VOAL

VOAL

Të pretendosh se është bërë dekomunistizimi, është gënjeshtër – Nga LEK MIRAKAJ

June 28, 2021
1 Comments
  • author avatar
    Fritz Radovani 11 months ago Reply

    “Te pretendosh se DO TE BEHET NDONJEHERE dekomunistizimi eshte genjeshter !!”
    Ju falemnderes z. Mirakaj !

Komentet

Leave a Reply to Fritz Radovani Cancel reply

Familja Buçaj bën me dije se vizitat dhe shërbimet fetare për Dr. Gjon Buçaj mund të ndiqen edhe live

Pershendetje miqtë e familjes tone.

Deshirojme t’ju njoftojme se diten e Enjte 19 Maj do te behen vizitat ne New York ne shtepine funerale per miqte dhe dashamiret e Dr. Gjon Buçaj.

Per ato qe nuk munden te marrin pjese, munden t’i ndjekin “live” keto momente te veshtira per familjen tone.

Momentet live shtepia funerale do te beje te mundëshme vetem ndërmjet orës 17:00 – 19:00 me oren zyrtare ne New York, USA.

Ma poshte po ju dergojme linkun ku mundeni ta ndiqni:

Linku: https://www.oneroomstreaming.com/login

Mbasi te klikoni linkun duhet te vendosni e-mailin e meposhtem edhe passwordin.

Email: info@ballarddurand.com

Password: AYBEPH

Gjithashtu mund te ndiqni ceremoninë fetare, meshën e shenjtë në kishën Zoja e Shkodrës në New York ditën e premte me 20 Maj 2022 ora 11:00 me oren zyrtare të New York-ut, USA tek faqja zyrtare në Facebook ne linkun me poshte: https://www.facebook.com/albanianchurch/

Linku me vidio live do te behet aktive vetem në oraret perkatese. Ju lutemi shperndajeni me miqtë e tjere.

Ju falenderojme per ngushellimet dhe momentet qe na keni qendrue afer.

Familja Buçaj

Nekrologji

Dr Gjon Lekë Buçaj, një aktivist i palodhur dhe vizionar për çështjet shqiptare, ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës (14 maj 2022) në spitalin Inova Loudoun në Leesburg, Virxhinia. Ai ishte 88 vjeç. Bashkëshorti i dashur prej 48 vitesh i Nikoletës. Babai i dashur i Eduard Bucajt dhe gruas së tij Dana nga Sterling, Virxhinia, Lek Buçajt dhe gruas së tij Frances e Aleksandrisë, Virxhinia, dhe Teuta (Buçaj) Pici dhe bashkëshortit të saj Marketin Pici nga Baltimore, Maryland, Nora (Buçaj) Daub dhe bashkëshortit të saj saj Timothy Daub i Baltimores, Maryland.

Dr Buçaj ishte gjyshi krenar i shtatë (7) nipërve (Besa, Leka, Shpresa, Delena, Iliriana, Gjozefina dhe Gjoni); vëllai i dashur i Mrika Dedajt nga Monroe, New York dhe Drande Berisha nga White Plains, New York. Ai ishte i biri i Lek Zogu, nëna Sute (Lula) Pjetra dhe vëllai Gjin Leka.

Dr.Buçaj lindi në Arst të Pukës, Shqipëri më 14 shkurt 1934. Kur autoritetet komuniste pushtuan Shqipërinë, mijëra familje u mblodhën dhe u dërguan në kampe përqendrimi dhe qindra intelektualë u ekzekutuan.

Dr Buçaj dhe familja e tij u arratisën nga Shqipëria në vitin 1951, duke kaluar kufirin për në ish-Jugosllavi.

Ka studiuar në Gjakovë të Prishtinës dhe në Shkup (Maqedoni).

Gjatë qëndrimit të tij në ish-Jugosllavi, ai u lidh me luftëtarët shqiptarë të lirisë që ishin vendosur në Itali në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Informatorët e UDBA-së (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav) i vëzhgonin aktivitetet e tij dhe e konsideronin të rrezikshëm.

Arriti të shkonte në Itali në vitin 1963.

Ndërsa ishte në Romë, Dr. Buçaj studioi mjekësi dhe ndihmoi mijëra emigrantë shqiptarë që jetonin në kampet e refugjatëve.

Ai u bashkua me Bllokun Kombëtar Indipendent (BKI), një parti politike shqiptare në mërgim, platforma politike e së cilës bazohej në dy qëllime thelbësore: “të përdorte të gjitha masat për të çliruar Shqipërinë nga komunizmi dhe të ndiqte çdo mundësi për t’i mundësuar popullit shqiptar të fitonte pavarësinë të nevojshme për të zgjedhur lirisht të ardhmen e vet.”

Si anëtar i BKI-së, ai ka bashkëpunuar ngushtë me Prof. Ernest Koliqin, i cili konsiderohet si themeluesi i prozës moderne shqipe.

Në vitin 1974, Dr. Buçaj u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdoi aktivitetet e tij në përputhje me synimet e BKI-së.

Ai u bashkua me Federatën Panshqiptare të Amerikës, Vatra, duke shërbyer si nënkryetar për afro dy dekada aty kur ishte një moment kritik për kombin shqiptar.

Gjatë kësaj kohe, sistemi komunist në Shqipëri u shemb dhe Kosova fitoi pavarësinë e saj.

Dr Buçaj ishte aktiv në organizimin e seminareve dhe protestave në mbrojtje të shqiptarëve në Kosovë, Çamëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Ai shërbeu si president i Vatrës nga 2010-2017.

I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. Gjon Buçaj Nga Dr. HILMIJE MARA KOSOVRASTI

 

Shume i nderuar dhe i respektuar Doktor Gjoni,

Neser do te takohemi per here te fundit? Jo, nuk eshte e vertete. Nuk ndahemi. Ti ishe nje vella, nje shok, nje mik i rralle. Per Nikoleten nje burre shembullor, per femijet nje baba i perkushtuar, per Vatren nje KRYETAR  I RRALLE, dhe në memorjen e kombit shqiptar do jesh kurdoherë nje drejtues shembullor. Ti e ndoqe me fanatizem udhen e Fan Nolit, Konices, dhe rrugen e inxhinier Agim Karagjozit [I pazevendesueshem].  Do te mbahesh mend si nje drejtues i Vatres-  i drejte, korrekt, antikomunist, i suksesshem, nje patriot i rralle.

