Kërcënimet e Moskës ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë ndarjen e mundshme të Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, fshehin frikën e madhe se kufijtë e vetë Rusisë nuk janë të qëndrueshëm. Ndërsa Federata Ruse artificiale po hyn në një krizë të thelluar ekonomike dhe politike, pretendimet e fqinjëve për t’u kthyer territorit e marrë përmes pushtimit perandorak do të shumëfishohen.
Pas maskave të saj Cariste, Sovjetike e Putiniste, Rusia Moskovite ka qenë ngahera një strukturë perandorake ekspansioniste. Sidoqoftë, çdo perandori e zgjeruar përmes pushtimit dhe kolonizimit është përballur me tkurrje ose kolaps në një moment të historisë së vet, përfshirë Federatën aktuale Ruse. Rënia e shtetit të Rusisë do të përshpejtohet edhe nga vendet fqinje të cilët kanë pakënaqësi historike.
Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe bllokut Sovjetik tridhjetë vjet më parë shënoi kolapsin e perandorisë së jashtme të Rusisë. Por ajo nuk adresoi të ardhmen e perandorisë së brendshme të Rusisë, e përbërë nga 85 subjekte federale, duke përfshirë 22 republika etnike dhe disa rajone të veçanta të privuara nga vetëvendosja dhe të cilët janë pre e centralizimit, shtypjes dhe varfërimit në rritje.
Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Kinës për të ulur ndikimin global të Shteteve të Bashkuara është një martesë për interesa strategjike. Teksa problemet e brendshme të Rusisë dhe aspiratat e jashtme të Kinës rriten me shpejtësi, kjo (martesë) ka të ngjarë të përfundojë me një divorc të armatosur. Pekini do të ishte ndër të parët e shumë fqinjëve të Rusisë që do pretendonin territoret e marra dikur nga Moska.
Kina ia kalon Rusisë si nga popullsia ashtu edhe nga fuqia ekonomike, ndërsa po bëhet ushtarakisht e barabartë. Ajo është gjithashtu më këmbëngulëse dhe më e vendosur në zhvillimin e saj afatgjatë. Ndërhyrja e Pekinit në zonat e zotëruara nga Rusia në Lindjen e Largët do të bazohet në traktate historike të padrejta, si dhe në hartat ushtarake të Kinës që nuk i kanë rivijëzuar kufijtë.
Gjatë shekullit XIX, Kina e dobësuar humbi ndaj Rusisë rreth 600,000 milje katrore të territorit të saj. Këto zona të gjera në Siberi dhe përgjatë bregdetit të Paqësorit shihen nga një numër në rritje kinezësh si “territore të humbura”. Pretendimet historike mbështeten edhe mbi pabarazitë e mëdha në popullsi. Mbi 130 milion njerëz jetojnë në tre provincat kineze në kufi me rajonet ruse, ku popullsia është më pak se 8 milion. Kina tashmë po zëvendëson Rusinë si fuqi dominuese në Azinë Qendrore dhe nevoja për burime dhe hapësirë jetese do i shtojë kërkesat e saj.
Pretendimet e Kinës do të jenë veçse maja e ajsbergut. Japonia kërkon kthimin e katër ishujve në arqipelagun Kuril, të cilat u morën nga Bashkimi Sovjetik drejt fundit të Luftës së Dytë Botërore, pasi Tokio ishte dorëzuar përballë SHBA-ve. Japonia deklaron se këto Territore Veriore janë pushtuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia dhe i përkasin provincës së saj të Hokkaido-s.
Eksklava e Kaliningradit në bregdetin Baltik është një tjetër (tokë) e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, të cilën Stalini e mori nga Gjermania dhe e bëri pjesë të Federatës Ruse. Statusi përfundimtar i Kaliningradit mbetet i papërcaktuar dhe i hapur për diskutim. Pavarësisht se e kontrollojnë de facto, as BRSS dhe as Rusia nuk kanë të drejtë de jure mbi statusin e saj përfundimtar, përmes një traktati paqeje. Ka pasur propozime që ai (Kalingradi) të deklarohet shtet i veçantë në Baltik ose për ta ndarë territorin e tij midis Polonisë dhe Lituanisë fqinje.
Rishtas, janë ngritur pretendime nga mjaft shtete evropiane për territore të aneksuara ose të pushtuara nga Kremlini i Putinit. Ukraina mund ta përdorë mundësinë e trazirave brenda Rusisë për të rimarrë gadishullin e Krimesë dhe zonat e okupuara të Donbasit. Gjeorgjia dhe Moldavia gjithashtu do të bëjnë presion për kthimin e territoreve të okupuara nga Rusia dhe aleatët e saj. Abhazia dhe Osetia e Jugut u morën me forcë nga Gjeorgjia dhe u shpallën shtete të pavarura, ndërsa rajoni i Transnistrisë i pushtuar prej Rusisë e mban Moldavinë pa stabilitet.
Ndonëse Turqia nuk ka pretendime territoriale ndaj Federatës Ruse, ajo ka lidhje të gjera gjuhësore, fetare dhe kulturore me disa grupe etnike që do të kërkojnë autonomi ose ndarje të plotë. Zyrtarët rusë janë të shqetësuar për kërcënimin e pan-turqizmit përmes një bashkimi të kombeve turke, disa prej të cilëve kanë republika etnike brenda Rusisë, por u mungon autonomia e mirëfilltë. Angazhimi i Ankarasë mund të inkurajojë Tatarët, Bashkirët, Karaçajët dhe Ballkarët, ashtu si dhe kombet jo-turke me shumicë myslimane, përfshirë Çerkezët, Çeçenët dhe Ingushët, për të kërkuar sovranitetin në rajone të paqëndrueshme në Kaukazin Verior dhe Vollgën e Mesme.
