VOAL

VOAL

Thaçi dekoron Fadil Vokrrin me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

July 3, 2018

Komentet

Si do të zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës?

Organizatorët kanë premtuar ceremoni si asnjë tjetër.

 

Reuters

Parisi është gati që xixat dhe shkëlqimin e Olimpiadës t’ua prezantojë miliona njerëzve, përmes një ceremonie hapëse në lumin Sena, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Kështu, kjo do të jetë hera e parë që Lojërat Olimpike nuk do të nisin në stadium.

Rreth 85 anije do të bartin gati 7.000 atletë, një paradë gjashtë kilometra të gjatë në Senë, në zemrën e Parisit.

Nisja do të bëhet prej urës Austerlitz, anijet do të lundrojnë rreth katedrales Notre-Dame, për të arritur më pas afër Kullës Eiffel, si dhe nën shumë ura tjera që gjenden rreth qendrës së kryeqytetit francez.

Ceremonia do të nisë në orën 19:30 të premten e 26 korrikut, dhe do të zgjasë rreth tri orë e 45 minuta.

Çfarë do të shohim?

Organizatorët kanë premtuar ceremoni si asnjë tjetër.

Ata deklarojnë se do t’i shfrytëzojnë monumentet historike, qiellin, ujin dhe “nuk do të jetë asnjë urë e pashfrytëzuar për të lëshuar muzikë, për të vallëzuar apo për performanca tjera”.

Rreth 80 ekrane gjigante nëpër Paris do të transmetojnë gjithë ceremoninë, në të cilën do të ketë edhe vallëzues që do të performojnë prej kulmeve të ndërtesave afër Senës.

Në këtë ceremoni do të festohet për Parisin, Francën dhe Lojërat Olimpike, dhe do të ketë paradë të atletëve, performanca artistike dhe pika tjera sipas protokollit, ka thënë Thomas Jolly, drejtor artistik i ceremonisë hapëse.

Detajet se kush do të ndezë fanarin olimpik për të shënuar nisjen e Lojërave, dhe cilët artistë do të marrin pjesë, janë mbajtur sekrete.

Megjithatë, dihet që Lady Gaga dhe Celine Dion janë në mesin e këngëtarëve që janë parë në Paris, duke zgjuar thashetheme se ato ka mundësi të jenë pjesë e ceremonisë.

Mediat franceze kanë thënë se ylli Aya Nakamura, këngëtarja më e dëgjuar franceze në botë, do të jetë pjesë e ceremonisë.

Nakamura ka qenë shënjestër e abuzimit racor online, kur kanë qarkulluar fjalët e para se ajo do të mund të marrë pjesë në ceremoni.

Ajo këndon në gjuhën frënge, përdor shumë lokalizma dhe stili i saj është i ndikuar prej muzikës Indie, e përzier me R’n’B amerikan dhe ritme afrikane.

Një e panjohur e madhe lidhet me motin.

Parashikimet aktuale janë për mot me vranësira, ndonëse organizatorët kanë pritur se do të ketë perëndim të artë dielli, për ta bërë ceremoninë edhe më magjike.

Kush do të marrë pjesë në ceremoni?

Në ceremoni do të jenë mbi 80 udhëheqës shtetërorë dhe më shumë se 300.000 spektatorë, kanë thënë organizatorët.

Komiteti i Lojërave Olimpike ka thënë se rreth 222.000 njerëz kanë fituar ulëset falas, ndërsa 104.000 është dashur të blejnë biletë.

Anijet, që do t’i bartin atletët, do të jenë të pajisura me kamera, për t’iu mundësuar shikuesve prej larg që të shohin gjithçka sikur të ishin aty, ka thënë komiteti.

Po siguria?

Organizimi i ceremonisë në zemër të Parisit mund të jetë diçka fantastike për të bërë fotografi, mirëpo përbën edhe sfidë të madhe në aspektin e sigurisë.

Rreth 2.000 pjesëtarë të sigurisë dhe 45.000 policë do të jenë të shpërndarë për të garantuar sigurinë e ceremonisë, përfshirë forcat speciale të intervenimit.

