VOAL

VOAL

Sejdo Harka, një jetë plot vrull, që pulson tek shkolla, gazetaria dhe arti e letërsia – Nga Fran Gjoka

November 11, 2022

Komentet

Rusia shpall REL-in “organizatë të padëshirueshme”!

Rusia e ka shpallur të martën Radion Evropa e Lirë (REL) si “organizatë të padëshirueshme”, sipas një regjistri të Ministrisë së Drejtësisë.

Në përditësimin e fundit është bërë e ditur se Radio Evropa e Lirë është shpallur e padëshirueshme prej 20 shkurtit.

Sipas regjistrit, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listë.

Ligji për “organizata të padëshirueshme” është miratuar më 2015, dhe është përkrahur prej Kremlinit, për të rregulluar organizatat joqeveritare që pranojnë fonde prej jashtë./Rel

Berisha: Sot në sheshin Skënderbej nuk kemi shtatoren e diktatorit stalinist, por para nesh qëndron shtatorja e gjallë e diktatorit Rama

Duke folur në protestën madhështore qytetare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, sot shqiptarët nuk kanë në shesh bustin e Enverit, por shtatoren e gjallë të diktatorit, Edi Rama.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, të nderuar qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Zonja dhe zotërinj, uragani juaj sonte është uragani i lirisë.

Përshëndetjet më të përzemërta për ju që jeni mbledhur, keni mbushur sot Tiranën nga anekënd Shqipëria, nga të gjitha vendet e botës.

Fitimtarë, fitimtarë, fitimtarë.

Zonja dhe zotërinj, 20 shkurti është një ditë në të cilën shqiptarët kremtojnë ngadhënjimin e tyre.

Çdo vit më 20 shkurt kemi nderuar një ditë, e cila ndau historinë tonë. Ndau epokën e barbarisë së luftës së klasës, tiranisë së mjerimit dhe izolimit ekstrem nga epoka e triumfit të njerëzve më të shtypur të Europës dhe ndëshkimit mbarëpopullor pas vdekjes së Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore.

Duke përmbysur në Tiranë shtatoren e tij, zvarritur e copëtuar në rrugët e kryeqytetit, nderim përjetë guximtarëve, trimave, heronjve të 20 shkurtit për veprën e tyre të pavdekshme.

Por sot, për herë të parënë 32 vite, ky 20 shkurt eklipson për nga rëndësia atë të vitit 1991 sepse sot nuk kemi përpara simbolet e një diktature të bazuar në doktrinën marksiste-leniniste, por përballemi me një lloj të re diktature, e cila bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, në shndërrimin e votës në krim dhe krimit në votë, vjedhjen e lemerishme të qytetarëve nga pushtetarët dhe trafikun e qindra tonelatave drogë dhe narkoeuro.

Sot në sheshin Skënderbej ne nuk kemi shtatoren e bronzit të diktatorit stalinist, por para nesh qëndron shtatorja e gjallë e diktatorit Edi Rama, pasardhësit të bllokmenëve hoxhistë, që njëlloj si diktatori tjetër, ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet dhe që do një Shqipëri pa opozitë, dhe që vjedh qytetarët shqiptarë, vret shpresën e tyre më shumë se askush në historinë tonë kombëtarë.

Gjatë sundimit 10-vjeçar të tij, si kurrë ndonjëherë më parë, 1 milion shqiptarë u larguan nga Shqipëria dhe integrimi evropian i vendit u shndërrua në një horizont që largohet çdo ditë e më shumë nga shqiptarët.

Por sot kjo ditë, për ju, për shqiptarët, është ditë besimi dhe guximi.

Përlotet aktori- E nis fjalimin me vargjet e Naim Frashërit

Aktori Mehdi Malkaj e ka nisur fjalimin e tij i përlotur duke recituar disa vargje të shkrimtarit Naim Frashëri.

“Meqë jetojmë në momente historike, kam një dëshirë. Të themi katër vargjet e Naim Frashërit

Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar,

Zemrën ti ma gatove, plot me dëshirë e me zjarr”, tha Malkaj.

Aktori ndër të tjera u shpreh se ka ardhur koha që ta heqin kryeministrin Edi Rama, pasi vetë ai nuk ikën.

Ai u shpreh se po të qëndrojë në pushtet do të copëtojë Shqipërinë.

Shënohet 35-vjetori i grevës së madhe të minatorëve të Trepçës

Mitrovicë, 20 shkurt 2024

“Dikur minatorët kanë hedhur themelet e Republikës, tani Republika dhe minatorët bashkë po e ribëjnë “Trepçën”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në shënim të 35-vjetorit të grevës së madhe të minatorëve të Trepçës, ditë kjo që shënon historinë e lavdishme të Republikës sonë.

Duke e ndërlidhur këtë ditë me shënimin e festave të mëdha, që vijnë pas Ditës së Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare, në motin e 25-të të çlirimit, kryeministri tha se duke kujtuar grevën e madhe të minatorëve, ne nderojmë rrënjët e Republikës sonë.

Ai ka sjellë në kujtesë para të pranishmëve të shumtë, kohën kur Serbia kishte nisur të trazonte këtë copë të Evropës, duke kujtuar këtu se ishin minatorët ata që të parët iu kundërvunë. “Ata porositën qartë e fuqishëm: se populli ynë nuk do të thyhej, nuk do të epej e nuk do të hiqte dorë nga e drejta për të vendosur fatin e vet. Më 17 nëntor 1988, minatorët e Trepçës u nisën në marshin e tyre nga minierat për në Prishtinë, për të kundërshtuar funksionarët që po i dorëzoheshin Serbisë”, tha kryeministri Kurti.

“Më 20 shkurt 1989, ata u ngujuan në horizontet e minierës për të kundërshtuar heqjen e autonomisë. Nga mesdita, kur fillimisht minatorët e ndërrimit të katërt nuk dolën fare jashtë, duke hyrë në grevë urie, fjala “Trepçë” mori një kuptim të fuqishëm edhe politik, përmes së cilës denoncoheshin politikat diskriminuese dhe shtypëse të Millosheviqit. Dhe kjo vazhdoi deri në ditën e fundit të grevës më 28 shkurt, kohë kjo gjatë të cilës 1300 minatorë të “Trepçës” të ngujuar në grevë urie nga zgafellat e horizontit të tetë dhe të nëntë të minierës, i parashtruan 10 kërkesa, ndër të cilat, “që fati i shqiptarëve në Kosovë e Jugosllavi të shqyrtohet në Kombet e Bashkuara”, tha Kryeministri.

Ai tha se minatorët tanë nuk u përçanë e as nuk u dorëzuan para së keqes, dhe me vendosmërinë e tyre i morën vëmendjen botës së qytetëruar e demokratike.

Duke kujtuar heroizmin dhe sakrificën e xehetarëve, që Kosovës i shërbyen me djersën dhe gjakun e tyre, kryeministri Kurti theksoi se mbi 130 minatorë ranë dëshmorë në ballë të luftës çlirimtare dhe martirë të panënshtruar ndaj gjenocidit të Serbisë mbi popullin tonë. “U përkulemi në nderim, për jetë e mot! 35 vjet pas grevës, vendi ynë i lirë tash punon me zell për të ruajtur pronën e popullit dhe për të nxitur zhvillimin e mirëqenien”, u shpreh ai.

