VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Të rejat që duhet të dini për aplikacionin e Facebook-ut, Messenger

By | February 8, 2020

Komentet

Pacientët nxitojnë t’i bashkohen testimit të ilaçit Remdesivir

Pacientë me kornonavirusin në spitale në mbarë botën kanë kërkuar të bëhen pjesë e studimit të ilaçit Remdesivir gjatë javëve të fundit.

Interesi ka qenë aq i madh, sa Instituti Kombëtar i Shëndetit në Shtetet e Bashkuara po zgjeron studimin e tij që fillimisht pati si objektiv 440 pacientë. Edhe kompania nga Kalifornia që prodhon ilaçin, “Gilead Sciences”, po përfundon studimin e saj. Ilaçi anti-viral është konceptuar për ta ngadalësuar ose ndalur shumimin e viruseve.

Koronavirusi e shndërroi në pacient kardiologun Jag Singh, në vetë spitalin e tij në shtetin Masaçusets. Ai u alarmua më shumë kur pa një grafi të mushkërive të tij të pushtuara nga pneumonia, ndërsa kolegët e pyesnin nëse do të donte të mbahej artificialisht në jetë nëse do të ishte e nevojshme.

“Do të thoja se u befasova shumë kur më dhanë mundësinë të shikoja grafinë e kraharorit tim. Nuk dukej fare mirë”, thotë Dr. Jag Singh, kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm në Masaçusets.

Atij i ofruan mundësinë të ndihmonte në testimin e Remdesivir-it, një ilaç eksperimental që ka treguar progres ndaj disa koronavirusesh të tjerë. Ai pranoi menjëherë. Pacientë me kornonavirusin në mbarë botën kanë kërkuar të bëhen pjesë e studimit të ilaçit Remdesivir në spitale gjatë javëve të fundit.

Interesi ka qenë aq i madh, sa Instituti Kombëtar i Shëndetit në Shtetet e Bashkuara po zgjeron studimin e tij që fillimisht pati si objektiv 440 pacientë.

Edhe kompania nga Kaliornia që prodhon ilaçin, “Gilead Sciences”, po përfundon studimin e saj.

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton simptoma të lehta ose të moderuara, të shoqëruara me temperaturë dhe kollë, por ndonjëherë edhe me penumoni, për të cilën duhet shtrimi në spital. Rreziku i vdekjes është më i madh për të moshuarit dhe personat me probleme të tjera shëndetësore.

Remdesivir është një ilaç që jepet në rrugë intravenoze.

Është i ndërtuar për të ndërhyrë tek një enzimë që riprodhon materialin viral gjenetik.

Në testimet tek kafshët për SARS dhe MERS, sëmundje të shkaktuara nga koronavirusë të ngjashëm, ilaçi ndihmoi në parandalimin e infeksionit dhe zvogëloi ashpërsinë e simptomave, kur jepej në fazat e hershme të sëmundjes.

Testimi i këtij ilaçi ka përparuar më shumë se çdo formë tjetër terapie. Studimet e tanishme mund të rezultojnë në miratimin nga autoritetet.

“Ky është një ilaç anti-viral dhe është konceptuar për ta ngadalësuar ose ndalur shumimin e virusit. Pra, nëse virusi nuk shumëfishohet dot më, ngarkesa me virozën bie dhe sistemi normal shërues i trupit mund të marrë vetë gjërat në dorë dhe të ndihmojë procesin e shërimit”, thotë udhëheqësi i studimit, dr. Arun Sanyal, nga Virginia Commonwealth University, në Riçmond.

Firma Gilead ua ka dhënë ilaçin remdesivir mbi 1 mijë pacientëve me nevoja urgjente, por më shumë njerëz do të ndihmohen nëse kompania bën studimet e nevojshme për të dëshmuar sigurinë dhe efektshmërinë, shkruan në një letër publike drejtori ekzekutiv Dan O’Day.

Firma Gilead e ofroi ilaçin për dy studime në Kinë, të cilët pritet të japin rezultate deri në fund të muajit.

Gjithashtu, firma ka filluar dy studime për pacientët e shtruar në spitalet në Shtetet e Bashkuara, në Azi, në Evropë dhe gjetiu.

Tek njëri prej pacientëve të sëmurë rëndë po testohet një kurë 5-ditore dhe jo kura e plotë 10-ditore. Tek një tjetër pacient në gjendje të moderuar po krahasohen efektet e të dyja këtyre opsioneve, përballë trajtimit standart shëndetësor.

Sidoqoftë, testi më rigoroz do të jetë ai i Institutit Kombëtar të Shëndetit. Ilaçi remdesivir do të krahasohet edhe me infuzionet e placentës, ndërkohë që as pacientëve dhe as doktorëve nuk do t’u thuhet se çfarë po u jepet, deri në përfundimin e studimit.

Krahas Shteteve të Bashkuara, testime janë çelur edhe në Japoni, Kore dhe Singapor.

“Është vërtet një situatë shumë e rëndë për të gjithë ne, për pacientët, familjet dhe profesionistët e sistemit të kujdesit shëndetësor. Ajo që është më kritike në këtë moment është se nuk kemi luksin e kohës, pasi jemi në mesin e epidemisë. Kemi shumë pak kohë dhe është realisht një garë me kohën”, thotë Dr. Andre Kalil, i Qendrës Mjekësore të Universitetit të Nebraskas.

Kardiologu Singh thotë se është i gatshëm të ndihmojë avancimin e shkencës edhe në rast se nuk përfiton dot ai vetë.

