VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SHBA: Marrëveshja Kosovë – Serbi me njohje reciproke

By | May 7, 2019

Komentet

Misioni i intelektualit – Nga Florim Zeqa

 

Odat shqiptare gjatë periudhave të pushtimeve të gjata kanë luajtur rolin e kuvendeve, ndërsa njerëzit e ditur (intelektualët) ishin prijetarë të pushtetit moral në popull.
“Dy palë njerëz e prishin odën thonin të vjetrit, “ata që nuk dijn e flasin dhe ata që dijn e nuk flasin”. Në grupin e parë të njerëzve hyjnë injorantët e të paditurit që flasin shumë e s’thonë asgjë, ndërsa në grupin e dytë të njerëzve hyjnë të mençurit e të diturit që hezitojnë të flasin.
Intelektual janë njerëzit me dhunti natyrore (nga Zoti), me një inteligjencë të zhvilluar që i thonë gjërat kjartë e bindshëm, duke reflekuar besim dhe shpresë për ardhmëri në mesin që i rrethon dhe jo vetëm.

Pleqnarët e kohës, liderë popullorë

Në të kaluarën, njerëzit e mençur duke ndihmuar familjet në zgjidhjen e problemeve e ngatërresave, janë shndërruar në lider popullor, që ndryshe i kanë quajtur “pleqnar”.
Pleqnar janë quajtur si i riu, ashtu edhe i moshuari, pa dallim moshe, fshati apo qyteti, religjioni apo ideologjie.
Në të kaluarën, njerëzit e ditur (intelektualët), edhe kur nuk kanë mundur të shprehën lirshëm nga pushtuesit, gjithmonë e kanë gjetur mënyrën pët t’ia thënë të vërtetën popullit të tyre përmes metaforave, anekdodave, tregimeve të imagjinuara (meseleve).
Njerëzit e ditur dhe intelektualët ishin bartës të lëvizjeve kombëtare që nga kohët antike e deri në ditët e sotme, që nga Kuvendi i Lezhës e deri të Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që nga Rilindja Kombëtare e deri të lëvizja paqësore demokratike (LDK) e viteve të ’90-ta, intelektualët u shndërruan në prijës politik dhe ushtarak, për ta nxjerrë popullin nga shtypja dhe robëria shekullore siq ndodhi edhe gjatë luftës së fundit çlirimtare të viteve 1998/99.

Mos t’i thotë vetes intelektual, ai që pranon të shfrytëzohet nga një injorant politik

Në rrethanat e reja të krijuara në Kosovën e sotme, populli ka nevojë si asnjëherë më parë për unifikimin e trurit kombëtar, të intelektualëve, njerëzve të ditur dhe atdhetarëve të vërtetë për ta nxjerrë vendin nga pushtimi i antivlerave, dukurive të shumta negative; korrupsioni, krimi i organizuar, prostitucioni politik, egoizmi, imoraliteti,…e mbi të gjitha për ta shpëtuar vendin nga zhveshja e vlerave, traditave dhe identiteti kombëtar.
Hezitimin e intelektualëve për kyqje në jetën politike, janë duke e shfrytëzuar injorantët e të gjitha ngjyrave politike. Por më keq se kaq, rreshtimi i intelektualëve në anën e së keqes është duke e dëmtuar seriozisht të ardhmën e vendit.
Në rrethanat që ndodhet vendi ynë sot, hyrja e një intelektuali nën tutelën e partive të dështuara politike, e bën akoma më të pashpresë jetën e qytetarëve në Kosovë.
Mendimi i mprehtë i një intelektuali vërehët nga thënja e të vërtetës së pastër, pa kamuflime dhe pa ngjyrime partiake. Mendimi i lirë i intelektualit paraqet kërcënim shqetësues për politikanin injorant dhe të korruptuar, për hajdutët dhe matrapazët politik.
Pavarësisht kërcënimeve dhe linçimeve intelektuali në asnjë rrethanë nuk guxon të largohet nga misioni i shenjtë për mbrojtjen dhe pëhapjen e së vërtetës dhe i të qenurit mbrojtës besnik i interesave kombëtare dhe të drejtave qytetare.

