VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shpërthimi me tritol në Bulqizë, policia jep detaje

By | June 30, 2018

Komentet

Tmerr në familjen e mjekut, grabitësit i futen në shtëpi me thikë dhe i marrin miliona lekë. Bashkëshortja ishte…

Tmerr ne oret e para te mengjesit per nje familje ne Librazhd. Persona ende te paidentifikuar kane hyre brenda ne banesen e shtetasit me iniciale Kujtim Albrahimi dhe nen kercenimin e thikes e kane grabitur.

Ky i fundit,mjek gjinekolog, ne momentin e grabitjes ka qene se bashku me bashkeshorten dhe pasi e kane kercenuar eshte detyruar t’u tregoje grabitesve vendin ku mbante parate.

Nga informacionet e para, dyshohet se i kane grabitur rreth 10 milione leke.

Policia ne informacionin paraprak ben me dije se dyshohet se autoret kane marre me vete nje sasi lekesh dhe bizhuteri.

Informacion paraprak i policisë

Gjatë natës në lagjen nr 1 , Librazhd,  persona ende te paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e thikës,  kanë marrë  në banesën e shtetasit K.A, një sasi lekësh dhe disa  bizhuteri. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Atentati në Vlorë, qëllohet me breshëri nga makina, por plumbi kap një person në kafe, nuk kishte lidhje me ngjarjen

Vlora është përfshirë sërish nga trazirat këtë mëngjes, ndërsa raportohet për të shtëna me armë në zonën e Lungomare.

Ende nuk ka nje njoftim zyrtar nga polica, ndersa sipas raportimeve te para mesohet se nga te shtenat ka mbetur i plagosur i person, me nje plumb ne kembe, me inicialet D.K., jashte rrezikut per jeten.

Nderkohe nje automjet ne zonen e Babices eshte gjetur i djegur, por pritet konfirmimi i policise nese ka lidhje me autorin/et e plagosjes dhe ngjarjen ne Lungomare.

Mesohet se nga nje automjet eshte qelluar me bresheri ne drejtim te nje personi qe ndodhej ne nje loikal ne kete zone, por nje nga plumbat ka zene gabimisht ne kembe shtetasin D.K, i cili nuk ka lidhje me ngjarjen.

Autoret kane qelluar ne dy vende te ndryshme ndersa me pas jane larguar sipas policise ne drejtim te fshatit Babice./panorama.al

 

foto

Zbardhen detaje të tjera, ja pse u vra familja në Dibër të Madhe, shpallet në kërkim një i afërm i tyre

Policia maqedonase ka shpallur në kërkim një të afërm të familjes shqiptare Pocesta, si autor i dyshuar i ekzekutimit me armë zjarri të tre anëtarëve të saj, bashkëshortëve Amid  dhe Nazmije Pocesta, 55 dhe 53 vjeç dhe vajzës së tyre të vogël 14 vjeçare Anila.

Mediat shkruajnë se familja Pocesta, rezidente në Friuli,  dyshohet se kishte një mosmarrëveshje mbi kufijtë e një toke në pronësi  me të shpallurin në kërkim dhe dyshimet i ka përforcuar më tepër edhe zhdukja e këtij personi menjëherë pas masakrës.

E vetmja e mbijetuar e familjes Pocesta është vajza e madhe e cila kishte qëndruar në Sacile, krahinën e Pordenonit në Itali, ku ata kishin jetuar për njëfarë kohe.

Krimi i rëndë u regjistrua natën mes të dielës dhe të hënës së 27 gushtit, në Pocesta të Dibrës së Madhe.

Tre anëtarët e familjes u vranë  me armë zjarri pistoletë në shtëpinë e tyre ndërsa ishin në gjumë. Ata kishin ardhur në vendlindje për pushime por edhe sepse Nazmija martonte të motrën.

Ka qenë pikërisht mungesa e tyre në festimet para dasmës dhe mos hapja e telefonit që ka alarmuar familjarët.  Një kushëri i tyre ka hyrë nga dritarja e shtëpisë, ku edhe ka gjetur tre trupat e pajetë.

