VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shkolla Shqipe “Alba Life” NY, Mbylli Me Plot Sukses Vitin Shkollor 2020 2021 Me Një Program Shumë Të Pasur Në Online

By | June 13, 2021
blank

Komentet

blank

Në familjen time në Çikago dhe filmi ,,Nëntori i Dytë,, – Nga Skënder Karaçica

Fletëza historike

Për nder të Festës së Flamurit,Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë(28 Nëntor 1912),në familjen time në Çikago dhe filmi ,,Nëntori i Dytë,,.

Tashmë larg atdheut dhe malli,që,si thoshte Ismail Qemali,e qan gurin,përmes filmit u aktivizua kujtesa e orës së historisë për të bër Shqipërinë të lirë për shqiptarët;pesëqind  vjet luftë,pesëqind vjet
vetmi nën Perandorinë Osmane.

Njerëzit e udhës të Ismail Qemali ishin nisur për në Vlorë për të shpallur Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamuri Kuq e Zi i qendisur nga Marigona,u bë ora e madhe e historisë në vete për popullin shqiptar dhe Shqipërinë tonë!

Për fëmijët,foli Ismail Qemali:Këta do të gëzojnë Shqipërinë e lirë!Në përgjigjën e zotit të konakut ku kishte shkuar me shokët e udhës Ismail Qemali se nuk bëhet kijameti për të qendruar edhe pak,ai i mbushur në shpirt me panteonin e atdheut,i thoshte:Kijameti bëhet për një minutë…!Për fëmijtë gjumi i rritë,ndërsa një popull që fle,vdes…!

Akti i shpalljes së pavarësisë,nënshkrimi i delegatëve në Vlorë…Kryeminsitri Ismail Qemali hyri në zyrën e tij dhe duke shikuar në programin e punës,e njoftuan se po vjen Isa Boletini…!

Po vjen Isa Boletini,po vjen Kosova në Vlorë…!Merre Flamurin dhe doli për të pritur Gjeneralin e Maleve të Kosovës.Përqafime dhe përmes Flamurit:Mirë se vjen Isa Boletini.E paçim për jetë Shqipërinë…!Pjesa e fundit e filmit ,,Nëntori i Dytë,,dhe ardhja e Isa Boletinit në Vlorë,ishte skena e filmit që,deomos duhet të dalin lotët për orët e historisë kombëtare…!Lotët,që siç thotë fjala e popullit nuk është turp me qajtë për atdheun…!

Në familjen time në Çikago me filmin ,,Nëntori  i Dytë,,festuam Ditën e Flamurit për Shqipërinë e lirë!

Çikago,25 nëntor të motit 2021

blank

Ndjenjë vdekjeje dhe Kosova e përgjakur – Nga Skënder Karaçica

 
Dr.Fehredin Sh.Hoti,Vdekja e një nate(poezi),Botim Olymp,Prishtinë,2016
 
Krusha e Madhe e Bajram Currit,Ukshin Hotit dhe dr.Fahredin Sh.Hoti u bë gjeografia e vdekjes për lirinë e Kosovës.
 
Poeti kishte ndjenjë vdekjeje dhe Kosova e përgjakur.E kishin përcjell ata të veshur në të zeza,që erdhën nga larg të qartur e të përjargur të veshur në të zeza për të vrarë doktorin e Krushës së Madhe dhe krushjanët…Në librin me poezi si kujtim na dalin para diellit  me ngjyrat e lirisë,djepat me ninula për nënat e reja shqiptare dhe koha e flakës së luftës të djelmenisë(UÇK).
 
Jo hasëm i veshur në të zeza,nuk vritet Toka e Kosovës…!Kohë leximi:Poezitë e poetit Fahredin Sh.Hoti  marrin udhën nëpër gjeografinë e atdheut(Kosova,faqe 5).
 
U rrite nëpër zjarrin e luftës
Fati i dhimbjes së madhe 
Kalove nëpër djepat e tragjedisë
Nga shekulli në shekull brezni gjaku!
 
Sante jam bashkë me poetin e Krushës së Madhe,Fahredin Sh.Hoti dhe, sa të bukura janë bërë kulmet e kuqe,djepat plotë me ninulat e bilbilave të familjes,toka me bereqet,zilja e shkollës …Zogjtë e Krushës së Madhe nisin porosinë e madhe sa hije të paska Liria,Klosova jonë…!
 
Për fund është thënë nga kritika letrare se poetët vdesin me buzë në gaz për kombin e tij…!
 
Skënder KARAÇICA
blank

Sulm ndaj Medlin Olbrajt:Diplomacia Tomahovka në Ballkan! – Nga Skënder Karaçica

Këndi i shtypit zi në Serbi

 

Këto ditë,në kabinetin e presidentit Joe Biden në Washington,doli lajmi zyrtar se ish-Sekretarja e shtetit Medlin Olbrajt është zgjedhur në Këshillin e Mbrojtjes në Pentagon.

Për këtë lajm,shtypi zi në Beograd dhe gazeta më antishqiptare tash e një shekull,,Politika,,ka reaguar ndaj zgjedhjes së mikës shqiptare Olbrajt në këtë detyrë të mbrojtjes në Washington,duke theksuar me ironinë e njohur serbe ,,Diplomacia e Tomahovkës,,në Ballkan dhe liria e Kosovës…!

Për këto njëzetë vjet,në paraqitjen e ish-Sekretarës së Shtetit Medlin Olbrajt,ka theksuar se jam e lumtur ajo që ka ndodhur në Kosovë dhe për popullin shqiptar.

Në historinë më re ballkanike dhe çështja shqiptare,Medlin Olbrajt do të mbetët figura historike për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës!

Shtypi në Beograd e ka në shënjestër për të fyer mikën e shtrenjtë të kombit shqiptar në Ballkan!

Çikago,20 nëntor 2021

blank

Aktivistja konservatore në SHBA Besa Sharra: Ambasadorja Kim flet si aktore politike, ndërhyn në gjëra që nuk i ka kompetencë

Besa Sharra: Ambasadorja Kim flet si aktore politike, ndërhyn në gjëra që nuk i ka kompetencë

Aktivistja konservatore në Amerikë, Besa Sharra, në një intervistë me Skype në Syri Tv, foli për ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Sharra theksoi se Kim nuk flet si ambasadore, por sikur është aktore politike. Ajo shton se Yuri Kim ndërhyn edhe në gjëra që nuk i ka në kompetencë.

“Ajo që duhet të dimë është se ambasadorja amerikane po sillet si ambasadore apo si aktore politike, kjo gjë nuk kuptohet.

