VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Rusia: Gatishmëri për bisedime me SHBA-të për armatim

By | December 8, 2017

Komentet

Më 24 tetor 1945 lindi OKB

VOAL – OKB është një organizatë ndërkombëtare e hapur për të gjitha shtetet, e krijuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë dhe për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorët ekonomikë, socialë dhe kulturorë. Kombet e Bashkuara bashkohen nga 193 vende nga të pesë kontinentet. Organizata Çlirimtare e Palestinës (PLO) ka status të veçantë vëzhguesi.

KB ka lindur më 24 tetor 1945, pas ratifikimit të traktatit të San Franciskos, në të cilin morën pjesë përfaqësues të pesëdhjetë vendeve. Organet themelore janë Asambleja e Përgjithshme, Këshilli i Sigurimit, Këshilli Ekonomik dhe Social, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Sekretariati.

Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga përfaqësuesit e të gjitha Shteteve Anëtare, mblidhet një herë në vit dhe merr vendimet e saj me shumicë të thjeshtë.

Këshilli i Sigurimit është përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ai përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë, nga të cilët pesë janë të përhershëm (SH.B.A., Britani, Francë, Rusi dhe Kinë) të cilët kanë të drejtën e vetos. Dhjetë të tjerët emërohen çdo dy vjet nga Asambleja e Përgjithshme.

Këshilli Ekonomik dhe Social përbëhet nga 54 anëtarë, i rinovuar çdo tre vjet. Ajo promovon nismat ekonomike dhe sociale të KB.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është e vendosur në Hagë dhe përbëhet nga pesëmbëdhjetë gjyqtarë, të zgjedhur çdo nëntë vjet nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit.

Sekretariati i Përgjithshëm emërohet çdo pesë vjet. Përveç zbatimit të programeve dhe politikave të miratuara nga organet e KB, ajo kërkon vëmendjen e tyre dhe kryen funksione të ndërmjetësimit.

Për më tepër, organizata të ndryshme janë të lidhura me KB të cilat po i rendisim më poshtë:

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (Aiea),

Banka Botërore, Organizata e Ushqimit (FAO),

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)

Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD)

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO)

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT ose OBT)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (Unesco), Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (Unido)

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (Icao)

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO)

Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (Itu)

Organizata Botërore Meteorologjike (Omm)

Bashkimi Universal Postar (UPU).

Përveç kësaj, disa organe ndihmëse veprojnë nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara si Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (Unctad), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (Unicef) dhe Komisioneri i Lartë i KB për Refugjatët (UNHCR).

Ndër sekretarët e fundit të përgjithshëm të KB-së ne kujtojmë:

– Peruiani Javier Pérez de Cuéllar (nga 1982 më 1991)

– Egjiptian Boutros Boutros-Ghali (nga 1992 më 1996)

– Ganezi Kofi Annan (nga 1997 në 2006)

– Koreanojugori Ban Ki-Moon (nga viti 2007 deri më 2017)

-Portugezi Antonio Gueterres (nga viti 2017) /eb

Shtëpia e Bardhë ndërmjetëson normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Sudanit

Patsy Widakuswara

Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se Izraeli dhe Sudani kanë rënë dakord të marrin hapa për të normalizuar marrëdhëniet, duke e paraqitur si një fitore të politkës së tij të jashtme para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

“Shteti i Izraelit dhe Republika e Sudanit kanë rënë dakord të bëjnë paqe,” u tha zoti Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Ky do të jetë vendi i tretë ku e realizojmë këtë dhe kemi shumë e shumë të tjerë më pas.”

Sudani është vendi i tretë arab në muajt e fundit që vendos lidhje me Izraelin, pasi Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan Marrëveshjet e Abrahamit në shtator.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë duke thënë se “në javët e ardhshme, të dyja vendet do të fillojnë negociatat mbi marrëveshjet e bashkëpunimit në bujqësi, ekonomi, tregëti, aviacion, çështje imigracioni dhe fusha të tjera me përfitim të ndërsjellë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i dha formë përfundimtare marrëveshjes në një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe kryeministrin Sudanez Abdalla Hamdok, si edhe kreun e Këshillit Kalimtar Abdel Fattah al-Burhan, thanë zyrtarë të lartë të SHBA.

Kryeministri Netanyahu e përshëndeti njoftimin, duke e quajtur atë “një tjetër përparim dramatik drejt paqes”.

Zoti Trump këmbënguli se edhe palestinezët “duan të bëjnë diçka” por nuk ofroi ndonjë provë. Udhëheqësit palestinezë kanë dënuar përpjekjet e fundit arabe ndaj Izraelit si një tradhti ndaj çështjes së tyre nacionaliste dhe kanë refuzuar të angazhohen me administratën Trump, duke e parë atë si të njëanshme në favor të Izraelit.

“Askush nuk ka të drejtë të flasë në emër të popullit Palestinez dhe në emër të çështjes Palestineze,” tha Presidenti Palestinez Mahmoud Abbas në një deklaratë.

Sudani kishte qenë prej kohësh një aleat i çështjes Palestineze nën Presidentin Omar al-Bashir, i cili u rrëzua në 2019, pas 30 vjetësh në pushtet.

Zoti Netanyahu e përshëndeti marrëveshjen si një “epokë të re” për rajonin, por udhëheqja palestineze, duke parë se si gjithnjë e më shumë vende arabe po e shohin asporatën e tyre për shtetësi si një përparësi më të vogël, e quajti atë një “goditje të re pas shpine”.