Snajperistët do të jenë të angazhuar në kulmet e ndërtesave. I aktivizuar do të jetë edhe sistemi anti-dron.

Spektatorët dhe banorët lokalë do të duhet të kenë leje të posaçme dhe kodin QR për të depërtuar afër zonës ku do të mbahet ceremonia.

Qarkullimi i makinave do të ndalohet, përveç disa përjashtimeve të vogla.

Stacionet e afërta nëpër metro do të jenë të mbyllura, ashtu sikurse kalimi nëpër disa ura.

Aeroplanët nuk do të mund të fluturojnë mbi Paris – përveç atyre që do të jenë pjesë e ceremonisë.

Luftërat në Gazë dhe Ukrainë, si dhe shqetësimet për siguri në shtëpi, e kanë bërë Francën që veçse të jetë e alarmuar në nivelin më të lartë në aspektin e sigurisë.

Zyrtarët kanë thënë se nuk ekziston ndonjë kërcënim specifik për terrorizëm në këtë ceremoni.

Kërcënimi i vetëm potencial mund të jetë prej ndonjë sulmuesi që mund të veprojë vetëm, ose edhe prej ndonjë proteste që mund të mbajnë aktivistë për mjedisin, ata të së djathtës ekstreme, të së majtës ekstreme, apo lëvizjet pro-palestineze.

Një burrë është arrestuar në maj në qytetin francez Saint-Etienne, i dyshuar për planifikim të një sulmi në emër të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në stadiumin e futbollit, në kohën e mbajtjes së Olimpiadës.

Një simpatizues i krahut të djathtë është arrestuar në lindje të Francës në korrik, nën dyshimet se ka bërë komplot për sulme gjatë kohës sa mbahen Lojërat.

Ceremonitë e mëparshme të hapjes së Lojërave Olimpike verore

  • Tokio 2020: Ceremonia hapëse pati rënë në hije nga pandemia e koronavirusit. Ndonëse është shtyrë për një vit, për shkak të rrezikut nga koronavirusi, Lojërat janë mbajtur kryesisht pa shikues.
  • Rio 2016: Brazili, i ndrydhur financiarisht atë kohë, nuk ka pasur shumë zgjidhje përveç organizimit të një ceremonie modeste dhe të varur shumë prej traditave të karnavaleve, që mbahen atje rregullisht.
  • Londra 2012: Mbretëresha Elizabetë, e ndjerë tashmë, është parë në hapje në helikopter bashkë me aktorin Daniel Craig – të njohur për rolin e tij të James Bondit – me të cilin ka udhëtuar rreth Pallatit Buckingham, duke e shtuar madhështinë e gjithë organizimit.
  • Pekini 2008: Rreth një miliard njerëz, apo 15 për qind e popullsisë së botës, e kanë shikuar ceremoninë hapëse, në të cilën janë përfshirë 10.000 performues, 2.008 bateristë dhe një finale dramatike me “ecjen” e performuesve nëpër qiell. Radio Evropa e Lirë
Përgatiti: Krenare Cubolli

Një rus mes të arrestuarve në komplotin që synonte Olimpiket e Parisit

VOA/Marrë nga Associated Press

Autoritetet franceze kanë eliminuar disa komplote që kishin për objektiv Olimpiket e Parisit. Mes të arrestuarve është edhe një rus, thanë autoritetet të mërkurën, vetëm pak ditë nga ceremonia e hapjes së Lojërave Verore të Parisit.

Franca ka qenë në gatishmëri të lartë gjatë javëve të fundit ndërsa përgatitjet për Lojërat Olimpike janë në fazën përfundimtare. Lojërat nisin zyrtarisht të premten në lumin Seine me një ceremoni madhështore dhe masa të rrepta sigurie.

Prokurorët thanë se kishin arrestuar të martën një rus 40-vjeçar në apartamentin e tij në Paris, nën dyshimet se kishte planifikuar të “destabilizonte Lojërat Olimpike”.