Nëse ajo do, le të futet në politikën shqiptare. Zonja ambasadore po trajton disa gjëra, që nuk janë gjëra që i takon asaj.

Më kanë thënë se DASH është konfuz total se çfarë po ndodh me Shqipërinë, nuk e kuptojnë se ç’po ndodh në shtetin shqiptar. Ka një mungesë informacioni dhe kjo gjë më bezdis jashtë mase.

Përherë Amerikën e kemi parë si shpëtimtare dhe fakti se po humb besimin që ia kemi dhënë, më bën të ndihem e mërzitur.

Unë mendoj se disa luftëra janë individuale, kur një person deklarohet non grata, ai person në këtë rast Berisha mund të dijë e do mbrojë veten.

Ne nuk e dimë nëse zotëri Berisha është fajtor apo jo për atë që akuzohet. Berisha ka ndarë çështjen e vet me partinë, e besoj se Foltorja është se kaq mban ujë pilafi”, deklaroi aktivistja konservatore në SHBA Besa Sharra

blank

LIRIA NUK KA ÇMIM! – Nga AGIM ALIÇKAJ

Kjo Ishte porosia kryesore në Akademinë Përkujtimore kushtuar Adem Jasharit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” e udhëhequr nga Z.Mark Qehaja dhe Shkolla Shqipe “Alba Life” nga Z. Qemal Zylo. Përveç Markut dhe Qemalit me kolegët e tyre, respekt dhe meritë e veçant ju takon Ambasadorit William Walker, mysafirëve dhe folësve tjerë, ushtarëve të lirisë nga radhët e UÇK-së, artistëve dhe valltarëve, sidomos moderatores Zonjës Kozeta Zylo .
Vlerë e madhe ishte pjesëmarrja e shumë bashkëatëdhetarëve nga të gjitha Trojet Shqiptare. Nga porositë e shumta të folësve në këtë Akademi shumë të rëndësishme mund të veçohen:
-Kombi shqiptar ka dhënë gjithëmonë heronj dhe patriotë të cilët kanë bërë dhe sakrifikuar çdo gjë në mbrojtje dhe ngritje të tij.
-Politikanët e këqinj dhe të tjerët që veprojnë kundër interesave kombëtare duhet të luftohen dhe largohen me mjete demokratike.
-Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me tokat shqiptare. Liria, integriteti territorial dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës janë të paprekëshme.
-Rezistenca dhe flijimi i heroit Adem Jashari me familje e ngriti në këmbë mbarë kombin shqiptar në luftën dhe fitoren kundër shtetit fashist serb.
-Veprimi i përbashkët pa dallim partiak garanton suksese.
-Bashkimi kombëtarë është amanet i Adem Jasharit dhe patriotëve më të mëdhenj të kombit.
-Ardhmëria e sigurt e Kosovës dhe kombit shqiptar është me shpëtimtaren e popullit shqiptar-Amerikën dhe vendet mike Perëndimore.
Kumtesa e ime:
LUFTA PËR LIRI DHE REZISTENCA HEROIKE E ADEM JASHARIT ME FAMILJE
Për heroin tonë kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari është folur e do të flitet, është shkruar e do të shkruhet. Vepra e tij heroike do të vlerësohet, festohet dhe do të studiohet me shekuj nga populli shqiptar por edhe nga popuj të tjerë të botës, të cilët ballafaqohen me shtypje, robëri dhe padrejtësi të formave të ndryshme.
Lufta për liri dhe rezistenca e popullit shqiptar kundër pushtuesit fashist serb ka filluar në momentin kur këmba serbe ka shkelë në tokat e shtrenjta arbërore. Në dalje e sipër nga pushtimi i egër 500 vjeçar turk, në pamundësi për të krijuar ushtri të rregullt dhe të armatoset si duhet, ky popull i shumëvuajtur por heroik, ka luftuar me breca, thika e sopata, me pak armë e municion të siguruara me shumë vështirësi. I organizuar në grupe familjesh, fshatrash dhe kaqakësh nëpër qeta të vogla, kurrë nuk ka pushuar së luftuari në mbrojtje të familjeve, shtëpive dhe tokave të veta stërgjyshore.
Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor të vitit 1997, shënon kthesë të madhe në luftën për liri kundër pushtuesit serb. Kësaj radhe filloi një rezistencë e organizuar, me formacione ushtarake e cila u shëndrrua në një ushtri të mirëfillët kombëtare. Padyshim se, meritat më të mëdha për këtë i takojnë komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.
Ai i tregoi mbarë botës se liria nuk ka çmim. Në vijë me thënien e njohur të amerikanit Patrick Henry “Give Me Liberty, or Give Me Death” ( Më Jep Lirinë, ose Më Jep Vdekje) ai dhe familja e tij, të rrethuar nga të gjitha anët nga ushtria terroriste serbe e pajisur me armatim të rëndë, luftuan burra, gra dhe fëmijë, pa ju trembur syri deri në vdekje, në mbrojtje të familjes, shtëpisë dhe të lirisë së mbarë popullit shqiptar.
Me flijimin e Ademit dhe 56 anëtarëve të familjes Jashari, shpërtheu vullkani i pashueshëm i lirisë, flakët e të cilit e përfshinë bishën e egër serbe për ta shkulur përgjithmonë nga Kosova. I gjithë kombi shqiptar u ngrit në këmbë. Vërshuan vullnetarët nga të gjitha Trojet shqiptare, vërshuan mërgimtarët nga Evropa, Amerika dhe vendet e tjera të botës. Djemt më të mirë shqiptaro-amerikanë krijuan brigadën e lavdishme Atlantiku dhe u nisën për në vendlindje, në mbrojtje të lirisë.
Në përkrahje të luftës për liri në Kosovë dhe afirmimit të çështjes kombëtare shqiptare në Amerikë vazhdonte pandërpre aktiviteti lobist i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen profesionale të ish-Kongresmenit me prejardhje arbëreshe Joseph DioGuardi dhe Këshilltares për Çështje Ballkanike Shirley Cloyes DioGuardi. Me punë të palodhëshme, dyert e Washingtonit ishin hapur për Kosovën liridashëse dhe ishin mbyllur për shtetin kriminal Serb të udhëhequr nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Milosheviq.