Ndërsa përballet me një krizë ekonomike, qeveria kalimtare e Sudanit nën Abdalla Hamdok ka mirëpritur stimujt e tregtisë dhe investimeve që vijnë si pjesë e marrëveshjes së normalizimit me Izraelin. Një deklaratë e përbashkët nga të treja vendet përfshiu një premtim nga Shtetet e Bashkuara për të siguruar lehtësimin e borxhit ndërkombëtar për Kartumin.

Sudani po negocion nga një pozitë e dobët ndaj dy prej vendeve më të forta në rajon dhe në botë, thotë Cameron Hudson, i Qendrës Afrikane në Këshillin e Atlantikut.

“Shumë njerëz do ta shikojnë vendimin nga Sudani si një veprim të cilin ai ishte i detyruar ta ndëmerrte,” i tha zotu Hudson Zërit të Amerikës. “Njerëzit në vend po e quajnë shantazh. Sigurisht nuk duket të jetë një marrëveshje mes të barabartëve.”

Por zoti Hudson tha se marrëveshja pasqyron gjithashtu përpjekjet e qeverisë kalimtare për të rinovuar marrëdhëniet e tyre me pjesën tjetër të botës dhe për të krijuar një politikë të jashtme më të ekuilibruar.

Vendimi i zotit Trump këtë javë për ta hequr Sudanin nga lista amerikane e mbështetësve të terrorizmit i hapi rrugën marrëveshjes me Izraelin.

Të premten, sekretarja e shtypit Kayleigh McEnany lëshoi një deklaratë sipas së cilës, presidenti e ka informuar Kongresin për qëllimin e tij.

“Kjo pason marrëveshjen e fundit të Sudanit për të zgjidhur pretendime të caktuara të viktimave amerikane të terrorit dhe familjeve të tyre. Dje, në përmbushje të asaj marrëveshje, qeveria kalimtare e Sudanit transferoi 335 milion dollarë në një llogari për këto viktima dhe familjet e tyre,” thuhet në deklaratë.

Sudani është renditur si një sponsor shtetëror i terrorizmit që nga viti 1993, së bashku me Iranin, Korenë e Veriut dhe Sirinë, që do të thoshte kufizime të ndihmës së huaj të SHBA, përfshirë ndalimin e eksporteve të mbrojtjes dhe shitjeve. Heqja e Sudanit nga kjo listë ishte një kërkesë nga Kartumi për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin me Izraelin.

“Nuk kishte diskutim për Izraelin para se presidenti të njoftonte Kongresin që Sudani po hiqej nga lista e terrorizmit,” tha zoti Hudson, duke shtuar se Kartumi donte që heqja të ishte “e pakthyeshme” para se të njoftonin një marrëveshje.

Duke iu përgjigjur një pyetje të Zërit të Amerikës, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili ishte i pranishëm për njoftimin e Zyrës Ovale të premten, tha se heqja nga lista e terrorizmit dhe marrëveshja e normalizimit “të dyja kishin një gjë të përbashkët: Ishin në të mirë Ata të popullit Sudanez”.

“Këta dy udhëheqës nga Sudani vepruan drejt. Tani kemi një qeveri të udhëhequr nga civilët brenda Sudanit,” tha zoti Pompeo, duke theksuar se Uashingtoni synon të mbështesë qeverinë kalimtare.

Izraeli dhe Sudani planifikojnë të fillojnë nga hapja e lidhjeve ekonomike dhe tregtare, me një fokus fillestar tek bujqësia, thuhej në deklaratën e përbashkët. Një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se çështje të tilla si vendosja zyrtare e lidhjeve diplomatike do të zgjidheshin më vonë.

Presidenti Trump e vlerësoi marrëveshjen para gazetarëve në Zyrën Ovale me udhëheqësit izraelitë dhe sudanezë në një telefonatë trepalëshe, duke thënë se të paktën pesë vende të tjera donin të ndiqnin atë shembull dhe të normalizonin marrëdhëniet me Izraelin.

“A mendoni se ‘Joe i fjetur’ mund ta kishte bërë këtë marrëveshje?” e pyeti presidenti Trump kryeministrin Netanyahu, duke përdorur nofkën për rivalin e tij një ditë pas debatit të tyre përfundimtar të ashpër të fushatës presidenciale të vitit 2020. ” Nuk mendoj kështu.”

Zoti Netanyahu, duke u bazuar në mbështetjen dypartiake për Izraelin në Uashington, u përgjigj se Izraeli e vlerëson “ndihmën për paqe nga çdokush në Amerikë. ”

Ndihmësit e Presidentit Trump i shohin politikat e tij pro-Izraelit si tërheqëse për votuesit evangjelistë të krishterë, të cilët janë ndër mbështetësit e tij më të mëdhenj.

Në javët e fundit Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini u bënë shtetet e para Arabe në një çerek shekulli që ranë dakord për lidhje zyrtare me Izraelin, të krijuara kryesisht përmes frikës së përbashkët të Iranit.

Në komentet e tij në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump përmendi edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, duke lënë të kuptohej se administrata e tij po sillte paqe përmes bashkëpunimit ekonomik.