Në fund të fjalës, kryeministri Kurti tha se kanë mbështetur “Trepçën” me mjete për investime kapitale dhe me kapital pune, duke dhënë rreth 25 milionë euro subvencione vetëm gjatë tri viteve të fundit, duke shtuar se po përkrahim sërish “Trepçën” me kredinë 20 milionëshe për të investuar në teknologji të re, që rrit efiçiencën e prodhimit, ngrit performancën operative e financiare, përmirëson kushtet e punës dhe hap vende të reja pune.

Pas ceremonisë së organizuar në shënimin e përvjetorit të sivjetmë të grevës së madhe të minatorëve, kryeministri Kurti vizitoi ekspozitën personale të Mentor Berishës, me titull “Solidaritet si Rezistencë”, të kuruar nga Alban Beqiraj, që u mbajt në hyrje të minierës, dhe gjithashtu Muzeun e Kristaleve të Kosovës “Trepça”.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

I nderuari zëvendësministër i Ekonomisë, Getoar Mjeku,
I nderuari Kryeshef i ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti,
E nderuara Kryesuese e bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes, Rrezarta Pllana,
I nderuari Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi,
I nderuari zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari, Armend Muja, Jeta Statovci, Arjeta Fejza,
I nderuari ish-kryeministër dhe Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherit edhe deputet në Kuvendin e Republikës,
I nderuari nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ish-kryetar i Komunës, Agim Bahtiri dhe
I nderuar Kryetar i Komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiq,
Të dashur minatorë dhe ish-minatorë,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Motra dhe vëllezër,

Po takohemi sot bashkë në Ditën e Minatorit, këtë ditë që e shënon historinë e lavdishme të Republikës sonë. Historianët na mësojnë se pranvera e popullit nis herët, pa e pritur datën, pa e pritur barasnatën. E, 20 shkurti i vitit 1989 ishte ditë e madhe e asaj pranvere, që ne sot e kremtojmë me mirënjohjen më të thellë.

Ditën e Minatorit e shënojmë në vargun e ngjarjeve të mëdha, fill pas Ditës së Pavarësisë së shpallur 16 vjet më parë, buzë 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në motin e 25-të të çlirimit të Kosovës sonë të shtrenjtë. Duke kujtuar grevën e madhe të minatorëve, ne nderojmë rrënjët e Republikës sonë.

Kur Serbia fashiste nisi të trazonte këtë pjesë të Evropës, minatorët qenë të parët që iu kundërvunë. Ata porositën qartë e fuqishëm: Se populli ynë nuk do të thyhej, nuk do të epej e nuk do të hiqte dorë nga e drejta për të vendosur për fatin e vet. Më 17 nëntor 1988, minatorët e Trepçës u nisën në marshin e tyre nga minierat për në Prishtinë, për të kundërshtuar funksionarët që po i dorëzoheshin Serbisë.

Më 20 shkurt 1989, ata u ngujuan në horizontet e minierës për të kundërshtuar heqjen e autonomisë. Nga mesdita, kur fillimisht minatorët e ndërrimit të katërt nuk dolën fare jashtë duke hyrë në grevë urie, fjala “Trepçë” mori një kuptim të fuqishëm edhe politik, përmes së cilës denoncoheshin politikat diskriminuese dhe shtypëse të Millosheviqit. Dhe kjo vazhdoi deri në ditën e fundit të grevës më 28 shkurt, kohë kjo gjatë të cilës 1300 minatorë të “Trepçës” të ngujuar në grevë urie nga zgafellat e horizontit të tetë dhe të nëntë të minierës, i parashtruan 10 kërkesa, ndër të cilat, “që fati i shqiptarëve në Kosovë e Jugosllavi të shqyrtohet në Kombet e Bashkuara”.

Kështu një komunitet minatorësh, që për vite ishte shfrytëzuar duke ua eksploatuar punën, u kthye në një kolektivitet me vetëdije dhe guxim politik, që e dridhi gjithë Jugosllavinë. Të gjithëve na pat bërë shumë përshtypje niveli i lartë i vetëdijes politike të minatorëve, që edhe në gjendje të rënduar shëndetësore bën apel për pajtim të gjaqeve, duke deklaruar, po e citoj deklaratën e asaj kohe: “Ne minatorët e Stantërgut, të cilët jemi të mbyllur nën tokë qe tetë ditë pa e pa dritën e djellit me sy, pa ngran e pa pi, me gzim të madh ndëgjuam lajmin për nji gjest human të traditës shqiptare. Fjala është për pajtimin e familjeve Haxhi Bytyqi dhe Sejdi Ramshi. Apeli i xehtarëve të “Trepçës” dhe mbarë Kosovës, të gjitha familjet e gjaksuara mes veti t’ja shtrijnë si burrat dorën njeri tjetrit dhe të pajtohen, si thojnë populli besën e paqes. Kjo kishte me qenë ushqimi jonë, drita jonë, kishte me qenë përkrahja ma e madhe për neve”, mbaron citati i asaj deklarate.

Minatorët tanë nuk u përçanë e as nuk u dorëzuan para së keqes, dhe me vendosmërinë e tyre i morën vëmendjen botës së qytetëruar e demokratike. Një udhëheqës do të thosha evropian qysh atëherë, kryetari Millan Kuçan i Sllovenisë, foli asokohe në një tubim të madh solidariteti në Lubjanë, po e citoj: “Minierat e Trepçës po mbrojnë të drejtat e qytetarëve në Kosovë për të zgjedhur udhëheqjen e vet”.

Ne sot kujtojmë heroizmin dhe sakrificën e xehetarëve, që Kosovës i shërbyen edhe me djersën edhe gjakun e tyre. Mbi 130 minatorë ranë dëshmorë në ballë të luftës çlirimtare dhe si martirë të panënshtruar ndaj gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë. U përkulemi në nderim, për jetë e mot! 35 vjet pas grevës, vendi ynë i lirë tash punon me zell për të ruajtur pronën e popullit dhe për ta nxitur zhvillimin e mirëqenien. Këto janë misioni ynë si Qeveri. Në minierë puna e të gjithë neve është më e rëndë, por misioni ynë është i mundshëm. “Trepça” ka udhëheqjen e re, të përkushtuar për të përkrahur punën e mirë, për të tejkaluar vështirësitë, për ta zënë hapin, për ta rritur edhe prodhimin edhe produktivitetin.

Kemi mbështetur “Trepçën” me mjete për investime kapitale dhe me kapital pune, janë dhënë 25 milionë euro subvencione gjatë këtyre tri viteve të fundit. Dhe, po përkrahim sërish “Trepçën” me kredinë 20 milionëshe për të investuar në teknologjinë e re, që e rrit efiçiencën e prodhimit, e ngrit performancën operative e financiare, përmirëson kushtet e punës, por edhe hapë vende të reja të punës. Kuvendi e ka miratuar tashmë Ligjin për Fondin Sovran, që do të jetë institucion investues e zhvillimor i Republikës. Ky ligj po pret lejen e Gjykatës për të hyrë në fuqi, para se “Trepça” ta vazhdojë rrugëtimin në kuadër të Fondit, aty ku është kapitali i shtuar dhe ku janë mundësitë e reja për zhvillim e për rritje.

