VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shoqata “Trojet e Arbrit” – Urim me rastin e festës së Kurban Bajramit

By | August 21, 2018

Komentet

Në kopshtet e Edinit dhe S’Edinit, atje ku nis historia e njerëzimit – Nga Jeta Dedja

Shënimet e mia mbi romanin “Hijet e Muzgut” të Arben Kallamatës

Kur mora në dorë romanin “Hijet e Muzgut”, me autor mikun tonë Arben Kallamata, mezi prita të ktheheshim në shtëpi të nisja leximin. Por nuk kisha llogaritur që edhe bashkëshorti po thurte të njëjtin plan në mendje. Megjithatë kur pashë që libri kishte 412 faqe, u tërhoqa nga gara e leximit, për vitin 2019 …

Vendosa ta nisja Vitin e Ri si një grua e vërtetë. Duke pirë e lexuar, dhe sigurisht në dietë.

Duhet ta pranoj që në 3 faqet e para nuk po e merrja vesh a ishte një parapërgatitje që autori po i bënte lexuesit për çka do vinte më pas, apo ashtu me teori etologjike, abstragime e analiza gjuhësore do të ishte krejt libri? Falë Zotit ose Kallamatës faqet pasuese, ishin çliruese, jo të nervozizmit, por të një kënaqësie të madhe.

Libri të imponon një lexim frenetik sapo ti hyn në kopshtet e Edinit dhe S’Edinit, atje ku nis historia e njerëzimit. Atje ku Eva dhe Adami u tunduan të kafshonin mollën e ndaluar, pa ditur që aty ishte konservuar mëkati, prej të cilit vështirë se do hiqnin dorë ndonjëherë. Atje ku Qygja dhe Palloshi, dy krijesa të pafajshme, tamam rob Zoti, nuk ranë pre e reklamës së produktit, por u kuriozuan pas tregëtarit, duke kryer mëkatin e tyre të parë, vrasjen. Kështu, ata humbën rastin të zbulonin seksin. Kjo gjendje vazhdoi derisa një ditë, pasardhësit e Evës dhe Adamit, që për vite me radhë nuk kishin bërë gjë tjetër veçse ishin shtuar në brigjet e Afrikës e kudo përreth, arritën në Xhyrë, në kërthizën e Botës, t’i tregonin Qygjes dhe Palloshit se çfarë funksioni kishin ca pjesë të trupit.

Mos kujtoni se gjeneza ndodh kaq thatë sa ç’po e them unë. Ju do mbani barkun me dorë kur të lexoni dialogjet dhe pazaret me humor mes Perëndisë dhe krijesave të tij të para, nominuar kaq bukur dhe me origjinalitet nga autori.

Dikush që ka ndjenja të thella fetare ose përkushtim të verbër ndaj doktrinave mund edhe të preket siç në fakt ka ndodhur në raste të tjera kur satiristët janë marrë artistikisht me religjionin. Por ashtu si një fëmijë që lodron me një makinë duke e montuar e çmontuar, hedhur e përplasur, garuar e parkuar, me fantazinë e aftësitë e një mekaniku, shoferi, strategu, shkencëtari dhe lojtari, kështu edhe një krijues duhet të ketë lirinë për të luajtur me historinë, me legjendat, faktet dhe mitet, me tabutë e totemet, për të realizuar potencialin e tij krijues, jo vetëm për veten por edhe shoqërinë.

Tek “Hijet e muzgut” ngjarjet zhvillohen në dy kohë, në vitet e para, kur filloi jeta në tokë dhe në vitet anno domini, ose koha e re do të thoshte Kallamata në krye të kapitujve të tij. Kështu, lexuesi ndërmerr një udhëtim fantastik me ndalesa paralele në kohën e Konstandinit të Madh dhe në kohën e Qygjes dhe Palloshit e më tej të Lenkës së Virgjër të Tepelenës, Pirros së madh të të Pirit, e të Teutës, duke u argëtuar me parodizimin e gojëdhënave, miteve, historive e qytetërimeve. Mos prisni të arrini vetëm një pikë kulmore siç ndodh në romanet klasike, sepse kjo prozë moderne ka disa të tilla. Ato do t’i hasni përgjatë jetës në aksion së Qygjes dhe Palloshit dhe krijimit të pasardhësve të tyre, trimërive e tradhëtive të Gegës e Toskës, rolit të Zanës së malit, Lekos së Madh, Lame Lëçitësit, karaktereve biblikë e objekteve të shenjta, figurave të perandorisë romake dhe të ilirëve. Rrugës do të kuptoni edhe se si mbeti e pastër gjuha dhe raca e qygjarëve.

E qeshura dhe serioziteti do të na shoqërojë me të njëjtin intensitet deri në fund, ndërsa shquajmë një leksik të pastër, të pasuruar me neologjizma si dhe me fjalë të harruara nga ligjërimi i përditshëm, (për shembull, rokanis, xhings, urxhillëk, bilur, “ia hëngri xhigerin”) të qëndisura thjesht, në fjali aspak kilometrike.

Kush e njeh publicistikën e Arben Kallamatës, nuk çuditet nga mjeshtëria e tij për të luajtur me fjalën dhe kuptimet e saj. Surpriza është goditja me sukses që në herën e parë të një romani satirik, i cili të përpin ëmbël dhe ngutshëm. Por autori ka menduar të përfshijë disa sheshpushime gjatë udhëtimit. Kështu, në hyrje të kapitujve ai na tërheq vëmendjen me krijime dhe pjesë të përshtatura nga folklori. Pas kësaj ndalese, si për të marrë pak frymë, Kallamata ia dorëzon lexuesin Helenës, e cila vazhdon udhëtimin me karrocën perandorake në kërkim të Kryqit të Shenjtë.

Helena -75 vjeçare, autoritare, e pushtetshme, me një gjuhë të pandryshueshme, pa emocione, e akullt, e sigurtë, rrëfen symbyllur nën hijet e muzgut. Autori ka menduar që këtë personazh ta vendosë përballë alter-egos së saj, Afërditës, ose Venusit. Përmes tregimeve të historisë së shkuar Helena zhvillon luftën e brendshme të mbarsur prej fëmijërisë, genit apo fatit. Ajo na prezantohet si trashëgimtarja e qygjarëve, e caktuara për të realizuar një qëllim sublim të popullit të saj. Jeta e kësaj gruaje vërtitet rreth motos “Siç na dogjën do t’i djegim”. E shpëtuar dikur prej zjarrit që i shoi familjen, Helena 4-vjeçare vendoset në një familje romake për të humbur gjurmët e ekzistencës. Për disa vite ata e mbajnë të paprekur për shkak të kërcënimeve dhe pagesës që marrin, por kur fati i Gentit merr kthesë tragjike, Helena abuzohet fizikisht e seksualisht në bujtinën e fëlliqur. Urrejtja e neveria e saj arrijnë pikën kur ajo e ndihmuar prej një fisniku, të cilin më vonë e zbulon kush është, i vë zjarrin bujtinës dhe shkon e jeton në malësinë e Martaneshit derisa vjen momenti i duhur, të cilin unë nuk po e zbuloj për çfarë bëhet fjalë, në mënyrë që ju të lexoni vetë librin.