Liga ishte organizata e parë shqiptaro-amerikane e cila doli haptas në përkrahje të UÇK-së me deklaratën e saj publike në fillim të muajit Shkurt 1998, organizoi protesta të mëdha në përkrahje të saj në Washington para Shtëpisë së Bardhë dhe Capitol Hill-it ku morën pjesë shumë Senator dhe Kongresmen të njohur amerikan. Në dëgjimin e organizuar nga Kongresi Amerikan, në Mars të vitit 1998, pak ditë pas vrasjes së familjes Jashari u konfrontua dhe u hudh poshtë përpjekja e Ambasadorit Gelbard për ta shpallur UÇK-në organizatë terroriste. Me forcën e argumenteve dhe me fakte, nuk mund të shpalleshin terrorist ata që mbroheshin dhe flijoheshin në shtëpitë e veta si familja Jashari !
FATI DHE EKZISTENCA E KOSOVËS DHE KOMBIT SHQIPTAR ËSHTË E LIDHUR NGUSHTË ME AMERIKËN
Evropa nuk ka as kaqik as vullnet për ta kundërshtuar hegjemonizmin dhe ekspansionizmin ruso-serb. Për më keq, shumë shtete evropiane të helmuara nga propaganda shoviniste serbe dhe të varura nga gazi rus, kanë formuar qëndrime paragjykuese dhe nënçmuese ndaj kombit shqiptar në baza nacionale dhe fetare. Vetëm rezistenca e popullit shqiptar me përkrahjen e Amerikës e ndalon turrin e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan. Interesat strategjike amerikane përputhen plotësisht me interesat strategjike shqiptare.
Pa Amerikën nuk mund të zgjidhet konflikti i Kosovës me Serbinë. Prandaj përpjekjet dhe forcat tona duhet të orientohen kah Amerika. Të insistohet që Amerika të jetë e kyçur drejtpërdrejt në dialog me Serbinë. Nga jurist dhe ekspertë të caktuar të shiqohen mundësitë ligjore dhe diplomatike për marëdhënje speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në luftën shekullore kundër okupatorit serb, Komandanti legjendar Adem Jashari me familje dhe shumë luftarë tjerë të lirisë luftuan dhe ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Ata e dhanë jetën për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjitha Trojet Tona. Ata na lanë amanet ta vazhdojmë veprën e tyre të shenjtë, të mos ja lëshojmë asnjë pëllëmbë tokë okupatorit serb dhe tjerëve, ta vazhdojmë rezistencën deri në mundjen përfundimtare të Serbisë shoveniste.
Kombi ynë i shumëvuajtur, si të gjitha kombet tjera kush më shumë e kush më pak, ka dhënë edhe njerëz të këqinj, interesxhi të paskrupullt, të korruptuar, të pamoral, me karakter të ulët, me ego të sëmurë, narcisistë, inatçorë dhe ziliqarë, të gatshëm t’i shesin tokat shqiptare dhe t’i tradhëtojnë interesat kombëtare në shërbim dhe për interesa të armiqëve tanë.
Edhe pse numri i tyre nuk është i madh, sherri i tyre është. Fatkeqësisht, shumë prej tyre mentalisht të sëmuar, në mesin e të cilëve ka politikanë, gazetarë, analistë, historianë dhe aktivistë të ndryshëm, mendojnë se janë në rrugë të drejtë, se janë më të mënçur dhe më patriotë se të gjithë tjerët dhe e vazhdojnë “kryelartë” rrugën e tyre antikombëtare. Atyre nuk ka nevojë të jua përmendim emrat, sepse e dijmë të gjithë kush janë. Në ditët e sodit të bumit mediatik, nuk mund të mëshifet asgjë.
Kemi edhe asi politikanë hajvanë të shekullit, të cilët deklarojnë se Serbisë duhet t’i falën krimet dhe t’i ipet shtesë tokë shqiptare për të marrë njohjen e pavarësisë. Një gjë duhet ta kuptojnë të gjithë, përfshirë edhe mediatorët perëndimorë në dialog me shtetin destruktiv serb, se liria, integriteti territorial dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës nuk mund të falen as të negociohen nga askush. Liria është fituar me gjakun e familjes Jashari, shumë heronjve tjerë dhe me sakrificën e popullit të Dardanisë dhe mbarë kombit shqiptar.
Është e dhimbshme kur e sheh Kryeministrin e shtetit amë, të çarpallisur e në përqafim me kriminelin Vuçiq, të shet pallavra e propagon “paçë, mirëkuptim e mirëqenje” me shtetin primitiv serb, me njëfarë “Ballkani të hapur” i cili i ngjet mashtrimit të komunistëve serb e shqiptarë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore për “jetë të bukur” kudo në botën komuniste, në Tiranë, Beograd apo Moskë, e cila i kushtoi Dardanisë me dhjetra-mija viktima. Tashti e ka “zbuluar” formën më të re për të patur sukses në dialog, sëpari duhet që Serbisë t’i falen krimet, pastaj ajo do të kërkoj falje! Deklarata e tij e fundit për kinse bashkim të Shqipërisë me Kosovën ka për qëllim ta mashtrojnë popullin shqiptar dhe ta ndihmojnë qeverisjen e diktatorit Vuçiq në Serbi.
Bashkimi kombëtarë i cili ishte dhe është dëshirë, ideal dhe amanet i Adem Jasharit dhe patriotëve më të mëdhenj të kombit, nukë bëhet me fjalë boshe. Është nevojë dhe e drejtë legjitime e kombit shqiptar të ndarë padrejtësisht në 6 shtete edhe me fajin e Evropës. Sot shqiptarët nuk kanë nevojë të kërkojnë ndryshim të kufijve me forcë, gjë që nuk përkrahët nga bota demokratike. Bashkimi kombëtar mund dhe duhet të arrihet gradualisht, në mënyrë paqësore, duke hequr barrierat shtetërore, me lëvizje të lirë dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet.
Deri atëherë, duhet të punojmë më shumë dhe organizohemi më mirë në bashkëpunim me njëri tjetrin, me dy shtete të forta në Ballkan, të drejta të garantuara njerëzore dhe nacionale në të gjitha Trojet tona dhe Mërgatën e fuqishme.
Kombi shqiptar është komb i lashtë me traditë dhe vlera të larta njerëzore, i papërkulur dhe i pathyeshëm me të ardhme të ndritur.
-Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe luftarëve të lirisë !
-Gëzuar ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari !
-Gëzuar Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë !
-Zoti e Bekoftë Kombin Shqiptar dhe Amerikan!
blank
blank
blank
blank
blank
blank

Akademi Përkujtimore Kushtuar Heroit Legjendar Adem Jasharit Dhe Ditës Së Flamurit Kombëtar – Nga Keze Kozeta Zylo

Flamuri Kombëtar, Adem Jashari dhe Illyria na mblodhën të gjithëve në kryeqytetin e botës në New York. Nje trinom i ndërtuar si me dorën e Zotit.