Pasuritë tona natyrore do t’i shfrytëzojmë me maturi. “Trepçën” dhe ndërmarrjet publike do t’i mbajmë dhe do t’i mbarështojmë si pasuri tonën, duke i qeverisur mirë dhe duke ua rritur vlerën. Sektorin e minierave do ta zhvillojmë me qasje të arsyeshme ekonomike, teknologjike, sociale, por edhe mjedisore. Suksesi ynë është i mundshëm bashkë, me punën tonë si qeveri dhe përkushtimin tuaj si minatorë-pronarë të “Trepçës”. Dikur minatorët kanë hedhur themelet e Republikës, tani Republika dhe minatorët bashkë po e ribëjnë “Trepçën”. E, sot, rastësisht përputhet me ditëlindjen e Minatorit edhe ditëlindja e një kolegu tonë tjetër, që nuk është këtu, sepse ndodhet në Komunën e Leposaviqit, Kryetari Lulzim Hetemi, e ka ditëlindjen, sikurse Minatori i “Trepçës”, pra me 20 shkurt.

Ju faleminderit shumë për angazhimin, punën, kontributin që bëni e që jepni.

Me fat dhe gëzuar Ditën e Minatorit të gjithëve!

(Zyra e Kryeministrit)

20 Shkurti është ditëlindja HAVZI NELËS, simbolit të PAPËRKUELSHMËRISË- Nga MILAIM NELA

20 Shkurti është ditëlindja HAVZI NELËS, simbolit të PAPËRKUELSHMËRISË ndaj regjimit të baballarève të këtyre që po zhbējnë Shqipërinë sot!
Havzi Nela këtë 20 Shkurt do mbushte 90 vjeç!
Ai luftoi për liri pa bërë asnjë hap prapa sepse liria pêr atë ishte e shenjtë dhe kompromisi me të keqen ishte jashtë çdo imagjinate!
Të marrim pak nga frymëzimi i MARTIRIT!
***

20 shkurti duhet të jetë fillimi i fundit të narko-regjimit rilindas!

Protesta e 20 shkurtit nuk është ditë proteste vetëm e Partisë Demokratike por e të gjithë qytetarëve me vetëdije minimale kombëtare!
Protesta e 20 Shkurtit nuk është protestë për Sali Berishën dhe “non-gratën” tij por të gjithë shqiptarët sepse nëse nuk largohet kjo qeveri të gjithë do të jemi “non-grata” në atdheun tonë!

Protesta e 20 Shkurtit nuk është vetëm protestë e opozitës së mirëfilltë shqiptare por e të gjithë shqiptarëve që duan një Shqipëri me shqiptarë dhe jo importe refugjatësh me detyrim!
Shqiptarët duhet të jenë më të motivuar se kurrë për të ndaluar më në fund një njeri që bën marrëveshje personale për zëvendësimin e shqiptarëve me fatkeqët e botës së vuajtur!

Shqiptarët duhet të ngrihen dhe me mjetet demokratike që njeh bota e qytetëruar ti thonë NDAL një rregjimi mafioz që bën “zgjedhje” me 1.6 milione votues në një vend me 1.4 milionë banorë!

Shqiptarët duhet të ngrihen dhe ti thonë ndal një rregjimi që po vjedh pasuritë kombëtare dhe paratë e taksave tuaja në dritë të diellit pa i bërë syri tërr nga drejtësia sepse atë e ka futur në xhep!
Shqiptarët duhet të ngrihen dhe të mos ndalojnë së protestuari deri sa të largohet rregjimi që po fshin historinë dhe kujtesën kombëtare të shqiptarëve pa u ndalur para asnjë bëme antikombëtare!

Shqiptarët duhet të ngrihemi dhe të mos ndalojmë deri sa të largojmë aleatin më të fuqishëm të Vuçiçit dhe armikun më të eger të Kosovës në trojet shqiptare dhe kryeministrin më të mire që Serbia ka patur ndonjëherë në Tiranë!

Me 20 shkurt 1991 hodhëm në tokë përmendoren e kriminelit Enver Hoxha që kishte vrare 6000 shqiptarë burgosur e internuar dhjetëra e mijëra të tjerë por këtë 20 shkurt ne duhet të largojmë bijtë e atyre që kanë larguar jo pak por 50 % të popullatës se vendit që ata filluan ta qeverisin para pak më shumë se 10 vitesh!

20 Shkurti ka edhe një simbolikë tjetër të nderuar miq!
20 Shkurti është ditëlindja HAVZI NELËS, simbolit të PAPËRKUELSHMËRISË ndaj regjimit të baballarève të këtyre që po zhbējnë Shqipërinë sot!
Havzi Nela këtë 20 Shkurt do mbushte 90 vjeç!
Ai luftoi për liri pa bërë asnjë hap prapa sepse liria pêr atë ishte e shenjtë dhe kompromisi me të keqen ishte jashtë çdo imagjinate!
Të marrim pak nga frymëzimi i MARTIRIT!

Në pamundësi për të qenë me ju në këtë ditë të shënuar për arësye krejt objektive do jem me ju çdo sekondë e minutë e do ju bashkohem në momentin më të parë që të mundem.

Kjo protestë duhet të shënojë fundin e indiferencës së atyre të cilëve e keqja nuk ju ka ardhur tek pragu i shtëpisë!
Nëse nuk ngriheni dhe reagoni, të majtë e të djathtë më nuk shtrohet pyetja se a do ju vijë e keqja tek dera por kur do të vijë!
Mos e lejoni këtë!

Mos i jepni mundësi mafias rilindase të miratojë kodin e ri penal me 3fishin e neneve që nëse lejohet do ta fusë vendin në diktaturë shumë më të egër se ajo e para vitit 1990!

Mos bëni eksperimente me jetën e fatin e fëmijëve tuaj por hapini sytë e shikoni çfarë është në horizont!

Mos hezitoni sot sepse nese nuk ngrihemi sot nesër do të jetë vonë!
Shqipëria nuk është vetëm e opozitarëve por e të gjithë shqiptarëve!
Mos e lini Shqipërinë në duar të Edi Ramës dhe beniaminit peng të tij Lulzim Bashës!