Ndaj tij janë ngritur akuza se punonte për shërbimet e zbulimit të një shteti të huaj me qëllim provokimin e trazirave në Francë, krime që mund të dënohen me deri 30 vjet burg, sipas një deklarate nga zyra e prokurorit të Parisit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në Paris, organet e rendit gjetën sende që “ngjallën frikën e qëllimit të tij për të organizuar ngjarje që mund të çonin në destabilizimin e Lojërave Olimpike”, thanë prokurorët.

Ambasada ruse në Paris tha se nuk kishte marrë asnjë njoftim nga autoritetet franceze për arrestimin dhe u ka kërkuar zyrtarëve shpjegime pasi njoftimeve, ndërsa nuk ka komente të mëtejshme.

Organizatorët e Lojërave Olimpike po përballen me sfida të mëdha sigurie, përfshirë shqetësimet e sulmeve kibernetike, mes tensioneve të larta ndërkombëtare për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe konfliktit Izrael-Hamas në Gazë.

Sipas zyrtarëve francezë dhe ekspertëve të sigurisë kibernetike në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, fushatat dezinformuese të orkestruara nga Rusia kanë për objektiv Lojërat Olimpike dhe zgjedhjet e fundit në Francë.

Rreth 35,000 punonjës të rendit do të jenë në rrugët e kryeqytetit francez gjatë Lojërave Olimpike me rreth 45,000 gjatë ceremonisë së hapjes. Përveç kësaj, 10,000 ushtarë po marrin pjesë në operacionet e sigurisë në rajonin e Parisit.

Rreth 40 vende po ndihmojnë Francën gjatë këtij sezoni duke dërguar të paktën 1900 punonjës rendi.

Trajneri Silvinjo firmos rinovimin e kontratës me FSHF-në

Federata Shqiptare e Futbollit rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Júnior, si edhe dy zëvendës-trajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kontrata e re me trajnerin Silvinjo dhe dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival do të zgjasë deri në dhjetorin e vitit 2025 dhe menjëherë do të nisë puna për ndeshjet e UEFA Nations League dhe kualifikueset e Kupës së Botës.

Sfida e parë është UEFA Nations League, me këtë kompeticion që do t’i shërbejë stafit teknik për të përgatitur sa më mirë ekipin për kualifikueset e Botërorit 2026.

Pas suksesit të arritur me kualifikimin në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, tani synimi kryesor do të jetë një kualifikim historik në finalet e Kupës së Botës 2026.

Image

Arritja e marrëveshjes dhe vazhdimi i projektit tregon vizionin e FSHF-së për të rritur sa më shumë nivelin e ekipit Kombëtar me objektivin kryesor për të arritur të tjera suksese historike në të ardhmen.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka treguar progres dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Europian, ku tregoi performancë të denjë dhe bindëse në takimet kualifikuese si edhe u përballë denjësisht me kundërshtarë të nivelit të lartë në Euro 2024 ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Rinovimi i kontratës nënkupton angazhimin e FSHF-së për vazhdimësi dhe stabilitet, ndërsa nis rrugëtimi ambicioz drejt objektivit për një kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026. sn

Lojërat Olimpike Paris 2024 nisin sot me futboll dhe regbi

Axhenda për Ditën 1 të Parisit 2024 fillon në orën 15:00 CET me ndeshjet e futbollit për meshkuj midis Argjentinës dhe Marokut, dhe Uzbekistanit dhe Spanjës.

Lojërat Olimpike 2024 nisin sot me ndeshjet e para në futboll dhe regbi me shtatë lojtarë, dy ditë përpara ceremonisë zyrtare të planifikuar për të premten.

Pritja është e madhe pasi Paris 2024 ka vendosur tashmë një rekord duke shitur 8.6 milionë bileta, shitja më e madhe ndonjëherë.

Ngjarjet hapëse paraqesin dy ndeshje futbolli në orën 15:00 CET: Argjentina kundër Marokut në Saint-Étienne për Grupin B dhe Uzbekistani kundër Spanjës në Paris për Grupin C.

Australi-Samoa do të hapë garën e shtatëshes së regbisë në Paris vetëm gjysmë ore më vonë, në orën 15:30 CET.

