VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

QKSH ”MIGJENI” NË PANAIRIN E 22 TË LIBRIT NË TIRANË NJË E ARRITUR E MADHE E POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE PUBLICISTËVE NGA MËRGATA

By | November 19, 2019

Komentet

Poeti shqiptar rrëqeth të pranishmit me fjalimin: Rrugët e qytetit tim ishin si ato të Bosnjës, burra, gra e fëmijë të vrarë e masakruar

Shqiptar Oseku, poet dhe anëtar i rrjetit suedezo-shqiptar ka mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm në manifestimin kundër vendimit të akademisë suedeze për të nderuar me çmimin Nobel shkrimtarin Peter Handke, i cili mohon gjenocidin e ndodhur në Ballkan nga Serbia.

Kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve Nobel u bojkotua nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, por ceremonia u bojkotua edhe nga Christina Doctare, një mjeke dhe autore që mori Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1988 si anëtar i Forcave Paqësore të OKB-së, e që e ktheu këtë njohje prestigjioze në shenjë proteste ndaj Çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke.

Ambasadori i Turqisë në Suedi kishte thënë se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve Nobel për shkak të çmimit të letërsisë që i jepet shkrimtarit Peter Handke, i cili mohon gjenocidin e ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjatë viteve 1992-1995.

Ndërkaq, poeti shqiptaro-suedez Shqiptar Oseku kishte mbajtur në fjalim të jashtëzakonshëm në manifestimin kundër vendimit të akademisë suedeze për të nderuar me Nobel, siç tha ai apologjetin e gjenocidit Peter Handke.

Në këtë fjalim Oseku vë në pah edhe masakrat e bëra në Kosovë nga Serbia.

Lexoni të plotë shkrimin e Osekut (pa ndërhyrje)

“Fjala ime ne manifestimin kunder vendimit te akademise suedeze per te nderuar me Nobel apologjetin e gjenocidit Peter Handke:

Une quhem Shqiptar Oseku, jam poet dhe vi nga Rrjeti Suedezo-Shqiptar. Nuk kam ardhur vetem, jam me ambasadoren e Kosoves, me ambasadorin e Shqiperise, e ambasadoret e Bosnes, te Kroacise, te Turqise, qe refuzuan te hane buke e turp sonte. Ata zgjodhen sonte me mire te rrine me ne, ndaj ne u themi faleminderit. Nje falenderim edhe per organizatoret e ketij takimi, qe na mundesuan t’i dalim zot te vertetes sone, te vdekurve e te gjalleve tane.

Une vi nga Gjakova, nje qytet ne kufi me Shqiperine qe pesoi Bosnen e vet me 1999. Rruget e qytetit tim ishin si ato te Bosnes. Burra e gra te vrare, dhunime, femije e pleq te masakruar.

Por sonte ketu nuk dua te jem vec shqiptar. Sonte dua te jem edhe boshnjak. Dua te jem nga Sarajeva. Dua te jem nga Srebrenica. Nga Tuzlla. Nga Foca. Nga Jajce. Nga Bijelina. Nga Gorazhde. Sonte dua te jem nga cdo pellembe e asaj Bosne qe e mbyten ne gjak kriminelet te cilet i justifikon Peter Handke.

Sonte jam edhe suedez, pse jam qytetar suedez tash sa dekada. Jam ketu me vajzën time qe ka lindur ne Suedi. Dhe si suedez dua te them atë qe duhej ta thonte akademia suedeze sonte, sikur te mos ishte e mbytur ne relativizem moral. Dua te them se me vjen turp, sa turp. Dhe dua te ju them te gjitheve na falni: na falni qe ju prekem plaget.

Ju falemnderit!”.

Bashkëpunimi i studiueses gjermane Marie Amelie Frein von Godin me Atë Shtjefën Gjeçovin në botimin në gjuhën gjermane të Kanunit të Lekë Dukagjinit

Nue Oroshi

Veprimtaria shkencore e at Shtjefën Gjeçovit nuk kishte vetëm shtrirje kombëtare por ajo ka pasur rrënjët e shtrira edhe tek studimet me prestigjioze gjermane. Kjo është arritur falë bashkëpunimit profesional të atë Shtjefen Gjeçovit me studiuesen gjermane Marie Anmelie Frein von Godin e cila i dha kulturës e historisë shqiptare mbi 20 vepra për Shqipërinë dhe shqiptarët qoftë studime historike, etnologjike,romane historike si edhe shume studime  të tjera të cilat i botoi në revistat prestigjioze gjermane prej vitit 1912 e deri në vitin 1956.Përkthimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit është botuar në revistën Zetschrift für vergleichende Rechtsëissenschaft  einschlieslich der ethnologischen Rechtsforschung pjesa  e parë në numrin e pesëdhjetë e gjashtë,  në vitin 1953 nga shtëpia botuese Ferdinand Enke Verlag Stuttgart prej faqës  1 deri 46 me titull Das Albansiche Geëohnheitsrecht prej Marie Amelie Freiin  von Godin nga  Munihu.

Pjesa e dytë e përkthimit të kanunit të Lekë Dukagjinit është botuar në numrin e pesëdhjetë e shtatë të së njejtës revistë shkencore prej faqes 5 e deri në faqen 73,kurse pjesa e tretë është botuar në revistën shkencore të pesëdhjetë e tetë në vitin 1956 prej faqes 121 e deri në faqën 166. Është interesant të theksohet fakti se prej faqës 166 e deri ne faqën 198 studiuesja gjermane i bënë një analizë të thukët Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe këtë analizë e ndanë në këto pjesë:-Exkurse zum albanische Geëohneitsrecht, Volksüberlieferungen über den Kanun,Herkunft und Alter des Kanuni i Lek Dukagjinit, me shenimin që e jep Mari Amelie Freiin von Godin lidhur me botimet e mehershme te studiueist  Dr.Franz v. Nopcs.

