VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Telefonata e Pastërnakut me Stalinin, Kadare: A do t’i tradhtoja Lasgushin dhe Dritëroin tek Enveri?

By | January 16, 2019

Komentet

NËSE NJË DITË DO TË KESH DËSHIRË TË QASH – Poezi nga GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ – Përktheu FASLLI HALITI

 

Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash, telefonomë:

Nuk premtoj të të bëj të qeshësh por mund

të qaj me ty

Nëse një ditë do t’ia dalësh të ikësh,

mos hezito të më telefononosh:

Unë nuk premtoj të të kërkoj të qëndrosh,

por unë mund të vi me ty

Nëse një ditë nuk do të flasësh me askënd:

më telefono: do të heshtim

Por nëse një ditë ti më telefonon

dhe unë s’të përgjigjem,

eja duke vrapuar tek unë:

sepse sigurisht do të kem nevojë për ty !.

Përktheu: Faslli Haliti

ËSHTË E BUKUR, DASHURIA, TË NDIHESH AFËR MEJE NATËN – Poezi nga PABLO NERUDA – Përktheu FASLLI HALITI

 

 

Është bukur, dashuri, të ndihesh natën pranë meje,

e padukshme në ëndrrën tënde, seriozisht gjatë natës,

ndërsa unë shpërqendroj shqetësimet e mia

si të ishin rrjeta konfuze.

 

Në mungesë zemra jote lundron nëpër ëndrra,

por trupi yt kaq i braktisur merr frymë

duke më kërkuar pa më parë, duke plotësuar gjumin tim

si një bimë që dyfishohet nën hije.

 

Drejt , do të jeshi një tjetër që do të jetojë nesër,

por për kufijtë e humbur gjatë natës,

të kësaj qenie dhe jo të qenit atje ku jemi

 

mbetet diçka që na afron me dritën e jetës

sikur vula e hijes të tresgonte

me zjarr krijesat e saj të fshehta.

UNË JU JAP PARAJSËN – Poezi nga FRIDA KAHLO – Përktheu FASLLI HALITI

 

 

A është e lejueshme të shpiken folje të reja?

Dua t’ju jap një:

Unë të qielloj

kështu që krahët e mi

mund të tendosen pafundësisht,

për të të dashuruar pa kufij

TI MERITON NJË DASHURI – Poezi nga FRIDA KAHLO – Përktheu FASLLI HALITI

Ti meriton një dashuri që të do të shprishur,

me gjithçka dhe arsyet që të bëjnë të çohesh shpejt,

me gjithçka dhe demonët që nuk do të të lënë të flesh.

Ti meriton një dashurinë që të bën të ndjehesh e sigurt,

në gjendje të hash botën kur ajo ecën pranë teje,

se ndjen që përqafimet tuja janë perfekte për lëkurën e saj.

Ti meriton një dashuri që dëshiron të kërcejë me ty,

që e gjen parajsën sa herë që shikon në sytë e tu,

që nuk mërziten kurrë, së lexuri shprehjet e tua.

Ti meriton një dashuri që të dëgjon kur ti këndon,

që të mbështet kur ti bën qesharake,

që respekton qenien tënde të lirë, që të shoqëron gjatë fluturimit tënd,

që nuk ka frikë se mos bjerë.

ti meriton një dashuri që t’i fshin gënjeshtrat

që ti sjellë ëndrra, kafeja dhe poezia.

ME NJË BUKURI MARRAMENDËSE – Poezi nga FRIDA KAHLO – Përktheu FASLLI HALITI

Pushova  së numëruari herët kur,

arrita në rreshtin e dytë,

Anulova  dhe rishkrovaj përsëri gjithçka.

Po kërkoja një fillim efekti,

diçka poetike dhe të vërtetë në të njëjtën kohë,

diçka të grandioze, por në sy.

Nuk pata sukses.

Pastaj e kuptova,

duke kujtuar atë që s’e kisha kurrë:

që për zemrat e mëdha

që vdesin në trup

por që vazhdojnë ta rrahin në frymëmarrjen e natës,

nuk ka kanone apo bukuri të rregullta,

harmoni të jashtme,

por bubullima dhe stuhi shkatërruese

që çojnë në ndriçimin e një luleje,

të fshehur,

me një bukuri të egër.

Mares i gjyshit, më fal!… – Poezi nga Albert Habazaj

 

 

– nipit, që s’mund t’i shkoja dot për datëlindjen, kur mbushi 6 muajsh –

 

 

Si na u shtruan në vatër

Shirat e shtruar të prillit,

Tre prilli hap sytë e kaltër,

Ka Ditën e lindjes Nipi.

 

Princi ynë mbush gjashtë muaj,

Gugat sa qesh Universi.

Si ëndërr të njomë e zgjuan,

Gonxhe e çiltër mëngjesi.

 

Cicëron si zog i shkathët

Në mikrobotën me lodra,

Ajo gurgullimë e pastër –

Rrjedh ëmbël në fusha, kodra.

