Nga Guri i Zi i Shkodrës, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia, lideri historik i PD, Sali Berisha, deklaroi se Lulzim Basha është politikan i dobët dhe frikacak.
Përpara demokratëve, Berisha tregoi rastin kur në zgjedhjet e kaluara Lulzim Basha u tremb nga djali i Rrahman Rrajës i cili i kishte thënë të mos shkonte në Fushë Krujë për fushatë elektorale.
I frikësuar, Basha nuk shkoi, tha Berisha, pavarësisht insistimit të kryetarit të degës së PD dhe demokratëve atje.
Berisha kujtoi ngjarjen e vitit 1997 kur Jozefina Topalli u kërcënua me armë në Vlorë, por sërish shkoi dhe takoi demokratët.
“Ju ftonte në miting, vinit masivisht, fliste 1 orë dhe nuk guxonte të përmendte njëherë emrin e Edi Ramës. I thoja, këta vijnë se janë kundërshtarë të Edi Ramës se ua ka sjellë në majë të hundës qeveria. Unë kështu e kam, tha. Por opozita nuk është kështu. Një tip i dobët dhe frikacak. I thotë në Fushë Krujë i biri i një krimineli në Parlament, Rrahman Rrajës, “Lul mos guxo të dukesh në Fushë Krujë”.
Në mënyrë absolute nuk shkoi të bëjë fushatë në Fushë Krujë. Më vjen kryetari i partisë dhe më thotë, kjam shkuar tre herë dhe i kam thënë duhet të vish që të mos na ulësh kokën ne, se thonë që e ka kërcënuar i biri i Rrahmanit e ka kërcënuar dhe nuk vjen dot. Nuk shkoi.
E gjuajtën me kallashnikov Jozefina Topallin në fshatrat e Vlorës dhe shkoi 10 herë të tjera. Kështu është politika, nuk është për t’u trembur“, u shpreh Berisha.
Berisha: Basha frikacak. Revolucioni ynë nuk ndalet pa sjellë PD-në në pushtet
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Gurin e Zi në Shkodër, ku u prezantua kandidati për kryetar në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, foli për Bashën.
Berisha theksoi se Basha ishte një frikacak, që nuk përmenddte dot emrin e Ramës e nuk shkonte nëpër zona të caktuara kur kërcënohej. Ai shtoi se revolucioni i demokratëve nuk ndalet pa sjellë PD-në në pushtet.
“Revolucioni ynë nuk do ndalet pa sjellë PD-në në pushtet. Unë iu garantoj se sikur Lulzim Basha të kishte çerekun e guximit të Jozefina Topallit apo të Voltana Ademit, do të kishte sjellë PD-në në pushtet patjetër. Kur fliste, nuk thoshte një fjalë kundër Ramës, ishte frikacak.
I biri i një krimineli në Fushë Krujë i ka thënë mos të bëjë fushatë e nuk ka shkuar. E gjuajtën Jozefina Topallin me kallash në Vlorë e ka shkuar 10 herë, politika është për të qëndruar në çdo rast. Ne nuk ka forcë që na ndalon, pa përmbusur këtë narko-shtet”, deklaroi Berisha.
Berisha: Basha dekonspiroi operacionin e 4 shteteve, belgët do t’i shkojnë deri në fund
Lideri historik i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorët e Njësisë Administrative Guri i Zi në Shkodër, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka diskriminuar veriun duke inverstuar në të gjitha qarqet më pak se 2/3 e asaj që është investuar me rras guri në sheshin ‘Skënderbej’.
“Diskriminim racist i Shkodrës dhe veriut nga Edi Rama. Nëse marrim investimet e dhëna për të gjithë zonën e Veriut ato përbëjnë më pak se 2/3 e ivestimeve për rrasa guri në sheshin ‘Skënderbej’. E kam denoncuar me dhjetëra herë. Voltana i ka qëndruar parimit të shpërndarjes së barabartë të të ardhurave si në Ana e Malit dhe Guri i Zi”, vlerësoi Berisha.
Lideri historik i PD tha se revolucioni i demokratëve është në sprovë të madhe, pasi qeveria ka angazhuar gjithçka për ta ndalur, në bashkëpunim me ish-kryetarin e PD.
Berisha akuzoi edhe Bashën se dekonspiroi operacionin e 4 shteteve për çështjen e ‘Toyota Yaris’, por shtoi se belgët do t’i shkojnë deri në fund hetimit.