Nuk mund ta pranoj qe nuk do te flasim me…..jo, jo ti jeton mes nesh ashtu i vertete. Ishin vitet e fillimit te demokracise ne Shqiperi, kur bashke me Agim Karagjozin erdhet ne Tirane, asistuat ne tubimin madheshtor ne sheshin Gjergj Kastrioti Skenderbeu .Nga tribuna përpara Operes prezenca juaj, fjala juaj, elektrizoj gjithe popullin e Tiranes. Kish ardhe VATRA, kishin ardhe dy perfaqesues te saj, dy patriotë te drejtesise boterore, kishte ardhe Amerika. Buciste gjithe sheshi “E duam Shqiperine si gjithe Europa”, Rrofte Amerika, Rrofte kombi shqiptar. U ulet kembe kryq ne shesh me popullin, ngjallet shpresat per liri, demokraci, ngritët  peshe rinine vajza, djem, gra bura. Vatra na mblodhi ne strehen e saj, ‘NJE KOMB  NJE QELLIM’.

Ështe e dhimbshme vella Gjoni me te thane Lamtumire, por ESHTE KAUZA jote e Agim Karagjozit, e Zef Bales,e Dalip Greces, qe jeton ne zemrat e vatraneve.

Ti punove pa u lodhur per VATREN, dhe sot vatranet te percjellin ne token amë, SHPIRTI YT QOFTE I PARAJSES…..Na ke lene mesazhin e mrekullueshem ne zemrat shqiptareve kudo qofshin, ’Te jemi te bashkuar, te respektojme njeri tjetrin, te pranojme mendimin ndryshe, te kemi diversitet mendimesh, te jemi me njeri tjetrin vellezer dhe motra, per te rinjte t’i mbajme afer, te mos veprojme si ne komunizem me metoda perjashtuese. Ashtu si prindi qe femijen nuk e hedh por e drejton, ashtu edhe Vatra  e mbledh kombin e vet rreth ngrohtesise se Vatres. ‘FEJA E SHQIPTARIT eshte shqiptarija, pa dallim feje,krahine dhe ideje’ thoshte Vaso Pashe Shkodrani. Do te na mungosh i dashur doktor Gjoni por Amerika ka ne gjirin e saj VATREN SHQIPTARE, qe drejton, bashkon, rrezaton prosperitet te gjithe kombasit shqiptar te kudondodhur me ligjet me te perparuara ne bote. I jemi shume mirenjohes Amerikes.
Si vatrane prej 30 VJETESH ju bej thirrje; Mbroni Vatren, shtoni rradhet e saj me te rinj, ngrini vlerat e femres shqiptare, mos u pajtoni me komunizmin famekeq, ndiqni shembullin e NOLIT, KONICES, KARAGJOZIT, DOKTOR GJON BUCAJT, ZEF PERNOKES, ZEF BALES, DALIP GRECES, etj etj. I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. GJON BUCAJ.

Me kosiderate,
Dr. HILMIJE MARA KOSOVRASTI

 

IN MEMORIAM, DR. GJON BUÇAJ Nga Don Lush GJERGJI

 

 

Një ditë para kalimit në amshim, Dr. Gjon Buçaj,  në pyetjen time si je tash më shëndet, me shkuan kështu: “Po, falemindës Zotit! Jam ma mirë pak. Do të marri shumë kohë mëkamja e plotë.” 

Mirëpo sëmundja dhe vdekja dinake dhe grabitqare nuk pritën dhe nuk ia mundësuan rimarrja e shëndetit, që e shpresonte ai, familja, miqtë e tij të shumtë në Amerikë dhe në botë.

Lajmin për kalimin e tij në amshim ma dha Merita Bajraktari – Mc Cormak me këto fjalë: “Gjon Buçaj ndërroi jetë sot. Pushoftë në Paqen e Krishtit.”

Posa e mora këtë lajm, së pari u luta për shpirtin e tij dhe amshimin e lumtur, si dhe për tërë familjen, që ta kenë ngushëllimin në vdekjen dhe ngjalljen e Jezu Krishtit, si burim feje, frymëzim jete dhe pavdekësie… Fill i shkrova të bitit të Dr. Gjonit, Eduardit kështu: “I dashuri Eduard, e kujtoj Dr. Gjon Buçaj me ndjenja të thella të nderimit dhe falënderimit, me uratë dhe dashuri. Zoti Dr. Gjonin e pastë në parajsë, ndërsa juve ju ngushëlloftë me fuqinë e fesë së krishterë! Pushoftë në paqe!” 

Ajo çka mund të bëja është urata, pjesëmarrja ime shpirtërore në këtë ndarje të përkohshme, apo si thotë Shën Nëna Tereze “kthimi në Shtëpinë e Atit”, paraqitja dhe kremtimi i Meshën për shpirtin e tij si dhe për flladi, ngushëllim dhe siguri që na vjen prej Krishtit të ngjallur, i cili i vetmi thotë dhe garanton kështu: Unë jam të ngjallurit dhe jeta. Kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë… Lumë ata që nuk shohin por besojnë! 

Do të “lundëroj”  pak në kujtimet mia me të dashurin dhe të paharrueshmin Dr. Gjon Buçaj. Jemi njohur mjaft kohë, diku fill pas luftës së Kosovës 1998 – 1999. Për Dr. Gjonin më kishte folur shpesh një mik dhe koleg i tij nga ditët e rinisë dhe studimeve, piktori ynë i njohur, Blerim Luzha. Ai i kishte humbur lidhjet qysh moti, por me këmbëngulje kërkonte ndonjë “shenjë”. Dhe ndodhi deri diku “mrekullia”, u takuam dhe njoftuam fill pas Luftës.

Dr. Gjon Buçaj ishte një atdhetar i shquar, një njohës i gjuhës   dhe kulturës, letërsisë, historisë, me pak fjalë çështjes shqiptare, të kaluarës sonë martire, të cilën e kishte provuar në shpinë dhe në zemër, por edhe idealist dhe optimist për të tashmen dhe të ardhmen tonë më të mirë. Më thoshte kështu: “Gjithë ky gjak i derdhur për Fe dhe Atdhe, gjithë kjo farë e mirë, doemos do të rritet dhe do të gufojë, ndoshta jo aq shpejt, por s’ka më ku shkon…” 

Pata shumë takime me të në Amerikë, në New York, por edhe në Kosovë. Gjithmonë i qetë, shumë i vëmendshëm në bashkëbisedime, i matur në fjalë dhe në sjellje, mbi të gjitha dashamir i të mirës, të drejtës, të vërtetës, jetës, mbi të gjitha Dashurisë. Si Kryetar i “Vatrës” disa herë me priti me bashkëpunëtorë, ma dha rastin të paraqitem me ndonjë libër, botim, kumtesë, me një rast së bashku me Dr. Nusret Pllanën, rreth gjenocidit serbë ndaj Shqiptarëve me shekuj…

Ishte i ngazëlluar për çdo fjalë, rresht, varg, botim, dhe me shpirt rinor dhe të frymëzuar “shijonte” fjalën dhe porosinë e bukur dhe aktuale.

