VOAL

VOAL

Reportazh me foto: Në Paris “Tregimet e moçme shqiptare” të Mitrush Kuteli rrëfehen në frëngjisht nga përkthyesja Evelyne Noygeus

June 27, 2022
blank

Komentet

blank

Vasjani dhe Luiza, janë artista të shquar e me vlera Nga Evelyne Noygeus

Shfaqja “Mbyllja e dashurisë” / Cloture de l’amour me autor Pascal Rambert, regji Eric Vigner dhe aktorët Luiza Xhuvani e Vasjan Lami , …… në Teatrin Kombëtar….
Mua më pëlqeu shfaqja sepse janë aktorët që ruajnë intensitetin e tekstit pa asnje kompromis.
Janë dy monologë që flasin dhe i përgjigjen njëri tjetrit.
Vetë personaliteti i aktorit/ e aktores i jep impuls tekstit.
Regjia është në të njëjtën kohë moderne dhe klasike.
Kostumet klasikë, theksojnë nga një anë ceremonialin e fundit të dashurisë,
me një ndriçim të vetëm si në një ceremoni vdekje,
ndërkohë personazhet reflektojnë dashurinë nga urrejtja deri në deri në përpëlitjen e saj.
Isha gati ta shikoja edhe një herë (e pashë 2 herë) sepse Vasjani Lami dhe Luiza Xhuvani i përjetojnë dhe transmetojnë ndjenjat ndryshe në çdo dalje të tyre.
Prandaj ata, Vasjani dhe Luiza, janë artista të shquar e me vlera!
blank
blank
blank

ARTISTI I MADH PALOK KURTI

Palok Kurti u lind në Shkodër më 3 korrik 1860, në një familje zanatçinjsh. U rrit pranë jetimores së drejtuar nga françeskani italian P. Tomë Markoci (Tommaso Marcozzi), prej të cilit, mori bazat e dijeve muzikore. Për arsye ekonomike e ëma e futi të punonte në kafe “Adriatik”, ku qe në kontakt me muzikën qytetare, por edhe me ndikimet e huaja ardhur nga italianët që kishin gjetur strehë në qytet pas bashkimit të Italisë.
Më 1876 hapi bandën e parë muzikore në qytet, ku së bashku me të u bënë pjesë edhe Kolë Idromeno me Mati Kodhelin. Banda u krijua dhe më 1880. Banda që njihej në mjediset shkodrane si Daulla, u vu në shërbim të Degës së Shkodrës të ”Lidhjes së Prizrenit” më 1881, ngjarje për të cilat Kurti punoi veprën “Bashkimi i Shqypnisë” dhe marshin “Turqit në Maqedoni”. Për veprimtarinë e tij u internua nga autoritetet osmane në Diarbekir për 20 muaj.
Më 1900 autoritetet osmane e shpërndanë “Daullen”. Pas një viti shkolla italiane “Arti e mestieri” e hapur në Shkodër pajtoi Palokën për mësimdhënie dhe krijimin e bandës së shkollës, bandë e cila qe aktive për një dhjetëvjeçar, deri në mbylljen e shkollës më 1911.
Jepte mësime muzike në privat, por me pushtim-administrimin austro-hungarez u arrestua në maj të 1916 bashkë me të birin, Zefin dhe u burgosën në Grossau për një vit deri me 1 maj të 1917. Pas tërheqjes së austro-hungarezëve, vendin e tyre e zunë trupat frënge, të cilat dimrin e 1919 e internuan Palokën në ishullin grek të Korfuzit. Pas marrëveshjeve mes francezëve dhe italianëve, këta të fundit e shpunë në Ostia ku kishte dhe familjen, dhe u kthyen vetëm pas “Luftës së Vlorës” në vendlindje.
Kurti ka qenë kompozitori i parë që shkroi këngë, shumica e të cilave të mbështetura te sharkia ose peshrefi. Popullariteti i këngëve të Kurtit bëri që ahengxhinjtë të përvetësonin dhe shpërndanin një muzikë më të përpunuar sesa tonet instrumentale të deriatëhershme.
Me cilësinë e rapsodit, poetit dhe këngëtarit të apasionuar të këngës popullore shkodrane, Palok Kurti arriti që nuancat më të holla të kësaj kënge t’i mishëroje në mënyrë të përsosur në krijimet e tij të pavdekshme: marshin “Bashkimi i Shqipërisë” më 1881 kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, “Marshallah bukurisë sate”, “Ta dish, ta dish”, “Për mue paska kenë kismet”, “Karajfil të zgiodha”, ”Kur fillon drita me dalë”, “Të due, moj të due”, “Karajfili i kuq si gjaku” etj., këngë të cilat, në gojën e këngëtares dhe artistes së madhe shqiptare Marie Kraja, do të arrinin majat ma të larta të krijimeve popullore shqiptare.
I ndikuar nga format e reja të muzikës evropiane, Kurti shkroi edhe vepra liturgjike. Po ashtu, përshtati për formacion orkestral pjesë nga literatura botërore, nga “Trovatore”, nga “Ballo me maska”, “Norma” etj… Palokë Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e datës 31 dhjetor 1920.Hejza
blank
blank
blank

Themeluesi i shtetit shqiptar si lidership i ditur e largpamës- Nga Msc. Albert HABAZAJ *

Dy fjalë për librin e autorit Evarist Beqiri: “Themeluesi: lidershipi i Ismail Qemalit”

