VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Spartak Ngjela: Pa dyshim, Rama përqafoi idenë e Vuçiçit për copëtimin e Kosovës

By | May 9, 2019

Komentet

‘Të çlirohemi nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature’, Meta mesazh të fortë në Ditën e Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhene mesazhe te forta sot, teksa kujton Diten Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, “dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të kaluar, që shkaktuan mijra viktima të pafajshme edhe në vendin tonë”.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, shoqeruar me foto gjatë vizitave në Kampin e Tepelenës dhe në Burgun e Spaçit, presidenti thekson se “Përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparencë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social, do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes”.

Sipas Metes, duhet bere me e mira “që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat dhe liritë e tij si çdo qytetar europian, i pashantazhuar nga kontrolli politik, frika e varfëria”.

Postimi i Metës

Sot ne përkujtojmë Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të kaluar, që shkaktuan mijra viktima të pafajshme edhe në vendin tonë.
Për 45-vite me rradhë, Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës. Me mijëra shqiptarë u vranë, u burgosën dhe u internuan. Liria, të drejtat e njeriut, demokracia e pluralizmi ishin vlerat tek të cilat ata besonin dhe për të cilat sakrifikuan edhe jetën e tyre.
Është detyra jonë t’u mësojmë gjeneratave të reja të vërtetën e të kaluarës tonë të afërt, me qëllim që ajo të mos përsëritet më.
Për të mos i vrarë edhe për një herë të dytë ata që sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre, që ne dhe brezat e ardhshëm të jetonim të lirë në një vend tërësisht demokratik.
Kujtimi i së shkuarës, të vërtetat e dhimbshme të mizorisë dhe shëmtisë së diktaturës komuniste janë një barë ndërgjegje e madhe për të gjithë ne.
Disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet, të shkruhet e të plotësohet, por edhe të nderohet me të gjithë respektin që meriton.
Përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparencë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social, do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes.
Për të bërë atë që është më mira që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat dhe liritë e tij si çdo qytetar europian, i pashantazhuar nga kontrolli politik, frika e varfëria.
Për të mos u kthyer më kurrë 30 vite pas

Festë madhështore me 600 mijë pelegrinë në Malin e Tomorrit, i pranishëm edhe kreu i opozitës turke

ARISTIR LUMEZI/ Mali i Tomorrit gjatë datave 18-25 gusht shndërrohet në pelegrinazhin më të madh të besimeve fetare në Shqipëri.

 

Pelegrinët udhëtojnë drejt malit të Tomorrit, një mal i konsideruar “i shenjtë”, pasi në të, sipas bektashinjve, prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu. Mali i Tomorrit ‘pushtohet’ gjatë 7- ditëve të peligrinazhit nga mijëra pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin.

Si asnjë vit tjetër, pelegrinazhi këtë vit parashikohet të kapë shifrën rekord të rreth 600 mijë njerëzve. Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi, tha dje për News24 se vetëm në 4 ditët e para të këtij pelegrinazhi në Malin e Tomorrit kanë mbërritur rreth 400 mijë pelegrinë nga të katër anët e botës, madje edhe nga Australia, për të gëzuar këto ditë të bukura të Malit të Tomorrit dhe të Abaz Aliut.

URIMI

Ceremonia zyrtare e hapjes së këtij pelegrinazhi u bë me praninë e Presidentit të vendit, personaliteteve të tjera por edhe atyre ndërkombëtare. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, pasi uroi besimtarët, apeloi për më shumë paqe dhe forcim të harmonisë mes shqiptarëve. “Shoqëria njerëzore përballet me sfida, ku lakmia dhe smira po lufton paqen, aktet e dhunës dhe përgjakjet nga qarqe të caktuara duke i veshur ato me besime fetare, deviza bektashiane, pa atdhe nuk ka fe, kërkon mbështetje të besimtarëve e politikanëve që kjo devizë të jetë në të gjitha kohërat”, tha Kryegjyshi Botëror Baba Mondi.