Të afërmit të shokuar nga ngjarja nuk e shpjegojnë dot atë që ka ndodhur.

“Ata ishin një familje e qetë, e mirë, e cila ka punuar tridhjetë vjet jashtë. Ne nuk e kuptojmë se pse dikush do ti vriste ata”.

Hetuesit ndërkohë kanë mbledhur provat në vendngjarje me shpresën se mund të ketë mbetur ndonjë gjurmë e autorit, teksa kanë kryer kontrolle dhe në shtëpitë e miqve dhe të afërmeve me të cilët viktimat kanë pasur kontakte para vrasjes së trefishtë.

Zbardhen detaje të tjera, ja pse u vra familja në Dibër të Madhe, shpallet në kërkim një i afërm i tyre

Detaje – Si u zbuluan autorët e vrasjes së Hysës

Eljon Hysa, foto e publikuar nga Oranews

Një person është ndaluar nga policia Krujës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim policor për vrasjen e Kejsi Hysës, i njohur edhe me emrat Eljon dhe Sahit. Burime policore thanë për “PANORAMA”, se autorët e dyshuar janë ndaluar pas përgjimeve telefonike.

34-vjeçari Hysa u gjet këtë të shtunë i groposur pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel, në Fushë-Krujë.

“Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Ndërsa burime policore saktësuan se pranë vendit ku i gjet i groposur trupi i 34-vjeçarit janë gjetur dy armë zjarri, një pushkë dhe një pistoletë.

Kush është i arrestuari?

Policia njoftoi zyrtarisht se personi i vënë në pranga është me iniciale H.R.. Burime thanë për “Panorama” se ai ka folur në celular me viktimën dhe kështu hetuesit kanë rënë në gjurmët e tij.

Ndërsa në kërkim policor është shpallur një tjetër person me iniciale A.T..

Vrasja në Sarandë

Kejsi Hysa u denoncua i zhdukur në polici disa ditë më parë nga familjarët, të cilët ndritën dyshime se 34-vjeccari mund të ishte ekzekutuar. Hysa ishte edhe në kërkim policor për një vrasje në bashkëpunim, të ndodhur në Sarandë, disa vite më parë.

Kjo është një nga pistat e hetimit ku është përqendruar policia për vrasjen e 34-vjeçarit, megjithatë hetimet janë shtrirë edhe në pista të tjera.

Për 34-vjeçarin e gjetur sot të vrarë, gjykata ka caktuar masën arrest me burg për një vrasje të ndodhur 3 vite më parë, në 10 Korrik 2015 në qytetin e Sarandës.

Ai rezulton i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit, pronar i një lavazhi në këtë qytet.

Mes viktimës, 32-vjeç dhe autorëve ka pasur një grindje për shkaqe banale. Një ditë më pas 6 persona e kanë rrethuar Edmond Theodhorin dhe pasi i kanë shkatërruar makinën me leva dhe shkopinj bejzbolli e kanë qëlluar për vdekje me një pistoletë.

Disa nga personat e akuzuar si të përfshirë u vunë në pranga pas krimit, ndërsa Hysaj ishte në kërkim policor.

Gjendet i groposur në Nikël trupi i Eljon Hysës, vrasja për të cilën kërkohej

Eljon Hysa

Një trup i pajetë i një mashkulli është gjetur i groposur në Nikël të Fushë-Krujës. Sipas policisë, kufoma i përket Eljon alias Kevin Hysës, i cili u denoncua i zhdukur disa ditë më parë nga familjarët. Dyshimet e policisë janë se i riu është vrarë.

“Sot, shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim (i humbur) .

Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.

Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes.

Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje.

Megjithatë, pritet ekspertiza mjekoligjorë për verifikimin e identitetit të viktimës dhe për të zbuluar shkaqet që e çuan në humbjen e jetës”, njoftoi Policia e Durrësit.

Kush është Eljon Hysa?

Policia e Kurbinit njoftoi disa ditë më parë se ka nisur hetimet pas denoncimit te bere nga babai i një 34-vjecari nga Laci, për zhdukjen e djalit te tij:

“Pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018”- njofton policia, e cila shton se ky person ka qene i shpallur ne kërkim pasi gjykata ka “caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I riu kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishtë një mobileri.