Më vjen ndërmend një fjalë e urtë e nënës së botës njerëzore, Shën Terezës: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, ndërkohë që Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë e nderon në mënyrën e vetë dhe ashtu siç i ka hije tempullit të dijes 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me përurimin e një libri të veçantë, botim i plotë për Ismail Qemalin si lidership me mesazhe drite për Atdheun e tij, një libër që jo vetëm çdo lexues, por çdo shqiptar duhet ta ketë në bibliotekën e tij. Ndërsa autori i këtij libri, dr. Evarist Beqiri, për festën tonë kombëtare ka skalitur për arkitektin, atin e Pavarësisë Kombëtare një monument shkronjor të quajtur meritueshëm “Themeluesi: lidershipi i Ismail Qemalit”.
Janë 420 faqe libër që lexohen me dëshirë dhe mësojmë shumë gjëra mbi Udhëtimin historik e fatbardhë për shqiptarët të Plakut të Urtë. Faqe pas faqeje leximi ecën vetë pa u gufosur, duke rritur më shumë nderimin për themeluesin e kombit, duke ndjerë admirim për punën e vlertë të studiuesit 40 vjeçar Evarist Beqiri, i cili ka ditur të shprehë në letër mendimet e tij të qarta dhe ndjenjat e pastra për Kryeidentitarin tonë. Ky tekst është më shumë se një libër, jo thjesht nga ndershmëria profesionale që ka treguar autori ndaj heroit të tij, as vetëm nga gjuha tërheqëse, e bukur, e dëlirë, apo nga stili i thjeshtë e i rrjedhshëm. Ky tekst i kalon përmasat funksionale të një libri dhe bëhet magnet i atdhedashurisë së vërtetë dhe të motivuar, sepse autori ravijëzon veten si ndriçimtar i ri i figurës së Ismail Qemal Vlorës në një këndvështrim të pashfaqshëm deri më sot në studimet shqiptare apo albanologjike. Autori e trajton heroin e tij në staturën e lartë të lidershipit, si vështrim ndërdisiplinor, krahasimtar, të përfshirë në kohën dhe në hapësirën ku jetoi, punoi e realizoi karrierën e tij, si një figurë e plotë dhënë në tërësi e në harmoni të fushave dhe nënfushave shkencore, ku klasifikohet teksti në shkencën e Bibliotekonomisë. Në pamje të parë na duket një libër biografiko-historik, sepse në fakt trajton tema, fenomene, vende, vite, personazhe, ngjarje nga fusha e historisë, si: Kryengritjet e mëdha shqiptare. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë (1908-1912). Veprimtaria politike dhe kulturore e klubeve shqiptare me nënndarje Kryengritja e vitit 1910. Kryengritja e vitit 1911. Kryengritja e përgjithshme e vitit 1912. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë – gërshetuar me fushën Studime biografike, biografi personale. Në fakt, këtu kemi një mozaik të natyrshëm të fushave ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën për të dhënë profilin vigan të lidershipit themeltar të shtetit shqiptar, si model i rrallë lartësie për Çështjen shqiptare. Në këtë libër ndërthuren natyrshëm dituria në tërësi, filozofia e psikologjia, biznesi dhe lideri, sociologjia e komunikimit dhe e mediave, teoria e komunikimit, komunikimi ndërpersonal, komunikimi publik dhe në grup, komunikimi masiv në konteksin shqiptar e botëror, në kontekstin kulturor, me theks negocimin e dinjitetit, po aq politika e brendshme, gjendja politike në vend, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia e jashtme për të shkruar biografinë dhe historinë e Misionarit të Kombit shqiptar. Ky libër i ndërtuar me pesë kre, me parathënie apo pak fjalë për lexuesin nga akad. Aurela Anastasi (juriste) dhe prof. dr. Nevila Nika (historiane), me hyrje, me lëndën ku na njeh deri në imtësi me karakterin, vizionin, komunikimin, menaxhimin e krizave dhe trashëgiminë e lidershipit të atit themelues, ku spikat vendosmëria, optimizmi, ndershmëria dhe kuraja e Ideatorit dhe Shërbestarit të Artë të Shqipërisë, plotësohet me epilogun e duhur, me dokumente të reja të pabotuara më parë, me intervista për shtypin e huaj dhe vendas, me album fotografik autentik dhe shënimet përkatëse poshtë fotove, me aparat bibliografik në fund të faqeve dhe në fund të tekstit, me bibliografi të plotë librash nga autorë shqiptarë dhe të huaj, burime të tjera dokumentare të arkivit të shtetit, botime periodike seriale apo burime të vazhduara (integrale) online. Pra, libri i referohet fakteve dhe dokumentave që sjellin me vërtetësi Orën e bardhë të Pavarësisë, që erdhi më 28 nëntor 1912.
Ndoshta na është dukur sikur nuk kemi ç’të shkruajmë më apo se nuk kemi ç’të mësojmë më tepër për Ismail Qemalin, por ja që studiuesi Beqiri na e rrëzon këtë koncept të vockël me këtë botim të plotë deri më sot, ndërkohë që, falë njohjes që kam për synimet e larta të autorit, besoj se nuk është studim shterues i tij për këtë personalitet të ndritshëm, por mund të jetë frymëzimtarë dhe për të tjerë. Lidershipi modern i prurë nga Beqiri na shfaqet esencial për nga roli dhe rëndësia historike, që merr peshë të madhe mbi supe. Ai na vjen si një proces dinamik me vlerë kolosale, i cili nuk ndalon kurrë as me frymëmarrjen e tij, sepse ai natyrshëm shfaqet, rritet dhe përsoset si hero, njeri i vlefshëm dhe me shumë virtyte për Atdheun. Mendoj se, për të prurë lidershipin e Ismail Qemalit në këtë 110-vjetor të Pavarësisë, autori i librit ka pasur në kujtesë thënien e Senekës: “Është e vështirë t’i sjellësh njerëzit te virtyti me leksione, por ama është e lehtë ta realizosh këtë me anë të shembullit”.
Tek ky tekst kemi një Ismail Qemal aktiv, të gjallë, në lëvizje, në diell e në furtunë, në fushë e në lumë, në det e në mal, në shkrepa e në moçal, që udhëheq me forcën e shembullit, me mbështetje që nga shqiptarët e Egjiptit, arbëreshët e Italisë, vartanët e Amerikës, mori vëmendjen e personaliteteve të huaja me takimet që nisi në Athinë, Nisë, Paris e Londër, që vijoi e vijoi me detyrime kombëtare e pa asnjë privilegj personal as kur u shkri si meteor i Pavarësisë në Peruxhia të Italisë për t’u përjetësuar mbi yjet më të ndritshëm të Shqipërisë europiane. Po të kishim një Ismali Qemal pasiv e në kornizë, nuk besoj se libri do të paraqiste interes. Autori ka ditur të na japë Ismail Qemalin e vërtetë, sepse ka gjetur formën e duhur të strukturës së brendshme dhe mënyrën e shprehjes së përmbajtjes dhe po aq mirë ka ditur si të na e realizojë këtë shërbim fisnik për shqiptarët, ballkanasit, europianët. Ismail Qemali ishte i pari në ide, në veprim, në udhëheqje, duke e marrë rrezikun në sy për Atdheun. Edhe në logjistikë kryesori ishte, në ballë të frontit më të vështrirë. Mjafton të kujtojmë ç’ka mori përsipër më janar të vitit 1912, në mbledhjen e famshme të patriotëve shqiptarë pranë sheshit “Taksim” në Stamboll, ku u diskutua se e ardhmja dhe fatet e kombit shqiptar i zgjidhte kryengritja e përgjithshme në Shqipëri. Që të fillonte kryengritja çlirimtare duheshin siguruar armë dhe të holla. Pikërisht këtë përgjegjësi, më të madhen e mundshme e mori përsipër Burri i Kombit, ndërkohë që informimin dhe çuarjen e kauzës në opinionin publik europian e kishte filluar qysh nga viti 1900, veçmas në Dymbëdhjetën kur ra ora e madhe e historisë për shqiptarët dhe ai përpiqej si titan, duke intensifikuar përpjekjet me devotshëmri largpamëse për të siguruar me anë të komunikimit publik simpatinë dhe përkrahjen e opinionit publik dhe diplomacisë europiane për çështjen shqiptare. Profesori i Diplomacisë shqiptare u paraqit si strateg në shkencat e komunikimit, duke i shfrytëzuar instrumentet e komunikimit e mediat si zgjatim i nevojshëm i njeriut për arritjen e synimit në rrafshin lokal, kombëtar e ndërkombëtar, si në shoqërinë masive horizontale, ashtu edhe në shoqërinë e lartë apo shoqërinë zyrtare, vertikale. Ai ishte luftëtar i parë për autonominë dhe në vijim për pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria e rëndë dhe me po kaq shqetësim shikonte situatën e nderë në Ballkan. Ai ishte i veçantë në njohjen e natyrës njerëzore, mjeshtër i mbushmendjes së të tjerëve, sidomos më të mëdhenjve dhe dinte ç’tu kërkonte Fuqive të Mëdha, dinte të ngarkonte kombet e qytetëruar me përgjegjësi morale për gjendjen e shqiptarëve të tjera brenda Perandorisë Osmane, po aq sa parandjente dhe rrezikun e dyndjeve barbare sllave në trojet ballkanike. Ndër armët e tij efikase kishte pikërisht komunikimin publik, si një sociolog kalibri, fuqinë e imazhit që rrezaton në përmasa gjithëpërfshirëse dhe veçmas kontaktin me shtypin e shkruar në Itali, Vjenë – Austri, Francë, Londër e gjetkë, ku me forcën bindëse të fjalës këmbëngulte në të vërtetën e ndodhur ndër ne aso kohe, mbi idetë e Lëvizjes Kombëtare Shqipare dhe karakterin kombëtar të kryengritjeve të vitit 1911. Shqiptarët nuk janë rebelë, – sqaronte botën europiane lidershipi sfidant. Shqiptarët kërkojnë respektim të kushtetutës, të parimeve liberal – kushtetuese nga Turqia, të cilat qëndronin në themelet e shtetit konstitucional dhe të demokracive liberale. “Kryengritjet shqiptare, – theksonte ai – nuk kanë karakter fetar, por vetëm kombëtar”.
Qetësia e shikimit dhe e tejshikimit, intesifikimi e përshkallëzimi i fjalës dhe veprimit në dobi të shtetformimit, për të mirë të Atdheut, largpamësia si strateg i psikologjisë së bashkatdhetarve të tij, bëri që Ismail Qemal Bej Vlora të ngrihej në lartësinë e liderit vizionar të shqiptarëve, se ishte një rilindas idealist i zjarrtë që kërkonte t’i hapej denjësisht porta e një Kuvendi Europian, se besonte shqiptarisht tek Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Rasih Bej Dino, tek 40 delegatët nga të gjitha trevat shqiptare – firmëtarë të Protokollit të Pavarësisë, tek gjithë ata trima të ditur e me kapital nga Kosova në Çamëri, nga Dibra në Plavë e Guci, nga Kolonja në Vlorë, nga Elbasani në Ulqin, nga Shkupi në Korçë, nga Tomorica në Shkodër, nga Tropoja në Himarë, nga Myzeqeja në Mitrovicë, nga Prizreni në Berat, nga Mallakastra në Gjakovë, që i dolën zot vendit në çastet më të vështira të ekzistencës kombëtare. Ai kështu na shfaqet edhe si një profet, si të thuash, i paradërguar i Zotit, që erdhi dhe iku hyjinisht e aq tokësor, por i parapriu edhe idesë së Bashkimit Europian, që kemi sot. Ai nuk luftoi për vete, por për Shqipërinë e rrezikuar e të mjeruar, sepse Sakrifikuesi i madh donte një shtet shqiptar të lirë e të pavarur, që jeton në paqe dhe harmoni me fqinjët, që edhe sipas traditës e nderit të stërgjyshërve tanë, me pikë të lartë referimi Epokën e Gjergj Kastriotit, është pjesëtar i denjë i familjes së madhe të popujve europianë. Vjen si një apel ndërgjejësimi, sidomos në këtë kohë të shushatur atdhetarisht mesazhi i studiuesit Evarist Beqiri: “Rikthimi tek Ismail Qemali është rikthim tek rrënjët e identitetit tonë kombëtar. Ismail Qemal Vlora ishte dhe mbetet “dielli i shqiptarisë” por që pak njihet sidomos nga brezi i ri. Sot fotografia e tij e varur mureve te zyrave nuk mjafton për të nderuar atin themelues”.
Do të ndaloja dhe pak tek një fakt. Është shembull i lartë motivimi fakti që Ismail Qemali ishte mik me gazetarët, ndërkohë kujtojmë që udhëheqësit diktatorë nuk i kanë miq gazetarët, por o i shikojnë shtrembër o i përdorin, apo i shtërngojnë t’i përdorin.
Në mbyllje të këtij kumtimi modest, mund të shprehem se, nëse vdekja e Themeltarit të shtetit shqiptar qe dëm i rëndë kombëtar, fakti që Ismail Qemali ishte kryetari i parë i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë së Pavarur dhe u shkrua në histori me gërma të arta e në këngë me përjetësim shpirtëror, është fat i madh kombëtar dhe se brenga e tij e thellë do të bëhet realitet brenda familjes së madhe europiane, me një shtet shqiptar modern e demokratik.
Edhe ky përurim libri që Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Indusstrisë, Qarku Vlorë organizojnë këtu, në sallën “Rilindja” godina e Rektoratit, është një përshpirtje nderimtarie e merituar për Themeluesin, që do të vijojë përditshmërisht, duke bërë secili detyrat me devotshmëri dhe përkushtim ismailqemalian.
Faleminderit!
*) Përgjegjës i Bibliotekës shkencore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali “ Vlorë

blank

Gjuhëtarja polake, Irena Sawicka anëtare e jashtme e AShAK-ut Nga Iliriana Pylla 

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka organizuar ceremoninë e antarësmit të prof. dr. Irena Sawicka si anëtare e jashtme e AShAK-ut.

Akad. Mehmet Kraja, kryetar i AShAK-ut, në ceremoninë solemne të dorëzimit të fletëdëshmisë tha se gjuhëtarja polake, ballkanologe, sllaviste, ka kontribuar edhe në albanistikë, sidomos në diskutimet për strukturën e rrokjes shqipe.” Në mbledhjen e Kuvendit të Akademisë në dhjetor të vitit 2020, zonja Irena Sawicka është shpallur anëtare e jashtme e ASHAK-ut”, ka thënë Kraja.

Profesoresha Sawicka në ligjëratën me temën: “Izokronia në gjuhën shqipe”, fillimisht është shprehur e lumtur për nderin që i është bërë.” Kosova ka një vend të veqantë në zemrën dhe mendjen time, është e rëndësishme për mua. Këtu mësova të jem balkanologe dhe e kuptoj që këtë nderim nuk e kam merituar. Meritat e mija shkencore në gjuhën shqipe janë të kufizuara në fonetikë, por për meritat gjenerale dhe meritat e mija për popullarizimin e gjuhës shqipe në poloni e në botë”, ka thënë ajo.

Savicka ka shtuar se ne e kufizojmë ritmin e gjuhësor si përsëritjen e fragmenteve ekuivalente në strukturën e gjuhës. Qendrat e rrokjeve, fragmenteve, theksimet e frazave, theksimet e fjalëve e ndajnë të folurit në fragmente izokronike.

“Izokronizmi funksionon në atë mënyrë që duke shpejtuar ritmin e të folurit përpiqemi të mbajmë kohëzgjatjen e këmbëve metrike afër vlerës mesatare. Kjo rezulton në reduktim të tekstit në fjalë të shkurtëra. Kur teksti flitet shumë ngadalë, atëherë për të ruajtur kohëzgjatjen mesatare të takteve numri i thekseve rritet në atë mënyrë që të forcohen ato rrokje që janë pak më të forta.