Autori ka zgjedhur këtë pasardhëse të Qygjes t’i tregojë lexuesit se linja femërore do të jetë e preferuara e tij. Gratë do të simbolizojnë vazhdimësinë dhe origjinën, inteligjencën dhe pushtetin, intrigën dhe hakmarrjen, energjinë dhe lëvizjen. Ndërsa meshkujt i sjell si figura plotësuese që kanë për të kryer ndonjë funksion, duke dhënë mundësi të spekulohet se janë më pak të ditur dhe më shumë fajtorë kur vjen puna në çështje që janë ende aktuale edhe sot. Duke shigjetuar që në fillim të romanit stereotipet me bazë gjinore autori na njeh me anën progresiste të tij. Ai u atribuon grave tipare dominante dhe gjithashtu rezervon një vend për homoseksualët si minoritet që në fillesat e njerëzimit. Por ama, stigmatizimi me finesë i mënyrave të të menduarit dhe të të funksionuarit të karaktereve, si në aspektin biologjik, personal, ashtu edhe atë social e politik nuk bën dallim në kohë, gjini, përkatësi apo shtresë të personazheve. Ndërsa dallim konstatojmë sa i përket stilizimit të karaktereve të bërë me aq mjeshtëri, saqë jo vetëm që imagjinata e lexuesit do t’i përkthejë si në imazhe filmi, por edhe si figura reale historike.

Qygjpalloshët flasin me një gjuhë të thjeshtë, konkrete siç është edhe të menduarit e tyre, problemet apo situatat i zgjidhin përmes dhunës, ose çlirimit të gazit intestinal (faqja 81 dhe 121), sjelljet i kanë të orientuara nga nevojat bazike, gjë që tregon se ata, njerëzit e parë, udhëhiqen nga instinkti. Ndërsa qytetarët e epokës perandorake na paraqiten pak më të sofistikuar. Ata kanë mendim, reflektim, emocion që do të thotë se njerëzimi po ngjit shkallët e intelektit. Autori nxjerr në pah disa vlera si premtimi, besa, sakrifica, dashuria jo thjesht për t’i glorifikuar ato dhe për të prekur ndjenjat e lexuesit, por për t’i përdorur në funksion të motiveve themelore të jetës së personazheve.

Disa herë Kallamata përdor të kundërtën e asaj që presim nga një karakter, duke thyer e provokuar skemat e ngurta të rrënjosura e trashëguara përmes sistemit universal të qëllimshëm të edukimit. Ai vendos në rrafshin e rëndomtë tokësor, heronjtë e mitet, motivet e luftës, fitoret apo humbjet, simbolet fetare dhe klerikët, duke i ravijëzuar aspak ngjashmërisht me klishetë që makineria propagandistike globalisht ka ushqyer historikisht masën.

Për shkak të disa ngjashmërive me ngjarje e personazhe historike apo mitologjike, mund të na duket sikur Kallamata po na rrëfen të pathënat, sipas stilit «qesh e ngjesh», sikur po zbulon pjesët e errëta të të vërtetave të fshehura ndër shekuj. Ose ndoshta jo, është thjesht një këndvështrim që i shtohet shumë të tjerëve. Si rrjedhojë, natyrshëm shijojmë jo vetëm anën humoriale, por edhe procesojmë një të menduar reflektiv mbi mjaft tema të librit: A është shqipja origjina e gjuhëve? Po Zoti, a është ai që thuhet se është? Nga e kemi prejardhjen? A ishin pellazgo-ilirët në themel të çdo qeverisjeje dhe komploti? A kishte një Kryq të Shenjtë? Si u instalua krishtërimi? A fshihen shumë vese e krime nën veladonin e besimit? Si luhet me injorancën dhe a është ajo burim i shumëçkaje? A është gjithçka ashtu si duket apo asgjë nuk duket ashtu siç është?

Unë ju ftoj të lexoni “Hijet e Muzgut”, një roman mrekullisht provokues, i shkruar me stil unik dhe inteligjencë, i cili i ka dhuruar letërsisë shqipe personazhe dhe fragmente humoristike që shumë shpejt kanë për t’u përfshirë në ligjërimet publike. Për ta mbyllur, unë e shijova pa fund…

 

Toronto, 18 Janar 2020

Në promovimin e romanit “Hijet e Muzgut” të Arben Kallamatës

Toronto dje u zbardh nga dëbora që s’kishte të pushuar. Qarkullimi me automjete kishte vështirësitë e veta në zona të caktuara e megjithatë kjo nuk i ndali aspak të interesuarit dhe apasionuarit e librit të merrnin pjesë në promovimin e romanit “Hijet e Muzgut” nga Arben Kallamata. Në ambientet e “Colombus Center” në orën 19 salla e prenotuar për këtë eveniment shkëlqente nga prania e ajkës së intelektualëve shqiptaro-kanadezë, të mirënjohur në fushën e shkencës, medias, artit, e biznesit.

Nuk ishte e vështirë të lexoje emocionet e Arben Kallamatës në këtë aktivitet organizuar me sqimë e klas nga regjisori Gjergj Rita në bashkëpunim me botuesin e FlasShqip Taulant Dedja, me prezantimin elegant të kineastit Mishel Koçiu dhe me mbështetjen e miqve të autorit Julian Dyrmishi dhe Arben Dedelli.

Nën tinguj të muzikës së zgjedhur në sfond dhe gotave me shampanjë aktori Artan Sejko me zërin e tij magjik interpretoi disa paragrafë provokues e me humor të romanit.

Më pas, kryeredaktorja e FlasShqip.ca Jeta Dedja, gazetari Genc Tirana dhe shkrimtari Artan Gjyzel Hasani, në cilësinë e reçensuesve të romanit njohën të pranishmit me kritikat dhe vlerësimet e tyre për veprën.

Të ftuarit, me një vëmendje impresionuese treguan edhe një herë respektin e tyre për artin, letërsinë dhe vlerat e komunitetit. Një vend i veçantë u ishte rezervuar edhe miqve përtej oqeanit, në mëmëdhe. Shkrimtari i mirënjohur Bardhyl Londo dhe gazetari Ilir Kadia morën pjesë në mënyrë virtuale në promovim duke dhënë komentet dhe përshëndetjet e tyre për librin, autorin dhe të pranishmit.

I konceptuar sipas një stili interaktiv të ftuarve iu dha rasti të bënin pyetje e komente për librin. Kështu nuk mund të rrinte pa dhënë një mendim një nga anëtarët më të hershëm të diasporës shqiptaro-kanadeze Hajro Çini, i cili shquhet për replikat me Kallamatën në rrjetet sociale edhe pse janë shumë miq me njëri-tjetrin.

Pyetje për autorin kishte kirurgia Eda Deliallisi Çini, e cila me një sy të hollë vëzhgimi kishte kapur disa elementë interesantë të romanit. Gjithashtu regjisori Jani Tane, edhe pse nuk e kishte lexuar ende librin, nisur nga reçensat e prezantuara, arriti të përcillte përceptimin e tij për temat e romanit. Nga pyetjet e të ftuarve të tjerë u zbulua se Arben Kallamata është në përfundim të librit të tij të dytë. Por pa e lexuar kritikja e tij e parë, bashkëshortja Mimoza Kallamata libri zor se shkon për botim.

E kështu me humor e ndërveprim erdhi fundi i aktivitetit. Pasi kishin kaluar pa u ndjerë më tepër se dy orë, dhe dëbora kishte pushuar, pjesëmarrësit patën mundësinë të merrnin librin me autograf nga autori e të bisedonin me njëri-tjetrin.

Promovime librash bëhen gjithandej, ashtu siç edhe botohet me shumicë në ditët e sotme, por librin e mirë lexuesi i kultivuar di ta nuhasë. Prandaj romani “Hijet e muzgut” edhe pse ka veç dy muaj që ka dalë nga shtypi ka shënuar rekorde shitjeje.

I urojmë suksese Arben Kallamatës!

Meshë e mbajtur nga Don Pren Kola në vigjilje të Krishtlindjes nga Misioni Shqiptar “Shën Nënë Tereza” në Toronto

Meshë në vigjilje të Krishtlindjes nga Misioni Shqiptar “Shën Nënë Tereza” në Toronto. Mesha drejtohet nga Don Prend Kola, një personalitet shumë e dashur jo vetëm për besimtarët katolikë, por për gjithë shqiptarët mbarë, sepse ai përçon fjalët e Zotit duke blatuar nderim kulturës dhe gjuhës shqipe!

