VOAL

VOAL

Sopranoja me famë botërore Inva Mula: Jam Mira – Në mbështetje të shkrimtares Mira Meksi

March 1, 2021
blank

Komentet

blank

“Ishte lidhja e McGonigal me kryeministrin e korruptuar Edi Rama”, revista amerikane: Dorian Duçka në e-mailet e zbuluara në laptopin e djalit të Biden

Pavarësisht se për disa ditë skandali McGonigal u la në qetësi nga mediat ndërkombëtare, revista amerikane “Amerikan Thinker” i është rikthyer sërish sot kësaj çështjeje.

Duke ripërsëritur skemën e mashtrimit të ndjekur nga ish zyrtari i lartë i FBI Charles McGonigal, revista ka bërë një lidhje mes McGonigal, djalit të presidentit amerikan Joe Biden dhe kompanisë kineze CEFC.

Në artikull bëhet i qartë edhe roli i Dorian Duçkës si ndërmjetës mes McGonigal dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ndërsa më pas sqarohet se ky person ishte pjesë e një zinxhiri e-mailesh të zbuluara në laptopin e djalit të Joe Biden, ku përmendej shpërblimi në lidhje me shërbimet e kryera prej tij.

blank

 

Pjesë nga artikulli:

 

Rasti i dytë i korrupsionit që doli në dritë është aktakuza e ish-agjentit të nivelit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal. Ndërsa kreu i zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në vitin 2018 dhe më pas, ai kishte marrëdhënie të pazbuluara korruptive që shfaqnin shuma të mëdha pagesash në para me agjentë të kryeministrit të korruptuar shqiptar Edi Rama dhe agjentë të oligarkut rus Oleg Deripaska, të cilit Prokurori i posaçëm Robert Mueller i “Rusigate” ka deklaruar se ishte i lidhur ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin .

Të dyja rastet janë qartësisht histori tronditëse të një agjenti të nivelit të lartë të FBI-së që përdor pozicionin e tij për të çuar përpara interesat e rivalëve të huaj.

“McGonigal mori para nga agjenti i Oleg Deripaska për të ndihmuar në heqjen e sanksioneve amerikane kundër tij dhe për të hetuar një oligark rival, të dy të ngarkuar me përdorimin e burimeve të inteligjencës amerikane. Ai gjithashtu mori para nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare për të bindur kryeministrin e korruptuar Rama që të mos jepte kontrata për shpimin e naftës për disa kompani të frontit rus dhe t’i drejtonte ato tek kompanitë me të cilat ai ishte i lidhur. Cila ishte një kompani? Duket se ka qenë CEFC China Energy.

Një hallkë kyçe e shënuar në padinë e McGonigal, ndaj kryeministrit shqiptar ishte një person i paidentifikuar i cili në fakt është një Dorian Ducka. Ducka ishte i punësuar nga firma globale kineze e energjisë CEFC; Ai ishte edhe aq i afërt me kryeministrin Rama, sa mbante titullin e “këshilltarit të investimeve” të Shqipërisë. Duket se CEFC po ndikonte në mënyrë korruptive tek Rama për të marrë kontrata shpimi.

Hunter Biden, djali i presidentit të SHBA Joe Biden, ishte një nga personat me të cilët CEFC “kishte marrëdhënie të mira”, ku një zyrtar i së cilës i dha atij një diamant 3,16 karat dhe 100,000 dollarë blerje. Hunter dhe bashkëpunëtorët e tij fituan më pas pesë milionë dollarë duke “rregulluar” blerjen nga CEFC të aseteve të Energjisë së SHBA dhe Kanadasë, të cilat duhej të miratoheshin nga agjencitë qeveritare të SHBA.

Kujtojmë se Tony Bobulinski pohoi, duke iu referuar marrëdhënieve të tij dhe të Hunter-it CEFC, se 10% e pronësisë së sipërmarrjes ishte për ” Big Guy “, për të cilin ai pretendoi se ishte Joe Biden.

Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara paditën zyrtarin e CEFC-së, Patrick Ho, për përpjekjen për të korruptuar zyrtarët në Çad dhe Ugandë në mënyrë që të merrte kontratat për shpimin e naftës për CEFC. Dehe telefonata e parë e tij pas arrestimit ishte pikërisht për James Biden, vëllain e Joe Biden.

Kujtojmë se kanali i lidhjes mes McGonigal dhe Ramës ishte Dorian Ducka i CEFC. Në laptopin e Hunter-it ka një zinxhir e-mailesh me grupin e tij CEFC për ‘përkujdesjen me shpërblim’ të Dorian Duckës, në lidhje me ndihmën e marrë prej tij që nga fillimi.

Duket se një aktivitet madhor i CEFC ishte prokurimi korruptiv i aseteve të energjisë për importuesin e “uritur për energji”, Kinën.

A besonte CEFC se po blinte ndikim me qeverinë e Shteteve të Bashkuara përmes Hunter? Ky është sigurisht një përfundim i mundshëm. CEFC tani e ka deklaruar veten të falimentuar, çka nuk do të ndodhte nëse qeveria kineze nuk do ta lejonte.bw

blank

Këlliçi: Veliaj, kryebashkiaku që në ekran mbjell pemë dhe në tokë mbijnë pallate

Pak ditë më parë në një nga daljet e tij patetike, që xhirohen me kamera 4K në zyrën e tij dhe më pas u shpërndahen medieve të kapura prej tij, kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, Erion Veliaj tha se, ja kishte arritur që të mbillte 1 mln pemë në Tiranë.

Ne fakt, gjithkush që jeton në Tiranë pemët që ka mbjellë Veliaj i ka parë vetëm në ekrane të televizioneve sepse në terren nuk janë mbjellë as 100 mijë rrënjë pemë.

Për këtë deklaratë të Veliajt ka reaguar edhe shtabi elektoral i kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Në një video të shpërndare në faqen e tij e Facebook-ut të Belind Këlliçit, është llogaritur se për të mbjellë 1 mln pemë, do të duheshin 30 parqe sa ai i liqenit Artificial të Tiranës.