Përfshirja në rritje e Kinës dhe Turqisë së bashku me çdo shkëputje në shtetin rus do të inkurajonte grupet etnike e tjera të kërkonin pavarësinë, duke përfshirë republika të pasura me burime, si Saka-Jakutia, apo shtete dikur të pavarura, si Tuva. Disa të tjerë mund të anojnë drejt vendeve fqinje për shkak të lidhjeve të gjata etnike dhe gjuhësore, edhe nëse ata nuk ka pretendime të zëshme mbi territorin rus. Kjo ka të ngjarë të jetë rasti i republikës Burjat dhe Mongolisë apo republikës Karelian dhe Finlandës. Në vitet e paqëndrueshme që afrohen, Moskës do t’i duhet të shuajë të gjitha zjarret e çlirimit kombëtar në përhapje.
Dita 105, Albania
RUSSIA’S BORDERS ARE IN DISPUTE
Janusz Bugajski, 2 April 2021
Moscow’sthreats againstthe Western Balkan states, including the potential partition of Kosova and Bosnia-Herzegovina, disguises a profound fear that Russia’s own borders are not permanent. As the artificial Russian Federation enters a deepening economic and political crisis, claims by neighbors for the return of territory acquired through imperial conquest will multiply.
In its Tsarist, Soviet, and Putinist guises, Muscovite Russia has been an expansionist imperial structure. But every empire assembled through conquest and colonization faces contraction or collapse at some point in its history, including the current Russian Federation. Russia’s state failure will be accelerated by neighboring countries harboring historical grievances.
The disintegration of the Soviet Union and the Soviet bloc thirty years ago marked the collapse of Russia’s external empire. But it did not address the future of Russia’s internal empire, consisting of 85 federal subjects, including 22 ethnic republics and several distinct regions deprived of self-determination and subject to increasing centralization, repression, and impoverishment.
Collaboration between Russia and China to undermine the global influence of the United States is a marriage of strategic convenience. It is likely to culminate in a shot-gun divorce as Russia’s internal problems and China’s external aspirations accelerate. Beijing will be at the forefront among Russia’s many neighbors in claiming territories that were once seized by Moscow.
China dwarfs Russia in population and economic might, and is approaching military parity. It is also more assertive and confident in its long-term development. Beijing’s encroachment into Russia’s sparsely populated far eastern possessionswill be basedonunfair historical treaties and on China’s military maps that have not redrawn the borders.
During the 19th century, a weakened China lost about 600,000 square miles of its territory to Russia. These extensive areas in Siberiaand along the Pacific coastare viewed by a growing number of Chineseas “lost territories.” Historical claims are backed by enormouspopulation disparities. Over 130 million people live in three Chinese provinces bordering Russian regionswhere the population is less than 8 million. China is already displacing Russia as the dominant power in Central Asia and the need for resources and living space will increase its demands.
China’s claims will be the tip of the iceberg. Japan seeks the return of four islands in the Kuril archipelago that were seized by the Soviet Union at the close of World War Two, after Tokyo had already surrendered to the U.S. Japan asserts that these Northern Territories are illegally occupied by Russia and belong to its province of Hokkaido.
The Kaliningrad exclave on the Baltic coast is another leftover from World War Two that Stalin seized from Germany and incorporated in the Russian Federation. The final status of Kaliningrad remains undetermined and contestable. Despite de facto control, neither the USSR nor Russia have held de jure title to its final status through a peace treaty. Proposals have been lodged to declare it as a separate Baltic state or to divide the territory between neighboring Poland and Lithuania.
Several European states have more recent claims to territory annexed or occupied by Putin’s Kremlin. Ukraine can use the opportunity of turmoil inside Russia to retake the Crimean peninsula and occupied areas of Donbas.Georgia and Moldova will also press for the return of territories occupied by Russia and its proxies. Abkhazia and South Ossetia were forcefully taken from Georgia and declared as independent states, while the Russian-occupied Transnistria region keeps Moldova unstable.
Although Turkey has no territorial claims on the Russian Federation, it has extensive linguistic, religious, and cultural connections with several nations that will seek autonomy or outright separation. Russian officials are worried about the threat of pan-Turkism through a union of Turkic nations, several of whom have ethnic republics inside Russia but lack genuine autonomy. Ankara’s engagement can embolden Tatars, Bashkirs, Karachays, and Balkars as well as non-Turkic Muslim-majority nations, including Circassians, Chechens, and Ingush, to seek sovereignty in unsettled regions of the North Caucasus and the Middle Volga.
Growing involvement by China and Turkey and any ruptures in the Russian state would encourage other nations to pursue independence, including resource rich republics such as Sakha-Yakutia and formerly independent states such as Tuva. Severalothers can gravitate toward neighboring countries due to long-standing ethnic and linguistic links even if there are no vocal claims to Russian territory. This is likely between the Buryat republic and Mongolia and the Karelian republic and Finland.In the unstable years ahead, Moscow will be hard pressed to extinguish all the spreading fires of national liberation.
Komentet