Ishte dalluar tejet shumë me organizimin e 100 – vjetorit të “Vatrës”, ku ndër të tjera me thoshte: “Tashmë jemi të ndarë anekënd botës. Ti thua që feja dhe Dashuria na afrojnë dhe bashkojnë, së pari me Zotin, pastaj edhe me njëri-tjetrin. Edhe unë mendoj si Ti, por do ta shtoja që kultura, gjuha shqipe, krijimtaria, historia, mbi të gjitha e tashmja dhe e ardhmja e përbashkët, duhet të na bashkojnë…” 

Sa herë vinte në Kosovë, kurrë nuk e harronte Imzot Dodë Gjergjin dhe neve bashkëpunëtorët e tij, Katedralen dhe Shenjtëroren Nëna Tereze në Prishtinë. Në çdo takim kishte edhe afrim dhe bashkim, vrull dhe vullnet “për ta shërbyer Popullin tonë të braktisur dhe të harruar, por prej Zotit të bekuar… Po vijnë së fundi ditë të mira edhe për ne. Nëpërmjet Nënës Tereze vërtet Zoti na ka bekuar dhe na ka bërë të njohur në mbarë botën. Tashmë edhe ne me atë jemi të lumtur dhe shumë krenar…” 

Shpirtin, zemrën, brendinë, thellësinë dhe pasurinë e tij shpirtërore dhe kulturore e kam njohur dhe shijuar për së afërmi gjatë disa ditëve në Washington, kur Libraria e Kongresit Amerikan, Sektori Evropian, më kishte ftuar për ta paraqitur dhe dhuruar librin tim më të njohur kushtuar Nënës Tereze: Mother of Charity, Mother Teresa, Vepar – Drita, 2015, f. 240.

Kjo ndodhi më 14 tetor 2016, në bashkëpunim me Dr. Gjon Buçaj, Merita Bajraktari McCormak  dhe shumë të tjerë. Dr. Gjon Buçaj më priti në aeroportin e Washingtonit, me buzëqeshje karakteristike dhe me fjalë: “Mirë se të ka prue Zoti!” 

Pas përshëndetjes fill më pyeti: “Ku do të jesh këto ditë, në ndonjë hotel me pesë yj, apo tek unë, ku jam unë dhe gruaja, me djalin tim dhe pesë nipa…” 

Unë pa kurrfarë hamendje i thashë; “Te pesë yjtë e tu…” 

Ishin ditët më të bukura të takimeve, bisedimeve, përmallimit, shëtitjeve, vizitave të dy ambasadat tona, të Shqipërisë dhe Kosovës, në State Departpartment, nëpër kisha, monumente, përmendore, kudo…

Ishim së bashku – një në ndjenja, përjetime, ngazëllime. Më 14 tetor 2016, përpos librit tim të lartpërmendur, unë Bibliotekës së Kongresit Amerikan, i dhurova edhe tri libra – vëllime tjera kushtuar Nënës Tereze, kuptohet  që i kam shkruar unë dhe që janë botuara në gjuhën anglishte. Aty pata rastin edhe për një fjalë rasti.

Bashkëkombësit tanë, të ardhur edhe nga viset tjera të Amerikës, me prejardhje nga trojet tona stërgjyshore, sidomos i nderi Lekë Gojçaj, së bashku me Marjan Cubin, ishim të lumtur për këtë ndodhi, unë do të them edhe “mrekulli” të rendit të parë, që një figurë shqiptare, Nëna Tereze, një autor shqiptar, unë, një botim kaq i bukur dhe tejet luksoz, tash e tutje do ta ketë një vend të lartë të nderit në Bibliotekën më të madhe të botës,  që  amerikanët e quajnë Librari.

Hyrja dhe dalja në këtë Bibliotekë ishte tejet i rreptë, me shumë kontrollime. Drejtori i Sektorit Amerikan më përcillte gjithkund dhe ishte shumë mirënjohës për këtë ngjarje të rrallë dhe të bukur. Në dalje, për të krijuar pak atmosferë festive, unë ndër të tjera thashë kështu: “Ju garantoj me krye se Shqiptarë mund të vjedhin gjithçka, por kurrë e për këtë jetë,  nuk do të vjedhin libra!” 

Fjala ime i pëlqeu shumë Drejtorit, Dr. Gjonit dhe përcjellësve të mi aq të përkushtuar dhe të dashur, ndër të cilët enkas kishte ardhur  prej Detroitit edhe vëllai im meshtar Don Ndue Gjergji dhe shumë të tjerë.

Deshi Zoti, dikush ndoshta do të thotë fati, që prapë isha në Amerikë afro një muaj, me vizita, takime, ligjërata, meshë në tri qendra të mëdha: Në Detroit, New York dhe në Washington (8 dhe 9 maj 2022), me dëshirë të madhe që të shiheshim. Ishte e pamundur. Kudo prapë takime, bisedime, promovime, sidomos me rastin e 25 – vjetorit të vdekjes së  Nënës Tereze. Përcjellës besnik dhe shumë i vëmendshëm kësaj radhe ishte  veprimtari i njohur Mirash Nuculaj në udhëtime dhe takime në New York dhe Washington, me pjesëmarrje të shumë miqve dhe dashamirëve, me kujtime të përmallshme  dhe uratë falënderimi për ata që kaluan në amshim: Prena, Pashk dhe Lekë Gojçaj, Mrika lind. Pecaj – Xhema, Zef Balaj dhe të tjerë.

Vizita familjeve të tyre, urata në varreza, ndezja e qiriut dhe lulet,  Mesha, ishin gjeste të thjeshta të dashurisë dhe falënderimit ndaj atyre që kaluan në amshim, si dhe kujdes për të gjallë.

Dr. Gjon Buçaj, nuk ishte mirë. Ndër të tjera ai më shkruante kështu me 9 maj 2022: “Faleminderes, i dashtun Don Lush… Jemi aq afër por nuk mund të takohemi…Nejse, virusi corona  asht sabotuesi kryesor që të mos shihemi tue qenë kaq afër, por bekimet për të cilat jam mirënjohës, nuk mundet me i ndalë Të shkoftë puna mirë e mbarë gjithmonë! Me përzemërsi,  Gjon Buçaj.” 

I dashuri Dr. Gjon Buçaj, tash je “liruar” prej Corona Virusit, edhe prej trupit, kësaj jete tokësore, që aq shumë e ke dashur dhe jetuar… Tash e tutje do të jemi së bashku në uratë, në Zotin, e një ditë do të shihemi dhe do të jemi së bashku në amshimin e lumtur.

Jepja, o Zot, pushimin e pasosur. I shndritë Drita e pambaruar. Pushoftë në paqe! Amen.