Don Pren (Prend) Kola lindi më 10 shtator 1966 në fshatin Bec, komuna e Gjakovës, Kosovë. Gjimnazin klasik e mbaroi në Suboticë, Vojvodinë. Studimet filozofike e teologjike i kreu në Zagreb, mbas të cilave u shugurua prift më 5 shtator 1992 në Bec. Për njëzet vjet të meshtarisë shërbeu si kapelan në famullinë e Velezhës, Novo Sellës dhe si famullitar në Doblibare dhe Zllakuçan, si at shpirtëror i shqiptarëve në Austri, me qendër në Vjenë, si dhe në Çeki, Sllovaki, Hungari dhe Norvegji.

Deri tani ka botuar libra autoriale, përkthime dhe artikuj shkencorë me karakter teologjik, meditativ dhe poetik në shtëpitë botuese “Drita” dhe “Fjala Hyjnore”, si dhe në të tjera.

Librat autoriale: Para Fjalës së amshuar (përsiatje poetike, 1993); Nënë Tereza, Jezusi – dashuria ime (meditime dhe lutje, 1993; Jezu Krishti e Vërteta për të gjithë (shqyrtime teologjike, 1994); Nënë Tereza. Një jetë për të tjerët (meditime, 1997); Nënë Tereza në fotografi dhe fjalë (meditime, 1999); Festat e Marisë gjatë vitit kishtar (të dhëna, meditime, lutje, 2003); Nënë Tereza (dëshmi, kujtime, mendime, mbresa, 2004); Gjurmë të Krijuesit (vjersha për femijë, 2004); Shprehja e besimit dhe nderimit ndaj Eukaristisë (thënie dhe udhëzime, 2007); Una santa albanese di nome Madre Teresa (Milano: D’Agostino, 1999; përkthim i librit Nënë Tereza. Një jetë për të tjerët (1997); T’i përgjërohemi Hyjit: Lutje, himne, litani (Prishtinë: 2008); Lutjesore: Që familjet tona ta mësojnë dhe thellojnë besimin, (Prishtinë-Vjenë: 2009); Alfabeti i Nënë Terezes: Përsiatje dhe sugjerime (Prishtinë-Vjenë: 2010); Lutjet themelore të të krishterëve. Një shpjegim i shkurtër që së bashku në familjet tona të thellohemi në fe, shpresë dhe dashuri të Krishtit (Prishtinë: Drita, 2010); Kryqi. Shenja e papërmbysur e fitores së përkryer (Prishtinë-Vjenë: 2011). Kremtimi i Meshës. Festa e Dashurisë, e Paqes, e Pajtimit (Prishtinë: Drita, 2013).

Mbarështoi, shkroi parathënien dhe komentet e veprës së At Gjergj Fishtës, Vallja e Parrizit, (Gjakovë: Kuvendi Françeskan, 1995); mbarështoi dhe botoi poezitë e zgjedhura për fëmijë: Jehona e zemrës (Velezhë: Atë Anton Xanoni, 1997) dhe Jehu i zemrës mitare (Velezhë: Atë Anton Xanoni, 1999).
Ndër përkthimet e shumta, si stripa shenjtërish dhe broshura për fëmijë, veçojmë librat: Nënë Terezja, Dashuria fillon në shtëpi (meditime, Urtia: Zagreb, 1991); Anselm Grün, Kurora (Prishtinë: Shpresa, 2002); Anselm Grün, Mesha e Shenjtë. Shndërrim dhe bashkim (Zagreb-Prishtinë: Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci, 2004); Elmar Gruber, Libri im për Zotin: Vetëdijesimi për fenë (Prishtinë: Fjala Hyjnore 2004); Johannes Paulus II, Triptiku Romak (Prishtinë: Fjala Hyjnore 2006); Papa Benedikti XVI, Via crucis (Prishtinë: Fjala Hyjnore 2006).

Për gjashtë vjet ka udhëhequr revistën për femijë Lulja dhe revistën Zëri i Shën Nikollës kur ende ishte në famullinë e Velezhës. Tash dhjetë vjet (2004–2013) është kryeredaktor dhe botues përgjegjës i revistës Fjala Hyjnore të meshtarëve të Kosovës dhe Institutit Filozofik-Teologjik të Shkodrës për kulturë religjioze dhe botimeve të saj.

Pas 7 vjet shërbimi shembullor ndaj komunitetit, në Misionin Katolik shqiptar në Aarau, Don Pren Kola ka nisur shërbimin e tij të ri 4 vjeçar në Toronto të Kanadasë.

Voal.ch po sjell për lexuesin meshën që ka mbajtur Don Pren Kola në vigjilje të Krishtlindjes në Misionin Shqiptar “Shën Nënë Tereza” në Toronto të Kanadasë.

 

 

Tiranë: Mblidhet për herë të parë Këshilli Koordinativ i Diasporës (video)

Ilirian Agolli

Këshilli Koordinativ i Diasporës zhvilloi sot në Tiranë mbledhjen e parë, ku diskutoi programin e punës. Këshilli zgjodhi kryetar përfaqësuesin e diasporës nga SHBA-të, Mark Gjonaj, anëtar i këshillit bashkiak të Nju Jorkut.

“Këshilli njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar dhe do të punojë në disa tema kryesore, si votimi i diasporës në zgjedhjet e ardhshme, dyshtetësia, përfshirja e përfaqësuesve të diasporës në institucionet e shtetit shqiptar” – tha zoti Gjonaj për shtypin.

Krahas tij, anëtarë të Këshillit Koordinativ të Diasporës janë Ardian Radovicka dhe Adriana Fishta Bejko – përfaqësues të diasporës shqiptare në Kanada, Visar Tahsimi nga SHBA, Endri Hatellari dhe Brikena Muharremi nga Britani e Madhe, Sokrat Sinaj nga Zvicra, Anila Hykaj nga Franca, Lazim Destani nga Gjermania dhe Gazmend Kapllani, i cili përfaqëson Greqinë.

Ndihma e diasporës u bë shumë e dukshme me fonde dhe ndihma të tjera gjatë krizës humanitare që shkaktoi tërmeti i fortë i 26 nëntorit, ku humbën jetën në rrënoja 51 persona dhe mijëra të tjerë kanë mbetur pa strehë.

Reagim i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

 

Komunikatë:

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqipate në takimet e Bordit Drejtues të mbajtura nga data 18-20 nëntor në Paris (Francë), informon anëtarët e Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe opinionin e gjërë publik, se RRBDSH nuk është organizatore, pjesëmarrëse dhe as sponsorizuese e të ashtuquajtures “Konventë e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja”, e cila do të mbahet ditët e ardhshme në Prishtinë.
Njëkohësisht informojmë anëtarësinë e të gjitha rrjeteve në botë, se Rrjeti Global me lidershipin e saj është autoriteti i vetëm përgjegjës për organizimin e të gjitha aktiviteve formale dhe jo formale në nivel global.
Me këtë rast, RRBDSH reagon ashpër ndaj abuzimit me autoritetin e saj, duke deklaruar, se çdo formë tjetër e organizimit apo vendim që vie jashtë vendimeve të Bordit Drejtues dhe lidershipit të saj është i papranueshëm dhe jo legjitim.

Paris, 19.11.2019

Sekretari i Përgjithshëm i RRBDSH-së: Ismet Smajli

AT E BIR – Suksesi në Kanada i piktorit të ri shqiptar Elis Tarelli – Nga Bashkim Kadiu

Është modestia e lindur dhe e trashëguar e një ndjesie plot ngrohtësi prej piktori, si e Hytbi Tarellit, një përfaqësues i një veprimtarie plot jetë në artet pamore. Aty spikat një epokë e tërë, e sjellë mjeshtërish në art. Është Elisi, pinjoll i familjes Tarelli, tek i cili shohim një krenari të ligjshme, si ndjekës në gjurmët artistike, me përmbajtje të thellë ideore të veprave të të atit. Njëkohësisht një plotësim të një dëshire “të mohuar”, që na shpie drejt mbajtjes së një premtimi, ku thuhet: “Amanet i mbajtur”.

