VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Studimi: Grupi i gjakut mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj dhjetëra sëmundjeve

By | November 20, 2021
blank

Komentet

blank

Disfata përballë Covid- Si e justifikon Manastirliu fshehjen e të vdekurve në pandemi

Ka ditë që mjekët paralajmërojnë se vala e radhës e variantit Omicron nuk do të kursejë askënd. Piku, thonë ata, do të jetë në javën e tretë të Janarit. Lajmi i mirë është se Omicron shkakton shumë më pak vdekje se varianti Delta dhe nëse gjithçka shkon sipas parashikimit, kjo valë do të kalojë me pasoja të lehta, si të ishte një grip stinor. Ky variant i koronavirusit, sipas studimeve në disa shtete, po konsiderohet si drita në fund të tunelit ku na futi pandemia.

Marsi i vitit 2020 duket i largët. Në Italinë fqinje trupat e pajetë të të prekurve me Covid transportoheshin nga forcat ushtarake. Ishte koha kur në Tiranë mjetet ushtarake u nxorrën në bulevard për të luftuar koronavirusin. Muajt e parë, karantina ishte e fortë. Goditja erdhi pas hapjes së menjëhershme.

Situata katastrofike pati një seri arsyesh. Ishte mungesa e mjeteve mbrojtëse për mjekët, mosbesimi tek institucionet, padija e specialistëve që detyroheshin të gënjenin për fundin e shpejtë të pandemisë dhe mungesa e kapaciteteve spitalore që nuk u përgatitën në kohë për të përballuar pandeminë.

Të sëmurët prisnin nëpër ambulanca me orë. Krevatet ishin të zëna, ndërsa mjekët, të paktë në numër. Disa pacientë u vetëvranë duke u hedhur nga dritaret e spitalit. Pamjet e kufomave në morg që u publikuan në media ishin makabër.

Pikërisht tani, kur fundi i pandemisë shpresohet të jetë afër, “The Economist” ka kthyer kokën pas, për të lexuar shifrat dhe për të treguar se si u fshehën të vdekurit nga qeveritë që propagandonin përballimin e pandemisë dhe marrjen e masave të suksesshme kundër koronavirusit.

Nga 186 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, “The Economist” ka dalë në përfundimin se numri real i viktimave nga pandemia në botë nuk është 5.5 milion, por rreth 19.1 milion. Pra, gati katër herë më e lartë nga ajo që kanë raportuar zyrtarisht shtetet.

As Shqipëria nuk bën përjashtim në këtë manipulim shifrash. Vdekjet e raportuara që nga marsi i vitit 2020 janë më shumë se 3200 të infektuar për vendin tonë. Sipas “The Economist” duhet të ishin 4 herë më shumë, diku mes 12 dhe 15 mijë të vdekur.

Pak ditë më parë, Monitor (Lexo KETU) raportoi të njëjtin rezultat për shifrat e vdekjeve gjatë pandemisë. Sipas një vëzhgimi të kryer mbi shifrat e INSTAT, rezultoi se “të dhëna të tjera të Eurostat, për vdekjet javore, ku raporton dhe Shqipëria, tregojnë se për periudhën 2 mars 2020-19 shtator 2021, fatalitetet shtesë u rritën me 34.6%, duke e renditur vendin tonë të tretin në Europë”.

Vendi ynë renditet pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për fatalitetet. Panorama është tjetër nga ajo që shpalosin zyrtarët e qeverisë, kur flasin për masat e suksesshme të përballimit të pandemisë.

Në fakt, alarmi për fshehjen e vdekjeve u dha që në nëntor të vitit 2020.

Të gjithë e kujtojnë denoncimin shokues të kreut të PD-së, asokohe Lulzim Bashës që nxorri dokumente për fshehjen e 414 jetëve të humbura nga Ministria e Shëndetësisë.

Basha tha se kishte listën me emrat e të vdekurve, të cilët kishin humbur jetën për shkak të covid, por nuk ishin raportuar si të tillë. Kryeministri Rama atëherë e mohoi duke e quajtur spekulim denoncimin dhe duke e trajtuar atë si një tentativë për të përhapur shqetësim dhe panik tek qytetarët.

“Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid. Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim tek njerëzit se diçka do ndezë” ishte reagimi me shpoti atëherë i kryeministrit Rama.

Rreth një vit më pas, Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar qëndrim. Përballë shifrave që tregojnë se vdekjet gjatë pandemisë ishin disa herë më të larta, dikasteri që drejtohet nga Ogerta Manastirliu ka një teori tjetër për t’i shpjeguar mospërputhjet e shifrave.

Manastirliu ka përdorur formulën e përdorur nga kolegia e saj Elisa Spiropali, e cila kur u desh të komentojë përdhunimin në grup të një vajzë të mitur, tha “raste të tilla ndodhin edhe në vende të zhvilluara, bëhen edhe filma”.