Sipas tij, vepra e Abaz Aliut i dha shenjtërinë malit të Tomorrit. “Në lartësinë e këtij mali, ne kemi gjithashtu shenjtorin tonë, Abaz Aliun. Pavarësisht legjendave shumë shekullore që tregohen e transmetohen për .’Të nga brezi në brez, Ai vetë është një realitet i mbrekullueshëm i burrërisë përpara frikës, i jetës përpara vdekjes, i dashurisë para urrejtjes, i pastërtisë shqiprtërore përballë shpurës së Jezidëve. Ai ka qenë dhe do të mbetet modeli i burrit dhe i trimit që u identifikua deri në fund me vetë ndërgjegjen e shkëlqyer të Imam Hysejnit, paqja e Zotit qoftë me ‘Të! Emri dhe vepra e Abaz Aliut i kanë falur këtij kryemali të shqiptarëve, jo vetëm shenjtërinë e historisë, por edhe vlera të jetës që kemi jetuar dhe jetojmë. Ato kanë qenë dhe do të mbeten burime të kristalta të mendimeve dhe qëndrimeve tona, përballë realiteteve aq problematik që po kalon Shqipëria, Ballkani e më gjerë sot, duke na bërë të reflektojmë që të gjithë, për më shumë shpresë e dashuri, paqe e mirësi, besim e adhurim për Krijuesin”, u shpreh Kryegjyshi.

Të parët që vendosën në malin e shenjtë të bektashinjve janë barinjtë e fshatrave të Skraparit, të cilët ofrojnë për pelegrinët kurbanët e festës, qengjat, që janë dhe personifikimi i kësaj feste të veçantë. Gjatë 7- ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet e festës. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

Në festën e djeshme, ra në sy një numër shumë i madh të ftuarish, mes të cilëve dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferri, të cilit iu dha Dekorata e Mirënjohjes nga Kryegjyshi Botërori Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj.

“Për kontributin e shquar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, zyrtarizimin e gjuhës shqipe, konsolidimin e demokracisë dhe integrimin në strukturat euro- atlantike, bashkëjetesës nderfetare nderetnike”, ishte motivacioni i Dekoratës së Mirënjohjes për Kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut. Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, kërkoi më shumë respekt ndaj të ndryshmëve në fe dhe mendim për të jetuar në paqe.

Kreu i opozitës turke,Kemal Kilicdaroglu, nga mali i Tomorrit kërkoi bashkim në paqe të besimtarëve bektashinj nga Anadolli deri në Ballkan. Kilicdaroglu mori Dekoratën e Mirënjohjes nga Kryegjyshi Botërori Bektashinjve me motivacionin “Për kontributin e demokracisë dhe paqes ndërnjerëzore në Republikën e Turqisë”. Në fund të ceremonisë, Presidenti Meta dhe Kryegjyshi botëror i bektashinjve zbuluan statujën e Baba Ali Tomorrit të vendosur rishtaz në këtë vend të shenjtë.

Prençi denoncon me emra: Kriminelët mblodhën vota për Ramën

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Shkodër.

Prençi ka denoncuar me emra, persona që sipas tij, kanë mbledhur vota për PS në Shkodër dhe që më herët kanë qenë të arrestuar nga Policia e Shtetit dhe kanë kryer krime të rënda penale.

Deklarata e Ahmet Prençit:

E ndjej për detyrë ne emer te atyre punonjesve te policise qe i veshtrojne te pafuqishem nga rruga ku i keni hedhur, dhe te atyre qe i mbani ne detyre e qe po aq te pafuqishem nuk mund te reagojne… të bëj një sqarim: Personi që sot mbledh vota ne Velipojë  e kudo për qeverinë, në kohën e qeverisjes së PD ka qenë i arrestuar nga Policia e Shtetit. Personat që grumbulluan vota në Shkoder e rrethina në 2013-ën e në vazhdim për qeverinë, gjithashtu kanë qenë të arrestuar e dënuar për vepra të rënda penale. Nëse duhet rifreskuar kujtesa i rendisim që nga Behar Bajri, Safet Bajri, Ilir Bajri, Enver Bajri, Pëllumb Gjoka etj… Keni të dhënat zyrtare, mund t’i shfrytezoje kush ka akses.