Ky është programi i plotë për ditën e mërkurë:

Futboll, faza e grupeve

Argjentinë-Marok (15:00 CET, Saint-Étienne)

Uzbekistan-Spanjë (15:00 CET, Paris)

Guinea-Zelanda e Re (5 pasdite CET, Nice)

Egjipt-Republika Dominikane (5 pasdite CET, Nante)

Irak-Ukrainë (7 pasdite CET, Lyon)

Japoni-Paraguaj (7 pasdite CET, Bordo)

Francë-SHBA (9 pasdite CET, Marsejë)

Mali-Izrael (9 pasdite CET, Paris)

Regbi, pishinë për meshkuj

Australi-Samoa (3:30 pasdite CET, Paris)

Argjentinë-Kenia (16:00 CET, Paris)

Francë-SHBA (4:30 pasdite CET, Paris)

Fixhi-Uruguaj (5 pasdite CET, Paris)

Irlandë-Afrikë e Jugut (5:30 pasdite CET, Paris)

Zelanda e Re-Japoni (6 pasdite CET, Paris)

Australi-Kenia (7 pasdite CET, Paris)

Argjentinë-Samoa (7:30 pasdite CET, Paris)

Francë-Uruguaj (20:00 CET, Paris)

Fixhi-SHBA (8:30 pasdite CET, Paris)

Image

Stadiumi Geoffroy-Guichard në Saint-Etienne, Francë, të martën, 23 korrik 2024.

Regbi: Fixhi kërkon lavdinë e tretë radhazi të medaljes së arit

Image

Franca do të fillojë fushatën e saj për medalje në regbi, kur të përballet me Shtetet e Bashkuara në ndeshjen e tyre të parë Pool B.

Stade de France do të jetë në kapacitet dhe pjesa më e madhe e vëmendjes do të jetë tek ylli Antoine Dupont kur francezët të nisin ndeshjen e tretë të një turneu tre-ditor për meshkuj.

Do të jetë e njëjta gjë në ditën e dytë kur francezët do të takojnë dy herë kampionin olimpik Fixhi, forca më e frikshme në formatin e kondensuar me shtatëshen e regbisë.

Meshkujt amerikanë përballen me Francën dhe Fixhin të mërkurën, duke u dhënë atyre një pamje unike të një çifti favoritësh për titull.

Franca priti Kupën e Botës në Regbi vitin e kaluar dhe kombëtarja sërish nuk arriti të ngrinte titullin. Ata kanë qenë tre herë finalistët në turneun më të madh të sportit./ar.sh/SYRI.NET

Hëna kalon në rrathët olimpikë të kullës Eiffel

Njerëzit në Paris shijuan një spektakël të mrekullueshëm, teksa hëna kaloi në rrathët olimpikë të vendosur në Kullën Eiffel. Konstruksioni 29 metër i gjerë dhe 13 metër i lartë është krijuar nga çelik i ricikluar.

Përveçse simboli i Parisit, Kulla Eiffel do të jetë skena kryesore gjatë Lojërave Olimpike të verës, me aktivitetin e volejbollit të plazhit që do të zhvillohet pikërisht në sheshin poshtë “Zonjës së Hekurt”.

Gjithashtu, gjatë ceremonisë së hapjes, ku sportistët do të parakalojnë në lumin Senë, një pjesë e udhëtimit do të kalojë pikërisht aty.

Disa copa metali të marra nga Kulla Eiffel janë përdorur në medaljet olimpike të Paris 2024. Eventi më i rëndësishëm sportiv do të nisë më 26 korrik dhe përfundon në datën 11 gusht. sn

Rekord nga Nelson Hysa, renditet i 11-ti në botë për peshat e rënda

Kampioni i Evropës në WBO, boksieri shkodran Nelson Hysa renditet në vendin e 11-të në botë për peshat super të rënda, duke vendosur një rekord edhe për këtë sport në vendin tonë. Fitorja e fundit ndaj gjermanit Thorstan Fucks, e cila ishte e 18-ta në karrierë dhe e 16 me K.O, ka bërë që Hysa të ngjitet mes më të mirëve në botë.

Fitorja e fundit e ka ngjitur 39-vjeçarin në një pozitë shumë komod në listën botërore të Federatës WBO, pikërisht në të 11-tin dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm për këtë sportist, por edhe për boksin shqiptar në tërësi.