34-vjeçari rezulton edhe me emra të tjerë, Kejsi, Elvis dhe Eli. Por pas ditës së takimit, ai u zhduk pa gjurmë.

Familjaret e tij kane shprehur dyshiemt se ai mund të ishte vrarë. 34-vjeçari ishte në kërkim nga policia pasi është dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur me 10 korrik të vitit 2015 në Sarandë.

Hysa, rezulton per policinë bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në qytetin bregdetar.

Vrasja në Sarandë

Për 34-vjeçarin, gjykata ka caktuar masën arrest me burg për një vrasje të ndodhur 3 vite më parë, në 10 Korrik 2015 në qytetin e Sarandës.

Ai rezulton i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit, pronar i një lavazhi në këtë qytet.

Mes viktimës, 32-vjeç dhe autorëve ka pasur një grindje për shkaqe banale. Një ditë më pas 6 persona e kanë rrethuar Edmond Theodhrin dhe pasi i kanë shkatërruar makinën me leva dhe shkopinj bejzbolli e kanë qëlluar për vdekje me një pistoletë.

Disa nga personat e akuzuar si të përfshirë u vunë në pranga pas krimit, ndërsa Hysa i ka shpëtuar prangave.

Vrasja makabre – Babai e goditi me topuz djalin kur ishte në gjumë, pastaj vajti te shtrati i nuses dhe …

Viktima Agron Tema

LEONIDHA MUSAJ/ Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, tri ditë pasi u dhunua barbarisht nga babai i tij.

 

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Gjuricaj të Durrësit. Viktima Agron Tema u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Durrësit të hënën në mëngjes, por prej andej u përcjell për në Tiranë për ndihmë më të specializuar, për shkak se gjendja e tij paraqitej e rëndë. Pavarësisht ndihmës së mjekëve, 41-vjeçari ndërroi jetë mesditën e së enjtes.

I ati, Xhavit Tema, ndodhet prej tri ditësh në ambientet e paraburgimit në Durrës. 70-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje nuk ka shfaqur aspak pendesë për krimin, ndërsa ka dhënë disa versione mbi shkakun e dhunës ndaj të birit.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së 2 korrikut në fshatin Gjuricaj. I moshuari u arrestua në kushtet e flagrancës, pas denoncimit të bërë për dhunë në familje. Përveç djalit, viktimë e agresionit të 70-vjeçarit ishte dhe Jolanda Tema, 24 vjeçe, nusja e djalit të vogël të të moshuarit, që jeton në emigracion. Policia bën të ditur se Xhavit Tema në banesën e përbashkët ka goditur djalin e tij me shkop topuz, që përdoret zakonisht për shtypjen e ullinjve, ndërsa ky i fundit ishte në gjumë.

Goditja në koka i ka shkaktuar Agron Temës dëme të rënda. Ndërsa më pas ka tentuar të njëjtën gjë dhe me nusen e djalit të tjetër, Jolandën, duke e goditur në trup ndërsa po flinte në shtrat. Kjo e fundit mori dëmtime të lehta dhe ishte ajo që bëri denoncimin në pPolici për atë që kishte ndodhur.

Me anë të dy njoftimeve, Policia e Durrësit sqaron: “Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.T., vjeç 70, banues në fshatin Gjuricaj, pasi ka goditur me sende të forta djalin dhe nusen e djalit A.T., dhe J.T., vjeç 41 e 24. A.T. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, J.T., pa probleme për jetën”,- tha Policia në komunikatën paraprake, ndërsa njofton se, “Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 05.07.2018, ka ndërruar jetë në spital shtetasi A.T., vjeç 41, banues në Gjuricaj, Durrës”.

Pritet që Prokuroria të ndryshojë akuzën ndaj 70- vjeçarit në “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, tani që djali i tij ndërroi jetë pas dhunës së pësuar. Burime policore thanë se të hënën e 2 korrikut, në kulmin e një sherri, 70- vjeçari dhunoi në banesë djalin dhe nusen e djalit tjetër të tij, 24 vjeçe, duke i goditur me sende të forta. Ata u transportuan në spital, por tri ditë më vonë 41- vjeçari humbi jetën.

