Sot në orën 17:00, sheshi “Skënderbej” do të kthehet në pikënisjen e një marshimi të madh drejt Ambasadës Maqedonase në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë që kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimin përfundimtar të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Gjatë një interviste në SYRI TV, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, Aida Turku, ka zbuluar peripecitë me të cilat u përballën 40 të rinj shqiptarë që udhëtuan drejt Shkupit për t’iu bashkuar protestës atje.
Sipas Turkut, autoritetet maqedonase, duke e kuptuar qëllimin e udhëtimit në doganën e Bllatës, vonuan qëllimisht procesin e kalimit të kufirit. Pavarësisht se studentët e shtynë orarin e marshimit për të mbërritur në kohë, një makinë civile dhe patrullat e policisë i devijuan ata drejt kufirit me Serbinë, duke përdorur një gjuhë thellësisht raciste dhe tendencioze, pavarësisht se autobusi përbëhej kryesisht nga vajza dhe nisma ishte tërësisht paqësore.
Studentja tregon se kjo ngjarje ka shërbyer si një shkëndijë për të bashkuar masivisht të rinjtë. Protestës së sotme në Tiranë nuk do t’i bashkohen vetëm studentët e Drejtësisë, por edhe ata të Shkencave Sociale, Mjekësisë dhe universiteteve private. Për më tepër, mbështetja ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, pasi një autobus me studentë nga Prishtina dhe vetë organizatorët nga Maqedonia e Veriut kanë mbërritur në kryeqytet për të marshuar krah për krah me moshatarët e tyre.
Tubimi, për të cilin është njoftuar zyrtarisht policia e shtetit, nuk do të jetë thjesht një marshim simbolik, por do të shoqërohet me fjalime të forta për të përcjellë mesazhe të qarta teorike dhe praktike mbi mbrojtjen e të drejtave thelbësore të shqiptarëve në rajon.
Turku:
Atëherë, siç e kemi thënë dhe e kemi stërthënë gjatë gjithë këtyre ditëve lobimi për këtë protestë me këtë ide dhe me këtë kauzë kaq të qenësishme… edhe pak orë na ndajnë, për mos thënë edhe një orë na ndan nga startimi i protestës, e cila do të nisë në orën 17:00. Po, në orën 17:00 do të mblidhemi që të gjithë në sheshin Skënderbej për të vijuar më tej me manifestimin tonë drejt Ambasadës Maqedonase këtu në Shqipëri. Po, do të mblidhemi në sheshin Skënderbej të gjithë studentët dhe më pas do të vijojmë.
Patjetër që jo vetëm studentë të Fakultetit të Drejtësisë. Ne e kemi shtrirë të gjithë angazhimin tonë jo vetëm në Fakultetin e Drejtësisë që është dega përkatëse për të cilën edhe po luftojnë, po nisin zërin kolegët tanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Na janë mbështetur shumë brenda kauzës sonë edhe kolegë të tjerë studentë, përmendim këtu studentët e shkencave sociale, shkencave mjekësore, por edhe universitete private.
E kemi ndryshuar pak atë mentalitetin dhe mendësinë përsa i përket angazhimit të të rinjve në protestë. Në fakt mendoj që iniciativa kryesore dhe ideja kryesore vjen nga axhetimi i vetë neve 40 studentëve që ishim në atë autobusin që u ndaluam që të protestonim dhe të ushtronim të drejtën qytetare tonën pranë kolegëve tanë shqiptarë, maqedonas atje në Shkup. Iniciativa ishte e jona, që në ato momente paralajmëruan protestë, më pas me ritme të shpejta gjatë gjithë javës por për të konkluduar edhe në ditën e sotme, kemi finalizuar këtë. Në fakt unë nuk e shikoj si një mungesë interesi nga studentët. Në fakt ne jam shokuar, se të këtij mendimi isha dhe unë e intensifikohesha me të madhe që e kemi atë frikën që të mos protestojmë dhe të mos jemi qytetarë aktivë dhe të ushtrojmë të drejtat tona, por në fakt treguam diçka ndryshe dhe besoj do ta shikojmë masivisht edhe në sheshin e protestës.
