VOAL

VOAL

SHBA: Këshilli i Bashkisë Uster shpalli të martën në mbrëmje 28 Nëntorin 2018 festë të Ditës së Pavarësisë të Shqipërisë – Nga ARDIAN MURRAJ

November 22, 2018

Komentet

“Një Jetë… disa Histori” e Marjana Bulkut, një dëshmi e mirëfilltë e mjaftë individualiteteve të diasporës në Amerikë Nga Agim Rexhaj

Të nderuar miq, motra e vëllezër,

Ndjehem mirë që jemi mbledhë sot për një tjetër libër  e për një tjetër festë tonën.

Sepse, gjithnji puna dhe vepra e autores  Marjana Bulku na ka përbashkuar në kaq shumë histori, mbasi prej kohësh flitet e shkruhet për personalitete, kontribute dhe vlera! Ju jemi mirënjohës dhe shpreh bindjen se shumë prej nesh këtu ndjehemi vërtet të nderuar për kujdesin prej vitesh që kultura dhe vlerat shqiptare të mos mungojnë në Vatrat dhe Familjet tona.

Në të vërtetë, të tillë e kam njohur zonjën Bulku qysh në momentet e para kur ajo u afrua në Vatër, më shumë se një dekadë të shkuar. Gjithnji dinjitoze dhe e papërtuar, gjithmonë përbashkuese, vlerësuese dhe kontribuese, duke u përpjekë sistematikisht me na përcjellë më të mirën e gruas dhe intelektuales shqiptare.

Librat e saj, puna edhe qëndrimi i saj si te Vatra, si te Dielli, si te Albanian Culture po edhe në shumë aktivitete janë në sinkron me frymën e korrektesës gazetareske, me kulturën e gjerë që ajo zotëron dhe me shpalosjet dinjitoze në qendrime antikonformiste, prej të cilave ne si komunitet shqiptar i Amerikës, zgjerojmë jo vetëm frymën e komunikimit të ndërsjelltë, po edhe mbijetojmë përmes këtyre modeleve, vlerave dhe personaliteteve.

Me kurajo mund ta them, se prej kualiteteve të tilla edhe Vatra u lartësua, e kjo mund të vërehet më së miri e më së qarti edhe në faqet e librit që kemi në duar, “Një Jetë… disa Histori”, një dëshmi e mirfilltë, ku rrëfimet përmes intervistave apo portretet në pak rreshta të mjaft individualiteteve të spikatura të diasporës Amerikane e më gjerë, na shfaqen si një manual orientues për të sotmen dhe për nesërmen tonë të përbashkët.

Libri më i fundit i Marjana Bulkut, simbas leximit tim, mbetet një dëshmi konkrete e veprimtarisë së palodhur së kësaj zonje, e cila na ka nderue me praninë dhe punën e saj, në gjitha mjediset shoqnore dhe intelektuale, ku ndikimi e saj po lë gjurmë të padiskutueshme e ku unë si aktivist i kahershëm, mundem veç ta vlerësoj kontributin e saj në fushën e mediave dhe në edukimit patriotik e gjuhësor, si në Federatën tonë Vatra dhe gazetën Dielli, ku për shumë vite ajo ishte në krah të përkushtimit dhe kontributeve të zotit Dalip Greca, po edhe kollonë mbështetëse e televizionit Albanian Culture, pa harruar këtu edhe botimet e njëpasnjëshme që ajo na ka sjellë në këto vite.

Jam i bindur, edhe pse në momentet që po kalojmë, do vlera tona janë zvetënuar disi, duke ia cënuar vetvetes do shtylla të patriotizmit dhe bashkëpunimit, por më besoni se kjo do të jetë diçka e përkohshme dhe kalimtare, sepse gjithkush do të vlerësohet për punët e mira dhe kontributet e ndershme dhe jo për fyerjet e paskrupullta dhe prapaskenat e errta.

Ndaj në mbyllje të kësaj fjale mundem me thanë se përtej përmbajtjes, figurave intelektuale që trajton dhe kulturës me të cilën është shkruar ky libër, zonja Marjana Bulku na përcjell mesazhe përbashkimi e uniteti, të cilat i ka pasur të përhershme, e mund të them se janë në ADN-në e saj, ndaj kudo ku ajo ndërvepron dhe lufton e thotë fuqishëm dhe pa asnjë ekuivok fjalën e saj.

Edhe njiherë, ju falenderoj nga zemra zonja Marjana, dhe ju uroj shumë suksese e të tjera, shumë vepra si kjo e sotmja, ku ju vazhdoni me na përcjellë frymën e vazhdimësisë e të përbashkimit.

Agim Rexhaj  18 Maj 2024

(Video – Foto) Marjana Bulku, prezantoi në Nju Jork, librin e saj “Një jetë disa histori” Nga Beqir SINA

Kolazh me fotografi : Promovimi i librit “Një Jetë Disa Histori” – “Producers Club Theatres” Manhattan

NEW YORK – Gazetarja Marjana Bulku-Zeneli, prezantoi të shtunën(18 maj 2024) në qytetin e New York-ut, The Producers Club Theater, librin e saj “Një jetë disa histori”, një botim ky që është një përmbledhje me intervista, profile shqiptaro-amerikane, esse dhe refleksione letraro-gazetareske. Libri i Bulkut, ka si qëllim të sjellë bashkë individualitete shqiptare të cilat udhëve të integrimit kalojnë sfida të përbashkëta, shumë prej të cilave janë iluminuese për të tjerët sot dhe nesër.

Gazetarja Marjana Bulku-Zeneli, vet/organizatore e këtij aktiviteti, së bashku me familjen në fjalën hapse, tha se e shkroi këtë libër pas ardhjes në Nju Jork, dhe se libri i saj është një botim dhe përmbledhje e një pune disa vjeçare e gazetaris dhe publicitikës së saj.

“Libri “Një jetë disa histori”, është produkt i njohjeve dhe komunikimeve të drejtpërdrejta në studion e televizionit Albanian Culture TV në New York, si dhe i mjaft veprimtarive pranë institucioneve të tjera si Federata Panshqiptare Vatra, Albanian American Dual Language & Culture, Dita Botërore e Librit, etj. Libri i Marjanës është një stil i veçantë shkrimi ku alternohen pyetjet e shumta argumentuese me përgjigje analitike, evokime veprash dhe vlerësime mbi individë, akte e veprimtari të cilat me rritjen e emigracionit e kanë intensifikuar sasinë por edhe cilësinë: “Komunikimi përmes intervistave, përgjithësimeve, reflektimeve dhe krijimeve letrare sjell në një volum të vetëm një galeri të gjërë plot me informacion historik, kulturor dhe intelektual duke krijuar kështu një kulturë përbashkuese të shqiptarëve që jetojnë jasht territoreve shqiptare dhe që Shqipërinë e kanë gjithmonë me vete”.

Marjana Bulku foli po ashtu në idenë e librit : “Unë vendosa” ta ndërtoj “ këtë “ Muzeum” në këto faqe libri përmes përshkrimeve dhe analizave të mia, intervistave dhe konkluzioneve përtej pyetjeve pasi në fare pak vite të jetës time në Nju Jork, SHBA pata fatin të njoh disa prej tyre, falë komunikimeve të drejtpërdrejta ku njoha historitë, preka veprimtaritë, ndjeva përpjekjet e pandalshme që shqiptarët punëtorë e fisnikë të Amerikës bëjnë për të mbajtur gjallë lidhjet me vendin amë: Shqipërinë, Kosovën,Maqedoninë, Malin e Zi. Jeta e çdo njërit prej tyre mbart kaq shumë histori shumë prej të cilave nuk duhen harruar, ka nga ato që janë frymëzuese dhe burim krenarie, prandaj dhe vendosa t’i përjetësoj përmes faqeve të një libri.”

Televizioni Albanian Culture TV në New York, me kete rast shfaqi një video/screen ku prezantonte në formën e një slideshow, punës së saj pesmbëdhjet vjeçare, video e cila ngjalli kërshëri tek të pranishmit

Kurse, kolegeja e saj, Mimoza Belliu, në fjalën e saj tha se ishte mjaft e nderuar që sot marr pjesë me zemër në këtë aktivitet të mikeshës sime të mrekullueshme Marjana Bulku: “ Në këtë ditë të shënuar për Marjanën, por edhe për ne, Familjen Belliu dhe Televizioni Kultura Shqiptare, unë, për arsye shëndetsore, nuk munda të isha e pranishme për të hapur këtë eveniment letrar e historik. Falenderoj Marjanën që e përqafoi kerkesen që këtë shkrim ta lexojë Vera, bashkëpunëtore e Marjanës në rubrikën “Një Jetë, Disa Histori”.

Në fjalën e saj zonja Belliu tha se si lindi ideja për rubrikën televizive “Një Jetë, Disa Histori” të Marjana Bulkut, e cila tha ajo, dallohet për origjinalitetin në krijimtarine e saj, duke mos dal nga vetvetja në këtë vështrim kroniko-historik të punës sonë të përbashkët.

“Shumë kush mund ta bej pyetjen: Si e njohëm ne (familja Belliu) Marjanën? Shkak i njohjes sonë është miku ynë i përbashkët, Ambasadori Mal Berisha. Qëllimi ynë si televizion ka qënë të jemi në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe në ekran të projektojmë jetën e perditshme të tij. Televizioni Kultura Shqiptare ka qënë gjithmonë me dyer të hapura për këdo që ka pasur dëshirën për të krijuar rubrika televizive. Dhe kështu duke qënë në kërkim të vazhdueshëm të talentit moderator e krijues për rubrika realiste që të pasqyronin jetën e shqiptaro-amerikanëve, më në fund bëmë “BINGO”!

Znj. Belliu tregojë se për të filluar një bashkëpunim simbiolik që do të kthehej më vonë edhe në miqësi të ngushtë familjare, në fillimet e bashkëpunimit, se ajo ishte e mendimit që Marjana të krijonte një rubrikë ku do të sillte para ekranit, jetën e përditshme të shqiptaro-amerikanit, qoftë ai apo ajo me tituj shkencore, apo një njeri i thjeshtë që kontribon në mënyrë të thjeshtë në jetën tonë të përditshme.

“Unë personalisht, kam dashur që ekrani i televizionit Kultura Shqiptare të jet kuptimplot e domethënës, i popullit dhe për popullin, jo jeta fallso, por realiteti ynë i përditshëm. Këtë ide kishte edhe Marjana. Mendimet e idetë tona u puqën plotësisht për të krijuar një rubrikë ku do të intervistoheshin shqiptaro-amerikanë që me mënyrën e tyre kishin kontribuar në kultivimin e ruajtjen e identitetit kombëtar, por në të njejtën kohë edhe ishin integruar në jetën e perditshme të vëndit ku jetojmë”.