Ai tashmë është duke u shëruar në shtëpi, pas një jave në spital. zëri i amerikës

Koronavirusi – të vërtetat dhe të pavërtetat

Në mesin e lajmeve të shumëta të cilat na bombardojnë çdo minutë, ekziston një vijë shumë e hollë mes të vërtetës dhe gënjeshtrës.

COVID-19 është kryefjala e çdo dite.

Interneti po gëlon nga informacione për Koronavirusin që ka gjunjëzuar të gjithë planetin.

Në mesin e lajmeve të shumëta të cilat na bombardojnë çdo minutë, ekziston një vijë shumë e hollë mes të vërtetës dhe gënjeshtrës.

Disa prej legjendave urbane më qesharake por edhe të frikshme në rrjet në lidhje me COVID-19 janë:

  • Virusi mund të shkatërrohet nga kokaina,
  • Virusi mund të shkatërrohet duke hequr dorë nga akullorja
  • Ne mund të mbrohemi nga virusi duke pirë zbardhues kimik.
  • Duhet të pijmë ujë çdo 15 minuta që të mos prekemi nga COVID-19.

Teoria e parë, pra ajo e kokainës, mori dhenë aq sa detyroi qeverinë franceze të këshillojë qytetarët që të vënë mendjen në punë.

Në rastin e dytë, pra të akullores, UNICEF u detyrua të lëshojë një tjetër udhëzim duke mohuar një pretendim të tillë.

Më e rrezikshmja nga të gjitha legjendat urbane ishte ajo e pirjes së zbardhuesit kimik.

Autoritetet në Virxhina të SHBA-ve paralajmëruan se një sugjerim i tillë është jo vetëm i rremë por mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Ata nënvizuan se zbardhuesi është për pastrim dhe jo për tu pirë.

Teoria e katërt ka të bëjë me pirjen e ujit çdo 15 minuta.

Sipas kësaj teorie uji do të shpëlajë ezofagun dhe virusi do të zbresë në stomak ku edhe do të shkatërrohet nga aciditeti i tij.

Në vazhdën e teorive të tilla, ekspertët detyrohen të heqin vëmendjen nga gjetja e një vaksine për të bërë përgënjeshtrime të vazhdueshme.

A Shkatërrohet COVID-19 Duke Pirë Ujë Çdo 15 Minuta?

Në lidhje me teorinë e ujit, ekspertët thonë se gjërat nuk funksionojnë aq lehtë sa mendojnë njerëzit.

E vërteta është se edhe nëse uji mund të përcojë viruse të ndryshme në stomak, ato janë aq të shpejta sa që mund të futen në trup jo vetëm nga goja.

Një kollë e vetme mund të lëshojë në ajër plot 3000 stërkla me gjurmë virusi apo bakteresh.

Ato bien tek njerëzit përreth, në rrobat e tyre, në sipërfaqet e afërta dhe në ajër.

Përtej gojës, virusi mund të futet në organizëm nëpërmjet duarve të palara tek hunda dhe sytë.

E dyta, stomaku përmban acide aq të fuqishme saqë mund të shkrijnë një kallëp çeliku.

Madje kohë më parë shkencëtarët hodhën idenë e përdorimit të acideve si një burim energjie.

Në vitin 2012, shkencëtarët zbuluan se viruset e reja janë tepër rezistente ndaj acideve.

Ato mund të kolonizojë të gjithë armatën e baktereve të mira në stomak por edhe në zorrë.

Duhet të dini se  në Kinë është zbuluar se në 50 % të pacientëve me COVID-19, gjurmë të virusit janë gjetur edhe në jashtëqitjen e tyre.

Lëre Ujin, Por Merr Sapunin

Legjenda të tilla urbane janë të rrezikshme.

Ato i shtyjnë njerëzit të mendojnë se duke pirë ujë çdo 15 minuta janë të mbrojtur.

Kësisoj ata mund të neglizhojnë rregulla të tjera të arta të sigurisë, siç është larja e duarve apo distancimi fizik.

Qasja më e mirë drejt sigurisë është përdorimi i llogjikës, ndjekia e burimeve të sigurta të informacionit dhe larja e duarve.

“Lëre ujin, por merr sapunin”, tha për BBC-në Kalpana Sabapathy, eksperte pranë  London School of Hygiene and Tropical Medicine./AgroWeb.org

Zëri i Amerikës: Vaksina kundër tuberkulozit po testohet kundër koronavirusit

Në betejën me koronavirusin, shkencëtarët besojnë se një vaksinë e vjetër ofron shpresa të reja. Në Evropë dhe Australi po vihet në provë vaksina kundërtuberkulozit për punonjësit e shëndetësisë që gjenden në vijën e frontit në luftën me COVID-19:

Koronavirusi ka vënë përballë një sprove të paparë popullata dhe qeveri në të katër anët e globit. Në vatra të rënda të infeksionit si Spanja, sistemi shëndetësor është në rrezik kolapsi.

Në këtë periudhë krize, shkencëtarët po rendin kundër kohës për të zbuluar kura dhe përfundimisht një vaksinë që e parandalon infeksionin.

Ka shpresa se vaksina BCG që përdoret kundër tuberkulozit mund të ndihmojë në përgjigje të situates. Kjo vaksinë u zbulua afro 100 vjet më parë. Ashtu si koronavirusi, edhe tuberkulozi sulmon mushkëritë dhe përhapet kur personi i infektuar e përcjell nga kollitja apo teshtima. Vaksina e zbuluar në 1921, filloi të përdorej në masë pas Luftës II Botërore.