SHBA ka humbur 19 miliardë dollarë nga mashtrimet dhe abuzimet në Afganistan

Ayaz Gul

Shtetet e Bashkuara kanë humbur 19 miliardë dollarë në Afganistan që nga viti 2002 për shkak të “shpërdorimit të fondeve, mashtrimeve dhe abuzimeve”, tha Inspektori i Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit (SIGAR) në një raport të ri të lëshuar të martën.

SIGAR monitoron të gjitha shpenzimet e Shtetevet të Bashkuara në luftën 19-vjeçare në Afganistan, më e gjata e Amerikës.

Autoriteti amerikan i mbikëqyrjes vuri në dukje se Kongresi Amerikan ka ndarë gati 134 miliardë dollarë për programet e rindërtimit në Afganistan që nga përmbysja e talibanëve në fund të vitit 2001.

“Nga kjo shumë, SIGAR shqyrtoi afërsisht 63 miliardë dollarë dhe arriti në përfundimin se një total prej rreth 19 miliardë dollarësh, ose 30 për qind e shumës, ishte humbur nga shpërdorimet, mashtrimet dhe abuzimet”, thotë raporti.

Auditimi i SIGAR-it identifikoi afërsisht 1.8 miliardë dollarë në shpërdorime, mashtrime dhe abuzime midis janarit të vitit 2018 dhe dhjetorit 2019.

Zyra e autoritetit të mbikëqyrjes ka për detyrë të rishikojë fondet e rindërtimit dhe të paraqesë rekomandime për t’i vënë paratë në përdorim më të mirë për programe ose përpjekje të tjera në vendin e trazuar të Azisë së Jugut.

Raporti i fundit i Inspektorit të Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit (SIGAR) vjen ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump po ushtron trysni mbi qeverinë afgane dhe kryengritësit talibanë për të negociuar një zgjidhje politike për t’i dhënë fund përfundimisht konfliktit të gjatë. Rivalët afganë janë aktualisht të angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta të paqes në Doha, Katar.

Abdullah Abdullah, center, chairman of Afghanistan's High Council for National Reconciliation, attends the opening session of peace talks between the Afghan government and the Taliban, in Doha, Qatar, Sept. 12, 2020.

Abdullah Abdullah, center, chairman of Afghanistan’s High Council for National Reconciliation, attends the opening session of peace talks between the Afghan government and the Taliban, in Doha, Qatar, Sept. 12, 2020.

Dialogu historik është produkt i një marrëveshjeje për ndërtimin e paqes që administrata e Presidentit Trump arriti me talebanët në shkurt për t’i dhënë fund luftës dhe për të tërhequr të gjitha trupat amerikane deri në maj të vitit 2021.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj pushtuan Afganistanin pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe rrëzuan qeverinë talibane në atë kohë për shkak se ajo strehonte rrjetin terrorist të al-Kaidës dhe shefin e saj, Osama bin Laden, i cili organizoi sulmet.

Lufta që prej asaj kohe i ka kushtuar Uashingtonit jetën e më shumë se 2,400 ushtarëve amerikanë dhe gati 1 trilion dollarë.

SIGAR vazhdimisht ka kritikuar përpjekjet e qeverisë afgane për të frenuar korrupsionin e perhapur, duke thënë se ato janë të pamjaftueshme dhe një shqetësim i madh në mesin e komunitetit të donatorëve.

Në një raport të lëshuar në fillim të vitit 2020, agjencia amerikane tha se administrata e presidentit afgan Ashraf Ghani “është më e interesuar të veprojë për të kënaqur komunitetin ndërkombëtar sesa të çrrënjosë në të vërtetë problemin e saj të korrupsionit.”

Përpjekjet anti-korrupsion dhe programet e reformave do të jenë në qendër të vëmendjes muajin e ardhshëm kur zyrtarët afganë dhe donatorët ndërkombëtarë të takohen në Gjenevë për të shqyrtuar angazhimet e ardhshme të ndihmës për Afganistanin.

Skadon embargo e armëve e vendosur nga OKB mbi Iranin, përkundër kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara

Një embargo armësh 10-vjeçare, që Kombet e Bashkura i kishin vënë Iranit për blerjen e mjeteve luftarake si tanke dhe avionë lufte, skadoi të dielën ashtu siç edhe parashihej në marrëveshjen e saj bërthamore me fuqitë e mëdha botërore, pavarësisht kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara.

 

Ndërsa këmbëngul se nuk ka në plan për “blerje me shumicë“, teorikisht Irani mund të blejë armë për të përforcuar armatimin ushtarak që daton para Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe mund të shesë pajisjet që i prodhon. Megjithatë, ekonomia e Iranit mbetet e dëmtuar nga sanksionet amerikane ndërsa vende tjera pritet të shmangin marrëveshjet për armë me Teheranin nga frika e hakmarrjes financiare amerikane.

 

Republika Islamike e cilësoi përfundimin e embargos së armëve si “një ditë të rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar” në kundërshtim të asaj që ata e quajnë “regjim amerikan”.

 

Ndërkohë, administrata e Presidentit Trump këmbënguli në rivendosjen e sanksioneve mbi Iranin përmes një klauzole të marrëveshjes bërthamore, nga e cila u tërhoq në vitin 2018, pretendim ky që nuk u mor parasyshë nga pjesa tjetër e botës.