“Revolucioni ynë është në provë të madhe sepse kundër tij për të ndaluar dallgën e tij, narko shteti ka mobilizuar të gjitha potencialet e tij, por si asnjëherë në 30 vite, ne na doli ish-kreu i partisë kallp, na doli siç i thotë populli arrë me vrimë, e prishur. Edi Rama e mori peng me dosje ku ishte kryekëput i inkriminuar. Secili prej jush nëse del në Tv dhe dekonpsiron një operacion policor kryen një vepër penale dhe dënohet. Operacioni policor që denoncoi Lul Brava ishte operacioni i 4 shteteve. Sa mori sa nuk mori nuk e di, por di atë që akuzën që i bëri prokuroria për dekonspirim të operacionit ia mbylli Edi Rama.
Por akuzën e Belgjikës nuk ia mbyll dot e Edi Rama dhe ata do t’i shkojnë deri në fund këtij problemi”, tha Berisha.
Ish-kryeministri ftoi demokratët që të bashkohen me koalicionin opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’.
“Ftoj edhe ata pak banorë që të bashkohen me ne, të mos e identifikojnë veten me një njeri të të pabesë, të marrë peng, nuk iu lidh asgjë me atë, ata janë të lidhur me ju. Duhet ë jemi të të gjithë së bashku, nga ky proces do të dalim më të bashkuar se asnjëherë. Kemi betejë të madhe përpara. Ata kanë konfiskuar logon, e kanë rrëmbyer dhe ai nuk del vetë në shesh betejë se e di mirë se iu ia merrni fytyrën, por i le kandidatët me logon dhe përpiqet të mashtrojë që njerëzit të votojnë një logo e cila është e tëra në dispozicion të Edi Ramës dhe Lul Bravës. Ndaj ju ftoj që të qartësojmë çdo votues të Gurit të Zi, të Shkodrës, nga Shala e deri në Velipojë se logoja e opozitës së vërtetë, logoja e Bardh Spahisë është Shtëpia e Lirisë, vota e numrit dy për kandidatin tuaj”, theksoi Berisha. syri.net
Kërkesa u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit, e pas shqyrtimit Këshilli vendosi që mund ta marrin USB me 10 mijë faqe, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore për Zv. kryeministren Belinda Balluku.
TIRANË- Këshilli i Mandateve ka vendosur që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘Balluku’. Kërkesa u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit, e pas shqyrtimit Këshilli vendosi që mund ta marrin USB me 10 mijë faqe, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore për Zv. kryeministren Belinda Balluku.
Ndërkohë gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, avokati i Ballukut ka kerkuar 3 jave kohe te njihet me dosjen, por prokuroret e SPAK ka thënë se mund të marrë 5 ditë kohë maksimumi. Ndërkohë, PS ka propozuar që mbledhja të shtyhet më datë 19 janar./Dosja.al
Anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit po diskuton mundësinë shtyrjes së mbledhjes për diskutimet për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë të ditur se Partia Demokratike kërkon që mbledhja të zhvillohet më 22 dhjetor, ndërsa mazhoranca kërkon mbledhja të shtyhet deri në janar.
Avokati i Belinda Ballukut, Adrian Kalia ka kërkuar 3 javë kohë për t’u njohur me dosjen, ndërsa prokurorët e SPAK kanë argumentuar se 3-5 ditë janë të mjaftueshme dhe se brenda këtij afati kohor mund të zhvillohet sërish mbledhja.
Më herët Prokurorët e SPAK, kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se USB-ja me provat dhe aktet e depozituara në Kuvend për heqjen dhe më pas arrestimin e mandatit të Ballukut mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e këtij Këshilli.
Burime për Panorama Online bëjnë të ditur nga mbledhja se opozita kërkon që materialet t’i shqyrtojë pas mbledhjes, ndërkohë nga ana tjetër socialistët kërkojnë që asnjë material i sjellë nga SPAK të mos dalë mbledhja.
Prokurorët e SPAK kanë deklaruar në mbledhje se materialet anëtarët e Këshillit të Mandateve mund t’i marrin provat me vete.
Ndërkohë që Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla ka deklaruar se materialet t’i jepen anëtarëve demokrat në Këshillin e Mandateve, por të mos dalin nga salla.
Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalia kërkon shtyrjen e mbledhjes, me argumentin se i nevojitet me shume kohe për t’u njohur me materialin.
Po ashtu mësohet se palët po diskutojnë edhe mundësinë e shtyrjes së mbledhjes për Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit.
Partia Mundësia mbajti një protestë këtë të premte jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Belinda Balluku.
I pranishëm në protestën e thirrur nga partia Mundësia ishte edhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj.