Zoti e BEKOFTË Shqipërinë

O sot o kurrë!- Nga ALBA KEPI

33 vite pas rrëzimit të bustit të qoftëlargut, e aktit simbol të marrjes fund të një regjimi diktature që shkaktoi tragjedinë më të madhe kombëtare e mohimin e një gjysëm shekulli të ardhme shqiptare me pasoja që i vuajmë sot, Shqipëria ka të trashëguar;
– të njëjtën Parti në pushtet me politikanë e qeveritarë bijë e bija, nipër e mbesa të atyre që ekzekutuan, torturuan, persekutuan e internuan shqiptarët.
– të njëjtën Parti e trashëgimtarë shpirtërorë e fizikë që nuk u penduan kurrë për krimet e saj.
– shtëpi, vilë e vila diktatori të grabitura e nën adminisitrimin e njeriut besnik të familjes e nën patronazhimin fiktivë të shtetit.
– nipër e mbesa, stërnuse e dhëndurë të diktatorit pjesë e elitës juridiko-ekonomike e financiare të vendit, me kompani e projekte që bëjnë konsulencën e investitorëve më strategjikë e të mëdhenj të vendit.
– muze ku fshihej Diktatori, ku spiunoheshin armiqtë e diktatorit, ku firmoseshin akt vrasje shqiptarësh, ku idealizohej jeta e puna e Diktatorit, por nuk kemi një muze, shtëpi, qeli, burg o vend kujtese që rrëfejnë mizoritë e kryera nga ky Diktator e mbështetësit e tij, që sot pushtetojnë!
33 vite pas sot nuk kemi asnjë grua, vajzë, ministër, Drejtorë e funkksionarë të lartë shteti, dalë nga shtresa e vuajtur e të persekutuarve, fëmijë të mbetur pa prindër, por që ja dolën të shkëlqejnë kudo në botë veç në atdheun e tyre jo, bijë prindërish të pushkatuar e pa varr, me foshnje në gulage komuniste viktimë urie e sëmundjesh pa kurë. Ata ia dolën kudo në botë ku emigruan, atdheu i tyre i përcmoi!
33 vite post dikature e deri sot nuk kemi pasur një President, një kryeministër, një lider politik Partie dalë nga shtresa e atyre që për këtë liri e të drejta që gëzojmë sot u sakrifikuan.
– 33 vite post këtij akti simbol kemi trashëguar një histori të pa shkruar o të orientuar me pikatore sipas interesave të politikës! Në cdo datë përkujtimore të kësaj revolte, arkivat, institute, njerëz të paguar nga pushteti pêrzgjedhin fleta kujtimesh për të harruar këtë datë e dizorientuar opinionin publik me kundërpërgjigje!
Dokumentat e firmosura me erë e vulë gjaku i ruajnë për nje sistem të dytë interesash.
Sot 33 vite post aktit të revoltës popullore, shqiptarët jetojnë me frikën e shantazhit, kërcënimit që fuqia e aktivistëve, patronazhistëve e fuqia e pushteteve të centralizuara mund t’i lenë pa shtëpi, pa familje e pa punësim!
Kjo ndrydhje shkakton sot pabesinë e votës, e është një fake demokraci që duhet t’i japim emrin që meriton; Diktaturë e Mafias së pushtetit!
20 shkurt 1991-20 shkurt 2024.
Nga pushtet i centralizuar ne’ centralizim pushtetesh ekonomike, politike e mediatike.
Nga bunkere lagjesh, ne lagje bunker Surrel.
E për të gjitha këto e këtë regjim autokratik sot jemi sot në shesh për të protestuar për themelet e një shteti demokratik!
O Sot o kurrë!

Gjenerali Kudusi Lama gënjeshtar, profiter lufte dhe përçarës- Nga XHAFER LECI

Gjenerali Kudusi Lama gënjeshtar, profiter lufte dhe përçarës kryesor për mos bashkimin e fraksioneve ushtarake të Kosovës! Sikur të mos kisha lexuar bukur shumë libra për luftën e fundit në Kosovë, si librin e Kolonel Tahir Zemajt ” Kështu foli Tahir Zemaj”, dy librat e Ramush Haradinajt, “Gjenerali në luftë” dhe “Gjenerali në paqe”, të Gani Gecit “Lufta pa maska”, të Niman Muçajt “Saih Çekaj–  Gurëthemel i pavarësisë së Kosovës “, Prof. Zekerija Canës, “Ditari i robërisë” në dy vëllime, të Ernest Lumës “Kështu bëri Tahir Zemaj” etj. Duke lexuar këtë libë,kisha menduar se Kudusi Lama do mbet legjendë e kësaj lufte..!
Gënjeshtra më e madhe e Kudusi Lamës është kur ai thotë:” Ibrahim Rugova, UÇK-në e quante terroriste…”
Kudusi thotë: ” Epitetin teroriste e hoqi Bardhyl Mahmuti, në Krans Montana, pa dhënë detaje…” Popullin e Kosovës e përfaqësonte presidenti dr.I.Rugova dhe as kush tjetër ligjërisht nuk kishte të drejtë të fliste në emër të popullit të Kosovës, sepse Rugova ishte zgjedhur me vota të fshehta, në mënyrë demokratike dhe, mbi 90%, e kishin votuar. Po ty, Kudusi Lama kush të votoi?! I pari Xhavit Haliti, me plot xhepat para.
Pushtetarët e gjithë Botës takoheshin me dr. I.Rugovën për çështjen e Kosovës. Askush jashtë trojeve tona të Shqipnisë Etnike nuk e njihte kush është Kudusi Lama, profiter i luftës. As Bardhyl Mahmutin e tjerë nuk i njihte kush, sepse nuk përfaqësonin popullin, por grupe të vogla…
Unë këtë për B. Mahmutin, nuk di, por di për presidentin dr.I.Rugova!
Dihet si e ka mbrojtur Kosovën në Amerikë në vitin 1998 në krye të delegacionit të Kosovës.
Kur Presidenti Bill Clinton e pyet Rugovën: “A është UÇK terroriste?”
Rugova iu përgjigj: Jo!
Clinton: A është ushtri?
Rugova: jo.
Clinton: Çka është atëherë?
Rugova:” Njerëz që mbrojnë pragun e shtëpisë.”
Presidenti dr.I.Rugova, e ka ditur përgjegjësinë e vet dhe pasojat e më vonshme…
Kudusi Lama akuzon oficerët shqiptarë të ish armatës Jugosllave, në veçanti Tahir Zemajn, se kinse “paksa dashur të bëhej Komandant i Zonës së Dukagjinit.., kur dihet se Shtabi i përgjithshëm kishte emëruar për Komandant R. Haradinajn”… Populli shumicë i Dukagjinit dhe vet Ramush Haradinaj ka pranuar të jetë Komandant Tahir Zemaj, ndërsa Tahiri ka pranuar edhe zëvendëskomandant i Ramushit me kenë. Dihet shumë mirë se këtë marrëveshje e ka prishur Hashim Thaçi, duke thënë: ” Më së pari do e luftojmë Tahir Zemajn e pastaj Sllobodan Millosheviqin”… Të gjitha këto janë të shkruara dhe argumentuara nëpër libra…
Ramush Haradinaj në librat e tij shkruan:” Si ka mundësi një komandant i një zone, siç isha unë për Dukagjinin, të mos jetë anëtar i Shtabit, e mos ta dijë kush janë krejt anëtarët e Shtabit…?!”
Ndërsa Komandanti Sulejman Selimi thotë: ” Vonë e kam marrë vesh se Shtabi i Drenicës ishte shndërruar në Shtab të përgjithshëm…!”
Kudusiu gënjen edhe kur thotë: “Kolonel Ahmet Krasniqi, kishte disa dhjetëra ushtarë dhe bënin sefa në Tiranë dhe hezitonte të hynte në Kosovë, ku atje po luftonin mijëra ushtarë të UÇK-së dhe, po derdhej gjaku”…, por as kund nuk ka përmendur në kontekstin negativ komandantët e vetëshpallur të Hotel Rognerit dhe dëmin që i sollën Kosovës me përçarjet që i bënin në emër të një patriotizmi të rrejshëm…
Ministri i Mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqi dihet çfarë ka pritur, formimin e një ushtrie të fuqishme duke blerë armë moderne, për ta luftuar armikun shekullor serb…
Kudusiu, lavdërohet si i ka luftuar-ndjekur forcat serbe afër kufirit me Shqipërinë…, pa përmendur se serbët kishin minuar 5 km zonën kufitare në brendinë e teritorit të Shqipërisë…
Unë kam respekt për çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve ideologjike, që ka marrë pushkën për t’i luftuar pushtuesit e tokave tona.
Gënjeshtrat, shpifjet dhe përçarjet janë të papranueshme dhe ligjërisht të dënueshme.
Lavdi dhe nderim të përjetshëm të gjithë të rënëve për çlirimin e Kosovës dhe trojeve të Shqipnisë Etnike!

Skandali i SPAK me gazetarin Qyno- ‘Reporterët pa kufij’: Të mbrohet konfidencialiteti i burimeve

Gjykata e Lartë Shqiptare do të vendosë sot për kërkesën e gazetarit të Ora News, Elton Qyno, të cilit i janë sekuestruar pajisjet nga SPAK.