Por si do të titullohej kjo rubrikë?

Këtu zonja Belliu, thotë kjo ishte një tjetër dilemë që kërkonte zgjidhje: “Që të tre, Ademi, unë e Marjana, gjatë bisedës po kontribonim me shëmbuj titujsh, ca të gjatë e ca të shkurtër, por më në fund Marjana me cilesinë kreative të saj tha individi që intervistohet tregon jetën e tij, gjatë secilës ka shumë histori. Kështu lindi titulli “Një Jetë, Disa Histori” i rubrikës me moderatore Marjana Bulku.”

Shumë kush mund ta adresojë Marjanën si gazetare apo moderatore.

“Por jo, Marjana Bulku eshte një krijuese origjinale dhe e mirëfilltë letrare. Ajo i dha një tjetër jetë televizionit Kultura Shqiptare në këto 10 vjet me “Një Jetë, Disa Histori.” Një tjetër vizion intervistimi me pyetje spontane, duke ju permbajtur origjinalitetit të jetës së personazhit. Është e pamundur për Marjanën të ndali hapin e saj krijues. Dhe botimi më i ri i saj me titull “Një Jetë, Disa Histori” është një provë jetësore. Marjana deshte të zbardhte në letër këtë experiencë të bukur të ekranit, po tashmë të parë në një tjetër këndvështrim: personazhet e intervistuara më parë me pyetsor të ri, dhe një pasurim me personazhe të reja”, tha Mimoza Belliu.

Shkrimtari dhe publiçisti Mal Berisha, në fjalën e tij tha se, “është më se e natyrshme që Marjana Bulku, gazetare e televizionit Albanian Culture TV në New York, dhe disa mediave të shkruara, përfshirë gazetën Dielli, mediat elektronike, të prezantonte librin e saj , “Një jetë disa histori”, këtu ku edhe e nisi gazetarinë në Nju Jork, me shqiptarët e Amerikës.

Ai tha se promovimi i një libri përbën gjithmonë një moment emocional, jo vetëm për atë që e shkruan por edhe për ata që e kanë lexuar ose do ta lexojnë atë, dhe që gjejnë brenda faqeve të tij jo vetëm jetën e dikujt tjetër, por shumëçka edhe nga vetvetja.

“Libri që po promovojmë sot “Një jetë disa histori” i autores Marjana Bulku, për mendimin tim është pikërisht libri ku të gjithë ne dhe qindra mijëra shqiptaro – amerikanë e gjejme vetveten në një mënyrë ose në një tjetër. Arësyea është e thjeshtë: Të gjithë kanë kaluar nëpër një kalvar mundimesh për të ardhur në këtë vend dhe për t’u përshtatur me atdheun e dytë, Amerikën duke marrë me vete mallin, dhimbjen, shqetësimin dhe dashurinë për atdheun që kanë lënë pas.”

Presidenti i nderit i Vatrës z.Agim Rexhaj në fjalën e tij midis të tjerave tha se “Libri më i fundit i Marjana Bulkut, simbas leximit tim, mbetet një dëshmi konkrete e veprimtarisë së palodhur së kësaj zonje, e cila na ka nderue me praninë dhe punën e saj, në gjitha mjediset shoqnore dhe intelektuale, ku ndikimi e saj po lë gjurmë të padiskutueshme e ku unë si aktivist i kahershëm, mundem veç ta vlerësoj kontributin e saj në fushën e mediave dhe në edukimit patriotik e gjuhësor, si në Federatën tonë Vatra dhe gazetën Dielli, ku për shumë vite ajo ishte në krah të përkushtimit dhe kontributeve të zotit Dalip Greca, po edhe kollonë mbështetëse e televizionit Albanian Culture, pa harruar këtu edhe botimet e njëpasnjëshme që ajo na ka sjellë në këto vite.”

Ish Ambasadori i Shqipërisë në Britani, tha se mbasi e kishte lexuar librin e Marjanës, dua të them me plot gojën se ky libër është një transkriptim virtuoz i fjalëve të thëna prej të intervistuarve në intervistat televizive. Mendimi i autores që nëpërmjet të këtyre intervistave të sillte historitë individuale të secilit, në fakt na ka sjellë një imazh kolektiv të bashkësisë Shqiptaro – Amerikane në periudhën në fjalë. Në këtë aspekt më duket sikur kur mbaron së lexuari ke biseduar përpara një kamere me të gjithë shqiptarët e Amerikës të përmbledhur në një individ i cili ka këto cilësi:
· Dashurinë për atdheun
· Patriotizmin,
· Virtytet më të mira shqiptare
· Përpjekjte titanike për tu përshtatur në vendin e ri në Botën e Re.
· Respekti për vendin ku kemi ardhur,
· Progresin ekonomik dhe edukimin e klasit të parë botëror.
· Organizimin shoqëror dhe kontributin kombëtar.”

Ky libër është një haraç nderi për arritjet e shqiptarëve i ofruar nga autorja, tha Berisha.

Më pas e përshëndeten autoren e librit “Një jetë disa histori”, pedagogja Mjaftime Brataj, studiuesi Idriz Lamaj, Agim Rexhaj – Presidenti Nderi i Vatrës, altivistja Lumi Hadri,shkrimtari Orhan Sakiqi, Adem Belliu, dhe u lexua përshëndetja e ish-Drejtorit i VOA-s për EuroAzinë, Frank Shkreli mesimdhënsja Znj. Drita Gjongecaj, e cila prej shumë vitesh i është përkushtuar mësimit të gjuhës shqipe në SHBA, tha se si e ka njohur dhe ka bashkëpunuar me autoren e librit “Një Jetë, Disa Histori”, në shumë aktivitete.

Folësit po ashtu thanë se libri i Marjana Bulkut, “Një jetë disa histori” i cili është një botim publicistik me intervista, profile shqiptaro-amerikanësh, esse dhe refleksione letraro-gazetareske të autores është një libër që ka publikime, të këtyre 15 vjeteve të saj të ardhjes në Nju Jork.

Ata thanë se ajo shkruan në një stil krejt të veçantë nga librat e tjerë të këtij zhanrri, duke sjellë bashkë individualitete shqiptare të cilat udhëve të integrimit kalojnë, përvoja dhe sfida të përbashkëta, shumë prej të cilave janë iluminuese për të tjerët sot dhe nesër.

“Marjana e ka shkuar këtë libër me një stil të veçantë larg shkrimeve dhe librave mediokër dhe librat ose shkrimet e vet/lavderimeve, promovimit të vetvetes, ose hyrje me dhunë si me thënë dhe duan të vet/bëjnë protagonistin në komunitet, çdo ditë në mediat sociale duke u vetquajtur gazetar , shkrimtar, poet e intelektual politikan, e sa e sa tituj i japin vetvetes”.

Prezantimi të shtunën(18 maj 2024) në qytetin e New York-ut, The Producers Club Theater, i librit “Një jetë disa histori”, u mbyll me monolugun “30 Gonxhe të Vyshkura” interpretuar nga aktorja Vilma Hodo, me libret te Marjana Bulkut, realizuar Olsi Beci, dhe një koktejl : https://youtu.be/92NJXu8UETY?si=K4P8F4Af1adoxGT0

 

 

“NJË JETË DISA HISTORI” i autores Marjana Bulku- Nga Mal Berisha

 

Fjala në Promovimin e Librit

Të nderuar pjesmarrës!

E nderuar zonja Marjana Bulku dhe antarë të familjes Bulku, zoti Ilir, zonja Belina, Genti, Deny, Henry…

I nderuar z. Agim Rexhaj, Presidenti i Nderit i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA”

Të dashur pjesmarrës!

Promovimi i një libri përbën gjithmonë një moment emocional, jo vetëm për atë që e shkruan por edhe për ata që e kanë lexuar ose do ta lexojnë atë, dhe që gjejnë brenda faqeve të tij jo vetëm jetën e dikujt tjetër, por shumëçka edhe nga vetvetja.

Libri që po promovojmë sot “NJË JETË DISA HISTORI” i autores Marjana Bulku, për mendimin tim është pikërisht libri ku të gjithë ne dhe qindra mijëra shqiptaro – amerikanë e gjejme vetveten në një mënyrë ose në një tjetër. Arësyea është e thjeshtë:

Të gjithë kanë kaluar nëpër një kalvar mundimesh për të ardhur në këtë vend dhe për t’u përshtatur me atdheun e dytë, Amerikën duke marrë me vete mallin, dhimbjen, shqetësimin dhe dashurinë për atdheun që kanë lënë pas,

Dua të them me plot gojën se ky libër është një transkriptim virtuoz i fjalëve të thëna prej të intervistuarve në intervistat televizive. Mendimi i autores që nëpërmjet të këtyre intervistave të sillte historitë individuale të secilit, në fakt na ka sjellë një imazh kolektiv të bashkësisë Shqiptaro – Amerikane në periudhën në fjalë. Në këtë aspekt më duket sikur kur mbaron së lexuari ke biseduar përpara një kamere me të gjithë shqiptarët e Amerikës të përmbledhur në një individ i cili ka këto cilësi:

Dashurinë për atdheun
Patriotizmin,
Virtytet më të mira shqiptare
Përpjekjte titanike për tu përshtatur në vendin e ri në Botën e Re.
Respekti për vendin ku kemi ardhur,
Progresin ekonomik dhe edukimin e klasit të parë botëror.
Organizimin shoqëror dhe kontributin kombëtar.

Ky libër është një haraç nderi për arritjet e shqiptarëve i ofruar nga autorja.
Marjana Bulku e hap siparin me këto fjalë të cilat na shoqërojnë në idenë e tyre deri në faqen e fundit:

“Unë vendosa” ta ndërtoj “  këtë “ Muzeum” në këto faqe libri përmes përshkrimeve dhe analizave të mia, intervistave dhe konkluzioneve përtej pyetjeve pasi në fare pak vite të jetës time në Nju Jork, SHBA pata fatin të njoh disa prej tyre, falë komunikimeve të drejtpërdrejta ku njoha historitë, preka veprimtaritë, ndjeva përpjekjet e pandalshme që shqiptarët punëtorë e fisnikë të Amerikës bëjnë për të mbajtur gjallë lidhjet me vendin amë: Shqipërinë, Kosovën,Maqedoninë, Malin e  Zi.
Jeta e çdo njërit prej tyre mbart kaq shumë histori shumë prej të cilave nuk duhen harruar, ka nga ato  që janë frymëzuese dhe burim krenarie, prandaj dhe vendosa t’i përjetësoj përmes faqeve të një libri.”

