VOAL

VOAL

Më 9 Nëntor u largua nga kjo jetë Rachel Koen Cikuli ose Pediatrja Ëngjëll, që të paktën postum meriton një nderim shtetëror Nga Elida Buçpapaj

November 10, 2020
1 Comments
  • author avatar
    Saemira Pino 6 years ago Reply

    Një shkrim i shkëlqyer për një grua, të ndritur! Model i intelektuales që shkëlqeu si bashkëshorte, nënë, si mjeke, si mike për qindra fëmijë që mjekoi e u kujdes në çdo vit të jetës së saj si profesioniste e rrallë, përfshi dhe vajzën time. Gruaja, aspak e huaj, që bashkë me të tjera “ të huaja” sollën kulturë dhe dritë në fundin e tunelit të shoqërisë së prapambetur shqiptare të viteve të pasluftës. I përjetshëm kujtime!
    Faleminderit autores së talentuar dhe plot ndjeshmëri fisnikërie.

Komentet

Ca fletushka tip VFLP shperndan Dega 9 e PD ne Tirane me kryetare shoqen Nexhmije Grimci Nga Adriatik Riza Dosti

Ka ca gjera shume me te rendesishme se sa fletushkat tip VFLP qe shperndan Dega 9 e PD ne Tirane me kryetare shoqen Nexhmije Grimci.

Le ti gezohemi fitores se Shqiperise ne futboll, super golit te Mucit, fitores se mundeshme e te priteshme te Kosoves neser ndaj Izraelit …

Le te themi dicka per deshtimin e bllofin e Rames per ta patur samitin e Nato ne Tirane…

Le te shpresojme se i cmenduri i Surrelit i ka oret e numeruara.

Le te shkruajme dicka per gerryerjen e perplasjen koke me koke qe ka nisur mes Rames – Ballukut e Veliajt…dhe koken hengershin ishalla .

Le ta peshtyjme ne fytyre katunarin e provincialin me koke pa forme Taon qe shqiptareve qe therrasin ne stadium Rama ik…ju tregon krahun…

Le te behemi bashke por pa te keqen ne mes …per ta rrezuar Ramen

Ti leme sherret, grindjet e percarjet e te shohim me kurajo perpara e mbi te gjitha larg provokimeve te ” specialisteve ” e jo socialisteve sic u thoshte me te drejte P.Arbnori.

Le te kacafytemi dhemb per dhemb me Ramen e narkoshtetin e tij antishqiptar .

Le te shohim qarte se ca pseudo demokrate qe bertasin me fort se ne Rama ik…jane po te njejtet qe ulerasin edhe Rama ne burg e Berisha ne burg dhe jane pikerisht ata qe hedhin gurin e fshehin doren…dhe qe po vazhdojne te na vene gure nen rrota.

E jane po ata qe duke nxitur percarjen mes nesh kerkojne haptazi te bejne pis vete imazhin e PD , liderin e saj…demokratet e vertete e demokracine .

E pastaj kur te bindemi per keto le tu themi publikisht Doktorit e drejtuesve te PD e krejt demokrateve te ndershem

…turp dhe e pa faleshme per te gjithe ne qe dega 9 e PD ne mes te Tiranes pranon te merret peng nga ca kelyshe enveriste , ramiste e kelyshe te pjellave te sigurimit te djeshem famekeq ndaj dhe rremon njejte po si sigurimi famekeq i djeshem i diktatures ne biografite e qytetareve e vecmas edhe te gazetareve .

Duke shkelur ne menyre flagrante cdo lloj ligji e privatesie njerezore …e mbi te gjjtha duke shpifur e sajuar neveritshem fare .

Sepse persekutimin barbar prej komunizmit gjakatar e shume dekadesh te familjes, fisit e farefisit Dosti , xhinsit, gjakut , genit e oxhakut te tyre e di vete historia kombetare e Shqiperise dhe nuk guxojne as ta mohojne e as ta fshehin dot ca rrugace , palaco e sharlatane qe pa drejtesisht pretendojne se perfaqesojne demokratet e deges 9 te PD ne Tirane.

Se persekutimin politik te poetit Vehbi Skenderi babait te Lida Bucpapes te cilen komunizmi e coi te punonte ne fabriken sketerre te pllakave ne kombinatin e vdekjes J.Pashko e ne varrezat e Sharres …e di gjithkush pervec ca plehrave si puna juaj dhe e kryetares suaj qe me kete rast ju a futi ju te gjitheve fytyren ne hale…

Se kalvarin e persekucionit te frikshem e shume vjecar te familjes se Keda Kacelit nuk ka shpiptar e vecmas demokrat e antikomunist te mos e dije …pervec ca anti njerezve si puna juaj.

E kjo dega 9 e PD kalon cdo lloj vije te kuqe …

Duke guxuar sot ne 2026 tu drejtoje gazetareve kercenime publike ” me dergimin e burrave te forte” per ti bere zap …ti mallkoje me vdekje e ti pergojoje deri edhe moralisht …sa turp…mjerim mendor …metoda neveritese e qe vlejne vec injorim e perbuzje ….dhe fatkeqesisht kerkushi nuk guxon tu thote Boll…Stop…mjaft eshte mjaft.

Dhe flasim pastaj per bashkim e te behemi te gjithe bashke per te rrezuar Ramen e banden e tij kriminale ne pushtet …te mbrojme PD , vlerat demokratike e te mos e barazojme Berishen me Edvin psikopatin e drogmenin.

Njoh plot djem e vajza , burra e gra te ndershem te degeve te ndryshme te PD ne Tirane e nga rethet dhe ju heq kapelen per luften pro demokracise e prrkushtimin e sakrificat e tyre nder vite e pa kurrfare interesi personal si p.sh. Gaz Sallakun , A. Beliun, I.Alimehmetin. Aga, Myrtja, Mancaku, Karapici, Tugu e plot te tjere…por qe nje dege e tere e PD si ajo nr.9 ne Tirane me kryetare shoqen Nexhmije Grimci te shnderrohet ne stacion policor e sigurimsash njejte si te ish sigurimit te djeshem te komunizmit e te merret permes nje gjuhe krejtesisht rrugacerore e banditeske me gjueti shtrigash e me familjet tona …kete as e kisha besuar e as kisha guxuar ta mendoja kurre .

Jo deri ketu….jooo…ndalu Beg se ka Hendek …thote populli.

.Sinqerisht ju kerkoj thellesisht ndjese te gjitheve e vecmas demokrateve sepse jo per fajin tim e as te Lida Bucpapajt e as te Keda Kacelit qe keta spurdhjaket e rrugacet e deges 9 te PD ne mes te Tiranes kane zbrazur barkun e mbushur bardhakun…kunder nesh …kjo histori u kalua gati ne personale por qe realisht eshte ne dem te te gjitheve ne e vecmas te vete PD, Berishes, demokrateve e demokracise …

Ndaj ndjese te gjitheve .

Isha betuar ta mbyllja e ta kaloja kete lloj historie banale per te miren tone te perbashket e ta Injoroja krejt…

Por dikujt i intereson te vaxhdoje ta ngacmoje ende folene e Grenxave…dhe jo pa qellim.

I bindur se askush prej jush nuk do rrinte duar kryq e nuk do mbyllte gojen e nuk do heshte e nuk do reagonte publikisht … kur ca rrugace rrugesh qe hiqen si demokrate e qe fatkeqesisht guxojne e thone se perfaqesojne demokratet e Tiranes e specifikisht ata te deges 9 ku mes tyre ka plot njerez pozitiv e demokrate reale …te bejne biografine familjare duke genjyer, mashtruar e shkelur cdo lloj norme, parimi e ligji …te fyejne, etiketojne e ofendojne …e te kercenojne e mallkojne .

Ndaj zoti Berisha…PD e krejt demokratet e demokracia do te jene mirenjohes pa kufi nese vertet e si burrat…nis pastrimin e shtepise tone…me rrenje e nga themelet…e pasketaj te siguroj qe Rama e banda e tij bien e rrezohen e madje shkojne prapa hekurave qe neser.

(Updated) A ka pyetur Partia Demokratike se përse protestuesit thërrasin “Opozita jemi ne” Nga Elida Buçpapaj

Zakonisht, për të shprehur gjendjen kënetore prej mosreformimit të PD për shkaqe të ndryshme,

që lidhen edhe me ndryshimet demografike për pasojë të shpopullimit,

edhe prej politikave përjashtuese të elitave prej klaneve e kastës, përdor dy terma:

establishmenti i PD dhe kupola e PD.

Me kupolë nënkuptoj Kolonën e Pestë brënda PD që punon në favor të Edvin Ramës.

Ndjej dhimbje të madhe se pasojat e këtyre aranzhimeve nën rrogoz i vuajnë demokratët, elektorati që i ka votuar!

Ky elektorat i vuan çdo ditë pasojat e të qenit votues i PD,

i diskriminuar në tregun e punën,

i përjashtuar nga administrata publike, e cila ka arritur sipas INSAT rreth 200 mijë vetë, tërësisht patronazhistë dhe anëtarësi e PS,

i përjashtuar nga projektet,

i përjashtuar nga jeta publike sociale,

ku gjithçka, nga polici që ngre traun e doganës

e deri tek artistët e poetët me promovimet e tyre që na vijnë me paret e taksapaguese në diasporë, kanë përzgjedhje kulturore sipas shijeve politike dekulturuese vulgare me vulën dhe logon e PS.

Kemi arritur degradim soc-kulturor kombëtar nën hijen e opozitës që, me rrogat e majme, jeton në rehati të plotë duke vegjetuar,

ndërsa elektorati që i voton është i privuar nga e drejta e një jete të dinjitetshme e normale.

Nga Rithemelimi i PD deri tek Ripërtritja nuk shoh asnjë metamorfozë nga një katharsis si mohim i 14 viteve opozitë për të pohuar një ndryshim strategjik mbështetur në ideale dhe kauza të shpallura nga ky formacion politik.

Nuk i dëgjoj kurrë të flasin për dekomunistizim, një proces i domosdoshëm si vijë e kuqe midis dy sistemeve, i pakryer dhe me pasoja të rënda, sepse ka favorizuar lulëzimin e shtetit të kapur në një regjim hybrid.

Nuk i dëgjoj kurrë të flasin për shtresën e të përndjekurve, ku, edhe sot e kësaj dite, 6000 viktima të diktaturës kanë mbetur të pagjetur e pavarre.

Nuk dëgjoj kurrë të flasin:

për gjendjen e Akademisë së Shkencave,

për hierarkinë kulturore të eleminuar, zëvendësuar nga çinovnikë, që boshllëkun intelektual e plotësojnë me cinizëm dhe bindje të verbër,

për mungesën e kritikës së specializuar të fushave të ndryshme,

për vdekjen e filmit shqiptar, të dramës shqiptare varrosur nën rrënojat e Teatrit Kombëtar,

kur dramat dhe tragjeditë e shoqërisë shqiptare jetohen live ndërkohë që në skena dhe ekranë shfaqet vulgariteti.

Nuk i dëgjoj kurrë të flasin dhe janë krejtësisht indiferentë ndaj politikave antishqiptare që mitet serbe u mëkohen studentëve në aulat e Universitetit të Tiranës duke censuruar historinë kombëtare nga themelet.

Sepse zërin kritik e anatemojnë dhe ekskomunikojnë sapo ngre krye!

Nuk i dëgjoj kurrë të flasin për vuajtjet e përditëshme të qytetarëve që përballen me jetën e pamundur nga sportelet e spitaleve, për mungesat e medikamenteve e kurave jetike për pacientët e Onkologjikut, për gjendjen e mjerueshme të familjeve me të ardhura minimale e të fëmijëve pa minimumin e kujdesit jetik, e pensionistëve që luftojnë çdo ditë me çështje të ekzistencës dhe mendohen 1000 herë ta pinë një kafe apo jo.

Për përjashtimin e elitës e zëvendësuar nga anonimë për të plotësuar celulat në luftën brënda llojit në parti,

ku nuk ndëgjohet asnjë zë i ri, kur ekrani politik nuk promovon idè, as energji, as frymëzim por vetëm i shërben zgjatjes së pushtetit të opozitës tash 14 vjet në opozitë !

Ku asnjë nuk pyet e përse e humbëm kredibilitetin tek ata që na besuan.

Moralin gjejeni vetë!

Prandaj një nga sloganet kryesore të protestuesëve është se “opozita jemi ne” dhe se ky parlament nuk i përfaqëson më!

PESHKËPIA KËRKON DREJTËSI, KRIMI QË NUK U ZBARDH DOSJA E ZHDUKUR, ARMËT E MAVI-t DHE 32 VJET HESHTJE – Nga Isuf B.Bajrami

Nga vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë më 10 prill 1994, te arrestimi i shtatë personave në Greqi, dokumenti i Antiterrorit i vitit 2007, fashikulli gjyqësor bosh dhe pushimi i hetimeve nga SPAK-u. Një histori që ngre pikëpyetje të rënda për identifikimin e autorëve dhe përgjegjësinë e institucioneve shqiptare.

HYRJE

Një krim, shumë dokumente dhe një e vërtetë që ende mungon

Ka ngjarje në historinë e një shteti që nuk mund të mbyllen me një raport policor, një deklaratë diplomatike apo një vendim për pushimin e hetimeve. Ato mbeten plagë të hapura për aq kohë sa autorët nuk identifikohen, përgjegjësitë nuk përcaktohen dhe institucionet nuk japin përgjigje.

Sulmi i armatosur ndaj postës kufitare të Peshkëpisë, më 10 prill 1994, është një prej këtyre ngjarjeve.

Në orët e para të mëngjesit, një grup i armatosur, i veshur me uniforma ushtarake, hyri nga territori grek në Shqipëri dhe sulmoi postën kufitare të Peshkëpisë, në Gjirokastër. Nga sulmi mbetën të vrarë dy ushtarakë shqiptarë: ushtari Arsen Llazar Gjini dhe komandanti i postës, kapiteni i parë Fatmir Sali Shehu. Tre ushtarakë të tjerë u plagosën, ndërsa nënoficeri Qemal Sulo Stroka u mor peng dhe u la më pas i lirë. Sulmuesit grabitën armatimin e repartit dhe u larguan në drejtim të kufirit.[1]

Një ditë më pas, organizata MAVI, e njohur si Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit, mori përsipër përgjegjësinë për sulmin, sipas raportimeve të kohës dhe materialeve të publikuara më vonë.[2]

Tridhjetë e dy vjet më vonë, Shqipëria ende nuk ka një vendim gjyqësor përfundimtar që të identifikojë dhe të dënojë autorët e vrasjeve të Peshkëpisë.

Por historia nuk përfundon me sulmin. Ajo vazhdon me ndalimin në Greqi të shtatë personave në mars të vitit 1995, me dyshimet për lidhjen e tyre me MAVI-n, me armët e sekuestruara, me dokumentin e Antiterrorit të vitit 2007, me rihapjen e hetimeve në vitin 2019 dhe, mbi të gjitha, me mungesën e dokumentacionit të një procesi gjyqësor të mëparshëm.

Në këtë histori shfaqet edhe emri i Fredi Belerit, i cili u ndalua në Greqi në vitin 1995 dhe u përmend në hetimet shqiptare të mëvonshme. Ai ka mohuar çdo lidhje me sulmin e Peshkëpisë dhe ka deklaruar se në kohën e ngjarjes ndodhej në Qipro.

Nuk ekziston një vendim gjyqësor që e shpall Belerin fajtor për vrasjet e Peshkëpisë. Ky fakt duhet respektuar. Por kjo nuk ia heq publikut të drejtën të kërkojë shpjegime për dokumentet, dëshmitë dhe rrethanat që e kanë bërë emrin e tij pjesë të kësaj historie.

Peshkëpia nuk është vetëm çështja e Fredi Belerit. Është një histori për sigurinë kombëtare, për përgjegjësinë e institucioneve dhe për mënyrën se si një krim i rëndë mund të mbetet pa autorë të identifikuar edhe pas më shumë se tri dekadash.

1. 10 PRILL 1994: NATËN KUR U SHKEL SOVRANITETI SHQIPTAR

Raporti i Policisë së Gjirokastrës, i hartuar më 11 prill 1994 dhe i dërguar në Ministrinë e Brendshme, përbën një nga dokumentet më të rëndësishme për rindërtimin e ngjarjes.[1]

Sipas këtij raporti, sulmi ndodhi rreth orës 02:30. Një grup prej gjashtë deri në shtatë personash, të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake greke, hyri nga territori grek nëpërmjet grykës së Bogazit dhe iu drejtua postës kufitare.

Agresorët goditën fillimisht rojën e jashtme, ushtarin Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç, nga fshati Seman i Fierit, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas hynë në ambientet e repartit dhe vranë komandantin Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç.

Tre ushtarakë të tjerë mbetën të plagosur. Raporti përshkruan edhe marrjen peng të nënoficerit Qemal Sulo Stroka, i cili u lidh me pranga dhe u largua nga agresorët. Ai u la më pas i lirë pranë kufirit.[1]

Sulmuesit morën 16 automatikë dhe dy pistoleta nga ambientet e repartit.

Një prej elementeve më domethënëse të raportit është përmbajtja e mesazheve që agresorët u drejtuan ushtarëve shqiptarë. Ata përmendën Vorio Epirin dhe e lidhën sulmin me pretendimet e tyre territoriale.

Raporti shënon gjithashtu se disa nga agresorët flisnin greqisht, ndërsa të tjerë flisnin shqip, njëri me theks minoritar dhe një tjetër me dialekt të jugut.