Intelektualiteti në sprovë me sfidat e kohës

Një njeri që i thotë vetes intelektual dhe atdhetar që sot rrinë indiferent ndaj zhvillimeve politike në vend, le t’i thotë çfarë të dojë vetes, por në realitet nuk është në nivelin që e pretendon.
Merreni me mend çfarë do të ndodhte sikur të tërhiqeshin të gjithë intelektualët, siq janë strukur një pjesë e intelektualëve të profilit të “lartë”.
Me siguri në këtë vend nuk do të bëhej më fjalë për prosperitet, ndryshime pozitive, zgjedhje demokratike, zhvillim ekonomik dhe mirëqënje qytetare, por do të fashiteshim deri në tjetërsim kombëtar e njerëzor nga qeverisja e antivlerave.
Ndoshta disa intelektual të kalibrit të “lartë” janë duke menduar sikurse disa arsimtar më përvojë të viteve të ’90-ta, kur e lanë arsimin për të ikur drejt vendeve evro-perëndimore, kur thoshin, po citoj; “tani ka mjaft të pashkolluar që punojnë pa rroga, unë do të kthehem kur të bëhet mirë”…e ndoshta për intelektualët e fjetur, mirë do të bëhet kur në Kosovë nuk do të ketë më banda kriminale që do t’ua rrezikonin jetën për pushtet.

Ndoshta, neve që jemi aktiv dhe të pandalshëm në përballje me dukuritë negative dhe mbeturinat e sistemit të kaluar, intelektualët e fjetur të kalibrit të “lartë” na konsiderojnë të ç’mendur!
U mbetët qytetarëve të vendit, që ta vlerësojnë kontributin e së cilit prej nesh, por edhe heshtjen dhe ndërgjegjën e të intelektualëve të fjetur.

Kurti zhvillon bisedë telefonike me presidentin francez Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka premtuar rritjen e rolit të Francës, dhe të atij vetë, në lehtësimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, presidenti francez ka thënë se sapo të krijohen kushtet e duhura do të organizohet samiti i Parisit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, nën mbikqyrjen e Francës dhe Gjermanisë.

Në një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit Kurti, bëhet e ditur se Macron ka shprehur mbështetjen e tij për rifillimin e qarkullimit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri në detyrë Kurti i ka thënë presidentit Macron se “qeveria e tij sheh në zbatimin e reciprocitetit zbatimin efektiv edhe të asaj çka përmbahet në marrëveshjet e Brukselit, dhe gjithashtu realizimin e premtimeve të bëra para zgjedhësve”.

“Ai nënvizoi faktin se efektiviteti i dialogut varet nga pjesëmarrja e Evropës. Evropa nuk mund të zëvendësohet nga ndonjë kontinent tjetër, dhe as Franca nga ndonjë shtet tjetër. Evropa është edhe mjedisi edhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, citohet t’i ketë thënë Kurti presidentit Macron.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi qeveria e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, vendosi tarifën ndaj mallrave serbe.

Kurti e ka hequr tarifën ndaj mallrave serbe, mirëpo e ka vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, gjë që ka ngjallur reagimin e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë kërkuar shfuqizimin pa kushte të tarifës.

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur heqjen e tarifës dhe nuk e ka komentuar vendosjen e masës së reciprocitetit.

Më 1 korrik të vitit të kaluar, presidenti francez kishte planifikuar mbajtjen e një samiti në Paris me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, mirëpo ai kishte dështuar, pasi palët nuk kishin lëvizuar nga qëndrimet e tyre.

Serbia kërkonte heqjen e tarifës ndërkaq qeveria e asaj kohe e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj e kundërshtonte një gjë të tillë. rel

Kosovë: 224 numri i të infektuarve me koronavirus, përfshirë të dhënat nga komunat serbe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) në njoftimin për rastet e reja me COVID-19, ka përfshirë edhe rastet nga komunat e banuara me shumicë serbe.

Kjo është hera e parë që ky Institut i përfshinë rastet nga komunat me shumicë serbe në të dhënat që publikon për numrin e të infektuarve në Kosovë.

