera rreth COVID-19.

Prej shpërthimit të pandemisë në SHBA janë shënuar mbi 170 mijë vdekje ndërsa janë infektuar mbi 5.4 milionë vetë.

/VOA

Rezultoi pozitiv me Covid19, ndahet nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla

Është ndarë nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Papanikolla ishte i njohur me pseudonimin siç e thirrnin të gjithë kolegët “Daja”.

Ai i takon brezit të themeluesve të Cirkut në Shqipëri, i cili së bashku me Talat Agollin hodhën themelet e këtij arti duke realizuar shfaqje të shumta.

Ai dha një kontribut të madh si mësues në Studion e parë të fëmijëve të ngritur në Cirk në vitet 1976-1980 duke përgatitur një brez të rinj të talentuar në këtë lloj arti. Kosta Papanikollaka qenë udhëheqës artistik në shfaqjen e parë “Shpërthimore rinore”. Eshtë dekoruar me urdhërin “Nam Frashëri” i Klasit të parë dhe të dytë. Deri kur doli në pension ai ishte pjësëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga stafi.

Kosta Papanikolla lindi në Elbasan më 11.05.1932. Ai u aktivizua dhe debutoi në disa profile të cirkut duke realizuar numra xhonglerimi, numra ekuilibri me trungje, me bambu dhe shkallë, numra në ajër, numra si prestigjator etj. Ka kryer specializimi njëvjeçar në Kinë në vitet 1975-1976. Ka kryer arsimin e lartë profesional në Institutin e Kulturës fizike “Vojo Kushi”.

Papanikolla është shquar për nivel të lartë interpretimi të numrave akrobatikë, në zhanre të ndryshme të cirkut. Në vitin 1959 me në krye të madhin Telat Agolli u realizua një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik” duke e kthyer këtë moment edhe me krijimin zyrtarisht të Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Pas vitit 1990 ai u vendos me familjen në qytetin e Udinës në Itali. Mediat italiane kanë shkruar për lajmin e ndarjes nga jeta të pionierit të Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla.

Instituti gjerman paralajmëron për në vjeshtë vaksinën ndaj koronavirusit

Instituti kryesor për sëmundjet infektive në Gjermani tha të mërkurën se një vaksinë e parë kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë, raporton Reuters.

“Sipas vlerësimeve paraprake disponueshmëria e një ose disa vaksinave mund të realizohet deri në vjeshtë të vitit 2020”, tha Instituti Robert Koch në një deklaratë në faqen e internetit.

Por, sipas këtij instituti, do të duhet më shumë kohë për të vënë nën kontroll pandeminë.

“Do të ishte e rrezikshme në këtë pikë të besosh se një vaksinim, duke nisur nga vjeshta 2020, mund të kontrollojë pandeminë”, thuhet në deklaratën e këtij Instituti.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë të këtij instituti, ndikimi i çdo vaksine mund të jetë i kufizuar për shkak të mutacioneve që pëson virusi ose për arsyen se produktet e para në treg mund të ofrojnë vetëm imunitet afatshkurtër.

Firma gjermane bioteknike BioNTech, e cila po punon me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer për një vaksinë të re, të martën përsëriti se synon të paraqesë kërkesën për autorizim emergjent qysh në tetor, nëse provat në vazhdim kanë sukses.

Gjithashtu, në të njëjten ditë, Rusia u bë vendi i parë në botë që dha miratimin për një vaksinë COVID-19, pa siguruar të dhëna për fazat e testimit, gjë që ngjalli shqetësime midis disa ekspertëve globalë të shëndetit. rel

Rusia do të fillojë prodhimin e vaksinave COVID-19 për 2 javë

Moskë

Grupi i parë i vaksinave të Rusisë kundër koronavirusit të ri (COVID-19), që pritet të dalë në prodhim brenda dy javëve, do të caktohen për imunizimin e mjekëve para se të shkojnë në publikun e gjerë, tha sot ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Mikhail Murashko, raporton Anadolu Agency (AA).