Sawicka në ligjëratën e saj ka theksuar po ashtu se, më të vështirë e kishte identifikimin e teksit të lexuar shpejtë. Ka pasur mosmarrëveshje në vlerësim mes dëgjuesve. Kërkohej shumë përsëritje. Midis tekstit të lexuar ngadalë dhe atij të lexuar shpejtë, kishte dallime të konsiderueshme. Numri i rrokjeve u zvogëlua në tekstin e lexuar shpejtë.

Përndryshe sipas gjuhëtarëve, izokronia është një lloj ritmi i të folurit, në të cilin njësitë kanë prirjen të shqiptohen në intervale të rregullta kohore, pra çdo njësi shqiptohet në të njëjtin interval kohe. E gjuhëtarja e njohur Sawicka në këtë ligjëratë, ka bërë një analizë rreth izokronisë në gjuhën shqipe.

Ja edhe një biografi e shkurtë e gjuhëtares Sawicka:

Irena Sawicka është gjuhëtare polake, ballkanologe, sllaviste me intersime të theksuara edhe në albanistikë. Kontributi kryesor i saj në albanistikë është në fushën e fonologjisë, sidomos në diskutimet për strukturën e rrokjes shqipe. Ajo është ndër gjuhëtaret më autoritative botërore që është marrë edhe me shqipen. Ka kontribuar shumë për përhapjen, kultivimin dhe studimin e shqipen në Poloni, por edhe për promovimin e albanologjisë në botë.

Prof. dr. Irena Sawicka ka lindur më 1944 në Varshavë, shkollimin e mesëm (më 1962) dhe fakultetin (më 1968) i ka përfunduar në Varshavë, ndërsa është doktoruar më 1972 me një punim për grupet konsonantike në gjuhët sllave.

Që nga viti 1968 deri më 1992 ka punuar në Institutin për Studime Sllave në Akademinë e Shkencave të Polonisë, kurse më 1992 është punësuar në Departamentin e Sllavistikës Krahasimtare në Universitetin “Nikolas Kopernik” (Copernicus) në Torun, ku për shumë vjet ka drejtuar Institutin për Studime të Sllavistikës dhe të Studimeve Ballkanike. Në kuadër të këtij universiteti ka mbajtur edhe kurset e shqipes, duke kualifikuar në albanistikë edhe disa nga ballkanistët më të shquar polakë të sotëm. Është specialiste e fonetikës dhe e fonologjisë të gjuhëve sllave dhe të gjuhëve të Ballkanit, përfshirën edhe shqipen, si dhe e tipologjisë dhe e gjuhësisë gjeografike me vështrim të posaçëm gjuhët sllave të jugut dhe shqipen. Ka mbajtur mësim edhe në Universitetin e Poznanit. Prej vitit 2010 punon sërish në Institutin e Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Polonisë.

Ndër studimet e saj më të rëndësishme për shqipen janë ai për strukturën e rrokjes në gjuhën shqipe dhe ai për strukturën e rrokjes te arbëreshët e Italisë. Këto janë përfshirë në monografinë “Struktura e rrokjes shqipe”, si bashkautore me ish-studenten e saj Karolina Dargiel, publikuar më 2018 në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Që nga viti 1974, ka publikuar 18 monografi dhe 7 tekste universitare. Ndër veprat më të rëndësishme të saj, jashtë albanistikës, janë ai për strukturën e rrokjes në gjuhët ballkanike (1987), për fonologjinë e maqedonishtes standarde (1991), për fonologjinë kontrastive të polonishtes dhe të serbo-kroatishtes (1988), për fonologjinë kontrastive polako-bullgare; për tiparet fonologjike të unionit gjuhësor ballkanik (1997), për palatalet e gjuhëve sllave (1999). Me rëndësi janë edhe libri për fleksionin e shqipes (2005) dhe ai për albanologjinë në Poloni (2007).

Me shqipen ka filluar të merret që në vitet shtatëdhjetë, kur ka vizituar për herë të parë Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturen Shqiptare. Ka qenë pjesëmarrëse e konferencave të ndryshme albanistike në Kosovë. Më 1989 ka marrë shpërblimin e sekretarit të përgjithshëm të Akademisë së Shkencave të Polonisë, disa herë të rektorit të Universitetit të Torunit, si dhe çmimin “Goce Delçev” të Republikës së Maqedonisë dhe “Blazhe Koneski” të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë për kontributet për maqedonishten.

Monografitë e saj më të rëndësishme për shqipen dhe albanologjinë janë: “Paradigmaty Fleksiji Albanskej” (Paradigma e fleksionit të shqipes), 2005; “Albanystika Polska” (Albanologjia polake), 2007; “Struktura e rrokjes shqipe” (bashkë me Karolina Dargiel), 2018.

blank

blank

blank

blank

blank

Fotografi i famshëm shqiptaro-amerikan Fadil Berisha shfaqet në ‘billboard-in’ gjigant të New York-ut

Emri i tij është një nga më të lakuarit, kur bëhet fjalë për fotografi. Po flasim për Fadil Berishën i cili ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij.

Teksa është një nga figurat më të njohura në Shqipëri, emrin dhe imazhin e tij së fundmi e ka parë edhe i gjithë New York-u.

Fadili ka publikuar në rrjetin social Instagram disa imazhe, të cilat shfaqin një nga “Billboard”-et e Times Square me fotografinë dhe emrin e tij.

“Faleminderit për mikpritjen “Nasdaq”-shkruan ai krahas fotove.

Kjo paraqitje në “billboard” është mundësuar nga “Nasdaq” – një kompani globale e teknologjisë që synon rritjen dhe prosperitetin gjithëpërfshirës, duke krijuar mundësi për tregje dhe ekonomi të të gjitha madhësive.

Siç dihet, fotografi prej vitesh e ka zhvilluar profesionin e tij në New York, ku ka vendosur para aparatit të tij emrat më të njohur të personazheve shqiptar dhe jo vetëm.

Më herët fotografi i njohur ka treguar se ai ka punuar edhe me Kris dhe Kendall Jenner, përpara se ato të bëheshin të famshme si tani.

Në “billboard”-et gjigante të Times Square, janë shfaqur më parë edhe emrat e njohur shqiptarë të muzikës si: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

blank

blank

Një libër për një shtet “jomik”- Prof. Dr. Enis Sulstarova

 

Shaban Murati, autori i librit “Rusët po vijnë”, ka pasur një karrierë të gjatë në shërbimin diplomatik, dhe po ashtu është afirmuar si analist i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe të Kosovës. “Rusët po vijnë”, sikurse librat e tjerë të shkruar nga ai, tregon se Shqipërisë nuk i kanë munguar dhe nuk i mungojnë specialistë të përgatitur, që dijen specifike të profesionit të tyre e vënë në shërbim të interesit publik dhe atij kombëtar. Fakti që vendim-marrja politike dhe ajo administrative shpeshherë nuk i merr në konsideratë këshillat e tyre, apo, më keq akoma, vepron në kundërshtim me to, nuk do të thotë që ata nuk ekzistojnë, por se zëri i tyre duhet dëgjuar, jo si opinion, por si ekspertizë shkencore.

Libri “Rusët po vijnë” është shumë aktual, por nuk është shkruar tani që Rusia po pushton një shtet sovran, Ukrainën. Libri përmbledh analiza të shkuara që nga viti 2014 e këndej, të cilat paraqesin mjaft qartë mendësinë e atyre, që drejtojnë sot Rusinë dhe që tregojnë se pushtimi i hapur i Ukrainës nuk është një veprim jashtë rendit “të zakonshëm” të politikës të jashtme të Rusisë. Kështu, ambasador Murati radhitet ndër ata që e kanë paralajmëruar me kohë se aneksimi i Krimesë ishte vetëm fillimi dhe se lufta për mbrojtjen e pavarësisë dhe territorit të Ukrainës do të përfshinte dhe ndikonte të gjithë shtetet e Evropës, madje të botës. Mirëpo, libri nuk është shkruar për luftën në Ukrainë, por për agresionin e fshehtë dhe të vazhdueshëm të Rusisë në Ballkan, përfshirë vendin tonë, për të cilin autori përdor me të drejtë termin e “luftës hibride”. Në këtë mënyrë ky libër është vazhdim i librit tjetër me analiza nga i njëjti autorit dhe që titullohet “Rusia ballkanike”.
Ballkani asnjëherë nuk ka qenë dhe as sot nuk është jashtë vëmendjes dhe ndërhyrjes së fuqive të mëdha kur ato përplasen me njëra-tjetrën, dhe në këtë aspekt në gjysma e parë të shek. XXI ngjan shumë me gjysmën e parë të shekullit të kaluar, kur u përcaktuan kufijtë e Shqipërisë dhe kur ndodhën dy luftërat botërore, e para e nisur pikërisht në Ballkan. Prandaj, kërcënimet ndaj sigurisë në Ballkan dhe në detet Adriatik, Jon dhe në Detin i Zi duhet të ndiqen me vëmendje nga Shqipëria dhe Kosova. Një mësim tjetër, që na vjen nga gjysma e parë e shekullit të kaluar, është se fuqitë e mëdha edhe atëherë kur nuk ndërhyjnë vetë në Ballkan, lojën e tyre e zhvillojnë përmes aktorëve ballkanikë. Edhe sot, përplasja e madhe Perëndim-Rusi po zhvillohet jo vetëm në betejat në Ukrainë, por edhe në situatën konfliktuale në Ballkan. Në librin e tij, z. Murati e shpjegon mjaft qartë se, për Rusinë, Ballkani është “fronti i dytë” në luftën hibride kundër Perëndimit. Lufta hibride vepron edhe në kushtet e paqes, sepse ajo kombinon sulme diplomatike, agjenturore, ekonomike, informative, energjetike etj. (f. 135). Ne, shqiptarët duhet të jemi syçelur, sepse, siç vëren Murati në parathënien e librit, angazhimi rus në Ballkan nuk ka qenë në favorin tonë. Rusia ka kundërshtuar pavarësinë e Shqipërisë dhe tani po kundërshton pavarësinë e Kosovës. Shigjetat e “luftës së saj” hibride janë drejtuar kundër nesh.