Atëherë autoritetet e shtetit fqinj do të thosha… Si fillim, kuptuan që ne nuk ishim studentë që po shkonim thjesht për një vizitë turistike në Shkup, siç edhe neve menduam që ta paraqisnim që të mos kishte polemikat më të mëdha, por u kuptua që vizita jonë dhe data, ora në të cilën neve u shfaqëm pranë doganës së Bllatës në Maqedoni, përkonte me datën e protestës. Datën e kuptuan dhe me qëllim na ndaluan dhe na e vonuan proceset për të kaluar kufirin diku tek një orë, një orë e gjysmë që të humbisnim orarin e protestës. Lobuam përsëri me kolegët tanë atje që ta çonim misionin deri në fund, shtymë orarin e protestës diku tek një orë që ne ta kapnim të paktën diku nga mesi protestën. Më pas, patrullat e policisë na shoqëruan përgjatë gjithë rrugës se do na shoqëronin për të shkuar në hyrje të Shkupit. Në momentin që donim të hynim në hyrje të Shkupit, një makinë civile na ndalon dhe na thotë që duhet të vini me ne për kontrolle të imtësishme përpara se të futeni në qytetin e Shkupit. Më pas ai kontrolli nuk ndodhi asnjëherë.
Kontrolle raciste jo, por gjuha ishte raciste, ishte shumë tendencioze edhe mënyra se si u shfaqën dhe se si e patën qasjen ndaj nesh.
Ne ishim studentë, mund të përmend ndoshta dhe faktin për ta eufemizuar pak edhe çështjen nëse e kanë menduar si diçka, si tentativë agresive protestën. Ne ishim me shumicë femërore lart në autobus. Kështu që protesta ishte paralajmëruar që do të ishte krejtësisht paqësore, kështu që nuk e di, por mendoj thjesht ishte një tentativë tendencioze nga autoritetet maqedonase dhe na çuan drejt kufirit të Serbisë për të humbur po ashtu edhe orarin të cilin neve e shtymë për herë të dytë për protestën.
Po, duke qenë patjetër… duke qenë pjesë e grupit iniciator dhe organizues kryesor të kësaj proteste. Nga burimet e mia personale, di që kryesorët, studentët kryesorë që kanë organizuar dhe protestën në Shkup, kanë mbërritur që mbrëmë në Shqipëri. Janë këtu në Tiranë, do të na bashkohen së shpejti në sheshin e protestës, pasi dalim nga intervista jemi direkt për në shesh. Kështu që autobusi tjetër është nisur diku nga ora 12:00, 12:30 për të mos, sepse dua të jem e përgjegjshme edhe të mos gaboj me pjesën e orareve. Besoj e kanë kaluar kufirin dhe do të gjenden pranë nesh.
Shiko, nga autoritetet tona jo, sepse janë paralajmëruar dhe e kemi çdo gjë shumë të ligjëruar dhe me shumë leje…
Thjesht kemi dërguar atë njoftimin që duhet dërguar pranë policisë, sepse po ushtrojmë një të drejtë qytetare, nuk besoj që është diçka që duhet ta lobonim me të madhe për të marrë leje.
Patjetër që kemi parashikuar dhe fjalime. Fjalimet nuk janë në kuadër të të bërit protagonizëm apo nuk e di se çfarë mund të lobohet lart e poshtë nëpër media apo nëpër rrugë jo mediatike. Fjalimet janë për t’i dhënë atë formën jo thjesht si protestë dhe jo thjesht si një tubim i disa individëve që po dalin për një kauzë thjesht në mënyrë figurative. Ato fjalime janë për të dhënë një mesazh dhe për ta kthyer protestën në një formë jo vetëm praktike, por edhe një formë teorike, për të dhënë një mesazh të caktuar.
Në fakt… Po, po, nga Kosova e kemi… e kemi një autobus i cili po na vjen nga Prishtina dhe mendoj që edhe ata kanë ardhur besoj në po të njëjtën kohë paralelisht me kolegët shqiptarë të Maqedonas. Kështu që, përsa i përket rretheve, nuk kemi dashur që t’i ngremë dhe t’i intensifikojmë ata… besoj që kemi mjaftueshëm përfaqësim dhe Tirana ka mjaftueshëm studentë, kështu që zëri i tyre po çohet në forma të tjera dhe jo vetëm fizikisht, kështu që mbështetja që kanë dhënë ata online për kauzën dhe për të gjithë produktivitetin që e kanë parë synim…






Komentet