Në peshën super të rënde, atë +91.17 kg ku superkampion i botës është ukrainasi Oleksandr Usyk, në vend të parë në renditje është britaniku Anthony Joshua, ndërsa në vend të dytë renditet britaniku tjetër Tyson Fury. Kinezi Zhilei Zhang në vendin e tretë.

Image

Pas Nelson Hysës i cili është kampion Evrope në WBO, janë Martin Bakole, apo edhe Jermaine Franklin i SHBA-së si dhe britaniku Joe Joyce.

Shqipëria në Ligën e Kombeve, ekspertët e statistikave parashikojnë rënien nga kategoria

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të kthehet në shtator përsëri në fushën e lojës, këtë herë në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë marrin pjesë në Ligën B, ku mbijetuan ne edicionin e kaluar vetëm për faktin se Rusia nuk mori pjesë dhe ra automatikisht nga vendi i katërt.

Me sa duket, rënia nga kategoria është ajo që parashikohet për edicionin në fjalë, të paktën sipas asaj që parashikojnë ekspertët e statistikave.

Sipas 10 mijë simulimeve kompjuterike të “Football Meets Data”, Shqipëria ka më shumë shanse që ta mbyllë në vendin e katërt në Grupin B1 ku merr pjesë përkrah Çekisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Shanset e Shqipërisë për vendin e parë në grup dhe ngjitjen direkte në Ligën A janë 12%. Ato për vendin e dytë dhe pjesëmarrjen në play-off për ngjitjen ndaj një skuadre të Ligës A janë 20%. 28% janë shanset për vendin e tretë dhe play-off për mbijetesën në Ligën B ndaj një skuadre të Ligës C. Ndërsa shanset për rënien direkte në Ligën C të kuqezinjve janë 41%.

PANORAMASPORT.AL

Si po përgatitet Franca për Olimpiadë?

Një vullnetare për Olimpiadën në Paris, pret atletët në aeportin Charles de Gaulle. 19 korrik 2024.

 

Reuters

Në Paris të Francës do të mbahen Lojërat Verore Olimpike. Në mesin e shteteve pjesëmarrëse është edhe Kosova, e cila do të përfaqësohet me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletik dhe dy notarë.

Në këtë tekst mund të mësoni gjërat kyçe për Olimpiadën, duke nisur nga datat, vendet ku do të zhvillohen ngjarjet kryesore, për ceremoninë hapëse, sportet e reja dhe për çështjet e sigurisë.

Kur mbahen Lojërat Olimpike dhe Paralimpike?

Lojërat Olimpike Paris 2024 do të mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht, përderisa Lojërat Paralimpike Paris 2024 do të zhvillohen nga 28 gushti deri më 8 shtator.

Ku do të mbahen Lojërat Olimpike?

Në shtator të vitit 2017, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ia dha Parisit të drejtën e organizimit të Olimpiadës së vitit 2024, pasi rivali i tij i vetë, Los Anxhelos, u pajtua që të presë edhe katër vjet të tjera për organizimin e Olimpiadës.

Parisi ka qenë nikoqir i dy Olimpiadave dhe do të organizojë lojërat 100 vjet pasi në kryeqendrën franceze u mbajtën Lojërat Olimpike të vitit 1924. Lojërat do të mbahen në 35 vende në mbarë Parisin, në rajonin Ile-de-France, në pjesë të tjera të Francës dhe jashtë vendit.

Disa prej vendeve ku do të mbahen lojërat do të jenë Stadiumi i Kullës Ajfell (volejboll plazhi), Stadiumi Parc des Princes (futboll), Roland Garros (boks dhe tenis), Stade de France (atletikë dhe ragbi), dhe Teahupo në Tahiti (sërf).

Cilat sporte do të debutojnë në Olimpiadën Parisi 2024?

Në këtë Olimpiadë për herë të parë do të debutojë sporti i quajtur ‘breaking’, që është një formë garuese e ‘breakdancing’, që ndërthurë artin dhe kërcënimin me lëvizje akrobatike.