Bashkim Kadiu

Ishte fryma novatore dhe atdhetare, plot shkëlqim e shumë veprave të artit, që e shtyn drejt një hapësire të gjerë, ku dominon ndërgjegjshëm puna e tij si artist dhe mëmëdhetar i thekur. Të gjitha veprat shpalosen në mes një freskie dhe ndjesie të prekshme me realitetin, duke futur dhe ruajtur në shpirtin e tij krijues, madhështinë e artit me brumë nga vendlindja shqiptare, që pasqyron një mendje e shpirt idealist, njerëzor e fisnik. Pikërisht këtu hasim ritmin e një jete plot vrull e mundim, të artistit me vlera dhe virtyte të larta, të piktorit dhe skulptorit Hytbi Tarelli, figurë mjaft të njohur në rrethet artistike në mbarë trojet arbërore dhe në Kanada. Artisti i ri Elisi, me një krenari dhe nderim të thellë për këtë, ndjen dhe ndjek me përkushtim gjurmët e të atit, në krijimet dhe punimet e tij plot hijeshi dhe magji arti.

Në rrugën e gjatë dhe të vështirë në art, të të atit, vazhdon i biri, ky talent i trashëguar i aftësive dhe dëshirave të babait të tij, të guximit, qëndresës, durimit, këmbënguljes, si mësues dhe mjeshtër i penelit dhe daltës, i cili kishte një brengë dhe amanet të “pa tretur”, të bëhej artist i shkolluar. Fjalë e thënë dhe e dhënë, që u mbajt nga Elisi, si një gur i çmuar në gjerdanin e jetës të familjes së madhe “Tarelli”.

Elisi ndoqi studimet e larta pranë universitetit në Toronto-Kanada, ku dhe u diplomua për artet pamore moderne. Ky djalosh, i lidhur denjësisht me veprat e të atit, ndjekës i përkushtuar i mësimeve dhe porosive të tij, bëri të mundur realizimin e një ëndrre, e mbetur si brengë shpirti, për atë që s’mundi të bëjë i ati, në rininë e hershme të tij. Ai, tashmë i plotësuar shkollarisht dhe i pjekur artistikisht, në bashkëpunim me artistë të tjerë shqiptar dhe kanadez, është organizator dhe pjesëmarrës në hapjen e shumë ekspozitave në Toronto dhe në qytete të tjerë, të atij vendi ku jeton dhe punon prej disa vitesh.

Elisi është një nga piktorët dhe dekoratorët modernist të kohës, me plot talent, dëshira, ëndrra dhe njohuri akademike, i cili është duke trajtuar të gjallë dhe fuqishëm pikturën klasike modernizuese. Krijimtaria e tij është e lidhur ngushtë me atë çka ideon dhe kompozon, vërtetësinë e dëshirave të tij, duke na ngacmuar shpirtin me ndjeshmëri dhe admirim arti, për të vërtetën që na rrethon. Puna e tij na bind, se kemi të bëjmë me një talent artistik që premton dhe është në rritje. Një shembull i tillë, na detyron të jemi krenarë për vlerat e veprave të tij, si vazhdues i traditës shqiptare dhe familjare: “Amanetin e mbajtur”.

Suksese dhe krijimtari të begatë, në vazhdimësi të veprave të tua Elis, në gjurmët e babait tuaj, Hytbi Tarelli.

 

Bashkim Kadiu

Durrës më: 09, 11, 2019     

Sfondi i anulimit të vizitës së Kryeministrit Rama në Kanada. Letra e 17 përfaqësuesve të komunitetit shqiptar

Kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar një vizitë në Kanada ku do të merret pjesë në një forum ekonomik, “Toronto Global Forum”, i cili zhvillohet nga data 4-6 shtator.

Megjithëse nuk konsiderohet një vizitë zyrtare, kryeministri e ka anuluar udhëtimin drejt Kanadasë ku krahas pjesëmarrjes në forum, ishte parashikuar edhe një darkë me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje. Lajmi për këtë ishte publikuar edhe nga ambasada shqiptare në kryeqytetin kanadez.

Por, para udhëtimit për në Toronto, një grup përfaqësuesish shqiptarë i janë drejtuar me një letër të gjatë presidentit dhe drejtorit ekzekutiv të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të Amerikave si dhe Presidentit të “Toronto Global Forum”.

Në letër, shprehet shqetësimi për situatën ku ndodhet Shqipëria dhe përkeqësimi i demokracisë në vend.

“Zoti Rama udhëheq një nga regjimet më jodemokratike të periudhës postkomuniste në Shqipëri dhe ka shkatërruar dhe abuzuar institucionet dhe procedurat demokratike në çdo rast. Nën pretekstin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, zoti Rama ka shkatërruar sistemin e balancës dhe kontrollit duke mbyllur Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë”, thuhet midis të tjerash në letër.

25 Gusht, 2019

Zotit Nicholas Rémillard

President dhe Drejtor ekzekutiv

Forumi Nderkombetar Ekonomik i Amerikave

Cc

Joseph Clark

President

Toronto Global Forum

Rreth pjesëmarrjes së Kryeministrit te Shqipërisë në Forumin Global të Torontos

I dashur zoti Rémillard,

Ne jemi një grup intelektualësh dhe biznesmenësh Shqiptaro-kanadezë që  me shqetësim mësuam që Kryeministri shqiptar Edi Rama është ftuar të ndjekë punimet e edicionit të 13 te Forumit Global të Torontos (Të Udhëheqësh Ekonominë e Re), mbajtur nga organizata juaj e shumërespektuar në 4-6 Shtator, 2019.

Ndërsa veprimtaria juaj kontribuon për një botë më të drejtë, përfshirëse dhe të mbrojtur, prania mes shumë udhëheqësve, ekspertë dhe drejtues të mirënjohur biznesi, e një kryeministri që e ka degraduar kursin e demokracisë në vendin e tij dhe që ka zhytur ekonominë e vendit në korrupsion dhe informalitet, do të konsiderohej si një gjest i dyshimtë dekurajues, një hap i gabuar që nuk është në përputhje me parimet dhe vlerat e reputacionit të forumit tuaj.

Ne duam të vëmë në vëmendjen tuaj informacionet e fundit që mund të përditësonin idenë që ju tashmë keni për situatën e Shqipërisë nën qeverisjen e zotit Rama përgjatë gjashtë viteve të shkuar.

Gjendja e Demokracisë në Shqipëri

Zgjedhjet në Shqipëri janë të lira, por të manipuluara që ditën kur zoti Rama mori pushtetin. Qeveria kontrollon gjithë kompanitë e mëdha mediatike deri në atë masë sa zëri i opozitës të mos dëgjohet.

Gazeta më e madhe gjermane “Bild” ka publikuar prova të besueshme se si zoti Rama i blen votat në Shqipëri dhe se si ministrat e tij janë të lidhur dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Në sezonin e mëparshëm parlamentar 19 antarë socialistë të Parlamentit rezultuan individë me rekorde kriminale.

Përballuar me pamundësinë për t’u dëgjuar dhe të zgjidhet lirshëm në këtë klimë të vjedhjes së votave opozita nuk merr më pjesë në zgjedhje dhe aktualisht ndodhet jashtë  sistemit  politik.

Zoti Rama udhëheq një nga regjimet më jodemokratike të periudhës postkomuniste në Shqipëri dhe ka shkatërruar dhe abuzuar institucionet dhe procedurat demokratike në çdo rast. Nën pretekstin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, zoti Rama ka shkatërruar sistemin e balancës dhe kontrollit duke mbyllur Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë.