Libri fillon me një rrëfim rrënqethës për historinë e një intelektuali shqiptar i cili pasi u edukua në Francë, e pa demokracinë aty, dhe u kthye në atdhe, përfundoi në pranga dhe fati i tij mori atë drejtim tragjik vetëm se kishte thënë se mendonte dhe besonte se:

“NJË DITË DO TË NDRYSHOJË KJO PUNË”. Ai është Astrit Rama.

Pastaj vinë fjalët e zonjës, LUMI HADRI

E bija e patriotit të madh Ali Hadri dhe një aktiviste e njohur e bashkësisë shqiptaro – Amerikane:

Ajo na sjell një rrëfim të trshtueshëm për vëllain e humbur për lirinë e Kosovës por edhe filozifinë e babait të saj nën terrorin e UDB së Jugosllave. Ajo na sjell edhe atë që është më e rëndësishmja në jetën e njeriut: DINJITETI, kur thotë se babai i saj Profesori i nderuar Ali Hadri i mësonte fëmijët e tij se:

“Unë kam qenë zot i të kaluarës time,
jam zot i të tashmes dhe i të ardhmes time,
sepse unë i di rrjedhojat e qëndrimeve të mia.”

Një mësim shumë i madh ky për njeriun e sotëm. Si një aktiviste e njohur e cështjes së Kosovës, ajo shpreh edhe shqetësimin e ligjshëm për mbarëvajtjen e shtetit të Kosovës kur thotë:

“Pas   shpalljes   së   Pavarësisë   së   Kosovës   u   hapën ambasadat dhe si rezultat diaspora nuk vazhdoi të luajë rolin   proaktiv në aspekin  e lobimit.  Fokusi u vu më  tepër në  investime.  Përse   kjo   ngjau   dhe   kush   e   shkaktoi   shkyçjen   e diasporës  të SHBA-së është e debatueshme. Pasi që shteti i Kosovës edhe pas 20 -viteve akoma nuk është konsoliduar është evidente që ekziston një vakuum dhe   që  përsëri diaspora  duhet  të  mobilizohet  për  të ndihmuar në përmbylljen e këtij proçesi me përkrahjen e Administratës Amerikane. Përsa i përket prosperitetit përpjekjet tona nuk kanë ndaluar asnjëherë.

ADEM BELLIU, një aktivist i njohur i Bashkësisë tonë Shqiptaro – Amerikane thotë në intervistën e tij:

Duke jetuar në Demokraci e në liri  qytetari nuk duhet të presë  vetëm nga shteti apo nga tjetri. Duhet qe të kërkojë shumë më shumë nga vetja në drejtim të punës, të ekonomisë personale e  të gjejë forma e  mënyra për të punuar privatisht.

 

IDRIZ LAMAJ ish gazetar i VOA i përgjigjet kështu autores kur ajo dëshiron të dijë më shumë për rolin e shtypit të lirë në Amerikë:

 

“Zëri i Amerikës” është një institucion i veçantë, ashtu siç janë të gjitha institucionet e Qeverisë Federale Amerikane, serioze në mbilartësi ndërkombëtare.  Si gazetar shumë- vjeçar në seksionin e gjuhës shqipe kam mësuar shumë gjëra:
Të  përqendrohesh  në thelbin e çështjes.
Të shkruash për subjektin që ke para sa më shkurt.
Në secilin shkrim i rëndësishëm ose i parëndësishëm,  të mbështetesh të paktën  në dy-tre burime të ndryshme.

Ndërsa sa i takon vendlinjes ai thotë:

“Unë jam malësor  i thjeshtë, i rritur dhe plakur tashmë rrugëve të mërgimit.  Atdheu im i lindjes nxën vend tek unë, aq sa nxën vend nderi  dhe dinjiteti im.  Çfarë vendi nxën atdheu, te secili mërgimtar?! Kjo gjëndet më së miri  në poezinë e Ernest Koliqit “ Shqipnin e mora me vete”.

 

FRANK SHKRELI, po ashtu gazetar shumë i njohur i VOA dhe analist politik jep këtë mesazh:

 

Mesazhi im është i thjeshtë: Të thuhet dhe të shkruhet e vërteta!
Nuk është aspak e rastit se në një botë si sot, ku “informacioni nuk njeh limit dhe ku e vërteta dhe mashtrimi janë sa larg po aq edhe pranë për shkak të disinformimit” – që liria e shtypit, gazetaria e lirë në pëgjithësi, është sot më e kërcënuar se kurrë.
Prandaj, sot është më e rëndësishme se kurrë që të mbrohet, të promovohet dhe të fuqizohet shtypi i lirë, në interes të publikut dhe në interes të demokracisë së vërtetë.

 

IRIS HALILI na jep këto tre alternativa nëse vjen në Amerikë:

 

Emigrimi të le mundësinë të zgjedhësh një nga tri rrugë:

Ose do të asimilohesh,
Ose do të margjinalizosh,
Ose do të integrohesh.

 

DESHIRA AHMETI KËRLIU, kangëtarja lirike me një  një vokal gurgullues porsi burimet e kulluara e ajri i pastër nga ajo vjen DIBRA na thotë:

 

Personalisht mendoj  se ka shumë rëndësi ambijenti ku rritesh, qyteti, natyra që të rrethon, ajri që thith  dhe uji që pin. Pastaj është me shumë rëndësi familja, edukata familjare dhe ajo sociale, kultura e atij qyteti, qytetaret, mësuesit që të edukojnë  në shkollen fillore deri te momenti kur merr valixhet dhe me të gjitha këto brenda shkon në studime për të arritur të bëhesh një profesionist dhe ta zhvillosh më tejtalentin që posedon.

 

MJAFTIME BRATI DUSHOLLARI

 

Largimi i çdo njeriu nga vendi i lindjes është i vështirë dhe i dhimbshëm, pavarësisht nga arsyet që e diktojnë.  Dhe sa më i rritur të largohesh, aq më e dhimbshme bëhet sepse lë pas vendin që të lindi e të rriti, të afërmit, kujtimet, kulturën e vendit tënd, shoqërinë… etj.  Unë personalisht jam ndjerë sikur lashë pas një pjesë të vetes time.

 

DR PASHKO CAMAJ

 

Një nga gjërat shumë frymëzuese ka qenë të shohësh se si shqiptarët përpiqen të ndjekin arsimimin e tyre, pavarësisht nëse janë shqiptarët që kanë emigruar këtu kohët e fundit, ose pasardhësit e tyre ata duan të ndërtojnë një bazë të mirë e të qëndrueshme arsimore për të ardhmen.

 

LORETA STAMO, shëmbulli i aftësive të shqiptarëve për progresin e jashtëzakonshëm teknollogjik në të cilën shqiptarët janë përfshirë dhe përshtatur në këtë vend thotë:

 

Ndjehem mire, si në ‘shtëpinë   time! Fusha e Inteligjencës  artificiale (Artificial Inteligjence) dhe e kompjuterave të mësuar  (Machine Learning) po hyn në çdo drejtim.  Makinat pa shofer, bankieri robot që të identifikon në varësi  të sinjalit zanor, doktori robot që të dikton direkt  gjithë opsionet ekzistuese në varesi të analizave dhe ankesave, shahisti robot që mund edhe vet kampionet e shahut, edhe ata që e kanë programuar etj, etj…duken të frikshme për brezat më të vjetër, por s’ka asnjë mister aty tanimë.  Në bazë  të të gjithave është mendja e njeriut por që edhe mendja vet ‘dorezohet’ para fuqisë  dhe shpejtësisë  llogaritese të super-kompjuterave të sotëm.

 

AZETA ZHABJAKU KOLA  flet për mallin për vendlindjen:

 

Kushdo që le vendin e lindjes dhe emigron në një vend të huaj ka një histori për të treguar.  Secila histori është personale dhe mbresëlënëse.  Unë u bëra qytetare e vendit të adoptuar në të cilin jap kontributin e duhur në shoqëri.

 

DRITA GJONGECAJ themeluesja dhe drejtuesja e Shkollës “Sons of the Eagle” na thotë:

 

Mësuesia mbetet një profesion i dashur për mua. Përvoja ime si mësuese dhe drejtuese shkolle në Shqipëri më dha një pikënisje të fuqishme në zgjedhjen e kahjes së karrierës këtu në vendin e ri.
Me rëndësinë që po merr dy-gjuhësia në përgjithësi dhe përfitimet në nivelin personal por edhe atë të identitetit kombëtar, unë e shoh me optimizëm të ardhmen e përdorimit të shqipes.  Më shumë se asnjëherë tjetër shohim organizata dhe shkolla shqipe si dhe bashkëpunim në shërbim të ruajtjes së gjuhës e traditës.

 

MIRJANA LUKIC na jep këtë mesazh për fëmijët shqipëtarë:

 

Mesazhi im për fëmijët shqiptarë është se ne si kulturë duhet të jemi krenarë për paraardhësit tanë dhe brezat para nesh.  Ne jemi duke jetuar jetën që kemi sot sepse brezat para nesh bënë sakrifica për të siguruar të ardhmen tonë.  Unë i adhuroj prindërit e mi që rrezikuan për të hyrë në të panjohurën me aq shumë rreziqe të paparashikuara. Por ata e kishin guxim në zemrat e tyre dhe ëndrrat për një jetë më të mirë për familjen e tyre.

 

GJON BUCAJ, ish drejtues u VATRËS dhe zonja e tij NIKOLETA BUCAJ, na japin këtë mesazh prekës për për VATRËN tonë të dashur:

 

“Vatrës” do të doja t’i kisha dhanë ma shumë, por kohën dhe përpjekjet për t’a ndimue, ia kam kushtue me dashuni, i motivuem kryesisht nga idealizmi atdhetar i para-ardhësavet tanë.  Kam pasë fatin të kem bashkëpuntorë të përkushtuem për arritjet sado modeste që mund të jenë”

Autorja na jep edhe një listë profilesh të cilët do ti gjeni në faqët përmbyllëse të këtij libri por mua më pëlqen të citoj tre prej tyre që i kam patur dhe i kam miq dhe njerëz të dashur e të respektuar: Ata janë:

 

I ndjeri DALIP GRECA, ish editori i DIELLIT për te cilin autorja thotë:

 

Nuk është e lehtë që ta ruash profilin e intelektualit në emigrim, do të duhet jo pak investim nga koha personale dhe ajo e familjes përmes  angazhimit sistematik në komunitetin shqiptaro-amerikan, reflektimit të matur e të barazpeshuar, gjykimit të mprehtë me  pendë e mendim dhe bashkëpunimit të ngrohtë e miqësor me kolegët përtej çdo rivaliteti dhe oponence qëndrimesh.