 

“Normalizimi i sotëm i bashkëpunimit mbrojtës të Iranit me botën është një fitore për kauzën e multilaterizmit, paqes dhe sigurisë në rajonin tonë“, shkroi në Twitter Javad Zarif, Ministër i jashtëm i Iranit.

 

Kombet e Bashkuara e ndaluan Iranin të blinte sisteme të mëdha të armëve të huaja në vitin 2010, pas tensioneve për programin bërthamor iranin. Një embargo e mëhershme kishte synim pengimin e eksportimit të armëve iraniane.

 

Agjencia e zbulimit të ushtrisë amerikane parashikoi në vitin 2019 se pas skadimit të emgargos, nëse embargo skadon, Irani do të mundohet të blejë avionë luftarakë rus SU-30, avionët trajnues Yak-130 dhe tanke T-90. Tehrani mund të përpiqet të blejë edhe sistemin anti-raketor S-400 dhe sistemin detar të raketave mbrojtëse Bastian, thuhet në njoftimin e agjencisë amerikane DIA. Kina gjithashtu mund t’i shesë armë Iranit.

 

Prej kohësh, Irani ka ngelur pas vendeve të Gjirit që mbështeten nga ShBA, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat kanë shpenzuar miliarda miliarda dollarë duke blerë armë amerikane. Si përgjigje, Teherani filloi prodhimin e raketave balistike.

 

Irani fajëson Gjirin Arab për blerje të pajisjeve mbrojtëse amerikane të cilat i quan “marrëveshje fatkeqe të armëve” pasi disa nga ato armë janë përdorur në luftën e vazhdueshme të Jemenit. Në atë konflikt përfshihen një koalicion i udhëhequr nga sauditët që mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të vendit dhe forcat rebele në anën tjetër të mbështetura nga Irani.

 

 

Sidoqoftë, embargoja e OKB-së nuk e ndaloi Iranin që t’u dërgojë rebelëve Houthi armë,që nga pushkët e deri tek raketat balistike. Ndërsa Teherani mohon armatosjen e rebelëve Houthi, qeveritë perëndimore dhe ekspertët e armëve vazhdimisht akuzojnë Iranin për furnizim me armë të rebelëve.

 

Gjashtë vende arabe të Gjirit, që mbështetën zgjatjen e embargos së armëve, theksuan dërgesat e armëve në Jemen ndërsa kundërshtuan shitjen e armëve Iranit.

 

Ato vende përmendën në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Irani pa dashje qëlloi një avion me udhëtarë nga Ukrania në janar dhe se trupat e marinës iraniane aksidentalisht vranë 19 marinarë pas një sulmi me raketa gjatë një stërvitje.

 

OKB-ja gjithashtu lidhi Iranin me një sulm të vitit 2019 ndaj rafinerisë kryesore të naftës së papërpunuar të Arabisë Saudite, gjë që mohohet nga Teherani ndërsa rebelët Houthi morën përgjegjësinë.

 

E diela shënon fundin e vendimit tjetër të OKB-së që ndalon udhëtimin e disa anëtarëve të njësiteve ushtarake dhe paramilitare të Gardës Revolucionare të Iranit.

 

Tensionet ShBA-Iran arritën kulmin në fillim të vitit, kur një dron amerikan vrau në Bagdad një udhëheqës të lartë ushtarak të Iranit. Teherani u hakmor përmes një sulmi me raketa balistike ndaj forcave amerikane në Irak duke plagosur dhjetëra ushtarë.

 

Në muajt e fundit, provokimet nga të dyja palët janë pakësuar sepse Presidenti Donald Trump është i përqëndruar në garën presidenciale kundër kandaidatit demokrat Joe Biden, i cili ka thënë se është i gatshëm t’i ofrojë Iranit një zgjidhje diplomatike nëse Teherani zotohet për zbatim të marrëveshjes.

zëri i amerikës

Kryeministri kanadez kritikon Kinën për “sjellje ngacmuese” ndaj kombeve të tjera

Trenton

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka përdorur 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendit të tij dhe Kinës për të shprehur qëndrimin e tij më të ashpër deri më tani mbi veprimet provokuese të Pekinit si brenda ashtu edhe me vendet e tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trudeau u shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke theksuar se Kina është e angazhuar në “diplomaci shtrënguese” në marrëdhëniet me kombet, si dhe dënoi shtypjen në Hong Kong dhe persekutimin e një milion myslimanëve ujgurë brenda kufijve kinezë.

Kina po ashtu ka qëndruar e shurdhër ndaj kërkesës së Kanadasë për të liruar menjëherë të ashtuquajturit dy Michael-at (Kovrig dhe Spavor), të cilët u burgosën në vitin 2018 në një veprim kryesisht si ndëshkim për arrestimin e biznes ekzekutives Meng Wanzhou në Vancouver me urdhër të SHBA-ve.

“Ne do të qëndrojmë absolutisht të përkushtuar për të punuar me aleatët tanë për të siguruar që qasja e Kinës për diplomaci shtrënguese, ndalimi arbitrar i dy shtetasve kanadezë së bashku me shtetas të tjerë të vendeve të tjera, në botë nuk do të shihet si një taktitë e suksesshme prej tyre”, tha Trudeau.

Kina është treg i madh për produktet kanadeze, përfshirë produktet e kanolës dhe mishit, por taktitat e ngacmimit të tilla si ndalimi i importit të atyre mallrave nuk do të shtyjnë Kanadanë të heshtë ndaj abuzimeve kineze të të drejtave të njeriut.