Të gjithë kanë qenë të arrestuar ne kohen e PD. Po reagoj këtu se e ndjej si detyrim si ish  Drejtor Policie në atë kohë në Shkodër! Nuk mbaj mend kush ishte Minister i Brendshem ; Sokol Olldashi, Bujar Nishani apo Lulzim Basha por une isha drejtues policie dhe PD ishte në pushtet. Edhe sot Policia i njeh, i di kush jane, njesoj si dje! Dallimi i vetem mes dy koheve eshte: ne ate kohe nuk ecnin krah per krah me zv.kryeministrat per te shpjeguar…integrimin!!

Gazetari i T7 sulmohet nga truprojat e Kadri Veselit

Me dhunë është nxjerrë jashtë nga lokalet e një objekti në Prishtinë, gazetari i T7, Mirlind Behluli. Truprojat e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, e kanë goditur pas kokës Behlulin, si dhe pjesën tjetër të ekipit të T7 e kanë larguar me forcë nga ambientet e lokalit.

 

Gazetari Mirlind Behluli derisa po raportonte nga njëri prej lokaleve të Prishtinës, aty ku po qëndronte Veseli, është sulmuar nga sigurimi duke e larguar me forcë nga lokali. E gjithë ngjarja ishte LIVE.

Behluli, disa minuta pas incidentit, është shprehur se kreu i PDK-së Kadri Veseli nuk ka dashur ta komentojë sulmin që ia bënë ekipit të T7 truprojat e tij.

“Veseli ka lëshuar lokalin ku po pinte kafe. Ne tentuam ta kemi Veselin në një prononcim. Por ai nuk qe i gatshëm të japë deklaratë për T7. Unë më herët ju informova që ekipi i T7 u sulmua nga sigurimi. Siç duket, Veselit nuk i bëri përshtypje që u sulmua ekipi i televizionit nga truproja i tij. I njëjti person që na sulmoi ishte me Veselin dhe duke hipur në veturë e bëri simbolin e PDK-së”, ka deklaruar Behluli.

Me 89 vota shpërndahet Kuvendi, Kosova kalon në zgjedhje të reja

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Express

Për shpërndarje kanë votuar 89 pro derisa 1 kundër dhe 2 abstenim derisa 105 deputetë ishin të pranishëm në sallë.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u caktua ditë më parë në kryesi të kuvendit, kjo pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit. I njëjti njoftoi për dorëheqjen e tij pas ftesës që mori për në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Si pikë e parë e rendit të ditës ndërkaq ishte edhe votimi i marrëveshjes IPA e cila kaloi me 103 vota pro dhe asnjë kundër. Në sallë munguan deputetët e Listës Serbe./GazetaExpress/

Zëri i Amerikës – Pompeo: Njohja reciproke në bazë të normalizimit të marrëdhënieve Serbi – Kosovë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua të martën në Nju Jork me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetin twitter sekretari Pompeo theksoi se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë qëndrueshmërinë dhe përparimin e Serbisë, Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik”.

Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Sekretari Pompeo i bëri thirrje Serbisë të përqëndrohet në synimin e saj strategjik, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke përshpejtuar reformat e brendshme dhe rifilluar bisedimet me Kosovën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse drejt normalizimit të marrëdhënieve që ka në qendër njohjen reciproke. Sipas zëdhënëses, Sekretari Pompeo ritheksoi që të dyja palët duhet të shmangin provokimet që pengojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe të bashkëpunojnë me njera tjetrën në frymën e kompromisit dhe qëndrimeve fleksibël të nevojshme për marrëveshjen.