 

FADIL BERISHA fotografi tashmë botnisht i njohur:

 

Ai është një emër i njohur në botën amerikane dhe atë shqiptare pasi ka një profil ku shkrihet profesionalizmi dhe humanizmi.  Përmes fokusit fotografik syri i tij sjell tek ne bukurinë njerëzore; natyralen, provokativen, pozanten, të pastrën, të kultivuarën, të retushuarën, atë para të cilës gjithkush kthen kokën dhe thotë Uau! Sa e bukur!

 

RIAD YMERI, tenor:

 

Artisti  që i ngjan aq shumë vendit të tij. Potent në skenë, me një zë të thellë sikur del prej mijëra vitesh e kërkon të thotë atë çka nuk u tha, i brishtë dhe human në jetë, Riad Ymeri  ndriçon në çdo skenë dhe podium ku interpreton.

 

DR.  DHIMITÊR BENO, mjeku i palodhur dhe njëriu humanist, babai i Elizabeth Benos, e cila drejton Shoqatën Motrat Qiriazi. Ai na thotë:

 

“Gjëja më ë rëndësishme është të qënit njeri.

Dike shpresuar se po kalojmë ca çaste të bukura të cilat unë i quaj QUALITY TIME, zonjës Bulku i Uroj shumë suksese, mbarësi dhe krijimtari të bollshme edhe në të ardhmen.

Ju falenderoj për vemëndjen!
Me respekt
Mal Berisha

REFLEKSIONE NGA KONFERENCA PËRKUJTIMORE E 112-VJETORIT TË THEMELIMIT TË FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, ORGANIZUAR NGA VATRA BOSTON Nga Artur Vrekaj

Me konferencën përkujtimore të 28 Prillit 2024 ne vatranët e Boston rikthyem veprimtaritë kombëtare me emrin e Vatrës në vëndlindjen e Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra në Boston me Vatra Boston.

Boston për ne vatranët dhe Shqiptarët e Amerikës është Vlora e Shqiptarisë për trashëgiminë historike dhe muzeale të Kishës nënë, kisha e Shën Gjergjit e PHD Theofan Stiljan Nolit, e para kishë Shqiptare në botë dhe të Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra. Duke qënë një organizim energjik Vatra Boston është edhe një siguri për veprimtari të tilla akademike si konferenca përkujtimore e 28 Prillit 2024 në Boston, që ruajnë e pasurojnë trashëgiminë e themeltarëve të Vatrës. Megjithëse organizatorët e kësaj veprimtarie u bënë thirrje gjithë degëve të Vatrës të ishin prezente, pa u mjaftuar vetëm me një përshëndetje me shkrim duhet që në të ardhmen degët e Vatrës ta planëzojnë për ta kthyer në traditë përkujtimin e themelimit të Vatrës në Boston, në vëndlindjen e saj.

Kjo traditë e përkujtimit të ditëlindjes së Vatrës do të shërbejë më pas edhe për takime të degëve të Vatrës për bashkërendim të kalendarit kombëtar të veprimtarive në shërbim të Identitetit kombëtar e të vetë Federatës Vatra.

Ne nuk do të mjaftohemi thjesht me përcjelljen e përshëndetjeve zyrtare, por në kryesi të Vatra Boston do të vendosim çfarë mund të bëjmë së bashku me degët e Federatës.

Kështu, do të fokusohemi për të fuqizuar shkollat Shqipe të komunitetit ku jemi, por edhe të përgjithësojmē e pasurojmë programet e ruatjes së Identitetit kombëtar përmes këngëve dhe valleve Shqiptare ndër degët e Federatës PanShqiptare Vatra bazuar në çfarë do të bëjmë më mirë për ardhmërinë. Vatra Boston ka një fillim premtues me synimin për ta bërë komunitetin tonë të Shqiptarëve të Masaçusets më të gjallëruar dhe më të përfaqësuar në qytetin dhe shtetin ku jetojmë e punojmë përmes emrit Vatra të pagëzuar nga themeltarët e kësaj Federate mbarëshqiptare. Lobimi për çështjen Shqiptare do të jetë një nga aksionet tona qytetare të Vatra Boston në Kongresin Amerikan apo dhe këtu në Masaçusets ku kanë zyrat përfaqësuesit tanë. Motua e Shqiptarëve të Masaçusets që u bashkuan me Vatrën që nga vitet 2000, sot e në vazhdim është gjithëpërfshirja vullnetare dhe pa dallime çfarëdo qofshin për të ruajtur e pasuruar trashëgiminë historike të Vatrës. Ajo çfarë e bën më frymëzuese veprimtarinë tonë kombëtare për degët e tjera të Federatës PanShqiptare Vatra është pasqyrimi real në gazetën Dielli, si dhe në mediat vizive të Albanian Culture TV të z.Adem Belliu; AlbTv USA të z.Gani Vila; Noli show program të z.Nazmi Salihut dhe arkivës së veprimtarive të bashkësisë shqiptare të Usterit me Ardian Murraj, gazetar i lirë dhe freelance videographer.

Ne duam dhe po provojmë se tashmë kemi me Vatra Boston një organizim Shqiptar me frymë Noliane dhe Koniciane ku dëgjohet zëri i anëtarit aktiv, sepse Vatra nga vetë emri përndjell ngrohtësi dhe dashuri nga anëtarësia. Veprimtaritë komunitare dhe atdhetare që bëjmë ne nuk janë dhurata nga të tjerë. Ato janë fryt i një punë bashkërenduese të disa prej veprimtarëve me anëtarë të kryesisë dhe përfundimisht me miratimin e kryetarit të degës. Këto veprimtari janë përkushtim i të gjithë komunitetit për të gjithë ne. Ne sot këtu në Amerikë na bashkon Shqiptaria dhe emrat e Nolit, Konicës dhe Vatrës. Rëndësi ka që ne së bashku me organizatat Shqiptare të Masaçusets si me Kishën e Nolit, Albanians Fighting Cancer, Labëria, Harvard Students Association, Çunat e Boston që ishin të pranishme, si dhe Massbesa me të cilën bashkëkomunikojmë do të bëjmë më të mirën e mundshme që të përbashkohemi me veprimtari duke gjallëruar organizatat tona dhe komunitetin Shqiptar në Masaçusets. Në këtë frymë bashkëpunimi në komunitetin tonë Dr.Agim Aliaj, anëtar i bordit të Albanian Fighting Cancer theksoi se, të gjithë ne, duhet të ndjekim rrugën e patriotëve tanë para nesh për të mbajtur gjallë kulturën dhe traditat tona.

Konferenca përkujtimore e 112-vjetorit të Vatrës në Boston u bë prova e bashkimit dhe konsolidimit të këtij bashkëpunimi. Kjo veprimtari u bë një bukuri Shqiptare që foli përmes Vatranëve me rishfaqjen e ngrohtë të saj në fundprillin e 2024-ës.

Fakti që ne kemi një komunikim të pandërprerë dhe bashkëpunim në vazhdimësi me Kishën e Shën Gjergjit, kisha nënē e kishave Shqiptare që hapi Noli në Amerikë flet për siguri të mbështetjes dhe realizimit të projektit të dixhitalizimit të Bibliotekës së Nolit nga Vatra Boston dhe komuniteti. Zonja Neka Doko mori kështu më 28 Prill një përkrahje më të hapur dhe të sinqertë për projektin e dixhitalizimit. Krenari të dëgjonim së bashku në konferencën e 28 Prillit aty ku lindi Vatra audion e Nolit të Madh ku përmblidhte punën kombëtare të Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra se si e bëri me shtet dhe anëtare të Lidhjes së Kombeve, Shqipërinē. Ne do të punojmë së bashku të inkurajojmë dhe mbështetim aq sa të mundemi talentet e reja në komunitetin tonë në çdo fushë ku ata kanë prirje. Vatra Boston duhet ta kthejë në traditë një takim prezantues me studentët që mbarojnë shkollën e mesme, si dhe ata që përfundojnë studimet e larta. Kryetari Mentor Maksutaj vuri në dukje punën që duhet të bëjmë në Vatra Boston dhe organizatat e tjera për dhënien e bursave studentëve në nevojë. Organizatat Shqiptare të Boston, por në veçanti Vatra Boston do të përkujdeset më shumë për sensibilizimin e komunitetit që më shumë studentë Shqiptarë të aplikojnë të studjojnë në Harvard University dhe MIT, këshillë kjo e ligjëruesit në Harvard University z.Faton Limani, që u mirëprit në konferencën përkujtimore.

Kështu ne vlerësojmë edhe familjet edhe të afërmit e tyre, që rritin dhe edukojnë këtë brez Amerikanësh të Rinj me tradita Shqiptare. Ne kemi shumë punë për të bërë për ta bërë sa më masiv organizimin tonë, me qëllim që të jemi më të plotë dhe kështu së bashku ti japim më shumë ardhmëri Identetit tonë kombëtar me shkollat Shqipe të komunitetit, por edhe me Gjuhën Shqipe si lëndë përzgjedhëse tashmë në Harvard University. 110 anëtarët aktivë të Vatra Boston sot janë prova më e mirë e një organizimi dinamik që pothuaj u dyfishua në katër muaj. Anëtarësimi në Vatra Boston vazhdon. Shumë domethënës ishte anëtarësimi i nipit Vasil Pani që mban emrin e gjyshit, kryetarit të Vatrës Vasil Pani. Ndërlidhja e brezave Vatranë është tashmë realitet edhe me Vatra Boston. Fjala e një pasardhëse të familjes vatrane, 94 vjeçares Mary Thomas shërbeu si një kujtesë historike e gjallë se çfarë bënte Vatra në Boston pas luftës së Dytë Botërore e deri në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar. Ne jemi duke krijuar ura bashkëpunimi së pari me degët e Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, si dhe me shoqata atdhetare në Kosovë siç është Kosova për Sanxhakun me kryetarin z.Ismet Azizi. Ne do të përgjithësojmë suksesin e punës së çdo Shqiptari që rrezaton krenari kombëtare me diturinë dhe profesionalizmin e tij në Masaçusets kudo dhe kushdo qofshin këta Shqiptarë në biznes, industri, kujdesin shëndetësor, ndërtimtari, arte, edukim, sport a kudo. Ne do të punojmë së bashku të mbajmë traditat e bukura Shqiptare të foklorit, valleve tradicionale, këngëve popullore, kostumeve kombëtare, si dhe mësimin e instrumenteve muzikorë me qëllim që ti trashëgojmë edhe këtu. Një nga këto nisma është edhe projekti i Grupit Labëria të Boston, anëtarë të të cilit janë edhe anëtarë të Vatra Boston.