Pasi debutoi në Olimpiadë në Tokio 2020, sporti i karatesë nuk do jetë pjesë e Lojërave Verore 2024. Po ashtu, bejsbolli-softbolli po ashtu nuk janë përfshirë në Olimpiadën e Parisit, por të do të rikthehen në Lojërat e Los Anxhelosit më 2028.

Kur do të mbahet ceremonia hapëse e Olimpiadës dhe si do të duket?

Ceremonia hapëse e Olimpiadës në Paris do të nisë në orën 19:30 më 26 korrik. Në vend që kjo ceremoni të mbahet në një stadium, siç është mbajtur tradicionalisht, Franca ka planifikuar një paradë në lumin Sena, paradë e gjatë prej 6 kilometrash. Parada do të përfundojë te Kulla Ajfell.

Afër 300.000 spektatorë do ta shohin paradën nga brigjet e Senës, teksa ngjarja do të transmetohet në mbarë botën.

Cilat janë rreziqet e sigurisë dhe si mund të ndikojnë në ceremoninë hapëse?

Konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, por edhe kërcënimi nga ndonjë sulm, kanë bërë që Qeveria franceze të rrisë gatishmërinë e saj të sigurisë në nivelin e saj më të lartë gjatë këtij viti.

Afër 45.000 policë francezë dhe forca të sigurisë do të jenë të përfshira në ofrimin e sigurisë gjatë Lojërave në Paris, me ndihmën shtesë të mijëra zyrtarëve të huaj të sigurisë. Franca do të dislokojë 35.000 agjentë të sigurisë dhe ushtrisë për ceremoninë hapëse për shkak të kërcënimeve të sigurisë, përfshirë edhe nga sulmet e mundshme me dronë, deklaroi në maj ministri francez i Mbrojtjes, Gerald Darmanin.

Zyrtarë policorë në paris më 16 korrik 2024.

Zyrtarë policorë në paris më 16 korrik 2024.

Franca ka përgatitur alternativa për mbajtjen e ceremonisë së Olimpiadës në Senë, nëse një gjë e tillë kërkohet për shkaqe sigurie, deklaroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në muajin prill.

Një opsion, tha Macron, do të ishte që të ceremonia të mbahej në sheshin Trocadero, që gjendet përballë Kullës Ajfell, dhe opsioni tjetër do të ishte që ajo të mbahej në stadiumin Stade de France. Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet se Rusia mund të shënjestrojë Olimpiadën, duke i quajtur këto akuza si të pabaza.

A do të marrë pjesë Rusia në Olimpiadën e Parisit?

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik fillimisht rekomandoi që atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia t’iu ndalohej pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, por që atëherë ka ndryshuar vendimin, duke i lejuar që të garojnë si neutralë. Çdo atlet i kualifikuar po kalon nëpër një proces verifikimi, që po kryhet nga një panel prej tre anëtarësh, të emëruar nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, për t’u siguruar që të gjithë ata plotësojnë kriteret.

Në mesin e kritereve që kërkohen është që atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të mos kenë mbështetur në mënyrë aktive luftën në Ukrainë dhe të mos jenë kontraktuar nga ushtria apo ndonjë agjenci e sigurisë.

Atletët nga Rusa dhe Bjellorusia nuk mund të marrin pjesë në gara ekipore, por lejohen të marrin pjesë si neutral: pa flamuj apo himne shtetërore. Ata po ashtu do të përjashtohen nga pjesëmarrja në paradën e hapjes.

Rusia i ka dënuar kufizimet, duke i cilësuar diskriminuese dhe ka akuzuar Komitetin Ndërkombëtar Olimpik se është pjesë e një “konspiracioni” së bashku me Ukrainën. Komiteti Olimpik rus ka paguar kompensim për 245 atletë që nuk kanë përmbushur kriteret që u mundësojnë të marrin pjesë në garë, raporti agjencia shtetërore e lajmeve, RIA. Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Finalja e Euro2024, si u shmang sulmi terrorist në Berlin. Çfarë zbuluan shërbimet sekrete

Një sulm në një turmë mund të kishte shkaktuar shumë vdekje dhe lëndime: islamistët vëzhguan Breitscheidplatz të Berlinit në fundjavë para finales së Kampionatit Evropian!

