VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Sofra Dardane Orakull Dodone, flakadan i shpirtit shqiptar – Nga AZGAN HAKLAJ

By | June 4, 2019

Komentet

SHQIPERIA NË EKSPOZITEN FILATELIKE ,,CINISELLO -2019,, ,ITALIA – Nga Lorenc Kaçulin, Kryetar i Degës Shoqatës Filatelike Shkodër

 

Shkodër me,1 Nëntor 2019

Nga data 11-13 Tetor 2019 në Itali u zhviluar ekspozita filatelike ndërkombëtare Cinisello- 2019 n Milano, Itali.

Në këtë ekspozitë Shqiperia u përfaqesua nga autori i librit filatelik Hysen Dizdari. Pjesmarrja dhe  konkurimi i Filatelise Shqiptare është nje arritje me rëndesi që tregon se filatelia shqiptare po zhvillohet dhe është  prezente dhe po konkuron krahas vendeve të tjera të Bashkimit Europian me dinjitet dhe profesjonalizëm.

Në  këtë ekspozite filatelike  autori  Hysen Dizdari u përfaqesua me katër libra ne fushën e filatelisë Shqiptare si më poshtë :

1-Libri:-Gjergj Kastrioti Skendërbeu në pullat  shqiptare 1913-2017.

  • VLERSUAR ME MEDALJE – VERMEL –GRAND

2-Libri:-Arkeologjia në pullat  shqiptare 1913-2018.

  • VLERSUAR ME MEDALJE – VERMEL –GRAND

3-Libri:-Nënë  Terza  në pullat  shqiptare

  • VLERSUAR ME MEDALJE – VERMEL

4-Libri:-Flora dhe fauna detare  në pullat shqiptare 1913-2017.

  • VLERSUAR ME MEDALJE – VERMEL

Pjesmarrja dhe përfaqësimi i Shqipëris në këtë  ekspozite filatelijke ,eshte nje arritje për tërë filatelin shqiptare dhe veçanarisht për autorin Hysen Dizdari .

Prandaj ne shokët ,kolegët dhe filatelistët shqiptare per këto arritje  i  Urojme autorit Hysen Dizdari ,suksese të mëtejshme në ekspozitat e ardhëshme filatelisë.

GRYKE – LUGJEVE TE BOGES – Mbresa udhëtimi nga Dr Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj)

 

Angazhimet e punes si mjeke tash afer cerek shekulli ne sherbim te komunitetit te qytetit turistik te Shengjinit e rrethines se tij, qe te jem e sinqert ne kete rast publikimi edhe me lexuesit e nderuar te revistes simpatike ZemraShqiptare, nuk me lene te udhetoj aq sa kam deshire. E nese deshirat duhet ti seleksionojme e te zgjedhim midis tyre ne raport me mundesit dhe kohen,  une, te pakten per veten time udhetimet per aty ku kam lindur e jam rritur nuk i zevendesoj me asnje tjeter.

Zoti me dha frymen e jetes ne Mal-Shengjin e ketu cdo fije bari, cdo gjethe lisi, cdo cicerime zogu, cdo fllad bjeshke a puhize deti, more edhe cdo kenge gjinkalle e blegerime deleje eshte pjese e shpirtit tim. Mire ka thene kusheriri i babait tim At Zef Pllumi se Mali i Shengjinit eshte mali me i bukur ne bote!

…E fillova kete rrefejze te nje dite vjeshte, dicka ndryshe nga te tjerat, nga Shengjini e mali ku kam lindur, por sot kemi marre nje rruge me te gjate, kemi marre rrugen per ne Malsi te Madhe te Mbi-Shkodres, per ne Gryke – lugjet e Boges, per ne vendlindjen e prinderve te mi, tani 80 vjecare. Se vendlindja e kerkujt nuk mund te kuptohet pa vendlindjen e prinderve, te te pareve, gjysherve e stergjysherve tane, pa historite e  pa varret e brezave nga te cilet ne vijme e gjallojme ne kete jete…

…!

…Kemi lene pas Koplikun, e sa hyn ne kthesen djathtas-lart,drejte fshatit te mirenjohur Dedaj,  ke perpara dekorin e maleve madheshtore te Shkrelit Hotit, Grudes e deri ne thellesi te Alpeve matan shikimit tone, peizazhin qe e ben Taraboshin e vargmalet e Krajes ne anen tjeter te na duken me te vogla! Dhe si per te na mikpritur,  jo vec ne por cdo kalimtar drejt bjeshkeve qe nga Kopliku e deri te kthesa per ne Rec, gjithe ajo fushe majtas-djathtas eshte mbjelle me sherbele e trumez qe te mbushin gjoksin  me arome te pashoqe…

Bashkudhetaret tane sot jane familja Draga, Ejupi me Zylfijen nga Fushe-Kosova por qe kane dekada qe jetojne ne Zvicerr si dhe Sabrieja e Zeqiri qe te pakten tash 5 vjet prezentohen edhe si banore te Shengjinit.

Edhe bashkshorti im Arben Kapllaj qe nuk parapelqen te flase shume, sot nuk ka te ndalur… -Ja Dedajt e mi,- thote krenar…, ja lagjja e Kapllajve djathtas, rreze malit. Ja shtepite e bukura, ja livadhet, arat, malet lart…

Dhe une, si shumkujt qe kerraba i terheq nga vetje, ju them bashkudhtareve se – mire eshte ketej nga lagjja e Benit por shikoni ketej majtas Prroit te Thate, shikoni lagjen time, te prinderve e gjysherve te mi, lagjen e Gjekmarkajve te Boges. Shikoni sa shtepi te bukura, shikoni cfare bacesh me arra e peme te gjithefare llojshme. Shikoni cfare kullotash ne shpatet matan deri ne bjeshket e Razmes…! Shikoni fare muresh me gure te bardhe bjeshke ndajne arat, bacet, rrugen e makines ne te dy anet…

…!

…Gryka e Lugjeve te Boges eshte vertet e gjate, e sidomos per ata qe kalojne ketej separi duket e pambarueshme. Dhe sot, neve kemi vendosur ti shkojme gjere ne fund, more deri ne maje te Qafe Terthores mbi 1700 metra mbi nivelin e detit nga ku te duket se krejt dynjane i kie perfund. Here djathtas e here majtas Prronit te Thate, rruga e asfaltuar gjarperon me kaq shume kthesa sa i thua vetes more pse kane kaq shume emer Leqet e Hotit a Kthesat e Gomsiqes?! Po ku ka si kthesat e Qafe Terthores ne Gryke-Lugjet e Boges? Ketu eshte gjithmone bukur vere e dimer, por ne nje dite vjeshte si sot ku edhe gjethet e malit kane marre ngjyra te pafund ku dominon e argjendeta, eshte nje panorame qe te merr me vete dhe ndjehesh e pafuqishme ta pershkruash si duhet, sepse, si thone fjales, `´nuk ia jep dot hakun´`!

…Me ne fund jemi ne Qafe! Ketu, `shih e shkruaj`´. Ka mbaruar jo vec  pylli i ahut e lajthise por edhe pisha ka filluar te rrallohet e i leshon vendin kulloses alpine. Nje mrekulli marramendese.

Koha e demokracise, liria e punes dhe e prones i ka dhene krah biznesite edhe maj maleve per te bere gjera te bukura

…Ketu mbaron asfalti. Te gezon fakti se rruga vazhdon me mjete te renda fadroma e buldozere dhe se shpejti deri ne Theth do jete udhetimi shume i rehatshem dhe me kursim kohe. Ne ndalojme ketu dhe hyjme ne stanin – restorant te bjeshkes ndersa nje grup tjeter me kosovare e kuksione me te cilet bisedojme nje cope here thone se do shkojne edhe me tej dhe vazdojne rrugen mes malesh…

Lugina te pashoqe, hone gjigande sheh poshte vetes a thue se po dojne te na ngjallin deshiren e fluturimit…Dhe vertete ne keto panorama e lartesi njeriu perjeton ndjesi qe mbase kurr nuk i ka marre as ndermend. Mbase edhe nga keto ndjesi, bjeshket quhen frymezim!

Eshte pushimi i drekes dhe dy punetore jane shtrire e i ka kapur gjumi ne lendine, ne flladin e bjeshkes. Dhe ne, miqessisht po i fotografojme.

Per te ruajtur traditen shekullore te vendit dhe per te qene sa me interesant per vizitoret e turistet e huaj ketu gatuhen gjera karakteristike si djathi zier, djathi i njome, turshia, kacamaku,mishi i kecit, kosi i deleve etj etj, nje larmi me ushqime te shijshme e shume te fresketa.

Maje-mali, ne Qafe Terthore: -Arben Kapllaj, Ejup Draga, Zylfieja, Sabrieja dhe Une, autorja e ketyre rradheve

Nje kujtim i paharruar nga bjeshket e Boges, me Zylfien e Sabrien

…Megjithese pjese e ketyre maleve te larta, mish e gjak i ketyre trojeve shekullore tani jetojme disi me larg tyre ne qytete e fusha bregdetare por kurrsesi nuk ndjehemi te ndare. Keshtu erdhen kohet qe edhe ne banoret e bjeshkes te vijme ketu si vizitore, si turiste. E rendesishme eshte qe kurrr nuk mund ti harrojme, kurr nuk mund ti nderrrojme keto troje me askend tjeter ne kete bote.

Edhe grupi yne i sotem prej 6 vetash tani duhet te kthehemi. Une mund ti mbylli ketu ne faqet e revistes keto mbresa me keto foto modeste por kurrsesi perfytyrimet e ndjesite e mia per keto ane. Edhe ne darke kur te shkojme te shtepia ne Lezhe, gjithshka do shume fishohet ne biseda me prinderit e mi dhe te Benit, me ata qe kane lindur e ndjehen cdo dite ketu. Ata do na thone shume e shume me teper, shume me me emocion se ne bijet e bijat e tyre.

Po e mbyll kete shkrim me kete foto duke pire kafe ne bjeshket e te pareve te mi, sikur po pi nje kafe edhe me ju lexues e redaktore te nderuar te revistes ZemraShqitare

Ju mbajta pak minuta me kete fotoreportazh, mbresa udhetimi, se per te zbrazur ato qe ndjejne e kujtojne me mall prenderit tane huhen libra te tere. Ndoshta koha do i sjelli edhe ato.

Ditët e “Mbretëreshës Teutë” në Prishtinë-2019 “Ti nuk je vetëm”

Me këtë kauzë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë (të dhënat flasin për 20 mijë) organizata mbarëkombëtare me seli në Zagreb “Mbretëresha Teutë” me Presidente Znj.Shenida Bilalli, realizoi këtë projekt  në Prishtinë.

Po ashtu ishte e ftuar Albanian Exellence me ekspozitën fotografike “121 jetë suksesi në 121 foto”.

Koncepti i kësaj mbrëmjeje me të ftuara :

Brunilda Paskali-këshilltare e Presidentit të Shqipërisë

Dr.Feride Rashiti-KRCT-Kosovë

Vasfije Krasniqi-SHBA,heroinë për të drejtat e grave

Ramize Myrtezi-Shala,autore e librit.

Logoja e purpurt në banerin e “Mbretëreshës Teutë” sikur iu shtuan ngjyrat nën valëvitjen e flamurit të Kosovës e flamurit kombëtar e me ritmin e 2 himneve kombëtarë shqip kënduar Besa Llugiqi -soprano dhe Ermira Lefort-piano.

Salla e të pranishmit,me solemnitet e krenari,po ndjenin hapjen e një spektakli të rëndësishëm madhështor, antik-historik-social-artistik.

3 Tabllotë e baletit u hapën me ritme daulleje dhe ushtarë ilirë që paralajmërojnë ardhjen e Teutës.

Narratori Ali Topalli lexonte në kontekstin e historisë tekstin përpara interpretimit të baletit, me skenat

“Teuta në fron”

“Teuta luftëtare”

“Teuta e tradhëtuar”

me koreografi të Shenida Bilallit dhe asistentes së saj,prima balerina Vjosa Llugiqi,mbushën plot emocion me mesazhet që transmetoi çdo koreografi baleti.

Monologu i Teutës u lexua nga Vjosa Abazi.

E pra kishte pika takimi dhimbje,drame e kërkesë për drejtësi,në koncept me kauzën “Ti nuk je vetëm”

Fjala e Znj.Vasfije Krasniqi,emocionoi me guximin ,dinjitetin dhe kërkesën e përsëritur për gjykim të aktorëve të këtij krimi.

Me plot gra e vajza të reja në hollin e Biblotekës Kombëtare të Prishtinës,ishte shëmbulli më i mirë i kurajos dhe vendosmërisë që shpalosej atë mbrëmbje nga ato dëshmi.

