Policia Bashkiake ka zbarkuar pasditen e sotme në godinën e Teatrit Kombëtar.
Pas vendimit të qeverisë për kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë, kjo e fundit tanimë i kërkon artistëve të lirojnë godinën.
Në bazë të vendimit të qeverisë, Bashkia ka marrë në dorëzim zyrtarisht Teatrin Kombëtar, madje ka çuar edhe një ak-konstatim ku artistëve u bëhet me dije se Teatri është pronë e Bashkisë, dhe duhet të lirohet sa më parë.
“Teatri Kombëtar akoma nuk ka dalë nga lista e objekteve të mbrojtura. Kjo është një shkelje e ligjit. Ne do të mblidhemi dhe do të na ketë të gjithëve në Bashki”, u shpreh regjisori Robert Budina. “Erdhën katër-pesë policsë, pjesa tjetër rreth 20 vetë ishin civilë, donin të na bënin presion. Dhe u paraqitën me argumentin që kjo tashmë është pronë e Bashkisë”, tha një prej aktivistëve të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.
Pasditen e sotme Erion Veliaj u dërgoi policinë bashkiake për tu komunikuar vendimin e kalimit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë.
Kjo ka tensionuar dhe situatën mes efektivëve dhe aktorëve që ndodheshin aty, por policia ja doli të ngjisë vendimin në derën e Teatrit për tu larguar më pas.
Regjisori, Edmond Budina, ishte i ashpër ndaj këtit veprimi duke u bëri thirrje kryebashkiakut të mos provojë ndërsa apeloi qytetarët të ngrihen në mbrojtje të Teatrit.
“Kujdes të mos derdhet gjak. Në pak minuta jemi shumë këtu dhe do të jemi shumë më tepër. Bëni kujdes dhe ruani mendjen, i bëj thirrje popullit të Tiranës të ngrihen dhe të marrin hunjtë”.

Komentet