 

O mjalti i mjaltit tim,

E do për vete gjithçka,

Si Mares ku ka shërim

Kur nis, thot’: “ O ba!”, “O ma!”…

 

Për gjashtë muaj, i plotë viti,

Plaç “Coronë…!” Unë jam në mal,

Për Mares urimin gjyshi

Nis nga qelqi digjital.

 

Unë jam dhe nuk jam në mal,

“Corona…” keq më mërziti,

Mares i gjyshit, më fal!

Në Tiranë s’erdhi dot gjyshi…

 

Vlorë, Ujë i Ftohtë ,në shtëpi (karantinë)

 

E premte, 03.04.2020, ora 16:30’

Qytetar i botës jam – Poezi nga VIRON KONA

 

Jua kushtoj këtë poezi mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që sot janë në vijën e parë të zjarrit kundër “Covid-19” në Shqipër, Itali, Angli, Gjermani, Spanjë, Amerikë  dhe në mbarë  botën.

 

Shqiptar i lashtë,brez pas brezi jam,

por sot jam edhe anglez dhe italian,

francez, kanadez, polak e gjerman,

sot qytetar i gjithë botës jam.

 

Spanjoll, rus, grek, çek, amerikan,

austriak, hungarez, turk, zviceran,

kinez, japonez, rumun, egjiptian,

qytetar i lirë i gjithë botës jam.

 

Aziatik, skandinav e australian,

afrikan, indian, belg e brazilian,

sot banor i çdo kontinenti jam,

popujt e botës në zemër i kam.

 

“Covid-19” sot kam kundërshtar,

ndaj në front jam në vijën e parë,

unë qytetari nënshtetas shqiptar,

luftoj për jetën e botës mbarë.

Meditacion spontan e krejt kot, nga Bajram Sefaj

Diku, n Lisbonë, më 2016, foto Fatmir Alijaj

 

 

Po si e, për çka, e prej  nga, tash pjepri!

 

Po, Engjëlli im, ja kallëzimi i pazakonshëm, i rrallë dhe unik: Një çupëlinë, e vogël fare.

Bythëza sapo i kishte dalë nga pelenat, kur edhe vetë isha fëmijë kërthi, me veshët e mijë, e dëgjoj, për ta mbajtur në mend sa të jam gjallë, kur një moshatares saj i thotë: s’ka gjë me lezet se me e bë atë punën e grave, domethënë, me u lidh në seks! duke ngrenë pjepër! Haj, bela haj, po ku e dinte bytha e saj çka është, e çka nuk është lezet në seks, e duke ngrenë çka (pjepër!), se duke ngrënë pjepër është super lezet! Po të ishte gocë e sodit, e epokës se portale, fejzbukëve, tabletave, telefonave të mençur e të tjera shpikjeve e trikëve marramendëse teknike e teknologjike, hajde de, por ajo i takonte gjysmës së parë të  shekullit të kaluar. Kishte lindur me morth në p… ose këtë “zbulim” e kishte nuhatë nga biseda e prindërve të saj kur ishin më të pasurit në shtatë katundet e nahijes. E në mesin e të pasanikëve mund të  ndodhë gjithçka. Ata i gëzojë të gjitha të drejtat! Incesti, ishte tema tjetër që kisha ndërmend të diskutoja dhe të elaboroja me Ty, e çmuar. Pa thënë asnjë fjalë më shumë një lidhje me këtë fenomen, aq të pranishëm e aq të heshtur në shoqërinë tonë shqiptare, edhe të ditëve më të reja, synoj ta dëshmoje me të vetmen një fjali, që kallëzohet, sa herë t’i vjen  vakti. Një vashë e re dhe e shëndetshme fshatare, kuptohet pa të linjta fare hipë në dudë (man), na poshtë, baba i saj, nga poshtë ia sheh dhe i thërret: po të kuq e paske, he ta kultë Baku! Kur e kupton se ishte e bija e tij,  (po çika jote jam, i thotë ajo vetë!), ani, ani, ta ç’kultë Baku, pra. Ia kthen ai me nguti e si i zënë në faj! Homoseksualizmi, lezbeizmi, (dasmat – gratë me mustaqe) ky fenomen vështruar edhe nga faqja e botës shtazore! Tradhtia, pabesia, brutaliteti, dhuna… a flenë dhe kur flenë shtazët a shohin edhe shtazët ëndrra, po vaktet: mëngjes, drekë, darkë.. si i marrin, a mbajnë xhelozi, pikëllim, a pikëllohen, a gëzohen… kur ndahen prej fëmijëve, a ju ndodhin fatkeqësi, a bëjnë vetëvrasje…Masturbim, nuk  arushani ia futi veti në gojë e kreu punë, Homoseksualizmi privilegj vetëm njerëzor apo edhe shtazor, Intuita e njëjtë si të njerëzit si të shtazët e shpezët, madje (me hëngër me, më pi, me qi, me dhi…Kush lindë i varfër i varfër vdes, Prozë urbane (ç’pus prozë poetike … e ç’pus trille të tjera kësodore!),  Dumping në sport seks, si dumping në seks, fara e qenit a e gjen rrugën deri atje ku zihet fetusi. Jam shtatlartë por s’di çka me ka gjetur sot, aman, aman

                 Në parantezë (Këto fenomene meritojnë dhe duhet vështruar edhe nga prizmi i botës shtazore!

