VOAL

VOAL

Reshje të dendura bore edhe në zonat e ulëta – parashikimi i motit për javën e ardhshme (tabela)

February 2, 2020

Komentet

Alarmi i avokatit: Nëse Kushtetuesja i jep imunitet ekzekutivit, ky vend kthehet në Kolumbi

Avokati Genc Gjokutaj, i pyetur për zhvillimet që pritet të ndodhin në seancën plenare të Kushtetueses në 22 janar, u shpreh se nëse masa provizore e rikthimit në detyrë të Belinda Ballukut do të vijojë dhe i jepet imunitet qeverisë, vendi shumë shpejt do të kthehet në Kolumbi.

Gjokutaj tha se imuniteti i ekzekutivit është një precedent ligjor që nuk ka ndodhur në asnjë vend në botë.

Genc Gjokutaj: Kjo masë provizore është një parathënie, kjo është cështje dhe integriteti. Nëse GJK do të vendosë të hapë këtë precedent ligjor dhe ti japë imunitet një ekzekutivi si ky apo i ngjashëm me të, ky vend do të kthehet në Kolumbi. Nuk ka vend në botë të imunizojë ekzekutivin.

Ju e kuptoni, e kuptojnë dhe këta që kjo është një sforco jashtë mundësive sidomos e një force në konsum.

Alfred Muharremi: mua ma ke garantuar pushtetin deri në 2050. Më përmendi bunkerizimin, harruan që e kanë bunkerizuar PD.

Fundi i kazanit është gjithnjë.

Berisha përshëndet protestuesit e ‘Shqipëria Bëhet’: Kur ne të zëmë këtë shesh, nuk do e lëshojmë pa largimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në Foltoren para kryeministrisë,  përshëndeti protestuesit e partisë ‘Shqipëria Bëhet’, duke deklaruar se opozita ka nisur ‘betejën përfundimtare’ kundër Edi Ramës.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi Ramën për korrupsion, frikë dhe represion ndaj protestave qytetare, ndërsa u shpreh se largimi i tij nga pushteti do të vijë përmes një mobilizimi masiv të qytetarëve:

‘Kur ne ta zëmë këtë shesh me betimin se nuk do ta lëshojmë pa largimin e tij, ai do ia mbathë’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, të pranishëm sot në këtë shesh, një përshëndetje të përzemërt, vëllazërore.

Të nderuar deputetë të opozitës, drejtues të PD.

Të nderuar protestues të partisë Shqipëria Bëhet.

Sonte, ne mblidhemi për të shpallur para jush këtu, për të shpallur para mbarë shqiptarëve se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve.

Miqtë e mi, parafolësit këtu theksuan se Edi Rama është një hajdut i papërmbajtur, por në të gjitha ligësitë e njeriut, ajo që shterron guximin më shumë është vjedhja.

Ndaj dhe Edi Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë detyrë.

Vetëm një moment, shikoni se ç’bën çdo natë me Adriatik Lapajn, në protestën e tij më qytetare, më civile. Vë një karrige aty, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari.

Çdo ditë, me orë të tëra policia, banditët ua heqin çadrat, u heqin tavolinat, u heqin ujin me akte banditeske.

Pse kjo?

Sepse ai është kryefrikacaku i kombit.

Kryehajduti është edhe kryefrikacaku i kombit.

Dhe u garantoj unë se ai është aty, se ai vjedh shqiptarët ditë e natë, nuk ngopet kurrë, e tha bukur Gëzim Sadiku, ai nuk ngopet kurrë.

Ai i bën të gjitha këto vetëm për shkakun tonë, se e lejojmë ne.

U jap ju fjalën e nderit, se kur ta zëmë në këtë shesh, me betimin se nuk e lëshojmë pa largimin e tij, ai do ia mbathë.

Po, po miq.

VIDEO/ “A jeni normal more? Çfarë po beni!!”- Përkrahësit e Lapajt përplasjen me Policinë

Sërish kanë vijuar përplasjet te Kryeministria mes Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të tij nga policisë.