Shoqata Shqiparo Amerikane “Skënderbej” Inc. dhe Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit organizuan Akademi përkujtimore kushtuar Heroit Legjendar të Kombit Adem Jasharit si dhe festuan me madhështi Ditën e shenjtë të Flamurit Kombëtar.
Në mjediset e qendrës “Illyria” në Bronx dhuruar nga z.Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut, Diaspora u mblodh për të përkujtuar këto data të shenjta kombëtare. Mjediset si për festë kuq e zi rregulluar me plot shije nga Dr.Manjola Duli, aktori Diar Xani dhe grupi i punës e bënin dhe më festive atmosferën.
Festa për 28 Nëntorin në këtë ditë na solli një trinom të ndërtuar si me dorën e Zoti si:
1-Flamuri që u ngrit në Vlorën heroike, 2-Adem Jashari dhe 58 anëtare të familjes së tij që u bënë therror për të mbrojtur Kosovën në Prekaz dhe kudo nga Hitleri i Ballkanit sllobodan milloshevic dhe 3-Qendra “Illyria” ne Bronx me emrin autokton sa vetë njerëzimi dhuruar nga z.Mark Gjonaj.
Akademia përkujtimore me rastin e 66-Vjetorit të ditëlindjes së Adem Jasharit filloi me hymnet kombëtare të Amerikës, Shqipërisë dhe të shtetit të Kosovës. Hymnet kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë u interpretuan nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”, Bronx, përgatitur nga mësueset dhe artistja e njohur Valbona Peraj.
Pas Hymneve kombëtare përshëndetën organizatorët kryesor si: z.Mark Qehaja, kryetar i Shoqates Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. z.Qemal Zylo anëtar nderi i shoqatës, themelues dhe drejtuesi i TV dhe Shkolles Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit.
Të ftuarit që përshëndetën ishin: z.Mark Gjonaj “Nderi i Kombit”, Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut, znj.Almona Bajramaj diplomate e Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, Konsulli i Kosovës në New York z.Lulzim Krasniqi, Ambasadori William Walker, Heroi i Kosovës, dëshmitar i gjallë i masakrave serbe, ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, i pari diplomat që tronditi botën për masakrën ne Reçak. Gjeneral Gani Shehu Komandant i Batalionit “Atllantiku”, z.Pashko Camaj n/ kryetar i Federatës Pan Shqiptare “Vatra”, z.David Tubiolo, Ligjvënës në Westchester County dhe mik i madh i shqiptarëve. Në këtë akademi kishte ushtarë të UÇK-së si: vëllezërit Qerim Gjocaj dhe Blerim Gjocaj, Uk Lushi dhe prindërit Ahmet dhe Bahrije Bytyqi të heronjve Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi.
Në ketë përkujtimore nderuan si Zonja Lisa Ades dhe Prof. James E.Young. Znj. Ades është regjisore dhe drejtore e filmave për PBS dhe televizionit kabllor për më shumë se 20 vjet. Prof. James E. Young është profesor i nderuar universitar i Studimeve Angleze dhe Judaike Emeritus në Universitetin e Massachusetts etj.

Kumtesat

Para kumtesave në ekran u shfaqën fragmente nga Monodrama “Unë jam Adem Jashari” e artistit të shquar Pajazit Murtishi i cili për shkak të Covidit nuk mundi të merrte pjesë fizikisht në këtë akademi përkujtimore.
Kumtesat që u mbajtën ishin nga z.Qerim Gjocaj Ushtar i UÇK-së i plagosur duke i dhuruar krahun luftës së përgjakshme. Z.Gjocaj referoi temën si: Komandanti legjendar Adem Jashari u bë simbol i luftës për Liri e dinjitet kombëtar, duke frymëzuar me mijëra të rinj kosovarë në mbarë botën për t’ju bashkuar kauzës së Kombit.
2-Jehona e veprës heroike e Adem Jasharit në diplomacinë botërore, ndikimi ne politiken e jashtme të Unionit Europian, SHBA-s dhe roli i tyre. Referoi z.Fran Shkreli gazetar i shquar dhe ish drejtor i Zërit të Amerikës. 3- Kreshnikët nuk janë vetëm në legjenda nga znj.Alketa Veshi sekretare e shoqatës.
4-Në Video-Mesazh përshëndeti djali i heroit legjendar Adem Jashari nga Kosova , Z. Lulzim Jashari. 5-Kontributi i Ushtrisë Shqiptare, drejtuesve të saj dhe veçanërisht i popullsisë së Tropojës, në kauzën e Adem Jasharit për Liri dhe dinjitet kombëtar. (Grupi i punës) Mark Qehaja, Imer Laçaj, Sejdi Shiqerukaj), referoi z.Imer Laçaj n/kryetar i shoqatës. 6-Video mesazh: Rrëfim ekskluziv i Komandantit të stërvitjes së Heroit Adem Jashari, nga Major Ylli Mici, njëkohësisht mik i familjes së Jasharëve. 7-Heroi që lindi në ditën e Flamurit dhe u bë Flamur i Lirisë, Kozeta Zylo.
8-Lufta shekullore për liri kundër shtetit fashist serb e cila kulmoi me rezistencën heroike dhe flijimin e familjes Jashari! Z.Agim Aliçkaj atdhetar dhe anëtar i Ligës shqiptaro amerikane që drejtohet nga kongresisti Joe Di Guardi.
Performuan dhe sollën emocione tek shikuesit pjesë të zgjedhura kushtuar Adem Jasharit artistët e mirënjohur Shaban Lajci dhe Tom Gjergji.
Pas kumtesave u vlerësuan me çmime mirënjohjeje si Ambasadori William Walker, z.Fran Shkreli, z.Ahmet dhe Bahrije Bytyqi, prindërit e vëllezërve Bytyqi të rënë për Liri dhe z.Pajazit Murtishi. Ato u dorëzuan nga z.Qemal Zylo, Mark Qehaja, Qerim dhe Blerim Gjocaj.
Z.David Tubiolo vlerësoi gjithashtu me proklamatë mirënjohjeje Shoqatën Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”.