Deri tani të dhënat nga komunat me shumicë serbe janë raportuar në Serbi.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ministria e Shëndetësisë e Kosovës thotë se përfshirja e rasteve nga komunat me shumicë serbe ndihmon në posedimin e një pasqyre të qartë të shtrirjes së rasteve në gjithë vendin.

“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik,pas analizës së disa mostrave qe i ka bërë vet në veri, dhe pas raportimeve të rasteve edhe nga ajo zonë, i ka përfshirë në raportin e rregullt edhe rastet e raportuara në veri. Kjo ndihmon për të pasur një pasqyrë të qartë të shtrirjes së rasteve në gjithë vendin”, thotë drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.

Me rastet e reja të konfirmuara nga IKSHPK-ja, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 224, ndërsa numri i viktimave është gjashtë.

“Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja po ashtu njofton se edhe shtatë pacientë janë shëruar, që e çon në 37 numrin e të shëruarve në Kosovë.

Rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovë u regjistruan më 13 mars.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik. rel

NË EMISIONIN DESKU TË KTV – AFERIM, VJOSA, SONTE KE SHKELQYE… – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Vjosa nuk zhgenjeu,

Pëkundrazi Vjosa shkelqeu sonte ishte një trimereshë, një heroinë shendriste si dielli dhe hana më rrezatimin e saj, me mendjen dhe mençurin e saj.

Vjosa sonte ishte si një meteor, ishte si një murlan, ishte si një stuhi e cila fshiu përpara zemerkëqinjet, idiotat politikë, pelhivanat e LDK, KLanin mafioz të instaluar brenda LDK .

Ua qiti për ledinë te gjitha makinacionet e bosave te korruptuar te LDK te cilët nuk janë trima por tuxana sepse asnjeri prej tyre nuk e kishte guximin te ballafaqohet më qytetaret në zgjedhje, kurse me pas kukurizën si gjelat se kush jemi na.

Ju nuk jeni kërkushi, jeni asgjë, jeni hiqa, jeni pengesa e LDK. Jeni njësoi si PAN-i hajna dhe zhvatës te pasurisë sëpopullit.

Nuk është Vjosa antiamerikane o ju te mjerë.

Ju nukmjeni fare proamerikan,jeni proamerikan vetem më fjalë.Nuk mund te jeni proamerikan kur ju e vidhi dhe e plaçkiseni shtetin.

Ju mund te jeni vetem prothaçist të përbetuar.

Nuk mund te jeni proamerikan kur je e zhvateni pasurin e popullit.Njerëzit e këtill Amerika nuk i paranon si proamerikan.

Sonte ne Desk Vjosa nuk zhgenjeu,por ajo shkelqeu si rrezja e diellei,

Oh,sikur LDK te kishte më shumë këso rrezesh dirtite LDK do të ishte një parti ndryshe,e jo sikur sot qe fare nuk dallon nga partit tjera te ngurthuara ne PAN-in.

Vjosa Osmani, kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më prapa meje, matuni para qytetarëve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të hynte në listën garuese me LDK-në, nëse kjo parti do të kërkonte të bënte koalicion me partitë e PAN-it.

Osmani është shprehur e prerë se vijat e kuqe i ka për të gjitha partitë që, sipas saj e kanë zhvatur Kosovën.
“Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyj asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje”, theksoi Osmani në KTV.