Sipas fjalës së hyrjes që bën studiuesi gjerman Erich Pritsch njeherish edhe botues i kësaj reviste shkencor per çështje etnologjike dhe juridike ai thotë se :Kanuni i Lekë Dukagjinit i botuarë ne keto revista nga studiuesja Gjermane Marie Amelie von Godin është botuar në tri vazhdime dhe kjo kryesisht është bërë për shkak të mungesës së hapësirës,ai thotë se zonja Godin  është bazuar në bazë të mbledhjës së dëshmive dhe shkrimeve të at Shtjefën Gjeçovit që i ka përgatitur në vitin 1926 kurse është botuar në vitin 1933 në Shkodër.Gjithsejt në tri numra të revistës shkencore gjermane per çështje etnologjike, juridike,dhe historike janë botuar gjithsejt 191 faqe material shkencor.Duhet te veçojmë faktin se studiusja gjermane Marie Amelie Frein  von Godin në vitin 1951 ka botuar edhe një studim shkencor për jetën dhe veprën e At Shtjefën Gjeçovit me titull: Stefan Gjeçovi në revistën shkencore  Die Begegnung ne numrin  6 në vitin  1951 në faqën  188/189.

Dua të them se sa më thellë të thellohën studiuesit dhe gjurmuesit e Atë Shtjefën Gjeçovit aq vjen e rritet biografia e tij qoftë në aspektin atdhetarë, shkencor dhe në shumë fusha të ndryshme.Dhe krejtë në fund dua ti them disa fjalë për studiuesën gjermane Mari Amelie Frein von Godin e cila i la kulturës shqiptare mbi 20 vepra shkencore,kulturore,romane historike si dhe shkrime që kanë të bëjnë për etnologjinë,si dhe ngjarjet historike të Shqipërisë prej vitit 1912 ku ajo ishte prezente kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe e mori flamurin kombëtar nga shtëpia e Ekrem Bey Vlorës dhe i dha luftëtareve shqiptarë, që ta ngrisin në Vlorën historike.Ky flamur u ngrit në Vlorë.E jo siç na kanë genjyer historianët e vijes komuniste me përrallat e Marigonës.

Marie Amelie Frein Von Godin arriti ta lartësoj punën e artë shkencore të Atë Shtjefen Gjeçovit kurse Shoqatës Trojet e Arbit i mbetët ta mbaj një sesion të veçantë shkencor lidhur me Kontributin e studiueses gjermane Mari Amelie von Godin e cila një jetë ja kushtoj kulturës dhe historisë shqiptare, e cila u keshillua shumë ngushtë nga tri figurat tona të mëdha kombëtare si: atë Gjergj Fishta, Ekrem Bey Vlora dhe atë Shtjefen Gjeçovi.

Ligjëratë e mbajtur në sesionin e katër të Veçantë Shkencorë në Zym të Prizrenit më 30 nentor 2019 me rastin e 90 vjetorit të vrasjes së At Shtjefen Gjeçovit.

Violinisti i shquar Florian Vlashi organizon në Spanjë koncert në ndihmë të familjeve në Durrës të prekura nga tërmeti

Violinisti i shquar Florian Vlashi organizon në Spanjë koncert në ndihmë të familjeve në Durrës të prekura nga tërmet.

Koncerti titulluar “Tingulli dhe Fjala”, ku marrin pjesë tre poetë, tre kompozitorë dhe tre interpretë  do të zhvillohet ditën e shtunë me 7 dhjetor ne Fundación Luis Seoane, La Coruña Spanjë.

Floriani thotë se “Koncerti do t´i dedikohet viktimave të tërmetit të Durrësit dhe të ardhurat nga ai do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura.”

“Tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima në Shqipëri dhe shumë familje të shkatërruara kanë nevojë për ndihmë.”

Florian Vlashi me familjen e tij, një kuartet artistësh, me artin e tyre kanë ndërtuar prej vitesh me radhë një urë kulturore, artistike dhe muzikore Galicia-Shqipëri, siç është rasti i Grupit Instrumental të Shekullit XX që drejtohet pikërisht nga violinisti i shquar.  Florian Vlashi, në rastin e koncertit thotë se “Do të dëshironte që kjo urë të merrte tani harmoninë e solidaritetit për familjet në nevojë urgjente dhe prandaj do t´ja kushtojmë, këtë koncert dhe eventin NEXOS viktimave të tërmetit të Durrësit. Kujtimi ynë për ta, emocioni ynë, muzikë dhe fjalë.”

Me këtë rast Florian Vlashi falenderon poeteshën Yolanda Castaño.

Vepra në program “Tiendo, Lamento y Tocata” e kompozitorit Federico Mosquera i është dedikuar dy muzikantëve shqiptarë,  Florian Vlashi dhe Rediana Lukaçi.

 

Programi:

TINGULLI DHE FJALA

Florian Vlashi, violín
Ruslana Prokopenko
, violonçel
Clara Jelihovschi Panas,
soprano

Prezantuese Yolanda Castaño

 

Federico Mosquera:
Tiento, Lamento y Tocata (Premierë botërore)
Violín e violonçel

Alba Cid
“Atlas”

Xesús Xosé Iglesias Gonzalez :
“Antitesis” (Premierë botërore)
Violín  e violonçel

Carlos Catena Cózar
“Los dias hábiles”

Claudia González Caparrós
Te miro como quien asiste en un desielo”

Hugo Gómez-Chao Porta
Chanson de la plus haut tour” (Premierë botërore)
Soprano, violín , violonçel

 

Presidenti Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti misionari më bindës i të gjitha kohërave, si ideator i rrugëtimit drejt pavarësisë së Republikës së Kosovës – Nga Hysen Ibrahimi

 

Në vend të urimit,  për Ju, President i dashur, Ibrahim Rugova

 

