Performancë mbresëlënëse e solistëve dhe instrumentistëve me aftësi të kufizuar nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Nga Fitim Çaushi – I shpallur si vitit i personave me aftësi të kufizuar, viti 2022 në Kosovë ka shënuar një numur në rritje të veprimtarive kushtuar kësaj kategorie, ku në pjesën më të madhe kanë qënë këta të fundit që kanë preformuar përpara publikut të gjërë, madje me cilësi të mahnitshme. Ditët e fundit Shoqata e të verbërve “Sytë që kërkojnë dritë“, organizoi në Suharekë festivalin e parë mbarkombëtar të solistëve dhe instrumentistëve me aftësi të kufizuar nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Një veprimtari e tillë për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuar, organizohet për herë të parë jo vetëm në Kosovë e rajon, por dhe në Europë. Të pranishmit e shumtë i përshëndeti kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ndërkaq premtoi kujdes të veçantë ndaj të gjithë njerëzve me aftësi të kufizuar, për t’u ndier të barabartë në komunitet. Ideja për organizimin e kësaj veprimtarie të veçatë ishte e kryetares së shoqatës së të verbërve me qendër në Zvicër, Shqipe Kryeziut nga Suhareka, e cila përveç disa koncerteve humanitare dhe festive gjatë vitit, mori inisitivën realizoi kësisoj një festival mbarëkombëtar të shoqatave me persona me aftësi të kufizuar. Ndërkohë që vetë Shqipja është me aftësi të kufizuar, dhe jeton prej 28 vitesh në Zvicër. Përveç lidhjeve me shoqatat me aftësi të kufizuar, Shqipja pati edhe ndihmën e Hata Kërleshit, person me aftësi të kufizuara, e cila shikon me një çerek syri. Hata ishte një kuriozitet i rrallë; e kishte filluar shkollen fillore në moshën 24 vjeçe dhe me një vullnet të çelniktë, pas katër vjetësh kishte përfunduar edhe shkollën e mesme. Gjashtë vjet kishte studiuar për drejtësi dhe pas përfundimit të studimeve të larta, kishte punuar deri në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kishte 7 vjet e aktivizuar në Shoqatë, “Sytë që kërkojnë dritë”. Personi i tretë i stafit, ishte poetja dhe këngëtarja Fatime Kalimashi. Fatimja kishte bashkëpunuar në disa veprimtari të Shoqatës “Sytë që kërkojnë dritë”. Ndjeshmëria njerëzore e saj, si pjesëmarrëse në disa festivale në Zvicër dhe Rahovec, vendlindjen e saj, e lidhi shpirtërisht me Shqipen, me të cilën ishte në një akord të përbashkët. Ajo e kishte ndjerë për obligim ta ndihmonte këtë kategori njerëzore dhe të qëndronte sa më afër atyre, që kanë nevojë, ndonse ajo nuk i përkiste kategorisë me aftësi të kufizuara dhe pikërisht për këtë, bashkëpunimi saj bëhej tepër i domosdoshëm.
Të trija, me dëshirë, vullnet dhe durim, përballuan një punë të madhe organizative, duke zgjidhur probleme që dukeshin të vështira, por mundimi i tyre u kurorëzua me një festival dy ditor, tepër të suksesshëm, që solli emocione të shumta estetike. Ky sukses, largoi gjendjet e dyzuara të organizatorëve dhe grupit realizes, që e mbështetën këtë festival, duke filluar nga më kryesori, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, një personalitet me kapacitete intelektuale dhe vlera të spikatura shpirtërore, i lidhur ngushtë me komunitetin dhe problemet e tij të fushës shoqërore dhe kulturore.
Në dispozicion të këtij festivali u vu pallati i sportit të qytetit, skena, fonia dhe punonjës të sektorit të kulturës të komunës. Në të dy netët mjedisi sportiv ishte mbushur plot me familjarë, qytetarë, intelektualë, jo për kuriozitet dhe mëshirë, por me oblikimin t’i ndodhen panë atyre njerëzve, që jeta i privoi me mungesën e një aftësie vendimtare në veprimtarinë prodhuese.
Festivalin e hapi vetë kryetarja e shoqatës “Sytë që kërkojnë dritë”, Shqipe Kryeziu, e cila e kishte filluar këngën në moshen 6 vjeçare. Pasioni i saj për muzikën, megjithëse priste të bëhej gjyshe, kishte mbetur rinor. Shqipja u shqua për zërin natyror, të pastër, të kristaltë, zë tepër i rrallë dhe origjinal, përmes të cilit përjetonte një forcë të brendshme të pakrahasueshme. Tingujt e saj të artë krijonin një emocion elektrizues. Zëri i Shqipes tingëlloi si vesa nën spektrin e ylberit. Me timbrikën mjaft të ngrohtë që gjendet rrallë, prezantoi një tingëllim me ngjyra vokale origjinale që flisnin për një kualitet artistik. Në interpretimin e saj kishte një përndritje diamantesh, një melodi rrjedhëse nëpër ujëvarë, që buron nga shpirti njerëzor. Zotëronte një teknikë vokale që i dha këngës madhështinë e një arie. Ajo mrekulli artistike na bëri që edhe pasi mbaroi kënga, të jetonim nën tingujt e zërit të saj. Shqipja bënte përpjekje për të qenë e dobishme, jo vetëm për kategorinë e saj, por edhe për tërë komuntetin.