Këto të dhëna janë pjesë e dokumentacionit të kohës dhe kanë rëndësi për rindërtimin e ngjarjes.

Nuk bëhej fjalë për një incident të zakonshëm kufitar. Ishte një sulm i armatosur në territorin shqiptar, me dy viktima, të plagosur, marrje peng dhe grabitje të armatimit ushtarak.

Përmasat e tij kërkonin një hetim të plotë dhe një përgjigje të qartë shtetërore.

2. MAVI DHE PRETENDIMET PËR VORIO EPIRIN

Më 11 prill 1994, një ditë pas sulmit, organizata MAVI mori përsipër përgjegjësinë nëpërmjet një deklarate të publikuar në gazetën greke „Eleftherotipia”, sipas referencave historike të cituara në raportimet e mëvonshme.[2]

Në deklaratë kërkohej intensifikimi i veprimeve për të ashtuquajturin çlirim të Vorio Epirit.

Dy ditë më vonë, më 13 prill, gazeta nacionaliste greke „Stohos” publikoi një fotografi të personave të identifikuar si pjesëtarë të organizatës, të shoqëruar me titullin: „Frikë në Tiranë nga goditja e fortë”.[2]

Këto publikime kanë rëndësi sepse tregojnë se sulmi nuk u shfaq vetëm si një ngjarje e izoluar kriminale, por u shoqërua edhe me propagandë politike dhe nacionaliste.

Reagimet zyrtare greke të atyre ditëve ishin gjithashtu domethënëse.

Sekretari i shtetit për Punët e Jashtme, Jorgos Papandreu, pranoi publikisht ekzistencën e elementeve ekstremiste që vepronin rreth çështjes së Vorio Epirit, ndërsa zëdhënësi i qeverisë greke, Venizellos, deklaroi se nuk mund të përjashtohej paraprakisht përfshirja e elementeve fanatike.[2]

Këto deklarata nuk përbëjnë pranim të përgjegjësisë së shtetit grek për sulmin. Megjithatë, ato tregojnë se autoritetet e Athinës ishin të vetëdijshme për ekzistencën e rrymave ekstremiste që ushqenin pretendime territoriale ndaj Shqipërisë.

Pas ngjarjes pati edhe përplasje diplomatike. Shqipëria kërkoi reagim ndërkombëtar dhe ngriti çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan ndjeshëm.[2]

Duhet theksuar se përgjegjësia për sulmin u takon organizatorëve dhe autorëve konkretë, jo popullit grek dhe as komunitetit minoritar grek në Shqipëri.

Por kjo nuk mund të përdoret si arsye për të shmangur përgjegjësinë e individëve dhe organizatave që kanë vepruar kundër sovranitetit shqiptar.

3. MARS 1995: SHTATË TË NDALUAR NË GREQI DHE NJË PISTË E RËNDËSISHME HETIMORE

Pothuajse një vit pas sulmit, në Greqi ndodhi një zhvillim që mund të kishte qenë vendimtar për zbardhjen e Peshkëpisë.

Më 18 mars 1995, sipas raportit të Policisë së Gjirokastrës të publikuar më vonë nga ABC News, autoritetet greke ndaluan shtatë persona pranë kufirit shqiptaro-grek.[3] Një raportim i mëvonshëm i Inside Story e daton episodin më 19 mars 1995.[4] Kjo mospërputhje duhet zgjidhur përmes procesverbalit origjinal grek të ndalimit.

Mes personave të ndaluar ishte edhe Fredi Beleri, atëherë 23 vjeç.

Sipas raportimit të ABC News, personat e ndaluar ishin Jorgos Anastasulis, Apostolos Karvelas, Marios Kutula, Fredi Beleri, Jorgo Kristo, Jorgo Papa dhe Harallamb Papa.[3]

Në automjetet e tyre u raportua se u gjetën armë automatike, pistoleta, bajoneta, radio, uniforma kamuflazhi dhe pajisje të tjera.[3]

Gazeta greke „Ta Nea”, në botimin e 20 marsit 1995, e trajtoi gjerësisht ndalimin, sipas referencave të përdorura në raportimet shqiptare të mëvonshme.

Agjencia ndërkombëtare UPI raportoi gjithashtu për ndalimin e personave të armatosur pranë kufirit.[5]

Sipas raportimeve të mëvonshme, grupi dyshohej se po përgatitej për një sulm të ngjashëm me atë të Peshkëpisë, këtë herë pranë postës kufitare të zonës së Llongoit.[3][4]

Ky është një element që meriton vëmendje të veçantë.

Nëse një grup i armatosur ndalohet në rrethana që lidhen me përgatitjen e një sulmi ndaj një objekti kufitar shqiptar, vetëm një vit pas një sulmi ku u vranë dy ushtarakë, atëherë lidhja ndërmjet dy episodeve duhet hetuar me seriozitet maksimal.

Megjithatë, arrestimi i një personi në këtë grup nuk e provon vetvetiu pjesëmarrjen e tij në vrasjet e vitit 1994.

Përgjegjësia individuale kërkon prova konkrete.

Dhe pikërisht këtu hyn në lojë elementi më i rëndësishëm i kësaj piste: armatimi i sekuestruar.

4. ARMËT E PESHKËPISË: PROVA QË DUHEJ TË VERIFIKOHESHIN

Sipas raportit të Policisë së Gjirokastrës të publikuar nga ABC News, armët e gjetura te personat e ndaluar në Greqi dyshohej se përfshinin edhe armatimin e grabitur nga posta kufitare e Peshkëpisë.[3]

Nëse ky identifikim do të konfirmohej nga inventari origjinal dhe ekspertiza teknike, do të përbënte një lidhje materiale me rëndësi të jashtëzakonshme ndërmjet dy ngjarjeve.

Por duhet bërë një dallim thelbësor.

Identifikimi i armëve në një raport policor ose në një fotografi nuk është i njëjtë me një ekspertizë balistike që vërteton përputhjen e numrave serialë me inventarin e armatimit të grabitur në Peshkëpi.

Për një përfundim të tillë duhen dokumentet origjinale:

Inventari i armatimit të postës kufitare para dhe pas sulmit.
Procesverbali grek i ndalimit të shtatë personave.
Inventari i armëve dhe municionit të sekuestruar.
Ekspertiza për numrat serialë dhe identifikimin teknik.
Dokumentacioni që përcakton se cilat armë i përkisnin postës së Peshkëpisë.
Pa këto dokumente, nuk është profesionale të paraqitet përputhja si një fakt teknikisht i provuar.

Por është po aq e papranueshme që një pistë e tillë të mos ndiqet deri në fund.

Nëse autoritetet shqiptare kanë pasur informacion për përputhjen e armëve, duhet të bëjnë publike bazën dokumentare mbi të cilën është mbështetur ky përfundim.

Nëse ekspertiza nuk është kryer, atëherë duhet shpjeguar pse.

Një hetim për vrasjen e dy ushtarakëve nuk mund të mbyllet duke lënë pa përgjigje një prej pistave më konkrete materiale.

5. FREDI BELERI: ARRESTIMI, DYSHIMET DHE ALIBIA E QIPROS

Emri i Fredi Belerit u bë pjesë e çështjes së Peshkëpisë për shkak të ndalimit në Greqi në vitin 1995 dhe zhvillimeve të mëvonshme hetimore.[3][4]

Në mars të vitit 2019, Prokuroria për Krime të Rënda e mori në pyetje në kuadër të rihapjes së hetimeve, sipas raportimeve mediatike të kohës.[6]

Beleri mohoi çdo përfshirje në sulmin e vitit 1994. Ai deklaroi se në kohën e ngjarjes ndodhej në Qipro, në kryeqytetin Nikosia, ku pretendonte se ndiqte një kurs profesional për instalime hidraulike dhe kondicionerë.[6]

Në një intervistë për Inside Story, ai deklaroi:

„Nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje.”[6]

Beleri pretendoi gjithashtu se alibia e tij mund të vërtetohej nëpërmjet dokumenteve të udhëtimit, pasaportës dhe hyrje-daljeve në aeroport.

Ky pretendim duhet marrë seriozisht dhe verifikuar me dokumentet origjinale.

Por edhe dokumenti i Antiterrorit i vitit 2007, që do të trajtohet më poshtë, duhet të shqyrtohet me të njëjtin standard.

Nuk mund të pranohet automatikisht as një akuzë dhe as një alibi pa verifikim.

Në këtë pikë duhet të jemi të qartë: Fredi Beleri nuk është dënuar për vrasjet e Peshkëpisë. Ai ka mohuar përfshirjen dhe prezumimi i pafajësisë duhet respektuar.

Megjithatë, ekzistenca e një alibie të pretenduar nuk i jep fund hetimit. Ajo duhet verifikuar dhe ballafaquar me të gjitha të dhënat e tjera.

6. DOKUMENTI I ANTITERRORIT I 8 MAJIT 2007: NJË DEKLARIM QË KËRKON VERIFIKIM

Një prej dokumenteve më të rëndësishme të publikuara nga Inside Story është materiali i Antiterrorit, i datës 8 maj 2007.[7]

Sipas citimit të publikuar nga emisioni, në këtë dokument evidentohej një deklarim i atribuar Fredi Belerit, sipas të cilit ai kishte qenë njëri prej autorëve të incidentit në postën kufitare të Peshkëpisë.

Dokumenti, siç është riprodhuar nga media, përmban edhe formulimin:

„Ai është shprehur krenar për atë që ka bërë dhe nëse i kërkohet do ta bëjë përsëri.”[7]

Nëse dokumenti është autentik dhe informacioni është regjistruar saktë, kemi të bëjmë me një element që nuk mund të anashkalohet.

Por çfarë natyre ka ky dokument?

A është një procesverbal i një deklarimi të drejtpërdrejtë?

A është raport informativ i mbështetur në një burim njerëzor?

A është informacion i marrë nëpërmjet një shërbimi tjetër?

Kush e ka hartuar dhe kush e ka verifikuar?

Këto pyetje janë vendimtare për vlerën provuese të materialit.

Një dokument informativ i shërbimeve të sigurisë nuk mund të barazohet automatikisht me një dëshmi të administruar sipas rregullave procedurale.

Por as nuk mund të shpërfillet, sidomos kur lidhet me një ngjarje ku janë vrarë dy ushtarakë.

Prokuroria duhet të bëjë të ditur nëse e ka administruar origjinalin, nëse ka verifikuar burimin e informacionit dhe nëse e ka ballafaquar atë me deklarimet e Belerit.

Në të njëjtën kohë, duhet të kontrollohet dokumentacioni që ai ka paraqitur për qëndrimin në Qipro gjatë vitit 1994.

Përballja e këtyre dy versioneve është një nga detyrimet themelore të një hetimi serioz.

7. HETIMET E VITEVE 1999 DHE 2006: NJË ÇËSHTJE QË U RIHAP, POR NUK U ZGJIDH

Peshkëpia nuk u harrua plotësisht nga organet shqiptare të drejtësisë.

Sipas raportimeve të Shqiptarja.com dhe dokumentacionit të cituar në investigimet e mëvonshme, çështja pati përpjekje hetimore edhe në vitin 1999 dhe në maj të vitit 2006.[6][8]

Megjithatë, këto përpjekje nuk prodhuan identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të sulmit.

Mungesa e bashkëpunimit të plotë me autoritetet greke është përmendur në raportimet e mëvonshme si një nga pengesat e hetimit.

Në këtë periudhë duhej të ishin siguruar dokumentet e ndalimit të vitit 1995, inventari i armëve, vendimet gjyqësore greke dhe dëshmitë e personave të ndaluar.

Nëse këto materiale nuk u siguruan, duhet të kuptohet se kush ishte përgjegjës për mosndjekjen e tyre.

Nëse u siguruan, duhet të bëhet e ditur se ku përfunduan dhe si u përdorën në hetimet shqiptare.

Një çështje me dy viktima nuk mund të trajtohet si një procedim i zakonshëm që hapet, mbyllet dhe rihapet pa një bilanc të qartë institucional.

8. VITI 2019: RIHAPJA E HETIMEVE DHE LETËRPOROSIA DREJTUAR GREQISË

Më 31 janar 2019, Prokuroria e Gjirokastrës vendosi rihapjen e hetimeve për ngjarjen e Peshkëpisë. Për shkak të kompetencës, çështja iu kalua më pas Prokurorisë për Krime të Rënda, sipas raportimeve të kohës.[6]

Hetimi synonte të rivlerësonte dokumentacionin e vjetër, të pyeste dëshmitarët dhe të verifikonte personat që ishin përmendur në materialet e mëparshme.

Sipas raportimeve të Shqiptarja.com, prokuroria kishte kërkuar marrjen në pyetje të 41 personave, përfshirë ushtarakët e plagosur dhe nënoficerin Qemal Sulo Stroka, i cili ishte marrë peng gjatë sulmit.[6]

Një element me rëndësi ishte edhe letërporosia drejtuar autoriteteve greke.

Nëpërmjet saj kërkoheshin të dhëna të hollësishme për shtatë personat e ndaluar në mars 1995.

Prokuroria kërkonte emrat e plotë, sasinë dhe llojin e armëve, municionin, numrat serialë, si dhe informacion për aktivitetin e personave të ndaluar dhe vendndodhjen e tyre.

Kërkesa synonte të krijonte mundësinë e verifikimit të lidhjeve ndërmjet grupit të vitit 1995 dhe sulmit të Peshkëpisë.[6]

Ky ishte një hap i domosdoshëm.

Por, sipas materialeve të publikuara nga Inside Story, përgjigjja e kërkuar nga autoritetet greke nuk erdhi në formën e nevojshme për hetimin shqiptar.[7]

Këtu lind një tjetër pyetje e rëndësishme.

A u refuzua zyrtarisht letërporosia?

A nuk mori përgjigje?

A u kërkuan plotësime dokumentare?

A u përsërit kërkesa në rrugë diplomatike ose nëpërmjet kanaleve të tjera të bashkëpunimit gjyqësor?

Përgjigjja mund të gjendet vetëm në dokumentacionin zyrtar të komunikimit ndërmjet dy vendeve.

Një letërporosi e papërfunduar nuk është një hollësi procedurale. Në këtë rast, ajo mund të ketë ndikuar drejtpërdrejt në pamundësinë për të verifikuar prova materiale dhe për të pyetur persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen.

9. DOSJA E ZHDUKUR: NJË FASHIKULL BOSH NË VEND TË DREJTËSISË

Kjo është pjesa më tronditëse e historisë së Peshkëpisë.

Gjatë rihapjes së hetimeve në vitin 2019, Prokuroria për Krime të Rënda iu drejtua Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të marrë kopjen e fashikullit të një procesi të mëparshëm, të lidhur me përgjegjësitë e kuadrove ushtarake pas sulmit.[7]

Nga shkresat e publikuara rezulton se aktet e një procedimi penal ishin ndarë dhe dërguar për gjykim në Gjykatën Penale Ushtarake Tiranë.

Të pandehur në atë proces kishin qenë Pilo Ndini dhe Arjan Guma, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Në kërkesën e prokurorisë thuhej se këta persona ishin dënuar me vendimin nr. 149 të Gjykatës Penale Ushtarake Tiranë.

Për këtë arsye kërkohej kopja e plotë e fashikullit gjyqësor.[7]

Përgjigjja e Gjykatës së Tiranës, nëpërmjet shkresës nr. 1169/1, datë 16 maj 2019, ishte tronditëse.

Sipas përmbajtjes së dokumentit të publikuar nga Inside Story, verifikimet kishin konstatuar se:

„Në vend të dosjes gjyqësore është vetëm një fashikull bosh.”[7]

Në vend të vendimit gjyqësor ndodhej gjithashtu një fletë formati bosh.

Gjykata kishte kryer kërkime edhe në indekset e çështjeve penale dhe në ato të çështjeve penale ushtarake, por nuk kishte gjetur të dhëna përkatëse deri në vitin 1998.[7]

Ky konstatim nuk mund të trajtohet si një parregullsi e zakonshme arkivore.

Po flasim për një dosje gjyqësore që lidhej me një ngjarje ku ishin vrarë dy ushtarakë shqiptarë.

Po flasim për dokumente që mund të përmbanin akte hetimore, procesverbale, dëshmi dhe të dhëna për përgjegjësitë institucionale pas sulmit.

Dhe pikërisht kur Prokuroria kërkoi këto materiale për të rindërtuar një ngjarje të pazbardhur, në vend të dosjes u gjet një fashikull bosh.

Por duhet bërë një dallim: konstatimi se fashikulli ishte bosh nuk provon vetvetiu se dokumentet janë asgjësuar qëllimisht. Për këtë kërkohet hetim i posaçëm mbi historikun e administrimit dhe ruajtjes së tyre.

Një dokumentacion gjyqësor nuk mund të humbasë përmbajtjen pa pasur një histori konkrete të administrimit, ruajtjes, transferimit ose nxjerrjes së tij nga arkivi.

Kush kishte akses në fashikull?

A ekziston një regjistër arkivor?

A ka procesverbal dorëzimi dhe marrjeje?

A janë transferuar dokumentet në një institucion tjetër?

A ekziston ndonjë kopje në arkivin e Prokurorisë, në arkivin e Gjykatës Penale Ushtarake apo në Arkivin Qendror Shtetëror?

Dhe, mbi të gjitha, kush mban përgjegjësi për faktin që një dosje gjyqësore përfundoi bosh?

Nuk mjafton të thuhet se dokumentet nuk u gjetën. Duhet të përcaktohet kush kishte përgjegjësi për ruajtjen e tyre, kush i kishte në administrim dhe si përfunduan në atë gjendje.