Ajo tha se ngutja e partisë së saj për të proceduar me mocionin e mosbesimit të Qeverisë nuk mund të arsyetohet me dialogun si argument. Osmani shtoi se tarifa tashmë nuk ekziston, por ka trajtim të barabartë në aspektin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë pikë, ajo tha se është dashur të jetë zë i përbashkët i partnerëve qeveritarë.
“Kur ne dhe VV ishim bashkë në opozitë dhe kur i dërgonim bashkë letrat, kishin më shumë efekt. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Francën dhe Gjermaninë. U bë thirrja nga shtetet e BE-së që të mbahet qeveria funksionale. Por, çka ndodhi më vonë, ishte një keqpërdorim i plotë i një deklarate të SHBA-së, e cila thjesht e përshëndeste vendimin tonë si Kuvend për thirrje të seancës. E përkthyen si përkrahje për një votë pro mocionit. SHBA-ja kurrë s’ka kërkuar të votohet pro mocionit, kurse shtetet e BE-së e kanë bërë të qartë që të mos votohet mocioni ose të shtyhet. Pse nuk ishte e mjaftueshme një thirrje e tillë, unë s’e kuptoj. Sepse në kohën kur Kosova ballafaqohej me rrezikun e ndryshimit të kufijve, dhe humbjes më të madhe që LDK-ja do të pësonte, jo në vota, por në aspektin e projektit të saj ‘Kosova shtet i pavarur sovran dhe në kufijtë aktualë’, kush ishte personi që mbronte kufijtë tanë? Ishte kanelarja Merkel! Pse tani zëri i saj u bë tejet i parëndësishëm?”, tha Osmani.

Ajo tha se ka shumë gjëra për të cilat në këtë moment, për shkak të konfidencialitetit s’mund t’i thotë, por tha se “do të dalin në shesh dezinformatat që i janë dërguar SHBA-së nga një rrjet i organizuar nëpër parti politike”.

“Do të dalin edhe qëllimet e vërteta të njerëzve prapa krejt kësaj situate. Do të dalë edhe e vërteta që këtë qëndrim që e mbaj, s’e mbaj për vota, por unë, mes reputacionit dhe mes pozitës partiake dhe ndërgjegjes sime, gjithnjë e kam zgjedhur ndërgjegjen. Shpresoj që këtë ta kuptojë secili”, u shpreh ajo.

Ajo thotë se përkrahja e Gjermanisë dhe e SHBA-së është për popullin e Kosovës, jo për liderë të caktuar.
“Fakti se është injoruar demarshi i Francës dhe i Gjermanisë ndaj LDK-së, nuk është pritur mirë nga këto dy vende. Natyrisht se ata punojnë me secilën qeveri”, tha Osmani. Për periudhën pas mocionit, Osmani tha se këto çështje do të përfundojnë në Kushtetuese.

Kurti i shkruan Lajçakut për parimet dhe ekipin negociator në bisedimet me Serbinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letërkëmbimi me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se dialogu duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se marrëveshja përfundimtare duhet të shoqërohet me një garanci nga BE-ja dhe SHBA-ja që obligon zbatimin e ndërsjellë dhe të plotë të marrëveshjes.

Kurti në letër i thotë Lajçakut se sipas Kushtetutës së Kosovës është i obliguar që të themeloj dhe udhëheq ekipin negociator të Kosovës.

Në këtë frymë, Kurti thotë se ekipit negociator do t’i printe ai, ndërsa anëtarë të tij do të ishin, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe nga një përfaqësues të partive politike parlamentare: Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike, koalicionit AAK-PSD, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe Grupit 6+.

Parimet e dialogut, sipas Kurtit

Kurti në kuadër të parimeve të dialogut thotë se palët duhet të sigurojnë që në asnjë rrethanë ose situatë të mos diskutohet çështja e sovranitetit të ndërsjellë, integritetit territorial dhe punët e brendshme.

“Ne nuk kemi nevojë as për një dialog i cili përfshin hartat në tryezë, e as për një proces që na çon në ridefinimin e kufijve. Kjo është e një rëndësie thelbësore”, shkruan Kurti për të shtuar se “marrëveshja duhet të shoqërohet me një paketë masash politike, ekonomike dhe financiare që do të përshpejtonin përmirësimin e standardit të jetesës në të dyja vendet, si dhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi qeveria e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, vendosi tarifën ndaj mallrave serbe.

Palës kosovare në dialog i printe presidenti, Hashim Thaçi.

Kurti e ka hequr tarifën ndaj mallrave serbe, mirëpo e ka vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, gjë që ka ngjallur reagimin e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë kërkuar shfuqizimin pa kushte të tarifës.

Çfarë thotë Lajçak?

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur heqjen e tarifës dhe nuk e ka komentuar vendosjen e masës së reciprocitetit.