Familjes, bashkëshortes, fëmijëve, nipave dhe mbesave, miqve të shumtë në Amerikë dhe kudo gjetiu: Ngushëllime!

Prishtinë, 18 maj 2022                                                    Don Lush GJERGJI

 

U PREHËSH NË PAQE E PËRJETËSI DR. GJON BUCAJ Nga Asllan Bushati

Foto nga arkivi, periudha kur Dr.Buçaj ishte kryetar i Vatrës

 

Nëpërmjet njoftimit të familjes dhe VOA, mësuam se  më 15 maji 2022, u largu nga kjo jetë ish Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Bucaj. Ai lindi para 88 vitesh, në fshatin Arst të Pukës, në një familje me shumë tradita në mikpritje, bujari, pleqësi e burrëri, ku në krye të saj qëndronte i mirnjohuri i asaj krahine Mark Zogu. Gjoni pas kryerjes shkëlqyeshëm të shkollës bazë në fshat, me ndihmën e Ndoc Mirakës, u regjistru në shkollën unike  “Konvikti i Maleve” në Shkodër. Aty shkëlqeu në përparim në mësime, vecanërisht matematikë dhe histori. Në këtë periudhë një ndihmesë të madhe  i dha përsëri Familja Miraka e cila ishte bazike për ecurinë e tij.

Pas përfundimit të shkollës unike, u këthye në vendlindje i mbruajtur me ide atdhetare e antikomuniste. Por në këtë kohë rezistenca antikomuniste në veri, filloi të shuhej si nga mbeshtetja e pakët e perendimorëve dhe  minimi i jugosllavëve. Si për shumë të tjerë arratisja nga regjimi komunist u bë alternative e vetme edhe për Gjonin, të cilën e bëri realitet së bashku me familjen në vitin 1951. Në Jugosllavi pati trysninë e vazhdueshme të autoriteteve të atij vendi, vecanërisht të shërbimit sekret UDB. Megjithatë ai përfundoi gjimnazin në Prishtinë dhe u regjistru në Fakultetin e Mjeksisë në Shkup. Pa e përfunduar atë, u arratis për në Itali, ku kreu studimet e plota dhe u diplomu Doktor. Në Itali, me ndihmën e Kol Bibë Mirakës, u njoh me Ernest Koliqin, Familjen e Gjon Markagjonit e shumë shqiptarë të njohur. Në një mjedis burrash të mencur u armatos me më shumë dituri, për historinë, etninë dhe politikën. Kështu që në moshë të re u bë Nënkryetar i Blokut Kombëtar Indipendent (BIK), detyrë të cilën e mbajti deri në fillim të viteve 2000. Madje në zgjedhjet elektorale të vitit 1992 në Shqipëri (ku fitoi Partia Demokratike), mori pjesë në fushatë si i dërguar i BIK-së në përbërjë të të cilit ishin:  Gjon Bucaj Kryetar, Gjon Kadeli Nenkryetar dhe Viktor Daragjati anëtar, të cilët bënë thirrje që BIK të mbështestë PD-në.

Pas largimit nga Italia, u vendos në NY ku vazhdoi të punonte për BIK dhe Vatrën. Kur u themelu Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane  u bë edhe anëtar i saj, duke qenë i ingranuar në shërbim të ceshtjes Kombëtare në të tria organizatat njëherëshi. Në këtë periudhë, ai së bashku me familjarët e tij, doli  dhe foli në cdo demostratë (në NY e Uashington DC) duke mbështetur programet e Presidentit Rugova për clirimin e Kosovës.

Gjoni duke qenë  atdhetarë i spikatur, me punën e tij të virtytëshme, shpejt u bë shumë i mirnjohur në komunitetin shqiptaro amerikan sepse ai ishte i qetë, i matur e i urtë, fjalë pak e punë shumë për mërgatën shqiptare e për veprimtaritë në dobi të Kombit.

Pas lënies së detyrës Kryetarit të Vatrës nga Zoti Agim Karagjozi, Dr. Gjoni (ish Nënkryetar) fillimisht u kooptu Kryetar i Vatrës dhe pastaj u rizgjodh  katër herë në këtë post deri në qershor 2017 ku u vetdorëheq. Në periudhën 2012- 2017 nën drejtimin e tij, Vatra u zgjeru me degë e antarësi të re, duke u bërë një zë më i fuqishën në SHBA dhe një forcë më gjeneruese e energjive kombëtare. U bënë aktivitete e veprimtari të spikatura si: akademi shkencore me rastin e 100 vjetorit të Vatrës, festimi i 100 vjetorit në NY, botime të rëndësishme, promovime librash e dokumentash të rëndësishme etj.

Me largimin nga kjo jetë të Dr.Gjon Bucaj, Vatra humbi ish drejtuesin e saj për shumë vite. Komunitetit shqiptaro amerikan humbi atdhetarin me karakter të fortë, burrin e urtë e të matur, intelektualin e sprovuar në luftën kundër komunizmit e shokun e mirë. Familja humbi njeriun më të dashur, i cili bëri cdo gjë që gjenerata pas tij  të jetojë mirë, të shkollohet e ti ketë dyert e jetës të hapura për veprimtari të dobishme në shërbim të vehtes e të Kombit.

U prehësh në paqe e përjetësi  Kryetari i Vatrës Dr, Gjon Bucaj (Nderi i Kombit).

Dr. Buçaj ruajti identitetin e Vatrës, të gjithë shqiptarët duhet të krenohen me shembullin e shkëlqyer të Dr. Gjon Buçajt Nga Ing. Viktor M Daragjati

DR. GJON LEK BUÇAJ, NË SYTË E NJË MIKU TË VJETËR – Dielli

 

Gjon Lekë Buçaj erdhi në Romë në vitin 1965. Ai ishte student i mjekësisë në Prishtinë, afër provimeve përfundimtare, kur Jugosllavia vendosi t’u jepte viza daljeje refugjatëve shqiptarë në Kosovë. Vizat kërkonin largimin e menjëhershëm të të gjithë familjes. Gjoni ishte qenë i arrestuar për shprehjen e ndjenjave antikomuniste, ndonëse në formën poetike. Nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej.

Duke qenë nga Puka, me lidhje me rezistencën antikomuniste, Kol Bib Mirakaj doli për të ndihmuar familjen Buçaj. Ai udhëtoi nga Roma në Trieste për të ndërmjetësuar për ta tek autoritetet italiane. Me përjashtim të Gjonit, familja u vendos në një kamp refugjatësh në Kapua, jo shumë larg Romës, në pritje të vizës së emigrimit për në SHBA. Gjoni qëndroi në Romë.