Karakteristikë e veçantë e juaja qe, mënyra e të komunikuarit, mënyra e sjelljes me njerëz të niveleve të ndryshme, ku ne kemi hetuar se Ju keni ditur t’i motivoni të gjithë për të punuar dhe vepruar për pavarësinë e  Republikës së Kosovës e në mesin e tyre jemi edhe ne, mërgata shqiptare, që kurrë nuk deshe të na thoshe ”diasporë”. Nga kjo mënyrë e juaja e komunikimit, keni ditur çdoherë ta nxirrni arsyen bindëse mbi të kaluarën dhe vuajtjet e popullit Shqiptar dhe theksimin e arsyes për pavarësinë e Republikës së Kosovës, të cilën mënyrë e ke përdorur edhe me ne, mërgatën. Janë këto krahasime tuajat, i dashur President Rugova, që shtrihen në rrafshin kombëtar me kuptimësi tërësisht perëndimore dhe marrëdhënieve që keni krijuar me burrështetasit e vendeve më të zhvilluara të botës së qytetëruar.

Sot ekziston një mori i takimeve tuaja të evidentuara, të shkruara, të botuara e të përuruara , që shquhen për kah niveli intelektual, se si i keni artikuluar kërkesat e popullit, siç thamë më lart, keni ditur ta arsyetoni mëvetësinë e Dardanisë Antike, që gjendet në Gadishullin ILIRIK.

Marrëdhëniet tuaja, i dashur President Rugova, me shtetet më me ndikim në botë, sikurse me Shetet e Bashkuara të Amerikës, Anglinë, Gjermaninë, Francën, Italinë, që nuk ishin të rastësishme, e që ju i dinit shumë mirë se ndikimi më i fuqishëm ishte po ashtu Vatikani, ku të gjitha rrugët kalojnë përmes tij.
Si vizionar i Madh i fundshekullit XX dhe fillimshekullit XXI, që ishit dhe mbetët i dashur, President Rugova, u bindëm thellësisht se ju kishit prirje të thella, me bindje të fuqishme se, duke pasqyruar vlerat, kulturën dhe historiografinë e mirëfilltë të kombit Shqiptar, që doli si risi për botën perëndimore, disi e panjohur për shtetet me ndikim, dhanë një kuptim të ri me dimensione të reja në qarqet botërore, sepse bota nuk i kishte këto të dhëna.

Madje, si risi e kësaj politike të mençur, i dashur Presidentit Rugova, për të reflektuar me vlera kombëtare, e binde botën, i binde shqiptarët kudo që ishin, sikurse edhe ne mërgatën shqiptare, sa sot fitohet përshtypja te çdo shqiptar se Ju, President i dashur, mbetët si misionari më bindës i të gjitha kohërave, si ideator i rrugëtimit drejt pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ne jemi në rrugën tënde.

URIME DITËLINDJA I DASHUR PRESIDENT RUGOVA, PËRJETË DO TË TË JEMI MIRËNJOHËS .

Shqiptarët homazhe në Athinë, ndezin qirinj në kujtim të 51 viktimave nga tërmeti

Emigrantët shqiptarë në shenjë nderimi për 51 jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, kanë kryer homazhe në qendër të Athinës. Siç raporton korrespondentja jonë në Greqi, Ira Londo, në sheshin para Bashkisë së Athinës, një grup shqiptarësh, por edhe qytetarë grekë, kanë ndezur qirinj për të kujtuar viktimat.

Në përkujtimore kanë qenë të pranishëm përfaqësues të partive politike greke, të Bashkisë së Athinës dhe qytetarë të thjeshtë si dhe përfaqësues të shumtë të komunitetit shqiptar. Pasi kanë vendosur një kurorë të madhe me lule qytetarët kanë krijuar numrin 51 me qirinj.

Ndërkohë, shqiptarët në Greqi janë solidarizuar me dhimbjen e bashkëkombësve të tyre, ndërsa janë angazhuar për mbledhjen e fondeve që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.
(BalkanWeb)

Shqiptarët e Greqisë ndihmojnë viktimat e tërmetit (video)

Edhe shqiptarët e Greqisë po përpiqen të ndihmojnë njerëzit e dëmtuar nga tërmeti në Shqipëri. Në Patras, komuniteti i shqiptarëve po bashkëpunon me autoritetet vendore për dërgimin e ndihmave në Shqipëri.

Garfield – Nju Xhersi, përurohet Parku Nënë Tereza (video)

Në qytetin Garfield të shtetit Nju Xhersi u zhvillua ceremonia e inaugurimit të parkut Nenë Tereza si dhe u zbulua një shtatore e misionares katolike, aktivitete këto me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ceremonia ishte një organizim i Aleances Shqiptare të Nju Xhersit me mbështetjen e Bashkise se qytetit.

Familja Kutra me banim në Paris shpreh solidaritet me familjen e madhe të kombit shqiptar

Familja Kutra me banim në Paris shpreh solidaritet me familjen e madhe të kombit shqiptar, e cila është këto ditë e tronditur nga tërmeti i 26 nëntorit, që mori aq jetë njerëzish.

Duke iu uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit,  dëshirojmë që shqiptarët të jenë të bashkuar me trimëri, kurajo dhe unitet për të përballuar situatën e krijuar nga pasojat e tërmetit dhe çdo sfidë tjetër të kohës.

Ndjenja vëllazërore dhe ajo ndërkombëtare është frymëzuese dhe besimplotë për të ardhmen tonë!

Bukurie Kutra dhe Pandi Kutra

Paris

 

Jubileu i 15-të me kauzë humanitare i “Mbretëreshës Teuta” në Zagreb – Kroaci Ditët e Mbretëreshës Teuta: ” Ju nuk jeni vetëm”:

Me një event social-humanitar-kultural,në datë 18. Nëntor-2019,u mbajt në Muzeun e famshëm Mimara,- sheshi Rooseveltov, Zagreb-Kroaci, në një sallë prestigjioze, ku mbahen koncerte të artistëve botërorë.

