Grupi i njohur britanik i muzikës pop ”Queen” do të ndalojë përdorimin e këngës së tij “We Are the Champions” (”Ne jemi kampionë”) nga kandidati republikan amerikan, Donald Trump në fushatën e tij elektorale.
“Leje për përdorimin e këngës as nuk është kërkuar dhe as nuk është dhënë”, ka njoftuar themeluesi i grupit Brian May.
“Ne e kemi ndaluar që muzika e ‘Queen’ të përdoret si vegël në fushatat politike. Muzika jonë shpreh ëndrrat dhe besimet tona, por është vetëm për ata që duan ta dëgjojnë dhe ta shijojnë”, shtoi ai.
Trump së fundmi ka përdorur këngën para fjalimit të martën në mbrëmje pas garës kryesore republikane. ”Queen” nuk është i vetmi grup i cili ankohet për përdorimin e këngëve të tij në fushatat politike të Donald Trump. Vetëm për këtë vit ka ankesa ndaj Trump nga ”Rolling Stones”, ”Aerosmith”, Adele, REM dhe Neil Young.
Regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo, është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare. Ai do të përcillet për në banesën e fundit të mërkurën, më 11 qershor, në orën 16:00, në varrezat e Sharrës.
Leka Bungo lindi më 28 shkurt 1944 në Vlorë dhe është një nga emrat më të njohur të artit dhe kulturës shqiptare. I diplomuar në shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më pas ndjekës i një kursi njëvjeçar për regji në Institutin e Lartë të Arteve, Bungo ka dhënë një kontribut të gjerë në teatër, film dhe televizion.
Karrierën e tij artistike e nisi si regjisor në Teatrin “Bylis” të Fierit dhe më pas në Estradën e Shtetit, ku spikati me shfaqje që trajtonin tematika sociale me nota satire. Pas viteve ’90, ai krijoi teatrin privat “Rubairat”, një iniciativë kulturore që megjithëse me jetë të shkurtër, mbetet një përpjekje e veçantë në historinë e teatrit shqiptar.
Në vitin 2002 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdoi të ishte aktiv në fushën e artit. Ai ka shkruar drama dhe skenarë filmash si “Pabesia” dhe “Pas fasadës”, ndërsa është njohur edhe për rolin e Bardhylës në filmin “Një djalë edhe një vajzë” (1990).
Në vitin 1998 themeloi televizionin privat Combi, ndërsa në 2001 u bë anëtar i bordit drejtues të RTSH-së. Në vitin 2016 realizoi serialin “Rrokulisja”, i frymëzuar nga ngjarjet e vitit 1997. Nga viti 2021 deri në shkurt të 2025-ës, Bungo mbajti postin e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Me ndarjen nga jeta të Leka Bungos, kultura shqiptare humbet një personalitet të shquar, që me veprën dhe përkushtimin e tij la gjurmë të thella në historinë e artit shqiptar. sn
Beatriçe dhe Kola të “Shkodra Elektronike” treguan emocionet e tyre për skenën e madhe evropiane ku ata përformuan dhe fituan vendin e tetë. Duket se Beatriçe ka qenë më e “pushtuar” nga emocionet se Eurovision, saqë shprehet se dhe i vodhi emocionet e Kolës.
“Unë kam pasur shumë emocione. Kaq shumë, që ia kam fshirë emocionet Kolës. Ia kam anuluar krejt emocionet e Kolës. I mora krejt”, tha Beatriçe “Në Kurthin e Piter Pan”.
E pyetur nëse kishte dikë që t’i mbante dorën përpara se të dilte në skenë, Beatriçe u përgjigj me modesti se të gjithë njerëzit që ndodheshin aty, i jepnin mbështetje “Shkodrës Elektronike”.
“Ne kalonim shumë njerëz, e të gjithë na mbanin duart, e na jepnin forcë. Kjo gjë ishte shumë fantastike”, tha ajo.
Pas publikimit të pamjeve të puthjes së Beatriçe me partnerin e saj, ajo zbulon se ai nuk ndodhej aty thjesht si “shoku i zemrës”, por kishte një rol të madh në këngën “Zjerm”.