Shkak kësaj here ka qenë një gardh metalik që forcat e policisë e kanë vendosur në fillim të trotuarit duke larguar nga trotuari Lapajn dhe mbështetësit e tij që qëndrojnë prej disa ditësh në shesh.

Herë pas here dëgjohen thirrje në videon nga protesta, teksa iu drejtohen policëve “Çfarë po bëni? A jeni normal?” Ndërkohë vete kreu i Shqipëria Bëhet, dëgjohet teksa thotë se forcat e rendit duan largimin e tij dhe të mbështetësve nga sheshi, duke iu mohuar e drejta e protestimit.

Gjithashtu në video, Lapaj dëgjohet të akuzojë policinë se ka dhunuar një protestues dhe më pas u kërkua edhe ndërhyrja e ambulancës.

Gardhi metalik u vendos pasi një tjetër protestë, ajo e Foltores, do zhvillohet në orën 18:00 nga Partia Demokratik dhe Sali Berisha, në sheshin para Kryeministrisë

Lapaj dhe protestuesit aty kanë kundërshtuar vendosjen e gardhit duke u shtyrë me policinë. gsh

FOTOT- Bidonë, portokalle dhe batanije, Lapaj: Ja raketat e molotovët që do hidhnim drejt Kryeministrisë

Adriatik Lapaj ka treguar portokalle, bidonë me ujë dhe batanije të mbledhura para Kryeministrisë. Sipas tij këto ishin mjetet që do të përdoreshin nga protestuesit kundrejt Kryeministrisë.
“Këto janë raketat, molotovët dhe tanket që do përdornin kundër këtij sh*ërdhate dhe Kryeministrisë së leshit”, dëgjohet të thotë Lapaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Kam që në moshën 22 vjeçare që protestoj rrugëve të vendit, por agresivitet dhe moskuptim si ky që kam parë tek këto ditë ndërsa ka qenë një protestë paqësore, është përtej çdo gjejë. Mos merr gjenerator ngri së ftohti, mos merr korent, mos ngri çadër. Ndërkohë sot më thonë ik ti se do vijë dikush tjetër të protestojë. Unë nuk kam as ushtri as paramilitar,, nuk jam asnjeri që i kam qef armët. Dua të jetoj në një vend normal. Nëse mendoni se një vend është normal kështu, nuk e di, por unë sa të kem fuqi do të bëj. Pas kësaj do të kthehem prap aty para Kryeministrisë. Uroj që nesër e në vijim çdo ditë në orën 18:00 të dalin njerëz. Numri po vjen duke u rritur”, u shpreh Lapaj. bw

Erion Braçe: TRANSPARENCE PER VOTEN TIME – NUK E VOTOVA LIGJIN PER RIVLERESIMIN E PASURISE SE PALUAJTSHME!

E thjeshte:
PERJASHTUAN DY KATEGORI TE PLOTA QYTETARESH,
MES TYRE VOTUES TE MI DHE PARTISE SOCIALISTE NE NJESINE 5, TIRANEN E MADHE, SHQIPERI ME GJERE!
UNE JAM VOTUAR TU SHERBEJ NJEREZVE ME LIGJ,
JO TE VOTOJ LIGJE KOT!
Tre ligje te meparshme-njeri ligji baze per RIVLERESIMIN dhe dy te tjere qe zgjasnin afatin e veprimit te tij, kane patur te perfshire ne proces, RIVLERESIMIN E SHTEPIVE NE PROCES LEGALIZIMI DHE SHTEPIVE TE LEGALIZUARA NE PROCES RREGJISTRIMI!
Ky ligj, kete here NUK I PERFSHINTE!
Amendimi im synoi ti rikthente ne ligj, pra ti perfshinte;
E VOTUAN KUNDER!
E dini cila ishte arsyeja;
KADASTRA PASKA THENE QE ESHTE E VESHTIRE PER TA KJO PUNE DHE NJK E BEJNE DOT!
Domethene nje pune qe me heret ka qene ne ligj dhe eshte bere, kete here ishte e veshtire!!!!
Degjoni, per mua por besoj per cdo qytetar,
KUSH NUK BEN PUNEN DUHET TE IKE, JO TE NDRYSHOJE LIGJIN NE DEM TE QYTETAREVE!
Si efekt i ligjit te miratuar te enjte, qindra shtepi ne SELITE-siper e poshte unazes, qindra apartamente ne dhjetera pallate ne NJESINE5-Komune posacerisht, Tiranen e Madhe-Astir mbi te gjitha, me gjere neper Shqiperi, ne proces legalizimi apo rregjistrimi, NUK DO TE MUND TE BEJNE RIVLERESIMIN E SHTEPIVE TE TYRE!