Për këtë rast ka reaguar edhe organizata ‘Reporterët pa kufij’ (RSF), e cila bën thirrje për një vendim nga gjykata që do dërgojë një sinjal inkurajues për të gjithë gazetarët e medias në Shqipëri.

DEKLARATA E PLOTË

RSF i bën thirrje Gjykatës së Lartë të mbrojë me vendosmëri konfidencialitetin e burimeve gazetareske në rastin e Elton Qyno.

Sekuestrimi i vazhdueshëm i pajisjeve të një gazetari investigativ nga prokuroria paraqet një rrezik serioz për shkeljen e konfidencialitetit të burimeve për gazetarët dhe të gjithë profesionistët e medias në Shqipëri.

Përpara seancës së Gjykatës së Lartë për çështjen e Elton Qynos, Reporterët pa Kufij (RSF) kërkon një vendim që do të dërgojë një sinjal inkurajues për të gjithë gazetarët që punojnë në interes të publikut.

Gjykata e Lartë Shqiptare do të vendosë në datën 20 shkurt për kërkesën e gazetarit Elton Qyno, të cilit i janë sekuestruar pajisjet nga prokuroria kundër korrupsionit – SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit).

Gazetari i kanalit Ora News, i cili mbulon korrupsionin dhe krimin e organizuar, konteston ligjshmërinë e sekuestrimit të telefonave dhe kompjuterëve të tij në shtëpinë dhe zyrën e tij, duke argumentuar se kjo është shkelje e konfidencialitetit të burimeve gazetareske.

Prokuroria kundër korrupsionit konfiskoi telefonat, kompjuterët dhe pajisjet e tjera të gazetarit më 13 dhjetor 2023, menjëherë pasi ai kishte refuzuar të tregonte burimet e publikimit të tij në lidhje me hetimin e profilit të lartë të SPAK për një grup të krimit të organizuar, të njohur si “Çështja 75”.

Ndërsa bastisja e shtëpisë dhe zyrës së Elton Qyno-s, e ekzekutuar me miratimin e gjyqtarit, u shpall i ligjshëm nga gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, kontrolli i makinës së tij pa urdhër gjykate u shpall i paligjshëm.

Për pasojë, SPAK i ka kthyer gazetarit pajisjet nga makina. Megjithatë, ajo ende ruan pajisjet e tij më të rëndësishme.

Ndërsa ne respektojmë parimin e fshehtësisë së hetimit, konfidencialiteti i burimeve gazetareske është parësor për lirinë e shtypit dhe rrjedhimisht për demokracinë.

Vazhdimi i sekuestrimit të pajisjeve të Elton Qynos nga SPAK kërcënon burimet e një gazetari që heton dhe publikon informacione për korrupsion.

I bëjmë thirrje Gjykatës së Lartë të mbrojë me vendosmëri konfidencialitetin e burimeve në çështjen Elton Qyno. Do të dërgonte një sinjal inkurajues për të gjithë gazetarët që punojnë në interes të publikut.

Zelensky i lutet Perëndimit për armë nga vija e frontit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i viziton forcat ukrainase në Kupianks, 19 shkurt 2024.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar përsëri se ushtria e tij po përballet me kushte “tejet të vështira” dhe mungesë municioni në vijat e frontit, pas vendimit për t’u tërhequr nga qyteti strategjik juglindor, Avdivka, për të shpëtuar jetë dhe material përballë sulmit më të fundit të furishëm rus.

“Kjo gjendje është tejet e vështirë tani në disa pjesë të vijës së frontit, ku trupat ruse kanë vendosur rezerva maksimale”, tha Zelensky më 19 shkurt pas një vizite te trupat ukrainase në veri të vendit.

“Ata po i shfrytëzojnë vonesat [e dërgimit të ndihmave] për Ukrainën”, tha Zelensky në një video mbrëmjen e së hënës, duke iu referua lutjeve urgjente të tij për partnerët e Perëndimit për predha shtesë të artilerisë dhe armë të tjera mbrojtëse dhe sulmuese.

Zelensky e vizitoi vijën e frontit në qytetin verilindor, Kupianks, ku u takua me liderët e brigadës.

Ai e vizitoi këtë komandë vetëm pak orë pasi Rusia e mori në dorë fabrikën më të madhe të koksit në Avdivka, ku Kievi e pranoi disfatën javën e kaluar duke i tërhequr trupat nga qyteti.

Rënia e Avdivkës, dikur qytet i rreth 30.000 banorëve por tani kryesisht i bërë rrafsh me tokën dhe shkretëtirë, në rajonin lindor të Donjeckut, shënon fitimin më të madh territorial të Rusisë në nëntë muajt e fundit prej se e nisi pushtimin e Ukrainës para gati dy vjetëve.

Forcat ukrainase raportuan për sulme ruse gjatë natës së kaluar, të cilat duket se kishin për qëllim marrjen e më shumë territoreve në afërsi, si dhe ofensiva të ndara në verilindje dhe në jug të vendit.

Ndërkohë, komanda ushtarake perëndimore e Ukrainës tha të hënën se ushtria ruse kishte tentuar përsëri t’i thyejë pozicionet ukrainase në zonat përreth Zaporizhjas.

Zyrtarët lokalë raportuan për bombardime të vazhdueshme në këtë qytet më 17 shkurt, ku si pasojë mijëra shtëpi kanë mbetur pa ngrohje.

Dhe, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse i kryen 10 sulme në pozicione ukrainase në Robotini, në rajonin e Zaporizhjas, një ditë më vonë.

Sipas tij, ky këto sulme u zmbrapsën nga trupat ukrainase.

Radio Evropa e Lirë nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur raportimet e të dyja palëve nga zonat e luftimeve të ashpra.rel

Deputetja e PD reagon pas deklaratave të zv/drejtorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan: Ja të pavërtetat e thëna për Butrintin

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me raportin e UNESCO-s, që kundërshton koncesionin e Butrintit, ndërsa thekson se nënkryetari i Bordit të Drejtorëve të koncensionarit të Butrintit, Martin Mata ka thënë disa të pavërteta.

Zhupa tha se Mata mashtroi publikisht.

 