Nëse ka pasur ndërhyrje të qëllimshme, autorët duhet të identifikohen. Nëse ka pasur shkelje të detyrës, duhet të përcaktohen përgjegjësitë.

Një dosje e tillë nuk mund të mbetet pa gjurmë dhe pa llogaridhënie.

10. VENDIMI NR. 149: ÇFARË PËRMBAHEJ NË DOSJEN QË MUNGON?

Një tjetër pikë që kërkon sqarim është vendimi nr. 149 i Gjykatës Penale Ushtarake.

Sipas shkresave të cituara nga Inside Story, në këtë proces ishin gjykuar Pilo Ndini dhe Arjan Guma për shpërdorim detyre.[7]

Por përmbajtja e plotë e vendimit nuk është bërë e disponueshme në materialet publike të cituara deri tani.

Kjo na pengon të kuptojmë se cilat përgjegjësi konkrete u shqyrtuan nga gjykata, çfarë provash u administruan dhe çfarë përfundimesh u arritën.

A u trajtua vetëm mosmarrja e masave të sigurisë në postën kufitare?

A u shqyrtua edhe reagimi i strukturave ushtarake pas sulmit?

A u analizuan mangësitë në organizimin e shërbimit?

A kishte të dhëna të tjera që mund të ndihmonin në rindërtimin e ngjarjes?

Pa vendimin origjinal, këto pyetje mbeten pa përgjigje.

Prandaj, sigurimi i vendimit nr. 149 dhe i fashikullit të plotë nuk është një kërkesë dytësore. Është një domosdoshmëri për të kuptuar jo vetëm çfarë ndodhi në Peshkëpi, por edhe çfarë përgjegjësish u konstatuan menjëherë pas saj.

11. VENDIMI GREK I VITIT 1999: NJË PROCES ME DYER TË MBYLLURA

Një tjetër dokument me rëndësi është vendimi i gjykatës greke për shtatë personat e ndaluar në mars 1995.

Sipas raportimeve të RTSH-së, procesi i apelit u zhvillua më 19 maj 1999 në Korydallos, në Athinë, me dyer të mbyllura për arsye të sigurisë kombëtare.[9]

Raportimet tregojnë se akuzat ndaj të ndaluarve u ndryshuan dhe procesi përfundoi me lirimin e tyre.

Por këtu duhet bërë një dallim juridik i rëndësishëm.

Një vendim grek për akuzat e ngritura ndaj personave të ndaluar në vitin 1995 nuk është automatikisht një vendim për përgjegjësinë e tyre për vrasjet e vitit 1994.

Për të kuptuar rëndësinë e tij duhet të sigurohet teksti i plotë i vendimit.

Duhet të dimë cilat akuza u shqyrtuan, cilat prova u administruan, çfarë u tha për armët e sekuestruara dhe mbi çfarë arsyetimi u mor vendimi përfundimtar.

Pa këtë dokument, çdo pretendim për përfundimin e procesit mbetet i mbështetur në raportime të tërthorta.

Për një hetim serioz të Peshkëpisë, vendimi origjinal grek duhet të jetë pjesë e dokumentacionit themelor.

12. 24 DHJETOR 2021: SPAK-U PUSHON HETIMET

Pas rihapjes së hetimeve në vitin 2019 dhe disa veprimeve procedurale, më 24 dhjetor 2021, SPAK-u vendosi pushimin e hetimeve për çështjen e Peshkëpisë, sipas raportimeve mediatike të kohës.[6]

Sipas këtyre raportimeve, përfundimi ishte se nuk ishin siguruar prova të mjaftueshme për të vijuar me përgjegjësi penale ndaj personave nën hetim.

Çështja mbeti pa autorë të identifikuar me vendim gjyqësor.

Ky vendim duhet parë në kontekstin e të gjithë dokumentacionit që ishte administruar dhe të veprimeve hetimore që ishin kryer.

A u sigurua inventari origjinal i armëve të sekuestruara në Greqi?

A u administrua ekspertiza për numrat serialë?

A u mor vendimi i plotë i gjykatës greke?

A u verifikua dokumenti i Antiterrorit i 8 majit 2007?

A u kontrollua alibia e Qipros?

A u tentua rindërtimi i fashikullit gjyqësor që mungonte?

A u hetua përgjegjësia për humbjen e dokumentacionit?

Këto pyetje janë thelbësore për të vlerësuar plotësinë e hetimit.

Pushimi i hetimeve nuk është provë se ngjarja nuk ka pasur autorë. Është përfundimi procedural i një hetimi që nuk arriti të sigurojë prova të mjaftueshme për të mbështetur një akuzë përfundimtare.

Por pikërisht për këtë arsye, publiku ka të drejtë të dijë nëse të gjitha mundësitë hetimore janë shteruar.

Një çështje e tillë nuk mund të mbyllet vetëm me një formulim administrativ.

13. 10 NËNTOR 2026: BELERI DHE STRASBURGU – DY ÇËSHTJE QË NUK DUHET TË NGATËRROHEN

Në debatin publik, emri i Fredi Belerit është lidhur edhe me vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për paraburgimin e tij në Shqipëri.

Më 10 nëntor 2026, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut publikoi vendimin në çështjen Beleri kundër Shqipërisë, me numër aplikimi 28070/23.[10]

Gjykata konstatoi shkelje të nenit 5, paragrafi 3, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, lidhur me arsyeshmërinë e vazhdimit të paraburgimit pas ngritjes së akuzave. Në të njëjtin vendim, Gjykata nuk konstatoi shkelje për periudhën fillestare të paraburgimit.[10]

Ky vendim lidhet me standardet e lirisë personale dhe kohëzgjatjen e paraburgimit në një çështje tjetër, jo me sulmin e Peshkëpisë.

Ai nuk përbën vendim mbi përgjegjësinë e Belerit për ngjarjen e vitit 1994 dhe nuk ndryshon faktin se ai nuk është dënuar për vrasjet e dy ushtarakëve shqiptarë.

Megjithatë, vendimi është një kujtesë e rëndësishme se standardet e drejtësisë duhet të zbatohen njësoj për çdo individ.

As akuzat nuk mund të zëvendësojnë provat, as mangësitë e institucioneve nuk mund të përdoren për të mbyllur pyetjet që mbeten pa përgjigje.

Drejtësia kërkon njëkohësisht respektimin e të drejtave të individit dhe detyrimin për të hetuar krimet e rënda.

Këto dy parime nuk janë në kundërshtim me njëri-tjetrin.

14. PESHKËPIA NUK ËSHTË VETËM ÇËSHTJA E BELERIT

Gjatë viteve të fundit, debati publik për Peshkëpinë është përqendruar kryesisht te emri i Fredi Belerit.

Por kjo ngjarje është shumë më e madhe se një individ.

Ajo lidhet me një organizatë që mori përsipër sulmin, me një grup personash të ndaluar një vit më vonë, me armatimin e grabitur, me dokumente të shërbimeve shqiptare, me një fashikull gjyqësor të gjetur bosh dhe me një hetim që nuk arriti të identifikojë autorët.

Beleri ka mohuar përfshirjen e tij dhe ka deklaruar se ndodhej në Qipro. Ky pretendim duhet trajtuar me seriozitet dhe nuk mund të anashkalohet.

Por as dokumenti i Antiterrorit, as ndalimi i vitit 1995 dhe as informacionet për armët nuk mund të fshihen nga historia e hetimit.

Të gjitha këto duhen ballafaquar me prova origjinale.

Peshkëpia nuk duhet të shndërrohet në një debat politik ku njëra palë shpall fajtor një individ dhe pala tjetër e konsideron të gjithë çështjen të mbyllur.

E vërteta nuk përcaktohet nga përkatësia politike.

Ajo përcaktohet nga dokumentet, dëshmitë, ekspertizat dhe vendimet gjyqësore.

15. KUSH MBAN PËRGJEGJËSI PËR MUNGESËN E DOSJES?

Në këtë pikë, përgjegjësia institucionale duhet të jetë një nga objektivat kryesore të çdo hetimi të mëtejshëm.

Gjykata e Tiranës duhet të sqarojë historikun arkivor të fashikullit dhe mënyrën se si është administruar ai.

Institucionet e drejtësisë ushtarake duhet të verifikojnë nëse ekzistojnë kopje të vendimit nr. 149 dhe të akteve të tjera.

Arkivi Qendror Shtetëror duhet të kontrollojë nëse dokumentacioni është transferuar në fondet e tij.

Prokuroria duhet të bëjë të ditur nëse ka kërkuar rindërtimin e dosjes nga kopje të mundshme në institucione të tjera.

SPAK-u duhet të sqarojë nëse mungesa e fashikullit ndikoi në përfundimin e hetimeve të vitit 2021.

Po aq e rëndësishme është të përcaktohet nëse është hapur ndonjë procedim i veçantë për mungesën e dokumentacionit gjyqësor.

Kjo nuk është kërkesë për të krijuar një fajtor të ri.

Është kërkesë për të përcaktuar përgjegjësinë aty ku dokumentet mungojnë dhe për të mos lejuar që një ngjarje e tillë të kalojë pa hetim.

Nëse ka pasur ndërhyrje të qëllimshme, duhet të identifikohen autorët dhe motivet.

Nëse ka pasur shkelje të detyrës, duhet të përcaktohen personat përgjegjës.

Dhe nëse ka pasur një zinxhir neglizhence institucionale, ai duhet të dokumentohet.

Një fashikull gjyqësor nuk mund të gjendet bosh dhe institucionet të mjaftohen me një përgjigje se dokumentet nuk gjenden.

PËRFUNDIM

NJË SHTET QË NUK DUHET TË HARROJË

Historia e Peshkëpisë është një nga kapitujt më të pazbardhur të marrëdhënieve shqiptaro-greke pas rënies së komunizmit.

Më 10 prill 1994, në territorin shqiptar u krye një sulm i armatosur ku humbën jetën dy ushtarakë.

Më 11 prill, MAVI mori përsipër përgjegjësinë për sulmin, sipas publikimeve të kohës.

Në mars 1995, në Greqi u ndaluan shtatë persona të armatosur, mes tyre edhe Fredi Beleri.

Në vitin 2007 u hartua një dokument i Antiterrorit që përmbante një deklarim të atribuar Belerit, por ende të pakonfirmuar përmes një procesverbali origjinal të bërë publik.

Në vitin 2019 u rihapën hetimet, u kërkuan dokumente nga autoritetet greke dhe u konstatua mungesa e një fashikulli gjyqësor që lidhej me përgjegjësitë pas sulmit.

Në dhjetor 2021, SPAK-u vendosi pushimin e hetimeve.

Dhe sot, pas 32 vjetësh, autorët e vrasjes së Arsen Llazar Gjinit dhe Fatmir Sali Shehut ende nuk janë përcaktuar me një vendim gjyqësor përfundimtar.

Kjo është një çështje që kërkon përgjigje nga një shtet që pretendon se funksionon mbi parimet e ligjit dhe të përgjegjësisë institucionale.

Peshkëpia kërkon përgjigje për autorët e sulmit, për armët e grabitura, për dokumentet e vitit 2007, për letërporosinë dhe për fashikullin gjyqësor që u gjet bosh.

Por mbi të gjitha kërkon përgjigje për mënyrën se si institucionet shqiptare e administruan këtë çështje gjatë tri dekadave.

Nuk mund të pranohet që një dosje gjyqësore të mungojë dhe askush të mos japë llogari.

Nuk mund të pranohet që dokumentet e një hetimi të rëndësishëm të mos sigurohen dhe publiku të mos marrë shpjegime.

Nuk mund të pranohet që përgjegjësia institucionale të mbetet e papërcaktuar, ndërsa familjet e viktimave presin ende drejtësi.

Arsen Gjini ishte vetëm 20 vjeç. Fatmir Shehu ishte 34 vjeç.

Ata nuk ishin pjesë e një polemike politike. Ishin ushtarakë shqiptarë që humbën jetën duke kryer detyrën.

Peshkëpia nuk kërkon hakmarrje dhe as një fajtor të paracaktuar. Kërkon të vërtetën, dokumentet dhe përgjegjësinë.

Sepse një dosje mund të përfundojë në arkiv, një fashikull mund të gjendet bosh dhe një hetim mund të pushohet.

Por detyrimi i shtetit për të zbardhur vrasjen e dy ushtarakëve të tij nuk mund të arkivohet.

Fusnotat,

[1] Ministria e Rendit Publik, Komunikata nr. 101, datë 11 prill 1994; Raporti i Policisë së Gjirokastrës mbi sulmin ndaj postës kufitare të Peshkëpisë, datë 11 prill 1994. Dokumentacioni është publikuar pjesërisht nga ABC News në materialin investigativ „Ekskluzive: Masakra e Peshkëpisë, raporti i plotë i policisë më 1994”, 2 qershor 2019.

[2] Gazeta „Eleftherotipia”, 11 prill 1994, deklarata e organizatës MAVI mbi marrjen e përgjegjësisë për sulmin në Peshkëpi; gazeta „Stohos”, 13 prill 1994, publikimi mbi ngjarjen dhe pretendimet për Vorio Epirin. Referenca plotësuese: raportimet historike të gazetës „Mapo” dhe KOHA.net, 11 prill 2018.

[3] Gazeta greke „Ta Nea”, botimi i datës 20 mars 1995, raportimi mbi ndalimin e shtatë personave pranë kufirit shqiptaro-grek; Radio Televizioni Shqiptar, materiali mbi arrestimin e Fredi Belerit dhe personave të tjerë në vitin 1995, si dhe zhvillimet e mëvonshme gjyqësore në Greqi.

[4] United Press International (UPI), raportim i marsit 1995 mbi ndalimin e shtatë personave të armatosur pranë kufirit shqiptaro-grek. Për citim bibliografik përfundimtar kërkohet verifikimi i datës dhe titullit të saktë në arkivin origjinal të agjencisë.

[5] ABC News, „Ekskluzive: Masakra e Peshkëpisë, raporti i plotë i policisë më 1994”, 2 qershor 2019; Shqiptarja.com, „Fredi Beleri, dritëhijet e një kandidature”, 11 mars 2023; raportimet e gazetarit Elton Qyno mbi rihapjen e hetimeve dhe letërporosinë drejtuar autoriteteve greke, mars 2019.

[6] Top Channel, emisioni investigativ „Inside Story”, „Dokumente ekskluzive që zbulojnë sabotimin: Kush e zhduku dosjen e Belerit për Peshkëpinë?”, 21 qershor 2023. Materiali përmban citime dhe riprodhime të dokumentit të Antiterrorit, datë 8 maj 2007, si dhe të shkresës nr. 1169/1, datë 16 maj 2019, të Gjykatës së Tiranës, lidhur me mungesën e fashikullit gjyqësor.

[7] Ferdinand Dervishi, seria investigative „Crime Story”, Shqiptarja.com, materiale mbi historikun e çështjes së Peshkëpisë, hetimet e mëparshme dhe dokumentacionin e lidhur me Fredi Belerin.

[8] Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, çështja „Beleri kundër Shqipërisë”, aplikimi nr. 28070/23, vendimi mbi themelin dhe shpërblimin e drejtë, 10 nëntor 2026. Referenca lidhet me konstatimin për nenin 5, paragrafi 3, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nuk ka të bëjë me përgjegjësinë për sulmin e Peshkëpisë.

[9] Gazeta „Ta Nea”, raportimet mbi zhvillimet gjyqësore të personave të arrestuar në vitin 1995; Radio Televizioni Shqiptar, raportimet mbi procesin e apelit të datës 19 maj 1999 në Korydallos, Athinë; Stavros Tzimas, „Në plejadën e nacionalizmit”, referuar në raportimet e Radio Televizionit Shqiptar.