Për Florjan Binajn, protestat janë “detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, të vidhet dhe të nënçmohet”. bw
Prej më shumë se 4 orë, që kur nisi mbledhja e qeverisë, Belinda Balluku për të cilën SPAK kërkon arrestimin, ajo vazhdon të qëndrojë në zyrën e saj në kryeministri.
Edhe pse mbledhja e qeverisë përfundoi, kryeministri dhe ministrat u larguan, numri dy i qeverisë vazhdon të jete ende aty.
Madje pas disa orësh kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në Kryeministri. Ai është parë jashtë ambienteve të kryeministrisë, teksa ka qëndruar brenda në makinë për rreth 15 minuta duke folur në telefon. gsh
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka renditur pasuritë sipas tij marramendëse të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin e saj.
Ai tha se ajo disponon 300 apartamente dhe konto bankare ndërsa shtoi se ka dhe dy jahte.
“Kanë vjedhur qytetarët. Cili shqiptar mund të mendonte se ajo ka 300 apartamente të grabitura, të blera në këtë mënyrë? Cili? Po jahtet? Dy jahtet. Po vilat? Po kontot bankare me dhjetëra në mos qindra milionë. Këta nuk kuptojnë, t’i falen zotit që Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje, sepse meritonin cdo dënim kapital. Vinoteka e Ramës te Agasi, 4 mln euro me shishe 33-35 mijë euro, 70 vjeçare. Kamerat e Agasit tregojnë se aty faleshin ministra e zyrtarë të tjerë, Rama e kishte si shtëpinë e dytë. Ku është Agasi sot. Shteti ka rënë. Rama duhet të japë dorëheqjen, Lubia ka vjedhur por ka zbatuar urdhërat e tij”, tha Berisha. bw
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në një deklaratë për mediat ka theksuar se nuk është lejuar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen e Ballukut.
Shehaj u shpreh se synojnë që të mbajnë të fshehur kërkesën e SPAK.
Gjithashtu hodhi akuza se Balla ka urdhëruar që në mbledhje të jenë vetëm anëtarët.
“Kanë vendosur dhe duan të bëjnë gjithçka për të mbuluar atë që po ndodh. Duan të mbajnë të fshehur kërkesën e SPAK-ut. Unë kam të drejtë të jem pjesë e Këshillit të Mandateve. Jemi parti politike dhe kemi nevojë të përfaqësohemi. Balla, në asnjë mënyrë, dhe anëtarët e tjerë që janë aty, u tha se nuk lejohen të tjerët. Ky është preteksti që e kanë kërkuar prokurorët. Kjo është hera e parë që e mbajnë mbledhjen me dyer të mbyllura. Kjo është e mbyllur!
Balluku thotë në përgjigje: është vendosur tenderi nga Rama. S’ka më kufi mes krimit dhe shtetit. Një qytetar shqiptar nuk e di më se kujt t’i drejtohet ditën kur ka nevojë për mbrojtje. Kujt t’i kërkojë të mbrohet, policit që e merr peng?
Unë kam bërë edhe kërkesë që të jem në Këshill. As këtë nuk e bënë. Është e qartë që duan ta mbyllin çështjen. Nuk dihet se cilat janë argumentet që ka SPAK. Po kërkohet arresti i Ballukut. Ajo duhet të dalë para drejtësisë.”, tha Shehaj. bw
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj vijon të qëndrojë prej më shumë se një ore jashtë dyerve ku mbahet mbledhja për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Ai ka hedhur akuza se kryeministri Edi Rama synon të mbrojë veten e tij.
Po ashtu ai ngriti shqetësimin për presion nga ana e gardistëve.
“Filloi presioni, dhe këtu ka njerëz të ndershëm por ka edhe palaço. Vijnë këtu dhe fillojnë presionin. Ka gardistë të ndershëm por ka edhe palaço që vijnë bëjnë presionin. Mendojnë se do jenë përgjithmonë në pushtet. Por do ju vijë dita dhe po ju vjen shumë shpejt në fakt. Ku është shefi? Mund ta thërrisni? Jeni të Gardës edhe ju? Mund ta thërrisni shefin? Nëse është normale që garditëst të kalojnë këtu dhe bëjnë presion…Të shohim pak gangsterët që bredhin këtu nëpër parlament”, tha Shehaj.
Deputeti Erlad Kapri deklaroi se është informuar nga deputetë të opozitës se kreu i Grupit Parlamentar të PS ka kërkuar që mbledhja të bëhej me dyer të mbyllura. Sipas kjo është bërë për faktin që të mbaheshin të fshehta diskutimet dhe të vërtetat.