“Do të vazhdojmë të punojmë me kombet tona miqësore dhe me mendje të njëjtë në të gjithë botën, për t’i lënë përshtypje Kinës se qasja e saj ndaj punëve të brendshme dhe çështjeve globale nuk është një rrugë produktive për veten ose për të gjithë ne”, tha Trudeau.

Të shtunën, gjatë një telefonate me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, Trudeau u uroi shëndet presidentit amerikan dhe bashkëshortes së tij pasi ata rezultuan pozitiv për koronavirusin e ri (COVID-19).

Ai po ashtu falënderoi presidentin Trump për mbështetjen e “lirimit të menjëhershëm” të Kovrig dhe Spavor.

Meng mbetet në arrest shtëpiak gjatë një gjykimi të ekstradimit në Kanada. Ajo kërkohet në SHBA për shkelje të pretenduara të sanksioneve amerikane kundër Iranit.

Biseda Trudeau-Trump u zhvillua përderisa ambasadorit kanadez në Kinë, Dominic Barton, iu dha “qasja virtuale konsullore” për dy Michael-at, komunikimi i parë midis palëve që nga janari.

Ndikimi rus në Nagorno-Karabak

Charles Maynes

Luftimet midis ish republikave sovjetike të Armenisë dhe Azerbajxhanit, po hyn në javën e tretë, duke shkaktuar vdekje dhe qindra të plagosur në rajonin e Kaukazit jugor të Evropës. Konflikti po vë në provë edhe ndikimin e Rusisë në rajon.

Shtetet fqinje, Azerbajxhani dhe Armenia, janë përfshirë sërish në luftime.

Përdorimi i armëve të reja dhe zemërimi po ushqejnë krizën më të madhe ndonjëherë në rajonin e Nagorno-Karabakut që nga shpërthimi i konfliktit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovietik, më shumë se tri dekada më parë.

Njerëzit po përpiqen të gjejnë një strehë të sigurtë për të shmangur përshkallëzimin dhe dhunën”, thotë Eteri Musayelyan nga Komiteti ndërkombëtar për misionin e Kryqit të Kuq në Nagorni Karabak.

Si gjithmonë… Moska ka rolin e vet në këtë situatë.

Me rritjen e numrit të viktimave, diplomati i lartë i Kremlinit ndërmjetësoi një armëpushim të përkohshëm në bisedimet maratonë të ditëve të fundit në Moskë.

Armëpushimi u shpall nga ora 12 më 10 tetor 2020 për arsye humanitare, dhe synonte shkëmbimin e robërve të luftës, të të ndaluarve tjerë dhe trupave të viktimave”, tha Sergey Lavrov, Ministër i jashtëm rus.

Paqja zgjati më pak se një ditë, duke shfaqur kështu limitet e ndikimit rus në një rajon ku dikur kishte ndikim, thonë vëzhguesit.

Çfarë është në gjendje Rusia të bëj në Kaukaz? Të luaj rolin e ndërmjetësuesit, si më parë? Por ndërmjetësimi rus nuk dha rezultate”, thotë analisti Alexey Malashenko.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, shfrytëzoi vakumin duke shfaqur mbështetje për Azerbajxhanin në përpjekje që të zgjerojë ndikimin e saj në jug të Kaukazit.

Veprimet e Ankarasë kalojnë gati pa u penguar nga Rusia, e cila po mundohet të mos ngatërrojë synimet gjeopolitike me ato tregtare, thonë analistët.

Rusia nuk mund të përballet me Turqinë sepse dëmton marrëdhëniet e saj me Azerbajxhanin, partneri më i madh tregtar rus në tregun e tubacioneve të gazit dhe naftës”, thotë Analisti Arkady Dubnov.

Ndërkohë rreziku i një lufte më të madhe rritet.

Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi se Rusia mund të mbështesë një pakt të përbashkët mbrojtjeje me Armeninë, nëse luftimet përhapen përtej Nagorno-Karabaku.

Për momentin, Moska thotë se ka prioritet vazhdimin e bisedimeve për ndërprerje të luftimeve.

Pas veprimeve të fundit ruse për t’i dhënë fund konfliktit mbi Nagorni-Karabakun midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe ndikimit të vazhdueshëm në rajon, analistët vlerësojnë se kjo çështje po del jashtë orbitës së Kremlinit.

Dy amerikanë fitues të çmimit Nobel për ekonomi

Amerikanët Paul R. Milgrom dhe Robert B. Wilson u shpallën fitues të çmimit Nobel në ekonomi për “përmirësimet në teorinë e ankandit dhe shpikje të formateve të reja të ankandit”.

Fituesit u shpallën të hënën në Stokholm nga Goran Hansson, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.

Çmimi përmbyllë një javë të çmimeve Nobel në një kohë kur pjesa më e madhe e botës po përjeton recesionin më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.

Çmimi për ekonomi filloi të ndahet me 1969.

Çmimi i vitit të kaluar iu nda dy studiuesve nga Instituti Teknologjik i Masaçusetsit dhe një studiuesi nga Universiteti i Harvardit, për hulumtimet e tyre në përpjekjet për të ulur varfërinë në borë.