Prodhimi i vaksinave në Rusi do të jetë i orientuar për nevoja vendore, i përshtatur për të mbuluar kërkesat e brendshme, tha Mikhail Murashko në një konferencë shtypi në Moskë duke dhënë detaje shtesë rreth vaksinës së shumëpritur.

Ndërkohë, Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) po negocion prodhimin e vaksinës jashtë vendit.

I pyetur për sigurinë, Alexander Gintsburg, kreu i Institutit të Kërkimeve të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya, i cili zhvilloi vaksinën pionier, tha se vaksina bazohet në një platformë shkencore të hulumtuar mire.

“Platforma ka qenë në zhvillim për 25 vjet me qëllim të terapisë së gjeneve, por në fund të vitit 2014 u përdor për të krijuar ilaçe për të luftuar viruset që ndryshojnë në mënyrë rapide”, tha ai.

“E njëjta platformë u përdor për të zhvilluar vaksinat kundër Ebola, MERS (Sindromi Respirator në Lindjen e Mesme) dhe një numër sëmundjesh tjera. Ajo lejoi krijimin e vaksinës së Ebolës brenda një periudhe mjaft të shkurtër prej 15 muajsh, e cila më vonë u vlerësua shumë nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë)”.

Ai shtoi: “Teknologjia nuk është unike, po ashtu përdoret në Britaninë e Madhe dhe Kinë, por në rastin tonë, ajo ka avantazhet e saj”.

Vaksina do të monitorohet dhe ka një pasaportë dixhitale, me të gjitha lëvizjet dhe rezultatet e vaksinimit të përcaktuara për t’u gjurmuar dhe ekzaminuar, shpjegoi ai.

Duke vazhduar observimin e të gjithë marrësve të vaksinave deri më sot në të gjitha fazat e provave, njerëz dhe kafshë, askush nuk u infektua, tha Murashko.

Vaksina për fëmijë dhe të moshuar

Gintsburg tha se e njëjta vaksinë do të përdoret për fëmijët dhe të moshuarit, por doza dhe si duhet të administrohet vaksina kanë nevojë për hulumtime shtesë, të cilat mund të fillojnë pasi të përfundojnë provat mbi të rriturit.

Për më tepër, vaksina për fëmijët do të ekzaminohet gradualisht në tre grupe, fëmijë më të rritur, grupi i mesëm dhe më i ri.

Megjithëse fëmijët janë më pak të rrezikuar nga infeksioni, ata nuk janë imunë, pasi aktualisht nëntë fëmijë në Rusi vuajnë nga një formë e rëndë e virusit.

Sa për të moshuarit, Gintsburg, 68 vjeç, tha se ai vetë u vaksinua pesë muaj më parë dhe ndjehet mirë.

Vaksina do të administrohet përmes dy injeksioneve, së pari me një shishkë të shënjuar në blu dhe më pas tre javë më vonë, nga një shishkë e shënuar në të kuqe. Dallimi është në llojet e adenovirusit të përdorur për shpërndarjen e vaksinës në qelizat e trupit.

Sipas udhëzimit të tij për përdorim, ai mund të përdoret për njerëzit e moshës 18-60 vjeç dhe mund të kombinohet me antigjenë të tjerë, përfshirë kundër gripit.

Për efektin maksimal, agjentët e imunizimit duhet të injektohen në një interval prej dy ose tre javësh, duke i dhënë kohë sistemit imunitarë të qetësohet pas aktivizimit, i provokuar nga futja e substancave të huaja.

Marrësit e vaksinave do të monitorohen nga mjekët, dhe po ashtu po zhvillohet një aplikacion mobil, në mënyrë që pacientët të shtojnë në mënyrë rutinore të dhëna për gjendjen e tyre dhe të informojnë shpejt mjekët për ndërlikimet e mundshme.

Shi yjesh në qiellin shqiptar- Mos humbisni netët magjike të Shën Lorencit

Çdo vit, miliona njerëz në botë, përfshirë edhe shumë shqiptarë presin netët magjike të Shën Lorencit apo të cilësuara ndryshe si “Lotët e Shën Lorencit”.