“BKH shkoi në kryeministri për të konfiskuar dokumentet e krimit”- Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e tyre, ka menduar se mund ta arrestonin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në kryeministri.


Berisha tha se këtë fakt e ka denoncuar edhe më herët, duke deklaruar se oficerët e BKH shkuan në godinën e kreut të qeverisë për të sekuestruar dokumentet e krimit.

Po ashtu, kreu i PD u shpreh në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook, se Rama i detyroi ata të çarmatosen pasi “kishte frikë mos e arrestonin”.

“Rama i ka penguar, unë e kam denoncuar bllokimin që i bëri oficerëve të BKH për të konfiskuar dokumente krimi. Kur kanë shkuar herën tjetër, Rama ka kërkuar çarmatosjen e tyre. Ai vuan nga fobira. Ai ka menduar për shkak të atyre që ka bërë mund ta arrestonin dhe i ka deklaruar të lënë sic thotë ai patllaket, çka nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Nëse Lubi Balluku është bërë e qartë në tunelin e Llogarasë ka vepruar me kreun e ARRSH për tenderin, Rama është shumë më i lidhur në këtë aferë sesa Lubi Balluku. Rama e ka marrë Lubinë dhe e ka çuar në Ankara.  Rama në fakt po mbron vetëm veten e tij” ,tha Sali Berisha. gsh

“Familjarë të kryeministrit të përfshirë në tenderë”- Berisha: Imagjino sikur BKH të shkojë në Surrel të kërkojë dokumentet?

Në një komunikim me qytetarët Berisha u shpreh se familjarë të kryeministrit janë të përfshirë në tenderë.

Gjithashtu ai theksoi se është e rëndësishme që qytetarët të bashkohen të protesta të fuqishme.

“Është bërë e qartë në tunelin e Llogarasë se si ka vepruar me drejtorin e përgjithshëm të rrugëve për tenderin e tunelit. Rama është shumë më i lidhur në këtë aferë. Rama ka marrë Ballukun dhe e ka çuar në Ankara që ka organizuar takimin që ua dha tenderin lubia me 50 mln euro më shumë. Thuhet në regjistrim se …Bashkëshortja Rama është e implikuar në diktimin e fituesve të tenderëve. Ish-zv drejtori i përgjithshëm u mor peng se duket se kishte folur në SPAK. U kërkua të tërhiqej dosja ku përflitej Linda Rama. Imagjino të shkojnë në Surrel t’i kërkojnë dokumentet? Ndaj dhe ai doli tani me të gjithë potencialin e tij dhe mori licencë për të vazhduar zgjedhjet në gjykatë”, tha ai. bw

6 ditë para Kryeministrisë- Berisha “ftesë” Lapajt: E përshëndes protestën e tij të drejtë

“Lapaj nuk përjashtohet, e kam përshëndetur protestën e tij të drejtë”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim me qytetarët të zhvilluar këtë të diel.

Gjithashtu Berisha shtoi se e ka mbështetur aktin e tij, sepse sipas tij protesta e kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, është e drejtë.

“Lapaj nuk përjashtohet dhe unë e përshëndes atë dhe e kam përshëndetur, edhe gjestin e tij, edhe aktin e tij dhe protestën e tij të drejtë.”, nënvizoi ai.

Gjithashtu Berisha bëri thirrje për protesta kombëtare me 22 dhjetor deri në krijimin e një qeverie teknike. bw

Malltezi publikon dokumentin- Preç Zogaj paska prodhuar me shumë spiunime se letërsi

Me një status në Facebook, Jamarbër Malltezi ka postuar një dokument ku duket aktiviteti si spiun i shkrimtarit dhe analistin Preç Zogaj, gjatë regjimit komunist.