Pak ekonomistë mund të kishin parashikuar vjeshtën e kaluar që bota do të vihen në një bllokade disa muajshe, pasi që qeveritë mbyllën kufijtë e tyre, vendosën kufizime dhe urdhëruan masa të tjera për të penguar përhapjen e COVID-19, duke shkaktuar një rënie të fortë të veprimtarive të biznesit në të gjithë botën.

Çmimi prestigjioz përfshinë një medalje të artë dhe një shpërblim prej 10 milion koronash, afërsisht 1.1 milion dollarë amerikanë.

Të hënën e kaluar tre shkencëtarë ndanë çmimin për mjekësinë për zbulimin e virusit të Hepatitit C.

Tre shkencëtarë fituan të martën çmimin Nobel për fizikë, për zbulimet në lidhje me vrimat e zeza.

Çmimi në kimi iu dha të mërkurën dy shkencëtareve për krijimin e një metode të korrigjimit të gjeneve.

Të enjten poetja amerikane Louise Glück fitoi çmimin Nobel të këtij viti për letërsinë.

Të premten Programi Botëror i Ushqimit, u shpall fitues i çmimit Nobel për Paqe për përpjekjet e tij që të luftojë urinë dhe mungesën e ushqimit në botë.

Koreja e Veriut demonstron një raketë të re

Koreja e Veriut demonstroi gjatë një parade ushtarake një raketë të re balistike ndërkontinentale.

Analistët thanë se raketa, e cila u shfaq në një automjet transporti me 11 boshte, do të ishte një nga më të mëdhatë në botë në kategorinë e raketave ndërkontinentale të lëvizshme, nëse vihet në përdorim.

Parada e pashembullt, e mbajtur në orët e para të mëngjesit ishte organizuar me rastin 75-vjetorit të Partisë së Punëtorëve në pushtet.

Është hera e parë që Koreja e Veriut paraqet raketa balistike që kur udhëheqësi i saj filloi takimet me udhëheqësit ndërkombëtarë, duke përfshirë Presidentin e SHBA Donald Trump, në vitin 2018.

Ai tha se vendi do të vazhdojë të rrisë fuqinë e mbrojtjes kombëtare dhe mjetet vetmbrojtëse për parandalimin e luftës, por nuk përmendi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara ose bisedimet e denuklearizimit që tani janë bllokuar.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane e quajti shfaqjen e raketës balistike ndërkontinentale “zhgënjyese” dhe i bëri thirrje Phenianit të negociojë për arritjen e një denuklearizimi të plotë.

zëri i amerikës

Programi Botëror i Ushqimit – fitues i çmimit Nobel për Paqe

Programi Botëror i Ushqimit, u shpall fitues i çmimit Nobel për Paqe për vitin 2020 për përpjekjet e tij që të luftojë urinë dhe mungesën e ushqimeve gjithandej nëpër botë.

Komiteti i Nobeli tha se pandemia e koronavirusit ka shtuar urinë me të cilën përballen miliona njerëz në të gjithë botën dhe u bëri thirrje qeverive të sigurojnë që Programi Botëror i Ushqimit dhe organizatat e tjera të ndihmës të marrin mbështetjen financiare të nevojshme për t’i ushqyer ata.

Kryesuesja e komitetit Berit Reiss-Andersen, tha të premten në Oslo se “me çmimin e këtij viti, komiteti dëshiron të kthejë sytë e botës te miliona njerëz që vuajnë ose përballen me kërcënimin e urisë. Programi Botëror i Ushqimit luan një rol kryesor në bashkëpunimin shumëpalësh për ta bërë sigurinë ushqimore një instrument të paqes”, tha ajo.

Në listën e kandidaturave për këtë çmim sivjet ishin 211 individë dhe 107 organizata.

Sidoqoftë, Komiteti Norvegjez i Nobelit ruan të drejtën absolute për atë se kë e favorizon për çmimin më prestigjioz të botës.

Çmimi përfshinë 10 milionë korona, afërsisht 1,1 milion dollarë dhe një medalje të artë që do të shpërndahen në një ceremoni në Oslo, Norvegji, më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimit, Alfred Nobel. Ceremonia e këtij viti do të jetë në një rreth më të ngushtë për shkak të pandemisë.

Të hënën tre shkencëtarë ndanë çmimin për mjekësinë për zbulimin e virusit të Hepatitit C.

Tre shkencëtarë fituan të martën çmimin Nobel për fizikë, për zbulimet në lidhje me vrimat e zeza.

Çmimi në kimi iu dha dy shkencëtareve për krijimin e një metode të korrigjimit të gjeneve.

Të enjten poetja amerikane Louise Glück fitoi çmimin Nobel të këtij viti për letërsinë.

Javën që vjen ndahet çmimi për arritjet në fushën e ekonomisë.

zëri i amerikës

SHBA fut në listë të zezë gjithë sektorin bankar të Iranit

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Uashingtoni ka futur në listë të zezë të gjithë sektorin financiar të Iranit.

Vendimi prek 18 banka iraniane, të cilat, deri më tash, u kanë shpëtuar sanksioneve, të vendosura nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.

Rrjedhimisht, institucionet e huaja financiare që mund të bëjnë biznese me këto banka, do të ndëshkohen.

“Programi ynë i sanksioneve do të vazhdojë derisa Irani të ndalojë mbështetjen e tij për aktivitetet terroriste dhe t’i japë fund programit të tij bërthamor”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, duke shtuar se vendimi i fundit “do të vazhdojë të lejojë transaksione humanitare për të mbështetur popullin iranian”.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha se SHBA-ja goditi “kanalet e mbetura të Iranit për të paguar ushqim dhe ilaçe” në kohën e pandemisë së koronavirusit.