Synimet e Rusisë në Ballkan dhe mënyrat për realizimin e tyre

Në artikujt e librit “Rusët po vijnë” ka një mori vëzhgimesh dhe tezash, prandaj këtu përmendim, shkurtimisht, këtu disa syresh që lidhen me pyetjet se çfarë synon Rusia në Ballkan dhe cilat janë mënyrat që ajo përdor. Rusia synon bllokimin e integrimit euro-atlantik të Ballkanit të atyre shteteve që janë kandidate për në BE dhe për në NATO, dhe të destabilizojë e neutralizojë vendet që janë tashmë anëtare të BE-së dhe NATO-s. Për sa i përket mënyrave të përdorura për bllokimin e integrimeve euro-atlantike dhe për destabilizimin e shteteve anëtare të NATO-s e të BE-së, në radhë të parë qëndron aleanca e ngushtë Rusi-Serbi. Analizat e kthjellëta të ambasador Muratit na tregojnë se Rusia e ka lidhur Serbinë fort pas vetes dhe është iluzion të shpresohet se në të ardhmen e afërt Serbia do të rreshtohet me Perëndimin. Rusia ia këndell Serbisë dëshirën për vendosjen e sovranitetit të saj mbi Kosovën, jo sepse kjo gjë është e realizueshme, por sepse Rusisë i intereson që Ballkani të mos jetë në paqe dhe i stabilizuar. Rusia e ka armatosur Serbinë me armët më moderne (për të cilat Serbia ka pranuar se i ka borxh 5 miliardë euro Rusisë), ajo ka një bazë ushtarake në Nish, gjoja për qëllime humanitare, dhe të dy vendet kanë kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake. Siç e thotë autori, Serbia është shndërruar “në një aleat ushtarak i Rusisë kundër NATO-s dhe kundër vendeve të rajonit”, një fakt që duhet mbajtur shënim nga udhëheqësit politikë e ushtarakë të aleancës që të heqin dorë nga autosugjestionimi “me idenë se Serbia mund të tërhiqet në integrimin atlantik”. Serbia ka hyrë me dëshirën e saj në varësinë ndaj Rusisë, sepse Serbia, sikundër Rusia, nuk është shëruar prej ëndrrave perandorake. Serbia e sheh veten si trashëgimtaren e vetme të federatës jugosllave dhe ëndërron që jetë epiqendra e një federate të re të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Mirëpo këto janë ëndrra të parealizueshme dhe vetëm sa zgjasin ngecjen e Serbisë dhe të Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. Rusia përfiton nga kjo situatë, sepse, siç shkruan Murati, asaj “i intereson që Serbia as të mos hyjë në BE dhe as të mos e njohë Kosovën, sepse kështu mbahet gjallë zjarri i një konflikti dhe një trazirë në Ballkan”.

Mënyra e dytë është përkrahja e parashteteve, partive politike dhe e politikanëve në Ballkan që mbrojnë afrimin e vendeve të tyre me Rusinë. Sigurisht që në krye të listës ndodhet “Republika Serbe” në federatën e Bosnjë-Hercegovinës e cila trajtohet nga diplomacia ruse si të ishte një shtet sovran. Në një artikull të vitit 2018, Murati shënonte se presidenti Putin e ka takuar plot tetë herë udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Dodikun, më shumë se sa mund të ketë takuar udhëheqës të shteteve që kanë më shumë peshë se sa një njësi federative e një shteti ballkanik. Sigurisht që Dodiku i duhet Rusisë për të mbajtur gjallë konfliktin në Bosnje-Hercegovinë e për të bllokuar integrimin e tij në NATO e BE, sikurse Rusia është përpjekur të bllokojë integrimin në NATO të Malit të Zi e të Maqedonisë së Veriut, duke përkrahur parti politike pro-serbe e politikanë shovinistë si Gruevski. Nuk është aspak rastësi që në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, interesi rus konvergon me atë të Serbisë. Gjithsesi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut tashmë janë anëtarë të NATO-s; për ta realizuar këtë, shteti i parë mposhti tentativën për një grusht shteti, ndërsa i dyti mbylli kapitullin e emrit me Greqinë, por vetëm pasi Gruevski humbi pushtetin dhe u detyrua të merrte arratinë. Këtu duhet thënë se edhe në shtete ballkanike që janë pjesë e BE-së dhe NATO-s ka pasur kryetarë shtetesh, qeveri, parti e politikanë që kanë bërë veprime të nxitura nga Rusia ose veprime që në instancë të fundit i kanë shërbyer Rusisë. Të tilla rast ka pasur në Greqi, Bullgari, Shqipëri e deri në Slloveni. Vëmendjes së Muratit nuk i ka shpëtuar asnjë shmangie prej drejtimit euro-atlantik dhe, parë nga optika e interesit rus për destabilizimin e Ballkanit, secila ngjarje që autori interpreton merr vlerën e një pike që me pika të tjera na shfaq qartazi vektorët e ndërhyrjeve të specializuara ruse në secilin shtet .

Mënyra e tretë e përdorur nga Rusia në Ballkan dhe në të gjithë Evropën është shantazhi energjetik. Edhe përpara bllokadës së tanishme, Rusia ka dashur të kontrollojë gazsjellësit evropianë, me synimin e vendosjes së varësisë politike mbi shtetet nga ata kalojnë. Kështu ajo ka hedhur projektin “South Stream” për të rivalizuar TAP-in, meqenëse për këtë të fundit kanë rënë dakort disa shtete ballkanike dhe BE-ja, sikurse me anë të projektit “North Stream 2” kërkonte të dëmtonte ekonomitë e Ukrainës, të vendeve baltike e të shteteve të Evropës Qendrore.

Mënyra e katërt ka të bëjë me fijet tradicionale që lidhin disa popuj ballkanikë me Rusinë: ortodoksia, pansllavizmi dhe nostalgjia për komunizmin. Sikurse e ka vërejtur në disa raste z. Murati, me pansllavizmin Rusia ndikon edhe në vende që të janë lidhur më ngushtë me Perëndimin, si Sllovenia apo Çekia, pa përmendur Serbinë, Bullgarinë e Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Shqipëria është deri diku imune prej pansllavizmit, nuk mund të themi të njëjtën gjë për përdorimin politik të ortodoksisë apo të nostalgjisë për komunizmin. Në qoftë se Kisha Ortodokse Ruse është një instrument në duart e Putinit, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është kaq “e pavarur” saqë me një vrull të pazakontë për çështje kanonike që kërkojnë shqyrtime të hollësishme, shpalli se nuk e njeh autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, pra ndarjen e saj nga Kisha e Rusisë. Për këtë ngjarje që ka kaluar pa ndonjë vëmendje nga publiku shqiptar, Murati i ka rënë kambanës së alarmit, jo për të kërkuar ndërhyrjen e shtetit në çështje fetare, por për të mos lejuar përdorimin e organizatave fetare në Shqipëri prej shteteve të tjera. Citoj: “Duke hyrë në një sintoni me Kishën Ortodokse të Ruse dhe me Rusinë, shkelet me dashje apo pa dashje në një fushë të minuar për interesat shpirtërore dhe kombëtare të Shqipërisë”. Edhe pse marrëdhëniet e drejtpërdrejta të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik u shkëputën në vitet 1960, nostalgjikët e vjetër e të rinj për kohën e komunizmit mund të konvertohen në rusofilë, të cilët antiamerikanizmi i bashkon me miq të tjerë të Putinit nëpër Evropë, pavarësisht se vijnë nga krahu i majtë apo i djathtë i politikës.
Mënyra e fundit që po veçoj këtu përmbledh diversionin në shtetet ballkanike, përmes financimeve të mediave, OJF-ve, sulmeve kibernetike dhe rrjeteve kriminale. Këto janë veprime “nën rrogoz”, për të cilat autori i librave “Rusia ballkanike” dhe “Rusët po vijnë” vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e institucioneve shtetërore të sigurisë dhe të atyre që rregullojnë dhe mbikëqyrin ligjshmërinë e sektorëve të veçantë në Shqipëri. Rusia nuk e ka nënshkruar konventën evropiane për krimin kibernetik të vitit 2001 (f. 96) dhe nga territori i saj apo agjentët e saj në shtete të tjerë mund të orkestrohen sulme kibernetike si ai që Shqipëria pësoi kohët e fundit nga Irani.

Kosova dhe Shqipëria

Kosova ka qenë në shënjestrën e politikës së jashtme ruse, jo vetëm për shkak të përkrahjes së Rusisë ndaj Serbisë. Një arsye është se shpallja e pavarësisë së Kosovës u përdor nga Putini si justifikim i agresionit ndaj vendeve fqinje, si p.sh. kur ai aneksoi Krimenë në vitin 2014. Në këtë libër dhe në të tjerë para këtij Murati e ka përcjellë me vëmendje ligjërimin e politikës së jashtme ruse në lidhje me Kosovën. Duke marrë shkas nga botimi në vitin 2021 në Rusi të një libri me titullin provokues “Kosova është Rusi”, Murati gjykon saktë se interesi rus është që konflikti Kosovë-Serbi të mos mbyllet, sepse nëse shteti sovran i Kosovës konsiderohet një çështje e hapur ndërkombëtare, atëherë Rusia do të këtë justifikim për ndërhyrjen e saj në Ballkan dhe për ta mbajtur Serbinë të lidhur pas vetes. Prandaj ka qenë dhe është dritëshkurtër mendimi se një marrëveshje finale midis dy shteteve, si pasojë e së cilës Serbia do ta njohë Kosovën do t’ia hapë kësaj të fundit rrugën e anëtarësimit në OKB. Rusia do ta përdorë me konsekuencë veton e saj në Këshillin e Sigurimit për ta bllokuar anëtarësimin e Kosovës, pavarësisht nëse Serbia e njeh ose jo Kosovën. Rruga drejt pranimit të plotë ndërkombëtar të shtetit të Kosovës është ende e gjatë dhe kjo nuk duhet të na shkurajojë. Kosova duhet të lidhë marrëdhënie të ngushta me vendet që e kanë njohur dhe shqiptarët atje të fuqizojnë shtetin dhe qeverisjen demokratike, për të qenë parterë të denjë të Perëndimit dhe për t’u treguar shteteve që priten ta njohin se tashmë Republika e Koysovës është realitet që nuk zhbëhet.