Pak a shumë, ky thelbi i reagimit të Ogerta Manastirliut për shkrimin e The Economist, që denoncon manipulimet në raportimin e vdekjeve.

“Në të gjithë Botën, numri i vdekjeve shtesë nga Covid-19 dhe pasojave të tij, vlerësohet të jetë 4 herë më i lartë se numri i fataliteteve të raportuara nga Covid-19 (nga rreth 5.5 milion fatalitete në botë, vdekshmëria shtesë si pasojë e COVID-19 vlerësohet të jetë rreth 19.1 milion). Edhe në Shqipëri, sipas këtij vlerësimi të bazuar mbi simulime statistikore, përcaktohet i njëjti koefiçient si mesatarja botërore” thotë ministria.

Pra, meqënëse në të gjithë botën, na qenkan fshehur vdekjet nga kovid, le të ndodhë në Shqipëri e njëjta gjë. Pas denoncimit të PD, SPAK nuk nisi asnjëherë hetimet për këtë çështje.

Fshehja e vdekjeve nga covid përgjatë viteve 2020/ 2021 i përshtatej qeverisë që i duhej suksesi në menaxhimin e pandemisë. Një nga kolonat e fushatës së zgjedhjeve të 25 Prillit ishte fushata e vaksinimit kundër kovid që u ndoq në veçanti nga drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Pavarësisht disfatës në pandemi, Ogerta Manastirliu u konfirmua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë nga kryeministri Rama në qeverinë e mandatit të tretë./Lapsi.al

Shkrimi i plote nga The Economist

blank

Sa persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19? Përgjigja varet si nga të dhënat e disponueshme, ashtu edhe nga shkaku. Shumë njerëz që kanë humbur jetën për shkak të  SARS-CoV-2 nuk janë testuar kurrë dhe në këtë mënyrë nuk janë pjesë e të dhënave zyrtare.

Anasjelltas, disa njerëz, vdekjet e të cilëve i janë atribuar Covid-19, kishin sëmundje të tjera prej të cilave mund të kishin vdekur. Madje disa prej tyre  vdiqën për faktin se spitalet ishin të tejmbushur me pacientë me Covid-19  dhe ata nuk mund të merrnin dot  trajtimin e duhur.

Në vend që të përpiqemi të bëjmë dallimin midis shkaqeve të vdekjes, qasja e The Economist është të dijë shifrat e sakta. Metoda standarde e gjurmimit të ndryshimeve në vdekshmërinë totale janë “vdekjet që nuk janë regjistruar”.

Ky numër është hendeku ndërmjet numrit të njerëzve që kanë vdekur në një rajon të caktuar gjatë një periudhe të caktuar kohore, pavarësisht nga shkaku, dhe sa viktima do të kishim nëse do të kishin ndodhur në rrethana të tjera.

Megjithëse numri zyrtar i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 është tani 5.5 milion, në fakt mendohet se numri i vdekjeve është 19.1 milion.  Kjo për shkak se llogaritja e vdekjeve shtesë  për të gjithë botën është komplekse dhe e pasaktë.

Duke përfshirë statistikat e publikuara nga njësitë nën kombëtare si provincat ose qytetet, midis 156 vendeve të botës me të paktën 1 milion njerëz, The Economist mblodhi të dhënat për vdekshmërinë totale nga vetëm 84 prej tyre.

blank

Disa nga këto vende përditësojnë rregullisht të dhënat e tyre; të tjerët i kanë publikuar vetëm një herë. Për të plotësuar këto boshllëqe, The Economist ka ndërtuar një tabelë, i cili vlerëson numrin e viktimave shtesë për çdo vend çdo ditë që nga fillimi i pandemisë. Ai bazohet si në të dhënat zyrtare të vdekshmërisë së tepërt ashtu edhe në më shumë se 100 tregues të tjerë statistikorë.

Në grafikun e mësipërm, ju mund të vlerësoni shifrat  ose për botën në tërësi ose të ndara sipas rajonit. Sa më pak të dhëna të disponueshme në një vend të caktuar, aq më pak të sigurt jemi se sa viktima shtesë janë regjistruar në atë vend.  Shifrat totale janë gjithashtu të disponueshme më poshtë, në formatin e tabelës.

blank

Vlerësimet e mësipërme rajonale janë grumbullime të të dhënave për vende të veçanta. Dallimet midis vendeve në shkallën dhe frekuencën e testimit për SARS-CoV-2 – të cilat, së bashku me ashpërsinë e pandemisë, përcaktojnë numrin zyrtar të viktimave nga Covid-19.

Të dhënat për viktimat shtesë janë thelbësore për të bërë krahasime midis vendeve të ndryshme. Grafiku i mësipërm krahason vdekjet shtesë me kalimin e kohës në vendet që janë marrë në studim. The Economist ofron të dhëna të vdekjeve shtesë për çdo ditë që nga fillimi i pandemisë. Kjo e bën edhe më të qartë se Covid-19 ka shkaktuar më shumë viktima se sa është raportuar.

blank

Shumë nga vendet më të prekura në botë janë në Amerikën Latine. Megjithëse raporti zyrtar i vdekjeve të Rusisë sugjeron që vendi ia ka dalë mbanë në luftën kundër pandemisë por sipas të dhënave të The Economist, Rusia është një nga vendet më të prekura.