Ndërsa e reja mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se 70- vjeçari dyshohet të ketë probleme psikologjike. Ai nuk ka shfaqur pendesë për vrasjen e të birit, ndërsa jep deklarata kontradiktore për motivin e ngjarjes.

PANORAMA

Thellohet bilanci i tragjedisë, vdes edhe i plagosuri tjetër nga Laçi që e zunë rrënojat poshtë

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Dashamir Hajha, 22 vjeç, personi i dytë i plagosur rëndë nga shembja e godinës në Laçit te shtunen, teksa mbidhte skrap.

Dje ndërroi jetë shoku i tij, Dritan Lamaj, 27 vjeç.

 

Njoftimi i policisë për ditën kur ndodhi ngjarja (e shtunë)

Me datë 07.07.2018, rreth orës 13:15, tek ish – Uzina e superfosfatit në Laç – Kurbin, gjatë gërmimeve, janë zënë poshtë nga materiale inerte 2 shtetas të cilët janë dërguar në spital, ku njëri ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMRAT – Shembet muri i ish-uzinës, dy plagosen teksa mblidhnin skrap. Njëri ndërron jetë

Dy persona qe po mblidhnin skrap jane plagosur, pasi eshte shembur një pjesë e murit të ish-uzinës së superfosfatit në Laç.

 

Sipas informacioneve paraprake të policisë, të plagosurit janë dërguar në spital, e me pas me urgjence drejt Tiranes.

Ata jane identifikuar si shtetasit Drilon Lama dhe Dashamir Hajha. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Me datë 07.07.2018, rreth orës 13:15, tek ish – Uzina e superfosfatit në Laç – Kurbin, gjatë gërmimeve, janë zënë poshtë nga materiale inerte 2 shtetas të cilët janë dërguar në spital, ku njëri ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

A ia vuri flakën vet banesës kryefamiljari? Fqinjët mes lotëve: Si i njihnim viktimat (VIDEO)

ELBASAN- “Nuk na besohet kjo që ndodhi, një tragjedi”. Kështu dëshmojnë fqinjët  çiftit Shyqo (Vasil) Liçit, 65 vjeç dhe Sabire Liçit, 60 vjeçe, të cilët u gjetën të djegur në shtëpinë e tyre në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Në një kohë kur policia dyshon se ka qenë kryefamiljari ai që i vuri vetë flakën banesës, fqinjët e tij pohojnë se nuk mund ta besojnë këtë fakt. Në një prononcim për gazetarin Fatmir Popja të siguruar për ‘BalkanWeb’ fqinjët e çiftit thonë se ata ishin një familje e mirë dhe e respektuar.

“Keqardhje të madhe përcjellim sot. Nuk na besohet. Ne i njohim për njerëz të mirë ata. Mbrëmë në darkë e morëm vesh kur erdhi policia. Unë isha në gjumë, se rashë herët mbrëmë. Dhe më ngriti gruaja tha; ka ardhur policia. Dola të shoh çfarë po ndodhte. Ne i jemi njohur për njerëz jashtëzakonisht të mirë. Ne kemi respekt edhe për të ndjerin dhe të shoqen e tij. E përcjellim me shumë dhimbje (preket). Nuk dyshojmë për asnjë gjë, përveç të mirave. Për asgjë tjetër. Nusja e tij ka qenë e sëmurë, kishte një 1 e gjysmë apo 2. Ai i shërbente vet. Madje kohët e fundit i mori edhe një njeri që i kryente shërbimet. Rrinte dy orë në mëngjes apo mbasdite, bënte bukën dhe punët”, tha fqinji i çiftit tejet i prekur ndërsa nuk i ndal edhe lotët, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ndërkohë bashkëshortja e këtij të fundit tha se: “Ne e njohim Shyqon (Vasil) si njeri shumë të mirë, i respektuar, bashkë me të shoqen. Se nga erdhi, një Zot e di. Zgjova burrin nga gjumi dhe i thash; çohu se erdhi policia. Se di ça ka bërë Shyqua. S’dimë gjë tjetër”, pohoi ajo.