Shqipëria, duke qenë anëtare e NATO-s dhe tashmë edhe kandidate për anëtare e BE-së, e ka njësuar qëndrimin e saj ndaj Rusisë me atë të aleatëve. Mirëpo, z. Murati vëren se ky rreshtim perëndimor nuk mjafton, sepse, po të sjellin në mendje mënyrën e parë dhe më të rëndësishme e ndërhyrjes së Rusisë në Ballkan, Shqipëria nuk e ka kufizuar ndikimin e Serbisë në rajon. Përkundrazi, duke u bërë palë në projektin e “Ballkanit të Hapur”, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë që pesha e Serbisë të rritet midis shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe, për pasojë, të dobësohet qëndresa që Republika e Kosovës po i bën agresionin të Serbisë. Krijimi i një “zone ekonomike rajonale” jashtë BE-së, nuk i shërben as Shqipërisë dhe as Perëndimit, por i shërben Serbisë, si aktori ekonomik më i fuqishëm, po ashtu edhe Rusisë. Ajo, që mund t’i ketë shpëtuar politikë-bërësve shqiptarë dhe që vëren z. Murati, është se meqenëse Serbia është anëtare e Unionit Ekonomik Euroziatik, të orkestruar nga Rusia, nëpërmjet Serbisë ekonomia ruse mund të depërtojë edhe në zonën ekonomike të “Ballkanit të Hapur”. Është pikërisht roli hegjemonik që kërkon të luajë Serbia në rajon, që i ka penguar tre shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor të përfshihen në këtë nismë, e cila e dublon Procesin e Berlinit, por pa përfshirjen e BE-së. Sigurisht që është i hidhur, por krejt i vërtetë gjykimi i z. Murati, shkruar në një artikulli të marsit 2022, se Shqipëria është vënë në pozitën e shërbëtorit të shërbëtorit të Rusisë. Te këmbëngulja e Shqipërisë për të çuar përpara projektin e “Ballkanit të Hapur”, gjejmë edhe një pjesë të arsyeve të njëfarë ftohjeje të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, gjë që padyshim nuk pajtohet me interesin tonë kombëtar.

Më sipër u ndalëm në disa prej tezave të rëndësishme që përshkojnë librin “Rusët po vijnë”, por sigurisht që lexuesit do të gjejnë në të analiza të tjera, të cilat marrin në konsideratë edhe faktorë të tjerë në rajonin e Ballkanit, si Turqinë, BE-në e shtetet përbërëse të saj, Kinën etj. Për sa i përket temës qendrore të tij, pra rolit të politikës së jashtme të Rusisë në Ballkan, libri “Rusët po vijnë”, së bashku me librin tjetër, “Rusia ballkanike”, duhet të qëndrojnë mbi tryezën e secilit diplomat, analisti dhe studiuesi të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Lufta në Ukrainë po e tregon qartë se nuk ka paqe dhe siguri në Evropë jashtë aleancës mbrojtëse të NATO-s. Prandaj Kosova duhet të hyjë në NATO sa më shpejt dhe Shqipërisë i takon të “bërtasë” për anëtarësimin e saj në forumet e aleancës. Rreziku rus do të jetë i pranishëm në Ballkan, për sa kohë që aktorë nga ky rajon do të kërkojnë dhe do të gjejnë mbështetje të Rusia për të fituar avantazh ndaj aktorëve të tjerë. Meqenëse ambasador Murati në një artikull për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë perifrazon titullin e një vepre të Kadaresë, duke shkruar se “vëllezërit janë të ngrirë”, po marr edhe unë guximin që reçensën time për librin e z. Murati ta mbyll duke perifrazuar nga një vepër tjetër e Kadaresë, “Koncert në fund të dimrit”: “Rusët po vijnë? Rusët kanë qenë gjithnjë këtu. Veç në kemi ëndërruar se janë larguar”.

blank

“SHOQËRIA SHQIPTARE NË VORBULLËN E PROBLEMEVE DHE DILEMAVE SOCIALE” – Rreth librit të Gëzim Tushit – Nga Fran Gjoka

 

Libri i sociologut Gëzim Tushi, “Mjeshtër i Madh”, me titull “Probleme dhe dilema sociale”, është produkt i një pune intensive dhe të vazhduar hulumtuese, studimore e praktike të autorit. Ai përbën një kontribut me vlera në fushën e mendimit sociologjik, por dhe për përmirësimin e strukturave dhe praktikave më të mira të shërbimit social. Është një nga librat e kolanës së Gëzim Tushit, korpusi i të cilit tashmë përbëhet nga 20 vëllime. Ky është libri në të cilin është realizuar mjaft mirë pikëprerja e intelektualit, profesionistit dhe qytetarit të shqetësuar për problemet e shoqërisë shqiptare të ditëve tona.
Që shoqëria jonë ka kohë që është e mbushur me probleme individuale e dilema sociale të panjohura më parë, askush nuk ka më dyshim. Gëzim Tushi i bën një rontgenoskopi të zgjeruar këtyre dukurive, duke treguar se pse shoqëria e ditëve tona ka shumë dilema dhe për pasojë “funksionon” keq. Kjo është një e vërtetë për të cilën askush nuk ka dyshim. Autori mendon dhe argumenton se kjo situatë ka shkaqet dhe arsyet e veta.
Njerëzit janë të shoqërisht të shqetësuar dhe individualisht të turbulluar, nga që janë përballë një procesi kompleks të përkeqësimit evident të treguesve urbanë, moralë dhe komponentëve të nevojshëm komunitarë, që kanë ndikime të forta përkeqësuese të situatës sociale që zhvillohet në shoqërinë tone. Në instancë të fundit, sipas autorit, realiteti ynë social tregon se ka shumë komponentë ekonomiko-politikë dhe socio-kulturorë, që tregojnë se “shëndeti i shoqërisë” shqiptare jo vetëm nuk është mirë, por prognozat sociale dëshmojnë se ai mund të vazhdojë të përkeqësohet akoma më shumë në të ardhmen.
Gëzim Tushi, si sociolog, evidenton të vërtetën, sipas të cilës arsyet e këtyre dukurive janë të shumta dhe të shumëllojta. Historike e kontekstuale, politike dhe ekonomike, sociale e kulturore, që determinojnë këtë tipologji pak të veçantë të problematikave sociale që preokupojnë njerëzit tanë dhe shoqërinë tonë në tërësi. Në të vërtetë, në se shoqëria shqiptare e ditëve tona është kaq dilematike, kaotike, disfunksionuese, me tronditje të thella ekzistenciale, Kjo është e lidhur para së gjithash me ndryshimin radikal të tipologjisë së shoqërisë në procesin e kalimit nga një “shoqëri e mbyllur” në “shoqëri të lirë dhe të hapur”, pa shumë kufizime e determinantë socialë.

blank

Autori i kushton në mënyrë sistematike vëmendjen e duhur analizës së realitetit, e lëviz panoptikonin sociologjik në të gjithë anët dhe këndet e jetës sociale, ndërhyn në mënyrë “kirurgjikale” atje ku janë patologjitë kripto-sociale, që ose nuk duken, ose nuk dallohen me shikim të sipërfaqshëm. Një nga analizat që Gëzim Tushi i kushton një kapitull janë sëmundjet e pasionit dhe përhapja e përdorimi i zgjeruar i lëndëve psikotrope, që kanë filluar të bëhen “helm social”, që po turbullon ndërgjegjen dhe vetëdijen e njerëzve tanë. Sidomos të adoleshentëve dhe të rinjve.
Por nuk mund t’i shpëtonin syrit të sociologut problemet që kanë të bëjnë me plakjen e popullsisë dhe nevojat për të ndërtuar një “shoqëri pa moshë” dhe me kujdes të shtuar për të moshuarit. Bashkët me to, autori analizon në mënyrë të hollësishme problematikat që kanë të bëjnë me situatën dhe pozitën sociale e familjare të gruas shqiptare dhe të fëmijëve, të cilët sipas autorit përbëjnë dy grupe me rrezik të veçantë dhe me status të cënuar brenda familjes shqiptare, e cila akoma ka shfaqje të diskriminimit moshor dhe gjinor.
Sigurisht një vend qëndror në librin “Probleme dhe dilema sociale” e zënë problematikat e shoqërisë moderne shqiptare, fenomenet e tjetërsimit të njeriut postmodern, të ndikimit social të medias, shoqërisë civile, etj.
Sipas autorit, në shoqërinë shqiptare shumë anomali të jetës sociale janë të lidhura ngushtë me faktin që zgjerimi i lirisë individuale u shoqërua dhe vazhdon të shoqërohet me keqpërdorimin e “kufijve” të saj nga mënyra si sillen njerëzit ekcentrikë, mungesa e vullnetit qytetar, nevojës së domosdoshme të vetëpërmbajtjes civile e humane. Kjo ka bërë që të ndihemi sikur jemi në rrugë pa krye. Ky perceptim i vërtetë i realitetit të shoqërisë tonë ka  bërë që të tronditen thellë jo vetëm familja, por dhe të gjithë strukturat e tjera të organizimit të jetës sociale apo ato që përbëjnë bazamentin funksionues të shoqërisë demokratike.
Degradimi i shumë strukturave themelore të organizimit të jetës kanë ndikuar në deformimin e thellë të shoqërisë, duke i dhënë asaj një formë “getoje”, ku çdo njeri bën si të dojë, vepron subjektivisht, pa pasur asnjë imperativ moral e social kategorik, që duhet të ndikojë në qëndrueshmërinë dhe funksionimin e jetës së përbashkët shoqërore.
Padyshim, është e vërtetë e paluajtshme e qytetërimit modern, që njeriu është thirrur që në suazën e kësaj shoqërie e të këtij qytetërimi, që të jetë i lirë nga determinimet e shumta sociale, sepse liria individuale në jetën shoqërore është “themeli i ekzistencës së krijuar”. Në libër, autori thekson se problemi është se në shoqërinë tonë, në emër të lirisë, po shfaqet jo vetëm “qytetari i lëvizshëm” që ka bonsens dhe lëviz lirisht në hapësirat e zgjeruara të shoqërisë të ndërtuar mbi bazën e lirisë sociale dhe prerogativave të shumta që ka krijuar demokracia në Shqipëri, por krahas tij, madje mbi të po tenton të shfaqet një lloj tjetër qytetari, që në emër të “lirisë individuale” të pakufizuar po cenon rendin social, ekzistencën normale të shoqërisë. Praktikisht jemi duke u përballur me situata të rënduara sociale që qarkullojnë në gjithë strukturat e shoqërisë tonë.
Padyshim që kjo situatë ka shumë shkaqe pse është e tillë, pse ka tendencë të agravohet. Autori përdor me saktësi shumë instrumente sociologjikë, optika sociale të parë me kujdes social, për të shpjeguar dhe interpretuar drejt dukuritë dhe thelbin e problematikave dilematike. Secili qytetar, intelektual, filozof apo sociolog, duke qenë të shqetësuar përballë këtij realiteti, mundohen të bëjnë diagnoza të përgjithshme dhe të diferencuara për një varg problemesh sociale, sikurse janë niveli ende problematik i varfërisë, krimi i shtuar, dhuna e zgjeruar në jetën publike, familje e shoqëri, treguesit e lartë të vrasjeve e vetëvrasjeve, divorcet në rritje, dobësimit të rolit edukativ të familjes dhe shkollës, etj.