Presidenti serb, shkroi në rrjetet sociale se e ka lutur sekretarin Pompeo që “administrata amerikane të përpiqet, ndonëse këtë e ka bërë edhe deri tash, më fuqishëm që të ndikojë mbi shqiptarët e Kosovës që të heqin tarifat” ndaj mallrave serbe dhe “për këtë nuk ka dyshim që e kemi mbështetjen amerikane, sepse edhe ata mendojnë që është me rëndësi të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, shkroi presidenti serb.

Ai i tha programit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se me sekretarin Pompeo ka biseduar edhe “për rëndësinë e mbrojtjes së kishave e manastireve në Kosovë” dhe se Serbia është e gatshme “pavarësisht nga politikat e brendshme në Serbi që në çdo çast të fillojë bisedime të hapura politike me shqiptarët. Nuk është me rëndësi çmimi politik që duhet paguar, ndërsa njerëzit në vendin tonë kanë veshë të ndjeshëm. Nuk duan të dëgjojnë gjëra që kanë të bëjnë me realitetin, por atë që lidhte me mitet tona. I thashë se jemi të gatshëm të bisedojmë dhe e kuptojmë shumë mirë që nëse ndonjëherë do të arrihet ndonjë zgjidhje, ajo nuk duhet dhe nuk guxon të përmbushë kërkesat njërës palë”, tha ai.

Presidenti serb tha se beson që amerikanët e kuptojnë që “nga marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, dy popujt më të mëdhenj, varet e ardhmja e rajonit”.

Bisedimet janë bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar kur qeveria e Kosovës vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat për t’u hapur rrugën bisedimeve. Por qeveria e Kosovës i ka rezistuar trysnisë ndërkombëtare.

Aktualisht Kosova ka një qeveri në dorëheqje, pasi më 19 korrik kryeministri Ramush Haradinaj paraqiti dorëheqjen e pakthyeshme meqë u thirr për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për krime lufte me seli në Hagë.

Eksperti gjerman i CDU: Së shpejti do të ketë zbulime të forta, për rrethin familjar të Edi Ramës

Eksperti gjerman pranë CDU-së, për zhvillimet ekonomike dhe politike, Martin Henze, në një prononcim për zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, duke u përqendruar tek rasti i Valdrin Pjetrit, i cili dha dorëheqjen si pasojë e publikimit të dokumenteve nga drejtësia italiane, ka dhënë edhe një lajm të fortë për çfarë pritet në vijim. Sipas tij pas Valdrin Pjetrit në javët në vijim priten zbulime të forta edhe për rrethin familjar të kryeministrit Edi Rama. Këtë deklaratë të fortë Henze e ka lëshuar gjatë një prononcimi për gazetën “Shekulli”.



“Ekzistojnë disa aspekte dhe gjithashtu dy grupe të synuara për tu vëzhguar, nga njëra anë vendet e huaja dhe nga ana tjetër qeveria shqiptare Rama. Shqipëria nuk është më një shtet kushtetues. Nuk ka ndarje të pushteteve. Një shtet i qeverisur nga Kryeministri Rama në të cilin arbitrariteti favorizohet masivisht. Shembulli i z. Valdrin Pjetri, i cili dyshohet se u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës më 30 qershor 2019 dhe që tani është duke deklaruar dorëheqjen e tij, se ai ka qenë në burg për një vit për veprat penale të drogës, është një shembull i mirë i asaj lloj qeverie, me çfarë lloj kryeministri kemi të bëjmë aktualisht në Shqipëri.