E njëjta gjë vlen edhe për Indinë, ku besohet se numri zyrtar  të jetë në miliona.

Megjithëse statistikat e  viktimave shtesë janë matja më gjithëpërfshirëse e kostos njerëzore të Covid-19, ato janë të lidhura vetëm me numrin e njerëzve që janë infektuar me SARS-CoV-2.

Për shkak se virusi është shumë më vdekjeprurës për të moshuarit sesa për të rinjtë, numri i vdekjeve ndikohet shumë nga struktura e moshës së popullsisë së një vendi. Si rezultat, të dhënat e viktimave shtesë mund të përdoren vetëm si një tregues i mirë i përhapjes së Covid-19 nëse llogaritet edhe demografia.

Dy tabelat e mësipërme tregojnë disa nga implikimet e kësaj dukurie. E para tregon vdekjet shtesë si përqindje e popullsisë së çdo vendi me personat mbi 65 vjeç. E dyta përshkruan një vlerësim të përqindjes së njerëzve në çdo vend që janë infektuar.

Për ta llogaritur atë, janë ndarë vdekjet shtesë të një vendi me një rrezik më të lartë të infektimit dhe vdekshmërisë. Ky vlerësim nuk  llogarit as ndryshimin midis grupeve të veçanta demografike,  as dallimet në prevalencën e kushteve themelore mjekësore që rrisin rrezikshmërinë ndaj Covid-19.

Për shkak se mjekësia nuk është shumë e zhvilluar në vendet e varfra, numri i viktimave është më i lartë në këto vende. Në disa vende, kjo paraqet një vlerësim të rasteve totale që tejkalojnë popullsinë e një vendi – një skenar që është teorikisht i mundshëm, pasi riinfektimet ndodhin.

blank

Kjo metodë gjithashtu nuk përfshin të dhëna për vaksinimet, të cilat kanë ulur ndjeshëm shkallën e infektimit-vdekshmërisë në vitin 2021 në shumë vende. Dhe i mungon informacioni për prevalencën e varianteve të reja të SARS-CoV-2 si Alpha dhe Delta, të cilat mund të kenë një shkallë të ndryshme virulence nga lloji origjinal. Pavarësisht nga të gjitha këto paralajmërime, kjo qasje ofron një pikënisje për të vlerësuar se sa njerëz janë infektuar nga virusi.

*Ka dy mënyra kryesore që shifrat rreth vdekjeve të tepërta mund të keqinterpretojnë realitetin. 

E para është se ata mbështeten në supozimin se shifrat e publikuara zyrtarisht të vdekshmërisë janë të sakta. Duke pasur parasysh problemet që ka shkaktuar Covid-19, disa qeveri mund të kenë ndryshuar mënyrën se si përpilojnë të dhënat për numrin e viktimave gjatë pandemisë.

Kjo mund të na bëjë që të publikojmë shifra që nuk janë të sakta për vendet në fjalë. Sigurisht mund të ketë gabime edhe në vlerësimin e secilit vend.

E dyta, për arsye se shumica e vendeve që raportojnë numrin shtesë të viktimave janë të pasura ose me të ardhura mesatare. Kështu që këto modele nxjerrin në pah se të dhënat në vendet e varfra mund të mos jenë të sakta.

Një paralajmërim i ngjashëm vlen për vendet që mund të kenë regjistruar më shumë viktima se sa janë raportuar për arsye të tjera përveç pandemisë, të tilla si lufta ose fatkeqësitë natyrore. /Lapsi.al

Linku referuar Monitor: https://www.monitor.al/kosova-m-veriut-dhe-shqiperia-me-rritjen-me-te-madhe-te-vdekjeve-shtese-ne-europe-nga-fillimi-i-pandemise-deri-ne-shtator-2021/ 

blank

OBSH: Varianti Omicron më i butë se Delta, por ende i rrezikshëm

Gjenevë

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, tha të mërkurën se varianti omicron i koronavirusit të ri(COVID-19) , mund të jetë më i butë se Delta, por mbetet i rrezikshëm, veçanërisht për të pavaksinuarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një webinar për koronavirusin, Ghebreyesus tha se një rekord prej 15 milionë rastesh COVID-19 mendohet se janë raportuar javën e kaluar, por se shkalla e vdekjeve mbetet e qëndrueshme dhe mund të reduktohet duke vaksinuar më shumë njerëz.

“Edhe pse numri i pacientëve të shtruar në spital po rritet në shumë vende, ky nuk është niveli që kemi parë tek valët e mëparshme”, tha ai.

Ai vuri në dukje faktin se të pavaksinuarit përbëjnë një pjesë të madhe të të shtruarve në spitale në mbarë botën.