Ylli i muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, rrëfen për emisionin “Opinion” pjesëza nga jeta e saj nga Shqipëria në SHBA, me të gjitha ulje-ngritjet që ka përjetuar ndër vite.
Në një intervistë për Blendi Fevziu, nga New York-u, në apartamentin ku ajo tashmë jeton, nën kujdesin e biznesmenit Elton Ilirjani, këngëtarja tregon arsyen se pse u largua nga Shqipëria.
Simaku tregon se fillimisht udhëtoi drejt Italisë, me një pasaportë të blerë.
“Nëna ime më tha, do shkoj të shoh vëllain tim në Itali, që ishte një nga këto refugjatët. Qante gjithmonë, aman tha se ti je shumë e njohur. Me mikeshën time shkova në ambasadë. Ai ambasadori italian më kishte parë gjithmonë në këto mbrëmjet që bënte partia për Krishtlindje dhe më mbante mend. I thashë të lutem…Po ti je Parashqevia, tha! Mos ki merak tha, se do e marr Dash Dervishin në telefon. Do bësh gati guest room, se isha edhe e varfër.
S’kisha asnjë lekë! Dhuratë e kisha, më sollën atë makinën diplomatike. Vjen një burrë e grua nga New York-u, dhe ata donin që të argëtoheshin, të hapnin muzikë në Neë York. Ishin nga Dibra e Maqedonisë, burrë e grua. Erdhën dhe më blenë një pasaportë. Ishte pasapotë e blerë, kalabreze. Victoria Marini! Unë flisja italisht, dukesha si italiane”, rrëfen Simaku.
Në 9 mars 1992, mbërriti në New York të Shteteve të Bashkuara.
“U shokova kur erdha. Gjëja e parë thoja është pse është qielli kaq i lartë, në Shqipëri ato retë i kemi si kapele. Më dukej sikur kisha shkuar në një botë tjetër. Shqiptarët këtu më donin shumë.”
Simaku thekson se në atë kohë fitonte shumë me muzikën.
“Për ne ishte përrallë!”, tha Parashqevi Simaku.
Parashqevi Simaku
Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura.
“Një mrekulli! Sikur ishte në parajsë”, thotë këngëtarja për vitet e saj të para në SHBA.
Sakaq ajo tregon se martesa me Robert Nofle e bëri të mos kishte më aq shumë interes për të “depërtuar” në Hollywood.
“S’kam lënë asnjë ditë pa provuar, u martova me Robertin shumë shpejt. Më iku ai interesi… Fillova të shkruaja këngë me Robertin. Në 1997-ën erdha në Shqipëri, këndova në festival.”
Nga koha e pandemisë deri në fund të vitit të shkuar Simaku ka jetuar në rrugët e New York, në SHBA.
Në rrëfimin e saj për “Opinion”, ajo tregon se kjo gjë ishte plotësisht zgjedhja e saj.
“Jetoja më së shumti në Times Square. Ndonjëherë lëvizja lart e poshtë, kur ishte vapë vija tek lumi, natën pastaj shkoja prapë atje. Dola në rrugë këto katër vjet sepse s’kishte njeri të gjallë në New York, ishte bosh”, tregon Simaku.
Interesant është fakti se gjatë kësaj kohe të vështirë, ka lexuar të gjithë librat fetarë.
“Çdo të premte në darkë duhet të shkoje të këndoje këngë për engjëjt, gjëja më e mrekullueshme që kam përjetuar ishte se burri me gruan nuk prekeshin, traditë e ortodoksëve hebrenj. Jetonin jetë të shenjtë. Sidomos gruaja nuk duhet të këndojë kurrë! Kisha për të ngrënë, për të pirë, s’më duheshin lekët. Çdo njeri hidhte para aty! Edhe sot e kësaj dite, mund të të tregoj qendrat për të studiuar, ngrënë, për punë. Falas! Vëllait i thashë nuk do u bëj dot telefon se do vazhdoj këto studimet”, tha Simaku.
“S’kam marrë kurrë asnjë aspirinë”, tregoi ajo, duke shtuar se shumë njerëz e kanë ndihmuar.