Tani vaksina BCG ofron shpresa për të mbrojtur punonjësit e shëndetësisë që janë më të rrezikuarit. Në Australi do të vaksinohen 4000 punonjës, të gjithë të shëndetshëm.

“Jemi entuziastë për aplikimin e kësaj vaksine bazuar në efektet e saj anësore: kjo vaksinë jo vetëm kryen funksionin kryesor, por besojmë se është në gjendje të rrisë edhe imunitetin. Në fakt kjo vaksinë e stërvit atë pjesë të sistemit imunitar që shërben si vija e frontit në mbrojtjen e organizimit kundër një numër infeksionesh. Në këtë rast vaksina do të shërbejë për të rritur rezistencën ndaj sëmundjeve, përfshirë infeksione nga viruset,” thotë Dr. Nigel Curtis.

Nëse mjekët e vërtetojnë efikasitetin e vaksinës kundër koronavirusit, ajo mund të shërbejë për të vaksinuar të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore të cilët janë grupi më i rrezikuar.

“Nëse vaksina funksionon, nëse rezulton se i ul infeksionet në masën 25-30%, ajo mund të shndërrohet në një armë shumë të rëndësishme në fazën e parë të reagimit ndaj një epidemie pasi ul barrën e infektimeve në popullatë”.

Vaksina BCG mbetet një armë e rëndësishme kundër tuberkulozit, sidomos në vende të varfra. Cdo vit tuberkulozi prek 10 milionë vetë, nga të cilët 1.5 milionë vdesin nga sëmundja.

Mjekët paralajmërojnë popullatën të mos e përdorin vaksinën pa dalë rezultatet e provave.

“Duhet të kuptojmë se kjo vaksinë nuk është provuar kundër koronavirusit, prandaj nuk ka arsye që njerëzit të vaksinohen tani. Duhet të presim rezultatet përfundimtare të provave që po zhvillohen dhe pastaj do të merret vendimi,” thotë Dr. Netea.

Dr.Curtis shqetësohet se mund të mos ketë rezerva të mjaftueshme të vaksinës BCG dhe nëse njerëzit fillojnë ta përdorin në masë kundër koronavirusit. Në këtë rast do të mbetej pa vaksinuar popullata që duhet mbrojtur nga tuberkulozi.

“Shumë lehtë mund të përballemi me mungesa të vaksinës BCG nëse nuk përdoret si duhet. Kjo mbetet një vaksinë shumë e rëndësishme kundër tuberkulozit,por përdoret gjithashtu edhe për efektet pozitive që ka kundër kancerit të fshikëzës së urinës, prandaj nuk duhet të përdoret para se të kuptojmë si reagon kundër koronavirusit”.

Në shumë vende, vaksina kundër tuberkulozit bëhej në masë te moshat shkollore. Komuniteti mjekësor nuk mund të thotë me siguri nëse vaksina e bërë në fëmijëri vazhdon të ketë efekt për mbrojtjen e individit vite apo dekada më pas.

“Ka prova që sinjalizojnë se mund të ofrojë mbrojtje afat-gjatë, por nuk e dimë me siguri. Ajo që dimë është se edhe për ata që janë vaksinuar në fëmijëri, një vaksinë tjetër e fuqizon sistemin imunitar të individit,” thotë Dr. Curtis.

Dr. Curtis thotë se Australia ka një numër relativisht të vogël rastesh dhe vaksina mund të shërbejë si masë parandaluese.

Ndërkohë epidemia ka avancuar shumë në Evropë, prandaj vaksina nuk mund të përdoret si masë mbrojtëse. Dr. Netea thotë se nëse rezultatet dalin pozitive, ato do të shërbejnë për situata të tjera epidemish në të ardhmen.

Në Holandë vaksina po përdoret tek 600 punonjës të personelit spitalor. Prova të tjera do të zhvillohen në Greqi, Gjermani, Danimarkë dhe Britani.

Muaji prill – Gati për perime dhe fruta në vazo

Ndoqa të njëjtën teori, përzjeva dheun e vjetshëm me të ri, i shtova hi sobe dhe çdo gjë shkoi perfekt. Ju do të pyesni se ku e gjej hirin e drurit sepse u bë kohë që s’i kemi ndezur sobat e oxhakët. Po ju them një tjetër truk.

Ka kaluar një muaj që kur bëra mbjelljet e pranverës dhe tashmë gjelbërimi i është shtuar ballkonit tim.

Filizat e domates janë rritur e forcuar dhe lulet e verdha të saj kanë shpërthyer ngado.

Me specat nuk pata shumë sukses. Ato nuk po merrnin shumë zhvillim ndaj pyeta rreth tyre.

Një gabim që mund të kisha bërë me to është se i kisha mbjellë shumë thellë. Ndaj me të mësuar këto i bëra një rivendosje, i nxorra më në sipërfaqe dhe duket sikur janë mirë.

Vazo me luleshtrydhe është harlisur totalisht, vetëm lule dhe kokrra. E meqë ky frut është shumë i ndjeshëm sepse ka kontakt të drejtëpërdrejtë me tokën, mora një qese dhe e sistemova mbi dhe’ duke bërë që fruti të rritet mbi të dhe jo në tokë.

Ju kujtohen ato filxhanët e kafesë që i mbolla me farë kopre dhe majdanozi? Duhet t’i shihni si kanë ndryshuar. Janë mbushur plot e përplot e në fund të muajit bëhen gati për përdorim.