Pra, kushdo që do të marrë përsipër këto kurse duhet të marrë mbi vete përgjegjësinë e mbarëvajtjes së çdo programi jashtëshkollor në bashkëpunim me Vatra Boston dhe prindërit.

Kjo ide mbetet për tu parë e planëzuar në vijim. Kushdo që do marrë përsipër kurse për trashëgiminë e kulturës Shqiptare ne do ti mbështetim që ti jetësojmë ato.

Çfarë na frymëzon ne vatranëve të Boston?

Nderi i kombit Fan Noli lindi në mërgim dhe u bë një nga shtyllat kombëtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe kombit me kishën Shqiptare të Amerikës dhe bashkëthemelimin e Federatës Vatra. Konica, Dako, Kirka, Çekrezi, Panët, Athanas, Pipa e shumë të tjerë që vunë mbi gjithçka Çështjen Shqiptare në shërbim të kombit e shtetbërjes. Një shëmbull tjetër është lobisti i Çështjes Shqiptare Joseph DioGuardi, i lindur në Amerikë, por kur dëgjoi të folurit Shqip në ditëlindjen e tij nga Shqiptarë të Kosovës në New York gjaku i kujtoi se kjo ishte gjuha e babait Arbëresh. Ndaj DioGuardi me Shqiptarët kontribues u bë lobisti më i madh i tre dekadave, lajmëtari i parë me rezolutat në Kongresin Amerikan për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, si i pari Kongresman Arbëresh. Me dhjetra Vatranë i janë bashkuar misionit të tij.

Vijmë tek brezi mē i ri. Edona Kosovic studente në Harvard University bëri kërkesën për mësimin e Gjuhës Shqipe një vit më parë. Një fat i madh ky për ne Shqiptarët e Amerikës.

Faton Lumani tashmë është bërë jo vetëm ligjërues i Gjuhës Shqipe, por edhe Shqiptari më i dashur i Harvardit sot për sot që hap dyert për Shqiptarët e Boston, të Shqipërisë dhe Kosovës etj. Shembuj të tillë ka me mijëra. Edhe kur në Boston nuk vepronte më Federata apo Vatra e Boston, prapëseprapë shpirti vatran ishte këtu. Shumë prej vatranëve këtu sot janë veprimtarë të komunitetit të Masaçusets për disa dekada. Thjesht. Ne në Vatra Boston do të ndjekim shembullin e organizimit të një qyteti Amerikan që të fton vullnetarisht të shërbesh në bord apo në komisionin e qytetit ku banon, apo me kandidaturë vullnetare votohesh për kryetar apo këshilltar i bashkisë. Ky është modeli strukturor që Konica paraqiti më 14 Prill 1912 në programin e mbledhjeve të bashkimit në Federatën Vatra kur edhe votuan për kanunoren e parë. Pikërisht ne duhet të pranojmë vullnetarizmin nga njerëz që e kanë pasion Shqiptarinë dhe punën me komunitetin, nga njerëz që e kuptojnë se organizimet qytetare si kjo e Vatra Boston duan sakrificën e kohës e më shumë. Pikërisht, kjo ngjau edhe me nismën për zhvillimin e konferencës përkujtimore nga anëtarët e Vatrës, z. Subi Çako dhe Artur Vrekaj, por me miratimin nga kryetari i Vatra Boston z. Mentor Maksutaj.

Fakti që ne jemi sot këtu të Riorganizuar në Vatra Boston pas 112 vjetësh të themelimit të Federatës PanShqiptare Vatra flet më shumë. Një risi e kësaj veprimtarie është bashkëpunimi me biznesmenët Shqiptarë të Çunave të Boston për sallën ku u zhvillua dhe Neviol Shukullit me Boxford House Pica që u vlerësua për ndihmesën e tij. Konferenca përkujtimore e 112-vjetorit të themelimit të Vatrës organizuar nga Vatra Boston po shërben tashmë edhe si një frymëzim për të vazhduar me veprimtari të tjera kombëtare.

Nga Artur Vrekaj
veprimtar i bashkësisë shiptare
Shrewsbury Massachusetts.
28 Prill, 2024

Video nga Ard Murraj

(Video dhe foto) U PËRKUJTUA NGA VATRA BOSTON 112 VJETORI I KRIJIMIT TË FEDERATËS PAN-SHQIPTARE TË AMERIKËS

 

Fuat Memelli/

Organizatore e veprimtarisë ishte dega e Vatrës në Boston.

U quajt konferencë shkencore pasi me atë seriozitet ishte përgatitur, por kjo veprimtari e shqiptarëve të Bostonit, i ngjante një feste. Dukej e tillë që ne veshjen e bukur të 100 ca pjesëmarrësve, në sallën e qëndisur te një mjedis shqiptarësh në qytetin Pipëdi ku u mbajt konferenca, në fotot dhe dokumentat që u paraqitën e mbi të gjitha në frymën patriotike që rezatonte në fjalët e të gjithëve, në dëshirën për të thënë disa fjalë edhe persona të tjerë që nuk ishin në programin e konferencës, që si të thuash e “thyen protokollin ” por e zbukuruan atë.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i degës së Vatrës në Boston, z.Mentor Maksutaj. Ai falenderoi të gjithë ata që kontribuan për organizimin e kësaj veprimtarie dhe veçanërisht dy nismëtarët e saj, Artur Vrekaj dhe Subi Cako, djemtë që kanë krijuar shoqërinë “Çunat e Bostonit”, etj.

Pastaj u dëgjuan dy himnet ai i Amerikës dhe i Shqipërisë. Në nderim të kryetarit të parë të Vatrës për Bostonin, Kristo Kirka, që ndrroi jetë në burgun famëkeq të Burelit në vitin 1955, dënuar nga diktatura komuniste, u mbajt një minutë heshtje.

Në vazhdim e kishte rradhën dëgjimi i në audio i një fjalimi të Fan Nolit, mbajtur në vitin 1962, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij. Kjo vidjokasetë i ishte dhuruar Bibliotekës Noliane nga vatrani, Thanas Laska. Duke folur për kontributin e tij dhe të Vatrës ndër të tjera, Noli theksoi themelimin e Kishës Autoqefale Shiptare, kontributin e Vatrës për mos coptimin e trojeve shqiptare, duke e çuar zërin e saj të presidenti amerikan, Willson dhe fuqitë e mëdha të kohës, pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, botimin e gazetës Dielli, etj.

E mori pastaj fjalën përgjegjësja e Bibliotekës Noliane, Neka Doko. Duke punuar vullnetarisht për disa vjet me këtë punë, ajo është një arkiv i gjallë për kontributin e Fan Nolit, të Faik Konicës, për kishën e Shën Gjergjit dhe gazetën Dielli, etj.

Ajo paraqiti edhe dy kanunoret e vjetra të Vatrës. Ka kohë që po punon edhe për dixhitalizimin e materialeve të kësaj biblioteke si dhe të materialeve të tjera me vlerë.

Për historikun e Vatrës foli veprimtari Artur Vrekaj. Ndër të tjera ai theksoi për disa takime që janë bërë nga grupi i bashkimit, siç ishte ai i 31 mrsit 1912, i përbërë nga Fan Noli, Kristo Floqi, Faik Konica dhe Paskal Aleksi si dhe delegatët pjesëmarrës: Ilia Tromara, Llambi Çikozi, Kristo Kirka, Kosta Vasili dhe Kosta Kota. Bashkimi në Vatër edhe i Shoqërisë “Besa-besë” më 28 prill 1912, shënon themelimin përfundimtar të Federatës Vatra. Kjo mbeti edhe data zyrtare e themelimit të saj.

Andrea Pani, pasardhës i vatranëve të shquar, Josif e Vasil Pani, foli për kontributin e tyre. Të dy ishin miq të ngushtë të Nolit e Konicës. Vasili ka qënë 15 vjet kryetar i Vatrës dhe ka kontribuar financairisht për të. Andrea kishte sjellë edhe materiale dokumentare siç ishte një flamur i vjetër shqiptar që e kishte ruajtur Vasili në Dardhë dhe e solli në Amerikë i jati i Andreas, Sotir Pani, kishte sjellë edhe fotografi e dokumenta me vlerë,etj. (Një fotografi me shumë vlerë të Vatrës kishte sjellë edhe Petrit Alibej e cila kishte përfunduar e hedhur në një kosh plerash në qytetin Cape Cod, ku shihen rreth 300 pjesëmarrës. Fotua tregon piknikun e parë organizuar nga Vatra në Marlbord, më 2 gusht të vitit 1931.)

Me duartrokitje u prit fjala e 94 vjeçares, Mery Thomas, e cila ka njohur nga afër shumë vatranë të vjetër, foli për kontributin e familjes saj në Vatwr për 40 vjet me rradhë, etj. Autori i këtij shkrimi foli për figurën e biznesmenit të shquar, vatranit të përkushtuar dhe filantropistit të madh, Antoni Athanas.

Vatrani Faton Limani, ligjërues i gjuhës shqipe në Universitetin e Havardit, foli për studentët shqiptarë që mësojnë aty, për çeljen e gjuhës shqipe dhe domosdoshmërinë e mësimit të saj nga fëmijët e lindur e ritur në Amerikë.

Mentor Maksutaj foli për punët e bëra nga dega e Vatrës së Bostonit nga dita e rikrijimit të saj më 17 dhjetor të vitit 2023 e deri sot, ku veçoi shtimin e rradhëve të saj duke aritur në 108 anëtarë, veprimtarinë për ditën e çlirimit të Kosovës, takimin me shoqata të tjera shqiptare në Boston, atë me një ish këshilltar të presidentit Klinton, tjetrin për holokaustin e hebrenjve, etj.

Në fund ndal dhe në disa objektiva që ka dega për vitin në vazhdim.