Programi artistik nga shkolla shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit

Pas kumtesave u organizua dreka festive për Ditën e Shenjtë të Flamurit dhe Ditëlindjen e Heroit legjendar Adem Jasharit.
Në këtë drekë përshëndetën kryetar i nderit të shoqatës Z. Bashkim Shehu dhe z.Sab Gashi aktivisti i njohur.
Programi artistik filloi me këngën: “Ty Flamur të duam shumë” nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”.
Pas këngës së Flamurit u shfaq balelti “Arrëthyesi” nga artisti Klevis Tafaj solisti i parë në Teatrin “Ajkuna” New York së bashku me partneren e tij simpatike Kylie Brown. Arrëthyesi është një nga baletet më të famshme të botës, me muzikë nga Cajkovski, me autor shkrimtarin gjerman, Hoffman një romantik i fantazisë dhe horrorit gotik.
Vallen e Pavarësisë së Kosovës dhe të Tropojës e luajtën grupi i valleve të Shkollës Shqipe “Alba Life” nën drejtimin e mësuese Tafaj.
Programi u mbyll me Himnin e Shkollës Shqipe “Gjuha Shqipe Gjuha Jonë” me tekst nga K.Zylo dhe kompozuar nga P.Melo kënduar nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx nën drejtimin e mësuese Adelina Laçaj.
Falënderojmë koordinatorët Blerim Gjocaj, Arta Xhaferri, mësueset Mirvete Krasniqi Veselaj, Fatbardha Shiqerukaj, Jetona Reka si dhe artisten Valbona Peraj që së bashku me Majlinda Tafaj përgatitën nxënësit për këtë program tejet të bukur artistik.
Ushqimet e shijshme u servirën nga zotërinjtë Faton dhe Mirvete Zogiani si dhe familja e tij nga restoranti Moo Moo’s Steakhouse NJ.
Pjesëmarrësit u argëtuan nën tingujt e DJ-it drejtuar mjeshtërisht nga Bujar Sadikaj, Edmond Nikolla dhe këngëtarja e dashur Entela Ilirjani.
Aktiviteti u filmua me plot profesionalizëm dhe në transmetim direkt nga TV “Alba Life” me themelues z.Qemal Zylo dhe stafi i tij i përkushtuar si Valon Gërbeshi, Bujar Sadikaj dhe Elton Xhaferri.
Heroizmi i kësaj familje kombëtare do të dëgjohet dhe tregohet brez pas brezi, sidomos në Ditën e Shenjtë të Flamurit, ngase Adem Jashari ishte burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamuri i Lirisë.
Për heroizmin e Jasharëve sa të kem frymë do të shkruaj dhe intepretoj midis të tjerash si:
Dashkam sonte ta trand botën,
Ngricën e lotit ta bëj krua,
Për Kombin, të ngre Flamurin,
Me Kosovën mish e thua…
Programin e moderoi autorja e shkrimit më lart Kozeta Zylo, shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit.

20 Nëntor, 2021
Bronx, New York

blank

blank

  blank        

blank                                       

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

A CALL FOR CONVERSATION- In Response to Merita Bajraktari’s Call for Conversion By Rafaela Prifti

 

Dear Merita,

I protect your right to express your views whatever they may be because I believe that is the American way!

That also means I would not judge you based on your past!

Let me see if I understand the main argument of your letter.

You are saying that you, Merita, unlike Saule, if called by your own government, will be serving this great country, with all your heart, despite your past membership at the Communist Labor Youth Union of Albania and such organizations. Because in spite of the communist indoctrination in Albania, YOU did NOT become a Communist, right Merita? In fact, you became a staunch anti-communist, right Merita? But Saule NO! Unlike you, Saule’s past makes her a communist!

And the difference between you and Saule is that you were not promoted through the ranks and you did not study Communist Theory like Saule did, right? Because if you did, you would know where your thesis is at this moment? And because Saule says she doesn’t know that proves she is a communist, right? Am I following your logic so far? In other words, had you studied Communist Theory and were not aware of your thesis location, that would prove your malicious agenda towards this country and adherence to communism.

By the same logic, you must have been furious when at the nomination hearings Judge Amy Barret did not make most of her papers available to Congress. Did you write an article then? Where you defending the American way then?

Take a step back for a moment and consider this: two women who grew up in countries that were part of the eastern block, and had similar young adult experiences under communism, later migrated to the US, and as immigrants both made a good life for themselves in their adopted country. Years later, both women are American citizens, but one of them claims she is anti-communist denouncing the other one “as a communist”. Doesn’t that scenario sound familiar? Didn’t communists use to practice this form of denouncing by condemning people they did not agree with? Or who held different believes and opinions from them? Indeed your own family was subjected to that?

What happened to you Merita? What makes you think you are a better American than I? or Saule? How do you measure that?

Do you claim to love America more than I? Or Saule? What proof of love do you need to see?

What gives you the sense of entitlement to make the call on “what is American”?

What can be more American than to accept that we all love this country and want to see it prosper for all?

In essence, the basis of your claim that the brainwashing comes from the left is both inaccurate and untrue. There is more than one type of indoctrination and there is a lot of it going around on all sides.

While you call for CONVERSION, I call for CONVERSATION.

Lastly, you are right, it is time to reflect…as it is also time for some self-reflection!

 

The author of the letter owns her own words. The writer is an American citizen of Albanian nationality. She is a recipient of a Fulbright Scholarship, holds an MA in Cultural Anthropology, has written studies on the Albanian language and numerous articles in English and Albanian.  

 

A Call for conversion into the beautiful American Way By Merita Bajraktari*

blank

A Call for conversion into the beautiful American Way By Merita Bajraktari*

If you paid attention to the Comptroller of the Currency Nomination Hearing for Saule Omarova on the morning of Thursday Nov 18th 2021, you probably felt fooled, duped, sad, mad, excited, hopeful, useless, and all those combined.  It depends on what side of the American political spectrum you are on.

The hearing can be found here:

Saule Omarova, an immigrant from  Kazakhstan currently teaches law at Cornell University. She is , according to those who know her, a brilliant mind, a woman, a minority, an immigrant, who was born and raised in the former Soviet Union (Kazakhstan) and came to America, where she greatly succeeded, at least  professionally.  She is now picked by Joe Biden to a very important position.

It is also said that she was arrested for shoplifting at a TJ Maxx store.

You can read details of that here:https://www.youtube.com/watch?v=vWcQqQfsklY

I do not know Saule personally.

But I know the system that made her and that formed her.  I know the mentality of people like me and her, who came from the Eastern Bloc Countries and who were subject to state control and propaganda on almost everything

I am Saule’s age and it appears we came to the US at approximately the same time. Maybe I came a few years later, but it was in the 90s.

I grew up in communist Albania. I went to school there and the Albanian system was a copycat of the former Soviet system and I know exactly what happened to our generation and to those who came to the USA.