Ka emëruar një Prokurore të përgjithsme pa konsens, duke thyer nenet përkatëse të Kushtetutës lidhur me këtë çështje.

Prokuroja e Përgjithshme, një kukull e zotit Rama, po shkatërron të gjitha provat e arësyeshme të mbledhura nga paraardhësi i saj në zyrë, prova që rëndojnë së tepërmi në sytë e ligjit qeverinë dhe antarët e saj.

Vendi është zhytur në një krizë serioze kushtetuese dhe politike. Me fitoren 99.99% në zgjedhjet e fundit bashkiake partia e zotit Rama praktikisht futi në dorë të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Shqipëria u bë vendi i parë në Europë që nga përmbysja e Murit të Berlinit, ku një parti e vetme kontrollon pushtetin qëndror dhe lokal në masën 100%.

Zoti Rama, gjithashtu ka fuqinë absolute dhe partia e tij zotëron gjithçka në Shqipëri. Institucioni i Presidentit të Shqipërisë anashkalohet dhe dekretet e tij kushtetuese injorohen nga regjimi i Ramës.

E mbetur jashtë sistemit dhe e përçarë, Opozita është shumë e dobët për të rrezikuar regjimin e zotit Rama në të ardhmen e afërt.

Rasti i Shqipërisë është një  kambanë alarmi se çfarë mund të ndodhë kur në emër të stabilitetit, demokracitë Perëndimore tolerojnë kapjen e të gjitha institucioneve demokratike nga një parti e vetme politike, gjë që pashmangërisht çon në një qeverisje jashtë kontrollit.

Gjendja e Ekonomisë shqiptare

Ekonomia e Shqipërisë përjeton kolaps të plotë. Shumica e njerëzve mbijetojnë kryesisht me paratë e emigrantëve dhe paranë informale që hyn në vënd nga aktivitete të dyshimta. Krimi i organizuar ka korruoptuar çdo nivel të qeverisë shqiptare. Në Shqipëri nuk ekzistojnë më tenderimet e prokurimet publike. Kontratat më të mëdha u jepen të njëjtave kompani në mënyrë të vazhdueshme. Përmes proçedurash të errëta e jotransparente zoti Rama po ndan asetet më të rëndësishme të vendit me një grusht miqsh dhe mbështetësish përmes të ashtuquajturave skema të Partnership Privat Publik (PPP)

Sa për të sjellë një shembull, një kompani e sapokrijuar, gjoja e regjistruar në shtetin Delaware të SHBA vetëm pak ditë para fitimit të një kontrate prej 220 milionë eurosh (CAN $352 milionë) është pjesë e këtyre projekteve famëkeqe. Pas publikimeve në një portal investigativ, u zbulua që çertifikata ligjore e kompanisë ishte e falsifikuar, e po ashtu edhe firma e Sekretarit të Shtetit të Delaware në aktet e Korporatës e falsifikuar.

Ekonomia ka shkuar gjithnjë në rënie gjatë qeverisjes së zotit Rama. Asnjë investitor i huaj në gjashtë vitet e fundit dhe shumica e kompanive të huaja që operonin në Shqipëri para vitit 2013 po largohen si pasojë e trajtimit arbitrar që ju ka rezervuar administrata e korruptuar shtetërore dhe mungesa totale e sistemit të drejtësisë.

Një shembull tjetër ilustrues: Qeveria e zotit Rama kohët e fundit humbi një betejë ndërkombëtare ligjore prej 140 milionë eurosh (CAN $205 milionë) kundër një investitori të huaj biznesi i të cilit u ndalua dhe asetet iu morën arbitrarisht nga qeveria. Korrupsioni ka shkatërruar besimin e qytetarëve shqiptarë në institucionet publike dhe dëmton cilindo, jeta, mirëqenia e lumturia e të cilit varet nga integriteti i autoritetit qeverisës. 500,000 shqiptarë të pashpresë kanë lënë Shqipërinë drejt vendeve të huaja gjatë 6 viteve të regjimit të zotit Rama dhe ky numër është gjithnjë e më shumë në rritje.

Ne besojmë se pikërisht për arësyet e lartpërmendura qeveria kanadeze nuk u ka dërguar asnjë ftesë qeveritarëve shqiptarë që nga viti 2015 dhe nuk ka ratifikuar akoma Marrëveshjen për Mbrojtjen e Investimeve të Huaja me Shqipërinë, edhe pse negociatat për këta marrëveshje ishin mbyllur që në vitin 2013.

Si shqiptaro-kanadezë që jetojmë në këtë Vend të Madh, në do të dëshironin ta shihnim Shqipërine të përparonte në rrugën e Demokracisë.

Ju falenderojmë për vëmendjen tuaj ndaj shqetësimeve tona dhe ju lutemi pranoni përshëndetjet tona më të mira!

Signed by:

Mr. Hajro ÇINI M.A. Economics – Toronto

Former Director of Finance Smiths Medical

Mr. Taulant DEDJA M.P.A. – Toronto

Former Governor of Tirana – Albania

Former Member of Parliamentary Assembly of the Council of Europe (Albania)

Editor – Flasshqip.ca Albanian Canadian Online Neëspaper

Mr. Bujar LLAPAJ – Vancouver

Independent Professional Musician

Principal Conductor – West Coast Symphony Orchestra, Vancouver

Mrs. Edlira BEGEJA ÇINI – Toronto

Customer Care Manager

Mr. Endrit MULLISI MSc – Toronto

Professional in the non-profit organization management and churches

Mr. Artan Gjyzel HASANI – Toronto

Albanian Canadian Writer

Mr. Mishel KOÇIU – Montréal

Motion Picture Producer & Director

Mrs. Entela KONOMI – Montréal

Artist Painter & Lawyer

  1. Hysni MARKU – Montréal

Membre de l’Ordre des médecins vétérinaires du Québec

Ancien Président Communauté Albanaise du Québec, Montréal

Mr. Besnik REXHVELAJ – London

Mortgage Broker

Chairman – Albanian Canadian Society “Illyria”, London Ontario

Mr. Lejdi AGO – Kitchener

Financial Advisor, Former Chairman Albanian Canadian Association of Regina, Saskatchewan

Mr. Rudolf NOSI – Toronto

Project Manager

Mrs. Bela ALEKSI – Toronto

ESL Teacher

Mrs. Ira KORE – Toronto

Property Manager

Mr. Robert KORE – Toronto

Property Manager

Mr. Afrim KORBI – Toronto

Business oëner

Mr. Nick NDREKA – Toronto

Business oëner

Mr. Armando MOSHO – Toronto

Financial Advisor

Project Manager

Deklaratë nga pёrfaqësues të Kёshillit Koordinues te Diasporёs: Të mos prishet godina e Teatrit Kombëtar

Si pёrfaqësues të Kёshillit Koordinues te Diasporёs jemi tё shqetёsuar që shoqëria shqiptare dhe në vecanti politika po përjeton një klimë konflikti që mund të ketë pasoja të renda për të ardhmen e vendit. Duket sikur politika te ne gjeneron kriza të vazhdueshme që dëmtojnë rëndë jo vetëm ekonominë por edhe imazhin e vendit. Muajin e fundit është krijuar njё tensionim fare i panevojshёm lidhur me fatin e godinёs sё Teatrit Kombёtar nё Tiranё. Prej 18 muajsh debatohet dhe protestohet vazhdimisht pёr kёtё cёshtje dhe, sigurisht do te ishte e udhës që Qeveria të vleresonte këtë debat sipas praktikave demokratike me konsultime apo referendum siç ndodh në çdo vend demokratik. Kjo do të kishte evituar që situata të degradonte deri në atë pike sa artistët dhe grupe të tjera të shoqërisë të mbrojnё Teatrin nga policia e shtetit.