‘KONTROLL FAKTESH: Kryebashkiaku pretendon se ka mbjellë një milionë pemë në Tiranë të cilat do të përktheheshin në 30 parqe të tjerë të rinj me sipërfaqe të njëjtë me atë të Parkut të Madh të Tiranës.

Veliaj është mbase i vetmi kryebashkiak në botë, që shfaqet në televizor duke mbjellë pemë, kur në realitet qytetarët shikojnë se mbijnë pallate’, shkruhet në tekstin bashkëngjitur videos. syri.net

blank

Bezhani, akuza për Fidel Yllin: Ka pasur kompani bixhozi, ai është levë e shtetit

Ish-kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Viron Bezhani, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka hedhur akuza në drejtim të Fidel Yllit pas lajmit se qeveria do të rikthejë bastet sportive në vend.

Bezhani ka theksuar se Fidel Ylli është një person që ka përfituar nga kompania e tij e bixhozit Bet07 dhe se ai është një levë e shtetit dhe do bëjë politikën e tyre në këmbim të parave.

Bezhani: Fidel Ylli ka qenë personi që e luante bixhozin dhe kishte kompani për bixhozin, e dimë shumë mirë të gjithë ‘Bet07’, por njëkohësisht ai është dhe një levë e shtetit, dhe si një vartës i tyre, ai normal që do bëjë politikën e tyre dhe normal që nuk ka dalë pa gjë. Dhe këtë e ka vërtetuar koha sot, shiheni sa lekë ka marrë. Normalisht ndryshon komplet…

Gazetari: Akuza të rënda këto për zotin Ylli!

Bezhani: As nuk diskutohet, janë fakte komplet. Ju e keni ndjekur shtypin, 5 miliardë që i janë dhënë Komiteti Olimpik dhe për çfarë janë përdorur, thjesht të gjitha për zotin Ylli. Të gjitha janë abuzime, abuzime në tendera, abuzime në shpërndarje, abuzime në logjistikë, thjesht çdo gjë e bëjnë për fasadë. Asnjë gjë nuk është reale. Nëpër gjimnaze gjoja po shpenzohen lekë, ku shkojnë këto lekë, shkojnë vetëm te njerëzit e tyre, janë shpërndarë lekë te njerëz që nuk lidhje fare me sportin apo sportin përkatës.

blank

Lista me emrat e 62 kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak të Tiranës

Lista me emrat e 62 kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak të Tiranës.

Lista kryesohet nga mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i cili doli i dyti në garën e primareve për bashkinë e Tiranës i ndjekur nga Silva Caka nga Partia e Lirisë.

I treti është Endrit Braimllari, ndërsa më pas gazetarja Beti Njuma.

Në listë është dhe aktori i humorit Julian Deda, Enkelejda Fejzo dhe Adriana Kalaja.

 

Lista e plotë

Ilir Alimehmeti

Silva Caka

Endrit Braimllari

Beti Njuma

Arben Tafaj

Floida Kërpaçi

Tedi Blushi

Ilda Zhulali

Dorjan Teliti

Ana Azizaj

Artan Distafa

Alba Kepi

Jonathan Pano

Erion Bixha

Genci Gjokutaj

Keida Kaceli

Fatjon Bathorja

Brunilda Paskali

Blerdi Liçaj

Endira Bushati

Julian Deda

Elona Dhima

Luçian Qafoku

Adriana Kalaja

Bledar Marku

Elona Guri

Ardian Elezi

Festime Serjani

Gentian Kaprata

Nasilda Shyti

Artur Alstafa

Ajshe Isha

Esmeralda Demiraj

Besmir Hoxha

Rudina Koro

Redjon Zefi

Valdete Dashi

Besfort Dashi

Besford Dorezi

Enkeleda Fejzo

Emiljano Kapllani

Brunilda Haxhiu

Xhoel Nonaj

Dave Marku

Endrit Memia

Iva Çarçiu

Enkelejd Doda

Viola Vrana

Nikolin Çali

Elda Mustafa

Ermand Bajrami

Anisa Ibra

Darius Vishkurti

Brunilda Salaj

Adan Kaba

Eva Metaj

Dorel Memoçi

Anxhela Lami

Ergys Mollaymeri

Enkelejda Hajderasi

Artemic Peca

Menada Bregu

Burimi RD

blank

Sulmi mbi TCH- Hoxha: Pronarët e dinë nga iu vjen rreziku

Gazetari Artan Hoxha ka folur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me sulmin me armë ndaj Top Channel, ku humbi jetën edhe roja i godinës.

Ndërsa ka analizuar ngjarjen, gazetari tha se qëllimi i autorëve nuk ka qenë të shkaktojnë dëme në njerëz, por përcjellja e një mesazhi të fortë.

Ndër të tjera, Hoxha tha se pronarët e Top Channel prej kohësh kanë lëvizur të shoqëruar, sepse sipas tij kanë ndjerë rrezik.

“Ata e dinë, unë nuk besoj se ata nuk e dinë nga ju vjen”, tha Hoxha ndër të tjera.

“Autorët nuk kanë dashur të shkaktojnë dëme në njerëz. Për mua kanë përcjellë një mesazh të fortë. Zakonisht në media ne i marrim mesazhet ose me telefonatë, ose dikush të takon, ose dikush të kërcënon verbalisht dhe në fund vijnë predhat. Dhe ky është kërcënimi më i rëndë që mund të bëhet.

Fakti që kanë goditur në lartësi, tregon se nuk kanë dashur të vrasin njeri. Ata nuk kanë synuar të dëmtojnë as gazetarë dhe as drejtues.