Kol Biba e prezantoi me profesor Ernest Koliqin, profesor në detyrë në Universitetin e Romës dhe Drejtor i Institutit të Studimeve Shqiptare. Prof. Koliqi sponsorizoi pranimin e Gjon Lekës në Fakultetin e Mjekësisë.

Koliqi ndihmoi në akreditimin e studimeve së Gjon Lekës. Sidoqoftë, kërkesa e Universitetit të Romës përfshinte një vit shtesë studimesh. Gjoni duhej edhe të mësonte Italisht.

Në këtë kohë Zef Balaj, kushëri i Gjonit dhe gjithashtu një kushëri më i largët i im, erdhi të takonte Gjonin në Romë. Në vitet në vijim Zef Balaj e ndihmoi Gjonin si vëllai i tij. E takova Zef Balajn për herë të pare në një fshat të vogël malor të quajtur San Biagio Saracinesco, 100 kilometra larg Romës, ku unë dhe gjyshi kaluam pjesën më të nxehtë të verës. Entuziazmi ishte i madh në atë kohë. Një sërë Shqiptarësh të rinj dhe të arsimuar më në fund po i bashkoheshin diasporës antikomuniste. Mes tyre ishin Zef Bib Perndocaj, Ali Cëla, Halit Nezaj, Nik Kalaj, Kol Hila, i vëllai i Gjonit, Gjin e të tjerë. John kishte një shoqëri të madhe dhe selektive. Më vonë Bib Perndocaj e mbështeti Gjonin në Vater.

Gjatë qëndrimit në Romë, Gjoni mësoi për vdekjen e vëllait të tij Gjinit, i talentuar në poezi dhe me një sjellje njerëzore të mahnitshme. Ishte një humbje e trishtueshme për ne. Gjoni u martua me  Nikoletën, nga Kosova, në Romë në vitin 1970 para se të emigronte në Amerikë. Martesa zgjati afer 50 vite.

Kur Dr. Gjon Leka mbërriti në SHBA, i duhej edhe një herë akreditimi. Ai duhej të mësonte anglisht dhe të kalonte provimet e shumëfishta të ekuivalencës  dhe provimet e Bordit përpara se të licencohej në mjekësi. Ai kishte një kohë sfiduese përpara, por Gjoni ishte shumë këmbëngulës.

Gjon Leka kishte ushqyer gjithmonë ndjenja patriotike dhe ishte i etur për të kontribuar në komunitetin shqiptar. Ai e admironte Ndoc Mirakajn, djalin e Kol Bib Mirakajt, të cilin familja e tij e kishte mbështetur fshehurazi gjatë luftës së rezistencës antikomuniste në malet e Shkodrës. Gjon u bashkua me Bllokun Kombtar Indipendent (BKI) që mbeshtet lirinë, demokracinë dhe unitetin etnik për Shqipërinë, pa propozuar një formë të caktuar qeverisjeje. BKI besonte se duhej të ishte në duart e shqiptarëve të liruar të vendosnin formën e qeverisjes që ata preferojshin.

Së bashku me Gjon Buçaj, unë dhe Gjon Pjeter Kadeli, në shkurt 1992, si përfaqësues i BKI-së, shkuam në Shqipëri. Para se të mbërrinim në Shqipëri nuk ishim të sigurt se çfarë do të gjenim atje. Ne u konsultuam me Ambasadën Amerikane në Tiranë përpara se t’i bashkoheshim fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Na caktuan më nenkryetarin Arben Imami që mbulonte zonat e kontestuara të Shkodrës, Pukës dhe Mirditës, ku PD kishte humbur një vit më parë. Ishte një kohë emocionuese, të cilën e prisnim për 4 dekada. Berisha premtoi demokraci. Ne u larguam nga Shqipëria të rraskapitur, por mirënjohës për respektin dhe miqësinë që kishim gjetur dhe mirënjohës që vendi kishte rifituar lirinë e tij politike.

Me përfundimin me sukses të zgjedhjeve të vitit 1992, misioni i BKI-së përfundoi. I takonte popullit shqiptar të formësonte fatin e tij. Megjithatë, Dr. Gjon Leka Buçaj nuk u krye. Ai ia kushtoi energjitë e tij Federatës Pan Shqiptare Vatra. Organizata historike e themeluar nga Noli dhe Konica në Boston kishte parë ditë më të mira. Kur Inxh. Agim Karagjozi u bë drejtues i saj, Vatra ishte e paaftë. Vatra u shpërngul në Nju Jork ku kishte një komunitet më të madh, gati për ta mbështetur atë si një shoqatë social-kulturore me një reputacion të respektuar në Amerikë. Vatra, nën drejtimin Karagjozi-Buçaj vazhdoi të ishte një institucion patriotik që ndihmoi në integrimin e emigrantëve shqiptarë në strukturën socio-ekonomike të Amerikës. Vatra ishte fytyra e Shqipërisë në Amerikë. Dr, Buçaj ishte për vite me radhë krahu i djathtë i Agim Karagjozit, të cilin përfundimisht e zavendësoi si kryetar të Vatres. Dr, Bucaj  ruajti vazhdimësinë e qëllimit themelor të Vatres pas njëqindvjetorit të saj, i cili u festua me një sukses historik. Dr. Buçaj ruajti identitetin e Vatrës si një organizatë mbarëshqiptare që mbështet çështjen shqiptare dhe atë kosovare në një kohë ndryshimesh dhe arritjesh të rëndësishme.

Dr. Buçaj Gjon ishte krenar për kontributin e tij në Vatër. Më tha personalisht se gjithmonë mrekullohej sesi mund të bëhej kryetar i Vatrës një njeri nga një familje e thjeshtë, nga Arsti i Pukës. Epo, Gjoni dha energjinë, entuziazmin dhe vlerat patriotike tek Vatra, dha mendjen e hapur kulturore, besnike ndaj emrit të saj mbarëshqiptar. Ishte një arritje e jashtëzakonshme.

Me respekt i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së Doktor Gjon Lek Buçajt dhe familjes më të gjerë të Vatrës. Të gjithë shqiptarët duhet të krenohen me shembullin e shkëlqyer që Dr. Gjon Buçaj u dha anëtarëve të Vatrës dhe mbarë botës shqiptare.

U prehtë në paqe.

 

Dr.Gjon Buçaj ka jetue me nder dhe ka shkue me respekt dhe i nderuem Nga Sergio Bitiçi

May 18, 2022

Gjon Buçaj (14 Shkurt 1934-14 Maj 2022)

Me të ndjerin Dr. Gjon Buçaj kam jo vetëm njoftsi prej vjetve 1950ta, po gjithëfarë lidhjesh shoqnore e familjare sa qē për 60 vjet kemi nda të mirat, dhimbjet, ideologjinë dhe atdhedashuninë, si në Kosovë, në Itali e në ShBA, ku u inkuadruem në VATËR, tanë jetën si antarë e bashkëpuntorë.