blank

Diplomati dhe analisti Shaban Murati promovoi librin “Rusët po vijnë”: Faktor negativ historik për çështjen shqiptare

Diplomati dhe analisti i njohur, Shaban Murati promovoi botimin e tij të ri “Rusët po vijnë”, një përmbledhje analizash ndër vite mbi rrezikun e faktorit rus mbi Shqipërinë dhe Ballkanin.
Në aktivitet morën pjesë politikanë, diplomatë, gazetarë si dhe miq e dashamirës të autorit. Të pranishëm ishin edhe ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, këshilltari i presidentit Bajram Begaj për diplomacinë, Fatmir Çela, etj.
Në fjalën e tij, autori Shaban Murati renditi disa nga arsyet e botimit të këtij libri. Ai tha se ishte nisur nga 3 shqetësime kryesore.
“Shqetësimi i parë, mbrojtja e çështjes kombëtare nga faktorë të jashtëm të fuqishëm si Rusia, e cila ka qenë faktor negativ për Shqipërinë dhe shqiptarët që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 e deri tek shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.
Shqetësimi i dytë ka qenë nevoja që diplomacia shqiptare të aftësohet me problemet që ndesh në rrugën e saj me faktorin rus, në momentin kur ky problem ndodh. Pra, ka rëndësi që për një zhvillim të caktuar të përgjigjesh në moment, të jesh gati për ngjarjen aty ku ndodh.
Shqetësimi i tretë është nevoja për departizimin dhe deideologjizimin e politikës së jashtme shqiptare. Në përgjithësi, politika jonë ka ndjekur prirjen ideologjike të kryeministrit të rradhës.
Ndërkohë që politika e jashtme, nuk është domen i qeverisë, por është domen i shtetit”, deklaroi Murati, i cili ka një eksperiencë mbi 50-vjeçare me diplomacinë dhe politikën e jashtme. Në promovim folën për librin dhe veprimtarinë e autorit, publicisti Pano Hallko, profesor Enis Sulstarova, doktorët e shkencave, Naz Feka dhe Fitim Humolli.
Botimi i librit “Rusët po vijnë” u mundësua nga fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” dhe kryetari i saj, Alket Veliu.gsh

blank

Fuqia e epigrameve- Duke lexuar librin “Zot i fatit tim” të Viron Konës – Nga FRAN GJOKA

 

Kohët e fundit Viron Kona ka dalë me një libër të ri që titullohet “Zot i fatit tim”. Përmban 99 epigrame, vargje të shkurtër me natyrë proverbiale dhe satirike, që përcjellin te lexuesi mesazhe të shkurtër, të shkruar me gjuhë lakonike dhe të mprehtë. Ky libër me epigrame, është i dyti i këtij lloji i Konës, pas librit “I zemëruari” (2019), për të cilin kam shkruar dikur një artikull të veçantë e vlerësues.

 

Origjinal dhe i veçantë

Them me bindje se ky vëllim është një hap edhe më përpara, është nga ata lloje librash që e tërheqin menjëherë lexuesin që dëshiron të lexojë gjëra të shkurtëra e me vlerë, që përcjellin mesazhe bashkëkohore dhe që i vlejnë, si për pasurimin e kulturës së tij, ashtu dhe në përditshmërinë kaotike e problemore që kalojmë. Nënvizojë gjithashtu se “Zot i fatit tim”, me vlerën e tij utilitare, është nga ata libra që i dëshirojmë dhe i zgjedhim në rrafte bibliotekash kur duam të qetësojmë shpirtin dhe të ngushëllohemi për një gjendje të caktuar shpirtërore, mund të them në mënyrë figurative se është nga ata lloje që na shërbejnë si “freskueset”, që i kemi të nevojshmë në kohët e nxehta, si “zjarrin” që e dëshirojmë në netët e ftohta të dimrit.

Balsam për qetësim,
nxitje për veprime të dobishme

Parapëlqeva të përcjellë te lexuesi disa prej epigrameve, duke nënvizuar veçanërisht mesazhet mbresëlënëse që ato sjellin dhe që të mbeten në mendje, teksa si lexues ndjejë dëshirën t`i përmendë ato në biseda të lira me shokë e miq, pse jo, të vlejnë ashtu sikurse fjalët e urta popullore, që jemi të dëshiruar t`i dëgjojmë kur na i ofrojnë miqtë e njohur dhe të sinqertë në situata të pafavorshme, tronditëse apo në udhëkryqe. Mund të them pa e tepëruar se ato na shërbejnë si balsam, për qetësim të shpirtit apo si nxitje për veprime të dobishme.

Objekt artistik,
problemi i pronës dhe i ndarjes së saj

Problemet bashëkohore që na preokupojnë ne shqiptarëve janë të shumta dhe të llojllojshme, madje ato pushtojnë të gjitha fushat e jetës, ndaj dhe përballemi shpesh herë me situata të ndërlikuara, teksa ndjejmë edhe vështirësitë për të gjetur shtigje dhe rrugëdalje të përshtatëshme. Veçanërisht problemi i pronës dhe i ndarjes së saj, deri brenda një familjeje, sot është preokupantë për shumë njerëz. Te ky vëllim, Kona e ofron këtë problematikë për lexuesit në mënyrë figuartive e tërheqëse, duke satirizuar fort përmes krahasimeve të gjetura dhe metaforave mbresëlënëse. Tek epigrami “Ca grurë dhe ca egjër”, ai shkruan: “I dija se ishin të gjithë engjëj,/Vija për ta dorën në zjarr e në zemër,/Por, kur nisën të ndaheshin pronat,/Ca dolën grurë dhe ca dolën egjër!” Kurse tek epigrami “Si në pasqyrë”, ai nënvizon: ”Ndarja e pronës i nxori njerëzit në pasqyrë,/i nxori siç nuk i kemi njohur kurrë më parë,/nxori fare hapur hipokrizinë dhe pabesinë,/nxori lakminë e vëllait për vëllanë!” Madje, idenë e pangopshmërisë së disa njerëzve për t`u pasuruar pa kufijë, autori figurativisht e çon deri në ekstrem, sidomos tek epigrami “Babëzi”, ku ai shkruan: “Për nga lakmia, grabitja dhe babëzia,/disa njerëz ua kalojnë dhe peshkaqenëve në dete,/madje janë aq të pangopur për pasuri dhe prona,/saqë duan të kenë edhe planetët për vete!”

Nderim i njeriut të punës

Nderimi i njerëzve të punës ka qenë gjithnjë një preokupim artistik i Viron Konës, të cilën ai e ka shprehur edhe në tregimet, novelat dhe romanet e tij, por kësaj here ai provon që ta sjellë këtë nderim edhe nëpërmjet epigrameve, me një gjuhë të bukur dhe të këndshme arti e plot freski. Ai shkruan:”Respektoje një xixëllonjë,/jetën ajo nuk e çon dëm,/kur natën fluturon,/një dritëz e bën.” Në vazhdim me një ironi filozofike frojdiane ai shigjeton ata që mburren dhe kërkojnë të abuzojnë apo përfitojnë nga puna dhe modestia e tjetrit. Ja se çfarë shkruan ai tek epigrami “Miza mburravece”: ”Kalorësi fshikullon dendur dhe ajri përreth dridhet,/kali nxjerrë shkumë, karroca me shpejtësi fluturon,/Eh, jam unë, që po e tërheq kaq shpej karrocën!,/mburret një mizë kali, që në kokën e tij po qëndron!

Veset e liga,
shënjestër e shkrimtarit

Interesante janë epigramet që goditin veset në jetën dhe në veprimtaritë e disa njerëzve. Kona mban qëndrim ndaj tyre, i satirizon me humorin e hollë dhe gjuhën e tij të mprehtë dhe na kujton se ndaj veseve që mbart herë-herë natyra njerëzore, duhet të jemi syhapur, të mos tregohemi naiv se, befas, ndodhemi “si peshku në rrjetë”, pa e kuptuar as vet sesi ramë në atë kurth të mashtruesve. Tek epigrami “Gënjeshtra”, ai shkruan: ”Ngado që ta kthesh,/gënjeshtra s`ndryshon,/ rrumbullake si iriqi,/me gjemba ajo të shpon!” Kurse tek epigrami “Një ditë”, ai godet dhe paralajmëron gënjeshtarin se:”Sado dinak të jesh,/të keqen të mbulosh,/një ditë ç`ke bërë do dalë,/s`mbulohet dielli me shoshë!”

Politika si art drejtimi,
të mos lejojmë që të kthehet në “art” mashtrimi

Politikën dhe politikanët, shkrimtari Kona i ndriçon si me një projektor drite edhe në këtë vëllim. Në epigramin e titulluar: “Si delet”, ai veçon: ”Ata duan pareshtur pushtet,/tek ne vijnë dhe e kërkojnë,/herë i shajmë, herë i mallkojmë,/por si delet pas bariut shkojmë.” Kurse tek epigrami ”Nga shërbëtor u bëre zot”, godet fort egoizmin, kultin e individit, njeriun që shfaq natyrë mashtruese pasi realizon qëllimin e tij për t`u vënë në krye të njerëzve: ”Në fillim the “jam shërbëtori juaj”,/të zgjodhën përsëri the:”ma paskan nevojën!”/për herë të tretë, the:”si unë s`paska tjetër njeri”,/aq duhej, u ngrite mbi popullin dhe u bëre zot i tij!”
Duke kërkuar të ndriçojë përherë konceptet demokratike, Viron Kona përpiqet që në krijimtari ta thellojë parreshtur edhe në mënyrë figurative konceptin demokratik, duke e shfaqur hapur dhe pa zbukurime idenë e tij, por dhe duke i demaskuar dhe satirizuar fort ata politikanë që kompromentojnë thellësisht politikën dhe, me sjelljen e qëndrimet e tyre krijojnë idenë se politikanët janë vetëm njerëz negativ,abuzues,”shushunja” për shoqërinë. Tek epigrami “Politikanët”, autori i portretizon ironikisht ata me vargjet: ”Janë tipa që kanë “lindur” për burra shteti,/shfaqin veten si heronj dhe udhëheqin parti,/ndërrojnë pushtetin me radhë dhe me lezet,/fronin ku ulen e kanë me vulë dhe me tapi!” Në vazhdim autori përcjellë zhgënjimin që ndjen njeriu i thjeshtë kur sheh se ajo që dinte “flori”, doli “qymyr i zi’, kur sheh se nën maskën “e engjëllit fshihet djalli”, e në këtë rast zhgënjimi e vret dhe e dërmon shpirtërisht rëndë njeriun e ndershëm, e plogështon dhe i gjymton shpresat dhe besimin për të ardhmen, teksa shpreh dufin dhe zemërimin, siç shpërthen tek epigrami “Liderët” ku shkrimtari Kona, shkruan:”Njerëzit pas tyre vërshuan me brohori,/u thurën himne sikur të ishin perëndi,/por shpejt kuptuan se ishin mashtruar,/ata s`ishin perëndi, por djaj të maskuar!”