Prishtinë,10.11.2026

Ëndrra e emigrantëve e kthyer në makth: Si një skemë me etiketa bagazhesh e la një çift përballë burgut dhe tragjedisë në drejtësinë e Shqipërisë- Nga KASTRIOT HAXHIAJ

Çka duhej të ishte një kthim i gëzueshëm në atdhe për të ndarë gëzime që ndryshojnë jetën, u shndërrua në një kalvar të rëndë izolimi, humbjeje të dhimbshme personale dhe një dënimi të mundshëm prej 15 vitesh burg.
Kristian dhe Adriana Gjoni, një çift i ri nga Toronto, morën një nga fluturimet e para direkte të Air Transat nga Aeroporti Ndërkombëtar Toronto Pearson drejt Tiranës, Shqipëri.
Kristiani, një biznesmen në fushën e teknologjisë me origjinë nga Lezha e Shqipërisë, dhe bashkëshortja e tij Adriana ishin të etur të surprizonin të afërmit e tyre me lajmin se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Para se të largoheshin nga Kanadaja, çifti kishte marrë çdo masë paraprake. Pasi kishin parë raportet investigative mbi “ndryshimin e etiketave të bagazheve” – ​​një taktikë kontrabande në të cilën punonjës të korruptuar të aeroportit heqin etiketat e bagazheve nga valixhet e udhëtarëve dhe i vendosin në çanta të mbushura me kontrabandë – Gjonët ndoqën këshillat zyrtare të udhëtimit të qeverisë kanadeze.
Ata fotografuan me kujdes katër valixhet e tyre të regjistruara së bashku me etiketat e bagazheve të bashkangjitura përpara se t’i dorëzonin në aeroport.
Makthi i çiftit filloi pak çaste pasi zbritën në Tiranë. Një oficer doganor shqiptar i ndaloi dhe i pyeti pse një nga katër valixhet e tyre nuk kishte etiketë bagazhi. Kristiani shpjegoi se si pasagjer, ai nuk kishte asnjë kontroll mbi mënyrën se si stafi i linjës ajrore ose i aeroportit i trajton valixhet e tij.
Pas mbajtjes së çiftit për rreth dy orë e gjysmë, oficerët e shoqëruan Kristianin në zonën e marrjes së bagazheve dhe e urdhëruan të merrte një valixhe të vetme, të padeklaruar.
Kristiani protestoi menjëherë se çanta nuk i përkiste atij. Autoritetet shpërfillën kundërshtimet e tij dhe e hapën valixhen përpara një turme spektatorësh dhe kamerash, duke zbuluar 23.15 kilogramë kanabis.
Duke besuar se fotografitë në telefonin e tij do t’ia pastronin menjëherë emrin, Kristiani u tregoi autoriteteve fotografitë e bagazheve të tij reale të bëra në Aeroportin Pearson. Në vend që ta shfajësonin, masa paraprake u kthye kundër tij
Të panjohur me skemën e ndërrimit të etiketave që ndodh në aeroportet e Amerikës Veriore, policia shqiptare i cilësoi fotografitë si “jashtëzakonisht të dyshimta”, duke i trajtuar ato si provë të një fshehjeje të llogaritur dhe jo si provë pafajësie.
Pavarësisht se nuk kishte asnjë dosje kriminale, organet shqiptare të rendit e etiketuan atë si trafikant ndërkombëtar droge dhe e plasën në qeli për katër ditë.
Një qeli pa dritare, nën një dritë fluoreshente që nuk u fik kurrë. Për të ruajtur shëndetin mendor, ai krijoi një shah të improvizuar duke përdorur hi cigareje dhe bojë të gërryer nga muret.
Ndërkohë, trauma ekstreme mori një kahje katastrofike për Adrianën. Duke përjetuar një traumë të rëndë ndërsa ishte e ndaluar, ajo u dërgua me urgjencë në një spital lokal. Për më tepër, një ekografi fillestare dështoi të zbulonte shtatzëninë e hershme, duke bërë që autoritetet shqiptare të akuzonin publikisht çiftin se kishin sajuar shtatzëninë për të shmangur kontrollin doganor.
Analizat e mëvonshme të gjakut si në Shqipëri ashtu edhe në Kanada konfirmuan se ajo kishte qenë shtatzënë — dhe se kishte dështuar një bebe si rezultat i kalvarit të drejtësisë (tiranisë) shqiptare.
Vlen të theksohet se Gjonët nuk kishin qenë të vetmit viktima në atë fluturim. Një tjetër pasagjere kanadeze në bordin e të njëjtit avion u ndalua pasi etiketa e bagazhit të saj u zbulua në një valixhe të veçantë të mbushur me rreth 23 kilogramë kanabis.
Megjithëse ajo përfundimisht u lirua pa akuza, Kristiani nuk kishte atë fat. Përse u lirua ajo dhe jo Kristiani? Shqiptarët e dinë përgjigjen.
Kristiani përfundimisht u lirua me kusht pasi ekipi i tij ligjor u paraqiti gjykatave shqiptare prova që detajonin cenueshmërinë e vazhdueshme të manipulimit të bagazheve në Aeroportin Toronto Pearson.
Madje edhe Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) vërtetoi dëshminë e tij.
Edhe pse Kristianit i është lejuar të kthehet në shtëpi në Toronto, ai mbetet nën kushte të rrepta garancie që kërkojnë që ai të fluturojë përsëri në Shqipëri çdo katër muaj vetëm për t’u paraqitur tek autoritetet vendase. Atij i është caktuar të dalë në gjyq në fillim të vitit 2027, ku një dënim i mundshëm mund të mbartë deri në 15 vjet burg.
Ndërsa pasagjerja kanadeze, valixhja e manipuluar e së cilës ishte me kanabis u lirua menjëherë, Kristiani me shtetësi shqiptare u arrestua dhe gruaja e tij humbi një bebe nga situata e krijuar nga policia shqiptare.

IKJA E GJERGJ HANIT Nga Visar Zhiti

Lexoj në murin e “Burgut të Qafë Barit”: “Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Gjergj Hanit, në moshën 57-vjeçare…” – dhe hesht dëshpërueshëm.

Telefonoj në numrin e tij dhe më përgjigjet një zë gruaje, po, iku në paqe sot, thotë shoqja e jetës së tij…

KAM SHKRUAR

Për Gjergjin në disa gazeta në Shqipëri e jashtë, tregoja “kur e sollën në burgun e Qafë-Barit, ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa unë isha duke pritur lirimin, pas shumë vitesh vuajtje të dënimit.

– Kaq i vogël, gjimnazist, në burg politik, e nga është?

– Nga Durrësi. Donte të arratisej, i vetëm, e kapën në Liqenin e Pogradecit, në kufi…

Guximi i tij s’kishte qenë thjeshtë një aventurë adoleshenti, por bindje, të ikte nga diktatura idiote shqiptare në Perëndim, atje ku ishin liria dhe dija, kështu ëndërronte, por nuk pati fat.

Fati i erdhi në burg. Bëhet një amnisti e detyruar, që atë “e kapi” dhe e lirojnë prej moshës fare të re dhe pritën të bëhej 18 vjeç që ta burgosnin prapë. Kur e sollën sërish në Qafë-Bari, unë ndërkaq kisha dalë dhe s’u pamë më…

…Dhe shëmbet Muri ndarës i Berlinit, befas, – shkruaja, – ra perandoria komuniste dhe diktatura në Shqipëri u zhbë dhe ai doli sërish nga burgu”.

* * *

…i lexoja meditimet dhe esetë e Gjergjit, ia dija sinqeritetin dhe mençurinë, konservatorizmin dhe idetë, që shkonin lart, jo te shteti, se janë ca që atë kanë lartësinë më të madhe, por në Qiell, në universin me mistere dhe shpirt.

Gjergji mbartte përvojën e 20 viteve në Itali, punën në një gazetë të djathtë atje dhe dëshirën serioze t’i shërbejë vendit të tij… ashtu pa bujë e me urtësi, me guxim qytetar donte të bashkonte të djathtën shqiptare, pse jo, edhe pse dukej e pamundur dhe të sillte atë që ka munguar në politikën shqiptare, frymën perëndimore dhe të të burgosurve të ndërgjegjes, të të pushkatuarve të idealit, megjithese e dinte që të mbyste duhma e enverizit, e atyre që e kanë ende idol enverin, edhe pse u duket se bëjnë ndryshe…

Por unë dua të flas per Gjergjin.

Ndryshimin mund ta sjellim së bashku, thoshte ai gjatë një fushate për kryetar, – vetëm nuk mundet askush… Nuk doja postin, por desha të zgjoj, – ngulmonte i qetë, – desha të tregoj që ne jemi dhe e dimë çfarë bëhet…

Dhe rrinte dinjitoz dhe modest përballë njerëzve, jam njeri nga ju, u thoshte, pyetjet tuaja janë dhe të miat. Do përgjigjemi se bashku ashtu siç jemi dhe përgjegjës…

NË TAKIMET TONA

TË RRALLA

E ç’mund të thoshim më parë? Trashedentalja, metafizika ishin shqetësime të Gjergjit.

E dëgjoja me ëndje. Mirësia i lodronte në fytyrë dhe dritëhijet e pasdites, por dhe të mendimit filozofik, sytë vështronin shumë më përtej, me një trishtim nga ato të mosshpresës, por ai ka më të fortë jetën e brendshme se përditshmërinë, edhe pse nuk i shmanget asaj, e ka të qartë ç’është mbijetesa dhe ç’është jeta e vërtetë, për këtë kulturë është, politikë të moralit dhe moral të politikës… – kështu shkruaja…

Duhej të flisnim dhe për këtë dukuri, që po bën çmosin të duket… dhe nduket. Ka një ndotje tjetër të mjedisit mendor, kur humbësit banalë kreshpërohen si fitimtarë dhe duan të sundojnë realitetin si të ishte veç i tyre, si i lënë trashëgim…

Fali, o Zot, se s’dinë ç’bëjnë, apo e dinë shumë mirë, po thoshim.

Ne do vazhdojmë në rrugën tonë, njerëzisht, thjeshtë… nuk do marrshojmë, do ecim, me ëndrrën prej dore…

Ndërkaq për një intervistë të ti me një gazetar te njohur, M. N. shkruaja:

…Gjergj Hani i shkëlqyer, i qartë në ide dhe në shpirt, filozofi i munguar i gjendjes, udhërrëfyes modest, por siperan ndaj atyre që e rrethojnë: ai e di rrugën, po e tregon… Dhe s’duhet lënë vetëm.

ZËRI YNË

I GJERGJ HANIT – THOSHA.

Jam i prirur t’i besoj, aq bindshëm, me qytetari siç është ai, i qetë, i hapur, me filozofi të kuptueshme, me shqetësimin e shumëve, me dashuri Biblike e urtësi Kurani, që kërkon të sjellë dhe pse jo të mos e prijë, ndryshimin dhe rimëkëmbjen, sfidë ndaj kësaj gjendjeje dhe realitet të amullt, kundër politikës në vetvete, të shkëputur nga realiteti dhe gjendja, që si rrjedhojë i ka lënë dhe si të tilla, ndotjes morale të mjedisit ideologjik, që kërkon të startojë aty ku dhe është…

“Një zë i veçantë, që vjen nga humnera, nga vuajtja e madhe, nga burgjet politike, me ëndrrën e lirisë, të demokracisë, i qartë, me mendim dhe vizion, me besim, jashtë strukturave dhe zyrave, por me dëshirat, aspiratat dhe idealet e demokratëve të shumtë e të thjeshtë, të qytetarëve, që kërkon të kemi moralin e munguar në politikë, të rimëkëmbë një të djathtë politike në shërbim të një realiteti pa urrejtje, të drejtë, jo retorik, të punës begatuese të gjithsecilit për një Shqipëri normale, të frymës dhe kulturës Perëndimore, të një Shqipërie EuroAtlantike… Dëgjojeni!”

​

​HERËT APO VONË

APO JASHTË KOHE?

​…Gjergj Hani shkonte në takime pa grup, pa shoqërues, vetëm me bashkëshorten, pa asnjëlloj mbështetje tjetër…

Dhe shkruaja:

:​​​​​​​​​​​Gjergj Hani po sjell vetveten, një prurje kritike e munguar, por e duhur. Idealist, me principe dhe real, ku pesimizmi është një arsye për ndryshim, me këmbët në tokë, kur shumëçka është e zhytur në llumin e gabimeve, fajeve dhe të korrupsionit, te mashtrimit dhe të përçarjes dhe talljes së trashë me realitetin që na sundon, duket dhe nga vetë media, nga ajo pjesë gati sharlatane, e kapur nga interesat oligarkike dhe mediokriteti mërzitës i vetvetes.

Gjergj Hani ndjeu thirrjen e brendshme, jo që të konkurojë ndokënd, por të plotësojë boshllëkun e krijuar moral dhe në ide e në veprim, mosbesimin apo lëvizjet e mbrapshta…

Si askush tjetër ai ka besim: në themelet e Bashkimit Europian është kultura e krishterë dhe në Kushtetutën e SHBA është doktrina e lumturisë, kjo frymë është dhe në kumtet e tij. Paqe, pa urrejtje, pa hakmarrje, me drejtësi duke parë përpara, pa harruar…​​​​​

Nëse do të humbet vizioni i Gjergj Hanit, ka për t’u humbur një mundësi e rrallë shprese, thirrja e hapur per moralitetin në politike, për rimëkëmbjen e një ideali dhe platforme zanafillëse… – thosha. Gjergj Hani së paku kërkon të zgjojë ndergjegjet dhe përgjegjësitë duke ofruar ndërkohë pikërisht këtë vizion,.

​​​​​​​​…pararendësit e tij duhet ta mbështesin, kjo do të ishte e arsyshmja… për të sjellë sa më parë nga e ardhmja që e duam bashkë… etj, etj.

* * *

Shoh Gjergjin përballë si për të marrë forcë prej tij. Hija e borsalinës i bie mbi fytyrë si një metaforë dhe më dukej se përhapet gjithandej për mirë. Dhe më vjen të them:

– Sa vonë është vendi ynë dhe ti je shpejt, Gjergji ynë!

Solla pjesë nga ato që kisha shkruar, në nderim të tij. Gjergji ynë, thosha shpesh. Dhe i bashkohem ç’ishte shkruar në murin e “Burgut të Qafë Barit”:

“…Gjergj Hani mbetet pjesë e kujtesës sonë për vuajtjet dhe sakrificat e një kohe të errët.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve!

U prehtë në paqe! Kujtimi i tij qoftë i përjetshëm!”.

Kufiri i diplomacisë personale të z. Rama- Nga VETON SURROI

Shqipëria duhet ta rifitojë politikën e vet të jashtme dhe të mbrojë interesat e veta. Hapi i parë është që politika e jashtme t’i kthehet vendit nga uzurpuesi i saj

1. Kryeministri Rama mund të ketë besuar se politika e jashtme e Shqipërisë nuk duhet të jetë e zbatuar për t’ua bërë qejfin të tjerëve – për shembull BE-së – por për t’i përmbushur interesat e vendit. Dhe, në thelb ka të drejtë, ngase politika e jashtme duhet jo vetëm të zhvillohet për të mirën e vendit por edhe duhet të derivojë nga e brendshmja. Por, mu këtu qëndron problemi i veprimeve të politikës së jashtme të Shqipërisë nga kryeministri Rama, i cili e ka personalizuar politikën e brendshme dhe të njëjtën mënyrë qeverisjeje e ka bartur në politikën e jashtme.

Të marrim Izraelin. Kryeministri me të drejtë krenohet se Shqipëria është vendi i vetëm evropian në të cilin kanë jetuar më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore se ç’kishte në fillim të saj. Shqipëria dhe shqiptarët pra kanë një marrëdhënie të veçantë me hebrenjtë si popull i përndjekur dhe me Izraelin, si shtet i krijuar për të strehuar të mbijetuarit e Holokaustit. Por, kjo nuk nënkupton përkrahje për Izraelin e sotëm, ushtria e të cilit ka ushtruar gjenocid në Gaza dhe ushtria e të cilit përkrah spastrimin etnik të palestinezëve në Bregun Perëndimor. Shqipëria nuk kishte apo ka kurrfarë interesi moral, politik apo material për ta përkrahur një pushtet që është përgjegjës për krime kundër njerëzimit.

Megjithatë, ky mund të jetë interes i kryeministrit Rama dhe njëra prej arsyeve të mundshme mund të jetë besimi se përkrahja e pakushtëzuar Izraelit mund ta afronte kryeministrin Rama politikës së përkrahjes të pakushtëzuar amerikane për Izraelin dhe kështu vetë presidentit Trump.

Ky ishte keqkuptim ngase përkrahja e pakushtëzuar amerikane për veprimet e Izraelit pas 7 tetorit 2023 ishte politikë e presidentit Biden, e cila u vazhdua nga administrata e ardhshme. Dhe sipas zv.presidentit Vance, kjo politikë ka marrë dënimin politik në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA. Në këto zgjedhje, shumica e votuesve dënuan këtë politikë; 72 për qind e votuesve hebrenj amerikanë përkrahën kandidatët e Partisë Demokratike.

Presidenti Trump shpalli se në janar do të ndalet përkrahja e pakushtëzuar ushtarake Izraelit.

Në listën e përkrahësve të parezervë të Izraelit të Netanyahus mbetën Viktor Orban, ish-kryeministër i Hungarisë, A.Vuçiq, ish-prijës i Serbisë dhe Edi Rama.

2.Personalizimi i politikës së jashtme e ka vënë Shqipërinë dhe kryeministrin e saj në situata jo shumë komode. Kryeministri Rama gaboi kur para zgjedhjeve presidenciale më 2016 ndërhyri në punët e brendshme të SHBA-së, duke përshkruar për CNN se “Amerika është ‘qyteti i shndritshëm mbi kodër’, dhe synimet që po dëgjojmë nga Donald Trump janë me të vërtetë frikësuese dhe po cenojnë realisht atë çka Amerika është në sytë tanë”. I pyetur se çka do të ndodhë nëse zgjidhet kandidati republikan D.Trump, z. Rama u përgjigj “Zoti na ruajt, mendoj se do të dëmtonte shumë Amerikën dhe do të dëmtonte shumë botën demokratike, sepse ai në fund do të duhet të bëjë të paktën disa nga gjërat që thotë se do të bëjë dhe atëherë, natyrisht, kjo do të jetë shumë, shumë e dëmshme”.

Populli amerikan e zgjodhi presidentin Trump dy herë dhe Shqipëria nuk kishte kurrfarë interesi (e as të drejte) të sugjerojë se kush mund të jetë kandidat më i mirë.

Motivet e kryeministrit ende nuk janë shpjeguar, por mbase do të ishte afër së vërtetës interpretimi se prej këtij gafi diplomatik kryeministri Rama mund të ketë ndier nevojën që të dëshmojë se e përkrah presidentin Trump, dhe në këtë nevojë është shfrytëzuar afiniteti i plotë pro-amerikan i shqiptarëve gjithandej, interesat e ndryshme familjare e të biznesit dhe një lloj ligjërimi i ri i kryeministrit që tash shpjegonte benefitet e presidencës Trump për botën.

Problem, natyrisht, mbeti personalizimi. Përcaktimin e natyrshëm të Shqipërisë për të vënë në dispozicion trupat e veta në operacione paqeruajtëse të ardhshme si në atë të planifikuar për Gaza, kryeministri e shfrytëzoi që në mbledhjen themeluese të Bordit të paqes të promovojë një agjendë që nuk ishte as e Shqipërisë e as e Kosovës në emër të së cilës fliste. Kryeministri Rama deklaroi se “një padrejtësi të madhe që po ndodh në Europë. ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen peng nga një drejtësi e çuditshme ndërkombëtare në Hagë”. Pasi shpjegoi se z. Thaçi mbahej në burg, sepse ishte nisur të nënshkruajë një marrëveshje me z. Vuçiq në zyrën e z. Trump, pa përmendur se ajo marrëveshje përfshinte ndarjen territoriale të Kosovës (që nuk ishte kërkesë e as sugjerim amerikan) ai përfundoi fjalimin me: “Kjo nuk është drejtësi, është turp. U bëj thirrje shteteve demokratike dhe juve zoti President që të ndërmerrni hapa konkretë dhe të ndërhyni para se gjëra më të këqija të ndodhin dhe para se të jetë tepër vonë”.

E përkthyer në fjalor të thjeshtë teknik kjo ishte thirrje e Shqipërisë që z. Trump dhe “shtetet demokratike” të ndërhyjnë në një gjykim dhe të lirojnë të akuzuarin, diçka që është aq larg normave bazike sa të mos jetë dëgjuar ndonjëherë në publik nga ndonjë shef shteti a qeverie.

Nëse z. Rama besonte në parimësinë e kërkesës së bërë, ka mundur ta dëshmonte këtë duke i liruar paraprakisht nga paraburgimi dhe ndjekja penale ish-presidentin e Shqipërisë, Meta dhe kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj; që të dytë kanë rreth dy vjet stazh paraburgimi.

3.Në raport me Vuçiqin dhe Kosovën, kryeministri Rama ka përsëritur të njëjtin gabim. Ai ka mbajtur anën e presidentit Vuçiq me “Ballkanin e Hapur”, ndarjen territoriale të Kosovës, vendosjen e autonomisë territoriale serbe në Republikën e Kosovës dhe përgjatë eskalimit të dhunës në pjesën veriore të vendit, vendosjen e këtij territori nën protektorat të veçantë të NATO-s.

Është vështirë të kuptohet se çfarë mund të ishte interesi i Shqipërisë për destabilizimin e një shteti fqinj, aq më pak të një shteti të përbërë në shumicë nga e njëjta etni. Sërish, në mungesë të një interesi të identifikuar të shtetit, mbetet interesi personal i z. Rama, dhe kjo çështje përderisa të mos shpjegohet nga ai vetë apo nga gërmimet e dokumenteve ndonjë ditë, mbetet e panjohur. E vetmja gjë që është e dukshme nga faktet është gatishmëria e z. Rama për të përkrahur interesat e z. Vuçiq, personale apo të shtetit të tij, pa ndonjë benefit evident për Shqipërinë. Këtë ai e manifestoi jo vetëm në rastin e Kosovës, por edhe me shkrimin e një editoriali të përbashkët me presidentin e atëhershëm, Vuçiq, për një modalitet të ri të integrimit në BE që nuk do t’u jepte shteteve të reja të drejta të njëjta si shtetet tashmë anëtare.

Këtë shkrim z. Rama e bëri ndërsa Shqipëria ishte pothuajse shumë afër Malit të Zi në ritmin e anëtarësimit në BE, ndërsa Serbia gjithnjë e më afër Gjeorgjisë, pra krejtësisht larg. Sot, Mali i Zi është rrugës që të përmbyllë negociatat e anëtarësimit në verën e vitit 2027, A. Vuçiq humbi në mënyrë spektakolare nga një listë që udhëhoqi kryengritjen kundër tij për dy vjet rresht e Shqipërisë i ka mbetur në dorë një editorial i pavlerë së bashku me një sërë vendimesh të gabuara ndaj Kosovës dhe një krizë të brendshme, e cila po e deligjitimon natyrën e pushtetit në vend.

4.Më duket që z. Rama dhe Shqipëria mund të nxjerrin dy mësime nga një politikë e jashtme konsistente në jokonsistencë.

I pari është depersonalizimi. Politika e jashtme e Shqipërisë nuk mund të varet nga teket personale të udhëheqësit të saj dhe për më tepër nuk mund të lidhet me personalitetet e shteteve të tjera. Shqipëria ka interes të zhvillojë marrëdhënie të ngushta me SHBA-në që ka këtë apo atë president, këtë apo atë përbërje udhëheqëse në Kongres. Marrëdhëniet me Serbinë nuk mund të jenë të ndërtuara mbi relacionin personal me një autokrat, e as ato me Izraelin me një përgjegjës për krime kundër njerëzimit. Kosova nuk është monedhë kusuri e kryeministrit të Shqipërisë, është shteti fqinj, me të cilin Shqipëria ka lidhjet më të ngushta njerëzore.

I dyti ka të bëjë me mënyrën si ushtrohet pushteti në Shqipëri. Edhe pa synimin e anëtarësimit në BE, Shqipëria ka arsye ta ndërtojë politikën e jashtme mbi të njëjtat parime demokratike që duhet të vlejnë brenda vendit. Për z. Rama kjo do të thotë t’ia njohë kundërshtimit publik dhe institucioneve në Shqipëri fuqinë për t’ia korrigjuar vendimet qeverisë së tij. Ka vetëm një mënyrë për t’iu përshtatur valëve të demokracisë, dhe ajo është të jesh pjesë e tyre.

/Gazeta Panorama 

SHQIPËRIA NUK U KRIJUA NGA TË TJERËT!- Nga Isuf B.Bajrami

Kundërvështrim historik ndaj pretendimeve nacionaliste greke për themelimin e shtetit shqiptar dhe çështjen e Epirit

Hyrje

Kur historia shndërrohet në instrument të pretendimeve politike

Kohët e fundit, në disa portale dhe platforma greke po publikohen artikuj që trajtojnë krijimin e shtetit shqiptar, përcaktimin e kufijve të tij dhe çështjen e ashtuquajtur të Vorio Epirit. Në pamje të parë, këto shkrime paraqiten si analiza historike, por, kur shqyrtohen më nga afër, vërehet një prirje e qartë për ta interpretuar historinë përmes një këndvështrimi të njëanshëm nacionalist.

Në këto shkrime, krijimi i Shqipërisë paraqitet kryesisht si produkt i interesave të Austro-Hungarisë dhe Italisë, ndërsa përcaktimi i kufirit shqiptaro-grek përshkruhet si një padrejtësi historike ndaj Helenizmit të Epirit të Veriut. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, vendimet ndërkombëtare të viteve 1912–1913 dhe lëvizja autonome e vitit 1914 interpretohen në një mënyrë që, në thelb, synon të krijojë vazhdimësi midis një konflikti historik dhe pretendimeve politike të kohës sonë.

Mendoj se këtyre interpretimeve duhet t’u përgjigjemi. Jo me kundërpropagandë, jo me emocione të pakontrolluara dhe as me mohimin e historisë së askujt, por me dokumente, argumente dhe një qëndrim të qartë kombëtar.

Dua ta them që në fillim: Shqipëria nuk u krijua nga Austria dhe Italia. Ato fuqi patën interesa strategjike në mbështetje të shtetit shqiptar, por nuk ishin krijueset e kombit shqiptar, të identitetit të tij apo të lëvizjes së tij kombëtare.

Shqiptarët kishin gjuhën, kulturën, historinë, ndërgjegjen kombëtare dhe përpjekjet e tyre për organizim politik shumë përpara se diplomacia evropiane të ulej për të diskutuar kufijtë e Shqipërisë.

Dhe pikërisht këtu duhet të fillojë çdo analizë serioze.

1. Shqipëria nuk lindi në Londër: Lëvizja Kombëtare Shqiptare kishte filluar shumë më herët

Një nga shtrembërimet më të zakonshme të disa interpretimeve greke është paraqitja e shtetit shqiptar si një produkt pothuajse ekskluziv i interesave austro-italiane.

Është e vërtetë se Austro-Hungaria dhe Italia kishin interesa të rëndësishme në Adriatik. Është gjithashtu e vërtetë se ato kundërshtonin zgjerimin serb drejt bregdetit Adriatik dhe përpiqeshin të kufizonin rritjen e ndikimit grek në rajon.

Por nga këto fakte nuk mund të nxirret përfundimi se shqiptarët nuk kishin projektin e tyre kombëtar.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e themeluar më 10 qershor 1878, ishte një nga momentet themelore të organizimit politik shqiptar. Ajo u krijua nga vetë shqiptarët, në një periudhë kur trojet shqiptare rrezikoheshin nga projektet territoriale të shteteve fqinje.¹

Rilindja Kombëtare, përpjekjet për zhvillimin e arsimit shqip, veprimtaria e shoqërive patriotike, botimet në gjuhën amtare dhe kërkesat për bashkimin administrativ të vilajeteve shqiptare dëshmojnë se projekti kombëtar shqiptar nuk ishte një improvizim diplomatik i vitit 1912.

Ai kishte një histori, një program dhe një elitë politike e kulturore që punonte për realizimin e tij.

Natyrisht, lëvizja kombëtare shqiptare nuk ishte homogjene në të gjitha aspektet. Kishte dallime krahinore, fetare, politike dhe shoqërore. Por kjo nuk e bënte më pak reale ekzistencën e një ndërgjegjeje kombëtare dhe të një programi për shtetësi.

Prandaj, kur Shqipëria paraqitet si një krijim artificial i dy fuqive evropiane, kemi të bëjmë me një interpretim që nënvlerëson dhe, në njëfarë mënyre, mohon procesin historik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Austriakët dhe italianët mund të kenë ndihmuar në realizimin diplomatik të shtetit shqiptar, por nuk mund të pretendojnë autorësinë mbi ekzistencën e kombit shqiptar.

Një komb nuk lind ditën kur fuqitë e mëdha e njohin. Atë ditë lind vetëm njohja ndërkombëtare e shtetit të tij.

2. Luftërat Ballkanike dhe standardet e dyfishta të interpretimit historik

Shkrimet nacionaliste greke e paraqesin përparimin e ushtrisë greke në Epir gjatë Luftës së Parë Ballkanike si argument të rëndësishëm për legjitimitetin e pretendimeve territoriale të Athinës.

Por historia nuk mund të interpretohet vetëm nga pozicionet ushtarake të një ushtrie.

Në vitin 1912, Perandoria Osmane ishte në proces shpërbërjeje dhe shtetet ballkanike po përpiqeshin të zgjeronin territoret e tyre. Shqipëria ndodhej në një pozitë veçanërisht të rrezikshme, sepse rrezikonte të ndahej ndërmjet pretendimeve territoriale të fqinjëve.

Serbia synonte zgjerimin drejt Adriatikut, Mali i Zi pretendonte Shkodrën, ndërsa Greqia kishte objektiva të rëndësishëm territoriale në Epir dhe në jug të hapësirës shqiptare.

Në këtë kontekst, duhet të shtrojmë një pyetje që shpesh mungon në analizat greke:

Pse flitet me kaq hollësi për pretendimet greke, por nuk trajtohet me të njëjtën përgjegjësi fakti se një numër shumë i madh shqiptarësh mbetën jashtë kufijve të shtetit të tyre?

Pse paraqiten humbjet territoriale të Greqisë si padrejtësi historike, ndërsa copëtimi i hapësirës kombëtare shqiptare trajtohet shpesh si një pasojë dytësore e diplomacisë ndërkombëtare?

Nëse parimi i vetëvendosjes përdoret si argument, ai duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë.

Nuk mund të kërkohet drejtësi historike vetëm për njërën palë, duke anashkaluar padrejtësitë e pësuara nga pala tjetër.

Studimet historike mbi Luftën e Parë Ballkanike dhe Konferencën e Londrës dëshmojnë se lëvizja kombëtare shqiptare u përball njëkohësisht me shpërbërjen osmane dhe me projektet aneksuese të shteteve ballkanike.²

Ky është një realitet që nuk mund të fshihet nga asnjë interpretim nacionalist.

3. Shpallja e Pavarësisë: Akt politik i shqiptarëve, jo vendim i kancelarive evropiane

Më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali dhe përfaqësues të krahinave shqiptare shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.

Kjo ngjarje nuk ishte një vendim i marrë në Vjenë, Romë apo Londër. Ishte një akt politik i përfaqësuesve shqiptarë, i ndërmarrë në një moment kur Perandoria Osmane po humbiste kontrollin mbi territoret e saj evropiane.

Duhet të pranojmë se qeveria e përkohshme e Vlorës nuk kishte mundësi reale të ushtronte administrim efektiv mbi të gjitha territoret që pretendoheshin si pjesë e Shqipërisë. Kjo është një e vërtetë historike.

Por është po aq e vërtetë se shpallja e Pavarësisë krijoi një subjekt të ri politik, i cili kërkonte njohje ndërkombëtare dhe organizim shtetëror.

Dokumentacioni diplomatik gjerman i kohës dëshmon se çështja shqiptare ndiqej me vëmendje përpara dhe gjatë shpalljes së Pavarësisë. Ai dëshmon gjithashtu se diplomacia evropiane ishte e vetëdijshme për ekzistencën e një lëvizjeje shqiptare që kërkonte shtetësi.³

Konferenca e Ambasadorëve në Londër nuk e shpiku çështjen shqiptare. Ajo u detyrua ta trajtonte atë në kushtet e një krize të përgjithshme ballkanike.

Më 29 korrik 1913, Fuqitë e Mëdha vendosën organizimin e Shqipërisë si principatë autonome, sovrane dhe të trashëgueshme, nën garancinë e tyre.⁴

Ky vendim shënoi një moment themelor në njohjen ndërkombëtare të shtetit shqiptar.

Megjithatë, duhet bërë një dallim i rëndësishëm: shpallja e Pavarësisë nga shqiptarët dhe njohja ndërkombëtare e shtetit shqiptar ishin dy procese të ndryshme.

I pari ishte vepër e lëvizjes kombëtare shqiptare. I dyti ishte rezultat i diplomacisë ndërkombëtare.

Ngatërrimi i këtyre dy proceseve është një nga mënyrat më të lehta për ta deformuar historinë.

4. Konferenca e Londrës: Diplomaci, interesa dhe padrejtësi ndaj shqiptarëve

Konferenca e Ambasadorëve në Londër ishte një nga momentet më vendimtare të historisë moderne shqiptare.

Aty u përplasën interesat e gjashtë Fuqive të Mëdha: Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Rusisë dhe Italisë.

Austro-Hungaria dhe Italia mbështetën krijimin e një Shqipërie të pavarur, kryesisht për arsye strategjike. Rusia, nga ana tjetër, ishte më e prirur të mbështeste interesat e Serbisë dhe aleatëve të saj ballkanikë.

Por do të ishte gabim që gjithë procesin ta reduktonim vetëm në rivalitetin austro-italian.

Siç dëshmon studimi i historianit Frashër Demaj, çështja shqiptare u bë objekt i një përplasjeje të ndërlikuar diplomatike, ku secila fuqi përpiqej të mbronte interesat e veta dhe të ndikonte në përmasat territoriale e politike të shtetit të ri.⁵

Në këtë proces, interesat shqiptare nuk u morën gjithmonë parasysh.

Përkundrazi, kufijtë e shtetit shqiptar u përcaktuan në një klimë të fortë presioni ndërkombëtar dhe kompromisesh ndërmjet fuqive.

Shqipëria nuk arriti të përfshinte të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë shqiptare mbeti jashtë kufijve të shtetit të ri.

Kjo është një nga pasojat më të rënda të vendimmarrjes ndërkombëtare të asaj periudhe.

Prandaj, është e pasaktë të paraqitet Shqipëria vetëm si përfituese e diplomacisë së Fuqive të Mëdha. Ajo ishte njëkohësisht produkt i njohjes ndërkombëtare dhe viktimë e kufizimeve të vendosura nga po ajo diplomaci.

5. Protokolli i Firences dhe kufiri shqiptaro-grek

Në vjeshtën dhe dimrin e vitit 1913, çështja e kufirit jugor të Shqipërisë u bë një nga temat më të ndjeshme të diplomacisë evropiane.

Ushtria greke kishte pushtuar një pjesë të konsiderueshme të Epirit, përfshirë Janinën, Gjirokastrën dhe zona të tjera që më pas u përfshinë në shtetin shqiptar.

Athina i konsideronte këto territore pjesë të Epirit historik dhe mbështeste pretendimet e saj me argumente historike, fetare, kulturore dhe demografike.

Por prania e popullsisë greke në disa zona nuk përbënte dhe nuk përbën vetvetiu provë të një të drejte ekskluzive territoriale të shtetit grek.

Në këto territore kishte komunitete të ndryshme, përfshirë popullsi shqiptare, greke dhe banorë me identitete lokale e përkatësi të ndërthurura.

Këtu duhet të bëjmë dallimin ndërmjet tri koncepteve që shpesh ngatërrohen qëllimisht:

Identiteti kombëtar i popullsisë.
Përkatësia historike dhe kulturore e një territori.
Sovraniteti juridik i një shteti mbi atë territor.
Këto nuk janë e njëjta gjë.

Prania e një komuniteti kombëtar nuk e përjashton ekzistencën e komuniteteve të tjera dhe nuk krijon automatikisht të drejtën e një shteti fqinj për të pretenduar sovranitet mbi territorin ku jeton ai komunitet.

Vendimet përfundimtare të përcaktimit të kufirit u morën në kuadër të diplomacisë së Fuqive të Mëdha. Protokolli i Firences i 17 dhjetorit 1913 përcaktoi vijën kufitare shqiptaro-greke, duke përfshirë brenda Shqipërisë edhe Gjirokastrën, Korçën, Sarandën dhe Himarën.

Studimi i Nicola C. Guy mbi përcaktimin e kufijve shqiptarë në vitet 1912–1914 tregon qartë se kriteret etnografike nuk u zbatuan në mënyrë të njëtrajtshme. Ato shpesh iu nënshtruan interesave strategjike dhe kompromiseve të Fuqive të Mëdha.⁶

Pra, vendimi nuk ishte rezultat i një analize të përsosur etnografike dhe as një zgjidhje që kënaqte të gjitha komunitetet.

Por kjo nuk i jep askujt të drejtën që sot ta përdorë pakënaqësinë historike si bazë për pretendime të reja territoriale.

6. Epiri nuk mund të monopolizohet nga asnjë nacionalizëm

Një nga problemet më të dukshme të disa shkrimeve greke është përpjekja për ta paraqitur Epirin si një hapësirë historike ekskluzivisht greke.

Epiri ka një histori të gjatë dhe komplekse, e cila nuk mund të reduktohet në pronësi të një nacionalizmi të vetëm.

Në këtë hapësirë kanë jetuar dhe bashkëjetuar popullsi të ndryshme, me gjuhë, tradita, përkatësi fetare dhe zhvillime historike të ndërthurura.

Historia e Epirit nuk fillon me krijimin e shtetit modern grek dhe as përfundon me përcaktimin e kufirit shqiptaro-grek.

Po kështu, historia shqiptare nuk mund të shkëputet nga hapësira historike e Epirit.

Për mua, është e domosdoshme të bëhet një dallim ndërmjet identitetit kulturor, përkatësisë kombëtare dhe sovranitetit shtetëror.

Një komunitet mund të ruajë gjuhën, fenë, traditat dhe identitetin e vet kombëtar brenda një shteti tjetër. Kjo është plotësisht legjitime dhe duhet të garantohet me ligj.

Por këto të drejta nuk mund të përdoren si instrument për të vënë në pikëpyetje integritetin territorial të shtetit ku jeton ai komunitet.

Kjo vlen për minoritetin grek në Shqipëri, ashtu siç duhet të vlejë për shqiptarët në çdo shtet tjetër.

Nuk mund të pretendojmë të drejta për njërin komunitet dhe t’ia mohojmë ato tjetrit.

7. Autonomia e vitit 1914 dhe Protokolli i Korfuzit: Çfarë u njoh dhe çfarë nuk u njoh?

Shpallja e Autonomisë së Epirit të Veriut në vitin 1914 dhe nënshkrimi i Protokollit të Korfuzit më 17 maj të po atij viti përbëjnë një kapitull të rëndësishëm të historisë së rajonit.

Lëvizja autonome drejtohej nga Georgios Christakis-Zografos dhe kërkonte një status të veçantë për popullsitë e zonave të përfshira në shtetin shqiptar.

Nuk ka arsye të mohojmë ekzistencën e kësaj lëvizjeje, karakterin e saj politik dhe rezistencën që ajo organizoi.

Por duhet të jemi po aq të saktë në interpretimin e dokumenteve.

Protokolli i Korfuzit parashikonte një regjim të veçantë autonomie për zonat e Gjirokastrës dhe Korçës, të cilat vazhdonin të mbeteshin juridikisht brenda shtetit shqiptar.

Dispozitat përfshinin:

Autonomi në administrimin lokal.
Garanci për përdorimin e gjuhës greke në arsim dhe në jetën publike.
Mbrojtjen e lirive fetare.
Organizimin e strukturave vendore të administratës dhe të rendit.
Garanci të veçanta për të drejtat arsimore dhe kulturore të popullsisë.
Marrëveshja u miratua nga Fuqitë e Mëdha në korrik 1914, por shpërthimi i Luftës së Parë Botërore dhe shpërbërja e organizimit shtetëror shqiptar penguan zbatimin e plotë të saj.⁷

Këtu qëndron një dallim që nuk duhet anashkaluar: Protokolli i Korfuzit ishte një marrëveshje për autonomi brenda shtetit shqiptar, jo një akt që njihte sovranitetin grek mbi këto territore.

Ta paraqesësh këtë dokument si provë të një të drejte territoriale greke është interpretim që shkon përtej përmbajtjes së tij.

Mund të diskutojmë për karakterin, përmbajtjen dhe zbatimin e marrëveshjes. Mund të analizojmë edhe arsyet politike që çuan në nënshkrimin e saj.

Por nuk mund t’i atribuojmë një dokumenti atë që ai nuk parashikon.

8. Çështja e Epirit të Veriut nuk mund të shndërrohet në instrument të politikës së sotme

Një problem tjetër është vazhdimësia e përdorimit të terminologjisë së fillimshekullit XX në debatet politike të kohës sonë.

Termi Vorio Epir përdoret në disa qarqe politike greke jo vetëm si nocion historik ose gjeografik, por edhe si shprehje e një pretendimi territorial.

Këtu duhet të jemi të qartë.

Është legjitime të studiohet historia e komuniteteve greke në jug të Shqipërisë. Është legjitime të dokumentohen zhvillimet politike të viteve 1913–1914. Është legjitime të diskutohet për të drejtat e minoritetit grek.

Por është krejt tjetër çështje që këto zhvillime të përdoren për të vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë.

Asnjë interpretim historik nuk mund të zëvendësojë të drejtën ndërkombëtare.

Asnjë pretendim nacionalist nuk mund të krijojë vetvetiu titull juridik mbi një territor.

Dhe asnjë pakënaqësi historike nuk mund të shndërrohet në leje për të rihapur çështje kufijsh.

Për më tepër, studimet mbi politikën britanike dhe ndërhyrjen italiane në çështjen shqiptare gjatë viteve 1914–1915 tregojnë se interesat e fuqive vazhduan të ndryshonin sipas zhvillimeve të politikës evropiane. Kjo dëshmon se çështja shqiptare ishte pjesë e një rivaliteti shumë më të gjerë ndërkombëtar dhe jo një konflikt i thjeshtë shqiptaro-grek.⁸

9. Të drejtat e minoritetit grek janë të panegociueshme, por nuk janë pretendime territoriale

Dua të ndalem veçanërisht në këtë çështje, sepse është thelbësore për seriozitetin e këtij argumentimi.

Minoriteti kombëtar grek në Shqipëri është pjesë e historisë dhe realitetit shoqëror të vendit tonë.

Ai ka të drejtën e plotë të ruajë identitetin, gjuhën, arsimin, besimin fetar, kulturën dhe traditat e veta.

Këto të drejta nuk janë dhuratë e shtetit shqiptar dhe as koncesion i përkohshëm politik. Ato janë të drejta themelore që duhet të garantohen nga Kushtetuta, ligjet shqiptare dhe konventat ndërkombëtare.

Por respektimi i minoritetit grek nuk duhet ngatërruar me pranimin e pretendimeve territoriale të qarqeve nacionaliste.

Nuk është e njëjta gjë të mbrosh të drejtat e një komuniteti dhe të pretendosh se territori ku ai jeton duhet t’i përkasë një shteti tjetër.

Unë e refuzoj këtë barazim.

Shqipëria duhet të jetë shtet i barabartë për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare.

Por kjo nuk do të thotë se duhet të pranojë rishkrimin e historisë së saj sipas interesave politike të fqinjëve.

Të njëjtin standard duhet ta kërkojmë edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

10. Historia e shqiptarëve nuk mund të shkruhet me standarde të dyfishta

Kur lexoj artikujt që e përshkruajnë krijimin e Shqipërisë si një tragjedi për Helenizmin e Epirit të Veriut, vërej një mungesë të dukshme ekuilibri historik.

Përmenden me hollësi interesat greke, por rrallë trajtohet me të njëjtën vëmendje drama e shqiptarëve që mbetën jashtë kufijve të shtetit të tyre.

Përmendet ushtria greke në Epir, por nuk analizohet me të njëjtën thellësi fakti se shtetet ballkanike kishin projekte të gjera aneksuese mbi territoret shqiptare.

Flitet për padrejtësitë e diplomacisë së Fuqive të Mëdha ndaj popullsive greke, por anashkalohen padrejtësitë e së njëjtës diplomaci ndaj popullsisë shqiptare.

Kjo nuk është qasje e ndershme historike.

Nëse historia duhet të shërbejë për të kuptuar të kaluarën, ajo duhet të përfshijë të gjitha palët dhe të gjitha faktet.

Nuk mund të kërkojmë drejtësi për një popull duke heshtur për padrejtësitë ndaj një populli tjetër.

Nuk mund të kërkojmë respekt për kujtesën historike greke duke mohuar kujtesën historike shqiptare.

Dhe mbi të gjitha, nuk mund të ndërtojmë marrëdhënie të shëndosha ndërmjet dy popujve duke ushqyer mite territoriale.

Edhe historianët që kanë studiuar diplomacinë e kësaj periudhe, përfshirë autorë që nuk janë pjesë e historiografisë shqiptare, kanë theksuar se përcaktimi i kufijve u ndikua fuqishëm nga interesat strategjike dhe kompromiset ndërkombëtare.⁹

Prandaj, nuk ka asnjë arsye që interpretimet e njëanshme të paraqiten si e vetmja e vërtetë historike.

11. Përfundim

Shqipëria nuk ka pse të kërkojë leje për ekzistencën e saj historike

Unë nuk e mohoj se krijimi i shtetit shqiptar ishte rezultat edhe i një kompromisi ndërkombëtar.

Nuk e mohoj as se kufijtë e vitit 1913 lanë jashtë Shqipërisë një numër të madh shqiptarësh dhe krijuan probleme të rënda për komunitete të ndryshme.

Por refuzoj kategorikisht interpretimin sipas të cilit Shqipëria ishte një projekt i huaj, i krijuar për t’u shërbyer interesave të Austrisë dhe Italisë, ndërsa ekzistenca e saj përbënte një padrejtësi ndaj Greqisë.

Ky interpretim nuk e përballon provën e dokumenteve historike.

Shqipëria u krijua mbi bazën e një lëvizjeje kombëtare shqiptare, e cila kishte filluar shumë dekada më parë. Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 ishte akt i shqiptarëve. Njohja ndërkombëtare e vitit 1913 ishte rezultat i diplomacisë së Fuqive të Mëdha.

Këto janë dy procese të ndryshme, të cilat nuk duhet të ngatërrohen.

Vendimi i vitit 1913 u bë gjithashtu objekt i sfidave dhe rishikimeve të mëvonshme diplomatike. Konferenca e Ambasadorëve e vitit 1921 rikonfirmoi statusin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe përcaktimin e kufijve të saj, duke i dhënë një bazë të mëtejshme njohjes së shtetit shqiptar.¹⁰

Kjo është një pjesë thelbësore e historisë sonë dhe duhet të trajtohet me përgjegjësi.

Nëse Greqia kërkon respekt për historinë dhe identitetin e minoritetit të saj në Shqipëri, Shqipëria ka të drejtë të kërkojë të njëjtin respekt për historinë, identitetin dhe integritetin e saj shtetëror.

Nuk ka drejtësi historike me dy standarde.

Nuk ka fqinjësi të mirë kur historia përdoret si armë politike.

Nuk ka bashkëjetesë të qëndrueshme kur njëra palë kërkon që tjetra të pranojë interpretimin e saj të së kaluarës.

Dhe këtu qëndron edhe përgjegjësia e historiografisë shqiptare: të mos mjaftohet me reagime emocionale ndaj shkrimeve të tilla, por të prodhojë studime serioze, të mbështetura në arkiva, dokumente dhe literaturë ndërkombëtare.

Shqipëria nuk ka nevojë të mohojë historinë greke për të mbrojtur historinë e vet. Por as nuk ka arsye të pranojë që historia e saj të shkruhet nga të tjerët.

Respekt për minoritetin grek. Respekt për historinë e përbashkët. Respekt për të drejtat e çdo komuniteti. Por pa ekuivoke për sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë.

Unë besoj se koha e miteve territoriale duhet të marrë fund. Popujt tanë kanë nevojë për fqinjësi të mirë, jo për ringjalljen e konflikteve të një shekulli më parë.

Historia duhet të na mësojë të mos i përsërisim gabimet e së kaluarës, jo të na kthejë në pengje të tyre.

Shqipëria nuk është krijim i rastësishëm i diplomacisë evropiane. Ajo është rezultat i një përpjekjeje kombëtare, i një historie dhe i vullnetit politik të shqiptarëve. Dhe askush nuk ka të drejtë ta trajtojë ekzistencën e saj si një çështje që duhet të justifikohet përballë pretendimeve të nacionalizmit të huaj.

FUSNOTAT DHE REFERENCAT BIBLIOGRAFIKE

1. Skendi, Stavro. The Albanian National Awakening, 1878–1912. Princeton: Princeton University Press, 1967. Studim themelor mbi Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare.

2. Çeku, Ethem dhe Sedat Baraliu. “The Albanians, the First Balkan War, and the Decisions of the London Conference of 1912–1913.” European History Quarterly, vëll. 56, nr. 1, 2026, f. 46–66. Studim mbi pozitën e lëvizjes kombëtare shqiptare gjatë Luftës së Parë Ballkanike dhe vendimet e Konferencës së Londrës.

3. Beshiri, Ismije. “The Independence of Albania in 1912 as Documented in German Diplomatic Archives.” Journal of Contemporary History, vëll. 51, nr. 1, 2019. Studim i mbështetur në dokumentacionin diplomatik gjerman mbi procesin e Pavarësisë së Shqipërisë.

4. Elsie, Robert. Texts and Documents of Albanian History. Dokumentet historike të vitit 1913 mbi Konferencën e Londrës dhe vendimin e Fuqive të Mëdha për organizimin e shtetit shqiptar.

5. Demaj, Frashër. “Përplasjet e diplomacisë së Fuqive të Mëdha për përfshirjen e territoreve dhe kufijtë e shtetit shqiptar.” Çështja shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1912–1913, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2023, f. 11–30.

6. Guy, Nicola C. “Fixing the Frontiers? Ethnography, Power Politics and the Delimitation of Albania, 1912 to 1914.” Journal of Historical Geography, vëll. 34, nr. 1, 2008, f. 27–49. Studim mbi raportin ndërmjet kritereve etnografike dhe interesave gjeopolitike gjatë përcaktimit të kufijve shqiptarë.

7. Protocol of Corfu, 17 maj 1914. Dokumenti diplomatik mbi autonominë e krahinave të Gjirokastrës dhe Korçës; shih gjithashtu dokumentacionin diplomatik amerikan në Foreign Relations of the United States, 1914 Supplement, për çështjen shqiptare dhe zhvillimet e Epirit.

8. Guy, Nicola C. “The Albanian Question in British Policy and the Italian Intervention, August 1914–April 1915.” Diplomacy & Statecraft, vëll. 18, nr. 1, 2007, f. 109–131.

9. Llewellyn-Smith, Michael. Venizelos: The Making of a Greek Statesman, 1864–1914. Oxford: Oxford University Press, 2021. Veçanërisht kapitulli 6, “Peacemaking in London”, f. 341–346, mbi negociatat e Londrës dhe çështjen e Shqipërisë e të Epirit të Veriut.

10. Meta, Beqir. “Brishtësia e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër përgjatë shek. XX.” Çështja shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1912–1913, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2023, f. 31–42. Studim mbi vendimet e vitit 1913, sfidat diplomatike dhe rikonfirmimin e tyre në vitin 1921.

11. Guy, Nicola C. The Albanian Question in British Policy and Italian Intervention, 1914–1915. Studimet e saj mbi politikën britanike, interesat italiane dhe çështjen shqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore; shih gjithashtu dokumentet e diplomacisë britanike dhe amerikane të periudhës 1912–1921.