Shkëputja nga vetja për të kapur një yll që bie, për ta shndërruar atë në një dëshirë, është një nga momentet më të paqta që përfshin tërësinë tonë.

Çdo vit, sipas të dhënave të AgroWeb.org, miliona njerëz në botë, përfshirë edhe shumë shqiptarë presin netët magjike të Shën Lorencit apo të cilësuara ndryshe si “Lotët e Shën Lorencit”.

Janë netët e ëndërrimtarëve!

Netët e shumëpritura të verës, ku njerëzit nisin bisedojnë me yjet për tu rrëfyer atyre dëshirat më të fshehta.

Duke nisur nga data 10 gusht e deri në 14 gusht, qielli do të ofrojë një spektakël të vërtetë, duke u përfshirë në një stuhi yjesh që bien e shuhen.

Ky fenomen ndodh në hemisferën veriore të Tokës dhe njihet si shiu meteorik i Perseideve.

Dukuria ka të bëjë me rrugën që përshkojnë gurët hapësinorë, të cilët gjatë rënies drejtohen drejt Tokës duke u djegur.

Gjatë rënies së tyre, këto gurë krijojnë vija të zjarrta në qiell, të cilat krijojnë përshtypjen e rënies së tyre nga yjësia e Perseut.

Gjatë këtyre ditëve, kur dielli bie në perëndimin e tij, dhe vendin e zë nata, në qiell do të nisin të shfaqen yjet që bien.

Pas mesnate, stuhia e yjeve nis të “vallëzojë”.

Edhe Shqipëria do të “pushtohet” nga ky fenomen i jashtëzakonshëm.

Për të shijuar sa më të plotë magjinë e këtyre netëve, idealja do të ishte që zgjidhnit një vend në periferi apo në fshat, larg qytetit dhe dritave të tij dhe të keni përballë vetes sa më shumë qiell që të mundeni.

Sipas traditës së mbetur tashmë, teksa sheh një yll që bie e shuhet në qiell duhet të shprehësh edhe një dëshirë. Mjafton të përqëndroheni me shikim drejt qiellit dhe do përfshiheni tërësisht në magjinë e këtyre netëve të pagjumta.

Perseidet mund të shihen në hemisferën veriore, në pjesën veri-lindore të qiellit dhe në zenit, pika në qiell direkt sipër jush, ekspertë të NASA-s kanë konfirmuar se ky është një rast i rrallë që nuk duhet humbur./AgroWeb.org

Studimi mbështet teorinë se disa njerëz kanë imunitet të natyrshëm ndaj COVID-19

Një studim sugjeron që ftohja e zakonshme mund të përgatisë trupin e një personi për të luftuar COVID-19, një zbulim që ndihmon të shpjegohet arsyeja përse njerëzit kanë përgjigje kaq të ndryshme ndaj koronavirusit dhe mund të japin të dhëna për ta luftuar atë.

Studimi pason një hulumtim në maj, i cili tregoi se gjysma e popullsisë mund të ketë një lloj imuniteti të ndërtuar ndaj COVID-19 pa e pasur kurrë më parë virusin. Shkencëtarët raportuan raste të fenomenit në Britani, Gjermani, Hollandë dhe Singapor.

Shkencëtarët dyshuan se kjo “memorje” e imunitetit ishte e lidhur me ata njerëz që kishin luftuar më parë ftohjen e zakonshme. Një studim i botuar të martën në revistën Science përshkruan se si studiuesit nga Instituti La Jolla për Imunologji kërkuan të gjenin prova që mbështesin këtë teori.

Ata analizuan mostrat e gjakut të marra nga lëndë të shëndetshme të mbledhura para pandemisë dhe ekzaminuan qelizat T në ato mostra. Qelizat T ose qelizat e bardha të gjakut, janë pjesa kryesore e sistemit imunitar të trupit, që prodhojnë antitrupa për të shkatërruar qelizat e infektuara.