Unë isha nënkryetar në vjetin 1983, ndërsa ai u zgjodh e sherbeu si kryetar për dise mandate deri me 2017, që mbas kësaj date Vatra mori teposhtëzēn.

Gjoni ka qenë përkrahës e bashkëpuntor i organizatës tonë shumvjeçare Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, zadhansja e vetme kombëtare e viteve 70ta e 80ta, themelues Tahir Kerrnaja dhe drejtues vllaznit Bitici (Bytçi).

Miqësia jonê ka qenë përforcue nga vllau i tij i ri Gjin Leka , moshatar i imi shoq klase the i dhomës nê konviktin e Gjimnazit të Prishtinës.

Për fat të keq Gjini ishte shendetlig, shum i talentuem që shkruente poezi, nxanës i shkelqyeshëm dhe i dashtun nga gjithkush perreth. Ishim aq të afërt me Gjinin sa qē për halle ekonomike ndajshim nji palë libra të klasës.

Gjithashtu me 1959 sëbashku me Gjinin kemi shpërnda Lahutën e Malsis, dorë nëpër dorë, për të cilën gja shum njerëz jan persekutue, sepse si në Atdhe dhe në Kosovë, kryevepra kombëtare e Atë Gjergj Fishtës ishte e ndalueme rrebtësisht me ligj. Aktivitetet e sabotimet tona nuk dolën për fushë dhe ne nuk na kapi furra asnjherë, sepse nuk u spijunuem as nga kolegë as nga vendasit Kosovarë liridashës.

Po Gjoni, si shoq klase me Adem Demaçin në Gjimnazin e Prishtinës, u burgos menjiherë mbas arrestimit të Ademit për hetime në vjetin 1969. Ketë fshehtësi Gjini dhe unë e mbajtëm sekret derisa Gjoni u lirue mbas dy muejsh.

Para se të emigronte për Itali, nji mik i Gjonit ju lut që t’ja vizatonte shqiponjen, të cilën aktivistët me 28 Nandor ja vunë te vorri i heroit Fazli Graiçevci (1935-1964). Gjoni e vizatoi shqiponjen e Skenderbeut në flamur, siç dinte.

Mbas dy vjetësh Gjoni më thotë se takohet në Romë me dorzuesin e flamurit, të cilin e pyet nëse ju ka hy në punë flamuri i vizatuem në atë kohë. “Po”, thotë miku, por ne ja shtuem yllin që i mangonte.

Shpresoj se edhe këto fjalë i ka evidentue Gjoni në librin e tij, të posabotuem disa ditë para vdekjes para ikjes së tij nga kjo botë.

Gjin Leka Buçaj, kolegu im i afërt ka botue vjersha në Buletinin e Kishës Katolike Shqiptare me 1966. Gjini vdiq nga nji smundje e pa sherueshme, në Jacobi Hospital në Bronx, në Korrik 1966, nji muej mbasi mbërrijta vetë në New York. E vizitova disa herë në spital dhe fatkeqsisht ma së mbrami në Funeral.

Para disa vjetësh ja çova Gjonit kopjen e korrespondencës sonë dhe sa vjersha e fotografi të Gjinit të ndjerë.

Me ketë rast po e ndaj me publikun edhe ketë fotografi historike, dalë me Gjonin, me 1968, kur së bashku çuem kunorë lulesh te vorret e Fan Nolit e Konitzës, që e kam edhe në librin ATDHEU dhe Toka e Bekueme.

Foto që flet 1000 fjalë, ku Gjoni dhe unë ndodhemi, si të ri, mes personaliteteve të randësishme të shekullit Njizet të kombit. Prandaj Gjonit dhe mue na takoi nderi ti vejm lulet. Gjoni më pat ftue të shkojmë në Boston te VATRA për dy ditë, gja që më bani të ndihem i nderuem e krenar me qenë prezent në ketë moment kombëtar e historik.

Gjoni ka jetue me nder dhe ka shkue me respekt dhe i nderuem, tue lanë nji familje të mrekullueshme.

Në kujtimet e nacionalisteve do ngelet si nji nacionalist e antikomunist i pa lekundshem dhe njeri jashtezakonisht fisnik ! Nga Hakik Mena

Para dy ditesh ndrroi jete nji prej nacionalisteve e antikomunisteve te hershem te diaspores,

ish kryetar i Bllokut Indipendent dhe ish kryetar i Vatres, Dr Gjon Buçaj.

Ngushllimet ma te ndjeme familjes; bashkeshortes e fmive, miqve, dashamirve dhe bashkeidealisteve te tij.

Dr Buçajn pata fatin ta njoh ketu ne diaspore qe ne vitet e para qe une pata ardh ne Amerike,

si fillim si nipi i mikut te tij ( Tahir Kolgjinit ) e ma vone na ra me bashkepunue kur ai vazhdonte te ishte kr i Bllokut dhe ne pozicionin e n/kr te Vatres dhe ma vone si kr. i Vatres.

Gjithmone do te ngelet ne kujtimet e nacionalisteve si nji njeri nacionalist e antikomunist i pa lekundshem dhe nji njeri jashtezakonisht fisnik.

I pa harruem qofte kujtimi i tij.

Shpirti i tij u prehte ne paqe !