“Iranianët do ta mbijetojnë këtë mizori të fundit”, shkroi Zarif në Twitter.

Administrata amerikane ka nisur të rikthejë sanksionet kundër Iranit prejse preseidenti Trump është tërhequr nga një marrëveshje bërthamore, dy vjet më parë.

Me këtë marrëveshje, të nënshkruar midis Iranit dhe fuqive botërore në vitin 2015, Republika Islamike është pajtuar të frenojë programin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Trump, megjithatë, ka insistuar se marrëveshja nuk e adreson programin me raketa bërthamore dhe balistike të Iranit.

Trump ka thënë se tërhiqet nga marrëveshja për ta detyruar Teheranin që të negociojë marrëveshje të re.

Irani, në anën tjetër, nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, por ka nisur të shkelë dispozitat e marrëveshjes së vitit 2015.

Sanksionet amerikane “kanë në shënjestër regjimin dhe zyrtarët e tij të korruptuar, që kanë përdorur pasurinë e popullit iranian për të ushqyer një kauzë radikale, revolucionare, që ka sjellë vuajtje në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, tha përmes një deklarate sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Vdekja e gazetares ruse Slavina, pasojë e disa vite kërcënimesh

Shën Petersburg – Qindra njerëz u mblodhën të mërkurën në qytetin rus të Nizhni Novgorodit për t’i bërë nderimet e tyre të fundit Irina Slavinas, një gazetare ruse për të cilën kolegët thanë se ishte e përkushtuar ndaj së vërtetës.

 

Të premten, Slavina, kryeredaktore e faqes të lajmeve Koza Press në internet, u lidh në një stol pranë Ministrisë së Brendshme në Nizhni Novgorod dhe i vuri flakën vetes. Disa orë më herët, gazetarja 47-vjeçare kishte postuar në Facebook, “Në ditën time të vdekjes, ju kërkoj të fajësoni Federatën Ruse”.

 

Slavina ishte e njohur gjerësisht në rajon për raportimin e ngjarjeve mbi qeverisjen lokale dhe lëvizjet pro-opozitës si dhe për ndihmën për të koordinuar tubime në kujtim të Boris Nemtsovit, politikani rus që u vra pranë Kremlinit në vitin 2015.

 

Miqtë dhe kolegët e saj thonë se Slavina u përball me vite të tëra frikësimi për punën e saj. Ata fajësuan veprimet kërcënuese nga forcat e sigurisë për vdekjen e gazetares.

 

Më 1 tetor, policia dhe anëtarët e komitetit hetimor të Rusisë bastisën banesën e gazetares si pjesë e një hetimi penal ndaj Mikhail Ioseleviçit, një biznesmen dhe aktivist pro-opozitës.

 

Ioseleviç akuzohet për kryerjen e aktiviteteve për një organizatë të shpallur si “të padëshirueshme” në Rusi – bëhet fjalë për grupin “Rusia e Hapur”. Autoritetet e akuzojnë grupin e opozitës, i cili financohet nga kritiku i Kremlinit Mikhail Khodorkovsky, për financimin e protestave në rajon.

 

Si Slavina edhe grupi Rusia e Hapur kishin mohuar ajo kishte lidhje me organizatën.

 

Të paktën 12 agjentë kontrolluan apartamentin e gazetares Slavina gjatë bastisjes në mëngjes herët, duke marrë telefona, kompjutera portativë dhe pajisje të tjera që i përkisnin gazetares, bashkëshortit dhe vajzës së saj. “Mbeta pa mjetet e mia të punës,” shkroi gazetarja për bastisjen.

 

Autoritetet i kishin vënë më parë gjobë Slavinës mbi artikujt e botuar prej saj rreth lëvizjes “Rusia e Hapur”, si dhe për pjesëmarrjen e saj në tubimet e opozitës dhe raportimin mbi çështje të tjera, përfshirë pandeminë e koronavirusit.

 

Komiteti Hetues i Rusisë (SKR) tha se ka hapur një hetim mbi vdekjen e gazetares dhe do të kryejë një “ekzaminim psikologjik dhe psikiatrik pas vdekjes”. Guvernatori rajonal, Gleb Nikitin, çoi lule në ceremoninë mortore dhe gjithashtu premtoi një hetim, njoftoi gazeta Current Time.

 

Humbje e madhe

 

Vdekja e gazetares Slavina u cilësua nga Askhat Kayumov, një aktivist për mjedisin në Nizhny Novgorod, si “një tragjedi e madhe njerëzore” dhe “humbje për të gjithë rajonin”.

 

“Ka shumë pak gazetarë të ndershëm në vend, dhe ne kemi humbur njërën prej tyre,” tha zoti Kayumov për shërbimin rus të Zërit të Amerikës, para se të shtonte se nuk kishte më fjalë përveç se, “Vdekja e saj është shumë e dhimbshme”.

 

Arkady Galker, kryetar i degës së Interantional Memorial në Nizhny Novgorod, një organizatë jofitimprurëse që hulumton shtypjen politike në Rusi, tha se Slavina ishte gazetarja më e shquar e pavarur në rajon.