Homoseksualizmi, lezbejizimi, (dasmat – gratë me mustaqe) ky fenomen vështruar edhe nga faqja e botës shtazore! Tradhtia, pabesia, brutaliteti, dhuna… a flenë dhe kur flenë shtazët a shohin edhe shtazët ëndrra, po vaktet: mëngjes, drekë, darkë.. si i marrin, a mbajnë xhelozi, pikëllim, a e pikëllojnë, a gëzohen… kur ndahen prej fëmijëve qajnë  vajtojnë, a ju ndodhin fatkeqësi, a bëjnë vetëvrasje…, natyrisht se, vrushkulli i gjithë kësaj gjullurdie pyetjesh gjithnjë pa përgjigje të vyera e meritore, përfundon me tri pikat e infinitivit…, e lihet për shqyrtim të ngeshëm, të tjetërhershëm!).

(Nga shtrati i Vdejkës!).

në një burg frike – Cikël poetik nga PRENG MACA

  një apel  për ndihmë

 

 

 

 

ka ditë gjendem i mbërthyer

në një burg frike

ngre sytë nga qielli duke udhëtuar me mendje

nëpër gjithë Atdheun tim pushtuar prej pranverës.

kudo çelin pemët, lulet e tyre shumë ngjyrëshe

dhe trëndafilat kanë filluar të shohin ëndrra ,në sythe

në magjinë e kësaj magjistarje ngjyrash dhe gjelbërimesh

kësaj piltorje të pa imitueshme

që lëshohet me penelin e saj pyjeve

(që akoma prej babëzisë tonë kanë mbetur gjallë)

jeshilimi i gjetheve është lajmi i bukur i jetës

shpresa se ka kuptim shprehja, se ne do të jetojmë akoma

përpos  lajmin  e dhemshur të ikjeve …

 

pyje, pyje, pyje, pyje

drurë të drejtë e të lartë rritur me urdhër të Zotit

pisha, bredha, lisa, panja,frashër, bunga,qarra, rreper, mështekna, blirë erëmirë, plepa…mos na mbani inat për sulmin shfarosës

mos pranoni ta ushqeni më këtë vdekje

i thoni asaj stop, i thoni :

nuk ka më për ty arkivole!

 

bëjeni ju të mundur këtë stop

sepse ne ka gjasë, u lodhëm!

 

 

 

ditë ndryshe

 

 

lëviz nëpër dhoma

i vetëm mes mureve të ftohta

më merret fryma

sa shpejt u zvogëlua bota!

 

pastaj dal në ballkon,

dëgjoj cicërima gjoksbardhash, bishtëgërshërash

diku në qosh të në muri

ngrenë folenë dallandyshet.

 

krejt Bota duket se nis të marrë frymë,

si  një lajm e përjetoj  ardhejen e këtyre dallëndysheve

krejt ditën tani e përjetoj ndryshe

dhe të mërzitur e lë në një qosh…mërzitjen.

 

         Shënjestër

 

një vrasës i fshehur në shenjë çdo ditë na merr

na zgjedh çdo dite një e nga një.

 

kur e morëm lajmin, se është mes nesh

e kërkojmë, por ai fshihet

i padukshmi , në pritën e tmerrshme

na qëllon paprerë një e nga një

drejt e në zemër.

 

ne kemi mbetur mbështjellë mes frikës dhe dhimbjeve

të gjithë trembemi,

se mos ky i pamjohur,  i fshehur

na e shkruan, në listen e tmerrshme, emrin.

                  ?

 

 

ndjehem aq ngushtë nëpër shtëpi

sikur kam veshur një kostum tepër të ngushtë

kam frikën se po lëviza ai do të shkyhet

nga jashtë bota ma bën me sy.

 

më step ajo që nuk e shoh

i druhem domosdo.

ku të fshihem nuk kam askund

nga kjo e keqe e pafund.

 

si vezë më sillet në kokë globi

nga lart shpresoj të më vë re Zoti!

 

Ai di gjithçka ne aq pak dime

dëgjoj Botën që mezi merr frymë!

 

 

 

koha ndarë në tre

 

 

ishte koha kur nuk të njihja

si në bosh jetoja

nuk kisha frikë nga asgjë

as nga vdekja.

 

kur të njoha ty

Bota ishte plot ngjyra

lutja Zotin të jetoja gjatë

as sesi nuk doja të vdisja.

 

tani nuk jemi më bashkë,

qielli është i zymtë

dielli shfaqet herë pas here, si një plagë

dhe shfaqja e koronavirusit

nuk përbën ndonjë lajm.