Do të ketë më shumë zbulime gjatë javëve në vijim, të cilët përqendrohen edhe në rrethin më të afërt, familjar të Ramës. Diçka është bërë në reformën gjyqësore që ka çuar në rrëzimin e të gjithë sistemit demokratik dhe ligjor të Shqipërisë; asnjë zgjidhje e përkohshme nuk është zbatuar për fazën e ndërmjetme, midis shkarkimit të gjyqtarëve dhe zëvendësimit.Stabiliteti i sistemit në Shqipëri do të ishte arritur vetëm përmes një bashkimi të lirshëm të nënsistemeve të veçantë. Reforma totale gjyqësore fillimisht nënkupton ndërprerjen e reagimit negativ të zinxhirit, d.m.th. implikimin e të gjithë sistemit juridik demokratik. Ashtu si me një shkëmbim organesh të zemrës, zemra hiqet, nuk ka zgjidhje të përkohshme, zemra e re zbatohet, por durim është vdekja.

Avantazhet e një zgjidhjeje të përkohshme do të ishin të dukshme: Kurseni kohë sepse shkëmbimi i gjyqtarëve në Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Kushtetuese nuk do të shkatërronte të gjithë sistemin e Shqipërisë, funksionalitetin e tre fuqive: Gjyqësor-Legjislativ Ekzekutiv. Përgjegjësia politike për këtë varet vetëm nga qeveria Rama dhe partia e saj, PS.Për më tepër, shoqëria civile shqiptare ka humbur besimin absolut në aftësinë e shtetit kushtetues shqiptar të Ramës dhe këshilltarëve të saj të huaj për të reformuar, që është një zhvillim shtesë, serioz dhe rezultat i një reforme gjyqësore të organizuar joprofesionale nga qeveria Rama. Në thelb, është një çrregullim serioz njohës në sistem, i rënduar nga disa konsulentë të instrumentalizuar nga qeveria, e vërtetë për moton: sepse asgjë nuk mund të ndodhë nëse nuk lejohet të ndodhë”, thotë eksperti i CDU Henze.

Prishtina dhe Shkupi bien dakord për heqjen e barrierave doganore

Prishtinë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka pritur në takim ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, të martën në Prishtinë, raporton AA.

Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit që ka zgjatur rreth dy orë në ambientet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ministrat deklaruan se kanë marrë vendim për heqjen e masave doganore ndaj njëri-tjetrit.

Ministri Endrit Shala tha se një gjë e tillë do të ndodhë jo më larg se këtë fundjavë. “Ne jemi dakorduar që deri në fund të kësaj jave, Agjencia jonë t’i përfundojë detyrat e veta dhe pas kësaj Agjencia e Veterinarisë së Maqedonisë së Veriut ta heq atë barrierë që e ka me Republikën e Kosovës”, tha Shala.

Shala tha se pas kësaj edhe Kosova do ta eliminojë masën e vendosur ndaj produkteve të Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, tha se masa nuk është ndërmarrë vetëm për Republikën e Kosovës, por për të gjitha shtetet që nuk e implementojnë monitorimin aktiv sa i përket vezëve të peshkut.

“U dakorduam me ministrin Shala, që gjatë periudhës që vijon Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë e Republikës së Kosovës të implementojë apo të përgatisë programin sa i përket monitorimit aktiv sa i përket produkteve të theksuara më herët dhe në atë moment kur AUV do të dëshmojë se fillon me implementimin e programit, me siguri që ne si Qeveri apo Agjenci në kuadër të Maqedonisë së Veriut do të lejojmë importin e këtyre produkteve në vendin tonë”, tha Bekteshi.

Bekteshi tha se Maqedonia e Veriut pret që në shtator të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian (BE), ndërsa kanë qenë të obliguar t’i implementojnë këto masa pasi kanë marrë obligime konkrete.

Maqedonia e Veriut vendimin për ndalimin e eksportit të rasatit të peshkut nga Kosova e kishte ndërmarrë më 20 qershor. Ndërsa pas disa paralajmërimeve nga Kosova pa ndonjë rezultat, ministri i MTI-së, Endrit Shala mori vendim më 16 gusht për ndalimin e eksportit të mjaltit dhe patates nga Maqedonia e Veriut.