“Jam informuar nga kolegë të opozitës që Taulant Balla ka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura. Është thënë që përderisa i është drejtuar kuvendit përse mos ta dinë të gjithë deputetët. Taulant Balla thotë jo, kërkon të bëhet me dyer të mbyllura. Skandal. Kjo bëhet që ajo që thonë prokurorët në këtë sallë të mos bëhet e ditur.”, tha Kapri. bw
Belinda Balluku është ende në godinën e Kryeministrisë dhe nuk ka dalë për t’ju drejtuar Kryesisë së Kuvendit.
Gazetari Osman Stafa tha për News24 se Balluku duket se nuk ka preferuar për të qenë brenda mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Balluku u rikthye në detyrë pas vendimit të Kushtetuese dhe SPAK veproi duke kërkuar arrestimin e zv/kryeministres.
Kreu i PD Sali Berisha në takimin e zhvilluar me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar.
Berisha ka paralajmëruar protesta më të forta më të vendosura deri në grevë urie.
“Këta kanë asgjësuar parlamentin. Parlamenti nuk ekziston. Protestat tona do të diversifikohen me greva urie me të gjitha format. Deri sa të përmbushim misionin tona. Dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim. Me këtë regjim është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme. Ato janë forma që rrëzojnë narkodiktatura.”, tha ai. bw
Pronari i Report TV dhe Shqiptarja.com, Carlo Bollino, rezulton të jetë i përfshirë në përgjimet e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe vartësit të saj, drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi.
Sipas dosjes hetimore të publikuar në media, rezulton se Carlo Bolino ka përfituar qindra milionë lekë nga ARRSH-ja.
Në bashkëbisedimin mes Ballukut dhe Berberit, zbardhet se Carlo Bollino, çon persona të tretë të interesohen tek ministrja dhe drejtori i ARRSH për projektet dhe pagesat.
Gjatë këtij bashkëbisedimi mes Ballukut dhe Berberit flitet për shumat që ka marrë Bollino nga drejtori i ARRSH.
Në aplikacionin “Whatsapp”, midis shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
Në datën 17.03.2022, në orën 17:45, shtetasja Belinda Balluku i përcjell (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “buonasera belinda, sento it dovere di informarti che nulla di quello quello che ei siamo detti e’ avvenuto, ne il vecchio (il cui valore e’ stato addirittura spalmato te “plani i likujdimi” nei prossimi tre anni!!!) ne’ il nuovo, si dhe i dërgon mesazhet “Merre zgjidhe ktë Se sto kafane po fare terezinë.
Në orën 17:52-17:53, Evis Berberi: “Ja kam pranuar projektin në këshill teknik ka marrë 28 mil të rinj nga 70 mil të rinj the pagesën e mbetur ja kam shtrirë në tre vjet tani do marrë o mil të rinj pasi kanë bërë një shpërndarje për të gjitha projektet dhe nëse duhet ja japim në qershor 39 mil të rinj që është diferenca.
Për gjënë e re se di për çfarë flet Pasi skam diskutuar gjë tjetër me të”.
Në orën 17:57-17:58, Belinda Balluku: “Thërrite atë plehrën që perfaqëson dhe thuaji, kjo është skema çfarë halli ke, shko sqaro Carlon thuaji. Mos shkruaj me tel, min ose pastaj harroje bashkëpunimin”.
Në orën 17:58-18:00, Evis Berberi: “Ok Po është ky plehra që shtyn Carlon se do jetë në hall”,– thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore të publikuar nga CNA.
Këtë të premte do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.
Mbledhja do të nisë në orën 10:30. Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe.
Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.bw
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka apeluar për angazhim dhe mobilizim qytetar në protestat kundër qeverisë. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se këtë të shtunë do t’i bashkohet protestës së organizuar nga Adriatik Lapaj.
Në mesazhin e tij, Binaj thekson se protestimi është “një detyrim themelor i çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, të grabitet dhe të përbuzet”. Sipas tij, heshtja e shoqërisë i jep hapësirë dhe kurajë qeverisë për abuzime, ndërsa reagimi dhe bashkimi në protesta janë mjetet e vetme që e detyrojnë pushtetin të tërhiqet.
Aktori shprehet se vendi po ecën në një drejtim të gabuar dhe se ka ardhur koha që qytetarët të reagojnë, përtej ndasive partiake, për të mbrojtur interesin publik.
Më herët gjatë ditës, Florian Binaj iu bashkua protestës së Adriatik Lapajt, i cili prej disa ditësh po proteston në sheshin përpara Kryeministrisë. Ai njoftoi se do të marrë pjesë në të gjitha protestat e paralajmëruara, përfshirë ato të Partisë “Mundësia”, lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Partisë Demokratike. bw
Komentet