Është e njëta situata me ngjarjen ku ndodhi e vrarë banakierja. Kjo lloj breshërie  në këtë nivel është një ngjarje e tillë. Pronarët e Top Channel kanë qenë të shoqëruar, sepse kanë ndjerë rrezik, nuk lëvizin vetëm. Ata e dinë, unë nuk besoj se ata nuk e dinë nga ju vjen”, tha Hoxha./Opinion.al

blank

BIRN: Si po e mban peng infrastruktura turizmin në juglindje të Shqipërisë

Në trasenë e segmentit të rrugës nacionale Ersekë – Leskovik një firmë ndërtuese po punon për rikthimin e normalitetit në pjesën më të dëmtuar të saj. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve përpiqen ta shmangin kalimin nga ky aks, duke preferuar rrugën më të gjatë nëpërmjet superstradave të  Shqipërisë së mesme.

Rruga Ersekë-Leskovik 42 km thuajse të pakalueshme

“Jo, jo, nuk jua këshilloj që të kaloni nga Leskoviku – tha Artani, një djalë i ri nga Përmeti. Ditën e Shën Valentinit unë shkova në Korçë, po u bëra pishman. Rruga është për faqe të zezë – shtoi ai për BIRN.

Artani shton se në dimër përrenjtë mund të dalin nga shtrati, duke bllokuar trafikun. Pasiguria e lëvizjes së automjeteve ka ndikuar negativisht në lidhjet turistike të qyteteve të juglindjes, pasi udhërrëfyesit-guida nuk duan të rrezikojnë transportin e udhëtarëve vendas apo të huaj.

Vasili, që administron një nga hotelet në qendër të Përmetit tha për BIRN se të huajt kanë informacione për afërsinë me Korçën, 130 km gjithsej, dhe duan ta njohin zonën dhe ta përshkojnë atë.

“Para një muaji Përmetin e vizituan një grup i madh gazetarësh. Ata lëvizën me autobuz, dhe iu deshën më shumë se 4 orë deri në Ersekë – tha më tej Vasili. Të njëjtën gjë si gazetarët bëri edhe Shpëtim Canka, i cili bashkë me të afërmit e tij, mbërriti nga Leskoviku në Ersekë për dy orë.

“Unë jam me origjinë nga Përmeti dhe vij shpesh në vendin e të parëve të mi.

Më pas, herë pas here vazhdoj për në Korçë, pasi kam vizituar edhe monumentet historikë dhe natyrorë të zonës – tha mesoburri nga Durrësi, duke shtuar: Çfarë kuptimi ka që të kthehem në Rrogozhinë për tiu drejtuar pastaj Pogradecit apo Korçës.

Nga Përmeti deri në Leskovik rruga e rindërtuar vitet e fundit si dhe vendqendrimet e automjeteve e bëjnë mjaft të këndshëm udhëtimin, me lumin Vjosë dhe Malin e Nëmërçkës në të njëjtin krah.

Situata ndryshon kur hyn mes fshatrave të Kolonjës, aty ku numri i automjeteve në rrugë nuk i kalon gishtat e një dore.

Udhëtimi i Shpëtimit u ndërpre për rreth 20 minuta, kur mjetet e rënda të një firme ndërtuese po zgjeronin karrexhatën e rrugës, duke përdorur gurët e thyer nga një gurore pranë. Andoni, një nga teknikët specialistë tha për BIRN se rikonstruksioni i rrugës prej 42 km dhe zgjerimi i saj ka nisur kohë më parë.

Tashmë është shpallur edhe firma e cila do të fillojë punën në muajin maj dhe brenda një viti do të dorëzojë objektin e asfaltuar dhe të përfunduar”  – vijoi Andoni, pa e hequr vemendjen nga punonjësit dhe mjetet në rrugë.

Infrastruktura turistike nuk mbaron me rrugën

blank
Sokol Kallo në Përmet | Foto: Gëzim Kabashi

Rruga Ersekë – Leskovik, që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, do ti shërbejë rizgjimit të turizmit dhe komunikimit ekonomik në këtë territor, ku bashkohen edhe disa nga nyjet ndërkombëtare me fqinjin jugor, Greqinë.

Por, ndërsa Korça dhe Pogradeci kanë filluar ta shfrytëzojnë turizmin, si një element të rëndësishëm punësimi dhe mirëqënieje, qytetet e jugut kanë nevojë për ritme më të larta në zgjidhjen e problematikave të infrastrukturës.

“Nga tre kishat pranë Përmetit që i dedikohen Shën Marisë, vetëm në njërën prej tyre, në atë të Kosinës mbërrin me automjet – shprehet Johan Nako, i cili administron një bujtinë.

Kishat mesjetare të Leusës dhe të Bënjës janë të parritshme me autoveturë, megjithëse ndodhen shumë afër rrugës së asfaltuar.

Të shpallura “Monument kulture” objektet e kultit pranë Përmetit aktualisht mund të vizitohen vetëm nëse nisesh në këmbë drejt tyre. Edhe në Bual, ku një mësues i pasionuar ka ngritur një muze me elemente folklorike turistët mund të mbërrijnë vetëm në këmbë.

Së bashku me dy ortakë, Sokol Kallo ka ngritur dy vjet më parë një inkubator përpunimi të produkteve ‘tipike lokale’. “Puna jonë është e përqendruar në vjeshtë, atëherë kur fermerët vjelin frutat e stinës” – tha Sokoli për BIRN, por ai e ndjen se fshatarët kanë nevojë për mbështetje me subvencione nga shteti, duke shtuar se një pjesë e tyre po largohen nga vendi.

“Jemi qytet mikpritës, por duhet tu tregojmë vizitorëve të gjitha mrekullitë e natyrës dhe ato të historisë që na rrethojnë – përfundon Johan Nako./BIRN

blank

Basha-Alibeaj po braktisen masivisht nga kandidatët

Loja e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt për të dëmtuar demokratët po prishet këtë herë nga vetë kandidatët që donin të fusnin më 14 maj. Pasi nuk arritën të plotësonin listat për 61 bashki, sot në ditën e dorëzimit në KQZ, janë tërhequr edhe kandidatët nga të paktën 4 bashki. Kandidati i Korçës Gjergji Gjata së bashku me 40 kandidaturat për këshilltar kanë njoftuar tërheqjen e parevokueshme. E njëjta praktikë është ndjekur edhe nga kandidatët në Lezhë, e Librazhd. Tërheqje kishte edhe nga bashkia e Kurbinit, edhe pse më herët u deklarua për pjesëmarrje. Ndërsa kandidati i Vorës, Ibrahim Bruka nuk është regjistruar në KZAZ. 