Në emër të grupimit “Çunat e bostonit” foli Artian Rëza, ndërsa në emër të degës së Shoqatës Labëria e krijuar kohët e fundit, foli kryetarja e saj, Rudina Bardhi. Veprimtari Subi Cako, lexoi përshëndetjet e ardhura nga degë të Vatrës si dhe individë të ndryshëm. Përshëndetjen e kryetarit të Vatrës, Elmi Berisha, e lexoi sekretari i degës, Flamur Vezaj. Jashtë protokollit por që morën duartrokitjet e të parishmëve folën edhe i moshuari Sami Hajdini, historiani Aristotel Mici, poetja Lata Hajdini Musabelliu dhe Vasil Pani, pasardhës tjetër i kësaj familje. Në ditën e themelimit të Vatrës u bënë edhe tre pranime të reja. Me një foto kolektive u mbyll kjo veprimtari e bukur.

“Hope&Peace” me rastin e Ditës së Nënës takim me Senatoren e NY Nathalia Fernandez zyra e së cilës ndan Mirënjohje Nderi

Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” festoi ditën e nënës në një takim me anëtare të shoqatës dhe me të ftuar nderi Senatoren e Nju Jorkut Nathalia Fernandez, përkrahëse dhe bashkëpunëtore e këtij institucioni të pavarur civil të grave dhe vajzave shqiptare amerikane.

Misioni i organizatës është paqja dhe barazia gjinore në familje dhe shoqëri, toleranca fetare, lufta me mjete demokratike kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve në familje si edhe kundër trafikimit njerëzor.

Themeluesja e organizatës Mimoza Dajçi, gazetare dhe aktiviste, e përkushtuar ndaj familjes dhe kombit, ka ngritur zërin për të drejtat e gruas dhe fëmijëve ish të persekutuar politikë në Shqipëri, për të drejtat e nënave dhe motrave shqiptare në Kosovë, dhe veçanërisht për drejtësinë që nuk është arritur në lidhje me krimet e kryera gjatë luftës nga makineria serbe.

Secila nga pjesëmarrëset ka një histori të dhembjes por edhe të triumfit të gruas mbi padrejtësitë dhe abuzimet e lirive nga diktatura komuniste. Në takim mori pjesë edhe Shoqata Marigona e përfaqësuar nga shkrimtarja Sabije Veseli.

Shoqata Hope and Peace ka patur një ecuri të suksesëshme ndër vite dhe vazhdon me përkushtim. Disa anëtare të organizatës Shpresë dhe Paqe kanë marrë pjesë në Samite e Konferenca Botërore të Grave.

Për kontributin e dhënë në dobi të misionit të shoqatës, zyra e Senatores Fernandez vlerësoi me Mirënjohje Nderi znj. Rita Saliu, poete dhe humaniste e titullit “Nënë Tereza” nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Dr. Dolora Bushati, ish e persekutuar politike, lindur e rritur familjarisht në kampet e përqendrimit të diktaturës komuniste shqiptare, sot pedagoge në Universitetet Amerikane, znj. Gazmenda Tapia, ish pedagoge e kimisë në Shqipëri, publicisten Gena Bajrami, gazetaren dhe editoren për anglisht të gazetës Dielli Rafaela Prifti. Për mbështetjen e dhënë shoqatës Hope and Peace në kauzën e saj për të drejtat e grave dhe fëmijëve me Mirënjohje Nderi nga zyra e Senatores Fernandezja u nderua edhe shkrimtarja, publicistja dhe editorja e Voal.ch Elida Buçpapaj si dhe gazetaret Mimoza Lakna dhe Valentina Madani.

Drejtuesja Mimoza Dajçi, e cila ka qenë fituese e këtij vlerësimi prestigjioz, në fjalën e saj përshëndetëse në këtë takim bëri edhe një historik të shkurtër për ditën e nënës në Amerikë, duke u fokusuar tek gratë shqiptare që janë nëna të përkushtuara dhe shembuj të qëndresës, mirësisë, sakrificës, e dashurisë, baza e themelit të familjes shqiptare.

Takimi u mbajt tek Restoranti Cakor në Bronx i pronarit patriot, Vatranit Kujtim Funiqi.

U promovua në Miçigan libri “APOSTULLI” i studiuesit Ilir Ikonomi Kronikë nga Valentin Lumaj, Miçigan

 

14 Maj 2024

Të Dielën më 12 Maj, Qendra Kulturore “Nënë Tereza” e Kishes Zoja Pajtore në Southfield, Michigan prezantoi librin më të ri të studiuesit Ilir Ikonomi, “Apostulli”, kushtuar jetës dhe veprës së Theofan Nolit, vëllimi i parë.

Mbas pranimit të ftesës së kësaj Qendre, z. Ikonomi udhëtoi nga Washington D.C. në Detroit, në vrazhdën e një serie promovimesh të tjera shumë të suksesshme si në Tiranë, Prishtinë, Shkup, New York, Boston etj.

Aktiviteti u zhvillua në sallën e re të kësaj Qendre Kulturore, e cila i përket Kishës Zoja Pajtore. Studiuesi Ikonomi mori pjesë fillimisht në Meshën e drekës, ku u prezantua para të pranishmëve nëpërmjet ovacioneve. Mbas Meshës, dhjetra persona të njoftuar që më pare, zunë vendet e rezervuara për këtë rast.

Aktiviteti u hap në orën 2 pasdite dhe u moderua me kompetencë nga Prof. Dr. Gjeka Gjelaj. Fillimisht ai prezantoi panelin e tryezës kryesore sipas rradhës, Dom Fred Kalaj, z. Ilir Ikonomi, Dom Ndue Gjergji, Prof. Marjan Demaj dhe z. Valentin Lumaj.

Pastaj Dr. Gjelaj, listoi disa persona te dalluar që ishin në sallë, të cilët e nderonin aktivitetin me pjesëmarrjen e tyre, si prof. Lulash Palushaj, shkrimtari shtjefën Palushaj, shkrimtari Zef Përgega, përfaqësuesi i Shoqatës Malësia e Madhe, aktivisti Luigj Gjokaj, kryetari i Shoqates Koja z. Marash Nucullaj, nënkryetari i Shoqatës Kosova, Driton Palushaj, këngëtarja profesioniste Ermelinda Paparisto, Koreografja Joli Agolli, aktivistja e kishës znj. Merushe Lumaj, aktivistet e komunitetit Edvin Hoti, Luvigj Sterbyqi, Prof. Franz Grishaj, publicisti Rafael Floqi, aktivisti Ndrec Toma, gazetari Prel Martini etj. Nga kisha ortodokse e Shën Thomait merrte pjesë Odeta Fecani me familjen e saj.

Më pas dr. Gjelaj prezantoi autorin Ikonomi, paraqiti një biografi dhe nje bibliografi të autorit. Ai tha se z. Ikonomi i lindur në Berat, i rritur në Tiranë, ka studiuar dhe diplomuar në Pekin nw gjuhën kineze, ka punuar gazetar në radio dhe gazeta shqiptare dhe në fillim të viteve ‘90 ka ardhur në Amerikë për të punuar në Zërin e Amerikës. Dr. Gjelaj tha se z. Ikonomi për 30 vite punë në Zëri i Amerikës, z. Ikonomi punoi me pasion dhe ndershmëri duke pasqyruar në çdo rast të vërtetën bazuar në fakte. Ai tha se ishte mirënjohës autorit për përkushtimin e tij për të nxjerrë në dritë jëtën dhe veprën e Nolit me fakte dhe të dhëna të panjohura më parë. Ai tha se ky libër i bashkangjitej veprave madhore të mëparshme te z. Ikonomi, si “Jeta në Washington”, kushtuar Faik Konicës, “Pavarësia” kushtuar Ismail Qemalit, “Pushtimi” kushtuar okupimit ë Shqipërisë nga Italia në 1939, biografinë e Esad Pashë Toptanit etj.

Më pas Dr. Gjelaj fjalen ja kaloi z. Valentin Lumaj, i cili në kumtesën e tij paraqiti një referencë përgjithësuese të Librit “Apostulli”.

Ai ndër të tjera theksoi se libri është voluminoz, me 430 faqe, i shkruar më së shumti me një stil shpjegues, pershkrues dhe bindës, por është meritë e autorit Ikonomi, që me renditjen, koherencen, kombinimin harmonik të datave dhe lidhjen kuptimore të ngjarjeve, libri ngjan edhe me një ditar periodik. Libri është pjesë e kolanës “SCRIPTA MANENT” e Shtëpisë Botuese Universitare “UET Press”.

Z. Lumaj u ndal në disa momente nga libri që sipas vlerësimit të tij, përbëjnë pikat kulmore të jetës së Nolit në këtë periudhë, të cilat ishin:

-Vendimi i Nolit për t’u bërë prift dhe krijimi i kishës ortodokse shqiptare

-Themelimi i Federatës Vatra dhe Gazetës dielli

-Takimet e Nolit me presidentin Wilson dhe presidentin Roosevelt.

Në përfundim të fjalës së tij ai tha se të dhënat që paraqiti nuk janë as maja e ajsbergut të asaj pune voluminoze, aktiviteti të gjithanshëm, ngjarjesh të mëdha historike, dështimesh dhe arritjesh të Nolit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ndërsa vendet fqinjë gjeneronin rryma të forta kundër sovranitetit dhe egzistencës së kombit shqiptar, Fan Noli si dhe kryeveprat e tij, Kisha ortodokse shqiptare, Federata Vatra dhe gazeta Dielli vepruan si një anije e fuqishme kundrejt këtyre rrymave duke gjeneruar forca dhe përkushtim vetëm në një drejtim, vektori së cilave ishte pavarësia e Shqipërisë dhe mbrojtja e territoreve të saj, qëllim të cilin ata e realizuan me sukses.

Pastaj fjalën e mori famullitari Dom Ndue Gjergji, i cili uroi autorin per këtë vepër të madhe dhe tha: “… shqiptarët nëse deshirojnë të balafaqohen me sfidat e botës së sotme duhet të qëndrojnë të bashkuar, se të gjithë jemi vllazën e motra besimtarë në një Zot, sikurse e pati thënë Papa Françesku: ”Në Shqipëri gjeta jo nje harmoni fetare, por një vllazni fetare”. Për kombin tonë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç vllaznimi dhe bashkimi kombëtar. Sikurse ne kemi hapur këtë sallë dhe kyt Qendër të kulturës për festa, promovime, për fmijët, për gjuhen shqipe dhe aktivitete të kulturës shqitarë, ta hapim edhe ne zemrën për idealet e mëdhaja të kombit tonë, dhe tuej dashtë kombin dhe tokat tona ta bajmë kyt bashkim kombëtar, i cili, mos keni kurrfarë frige, do t’i përballojë të gjitha rreziqet dhe kërcënimet që kanosen prej armiqve tanë”.