MUSTAFA MERLIKA – KRUJA: “KUJTIME VOGJLIJE E RINIJE” – KAH FATI I IM – Konkursi për në Mylkije

Në foto: Mustafa Merlika Kruja dhe shoku i tij turk i Mylkijes, Hatemiu

Verën e 1907-s e kalova në Stamboll për t’u gatue për konkurs. Studjova pa reshtun, me të tânë vullnetin t’em. S’e mbaj mênd datën e konkursit. Besoj të ketë qênë në ditt e para të tetorit. Ditë solemne. Ajka e djelmnís mâ të mësueme e mâ të squet dalë prej gjithë gjymnazvet të Perëndorís ishte mbledhun në baçët të Shkollës Civile Mbretnore. Ishin vetëm ata qi kishin nji besim të ngulët në zotsít të vet. Të tânë pritshin me nji farë gulçimi në zêmër grishjen në sallën e madhe të përgatitun nergut. 173 studenta, prej të cilvet do t’u pranojshin vetëm 40. Ky ishte numri i caktuem për gjithë vjetë, veç ndonji bir Beu a Pashe të privilegjuem qi hŷnte pa konkurs me dekret: mbretnuer.

Konkursi ngjatte katër dit rrjesht për katër lândë të veçanta: letërsí shqênca, mathematikë e frëngjisht. Krejt vetëm me shkrim. Për secilën lândë komisjoni i konkursit caktonte orët. Karta e shkrimit ishte e vulosun me vulën zyrtare të Drejtorís e, në mbarim të punimit, do t’i u dorzonte prej të zotit drej për drejt Drejtorit pa emën e pa kurrnji shênj mbi tê. Drejtori, i vetmuem në zyrët të vet, regjistronte emnin e dorzuesit të punimit, i vênte emnit nji numër e po këtê e shënonte edhe mbi kartën e dorzueme. Asnji prej misave të komisjonit të konkursit nuk mund t’a dinte se cilit emën i përgjigjej numri i kartës së punimit qi shqyrtonte. Shqyrtimi bâhej individualisht prej çdo misi të komisjonit dhe secili i dorzonte Drejtorit gjykimin e vet të shprehun në cifra 0-10, numra të plotë ase të thyem. Ky mbandej, në bazë të këtyne gjykimeve bânte llogarít e veta, qi ngjatshin shumë dit, dhe nxirte e lajmonte me anë të shtypit emnat fitues.

Thema caktohej prej komisjonit aty për aty para se t’u thirrshin studentat në sallën e konkursit. Fillohej me letërsí. Kështu e kish emnin, por me të vërtete ishte aftija administrative e stili zyrtar qi kërkohej. Atë vjetë thema në këtë lândë qe nji relacjon për t’i u dërgue Ministrit të Mbrêndshëm prej nji Valiu mbi gjêndjen e vilajetit të vet për gjithë ç’i përket jetës së vêndit: sigurimi botuer punët botore, arsimi, bulqsija, et.; dhe me proponimet e Valiut për zgjidhjen e secilës nga këto problema. Secili student pjesmarrës në konkurs do të zgjidhte nji vilajet qi mund të njihte mâ mirë. E vërteta e gjêndjes së përshkrueme s’kishte aqë randsí sa proponimet e bâme për të mirën e vêndit si pasoja t’asaj gjêndjeje Nji pikë ishte tepër delikate në këtë themë, qi vênte në provë të fortë ndërgjegjen e shumë kandidatve, ndoshta të shumicës. Djelmnija e asaj kohe e urrente despotizmën hamidjane, e urrente Sultan Hamidin; shumë prej sish ishin pjestarë komitetesh revolucjonare. Mb’anë tjetër nji shkresë zyrtare si thema jonë, po të kishte për t’a hartue vërtet Sekretarija e nji Vilajeti e për t’a nënshkrue Valiu, do të fillonte, simbas zakonit t’asaj kohe, domosdo me lavdet e Madhnís së kuqe e despotike e do të mbaronte po me këto. Me zêmër ndoshta s’kishte asnji n’atë sallë qi t’i a bante dora me shkrue lavde për Abdyl – Hamidin II, por nuk dij sa ishin në mest t’onë ata qi mbërrijshin deri në rrezikimin e karrjerës së vet për me i u shmângun këtyne lajkave për nji njeri t’urryem e të përbuzshëm. Sido qoftë, un i u shmânga, hartova nji relacjon krejt të thatë e të lamë prej çdo formule stereotipike në lavd të Sulltanit të kuq.

Thema e shqêncavet pat qênë: Efektet e ngrohtsís mbi bimët, gjallnorët e mineralet, ajo e mathematikës disa problema algjebrike dhe ajo e frëngjishtes nji diktat.