Për shkak se burrat tashmë po vëzhgoheshin nga shërbimet e sigurisë, një sulm i mundshëm u pengua.

Sipas informacionit të BILD, pesë islamistët thuhet se kanë bërë fotografi të ndryshme të Kishës Memorial dhe zonës përreth me telefonat e tyre celularë më 13 korrik në Breitscheidplatz. Me sa duket për të spiunuar zonën dhe masat e sigurisë.

Tifozët e futbollit tradicionalisht takohen atje në City-West përpara një loje, për të pirë dhe festuar. Mijëra anglezë morën pjesë në finalen e kampionatit evropian të ekipit të tyre të dielën (14 korrik).

Për shkak se sipas informacioneve të BILD ata dihet se janë mbështetës të IS, burrat thuhet se tashmë janë vëzhguar nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Të dielën në mëngjes, një SEK mbërriti në banesën e një të dyshuari kryesor në qytetin e Potsdamit.

Beate Ostertag, zëdhënëse e policisë së Berlinit tha se “masat policore u kryen nga policia e Brandenburgut dhe policia e Berlinit në bazë të ligjit të urgjencës policore në lidhje me një tregues të menjëhershëm të rrezikut nga spektri islamik”.

Në operacion u përfshinë edhe forca të komandove të operacioneve speciale nga Brandenburgu dhe Berlini. “Banesat e tre burrave u kontrolluan në tre adresa në Potsdam ,” tha Ostertag.

Capture1
Capture1

BILD foli me 38-vjeçarin tatar të Krimesë, i cili iku në Berlin dy vjet më parë kur shpërtheu lufta.

Ai thotë: “vëllai im bëri një foto të kishës së vjetër të bukur në Berlin për t’ia dërguar djalit të tij, ai gjithashtu shkon rregullisht në Berlin – por për të mësuar në një punëtori”. “Isha në stacionin e trenit në Potsdam-Babelsberg kur më ndaluan dhjetë policë dhe më arrestuan. Më pas ma morën çelësin e derës së përparme”, thotë ai.

Kur policia ka mbërritur në banesën e tij në katin e dytë, në shtëpi ka qenë vetëm e dashura e të dyshuarit. Oficerët e armatosur rëndë morën të gjitha pajisjet elektronike.

38-vjeçari pohon: “nuk e di se çfarë kërkonte policia. Para kësaj, nuk kam pasur kurrë lidhje me policinë apo gjykatat”.

E dashura e tij: “ndoshta sepse jemi myslimanë.” Ata të dy donin të shikonin finalen e Kampionatit Evropian atë mbrëmje – por jo në Berlin .

Capture2
Capture2

“Për shkak të paralajmërimit të kërcënimit, një lidhje me finalen e UEFA EURO 2024 nuk mund të përjashtohej”, shpjegon zëdhënësja e policisë. Ndaj masat u morën menjëherë pasi faktet u bënë të ditura nën drejtimin e policisë së Berlinit.

Me sa duket oficerët nuk mundën të gjenin asnjë armë, eksploziv apo sende të rrezikshme. Sipas hetuesve, nuk kishte ndonjë rrezik specifik. Megjithatë, u mbajt një sinjal i ashtuquajtur rreziku.

“Sipas gjetjeve të policisë, nuk ka indikacione për plane specifike sulmi,” tha Ostertag.bw

Kryetarja e Parisit noton në lumin e Senës në prag të Olimpiadës

Anne Hidalgo duke notuar në lumin e Senës, 24 korrik 2024

 

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, notoi të mërkurën në lumin e Senës, për t’u dëshmuar atletëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, se uji është i pastër.

E veshur me rroba noti dhe syze, Hidalgo notoi bashkë me disa zyrtarë të tjerë – në mesin e tyre: shefi i komitetit organizativ të Olimpiadës, Tony Estanguet, dhe zyrtari i lartë qeveritar i rajonit të Parisit të Madh, Marc Guillaume.

Hidalgo tha se lumi ishte “i mrekullueshëm”.