Nëse dhe ju keni vepruar si unë, pra i keni mbjellë në filxhanë mund t’ia ndryshoni vendin e t’i mbillni në vazo më të mëdha pasi ato shumëfishohen.

Sallatën e mbjellë në fillim të marsit edhe për një javë e kam gati për përdorim. Për të mos mbjellë sërish sallatë, por të përdorni rrënjën që keni, ju mund të ndiqni këtë rregull. Kur tufa e sallatës të jetë e plotë për t’u vjelë, mos e shkulni nga dheu.

Me anën e një gërshëre apo thike, priteni kërcellin rreth 5 centimetra mbi tokë. Rrënjën e mbetur vazhdoni ta ujisni një herë në ditë apo çdo dy ditë dhe tek ajo do ju mbijë një tjetër tufë sallate. Kjo ju kursen kohë e mund dhe pak para.

 

Tani në prill është koha ideale për mbjelljen e kungujve e patllixhanëve.

Vendosa të marr vetëm 5 fidanë kungull deri sa të krijoj mundësinë të gjej një vend edhe për patllixhanët me të cilat vjet kam shtyrë gjithë verën, sepse një rrënjë prodhon disa herë. Mora kungull të vockël sepse ai ecën shpejt dhe përdorimi i tij në supëra është më i madh se i patllixhanit.

Ndoqa të njëjtën teori, përzjeva dheun e vjetshëm me të ri, i shtova hi sobe dhe çdo gjë shkoi perfekt. Ju do të pyesni se ku e gjej hirin e drurit sepse u bë kohë që s’i kemi ndezur sobat e oxhakët. Po ju them një tjetër truk.

Hirin që mblidhni, futeni në një kavanoz të madh dhe përzijeni me ujë deri sa të bëhet si brum. Futeni diku në ndonjë dollap e sa herë t’ju duhet merrni disa lugë prej tij e shtojani dheut. Hirin dikur e përdornim dhe për të larë robat e bardha, kështu që të njëjtën përzierje mund ta përdorni edhe për të larë ndonjë bluze që ju ka marrë si të verdhë, bën shumë efekt.

Kështu e kalova ditën e shtunë, duke u marrë me ballkonin tim që përveç se më kënaq syrin, më heq stresin, por më jep dhe produkte të shijshme që rrallë mund ti gjesh në tregje. Bëjeni dhe ju, është muaji perfekt për mbjellje, e s’ju kushton asgjë./AgroWeb.org

*Rezarta Delisula është zëvendës-kryeredaktore e Gazetës Shqiptare dhe punon si gazetare që prej vitit 1998. Përgjatë karrierës profesionale 17 vjeçare, shkrimet e saj kanë prekur më së shumti çështjet sociale dhe problematikat mjedisore. E apasionuar pas produkteve organike dhe kultivimit të tyre, Rezarta është veçanërisht e interesuar për jetesën e gjelbër. Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për agroweb.org.

Kopshtari në karantinë, 4 bimë që lulëzojnë shpejt

Në këtë kohë, sipas ekspertëve, të apasionuarit pas kopshtarisë duhet të merren me bimë që lulëzojnë shpejt.

Kopshtaria është një aktivitet që të qetëson, zbut ankthin dhe praktikisht të largon mendjen nga mendimet negative dhe të përqendron tek rëndësia e momentit.

Njerëzit që e kanë pasion kopshtarinë, e praktikojnë atë edhe në kushte karantine, në ballkon a verandë, duke mbjellur perime, fruta dhe lule.

Në këtë kohë, sipas ekspertëve, të apasionuarit pas kopshtarisë duhet të merren me bimë që lulëzojnë shpejt.

Për këtë ju vjen në ndihmë AgroWeb.org me listën e katër bimëve që me përkujdesjen e duhur do të mbillen nga fara e do të lulëzojnë shpejt.

Lakra

Nëse ju pëlqen lakra, mund të mbillni disa varietete të saj.

Zgjidhni farën që ju përshtatet më shumë dhe mbilleni menjëherë në saksi si fillim dhe me të lëshuar filizë transferojini ose në një vazo të madhe ose në kopësht.

Rrepa e Kuqe

Njësoj si në rastin e lakrës, edhe rrepa mund të mbillet shumë lehtë nëpërmjet farës.

Ajo duhet futur thellë në dhe. Filizat pritet të dalin shumë shpejt, për rreth një javë.

Vazon mund ta mbani në kuzhinë për një farë kohe dhe më pas filizët t’i transferoni në një vend në kopësht ose në vazo më të madhe.

Bima ka nevojë për ujë një herë në javë.

Fasulet

Këto bishtajore janë ideale për tu mbjellë tani nga fara në kushtet e shtëpisë.

Farat duhen futur thellë në vazo dhe më pas duhet pritur për filizat.

Fasulet rriten drejt dhe nuk zënë shumë vend.

Ato kanë nevojë për pak përkujdesje dhe janë shumë shpërblyese në prodhimtari.

Qepët e Njoma

Qepët e njoma njihen si ndër më të lehtat për tu mbjellë dhe rritur.

Farat duhen ngjeshur thellë në dheun e vazos të cilën mund ta mbani ose brenda në shtëpi ose në ballkon.

Nëse e mbani brenda, sigurohuni që të temperatura e ambientit të jetë 15-21 gradë.

Vazoja si fillim duhet mbajtur në një vend të errët dhe kur të dalin filizat të transferohen në verandë dhe në një enë më të madhe dhe me më shumë hapësirë.