• Jemi dakort të ndërtohet njё Teatёr i ri në Tiranë sipas kërkesave të kohës por, kjo mund tё realizohet në një zonë tjetër pa prishur godinёn ekzistuese.

• Qeveria dhe Bashkia e Tiranёs duhet të kuptojnë qё demokracia nёnkuptohet vetёm atёherё kur shumica dёgjon edhe zёrin e pakicёs pa lënë pas dore edhe mendimin e diasporёs.

• Për me tepёr nё kёtё rast nuk bёhet thjeshtё fjalё pёr pakicё dhe shumicё por pёr nje çështje mjaft delikate që ka të bejë me identitetin kulturor të vendit dhe në vecanti qytetit te Tiranes. Artistët, arkitektët, urbanistët, konstruktorët dhe shoqëria civile në Shqipëri dhe Diasporë, kanë të drejtë të ngrenë zёrin pasi kauza pёr teatrin eshte nje test integriteti dhe respekt pёr secilin.

• Nuk dyshojmё qё Qeveria ka qëllime dhe ide të mira por ato bëhen të realizueshme kur janë pjesë e një strategjie zhvillimi social-ekonomik që ka si bazë parimet demokratike të transparencës, gjithëpërfshirjes së grupeve të interesit, zhvillimit harmonik të zonave të ndryshme urbanistike dhe me kryesorja në forcimin e unitetit kombëtar aq shumë i munguar këto kohët e fundit. .

Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë ti kthehemi mencurisë së Sokratit që ” Sekreti i ndryshimit është të fokusojmë të gjithë energjinë tonë, jo për të prishur të vjetrën por për të ndërtuar të renë”. Interesi i vetëm i Diasporës është dhe do të jetë respekti reciprok, progresi ekonomik dhe demokracia e vendit tone duke ruajtjur trashegiminё historike dhe kulturore qё ne po e promovojmё me sukses nepёr botё. Diaspora nuk mund te qendroje kursesi indiferente dhe mospёrfillese ndaj zhvillimeve negative nё vend dhe ёshtё e gateshme tё kontribuojё me ide dhe projekte konkrete. Ne e ndjejmё detyrim patriotik dhe moral tё ndihmojmё dhe ngremё zёrin vetёm nё shёrbim tё Kombit dhe jo tё partive.

Tё dashur bashkeadhetarë, ju bёjmё thirrje nga larg pёr mirekuptim dhe jo konfrontime. Mos harroni se kemi mё shumё gjёra qё n’a bashkojnё se sa n’a ndajnё. Artistёt e mёdhenj qё n’a argёtuan dhe edukuan nga skena e atij teatri nuk do tё dёshronin tё pёrҫahemi pёr godinёn, por tё bashkohemi pёr mbrojtjen e identetitetit tone dhe qё Teatri i ri tё sjellё art cilësor dhe dashuri duke ruajtur nё gjirin e vet thesarin e Teatrit Kombёtar. Ftojmë anetaret e tjere te KKD, Ambasadoret e Kombit, dhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe nëpër botë që të mbështesin këtё deklaratё.

Znj. Adriana Fishta Bejko, Dr. (pёrfaqёsuese nga diaspora e Kanadasё)
Kryetare e Bordit te Shkolles Shqipe ne Calgary, autore tekstesh dhe studiuse shkencore, Ambasadore e Kombit

Znj. Anila Hyka SmØrgrav, M.A. Sc and MBA (pёrfaqsuese nga diaspora e Francёs)
Drejtoreshë projektesh, Profesioniste ne fushën e IT dhe Telekomunikacionit, Ambasadore e Kombit

Z. Ardian Radovicka, M.A. Sc. and P.Eng. (pёrfaqёsues nga diaspora e Kanadasё)
Drejtues projektesh studimore, Profesionist per modelimet hidraulike ne bashkine e Torontos, piktor dhe veprimtar

Z. Bashkim Bekiri (pёrfaqёsues nga diaspora e Australisё)
Kryetar I shoqates se komuniteteit Shqiptaro-Australian, inisiator dhe organizator aktivitetesh

Z. Gazment Kapllani, Dr. (pёrfaqёsues nga diaspora e Greqisё)
Drejtues I Katedres se Studimeve Shqiptare Hidai Bregu ne Universitetin DePaul ne Cikago, shkrimtar, dramaturg dhe gazetar, Ambasador i Kombit

Z. Sokrat Sinaj, Prof. Dr. (pёrfaqёsues nga diaspora e Zvicrёs)
Pergjegjes per kerkimin shkencor ne fushen e ushqimit te bimeve bujqesore ne Institutin Kombetar te Kerkimeve Bujqesore (Agroscope) ne Zvicer, Ambasador i Kombit

Deklaratë nga pёrfaqësuesë të Kёshillit Koordinues te Diasporёs: Të mos prishet godina e Teatrit Kombëtar

Si pёrfaqësuesë të Kёshillit Koordinues te Diasporёs jemi tё shqetёsuar që shoqëria shqiptare dhe në vecanti politika po përjeton një klimë konflikti që mund të ketë pasoja të renda për të ardhmen e vendit. Duket sikur politika te ne gjeneron kriza të vazhdueshme që dëmtojnë rëndë jo vetëm ekonominë por edhe imazhin e vendit. Muajin e fundit është krijuar njё tensionim fare i panevojshёm lidhur me fatin e godinёs sё Teatrit Kombёtar nё Tiranё. Prej 18 muajsh debatohet dhe protestohet vazhdimisht pёr kёtё cёshtje dhe, sigurisht do te ishte e udhës që Qeveria të vleresonte këtë debat sipas praktikave demokratike me konsultime apo referendum siç ndodh në çdo vend demokratik. Kjo do të kishte evituar që situata të degradonte deri në atë pike sa artistët dhe grupe të tjera të shoqërisë të mbrojnё Teatrin nga policia e shtetit.

• Jemi dakort të ndërtohet njё Teatёr i ri në Tiranë sipas kërkesave të kohës por, kjo mund tё realizohet në një zonë tjetër pa prishur godinёn ekzistuese.

• Qeveria dhe Bashkia e Tiranёs duhet të kuptojnë qё demokracia nёnkuptohet vetёm atёherё kur shumica dёgjon edhe zёrin e pakicёs pa lënë pas dore edhe mendimin e diasporёs.

• Për me tepёr nё kёtё rast nuk bёhet thjeshtё fjalё pёr pakicё dhe shumicё por pёr nje çështje mjaft delikate që ka të bejë me identitetin kulturor të vendit dhe në vecanti qytetit te Tiranes. Artistët, arkitektët, urbanistët, konstruktorët dhe shoqëria civile në Shqipëri dhe Diasporë, kanë të drejtë të ngrenë zёrin pasi kauza pёr teatrin eshte nje test integriteti dhe respekt pёr secilin.

• Nuk dyshojmё qё Qeveria ka qëllime dhe ide të mira por ato bëhen të realizueshme kur janë pjesë e një strategjie zhvillimi social-ekonomik që ka si bazë parimet demokratike të transparencës, gjithëpërfshirjes së grupeve të interesit, zhvillimit harmonik të zonave të ndryshme urbanistike dhe me kryesorja në forcimin e unitetit kombëtar aq shumë i munguar këto kohët e fundit. .

Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë ti kthehemi mencurisë së Sokratit që ” Sekreti i ndryshimit është të fokusojmë të gjithë energjinë tonë, jo për të prishur të vjetrën por për të ndërtuar të renë”. Interesi i vetëm i Diasporës është dhe do të jetë respekti reciprok, progresi ekonomik dhe demokracia e vendit tone duke ruajtjur trashegiminё historike dhe kulturore qё ne po e promovojmё me sukses nepёr botё. Diaspora nuk mund te qendroje kursesi indiferente dhe mospёrfillese ndaj zhvillimeve negative nё vend dhe ёshtё e gateshme tё kontribuojё me ide dhe projekte konkrete. Ne e ndjejmё detyrim patriotik dhe moral tё ndihmojmё dhe ngremё zёrin vetёm nё shёrbim tё Kombit dhe jo tё partive.