Event ky,organizuar nga shoqata klubi i femrave shqipetare te Kroacise  dhe shoqates  ndërkombëtare “Mbretëresha Teuta” me kryetare Shenida Bilalli ,në bashkëpunim me shoqatën “Nismo Same” ,me kryetare Ivana Kalogjera,organizatë që mbështet luftën e grave që përballen me sëmundjen kundër kancerit.

Përpos festimeve e arritjeve që demonstrohen siç e do praktika  vjetore e një shoqate,nuk ndodh shpesh,që një jubile ti përkushtohet një kauze kaq të rëndësishme jetësore,kur Klubi  i femrave shqipetare  te Kroacisë  feston 28 vjetorin e krijimit dhe”Mbretëresha Teuta” , shoqatë  ndërkombetare që numëron 27 shtete, feston 15 vjetorin jubilar si shoqatë e rregjistruar zyrtare.

Me shumë dashamirësi,humanizëm e preokupim e realizoi këtë “Mbretëresha Teuta” në Zagreb,mbas një tjetër kauze që përshfaqi e mbështeti në Prishtinë,për 20 mije gra shqipëtare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Nën patronazhin e vetë Presidentes së Kroacisë Znj,Kolinda Grabar Kitarovic, Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Zagrebit Milan Bandiq, Këshillit për pakica të qeverisë Kroate dhe barazi gjinore, përkrahjen e deputetes për minorancat në parlamentin kroat, të mediave të rëndësishme gjithashtu, ky event-jubile mori përmasa dhe jehonë në qarqet politike,sociale dhe të specialistëve profesionalë (onkologë,psikologë e terapistë).

Në  sallë me vepra arti shumëshekullore, filloi eventi dhe jehuan me solemnitet e dinjitet,Himni kombëtar i Kroacisë dhe Himni kombëtar i Shqipëtarëve,interpretuar nga Elona Mathieu-soprano e Ermira Lefort-piano

Në nderimin ndaj himneve,publiku në sallë nderonte zyrtarisht dy kombet dhe kulturat përkatëse,që do shpaloseshin me humanizëm e me art të një niveli aq cilësor gjatë mbrëmjes.

Më pas është shfaqur dokumentari -videoklip “Ku janë tanët ,më të afërmit” të autores Znj.Shenida Bilalli,i shpërblyer disa herë me çmime.

U pasurua ky program ,mes dëshmive të dhimbjes,luftës e shpresës kundër kancerit,në ndërthurje artistike me grupin e baletit të “Mbretëresha Teuta”  ILIRET, në tabllotë koreografike me mesazhe të forta,si,”Teuta në fron” “Teuta luftëtare” e tabllonë koreografike për “Nëna Terezë”,dhe po ashtu me ariet e famshme klasike të huaja,shqipëtare e kroate,nga anëtare të “Mbretëresha Teuta” ardhur nga shtete të ndryshme (Zvicër,Gjermani,Kroaci,Slloveni..) soliste e artiste të mirënjohura,që ju bashkuan me solidaritet kauzës.

Skenari,regjia dhe koreografia,realizuar nga Znj.Shenida Bilalli kishte ndërthurur aq bukur,baletin,artin lirik e literaturën dhe aktrimin,sepse në momente të vështira të kësaj lufte kundër kancerit,qëllimi ishte që të tregohej sa më shumë optimizëm dhe shpresë,siç janë vetë këto heroina.

Me personalitetet politikë kroate e shqipëtare,ishin të pranishëm mes publikut të shumtë,kryetari i nderit  të Unionit shqipëtar të Kroacisë Z.Simon Kuzhnini,drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Zagrebit ,Misioni katolik shqipëtar,Shoqata “Mërgimtari”.

Znj.Ermina Lekaj përshëndeti jubileun humanitar-kulturor të 15 vjetorit të “Mbretëreshës Teuta” dhe Znj.Shenida Bilalli me stafin e saj dhe të pranishmit e shoqatës “Nismo Same”

Znj.Elona Mathieu,imazhi i eventit,me dëshminë e saj rreth fillimit e trajtimeve për sëmundjen,ju la hapësirë,mos shikohej vetëm si grua me këtë diagnozë ,por si artiste ,para së cilës është rruga e suksesit në art,dhe siç u shpreh vetë ajo “muzika po e ndihmon në këte betejë,që nuk ka kombësi ashtu si dhe arti”

Me dëshmitë e grave të tjera dhe  fragmentet e lexuara nga libri “Nuk jemi vetëm” u tregua forca e “Mbretëreshës Teuta” që me angazhimin në këtë kauzë, solidarizohet me këto gra.

Mesazhe të forcës,ndjeshmërisë pozitive,lirikës dhe humanizmit u ndërthurën me emocion nga tabllotë e baletit “Teuta luftëtare” dhe të “Nënë Tereza”, tek ariet mbresëlënëse klasike të huaja,si dhe ato kroate e shqipëtare,interpretuar nga soliste me emër që ju bashkangjiten kauzës, Elona Mathieu,Zvicër, Antonela Mallis,Kroaci, Ermira Lefort, Zvicër, Miriam Tola, Slloveni, Alida Hisku, Gjermani.

Fragmentet e recituara nga shumë e njohura Mia Begovic,Kroaci dhe poezia e Nënë Terezës “Jetoje jetën” interpretuar nga Kostandinka Velkovske ,Kroaci,me atmosferën e reflektimit e filozofisë për jetën,shtonin emocionin në rritje.

Të gjitha këto detaje artistike jepnin tjetër frymarrje arti e dëshire për jetën,mes fjalëve të mbajtura nga mjekë specialistë e dëshmive sa të veshtira e po aq mbresëlënëse si shëmbull,në këtë luftë për jetën.