Akti ekstrem dyshohet të jetë marrë nga burri për shkak të sëmundjes së rëndë të gruas dhe neglizhencës së tre fëmijëve emigrantë të çiftit që nuk iu telefonin prej kohësh. Gazetari Popja raporton se një bombol gazi është gjetur e çmontuar qëllimisht në katin e parë dhe një tjetër në katin e dytë të banesës ku jetonin burrë e grua. Aktualisht në banesë ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

EMRAT – Kush janë bashkëshortët që u gjetën të vdekur në banesë, burri hapi bomblën e gazit dhe i vuri flakën

Burre e grua gjenden pa jete brenda baneses se tyre ne Elbasan. Ngjarja e rende ka ndodhur në fshatin Gjegjan të Elbasanit.

 

Gazetarja e “Panorama”‘ ben me dije se bashkeshortet Lici jetonin te vetem ne banese pasi i kane femijet ne emigracion.

Burri eshte identifikuar si Vasil Lici, 65 vjec, kurse gruaja Sabrije Lici, 61-vjec, qe thuhet se vuante nga skleroza.

Dyshohet se ata kane me shume se nje dite qe kane nderruar jete dhe dyshimet e para flasin per nje vdekje shkaktuar nga asfiksia prej gazit.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe ben me dije se ngjarja dyshohet  e qellimshme, pasi ka qene burri qe ka hapur gazin dhe me pas i ka vene flaken.

Informacion paraprak

Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: V. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja S. Liçi, 61 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V. Liçi ka hapur bomblën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.

Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.

Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.

Vdekja e shoferit të Xhafajt, një natë më parë kishte festuar. Del dhe ekspertiza mjeko-ligjore

Del ekspertiza mjeko-ligjore në lidhje me vdekjen e gardistit Shkëlzen Qordja, i cili ishte dhe shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas raportit i riu u gjet me një plumb në kokë, në pjesën e “lobit temporal”, mëngjesin e ditës së shtunë në garazhin brenda ambienteve të Gardës së Republikës.

Plumbin, sipas ekspertizës, e ka marrë në pjesën anësore të kokës, më saktë në anën e djathtë, ku edhe iu gjet arma.

Bëhet fjalë për një armë automatik të llojit MP5. Nga kjo armë, ka dalë plumbi që qëlloi Shkëlzen Qorden brenda në garazh.

Policia thotë se dyshohet që ai është vetëvrarë. Në sediljen e mjetit u gjetën 3 gëzhoja, sipas policisë, nga të cilët vetëm njëri ka shkaktuar vdekjen e gardistit.

Tifoz i Tiranës dhe Bajernit, profili i gardistit Shkëlzen Qordja: Mos u mundoni të më ndryshoni…

Po ashtu 31-vjeçari rezulton se pak orë para se të parkonte automjetin ku u vetëvra në mjediset e gardës, ka qenë duke festuar në një nga klubet e natës në kryeqytet.Ky version konfirmohet edhe nga të afërm të 31-vjeçarit, i cili sipas tyre kishte postuar edhe video në rrjetet sociale.

Vetëvrasja e shoferit, reagon ministri Fatmir Xhafaj: I shokuar

Ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj ka reaguar permes nje deklarate per mediat pas vetevrasjes se shoferit te tij, gardistit Shkelzen Qordja.

 

“Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë”. Keshtu e nis reagimin e tij, Xhafaj, teksa thote se nuk ka koment per rrethanet e ndarjes se tij nga jeta, por ia le gjithcka ta hetojne e sqarojne prokuroret dhe ekspertet.

Reagim i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj

Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.

U prefsh në paqe, i dashur Shkëlzen!

Nuk është dita sot për mua që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot.

Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime.

Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre.

Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vellezërve, të afermve e miqve të tij.

Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen.

Faleminderit paraprakisht, kujtdo që do ta konsiderojë këtë apel njerëzor!