Në letrën të cilën, i BE-së, Miroslav Lajçak i ka dërguar Kurtit, ai thotë se vendimin për heqjen e tarifës, e sheh si shenjën e parë konkrete të vullnetit për të rinisur dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Bashkëpunimi rajonal në këto periudha sfiduese, veçanërisht kur bëhet fjalë për lëvizjen e papenguar të mallrave, është thelbësor për të mbajtur në kontroll pandeminë. Gjithashtu në këtë kontekst, unë do të doja të përsëris mirëpritjen e BE-së për vendimin për heqjen e tarifave për importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, thotë Lajçak në letrën të cilën e ka publikuar zyra e kryeministrit të Kosovës.

Ai shton se “emërimi i tij jep sinjale të një rikthimi të angazhimit të BE-së në dialog”.

Rezervat e Thaçit ndaj Lajçakut

 

Emërimi i ish-kryediplomatit sllovak në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun, nuk është mirëpritur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë më herët se misioni i Lajçakut “është i paracaktuar të dështojë”.

“Misioni i tij është krijuar të dështojë për shkak të angazhimit të tij për të ndaluar Sllovakinë që ta njohë Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Që nga ndërprerja e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësoheshin nga BE-ja, të dyja vendet kanë arritur dy marrëveshje: për hekurudhat dhe linjën ajrore.

Të dyja këto marrëveshje janë ndërmjetësuar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell. rel

Kurti: Muaji prill, vendimtar për daljen nga kriza e pandemisë

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se institucionet e Kosovës, janë të përkushtuar maksimalisht me çështjen e pandemisë.

Kurti i bëri këto komente në një konferencë për media gjatë një vizite në komunën e Gjilanit.

“Jemi të përkushtuar me punë që ta ndalojmë hovin e koronavirusit. Puna edhe më madhe duhet të vazhdoj në muajin prill. Muaji prill është vendimtar për daljen nga kriza”, tha Kurti.

Ai paralajmëroi se qeveria do të zhvillojë më 7 prill një mbledhje online ku do të diskutojë për masat tjera ndaj kësaj situate.

Më 23 mars, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin ta shpallë të pavlefshëm.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 165 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 24 pacientët që janë shëruar. Tre persona kanë vdekur.

Nga radhët e komunitetit serb, janë infektuar 33 persona, ndërsa një ka vdekur.

Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.

Nga 1 prilli, 1.7 milion euro mallra serbe hynë në Kosovë

Mbi 1.7 milion euro është vlera e importeve që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina nga 1 prilli, kur Qeveria, tashmë në detyrë, e Kosovës, ka hequr tarifën 100 qind ndaj produkteve të këtyre dy vendeve.

Në mallrat serbe, autoritetet e Kosovës kanë zëvendësuar këtë masë me reciprocitet, derisa ndaj Bosnjës nuk është marrë masë shtesë.

Adritatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se 1.6 milion është vlera e mallrave që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër janë importe të Bosnjës, në vlerë të rreth 113 mijë eurove.

Sipas tij, shumica e importeve janë produkteve ushqimore, të industrisë kimike apo të industrisë së ndërtimit.

“Të gjitha dërgesat deri tani u janë kanë referuar Kosovës në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe emërimit ndërkombëtar të Kosovës në aspektin tregtar”, ka thënë mes tjerash Stavileci.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe Kosova ka eksportuar mallra në këto dy vende në vlerë të 240 mijë eurove.

Taksa 100 për qind ishte vënë nga qeveria e kaluar në Kosovë, në nëntor të vitit 2018.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar në vazhdimësi pezullimin e kësaj mase, ndërkohë që zyrtarët amerikanë së fundmi kanë thënë se nuk përkrahin as masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

Apostolova thotë se BE mund ta mbështesë Kosovën me rreth 160 milionë euro në muajt e ardhshëm

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka njoftuar se sot ka biseduar me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin në detyrë të Financave, Besnik Bislimi për gjendjen e krijuar pas pandemisë COVID-19.

Sipas një postimi në Twitter, Apostolova ka thënë se BE vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Kosovën.