Në Muzeun e famshëm MIMARA, jehoi shqip-kroatisht humanizmi,arti e solidariteti, rrethuar nga Ekspozita e Revistës shumëvjeçare ILIRIA (revistë dygjuhëshe që botohet përgjatë 15 viteve) e që ngjalli shumë interesim,

Momenti solem të “Ditëve  të Mbretëreshës  Teuta” me moton- “Ju nuk jeni vetem”  ishte gjithashtu vlerësimi me Medaljen e “Mbretëreshës Teuta” e cila ju nda zonjave më të sukseshme për vitin 2019.

Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic- për përkrahjen e pakicave dhe grave

Ermira Lefort-për kontribut të performancave artistike, dhe promovimin e artit shqipëtar.

Gorana Perc-për kurajon dhe 900 km që ka bërë në kembë  për kauzën e kancerit, mbasi u diagnostifikua me këtë sëmundje

Elona Mathieu-për luftën dhe solidaritetin me gratë që luftojnë kunder kancerit

Shoqëruar me trëndafila të kuq,dashurie e humanizmi dhe trëndafila rozë,ngjyra e kauzës,ishin vlerësime të rëndësishme këto,ku si çdo vit përzgjidhen zonja me kontribut e mbështetje kauzash.

Mbrëmja u mbyll me duartrokitje të shumta të të ftuarve dhe publikut,duartrokitje solidariteti për jetë që nuk duhet të ndërpriten,e që kundër kancerit ,arti i nivelit të lartë i dha tinguj të bukur forcës humane, në një event që do mbahet në vëmendje./Reportazh nga voal.ch

 

 

 

 

NËNDEGA E LDK-SË NË NRW ORGANIZOI “DARKËN E LAMËS” – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Nga e djathta: Asllan Asllanaj, Sebastian Nuiçi, Anton Kolaj, Jakup Gërguri,
Haki Rugova, Binak Gashi, Arban Abrashi, Abaz Imeri, Ilir Makolli me lahutë
     “Darka e Lamës”, viteve të fundit , po organizohet në shumë mjedise të Mërgatës. Pjesëmarrja është familjare. Salla festive është një Kosovë në miniaturë. Organizatori bënë historikun e shkurtër të “Darkës së Lamës”, që zë fill qysh në lashtësi. Shtrohet Darka ceremoniale, ku mbizotërojnë gatimet klasike të traditës, të përgaditura nga nuset e vyeshme. Gjithësesi, muzika, kënga, vallëzimi është masiv.
 
     Në organizimin e “Darkës së Lamës”, Kryesia e Degës së LDK-së në Gjerman, me kryetar Osman Ferizin, këtë vit, vuri një rregullë të ri, duke planifikuar, paraprakisht, Nëndegën organizuese, natyrisht, nën patronazhin e Degës. Dhe, ishte Kryesia e Nëndegës të LDK-së, në Nordheim Westfallen (NRW), në pajtim me komunitetin vendor shqiptar, që mori përsipër organizimin.
 
      Intonimi i Hymnit Dardan, ngriti në këmbë të pranishmit, në sallën e Retorantit të Binak Gashit, anëtar i Kryesisë të Nëndegës, në Titz të Vestfalisë Veriore. Jehu i këngës arbëreshe “O e bukura More”, ngjalli emocione malli e dhimbjeje, njëherësh, sepse të pranishmit, aty e gjejnë vetën, me fatin  e tyre kurbetçarë.
 
     Nënkryetari i Nëndegës nikoqire, Enver Musa, njëherësh edhe nënkryetar i Degës, bëri hapjen, duke përshëndetur mysafirët e ardhur nga Kosova, nënkryetarin e LDK-së, Haki Rugova, njëherit, kryetar i komunës të Istogut; sekretarin organizativ të LDK-së, Arban Abrashin; kryetarin e LDK-së në Gjermani, Osman Ferizin; kryetarin e Nëndegës të NRW, Jakup Gërgurin; Kryesinë e Degës të LDK-së; Shoqatat dhe Organizatat e ndryshme, që veprojnë në Gjermani, si dhe të gjithë të pranishmit në këtë mbremje festive të traditës.
 
       Nënkryetari Musa tha se “Darka e Lamës” na vjen si trashëgimi e lashtësisë ilire, të cilën e kishte shumë për zemër edhe Presidenti Rugova. Dhe, sa herë shënojmë këtë festë, në mendje na vie , shprehja, tashmë, proverbiale: “Rugova na mungon”.
Pamje nga salla e “Darkës së Lamës”
 
       Në mes duartrokitjesh, në skenë ngjitet nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i cili i përshëndeti organizatorët dhe të pranishmit. “Kemi ardhur së bashku me sekretarin e LDK-së, Arban Abrashin, me ftesën e kryetarit të Degës Osman Ferizi. Sot kishim një takim pune të suksesshme, me Kryesinë e Degës të LDK-së. Ju falemnderit për ftesën Tuaj në “Darkën e Lamës” dhe pritjen kaq të ngrohtë dhe thellësisht vëllazërore. Ndjehemi të nderuar dhe fort të emocionuar, që kësaj mbremje festojmë së bashku me mërgimtarët tanë. Ju keni qenë dhe mbeteni të vlerësuar maksimalisht, për kontributin e dhënë dhe që vazhdoni ta jipni për Atdheun, në vite e dekada.
 
     “Darka e Lamës”, si trashëgimi e hershme, dikur ka qenë shumë masive në familjet shqiptare, në veçanti në Kosovë. “Darka e Lamës”, ka përmbyllur një vit pune, duke siguruar ushqimin familjar. Por, për disa dekada, ky rit domëthënës, u zvetnua, deri në harresë. Ishte Presidenti Rugova, shumë i përkushtuar për ruajtjen e traditave shqiptare, Ai që e ringjalli “Darkën Lamës”, duke i dhënë rëndësinë që i takon. Dhe, si një porosi-amanet e Dr. Rugovës, ky rit i lashtësisë ilire, po praktikohet gjithnjë e më shumë.
 