COVID-19, pse është kaq e vështirë gjetja e një vaksine?

Viruset, këto mikrorganizma që nuk shihen me sy të lirë, janë kërcënimi më i madh që na kanoset.

Gara për gjetjen e një vaksine apo kure kundër koronavirusit po bëhet gjithnjë e më e ethshme.

Në mbarë botën po bëhen kërkime, analiza, teste dhe eksperimente për të gjetur atë të duhurën që do të shpëtojë njerëzimin.

Bëhet fjalë për një mision të vështirë sepse në bazë të të dhënave, COVID-19 përshkruhet si 10 herë më vdekjeprurës se gripi sezonal.

Viruset, këto mikrorganizma që nuk shihen me sy të lirë, janë kërcënimi më i madh që na kanoset.

Pavarësisht progresit të mjekësisë moderne, del gjithmonjë një virus që sfidon çdo njohuri, përvojë mjekësore dhe njerëzimin në përgjithësi.

COVID-19 është armiku ynë më i ri. I padukshëm, por vrastar.

Ku Qëndron Kleçka Me Zbulimin e Vaksinës?

Viruset janë të çuditshme.

Bëhet fjalë për një grup molekulash që mblidhen e formojnë forma nga më të voglat por që janë shkatërrimtare pa masë.

Ato infektojnë njëriun nëpërmjet ajrit, ujit por edhe stërklave. Ato i nënshtrohen një mutacioni të vazhdueshëm dhe praktikisht gjenden kudo, në qiell e në tokë.

Në krahasim me bakteret, viruset janë më të vogla dhe më të thjeshta.

Bakteret riprodhohen vetë dhe  shkatërrohen me antibiotikë, viruset jo.

Ato pushtojnë qelizat dhe marrin organizmin peng për të krijuar kopje të vetvetes.

Në botë ka kaq shumë viruse të cilat kalojnë në mutacion të vazhdueshëm saqë çdo vaksinë e personalizuar do të humbiste efikasitetin me kalimin e kohës.

Një faktor tjetër që ndikon në trajtimin e virozave është reagimi i organizmit të njeriut.

Kur imuniteti zbulon një virus në trup, nis të prodhojë antitrupa.

Këto janë proteina që lidhen me qelizën e infektuar prej virusit dhe e nxisin të vetëshkatërrohet.

Problemi qëndron se virusi shkakton shumë dëme dhe përhapet edhe tek të tjerët shumë më parë se prodhimi i antitrupave.

Rrugëtimi i një vaksine nga laboratori deri tek konsumatori kërkon shumë kohë, në mos vite.

Që një vaksinë të funksionojë ajo duhet të jetë në gjendje të shkatërrojë virusin, pa prekur qelizën në organizmin e njeriut.

Kleçka është  tek mutacioni, pra të dhënat genetike të virusit.

Duke qenë se viruset shumohen dhe përshtaten shpejt, ato ndryshojnë shpesh të dhënat gjenetike,

Pra, nëse shkencëtarët krijojnë një vaksinë bazuar në të dhënat fillestare të virusit, ajo nuk do të funksionojë nëse ai ka pësuar mutacion.

Edhe nëse shpiket një vaksinë e re, ajo duhet testuar dhe eksperimentuar tek kafshët, më pas tek njeriu.

Nëse eksperimentet rezultojnë të suksesshme, autoritetet duhet të aprovojnë prodhimin në masë  dhe më pas shpërndarjen në mbarë globin. /AgroWeb.org

Distancimi fizik mund të jetë i nevojshëm për muaj të tërë

Për të pasur një ide më të qartë se çfarë na pret në të ardhmen e afërt, duhet t’i hedhim sytë nga e shkuara.

Distancimi fizik dhe vetë-izolimi është metoda më e mirë për të ulur kurbën e infeksionit nga COVID-19, thonë ekspertët.

Në vazhdën e shumë të panjohurave, njerëzit duan të dinë sa duhet të vazhdojë ky distancim fizik që të ndihemi se ia hodhëm rrezikut.

Për të pasur një ide më të qartë se çfarë na pret në të ardhmen e afërt, duhet t’i hedhim sytë nga e shkuara.

Të paktën këtë ka bërë BBC dhe programi Future.

Gripi Spanjoll Dhe Covid-19

Dikur, pranë fundit të Luftës së Parë Botërore,  Gripi Spanjoll i mori jetën një të tretës së popullsisë së globit, duke u bërë një nga pandemitë  më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit.

Në shtator të vitit 1918,  shumë qytete amerikane bënë një ‘sy qorr e një vesh shurdh’ ndaj pandemisë dhe nuk ndaluan as paradat. Në Filadelfia, asokohe ishin 600 ushtarë të infektuar, por autoritetet e injoruan këtë shifër dhe aprovuan organizimin e paradave në nder të lirisë.

Nga ana tjetër, në Saint Luis të Misurit, zyrtarët jo vetëm që anulluan paradat dhe grumbullimet publike por ndërmorrën shumë masa të distancimit social.

Një muaj më vonë, 10,000 njerëz humbën jetën në Filadelfia, ndërsa në Saint Luis, numri i viktimave ishte 700.

Ky shembull nxjerr në pah rëndësinë e distancimit fizik dhe social për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kanë kaluar 102 vjet që nga pandemia e Gripit Spanjoll dhe bota po përballet sërish me një pandemi, atë të COVID-19.

Patjetër që kemi të bëjmë me dy raste të ndryshme, ama sot popullësia e globit është 6 miliardë më shumë se sa në vitin 1918.