Prishtinë,11.11.2026

NËNTORI 2026 MES FLAMURIT DHE PROTESTËS- Nga Frank Shkreli

Nga Pavarësia e vitit 1912 të kërkesat e shqiptarëve për demokraci, drejtësi dhe dinjitet qytetar, 2026
                                           
Nëntori është muaji më simbolik i historisë shqiptare. Është muaji i flamurit, i pavarësisë, i kujtesës kombëtare dhe i atyre ngjarjeve që përcaktuan fatin e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar. Është muaji që na kujton sakrificat e brezave për liri, dinjitet, shtetësi dhe të drejtën e shqiptarëve për të vendosur vetë të ardhmen, si popull i pavarur.  Por nëntori nuk duhet të jetë vetëm muaj festimesh, ceremonishë, fjalimesh zyrtare dhe përkujtimesh historike. Ai duhet të jetë edhe një muaj reflektimi serioz për gjendjen e sotme të shqiptarëve, për demokracinë, për liritë qytetare, për drejtësinë dhe për përgjegjësinë e institucioneve ndaj qytetarëve dhe të drejtave të tyre.
Është një ironi e historisë që, ndërsa shqiptarët kremtojnë pavarësinë e fituar më 28 Nëntor 1912, sot ata përballen me protesta studentore dhe qytetare, të cilat shprehin pakënaqësinë, shqetësimet dhe kërkesat e tyre për një të ardhme më të mirë.  Pavarësia nuk është vetëm një akt historik i vitit 1912. Ajo është edhe një përgjegjësi e përditshme e shtetit ndaj qytetarëve të vet.  Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi me bashkëpunëtorët e tyre ngritën flamurin në Vlorë për t’i dhënë Kombit shqiptar një shtet të pavarur. Ata nuk luftuan vetëm për një territor dhe për një flamur, por edhe për dinjitetin e një populli, për të drejtën e tij për të qenë i lirë dhe për të mos u sunduar nga të tjerët. Sot, më shumë se një shekull pas shpalljes së Pavarësisë, brezi i ri shqiptar ka të drejtë të kërkojë që këto ideale të mos mbeten vetëm në faqet e historisë.
Prandaj, protestat studentore dhe qytetare të shqiptarëve sot nepër rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë nuk duhen parë si shqetësim për pushtetin, por si shprehje e një të drejte themelore demokratike. Studentët kanë të drejtë të kërkojnë arsim cilësor, kushte më të mira jetese, meritokraci dhe mundësi të barabarta. Po kështu, protestat qytetare janë pjesë e natyrshme e një shoqërie demokratike, kur qytetarët ndihen të papërfaqësuar, të zhgënjyer ose të papërfillur nga institucionet.  Një demokraci nuk matet vetëm me zgjedhjet që organizon, por edhe me mënyrën se si dëgjon zërin e qytetarëve nepërmjet zgjedhjeve, përfshir zërin edhe të atyre që nuk e kanë votuar një qeveri të caktuar.
Nëntori 2026 duhet të na kujtojë rishtas se flamuri kombëtar nuk është pronë e asnjë partie, qeverie apo pushteti. Ai është simboli i përbashkët i të gjithë shqiptarëve.  Prandaj, nuk ka asnjë kundërshti ndërmjet nderimit të pavarësisë, historisë kombëtare dhe protestës për të drejtat qytetare. Përkundrazi, ato janë pjesë e së njëjtës aspiratë historike për një Shqipëri e lirë, të drejtë dhe demokratike.  Ata që shpallën Pavarësinë më 1912 nuk mund ta kenë imagjinuar lirinë si një privilegj të pushtetarëve, atëherë as sot, por si një e drejtë popullit, pa dallime. Dhe kjo e drejtë përfshin edhe të drejtën për të protestuar, për të kundërshtuar padrejtësinë dhe për të kërkuar llogari nga ata që qeverisin.  Nuk duhet të harruar se historia shqiptare është ndërtuar edhe nga breza të rinj që nuk janë pajtuar me padrejtësitë e kohës së tyre.  Studentët dhe qytetarët që ngrihen sot për kërkesat e tyre nuk janë jashtë historisë kombëtare. Ata janë pjesë e saj.  Në këtë Nëntor, ndërsa përulemi me respekt para Flamurit dhe kujtojmë 28 Nëntorin, duhet të pyesim veten: Çfarë kuptimi ka pavarësia nëse qytetari nuk ndihet i lirë të kërkojë të drejtat e tij? Çfarë kuptimi ka demokracia nëse zëri i studentëve dhe i qytetarëve nuk dëgjohet? Dhe çfarë vlere kanë ceremonitë përkujtimore nëse idealet e atyre burrave që shpallën Pavarësinë, nuk zbatohen në jetën e përditshme?
Nëntori pra, nuk është vetëm një muaj për të kujtuar të kaluarën historike. Është edhe një rast për të gjykuar të tashmen dhe për të menduar për të ardhmen. Pavarësia është shpallur në Vlorë më 28
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan shpesh theksonte se demokracia nuk është diçka e garantuar – por që duhet të mbrohet dhe të ruhet, aktivisht, çdo ditë dhe nga çdo brez.
Ky është, ndoshta, mesazhi më i rëndësishëm i Nëntorit të shqiptarëve, 2026. Ta duan historinë e vet, ta nderojnë Flamurin kombëtar, por, njëkohsisht, të mos heshtin përballë problemeve dhe padrejtësive të së sotmes.  Sepse patriotizmi nuk matet vetëm me mënyrën se si festohet Pavarësia, por edhe me përgjegjësinë që qytetarët kanë për vendin dhe për të ardhmen e tij.  Nëntori është muaji i Pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por pavarësia pa drejtësi, pa demokraci dhe pa dinjitet qytetar mbetet një ideal ende i papërmbushur.
Frank Shkreli

 PS dhe PD, dy bijat e  Partisë Komuniste zbatuan në perfeksion Projektin “KATOVICA” – Nga Skënder Sadri KAPITI

 

 

 Duke marrë shkas nga Protestat patriotike të studentëve të cilët protestojnë prej 5 muajsh kundër politikës së vjetër të këtij tranzicioni traumatik, antipublik, korruptiv, hajdutërie  dhe të eksodit, ku me të drejtë studentët akuzojnë sot se politika e tranzicionit është zbatimi i Projektit “ KATOVICA”.  Unë këtë projekt dhe politikën pas komuniste   e kam quajtur si politikë e një demkracie popullmashtruese dhe që e kam denocuar qysh shumë kohë më parë, që në vitin 1997  si politikë e Projektit “KATOVICA”,

PO E DERGOJ PËR BOTIM KËTË SHKRIM TIMIN   TË VITIT 2015.

Durrës, 11. 11. 2015: Demokracia , apo më saktë paskomunizmi pseudodemokratik  , se vetëm demokraci në Shqipëri nuk ka, është një kapitalizëm grabitqar i politikës së grabitjes, anëkandit dhe shitjes së pasurive të shqiptarëve dhe të shtetit shqiptar, një kapitalizëm politik i pa interesuar për zhvillimin ekonomik, për mirëqenien sociale dhe aspak edhe për investimet dhe integrimin e Shqipërisë; kapitalizëm monopol politik që madje edhe provokon e spekullon me imazhin dhe krenarinë kombëtare; kapitalizëm politik që ka monopol autoritetin, pushtetin dhe drejtësinë duke i blerë dhe ato, dhe prandaj shqiptarët vetëm sa largohen nga Shqipëria.

Kapializëm politik që do të thotë se politika është në Shqipëri korrupsioni, pushteti dhe biznesi të pasfidueshëm nga demokracia, ligji e drejtësia. Fakti që pas vitit 1990 e në vazhdimësi deri më sot në Shqipëri nuk u ndëshkuan krimet e komunizmit, nuk u krye dekomunistifikimi i vëndit dhe pastrimi e dekriminalizimi i politikës, nuk u kompensuan desidenca antikomuniste, ish-të persekutuarit dhe ish-pronarët për padrejtësitë e së shkuarës së ish regjimit dhe nuk u integruan ata politikisht, kjo do të thotë se tranzicioni 25 vjeçar është një sistem hibrid demokratiko-komunist apo me sakt një komunizëm bastard. Faji për këtë është edhe i vetë këtyre të fundit, pra i desidencës antikomuniste që nuk diti dhe nuk qe e aftë të organizohet, por u përça dhe u manipulua nga politika, e cila luajti dhe u tall me kartën e desidencës antikomuniste. DESDENCA ANTIMUNITE  u josh dhe u mashtrua nga politika dhe politikanët shspiunë të komunizmit dhe ishkomunstët e konvertuar në demkratë, u kënaq  me disa përfitime të vogla, u kënaqën me një përmirësim të vogël të gjëndjes së tyre, po që më shumë u tradhëtuan interesat e saj edhe nga drejtuesit e atyre polishoqatave të quajtura antikomuniste që e penguan desidencën antikomuniste që të krijonte partinë e vet të mirëfilltë politike, të djathtën e vërtetë shqiptare.

 

Pra në Shqipëri fisnikëria e persekutuar nacional-demokratike nuk është e organizuar ende si parti politike dhe për pasojë as e integruar politikisht në strukturat politiko-shtetërore të Shtetit shqiptar. Ajo, pas vitit 1990 vetëm sa u lirua nga burgjet dhe nga kampet e internimeve dhe sot pas 25 vitesh endet poshtë e lart me dëshmi penaliteti dhe me letrat e ishpronave të tyre nëpër zyrat e nëpërkëmbjes së Shtetit shqiptar , nëpër Gjykatën e Strazburgut dhe shumica prej tyre azilojnë nëpër vëndet e BE duke kërkuar strehim politik dhe ekonomik edhe sot në vitin 2015.

Në Shqipëri komunizmi nuk u shëmb nga ndonjë Revolucion apo Lëvizje Demokratike , po më shumë komunizmi u vetëshëmb, pasi hëngri dhe heronjt e “revolucionit”, regjimi u izolua nga populli i cili përfundoi në armik si pasojë e luftës së klasave, regjim që falimentoi politikisht dhe ekonomikisht, pra regjimi komunist vetëra ose u vetëshëmb sepse konsumoi vetveten. Regjimi komunist më shumë çuditi se si ra, se sa, se si erdhi.

Por pas rënies së tij përsëri triumfatorë ishte komunizmi sepse pushteti u ndërrua dhe kaloi nga duart e komunistëve në ato të ishkomunistëve të konvertuar në demokratë.

 

Komunizmi vetëra si regjim në dukje, po nuk ka rënë dhe nuk është çrrënjosur nga tabani e trualli shqiptar ku i ka shtrirë rrënjët dhe që vegjëtoi filizat e tij: bijë, bija ,nipa e mbesa, trashëgimtarë ideologjikë dhe biologjikë të diktatures dhe të ateizmit komunist që e kanë mbërthyer shtetin dhe sistemin e “ri” në këto 25 vite tranzicioni.

Komunizmi ekstremist u shndërrua në komunizëm kapitalist; ishkomunistët më të devotshëm të regjimit dhe agjentët e ishsigurimit dhe pasuesit e trashëgimtarët e tyre kanë kapur e mbërthyer , pronësuar dhe privatizuar ekonominë, politikën, qeverisjet, administratën, drejtësinë, pasuritë, financat, diplomacinë, mediat, institucionet e pavarura shtetërore, shoqatat e të gjitha llojeve me emërtesa politike, kulturore, artistike, ambjentaliste, feministe, OJQ etj.; pra tërë shoqërinë civile; kanë në pronësi shumicën dërrmuese të mediave: gazetat e televizonet; shkollat, universitetet etj.

Po ta vërejmë me vëmendje ecurinë e këtij tranzicioni postkomunist në Shqipëri do të konstatojmë se në mënyrën dhe realitetin e realizimit të tij nga politika në përgjithësi deri tani në vitin 2015 konstatojmë shëmbullin me të mirë të zbatimit të planit të Katovicës parashtruar nga M.Gorbaçov në vitin 1986, që udhëzonte që të krijohen parti të majta, të qëndrës e të djathta po në këto parti të jenë komunistët në krye.

 

A nuk është e vërtetë kjo ku tërë spektri politik shqiptar pothuajse pati liderë komunistë ku më shëmbullorja është PD e cila në krye të saj pati deri me 23 qershor 2013 një ishkomunist të thekur, e që u bë dhe kryeministër dhe më parë dhe president i shtetit shqiptar. Berisha ishte vetë shëmbulli më i mirë si pasues e zgjatim i enverizmit në demokraci.

Tjetër, “Katovica” udhëzonte që partia që do të marrë pushtetin do të shajë me themel e çati komunizmin me qëllim që të fitojmë simpati te Perëndimi dhe te desidenca antikomuniste, dhe na intereson karta morale e tyre e do t’u afrojmë punë të parëndësishme por kurrë nuk do t’u lëmë atyre pushtetin.

Askush jo vetëm në Shqipëri po as në tërë ishkampin komunist, asnjë parti politike që e ka dominuar tranzicionin nuk e ka kryer e zbatuar në perfeksion edhe këtë direktivë se sa patite politike në Shqipëri, pasi dhe madje edhe pas 25 vitesh po me këtë kartë pretendonte akoma për të mashtruar desidencën antikomuniste dhe popullin me sharje e akuza ndaj të shkuarës komuniste e duke mos kursyer me lloj-lloj shpifjesh e intrigash ndaj dhe kundërshtarit politik me terma të dalë boje si bllokmenë, bij të etërve etj., e duke mos kursyer fjalë nga më ordinere ndaj të gjallëve po dhe të vdekurve që kemi dëgjuar nga goja e mësuar e këtyre ishkomunistëve dje kundër perëndimit e demokracisë, po që na u bënë antikomunistë demokratë pas rënies së tij.

Dhe këto buçima të tyre antikomuniste i’u servirën popullit e veçanërisht të persekutuarve, fisnikërisë dhe desidencës antikomuniste si reforma dhe si “hakmarrje”kundër komunizmit për të fshehur trashëgiminë më të paskrupullt si shërbëtorë të regjimit dhe të mashtrimit të desidencës antikomuniste për tu marrë atyre votën , për tu grabitur pronat dhe për t’i mos integruar ata politikisht e për t’i mbajtur ata larg pushtetit..

Partia që do të marrë pushtetin porosiste Gorbaçovi në Katovicë do të bëjë propagandë kundër komunizmit me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës komuniste dhe në ekonomi, kapitalistë dhe pronarë të ardhshëm të jenë njerëzit tanë.

Besoj se nuk ka nevojë për koment , se ky projekt më së miri është realizuar në Shqipëri sidomos nga PD që e ka dominuar politikisht tranzicionin E DERITANISHËM NË VITIN 2015, pasi askush dhe asgjë askujt nuk i hyri gjë në këmbë prej ishfunksionarëve më të lartë e më të zellshëm të komunizmit përveçse ndonjë gjyqi qesharak e ndonjë ndëshkimi të vogël siç ishte ai për kafe i bashkëshortes së ishdiktatorit, madje PD në pushtet de fakto u bë mburoja e nomenklaturës së kuqe sepse kanë qenë vetë shërbëtorë, ishspiunë e komunistët më servilë të diktaturës e ku kryetari i PD-së, Berisha ka qenë mik besnik i fëmijëve të diktatorit, privilegj që nuk e kishin as anëtarët e Byrosë Politike të PPSH-së.

Ajo që vërehet pos të tjerash është shtirja e politikes për ndjesi e dhimbje ndaj të persekutuarve politikë, e jo vetem ndaj tyre, po edhe për të tjerët, po që nuk ishte gjë tjeter veçse ndjesi e dhimbje sipërfaqësore e mashtrim për të fshehur urrejtjen dhe neglizhencën kriminale të tij që vjen si pasojë se vete PD dhe PS dhe gjithpolitika e pushtetit te tranzicionit kane pasur përvojën dhe trashëgiminë komuniste të pandjesisë, urrejtjes shoqërore dhe kënaqjes me vuajtjet e fatkeqësitë dhe varfërinë e të tjerëve; një politikë që ka montuar e shëmbëllyer e lënë si trashëgimi një sistem autokratik të moderuar ku si kryeligj të pashkruar ka vjedhjen, mashtrimin, korrupsionin e krimin (elektoral, ekonomik, politik, të drogës, të trafiqeve, ordiner etj.); pra një regjim e sistem neokomunist mizantrop(që urren shoqërinë) pasi mashtron, përgojon, shan, kritikon, akuzon pa argument dhe i bën etiketimin e gjykimin kujdo që guxon të kundërshtojë e që nuk shërben e nuk lobon për të dhe nuk është dakord me dëshirimin e tij, ekzaltimin, gënjeshtrën e pranimin e realitetit fals të tij.

Si pasojë e ketij tranzicioni, Shtetin shqiptar e ka pllakosur padrejtësia neokomuniste mbuluar me petkun e demokracisë; e kësaj demokracie komuniste: e lirisë dhe të së drejtës që ata të djeshmit dhe këta të sotmit trashëgimtarë të tyre, të këtij pluralizmi dhe të kësaj demokracie që përzgjedhin në politikë dhe në çdo sferë sociale këtë sërë njerëzish që e kanë degraduar në këtë gjëndje ekonominë, individin, shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Ky është tranzicioni i kapitalizmit politik grabitqar, i kapitalizmit të pandjesisë sociale dhe i korrupsionit që të kujton kapitalizmin e egër, të hershëm, paramodern: kapitalizëm politik i monopolit të ligjit, të drejtësisë, të korrupsionit, të manipulimit dhe spekulimit , pronësimit e privatizimit abuziv e me vjedhje të pasurive të shqiptareve dhe të shtetit shqiptar; kapitalizëm që e ka polarizuar tejskajshëm shoqërinë: në një pakicë të pasurish që e kanë blerë dhe drejtësinë dhe në një shumicë absolute të varfërish që nga mospasja e mundësisë për të realizuar prosperitetin, lumturinë dhe minimalisht as mbijetesën marrin rrugën e eksodit edhe sot”.

Shënim:Edhe pas vitit 2015, kohë kur unë e shkrova këtë shkrim , kjo periudhë vetëm sa e përkeqësoi akoma më shumë gjëndjen në Shqipëri,kur aktualisht kemi në qeverisje një regjim të egër antihuman,antiliri, autokrartik dhe kleptokratik, korruptiv të pashëmbullt në Europë, si pasojë e të cilit Shqipëria, trojet dhe pasuritë e saj janë nxjerrë në anëkand,dhe kur Shqipëia dhe shteti shqiptar janë  etiketuar si narkoshtet dhe kanabistan nga ndërkomëtarët; kur SOVRANITETI KOMBËTAR SOT ËSHTË  KËRCËNUAR NGA REGJIMI I KORRUPSIONIT, HAJDUTËRISË, ANTILIGJIT E ANTISHTETIT; KUR SHQIPËRIA VAZHDON TË BOSHATISET DHE PËRDITË PO BOSHATISET NGA LARGIMI I I RINISË PREJ ATDHEUT TË TYRE.

MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË- Nga Frank Shkreli

Më 9 nëntor 1989, bota dëshmoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore: rënien e Murit të Berlinit. Pas 28 vjetësh ndarje, ky mur, simbol i diktaturës komuniste, i shtypjes së lirive njerëzore dhe i ndarjes së Evropës në dy kampe ideologjike, u shemb nën peshën e vullnetit të njerëzve për liri dhe bashkim. Me atë rast nuk ra vetëm një mur betony, por ra një simbol i padrejtësisë historike, i izolimit dhe i një sistemi që kishte ndarë familje, shoqëri dhe kombe. Rënia e tij shënoi fillimin e një epoke të re për Evropën dhe dëshmoi se asnjë diktaturë dhe asnjë ndarje e imponuar nuk është e përjetshme.
Por, ndërsa Evropa përkujton këtë ngjarje historike, shqiptarët kanë arsye të bëjnë një reflektim të veçantë: Muri i Berlinit ra, por sa mure të tjera vazhdojnë të qëndrojnë mes shqiptarëve?  Për shqiptarët, ashtu si edhe për kombe të tjera në Evropë, fundi i Luftës së Ftohtë dhe rënia e komunizmit në Evropë hapën një kapitull të ri historik. Shqipëria doli nga izolimi i gjatë komunist — Kosova vazhdoi rrugën e saj drejt lirisë dhe pavarësisë, ndërsa shqiptarët në trojet e tyre në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe viset e tjera fituan mundësi të reja për të kërkuar e mbrojtur të drejtat e tyre kombëtare.  Pavarësia e Kosovës më 2008 ishte një nga arritjet më të mëdha të historisë moderne shqiptare. Ajo ndryshoi realitetin politik të rajonit dhe krijoi mundësi të reja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet shqiptarëve.  Megjithatë, sot, më shumë se tri dekada pas shembjes së Murit të Berlinit, duhet pranuar se shumë prej shpresave të asaj kohe ende nuk janë realizuar ndër shqiptarët.  Po, shqiptarët kanë fituar liri politike dhe kanë krijuar institucione shtetërore, por nuk kanë arritur të kapërcejnë shumë prej ndarjeve që vazhdojnë t’i pengojnë. Disa prej tyre janë trashëgimi e historisë, ndërsa të tjera janë prodhim i politikës së ditës, i interesave partiake dhe i mungesës së një vizioni afatgjatë kombëtar.
 
Muret më të vështira për t’u shembur nuk janë gjithmonë ato që ndajnë territoret, por ato që ngrihen në mendjet e njerëzve dhe në ndërgjegjen politike të një shoqërie. Një nga këto mure është ndarja politike dhe partiake. Në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në hapësirat e tjera shqiptare, rivalitetet politike shpesh janë shndërruar në pengesë për bashkëpunimin. Interesat partiake dhe ambiciet personale të politikanëve individual kanë zënë jo rrallë vendin e interesave të përbashkëta. Kundërshtari politik trajtohet si armik, ndërsa kompromisi, aq i domosdoshëm në një demokraci funksionale, shihet si dobësi. Nuk kërkohet që shqiptarët të kenë të njëjtat bindje politike apo të mendojnë njësoj për çdo çështje. Demokracia jeton nga pluralizmi dhe dallimet. Por kërkohet që, përtej këtyre dallimeve, të ekzistojë një platformë e përbashkët për çështjet themelore kombëtare.   Shqipëria dhe Kosova, si dy shtete të pavarura, kanë një përgjegjësi të veçantë historike. Marrëdhëniet ndërmjet tyre nuk duhet të varen nga raportet personale të udhëheqësve apo nga përkatësia e tyre partiake. Ato duhet të mbështeten në interesa strategjike, bashkëpunim institucional dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.   Nuk është e pranueshme që dallimet ndërmjet qeverive të Tiranës dhe Prishtinës të pengojnë projekte të rëndësishme ekonomike, kulturore, arsimore dhe diplomatike. Dy shtetet mund të kenë politika të ndryshme në shumë fusha, por nuk duhet të kenë qëndrime të ndryshme për rëndësinë e bashkëpunimit kombëtar.
Një tjetër mur që ende nuk është shembur është ai i ndarjeve ideologjike dhe i interpretimit të historisë shqiptare të shekullit të kaluar, dominuar nga regimi komunist sllavo-aziatik.  Edhe pas kaq shumë vitesh nga përmbysja e komunizmit, shoqëria shqiptare nuk ka arritur të bëjë një rivlerësim të plotë dhe objektiv të trashëgimisë së saj historike e kulturore.  Figura të shquara të kombit vazhdojnë të mbeten peng i paragjykimeve dhe dënimeve ideologjike dhe përjashtimi të një regjimi që kërkoi të kontrollonte jo vetëm të tashmen, por edhe të kaluarën e shqiptarëve.  At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Arshi Pipa dhe shumë e shumë figura të tjera të kulturës kombëtare meritojnë të vlerësohen mbi bazën e veprës dhe kontributit të tyre, dhe jo sipas gjykimeve politike të një kohe që i përjashtoi nga kujtesa zyrtare.  Një shoqëri që nuk ka guximin të pajtohet me historinë e vet, nuk mund të ndërtojë një të ardhme të shëndoshë. Historia nuk duhet të jetë pronë e partive politike dhe as instrument për të ndarë shqiptarët. Ajo është pasuri e përbashkët kombëtare.
Por ndarjet, për fat të keq, nuk përfundojnë këtu. Shqiptarët në  Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe viset e tjera shqiptare nuk duhet të mbeten jashtë vëmendjes së politikës kombëtare të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare. Të drejtat e tyre gjuhësore, kulturore, arsimore dhe politike duhet të jenë pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk mund të pretendohet se ka një vizion kombëtar kur një pjesë e shqiptarëve vazhdojnë të përballen me vështirësi për të realizuar të drejtat e tyre themelore, kulturore, gjuhësore dhe të identitetit të tyre kombëtar.  Në këtë kontekst, nuk mund të lihet jashtë as diaspora shqiptare. Ajo qëndroi pranë çështjes kombëtare në momentet më të vështira, veçanërisht gjatë përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe shembjen e komunizmit. Kontributi i saj politik, diplomatik, financiar dhe kulturor është pjesë e historisë modern shqiptare.  Por diaspora nuk duhet të kujtohet vetëm në raste ceremoniale apo gjatë fushatave zgjedhore. Ajo duhet të trajtohet si një potencial i rëndësishëm kombëtar dhe të përfshihet në mënyrë serioze në strategjitë e zhvillimit, diplomacisë, arsimit dhe kulturës.
Rënia e Murit të Berlinit na kujton se ndryshimet historike kërkojnë guxim, vendosmëri dhe vullnet qytetar. Por na kujton edhe se liria, pasi fitohet, duhet të mbrohet dhe të përdoret me përgjegjësi.  Shqiptarët kanë bërë hapa të rëndësishëm historikë!  Kanë kapërcyer diktaturën, kanë fituar pavarësinë e Kosovës dhe kanë krijuar mundësi të reja për zhvillimin e tyre politik e kombëtar. Këto arritje nuk duhen nënvlerësuar. Por ato nuk janë arsye për vetëkënaqësi.  Shqiptarët sot kanë nevojë për institucione vërtetë demokratike, për bashkëpunim ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, për mbështetje të shqiptarëve në rajon, për një diasporë të përfshirë në jetën kombëtare dhe për një histori të çliruar nga paragjykimet ideologjike.  Bashkimi kombëtar nuk fillon dhe nuk përfundon me kufijtë shtetërorë. Ai fillon me vetëdijen për përkatësinë e përbashkët, me respektin ndaj historisë, me solidaritetin dhe me përgjegjësinë për njëri-tjetrin.  Nuk është fjala për të mohuar realitetet shtetërore dhe politike në të cilat jetojnë shqiptarët, por për të ndërtuar një hapësirë të përbashkët kombëtare, ku gjuha, kultura, historia, arsimi dhe interesat e përbashkëta të mos bëhen peng i politikës së ditës.
Muri i Berlinit u shemb më 9 nëntor 1989. Ishte një fitore e lirisë mbi diktaturën, e vullnetit njerëzor mbi ndarjen dhe një fitore e shpresës mbi frikën.  Por, për shqiptarët, përvjetori i kësaj ngjarjeje duhet të jetë edhe një moment vetëkritike. Nuk mjafton  që në këtë ditë të përkujtojmë muret që kanë shembur të tjerët, nëse nuk kemi guximin të shohim muret që vazhdojmë t’i mbajmë mes nesh. Evropa e shembi Murin e Berlinit për të kapërcyer ndarjen e saj historike. Shqiptarët duhet të shembin muret politike, ideologjike dhe mendore që vazhdojnë të pengojnë bashkëpunimin dhe unitetin e tyre kombëtar, që nga shembja e komunizmit zyrtar në Evropë.  Historia u dha mundësinë shqiptarëve. Tani përgjegjësia është e tyre.  Dhe kjo përgjegjësi nuk mund të shtyhet, pafundësisht.  Shqiptarët kanë nevojë për një Pakt Kombëtar — jo për interesat e politikanëve të këtyre 35-viteve tranzicion të pafund — por për një marrveshje historike me njëri tjetrin.
Frank Shkreli

Deklarata skandaloze e një akademiku- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Sapo ndoqa deklaratën e akademikut në fjalë para Blendi Fevziut, të cilën e shprehu fare prerazi, madje pa u ulur në tryezën e Klanit, se shqipja, demek, na e paska zanafillën në vitin 1500. Kurse Blendi Fevziu, si sahanlëpirës shembullor i Ramës, hapi sytë i çuditur, sikur të ishte ndonjë analfabet hesapi. Të njëjtën deklaratë e ka pasë përsëritur sa e sa herë nëpër studiot televizive edhe profesori Xhevat Lloshi. Madje, Instituti i Albanologjisë pranë Akademisë së Shkencave,  ca vite më parë, ka pasë botuar dhe hedhur në qarkullim librin e Anila Omarit, me titull “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”, në të cilin, për marrëzinë e saj, ka deklaruar se 93% e leksikut të shqipes na qenka i huazuar. Këto marrëzira nuk i ngre as dheu, as qielli. Por shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare nuk kanë ç’presin nga një akademi shkencash me orientim antikombëtar lidhur me lashtësinë e kombit shqiptar dhe të gjuhës së tij. Po si t’ua bëjmë disa dijetarëve perëndimorë, të cilë kanë shkruar ndryshe nga sa deklaron akademiku Valter Memisha, profesori Xhevat Lloshi dhe plot të tjerë. Ata dijetarë janë të shumtë, por këtu do të mjaftohem vetëm me citimin e dy prej tyre.

Filologu dhe  albanologu i shquar Lui Benloeu (Louis Benlæ (1818-1900), profesor i Universitetit të Dizhonit, ja çfarë shkruan për gjuhën shqipe:

“Në fillim të punës sime mendoja të trajtoja thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike; dhe veç kur shoh se po prekja një çështje të gjallë, madje gjithë regëtimë, një çështje kombi. Dhe ç’komb! Më i vjetri i kontinentit tonë me atë të baskëve… Në një seri konferencash që u organizuan në fillim të verës së vitit 1878, munda t’i parashtroj këto konkluzione në Akademinë e Mbishkrimeve dhe të Letrave të Bukura. U përpoqa t’i mbështes e t’i shpjegoj me ndihmën e shqipes të disa emrave të përveçëm pellazgjikë (emra perëndish, vendesh, malesh etj.) dhe të disa dokeve të çuditshme të shqiptarëve…” (Citohet sipas: Fotaq Andrea. “Pena të arta franceze për shqiptarët”. Grand Prind. Tiranë 2007, f. 332, 333-334).

I dyti është shkrimtari Moris Dryon (Maurice Druon – 1918-2009), anëtar i Akademisë franceze prej vitit 1967 dhe Sekretar i saj në periudhën mes viteve 1985-1999. Përballë mashtruesve dhe mitologëve grekë, si edhe në kundërshtim me politikën armiqësore europiane ndaj etnisë shqiptare, ai shkruan:

“Albanians belong to people older than its history, and the grandparents of Albanians took part in the War of  Troy, led by Achilles (… on one side) and Hector (on the other)” –  “Shqiptarët u përkasin popujve më të vjetër se vetë historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (…në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)” (Citohet sipas: “What others say about the Albanians? Maurico Druon”. Facebook. 20 shtator 2016).

Ky personalitet i kulturës franceze i jep një leksion të mirë shpifografisë dhe mitologjisë greke për ata të ashtuquajturit grekë të lashtë.

Akademiku Valter Memisha dhe profesori Xhevat Lloshi duhet të ngrihen dhe “të hedhin poshtë” edhe Enciklopedinë e madhe greke, në të cilën shkruhet:

“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë”  (vëll. 19, f. 873).

Intelektuali i shquar, Prof.dr. Alban Kraja, reagoi menjëherë në një videomesazh pas deklaratës së akademikut Valter Memisha. Videomesazhi titullohet “Tradhti e turpshme”.

Akademia e Shkencave është shndërruar me kohë në një fraksion të politikës antikombëtare të partisë socialiste, e cila, duke pasur në krye Ramën, një tradhtar të betuar të kombit shqiptar, pati komanduar në udhëheqje të asaj akademie një politikan të dështuar, si Skënder Gjinushi, një zero me xhufkë në lëmin  e lashtësisë së gjuhës shqipe.

Florida, 10 Nëntor 2026

Sa shumë PS kemi brenda PD…. Nga Adriatik Riza Dosti

Sa shume PS kemi brenda PD….

Ndaj nuk po mundemi dot t’i rrezojme as Ramen e as pushtetin e tij kriminal.

Ndaj dhe demokratet jane teper te zhgenjyer, te lodhur e mosbesues.

Ne kemi ne PD nje Rame te llojit tjeter, por pengmarres Partie njejte si ai.

Ne kemi ne PD… Tao, Ulsi, Brace, Maznik, Tom Dosh, Pelesh etj sa te duash… ani pse quhen Noka, Bardhi, Gjekmarkaj, Balliu , Eno, Ivi, Belo , Bylykbashi etj etj

Ne nuk na duhen ” demokrate ” extremiste e militante me çeshtje te hapura penale, mashtrues ordinere e njerez qe fshihen pas PD e pas “dashurise” per ty, o Doktor, vetem e vetem per t’i shpetuar drejtesise.

Nuk na duhen ne PD ata qe thyen e sabotuan rrevolten e kuksianeve ne rrugen e Kombit duke i bere nje sherbim te madh Rames.

Nuk na duhen ne PD as ai Blushi i Metes e as ai Mehdiu i Gerdecit, por as edhe ata e ato qe kane nderruar nga 5 e 6 Parti deri me sot… nese vertet duam ta rrezojme Ramen.

Ne kemi fatkeqesisht ne PD militante te semura extremisht shpirt – menderisht qe per Liderin e Partine as ju plas by..a fare per Shqiperine.

Ne kemi ne PD tone plot Zegjinera, Sara Mile, Belinda, Elisa, Olta… ani pse quhen Albana, Eda, Jozefina, Floriana, Ina etj etj .

Ne kemi ne kryesine e PD e ne krye te degeve te saj plot shqiptare te mire e demokrate te ndershem, sikurse fatkeqesisht edhe plot te tjere edhe me te keqinj, me te poshter, me te demshem e me te rrezikshem se patronazhistet e falangat kriminale te Rames qe po e mbajne peng PD e demokracine dhe po shkaterrojne endrren e çdo demokrati.

Lexoji komentet e pergjigjet qe u jep gazetareve ajo zonja ( Eda Grimci ) qe ke ne krah ne kete foto z.Berisha… lexoji e pastaj demokrateve te vertete thuaju te verteten e asaj qe ata duan te dijne… pse s’ po e rrezojme e pse s’ po e permbysim dot Ramen.

E pra as banditet e Rames nuk kane guxuar t’i fyejne demokratet e ndershem e veçmas gazetaret, sidomos ata te cilet per vite me radhe jane perleshur me shtetin e qeverine kriminale te Edvinit…

E pra, per fatin e keq, veçmas te demokrateve te Deges 9 z.Berisha nuk gjen kerkundi qofte edhe nga llumi e injoranca e kontigjentit te Rames… dike tjeter, aq me shume femer, qe te guxoje te perdore kete lloj gjuhe publike rrugaçerore duke adresuar fyerje te renda ndaj gazetareve.

Aq me ndyre akoma kur zonja juaj me burrin doganier te Edi Rames, merr persiper edhe kurajon e çmendur sa t’u çoje atyre edhe mesazhe idiote kercenuese… ke te fala nga burri im (???)

E imagjinon tani, z. Berisha, se cila eshte gjuha qe kjo Sara Milja blu qe ti ke ne krah, mund te komunikoje me demokratin e thjeshte, me qytetarin e zakonshem e me shqiptarin te cilit Rama i ka ardhur ne maje te hundes.

Ne PD nuk kemi me e kurren e kurres nevoje z.Berisha per nje Evi Kokalari nr.2 si kjo Grimci qe ti mban ne krah e ne kryesi, sepse thjesht s’ na duhet me llum por na duhet dinjitet.

S’ kemi me e kurren e kurres nevoje per Zeqo – Sara, Bela – Elisa e Olta e as per Kumbaro e Manastirliu ani pse me emra e mbiemra te tjere.

Te kam njohur per burre z.Berisha… ndaj qendroji premtimit te madh qe ju bere ca kohe me pare demokrateve teksa publikisht ju the: te pastrojme se pari shtepine tone, sepse qe nga aty fillon demokracia.

Sakte… dhe se luan Topi… bujrum beje… madje me rrenje e me themel.

Ndryshe genjejme veten e presim te na genjeni edhe ju… e ndryshe Ramen e banden e tij kriminale ne pushtet aty i ke jete e mot… ok.

A.R.D


Send this to a friend