      Po shoh këtu kuadro themelues të LDK-së si Anton Kolaj, Idriz Zeqiraj dhe anëtarë tjerë themelues të LDK-ë në Mërgatë. Edhe një herë ju përshëndes përzemërsisht dhe uroj shëndet e mbarësi në familjet e juaja. Vazhdoni të punoni dhe të ruani traditat shqiptare, duke i përçuar edhe tek fëmijtë tuaj, të lindur, të rritur dhe të shkolluar në mërgim. Ju lumtë, për organizimin kaq të bukur, që keni bërë për “Darkën e Lamës” – tha, në mes tjerash, zotëri Haki Rugova”. 
Kuadrot Haki Rugova e Arban Abrashi me Sofije Dumnicën dhe 
Alush Bytyçin (i dyti nga e djathta)
      Kryetari i Nëndegës të LDK-së në Nordheim Westfallen, Jakup Gërguri, u dëshiroi mirëseardhje “zyrtarëve të lartë nga Kosova, Haki Rugovës, nënkryetar i LDK-së dhe Arban Abrashit, sekretar Organizativ i LDK-së dhe deputet i Kosovës; Kryesisë së Degës për Gjermani, me kryetar Osman Ferizin; Qazim Bajgoraliut, ish-kryetarit të Degës të LDK-së në Gjermani; Anton Kolajt, ish-nënkryetar i LDK-së; Sebastian Nuiçit, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, dega në Gjermani; Shoqatës “Familja Shqiptare” nga Koblenz-i, me kryetar Halil Çitakun dhe të gjithë të pranishmëve tjerë.
   
     E hapëm këtë mbremje festive me këngën “O E BUKURA MORE”, si emblemë e muzikës shqiptare për mërgimtarë. Është hera e tretë me radhë, që kjo këngë arbreshe, e cila i ka mbijetuar shekujt, prej 600 vjetësh, që hapë programin e “Darkës së Lamës”. Riaktualizimin e “Darkës së Lamës” e bëri Presidenti Rugova më 2002, për ta vazhduar edhe presidentët Fatmir Sejdiu e dhe Atifete Jahjaga, si një traditë e bartur nga koha e paraardhësve tanë, Dardanëve të Ilirisë, që daton nga shekulli i V-të para Kishtit.

·

     “Darka e Lamës”, zakonisht është mbajtur në fund të tetorit, kur janë vjelë të mirat e punës verore. Quhet e “Lamës”, sepse Lama  ka qenë vendi i rrafshët, ku është “fshirë”, shtypur kallinjtë e grurit, thekrës, elbit, për të vjelur kokrrat. Kashta e mbetur, është përdorur për bagëti. Lama po ashtu ka qenë vend gravitues i solidaritetit dhe reciprocitetit, në mes fshatarëve shqiptarë, duke ndihmuar njëri- tjetrin me fuqi punëtore. Duke qenë se te shqiptarët sfera bukësore, ka qenë pjesë e rëndësishme e jeteses, “dhënia e bukës” ka qenë aspekt esencial i marrëdhënieve sociale tradicionale. Ne, si Nëndegë, vazhdojmë ta festojmë “Darkën e Lamës” që shtatë vjetë radhazi”,- tha kryetari Jakup Gërguri, në referimin e tij.

     Kryetar Gërguri ftoi në skenë Veprimtarën e Nëndegës, Sofije Dumnica, veterane e arsimit dhe, së bashku, lexuan lutjen për “Darken e Lames”, të njëjtin tekst- lutje, që e bënte vet President Rugova në Kosovë. Teksti në fjalë është gjithnjë aktual, përmbajtësor dhe shumë domëthënës.

     Mysafirët Rugova e Abrashi nuk u lënë të qetë në pozicionin ulur. Herëpashere mërgimtarët kërkonin të pozonin me mysafirët e nderuar. Mësuesja Sofije Dumnica, veterane e arsimit dhe veprimtare e shquar e LDK-së; Anton Kolaj, bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova; veprimtari i hershëm i LDK-së, i Fondit të 3%-it, kryesues i Shoqatës “Nëna Tereze”, bashkëpunëtor i Vëllezërve Kuzhnini, Sebastian Nuiçi, pronari i Restorantit, ku mbahej “Darka e Lamës”, Binak Gashi dhe veprimtarë të tjerë, nga Republikat gjermane, u fotografuan me kuadrot e LDK-së, Haki Rugova dhe Arban Abrashi.

  R e t r o s p e k t i v ë

     Pinjollët e Familjes Institucion Rugova, nuk harrojnë donatorët fisnikë, të cilët e mbështetën materialisht Presidentin Rugova, në kohë zezone. Vitet `90-a. Dr. Rugova në nismë të konsolidimit të Lëvizjes kombëtare masive LDK-e. Xhepat bosh. Familja në skamje. Ishte Inxhinieri Smajl Hajdaraj, tani Hero i Kombit, që ndante bukën me Familjen Rugova. Një porosi për Smajl Hajdaraj, për të vëllanë Fazliun, në Gjermani: “Jeta e Presidentit në rrezik. Nevojitet një veturë e blinduar”. Kaq mjaftoi dhe Fazliu me shokë realizuan porosinë. Kjo ishte arsye shtesë, që përshpejtoi ekzekutimin e Heroit Smajl Hajdaraj, nga “komandantët” vrastarë. ” (Kësaj mbremje festive nikoqirët i kishin rezervuar vend Fazliut, pranë mysafirëve nga Kosova). 