Mes personaliteteve që morën fjalën si Znj Brunilda Paskali,Shenida Bilalli,Feride Rushiti, Flora Nikolla,

Çmimeve që u dhanë nga “Mbretëresha Teutë” shkuan për -Vasfije Krasniqi-Goodman heroine e të drejtave për gratë,

-Feride Rushiti për kontributin e çeshtjeve të grave të dhunuara

-Ramize Shala-Myrtezi për librin “Unë e përdhunuara”

-Flora Nikolla për evidentimin e jetëve te suksesit të grave

-Vjollca Llugiqi për kontribut të evidentimit të vlerave artistike kombëtare.

Gjithnjë me emocion në rritje,ku çdo etapë e mbrëmjes alternohej me larminë e kërcimit të grupit” Lady’s dance” të këngëve të korit”Nexhmije Pagarusha” aq mirë profesionalisht prezantuar, të grupit “Ilirë”, Ansambli “Anamorava-Viti” drejtuar nga Arianit Hetemi, Ansambli “Zeri i Kosovës” nga Fushë-Kosova me drejtoren Nurie Avdiu,mësuese e parë e shkolles shqipe në Zagreb, ku me një energji të mrekullueshme,
nga rrëfimi i fenomenit e dramës reale të viktimave të dhunës,treguan tone force e optimizmi për kauzën e atmosferën gjithnjë në rritje emocionalisht artistikisht. Gjithashtu, vazhduan me

-Shpresa Gashi që këndoi aq bukur Arien e Mrikës nga Prenk Jakova

-“Sempre libera” te G.Verdi e

-“Agimet Shqipëtare” të A.Mulës kënduar me aq pasion drithërues nga soprano e mirënjohur Besa Llugiqi.

-Tokatta e F.Ibrahimit për piano,me inspirim nga ritmi i daulles e melosit verior me fyell, interpretuar nga pianistja Ermira Lefort.

“Mbretëresha Teutë” nga (Skutari) Shkodra u bë paksa e kohëve që jetojmë ,me Ariet lirike shkodrane, kënduar ëmbël e me sharm nga këngëtarja shkodrane Gentjana Tafili.

Vijoi me shikimin e ekspozitës së Revistës “Iliria” revistë dy gjuhëshe shqip-kroatisht me kryeredaktore Shenida Bilallin dhe Ekspozitën”121jetë suksesi në 121 foto” te Albanian Exellencë.

Lidhur me ngjarjen, dizajnerja shqiptare e njohur në Evropë me krijimet e saj, që jeton dhe vepron në Gjermani, Flora Suldashi, e vlerësoi këtë aktivitet dhe uron që të kenë jehonë të madhe dhe që “Ditët e Teutës” të shndërrohen në traditë. Dizajnerja Flora Suldashi shkëlqeu me paraqitjen, e veshur në të zeza, përplot stil. Ajo njihet për veshje të panumërta që ka krijuar për shumë figura të njohura shqiptare e përtej trojeve shqiptare.

Ky projekt me kauzë e mesazh në art gjithashtu,ishte një risi për pjesmarrësit jo vetëm nga Prishtina por ardhur nga shumë shtete si Suedia,Gjermania,Zvicra, Italia etj e po ashtu Këshilli për pakica kombëtare të Kroacisë që mbështeti për kostumet e baletit,bëri pra që publiku të ishte tejet admirues.

Me profesionalizëm e lirshmëri, të gjithë komponentët e projektit “Mbretëresha Teute” dhe kauzës “Ti nuk je vetëm”,prezantimin e bëri moderatorja e njohur Alketa Gashi-Fazlliu

Dita e 2 e “Mbretëreshës Teutë” vazhdoi me tryezën e rrumbullaktë të anëtareve të bordit ku u shkëmbyen ide të reja bashkpunimi e prezantimi të këtij projekti në shtete të tjera në vazhdim.

Me ftesë zyrtare nga ambasadorja kroate në Prishtinë Danijela Bariśić delegacioni ishte i pranishëm në ambasadë ku u vlerësua puna e gazetares,regjizores e koregrafes Znj.Shenida Bilalli dhe stafit e gjithë bashkpunëtorëve të “Mbretëreshës Teutë”.

U evidentua me përgëzim nga gjithë delegacioni, mbështetja që qeveria Kroate i jep kësaj organizate dhe Revistës “Iliria”.

Po ashtu u diskutua që kauza “Ti nuk je vetëm” të marri dimension më të gjërë edhe për gratë e dhunuara të Kroacisë,Bosnje-Hercegovinës në një projekt të përbashkët.

Axhenda vazhdoi më pas me vizitën në Muzeun Kombëtar të Prishtinës pritur nga Drejtoresha Znj Alisa Gojani-Berisha.

Antikiteti i ekspozuar por dhe stenda me veshje të grave e objekte të dhunimit,përloti dhe trazoi shpirtra.

Drejtoresha e muzeut tregoi interes për bashkpunim në aktivitete të ardhëshme me “Mretëreshën Teutë”

Në përfundim të ditës bordi dha intervista në Radio RTK të cilat i  realizoi me pyetje profesionale e ndjeshmëri të lartë gazetarja e nderuar Drita Miftari.

TV KOSOVËS ishte mbështetësi mediatik i spektaklit të “Mbretëreshës Teutë” ku antikiteti,historia, kauza “Ti nuk je vetëm” u ndërthurën aq bukur me art,solidaritet, humanizëm e vullnetarizëm të grupimeve shoqërisë civile e artistike,që Znj.Shenida Bilalli bashkoi në këtë spektakël të shkëlqyeshëm, plot vërtetësi mbështetjeje, ngjyrash baleti e muzike.

Njeri i mirë dhe specialist i rrallë – Nga Fran Gjoka

Profil, kushtuar ekonomistit të shquar lezhjan Gjergj Biba
Në jetë na qëllon rasti të takojmë njerëz, të cilët kanë qenë dhe janë gjithnjë të përkushtuar për të përmbushur me nder detyrat e tyre ndaj shoqërisë dhe shtetit, duke vënë mbi gjithcka interesat e larta të popullit dhe të atdheut. Janë njerëz të thjeshtë, vepra e të cilëve nuk ka bujë e zhurmë, por kalon në heshtje dhe me dinjitet, teksa kontributi i tyre me kalimin e kohës sa vjen e bëhet më i madh e më i ndritshëm. Ndër këta njerëz, spikat edhe emri dhe personaliteti i z.Gjergj Biba, ekonomist i shquar në rrethin e Lezhës, mbi të gjitha njeri i mirë, i ditur dhe i respektuar nga të gjithë ata që e njohin. Shkollën fillore dhe atë 7 – vjecare, Gjergji e ka kryer në Zejmen të Lezhës, në vendlindjene tij, kurse arsimin e mesëm të përgjithshëm, në gjimnazin “Hydajet Lezha”. Mbaroi shkëlqyeshëm, kurse dëftesën e tij të pjekurisë e shoqëron motivacioni: ”Nxënës i shkëlqyer në sjellje dhe në mësim”. Ndërkaq ai do të ishte ndër ata që do të meritonte të shkonte për studime në Fakultetin Ekonomik, dega “Ekonomist i përgjithshëm”, të cilin e përfundoi me suskes të plotë në vitin 1969, e ku u pajis, krahas përgatitjes profesionale, edhe me një bagazh të lavdërueshëm kulturor dhe human, duke farkëtuar brenda vetes dëshirën për t`i shërbyer doemos me dinjitet punës për të cilën përfundoi shkollën, por edhe humanizmit, dashurisë dhe përkujdesjes për jetën e njerëzve, vecanërisht për ata në nevojë.

Sikur të kishim ca më shumë
specialistë si Gjergj Biba në finacat shqiptare!

Që në fillimet e punës, Gjergji emërohet me detyrën “Shef Plani” në një prej ndërmarrjeve kryesore të rrethit dhe, me vonë në Nil Prodhime me të njëjtin profesion. Një specialist si Gjegji binte në sy për cilësinë e lartë të punës së tij, ndaj, ndonëse shumë i ri, e emëruan ekonomistë në Komitetin Ekszekutiv të Rrethit, teksa për vlerat dhe përgatitjen e tij të lartë profesionale e përzgjodhën duke e aktivizuar deri edhe Institucioni i lartë i Kontrollittë Shtetit, në detyra të ndryshme jo vetëm në Lezhë por edhe në shumë ndërmarje të vendit, ku problemet ishin të mëdha dhe delikate. Në vazhdim u emërua shef page në ndërmarjen bujëqësore më të madhe të rrethit Lezhë, e cila aso kohe drejtohej nga i mirënjohur Sali Kupati. Duke qenë kërkues ndaj vetes, Gjergji punoi me pasion në fushën e studimit të kategorizimit të vendeve të punës për secilin punonjës.

Në foto: Gjergj Biba
Me inteligjencën dhe punën e palodhur, ai dha një kontribut të cmuar si shef e menaxhues i suksesshëm i pagave të punonjësve. Punonjësit e ndërmarjes, gra dhe burra, të rinj dhe të vjetër, shihnin te Gjergji një djalë me vizon të gjerë, me qëllime të mëdha që i kishte vënë vetes për të bërë më të mirën dhe më të mundshmen në jetën e tij. Nuk e bënte këtë për interesa të vogla dhe meskine, nuk e bënte sepse e detyronte kush, por ishte vet ndershmëria dhe koncepti i tij për jetën dhe respekti për njerëzit, ishte vet qenia e tij humane dhe e pajisur plotë mirësi dhe vlera, që e detyronte të merrte përsipër angazhime të mëdha e të vecanta në punë dhe në jetë. Ai e ndjente për detyrë t`i ndihmonte njerëzit, të shkrinte aftësitë e tij që ata të kualifikoheshin në punë dhe në profesion. Duke qenë vet një ekspert dhe specialist i nivelit të lartë, ai mendonte me të drejtë se, edhe të tjerët mund dhe duhej të ecnin përpara që, bashkërisht të kontribuonin në kryerjen me suskes të detyrës dhe të angazhimeve që ka një profesionist i vërtetë. Ndërkohë që Gjergji nuk e ndërpriste asnjëherë punën për vetkualifikimin e tij me të rejat dhe me arritjet moderne bashkëkohore në profesion, duke studjuar literaturë të zgjedhur dhe duke njohur përvojat më të përparuara. Kështu, për 40 vjet, ky njeri punoi dhe sakrifikojë nga vetja, kurse gjithnjë në suksese përfshinte kolegët dhe punonjësit, duke u shprehur me respekt për ta dhe duke nënvizuar se “Ishin një brez të rinjësh puntorë, që kanë merituar vazhdimisht respekt dhe nderim.”
Duke ndjekur në përfytyrim rrugën plot pasion dhe përkushtim të Gjergjit si financier dhe ekonomist, them me vete se në cdo kohë, por vecanërisht tashmë kur kemi hyrë në rrugën e ekonomisë së lirë të tregut, profesionistë si Gjergj Biba janë të nevojshëm, madje të domosdoshëm për të vënë mbi shina ecjen më përpara dhe më të sigurt. Nëse do të kishim sa më shumë njerëz të atillë, me atë ndjenjë detyre, doemos që edhe punët e drejtimit dhe të menaxhimit, por edhe marrëdhëniet që krijohen në adminstrata dhe zyra shteti me njerëzit, do të ishin shumë më efektive, zgjidhjet do të vinin në mënyrë të vetvetishme dhe s`do të ndodhte që, emërohen ne poste kyce individë, njerëz që nuk kanë asnjë kualifikim apo nuk dinë si drejtohet apo menxaxhohen punët në administratat vendore. Zgjedhja e njerëzve, sidomos përmes konkurseve të ndershme, do të shmangte ato raste kur zyrat dhe dikasteret mbushen me militiantë poltikë, që dinë mirë vetëm punë e partisë, dinë të thurin llafe pa fund duke u treguar të papjekur deri dhe agresivë, ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për zgjidhje praktike, konkrete. E duke menduar këto mendoj sesa i rëndësishëm do të ishte përfshirja e specialistëve dhe njerëzve me ndershmëri të lartë në profesione dhe zyra shteti, ndaj me vete unë dhe të tjerë themi:”Eh, more Gjergj, sikur të kishim ca më shumë njerëz si ty në zyra dhe në financat shqiptare, do të kishim shumë e shumë arritje dhe përparime!”