Studiuesit thonë se qelizat T mbajnë mend infeksionet e shkuara për dekada pasi një person ka pasur një sëmundje të caktuar. Në mostrat që ata analizuan, gjetën prova të qelizave T “të trajnuara” për të luftuar viruset që lidhen me ftohjen e zakonshme. Ata gjithashtu u befasuan kur panë që shumë nga qelizat T në mostër gjithashtu njohën COVID-19 pa qenë të ekspozuara ndonjëherë drejtpërdrejt ndaj tij.

Ata sugjerojnë se kjo ka të ngjarë të nxitet nga ngjashmëri të forta mes koronavirusit të ri dhe viruseve të lidhura me të ftohtit.

Studiuesit thonë se kjo mund t’u japë disa pacientëve një fillim të mirë në luftimin e COVID-19, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë një reagim më të fortë imunitar. Kjo mund të shpjegojë arsyen përse disa njerëz marrin virusin dhe kanë pak ose aspak simptoma, ose nuk e marrin virusin fare.

Ata thonë se ka ende shumë të panjohura për mënyrën se si funksionon kjo “memorje” e imunitetit. Shkencëtarët thonë se kjo duhet të vihet në qendër të studimeve të ardhshme mbi përgjigjet e antitrupave dhe zhvillimin e vaksinave. zëri i amerikës

Shqipëria e pesta në Evropë për shifrën e lartë të problemeve nga zemra

Të dhënat për vendet e BE-së dhe disa shtete të tjera jan nga Eurostat

Shqipëria u rendit e pesta në Europë sa i përket peshës së lartë të vdekjeve nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut (zemra, tensioni), pas Bullgarisë, Rumanisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Me zemër më të dobët në Europë janë bullgarët, ku 66% e totalit të vdekjeve erdhi nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të ndjekur nga Rumania (58%),  Lituania (57%), Letonia (55%) dhe Shqipëria (53.7%). Pas Shqipërisë renditet Serbia me 51.9%.

Të dhënat për vendet e BE-së dhe disa shtete të tjera janë dhënë nga Eurostat, dhe i referohen vitit 2017, për Shqipërinë nga INSTAT, ndërsa përpunimi i shifrave të Eurostat dhe krahasimi është bërë nga “Monitor”.

Në vitin 2019, në Shqipëri, nga sëmundjet e qarkullmit të gjakut ndodhën 53.4% e vdekjeve, me një rënie fare të lehtë në raport me 2017-n.

Në Europë, peshën më të ulët të vdekjeve nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut e kanë Danimarka (23.4%), Mbretëria e Bashkuar (25.1), Holanda (25.7).

Për vdekjet nga tumoret, Shqipëria, së bashku me Bullgarinë, renditet në fund, duke pasur peshën më të ulët, me rreth 16% të totalit të humbjeve të jetëve. Rekordin e mbajnë Slovenia dhe Holanda, me rreth 31-32%.

Sëmundjet respiratore janë shkaku i tretë i vdekjeve në Europë, por në Shqipëri ka nivelin më të ulët me 2.9% të totalit. Rekordin e mban Mbretëria e Bashkuar, me rreth 14%.

Qytetet me zemër më të dobët në vend, rriten vdekjet te meshkujt e rinj

Jeta sedentare, dieta e pakontrolluar dhe ekspozimi i lartë ndaj alkoolit dhe ndaj duhanit po i vret shqiptarët dhe më së shumti meshkujt që çdo vit e më shumë po humbasin jetën nga infarktet dhe goditjet në tru. Alarmante është ulja e moshës së vdekshmërisë nga kjo sëmundje për meshkujt nën moshën 50 vjeç.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se më 2019-n kanë humbur jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut 32 persona në ditë.

Në total 11,704 persona kanë humbur jetën nga zemra ose tensioni, ose 53% e totalit të vdekjeve natyrale.

Meshkujt përbëjnë dhe përqindjen më të lartë të humbjes së jetëve nga kjo sëmundje, me 51.5%, përkundjet 50% të grave.

Në vitin 2019 është konstatuar një rritje e lartë e vdekshmërisë nga zemra dhe tensioni në grupmoshën e meshkujve 45-49 vjeç (+17%) dhe 55-59 vjeç (+4.6%)

46% e vdekjeve të meshkujve nga kjo sëmundje ishin të grupmoshës nga 40-59 vjeç, kundrejt 43% që ishte një vit më parë.