REAGIMI I ZHUPËS
Raporti i UNESCO që kundështon koncensionin e Butrintit është përgjigjia më e mirë ndaj të pavërtetave të Martin Matës!
Të pavërtetat e intervistës së Martin Matës, nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të koncensionarit të Butrintit janë të shumta, janë aq shumë sa nuk e kuptoj si i doli koha në 4 minuta sinkron.
1- Mashtroi publikisht në intervistë me Zërin e Amerikës se “raporti i UNESCO-s nuk sulmon dhe nuk bën kritika” Jo vetëm bën kritika, por e kundërshton dhe përmend AADF specifikisht ku Mata është CEO, si të papërshtatshme, që nuk ofrojnë zgjidhjet që duhet për mbrojtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Butrintit.
Citoj një pjesë raporti nga dhjetra: “Marrëveshjet mes Ministrisë se Kulturës, AADF-se dhe Fondacioni i ri nuk japin një zgjidhje të përshtatshme, pasi nuk janë përgjegjëse për menaxhimin e pasurisë së Trashëgimisë Botërore si të tillë” (foto 1)
2- Së dyti vetë Martin Mata është goditur nga raporti dy herë, një herë si koncensionar AADF, si të papërshtatshëm, që nuk ofrojnë zgjidhje dhe një herë tjetër si individ, anëtar i bordit të fondacionit që e merr Butrintit.
Citoj raportin: “ Sipas misionit Bordi
i Drejtoreve te Fondacionit nuk kishte kuptuar si duhej kufijte e pasurise se Trashegimise Boterore dhe funksionin e zones se saj buferike te miratuar nga Komiteti i Trashëgimise Boterore ne vitin 2007. Kjo situate tregon që nuk jane kuptuar potencialisht mjaftueshem kerkesat per menaxhimin dhe mbrojtjen ne kontekstin e Trashegimise Botërore” (foto 2)
Pra Bordi i Drejtorëve në tetor 2022 kur erdhi misioni, Elva Margariti, Martin Mata, Aleksandër Sarapuli, Fjona Borici dhe Richard Hodges nuk kanë kuptuar sic duhet kërkesat për menaxhimin dhe mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore”.
Me kaq Mata duhet të jepte dorëheqjen dhe jo të jepte intervistë sepse ka marr përsipër të bëj një punë që nuk e kupton dhe kështu na dëmton pasurinë tonë të mbrojtur UNESCO.
3- Mata tha se “ AADF ka mandat për tu përfshirë në trashëgiminë kulturore të vendit, medemek me mision filantropik” Kjo është e pavërtetë, AADF ka mandat vetëm për turizëm kulturor . Le të na tregojë Martin Mata se ku e bazon AADF përfshirjen në trashëgimi kulturore?! Lerë pastaj misionin filantropik, i cili sigurisht nuk bëhet duke marr në posedim pasurinë publike, duke marr në koncension Butrintin por duke dhënë në posedim paratë dhe duke i mbikqyr ato!!!
4- Mata fshehu të vertetën se kur AADF përfshihet në trashëgiminë kulturore ka berë dëme dhe nuk është hera e parë që UNESCO e kundërshton. Komiteti i Trashëgimisë Botërore [KTB] e shkatërroi imazhin e AADF-së në këtë drejtim me Vendimin e vet 45 COM 7B.104 8 të 14 shtatorit 2023 në Sesionin e 45 të Riadit, ku shprehu shqetësimin më të thellë për Projektin e Parkut Ujor Drilon Tushemisht – projekt ku AADF-ja ka investuar në 7 prej 15 nënprojekteve – dhe deklaroi se Liqeni i Ohrit mund të futet në të ardhmen në Listën e Pasurive Botërore në Rrezik;
5- Ai shprehet “ Nuk ka prezantuar AADF një Plan Menaxhimi” për Butrintin. Kësaj i përgjigjet vetë me deklaratat e AADF, ku e ka paguar planin me 250.000 dollar, e prezantuar dhe e ka marr vetë Butrintin… (Foto 3 dhe 4)
6- Martin Mata tha presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gënjeshtër e madhe nga ana e FMB nuk është pritur asgjë përkundrazi janë hapur tendera dhe prokurime me shumicë, janë bërë konkurse për Qëndren e Vizitorëve etj. (Foto 5) E vërteta është që pas thirrjes publike me publikimin e raportit UNESCO tërësisht kundra jush, ministri i ri Gonxhe nuk ja u firmosi transferimin sic prisnit ju dhe tani jeni të detyruar të prisni Gjykatën jo se jeni të ndërgjegjshëm por nga halli!
Gjej rastin të them se ministri i ri ka vepruar kundrejt rregullave ligjore për të stopuar transferimin kur ka një proces në Gjykatë Kushtetuese, jo si parardhësja e tij Margariti që njihte autoritet të vetëm Martinin dhe Sandrin e AADF. Të cilët me shumë mundësi do e mbajnë të angazhuar me projektet e AADF.
7- Mata tha se ata nuk i pushojnë dot punonjësit e shtetit, këtu në fakt shprehet për një akuzë imagjinare, nuk i ka akuzuar njeri që i pushojnë por sic e kam deklaruar po i bëjnë presion të japin dorëheqjen se akoma se kanë marr koncesionit. Pra u përpoq të fshihej pas gishtit për një sjellje aspak dinjitoze që kanë berë vartësit e tij në AADF
Si përfundim dua ti theksoj zotit Mata që nuk do e bësh dot Butrintin si Davosi me hotele, me qendra biznesi, e me restorante e salla konferencash.
“Ne, populli shqiptar jemi krenar dhe të vetëdijshëm për historinë tonë” siç citon Kushtetuta e vendit tonë, të cilën do e mbrojmë dhe nuk do lejojmë që trashëgimia jonë, identiteti, historia për të cilën jemi krenar të jepet me koncesion! As për Ju, edhe as për askënd tjetër në këtë tokë!
(BalkanWeb)

Të mbrohet sovraniteti i Kosovës, jo kolonializmi imperialist serb në Kosovë  – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 

*** -Z.Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti je i lumtur e  me fat që të ka “ra hise” të konsultohesh me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , e jo me Vladimir Putinin ose me Slobodan Milosheviqin etj.. Thjesht, çdo anashkalim  i Amerikës dhe  i vendeve të Kuintit në Kosovë, do të ishte avantazh dhe sukses për politikën dhe për diplomacinë e aksit Beograd-Moskë.

Prandaj, Albin të lutem, të “mos  vijë marre” fare, përherë të jesh në kontakt me miqtë, përkatësisht partnerët tanë historikë ndërkombëtarë (Amerika, NATO-ja, BE-ja dhe OKB-ja). Këtë bashkërendim me faktorët e theksuar ndërkombëtarë, e ke për obligim (jo vetëm ti, por edhe të gjithë pasardhësit tuaj, që do të vijnë në krye të qeverisë, pavarësisht nga “kodi” partiak) , sepse gjatë gjithë  historisë së derisotme të marrëdhënieve ndërkombëtare, kështu kanë funksionuar dhe, edhe sot funksionojnë “aleancat”, çdo vendim veprues, duhet të jetë i “harmonizuar” dhe në interesin e përbashkët reciprok. Ndryshe, me vendime unilaterale dhe të njëanshme  nuk mund të ketë aleancë e as partnerizëm në praktikë.

                             *    *   *

***Ai që  ka copëtuar kombin shqiptar, duke  e bastarduar me “kombin kosovar” (alias Nexhmedin Spahiu), ai është emblema më denigruese,  më primitive dhe më anticivilizuese e  Shqipërisë Etnike dhe e mbarë kombit shqiptar, jo përdorimi i flamurit kombëtar qoftë në pjesën veriore të Kosovës, apo në tërë Kosovën,  ai nuk e ofendon askë, por vë në dukje identitetin autokton kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë në Ballkan.

Ky copëtues dhe përçarës i Kombit Shqiptar nuk ka të drejtë të japë kurrfarë “leksionesh” se si duhet, ku duhet dhe, kur duhet të vihet Flamuri Kombëtar Shqiptar i Skënderbeut në Kosovë apo në vilajetet e tjera kombëtare të Shqipërisë Etnike. Ky farë “shkencëtari” pas formimit të “kombit kosovar” ka humbur të drejtën ligjore, që të flasë në emrin e Kombit Shqiptar, në emrin e Shtetit Shqitar dhe në emrin e Flamurit Shqiptar të Skënderbeut.

Flamri i Skëderbeut është simbol i gjithë kombit shqiptar në të gjitha katër(4) vilajetet shqiptare të Ballkanit. Ndaj, shqiptarët kanë të drejtën ligjore, që ta përdorin, kudo që shtrihen dhe jetojnë ata, sepse këtë ua garanton e drejta historike, kombëtare dhe ndërkombëtare, pavarësisht nga “përrallat me tupan” të kovaçit të “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiut me të cilat po e ushqen ultranacionalizmin, neokolonializmin dhe militarizmin etnocentrist dhe autodestruktiv serbomadh në trojet etnike shqiptare në Ballkan.