Distancimi, Mënyra Më Efikase Për Të Penguar Përhapjen e Virusit.

Në mungesën e një vaksine kundër COVID-19, të gjithë bien dakord njëzëri se distancimi është mënyra më efikase për të penguar përhapjen e virusit.

BBC citon një raport të Universitetit të Harvardit që paralajmëron se nëse nuk ka një vaksinë, në rastin e Shteteve të Bashkuara, masat e distancimit social duhet të vazhdojnë me rigorozitet deri në 2022.

Sipas të njëjtit studim, nëse distancimi fizik dhe social bëhet me ndërprerje, atëherë gjasat e një shpërthimi tjetër të virusit më vonë gjatë vitit janë të paevitueshme.

Kjo do të thotë, se nëse nuk izolohemi dhe i përmbahemi kësaj mase, virusi do të shfaqet sërish.

Sipas BBC-së, çdo person i infektuar me COVID-19, besohet që në fazën fillestare të sëmundjes, mund të infektojë mesatarisht 2 ose 3 persona të tjerë. Një person i prekur nga Rinovirusi, që është përgjegjës për të ftohurën, mund të infektojë maksimumi deri në 2 persona.

Numri bazë i riprodhimit të virusit në rastin e Gripit Spanjoll është 1.8.

Nga ana tjetër, periudha e inkubimit (pra mes infektimit dhe shfaqjes së simptomave) është rreth pesë ditë në rastin e COVID-19, ndonëse ka raste kur ajo zgjat 14 ditë.

Pra, nëse një person i infektuar por pa simptoma, mund ta përhapë atë tek dy ose tre njerëz të tjerë. Në një muaj të vetëm, pacienti zero mund tua ngjisë COVID-19 244 personave. Në dy muaj ku numër mund të arrijë në 59,604 raste.

Në mungesë të distancimit social dhe fizik, Mbretëria e Bashkuar mund të regjistrojë të paktën 510,000 vdekje nga COVID-19, ndërsa Shtetet e Bashkuara rreth 2.2 milionë.

Kësisoj, ekspertët thonë se distancimi social dhe fizik mund të jetë i nevojshëm për disa muaj, por  për sa kohë ne mund të mbrojmë shëndetin e të dashurve tanë, në fund të fundit, ia vlen barra qeranë./AgroWeb.org

Shkencëtarët kinezë zbulojnë “anti-trupa efektivë” kundër COVID-19

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka izoluar një grup anti-trupash që thotë se janë “tepër të efektshëm” për të bllokuar aftësinë e koronavirusit për të penetruar qelizat e njeriut. Shkencëtarët thonë se ky mekanizëm mund të ofrojë shpresa për të kuruar dhe parandaluar COVID-19.

Zhang Linqi dhe ekipi i tij në Pekin thonë se një ilaç që përmban anti-trupat në fjalë mund të jetë më i efektshëm se sa trajtimet e tjera, si për shembull përdorimi i plazmës me anti-trupat e personave që janë shëruar, pasi përdorimi i plazmës është i kufizuar në bazë të grupit të gjakut.

“Rëndësia e anti-trupave është provuar në mjekësi prej dekadash. Ato përdoren për të kuruar kancerin, apo çrregullime auto-imune si dhe sëmundje ngjitëse. Prandaj kemi shpresa se anti-trupat që kemi zbuluar mund të jenë shumë të efektshëm për pacientët me koronavirus si për mjekimin ashtu edhe për parandalimin e infeksionit,” thotë Dr. Zhang Linqi.

Ekipi shkencor filloi të analizonte anti-trupat që në janar, duke mbledhur mostra gjaku nga pacientë me COVID-19. Ky ekip po punon për t’i kombinuar anti-trupat e zbuluar me anti-trupa të tjerë për të ulur rrezikun e mungesës së efikasitetit nëse koronavirusi shfaq mutacione.

Anti-trupat nuk janë të krahasueshme me rolin e vaksinës, por mund t’u jepen personave në rrezik me qëllim që të mbrohen nga infeksioni. Nëse studimet rezultojnë pozitive, anti-trupat mund të prodhohen në masë për prova me kafshët dhe më pas me njerëz. zëri i amerikës

5 pyetje që duhet t’ia bëjmë vetes para daljes nga shtëpia

Ekspertët paralajmërojnë se të gjithë njerëzit mbi 60 vjeç janë tepër të rrezikuar nga komplikacionet që shkakton COVID-19.

Nëpër rrugët e kryeqytetit por edhe të gjithë Shqipërisë, kemi vënë re pamje të njerëzve të moshuar që dalin jashtë shtëpisë për të bërë pazare të vogla, duke rrezikuar veten dhe të tjerën nga COVID-19.

Ekspertët paralajmërojnë se të gjithë njerëzit mbi 60 vjeç janë tepër të rrezikuar nga komplikacionet që shkakton COVID-19.

Sipas tyre, mosha e tretë duhet të tregojë një kujdes tepër të shtuar dhe të mbrohet duke qëndruar në shtëpi dhe shmangur kontaktet fizike.

A Vlejnë Këto Këshilla Për Të Gjithë Moshën e Tretë?

Ajo që ekspertët kanë nënvizuar deri tani është se njerëzit që kanë sëmundjet e mëposhtme kanë një rrezik të lartë të humbasin jetën nga COVID-19.

Bëhet fjalë për:

  • Sëmundjet e zemrës,
  • Diabeti,
  • Sëmundjet e veshkave
  • Sëmundjet e mushkërive
  • Imuniteti i dobët.