Kontrolli për mos me lânë qi t’i ndihmojshim shoqi – shoqit në konkurs ishte mjaft i fortë. Por mâ të forta, mâ të bindshme se çdo kontroll lânduer, se të gjithë sŷt e komisarvet të konkursit qi na silleshin rrotull, qenë fjalët e shqiptueme qyshë në fillim prej Kryetarit të Komisjonit, të cilat tingllojshin afrisht në këtë mënyrë:

” Zotní, nis ai: keni ardhun këtu për me dhânë provat e aftís s’uej me hŷmun nesër në rradhët e drejtuesave të Mbretnís. Keni ardhun, sigurisht, me nji lakmí të lavdrueshme qi të bâheni të zott me i shërbye Madhnís së Tij e Shtetit në vênde të nalta administrative, politike e diplomatike, mbrênda ase jashta Perëndorís. Këto banka mbi të cilat ju po shpërvileni me dhânë provat e squetís s’uej e të kulturës s’uej të fitueme deri tash janë zilija e gjithë të rijvet të këtij Vêndi qi kanë krye nji gjymnaz. Sikur mos t’ishte kufizue numri me ligjë vetëm në dyzet, jam i sigurtë se shumica e madhe e tyne do të kishin rrjedhun këtu. Qëllimi i Madhnís së Tij me këtë kufizim qyshë prej themelimit të këtij instituti të naltë, s’ka qênë e s’âsht, as qi mundet të jetë me i mbyllun rrugën sendërtimit të nji deshiri të flakët të djelmnís së Vet, por për me i sigurue mbretnís së Tij elementin e nevojshëm njerzuer në të gjitha degat e kulturës, në të gjitha specjalitetet, për mos me lânë qi lângu ushqimtar i jetës mêndore të këtij dheu të rridhte vetëm kah nji degë e tjerat të thajshin për tê. E si pasojë e natyrshme e këtij kufizimi për studentat e ksaj shkolle ka lindun mbehija e këtij konkursi, qi pështetet në dý arsye të forta. E para âsht arsyeja e drejtësís. Jeni këtu, lakmues të këtyne bankave, 173 djelmosha, prej të cilve vetëm dyzet do të merren. E drejta pra e lyp qi këto vênde t’u përkasin atyne qi kanë me provue me këtë konkurs se janë ma t’aftë nga shokët.

Posë ksaj arsyeje njerzore, âsht edhe nji arsye shum’e fortë kombtare për këtë konkurs. Ju thash, e ju vetë e dijni qyshse keni msŷmun këtê derë, se kjo shkollë e naltë âsht themelue për t’i përgatitun Shtetit drejtuesat e vet mâ kryesorë. E këta pra duhen zgjedhun me shumë kujdes, e lyp interesa e naltë e Shtetit. Trût e njerëzve s’i ka gatue Zoti të tânë në nji formë as të tânë me nji prjerrje. Kush s’âsht i aftë për nji punë âsht për nji tjetër, e Vêndi ka nevojë për të gjithë. Prandej kush nuk mundet me hŷmë në karrjerën administrative e diplomatike, shkon e përgatitet për nji tjetër karrjerë a profesjon në tjera institute të Mbretnís, e, sa për interesën e tij vetjake, edhe atje mund t’i qeshi fati shumë mâ mirë se këtu. Pra, të dashun zotní të mij, tue ju urue fitim të plotë të gjithve pa dallim, të dyzetve qi do të kenë fatin të mbesin këtu dhe tjervet qi fati ka për t’i thirrun e për t’u primun në tjetër udhë jetet, ju lutem edhe me më besue se ka disa parime morale në këtë botë qi, simbas rasës, mund të jenë pozitive ase negative; disa vepra qi, të zhvillueme në disa rrethana, janë morale e në do tjera, për kundrazi, po ato vepra bâhen të pamoralshme e të dâmshme si për Shoqnín ashtu edhe për vetë individin qi e kryen. Po ju përmênd vetëm nji shêmbull qi na përket sod drejt për drejt juve edhe neve të ngarkuemve me drejtue e kontrollue këtë konkurs. Ậsht parimi i solidarís njerzore, miqsore a vllaznore, parimi i ndihmës qi mâ i forti duhet t’i apë pa kursim mâ të dobtit, i pasuni të papasunit, i dijshmi të padijshmit a mâ pak të dijshmit. Un besoj se të gjithë ju keni hŷmun në këtë sallë, i jeni përveshun këtij konkursi tue u pështetun secili vetëm e vetëm në kapitalin e tij personal pa shpresue në kurrfarë ndihme të shoqit. Këtê e lyp edhe sedri i juej, kryenaltija e juej. Por edhe sikur të ketë ndonji medis jush qi s’e ka mjaft të zhvillueme këtë ndiesí të lavdrueshme, as atê të dâmit qi kishte me i bâmë Kombit tue i dhânë me veten e vet nji drejtues t’ardhshëm të pazotin e tue u bâmë shkaktar qi ai të humbasë nji tjetër mâ të vjeftshëm; as atê të moralitetit qi e detyron mos me dâmtue shoqin e Shoqnín për interesë vetiake, edhe në qoftë, po thom, se ka ndonji të këtilë në mest t’uej, duhet të mendojë tjetri mos me u bâmë mjet i ksaj vepre të ligë e të dâmshme për Shtetin, për nji shoq të dytë e për veten e tij tue i dhânë atij qi ka pranë nji ndihmë të pavênd, të dënueshme. Po ju siguroj se na të gjithë sa jemi ngarkue me drejtue e kontrollue këtë konkurs nuk do të flêjmë, do të përpiqemi t’a bâjmë detyrën e kontrollit jo me dy sŷ por me nga katër. E ai qi do të kapet në faj ka për t’u qitun aty për aty jashta konkursit. Le të mendojë secili prej jush se numri i atyne qi do të pranohen âsht i caktuem në dyzet, të cilët do të jenë me radhë ata qi kanë me dalë nji milimetër përmbi shoqin në bazë të notave të peshueme prej antarve të komisjonit me peshë arit, dhe prandej tue ngjitun dikê me ndihmën e vet nji milimetër mâ nalt do t’i ketë grabitun të drejtën nji tjetri qi në shkallzim ka me dalë i dyzetenjijti. Mâ në fund, mendoni të gjithë, o djelmt e mij, se konkurset kanë me qênë katër në lândë të ndryshme e asnji prej jush nuk mund të jetë i sigurtë se do t’i punojë dija e fati  në të gjitha aqë sa lypset. E pra ai shoqi i dâmtuem, ai i dyzetenjijti, mund të jeni bash ju vetë, e kështu do të keni tradhtue vetveten për nji bujarí krejt pa vênd.”