     Rrëfen kuadri i hershëm i LDK-së, në Kosovë dhe Mërgatë, Qazim Bajgoraliu: “Ishte viti 1999, kur Familja Rugova, pas pengut të Kryefamiljarit, nga krimineli Millosheviç, u bashkua në Evropë. I them Alush Bytyçit, një bisnismen fillestar, në Gjermani: Presidenti ka nevojë të ngutshme për mbështetje financiare. Alushi u gjegj pa hamendje: “Po, 10.000 marka i kam të gatshme”. (Zotëri Rugova me Abrashin me ngrohtësi e mirënjohje, u përshëndetën me Alushin, duke bërë edhe fotografi, përgjatë “Darkës së Lamës”).

     Kësaj mbremjeje, për arsye shëndetësore, i mungonte poeti dhe piktori i talentuar, Dan Gashi, një donator fisnik i LDK-së dhe Presidentit Rugova. Mungonte edhe kryetari i parë i Degës të LDK-së në Gjermani, Hafiz Gagica, që bëri shumë për sigurimin e mjeteve, për akomodimin, sistemimin e Presidentit Rugova, me familjen e gjerë, përgjatë qendrimit në Evropë.

     Nëndega e LDK-së në Nordheim Westfallen, ka një mobilizim të shtuar, sidomos, pas Kuvendit Zgjedhor. Kryesia e vyeshme, e përgjegjshme dhe mjaft e përkushtuar, në përbërje: Jakup Gërguri-kryetar, Enver Musa-nënkryetar, Arben Gashi-sekretar, Ilir Makolli-arkatar, Enver Shala, Qazim Bajgoraliu, Asllan Asllanaj, Muharrem Xhafolli, Binak Gashi, Behxhet Krasniqi, Qazim Thaçi, Alush Bytyçi, Afrim Salihu – anëtarë, vepron në harmoni dhe respektim të hierarkisë drejtuese. Përgaditja e “Darkës së Lamës”, ishte dëshmi e një fryme pozitive. Organizatorët, që nga kryetari Jakup Gërguri, nënkryetari Enver Musa, sekretari Arben Gashi, arkatari Ilir Makolli, pronari i lokalit, Binak Gashi, me shokë, ishin në nivelin e duhur, në menaxhimin e mbremjes festive të “Darkës së Lamës”. Pa xhelozi, malësori i Marevcit, Ilir Makolli, shkëlqeu në pritje-përcjelljet e mysafirëve të shumtë.

     Ndonëse në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Informim të Degës së LDK-së, në Gjermani, kësaj Kryesie simpatike i sugjëroj hapjen e Nëndegëve të reja të LDK-së, në qytetet e shumëta që ka Republika e Nordheim Westfallen, madje, me bollshmëri të mërgimtarëve tanë.

     Në mbremjen festive të” Darkës së Lamës”, të pranishmit i argëtuan, me muzikë të përzgjedhur, dueti Fatime e Adnan Ruhani. 

     U larguam nga kjo festë e ëmbël e traditës shqiptare, me plot mbresa, nga takimi përmallës e çmallës, njëherësh, me miq e shokë bashkëpunëtorë, prej tri dekadash radhazi, për ta rrugëtuar kthimin në Mynih, prej 700 km, duke arritur ditën e nesërme.

     Qofshi faqebardhë, motra dhe vëllezër, për pritjen admiruese dhe sofrën e begatë të traditës!

QKSH ”MIGJENI” NË PANAIRIN E 22 TË LIBRIT NË TIRANË NJË E ARRITUR E MADHE E POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE PUBLICISTËVE NGA MËRGATA

Nga Sokol Demaku

 

Panairët janë eventet ë rralla të cilat zgjasin për disa ditë ku njerëzit ekspozojnë prodhimet e tyre.

Por Panairi i librit është një event kombëtar ku poet, shkrimtarë, publicistë mbarë kombëtar prezentojnë botimet e tyre më të reja brenda vitit por edhe më të hershme. Është koha e përmbledhjes së fryteve të punës së tyre para lexuesve dhe adhuruesve të librit.

Në Tirane nga data 13 nentor deri në 17 nëntor u mbajt Panairi i 22 i librit Tirana 2019 në të cilin si cdo vit edhe këtë ishin prezent Shtëpi botuese, shkrimtar, poet, publicisitë nga më ndryshëm nga të gjitha trojet shqiptare.

Këtë vit nuk pati prezencë të shtëpive botuese të huaja por të pranishëm ishin vetëm autorët shqiptarë dhe të trevave e dallim bëri Qendra Kulturore Shqiptare nga qyteti skandinavc Borås i Suedisë me pjesëmarrjen e saj me autor shqiptar nga suedia dhe nga vendet tjera Europiane ku mergata shqiptare ka berë zë.

Risi dhe dicka e vecantë këtë vit për ne ishte pjesëmarrja e QKSH ”Migjeni” nga qyetit Borås i Suedisë në pananirin e 22 të librit në qytetin e Tiranës.

Në stendën e QKSH ”Migjeni” nga dita e parë e hapjes së Panairit në date 13 nentor deri në ditën e mbylljes ishte dicka madhështore vizita e panderprerë e adhuruesve të librit dhe interesimi i tyre për këtë stend deri dje i panjhohur për lexuesit shqiptar nga kryeqyteti por edhe nga viste tjera të Shqipërsisë por edhe të Republikës së Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare.

Që në ballë cdo vizitor do gjen logon e kësaj shoqate me renome kulturore në mërgatë e cila vite me radhë është e pranishme pothuajse në cdo pjesë të rruzulit tokësor atje ku frymon shqip me botime letrare. Një logo me foton e poetit të mjerimit Migjeni dhe mbishkrime në suedisht dhe shqip për emrin e Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga Borås i Suedisë.

Stenda ishte e e permbushur me botimet me te reja të autorëve anëtar të kesaj Qendre dhe me botime publicistike të anëtareëve të QKSH ”Migjeni”.