IKU DUKE SHKRUAR Nga Ruben Avxhiu

Me Dalip Grecën kam punuar së pari në redaksinë e gazetës “Republika”, në Tiranë, në vitet 1998-1999.
Me ftesë të botuesit të atëhershëm Ekrem Bardha, iu bashkuam gazetës “Illyria”, në New York, në korrikun e largët të vitit 1999.
Që të dy, për arsye të ndryshme, nuk menduam se po vendoseshim përgjithmonë në SHBA. Mirëpo, Shqipëria kishte kaluar vitet më të rënda të tranzicionit, gati luftë civile dhe shembje totale e shtetit në 1997, prag luftë civile pas vrasjes së Azem Hajdarit në 1998, potencial për konflikt të ri edhe në Shqipëri, nëse NATO nuk ndërhynte në Kosovë, në 1999.
Dy muaj pas mbërritjes në New York, morëm vendimin që të qendrojmë aty.
Kam jetuar me Dalipin në një apartament për gati një vit në periudhën 1999-2000, përpara se të na vinin familjet përkatëse. Në gazetën “Illyria”, kemi punuar me zyrat apo tavolinat ngjitur filimisht në Bronx e pastaj në Manhattan, me ndonjë shkëputje nga 1999 në 2009.
Edhe kur kaloi në gazetën “Dielli” kemi punuar bashkë sepse unë bëja faqosjen e “Diellit” që prej vitit 2004, me Anton Çefën dhe Agim Karagjozin.
Dalipi ishte shumë punëtor dhe i pasionuar për gazetat ku punonte. Ishte pjesë e suksesit te “Republika”, “Illyria”, dhe sidomos te “Dielli”, ku punoi deri sa doli në pension.
Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë në mërgim, solli familjen në SHBA dhe u dha një jetë të re. Për ta kjo humbje e parakohshme do të jetë veçanërisht e rëndë. Po ashtu do të jetë për miqtë e shumtë që bëri në atdhe dhe në komunitet.
Ndoshta do të shkruaj në të ardhmen më shumë për aventurën tonë amerikane, nëse do të jetë mundësia. Ikja e Dalipit është nga ato ngjarje që na kujtojnë se sa i paparashikueshëm është fati i njeriut. Me prindër jetëgjatë, kujdesin për shëndetin, me praninë e tij të përhershme me shkrime e komente, Dalipi dukej shumë më i ri sesa mosha që kishte dhe të bënte të besoje se do të kishte një jetë të gjatë si ajo e prindërve të tij.
Mirëpo, fundi vjen për këdo dhe shpesh jo atëhere kur e pret. Disa punë vijnë me më shumë stres se disa të tjera. Disa ngatyra njerëzore përfshihen më shumë emocionalisht se të tjerë e askush nuk e di se sa gjurmë lënë kthesat e jetës te secili prej nesh.
Nuk ka dyshim se Dalipi kishte ende shumë për të dhënë, si e dëshmon edhe frekuenca në rritje e shkrimeve të javëve të fundit. Në një farë mënyre, iku duke shkruar.
Tani do të pushojë i qetë.

Gazetari Dalip Greca shuhet… Nga Visar Zhiti

I përkushtuari i medias shqip në New York, që erdhi nga qyteti i vogël i Lushnjës, ku dhe atje punonte në gazetë, që, kur iku, mori me vete urtësinë e vendlindjes, virtytin e miqësisë, “Shkëndijën” lushnjare, pêrvojën në “Fjalën e lirë” dhe “Republikën” e atdheut.
Duke mërguar në SHBA, përftoi në hapjen e metropolit botëror, si gazetar iu besua “Illyria” e më pas iu kthye “Diellit” në “Vatrën” e diasporës, punoi me zell, hulumtoi dhe arkivoi, u morr me dokumentin dhe librin, zgjeroi bashkëpunimin shqiptar nëpër Amerikë dhe Europë, ruajti Lushnjën brenda vetes, e shpalosi në gazetë, përvijoi nga tradita e themeltarëve klasikë, asaj koniciane e noliane e të Arshi Pipës dhe bashkëvuajtësve të Profesorit në burgun e atdheut dhe u bë dhe vetë traditë e re, modeste dhe e angazhuar…
Papritur u shua kur kishte ç’të jepte ende.
I shtrenjtë për familjen, lushnjar mes lushnjarëve, i paharruar mes miqve të shumtë dhe bashkëpunëtorëve, tashmë emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare.
Visar Zhiti

Nderimet e fundit dhe përcjellja për në banesën e fundit të personalitetit të shquar dhe emblemës të Vatrës Dr.Gjon Buçajt

LAJM MORTOR: U NDA NGA KJO JETË DR. GJON L. BUÇAJ

Me dhimbje të thellë lajmërojmë të afërmit, miqtë, dashamirët, dhe komunitetin shqiptar se më 14 maj 2022, në Inova Loudoun Hospital në Leesburg, Virginia, ndërroi jetë papritmas baba dhe gjyshi i ynë i dashtun,

GJON LEKË BUÇAJ

(1934-2022)

I lindun në Arst të Pukës me 14 shkurt 1934, ai i tha lamtumirë kesaj bote tue na lënë të përlotun, por krenarë që patëm nji babë të dashun, bujar, aktivist të çashtjeve kombtare, i cili na rriti dhe edukoi me ndjenja të nalta njerzëzore, ku mbolli dashunine për familje, për komb, dhe për besimin në Zot.

Familja pret vizita: Të ejten me 19 maj 2022 nga ora 14:00 -21:00 në Ballard-Durand Funeral & Cremation Services, 2 Maple Ave., White Plains, NY 10601

Sherbimet Mortore: Të premten me 20 maj 2022 nga ora 11:00-12:00 ne Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres”, 361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530

Vorrimi bahet në:

Gate of Heaven Cemetery, 10 W Stevens Ave., Hawthorne, NY 10532

-Djemtë Eduard dhe Lekë; Vajzat Teuta dhe Nora; bashkeshortja Nikoleta; nipa, mbesa, dhe mbare farefisi Buçaj.

 

Nderimet e fundit dhe përcjellja për në banesën e fundit të personalitetit të shquar dhe emblemës të Vatrës Dr.Gjon Buçajt

 

VISITATION

Thursday, May 19, 2022
2:00 PM to 9:00 PM
Ballard-Durand Funeral & Cremation Services
2 Maple Ave.
White Plains, NY 10601

FUNERAL SERVICE

Friday, May 20, 2022
11:00 AM to 12:00 PM
Our Lady of Shkodra – Albanian RC Church
361 W Hartsdale Ave
Hartsdale, NY 10530

Ndahet nga jeta Dalip Greca, ish kryeredaktori i Diellit – “Vatra” mesazh ngushëllimi

Ndahet nga jeta një nga personalitetet më të njohura shqiptare në Amerikë. Drejtuesi i gazetës shqiptare në SHBA “Dielli” dhe pjesë e pandarë e Federatës Vatra Dalip Greca u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare duke lënë pas dhimbje për familjen e tij, dy vajzat, djalin dhe gjithë miqtë.

Federata Vatra ka shprehur me një mesazh ngushëllimet për humbjen e një prej ikonave të saj dhe gjithë komunitetit shqiptar në Amerikë.