Tё dashur bashkeadhetarë, ju bёjmё thirrje nga larg pёr mirekuptim dhe jo konfrontime. Mos harroni se kemi mё shumё gjёra qё n’a bashkojnё se sa n’a ndajnё. Artistёt e mёdhenj qё n’a argёtuan dhe edukuan nga skena e atij teatri nuk do tё dёshronin tё pёrҫahemi pёr godinёn, por tё bashkohemi pёr mbrojtjen e identetitetit tone dhe qё Teatri i ri tё sjellё art cilësor dhe dashuri duke ruajtur nё gjirin e vet thesarin e Teatrit Kombёtar. Ftojmë anetaret e tjere te KKD, Ambasadoret e Kombit, dhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe nëpër botë që të mbështesin këtё deklaratё.

Znj. Adriana Fishta Bejko, Dr. (pёrfaqёsuese nga diaspora e Kanadasё)
Kryetare e Bordit te Shkolles Shqipe ne Calgary, autore tekstesh dhe studiuse shkencore, Ambasadore e Kombit

Znj. Anila Hyka SmØrgrav, M.A. Sc and MBA (pёrfaqsuese nga diaspora e Francёs)
Drejtoreshë projektesh, Profesioniste ne fushën e IT dhe Telekomunikacionit, Ambasadore e Kombit

Z. Ardian Radovicka, M.A. Sc. and P.Eng. (pёrfaqёsues nga diaspora e Kanadasё)
Drejtues projektesh studimore, Profesionist per modelimet hidraulike ne bashkine e Torontos, piktor dhe veprimtar

Z. Bashkim Bekiri (pёrfaqёsues nga diaspora e Australisё)
Kryetar I shoqates se komuniteteit Shqiptaro-Australian, inisiator dhe organizator aktivitetesh

Z. Gazment Kapllani, Dr. (pёrfaqёsues nga diaspora e Greqisё)
Drejtues I Katedres se Studimeve Shqiptare Hidai Bregu ne Universitetin DePaul ne Cikago, shkrimtar, dramaturg dhe gazetar, Ambasador i Kombit

Z. Sokrat Sinaj, Prof. Dr. (pёrfaqёsues nga diaspora e Zvicrёs)
Pergjegjes per kerkimin shkencor ne fushen e ushqimit te bimeve bujqesore ne Institutin Kombetar te Kerkimeve Bujqesore (Agroscope) ne Zvicer, Ambasador i Kombit

U mblodhën 100 mijë firma kundër dëbimit të të riut shqiptar nga Britania, autoritetet marrin vendimin përfundimtar

Një i ri shqiptar, i cili mbërriti në Britani pak vite më parë, ka fituar të drejtën e qëndrimit në vend. Stiven Bregu, 18 vjeç sipas Daily Mail, shpëtoi nga dhuna në Shqipëri ku u lind dhe udhëtoi ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar pesë vjet më parë.

 

Ai u braktis nga trafikantët e qenieve njerëzore që e dërguan në Mbretërinë e Bashkuar, duke e braktisur në Keynsham, Somerset, ku nuk dinte anglisht si dhe nuk kishte para.

Stiven u mor nga një familje në Bristol dhe u regjistrua në Shkollën St Mary’s Redcliffe.

Pavarësisht sukseseve në shkollë, atij iu tha se do të dëbohej pasi të mbushte 18 vjeç.

Familja e tij kujdestare, miqtë dhe vendasit në Bristol u mblodhën për të mbajtur Stiven në vend dhe pas mbledhjes së 100,000 nënshkrimeve në një peticion, atij iu dha e drejta për të qëndruar në vend.

Peticioni për të ndaluar ekstradimin e tij mori mijëra nënshkrime pasi çështja e tij i theksua në mes të qershorit.

Në ditën kur mbaroi provimin e fundit në nivelin A, ai tregoi përshtatjen ndaj jetës në Bristol, përpara se të bëhej anëtar kryesor i komunitetit në Totterdown dhe në Shkollën St Mary Redcliffe.

Ai u bë mentor i nxënësve të rinj dhe fitoi mbështetjen e kryetarit të bashkisë Marvin Rees pasi mori pjesë në një Program të Udhëheqjes së Qytetit.

Stiven e mësoi shumë shpejt gjuhën dhe arriti rezultate të larta në shkollë veçanërisht në Matematikë.

Ai tha se dëshironte të qëndronte në Bristol, ku fitoi një praktikë prestigjioze në një firmë të lartë të administrimit të pasurisë.

Por Zyra e Brendshme tha që e drejta e tij për të qëndruar si një fëmijë i pashoqëruar kishte mbaruar kur ai mbush 18 vjeç dhe mbaroi arsimin me kohë të plotë – duke i mohuar atij të drejtën e qëndrimit kur ai aplikoi.

I mbështetur nga miqtë, familja kujdestare dhe mësuesit e tij, Stiven apeloi vendimin dhe mori pjesë në një seancë në Newport javën e kaluar.

Në Australi – E masakroi babai me thika pse doli me shoqet, ja çfarë shkruan nëna e Sabrina Lekajt

Nëna Romina Lekaj, e Sabrinës, vajzës 20 vjeçare shqiptare që u masakrua me thika nga babai I saj në Australi, ka vendosur shiritin e zi në profilin e saj në Facebook dhe shkruan vetëm një fjali:

‘Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen’.

Ngjarje shokuese ndodhi në Australi, ku një baba shqiptar vrau vajzën e tij 20-vjeçare, Sabrina Lekajn me thikë teksa ndodheshin në makinë.

Petrit Lekaj, 49 vjeç u gjet gjithashtu në makinë me lëndime në bark.

Mediat e huaja shkruajnë se Sabrina kishte debatuar me të atin, pasi e kishte kaluar mbrëmjen me shoqen e saj në klub.

Shoqja e Sabrinës ka thënë për mediat se e reja ishte e shqetësuar pasi i ati do i bërtiste kur të shkonte në shtëpi.

Image

Vrasja e shqiptares në Australi/Flet mikesha: Si e njihnim Sabrinën

Detaje të reja mësohen për studenten 20-vjeçare shqiptare, Sabrina Lekaj e cila u gjet e vdekur brenda makinës së saj në Adelaide të Australisë Jugore. Pranë saj u gjet i gjakosut edhe i ati Petrit Lekaj.

Policia e Australisë Jugore lëshoi një deklaratë të martën në mbrëmje duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj, ishte i dyshuari kryesor dhe pritej të akuzohej për vrasjen e vajzës së tij. Ai pritet të merret në pyetje të premten.

Një nga mikeshat e saj, Jana Fandi flet për ABC News dhe thotë se do ta mbajë mend Sabinën si një vajzë ambicioze, shumë të mirë në mësime dhe një pianiste të shkëlqyer

Jana Fandi thotë se vdekja e Sabinës ishte një tragjedi dhe i kishte tronditur të gjithë shokët dhe ish-shokët e shkollave të Kolegjit Nazareth.

“Gjatë gjithë shkollës së mesme, ishim shumë afër dhe bëmë shumë gjëra së bashku. Ne të dyja kemi dashur muzikën dhe ajo ishte një pianiste e pabesueshme dhe ne bëmë konkurse së bashku, së bashku me nxënës të tjerë të shkollës. Ajo ishte gjithmonë aty për këdo që ishte rreth saj”.

Sabrina Lekaj studionte imazhe mjekësore në universitet.

“Ajo e donte shkencën, prandaj edhe kishte vendosur të studionte imazhet mjekësore. Ajo donte të ndihmonte njerëzit”,- tha Fandi.