Mjekët pohojnë se vdekjet më të larta tek meshkujt i atribuohen stilit te jetesës më së shumti. Doktor P. Malaj thotë se, meshkujt janë të ekspozuar më shumë ndaj pirjes së duhanit, alkoolit, dietës së pa kontrolluar dhe punëve të rënda që rëndojnë sëmundshmërinë dhe sidomos sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

Qarkullimi i Gjakut 

Në të gjithë vendin, në 2019-n kishte 4.1 vdekje për 1000 banorë, për sëmundjen e  aparatit të qarkullimit të gjakut, me një rritje të lehtë në raport me 4, që ishte ky tregues një vit më parë.

Sipas qarqeve, qyteti me vdekjet më të larta nga zemra dhe tensioni, në raport me popullsinë është Berati, me 5.3 vdekje për 1000 banorë, me rritje në raport me vitin e mëparshëm (shih grafikun).

Në vend të dytë ka kaluar Shkodra, e cila ka shënuar një rritje të lartë të humbjeve të jetës nga zemra dhe tensioni në 2019-n (+8%), me 77 jetë të humbura më shumë, duke u ngjitur në 5.3 vdekje për 1000 banorë, nga 4.8% që ishte ky tregues vitin e mëparshëm.

Më pas renditen Korça e Gjirokastra (5.1 secili) , Vlora (4.9), Dibra (4.4).

Zemrën më të fortë e kanë tiranasit (3.5 vdekje për 1000 banorë), durrsakët (po 3.5) dhe elbasanllinjtë (3.4). Burimi:Monitor

Kush duhet ta marrë i pari vaksinën e koronavirusit?

Kush duhet ta marrë i pari vaksinën për COVID-19n? Autoritetet shëndetësore të SHBA shpresojnë që në fund të muajit të ardhshëm të kenë disa udhëzime se si t’i racionojnë dozat fillestare, por ky nuk do të jetë një vendim i lehtë.

“Jo të gjithëve do t’u pëlqejë përgjigjja,” tha Dr. Francis Collins, drejtor i Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë, para njërit prej grupeve këshilluese, ndihmën e të cilit ka kërkuar qeveria për të marrë një vendim.

“Do të ketë shumë njerëz që mendojnë se duhet të ishin në krye të listës,” tha Dr. Collins.

Tradicionalisht, në linjën e parë për të marrë vaksinën janë punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit më të ekspozuar ndaj infeksionit.

Por Dr. Collins hodhi ide të reja: Sipas tij, duhet patur parasysh shpërndarja gjeografike dhe përparësi t’u jepet njerëzve në zonat që virusi ka goditur më shumë.

Nuk duhen harruar as ata vullnetarë që kanë marrë pjesë në fazën e fundit të testimit, por të cilëve u janë injektuar imitime vaksinash, për të bërë krahasimin me të tjerët që kanë marrë vaksinën e vërtetë.

“Ne ua kemi borxh atyre … është një përparësi e veçantë,” tha Dr. Collins.

Studime në shkallë të gjerë këtë verë synojnë të provojnë se cilat nga vaksinat eksperimentale janë të sigurta dhe efektive. Kompanitë Moderna Inc. dhe Pfizer Inc. filluan javën e kaluar testet që përfundimisht do të përfshijnë nga 30,000 vullnetarë secili; në muajt e ardhshëm do të ketë kërkesa po aq të mëdha për vullnetarë, për të testuar vaksinat e kompanive AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Novavax. Ndërkaq, disa vaksina të zhvilluara në Kinë janë në studime më të vogla të fazës së vonë në vendet e tjera.

Megjithë premtimet e zyrtarëve të SHBA se vendi do të ketë miliona doza, e vërteta është jo shumë e këndshme: Edhe nëse një vaksinë shpallet e sigurt dhe e efektshme, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme për të gjithë ata që e dëshirojnë menjëherë, aq më tepër që vaksinat duhen bërë në dy doza.