Demaskimi me art i antivlerave

Vlerat morale janë preokupime të shumë krijuesve dhe ato shfaqen në të gjitha gjinitë: në prozë, në vargje, në publicistikë. Njerëzit kanë dëshirë të shprehen për vlerat e vërteta morale, por edhe për tjetërsimin e njeriut, dukuri kjo që po shfaqet dukshëm në shoqërinë tonë, duke devijuar nga vlerat morale të shqiptarëve në shekuj dhe nga traditat shekullore të moralit të lartë.
Viron Kona nuk ngurron ta bëj hapur demaskimin e antivlerave. Epigramet e tij ai i sheh si armë me efekt dobiprurës, ato godasin edhe drejtpërdrejtë, edhe shkarazi, gjithnjë në mënyrë të mprehtë e shigjetuese, që të mbetet në mendje, edhe të duash t`i harrosh, nuk i harron dot. E shohim këtë mesazh veçanërisht tek epigrami “Kur…”. Autori shkruan: ”Kur për interesat e tua vetjake, tradhton shokët dhe vendin tënd,/të gjithë do të zbojnë me neveri,/si një akrep që u lëvrin nën këmbë!” Ose te epigrami “Harrojmë veten tonë” ai nënvizon: ”Kur bëjmë bilancin e jetës,/dhe “thesin” e shohim bosh,/s`lëmë askënd pa fajësuar,/përveç vetes sonë!” Interesant, i thjeshtë dhe goditës është epigrami: “Ke para s`ke para”, ku shkrimtari shigjeton moralin e dyshimtë, duke demaskuar rëndë dhe duke tallur ata njerëz që mendojnë se kanë para dhe mund të bëjnë çfarë të duan dhe si të duan. Sarkazma e Konës këtu është e thellë, ai pasqyron një realitet që duhet doemos të demaskohet, pasi e tjetërson krejt njeriun duke i barazuar vlerat e tij me sasinë e parave që ka, me mjetet moderne që ai përdor, me sendet apo gjënë e gjallë që ai e ka pronë të tij, etj: ”Ke para,je dijetar,/ke para, gjithnjë fiton,/ke para,të drejta ke,/ke para,botën sundon”/S`ke para,je budalla,/s`ke para,asgjë ti s`di,/s`ke para,kot ekziston,/s`ke para,s`ta var njeri.”

Shpresë dhe besim në të ardhmen

Libri ”Zot i fatit tim” çelë artistikisht edhe shtigje shprese dhe besimi për të ardhmen, ai, krahas goditjes së veseve, zakoneve, tjetërsimit dhe abuzimeve etj, e bën njeriun më realist për jetën, duke i hapur sytë që të mos gënjehet, të mos mashtrohet, por të hedhi sytë tek e bukura e jetës, te vlerat e saj të vërteta, tek e ardhmja dhe shpresa për një jetë më të mirë dhe më të bukur. Ecim përpara duka pasur më shumë besim edhe te mjedisi shoqëror, te njeriu i mirë, që punon dhe sakrifikon, tek ai që provohet në zjarr dhe në vështirësi. Me shokë e miq të mirë, ti mund të zgjidhësh shumë probleme, të kryesh detyrat e tua individuale, familjare dhe shoqërore, t`i shërbesh edhe vendit e shoqërisë në tërësi, madje të bëhesh edhe “dikush” në jetë. Tek epigrami: ”Besoj” ai shkruan:”Besoj atë që ka vuajtur në jetë,/duke hapur vetë një rrugë të re,/besoj zemërbukurin e çiltër,/që sytë i qeshin,kur më sheh./Besoj atë që kur premton besnikëri,/nuk e bën kurrë fjalën dy,/i besoj shpirtit të pastër që dashuron,/kapitenit që drejton anijen në stuhi.”
Mesazhet që përcjellë Kona janë të shumta, njëri më mbresëlënës se tjetri. Trajtojnë ato, edhe vlera morale, edhe veti të lavdërueshme; këshillojnë me takt letrar për vigjilencë më të lartë, për përpjekje më të mëdha, për ta nisur kritikën për të metat dhe dobësitë nga vetja, për të guxuar në jetë, për t`u orientuar drejt dhe për të mos pranuar të keqen, por duke afirmuar të mirën dhe të bukurën, të shmangim indiferentizmin sepse ajo e keqe që i ndodh njërit mund t`i ndodh edhe tjetrit, jemi të zbuluar nga të gjitha anët dhe gjithçka ndodh në jetë. Ndërkaq, dëshiroj ta mbyllë këtë analizë të librit me vlera të spikatura të shkruara nga i mirënjohuri Viron Kona me vlerat që përcjellë epigrami “Me njëri-tjetrin” ku autori shkruan: “Ledhatojmë njëri-tjetrin,/dashurojmë njëri-tjetrin, i zemërohemi njëri-tjetrit,/xhelozohemi ndaj njëri-tjetrit,/urrejmë njëri-tjetrin,/mallkojmë njëri-tjetrin,/por s`mund të jetojmë dot,/pa njëri-tjetrin…!”

blank

LIBRI “ ME ALI PODRIMJEN” NJË PËRMENDORE NË MEMORIEN E KOHËS SONË – Nga TAHIR BEZHANI

Nga këndi i kulturës: Përurim i dinjitetshëm i librit “Me Ali Podrimën” nga autori Iliaz Bobaj.

blank

Moment nga fillimi i përurimit të librit ““Me Ali Podrimjen” në Gjakovë.

Sot në Gjakovë, 17.10.2022 në vazhdën e aktiviteteve të pandalshme të Klubit letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, në sallën “Teki Dervishi” të bibliotekës së qytetit Gjakovës, ”Ibrahim Rugova”, u përurua libri i autorit Iliaz Bobaj, “Me Ali Podrimën”.

Me pjesëmarrjen e një numri të madh të dashamirëve të fjalës së shkruar moderimin e përurimit të këtij aktiviteti, e drejtoi poeti e krijuesi i mirënjohur, z. Engjëll Berisha, i cili në fillim të hapjes së këtij eventi kulturorë, vlerësoi lartë punën e krijimtarisë së autorit, z. Bobaj, si krijues brilant dhe përkthyes i spikatur nga greqishtja në shqip dhe anasjelltas. Posaçërisht vuri në dukje miqësinë mes poetëve Podrimja e Bobaj një kohë të gjatë, respektin dhe dashamirësinë e posaçme të z. Bobaj për krijuesit gjakovarë dhe kulturën e këtij qyteti historik në përgjithësi .

blank

Pamje gjatë përurimit të librit “Me Ali Podrimjen” në Gjakovë.

 

Pas fjalës hyrëse të zotëri Engjëll Berisha, fjalën e mori kryetari i Klubit Letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës z. Muharrem Kurti, i cili në cilësinë e redaktorit të librit “Me Ali Podrimjen”, i bëri një vështrim të gjerë duke cekur elementet qenësore që i japin peshë të veçantë librit dhe autorit.

blank

Fjala e redaktorit të librit, z. Muharrem Kurti, njëherit edhe sponsorizues i librit “Me Ali Podrimjen” .

Kurti në vazhdim ceki kohën e gjatë të miqësisë së dy krijuesve, (Podrimja- Bobaj), dhe kontributet e tyre historike e me peshë për letërsinë shqipe, respektin e z. Bobaj për Gjakovën dhe krijuesit letrarë. Me një ndjeshmëri të theksuar z. Kurti hapur foli se gjitha këto merita vlerësuese që dalin nga libri, por edhe nga marrëdhëniet miqësore mes z. Bobaj dhe të ndjerit Ali Podrimja, është e çuditshme se si pushteti lokal i Gjakovës, nuk pranoi sponzorizimin e botimit të këtij libri me peshë!… Ose, së paku, të ishte dikush nga zyrtarët e Drejtorisë për kulturë, për ta përshëndetur autorin e këtij libri, z. Iliaz Bobaj, i cili ka reputacion ndërkombëtarë. Këto raporte mes zyrtarëve komunal dhe letrarëve të Klubit ”Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, japin shenja sikur se diçka nuk është në nivelin e duhur, siç ishte dikur. E psenë nuk e dimë, por dëshirojmë që pushteti lokal të respektoi krijuesit e vet ashtu siç i ka hije dhe se respekti reciprok qeveri-krijues-kulturë, është i patjetërsueshëm që gjërat mos të marrin konotacione tjera, përgojime rrugësh e kafiterive…..

Në vijim të këtij përurimi ceremonial, në dhjetëvjetorin e ikjes nga kjo botë e poetit të madh, Ali Podrimja, fjalën e mori njëri ndër krijuesit më të vjetër e kontributëdhënës, z. Agim Byci, recensent i librit “Me Ali Podrimjen”. Krijuesi i mirënjohur dhe poligloti gjakovar, z. Byci, foli për peshën dhe rëndësinë e librit në fjalë, për krijuesin z. Iliaz Bobaj, i cili që disa vite është bërë pjesë e përbashkët e krijuesve të këtij qyteti, duke dhënë çdo gjë nga vetja përmes krijimit dhe përkthimit në gjuhën greke.

Poetja e njohur nga Tropoja, z. Zyra Ahmetaj, e cila me gjithë mundin për të qenë pjesë e këtij eventi kulturo-letrarë, zgjoi kureshtjen e të pranishmëve me fjalën e saj plot emocione, duke vlerësuar lartë autorin Bobaj, si mik të saj e gjithë Tropojës . Për fjalët e ngrohta, poetja Zyra Ahmetaj, u duartrokit disa herë nga të pranishmit.

blank

Poetja tropojanë, Zyra Ahmetaj..