“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë mbicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm, por ajo gjithmonë do të thoshte: Jo, mund ta bëj më mirë, do ta bëj më mire”.

Mesazhe te shumta ngushellimi pas ngjarjes se rende qe ndodhi ne Aselaide të Austraisë, ku Petrit Lekaj, një shqiptar, akuzohet se ka vrarë vajzën e tij, Sabrina Lekaj.

Mediat e huaja raportojne se ajo ishte studente shume ambicioze, me shume qellime ne jete, e mrekullueshme dhe e gatshme te ndihmonte kedo. Ajo sipas shoqeve ishte edhe nje pianiste e talentuar.

Sabrina Lekaj u gjet pranë babait të saj të plagosur rëndë në një rrugë Adelaide rreth orës 11:00 të dielën.

Policia e Australisë Jugore lëshoi ​​një deklaratë të martën në mbrëmje duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj, pritej të akuzohej për vrasjen e vajzës së tij.

Ai po trajtohet në Spitalin Mbretëror Adelaide, ku ai mbetet nën ruajtjen e policise, per shkak te plageve qe ka ne pjesen e barkut.

Policia ka thënë se ata presin të akuzojnë Petrit Lekajn për vdekjen e vajzës së tij.

Një seancë dëgjimore zyrtare është caktuar për të premten.

Një nga shoqet e vajzes, Jana Fandi, tha për ABC News se vdekja ishte një tragjedi dhe i kishte tronditur shokët e saj dhe ish shokët e shkollave të Kolegjit Nazareth.

“Gjatë gjithë shkollës së mesme, ishim shumë afër dhe bëmë shumë gjëra së bashku,” tha ajo.

“Ne të dyja kemi dashur muzikën dhe ajo ishte një pianiste e pabesueshëm dhe ne bëmë konkurse së bashku, së bashku me nxënës të tjerë të shkollës. Sabrina ishte një person i pabesueshëm – ajo ishte e ëmbël, ajo ishte shume gazmore. Pa marrë parasysh se sa e trishtueshme ishte ajo, ajo gjithnjë siguroi që të tjerët rreth saj ishin në rregull. Ajo ishte gjithmonë aty për këdo që ishte rreth saj. Ajo gjithmonë i vuri të tjerët para saj”- tregon ajo.

Me tej tregon se vajza ishte studente per mjekesi.

“Ajo e donte shkencën, kështu që po bënte imazhe mjekësore. Ajo donte të ndihmonte njerëzit, kështu që zgjedhja e saj natyrisht rrjedh prej kësaj,” tha Fandi.

“Është e trishtueshme që ajo nuk është me ne më. Kjo është një tragjedi”- tha ajo.

U vra nga babai pasi doli natën me shoqet, ky është mesazhi i fundit i dërguar nga 20 vjeçarja shqiptare


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Adelaide të Australisë, ku babai shqiptar ka vrarë vajzën e tij 20 vjeçare.

Petrit Lekaj u arrestua nën akuzën e vrasjes së vajzës së tij e cila u gjet e vrarë në makinën e saj të dielën, ndërsa babai 49-vjeçar ishte aty pranë, i lyer me gjak. Pas hetimeve, policia vuri në pranga babanë e saj, shkruajnë mediat e huaja.

Vetë Petrit Lekaj, akuzuar për vrasjes e së bijës është në spital me plagë të shumta në trup. Ai po ruhet nga policia, teksa një seancë dëgjimore zyrtare është caktuar për të premten.

Një nga shoqet e Sabina Lekaj, Jana Fandi, tha për median prestigjoze ABC News se vdekja ishte një tragjedi dhe i kishte tronditur shokët e shoqet e Sabrinës. Ata shtuan se 20 vjeçarja iu tregonte shpesh se babai nuk e linte që të dilte natën.

Mesazhi i fundit që ajo dërgoi ishte “të dua, të shkruaj kur të shkoj në shtëpi,” drejtuar një shoqeje.

Ishim shoqe të ngushta, flisnim gjithë ditën bashkë. Kishim plane bashkë këtë javë, do të dilnim për drekë. Sabrina i gjendej pranë kujtdo që kishte nevojë për të. Vinte gjithnjë të tjerët para vetes,” tha Kat, shoqja e Sabrinës.

Sabrina Lekaj ishte një studente shumë e mirë e mjekësisë, ndërsa ishte edhe një pianiste tepër e zonja.

Lëvizja “Krahët e Shqipes”, shpresë për ndryshimin e Shqipërisë – Nga Florim Zeqa

Ashtu siç e kam thënë në mënyrë profetike tre vite më parë, se e vetmja alternativë për shpëtimin kombëtar është një “Lëvizje e re politike nga mërgata jonë”, kjo nismë këto ditë po bëhet realitet në Tiranë.

Është kjo lëvizja politike “Krahët e Shqipes” me qendër në Londër, e cila angazhohet për për bashkimin e shqiptarëve për një alternativë të re qeverisëse për Shqipërinë, u shprehë njëra nga nismëtarët e para të kësaj lëvizje, veprimtarja e shquar dhe gazetarja Marsela Koci, me qëndrim të përkohshëm në Londër.

Nismëtarët e lëvizjes “Krahët e Shqipes”, në sheshin “Skenderbeu”, janë duke e shpalosur programin e tyre për ndryshime në politikbërjen shqiptare;
1) Ndryshimi i kodit zgjedhor (jo me emërtime nga Partia, por për zgjedhje të drejtëperdrejta nga populli).
2) Aprovimi i ligjit Antimafia dhe konfiskimi i pasurisë.
3) Aprovimi i votës elektronike për shqiptarët në emigrim.

Për të vazhduar tutje me ligje të tjera pas ndryshimeve të sipërpërmendura si;
unifikimi i gjuhës shqipe për mësimdhënie në Diasporë, krijimi e qendrave kulturore shqiptare në qytetet kryesore të Evropës, etj.

Fondi që lëvizja e re politike do të mbledhë do të shkojë për arsim, kulturë, për njerëzit me nevoja të veçanta, për studentët shëmbullorë, si dhe inciantiva për përdorimin e emrave shqiptarë në Shqipëri dhe Diasporë, etj.

Objektiv parësorë i lëvizjes “Krahët e Shqipes” është shpëtimi i Shqipërisë nga katandisja e politikës 30 vjeçare, përkatësisht shpëtimi nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, nepotizmi dhe format e gjobitjes së qytetarëve dhe bizneseve përmes tarifave të larta si dhe tatimet e supër të larta për produktet vendore.

“Krahët e Shqipes”, si masë të parë për tejkalimin e krizës në vend, e sheh krijimin e një “Qeverie të Unitetit Kombëtar” deri në krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa presionin e partive politike që udhëhoqen me shtetin në këto 30 vjetët e fundit.

Njëri ndër themeluesit e lëvizjes “Krahët e Shqipes”, zoti Altin Bajram Disha bën thirrje për dialog mes Diasporës shqiptare dhe qytetarëve të Shqipërisë, më një qëllim të vetëm-shpëtimin e Shqipërisë nga bandat partiake.
“Krahët e Shqipes” iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, shoqërise civile, intelektualëve të pavarur, shoqatave dhe organizateve, veprimtarëve dhe atdhetarëve të vërtetë që t’i bashkohen misionit tonë të shenjtë për ndryshimin e Shqipërisë.

Lëvizja “Krahët e Shqipes” do të vazhdojë bashkëbisedimin me qytetar nga datat: 20/06/19-15/07/19 në Sheshin e krenarisë kombëtare Gjergj Kastrioti- Skenderbeu në Tiranë

Ndryshimet substanciale në skenën politike shqiptare, mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të resurseve të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.

Levizja e re politike nga mërgata nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë kryer mandatin e tyre.
Ardhja në pushtet e një klase të re e të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje për të gjithë shqiptarët pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.