Pas përshëndetjes artistike të Shqipe Kryeziut, në skenë konkuruan 28 artistë në interpretime vokale dhe instrumentale: në piano, çifteli, bateri, tupan, bilbil dhe fisarmonikë. Të gjitha interpretimet sollën emocione dhe bukuri artistike. Interesimi i stektatorëve, por edhe i konkuruesve, ishte i madh. Festivalin e përshëndeti edhe vallja e Gjakovës me fëmijëtme sindromën daun, të cilët e ekzekutuan vallen tradicionale me shumë natyrshmëri dhe hijeshi.
Festivali ishte pjesë e nektarit shpirtëror, një muzikë dhe interpretim që na elektrizoi, sepse këngët u interpretuan me dinamikë, lirizëm, ritëm, optimizëm. Këngët, përmes interpretuesve pasionant, sollën përjetime emocionale me nuanca nostalgjie, duke pushtuar zemrat e spektatorëve. Ishte një atmosferë që na krijoi një gjendje shpirtërore tepër të gëzuar. Zërat e intonuara të solisteve, me tone të ngrohta që delnin nga shpirti plot ëmbëlsi, ndjeheshin si fllad deti në vallëzim. Zërat e tyre tingëlluan si instrumente delikate, përmes të cilëve krijuan mjeshtërisht atë produkt magjepsës, që ne e kishim përjetuar edhe më parë. Kishin një pastërti intonative dhe kumbim muzikor që na emocionoi, aq sa spektatorët të kënaqur kërkuan përsëritjen e disa prej tyre. Ngrohtësia dhe duartrokitjet e të pranishmëve, ishin frymëzim për këngëtarët dhe orkestrën.
Këngët u shoqëruan nga një orkestër dinjitoze, e cila tingëlloi pastër, duke krijuar një atmosferë sa festive aq edhe epike, me shumë emocion dhe bukuri estetike. Duartokitjet e ngroha të spektatorëve ishin të pranishme gjatë gjithë koncertit. Kur spektatori duartrokiste me ovacione të zgjatura, interpretuesit dukeshin sikur fluturonin, e jetonin këngën si të ishin në ëndërr, përhumbeshin mes melodive dhe melizmave, ndërkohë tingujt u delnin nga thellësia e shpirtit, ndieheshin të shkrirë me spektatorin.
Ajo që ra në sy në këtë festival, ishte përzgjedhja nga ana e konkurentëve e një repertori optimist, entusiast, pa nuanca pesimizmi, çka tregoi për një mesazh të madh që i drejtohej jo vetëm njerëzve me aftësi të kufizuasr, por edhe tërë komunitetit.
Juria e Festivalit, e përbërë nga muzikanti Sami Pirja, Prishtinë, dirigjenti dhe Mjeshtër i Madh Ermir Dizdari, Tiranë, solistja Saranda Alija, kritike muzike Prishtinë dhe muzikanti nga Tetova, Jeton Pustina, vendosën për tre çmime në interpretimin vokal dhe tre çmime për interpretimin instrumental.
Fituesi i çmimit të parë në nterpretimin vokal ishte Aldin Murati nga Kumanova me këngën “Ma fal at’ buzëqeshje”. Aldini prezantoi një vokal me ngjyrë të ngrohtë, e solli materialin muzikor të thjeshtë, por të bukur, emocionues, e lëmonte fjalën, e gdhendte frazën, e zbërthente në detaje anën ideoemocionale të këngës, e cila ndriçoi plot vezullime. Kënga i doli nga shpirti, duke u paraqitur si një individualitet i spikatur me zë të kristaltë.
Fituesi i çmimit të dytë, Agim Vatevci Prishtinë, prezantoi një teknikë korrekte në interpretimin e bukur të karakteristikave melodike të këngës. Timbrin e bukur plot ngjyra vokale me mjeshtëri profesionale, e vuri në funksion të kangës. Ishte një interpretim gjallërues.
Çmimi i tretë i takoi Adrian Cecit Tiranë, i cili me shumë elegancë dhe emocion, realizoi një iterpretim të bukur të këngës “O moj ti me synë e zi”. E gjithë salla u elektrizua nga vokali i tij i plot dhe i intonuar mirë.
Çmimin e parë si instrumentiste e mori Desdemona Rrojeti nga Tirana, me interpretimin në piano të Rahmaninovit. Dezdemona kishte studiuar në Institutin e Lartë të Arteve me pianinstin e mirënjohur Robert Radoja. Mënyra si e ngjyrosi romancën tingëlloi ekspresive dhe plot emocion; melodia ridhte e vrullshme me ngjyrime të veçanta, e herë qetësuese si fllad pranveror. U ndie bukur ndieshmëria e tingullit, intonacioni i kthjellët, ritmi, teknika solide. Ajo prezantoi tipare të një loje të konsoliduar.
Çmimin e dytë e meritoi Gazmend Teplia, Prishtinë, ndërsa të tretin Ervin Demiri Tiranë. Të gjithë konkuruesve iu dha shpërblim nga 100 euro.
Kryetarja e shoqatës “Sytë që kërkojnlë dritë”, Shqipe Kryeziu, ka disa projekte me organizata në Zvicër dhe Kosovë, të cilat do të realizohen në vazhdimësi për t’u dhënë personave me aftësi të kufizuar më shumë optimizëm, sepse ata janë njerëz që e duan shumë jetën dhe përpiqen të jenë të gjithë të barabartë. Vërtet kjo kategori personash janë me sy të dëmtuar, por ata shiikojnë me sytë e shpirtit, e përfytërojnë bukurinë e botës natyrore dhe njerëzore.
Të nesërmen sa mbaroi festivali, më datën 17 tetor, Shqipe Kryeziu udhëtoi për në Çanakala të Turqisë, për të përfaqësuar Kosovën në festivalin ndërkombëtar të të verbërve. Ajo do të konkuronte me një këngë kosovare dhe me kostumin kombëtar.
Komentet