Në reagimin e tij, Malltezi shprehet se Preç Zogaj ka ‘prodhuar më shumë spiunlliqe sesa letërsi’, duke iu referuar dokumenteve të Sigurimit të Shtetit.

Sipas Malltezit, bëhet fjalë për ‘3 volume me 141 faqe spiunime’, çka, sipas tij, e vendos Zogajn në një rol tipik të propagandës së kohës.

Berisha: Për Avokatin e Popullit të kërkohet falje, nuk do të shkojmë në Kushtetuese!

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, debatet pa media të zbardhura nga gazetari Osman Stafa, u përqendruan te organizimi i protestës dhe te çështja e Avokatit të Popullit. Sali Berisha kërkoi që deputetët që kanë firmosur të kërkojnë falje publike, ndërsa Flamur Noka dhe Bislimi Ahmetaj u përplasën për përgjegjësitë në strukturat e partisë.

Në lidhje me Avokatin e Popullit sipas raportit të gazetarit Osman Stafa rezulton që Sali Berisha të ketë thënë:

Sali Berisha: Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të pushtetit, të shkojë 99%.

Ai ka shtuar gjithashtu si më poshtë:

Berisha: Ta gëzojë. Ne nuk do të merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.

PD para katër vitesh kishte paraqitur si kanditat të sajin Ledio Brahën, si kandidat për Avokatin e Popullit që Edi Rama e rrëzoi.

Kësaj here PD kishte gjashtë kandidatë, por në fakt kishte firmosur për kandidatin e Edi Ramës, Endri Shabani./Burimi gsh

Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i partisë

Agron Gjekmarkaj i ofron dorëheqjen Berishës pas votimit të Endri Shabanit si Avokat i Popullit…

Agron Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike kryetarit të saj, Sali Berisha, por ky i fundit raportohet se nuk ia ka pranuar.

Gjekmarkaj ka pranuar se firma e vendosur për kandidaturën e Endri Shabanit për Avokat të Popullit, ka qenë një gabim, dhe në këtë kuadër i ka komunikuar Berishës vendimin për të dhënë dorëheqjen.

Gjatë debatit në mbledhje, Sali Berisha, tha se procesi i firmosjes për Avokatin e Popullit ishte një gabim i rëndë politik.

Berisha ka kërkuar që deputetët që kanë firmosur të dalin publikisht dhe të kërkojnë falje.

“Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të pushtetit, të shkojë 99%”, mësohet të ketë deklaruar Berisha.

Në këtë moment ka ndërhyrë Jozefina Topalli, e cila ka kundërshtuar këtë qëndrim: “Jo mor, mos e gëzoftë”.

Ndërsa Berisha ka insistuar se Partia Demokratike nuk do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Ta gëzojë. Ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë”, është shprehur Berisha gjatë mbledhjes.

Ndërkohë, Bislim Ahmetaj duket se ka qenë i revoltuar ndaj sekretarit të partisë, Flamur Noka duke shtuar:
“Mendoj që përgjegjësinë e ka Flamur Noka për gjithë këtë çorganizim të organizuar që ka partia dhe mendoj se do e kemi të vështirë të na vijnë njerëz. Me këtë reagim po neglizhojmë demokratët dhe Avokati i Popullit është përgjegjësi e Nokës. Me Salianjin nuk kam pasur simpati, se jemi përplasur, por sot, me lëvizjet që po bën, i jap të drejtë.”

Ahmetaj ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të vendosur për dorëheqjen e Gjekmarkajt dhe shkarkimin e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.

Përplasje me policinë në protestën para Kryeministrisë, Lapaj: Na thoni cilin ligj kemi shkelur?

Ka vijuar me tensione protesta e mbrëmshme e Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të Shqipëria Bëhet përpara kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë.


adriatik lapaj

Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim.

“Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj

Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë.

Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt. gsh

 


Send this to a friend