 Nëse Kosova  është e pavarur dhe sovrane, atëherë, duhet të mbrohet sovraniteti territorial dhe shtetëror  i saj, mbase çdo pushtet “shtesë” është në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare, si dhe mohon de fakto dhe dejure të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës.

Këtë të vërtetë,  “altoparlantët”   shqipfolës dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq (që kanë marrë anën e mbrojtjes së të drejtave  të minoritet serb në Kosovë) duhet ta mbajnë parasysh, sepse ndërhyrja e Serbisë në punë të brendshme të Kosovës, është krim ndërkombëtar, që sanksionohet me Kartën e Kombeve të Bshkuara dhe me të dejtën ndërkombëtare.

Në këtë kuptim, nuk mund të ketë pazarllëk me Serbinë kolonialiste, se gjoja me mbrojtjen e sovranitetit nga ana e qeverisë së Albin Kurtit, po “synohet spastrimi i serbëve nga Kosova” (!?)

Për më  tepër as de fakto e as de jure nuk mund të ketë vetëvendosje të brendshme dhe të jashtme nëse qeverisë së Kosovës i kufizohet dhe i kontestohet ( për shkak të mospërfilljes së orarit oportun) miratimi i vendimit për zbatimin e së drejtës së sovranitetit territorial dhe shtetëror qoftë në veriun apo në jgun e Kosovës.

      E drejta e vetëvendosjes është e kushtëzuar nga e drejta e sovranitetit, pa të cilën vetëvendosja  e brendshme dhe e jashtmes nuk ka kuptim as ligjor, as kushtetues e as ndërkombëtar.

Çudi dhe shumë absurd, Serbia edhe pas humbjes së kolonisë së saj 100-vjeçare (1912-1999), Kosovën e pavarur po e kërcënon me mosnjohje ndërshtetërore, duke e konsideruar ende pjesë të “integritetit territorial” të Serbisë sipas Kushtetutës në  fuqi (2006) !?

Mirëpo, pa sovranitet shtetëror; pa ushtri kombëtare dhe pa kufij  territorialë kombëtarë, përdorimi i flamurit nuk ka kuptim ( i fituar me gjak e sakrifica të jashtëzakonshme heroike ndër luftëra dhe beteja për komb, shtet e atdhe), qoftë i imponuar poltik nga ndonjë forcë madhore, o  “spahinj”, që u dogjët, duke i mbrojtur kolonët serbë në Kosovë, duke i “vajtuar” ashtu sikurse presidenti serb Aleksandër Vuçiq, se gjoja “minoritarët  serbë” po “diskriminohen” në të drejtat dhe liritë e tyre në emër të mbrojtjes së sovranitetit të Reublikës së Kosovës së pavarur., të drejtuar nga Vjosa Psmani (president) dhe nga Albin Kurti (kryeministër) .

Prandaj,  nuk është fajtor përdorimi i flamurit të Skënderbeut në Kosovë, por car Llazari në Gazimestan dhe Vuçiqi në Tiranë,  që po mohojnë kombin shqiptar  dhe  Dardaninë (Kosovën) e tyre shumëshekullore ilire. Ky është problemi historik i pazgjidhur  mes Dardanisë dhe Serbisë së madhe imperialiste dhe gjenocidale   në Gadishullin Ilirik (XII –XXI), jo përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar në Dardaninë e Shqipërisë Etnike.

 

         Nëpërkëmbja dhe deficiti i sovranitetit vë në pikëoyetje legjitimitetin  dhe legalitetin e e pavarësisë së Repubikës së Kosovës (17 shkurt 2008) !

Jo vetëm N. Spahiu, por të gjithë ata, që po e shpifin dhe shantazhojnë me “kritikat” e tyre, se gjoja kryeministri Albin Kurti po ua “shkurton” të drejtat dhe liritë elementare  minoritarëve serbë në Kosovë, janë destruktivë, të njëanshëm dhe joparimorë, mbase minoriteti serb është më i favorizuari në përfitimin e të drejtave dhe lirive të tij, të parashikuara dhe të zbatuara me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Kosovës (15 qershor 2008).

Ndaj, në këtë rast, nuk  mund të akuzohet politika, ligji dhe kushtetutshmëria e qeverisë së Kosovës, gjoja se minoritarëve serbë po u mohohen të drejtat dhe liritë e tyre (qoftë politike, etnike, ekonomike a sociale etj.), me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit shtetëror dhe territorial të Kosovës, që  në “prapavijë fsheh spastrimin etnik të serbëve nga Kosova” !?

Ky llloj kriticizmi është jo vetëm idiotizëm sui generis,, por edhe antihumanizëm dhe racizëm i zhveshur, duke qenë se minoriteti serb në  Kosovë gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë  në frymën e konventave, të marrëveshjeve, të protokolleve, të deklaratave dhe të rezolutave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë elementare të njeriut, të miratuara nga OKB-ja (1945-2024).

Në këtë kontekst, kur është fjala për mbrojtjen me çdo kusht të SOVRANITETIT të Republikës së pavarur të Kosovës, duke zbatuar të drejtën e brendshme dhe atë juridike ndërkombëtare si Qeveria e Kosovës, ashtu edhe partnerët e saj evropianondërkombëtarë, Serbisë duhet t’ia bëjnë me dije se, Kosova nuk është më “plaçkë koloniale  e saj”, por shtet i pavarur dhe sovran, që vetë vendos për fatin dhe ardhmërinë e saj,  JO ish-Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Në këtë vështrim, ne mund ta kritikojmë sa të duam kryeministrin Albin Kurti, por as ky e as  përdorimi i flamujve ( shtetëror dhe kombëtar shqiptar) nuk janë problem që përshkallëzojnë trysninë politike mes Kosovës dhe Serbisë, por moszbatimi i sovranitetit eksplicit de fakto dhe de jure sipas së Drejtës Ndërkombëtare dhe sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ky është problemi, që do të zgjatë derisa OKB-ja ta njohë de fakto dhe de jure Kosovën (17 shkurt 2008- ) si shtet të pavarur dhe sovran, pavarësisht se çfarë kompromisi politik do të arrihet në Dialogun serbo-shqiptar në Brukesl (2011-2024).

Pse ndërhyrja 25-vjeçare e Serbisë në punë të brendshme të Kosovës nuk po sanksionohet nga bashkësia ndërkombëtare-OKB-ja ?

-Kush duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore për  këtë vepër penale ndërkombëtare, mos edhe për këtë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duhet të mbajë përgjegjësi politike kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, apo presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi?

Natyrisht se, Serbia kolonialiste me “paternalistët” e saj filoserbë në Kosovë, e kritikojnë zbatimin e sovranitetit nga ana e qeverisë demoratike dhe paqësore të Albin Kurtit, sepse deri më sot as serbët e Kosovës e as Serbia (qeveria, kuvendi, prsidenca, Akademia e Shkencave Serbe, KOS-i, Universiteti… etj.) nuk e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, e cila më 17 shkurt 2024 i bën 16 vjet  në liri dhe në paqe  për të gjithë qytetarët e saj.

Ky është probemi që po shkakton “tensione” dhe akte agresive të Serbisë në Kosovë, siç ishte  ndërhyrja agresore e terroristëve të saj  në manastirin Banjskë të Mitrovicës, më 24 shtator 2023, me ç’rast vritet polici shqiptar Afrim Bunjaku, si dhe plagoset një bashkëpolicë tjetër.