Njerëz që kanë probleme të tilla duhet të qëndrojnë patjetër në shtëpi dhe të zbatojnë masa strikte të higjenës dhe distancimit fizik.

Ka të moshuar që besojnë se në mungesë të sëmundjeve kronike, ata janë më pak të rrezikuar nga COVID-19.

Sipas ekspertëve, ky është një besim shumë i gabuar sepse rreziku ndaj infeksionit është gjithësesi i lartë.

Ata këshillojnë që çdo njeri duhet t’i bëjë disa pyetje vetes përpara se të bindet që të dalë jashtë shtëpisë.

  • A ndihesh përgjithësisht i/e lodhur?
  • A mund të ngjisësh shkallët?
  • A mund të ecësh gjatë?
  • Nga sa sëmundje vuan? (Nëse keni mbi 5 probleme shëndetësore, atëherë kjo nuk është aspak mirë)
  • A po humbisni shpejt në peshë?

Nëse i përgjigjeni ‘po’ të paktën tre pyetjeve, atëherë duhet të tregoni shumë kujdes dhe të qëndroni në shtëpi.

Disa ekspertë paralajmërojnë se në këtë situatë, i gjithë shqetësimi nuk duhet të përqendrohet tek grupmosha por tek cilësia e shëndetit.

Sipas tyre, rreziku i infeksionit nga COVID-19 varet pikërisht nga ky aspekt që do të thotë se çdo rast infeksioni është unik dhe në varësi të shëndetit dhe organizmit./AgroWeb.org

Higjena dhe ushqimi – Këshillat e mjekëve për ditë sa më të sigurta

Kjo sepse ushqimi i tepërt lëshon në trup disa substanca që quhen nitrite dhe janë të dëmshme për organizmin.

Distancimi social dhe higjena janë kryefjala e ditëve të fundit si e vetmja mënyrë për të mbajtur larg COVID-19.

Kjo do të thotë qëndrim në shtëpi që në të shumtën e kohës po aplikohet  nga qytetarët, megjithëse në raste të caktuara duhet të dilni për pazar apo detyrime të ndryshme e të domosdoshme.

Ekspertët thonë se këto dalje mund të mbartin edhe rrezikun më të madh të ekspozimit nga koronavirusi.

Kështu mënyrat e mbrojtjes dhe higjena duket të jenë maksimale.

Një tjetër problem i këtyre ditëve për shumë njerëz është ushqimi dhe mbipesha.

Çfarë të konsumoni dhe si të veproni për t’u ndjerë të shëndetëshëm e të sigurt e shpjegojnë mjekët.

Si të veproni me higjenën?

Mjekja infeksioniste, Dr. Sabahete Dedja e ftuar ne programin “Rudina” , shpjegon  disa rregulla të arta për ta përballuar me sukses këtë situatë.

Mjekja theksoi se në këtë fazë shumë i rëndësishëm është higjenizimi i shtëpisë.

Kjo do të thotë të pastroni disa herë në ditë mjediset ku qëndroni.

“Sa të jetë e mundur higjenizimi brenda shtëpisë në maksimum, thuhet që mundet të bëhet sipërfaqja dhe gjithë këto objektet deri në dy herë në ditë, larja dhe dezinfektim.” thekson mjekja.

Duke thënë këtë, doktoresha bën thirrje që të pastrohen mirë edhe ushqimet si frutat apo perimet.

Këtë mund ta bëni me sodë buke dhe ujë, por gjithashtu edhe me alkool të posaçëm.

Çfarë të konsumoni këto ditë?

OBSH pak ditë më parë theksoi rëndësinë e konsumimit të ushqimeve të shëndetëshme dhe sa më të freskëta.

Në një deklaratë zyrtare ekspertët e OBSH, bënin thirrje që njerëzit të gatuajnë vetë në shtëpi dhe të përdorin sa më shumë fruta dhe perime.

Të njëtën gje e rekomandon edhe mjekja Dedja, ajo sugjeron sa më pak ushqim dhe shumë cilësi.

Kjo sepse ushqimi i tepërt lëshon në trup disa substanca që quhen nitrite dhe janë të dëmshme për organizmin.

Më tej ajo shprehet: “Nitritet janë disa substanca toksike për organizmin, ushqimi i tepërt, ngrënia e shumë ushqimeve mos kujtoni se ju bën mirë. Madje ushqimi më pak, do ju bënte shumë më mirë për organizmin, ushqim të paktë dhe cilësor, jo sasi të madhe.”

Gjitjashtu një mënyrë e mirë e evitimit të ushqimit sipas mjekes është që të konsumoni sa më shumë ujë gjatë ditës në mënyrë që stomaku të mbushë volumin e tij./AgroWeb.org

A ka rrezik që virusi COVID-19 të përhapet nëpërmjet këpucëve?

Virusi, sipas të dhënave, mund të qëndrojë jo vetëm në pjesën e poshtme të këpucës por edhe në atë të sipërme.

Ekspertët paralajmërojnë se këpucët janë një terren shumë i përshtatshëm për bakteret, mikrobet por edhe per Koronavirusin.

Specialista e sëmundjeve infektive Mary E. Schmidt tha në një intervistë për gazetën Neë York Post se virusi COVID-19 mund të mbijetojë tek këpucët për mbi pesë ditë.

Sipas saj, njerëzit duhet të veshin këpucë ose atlete që lahen në lavatriçe.

Virusi, sipas të dhënave, mund të qëndrojë jo vetëm në pjesën e poshtme të këpucës por edhe në atë të sipërme.

Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive dhe të Alergjisë në SHBA zbuloi më herët se virusi mund të qëndrojë në plastikë për dy deri në tre ditë.

421,000 Baktere, Viruse Dhe Parazitë Tek Këpucët

Një studim i vitit 2008 nga ekspertë të Universitetit të Arizonës, zbuloi se tabani i këpucëve mund të përmbajë plot 421,000 baktere, viruse dhe parazitë.

Njeriu arrin të fitojë imunitet ndaj pjesës më të madhe të tyre, thanë ekspertët.

Megjithatë, në vazhdën e situatës ku ndodhemi, ekspertët amerikanë mbështesin fort idenë e veshjes së vetëm një palë këpucëve kur del jashtë shtëpisë që të kufizojë ekspozimin.

Me të mbërritur para derës, këpucët duhen hequr dhe lënë mënjanë, ose futur në lavatriçe.

Sipas tyre, këpucët duhen lënë jashtë shtëpisë, por nëse duhet patjetër t’i keni brenda, sigurohuni që t’i lani në lavatriçe.

Një këshillë e tillë vlen posaçërisht për fëmijët, të cilët kurrësesi nuk duhet t’i prekin ato, sepse këpucët, veç tualetit, janë sendet më të ndotura që kemi në shtëpi.

A Ka Rrezik Të Infektohemi Nga Këpucët?

Njerëzit, sipas ekspertëve, duhet të fokusohen më shumë tek higjena personale dhe veçanërisht larja e duarve.

Deri më tani, nuk ka asnjë provë shkencore që konfirmon se virusi futet në shtëpi nëpërmjet këpucëve.

Këmbët janë shumë larg nga fytyra dhe ajo që dimë deri tani se virusi transmetohet nga njeriu tek njeriu dhe jo nga këpuca tek njeriu./AgroWeb.org

Pse COVID-19 preku më shumë Italinë – Faktorët ndikues

Të moshurait janë targeti kryesor i koronavirust të ri dhe përbëjnë pjesën më të madhe popullsisë në vend.

Situata me koronavirusin e ri COVID-19 është një problem që po përhapet në të gjithë globin.

Megjithatë që nga shpërthimi në Vuhan, ritmet e tij kanë qenë të ndryshme për vende të tjera të botës.

Më mbërritjen e virusit në Evropë, fillimisht në Gjermani, u duk se situata do të izolohej po aty, siç ndodhi me Kinën dhe provincën e Hubeit. Por në Evropë nuk ndodhi kështu.

Me kalimin e ditëve e sidomos gjatë muajit Mars, pandemia u zhvendos në Itali duke e kthyer një nga epiqendrat më të mëdha të botës për zhvillimin e sëmundjes.

Italia numëron me më shumë se 105,792 të nfektuar dhe 12,428 të vdekur vetëm nga ky virus, për një periudhë më pak se dy mujore.

Rasti i Italisë është padyshim një nga më të rëndët në botë, duke kaluar Kinën dhe Amerikën për nga numri i jetëve të humbura.

Përse Italia

Pikëpyetja më e madhe e këtyre kohëve është se çfarë bëri që Italia të goditej kaq fort?

Si një nga vendet fqinje me më shumë rrugë tregtare dhe udhëtimi me Shqipërinë, shqetësimi se Iinjejti skenar mund të përsëritej edhe në vend qarkulloi për shumë kohë.

E teksa Italia, Shqipëria dhe shumica e vende të Evropës e më gjerë vazhdojnë të qëndrojnë të izoluara, lufta e Italisë me sëmundjen është ende e nxehtë.

Për të analizuar situatën e COVID-19 në shtete të ndryshme të botës duket pa dyshim të analizohen edhe faktorët në të cilët sëmundja zhvillohet.

Sipas eskpertëve Italia ka një numër të madh të popullsisë në moshë të madhe që është mjaft e prekur nga ky irus.

Të moshurait janë tageti kryesor i koronavirust të ri dhe përbëjnë pjesën më të madhe popullsisë në vend.

Të dhënat nga organizata që merret me analizmin e të dhënave të popullatës së botës PRB, Italia është vendi i dytë pas Japonisë me popullsinë më të plakur në botë.

Rreth 235 e popullsisë janë mbi moshën 65 vjeç e lart thuhet në raportin e PRB.

Pacientët e prekur nga COVID-19 në Itali raportohet  të kenë qenë mesatarisht 78 vjeç e lart sipas autoriteteve Italiane.

Shumë prej personave që humbën jetën nga ky virus kishin sëmundje bashkëshoqëruese duke e bërë trupin e tyre akoma dhe më të brishtë pas prekjes nga COVID-19.

Gjithësesi rastet e shpresës nuk mungojnë një 102 vjeçare e quajtur Italica Grodona është shpallur e kuruar nga COVID-19 në Genova të Italisë pas më shumë se 20 ditësh në spital.

Doktorët që e kuruan u shprehën për pmediat se kjo grua përfaqëson shpresën për të gjithë të moshuarit të cilët përballen me këtë pandemi.

Po Shqipëria?

Në një listë nga PRB me 50 shtete me popullsinë më të plakur në botë, Shqipëria nuk bën pjesë.

Teksa vihet re Maqedonia e Veriut në vendin e 50-të, si një vend me popullsi të plakur.

Pavarsisht kësaj vendi ka më shumë se dy javë në karantinë ndërsa të moshuarit nuk lejohet të dalin nga shtëpija për asnjë arsye./AgroWeb.org