SYRI TV

Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk arrijnë as të plotësojnë listat e kandidatëve për kryebashkiak apo këshilltarë në 61 bashkitë e vendit. Por duket se loja po i prishet edhe në ato bashki, ku ky grupim që për llogari të Edi Ramës mban peng vulën e Partisë Demokratike.

Fillimisht, me sforco u deklarua në media se do të merrej pjesë në 18 bashki, ku do të kishte kandidatura për kryebashkiakë e këshilltarë për të përçarë votën e demokratëve.

Por në ditën që Enkelejd Alibeaj dorëzoi listat e kandidatëve për këto bashki, nisën braktisjet, që siç deklarohet nga vetë kandidatët, shkak ishin pazaret, lojrat e ndërhyrjet në listat e gatuara në zyrat e Bashës dhe Alibeajt.

Deri tani janë tërhequr kandidatët e artikuluar nga grupi i Alibeajt për 4 bashki, por pritet të vijojnë edhe në bashkitë e tjera.

Sapo në KQZ u dorëzua lista me kandidatët për bashkinë e Korçës, nga demokratët atje u deklarua se ata nuk do të bëhen pjesë e farsës Basha-Alibeaj.

Me anë të një njoftimi të shpërndarë për media kandidati Gjergji Gjata deklaroi se ai së bashku me 40 kandidatët për këshilltarë Bashkiakë tërhiqet nga gara.

Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. (Procedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ).

Gjergji Gjata

Po të njëjtin veprim e kanë bërë fakt deri më tani edhe kandidatët e njoftuar më herët për bashkinë e Lezhës Sandër Marku si edhe ai i Kurbinit, Genc Doçi.

Po ashtu edhe Bujar Vreto në Librazhd është tërhequr nga gara.

Për Syri Tv, Vreto u shpreh se nuk ka dorëzuar as dokumentet që më pas të kryhet regjistrimi në KQZ, e këtë e ka bërë për të mos demëtuar demokratët.

Sakaq, mësohet se edhe kandidati i Alibeajt në Vorë, Ibrahim Bruka nuk është regjistruar për zgjedhjet e 14 majit.

Por këto bashki duket se janë vetëm fillimi, pasi edhe në bashki të tjera, kandidatët kanë evidentuar përdorimin për interesa personale nga dyshja Basha-Alibeaj që do të sillte pasoja për demokratët.

blank

Burimi: Skandal që Bejko të paguhet nga ABC, duke pretenduar se mbron interesin publik

Gazetari i Radio France, Genc Burimi që jeton e punon në Francë, e ka cilësuar si një skandal faktin, që kandidati i Alibeajt për Tiranën Roland Bejko, paguhet nga ABC dhe nga ana tjetër pretendon se mbron interesin publik.

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Burimi e cilëson më të ndershëm vendimin e Grida Dumës, që u dorëhoq për tu marrë më gazetarinë.

‘Nuk njoh rast në botën perëndimore si rasti i Roland Bejkos, që një politikan i paguaka nga një media. Kjo është shokuese, e paparë. Si në SHBA, kur bën në gjykatë, ti bëhet pyetja Bejkos, është paguar apo jo, duke qenë politikan. Si mund të mbrosh ti të mirën publike, duke u paguar nga një televizion privat.

Nuk ekziston në perëndim që një deputet të paguhet nga një kanal televiziv. Qe më e ndershme ajo që bëri Grida Duma që u dorëhoq dhe u bë gazetare’, u shpreh Genc Burimi në SYRI TV.

blank

Mafia shqiptare po godet median- Nga ALBA KEPI

Mafia shqiptare po godet median.
Pak orë më parë lajmi se TV kombëtar Top Channel eshtë apo po shitet në një kompani offshore në një nga vendet e parajsave fiskale, u injorua nga institucionet shqiptare.
Opozita e sinjalizoi por si përherë me formulën e indiferencës, mazhoranca e heshtjes, injoroi e nuk b’zani.
Ligji i mafies është heshtja e mesa duket dalja e një lajmi të tillë ka tërbuar mafiozët e mafien e pushtetshme që pasi shantazhoi gazetarë e familjet e tyre, pasi kërcënoi pronarë e botues, por dhe pasi futi në librin e pagave gazetarê që u shndërruan në mafiozë duke vënë gjoba e shantazhuar, tashmë ka nevojë urgjente për të pasur në kontroll mediat.
Ka kuptuar se mazhoranca e heshtjes është në grehminat e fundit e se vec një propagandë e fortê mediatike mund të shpëtoj zona e bashki e t’i ketë nën kontroll dhe pas 14 majit.
Një person mbeti i vdekur gjatë natës, (roja i shkretë) e fasada e këtij televizioni është goditur me plumba.
Ky është sinjali i fortë i mafias për të përcjellë mesazhin se nëse nuk bëhet siç duan ata , do t’u merret jeta.
Mafia e pushtetit o pushteti i mafias i ka shpallur luftë shqiptarëve!
Ky sulm kallashnikovi kundër medias sinjalizon se mafia e pushtetit ka humbur kontrollin e pushteti të mafias, e shteti kontrollin e gjithçkaje!
T’i dalim zot!
Kryeministri shqiptar a do mundi dhe kësaj here ta emêrtoj këtë gjest si jo mafioz e t’i mëshoj tezës së papërgjegjshme të tij se nuk ka mafia shqiptare!?
blank

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon javën tjetër në nivel të kryenegociatorëve

RFE/RL

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të zhvillohet një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve.

Kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në këtë takim është thënë se fokusi do të jetë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve – për të cilën Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt – si dhe në aneksin e zbatimit, për të cilin palët janë dakorduar më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Stano është shprehur i kënaqur që, siç ka thënë ai, dialogu po bëhet më i popullarizuar në rajon dhe se po organizohen gjithnjë e më shumë takime.