Kreu i OBSH-së tha se vaksinat ndihmojnë në parandalimin e pasojave dhe vdekjeve më të rënda, por jo transmetimin e plotë.

Më tej Ghebreyesus shtoi se numri i qëndrueshëm i vdekjeve është ndoshta rezultat i peshës së reduktuar të Omicron, si dhe imunitetit të përhapur nga vaksinimi ose infeksioni i mëparshëm.

Ai shtoi se Omicron po bëhet me shpejtësi një version më dominues në shumë vende në krahasim me Deltën. “Por duhet të jemi të qartë, megjithëse Omicron shkakton raste më të lehta se Delta, virusi mbetet i rrezikshëm, veçanërisht për ata që nuk janë vaksinuar”, tha ai.

Ai theksoi se ka afër 50.000 vdekje në javë, që është shumë. Gjithashtu tha se të mësohesh të jetosh me koronavirusin nuk do të thotë se numri i vdekjeve është i pranueshëm.

“Ne nuk duhet të lejojmë që ky virus të tundë flamurin e bardhë, veçanërisht kur kaq shumë njerëz në mbarë botën nuk janë vaksinuar”, tha Tedros.

Ai rikujtoi se më shumë se 85 për qind e njerëzve në Afrikë pritet të marrin dozën e parë të vaksinës.

“Ne nuk mund t’i japim fund kësaj faze të pandemisë nëse nuk e mbyllim këtë hendek”, tha kreu i OBSH-së.

Në 90 vende, objektivi prej 40 për qind e të vaksinuarve nuk është arritur dhe në 36 prej këtyre vendeve, më pak se 10 për qind e popullsisë është vaksinuar.

blank

Omicron “iu shpëton” testeve të shpejta – Këshillat e ekspertëve për t’u mbrojtur nga infektimi

Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar.

Në një kohë që ekspertët thonë se varianti Omicron i koronavirusit do të bëhet mbizotërues, tamponët e shpejtë antigjenik rrezikojnë të bëhen të padobishëm.

Ky është paralajmërimi që bën profesori italian Guido Rasi, i cili ka qenë edhe drejtor ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

“La Stampa” shkruan sot se sipas profesorit, mutacioni i ri i virusit Sars-CoV-2 duket se mund t’i shpëtojë më shpesh testeve diagnostikuese më të përdorura gjerësisht sot nga qytetarët, pra testeve të shpejta.

“Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë tona si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike”.

Rasi vuri theksin edhe te fakti që tamponët e shpejtë antigjenikë janë “të pandjeshëm” për ta kapur praninë e virusit dhe për këtë arsye jo të besueshme.

Sipas “La Stampa”, 40% e testeve të shpejta japin përgjigje “fals negative”, që do të thotë se testi del me përgjigje negative, por personi ndërkohë është i infektuar./Burimi:Panorama

blank

Masat mbrojtëse ndikuan në shëndetin mendor të të rinjve

Grafite të frymëzuar nga pandemia me COVID-19 në Shkup – Foto nga arkivi.

Zërijeta Hajro Jajaga

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut thonë se pavarësisht se grupmoshat më të reja më lehtë iu përshtaten kushteve të izolimit dhe kryerjes së obligimeve përmes mjeteve elektronike, kufizimet që ka imponuar koronavirusi ka ndikuar në shëndetin mendor te kjo kategori e popullsisë.

“Është shumë e vështirë për një të ri, i cili gjithmonë është mësuar të jetë në lëvizje, në shoqëri, të jetë aktiv në jetën e tij, përnjëherë të detyrohet të izolohet për shkak të pandemisë. Mendoj se mënyra se si janë adaptuar të rinjtë ndaj kufizimeve që imponoi COVID-19 ka ndikuar shumë në rritjen e depresionit në mesin e të rinjve, pasi shumë e vështirë ka qenë përshtatja, një kategori e shoqërisë e cila ishte më aktivja, përnjëherë u detyrua të jetë më e izoluar”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Blendi Hodai, student.

Ai rikujton se pikërisht për këtë arsye ka qenë më i zëshëm edhe si kryetar i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme në fillimin e pandemisë që mësimi të mos mbahet vetëm online, por të jetë i kombinuar.

Mungesa e qendrave të specializuara për trajtimin e depresionit në mesin e të rinjve ka bërë që ata vetë të organizohen për t’u dalë në ndihmë bashkëmoshatarëve.

Milka Mukaetova, e cila është e angazhuar si vullnetare në Qendrën këshilluese në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka qenë me fat që në fillim të studimeve, ligjëratat i ka ndjekur me prani fizike pasi është dëshmitare se me sa shumë vështirësi janë ballafaquar kolegët e saj që janë regjistruar në këtë fakultet vetëm një vit më vonë ku gjithçka ka qenë online.