 

“Botimet e saj ndiqeshin nga afër,” tha zoti Galker. “Edhe në qarqet e fuqishme, artikujt e Irina Slavinas trajtoheshin me vëmendje të veçantë, sepse ata e kuptonin se ishte një informacion i vlefshëm.”

 

“Nëse Irina Slavina shkruante diçka negative për zyrtarët e qytetit, ata mund të kishin probleme shumë serioze me shefat e tyre,” tha zoti Galker.

 

Koza Press, gazeta e themeluar nga Slavina, kishte reputacionin e një botimi serioz që lexohej jo vetëm në rajon, por edhe jashtë vendit, tha zoti Galker.

 

“Irina dhe unë e njihnim shumë mirë njëri-tjetrin dhe kemi punuar veçanërisht ngushtë kur bënim përgatitje për tubime në kujtim të Boris Nemtsovit,” tha zoti Galker.

 

“Irina mori pjesë jo vetëm në organizimin e tyre, por gjithashtu e mbuloi ngjarjen në gazetën e saj,” tha zoti Galker. “Ajo ishte personi më i guximshëm që udhëhoqi pjesëmarrësit që erdhën për të nderuar Nemtsovin në përvjetorin e katërt të vrasjes së tij.”

 

Zoti Galker tha se ai beson se hetimi ndaj Mikhail Ioseleviçit është një përpjekje për të frikësuar aktivistët e opozitës në rajon.

 

Ai tha se agjentët e sigurimit që bastisën apartamentin e gazetares Slavina shkuan të armatosur me sharrë elektrike që mund të priste një derë në disa minuta.

 

“Unë i konsideroj këto veprime kundër Irinës si terror shtetëror, si presion dhe kërcënim të qëllimshëm,” tha Galker.

 

“Si në materialet e saj gazetareske, ashtu edhe në deklaratat publike Irina ka qenë gjithmonë shumë këmbëngulëse dhe nuk ka treguar asnjëherë se si u dëmtua nga fushata buliste, e ndërmarrë mbi të në rajonin e Nizhny Novgorod, kur u përpoqën ta diskreditonin. Dhe tani është e qartë se në një moment ajo thjesht nuk mund ta duronte dot më një gjë të tillë”.

 

Zyra rajonale e Komitetit Hetues të Rusisë(SKR) tha se vdekja e gazetares Slavina nuk ishte e lidhur me kontrollin e banesës së saj sepse ajo ishte dëshmitare dhe jo e pandehur.

 

Në përgjigje, Igor Kalyapin, kryetari i Komitetit Ndër-rajonal Kundër Torturës, shkroi në blogun e tij, “Me sa duket, sipas mendimit të SKR-së në Nizhny Novgorod, vetëm i akuzuari mund të pësojë trauma psikologjike nga një bastisje në një vendbanim privat. Njeriu duhet ta perceptojë si normale bastisjen në mëngjes nga një ekip prej 12 personash me pjesëmarrjen e forcave speciale të policisë. Dhe konfiskimin gjatë këtij kontrolli të mediave dixhitale, kompjuterit dhe pajisjeve të tjera, personi që zbaton ligjin, gazetari profesionist duhet ta perceptojë me ngazëllin dhe mirënjohje”.

 

Alexander Kynev, një profesor i shkencave politike që e njihte Slavinën, tha se situata politike në Nizhny Novgorod është përkeqësuar në tre vitet e fundit.

 

“Çfarë po ndodh në qytet vitet e fundit? Çështje të pafundme penale kundër të gjithëve. Gjithçka nisi me shpërbërjen e elitës së vjetër të ish-kryetarit të qytetit. Nuk u ndal këtu: kërcënimi i gazetarëve; gjobat pafund; gjykatat; bastisjet. I njëjti presion filloi kundër publikut”, tha zoti Kynev.

 

Sociologu dhe publicisti Igor Yakovenko i tha Zërit të Amerikës se çështja e gazetares Slavina ilustron dëshpërimin dhe persekutimin e gazetarëve rusë.

 

“Mendoj se çdo gazetar, nëse dëshiron të qëndrojë në Rusi, herë pas here, ndjen një lloj mungese shprese”, tha zoti Yakovenko. “Nëse kërkon të jesh gazetar në Rusi, mund të fillosh ose të shkrush për vete për pak të ardhura, ose të vritesh, ose të futesh në burg.

Rusia shënon rënie të të ardhurave nga eksporti i naftës me 40 për qind

Moskë

Rusia në tetë muajt e parë të këtij viti ka regjistruar ulje të të ardhurave nga eksporti i naftës me 40 për qind në raport me të ardhurat nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Servisi doganor federal i Rusisë njoftoi se në tetë muajt e parë të këtij viti janë eksportuar 160 milionë ton naftë që është me 9.4 për qind më pak në krahasim me eksportin gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.

Rusia fitoi 49 miliardë dollarë nga eksportet e naftës të këtij viti, që është 40 për qind më pak se të ardhurat e vitit të kaluar. Të ardhurat u ulën gjithashtu për shkak të çmimeve të ulëta të naftës.

Në tetë muajt e parë të vitit, Rusia uli gjithashtu eksportin e produkteve të naftës me 2 për qind ndërsa të ardhurat nga këto eksporte u ulën me gati një të tretën krahasuar me vitin e kaluar.

Eksporti i naftës dhe gazit plotëson 40 për qind të buxhetit vjetor federal rus.


Send this to a friend