Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Shtetet e Bashkuara janë përballë një zgjedhjeje të zymtë. Një mandat i dytë i Donald Trump mund të nënkuptojë përçarje më të madhe politike, pështjellim të politikave dhe polarizim partiak. Presidenca e Joe Biden mund të fillojë të kapërcejë ndasitë e Kongresit dhe t’i japë më shumë koherencë politikës së jashtme. Sidoqoftë, fitorja e secilit prej kandidatëve mund të ndezë konflikte shoqërore në mesin e pasigurisë së pandemisë të pakontrolluar dhe (asaj) ekonomike.
Trump u pat zgjedhur si turbulluesi i madh për të cilin shumë votues besuan se do të trondiste Uashingtonin, të minonte elitat, të çrrënjoste korrupsionin dhe do të ndihmonte njerëzit e thjeshtë. Në vend të kësaj, presidenca e tij katër-vjeçare ka thelluar ndarjet në shoqërinë amerikane, ka rritur korrupsionin si dhe rolin e interesave të veçanta të lidhura me presidencën, dhe nuk arriti të merrte nën kontroll pandeminë COVID-19.
Trump ishte aq i preokupuar për rënien ekonomike saqë ai nuk e mori parasysh dhe e keqmenaxhoi pandeminë që, me pothuajse 100,000 raste të reja çdo ditë dhe gati dhjetë milion të infektuar, tashmë ka vrarë gati një çerek milioni amerikanë. Trump edhe mund të kishte shkuar drejt fitores në zgjedhje, nëse ai do të ishte përqendruar në marrjen nën kontroll të pandemisë dhe të kishte hapur ekonominë gradualisht. Nëse ai do të kishte ndjekur këshillën e shkencëtarëve, numri i vdekjeve do të ishte ndjeshëm më i ulët dhe ekonomia më e fortë.
Në vend të kësaj, Trump krijoi më të keqen nga të dy botët – një numër në rritje i vdekjeve, që mund të arrijë në gjysëm milion deri në fund të vitit, dhe një rimëkëmbje të pjesshme ekonomike, që ka rezultuar në miliona të papunë dhe në mijëra biznese të falimentuara. Mungesa e një pakete të re stimuluese nga Kongresi gjithashtu ka shtuar nivelet e varfërisë dhe përshkallëzimin e frustrimit, frikës dhe zemërimit. Presidenti vazhdon të pretendojë se virusi është në rënie edhe pse të gjitha provat tregojnë se, ndërsa dita e zgjedhjeve po afron, virusi po përhapet me shpejtësi në pothuajse çdo shtet. Infektimet e shumëfishta do të kenë një ndikim serioz në ekonomi.
Nëse zgjidhet, Biden do të trashëgojë një shoqëri të rrënuar dhe një ekonomi të ligështuar. Ai është zotuar të përqendrohet në menaxhimin e pandemisë derisa një vaksinë efektive të jetë zhvilluar. Ndërsa Biden i beson një shumicë e ngushtë e popullsisë, tek Trump një shumicë e qartë nuk ka besim. Përpjekjet e Trump për të implikuar Biden dhe familjen e tij me korrupsionin e jashtëm, ashtu siç bëri me Hilary Clinton, kryesisht nuk kanë qëlluar në shenjë. Populli është më i interesuar për shëndetin, sigurinë dhe të ardhurat e veta sesa për email-et apo financat e Biden, veçanërisht pasi akuzat e Trump duket se janë pjesë e një tjetër komploti të gatuar në Moskë. Bile edhe zbulimet e shpeshta rreth korrupsionit të familjes së Trump nuk janë një çështje fushate për shumicën e votuesve.
Biden gjithashtu njihet si dikush me një histori të vlefshme dypartiake dhe ka punuar me republikanët e moderuar në të shkuarën. Përveç kësaj, ai ka pasë detyrë të shpëtojë industritë e mëdha gjatë mandatit të parë të Obama, pas krizës financiare të vitit 2008. Gjithsesi, ai do të jetë përballë një lufte për të balancuar shëndetit publik, shpenzimet shtetërore dhe performancën ekonomike.
Në frontin e politikës së jashtme, Biden do të jetë një figurë siguruese për aleatët e Amerikës. Ai është zotuar të rikthejë SHBA në marrëveshjet kryesore ndërkombëtare, siç janë marrëveshjet për klimën, dhe, ndryshe nga Trump, ai ka nënvizuar angazhimin e tij ndaj NATO-s dhe ka shprehur pikëpamje pozitive në lidhje me BE. Sidoqoftë, ndërsa borxhi kombëtar vazhdon të rritet, kufizimet buxhetore do rëndojnë dukshëm administratën ardhshme në lidhje me iniciativat e saj të politikës së jashtme.
Është e sigurt se Biden do të mbajë një pozicion më të prerë ndaj regjimit të Rusisë. Një “rivendosje” e tipit Obama, bazuar në shpresën e dëshpëruar se Rusia mund të jetë një partner i mirëfilltë, nuk është shumë e mundshme. Sanksionet mund të shtohen për shkak të pushtimit të vazhdueshëm të territorit ukrainas, për sulmet e dhunshme ndaj kundërshtarëve politikë të Putinit, si dhe për ndërhyrjet e vazhdueshme në zgjedhjet e SHBA.
Pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, zyrtarët e policisë janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar për dhunën e mundshme, qoftë nga ultra të djathtët apo ultra-e majta. Grupet më militante nuk kanë gjasa ta pranojnë rezultatin, nëse kandidati i tyre humbet, veçanërisht nëse ndryshimi është i vogël. Disa ekspertë parashikojnë demonstrata, trazira, përplasje midis militantëve rivalë, apo edhe sulme terroriste.
Në Vlerësimin e Kërcënimit në Atdhe lëshuar këtë muaj, Departamenti i Sigurisë së Brendshme të SHBA-së ka arritur në përfundimin se “ekstremistët e dhunshëm të motivuar nga (përkatësia) racore dhe etnike”, konkretisht supremacistët e bardhë, janë kërcënimi më i vazhdueshëm dhe më vdekjeprurës për vendin. Në raport gjithashtu deklarohet se edhe anarkistët apo individë të tjerë të frymëzuar nga ideologjitë anti-qeveritare dhe anti-autoritete paraqesin kërcënim. Në skenarin më të keq, një Trump i mundur mund të refuzojë të pranojë rezultatin, të transferojë pushtetin dhe i bën thirrje mbështetësve të tij militantë të sfidojnë demokratët dhe të mbrojnë Shtëpinë e Bardhë.
Dita93, Albania
STARK CHOICE FOR AMERICA
Janusz Bugajski, 30 October 2020
On the eve of presidential elections, the United States faces a stark choice. A second Donald Trump term could mean more extensive political disruption, policy confusion, and partisan polarization. A Joe Biden presidency could start to bridge congressional divisions and give more coherence to foreign policy. Nonetheless, the victory of either candidate could also ignite social conflicts in the midst of an uncontrolled pandemic and economic uncertainty.
Trump was elected as the great disruptor who many voters believed would shake up Washington, undermine the elites, root out corruption, and help the common man. Instead, his four year presidency has widened divisions in American society, increased corruption and the role of special interests linked with the presidency, and failed to control the COVID-19 pandemic.
Trump was so concerned about economic failure that he ignored and mismanaged the pandemic that has killed nearly a quarter of a million Americans, with almost 100,000 new cases each day and nearly ten millionalready infected. Trump could probably have sailed to election victory if he had focused on controlling the pandemic and gradually opened up the economy. If he had followed the advice of scientists the death numbers would be significantly lower and the economy stronger.
Instead, Trump created the worst of both worlds – a growing number of deaths that could reach half a million by the end of the year and a partial economic recovery that has left millions unemployed and thousands of businesses bankrupt. The lack of a new stimulus package from Congress has also compounded poverty levels and escalated frustration, fear, and anger. The President continues to claim that the virus is dissipating even while all evidence demonstrates that it is rapidly expanding in almost every state as election day approaches. Multiplying infections will have a serious impact on the economy.
If elected, Biden will inherit a ravaged society and a stuttering economy. He has pledged to focus on managing the pandemic until an effective vaccine is developed. Biden is trusted by a narrow majority of the population while Trump is distrusted by a clear majority. Trump’s attempts to implicate Biden and his family in foreign corruption, as he did with Hilary Clinton, have largely misfired. The public is more interested in their health, safety, and income than Biden’s Emails or finances, especially as Trump’s charges appear to be part of another conspiracy cooked up in Moscow. Even the frequent revelations about Trump’s family corruption is not a campaign issue for most voters.
Biden is also known to have a valuable track record in bi-partisanship and has worked with Republican moderates in the past. In addition, he was in charge of rescuing major industries during the first Obama administration after the 2008 financial crash. However, he will face a monumental struggle in balancing public health, state spending, and economic performance.
On the foreign policy front, Biden will be a reassuring figure to America’s allies. He haspledged to bring the U.S. back into major international agreements such as the climate accords, underscored his commitment to NATO, and expressed positive views about the EU, unlike Trump. Nonetheless, budgetary restraints will weigh heavily on the next administration in its foreign policy initiatives, as the national debt continues to climb.
Biden is certain to takea harder position toward Russia’s regime. An Obama-type “reset,” based on the forlorn hope that Russia can be a genuine partner, is highly unlikely. Sanctions could be tightened for the ongoing occupation of Ukrainian territory, violent attacks on Putin’s political opponents, and persistent interference in the U.S. elections.
Regardless who wins the elections, policechiefs are increasingly concerned about potential violence whether from the ultra-right or the ultra-left. The most militant groups are unlikely to accept the verdict if their candidate loses, especially if the result is close. Some experts are expecting demonstrations, rioting, clashes between rival militants, or even terrorist attacks.
In its Homeland Threat Assessment released this month, the U.S. Department of Homeland Security has concluded that “racially and ethnically motivated violent extremists,” specifically white supremacists, are the most persistent and lethal threat to the country. The report also asserts that anarchists and other individuals inspired by anti-government and anti-authority ideologies also pose a threat. In the worst case scenario, a defeated Trump may refuse to accept the result, refuses to transfer power, and calls on his militant supporters to challenge Democrats and defend the White House.
Komentet