Fillimi i studimeve, shton ajo, vetvetiu është një sfidë e madhe, e kur ia shton kësaj dhe ndjekjen e ligjëratave online në një fakultet që ka nevojë që gjithmonë të jetë në kontakt me pacientët, gjithsesi paraqet problem për shëndetin mendor.

“Anoreksia, nervozizmi, trema, problemet me pagjumësinë, nganjëherë dhe hutia, ndjesia se jeni humbur janë këto simptoma që reflektojnë të rinjtë si pasojë e pandemisë. Atyre u duhet më shumë mbështetje pasi ndihen të vetmuar, ndonëse dhe të izoluar. Pra, kanë nevojë ta dinë se janë pjesë e një gjëje dhe se gjithçka do të jetë në rregull. Por, njëherësh më duhet të theksoj se një benefit që ka sjellë pandemia është fakti se tani flitet hapur për shëndetin mendor. Më herët kjo gjë fshihej, ose flitej në heshtje, në një rreth më të ngushtë, tani problemet e këtilla diskutohen dhe kërkohet ndihmë”, thotë ajo.

Të rinjtë duhet të inkurajohen që të kërkojnë ndihmë

Marija Mladenovska-Dimitrovska, psikologe në një shkollë të mesme në Manastir, thotë në një bisedë për Radion Evropa e lirë se duhet gjetur mekanizma që të rinjtë të inkurajohen të kërkojnë ndihmë sapo të shfaqin shenjat e para të depresionit, pasi edhe terapia është shumë më e lehtë në ato raste.

“Nevojitet ngritja e vetëdijes se shëndeti mendor është një çështje serioze dhe se kërkimi i ndihmës nuk është aspak çështje që duhet parë si turp. Është e kuptueshme që të rinjtë mbeten kategoria më e ndjeshme pasi atyre iu kufizua jeta sociale, njëherësh kryekëput ndryshoi mënyra e të mësuarit me këtë dhe bioritmi dhe kthimi në një normalitet duket se për disa mbetet i vështirë andaj ata nuk duhet të hezitojnë që të kërkojnë ndihmë”, thotë Dimitrovska.

Nga Këshilli Kombëtar i të Rinjve në Maqedoni tv Veriut thonë se në qendrat këshillimore që ata i kanë hapur me fillimin e pandemisë, më shumë të rinj kanë shfaqur interes për t’i vizituar për shkak të shqetësimeve që kanë pasur me shëndetin mendor.

Nga ky Këshill thonë se nevojiten më shumë qendra që do të ofrojnë shërbime pa pagesë ku të rinjtë do të mund të drejtohen për shqetësimet që kanë rreth shëndetit mendor.

“Sa më shumë qendra të tilla të ketë, njëherësh dhe më shumë të rinj të nxiten për të shprehur problemet rreth shëndetit mendor, aq më i vogël do të jetë stigmatizimi i të rinjve që shfaqin probleme rreth shëndetit mendor”, thotë Aleksandra Filipova nga Këshilli Kombëtar i të Rinjve.

Ndryshe, në bazë të Strategjisë Kombëtare për avancimin e shëndetit mendor të miratuar para pandemisë për periudhën 2018-2025 është paraparë që deri më 2020 të hapen gjashtë qendra për shëndetin mendor të të rinjve në Shkup, Tetovë, Manastir, Kumanovë, Shtip dhe Strumicë, por të njëjtat akoma nuk janë hapur. Autoritetet shëndetësore janë arsyetuar me mungesën e mjekëve psikiatër.

E, psikologët thonë se vonesat për trajtimin e shëndetit mendor me kohë do të kenë një kosto të lartë për tërë shoqërinë vite më vonë kur ky problem do të jetë më i vështirë për t’u menaxhuar.

blank

Epidemilogia franceze: Harrojeni imunitetin e tufës, duhen shtuar testimet

Marrë nga Reuters

Të mërkurën, më 5 janar, Franca regjistroi një rekord prej më shumë se 332,000 raste të reja infektimesh me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit, dhe 246 vdekje. Varianti Omicron, mjaft infektiv, fajësohet për numrin e madh të rasteve në të gjithë botën. Epidemiologia franceze Catherinë Hill thotë se imuniteti i tufës është ende teori, ndërsa varianti Omicron ka bërë që njerëzit të jenë tejet të rrezikur nga përhapja e tij.

Mes shtimit të infektimeve nga varianti Omicron, ekspertja franceze e mjekësisë, Catherine Hill, thotë se imuniteti i tufës është ende një teori.

“Vaksinimi nuk mbron nga mos-infektimi. Pra, nuk mund ta llogarisim imunitetin e fituar përmes vaksinimit, sepse varianti Omicron depërton. Për momentin le të harrojmë imunitetin e tufës”, thotë ekspertja Hill.

Të enjten, parlamenti francez miratoi planet e presidentit Emmanuel Macron për pasaportën e vaksinimit, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së variantit Omicron. Epidemiologia Hill shpreh rezervat e saj.

“Pasaporta e vaksinimit është mjet për të nxitur vaksinimin e njerëzve që nuk e kanë bërë atë. Nuk mendoj se kjo do të funksionojë, sepse situata është mjaft e tensionuar”.

Ekspertja rekomandon testime të shpeshta dhe më strategjike në shkolla, shtëpi të kujdesit shëndetësor dhe zyra, dhe të mos lihet testimi në dëshirën e vetë njerëzve.

“Duhet të kemi një strategji për të gjetur dhe izoluar njerëzit që janë të infektuar. Që nga fillimi testimi është kryer në mënyrë tejet të paorganizuar”, thotë specialistja.

Gjatë një përshendetje me rastin e vitit të ri, Presidenti Macron tha se ndoshta 2022 do të shënojë fundin e pandemisë. Specialistja Hill shprehet me skepticizëm ndërsa thotë se nuk mund të parashikohet fundi i pandemisë.

“Ne e lamë virusin që të qarkullonte në mbarë botën. Nëse vërtet duam të kontrollojmë pandeminë, do të duhet të ndihmojmë vendet e Afrikës që kanë popullsitë e tyre të pavaksinuara, ku virusi po përhapet gjerësisht. Nuk do të kemi një fund të pandemisë”, thotë mjekja franceze Catherine Hill.

blank

Mbi 300 milionë të infektuar me COVID në gjithë botën

VOA

Numri i infeksioneve globale me COVID ka kaluar shifrën 300 milionë. U desh më shumë se një vit për të arritur shifrën 100 milionë dhe vetëm pesë muaj për 100 milionëshin e fundit të të infektuarve, ndërsa bota përballet me variantin shumë ngjitës Omicron.

Profesionistët e shëndetësisë dhe pacientët e Londrës janë goditur rëndë nga varianti Omicron, duke bërë që qeveria të dërgojë 200 pjesëtarë të ushtrisë, përfshirë 40 mjekë, në spitalet e qytetit.

Kritikët e Shërbimit Shëndetësor të vendit thonë se përhapja masive e Omicronit po ekspozon të metat e sistemit mjekësor të vendit.

Guvernatori i Virxhinias Perëndimore në Shtetet e Bashkuara tha të enjten se për shkak të variantit Omicron ai po kërkon autorizim nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të ofruar një dozë të katërt të vaksinës COVID për banorët 50 vjeç e lart në shtetin e tij.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një variant i ri i koronavirusit i zbuluar së fundmi në Francë nuk përbën arsye për shqetësim aktualisht.

Shkencëtarët e një fondacioni mjekësor në Marsejë thonë se e zbuluan variantin e ri në dhjetor tek 12 pacientë që banojnë pranë këtij qyteti. Pacienti i parë rezultoi pozitiv pasi udhëtoi në Kamerun të Afrikës.

Studiuesit thanë se kanë identifikuar 46 mutacione në variantin e ri, të cilat mund ta bëjnë atë më rezistent ndaj vaksinave dhe më ngjitës se koronavirusi origjinal.

blank

Rastet e demencës pritet që të trefishohen deri në vitin 2050

Një studim ka zbuluar se rastet e demencës në mbarë botën pritet të trefishohen deri në vitin 2050, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtarët, në studimin e publikuar në revistën mjekësore “Lancet”, vlerësuan sëmundjen e demencës duke u bazuar në stilin e pashëndetshëm të jetesës, plakjes dhe popullsia në rritje.

Në studimin i cili synon mbështetjen e shteteve për të parandaluar sëmundjen e demencës, janë analizuar të dhënat e 195 vendeve.

Gjithashtu në studimi u vu në dukje se rritja e shkallës së obezitetit, diabetit, pirjes së duhanit dhe mënyrës së jetesës sedentare rrisin rrezikun e demencës.

Hulumtuesit duke nënvizuar se numri i rasteve të demencës nuk do të shënojnë rritje me të njëjtin nivel rreth botës, vlerësuan se prej 57 milionë raste në vitin 2019 kjo shifër mund të shkojë në mbi 153 milionë deri në vitin 2050.

Studimi parashikoi se rastet e demencës në Afrikën Lindore Sub-Sahariane mund të rriten nga rreth 660.000 në mbi 3 milionë, ndërsa në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, mund të rriten nga 3 milionë në rreth 14 milionë.

Nga ana tjetër, u theksua se rastet e demencës mund të rriten nga 4,8 milionë në 7,4 milionë në rajonin e Azi-Paqësorit, nga 8 milionë në afërsisht 14 milionë në Evropën Perëndimore dhe nga 907 mijë në 1,6 milionë në Mbretërinë e Bashkuar.

blank

IHME: Omicron mund t’i dyfishojë viktimat

VOAL – Në mesin e shkurtit, bota rrezikon të dyfishojë numrin e vdekjeve nga Covid, duke arritur një kulm prej 14,000 në ditë. Ndërsa orteku Omicron vazhdon të pushtojë Evropën, tani të gjithë përveç Rumanisë me të kuqe ose të kuqe të errët në hartën e vizatuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), projeksione të reja alarmante po vijnë për përparimin e pandemisë në javët e ardhshme. .

Sipas vlerësimeve të Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), një qendër e pavarur kërkimore mbi shëndetin global në Universitetin e Uashingtonit, situata mund të përkeqësohet më tej, duke çuar në një numër global vdekjesh afër nivelit të lartë prej më shumë se 16,000 një vit më parë. , nëse varianti do të përhapet me një nivel “ashpërsi të lartë”.

Parashikimet bazohen në një skenar hipotetik të rastit më të keq krahasuar me trendin aktual, në bazë të të cilit, në të njëjtën periudhë, do të arriheshin afërsisht 9500 vdekje ditore. Përkundrazi, gjërat mund të përmirësohen ndjeshëm në dritën e faktorëve të ndryshëm, nga ulja e numrit të pavakseve tek rritja e dozave të treta, tek përdorimi i gjerë i maskave nga 80% e popullsisë.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se virusi Omicron nuk mund të kategorizohet si i lehtë, megjithëse duket se shkakton sëmundje më pak të rënda se varianti Delta. Drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus flet për një kërcënim për sistemet shëndetësore për shkak të një cunami pozitivësh. rsi-eb

blank

“Zgjoi” renditet i 11-i në listën e filmave më të mirë të vitit 2021

Uebfaqja “Rotten Tomatoes”, e cila i rendit filmat më të mirë sipas vlerësimeve të kritikëve, është duke e përmbledhur çdo film të ri në një listë, duke e krijuar kështu një udhëzues për projektet më të mira kinematografike të vitit 2021.

Në mesin e atyre që janë bërë pjesë e kësaj liste, janë filmat me buxhet të lartë, si “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”, “Free Guy” dhe “Black Widow”, dokumentari “Lily Topples the World”, filmi “The Green Knight”, horrori “The Night House” dhe të tjerë. E në mesin e tyre është renditur edhe filmi kosovar i Blerta Bashollit, “Zgjoi”, i cili gjendet i 11-i në këtë listë me vlerësimin 100 për qind.

blank

Nga vlerësimi i publikut, propozimi i Kosovës për “Oscar”, i ka fituar 82 për qind të pikëve.

blank

Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me Flurona

Isuf Kadriu

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rasti i parë i një qytetari i infektuar Flurona, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Flurona është një term i krijuar për të përshkruar gjendjen e të infektuarit me COVID-19 dhe njëkohësisht me grip sezonal.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se rasti është zbuluar në Kërçovë nga një klinikë private tek një person i moshës 26 vjeç, i cili më 31 dhjetor kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Bazuar në anketën epidemiologjike, personi në fjalë ishte i vaksinuar me dy doza të vaksinave. Pas detektimit të infektimit pacienti ndodhet në shtëpinë e tij për trajtim mjekësor në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut, Flurona manifestohet me simptoma të koronavirusit dhe gripit sezonal. Detaje tjera nuk janë dhënë.

Rasti i parë i një personi të infektuar me COVID-19 si dhe me grip sezonal në të njëjtën kohë u raportua nga Ministria e Shëndetësisë së Izraelit duke ngritur pikëpyetje të shumta se si dy viruset mund të ndikojnë tek personat e prekur nga këto dy viruse në të njëjtën kohë.

Të mërkurën më 5 janar, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,375 raste të reja me koronavirus ndërsa janë detektuar edhe nëntë raste të reja me variantin Omicron duke çuar në dhjetë numrin e të infektuarave me këtë variant.

Rritja e rasteve sipas Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut, ka të bëjë me manifestimet e festave të fundvitit dhe mosrespektimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë shtet janë regjistrua edhe 4 të vdekur, një në Shkup, një në Kavadar, një në Tetovë dhe një rast i vdekjes në Dellçevë.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,000 ndërsa i rasteve aktive me koronavirus në 6,818 persona.

blank

Cilat janë arsyet për rritjen e rasteve me COVID-19 mes të vaksinuarve?

Marrë nga Associated Press

Përse kaq shumë njerëz të vaksinuar po infektohen me COVID-19 kohët e fundit? Janë disa faktorë që po kontribuojnë në këtë rritje infeksionesh, duke filluar me shfaqjen e variantit shumë ngjitës të Omicronit.

Omicron ka më shumë gjasa të infektojë njerëzit, pavarësisht se nuk shkakton sëmundje të rëndë, dhe rritja e numrit të rasteve me këtë variant përkon me sezonin e festave, gjatë të cilave ka një rritje të udhëtimeve në shumë vende.

Njerëzit mund të mendojnë gabimisht se vaksinat e COVID-19 mund të bllokojë plotësisht infeksionin, por vaksinat janë krijuar kryesisht për të parandaluar sëmundje të rënda, thotë Louis Mansky, një studiues i viruseve në Universitetin e Minesotës.

Vaksinat janë ende duke bërë punën e tyre në këtë aspekt, veçanërisht për njerëzit që kanë marrë dozën përforcuese.

Dy doza të vaksinave Pfizer-BioNTech ose Moderna ose një dozë e vaksinës Johnson & Johnson ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda nga varianti Omicron. Ndërsa ato doza fillestare nuk janë shumë të mira në bllokimin e infeksioneve me variantin Omicron, dozat përforcuese, veçanërisht me vaksinat Pfizer dhe Moderna, rrisin sasinë e antitrupave për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.

Omicron duket se shumëzohet në mënyrë shumë më efikase se variantet e mëparshme. Kështu që nëse njerëzit infektohen më këtë variant, ata kanë një sasi të lartë virale të virusit dhe kanë më shumë gjasa ta përhapin atë tek të tjerët, veçanërisht tek të personat e pavaksinuar. Njerëzit e vaksinuar që infektohen me këtë variant të virusit kanë më shumë gjasa të kenë simptoma të buta, ose të mos kenë fare simptoma, pasi vaksina nxit reagimin e sistemin imunitar ndaj virusit, duke e bërë shumë më të vështirë infektimin me variantin Omicron.

Këshilla për marrjen e masave mbrojtëse kundër koronavirusit nuk kanë ndryshuar.Mjekët vazhdojnë të bëjnë thirrje për vënien e maskës në mjedise të mbyllura, shmangien e turmave dhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Edhe pse vaksinat nuk do t’ju mbrojnë gjithmonë nga infektimi me koronavirus, ato i rrisin shanset që të shpëtoni jetën dhe të mos përfundoni në spital.

Doza e katërt e vaksinës pesëfishon sasinë e antitrupave

Një dozë e katërt e vaksinës kundër COVID-19 pesëfishon sasinë e antitrupava, një javë pas imunizimit, tha të martën kryeministri izraelit Naftali Bennett, duke cituar gjetjet paraprake të një studimi izraelit.

Naftali Bennett

Naftali Bennett

“Një javë pas dozës së katërt ne e dimë me një shkallë më të lartë sigurie se doza e katërt është e sigurt”, tha zoti Bennett në Qendrën Mjekësore Sheba, e cila po kryen provat klinike me dozën e dytë përforcueseme personelin e saj mes rritjes në nivel ndërkombëtar të infeksioneve me variantin Omicron.

“Pjesa e dytë e këtij lajmi është se ne e dimë se një javë pas administrimit të dozës së katërt, shohim një pesëfishim të antitrupave tek personi i vaksinuar”, u tha ai gazetarëve.

“Kjo ka shumë të ngjarë të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të mbrojtjes kundër infeksionit, numrit të shtrimeve në spital dhe rasteve me simptoma të rënda”, tha kryeministri izraelit.

Izraeli ka luajtur një rol udhëheqës në studimin e efekteve të vaksinave kundër COVID-19, si vendi më i shpejtë që ka bërë vaksinat me dy doza për publikun e gjërë një vit më parë dhe një nga të parët që ka dhënë vaksinat e treta, ose dozat e para përforcuese. Tani, Izraeli po administron dozat e katërta të vaksinës Pfizer/BioNTech për njerëzit mbi 60 vjeç, punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe pacientët me imunitet të dobësuar.

blank

OBSH: Omicron prek pjesën e sipërme të trupit, llojet e tjera prekin mushkëritë

Gjenevë

Një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se lloji Omicron i koronavirusit prek pjesën e sipërme të trupit, si dhe ka njoftuar se OBSH po monitoron një lloj të ri që thuhet se është zbuluar në Francë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Po shohim gjithnjë e më shumë studime që tregojnë se Omicron po infekton pjesën e sipërme të trupit, ndryshe nga të tjerat”, ta Abdi Mahamud, menaxheri i OBSH-së për incidentet mbi pandeminë.

Duke folur në një konferencë për media, Mahamud shpjegoi se lloji Omicron është ndryshe nga të tjerët që prekin mushkëritë dhe që kanë “shkaktuar pneumoni të rëndë”.

“Ne patëm një numër të mirë studimesh që përsëri vërtetonin… nga Afrika e Jugut se vaksinat akoma ju mbrojmë kundër shtrimit në spital, kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes”, tha mjeku i OBSH-së.

Siç tha ai, sfida nuk ka qenë vaksina, por që vaksinimi të arrijë në popullsinë e cenueshme.

I pyetur për një lloj të ri të koronavirusit të raportuar në Francë, Mahamud tha se, “B1640 ka qenë nën radarin tonë që nga nëntori dhe ne e kemi parë nga afër këtë”.

Mjeku i OBSH-së u pyet nëse është e matur të shqyrtohet zhvillimi i një vaksine të re kundër llojit Omicron që po përhapet me shpejtësi.

“Është e vështirë të parashikohet se ku do të arrijë Omicroni nga këtu. Prandaj, akoma është herët për të marrë një vendim të tillë për këtë çështje”, tha Mahamud.


blank
blank
Send this to a friend