-Prapë pyetja për “gardianët” e mbrojtjes dhe të ruajtjes së stabilitetit, të sigurisë dhe të paqes ndërkombëtare-OKB-së, pse deri më sot Serbia agresore e presidentit Aleksandër Vuçiq nuk u sanksionua sikurse Slobodan Milosheviqi, Idi Amini, Sadam Huseni, Moamer el-Gadafi…etj.

Derisa Serbia nuk “shpërblehet” me sanksionet ligore ekonomike, politike, diplomatike  ndëshkuese për përzierje në punë të brendshme të Kosovës (2000-2024), sigurisht se Beogradi zyrtar, do të përdorë të gjitha mjetet politiko-propagandistike dhe diplomatike për ta “bombarduar” shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Amerika dhe BE-ja, duhet të  mbështetin kryeministrin Albin Kurti në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, mbase ky është mision strategjik  i përbashkët. Ndryshe, presidenti Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Ana Bërnabiq nuk do të braktisin gjuhën dhe mjetet e tjera të politikës së forcës, duke u përzier direkt dhe indirekt në punë të brendshme të Republikës së Pavarur të Kosovës.

Fundja, Kosova do paqe, siguri, sovranitet dhe vetëvendosje të  plotë, jo luftë, as frikësim e as panik, se gjoja “ndodhemi me një këmbë në luftë” me Serbinë ! Kjo nuk është e vërtetë, por propaganda dezinformuese , që ka për qëllim  “ngritjen e tensioneve politike”  mes  Beogradit dhe Prishtinës, me shpresë se, do  të ndezin konfliktin mes Moskës dhe Uashingtonit rreth çështjes së Kosovës, ku do të krijoheshin premisat për një luftë të tretë botërore.

Mikrëpo, pavarësisht se çfarë po kërkon strategjia unike serbo-ruse, që Kosovën ta mbajnë “epng” sipas Rezolutës 1244, të “ngrirë” në KS të OKB-së nga VETO-ja e Rusisë,         sovraniteti i Kosovës, duhet të mbrohet para së gjithash nga ndërkombëtarët e vendosur në Kosovë për këtë qëllom madhor, jo vetem nga qeveria e Kosoves, e cila pa pëlqimin e tyre nuk mund të marrrë asnjë vendim valid juridik-kushtetues dhe politik. Këte e dëshmoi edhe kontestimi i “dinarit serb” në Kosovë, për çfarë u kritikua kryeministri Albin Kurti për moskoordinimin paraprak me vendet kuintit dhe me Ambasadorin amerikan Jeffrey M. Hovenier në Kosovë.

Sondazhi: Trumpi është presidenti më i keq i SHBA

Sondazhi e nxjerr Trumpin në vendin e 45-të (të fundit), ndërsa Biden është në vendin e 14. Në kryer janë Abraham Lincoln, Obama i 7-i, Kennedy i 10-i e Nixon 35-i

VOAL- Joe Biden është presidenti i 14-të më i mirë në historinë amerikane dhe merita e tij më e madhe është që ka hequr nga Shtëpia e Bardhë Donald Trumpin, i cili është në vend të fundit si presidenti më i keq. Kështu del nga sondazhi Presidencial Greatness Project i historianëve amerikanë i kryer me rastin e “Ditës së Presidentëve”, që bie sot, 19 shkurt. Ky është një rezultat ngushëllues për liderin demokrat, vlerësimi i të cilit në sondazhet elektorale është më i ulëti që nga Dwight Eisenhower dhe në zgjedhjet presidenciale të nëntorit ai është pothuajse gjithmonë pas rivalit të tij republikan.

Në renditje, Biden është pak përpara Woodrow Wilson, Ronald Reagan dhe Ulysses Grant. Ndërsa ai ka një trashëgimi historike të trajtimit të pandemisë, planit të energjisë së pastër dhe infrastrukturës dhe udhëheqjes së një koalicioni ndërkombëtar kundër pushtimit rus të Ukrainës, arritja më e dukshme e Biden, sipas historianëve, është dëbimi i Trump nga Zyra Ovale.

Renditja e re presidenciale e vendos Obamën në top 10, Reganin dhe Trumpin poshtë Bidenit https://t.co/uIWC8u7ELI
— Fox News (@FoxNews) 18 shkurt 2024

“Arritjet më të rëndësishme të Bidenit mund të jenë shpëtimi i presidencës nga Trumpi, rivendosja e një stili më tradicional të udhëheqjes presidenciale dhe zotimi për të mbajtur punën larg dorës së paraardhësit të tij në vjeshtë,” shkroi Justin Vaughn dhe Brandon Rottinghaus, dy nga studiuesit që drejtuan. Sondazhi. Me vendin e tij të 45-të, Trump renditet gjithashtu pas presidentëve të pasuksesshëm të mesit të shekullit të 19-të, të cilët e tërhoqën vendin në luftë civile ose keqtrajtuan pasojat e saj, si James Buchanan ose Andrew Johnson.

Rrethana u publikua të hënën nga New York Times në internet, e cila nënvizon se në krye të renditjes janë “si zakonisht” Abraham Lincoln, Franklin Delano Roosevelt, George Washington, Theodore Roosevelt, Thomas Jefferson dhe Harry Truman. Nga ana e saj, Los Angeles Times thekson se Barack Obama është në vendin e shtatë, Bill Clinton është i dymbëdhjeti, ndërsa Jimmy Carter zë vendin e njëzet e dytë, pas Xhorxh Bushit të moshuar, i nëntëmbëdhjetë. John Fitzgerald Kennedy është në vendin e dhjetë këtë vit, i paraprirë gjithashtu nga pasardhësi i tij Lyndon Johnson, si dhe nga Dwight Eisenhower që i parapriu në detyrë. George Bush Jr. është tridhjetë e dyti, tre vende përpara Richard Nixon.

Opinion: Ne e dimë se si ndihen votuesit për Trump dhe Biden. Por si i renditin ekspertët presidencat e tyre? (nëpërmjet @latimesopinion ) https://t.co/qIIwej1tSM
– L.A. Times Opinion (@latimesopinion) 18 shkurt 2024

Për sa i përket renditjes së vitit 2024, sipas autorëve, sondazhi pa shfaqjen e një dinamike të theksuar partiake, ndoshta si përgjigje ndaj presidencës Trump dhe “Trumpifikimit” të politikës presidenciale. Mbështetësit e presidencës Biden kanë argumente të forta në anën e tyre, por renditja e lartë e okupatorit aktual të Shtëpisë së Bardhë në “15-shen e parë” megjithë problemet e djalit të tij Hunter ngjall një faktor të fuqishëm anti-Trump në veprim. Pozicioni i këtij të fundit në fund të listës, ndër të tjera, e vendos atë pas jo vetëm Buchanan dhe Johnson, por edhe figura të pak rëndësisë si Franklin Pierce, Warren Harding dhe William Henry Harrison, i cili vdiq vetëm 31 ditë pas inaugurimit të tij.

Të anketuarit në sondazhin e fundit të vitit 2023 përfshinin anëtarë të Seksionit të Presidentëve dhe Politikës Ekzekutive të Shoqatës Amerikane të Shkencave Politike, organizata kryesore e shkencëtarëve socialë mbi politikën presidenciale, si dhe studiues që kanë botuar kohët e fundit kërkime shkencore në revista ose dokumentacion kryesor akademik.rsi-eb

 


Send this to a friend