Intersim i madh i lexuesve ishte për botimet e fundit të kesaj Qendre dhe për përkthimet e botuara nga suedishtja në gjuhën shqipe si veprat e Vilhem Moberg, Ullmar Qvick, librit për fëmijë përkthyer nga seudishtja në shqip, por edhe për vepren orogjinale të autorëve shqiptar anëtar të QKSH ”Migjeni” dhe nga vende tjera Europiane ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Edhe pse për herë të parë QKSH ”Migjeni” me angazhim dhe pune ka aririut që te hapë rrugë dhe viteve të ardhshme të jetë e prnaishme në këtë Panair me vepra të botuara nga ana e anetarëve të saj dhe të prezentoj në menyrë edhe më të denje letersinë shqipe e cial krihet në mërgatë dhe nga mërgata. Pastaj letersin suedeze të perkthyer në gjuhën shqipe e cila ka një vlerë reale dhe të madhe për ne.

Në stendë kishte botime të llojllojshme të këtyre autorëve nga ato për fëmijë deri te përkthiemt bashkekohore siq ceka me lart të Moberg, Kvick, Strinberg, Johan Thruman me librine  tij ”Om albanernas historia och språk” e përkthyer n¨åe shquip këto ditë nga përkthyesi me renome sot Hamit Gurguri e qne shqip thotë: ”Për historinë dhe gjuhën e shqiptarëve” botuar që ne vitin 1774 në Laipcig të Gjermanisë.

Kjo është një nismë e mbar e kësaj shoqate kulturore në mërgatë që do mbeshtetje dhe përkrahje që në në të ardhmen edhe poet e shkirmtar nga mërgata të jenë prezent dhe aktiv në Panairin e librit në Tiranë.

Kosova duhet ta ndryshojë ligjin zgjedhor – Nga Nue Oroshi

Po hyhet në muajin e dytë prej që u mbajten zgjedhjet në Kosovë, dhe si duket edhe do të vijnë Krishtlindjet dhe Viti i Ri dhe nuk do të themelohen institucionet e Kosovës,Parlamenti dhe Qeveria. Kjo po bëhet si duket nga kalkulimet politike që po bëhen në Kosovë. Është fatkeqësi një anarki e tillë e mosmundësisë së shpalljeve të rezultateve ku në vendet me demorkaci perëndimore i gjith ky proces do të zgjaste tre deri në shtatë ditë.

Është e kuptueshme se në vendet ku nuk funksionon demokracia ndërrimi i pushteteve nuk bëhet edhe me aq lehtësim e kur kihet parasysh fakti i humbjes së privilegjeve shteterore me se shumti iu dhemb politikaneve, humbja e priviligjeve financiare.Por deshën apo nuk deshën demokracia i përcakton rregullat dhe ato duhet të zbatohen pavarsisht deshirave që kanë partitë politike në Kosovë.

Por ajo që kësaj radhe dua ti them disa fjala është ligji zgjedhor në Kosovë.Ky ligj zgjedhor me lista partiake dhe pa zona elektorale ku ke të drejtën të votosh 5 kandidat mbrenda një liste por nuk ke të drejten ta votosh deputetin e zonës tënde elektorale është një shemti e cila duhet të ndryshohet.Por jo vetëm ky edhe numri prej 20 deputeteve të minoriteteve që shpeshherë bëhet mollë sherri dhe e vështirëson shumicën parlamentare në Kosovë duhet të hiqen.

Kosova e cila ka 120 deputet minimum duhet të ketë 60 zona elektorale ku 60 deputet të zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë kurse 60 te tjerë të hyjnë përmes listave partiake varësisht së sa përqindje ka fituar partia.Kjo do të lidhte deputetin fitues me zonën e vetë elektorale dhe asnjë trevë në tërë Kosovën nuk do të mbetej e pa përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës.

Keshtu që deputeti i zonës pavarësisht se i cilës parti politike është aji do të jetë i obliguarë që të punojë për zonën e tij elektorale se në të kundërten pas katër vitësh ai nuk do ti fiton votat në atë zonë.Sa i përket çështjes së përfaqësimit të pakicave në Parlamentin e Kosovës duhet të hiqen 20 vende dhe partitë e pakicave në Kosovë duhet të konkurojnë si çdo parti politike shqiptare.

Të vetmin privilegj që duhet ta kenë pakicat duhet të ju mundësohet heqja e pragut zgjedhor prej 5% në këtë menyrë ta kenë mundësinë që krahas votave që do të fitojnë ato mund të jenë të përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës.

Në këtë mënyrë do të kemi 8 deri në maksimum 10 deputet në Parlamentin e Kosovës të pakicave kurse 110 tjerë të jenë nga partitë politike shqiptare. Shembull të tillë kemi mjaftë në Evropë ku në Republikën e Schleswig Holsteinit në Gjermani ekziston pakica daneze e cila është gjithmonë me 2 apo 3 deputet në Parlamentin e Schleswig Holsteinit dhe është e liruar nga pragu zgjedhor prej 5 %.

Ndrrimi i ligjit zgjedhor do të sjell një stabilitet në Parlamentin e Kosovës ku partitë fituese do ta kenë shumicën dhe nuk do të jenë të lidhura për një apo dy deputet apo për ndonjë parti e cila me dy deputet i merr katër minisitri apo bashkimi i dhjetra partive për ta bërë Qeverinë.Është mirë që Parlamenti i ri i Kosovës në mesin e shumë punëve që e presin ta bëj edhe ndryshimin e ligjit zgjedhor ku të mundësohet që çdo votë ta këtë forcën e njejtë demokratike dhe se paku do t´iu mundësohet edhe votuesit që ta njohë deputetin e zonës së tij dhe që çdo trevë në Kosovë të këtë përfaqësuesit e tij në Parlamentin e Kosovës.