“Të notosh në Senë! Disa e kanë ëndërruar, disa nuk kanë menduar se mund të ndodhë, dhe ne e kemi bërë të mundshme”, shkroi më pas në Instagram.

“Pas një ndalese 100-vjeçare, atletët do të zhyten vetëm pas pak ditësh gjatë Lojërave. Noti në Senë do të jetë i hapur për publikun që nga vera e ardhshme”, tha po ashtu Hidalgo.

Anne Hidalgo duke notuar në lumin e Senës.

Anne Hidalgo duke notuar në lumin e Senës.

Uji i Senës është konsideruar i sigurt për not së voni, si rezultat i testeve të përditshme të ndotjes, dhe ministrja e Sporteve e Francës, Amelie Oudea-Castera, ka qenë e para që ka notuar në të javën e kaluar.

Organizatorët e Parisit 2024 kanë planifikuar prej kohësh që t’i zhvillojnë garat e notit në ujëra të hapur.

Viteve të fundit janë investuar rreth 1.4 miliard euro për ta bërë Senën më të pastër.

Lojërat Olimpike Parisi 2024 do të zhvillohen nga data 26 korrik deri më 11 gusht.

Sena do të luajë gjithashtu një rol të madh në ceremoninë e hapjes, pasi parada e kombeve do të zhvillohet me varka. REL

Kate Middleton rikthehet në publik në Wimbledon me motrën dhe vajzën e saj

Kate Middleton bëri një rikthim në publik në Wimbledon dje, e shoqëruar nga vajza e saj, Princesha Charlotte dhe motra e saj, Pippa Middleton.

Princesha e Uellsit, 42 vjeçe, dukej elegante e veshur me një fustan vjollcë nga Safiyaa. Kjo shënoi daljen e saj të dytë publike që nga shpallja e diagnozës së kancerit në fillim të këtij viti.

Zgjedhja e ngjyrës vjollce ishte veçanërisht prekëse, pasi i ishte kushtuar rolit të saj si mbrojtëse e Klubit të Tenisit dhe Kroketit në Lawn All England.

Nuanca mbretërore, e kombinuar me spilën e saj me ngjyrat e klubit – vjollcë dhe jeshile e errët – theksoi lidhjen e saj të thellë me ngjarjen dhe patronazhin e saj që nga viti 2016.

Po ashtu, Pippa Middleton, u bashkua me motrën dhe mbesën e saj në rreshtin e parë të Royal Box në Gjykatën Qendrore.

Pippa zgjodhi një fustan veror me lule nga Beulah London, një veshje të cilën ajo e kishte veshur më parë në dasmën e vëllait të tyre James Middleton në vitin 2021.

Princesha Charlotte, 9 vjeç, pasqyroi stilin klasik të nënës së saj e veshur me një fustan blu me pika.

Pavarësisht daljeve të fundit publike të Kate, punonjësit e pallatit kanë theksuar se nuk ka një datë të caktuar për kthimin e saj me kohë të plotë në detyrat publike. Çdo angazhim i ardhshëm do të varet nga shëndeti i saj dhe udhëzimet e mjekëve. bw

Spanja fiton Euro 2024

Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, duke ngritur trofeun e Euro 2024 në Berlin, më 14 korrik 2024.

 

Spanja ka fituar Kampionatin Evropian të Futbollit, Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2 me 1 në finale ekipin kombëtar të Anglisë.

Kjo është hera e katërt që Spanja shpallet kampione evropiane në futboll – më shumë se çdo kombëtare tjetër.

Në finalen e zhvilluar në Berlin, më 14 korrik, Spanja kaloi e para në epërsi në minutën e 47 me një gol të Nico Williamsit.

Por, në minutën e 73, Cole Palmer shënoi për Anglinë, duke barazuar rezultatin.

Golin e fitores për Spanjën e shënoi Mikel Oyarzabal në minutën e 86-të, duke ia pamundësuar Anglisë që për herë të parë të fitojë Kampionatin Evropian të Futbollit.

Spanja kishte fituar Kampionatin Evropian të Futbollit edhe më 1964, 2008 dhe 2012. REL


Send this to a friend