Ai ka deklaruar kështu duke iu referuar një propozimi të kryeministrit me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, që takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë të zhvillohet në shtetin që drejton ai.

“Na vjen mirë që dialogu po bëhet kaq i popullarizuar në rajon dhe gjithnjë e më shumë vende po ofrohen që të jenë mikpritës të tij. Por le të shkojmë hap pas hapi. Dialogu është i bazuar në Bruksel dhe kemi arritur një hap shumë të rëndësishëm në Ohër, pas arritjes së pajtueshmërisë mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës, ku ata u pajtuan edhe për Marrëveshjen, edhe për aneksin e implementimit. Tash fokusi është në implementim”, ka thënë ai.

Stano ka folur edhe për hapat që janë bërë pas takimit të Ohrit.

“Kemi pasur takim në Këshillin e Punëve të Jashtme ku Përfaqësuesi i Lartë [Josep Borrell] i njoftoi ministrat. Pastaj, ai ka informuar dhe partnerët tjerë. Kemi pasur edhe Këshillin Evropian, ku liderët miratuan këtë, dhe porositën të dyja palët se duhet të vazhdojnë me implementim të shpejtë, me mirëbesim të obligimeve që kanë marrë mbi vete“.

Stano ka paralajmëruar se brenda BE-së po punohet që të rinisë puna në adaptimin e kornizës negoiciuese me Serbinë, më saktësisht Kapitullin 35, dhe në mënyrë përkatëse edhe në rastin e Kosovës.

“Dialogu si i tillë vazhdon. Do të ketë takime tjera në nivel të lartë për të cilat do të njoftojmë kur të jetë e përshtatshme. Ajo që mund të them në këtë moment është se një takim i kryenegociatorëve do të zhvillohet javën që vjen në Bruksel. Kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord”, ka thënë mes tjerash Stano.

Sipas kryediplomatit të BE-së, Borell, Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri në Ohër për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndonëse nuk e kanë nënshkruar asnjë dokument.

Por, në BE kanë përsëritur se edhe pa nënshkrim këto dokumente konsiderohen obliguese për të dyja palët, dhe se të gjitha përpjekjet për t’i vënë në pikëpyetje janë të kota.

blank

Bashkimi i demokratëve ka akoma shanse reale! Demokratët duhet të bashkohen kundër “vrasësve politikë me pagesë”!- Nga NDRIÇIM KULLA