Këngëtarja Dua Lipa flet anglisht, shqip, por nuk është aspak e keqe me spanjishten. Po ç’të themi për frëngjishten, apo gjermanishten? Thonë se ajo ka shumë cilësi, të cilat ne i kishim vënë re tashmë në skenë: di të kërcejë, di të këndojë, shkurt, ajo di të “vrasë”, siç do të thoshin të rinjtë.
Dua Lipa është nga ato artiste që nuk ka nevojë për prezantim, por që gjithmonë di si të mahnisë. Me sloganet, bukurinë, koreografitë e saj ajo bëhet virale. Dhe tani, pse po flasim për këtë, mund të thotë dikush? Sepse në mediat sociale ka një rrjedhje të vazhdueshme videosh të reja virale të njerëzve të dashuruar me të. Për hitet e saj, si One Kiss, Levitating, Houdini? Jo vetëm kaq. Por për performanca të papritura dhe të veçanta, të cilat tani janë bërë pika kulmore e secilës prej listave të saj të reja të këngëve.
Në fakt, për çdo qytet apo vend që viziton, Dua i kushton një homazh një artisti vendas, padyshim në gjuhën origjinale. Për shembull, në Australi ajo performoi nën meloditë e Kylie Minogue, Natalie Imbruglia, Tame Impala, Vance Joy dhe AC/DC; në Zelandën e Re ajo i bëri homazh Lorde-s; në Spanjë, Enrique Iglesias dhe Manu Chao; në Gjermani, Scorpions. Së fundmi, në Francë, ajo u shpërtheu me këngë të çmendura të Indila-s, me notat e Dernière danse, Daft Punk, me Get Lucky dhe së fundmi me Alizée-n me ikonën Moi Lolita. Nga këtu, një valë e mëtejshme dashurie u amplifikua, duke krijuar një alkimi unike midis fansave nga çdo vend i botës dhe artistes britanike me origjinë kosovare-shqiptare.
Në mediat sociale, disa njerëz e quajnë “Dualingo”, duke parafrazuar një aplikacion të famshëm për mësimin e gjuhëve, dhe kjo është pikërisht ajo që është. Sepse Dua flet anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe madje edhe gjermanisht. Na mbetet vetëm një dyshim, duke pritur 7 qershorin 2025 kur ajo do të jetë në Milano për një koncert: a do ta bëjë të njëjtën gjë, kësaj here në italisht? Dhe nëse po, cilën këngë italiane do të këndojë?bw
Nje burre i vetmuar ka gjetur si pune pjesmarrjen ne sheshe xhirimi si figurant qe luan gjithnje “te vdekurin” . Jeta e tij eshte monotone dhe pa asnje motov dhe asnje ngjyre. Ben perpjekje te krijoje marredhenie por ato gjithnje per nje arsye ngecin diku.. derisa eshte fare afer te lidhet me nje pjestare te stafit te nje filmi.. Por gjerat natyrisht do marrin rrjedhe krejt tjeter nga cfare pritet te ndodhe.
Ornela Karaj insiston ne filmat e saj te shkurter me nje stil krejt te vecante metafizik dhe trajtim surreal te temave nder te cilat kjo e filmit I HUAJI shenon edhe produksion me shume se dinjitoz per film te shkurter qe ne shumicen e hereve e kemi pare te vaket. Karakteri kryesor Neritan Liçaj shume i mire ne kete rol dhe se bashku me Rovena Lule perbejne dy vlera te shtuara ne nje film me shume se interesant.
Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Pirro Milkani, një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.
Ai u nda nga jeta këtë të shtunë, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike që ka formësuar dhe pasuruar kulturën shqiptare për dekada me radhë.
Njoftimi u bë në rrjetet sociale nga djali i tij Eno Milkani. Në postimin e bërë disa minuta më parë, Eno njofton lajmin e ndarjes nga jeta të babait duke shkruar: Iku babai, shoku dhe kolegu im.
Eno
Pirro Milkani lindi më 7 nëntor 1932 në Korçë dhe studioi në Akademinë e Arteve në Pragë, një nga shkollat më të njohura të kinemasë në Evropën Lindore.
