Analisti dhe Drejtori i Përgjithshëm i televizionit “ABC NEWS” Sokol Balla, u thirr sot në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku.
Sokol Balla u pa të dilte nga SPAK rreth orës 10:30 minuta (23 shkurt). Ai u pa i hutuar dhe në një moment ngatërroi derën për të dalë.
Ndoshta qëllimi i tij ishte të shmangte gazetarët të cilët edhe pse i drejtuan pyetje për të mësuar pse ishte thirrur nga Prokuroria e Posaçme, nuk morën përgjigje.
Syri ka mësuar se Balla është ftuar nga prokurori Dritan Prençi, dhe u morr në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Sokol Balla, më parë ka qënë bashkëshorti i Belinda Ballukut. Megjithëse ata kanë qënë të divorcuar, marrëdhënia e tyre ka pasur vijueshmëri. Nga kjo marrëdhënie Sokol Balla dyshohet se ka përfituar disa pasuri të dyshimta, nga biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, që përfitonin tendera nga Belinda Balluku. SYRI.NET