I was very impressed by several honorable senators questioning Saule. Yet I was shocked by several honorable senators who encouraged her and wished for her to be the person in charge of the US Currency. I was thinking whether these senators (Democrats) are aware of what is happening here? Or maybe they are not actually fully aware of what they are doing? It is sad to see they are promoting a person with a socialist and Marxist leaning agenda, which fits the agenda of the left, which sadly is pushing more and more   to the left and hurting our great USA. Wake up America before you lose all your freedoms

I will raise three major points:

1. Saule was a member of the Komsomol, the All-Union Leninist Young Communist League in the former Soviet Union. I was a member of Albania’s similar Youth Union that at my time was called “The Labor Youth Union of Albania”. That organization was the youth wing of Communist Party of Albania and was the feeding organization to the party.  The whole society was organized in the same way as the communist Party was. You started your indoctrination as young as six years old, when you started first grade. By the age of eight the children became members of the young Fatosa, taking an Oath to serve the party, in fifth grade we took the oath of becoming communist Pioneers (“Pioneers of Enver” was the official title) and wore the red scarf around our neck, pledging to serve the party. When we were high school age we were members of the Communist Labor Youth Union of Albania and we were equipped with membership cards, called Tesera.  We paid dues for that membership and we were forced to participate in a month-long volunteer work. I did mine at the end of High School at the age of 18.

I would like to pause here for a moment and remind the reader of what is happening in our American public school system regarding indoctrination today, it an accident  or coincidence , definitely not , part of the bigger agenda of the left .

The aim of these associations and forced membership to communist organizations from the first grade or younger, was to be controlled and for those who were eligible, to be a member of the highest organization, the party, but not all could make the cut, of course. But the young ones, starting at the age of thirteen or fourteen, were handpicked by the communist secretaries, groomed and were sent to specialized schools that further prepared to be loyal communists. They had to be ideologically in line with the party and were appointed to key positions in the communist government after University graduation. The schooling of all trades was assigned by the government authorities and was not earned by merit. A person that went to study Communist Theory like Saule, had to be very well vetted and approved by the country’s ruling political Party.

She, when asked by honorable Senator Kennedy if she ever belonged to the Young Communists Organization, reacted like she did not get what organization he was talking about. That I thought was funny. For us, who were members in those dreadful organizations, we have realized that it took our honor, it abused our freedoms, we know very well what it was and we will never forget.  The days of such memberships were pivotal moments in our lives, which were unjustly ruined by such evil ideology as communism.

2. The thesis in question, the document that Omarova is not providing, is her college graduate paper in Moscow State University.  It appears that as late as 2017 Saule had included in her Resume the paper she wrote in her Soviet Union College. One can read about it in a letter from Senator Pat Toomey to Saule. He wrote: “Therefore I write today seeking a copy of your thesis, “Karl Marx’s Economic Analysis and the Theory of Revolution in The Capital,” which you wrote as a student at Moscow State University on the V.I. Lenin Personal Academic Scholarship. While it appears that you have deleted any reference to your thesis in the version of your curriculum vitae (CV) that is currently available on the Cornell Law School website, the paper appeared on your CV as recently as April 2017.”

It seems she says I cannot find it. It is sad but  it is clear that she does not want them to have it. Even if she doesn’t have one copy , she would not make an effort to find it . She does not want them to read it. She is probably both embarrassed and also mad that she wrote it, because it has come to bite her now. I would be. We were not thinking of ourselves those days and acted as robots. But I have my thesis somewhere. I was a student myself. I wrote a thesis on statistics. It was published by my Institute.

(I could not make it to a University as I was not coming from a communist family, therefore I was not good material for the party, but God for some reason, made it possible for me to get a right to study at an agricultural Institute).

My point is that every thesis you wrote for the final exam (best students would write thesis for their college diplomas), was published by the university and should be found at the University’s library. They always kept copies. I do believe Saule doesn’t want that thesis to be known because she knows what she wrote (consciously or unconsciously) and if she still does believe in what she wrote, she knows that is a very obvious red flag for the left Senators too in the USA. But it would have done her well to acknowledge it. She is trying to sideline it. And that is very revealing and scary.

3. The point above leads to point three which is most important.  While I cannot vouch on anyone’s conscience, we judge the public conduct of others, I think Saule and us all, have yet to make the act of renouncing, publicly or privately, through our works, and deeds, seen and unseen of our pasts, as individuals that were raised, indoctrinated and brainwashed by communism. Senator Kennedy’s call if she has renounced her past and if she has resigned in writing from the Komsomol is a wakeup call to all of us who came from Eastern Europe, who love America and want to contribute to it.

I believe Saule genuinely thinks that she can make a better country (USA) by activating and implementing her (radical) ideas of government control on the banking system and more. But is she right for America? I do not think so. Unless she has radically converted to the great American Way, which from the hearing, it seems she has not, she is not fit for that office. Sadly though, she is not the only one America should worry about. You look at US public colleges. They all lean left. No surprises here.

Nevertheless, thank you Senator John N. Kennedy for that poignant question. I would repeat it with an added word for all the people like Saule and myself (immigrants from former communist countries):

Have we all consciously resigned from the “Young communists” organizations? Have we made a sincere effort to convert to the great and beautiful American way? Have we contributed to make America better, or have we contributed to its demise…

Time to reflect….

  • The Author is an Albanian -Immigrant in the USA. She is a wife, mother and Higher Education professional. Her free time she dedicates to her family, parish and community. She is an author and speaker on “Life under Communism in Albania”. Her twitter handle is @emershqip
  • A CALL FOR CONVERSATION By Rafaela Prifti

 

blank

Pak mbi moralin në politikë Nga Valentin Lumaj, SHBA

Ndërsa demokracia dhe politika në Shqipëri, si një vend me emancipim të vonuar të shoqërisë, po shkel në rrugë të pashkelura, kjo shoqëri dalëngadalë po adopton me shumicë standartet e vendeve përëndimore dhe aziatike apo edhe standarte unike, nganjëherë të çuditshme të cilat na habisin neve që jetojmë në diasporën e largët të Amerikës. Unë do të flas vetëm për moralin personal si i lidhur ngushtë me karrierën dhe suksesin në politikë.

Mora shkas për këtë shkrim nga disa defiçenca logjike në debatet politike në televizionet shqiptare, ku nuk ka sesi mos të ngelësh gojëhapur kur dëgjon deklarime në lidhje me moralin në përgjithësi dhe sidomos moralin e jetës martesore të politikanëve të profilit të lartë. Vë re se sa herë dikush guxon të përmend ngjarje apo shkelje të etikës dhe te moralit nga politikanët, shikon një mbrojtje në bllok nga politikanë të tjerë apo edhe gazetarë dhe analistë me shpjegime si këto: “ ju lutem, mos ndërhyni në jetën private”, “s’kemi punë, është privatësia e tjetrit”, “lëreni atë temë, nuk shkon”, “ç’më duhet mua se çfarë bën ajo me jetën e saj”, “mos e ulni nivelin e debatit”, biles në një rast dëgjova edhe këtë: “ç’hall ke ti, të dhimsen vithet e saj”. Por më tepër një gazetar i karrierës pyeste me histeri: “Kush je ti që vendos moralin”?