Pjesë e vështruese e librit të z. Bobaj, “Me Ali Podrimjen” ishte edhe autori i këtyre rreshtave, i cili theksoi disa veçori karakteristike të librit, duke “shëtitur” në etapa historike të kohës së zbrastësisë së kontakteve vëllazërore mes një populli, ku censurat e politikës moniste, kishin filluar të krijonin “dy letërsi” brenda një kombi vëlla. Impresionet e mbjellura kohore të autori Bobaj, shprehur në librin “Me Ali Podrimjen”, padyshim se prekin palcën e ashtit krijues ku mund të formohet edhe bërthama krijuese mu në mesin e asaj errësirë të egër. Padyshim se z. Iliaz Bobaj, në librin “Me Ali Podrimjen” paraqet gjithë fuqinë shpirtërore, plagë të kohës që nuk harrohen kurrë. Gjitha thëniet e autorit në libër, janë një peshë vuajtje por edhe krenarie që i erdhi koha për të lënë në trashëgimi të kaluarën dhe të tanishmen, lidhur me një rrëfanë për brezat në vijim.

blank

Fjala përshëndetëse e autorit të librit, “Me Ali Podrimën” z. Iliaz Bobaj

Në fjalën përshëndetëse, z. Iliaz Bobaj, të pranishmëve u foli gjatë për kohën kur u njohën me Ali Podrimjen, punët e përbashkëta, kontributet e jashtëzakonshme nëpër takimet letrare nëpër qytete të Evropës, ku zëri i Aliut ishte zëri i kombit. Ai ishte ambasador i kohës të cilës i dha shpirt. Ai ishte i palëkundur, i pa luhatur deri në thellësi shpirtërore për çështjen e Kosovës. Pastaj ceki vlerat dhe kontributin historik të Klubit letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, dhe merita tjera të padiskutueshme duke thënë se “është Klubi letrarë më i miri në gjitha trojet shqiptare, dhe se, meriton respektin e gjithë krijuesve të kudondodhur”.

Kultura kombëtare është mbi të gjitha, ajo që nuk vdes kurrë, mbetët kontribut dhe dëshmi e kohëve, ndërsa politikat, ndryshojnë, ikin me bëmat e tyre-tha zotëri Bobaj. Ali Podrimja, kurrë nuk dëshirojë të më thirrë në emër, Iliaz, por, gjithmonë më thoshte “vëlla….” për çdo komunikim që bënim rreth krijimtarisë.

Për fjalët e ngrohta, emocionuese për mikun e tij dhe për qytetarët e Gjakovës, publiku prezent në sallë, disa herë ndërpreu fjalën z. Bobaj nga duartrokitjet që tregonin respektin e veçant ndaj z. Iliaz Bobaj.

Përurimi i librit “Me Ali Podrimjen,” nga autori Iliaz Bobaj, do mbetët në kujtesë të gjatë nga dashamirët e fjalës së shkruar në Gjakovë.

Gjakovë
17.10.2022 Tahir Bezhani

blank

Shaban Murati: Ftesë për promovimin e librit tim të ri

Kam kënaqësinë të ftoj miqtë, dashamirët dhe lexuesit e mi në promovimin e librit tim të ri “Rusët po vijnë”, organizuar nga Fondacioni i mirënjohur Çamëria “Hasan Tahsini”.
Ceremonia zhvillohet në datën 19 tetor 2022, ditën e mërkurë, ora 17.00, në Hotel Tirana.
Ju mirëpres ta ndajmë gëzimin bashkë!
blank

FALENDERIM! Në Korçë kam qene si ne nje enderr te magjishme! Nga Zhuliana Jorganxhi

Javen , qe shkoi veçanerisht data 7 Tetor do mbetet nje nga Ditet me te shenura te jetes sime! Kur kohe me pare mikja ime e shtrenjte zonja Elda Zavalani me shkroi se isha e ftuar ne nje Mbremje Poetike, qe do te zhvillohej ne Korçe u emocionova si asnjehere tjeter. Pragu i vegjelise sime, Qyteti ku linda dhe u rrita me priste! Kisha shume vite pa shkuar ne ate Prag te Shenjte per mua, ne Korçe!
Do shkoja pa tjeter, por mosha nuk me lejonte gjithe ate rrugu. Por ishte nipi im i shtrenjte Hektor Leka, bashkeshortja e tij Esmeralda dhe stermbesa , vajza e nipit Gjergj Leka, Dorina qe ma bene te mundur vajtjen e kthimin tim nga Trieste e Italise, ne Tirane dhe pastaj ne daten 7 TETOR ne Korçen time te shtrenjte, Pragu i vegjelise sime., ku gjithçka me ze te ngrohte me tha :”Miresevjen!”.
Nuk do harroj per gjithe jeten takimin me te madhen Elda Zavalani, inisiatore e gjithe kesaj ngjarje te Paharruar e te shenuar ne jeten time. M’u be sikur e njihja perj vitesh. Buzeqeshja , sjellja e saj prej fisnikeje te vertete, me krijoi nje ngrohtesi te madhe ne shpirt. E keshtu gjithe kohen e qendrimit tim ne Korçe. Gjithçka ishet organizuar shkelqyeshem. Me shume emocion ishte takimi me te afernit e mij. Kishim ç’te kujtonim. Me ta drekuam bashke ne nje lokal te bukur ne fshatin e bukur Boboshtice. Njerezit me ndalonin rruges , me perqafonin dhe benin foto me mua! Gjithçka ishte e papritur dhe Hektori me te tjeret ma mbanin te fsahehur. Une kujtoja se do te ishte nje mbremje e zakonshme letrare, por nuk ndodhi ashru. Jetova momentet me emocionuese ne jeten time. Dikush prapa skene me mori per krahu dhe me ngjiti ne skene.
Aty me priste si nje Dea e bukur dhe fjalemebel zonja Benila Terova, nenkryetare e Bashkise se Qytetit, nje Artiste e vertete e fjales, qe gjate gjithe asaj mbremje ka qene nje mbeshtetje e madhe per te mposhtur sado pak emocionet qe me krijuan duartrokitjet e te ftuarve, qe kishin mbushur plot e perplot sallen. U hutova dhe emocionet me mbyten sebashku me lotet. Dora e zonjes Benila me dha guxim per te thene ato fjale , qe te mbytura nga emocioni i percolla salles. Gjithçka ishte nje mrekulli. qe nga dekori, fonia e krijuar nga zoti Pirro Gjata dhe pjesmarresit e asaj mbremje. Sa bukur dhe me emocion folen miqte e mij te hershem Klaudeta Riza dhe Leon Mekshi. Klaudeta ma solli prane Nene time Natali, Babain tim Gaqo, qe per 65 vjet rresht kendoi ne ate skene edhe me grupin “LIRA” si solist. me solli prane motren e shtrenjte Rozmari, vellain e nadh te shrenjtin Rikardo. I kishte kaq te bukur Klaudeta e dashur ato kujtime dhe i solli shume bukur. Te faleminderit Kaludeta, mikja ime e koheve te bukura te vegjelise! Po keshtu dhe Leoni, me shume finese , ashtu siç di vetem ai solli kujtime nga festivalet, ku ai ishte nje prezantues i shkelqyer dhe bashkepunetori im.
Oh, çfare emocioni ishte ai, kur ne skene u ngjiten kengetari i shkelqyer, Bledi Polena. Nje kengetar shpirti! Kengen me muzike te Ardit Gjebrese, “Jeto dhe jeten time” ai e percolli tek ne spektatoret ne menyren me te perkryer si askush tjeter gjere atehere, per mendimin tim. Kenget u shoqeruan nga nipi im Lambert Jorganxhi ne piano. U recituan dhe poezi dhe tekste te mia me shume mjeshtri nga Artistet si Guri Koço ( qe dikur jemi rritur ne nje mehalle),Blerta Beliu dhe Dasara Xhangolli. Perseri kengetari Bledi Polena ndezi sallen me kenget si “Kenget e Rinise”, “Jon” ej dhe salla u ndez nga zerat, qe kendonin sebashku me Bledin ze bilbil. Keto ishin çaste, ku loetet nuk mund t’i mbaja dot. Qytetaret e mij kendonin kenget me tektet e mija. Emocione te pa provuara ndonjehere! Faleminderit te gjitheve! Kengetarja e re me nje ze brilant Gloria Nure kendoi shume bukru kengen “Ktheu Per vehete , per mua” me muzike te Gazmen Mullahit dhe ndezi sallen me kengen me muzike te Agim Krajkes “Degjoma kengen!”. me besoni!
Kam qene si ne nje enderr te magjishme! Por, ajo qe me krijoi emocion te ri ishin pershendetjet e miqve te mij Enver Shengjerjgji dhe Flamur Shehu, gjithashtu dhe e nipi tim Gjergjit. Ju faleminderit perzemersisht per nderin qe me bete dhe fjalet e thena me gjithe zemr e shpirt!!Ne ekran per nje çast u shfaq kenga “Ne duar e nenes” kenduar nga Bashkim Alibali, kur paparitur degjohet drejt persedrejti zeri i Bashkimit, i cili del nga prapa skene dhe shfaqet para nesh te gjitheve, Nje nga te papriturat e bukura te asaj mbremje te paharrueshme. Bashkimii krijoi nje atmosfere te shkelqyer me zerin e tij aq te dashur per ne te gjithe, por edhe me fjalet e tij per mua dhe familjen time dhe qyetetin e Korçes .
Kur zonja Benila deklaroi se me jepej titulli i larte “Qytetare Nderi e qyteit te Korçes” per mua ishte nje e papritur sa e bukur aq dhe emocionuese! Kisha marre kaq çmime te para, titullin “Mjeshtre e Madhe”, Medaljen e Mirenjohjes te qyetit te Tiranes, por ky titull ishte nga nderet me te medha qe me jane bere, se ma jepte PRAGU I VEGJELISE, QYTETI IM I LINDJES , KORCA IME E MREKULLUESHME! Mijera here faleminderit per kete nder te madh Bashkise se Qytetit, Keshillit bashkiak, organizatoreve te kesaj Mbremje te ndritur e te ngrohur nga dashuria si Elda Zavalani, Benila Terova, Marina Grabovari , gjithe artisteve pjesmarres si Klaudeta Riza, Blerina Beli, Guri Koço, Dasara Xhangolli, mikut tim Leon Mekshi, miqve te nje jete, sivellezerve Enver Shengjereji, Flamur Shehu, nipit tim Gjergj Leka dhe ne veçanti mikun tim sivella Bashkim Alibali, qe erdhi nga Tirana per te me nderuar me pjesmarrjen e tij te shkelqyer! Falenderoj gjithe te afermit e mij, shoiqet e mia te vegjelise dhe rinise se gjimnazit, gjithe tyre , qe me dhuruarn buqeta me lule! Kam jetuar nje ENDERR TE MAGJISHME, qe mund te jetohej vetem ne PRAGUN E VEGJELISE SIME, NE VENDLINDJEN E NDRITUR, siç eshtë Korça! Ju faleminderit te gjitheve edhe ju te dashurve mikesha e miq te fb, me fjalet e urimet tuaja, qe me ngrohen zemer e me japin guxim per te ecur perpara me krijimntarine time! Mijera here faleminderit te gjitheve !
Ju dua shume!

Send this to a friend