Tensionet me policinë, shoqërohet kreu i FRPD në Shkodër

Pas protestës së degës së PD në Shkodër, ka ardhur edhe shoqërimi i parë. Bëhet fjalë për kreun e FRPD në Shkodër Arvit Bushati. Në lidhje me këtë shoqërim një reagim të ashpër ka patur edhe ish-deputeti Bardh Spahia i cili ka debatuar me policinë.

“Ndalimi i Arvit Bushatit është i paligjshëm. Ishte i paligjshëm nga policë pa mandat dhe shenja dalluese” ka thënë ndër të tjera Bardh Spahia.

Militantët e PD kanë tentuar 5 herë që të çajnë kordonin e policisë për të hyrë në ambientet ku po konstituohej Këshilli Bashkiak i PS. Më pas ata kanë qëlluar me sende të forta ndaj këshilltarëve të rinj dhe ndaj deputetit Tom Doshi në momentin që kanë dalë jashtë.

Zëri i Amerikës – Shkodër: Konstituohet këshilli i ri bashkiak mes protestave të opozitës

Këshilli i ri bashkiak i Shkodrës, i dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, u konstitua sot në mjediset e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ndërsa përkrahës të opozitës protestonin jashtë.

Situata u tensionua kur banorët dhe protestuesit u përplasën me kordonët e policisë, teksa përpiqeshin të hynin në ndërtesë dhe të ndalnin ceremoninë konstituese të ndjekur nga këshilltarët e rinj.

Sipas opozitës, konstituimi i këtij këshilli është i jashtëligjshëm dhe nuk përfaqëson qytetarët e Shkodrës.

Këshilli bashkiak i Shkodrës zgjodhi si drejtuese zonjën Briseida Kadia.

Protestuesit ndoqën këshilltarët bashkiakë dhe politikanët socialistë të ardhur nga kryeqyteti sapo dolën nga ceremonia me thirrjet “Turp! Turp!”. Policia disa herë u përpoq ta ndalonte këtë marshim spontan dhe kjo krijoi përplasje të saj me protestuesit.

Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, deklaroi përmes Facebook-ut se “beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e tij”.

Sipas tij, qëllimi i opozitës është të nxjerrë këta njerëz nga institucionet qendrore, nga parlamenti e deri te bashkitë, sepse ata i pushtuan ato me dhunë e paligjshmëri.

“T’u vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve” – tha zoti Basha.

Ndërsa për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri vendor, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit.

“Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit të nderuar të Bashkisë së Shkodrës për situatën e krijuar pas dorëheqjes së detyrueshme të kryetarit te zgjedhur të Bashkise, por si në çdo rast, ne qëndruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik” – tha zoti Balla në Facebook, duke theksuar se ligji është i barabartë për të gjithë dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.

Kryetari i zgjedhur bashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri, u tërhoq nga ky post, pas publikimit nga opozita të dokumenteve italiane, të cilat provonin se ai u dëbua në vitin 2003 pas dënimit gjyqësor, si i përfshirë në trafik droge.

“Mos luaj me zjarrin”, PD Shkodër: Nesër protestë, jo këshill të ri

Ndërsa nesër është parashikuar konstituimi nga maxhoranca i Këshillit Bashkiak të Shkodrës të dalë nga 30 qershori opozita thërret protestë. Partia Demokratike në Shkodër iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në një protestë paqësore nesër në 10:00 për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e dinjitetit.PD deklaron se nuk mund të pranohet konstituimi i një këshilli ilegjitim dhe aq më pak në rektoratin e Universitetit të Shkodrës duke kujtuar 2 prillin e 30 viteve më parë. Paralajmërmi i PD Shkodër për kryeministrin Rama është: “Mos luaj me zjarrin!”.



DEKLARATA

Partia Demokratike, dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00,para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës.

Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike, të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituuar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin, të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes.

Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne, për dinjitetin e qytetit tonë, për dinjitetin e Shkodrës !