Çdokush mund të ndërtojë një shtëpi të bukur, por ajo herët apo vonë do të shembet nëse nuk ka një themel të fortë. E njëjta gjë ndodh me vlerat njerëzore. Ashtu si themeli i shtëpisë, vlerat themelore përbëjnë bazën për veprimet, vendimet dhe sjelljet e njerëzve dhe sidomos të politikanëve.

Morali në përgjithësi si një nga vlerat thelbësore te njeriut, është një sistem rregullash specifike të drejtuara dhe të diktuara nga jeta e përditshme në marrdhënie me njerëzit dhe që rregullojnë dëshirën e një personi për të qenë i mirë. Një njeri, i cili nga të qenurit i zakonshëm vendos që të jetë përson publik apo politikan i karrierës, luksi i privatësisë së jetës së tij/saj perfundon. Nga ai moment, ky person është çdo ditë nën vëzhgim nga adhuruesit e sidomos nga kundërshtarët e tij/saj. Duke qenë nën vëzhgim, këto vlera pasi shfaqen në jetën e përditshme të këtij personi publik, ndjekësit e tij/saj, pak nga pak përvetësojnë vlerat që ky person publik mbart. Pra, ky /kjo person kthehet në një “rol model” për të tjerët dhe sidomos për të rinjtë. E parë nga ky kënd i vështrimit, një person publik apo politikan, duhet të jetë shumë i kujdesshëm në raport me vlerat tij/saj dhe sidomos të moralit, sepse në varësi të vlerave të tyre personale ata mud te ndryshojnë dhe ndikojnë në jetën të tjerëvë.

Jeta e politikanëve vjen me shumë shembuj ku ata pasqyrojnë vlerat e tyre themelore.

-Një politikan që vlerëson integritetin, nuk gënjen. Në rast se ka gabuar, bazuar në vlerën e ndershmërisë e pranon atë si gabim dhe kërkon falje. E kundërta ndodh me ata të cilët nuk besojnë në vlerën e integritetit. Ata gabojnë dhe gënjejnë dhe e mbrojnë me fanatizëm gabimin dhe gënjeshtrën e tyre.

-Nje politikan që vlerëson miqësinë dhe mendon se besnikëria ndaj një miku është virtyt, i qëndron besnik deri në fund dhe heq dorë nga gjithçka për të ndihmuar atë mik. Ata që nuk besojnë në vlerën e miqësisë dhe të luajalitetit, zakonisht e presin në besë mikun.

-Një politikan që vlerëson suksesin si rezultat i mundit dhe i djersës, punon ditën dhe netëve vonë për të arritur këtë sukses. Ata që e vlerësojnë suksesin si rezultat i katapultimit, rrugëve të pandershme apo si trashëgim nga të tjerët, edhe kur arrijnë majat e tij, në çdo moment mund ta humbin, shesin apo tjetërsojnë, mbasi nuk janë lodhur per ta arritur. Sidoqofte, derisa të përcaktojnë dhe të kuptojnë se çfarë do të thotë sukses i vërtetë për ta, edhe mund të korrin arritje apo fitore boshe apo të përkohshme.

-Një politikan që vlerëson besnikërinë dhe ruajtjen te pastër të jetës martesore dhe beson në shejtërinë e familjes, ka një jetë të gjatë dhe të lumtur martesore familjare dhe politike. Këta edhe nëse kanë momente të moskuptimit, janë të gatshëm të bëjnë gjithçka deri edhe të shkojnë në terapi martesore për ta ruajtur familjen, përpara se të bëjnë divorc. Ata, që nuk e njohin vlerën e besnikërisë dhe të familjes, e thyejnë kurorën në rastin më të parë që të takojnë një “djalë të gjatë apo bukurosh” apo një vajzë provokuese. Për pasojë, vlera e bashkëshortit/es bie dhe njëkohësisht edhe vlera e familjes dhe çifti shkon drejt divorcit.

Lista e vlerave themelore te njeriut eshtë e gjatë, por një politikan që dëshiron të jetojë një jetë me integritet, veprimet e tij/saj duhet të përputhen me listën e tyre personale të vlerave dhe besimeve. Nëse këta politikanë nuk demonstrojnë atë çfarë besojnë, atëherë konfliktet deri tek skandalet janë te pandashme dhe të pandalshme për të vetmen arësye sepse nuk janë luajalë dhe të sinqertë me veten e tyre.

Pa një bazë morale, “shtëpia” e suksesit të politikanit vjen një kohë që rrënohet dhe ai/ajo e humbet ndjenjën e qëllimit dhe drejtimit. Edhe nëse mund t’ju duket se kanë sukses, prapëseprapë, ndjehen të humbur.

Ndersa një politikan që ka eksploruar këtë listë vlerash dhe besimesh dhe prej tyre ka përvetësuar ato vlera të cilat rezonojnë me të dhe janë në përputhje me atë që bën në jetën e përditshmë, ky politikan lehtësisht mund të them se po qëndron në integritetin e tij.

Nëse politikanët nuk i kuptojnë vlerat themelore që mbartin, mund t’i shkelin ato edhe pa e kuptuar. Vjen nje kohë që këto shkelje mund të çojnë në reagime, fyerje dhe përbuzje nga shoqëria dhe për pasojë ky/kjo politikane do të kalojë ndjenja faji dhe turpi dhe prapë nuk e kupton se pse.

Kur bëhet fjalë për vlerat thelbësore, dhe sidomos atë të moralit nuk ka qasje për nje standard të përgjithshëm. Të gjithë janë të ndryshëm dhe zakonisht ndershmëria, besnikëria, miqësia, integriteti, liria e të tjera si këto vijnë falë formimit dhe edukimit konservator dhe besimit në Zot të politikanit.

Mungesa e moralit ashtu sikurse edhe korrupsioni, jane tundime njerëzore të cilat më së shumti vijnë me pushtetin. Në botën e civilizuar, jo vetëm pregatitja profesionale, të qenurit orator/e, apo fizionomia mjaftojnë për të pasur një jetë të suksesshme në politikë. Morali personal dhe besnikërisa martesore në shumë raste përcaktojnë edhe fatin e këtij/kësaj individi në politikë. Kur rastet e amoralit zbulohen, ato i kushtojnë jo vetëm familjen por edhe karrierën politike apo të shërbimeve civile. Po jap vetëm pak raste të njohura:

-Kongresmeni nga Nevada, John Ensign dha dorëheqjen nga Senati, përballë akuzave për lidhjen e tij me një ish-punonjës të fushatës.