Pas kthimit në Shqipëri, ai u bë një nga pionierët e kinematografisë shqiptare dhe bashkëthemelues i Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Gjatë karrierës së tij, Milkani realizoi dhe kontribuoi në mbi 30 filma artistikë dhe dokumentarë. Ndër veprat më të njohura të tij janë filmat: “Njeriu me top”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Unë e dua Erën”, dhe “Historiani dhe kameleoni”. Ai njihej për stilin e tij realist, përmes të cilit shpaloste temat sociale, patriotike dhe njerëzore me një gjuhë filmike të veçantë.
Përveç kontributit si regjisor, Milkani ka qenë edhe pedagog dhe drejtues në institucione kulturore, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë. Ka mbajtur edhe poste diplomatike, si atashe kulture në Gjermani.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes filmave që vazhdojnë të frymëzojnë dhe edukojnë edhe sot.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.
Këngëtari e pianisti britanik, Elton John, akuzoi të dielën qeverinë britanike për “vjedhje”, pasi ajo ka propozuar që kompanitë teknologjike të mund të trajnojnë modelet e inteligjencës artificiale (IA) mbi përmbajtjen muzikore dhe krijuese të Britanisë, pa garantuar kompensim të drejtë për autorët.
Industria kreative në mbarë botën po përballet me sfidat ligjore dhe etike që paraqet përdorimi i modeleve të inteligjencës artificiale, të cilat mund të krijojnë vepra të reja pas trajnimit mbi materiale ekzistuese.
Britania, të cilën kryeministri Keir Starmer synon ta shndërrojë në një superfuqi të inteligjencës artificiale, ka propozuar lehtësimin e ligjeve të të drejtës së autorit, duke lejuar zhvilluesit e IA-së të përdorin çdo material për të cilin kanë qasje të ligjshme për qëllime trajnimi. Kjo do të kërkonte që krijuesit të deklarojnë në mënyrë aktive se nuk duan që puna e tyre të përdoret, përndryshe ajo do të përfshihej automatikisht në bazat e të dhënave të trajnimit.
Emrat më të mëdhenj të industrisë, përfshirë Elton John, Paul McCartney, Andrew Lloyd Webber, Ed Sheeran dhe të tjerë, i kanë bërë thirrje qeverisë të ndryshojë drejtimin, duke paralajmëruar se ky propozim do ta bëjë edhe më të vështirë për të rinjtë që të sigurojnë jetesën në industrinë krijuese.
“Rreziku është për artistët e rinj, ata nuk kanë mundësi financiare që të kontrollojnë vazhdimisht apo të përballen me gjigantët e teknologjisë”, tha Elton John për BBC. “Është kriminale dhe ndihem thellësisht i tradhtuar”.
“Një makinë… nuk ka shpirt, nuk ka zemër, nuk ka ndjenja njerëzore, nuk ka pasion. Qeniet njerëzore, kur krijojnë diçka, e bëjnë këtë… për t’u sjellë kënaqësi shumë njerëzve”, shtoi ai.
Elton John ka shitur mbi 300 milionë albume gjatë një karriere gjashtëdekadëshe. Mbështetës i Partisë Laburiste të Starmerit, ai tha se gjithmonë ka kërkuar të ndihmojë artistët e rinj dhe se do të vazhdojë të luftojë kundër këtyre ndryshimeve.
Qeveria britanike thotë se është në kërkim të një zgjidhjeje që do t’i mundësojë si industrive krijuese, ashtu edhe kompanive të IA-së, të lulëzojnë.
Të dielën, ajo njoftoi se është në proces konsultimi, se do të publikojë një vlerësim mbi ndikimin ekonomik të çdo mase të mundshme dhe se nuk do të japë dritën e gjelbër për asnjë veprim derisa të jetë “plotësisht e sigurt se këto masa funksionojnë për krijuesit”.
Britania historikisht ka qenë ndër vendet më të suksesshme në industrinë krijuese, me mijëra punonjës në fusha si teatri, filmi, reklama, botimi dhe muzika.