Nuk na kërkohet të përmbysim malet,
por të tregohemi njerëz me vlera

Historikisht në Zejmen kanë punuar dhe kanë jetuar njerëz fisnikë dhe mikpritës, me dashuri dhe respekt ndaj mikut, njerëz që motivonin dhe zbukuronin jetën duke i ardhur në ndihmë e duke mbështetur njëri-tjetrin në halle dhe në vështirësi. Ndryshe, pa këto cilësi dhe karaktaristika, populli nuk mund të mbijetonte, kështu me një unitet dhe miqësi të fortë mes tyre, ata ecën në jetë, i qëndruan pushtimeve të huaja, rezistuan dhe, bashkërisht luftuan për liri e pavarësi. Kështu dhe në kohë paqe, për ta ruajtur paqen, duke qendruar vazhdimisht të bashkuar por dhe duke i edukuar cilësitë e vyera te brezat e rinj që vinin, te fëmijët, te nipërit e stërnipërit. Këto cilësi trashëgonte edhe familja e Gjergjit, prindërit e tij me emër të mirë, të cilët përmenden gjithnjë për mikpritjen dhe miqësitë. E, doemos, “molla bie nën mollë” dhe, kësisoj, edhe Gjergji trashëgoi ato cilësi të rralla të prindërve, sikurse i edukon sot ato cilësi te fëmijët dhe te brezi i ri. Në jetë nuk na kërkohet të përmbysim male, por të tregohemi njerëz me vlera, të jemi shembull në punë dhe në jetë, por dhe të motivojmë jetën tonë duke treguar dhe prezantuar cilësitë më të mira, duke i përcjellë ato te brezat. Ndaj, jo vetëm në fshat e krahinë, por edhe në shoqërinë e Gjergjit nuk u shfaqën kurrë ndasitë, urrejtjet, armiqësitë, zilia dhe egoizmi, ato, përkundrazi janë luftuar duke vënë përballë tyre sjelljen dhe shembullin më të mirë të paqes, qetësisë, thjeshtësisë dhe përparimit.
Gjergji i ka respektuar gjithnjë vlerat e vërteta edhe gjatë procesit të punës me njerëzit me të cilët punonte, duke i dhënë hakun gjithësecilit, por edhe duke qenë kritkë ndaj padrejtësive, cenimit të unitetit të fshatit dhe të krahinës, gjithnjë me rolin dhe protagonizmin e tij në radhë të parë. Ndaj dhe punën e Gjergjit, kurdoherë të vlerësueshme, e vëzhgonin fshatarët dhe punëtorët dhe, thuajse vahdimisht ishte emri i tij i mirë lakohej për t`u zgjedhur, sic ishte rasti që vetëm 26 vjec u zgjodh anëtar i Këshilllit Popullor të Rrethit të Lezhës, si përqafësues i Bregut të Matës. E, kudo që ai emërohej, në institucione apo ndërmarrje të rethit, i priste buzagaz edhe punët më të vështira, nuk mërzitej dhe nuk dëshpërohej, përkundrazi vlerësonte respektin,besimin dhe konsideratën e lartë për të dhe shumëfishonte forcat për të bërë më të mirën që mundej.Me punën dhe qëndrimin e tij,ai arriti të bëhej i njohur si një specialist i një niveli kombëtar. Madje edhe pas viteve 90-të Gjergj Bibën e kemi parë si shef plani në ndërmarrjen ushqimore Lezhë, në Telekom dhe, në vazhdim e thirën si shef finace në Sigurimet Shoqërore ku duhej një mjeshtër dhe specialist i vërtetë. Aty Gjergj Biba punoi e kontribuoi deri sa doli në pension.

“Kam studjuar me Gjergj Bibën”

Është për t`u përmendur fakti që, kur për arsye të përgatitjes së lartë shkencore, Gjergj Biba u emërua mësues specialist pranë shkollës së mesme pa shkëputje nga punë në Lezhë, e ku jepte me kompetencë të plotë lëndët Organizim e Planifikim, leksionet e Gjergjit kanë qenë gjithnjë mbresëlënëse për nxënësit e atëhershëm, sot kuadro me rëndësi, të cilët të gjithë e kujtojnë dhe sjellin ndërmend vlerat dhe aftësitë e mësuesit të tyre të rrallë, i cili duke zbatuar metoda të afirmuara dhe të perparuara të pedagogjisë dhe profesionit, u kishte përcellë edhe atyre vlera të mëdha, duke i bërë ata edhe më të ditur, më të mencur, më të aftë për të realizuar detyrat dhe për të treguar dhe prezantuar veten dhe personalitetin në shumë fusha të jetës. Shprehja “Kam studjuar me Gjergj Bibën”, mori atëherë një përhapje të gjerë, madje me krenari ta thonë edhe shumë njerëz sot në Lezhë.
Kurse unë, autor i këtyre radhëve, sjellë në kujtesë fjalët e mësuesit të madh lezhjan Mark Vui, i cili më thoshte: “Jam krenar për Gjergjin, që mbështet dhe inkurajon të rinjtë, jo vetëm për shkollim, por edhe për kulafikim të vazhdueshëm”.
Cilësitë dhe aftësitë, Gjergji ka ditur t`i tregojë krahas të tjerave edhe si një gazetar i zoti, duke trajtuar dhe prezantuar tema me subjekt ekonomik, duke dhënë rrugëzgjidhje të thjeshta dhe të suksesshme, që ndihmonin ecurinë e punëve dhe të problemeve të ndërlikuara. Atëherë Gjergj Biba ka qenë i pranishëm në gazetat e njohura “Bashkimi”, “Puna” dhe “Zëri i Popullit”, por, edhe sot, ai është i pranishëm në gazetat e kohës, kur në qendër është demokracia, jetë e njerëzve në liri dhe ekonominë e tregut e, ku Gjergj Biba, shprehet bindshëm dhe me vlerë në artikujt e tij.
Kur e vlerëson për shembullin e tij të lartë në jetë, Gjergji nuk rri dot pa thënë me modesti se ka qenë nxënës i gjimnazit “Ydajet Lezha”, ku kanë studjuar shumë e shumë emra të shquar. Aso kohe gjimnazi “Ydajet Lezha” ka qenë “Harvardi” apo “Oksfordi” i kohës, sepse mësuesit aty ishin profesionistë të zotë e të mrekullueshëm, por edhe sepse aty jepte mësim dhe kryemësuesi lezhjan, “Mësuesi i Popullit” Mark Vuji, i cili e udhëhoqi për 25 vite me radhë atë tempull dijesh, duke krijuar breza të artë të arsimit të Lezhës, sot të njohur edhe në Shqipëri. Ata breza që studjuan aty, ashtu si dhe Gjergj Biba, nuk i harron askush, përkundrazi e përmendin me mburrje shkollën e tyre të nderuar. E shohin gjimnazin si shkollën themel ku ata u mbështetën për të ecur edhe në universtitete të ndryshme të vendit, vecanërisht në Universitetin e Tiranës, ku edhe Gjergji kujton me mall rektorin e shquar K. Ylli, dekanin L. Xhuvani, profesorët V.Nace e K. Dedej, ky i fundit njëri prej hartuesve të shkëlqyer e të palodhur të teksteve shkollore. “Ne, – thotë Gjergji, – kujtojme me krenari dhe respekt të madh këta pedagogë e shkencëtarë shqiptarë, sepse tek ata ne gjetëm frymëzim të pashembullt në veprimtarinë shkencore”.

Edhe në pension njeri i admiruar nga të gjithë
Me Gjergjin kam njohje 20-vjecare dhe them me bindje se, mbi të gjitha ai është njeri me vlera të spikatura dhe të dukshme,teksa më vjen mirë që këto cilësi të larta të tij i shprehw edhe një komunitet i tërë dashamirësish. Edhe pse sot ka dalë në pension, përsëri në jetën shoqërore dhe publike Gjergji është një person për t`u admiruar, intelektual i mirë, qytetar cilësor, prind dhe atdhetar me zemër të madhe. Ai merr pjese aktivisht në gëzimet apo hidhërimet e të tjerëve dhe përpiqet me të gjitha forcat që të ndihmojë ata për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe më të mundshme, qofshin ato zyrtare apo shoqërore. Kur bisedon me Gjergjin ai gjithnjë shprehet: “Në radhë të parë duhet të jesh njëri”. Vlerat humane, ai i shpreh në jetën e përditwshme, në familje, në rrethin e shokëve dhe të miqve të shumtë, duke u treguar i urtë, i kujdesshëm dhe i përkushtuar ndaj familjes dhe të afërmëve të tij. Ndjen dëshirë të rrish në tavolinë me Gjergjin, të bashkëbisedosh me të, ai nuk të ndërpret kurrë fjalën, të jepë kurajë, besim e optimizëm, të lë të flasësh ti dhe, kur fillon ai, ke qejf ta dëgjosh. Është me vend të shkruash për njerëzit që e meritojnë, breza të tillë është vështirë të vijnë me këtë vullnet dhe pasion e të vihen plotësisht në shërbim të shoqërisë. I nderuar është ky njeri edhe në jetën bashkëshortore, teksa djali dhe dy vajzat jetojnë jasht Shqipërisë. Ai sot është një baba dhe gjysh shembullor. Duke i jellë në bashkëbisedë fëmijët, mbesat dhe nipat e tij, atij i ndritin sytë nga dashuria për ta dhe i quan “embëlsira e shpirtit”.
I uroj gjithnjë Gjergj Bibës shëndet të plotë, jetë të gjatë e të frytshme. Shoqëria dhe komuniteti ku ai jeton, ka gjithnjë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e tij.

KORABI – GUSHT 2019 – Reportazh nga Enela Shehu Markja

 

…me diell nis dita në qytetin tim të lindjes. Zhurma e përroit dhe rrezet e dielli që shponin me forcë e depërtonin përtej perdeve të errëta, ma nxorrën gjumin në dhomën e hotelit në vendlindje. Me kujtimet e fëmijërisë dhe të rinisë shëtis nëpër rrugë, mes lulishteve me lule e plot gjallëri rinore, – sikur të jem në ëndërr…, ndërsa buria e një makine më zgjoi përsëri kësaj here ku isha në mes të rrugës, përballë ish-shtëpisë time; shumë emocione mu përshtjelluan në ato pak sekonda, frika, pasioni, endrrat e lëna pas, jeta plot ngjyra e qytetit të vogël, emocionet dhe miqësitë, lotët dhe gëzimet.

 

U ndjeva e humbur mes kujtimeve të mia, realitetit të qytetit dhe jetës sime tashmë. Ashtu si dhe ne, dhe kjo qyteze paska ndryshur, sa shume…

Në dalje të qytetit (në fund te Bulevardit tashmë me kalldrëm shtruar) ishte pika e takimit të grupit tonë për tu nisur për Radomire.  Nxitova hapat me cantën mbi shpinë dhe këpucët e mbërthyera deri mbi kyce.

 

Korabi ishte sfida e dy ditëve të ardheshme.

Ajo rrugë gjarpëruese në drejtim të Kukësit e asfaltuar dhe e mirmbajtur kalon përmes fshatrave të Sohodoll, Kastriot, Shumat, Sllove e Vleshë. Pak mbi Restorant Ujmir, ne fshatin me të njëjtin emër, ndjekim rrugën e Radomirës për në fshatin Tejës.

 

Ndërsa udhëtonim, në kujtimet e mia shikoja ato klasa gjiymnazistësh që ktheheshin nga aksioni i vjeljes së mollëve, misrit e groshës.

Kastrioti, Enelë – thotë miku jonë që na shoqëronte me makinën e tij – vendi i mollëve.

 

Po, – i thashë, pa i dhenë atij të kuptoj që me mëndje kisha ikur shumë larg, dhe u ktheva përsëri në të tashmen.

 

Pranë Vleshës makinat e parkuara në krah të rrugës më bënë kurreshtare të pyesja.

„Uji i ftohte i Vleshës“ – ma kthen miku ynë persëri – është një ilaç i vërtetë dhe bën cudira për shëndetin. Në kthim duhet të ndalojme patjeter, të freskojme këmbët – sigurisht thashë – tek dëgjoja nga larg zhurmën e burimit.

Në Sllovë bëmë një ndalesë të vogël tek Lapidari i Luftës. Jo të paktë në këtë zonë ishin bunkerët, të cilët me shumë veshtirësi mundohen të fshehin praninë e tyre, me tepër të mbuluar nga pluhuri i kohës se sa të huazuar nga natyra. Për pak kilometër ndoqëm një rrugë të pashtruar në drejtim të Liqenit të Gramës, gjithashtu një pikë e bukur turistike dhe një nga rrugët që të çojnë në Korab, e cila bukurinë magjepse e ka në fillim të verës kur bora ju le vendin luleve.

