74 vite më parë, u vendosën gurthemelet e unionit evropian, përmes deklaratës së Ministrit të Jashtëm francez, Robert Schuman, arkitektit të projektit të integrimit evropian, në Salon de l’Horloge të Quai d’Orsay në Paris.
Ajo që ne e njohim sot si Dita e Evropës, është më shumë se një ditë feste, por edhe përkujtimi për vlerat e avokuara që në vitet e ’50-ta, e që çuan më tej drejt krijimit të Bashkimit Evropian. Uniteti, solidariteti e bashkëpunimi, rezonojnë ende sot si parime unike e të patjetërsueshme, për ruajtjen e demokracisë, drejtësisë dhe barazisë, të drejtave të njeriut e sundimit të ligjit në kontinentin tonë.
E gjersa Evropa sot po kërcënohet nga politikat ekspansioniste e ideologjitë ekstremiste, ruajtja e unitetit bëhet më e rëndësishme se asnjëherë më parë. Vetëm një Evropë e bashkuar mund të bëhet mburojë ndaj agresioneve ushtarake e tentimeve destabilizuese që cenojnë paqen dhe rrezikojnë lirinë.
Republika e Kosovës jo vetëm që i bashkohet thirrjeve dhe misionit të mbrojtjes së demokracisë anekënd Evropës, por edhe në vazhdimësi dëshmon vullnetin e gatishmërinë për të kontribuar në këtë drejtim, si në përafrimin e politikës së jashtme të vendit me atë të Bashkimit Evropian, por edhe në mbështetjen e të gjitha masave të vendosura ndaj agresionit të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës.
Por që të kontribojmë e të bëjmë edhe më shumë, duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie. Teksa edhe zgjerimi është rikthyer në vëmendje e agjendën e BE-së pas shumë vitesh, vendi ynë ka aplikuar dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Avancimi i vendit tonë në rrugën drejt BE-së, do ishte sinjal pozitiv për vendin dhe për vlerat demokratike.
Dita e Evropës ngërthen në vetvete premtimin se vetëm bashkë jemi më të fuqishëm. Në një Evropë të bashkuar, në një Evropë që ruan e kultivon lirinë e demokracinë, paqen e sigurinë.
Urime 9 Maji – Dita e Evropës!
Mund te jesh i korruptuar por kur ben dicka te mire per popullin
atehere si do qe te shkoj puna mbahesh mend per te mire nga njerezit.
Per Saimirin thone qe ka bere pune te mire si Minister i Brendshem.
Koka e Falur nuk Pritet.