“Kam folur sot me ministren Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi, dhe Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19. Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro nga BE në 2-6 muaj përmes ndihmës makro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe granteve IPA 2, mbështetjes së sektorit privat, bujqësisë dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar ajo.

Bllokohet kalimi nëpër sheshet e Prishtinës për shkak të koronavirusit

Sheshet kryesore në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, janë bllokuar për qarkullim nga Policia e Kosovës, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Sheshet “Skënderbe”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” janë bllokuar me shirita, ndërsa disa rrugë të tjera që lidhen me to, janë bërë të pakalueshme.

Drejtusit e Komunës së Prishtinës thanë se një veprim i tillë është marrë pasi është vërejtur qarkullim më i madh i njerëzve në sheshe.

“Thirrjet për të mos dalë pa nevojë nuk po respektohen nga qytetarët. Aq më pak tash, që edhe moti po përmirësohet. Masat shtesë të sigurisë janë të domosdoshme. Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shëtitjes”, tha kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në rrjetin social Facebook.

“Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe”, shtoi ai.

Komuna e Prishtinës po ashtu paralajmëroi se nga data 7 prill nuk do të ofrohet asnjë shërbim për qytetarët, nëse nuk janë të pajisur me maska dhe doreza.

Mëngjesin e së hënës, Policia e Kosovës ka rrethuar edhe disa parqe pranë ndërtesave kolektive në Prishitnë.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 145 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 23 pacientët që janë shëruar.

Nga radhët e komunitetit serb, janë infektuar 27 persona, ndërsa një ka vdekur.

Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.

Qeveria tashmë në detyrë e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Ndalimi i lëvizjes së njerëzve në kuadër të masave të qeverisë është në fuqi nga ora 17:00 deri në 06:00, çdo ditë.

Kosovë, me 2 raste të reja rritet në 3 numri i të vdekurve me COVID-19

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar për 2 raste të reja të vdekjeve të pacientëve të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), duke çuar në 3 numrin e përgjithshëm të të vdekurve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur MSH, dy pacientët që kanë vdekur në orët e para të së hënës, njëri është me vendbanim nga Prishtina, burrë 59 vjeçar, kurse tjetra grua 70 vjeçare nga fshati Korishë i Prizrenit.

“Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04.04.2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së”, bën të ditur njoftimi nga MSH, ku theksohet se pacienti ka qenë me sëmundje shoqëruese të diabetit, si dhe është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë, apo pa vetëdije.

Sipas njoftimit të MSH-së, edhe pacientja e dytë nga Korisha e Prizrenit, grua e moshës 70 vjeçare ka pasur sëmundje shoqëruese.

“Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë – Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”, përfundon njoftimi.

Në Kosovë, deri tani janë regjistruar 145 të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nga të cilët 23 janë shëruar dhe 3 kanë vdekur.

Xhelal Sveçla bisedon me banorët e Zveçanit dhe Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka vizituar Mitrovicën dhe disa fshatra të komunës së Zveçanit.

Sipas një komunikate të ministrisë së Punëve të Brendshme, Sveçla i ka siguruar banorët për përkrahjen e të gjitha institucioneve të Kosovës, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të situatës së krijuar, pas përhapjes së virusit COVID- 19 në pjesën veriore të vendit.

Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, ai së bashku kryetarin e komunës Agim Bahiti, kanë vizituar edhe pjesën veriore të qytetit, respektivisht Lagjen e Boshnjakëve, “ku kanë parë për së afërmi situatën në të cilën gjenden banorët e kësaj lagjeje”.

Në njoftim thuhet se biseda me kryetarin e komunës së Mitrovicës është zhvilluar dy ditë pasi “ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për vendosjen në karantinë të Komunës veriore dhe Zveçanit, si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19 në atë pjesë”.

Në Kosovë, deri tash janë të konfirmuara 140 raste me Covid-19, përfshirë këtu 1 vdekje dhe 23 të shëruar. Nga radhët e komunitetit serb, janë regjistruar 26 raste, përfshirë 1 vdekje, por nuk ka të dhëna mbi të shëruarit. Komuniteti serb në Kosovë rastet e infektimit i raporton te strukturat e shëndetësisë në Serbi.