 

Rruga e makinës mbaron në qendër të fshatit Tejës në Radomirë, në Komunën e Kalasë së Dodës, e cila ndodhet rreth 1200 m mbi nivelin e detit.  Makinën e parkuam para Hotel-bar-Restorant Setkiu, ku rezervuam dhomat për atë natë. Ndërsa po mbërthemin mirë këpucët e po bisedonim me udhërëfyesin tonë nga Radomira, Bujarin, ndalojmë para hotelit dy Mikrobuzë të mbushur plot me turistë. Ishe një grup turistësh nga Hungaria, që kishin të njëjtin qëllim si dhe ne. Për ato, ecja në malin e Korabit do të ishte eskursion një ditor. Në kafenenë e fshatit ato mbushën vetëm shishet me ujë, i cili është në këto zona tejet i pastër, i shëndetshëm ashtu si vetëm natyra di ta bëjë dhe ta japë falas. Tek ndiqja me sy grupin e turisteve e tundja filxhanin me shprese qe te nxjerrë dhe nje pikë kafe, me qindra ide më lindnin në kokë në ato momente; mendoja se si turizmi mund ta zhvillojë këtë zonë, duke mos e prishur kete dhuratë të natyrës kaq të virgjër, kryelartë, plot ngjyra … dhe thjesht të bukur. I dëgjuar është emri i malit të Korabit, por të pa shkelura shumë ato lëndina mahnitëse mes shtigjeve të thepisura e shkrepa te mermertë me liqene malor dhe përrenje të zhurmshëm.

Mikpritës janë banorët e kësaj zone – bukë, kripë e zemër të bardhë pë këdo që u troket në derë!

 

Marshimi filloi duke lënë prapa Liqenin e zi e duke dëgjuar Bujarin, udhërrëfyesin tonë, teksa tregonte me dorë drejt një lëndine të bukur qe quhej „Varrezat e vashave“. Legjenda, vazhdon Bujari, thotë qe vashat e zonës, para se në ato male të shkelte turku, nuk pranuan të martohen me të huaj dhe vendosen te gjejnë preh në atë lëndinë të bukur mes malesh…

 

Bujari rrëfente me origjinalitet dhe me dialektin e zonës për jetën në fshat, organizimin, kullotat, bagetinë, mirëmbajtjen e pyllit si dhe përgatitjet për dimrin e ashpër e të egër që bën në këto zona, për besimin e fortë që kanë për të mos e shitur truallin tek persona të huaj dhe jashtë komunitetit të zonës, për shkollën dhe arsimin që herë herë është dhe i munguar pavarësisht dëshirës së fëmijëe dhe prindërve për të vazhduar më tej arsimimin, për të rijntë që emigrojnë në Angli. Të zhurmshme buçisnin burimet e Korabit – me ujin e të cilave furnizohet gjithë qyteti i Peshkopisë.

 

Pas lamë stanet që në fund të gushtit ishin boshatisur, vazhduam rrugën përmes livadheve e më pas përgjat kurrizit të gurrtë e malor të një përroi të thatë.  Në një livadh, mes shkëmbinjëve të fuqishëm, përballë „Portave të Korabit“ u ulëm të bëjmë një pushim. Bujari, malësor mikpritës, nxorri nga canta e tij bukë, djath e dhallë, – të cilat në kombinim me ajrin dhe pamjet magjepsëse, shijonin më tepër se cdo gjë tjetër.

 

Të fuqizuar vazhduam perseri marshimin tonë.

Brezi i butë, – thote Bujari dhe tregon me dore drejt një linje gjarpëruese. Të gjithë heshtëm, dhe para syve na erdhën për pak caste ato ditë të errëta në komunizëm. Të butë e kishtë bërë natyra këtë Brez, po për shumë të rrinj që guxuan të besonin se mund të jetonin ndryshe nga sa sistemi diktonte ishte ky „Brez“ vdekjeprures…

Cfarë është „Brezi i butë” teze – me pyet mbesa ime 18 vjecare? Duke ja përkëdhelur atë kokë të kacureltë e duke menduar sa mirë që rritet në një kohë tjetër, – i shpjegoja “Brezin e butë”.

 

Etapën më të vështirë atë mbasdite e kishim akoma përpara, ndërsa pas linim livadhet, përpara nesh natyra e ashpër me shkembinj të copëtuar dhe jo shumë larg dhe maja e Korabit, na jepte gjithmonë e më shumë kurajo. Pas shkembinje te rahur e copetuar nga moti i eger ju ngjitem nje lendine te pjeret e nderkohe mbuluar me bar te zverdhur, krejt e vecante ne ato lartesi prej 2500 meter drejt majes se Korabit.

 

Mbas 5 orësh ngjitje arritëm majën më të lartë të vendit tonë, prej 2764 m të atij vargmali prej 40 kilometrash mes Drinit të Zi dhe Radikës mes Shqipërisë e Maqedonisë Veriore.

Per mua si gjeografe, por për më tepër si „Cuce dibrane“ ishte një ndjenjë e papërshkrushme plot krenari e emotione – pamje maramendëse, para syve Shqipëria, nga krah Maqedonia e pak më në veri Kosova. Në atë lartësi nuk kish kufi.

 

Nga lart vështroja anën Veriore dhe perëndimore me shkëmbinjë të thepisur e natyrë të zhveshur. Rruga të cilën ndoqëm ne, nga ana Junglindore, kishte zona shkëmbore e shkëmbinjë të thyer, por gjthashtu dhe livadhe që lehtësojnë ngjitjen.

 

Zbritja zgjati rreth tre orë përgjatë të njëjtës rrugë. Në fshat u kthyem me ditë dhe të urritur. Setkiu shpërdau në fillim ujë e nga nje pjatë kos që kishte formën e djathit e mund të pritej me thikë. Në sac po përgatitej tepsia me Fli, tipike e zonës së Radomirës.

Shpejt perëndoi dielli në Tejës mes malesh.

Enela Shehu Markja, Shtator 2019

Zymi fshati që ruan të gjallë kujtesën historike – Fotoreportazh nga Nue Oroshi

 

Zymi është fshati i cili shtrihet në shkëmbinjët e Hasit të  Prizrenit, në gjirin e secilit lidhen shumë ngjarje historike për mbrojtjen e identitetit kombëtar.Meqenëse këtë vit do të mbajmë një sesion të madh shkencor më   rastin e 90 vjetorit të vrasjes së at Shtjefën Gjeçovit nga pushtuesit serb vendosem ti bëjmë një vizitë për të përgatitur terenin për një organizim madhështor.Aty na priti doajeni i kulturës Frrok Kristaj.Fillimisht së bashku me mikun tim dr.Besim Morina,Frrok Kristajn dhe djalin e vëllait Ilirjan Oroshi shkuam në varrezat e fshatit Shëngjergj ku pushojnë shumë figura kombëtare që historikisht dhanë kontribut për mbrojtjen e identitetit shqiptar.Vizituam varret e at Shtjefën Gjeçovit dhe at Luigj Palajt që të dy të vrarë nga kriminelët serb për arsyen e vetme që punuan për mbrojtjen e identitetit kombëtar.

Gëzon fakti se këto varreza janë duke u meremetuar dhe së shpejti do të ndërtohen ashtu siç e meritojnë këta dy atdhetar të kombit shqiptar. Në ato varreza ishte edhe varri i shkrimtarit dhe romansierit të njohur shqiptar Anton Pashku, po ashtu aty pushonte edhe artistja shqiptare pasardhëse e familjes nacionaldemokratike shqiptare Katë Dulaj apo siç njihej me emrin artistik Katarina Josipi që ishte njëra nder themelueset e teatrit shqiptar në Kosovë.Aty pushonte edhe aktivisti dhe kryetari  shumëvjeçarë i PSHDK-së në Prizren, Bibë Dulaj, i cili ishte këshilltar në Asamblenë Komunale të Prizrenit dhe krahu i djathtë i akademik Mark Krasniqit si edhe profesor shumëvjeçar në gjimnazin e Prizrenit.Nga Zymi poashtu rrjedhin edhe dy doajenet e kultures shqiptare Nikollë Kërhanaj si dhe Frrok Kristaj. Të dy këta intelektual me vite të tëra dhanë një kontribut të çmuar me pjesëmarrje në sesionet shkencore të shoqates se intelektualëve shqiptar“Trojet e Arbrit“ duke botuar studime shumë të vlefshme për kulturën shqiptare.Ky fshat ka dhënë edhe shumë veprimtarë të tjerë duke filluar nga at Ndue Kajtazi -kryetar i shoqatës së shkrimtarëve“ At Shtjefën Gjeçovi“,veprimtarën e hershme të çështjes kombëtare Marte Prenkpalaj,themeluesi i TV Opinionit në Prizren Jozë Kolnrekaj e që tani udhëhiqet nga djali i tij Edvard Kolnrekaj dhe shumë të tjerë.

Pasi e lamë Shëngjergjin në rrugën e poshtme u ndalëm në qendër të Zymit.Aty ishte një histori e gjallë e kulturës dhe e traditës shqiptare e ruajtur më një kujdes të veçantë.Fillimisht vizituam sallën ku do të mbahet sesioni shkencor, më pas u ndalëm tek monumenti i ngritur në shenjë nderimi për strehimin 50 vjeçar të ipeshkvnisë në Zym prej vitit 1702 e deri në vitin 1752.Gjatë kësaj periudhe kohore në Zym kishin shërbyer tre Ipeshkvë duke filluar më Imzot Pjetër Karagiqi(1702-1727) duke vazhduar më Imzot Mihill Suma (1727-1743) deri tek Imzot Gjon Nikollë Kazazi (1743-1752).Vizita në Muzeun e Zymit ishte shumë mbresëlënëse aty përveç shumë shkresave dhe dokumenteve të ndryshme ishte edhe veladoni origjinal i at Shtjefën Gjeçovit, arka që e kishte at Shtjefën Gjeçovi në kishën që shërbente deri sa ishte vrarë dhe shumë eksponata të tjera.

Pastaj shkuam edhe tek monumenti i at Shtjefën Gjeçovit.Një monument shumë i bukur dhe madhështor ku mbahen edhe takimet e Gjeçovit.Kur jemi të takimet e Gjeçovit sipas të dhënave që na jep Frrok Kristaj këto takime janë takime të përvitshme dhe mbahën që nga viti 1971.Kur kanë filluar takimet e Gjeçovit kanë qenë gjallë 32 nxënësit e at Shtjefën Gjeçovit.Kurse në vitin 2006 ka vdekur edhe nxënësi i fundit.Ky memorial ende nuk është i kompletuar sepse në anën e majtë të at Shtjefën Gjeçovit pritët të vendoset Imzot Pjetër Bogdani,por edhe perkundër premtimeve që bënë Institucionet e Kosovës për vendosjen e monumentit të Imzot Pjetër Bogdanit nuk bënë asgjë përveç premtimeve të thata.Pasi e lamë monumentin e Gjeçovit një vizitë të shkurtër i bëmë edhe monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Zym që ishte një punë e mirë e skulptorit Adem Spahia.Kjo skulpurë ishte vendosur më përkrahjen financiare të mërgimtarëve të vyer të Zymit.

Zymi kishte menduar edhe për mërgimtarët e tij.Ata në qender të fshatit kishin vendosur një mbishkrim mbi një gurë ku shkruante: Guri i Mërgimtarëve.Aty në atë vend mblidheshin dhe takoheshin mërgimtaret nga Zymi dhe Shëngjergji.Kur jemi të mërgimtarët e Zymit vlen të veçohet fakti se 97% të të gjitha këtyre projekteve ishin kryer me përkrahjen financiare të mërgimtarëve zymjan të cilët kur është çështja e projekteve historike dhe kulturore ata nuk e kursejnë djersën e tyre dhe në mënyrë masive i përkrahin këto projekte.E një mërgimtare nga Zymi Ermina Lekaj-Perlaskaj tash veqse dy mandate është deputete në Parlamentin e Kroacisë dhe është duke mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në Kroaci, në mënyrë shumë intenzive. Derisa përshendetemi nga Zymi në mesin e fshatit  pijmë kafët me veprimtarin Frrok Kristaj,gjeografin Hil Gjevelekaj, mikun tim dr.Besim Morina  si edhe me djalin e vëllait  Ilirjan Oroshi, për tu përshendetur dhe vazhduar rrugën për në Prizren për faktin se në të njëjtën ditë duhet të kthehesha sërish në Gjermani.Ky fshat në vete bartë një pjesë të madhe të historisë shqiptare.Kemi edhe shumë zymjanë të tjerë që janë shquar dhe kanë dhënë kontribut të çmuar për çështjen shqiptare që në këto pak rrështa për shkak të natyres së shkrimit, nuk kam mundur ti përmendi.Derisa kaloja rrugës gjarpërore në mendje më sillej vrasja e at Shtjefën Gjeçovit i cili para se të vritej kishte bërë një akademi të madhe në atë periudhë kohore me rastin e 15 vjetorit të vrasjes së at Luigj Palajt pa e ditur se vetëm disa muaj me vonë edhe ai do të vritet pabesishtë por do të bie heroikisht në mbrojtjën e qështjes shqiptare.Derisa kalonim tatëpjetave të rrugëve gjarpërore me kujtohen vargjet e këngës se Augustin Ukajt:“mori han e dashmja han/ shtrini rrezet në katër anë /në katër anë në rras t`njaj vorrit/ ja knojmë kangën Shtjefën Gjeçovit“.E më, 30 nëntor 2019 përveç këngës shoqata “Trojet e Arbrit“ në bashkëpunim më shoqatën e shkrimtareve “Shtjefen Gjeçovi“ do të mban një sesion shkencor madhështor me rastin e vrasjes së at Shtjefën Gjeçovit ku do të marrin pjesë studiuesit më të zgjedhur nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.

Reportazh – Në terr e 40 gradë, gardianët e Teatrit: Derisa Qeveria të tërhiqet!

ANILA DEDAJ/ Nata ka kaluar mes bisedash të gjata për artin, kulturën e aktualitetin. Gjatë orëve të pagjuma, dikush i ulur në karrige e të tjerë nëpër stolat e vjetër, si shqetësim kryesor kanë Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

 

Pas përplasjes me Policinë në 24 korrik, të dyja godinat kanë mbrojtje. E pranojnë se t’i menaxhosh nuk është e lehtë, megjithatë thonë se janë munduar që të përmirësojnë situatën. E, në fakt, ndryshimi ndihet. Rreth orës 7 të mëngjesit, bëhet edhe ndërrimi i turneve. Aktori Neritan Liçaj, pedagogu e gazetari Ervin Goci, Gentian Gaba, Ergys Mertiri, e të tjerë qytetarë i lënë vendin gardianëve të radhës. Mes tyre është edhe Esmeralda Çaça, një qytetare e komunitetit mysliman, e cila është kujdesur vazhdimisht të mbështesë qëndrestarët e Teatrit me prezencën e saj, si dhe duke u sjellë ushqime herë pas here. Ka jetuar për disa vite në Gjermani dhe aktualisht jep mësim pranë një qendre gjuhësh të huaja. “Kur ndodhesha në Mynih për arsye studimore, mësova se njerëzit atje ishin tejet të ndjeshëm dhe të angazhuar në tematika të ndryshme dhe kauza sociale. Thuajse çdo njeri kishte gjetur vendin e tij në rrethin social përkatës, nga ku ngrinin shqetësimet e tyre për çështje të ndryshme social-kulturore dhe politike. Fatkeqësisht te ne ende nuk është ndërtuar një mendësi e tillë. Njerëzit shikojnë gjithmonë përfitimin material për t’iu bashkuar një kauze të caktuar”, tregon ajo. Duke e konsideruar shoqërinë shqiptare si viktimë të politikanëve që e udhëheqin, Esmeralda thotë se duhet të ketë më shumë sensibilizim të qytetarëve për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre.

Sensibilizimi duhet për ato kauza që ndihmojnë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë, ndaj gjatë orëve të para të paradites, nuk lihet mënjanë kujdesi për teatrot. Qëndrestarët hapin dritaret për ajrosje e bëjnë ndonjë rregullim të mundshëm. Edi Dingu, specialist i teknikës skenike e njëherazi inxhinier, sillet në ambientet e Teatrit Kombëtar, duke bërë përpjekje për ndonjë përmirësim, apo edhe për ta pasur situatën nën vëzhgim. Rreth orës 10, kur dielli i gushtit s’ia përton të nxehtit e pishina është thuajse e zbrazur, aktori dhe ish-punonjësi i Teatrit Kombëtar, Xhovalin Gjoka, i biri i Pjetër Gjokës, ka zënë vend pranë “Eksperimentalit”, për të dhënë kontributin e vet në ruajtje të godinave. Pranë tij, krahas disa qytetarëve të tjerë, gjenden edhe arkitekti Astrit Seranaj e ishministrja, Mirela Karabina. Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për Euronews, e bëri të qartë se nuk do të tërhiqet nga vendimi për të shembur Teatrin, me të plotësuar edhe kushtin e Komisionit Europian, për t’u përmbyllur gara. Arkitekti Seranaj, sapo përmendet ky fakt, përgjigjet prerazi: “Përse mendimi i Kryeministrit vlen më shumë se imi dhe kolegëve të mi?

A nuk duhet të pyeten në një rast si ky, profesionistët? Cilët janë ata që e mbështesin e ata që kundërshtojnë Ramën?”, thotë ai, ndërkohë që përmend të gjithë specialistët kombëtarë e ndërkombëtarë që kanë kundërshtuar shembjen. Arkitekti sjell në vëmendje qëndrimin e Shoqatës së Arkitektëve, atë të Forumit të Trashëgimisë, të “DOCOMOMO international”, “Europa Nostra-s” etj. “Jemi dhe 78 arkitektë që kemi firmosur për ruajtjen e Teatrit, ndërkohë që Kryeministri publikon dëshirën e një apo më shumë aktorësh për shembjen. Kjo është një tallje jo vetëm me institucionin, por me të gjithë ne”, thotë Seranaj. Diskutimet, që kanë në fokus fatin e Teatrit, angazhimin e mediave, ndërpriten herë pas here nga vizita të artistëve, gazetarëve apo qytetarëve të tjerë, që krahas turneve të përcaktuara, vinë edhe gjatë orëve të tjera të ditës, për ta bërë mbrojtjen më të sigurt.

Adriana Tolka, Edon Luarasi, Edmond Budina, Robert Budina, Kastriot Çipi, Neritan Liçaj etj., në oborrin e teatrove gjen gjithmonë një fytyrë të njohur. Edhe në mesditë, kur temperaturat arrijnë kulmin, deri në 40 gradë, e caktohen të rrinë së paku 5- 6 veta në ruajtje të godinës, në agore numri i qytetarëve është gjithmonë më shumë. Qytetarët afrohen në shenjë solidarizimi, përshëndesin e bisedojnë me “rojtarët” e Teatrit. Një zonjë që jeton aty pranë, zgjedh t’i freskojë duke i qerasur me një akullore. Kauza e përbashkët, në mënyrë të natyrshme, duket se evidenton pjesën më të mirë të qytetarisë e humanizmit. Edhe biblioteka e improvizuar në derën anësore të “Eksperimentalit” shërben si shoqëruese e orëve të gjata.

Pranë saj është vendosur një tryezë ku gardianët mund të ushqehen, pasi siç tregojnë, shkëputja nga “misioni” mund të jetë me rrezik. Orët më entuziaste janë padyshim ato të mbrëmjes, ku ndërsa mbahet protesta e përditshme, numri i qytetarëve është më i madh. Prej fillimit të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, siç rrëfen Liçaj, qytetarët po afrohen gjithnjë e më shumë.

Kështu, këtë të enjte në orën 20:00, këngëtari dhe instrumentisti Gjergj Kaçinari do të mbajë në Teatrin Kombëtar një performancë akustike. Festivali siç regjisori Robert Budina tregon do të vijojë me të tjera shfaqje,jo vetëm me artistë shqiptarë, por edhe të huaj. Edhe pse të lodhur, siç thonë, nga rreziku që i kanoset këtij institucioni shtetëror, nga vetë shteti, ata janë të bindur ta vijojnë ruajtjen e Teatrit. Gjatë natës,qëndrojnë më të shumtë në numër, jo më pak se dhjetë, prej heqjes së germave, ata e dinë që për “shtetin kundërshtar” terri mund të jetë favorizues. Por deri kur do të vijojë kjo “lojë”? Artistët e qytetarët në këtë pikë duket se janë të një mendimi: Derisa qeveria të tërhiqet! Në çdo rast ne do të qëndrojmë, deri në fund!

Fotoreportazh: Burgu i Goli Otok-ut pas gjashtë dekadash

Jovana Georgievski

Ishulli i Goli Otok-ut në Detin Adriatik, i njohur gjithashtu si “Alkatrazi kroat”, ishte nga viti 1949 deri më 1956 i vetmi kamp i “riedukimit politik” në territorin e ish-Jugosllavisë.

Fillimisht u themelua për të ndëshkuar stalinistët jugosllavë, domethënë ata që mbështetën Rezolutën e Informbyrosë për Jugosllavinë (1948) dhe për këtë arsye u shpallën “armiq të popullit jugosllav”.

Sot, ishulli Goli Otok është i braktisur dhe vizitorët e vetëm janë turistët kuriozë, nudistët dhe eksploruesit.

Korrespondentja e Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë vizitoi ishullin dhe bisedoi me ish të burgosurit dhe të afërmit e tyre për këtë periudhë të errët të historisë Jugosllave.

Në Adriatik është ditë me diell. Anije e turistëve “Mala Maris” po i afrohet ngadalë Goli Otok-ut, një ishull me një zonë rreth 4.7 kilometra. Ishulli është më i vogli për nga madhësia nga tre ishujt pranë destinacionit turistik Rab. Anija ndalet në të njëjtin vend kur më 9 korrik 1949, arriti grupi i parë i të burgosurve politikë.

Para se të themelohej kampi i përqendrimit, ishulli ishte i pabanuar. Pjesa më e madhe e këtij kompleksi është ndërtuar nga të burgosurit. Historianët besojnë se kampi i parë në Goli Otok u krijua nga Perandoria Austro-Hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore. Të burgosurit e tij, thuhet se ishin robër lufte rusë. Shkrimtari kroat Ante Zemar, i cili ishte në Goli Otok nga 1949 deri në vitin 1953, ka shkruar se të burgosurit kishin gjetur një uniformë ushtarake ruse gjatë ndërtimit të kompleksit të burgjeve. Sidoqoftë, pasi që nuk janë bërë gërmime arkeologjike, historia e viktimave të para të ishullit mbetet si një legjendë.

Pjesa qendrore e burgut në Goli Otok.

Nga viti 1956 deri në 1980, kompleksi u përdor zyrtarisht si një kamp ndalimi për “kundërshtarët e komunizmit”. Pas vdekjes së presidentit jugosllav, Josip Broz Tito, më 1980, kampi u shndërrua në një qendër për të mitur, dhe u mbyll në të njëjtin vit, pasi organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut akuzuan Jugosllavinë për trajtim çnjerëzor të të burgosurve.

Rojet e fundit nga burgu i Goli Otokut u larguan më 1988, pasi u bë mbyllja përfundimtare e tij.

Aty kanë mbetur vetëm disa që kullosin në atë hapësirë dhe lepuj që përdoren për gjueti nga banorët e ishujve përreth. Për shkak të mungesës së ujit mbjellja e pemëve për shumë vite ishte e pasuksesshme. Aty gjendet disa pemë që janë tharë, dhe të cilat janë një lloj monumenti për torturat ndaj të burgosurve politikë. Një nga torturat ishte urdhri për të mbjellë një pemë, pastaj duke i bërë hije me trupin e vet të burgosurit, në mënyrë që pema të mbrohet nga dielli. Për secilën pemë janë siguruar 0.5 deri 0.7 litra ujë, përderisa për të burgosurit sigurohej një gotë ujë në ditë ose 0.2 litra. Në Goli Otok nuk ekzistojnë burime të ujit të pijshëm.

Pamje nga pjesa e brendshme e burgut të Goli Otok-ut.

Si janë grindur Joseph Visarionoviq dhe Josip Broz Tito?

Byroja e Informimit Komunist (Informbyroja) u krijua në 27 shtator 1947 në Poloni, me seli në Beograd.

Konflikti midis Partisë Komuniste të Jugosllavisë (KPJ) dhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), bëri që Jugosllavia të dëbohej nga Informbyroja.

Në mars të vitit 1948, udhëheqësi i BRSS-së, Joseph Stalin u dërgoi një letër udhëheqësve jugosllavë duke kritikuar Partinë Komuniste të Jugosllavisë. Udhëheqja jugosllave vendosi që Tito (udhëheqësi jugosllav Josip Broz Tito) të mos merrte pjesë në takimin e Informbyrosë në Bukuresht të planifikuar për në qershor të vitit 1948. Udhëheqësi komunist polak Vladislav Gomulka dhe shefi i Partisë Komuniste Bullgare, Georgi Dimitrov gjithashtu refuzuan të marrin pjesë në takim.

Pas seancës, pjesëmarrësit miratuan një rezolutë e njohur si Rezoluta e Informbyrosë, duke thënë se Partia Komuniste e Jugosllavisë ndjek një politikë armiqësore ndaj Bashkimit Sovjetik, se partia drejtohet nga spiunë dhe mercenarë të huaj, të cilët nuk dëgjojnë këshillat e partive të tjera komuniste.

Një pjesë e historianëve pretendojnë se në vjeshtën e vitit 1952, Stalini planifikoi një sulm ndaj Jugosllavisë, të koduar si “Operacioni Jugosllavi”. Në kufirin me Bullgarinë, forcat u vendosën nën komandën e Georgy Zhukov. Në nëntor 1952, trupat e tankeve të Ushtrisë së Kuqe marshuan drejt kufirit jugosllav, por pas një kohe u kthyen në kazermë. Sipas Arkivit Jugosllav në Beograd, 7.877 incidente kufitare ndodhën gjatë konfliktit midis Titos dhe Stalinit, duke vrarë 17 roje kufitare jugosllave.

Pas vdekjes së Stalinit, hapi i parë drejt pajtimit jugosllav-sovjetik u bë nga Nikita Hrushovi, i cili arriti në Beograd në maj 1955. Marrëdhëniet midis vendeve u përmirësuar. Trajtimi i të burgosurve në Goli Otok u lehtësuan menjëherë në vitin pasues.

Një nga shtretërit e pakët të mbetur të burgut që është në shkatërrim e sipër.

Jeta në Goli Otok

Në ishull të burgosurit u torturuan. Shumë dëshmitarë flisnin për torturën e quajtur “lepuri i ngrohtë”. Menjëherë pas mbërritjes në ishull, të burgosurit e rinj duhej të kalonin nëpër radhët ku ata rriheshin nga të burgosurit e vjetër.

“Gjyshi im, Vuk Trnavski, një gazetar nga Beogradi, mbërriti në Goli Otok në vitin 1951″, thotë për Radion Evropa e Lirë, Milosh Trnavski.

Grupi i tij kaloi përmes torturave të një “lepuri të nxehtë” në çifte: të burgosurit ishin të lidhur me zinxhirë nga këmbët, për njëri-tjetrin. I burgosuri që shkoi me gjyshin e tij u rrah për vdekje dhe gjyshi i tij duhej ta tërhiqte në kamp .

Familja Trnavski gjithashtu kaloi nëpër vuajtje.

“Partia Komuniste mori banesën tonë dhe transferoi familjen e një anëtari të partisë. Për fat të mirë, ai ishte një njeri i mirë dhe lejoi nënën dhe gjyshen time të qëndrojnë në njërën nga dhomat. Ato nuk kishin ku të shkonin”, thotë Trnavski.

Ndëshkimi i Vuk Trnavskit vazhdoi pas lirimit të tij.

“Kur ai u përpoq të gjente një punë përsëri, ata e pyetën atë për punën e mëparshme dhe gjyshi im u përgjigj se ai ishte një gazetar. Në Partinë Komuniste vendosën që puna e tij do të ishte të ngarkonte vagonë të gazetave të shtypura në Beograd dhe të cilat më pas shpërndaheshin në të gjithë vendin. Por, gjyshi im më në fund pati fat. Ai e njohu një anëtar të lartë të Partisë dhe i tha në mbledhje se gazeta ‘Politika’, ku gjyshi i tij punonte para burgosjes, po bëhet gjithnjë e më e keqe, në kohën kur gazetarët e vërtetë duhet të bartnin gazetat nëpër hekurudhë. Kështu ata e kthyen gjyshin në punën e tij të mëparshme”, thotë Trnavski.

Të burgosurit më së shpeshti dënoheshin jashtë gjykatës, dhe vështirë se kishte ndonjë dokument zyrtar nga ajo periudhë për qasjen e publikut.

Sidoqoftë, nga tregimet e dëshmitarëve që u shfaqën në media në vitet 1970, e dimë se për të ndjekur penalisht, ishte mjaft e mjaftueshme për të bërë një pyetje të vështirë.

Jelena Mërgja një fotografe në Beograd, prindërit e së cilës ishin të burgosur në Goli Otok, i tha Radio Evropës së Lirë se prindërit e saj përfunduan në kamp gjatë viteve të studimeve.

Stojadin Mërxha dhe Radmila Stojanoviq

“Nëna ime, Radmila Stojanoviq po studionte në vitin e dytë në Fakultetin e Bujqësisë më 1949. Dikush i tha të shkruante në makinë shkrimi. Ajo u pajtua të shkruajë dhe më pas u arrestua, megjithëse nuk e mori kurrë këtë dokument”, thotë Mërxha.

Ajo shton se nëna e saj e mori nofkën “pulëbardha”, për shkak të ngjashmërisë me një aktore të një filmi rus të vitit 1915.

“Kjo ishte e mjaftueshme për t’u shpallur përkrahëse e BRSS-së dhe ajo u dërgua në kamp të përqendrimit. Babai im, Stojadin Mërxha filloi ta kërkonte atë. Ai shkoi në vendlindjen e nënës , jo larg Beogradit dhe e pyeti nëse dikush e kishte parë atë. Ai u arrestuan dhe u dërgua gjithashtu në ishullin Goli Otok. Nëna ishte aty për katër vjet, ndërsa babai për një vit e gjysmë. Pasi u liruan në vitin 1953, ata u takuan përsëri, dhe unë u linda në 1956”, thotë më tutje Mërxha.

Ajo thotë se prindërit rrallë flisnin për atë që kishin përjetuar.

“Nuk flisnim, por të gjithë e dinin se ata ishin në Goli Otok. Ne kurrë nuk shkuam në det. Ata thanë se kishin pasur det të mjaftueshëm në jetën e tyre”, tregon Mërxha.

Kur babai i saj ishte i moshuar, ai filloi të flasë për tortura pasi gruaja e tij vdiq.

“Jeta në kamp ishte e rregulluar në atë mënyrë që të burgosurit të detyroheshin të torturonin njëri-tjetrin. Përndryshe, ata do të ndëshkoheshin dhe rriheshin më keq. Unë mendoj se ish të burgosurit heshtën, jo vetëm nga frika, por edhe për shkak të turpit. Ata nuk donin të flisnin se si torturonin njerëzit e tjerë”, thotë Mërxha.

Në ishull u takuam me Joshko Pinjatela, një mjek nga Zadari i cili kaloi katër muaj në burg nga 1957 deri më 1958. Ai ishte 18 vjeç në atë kohë. Këtë verë, Pinjatela erdhi në ishull për herë të parë që nga lirimi i tij.

“Gjithçka ka ndryshuar aq shumë sa që vështirë se mund t’i identifikoj ndërtesat. Kazermat ku kemi fjetur janë zhdukur. Secila strehonte 150-200 persona”, thotë ai.

Joshko Pinjatela, ish i burgosur.

Pinjatela shprehet se në kamp kishte një “vetëqeverisje të të burgosurve”.

“Mund të duket më mirë, por në të vërtetë ishte shumë keq sepse të moshuarit përpiqeshin të qëndrojnë në pushtet”, tha ish i burgosuri.

Pinjatela u dërgua në burg për mosrespektimin e identitetit jugosllav dhe promovimin e simboleve kroate.

“Në atë kohë, i ashtuquajturi aktivizmi im nuk ishte aq politik: Unë as nuk dija asgjë për politikën. Ishte thjesht dashuri për vendin, por për shkak të kësaj unë u dënova. Në Zadar ne dikur për të vizatuar në mure përdornim parulla si ‘Rroftë Kroacia dhe gjuha kroate!’. Unë nuk e pranova serbo-kroatishten. Për mua ishte një gjuhë artificiale. Atëherë më nxorën nga shkolla. Pranova një konfirmim se më ndalohej të regjistrohesha në ndonjë institucion arsimor në Jugosllavi. Në mënyrë që të rifitoja të drejtën time në arsim, unë duhej të provoja se kisha ndryshuar mendim dhe sjellje”, thotë ai.

Pamje nga punëtoria që gjendej brenda burgut të Goli Otok-ut.

Pinjatela mbërriti në Goli Otok në mes të nëntorit.

“Tashmë ishte e ftohtë. Ne menjëherë u dërguam në një dush me akull. Rrobat i lamë jashtë banjës dhe kur dolëm jashtë, rrobat e burgut po na prisnin në dysheme. Unë ndeza cigaren time të parë në ishull. Pinin duhan që të ngroheshim. Edhe sot e kësaj ditë unë pi duhan”, thotë ai.

“Goli Otok-u im në vitin 1957 nuk ishte aq i tmerrshëm sa u portretizua në dokumentarë për periudhën 1949-1956. Marrëdhëniet midis Jugosllavisë dhe BRSS-së u përmirësuan edhe para burgosjes sime. Pasi Hrushovi vizitoi Beogradin më 1955, trajtimi i të burgosurve kishte ndryshuar. Por, kishte ende jehonë të atyre ndëshkimeve të urryera. Mbaj mend që kam bartur gurë me një karrocë me dorëza nga teli, nëse i vendosnit poshtë, teli do të tërhiqej dhe do të preheshe deri në gjak. Përveç kësaj, ne ishim të detyruar të pastronim shkallët. 170 hapat nga lartë- poshtë, pa i përkulur gjunjët. Kjo ishte shumë e vështirë. Kur kemi punuar ngadalë ose keq, sigurisht që ata na rrihnin”, thotë ish i burgosuri.

Vetëm delet që barinjtë nga ishullit Rab i sjellin këtu për t’i kullotur dhe disa lepuj janë banorët e ishullit të Goli Otok-ut.

Burgu i Goli Otok-ut po shembet tash e disa dekada. Megjithëse në vitin 2005 Parlamenti kroat mbështeti iniciativën për ta shpallur kampin një zonë përkujtimore, kjo ide nuk u realizua. Sot jeni i lirë të hyni në çdo ndërtesë – punëtori, kazermë dhe ndërtesa administrative.

Sidoqoftë, këto dhoma janë të pasigurta: çatitë dhe dyshemetë janë prishur. Nuk ka asnjë dritare të pa dëmtuar, mbetjet e qelqit janë në tokë.

“Gjatë regjimit komunist, familja ime nuk e harroi fenë e tyre. Ne kemi besuar në fshehtësi besimin katolik. Unë i kam falur sepse kështu i takon një të krishteri”, thotë Pinjatela.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

GENCI NIMANBEGU, NËNKRYETAR I KUVENDIT NË MALIN E ZI, NDEROHET ME ÇMIMIN E MADH “DARDANIA” – Nga Ramiz LUSHAJ

Pas “Takimit të Tiranës” (4 mars 2019) e ”Takimit të Gjakovës” (26 prill 2019), “Gazeta e Alpeve” organizoi edhe “Takimin në Plavë-Guci”, te Bar-restorant “Krojet” në Vuthaj, më 1 gusht 2019, ku merrnin pjesë gazetarë e publicistë, studiues, poetë e shkrimtarë, veprimtarë atdhetarë, politik e kulturor, personalitete të fushave të ndryshme shqiptare nga  Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Sanxhaku Shqiptar, nga diasporat shqiptare në Amerikë, Europë, etj.

Nderonin me mirëseardhjen e tyre ambasador Flamur Gashi–këshilltar për Rajonin e Diasporën i Presidentit të Shqipërisë; dr. Islam Lauka–ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, pedagog, analist, drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike; Nikollë Camaj në Tuz–kryetar i LDSH, veprimtar politik, arsimor e kulturor i shqiptarëve në Malin e Zi; Ramiz Lushaj– kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” dhe drejtor ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS) në Tiranë; Azgan Haklaj–Mjeshtër i Madh–President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar; Ali Daci–themelues e drejtues i Manifestimit Tradicional Letrar “Ora e Maleve” në Rrozhajë dhe zv/kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun; Zek Nokshiqi– zv/president i Qëndres Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas; Ismet Azizi-kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”; Skënder Thaçi–koordinatori kryesor i Shoqatës Bamirëse “Albania-Austria Partnerschaft”; Adem Lushaj– drejtor i Shoqatës të Intelektualëve të Pavarur në Deçan;  aktori e regjisori Gjon Nikolla – Mjeshtër i Madh, etj.

Fjalën Përshendetëse e mbajti Hasan Selimi, antar i Bordit Drejtues të “Gazeta e Alpeve”, publicist, poet, shkrimtar, studiues, teolog, “Ambasador i Paqes”, anëtar i akademive -ASHSHA të Neë Yorkut dhe AMSH në Tiranë.

Në këtë “Takim i Plavë-Gucisë” u ndanë dhe mirënjohje të ndryshme.

Me Çmimin e Madh “DARDANIA” u vlerësua z. Genci NIMANBEGU- Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, me këtë motivacion: “Për angazhimet e arritjet me veprimtari të vazhdueshme e të shumanshme në pasqyrimin e ngritjen e çështjeve e problematikave shqiptare deri në institucionet më të larta shtetërore në Malin e Zi dhe ndihmesat për zgjidhjen e tyre; për kontributete mediatike me artikuj, intervista, komente, etj. për historinë, politikën, kulturën, aktualitete e ardhmëritë shqiptare në Malin e Zi si në Botimet Tropoja dhe gazeta, revista e televizione shqiptare e të huaja”.

Gazeta e Alpeve” me Cmimin e Madh “Dardania” ka nderuar dhe ambasador dr. Islam Lauka, diplomat karriere, analist, pedagog, antar Bordi i Gazetës (në Takimin e Gjakovës); z. Skënder Përpepaj nga Tropoja– drejtor i kësaj gazete, veprimtar atdhetar e kulturor, biznesmen humanist në Londër, sipërmarrës i nismave të veçanta e të rëndësishme (në Takimin e Tiranës).

Çmimi i Madh “Dardania” iu dorëzua nga ambasadori Flamur Gashi– Këshilltar për Rajonin e Diasporën i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Genci Nimanbegu u lind në vitin 1971 në qytetin e Ulqinit, ku kreu arsimimin deri në shkollën e mesme dhe studimet universitare për ekonomi në Dubrovnik të Kroacisë e në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi. Gjatë gjysmës së dytë të vitit 1997 punoi si bashkëpunëtor i CEO i ndërmarrjes “Primus elektroniks” në Ulqin. Gjatë luftës në Kosovë e themeloi dhe drejtoi një organizatë humanitare “Drita”, e formuar në Ulqin me qëllimin për të siguruar kujdes dhe ndihmë për refugjatët nga Kosova. Ai ka punuar në Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (KB/ËFP) nga qershori 1999 deri në mbylljen e misionit në Mal të Zi në Mars 2004. Në Prill 2004, ai mori rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shoqatës së Biznesit Ulqin (UBA). Numri i anëtarëve të kësaj shoqate u rrit nga 60 vetë më 2004, në 280 vetë në vitet e fundit. Më 2005, me një grup intelektualësh dhe atdhetarë shqiptarë nga Ulqini, ai mori pjesë në krijimin e Partisë Shqiptare “Forca e Re Demokratike”, u zgjodh nënkryetar i saj. Në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2009 u zgjodh nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, dhe u rizgjodh edhe në paselektoriadat 2012 e 2016. Ai aktualisht është Nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi. I vetmi deputet shqiptar, nga partitë shqiptare në Malin e Zi. Ai është anëtar i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor dhe i Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet; anëtar i Delegacionit të Përhershëm të Parlamentit të Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që nga Dhjetori 2016.Në vitin 2013 u zgjodh President i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, detyrë të cilën e kreu  deri në qershor 2018. Ky institucion kushtetues i Shqiptarëve në Malin e Zi u ngrit më 23 qershor 2008 mbi të drejtën që jep Kushtetuta në Malin e Zi për pakicat në këtë shtet fqinjë me Shqipërinë. Genci Nimanbegu, përveç gjuhës amtare – Shqipe  ka njohuri aktive të gjuhës së malazezëve (serbisht, kroatisht, boshnjakë), anglisht, italisht, frëngjishtes. Ai është i martuar me një piktoren akademike Vahida Nimanbegu. me të cilin kanë dy fëmijë, Lisa dhe Joni.

Në “Takimin e Plavë-Gucisë” te “Krojet” në Vuthaj, folën e sollën përshendetjet e tyre edhe atdhetari e veprimtari kulturor Besnik Paci i Derës e Trungut familjar të Gjergj Fishtës së Madh, i nderuar me Çmimin “Agim Ramadani”; Binak Ulaj i Vuthaje-veprimtari atdhetar, ish i burgosur politik i rregjimit jugosllav, gazetari i njohur në Prishtinë e Kosovë;  veprimtari atdhetar e kulturor, publicisti Hilmi Gashi, veteran i Luftës së fundit të Kosovës; historiani Paulin Z. Zefi–drejtues i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore (Muzeu & Memoriali i Skënderbeut) në Bashkinë e Lezhës; veprimtari atdhetar, kulturor e humanitar Esad Gjonbalaj-ish president i FPG në Amerikë e drejtues i Portalit “Plava e Guçia Sot”, doktori i shkencave psikologjike e pedagogu universitar Jashar Demiri, etj.

Në “Takimin e Plavë-Gucisë” përshendeti me këngë për Gazeten e Alpeve Shqiptare, Plavë-Gucinë, Malësinë e Madhe e Mirditën edhe rapsodi i njohur Gjon Frroku nga Lezha, Keida Selimi recitoi poezinë “Të lutem, qesh pak!” të gjyshit të saj poet, Hasan Selimi, etj.

“Gazeta e Alpeve” është pjesë e “Botimet Tropoja” dhe e Portalit Kombëtar Limit.al, është gazetë rajonale ndërballkanike në hapësirat alpine në Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Sanxhak, me tematika e shtrirje etno-historike-gjeografike përgjatë brigjeve të Valbonës, Drinit, Moraçës, Limit e Ibrit.

“Gazeta e Alpeve” do të organizojë një Takim tjetër në Tiranë, më 12 shtator 2019, në 1-vjetorin e themelimit të saj, të botimit të numrit të parë të saj.

HILMI GASHI I DRENICËS NË GJERMANI NDEROHET ME ÇMIMIN E LARTË “AHMET KRASNIQI” – Nga Rali LURA

Pas “Takimit të Tiranës” (4 mars 2019) e ”Takimit të Gjakovës” (26 prill 2019), “Gazeta e Alpeve” organizoi edhe “Takimin në Plavë-Guci”, te Bar-restorant “Krojet” në Vuthaj, më 1 gusht 2019, ku merrnin pjesë gazetarë e publicistë, studiues, poetë e shkrimtarë, veprimtarë atdhetarë, politik e kulturor, personalitete të fushave të ndryshme shqiptare nga  Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Sanxhaku Shqiptar, nga diasporat shqiptare në Amerikë, Europë, etj.

Nderonin me mirëseardhjen e tyre dhe z. Genci Nimanbegu në Ulqin e Podgoricë–Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi; ambasador Flamur Gashi–këshilltar për Rajonin e Diasporën i Presidentit të Shqipërisë; dr. Islam Lauka–ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, pedagog, analist, drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike; Nikollë Camaj në Tuz–kryetar i LDSH, veprimtar politik, arsimor e kulturor i shqiptarëve në Malin e Zi; Ramiz Lushaj– kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” dhe drejtor ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë; Azgan Haklaj–Mjeshtër i Madh–president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar; Ali Daci–themelues e drejtues i Manifestimit Tradicional Letrar “Ora e Maleve” në Rrozhajë dhe zv/kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun; Zek Nokshiqi– zv/president i Qëndres Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas; Ismet Azizi-kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”; Skënder Thaçi–koordinatori kryesor i Shoqatës Bamirëse “Albania-Austria Partnerschaft”; Adem Lushaj– drejtor i Shoqatës të Intelektualëve të Pavarur në Deçan;  aktori e regjisori Gjon Nikolla – Mjeshtër i Madh, etj.

Fjalën Përshendetëse e mbajti Hasan Selimi, antar i Bordit Drejtues të “Gazeta e Alpeve”, publicist, poet, shkrimtar, studiues, teolog, “Ambasador i Paqes”, anëtar i akademive -ASHSHA të New Yorkut dhe AMSH në Tiranë.

Në këtë “Takim i Plavë-Gucisë” u ndanë disa mirënjohje të ndryshme.

Me Çmimin e lartë “Ahmet Krasniqi” u nderua veprimtari atdhetar e kulturor, Veterani i Luftës së Kosovës, koordinatori i Gazetës së Alpeve në Gjermani e Drenicë, publicisti HILMI GASHI, mik, bashkëluftëtar e bashkëpunëtor i afërt i kolonel Ahmet Krasniqit – Hero i Kombit.

Çmimin e lartë “Ahmet Krasniqi” zotit Hilmi Gashit të Drenicës, i ardhur nga Gjermania, ia dorëzoi dr. Naim Dedushaj në Prishtinë- ideator, bashkëthemelues e koordinatori kryesor i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë.

Kolonel Ahmet Krasniqi – Hero i Kosovës e Kombit, ka qënë ministër i Mbrojtjes i Kosovës e Komandant i FARK-ut, pjesmarrës ballor e ushtarak prijatar në Luftërat e Kroacisë e të Kosovës kundër rregjimit jugosllav të Millosheviçit, është autor i dhjetra punimeve studimore e publicistike të botuara në shtypin shkencor, gazeta e revista në gjuhën shqipe e të huaja, me kontribut në fushën e mediave.

Në fjalën e tij shkrimore atdhetari, veprimtari e publicisti i mirënjohur, Hilmi Gashi, tha, ndër të tjera,  për të pranishmit e mediat: “Më lejoni t’ju sjell përshëndetje të përzemërta nga Diaspora Shqiptare, nga Gjermania mike, nga Diaspora e jonë Shqiptare, e cila vetëm figurativisht është një pjesë e ndarë nga trojet shqiptare, ndërsa shpirtërisht jemi gjithmonë pranë Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe Kombit tonë Shqiptar.

Përshëndetje të veçanta nikoqirit të këtij evenimenti të rëndësishëm e mjaft domethënës, me vlera kombëtare, organizuar në krahinën historike, kulturore e turistike të Plavë-Gucisë, pasi ky takim është shumë i veçantë për mua personalisht se më kthen pas 37 viteve në këtë vend të bekuar nga Zoti e të nderuar nga njerëzit e saj në histori e ardhmëri.Ishte viti 1982, kur për herë të parë e vizitova Plavën dhe Gucinë. Gjatë asaj kohe ishte në ndërtim hoteli buzë liqenit të Plavës, emrin e të cilit e kishte gjatë asaj kohe, aty afër një pike të vogël karburanti dhe pak metra larg një shtëpie të vjetër kulture. Në oborrin e objektit, asokohe në ndërtim, ishte një vinç i lartë, në të cilin nuk vonoi shumë dhe u ngrit Flamuri ynë Kombëtar me Shqiponjën Dykrenare dhe filloi të valvitej aq bukur sa që  them se e zbukuroi edhe gjithë Plavën. Gjatë asaj periudhe kohore, nëse s’kam harruar, ishte komandant i Policisë në Plavë një shqiptar, tamam malësor i gjatë, por dhe trim e i ngritur kombëtarisht, me emrin Sherif e që me ndihmën e tij i kaluan problemet që u paraqitën gjatë asaj kohe. Nëse ai është akoma në këtë botë unë, nga këtu, i përcjell përshëndetjet e mia të përzemërta dhe e falenderoj për burrërinë e trimërinë që ka treguar gjatë asaj kohe.

Dhe në përfundim, më lejoni t’i falënderoj Botimet Tropoja dhe Gazetën e Alpeve Shqiptare që më ndau këtë Mirënjohje të lartë, këtë çmim kaq të madh e të nderuar, Çmimin “Ahmet Krasniqi”, të kolonelit të luftës e të paqes, të komandantit e ministrit tim të Mbrojtjes në Kohën e Luftës së fundit të Kosovës, që më frymëzoi me shembullin e tij në punën e kontributet e mia për lirinë, pavarësinë e shtetësinë e Kosovës e Çështjen Kombëtare Shqiptare, që e pata dhe një mik të mirë e të afërt në ditët e vështira të Luftës së Kosovës, ndaj ky Çmim i lartë më nderon dhe në ditët e paqes, në jetën time. Të përjetshëm kujtimi e vepra e kolonelit Ahmet Krasniqi, ish-ministër i Mbrojtjes së Kosovës, Hero i Kombit.

Të nderuar malësore dhe malësorë të Plavë-Gucisë e të trevave të tjera shqiptare në Malin e Zi, ju falenderoj për durimin dhe pritjen tuaj! Rrespekt të përjetshëm për të gjithë ata që kontribuojnë për Çështjen Kombëtare Shqiptare! – e mbylli fjalën e tij përshendetëse.

Në “Takimin e Plavë-Gucisë” te “Krojet” në Vuthaj, folën e sollën përshendetjet e tyre edhe atdhetari e veprimtari kulturor Besnik Paci i Derës e Trungut familjar të Gjergj Fishtës së Madh, i nderuar me Çmimin “Agim Ramadani”; Binak Ulaj i Vuthaje- veprimtari atdhetar, ish i burgosur politik i rregjimit jugosllav, gazetari i njohur në Prishtinë e Kosovë; historiani Paulin Z. Zefi–drejtues i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore (Muzeu & Memoriali i Skënderbeut) në Bashkinë e Lezhës; veprimtari atdhetar, kulturor e humanitar Esad Gjonbalaj-ish president i FPG në Amerikë e drejtues i Portalit “Plava e Gucia Sot”; doktori i shkencave psikologjike e pedagogu universitar Jashar Demiri; etj.

Në “Takimin e Plavë-Gucisë” përshendeti me këngë për Gazeten e Alpeve Shqiptare, Plavë-Gucinë, Malësinë e Madhe e Mirditën edhe rapsodi i njohur Gjon Frroku nga Lezha, Keida Selimi recitoi një poezi të gjyshit të saj, Hasan Selimi, etj.

“Gazeta e Alpeve” është pjesë e “Botimet Tropoja” dhe e Portalit Kombëtar Limit. Al, është gazetë rajonale ndërballkanike në hapësirat alpine në Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Sanxhak, me tematika e shtrirje etno-historike-gjeografike përgjatë brigjeve të Valbonës, Drinit, Moraçës, Limit e Ibrit.

“Gazeta e Alpeve” do të organizojë një Takim tjetër në Tiranë, më 12 shtator 2019, në 1-vjetorin e themelimit të saj, të botimit të numrit të parë të saj.

RALI  LURA

Plavë-Guci, 4 gusht 2019

(Reportazh me foto) Gdhiu dita e parë e Gushtit, Teatri Kombëtar mbrohet nga aktorët dhe qytetarët

Gdhiu edhe dita e parë e gushtit. Bisedat janë të gjallëruara e të qeshura. Teatri Kombëtar mbrohet nga Artistët dhe qytetarët e përgjegjshëm. Ata janë aty gjithmonë në mbrojtje të Shqipërisë, sepse Teatri Kombëtar dhe sipërfaqaja ku shtrihet ai është tokë shqiptare, pronë e gjithë shqiptarëve!

Mbrojtja e Teatrit Kombëtar kauzë e vërtetë!

Të gjithë ne të jemi me Aktorët dhe qytetarët që mbrojnë Teatrin Kombëtar, seicili prej nesh, duhet të jetë ata me shpirt dhe fizikisht kur mund!

Shtypi i lirë është në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. /Fotot nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

 

 

Shkupi, qyteti ku gërshetohen stilet e ndryshme arkitekturore

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet. Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit. Shkupi gjithashtu ka një ndërtesë të stilit neo-andaluziane gjë që në gjeografinë e afërt mund të vërehet rrallë. ( Furkan Abdula – Anadolu Agency )

Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit.

Shkupi gjithashtu ka një ndërtesë të stilit neo-andaluziane gjë që në gjeografinë e afërt mund të vërehet rrallë.

Gjithashtu vlen të përmendet se Shkupi, përveç tërmetit të vitit 1963, përjetoi edhe një katastrofë, kur më 26 tetor të vitit 1689, komandanti austriak, gjenerali Enea Silvio Piccolomini, dëshironte të marrë nën kontroll tokat që në atë kohë ishin nën sundimin osman. Ai i vuri flakën qytetit, ndërsa zjarri i cili zgjati dy ditë e shkatërroi gati gjithë qytetin.

Pas këtij zjarri, vetëm disa objekte të gurit kishin mbijetuar ndërsa edhe popullata e qytetit ishte zvogëluar në mënyrë drastike, duke e humbur rëndësinë e qendrës tregtare rajonale.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet. Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit. ( Furkan Abdula – Anadolu Agency )

Veprat e kohërave të vjetra

Shkupi për arsye se është në një ndër pikat kyçe të Gadishullit Ballkanik ka qenë atdheu i shumë popujve.

Historianët thonë se qyteti është ndërtuar në kohën e dardanëve me emrin “Scupi”, ku më pas Perandoria Romake ka rindërtuar mbi rrënojat e këtij qyteti.

Rrënojat e këtij qytetit të vjetër pjesërisht kanë arritur deri në ditët e sotme. Në qytetin antik “Scupi” mund të vërehen mure teatri, bazilikës, hamamit dhe ndërtesave tjera.

Një vepër tjetër që dëshmon historinë e qytetit është Akuadukti i Shkupit. Edhe pse mendohet se është ndërtuar në shekullin e 6-të, nga romakët ose bizantët, disa burime thonë se ky monument historik është ndërtuar në periudhën osmane.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet. Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit. Shkupi gjithashtu ka një ndërtesë të stilit neo-andaluziane gjë që në gjeografinë e afërt mund të vërehet rrallë. Një vepër tjetër që dëshmon historinë e qytetit është Akuadukti i Shkupit (foto). ( Furkan Abdula – Anadolu Agency )

Akuadukti, në kohën osmane ka qenë e njohur si Akuadukti i Mustafa Pashës, ndërsa në atë kohë dihet se ka bartur ujë në Çarshinë e Shkupit dhe Xhaminë Mustafa Pasha.

Nga gjithsej afro 200 gjysëm rrethore deri më sot kanë mbetur vetëm 50. Gjithashtu edhe Kalaja e Shkupit është ndër veprat e kohërave të lashta.

Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe Veprat Osmane

“Qendra tregtare” e kohërave të vjetra e cila gjithashtu njihet si Çarshia e Vjetër Turke me dyqane të vogla, punëtori, xhami, restorante tradicionale, hane dhe hamame, u ofron vizitorëve mundësinë për të ndier frymën e qytetit.

Rrugët e Çarshisë janë dëshmitarë të historisë, ndërsa është adresa më e vizituar qoftë e qytetarëve apo turistëve. Çarshia në çdo cep të saj mban një histori të fshehtë.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet. Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit. Shkupi gjithashtu ka një ndërtesë të stilit neo-andaluziane gjë që në gjeografinë e afërt mund të vërehet rrallë. “Qendra tregtare” e kohërave të vjetra e cila gjithashtu njihet si Çarshia e Vjetër Turke (foto) me dyqane të vogla, punëtori, xhami, restorante tradicionale, hane dhe hamame, u ofron vizitorëve mundësinë për të ndier frymën e qytetit. ( Furkan Abdula – Anadolu Agency )

Në veprën “Udhëtimet” të kronikanit osman Evlija Çelebi dhe punimet e disa historianëve, në Shkup ka pasur 125 xhami, ndërsa shumë pak prej tyre kanë mbetur deri në ditët e sotme.

Shembujt e rrallë që kanë arritur deri në ditët e sotme janë xhamia e Mustafa Pashës, xhamia e Murat Pashës, xhamia e Sulltan Muratit, xhamia Allaxha, Kurshumli An, Kapan An, Suli An, Çifte Hamam, Hamami i Davut Pashës dhe të tjerë.

Një shembull tjetër i rrallë i periudhës osmane tregohet edhe Sahat Kulla e Shkupit. Kulla e ndërtuar në shekullin e 16-të ndodhet në një kodër në kryeqytetin e vendit, pranë xhamisë së Sulltan Muratit ndërsa me kupolën e saj që i ngjan arkitekturës mesjetare ruse është një ndër stilet e ndryshme të qytetit.

Kronikani francez Filip Difren në vitin 1573 ka vizituar Shkupin, ku në informacionin që ka shpërndarë në lidhje me këtë vizitë tregon se Sahat Kulla e Shkupit është e para në tokat osmane të asaj kohe dhe se ora dhe orëndreqësi i tij është sjellë nga qyteti Szeged i Hungarisë që atë kohë ka qenë nën kontrollin osman.

Në tërmetin e vitit 1963, edhe Sahat Kulla ka pësuar dëme, ndërsa ora e saj është hequr me arsye se do të riparohet, por më pas janë humbur. Sahat Kullës në vitin 2008 me kontribut të Turqisë sërish iu vendos ora e prodhuar në Zvicër.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet. Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit. Shkupi gjithashtu ka një ndërtesë të stilit neo-andaluziane gjë që në gjeografinë e afërt mund të vërehet rrallë. Shembujt e rrallë që kanë arritur deri në ditët e sotme janë xhamia e Mustafa Pashës, xhamia e Murat Pashës, xhamia e Sulltan Muratit dhe Sahat Kulla e Shkupit (foto), xhamia Allaxha, Kurshumli An, Kapan An, Suli An, Çifte Hamam, Hamami i Davut Pashës dhe të tjerë. ( Furkan Abdula – Anadolu Agency )

Sot Sahat Kulla dhe kompleksi në të cilin ndodhet edhe xhamia e Sulltan Muratit rinovohet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Ura e Gurit me shekuj bashkon dy anët të cilën lumi Vardar e ndan në dy pjesë qytetin. Është ndër veprat simbolike osmane në Shkup.

“Shtëpia arabe” dhe Arkitektura Andaluziane

Në Ballkan dihen dy ndërtesa me arkitekturë andaluziane ose neo-andaluziane. Njëra është “Shtëpia arabe” në Shkup dhe Biblioteka Vjeçnica në Sarajevë.

Sipas legjendës, ndërtesa është ndërtuar në vitet 1936-1938 nga një biznismen armen që merrej me tekstil me emrin Agop Dikixhijan për të dashurën e tij Agavni, e cila u projektua nga arkitekti Ivan Artemushkin. Me cilësitë e saj arkitekturore kjo ndërtesë tërheqë vëmendjen.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet. Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit. Shkupi gjithashtu ka një ndërtesë të stilit neo-andaluziane gjë që në gjeografinë e afërt mund të vërehet rrallë. Në Ballkan dihen dy ndërtesa me arkitekturë andaluziane ose neo-andaluziane. Njëra prej tyre është “Shtëpia arabe” (foto) e cila gjendet në Shkup. ( Furkan Abdula – Anadolu Agency )

Shtëpia arabe sot nuk është në përdorim por në të kaluarën ka shërbyer edhe si hotel.

Tërmeti i vitit 1963 dhe Shkupi Futurist

Shkupi në fillim të shekullit të 20-të, në periudhën jugosllave filloi të marrë një pamje të re.

Ky stil i njohur edhe si arkitekturë konstruktiviste, kishte për qëllim që të bashkojë shkencën e arkitekturës dhe teknologjinë e zhvilluar të asaj kohe me ideologjinë komuniste.

Por, pas tërmetit të vitit 1963, Shkupi hyri në një proces të ri të ndërtimit.

Sot përkujtohet në ish-stacionin e trenit tërmeti i cili ndodhi në orën 05.17. Sot, kjo ndërtesë përdoret si Muze i Shkupit, ku ora përpara kësaj ndërtese ende qëndron në kohën kur ka ndodhur tërmeti.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet. Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit. (sh-stacionin e trenit tërmeti i cili ndodhi në orën 05.17. Sot, kjo ndërtesë përdoret si Muze i Shkupit (foto), ku ora përpara kësaj ndërtese ende qëndron në kohën kur ka ndodhur tërmeti. ( Furkan Abdula – Anadolu Agency )

Pas tërmetit, qyteti i Shkupit është shndërruar në një qytet “të solidaritetit ndërkombëtar”, ku ishin dërguar ndihma nga shumë vende të botës. Sot shumë lagje, ndërtesa ose rrugë kanë marrë emrin e vendit ose liderëve që ka siguruar ndihma.

Përderisa qyteti mundohej që të shërojë plagët e tërmetit, një konkurs ndërkombëtar me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është organizuar për rindërtimin e qytetit. Konkursin e fiton arkitekti japonez Kenzo Tange, por edhe pse nuk realizohet plotësisht “master plani” i tij për Shkupin, arkitektët lokalë projektojnë një arkitekturë të harmonizuar mes arkitekturës brutaliste dhe futuriste.

Sot ndër to janë stacioni hekurudhor, Posta Qendrore, Universiteti Shtetëror dhe të tjera. Këto ndërtesa për arsye të pamjeve të tyre futuristike tërheqin vëmendje.

“Shkupi 2014” dhe statujat

Gjatë periudhës së qeverisë së kaluar të Maqedonisë së Veriut, Shkupi mori edhe stilin e fundit të arkitekturës, me anë të projektit “Shkupi 2014”.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet. Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit. Gjatë periudhës së qeverisë së kaluar të Maqedonisë së Veriut, Shkupi mori edhe stilin e fundit të arkitekturës, me anë të projektit “Shkupi 2014”. Fasada e ndërtuar në stilin barok si dhe një numër i madh i statujave ndryshuan frymën e qytetit të lashtë. ( Furkan Abdula – Anadolu Agency )

Fasada e ndërtuar në stilin barok si dhe një numër i madh i statujave ndryshuan frymën e qytetit të lashtë.

Në kuadër të këtyre punimeve rindërtohet edhe një ndërtesë e ngjashme me Shtëpinë e Armatës, e cila ishte ndërtuar nga serbët pasi e kishin shkatërruar xhaminë Burmali të ndërtuar në vitin 1494 nga Karlizade Mehmet Bey.

Gjithashtu edhe Qendra Tregtare e Shkupit e ndërtuar në vitet 1970-ta, është në mesin e simboleve të qytetit, ndërtesë e cila shpëtoi nga fasada e stilit barok, pasi qytetarët refuzuan restaurimin e saj dhe Komuna Qendër organizoi një referendum.