Kështu mbaroi ligjirata e Kryetarit të Komisjonit. Mbresa e saj në shpirtin e konkursistavet dukej e madhe. Në konkursin e letërsís e n’atê të shqêncavet ndihma dukej e panevojshme dhe ishte e pamundshme. Secili, në këto dý thema, besonte se diç ka ndrequn si mirë. Zhvillimi i tyne lypte kohë, koha ishte e kufizueme dhe prandej gjithkush kishte hallin e vet. Në diktatin frëngjisht çdo mundim për me i vjeftun kuj ishte asgjâsue prej komisjonit, mbasi nuk ishte dhânë lejë për t’a zbardhun, dhe kur ishte tue u bâmë secili do t’a përqëndronte të tânë kujdesin te shqiptuesi – ky ishte Tewfik Danishi – për mos me i rrëshqitun ndonji fjalë e mos me keqkuptue ndonji tjetër. Por në mathematikë, ata qi ishin t’aftë mjaft në këtë lândë, kishin kohë me u ndihmue tjervet sa të dojshin po të kishin vullnet e mundsí me i shpetue kontrollit. Koha ishte caktue mjaft e gjatë. Ndihma mund t’epej vetëm tue shkrue kopje mâ shumë se nji e tue i a dhânë të teprën shoqit tinëz. Komisjoni të kërkonte për kontroll vetëm nji kopje bashkë me të zbardhmen. Gjithkush fjalët e Kryetarit i kishte në vesh, interesën e vet, të gjallë para sŷsh. Me gjithë këtê ndonji altruist pa vênd s’mungoi. Un qesh nji. Shoqi qi përfitoi prej meje paska qênë i dyti, siç më diftoi mbandej vetë. Për tjetër nuk dij. Un mbasi i lash këtij shoqi nji kopje të plotë të të gjitha problemavet të zhvillueme qi përbâjshin themën, munda të dal i pari nga salla. Ky kopjen t’eme u a paska kalue edhe tjerve dorë në dorë. Me gjithë këtê, siç rrëfyen mbrapa, paskan pasun urtín me gabue deshtas secili nga nji problemë të ndryshme nga pes’a gjashtë – s’e mbaj mënd mirë – qi ishin.

Tashmâ të katër konkurset e Shkollës Civile Mbretnore për vjetën 1907 kishin marrë fund. Kandidatët, tue pritun shpalljen e përfundimit me anën e shtypit, në fillim dukeshin të gjithë të kënaqun e të gzuem, se besojshin qi kishin punue mjaft mirë sa për të hŷmun në rradhën e dyzetvet. Por ditt tue kalue e… enthuziazma e shumë kuj vinte tue u shue, temperatura tue ramë, frika tue u shtue, zêmra tue rrahun mâ fort. Kandidatët u piqshin e u mblidhshin grupe -grupe nëpër kafet, nëpër shetitoret e ndërmjet sish s’u bisedonte mâ tjetër veçse rreth konkursit, secili i tregonte shoqit zhvilllimin qi i kishte dhânë nji theme apo nji tjetre, komente e kritika, kapje e shamatime me fjalë e parashikime. Drejtorija na kishte lajmue afrisht se kur mund të shpallej përfundimi.

Un banojshim atëherë në nji odë të lagjes Sirqexhi bashkë me dy shokë kandidatë: me Z. Bahri Omarin dhe nji tjetër mik shumë të dashun, nji shoq qysh prej së parës vjetë qi kishem shkue në gjymnazt të Janinës, nji bir Tyrku prej Anadolli qi prej dyzetedý vjeç e këndej veç tue e trashun ka ardhun me mue atë miqsí rinore e bujare. E quejnë Hatemí, jurist i dalluem, mis i Diktimit tyrk, nji nga shtyllat e gjyqsís e nderë e Vêndit të vet. Kishim porositun gazetashitësin e lagjes s’onë qi ditën e shpalljes së pritun aqë pa durim të na sillte me vrap gazetën tue i premtue nji shpërblim të mirë. Fletoret e mëngjesit dilshin shumë heret. Ato të mbrâmes po shkojshim e i pritshim vetë nëpër portat e shtypshkronjavet. E qe se nji mëngjesi pa lemun dielli zgjohem prej klithmave të gazetashitësit t’onë gjatë rrugës ku banojshem bashkë me dy shokët:  “Havadis!…Havadis!” Dhe me nji herë mbas klithmës së fundit para shtëpís nji traklimë e fortë në portë, e “Havadis!” edhe nji herë me nji zâ mâ t’ulët. Aha! e ka. S’i a bâj dý fjalë e kërcej prej shtrati mbë kâmbë. U lëshoj sŷt dy shokvet. Janë tue flêjtun. Bukurí, s’ka mâ mirë. Nga rrëfimet qi më kishin bâmë se si i kishin zhvillue themat e tyne, për Bahriun ishem krejt i sigurtë qi s’kishte fitue, për Hatemiun kishem nji farë shprese, por fare pak. Çel derën e odës kadalë, marr t’ulem për shkallësh në këmishë të natës dhe shoh zonjën e shtëpís, qi kishte pasë zdrypun para meje, tue u ngjitun me fletore në dorë.

– Gazetashitësi po pret përposhtë ke porta, më thotë Grekja tue m’a dhânë gazetën në dorë.

  • Të lutem shumë, i përgjigjem, ec e jepi nji çerek mexhidijeje e thueji
    se në paçim lajm të mirë do t’a kujtoj prap. Dhe të mos bërtasë mâ këtu afër.

Zonja e shtëpís e dinte se ç’pritshim na të tre. Dhe:

–   Inshalla keni fitue, më thotë, me nji fytyrë krejt të rrëgjyeshme sikur t’ia ndiente zëmra lajmin e mirë për mue.

–  Urdhno, i them, t’a shikojmë n’odë të pritjes, mos t’i zgjojmë nji herë shokët. Po ec nji herë poshtë te gazetashitësi.

Pa qênë nevoja me shkue n’odë, me nji sŷ qi i hodha ashtu mbë kâmbë e në dorë listës s’emnavet fituesa botuem në faqen e parë të Sabah-ut, këndova emnin t’em: Mustafa – Asim, i ardhun nga Nymunei – Terakkija. S’kishte asnji dyshim. Nga Nymunei – Terakkija s’kishte tjetër Mustafa – Asim. Ishte i njimbëdhetëti emën në listë. Nji si rrëqethje e lehtë e e papërcaktueshme m’u duk se m’a përshkoi të tânë shtatin. Mbeta si i ngritë mbë kâmbë. Dukej sikur shumë forca me drejtime të ndryshme qi ishin tue veprue atë ças mbi shpirtin t’em kishin asgjâsue shoshoqen tue më lânë shtang në vênt. E zonja e shtëpís më gjet ashtu e aqë pak gzim i tregoi fytyra e ime sa me e trêmbun se s’kishem fitue.

–    Eh, më pyet si tutshëm, ç’kemi?

–    Un kam fitue, i u përgjegja, por dy shokët s’po m’i zên sŷni. Eja t’i këndojmë mâ me kujdes n’odë.

Dhe vojtëm e u ulëm bashkë mbi nji divan t’odës së pritjes. Zuna t’i këndoj emnat nji nga nji me zâ. Në të njizeteshtatëtin numër renduer hasa në nji Bahri  e aty për aty më rrahu zêmra nga gzimi. Por u zhgënjeva shpejt: ishte, po, nji Bahri dhe mû bashkqytetar i shoqit t’em, por jo ky vetë. Ishte i ndjyemi Bahri Karagjozi. As Hatemiu s’ishte. I a lash fletoren zonjës së shtëpís dhe u ktheva n’odët t’eme prap lehtas e kadalë. Dy shokët i gjeta gjithnji në gjumë. U futa në shtrat dhe prita ashtu deri qi u zgjuen edhe Bahriu e Hatemiu.

–   S’doli gjâ as sod, thotë Bahriu porsa çeli sŷt.

–   Pse po mërzite? I a pret Hatemiu. Nji ditë kanë për të dalë dhe na do do të shohim se prej nesh vetëm Mustafai ka fitue.

–    Ti ndiell gjithmonë të keq, i përgjigjet Bahriu, un për fitimin t’em jam i sigurtë, po deshe e vêmë me kusht.

–   Mue më thotë zêmra se që të tre do të kërkojmë dyer mâ të voliçme për né, ndërhŷj edhe un. Athue se e vlen barra qirán qi t’a lodhim aqë shumë kokën për këtë punë? Sa për vete jam mâ i kënaqun të hyj n’Ingjinerí, me gjithë qi humba kot dý vjet.

–    Ksaj i thonë ngushullim të vorfnish, tallet Hatemiu; për ashtu edhe un e kam gati Hukúk-un (Jurisprudencën). Po ti, Bahri?

–   Ah, un ju lash shëndenë për Gjirokastër; për mua ja Mylkije ja s’ka tjetër.

Mbas këtyne pak fjalve shtrat në shtrat, u ngrêjtëm të tre, u lamë e u veshëm, hângrëm sillën dhe dy shokët e mij duelën si për ditë përjashta për me mbytun kohë e me qitun mërzití. Un s’dojshim me i shoqnue, se e dijshem qi të dalmen do të vejshin në kafet me këndue gazetat. Më vinte nji gjâ tepër e vështirë me u gjindun bashkë me ta, un fitues, n’atë ças të parë kur ata do të shihshin shtegun zânë në të parën hapë të jetës së tyne. Shtieva shkak do letra qi kishem per të shkrue e mbeta në shtëpí.

Miqsija e rinís âsht e thjeshtë, e pastër, pa zhigla, pa interesë, pa ambicje. Mue më vinte marre me dalë fitues para dy shokve të mujtun në nji ndërmarrje të njillojshme. Por edhe ata, porsa kishin lexue fletoren dhe pamun fitimin t’em, qoftë edhe pa të vetin, erdhën të dy në shtëpí e më përqafuen. Ishin mjaft të vramë për vete, sidomos Bahriu, por nuk dukej në fytyrat e në fjalët e tyne as mâ i vogli shênj smire.

–   Do t’a lagim, Mustafa, më thotë Hatemiu, ah për Zotin s’na ke shpëtim!

–   S’kam pare, i a kthej un tue u qeshun, më ka zânë ngusht, s’i a pata bâmë beftin.

–   Pare kam un, m’a pret Bahriu, ju të dy zatí teneqe jeni gjithmonë!

Ah, riní e bekueme! Me nji tubë të vogël shokësh nuk mbaj mênd kurrë të kemi shkëmbye pare hua në Stamboll. I kishim qeset të përbashkta, kur s’kishte njani kishte tjetri e asnji herë s’jitshim pa gjâ. Athuese na ushqente të gjithë nji babë! Edhe orjentalizma i ka do shije të saja. Nji farë jete á la Bohême, ke rafsha mos u vrafsha, në mos paça vetë ka miku, në mos pastë dhe miku ka Zoti! Këto nuk hŷjnë në llogarít e nji perëndimori, as në jetën modeme qi ka frymzue ai.

Të dy shokët e mij qëndruen në vullnetin qi kishin shfaqun kur po bisedojshim të tre, si tue u përrallun, shtrimë në shtrat pa e dijtun ende ata fatin qi u kishte caktue konkursi i Shkollës Civile Mbretnore: Hatemiu hýni në Hukúk, Bahriut s’i u mbush mêndja me marrë asnji rrugë tjetër. Por duruesi fituesi i thonë nji fjale. Kishte vêndosun ” ja Mylkije ja s’ka tjetër”, dhe mâ në funt hŷni në Mylkije. Në korrik të vjetës tjetër Revolucjoni i Tyrqve të Rij mbaroi me shpalljen e regjimit konstitucjonal, e, si çdo revolucjon, edhe ai suell me vete disa vepra jo të peshueme mirë. Ndër këto qe edhe hjekja e konkursit të Shkollës Civile. Çdo student qi kishte krye nji gjymnaz në rregull mund të shkruhej lirisht edhe n’atë shkollë si në të gjitha institutet tjera të nalta. Kështu më 1908 edhe Bahri Omari i a mbërrîni t’a çojë në vênt deshirin me studjue edhe ai në Mylkije. Ka për t’u pamë mâ vonë në se e ka kshillue êngjëlli i së djathtës apo i së mângjëtës. Përsa më përket mue s’më ka faj as njâni as tjetri!

BALADË – Poezi nga GABRIELA MISTRAL – Përktheu ELIDA BUÇPAPAJ

 

Ai kaloi këndej me një tjetër,

Unë e pashë tek kalonte këndej.

Era frynte gjithnjë ëmbël

Dhe shtegu ish krejt i qetë.

Dhe këta sytë e mi, mos pafshin më,

E panë atë kur po kalonte këndej!

 

Ai kaloi duke bërë dashuri me një tjetër

Mbi një lëndinë me lule.

Kulumria po lulëzonte

Dhe një këngë i fërfëlloi flatrat.

Ai kaloi duke bërë dashuri me një tjetër

Mbi një lëndinë me lule!

 

Ai e puthi tjetrën

Në bregun e detit.

Hëna lule portokalli

I prekte lehtë valët.

Dhe gjaku i zemrës sime nuk e nxiu

Hapësirën e pamasë të detit!

 

Ai do të shkojë me atë tjetrën

Tejetej përjetësisë.

Qiejt e ëmbël do e ndrisin.

(Zoti do që ata të heshtin.)

Dhe ai do të shkojë me atë tjetrën

Tejetej përjetësisë!

UNË NUK JAM VETËM – Poezi nga GABRIELA MISTRAL – Përktheu ELIDA BUÇPAPAJ

 

Nata po, ajo është e shkretuar

Prej maleve gjer në det.
Por unë, që iu përkund ju,
Unë nuk jam vetëm!

Qielli po, ai është i shkretuar
Sepse hëna kridhet në det.
Por unë, që ju mbaj në duar ju,
Unë nuk jam vetëm!

Bota po, ajo është e shkretuar.
Ju e vini re, është mish i trishtë krejt.
Por unë, që ju përqafoj ju,
Unë nuk jam vetëm!