Si do të vendoset se cila kategori duhet ta marrë vaksinën e para? Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjerojnë: Së pari të vaksinohen 12 milion nga punonjësit më të ekspozuar shëndetësorë, ata të sigurisë kombëtare dhe punonjës të tjerë thelbësorë. Më pas, 110 milion njerëz në rrezik të lartë nga koronavirusi: ata mbi 65 vjeç që strehohen në institucionet e kujdesit afatgjatë, ose ata të çdo moshe që kanë shëndet të dobët. Popullata e përgjithshme vjen më vonë në renditje.

Përparësi duhet të jenë edhe popullatat e afrikano-amerikanëve dhe të latinoamerikanëve që janë goditur më tepër se sa të tjerat nga koronavirusi.

Një tjetër përparësi do të ishin të varfërit e qyteteve që jetojnë në kushtet e banesave me shumë njerëz dhe që kanë më pak mundësi për kujdes shëndetësor, apo që nuk mund të punojnë nga shtëpia si amerikanët më të privilegjuar, thotë Dr. Sharon Frey e Universitetit Saint Luois.

Ndërsa Dr. Henry Bernstein i firmës Northwell Health thotë se në këto raste do të ishte me vend vaksinimi i familjeve të tëra në vend që të veçohet një person i vetëm me rrezik të lartë në familje. zëri i amerikës

OBSH: Koronavirusi, një krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull

Lisa Schlein

Një komision i posaçëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për koronavirusin u mblodh për të diskutuar gjendjen aktuale të pandemisë. OBSH-ja po bën thirrje për solidaritet global në përpjekjet për ta vënë nën kontroll atë.

Komisioni i Emergjencës ra dakord njëzëri për herë të katërt se COVID-19 përbën një çështje urgjente të shëndetit publik me përmasa ndërkombëtare. Kur komisioni e bëri për herë të parë këtë deklaratë më 30 janar, kishte më pak se 100 raste dhe asnjë vdekje jashtë Kinës.

Tani pas gjashtë muajsh, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton për mbi 17 milionë raste në shkallë globale dhe mbi 750 mijë vdekje. Më shumë se gjysma e rasteve të infektimit dhe vdekjeve kanë ndodhur në kontinentin amerikan.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se këto shifra janë një kujtesë e sfidës së jashtëzakonshme që paraqet kjo krizë.

“Pandemia është një krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull, efektet e së cilës do të ndjehen për dekada me radhë. Shumë vende që besonin se e kishin lënë pas fazën më të rëndë, po përballen tani me valë të reja”, tha ai.

Afro 35 ekspertë dhe këshilltarë që morën pjesë në takim virtualisht, kanë hartuar një sërë rekomandimesh për të orientuar përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për të luftuar pandeminë. Një prej tyre është që të bashkërendohen angazhimet rajonale dhe globale për zhvillimin e vaksinave dhe mjekimeve.

Zoti Tedros tha se i kupton shpresat për gjetjen e një vaksime dhe mjekimeve për të trajtuar sëmundjen, megjithatë ai bën thirrje për një ulje të pritshmërive.

“Megjithëse zhvillimi i vaksinës po bëhet me shpejtësi, ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin dhe ta luftojmë me instrumentat që kemi”, tha ai.

Komisioni i Emergjencës thotë se shëndeti publik dhe masat e sjelljeve sociale janë disa nga mjetet më të mira që kanë komunitetet për të luftuar koronavirusin, përfshirë testimin, identifikimin, distancimin fizik dhe larjen e duarve.

Komisioni këshillon që shtetet të kenë sisteme vëzhgimi të koronavirusit me bazë në komunitete dhe u bën atyre thirrje që të ndajnë informacion për masat e udhëtimit, bazuar në vlerësimin e rrezikut në mënyrë që udhëtimi ndërkombëtar të rifillojë në mënyrë të sigurt.

Po ashtu i nxit shtetet që të luftojnë keqinformimin dhe informacionin e rremë për COVID-19-ën që minon përpjekjet për të luftuar pandeminë.


Send this to a friend