-Guvernatori i Nju Jorkut Eliot Spitzer dha dorëheqjen mbasi pranoi se ka punësuar prostituta.

-Kryebashkiaku i Detroitit Kwame Kilpatrick dha dorëheqjen pas akuzave dhe publikimit të mesazheve seksuale me shefen shtabit të tij.

-Mark Foley nga Florida jep dorëheqjen pas publikimit të mesazheve seksuale dërguar një adoleshenteje.

-Guvernatori i Nju Xhersit, Jim McGreevey, jep dorëheqjen në mes të akuzave për ngacmim seksual.

-Presidenti Bill Clinton shpallet fajtor në Kongres dhe gati i kushtoi karrigen pasi gënjeu per lidhjen jashtëmartesore me një ish-punonjëse të Shtëpisë së Bardhë.

-Governatori i New York-ut Andrew Cuomo dha dorëheqjen kohët e fundit pas akuzave për ngacmime seksuale.

-Anëtarja e Parlamentit irlandez, Iris Robinson, u shkarkua nga partia e saj pas zbulimeve se ajo kishte një të dashur 19-vjeçar, ndërsa ishte e martuar.

Në Shqipërinë tonë ndodh e kundërta. Po marr vetëm një shembull rëndom: deputetja Grita Duma u zu publikisht në një mardhënië jashtëmartesore, mbas publikimt të mesazheve seksuale me një koleg të saj, gjë e cila i kushtoi familjen.
Në vend të dorëheqjes apo përjashtimit, emërohet nënkryetare e Partisë më të madhe të djathtë dhe konservatore, parti e cila mbart dhe përcjell vlera të kundërta morale me këtë politikane.

Ky është vetëm një rast, sepse në Shqipëri amorali është një standard politik specifik, i paprekshëm, i padiskutueshëm dhe i mbrojtur si nga vetë politikanët e së njëjtës tufë po ashtu edhe nga mediat të cilat notojnë në të njëjtin moçal të ndyrë të imoralitetit. Ndërsa atij gazetarit profesionist mjekërthirë që pyet: “Kush je ti qe cakton moralin”, unë i përgjigjem: Jam zëri qytetar, njeriu i thjeshtë, që ndryshe nga ti, ia di vlerën moralit

blank

Tahir Berisha, si po të duket kjo ,,Jugosllavia e Re,,? – Nga Skënder Karaçica

Nga goja e popullit

Fadil Hoxha me disa udhëhqës të kohës(jugosllave) i shkuan Tahir Berishës në Drenicë dhe e vetën:

– Tahir, si po të duket tash me ,,Jugosllavinë e Re,,?Tahir Berisha ua kthej përgjigjën:

– Mirë,mirë…por strehët po i pikojnë në trojet e huaja,-u tha Tahir  Berisha mysafirëve të ,,Jugosllavisë së Re,,!

(Shënuar në Drenicë)

blank

Aktori i mirënjohur Ymer Bala: Lamtumirë dramaturg i madh! Jam krenar qe interpretova per 30 vjet pothuejse ne te gjitha dramat e tij!

Aktori i mirënjohur Ymer Bala prej kohësh vendosur në SHBA i jep lamtumirën shkrimtarit dhe dramaturgut shkodran Fadil Kraja.
“LAMTUMIRE DRAMATURG I MADH !
Permallshem e me trishtim, i dergoj ngushllimet e mia, Zonjes Nerejda ( Llazani ) Kraja, bijes se mikut tim te “lashte”,
te ndritunit Zotni Fadil Kraja, i cili u nda sot prej nesh.
Pushofte ne paqe.
Ai thoshte me modesti:
“ Ne se kam arrite te shtoj nji “guralec” ne artin shqiptar…jam i lumtun “.
Ne fakt, Fadil Kraja vendosi shume “shkambinj” prej maleve tona, sidomos ne dramaturgji.
Jam krenar qe interpretova per 30-te vjet pothuejse ne te gjitha dramat e tij.
Emni dhe vepra e Fadil Krajes, do te gdhenden me germa te arta ne historine e letrave shqipe.
I perjetshem qofte trashigimia dhe kujtimi i tij.
Me nderim, aktori Ymer Bala.
blank

Komuniteti shqiptaro-amerikan në Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay kujtoi shkrimitarin Alfred Kanini në 10 vjetorin e largimit nga jeta Nga Eri Pasko, Presidente e AHFT

 

Ne daten 13 Nentor 2021 Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay – AHFT dhe Lidhja e Shkrimtareve dhe Poeteve Florida sebashku me familjen e shkrimtarit Alfred Kanini organizoi nje mbremje perkujtimore ne nderim te tij.

10 vite me pare Alfred Kanini u largua nga jeta ne moshen 68 vjeç duke lenë pas nje krijimtari letrare te pasur.

Ne kete eveniment perveç familjareve te tij moren pjese disa shkrimtare , artiste te Lidhjes se Shkrimtareve te Florides.

Moren pjese gjithashtu shume shoke dhe miq te Alfredit dhe familjes se tij te cilet me prononcimet e tyre revokuan pjese nga jeta e Alfred Kaninit si shkrimtar.

Ne kete takim perkujtimor pershendeten per se largu bashkepunetoret me te afert te Alfredit si ish Drejtori i Radio Televizionit Shqipetare ku Alfredi punoj per shume vjet zoti Skender Bucpapaj i cili me respekt e dashuri vuri ne dukje cilesi te ralla te shkrimtarit Alfred Kaninit te cilat ben qe te gjithe pjesmarresit te njihnin me se miri personalitetin e Alfredit.

Nje pershendetje teper shoqerore dhe emocionuese percolli tek pjesmarresit edhe Regjisori i RTSH bashkekohes i Alfredit zoti Jani Tane.

Shume shok dhe miq te tjere si Dr Ardian Kraja (mik i afert i tij) Poetja Ola Kamenica, Ndue Gjeka ( personalitet kulture) Metat Idrizi, Alba Hila dhe Eri Pasko perkujtuan me respekt te madh jeten e Alfred Kaninit ketu ne komunitet .

Ata me nota shoqerore dhe gazmore sollen copeza jete dhe ndodhi nga jeta e Alfredit ne familje e shoqeri.

Ky takim perkujtimor i promovuar kaq miqesisht nga te gjithe pjesmarresit ben qe familja e Alfred Kaninit te ndjejë nga afer respektin dhe dashurine qe te gjithe shoket dhe miqte e tij shprehen per Alfredin njeriun e tyre te dashur .

blank blank blank

 

blankblank blank blank blank blank blank blank blank blank blank blank blank blank blank blank

 

 

blankblankblank


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend