Publikohet video që tregon qilarin ku ruhej vera me vlerë miliona euro e Ergys Agasit, e cila ndodhej në vilën e tij në periferi të Tiranës. Vera është e ruajtur në bodrumin e vilës, teksa shishet u përkasin markave të shtrenjta, të dyshuara se janë futur në mënyrë kontrabande në Shqipëri.
Një ditë më parë u njoftua se shishet e verës që shiheshin në pamje, pasi u gjetën nga agjentët e BKH-së dhe u kaluan për kompetencë hetimore te hetimi tatimor, janë zhdukur nga banesa e Ergys Agasit. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal dhe ka shpallur në kërkim Eno Agasin, kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, i cili u shpall gjithashtu në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes për tenderat e AKSHI-t. Burime të besueshme konfirmuan se nga futja e verës në Shqipëri pa paguar akcizë i është shkaktuar dëm shtetit shqiptar në vlerë 400 mijë euro.
Gjatë kontrolleve në banesa e objekte në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, BKH zbuloi kantinën e verës në vilën e Agasit në zonën e Mulletit dhe vendosi sekuestrimin e saj, pasi malli ishte kontrabandë. Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe, në momentin e kontrolleve, duke qenë se ishte natë, vendosën ta transportonin të nesërmen, ndërsa malli u la në ruajtje në vilë. Gjatë natës ka dyshime se Eno Agasi e ka hequr verën, si dhe ka marrë serverin e kamerave të sigurisë, duke u zhdukur pa gjurmë bashkë me to.
Prokurori Bledar Valikaj ka shpallur në kërkim Eno Agasin për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë të mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim të mallrave që paguajnë akcizë, ndërsa burimet konfirmuan se po kryhet edhe hetim pasuror, krahas atij të nisur nga SPAK.
Pamjet e qilarit të verës së Ergys Agasit i publikoi lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili shkruan se: “Kjo është vinoteka prej 4 milionë euro e Edi Ramës në vilën e Gys Agasit, që u vodh nga drejtori i Doganës, Elvis Doçi dhe Ilirjan Proda, për t’u dërguar në Surrel!”














Mos asht nji justifikon për ta pengue restaurimin,ose vazhdon Akoma lufta kundra Homerit Shqipëtar?.!
Zonjush mëbasi qe shtepia ku lindi FISHTA NUK EKZISTON TANI JANË DY GJËRA QE DUHET ME I BERË SHTETI 1..-TE RINDERTOHET shtepia QE ka qenë e Ësht rrenuar ne te njejtin planë at mund te bëje shteti DHE NDER 2.- kjo shtepi qe sot ekziston mund te kompensohet nga shteti DHE Te bëhet rikonstruktimi i sajë.