Demokratët dhe gjithë elektorati opozitar i njeh kandidatët e dalë nga primaret si sfidantët e vërtetë përballë PS dhe makinerisë së saj të mirëpaguar për zgjedhjet vendore të 14 majit. Kandidatët e opozitës së vërtetë janë votuar direkt nga demokratët me “një anëtar një votë” dhe ka tre muaj që janë në terren në takime me qytetarët. Ata i njohin të gjithë qytetarët, të djathtë dhe të majtë. Të vetmit që nuk kanë dashur t’i njohin, madje i kanë injoruar, janë përfaqësuesit e PD së emëruar me vendim gjyqi. Këto tre javë pas 6 marsit, kur ata u autorizuan të kryejnë detyrat me delegim nga kryetari i strukur, edhe nga KAS, por jo nga demokratët, fatkeqësisht përfaqësuesit e emëruar të PD u përpoqën të mbulojnë diellin me shoshë, duke u bërë gjoja ftesa kandidatëve të primareve të braktisin votuesit e tyre të vërtetë dhe t’i bashkohen të emëruarve të qeverisë në krye të PD. Ky grup i emëruar synonte të maskonte rolin e tij të vërtetë si “vrasës politik me pagesë”, duke i ngulur thikën pas shpine demokratëve me atë ankimin, pa qenë palë e vërtetë, në Gjykatën e Apelit, të cilin qeveria e përdori me mjeshtëri për të goditur edhe njëherë Partinë Demokratike të vërtetë.
Qeveria e realizoi qëllimin e saj plotësisht: e emëroi edhe de jure një gjoja opozitë, si vrasëse politike me pagesë e shpresave dhe idealeve të demokratëve të thjesht, me shpresë që t’i shpëtoj uraganit opozitar në zgjedhjet e 14 majit. Opozita vrasëse politike me pagesë, e emëruar nga Rama & Co e vazhdoi shfaqjen e saj të shëmtuar teatrale. Vrasësit politikë me pagesë bënë sikur po diskutonin me gjoja organet e tyre të mbetura deri sot, nëse do të dilnin me kandidatë për kryetarë bashkish, si bishta të kandidatëve të PS, faktikisht me rol të vrasësvve politikë të paguar kundër kandidatëve të primareve. Mbrëmë dhe sot po clirohet nga sikleti grupi drejtues i opozitës vrasëse politike me pagesë, teksa deklaroi skenarin e hershëm dhe të vërtetë që ka marrë përsipër, sic bëjnë vrasësit ordinerë, por me të vetmin ndryshim që ka natyrë politike: hakmarrje me cdo mjet kundër demokratëve që kanë votuar kandidatët e tyre përmes primareve! Në fakt, i gjithë ky ishte një teatër tallës me publikun. Dhe kjo për një shkak të thjesht: Ditën kur qeveria i emëroi edhe de jure, me vulën e Apelit dhe konfirmimin e KAS, u ngarkoi edhe misionin e paguar të vrasësit politik. Ka të ngjarë t’u këtë dhënë edhe listën e kandidatëve, me të cilët opozita e emëruar do të vriste shpresat e popullit të thjesht demokrat, i cili po shkon në këto zgjedhje me kandidatët që i kanë votuar vetë në primare.
Ky teatër po mbyllet sonte. Madje, kamikazët e Ramës i përcaktuan mbrëmë kandidatët, në sinkronizim të plotë edhe në kohë, thuajse në të njëjtën orë, me PS. Vrasësit politik me pagesë të emëruar nga Rama janë në misionin e tyre kundër demokratëve dhe ai është shumë i thjesht: sa më shumë vota t’u hiqen kandidatëve të opozitës së vërtetë, në mënyrë që të fitojnë kandidatët e Ramës, mundësisht në të 61 bashkitë e vendit! Këto 50 ditë të mbetura të fushatës do të nxjerrin në shesh akoma më shumë gjithë shpirtin vrasës politik të këtij grupi të ngushtë kamikazësh. Kjo ishte e pritshme dhe ka gabuar shumë cilido, që ka shpresuar, që kamikazët e opozitës së emëruar të kenë vërtetë ndonjë nuancë gatishmërie për t’u bashkuar me demokratët, të cilëve këta kamikazë të Ramës u hodhën gazin lotsjellës dhe i dhunuan egërsisht me policinë të qeverisë në 8 janarin 2022.
Por a ka ndonjë mundësi dhe hapësirë që të goditet dhe neutralizohet ky skenar makabër i Ramës përmes kamikazëve vrasës politik me pagesë të gjoja opozitës së emëruar ?
Unë mendoj se një mundësi reale ekziston akoma. Dhe kjo qëndron në bashkimin e demokratëve në bazë. Unë mendoj se, edhe ata demokratë, të cilët nuk e kanë pranuar shumicën, pra PD e Rithemeluar, qoftë edhe Berishën, ndoshta ka prej tyre edhe kandidatë të emëruar nga grupi i vrasësve politikë me pagesë, e kanë kuptuar, dhe gjatë fushatës do ta kuptojnë akoma më shumë, se edhe ata po përdoren thjesht si “vrasës me pagesë” për t’u hakmarrë ndaj vëllezërve dhe motrave të të njëjtit ideal, demokratëve të thjesht, vetëm e vetëm për të dëmtuar demokratët dhe opozitarët dhe për t’u siguruar fitoren kandidatëve të Ramës.
Unë shpresoj akoma se ata nuk do të pranojnë të shkojnë në qendrat e votimit si vrasës politik me pagesë për këtë hakmarrje të shëmtuar ndaj vellëzërve dhe motrave të tyre të të njëjtit ideal. Pikërisht ko është edhe pikënisja për bashkim në bazë. Por ky proces kërkon një lidership lokal. Këtë lidership mund t’a udhëheqin tani kandidatët e primareve. Ata duhet të jenë të parët që t’i shtrinë dorën e bashkëpunimit bashkëqytetarëve të tyre demokratë të mashtruar nga kamikazët e Ramës, duke filluar madje me kandidatët e nxjerrë prej këtij grupi. Ky bashkim duhet të bëhet në emër të shpëtimit nga asgjësimi i familjes së idealeve të tyre të përbashkëta demokratike dhe të historisë së përbashkët të vuajtjeve nga Diktatura komuniste si dhe nga pasardhësit e tyre, të cilët kanë instaluar në këto 10 vite të një Neodiktaturë të egër. Këto janë qëllimet e larta të bashkimit të demokratëve në bazë.
Por ky bashkim duhet të bëhet edhe për hir të interesit të përbashkët të demokratëve si bashkëqyetarë, të cilët, për shkak të humorit të ish kryetarit të tyre tani të strukur, prej 4 vitesh, nuk kanë asnjë akses në pushtetin vendor, asnjë këshilltar, madje as edhe një kryeplak fshati. Ata vuajnë njëlloj dhe janë privuar njëlloj nga cdo mundësi dhe hapësirë në bashkitë ku jetojnë. Ata janë të persekutuarit e rinj; janë të injoruar a thua sikur nuk janë banorë të bashkisë; janë të përndjekur nga pushteti vendor socialist për cdo gjë; atyre u është hequr kafshata e ndihmës sociale; fëmijët e familjeve demokrate nuk kanë asnjë shans që të aplikojnë për bursa, pa folur për mundësi për t’u punësuar në administratën apo ndërmarjet e shërbimeve të bashkisë, dhe plot forma të tjera të shtypjes së vërtetë politike nga ky sekt i rrezikshmë që sundon në Shqipëri, ose e thënë më thjesht, format dhe mënyra të persekutimit neodiktatorial, që kanë prekur, deri në palcë, cdo shtresë të demokratëve.
Në këtë situatë ku janë demokratët, pyetja që shtrohet është: a do të pranojnë ata të qëndrojnë të persekutuar si qytetarë të dorës së dytë nën sundimin e neodiktatorëve socialist vendor, apo do të luftojnë për t’i përmbysur këta sundimtarë të rinj dhe do të marrin në dorë fatin e tyre fillimisht përmes zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre si kryetarë të bashkive, kryetarë të këshillave bashkiakë, kryetar të Njësive administrative dhe përmes fitimit të shumicës në këshillat bashkiakë. Mundësitë dhe hapësirat për këtë bashkim të të gjithë demokratëve në bazë rreth kandidatëve të primareve janë reale. Ata mund t’u afrojnë kandidatëve të nxjerrë nga opozita e emëruar, një bashkëpunim konkret që nga bashkëqeverisja e bashkisë dhe ti ftojnë ata të bëhen pjesë e shtabeve të tyre të fushatës dhe ekipeve të nesërme të drejtimit të bashkisë.
Ky bashkim i demokratëve në bazë nën lidershipin kandidatëve të primareve, si njërëz të votuar direkt nga vetë demokratët, jo vetëm do të rritë shanset e fitores masive të demokratëve të bashkuar në bashkitë e vendit, por do të përbënte një bazë të sigurtë për të realizuar Bashkimin e shumëpritur dhe të shumëkërkuar të Partisë Demokratike. Në një farë mënyre, ky proces do të ishte shumë më i shëndetshëm, sepse do të bëhej nga poshtë – lart. Demokratët e bashkuar ne bazë do të neutralizonin strategjinë e vrasësve politikë më pagesë të opozitës së emëruar. Nga ana tjetër, ky bashkim në bazë, do t’i impononte edhe lidershipit në qendër të PD së vërtetë, një shpejtësi dhe dinamikë të re në këtë proces jetik për të ardhmen e PD dhe gjithë opozitës shqiptare.
Unë uroj që kandidatët e votuar në primare do të kuptojnë këtë rol të rëndësishëm që ata mund ta luajnë që nesër, në mënyrë që demokratët të shkojnë të bashkuar në bazë në zgjedhjet e 14 majit, për ti dhënë grushtin e parë këtij sekti sundues në bashki dhe pastaj edhe në qeveri.