Pjesëtarët e R.E.M. marrin pjesë në Galanë e Induksionit dhe Çmimeve të Sallës së Famës së Këngëtarëve, në qershor 2024
Radio Evropa e Lirë
Publikimi i këngës “Radio Free Europe” (Radio Evropa e Lirë) në vitin 1981 e prezantoi grupin e rokut, R.E.M., për herë të parë para botës.
Ky hit gjithashtu ia kujtoi botës rolin që luan transmetuesi i financuar nga Shtetet e Bashkuara në ndërtimin e demokracisë në vendet ku shtypi i lirë është i ndaluar, ose ende i paplotë.
Për ta shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 Maj, grupi ka njoftuar për ripublikimin e veçantë të këngës, për të festuar 75-vjetorin e Radios Evropa e Lirë së shpejti, në një kohë kur po zhvillohet një betejë për ndërprerjen e operacioneve të disa transmetuesve të financuar nga SHBA-ja, çka shihet nga shumëkush si përpjekje për t’i heshtur mediat prodemokracisë.
“Qoftë në muzikë apo liri të medias – censura kudo përbën kërcënim për të vërtetën gjithkund. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua t’i përshëndes gazetarët e guximshëm të Radios Evropa e Lirë”, tha Michael Stipe, vokalisti dhe një nga themeluesit e grupit R.E.M.
Kopertina e albumit të R.E.M. për remiksin e tyre “Radio Free Europe 2025”
REL-i, bashkë me transmetues të tjerë të financuar nga qeveria, si Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra për Transmetime në Kubë (Radio Marti) dhe Rrjeti i Transmetuesve në Lindjen e Mesme, janë përballur me kushte të rënda që kur presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që tkurri Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM).
USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë.
Pak orë pas publikimit të urdhrit ekzekutiv, USAGM-i bëri të ditur përmes një letre se granti i miratuar nga Kongresi për ta financuar REL-in, me seli në Pragë, Çeki, ishte ndërprerë. REL-i është duke e luftuar në gjykatë këtë vendim.
Trump, i cili ka marrë disa masa për t’i ulur shpenzimet qeveritare që kur mori mandatin e dytë në janar, pati përplasje me USAGM gjatë mandatit të parë për pavarësinë editoriale dhe drejtimin e programeve.
Ai i ka përsëritur këto shqetësime që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë.
Por, mbështetësit e transmetuesve thonë se ata janë pjesë e rëndësishme e diplomacisë amerikane dhe heshtja e tyre do të përshëndetet nga regjimet autoritare që ata i ekspozojnë.
“Për mua, muzika e R.E.M.-it gjithmonë ka përfaqësuar festimin e lirisë: lirisë së shprehjes, tekste që të bëjnë të mendosh dhe melodi që të frymëzojnë për të vepruar”, tha presidenti dhe shefi ekzekutiv i REL-it, Stephen Capus.
“Këto janë pikërisht qëllimet e gazetarëve tanë në Radion Evropa e Lirë – të informojnë, të frymëzojnë dhe të mbështesin liritë që shpesh janë të paarritshme për audiencën tonë. Ne i mbajmë njerëzit përgjegjës, veçanërisht ata që ndihen të kërcënuar nga e vërteta. Ata shkojnë shumë larg për të na heshtur – bllokojnë burimet dhe faqet e internetit dhe madje burgosin kolegët tanë”, shtoi ai.
Nga ana lirike, kënga “Radio Free Europe” e R.E.M-it është interpretuar si një koment mbi dëshirën për informacione të mirëfillta në një mjedis të mbushur me dezinformim.
Kjo frymë rezistence, thotë Mike Mills, një nga themeluesit e R.E.M-t, jeton ende në atë që ai e quajti “OG” (Original Gangster) e transmetimit pro-demokracisë.
“Gazetarët e Radio Free Europe kanë zemëruar diktatorët për 75 vjet. E di që po bën punën mirë kur krijon armiqtë e duhur,” tha ai.
Katër gazetarë dhe bashkëpunëtorë të REL-it – Ihar Losik, Nika Novak, Vladyslav Yesypenko dhe Farid Mehralizada – ndodhen në burg për akuza që lidhen me punën e tyre.
Për të përkujtuar këngën, R.E.M. njoftoi se do ta publikojë një version të kufizuar në vinil portokalli të “Radio Free Europe” si dhe mallra (merchandise), të ardhurat nga të cilat do t’i dhurohen REL-it.
“Violinën e kam filluar në moshën gjashtë vjeçare dhe vazhdoj të ushtrohem përditë me të njejtin impenjim. Nuk luaj me një violinë elektrike ose të krijuar nga një robot, por një violinë franceze të shekullit të 18-të [nga J. Boquay] plot me plagë dhe histori për të treguar. Kam në lexhio partitura nga Bach deri në ditët e sotme me një mijë shënime me laps. Koncertet e mia i përgatis me orë e orë të tëra studimi për muaj me rradhë, në kërkim të bukurisë së fshehur brenda pentagrameve. Gustav Mahler thonte se në partiturë është gjithçka e shkruar, përveç… thelbësores. Dhe unë bëj të njëjtën gjë me studentët e mi, mundohem t’i edukoj ata me kulturën e punës së mundimshme se si të zbulojnë të Bukurën në Art. Tani, imagjinoni dyshimet e mia kur më pyesin nëse AI do të më ndihmojë.
Interpretët janë pjesë e krijimit. Nëse një vepre arti i heq emocionin, komunikimin, energjinë, humorin, dhëmbjen, misterin… me një fjalë, nëse i heq gjurmën njerëzore, ajo vepër lind e vdekur. Ka një tregim të mrekullueshëm nga Rilke ku ai tregon se, kur Zoti e pyeti Mikelanxhelon se çfarë po bënte me atë bllok mermeri, gjeniu fiorentin u përgjigj: “Po të kërkoj ty”.
Makineritë inteligjente nuk do të jenë kurrë në gjendje ta kuptojnë këtë gjë”
Prandaj,në debatin publik që kam sonte në Museun Domus me një eksperte mbi IA ndjehem krejt i pasigurtë…
Ikona e artit dhe skenës Tinka Kurti jeton prej disa vitesh në një shtëpi të moshuarish në Tiranë. Aktorja Tinka Kurit ishte e pranishme në ceremoninë mortore të aktores së njohur, mikes së saj, Margarita Xhepa e cila humbi jetën më 3 prill.
Aktorja e mbi 50 filmave artistikë dhe mbi 150 roleve në teatër nuk e ka humbur sharmin, megjithë fatkeqësitë që i kanë ndodhur në jetë.
Humbja shumë shpejt e bashkëshortit dhe fatkeqësia më e fundit, vdekja e djalit të vetëm që jetonte në Kanada, në vitin 2018, nga një sulm në zemër nuk e rrëzuan. Përkundrazi e përballoi dhimbjen me forcë e qetësi. Por sot ajo jeton e braktisur nga shteti, i cili i detyrohet shumë artit të saj, i detyrohet një përkujdesje e vecantë dhe mirënjohje.
Tinka sot jeton në një Azil, si të gjithë të moshuarit e braktisur.
E quan tragjedi këtë fat, por është falënderuese për njerëzit që i shërbejnë. Ajo është modeste, por institucionet përgjegjëse duhet të mos heshtin. E madhja Tinka Kurti meriton të jetojë me dinjitet dhe në paqe, si shpërblim për të gjitha emocionet e bukura që na fali.
Tinka Kurti meriton përkujdesjen sot që është ende në jetë. Që nesër të mos jetë vonë dhe të mjaftohemi me dhënie dekoratash pas vdekje. sn
Aktori Ndriçim Xhepa ka ndarë emocione në homazhet për nënën e tij, aktoren e njohur Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.
Ai ka treguar për periudhën e fundit të jetës së saj, duke theksuar se “mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme shëndetësore; lodhjet e viteve bëjnë të vetën.”
Ai ka ndarë gjithashtu disa mendime mbi natyrën e saj të veçantë: “Kishte një natyrë të çuditshme. Madje, kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte se për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një.”
Ai ka përmendur se filmi “Bolero në vilën e pleqve” është vepra që përkon me fundin e jetës së saj, duke e theksuar pasionin e saj të pandalshëm për artin deri në momentet e fundit. sn
Komentet