Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e ftuar në emisionin Prime News24 foli edhe për takimet që ka pasur me diplomatë ndërkombëtarë.
Koçeku u shpreh se ndërkombëtarët janë duke e monitoruar situatën me kujdes. Ajo shtoi se diplomatët mbështesin çdo rrymë demokratike në vend.
“Që kur kam dhënë dorëheqjen si deputete e PS, kam pasur takime me diplomatë të huaj, edhe në Bruksel disa herë, por edhe me përfaqësitë diplomatike që janë në vendin tonë. Po monitorojnë situatën nga afër dhe me shumë kujdes, pavarësisht se pozita e tyre dhe gjuha diplomatike nuk ua lejon shpesh herë që të shprehen ashtu siç do të donim ne ose ashtu siç kemi ne pritshmëritë.
Ata mbështesin çdo rrymë demokratike, është sigurisht e tillë dhe kjo që po ndodh, por faktorët e dhunës shpesh herë dhe penalizojnë, për të pasur një mbështetje haptazi. E kam parë se kanë një qasje pozitive ndaj reagimit dhe tentativës për të krijuar një kulturë të re politike shqiptare, nëpërmjet kësaj lëvizjeje”, tha Koçeku.
Deputetja Marjana Koçeku vlerësoi se duhet një bashkim i madh opozitar, që të rrëzohet kjo qeveri. Sipas saj, protestat do kenë një kulminacion edhe më të madh.
“Thirrjet e sheshit janë kundër gjithë establishmentit që kanë qenë në pushtet për 36 vite. Bashkimi i të gjitha forcave opozitare do ishte tepër pozitive. Bashkimi nuk duhet të konsiderohet i pamundur. Kjo, sepse edhe vetë protesta përpara se të ndodhte, nuk e imagjinonim se do bëhej kaq e madhe. Kryeministri Rama do që të ketë përçarje, kjo i leverdis. Por duhet një bashkim i gjerë, që të jetë kundër kësaj qeverie në një front. Ajo që ndodhi në Serbi mund të jetë shembull edhe për Shqipërinë, patjetër, pavarësisht se atje ka një tjetër realitet. Ka një presion të tepruar ndaj protestuesve që të kenë version politik, sepse pesë muaj nuk janë shumë për të nxjerrë një përfaqësi. Besoj se protesta të bëhet akoma më e madhe. Do të kenë kulminacion më të madh”, u shpreh Koçeku.







Edi Rama Tiger prej kartoni! Duke shpetuar Tahirin shpeton vetveten, vetem per momentin! Rama ka hyre aq thelle saqe nuk e emagjinon askush! Nuk eshte i vetem, ka shoke te tjere ne opozit dhe ne Presidence te Republikes !Kjo eshte pune hajdudash, drogaxhish, kriminelash! Shqiptaret duhet ti japin fund!
Nga Edi Rama: “Shqiperia qe duam” paraqet: HASHASH! Asistent regjizor Ilir Meten! Skenari: Sali Berisha & Lulzim Basha! Truku Skenik: M. Kryemadhi! Me aktorèt e njohur Balili, Habilaj .
Ne vazhdim do te ndiqni: Nga Sali Berisha ,Ilir Meta, Lulzim Basha: Lazarat, 21 Janari, Gradeci, Rruga e Kombit, CEZ, Remzi Hoxha, Piramida, 18 Maj 2017, 22 Korrik 2017 !
Nga kjo trubullire qe ka perfshire politiken Shqiptare dhe tere vendin
qeveritaret e sotem duhet te zejne mend per te ndrequr gabimet e tyre
dhe per te mos u bere gazi i botes.
Une kam shetitur tere boten dhe kam arritur ne konkluzion
se Shqiperia dhe Shqiptaret jane vendi me i mrekullueshem
me njerezit me te mire ne bote.
Qeveria dhe partite te bejne dicka te mire jo vetem per vehten e tyre
por edhe per popullin tone bujar dhe hard worker.
Burg per Ramen,Bashen,Meten, Berishen!