blank

Profesori grek nxjerr faktet: Gjuha shqipe dhe kontributi i saj në greqisht

Artikujt që kemi shkruar herë pas here që i referohen çështjeve gjuhësore tërheqin interesin e shumë lexuesve. Disa në komentet e tyre herë pas here paraqesin shumë grekë modernë si të ardhur nga Shqipëria, duke lavdëruar në të njëjtën kohë alfabetin e “pasur” të shqipes, në të njëjtën kohë duke u tallur me greqishten “të varfër”.

Por a vlen gjithçka që shkruajnë lexuesit-komentues? A është kaq i madh ndikimi i gjuhës shqipe në greqisht? Me këto çështje do të merremi sot, duke pasur si burim kryesor librin e Konstantin Ev. Economou, i cili për shumë vite ishte Pedagog, Asistent Profesor dhe Profesor i Asociuar i Universitetit të Janinës, “NDIKIMI I GJUHËS SHQIPE NË IDIOMAT KONTIENTALE”. Duhet theksuar se K. Economou përdor si burim më shumë se 40 shkrime greke dhe të huaja, të cilat i citon me hollësi në librin e tij.

A ka lidhje shqipja me gjuhën ilire?

Shqipja është gjuhë e pavarur indoevropiane. I përket degës satθm të gjuhëve indoevropiane (edhe pse për të janë bërë rezerva nga A. Hetzer-Z. Finger në veprën e tyre “Lehrbuch der vereintlichten albanischen Schriftsprache”, Hamburg, 1993). Në të kaluarën ekzistonte mendimi se shqipja është vazhdimësi e gjuhës ilire. Megjithatë, kjo pikëpamje nuk pranohet gjerësisht sot, pasi hendeku kohor midis dëshmive të para gjuhësore të ilirishtes që nga lashtësia (toponime, antroponime dhe pak parafjalë) dhe dëshmive të para të shkruara të shqipes që datojnë në shekullin e 15-të është i madh. Natyrisht, shqiptarët e sotëm e konsiderojnë veten pasardhës të ilirëve të lashtë dhe gjuhën e tyre si zhvillim të ilirishtes së lashtë.

Gjuha shqipe u ndikua shumë nga të tjerët (latinisht, greqisht, turqisht etj.) gjë që e bën edhe më të vështirë reduktimin e saj në ilirisht. Vazhdimi i gjuhës ilire është sot gjuha mesapiane në Italinë e Poshtme. Natyrisht, në ndryshim nga shqipja, greqishtja ruan nga baza gjuhësore paragreke shumë toponime e antroponime si dhe parafjalë (emra që tregojnë një grup personash të ngjashëm kafshësh ose sendesh, p.sh. njeri, qen, shtëpi).

Ku flitet sot gjuha shqipe dhe si u krijua ajo?

Gjuha shqipe sot flitet brenda kufijve gjeografikë të Shqipërisë në pjesën më të madhe të Kosovës dhe nga popullsia shqiptare (rreth 500.000) e të ashtuquajturës “Maqedonia e Veriut”. Përveç këtyre zonave, nga epoka e vonë bizantine dhe nga epoka e sundimit osman ekzistojnë “ishuj gjuhësorë” shqip në Italinë e Poshtme ku një dialekt shqip flitet nga të ashtuquajturit arbëreshe, në Greqi ku shqipja është një grup i ndryshëm “varietetet” e toskanes (të dialektit të shqipes jugore) dhe në zona të izoluara të Bullgarisë, Ukrainës dhe Dalmacisë ku fliten idioma shumë të lashta të shqipes (Bucholz-Fiedler, “Albanische Grammatik”, Leipzig 1987).

Gjuha e sotme shqipe ndahet në dy grupe të mëdha dialektore: gega në veri dhe toska në jug. Kufiri midis dy të folmeve të shqipes konsiderohet të jetë lumi (Alb. Shkubin-i) që përshkon Shqipërinë nga lindja në perëndim. Përveç zonës në veri të Genusit, gega flitet edhe në zonën e Kosovës. Raporti është 2:1, pra për çdo 2 shqiptarë që flasin dialektin geg, ka një që flet toskën.

Gjuha e sotme zyrtare shqipe u krijua mbi të dhënat gjuhësore të dialektit toskë, i cili për shkak të shtrirjes gjeografike në pjesën jugore të Shqipërisë, ndikoi kryesisht në idiomat e Epirit. Bartësit e dialektit toskë hynë në viset greke nga shekulli i 14-të dhe krijuan arvanitishten.

“Alfabeti” i shqipes

“Alfabeti” i shqipes (citimet janë në librin e Kostas Oikonomou) u krijua relativisht kohët e fundit, në vitin 1908 në Konferencën e Manastirit. Kështu në shqip nuk ka problem drejtshkrimi historik. Në shqip ajo që shkruhet lexohet dhe ajo që flitet shkruhet. Gjuha shqipe përfshin zanore simfonike, 9 prej të cilave përkthehen me karaktere simfonike dyshifrore.

Sa fjalë shqipe ka në idiomat e Epirit?

Simbioza dhe kontakti i popullsive shqiptare me epirotët daton në mesin e shekullit të 14-të (T. Jochalas, “Uber die Einwanderung der Albaner in Griechheland”, Dissertations Albanical (in Honorem Josephi Valentini et Ernesti Kolidi), Mynih 1979, f. 89-106). Për shkak të kontaktit shekullor mes dy popujve, si greqishtja në gjuhën shqipe ashtu edhe shqipja në idiomat e Epirit ishin të pashmangshme.