SHUHET DALIP GRECA, IKONA E DIELLIT, VATRËS E MEDIAS SHQIPTARE NË AMERIKË, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI

E nderuar familja Greca
I shtrenjtë dhe i paharruar miku ynë i përjetësisë Dalip
Sot për familjen Greca, Vatrën, Vatranët, Shqiptaro-Amerikanët është një ditë zie dhe trishtimi.
Sot, më datë 16 Maj 2022, në orën 4.23 PM në Neë York, zemra e mikut tonë të çmuar Dalip Greca ndaloi përgjithmonë.
Ikja e befasishme na ka shkatërruar të gjithëve në shpirt. Ky largim i shpejtë dhe i padrejtë na ka vrarë fort e mërzitur pafundësisht.
Një largim fizik që lë pas shumë trishtim, keqardhje e dhimbje të thellë te familja, miqtë e bashkëpunëtorët.
Ne do ta kujtojmë e respektojmë përjetë kontributin tënd të shquar, dedikimin dhe përkushtimin në punët që bëje, korrektësinë e detyrave, besnikërinë e premtimeve e miqësive, përkushtimin e devotshmërinë ndaj komunitetit, miqve, medias dhe kombit shqiptar.
Ikja e Dalip Grecës largon brenda nesh një copë të rëndësishme jete të kthyer në përkujtim të përjetshëm.
Sot, të gjithë kemi humbur shumë. Miqtë një mik special, shok, vatran, patriot, familjar e veprimtar të pa zëvendësueshëm në kauzat ku Dalip Greca bëhej pjesë. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve, të Shqiptaro-Amerikanëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të ndjera, më të sinqerta e më të dhimbshme familjes Greca për humbjen e pakthyeshme të mikut tonë Dalip.
Lutjet dhe përshpirtjet tona si vatranë e komunitet janë më të afërta e më të ndjera se kurrë pranë familjes Greca, familjarëve e miqve në këto momente trishtimi, lamtumire, humbje e zie.
Mirënjohje për jetë të jetëve o Dalip Greca për gjithçka që po na lë pas ikjes sate në përjetësi.
Pushofsh në paqen e amshuar, në mbretërinë e qiellit miku ynë i paharruar.
I pikëlluar thellë
Pranë familjes e miqve, me nderime të veçanta
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA
Shënim: Në gazetën Dielli, në vazhdim do të jepen detaje rreth organizimit të ceremonisë së lamtumirës dhe nderimeve.

Kush ishte Dalip Greca

Dalip Rexhep Greca u lind në Lushnje me 10 tetor 1950. Mësimet bazë i bëri në vendlindje, ndërsa shkollën e Mesme e përfundoi Qershor 1969 në Gjimnazin” Abas Shehu” Tepelenë.
Studioi për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër 1969-1971, të cilin e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. 1971-1974 kreu shërbimin ushtarak të detyruar në Marinë.

Në vitin e fundit të shërbimit nisi me korrespondencë studimet në Universitetin e Tiranës për Letërsi, të cilat i përfundoi me rezultate shumë të mira në maj 1976. Punoi në arsim deri në vitin gusht 1983, kohë kur filloi punën se redaktor për Kulturën dhe Sportin në Gazetën lokale “Shkëndija” të Komitetit të Partisë së Punës. E humbi këtë vend pune për shkak të përkrahjes së proceseve demokratike në dhjetor 1990.

Mbeti dy muaj pa punë derisa opozita i ofroi detyrën e sekretarit të Komitetit Ekzekutiv Pluralist të rrethit të Lushnjës. E dorëzoi detyrën për shkak të vendosjes së kandidaturës për kandidat për deputet në krah të opozitës në vendlindjen e tij në zgjedhjet e para Pluraliste të 31 Marsit 1991.Ai kandidoi për opozitën edhe në vitet 1992, 1996, 1997.

Në Prill 1992 u emërua Inspektor i Letërsisë në Drejtorinë Arsimore të Rrethit Lushnje, ndërkohë që drejtonte dhe botonte gazetën lokale të përjavshme “Ora e Fjalës”, gazetë që lindi gjatë Lëvizjes Demokratike (Shtator 1991) dhe vijoi ta drejtojë deri në Gusht 1996, kohë kur u emërua Kryeredaktor i gazetës së përditshme “Republika”.

Më 20 korrik 1999 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe filloi detyrën e redaktorit-përgjegjës për seksionin shqip të gazetës shqiptaro-Amerikane ILLYRIA, paralelisht nisi dhe përfundoi studimet 2-vjeçare në Institut Tecnnology of Business në New York. Për 10 vite ai ishte një ndër gazetarët që hulumtoi, intervistoi personalitete dhe njerëz të thjeshtë të komunitetit dhe fitoi respektin e shqiptarëve të Amerikës. Ai arriti të intervistojë shumë nga figurat e diasporës nacionaliste, të cilët e patën lënë Shqipërinë në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Në gusht të vitit 2009, Dalip Greca filloi drejtimin e Gazetës Dielli, e cila nuk botohej prej më shumë se 2 vite e gjysmë.  Dielli për 12 vite që e drejtoi deri sa doli në pension më 2021  botohet në print çdo muaj përveçse edhe online, madje nuk u ndal publikimi as në kohën e Pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Gazetari Dalip Greca prej 2 dekadash ka dhënë kontribut edhe në median televizive. Ai ishte gazetar i jashtëm për Televizionin Kultura Shqiptare në New York (Albanian Culture TV), ndërkohë që vazhdoi të bashkëpunonte me median në Tiranë dhe Prishtinë. Greca ishte një ndër kontributorët e spikatur në ruajtjen e traditave dhe kulturës shqiptare në SHBA; pjesë e pandarë e Federatës Panshqiptare të Amerikës, anëtar i kryesisë dhe Këshillit të Vatrës i përfshirë në shumë projekte të organizuara nga Vatra, si përvjetorët e Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, 100-Vjetorit të Vatrës, 110-Vjetorit të Gazetës DIELLI, Vitit të FAIK KONICËS, Simpoziumit për Arshi Pipën, Mit’hat Frashërin, Revoltën e Spaçit dhe tash pjesë e projektit-Historia e Vatrës sipas arkivave…

FUNDJAVA ME DIAKONIN E PARË SHQIPTAR NË ILLINOIS… – Nga Eda Zhiti –

 

Ne ishim të ftuar në “Holy Name Cathedral”, Arqipeshkvia e Çikagos, në shugurimin diakonal që celebroi Kardinali Blase Joseph Cupich,
mes të cilëve ishte dhe miku ynë, Lekë Brisku, diakoni i parë shqiptar në shtetin Illinois…

E madhe dhe e bukur, një ceremoni mahnitëse, fjala e shenjtë, organoja, kori, betimi, kurorëzimi i studimeve disavjeçare dhe nisja e një misioni të ri, aty familjarët e diakonëve të rinj, ku shkëlqenin bashkëshortja e Lekës, Blandina dhe Dom Simon Filipaj, të cilët sipas rutualit në altar i hedhin mbi supe Lekës dalmatikun, petkun e bardhë…

Dhe të nesërmen në kishën Saint Isaac Jogues Niles në Meshën e Falenderimit diakoni Lekë Brisku bëri homelinë e parë dhe emocionoi gjithë të pranishmit që mbushnin kishën.

Pas meshës u shkua në mjediset festive.

Drekën e nderoi ipeshkvi-ndihmës i Arqipeshkvisë së Çikagos, Shkëlqesia e Tij, Mark Andrew Bartosic.

Vallet dhe këngët shqip ushtuan gjithandej në fundjavë, teksa prania ëngjëllore e fëmijëve e bëri edhe më të bukur…


Send this to a friend