Në vazhdim e mori fjalën famullitari i Kishës Shën Palit, i cili ndër të tjera tha: “…Nëse ne nuk e njohim të kaluarën tonë, atëherë do të jemi pa vision për të arrdhmen…Sot kur shqiptarët janë shpërnda në gjithë botën dhe fatkeqësisht po vazhdon kjo hemoragji e kombi tonë, këta libra janë shumë të nevojshëm për me muejt me na identifikue, me na mbajt bashkë nga ana shpirtnore që me muejt me i potencializue të gjithë ato vlera që Zoti i ka dhanë popullit
shqiptar…Faleminderit z. Ikonomi që na ke dhurue kyt libër, i cili asht një dritare, që ne mund ta hapim dhe të shohim historinë e popullit shqiptar në kohë të vështira por të ndrituna të tij”.

Më pas u ftua prof. Marjan Demaj për të përshëndetur. Ai tha se dikur në Kosovë kishte një krizë të librave shqip, dhe se ishin të lumtur kur në dorë u binte ndonjë libër. Ky libër, “Apostulli”, asht një vepër madhore që secili duhet që ta lexojë, që të njihet më ëndërrën dhe veprën e Fan Nolit. Ai e përgëzoi autorin dhe uroi për vepra të tjera të këtij niveli.

Më pas fjalën e mori autori Ilir Ikonomi, i cili ndër të tjera tha: “Kam qenë disa herë në Miçigan, ku kam takuar shumë miq dhe e admiroj këtë komunitet që është i bashkuar rreth kishave katolike, por edhe rreth qëndrave të tjera si Xhamia, Teqeja Bektashiane, sikurse edhe rreth kishës ortodokse të shën Thomait…Noli erdhi në Amerikë në moshën 24 vjeçare në qytetin Xhejmstaun, pastaj shkoi në Boston dhe punoi në gazetën Kombi të Sotir Pecit, gazeta më e vjetër shqiptare…dhe kur erdhi Noli aty, përveç një pune tjetër në një sharrë që bënte ai, në shtypshkronjën e vogël të gazetës e lunate rrotën e shtypshkronjës së gazetës me kembë…Noli ishte njeriu më i kulturuar i komunitetit… Noli lindi në një fshat të Turqisë që quhej Ibrik-Tepe, që ishte një fshat shqiptar që fliste shqip të shpërngulur disa shekuj më parë, kishte mbaruar gjimnazin klasik në Kostandinopojë, ka diplomuar nw Harvard dhe Universitetin e Bostonit. Noli erdhi në amerikë me një ideal të madh për të çliruar kombin shqiptar nga perandoria turke, dhe ndoshta që një ditë të krijojmë edhe shtetin tonë, gjë që ishte e pabesueshme në atë kohë… Vizioni i Nolit për bashkimin e shqiptarëve nuk ishin problem tre besimet e ndryshme të shqiptarëve, por problem ishte se Shqipëria nuk kishte klerikë shqiptarë dhe ideja e tij ishte gjetja dhe shkollimi i priftërinjëve shqiptarë kombëtarë…Vizioni i parë i Nolit ishte që të krijonte kishën shqipe, një kishë ku të flitej shqip, në një kohë që Greqia thoshte që kisha greke nuk mund të kishte një gjuhë tjetër përveçse greqisht… Mbasi Noili krijoi kishën Shqipe, në Boston ndodhi një gjë e çuditshme që në kishën ortodokse shkonin edhe muslimanë, këta jo për arsye fetare por për arsye kombëtare, gjë që nuk kishte ndollur më parë…Me 8 Mars 1908 Noli u shugurua prift dhe një person që ishte aty tha se Noli nuk ishte thjesht një prift, por ishte një apostull, dhe kjo ishte arsyeja përse unë e titullova librin tim “Apostulli”, gjë që i shkon shumë për shtat Nolit…”.

Takimi vazhdoi me një bashkëbisedim të hapur ku autori Ikonomi ju përgjigj pyetjeve të të pranishmëve. Bënë pyetje dhe diskutuan prof, Lulash Palushaj, z. Zef Përgega, prof. Marjan Gjetaj, z. Rafael floqi, Znj. Odeta Fecani, z. Prel Popaj, z. Driton Palushaj.

Në fund të aktivitetit kryetari i këshillit të Kishës Zoja Pajtore z. Pjerin Prekaj shtroi një drekë për miqtë dhe të ftuarit.

Vlen të theksoj, që atë ditë në mëngjes kisha Ortodokse shqiptare e Shën Thomait (Kishë e Nolit) me qendër në Farmington Hills celebroi 95 vjetorin e krijimit. Në Meshën dhe drekën e shtruar për këtë rast morën pjesë autori Ilir Ikonomi dhe një përfaqësi e kishës së Shën Palit me Dom Fred Kalaj dhe Lugj Gjokaj, kisha e Zojës Pjtore me kryetarin e Keshillit Pjerin Prekaj dhe Valentin Lumaj dhe nga Teqeja Bektashiane me Baba Eliton Pashaj.

Për këtë rast nga katedralja e Shën Gjergjit në Boston kishte ardhur edhe kryepeshkopi i kishës ortodokse shqiptare të Amerikës, imzot Nikollim Preston, i cili zhvilloi një bashkëbisedim shumë të njerëzishëm në lidhje me historinë e Kishës Ortodokse shqiptare, Nolin, vëllezërit Liolin etj. U dallua qartë pasioni i tij për ta zhvilluar më tej Kishën shqiptare. Ranë në sy informacioni i bollshëm dhe elokuenca e zhvilluar e tij, si dhe përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve në gjuhën shqipe.

 

Ambasada e Kosovës në SHBA u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen.

Siç njofton kjo ambasadë, regjistrimi nga diaspora nuk ka qenë kurrë më i lehtë dhe mund të bëhet brenda 10 minutave.

“Regjistrimi nga Diaspora, asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë. Mjafton një kyçje në internet për t’iu bashkuar regjistrimit online dhe për t’u bërë pjesë e numërimit të popullsisë së shtetit tënd amë”. sn

Historinë e Vatrës e shkruejnë historianët dhe s’kanë me mujtë kurrë me shkrue interesaxhijtë e kohës!! Nga Agim Rexhaj

Prezantimi i Agim Rexhajt nga Sokol Smajlaj

Federata Panshqiptare “Vatra” dhe Gazeta Dielli kanë gjetur gjithnji një mbështetje pa rezerva prej familjes Merrnaçaj. Marashi, Pjetri, po edhe Marku, Leka gjithnji kanë qenë në krah të kësaj Federate jo vetëm si mbështetje morale po edhe materiale. Sigurisht kohët kanë ndryshue, e s’asht ma ajo “Vatra” e dikurshme e figurave të nalta si Konica e Noli, po as e Pipës dhe Karagjozit, megjithatë në shpresojmë se më ndihmën e Zotit po edhe mendjeve të kthjellta, gjanat kanë me me ndryshue par mire dhe ka me u gjetë gjuha e marrveshjes. I ftuem me thanë dy fjalë për Ditën e Lirisë, asht Vatrani i hershëm zoti Agim Rexhaj, “President Nderi i Vatrës”.

Fjala e zotit Agim Rexhaj

Të nderuem familjarë e bashkatdhetarë,

Të nderuem autoritete politike, fetare e intelektuale

Sot në kët 5 maj, ndjehem i nderuem trefish që jam i ftuem me thanë fjalën teme n’emën të Vatrës, në këtë Ditë të Lirisë së Shqiptarëve, e cila mban emnin e djaloshit idealist, malsorit krenar dhe martirit të demokracisë, Nick Merrnaçaj, dhe ta përkujtojmë së bashku figurën dhe veprën e tij ndër breza.

Së pari me Nikën i përkasim të njajtit brez, dhe kena përcjellë beteja të përbashkëta për çlirimin e Kosovës nga prangat e Jugosllavisë titiste po edhe shpëtimin e Shqipnisë nga zgjedha e diktaturës enveriste që e kishte shkatërrue popullin shqiptar;

së dyti pse Marash Merrnaçajn e kam njoftë dhe e kam vlerësue jashtzakonisht për kontributet e tij në Vatër, po edhe në komunitet, dhe kam admirue te ai shpirtin e bashkëpunimit, përkushtimit dhe sakrificës;

së treti, ndjehem i nderuem pse Familja Merrnaçaj vazhdon me e mbajtë nalt si pakkush kët flamur, e kjo ndodh pse brezi ma i ri i kësaj familjeje ndjehet krenar për brezat e maparshëm dhe e vazhdon me shpirt këtë traditë të trashëgueme edhe n’Amerikën e Madhe të Demokracisë e Lirisë.

Prandaj sot e ndjej për detyrë me falenderue dy miqtë e mi të mirë e të urtë, Lekë e Mark Merrnaçaj, me të cilët kohët e fundit na asht dashtë me përballue edhe do beteja të vështira, n’emën të atyne idealeve të pastra që dikur i patëm mbrojtë me djem guximtarë e sypatrembun si Nick Merrnaçaj.

Në kët rast të veçantë, s’mund të la në heshtje emnin dhe personin e z. Mark Merrnaçaj; bir i derës heroike shekullore të Kelmendit, lindë e rritë në kampet shfarosëse të regjimit sllavokomunist të Enver Hoxhës, i cili menjiherë mbas ramjies së komunizmit në Shqipëri, me plagë në trup erdhi në Shtetet e Bashkueme të Amerikes e qysh në ditët e para të tij në kët vend angazhohet me mish e me shpirt në Federatën VATRA, ku jep ndihmën e tij pa u kursye në asgja. Mark Merrnaçaj, kontributi yt i ndershëm dhe atdhetar në Federatën VATRA, s’mund të cënohet kurrë nga askush.

Historinë e Vatrës e shkruejnë historianët dhe s’kanë me mujtë kurrë me shkrue interesaxhijtë e kohës!!

Në kët 5 maj të Dëshmorve, e përshëndes tubimin tuej, që jo simbas meje po prej shumë shqiptarësh, vlersohet si ndër modelet ma të bukura e ma domethanëse të komunitetit tonë, sepse asht dëshmia ma e vërtetë se liria e demokracia as vijnë dhe as mbahen në kambë, pa heronj të vërtetë dhe idealista.