Disa do të prisnin që në idiomat e Epirit të ketë mijëra fjalë shqipe. Por kjo nuk ndodh. Në total, K. Economou ka regjistruar 248 hyrje të lidhura, nga të cilat 140 (përqindja 56,45%) kanë kuptim të njëjtë ose të ngjashëm në idiomat shqipe dhe ato kontinentale, ndërsa 108 (përqindja 43,55%) shfaqen me një kuptim të ri që iu dha atyre fjalëve që janë me origjinë shqiptare gjatë përdorimit të tyre nga epirotët. Regjistrimet me origjinë shqiptare i referohen karakteristikave fizike ose mendore (24 nga 183), jetës bujqësore dhe baritore (22/183), emrave të kafshëve (21/183), emrave të bimëve dhe frutave (20/183), në aspektin gjeografik dhe tokësor (20/183), në vegla dhe profesione (13/183), në terma veshjesh (10/183), në artikuj ushqimorë (8/183), në amvisëri (8/183), në sëmundjet (7/183), në jetën familjare (6/183), në masa dhe pesha (2/183), në jetën shoqërore (3/183) ndërsa një hyrje i referohet dukurive të motit. Së fundi, 18 hyrje janë përfshirë në “të ndryshme”.

Është mbresëlënës fakti që ka 90 “huazime” shqiptare në zonën e Janinës, 84 në Thesproti, 60 në Konicë, 40 në Vorio Epir dhe 13 në zonën Himarë-Drimadhë-Palas, që K. Oikonomou e konsideron të veçantë (disa “ kreditë” ekzistojnë në më shumë se një rajon). Edhe pse në zonën e Thesprotisë do të pritej që të kishte më shumë “hua” shqiptare për shkak të Çamërisë, nuk është kështu. Të njëjtën gjë e vërejmë edhe në rajonet e Vorio Epirit. Kjo ose për shkak të mospranimit të vetëdijshëm të fjalëve shqipe nga leksikografët ose, mbi të gjitha, për shkak të mbrojtjes, refuzimit të greqishtfolësve për të përvetësuar fjalë shqipe që ishin të ndërgjegjshëm jo vetëm për dallimet e tyre racore, por edhe gjuhësore.

Sa fjalë shqipe ka në fjalorin e gjuhës së re greke?

“Huazimet” shqiptare të gjuhës së re të përbashkët greke janë të pakta. “Rreth dhjetë, ndoshta pak më shumë” akademiku z. Christoforos Charalambakis na tha se ato ekzistojnë në “Fjalorin e përdoruesit të gjuhës moderne greke” (CLNG) të Akademisë së Athinës. Le të shohim fjalët shqipe që gjetëm në fjalorin kryesor të greqishtes dhe disa të tjera:

vlamis, “vëlla, mik” (<shqip vellam,-i)

gionis, “lloj zogu” (<shqip gjon,-i)

gor(i)cia, “dardhë e egër” (<shqip gorrice/e, a)

gusha, “foleja e shpendëve” (<shqip. gush/e,-a)

besa, “besë” (<shqip bes/e, -a)

fara, “brez, fis”, (<shqip far/e, -a = the fara, gjinia)

mui, “Z. në fr. i bëj mut=dështoj’, (<shqip mut=jashtëqitje e njeriut dhe e kafshëve). Një element mbresëlënës në fjalën e mësipërme është se megjithëse ka hyrë në fjalorin e greqishtes moderne të zakonshme vitet e fundit, ajo ekziston për më shumë se 60 vjet në idiomat epirote me kuptimin “papastërti” (Evangelos Bogas, “Idiomat gjuhësore të Epiri”, 1964-1966 ) por edhe “vulva” (N. Tsiakas, “Parga-steria”, 1968).

zverkos, “qafë” (<shqip zverk,-u)

Fjala rombolo, “një lloj pishe e egër” shfaqet në HLNG pa etimologji. Në FJALORIN E GJUHËS SË GREKËS botuar nga PAPYROS lexojmë: etimol. në një vështrim të pakonfirmuar<latinisht robur,-oris “lis i egër, pemë e egër me dru të fortë”)

Economou etimologjizon nga shqipja rrobull “një lloj pishe e bardhë”, me origjinë latine (robur) ose aromatike, (a. ) robuli, lloj bredhi.

Ka edhe disa fjalë të tjera që vijnë nga shqipja, por që nuk përdoren gjerësisht, p.sh.: giza, “lloj myzithra” (<shqip gjize).

Çfarë kuptimi kanë mbiemrat Gekas dhe Latsis?

Fjala gekas kishte një kuptim origjinal në idiomat epirotiane të “sheqershitës”, sepse këtë profesion (në natyrë me tavëll në kokë) e bënin kryesisht geki, d.m.th. banorë të Shqipërisë së Veriut. Ge(g)kas është edhe emri i një qeni gjuetie me origjinë nga Shqipëria e Veriut. Fjala është shqip: gege, banor i Gregerisë së Shqipërisë së Veriut.

Fjala shqipe llaç do të thotë ndihmës ndërtuesi. Pirsogianitët (nga Pyrsogianni Konitsis i Janinës), ndërtues të famshëm, u quajtën “Latsis”. Nga kjo fjalë vjen edhe mbiemri Latsis.

Fatkeqësisht, ka nga ata që, duke parë ngjashmëritë e fjalëve të greqishtes së vjetër me shqipen, etimologjikisht i nxjerrin nga shqipja e vjetër! Sidoqoftë, ngjashmëritë e fjalëve shtrihen edhe në gjuhë të tjera. Si shembull, përmendim shembullin e mëposhtëm.

Fjala mall është me origjinë angleze dhe do të thotë “qendër tregtare”. Për herë të parë është shfaqur në anglisht rreth vitit 1660. Le të shpresojmë që disa nuk do të pretendojnë se fjala është me origjinë shqiptare, pasi mall në shqip do të thotë pronë, prona dhe gjithashtu mall.

Gazeta Shqiptare 


Send this to a friend