#partiademokratikeShkoder #pd

Mali i Zi paralajmëron padi ndaj përdorueseve të flamurit shqiptar

Ministria e Kulturës e Malit të Zi do të dorëzojë padi kundër organizatorit të festivalit tradicional popullor “Logu i Tërgajës” në Cem të Malësisë, gjatë të cilit është shfaqur flamuri kombëtar shqiptar, pa flamurin kombëtar të Malit të Zi, njoftohet nga ky institucion.

“Meqë në tubimin e përmendur u shfaq flamuri i shtetit fqinj pa flamur kombëtar të Malit të Zi, lidhur me rastin në fjalë do të dorëzojmë padinë penale para organeve kompetente kundër organizatorit. Theksojmë se manifestimet e kulturës nuk mund të guxojnë të jenë paravan për çfarëdo lloj nacionalizimi, as për shkeljen e normave të cilat janë të përcaktuara qartë me dispozitat pozitive ligjore të Malit të Zi”, thuhet në kumtesë.

Më tej thuhet se harmonia ndëretnike dhe ndërfetare është një nga pasuritë themelore të shoqërisë malazeze.

“Duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, të cilët kultivojnë identitetin kulturor dhe kombëtar, me këtë rast edhe një herë theksojmë nevojën e respektimit të dispozitave ekzistuese ligjore, në mënyrë që të shmangen reagimet e ngjashme në të ardhmen. Sepse, ligjet e Malit të Zi duhet të jenë të njëjtë për të gjithë”, përfundon kumtesa e Ministrisë së Kulturës.

Ndaj paralajmërimit të Ministrisë së Kulturës ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe koalicioni që mban pushtetin në Komunën e Tuzit, Forumi Shqiptar.

“Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme. Ministria e Kulturës dhe punonjësit e saj absolutisht duhet ta dinë që ne, si popull shqiptar autokton në Mal të Zi, e kemi simbolin tonë kombëtar që sipas Kushtetutës kemi të drejtën e përdorimit të lirë, dhe gjithçka tjetër, për mendimin tim, është inicim i grindjeve me popullin tonë”, thuhet në reagimin e Nimanbegut.

Nimanbegu ka shtuar se për këtë padi të paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e partive tjera shqiptare dhe do “të shohim mënyrën përshtatshme për kundëreagim”.

Në këtë kuadër reagoi edhe Forumi Shqiptar, i cili padinë e cilësoi si njollosje për vetë ministrisë së kulturës dhe qeverinë së Malit të Zi.

“Për shqiptarët, padia juaj nuk do të thotë asgjë, por ju vetëm e keni njollos veten”, thuhet në kumtesën e Forumit Shqiptar.

Duke iu drejtuar Ministrit të Kulturës, Forumi Shqiptar vë në dukje se “është e nevojshme që në nivel të të gjitha subjekteve politike nacionale të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në qeveri në krye të së cilës qëndron një ministër që ka një qëndrim të këtillë ndaj veprimtarive kulturore shqiptare”.

Kjo aleancë politike thotë se Ministria e Kulturës “duhet ta di se shfaqja e flamurit në tubimin e përmendur nuk është vetëm flamuri i Republikës së Shqipërisë, por është simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, flamuri të cilin ua ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu”.

Ligji mbi simbolet kombëtare në Mal të Zi parasheh gjobë për përdorimin e çdo flamuri kombëtar pa flamurin e shtetit të Malit të Zi.

Kohëve të fundit është shënuar rasti i një qytetari në Ulqin, i cili u dënua për shkak se në makinën e tij kishte dy flamuj të vegjël shqiptarë, ndërsa në Malësi një qytetar tjetër kishte vendosur flamurin shqiptar në shtëpinë e tij private. Propozimin për ndryshimin e këtij Ligji e kanë dorëzuar përfaqësuesit shqiptarë në parlamentin malazez, por në votimin e deputetëve ky propozim nuk mori shumicën e votave në parlament.