Prandej, edhe nji herë Ju përshëndes dhe ju falenderoj nga zemra për këtë ftesë në Ditën e Lirisë së Shqiptarëve, e cila denjësisht mban emnin e nji heroi si Nick Merrnaçaj.

U kujtoftë e u nderoftë ndër shekuj, jeta dhe vepra e tij heroike.

Agim Rexhaj, 5 maj 2024

Festa Shqiptare e Ditës së Lirisë në Westchester Nga Idriz Lamaj

 

5 maji i së së djelës së shkuar në Valhalla të Westchesterit, qëlloi nji ditë gri me shi të imtë, e megjithatë, në Ditën e Lirisë, që mban emrin e Martirit: Nik Marash Merrnaçaj, djaloshit 30 vjeçar që humbi jetën në ditët e protestave kundër regjimit komunist, kishin ardhur ta nderonin shumë njerëz, të të gjitha moshave. Për mua ishte kënaqësi e madhe me benë pjesë e kësaj ceremonie serioze, o jo siç ndodh rëndom në aktivitetet tona, sa për me kalue rradhën!!

Edhe pse shiu i butë nuk reshti përgjat dy orëve që u krye ceremonia përkujtimore, asgjë s’e ndali festën e përgaditur me kujdes, dashuri, respekt e dinjitet. Ra në sy serioziteti i të gjithë folsave, edhe trajtimi i mjaft detajeve, disa prej të cilave ia vlen të nënvizohen. Fjala vjen, përfaqësimi institucional prej shtetit amerikan; diskutimi i deputetes Bardeli prej qarkut të Shkodrës, e cila e përshëndeti takimin përkujtimor nga salla e Parlamenti; pjesmarrja e mjaft grave në foltore të cilat e thanë me kurajo fjalën e tyre, ku dally toni pasionant dhe i vendosur i këshilltares së distriktit nr. 9 të NY, Emiljana Ulaj; fjala e zotit Mark Gjonaj që kishte ardhë në takim së bashku me nanën e tij të moshueme Rozën; intelektuali e shkrimtari patriot Mëhill Velaj në pak fjalë përcolli një mesazh të rëndësishëm; po edhe gazetarë si zonja Marjana Bulku qe foli pwr kultin e heroit apo zoti Jozef Radi i cili krahas përshendetjes solli edhe një letër të Marash Merrnaçajt shkruar para dhjetë vitesh, dëshmuan se serioziteti dhe përkushtimi i gjithsecilit i dha një përmasë më të plotë fjalës së tyre po edhe asaj ceremonie përkujtimore, e cila kremtohet për të 34 vit rradhazi, e ku familja Merrnaçaj vazhdon me u kujdesë deri në detaje, që gjithçka të shkojë sa më mirë, e nag viti në vit përpiqen ta pasurojnë me elemente të rinj.

Ajo çka e trembi shiun që vazhdoi gjithë kohës ishin këngët dhe vallet tradicionale të brezit të ri. Djem e vajza malsore të bukur si drita, të veshur me kostumet tradicionale të Kelmendit, po edhe fëmijë të vegjël dëshmuan se shpirti i tyre është përplot me atdhe, me dashuri e mall po edhe me besim. Kjo rini malësore po i jep një tjetër ngjyrë mërgimit tonë të dikurshëm, ndaj shpreh bindjen e thellë se diçka e mirë, që ma mbush shpirtin me shpresë e besim, po vjen.

Edhe prezantuesit Sokol Smajlaj dhe Valbona Preldakaj bënë figurë mjaft të mirë në prezantimin e gjithë të të ftuarve po edhe në organizimin e grupit artistik “Kelmendi”, po edhe televizioni “Albanian Culture” që e ndoqi gjithë takimin…

Por, ajo që desha të nënvizoj prej kësaj ceremonie përkujtimore ishte fjala e zotit Agim Rexhaj, “Kryetar Nderi i Vatrës”, i cili jo vetëm nderoi familjen e Merrnaçajve në kujtim të Nikës, po s’e anashkaloi as situatën në të cilën ndodhet Vatra sot, e cila për çudi(!!!) kësaj here s’kishte asnjë përfaqësues zyrtar të sajin dhe s’pati asnjë kronikë përcjellëse, çka dëshmon se qëndrimi i drejtuesve, vazhdon të jetë inatçor e i ashpër… edhe ndaj heronjve të lirisë, si Nik Merrnaçaj. Sigurisht, ata që dikur patën premtuar se do të bënin gjëra të mëdha e patriotike, si duket i kanë harruar premtimet o patriotizmi i tyre ndjehet funksional vetëm në raportet apo fotografitë me përfaqësuesit e lartë të shtetit (apo të shteteve shqiptare në Ballkan), dhe nuk po u gjendet as koha as gjuha të merren me komunitetin shqiptarëve e as të nderohen siç e meritojnë, heronj si Nik Merrnaçaj.

Fjala e zotit Agim Rexhaj u duartrokit disa herë dhe la përshtypje të mirë tek gjithë pjesëmarrësit. Vetë nana e Heroit Nik Merrnaçaj, gruaja stoike dhe e paepur: Mrí Dedja, u çue në këmbë e përqafoi dhe e falenderoi me gjithë zemër folësin. Një çast prekës, çka e nderoi zotit Rexhaj, dhe shpirtit të tij të paepur në mbrojtje të Vatrës dhe vlerave kombëtare shqiptare.

E ndërsa shiu i imtë vazhdonte me atë monotoninë e tij, flamuri shqiptar u lartua në qiellin e Westchesterit, sepse njerzit me vullnete të forta s’ka fuqi që mund t’ua prishë festën. Unë isha fizikisht dhe shpirtërisht pjesë e asaj feste të bukur e dinjitoze, dhe këta pak rreshta, siç i ndjeva edhe i shkrova…

Idriz Lamaj, 6 maj 2024

Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami lobon për Kosovën në Kongresin Amerikan – Nga Ruben Avxhiu

Kërkon që Kongresi Amerikan të angazhohet më shumë për Kosovën, të ndihmojë Ushtrinë dhe kapacitetet e saj mbrojtëse

 

Botuesi i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami vazhdon lobimin për Kosovën në Kongresin Amerikan.

Pas disa takimeve në New York, në këto muajt e fundit, dje ka udhëtuar në kryeqytetin amerikan Washington, për një sërë takimesh me kongresistë në zyrat e tyre.

Botuesi Bajrami u prit nga Jim Himes, kongresist nga Connecticut, Anëtari Më i Lartë I Komitetit të Përhershëm për Inteligjencën dhe anëtar i hershëm i Kaukusit të Interesave Shqiptare në Kongresin Amerikan; Seth Moulton kongresist nga Massachusetts dhe ish-oficer i marinsave amerikanë, anëtar i Komitetit të Dhomës për Shërbimet e Armatosura; Ritchie Torres, kongresist nga New York-u dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Interesave Shqiptare; si dhe me Maeve Healy, shefe e stafit dhe këshilltare kryesore e kongresistes Grace Meng, nga New York-u, anëtare e Komitetit të Përcaktimeve, e cila nuk ndodhej atë ditë në Washington.

Në këto takime botuesi i gazetës “Illyria” informoi kongresistët dhe këshilltarët e tyre të afërt për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkoi një angazhim më të madh të Kongresit Amerikan në ndihmë të Kosovës. Ndonëse një nga kongresistët e siguroi se Serbia nuk gëzon mbështetje në Kongres, botuesi Bajrami përsëriti se lënia në harresë e Kosovës dhe Ballkanit mund të ketë pasoja të rënda.

Nga kongresisti Seth Moulton, i Komitetit që mbulon forcat e armatosura amerikane, ai kërkoi në veçanti ndihmë për forcimin e Ushtrisë së Kosovës. Një Kosovë më kapacitete të mëdha mbrojtëse është garanci edhe për interesat amerikane në rajon.

“Mënyra më e mirë do të ishte forcimi i shpejtë i Ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO”, tha Bajrami. “Kjo ndalon njëherë e përgjithmonë ambicjet territoriale të Serbisë”.

Me kongresistët e tjerë ai foli gjerësisht për situatën në Kosovë dhe rolin destruktiv të Serbisë jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnje dhe Mal të Zi.

“Serbia e ka zemrën në Moskë. Ajo do vetëm fondet e BE-së. As politika e as shumica e popullit nuk duan të jenë pjesë e bashkësisë europiane. Janë të kota përpjekjet e BE-së e të Amerikës që duke e toleruar e përkëdhelur Serbinë shpresojnë se do të heqë dorë nga lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe Kinën”, tha botuesi shqiptaro-amerikan.

Kongresisti Seth Moulton premtoi se do të bëhej së shpejti anëtar i Kaukusit Shqiptar në Kongres. Të dy, bashkë me kongresistin Jim Himes premtuan se do të bëjnë një vizitë në Kosovë, për të mësuar për situatën dhe nevojat e saj.

Vehbi Bajrami (djathtas), me kongresistin Jim Himes, nga Connecticut, Anëtari Më i Lartë I Komitetit të Përhershëm për Inteligjencën dhe anëtar i hershëm i Kaukusit të Interesave Shqiptare në Kongresin Amerikan.

Pas takimit me Maeve Healy, shefe e stafit dhe këshilltare kryesore e kongresistes Grace Meng, nga New York-u, anëtare e Komitetit të Përcaktimeve.

Vehbi Bajrami dhe Ritchie Torres, kongresist nga New York-u dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Interesave Shqiptare

Gjatë takimit me Seth Moulton kongresist nga Massachusetts dhe ish-oficer i marinsave amerikanë, anëtar i Komitetit të Dhomës për Shërbimet e Armatosura.

Lek Mirakaj: Vatra dikur frymëzuese, sot si një sekt konspirativ janë ba si byroja politike e PPSH

 

Z.Lek Mirakaj, një nga figurat më të nderuara të diasporës Shqiptaro-Amerikane në SHBA ka reaguar në rrjetin social në lidhje me situatën e degraduar në Vatër:

“Vatra dikur frymezuese sot asht kthy ne nje sekt konspirativ,

ku flitet vesh me vesh e asgja nuk bahet publike.

Asnjiher Vatra nuk ka arrijte ne denoncime legale,

jane ba si byroja politike e PPSH, me të vetmin ndryshim se ata per forme e bajshin ndonji

deklaarate publike ,

kurse kta qe kan uzurpu kryesine e Vatres jane ma fanatike e nuk japin shpjegime.

Tash se fundi na doli edhe ‘Votbesimi ‘si shmangje e nje vote ne kuvend te rregullt.”


Send this to a friend