Teksa SHBA dhe BE nxisin rifillimin e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës, qeveria serbe po e shfaq veten si fuqinë më të rëndësishme të Ballkanit. Sidoqoftë, nëse Serbia vazhdon të zhvillojë lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, imitimi i Jugosllavisë së Titos prej Beogradit është i destinuar të dështojë.
Që nga rënia (prej pushtetit) e Millosheviçit njëzet vjet më parë, qeveritë pasuese në Beograd janë përpjekur të rrisin rëndësinë e Serbisë duke kopjuar politikën jugosllave të mos rreshtimit. Por, në përpjekjen për të mbajtur në ekuilibër (marrëdhëniet) me SHBA-në, BE-në, Rusinë dhe Kinën, Serbia rrezikon të përkeqësojë marrëdhëniet e saj me secilin prej (këtyre) partnerëve dhe të zhytet në izolim ndërkombëtar.
Të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përveç gjysmës së Bosnje-Hercegovinës, i kanë zgjedhur pa mëdyshje aleancat e tyre gjeopolitike dhe destinacionet kombëtare: NATO dhe BE. Serbia mbetet e mbërthyer në një vorbull të kohës, në të cilën Rusia, Kina, Europa dhe Amerika konsiderohen si ekuivalente dhe zyrtarët qeveritarë janë përpjekur për (të fituar) avantazhe duke i vënë ato kundër njëri-tjetrit.
Kur përballet me shtetet e NATO-s, Serbia i tregon si më të pakta marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe Kinën dhe pretendon se zhvillon më shumë stërvitje ushtarake me Aleancën e Atlantikut të Veriut sesa me forcat ruse. Kur përballet me Moskën, Beogradi thekson se marrëdhëniet e tij me NATO-n si janë thjesht teknike dhe e portretizon Aleancën si agresor dhe Rusinë si një vëlla sllav e ortodoks dhe mbrojtës kombëtar.
Lidhjet me Moskën kanë vijuar të zgjerohen nën presidentin Aleksander Vuçiç, edhe kur përfaqësuesit e qeverisë pretendojnë se këto politika janë trashëguar nga administratat e mëparshme. Me zyrtarët perëndimorë, Beogradi pretendon se ka frikë të kufizojë lidhjet me Rusinë për shkak të kundërshtimit të brendshëm nga grupet nacionaliste dhe kisha ortodokse, të cilët kërkojnë një aleancë strategjike më të afërt me Rusinë. Në të vërtetë, qeveria e Vuçiçit nuk përballet me asnjë kundërshtim politik të unifikuar a të fuqishëm dhe ka goditur çdo rezistencë ndaj politikave të saj.
Megjithë kundërshtinë e fortë të BE-së, nën (drejtimin e) Vuçiçit, Serbia ka nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euro-Aziatik të udhëhequr nga Moska. Kështu, ajo i është bashkuar një pjese të vogël të shteteve post-sovjetike që i qëndrojnë besnikë Moskës. Ajo ka refuzuar vazhdimisht t’i bashkohet regjimit të sanksioneve të vendosura kundër Rusisë për pushtimin dhe copëtimin e Ukrainës nga ana e saj. Dhe ajo ka blerë armatime të rënda nga Moska, përfshirë sistemet anti-avionë, pavarësisht paralajmërimeve për sanksione nga Shtetet e Bashkuara.
Beogradi vazhdon të zgjerojë “qendrën humanitare” në jug të Serbisë me shërbimet e inteligjencës së Rusisë, edhe pse nuk i ka ofruar asaj zyrtarisht statusin diplomatik. Qendra i mundëson inteligjencës ruse mbledhjen (e informcionit) nga të gjithë rajonet e Ballkanit. Në sferën ekonomike, Serbia i përmbahet me besim naftës dhe gazit rus. Pjesa e dytë e gazsjellësit Turk Stream të Gazprom do të kalojë përmes Serbisë, e cila është tashmë e varur nga Moska për gaz natyror dhe shumica e kompanisë së saj më të madhe të naftës, Naftna Industrija Srbije, është në pronësi të Gazprom.
Ashtu si Jugosllavia, Beogradi i manipulon lidhjet e tij me Moskën për të përfituar nga Brukseli dhe Uashingtoni. Duke kërcënuar Perëndimin me një kthesë më gjithëpërfshirëse drejt Lindjes, qeverisja e Vuçiçit kërkon lëshime nga BE dhe më shumë tolerancë për kontrollin që partia në pushtet ushtron mbi institucionet shtetërore. Ajo gjithashtu kërkon të dobësojë shtetësinë e Kosovës si dhe kërkesat e BE-së për të “normalizuar” marrëdhëniet me Prishtinën.
Ndërsa tensionet mes Kinës dhe SHBA rriten në mënyrë dramatike, Beogradi gjithashtu vazhdon të kërkojë lidhje më të ngushta me Pekinin. Investimet dhe huatë e Kinës për Serbinë i lënë pas ata në të gjitha shtetet e tjera të Ballkanin dhe tashmë i tejkalojnë 9 miliardë dollarë. Kjo e ka rritur ndjeshëm borxhin e Serbisë ndaj Pekinit, e borxhet e larta ndaj kompanive të mbështetura nga shteti kinez shndërrohen në kapitale politike që do të garantojnë se, në arenën ndërkombëtare, Beogradi do ta mbështesë diplomatikisht Kinën.
Nëse qeveria e Vuçiç vazhdon politikën e saj pro-Kinë, edhe teksa tensionet midis SHBA-së dhe Kinës përshkallëzohen, atëherë ai rrezikon të largohet nga administrata Trump, në një kohë kur dëshiron të përdorë Shtëpinë e Bardhë për të eleminuar pavarësinë e Kosovës. Beogradi gjithashtu rrezikon rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE, meqë në daljen nga pandemia Brukseli ka të ngjarë të këmbëngulë për kufizim të ndikimit ekonomik të Pekinit në Europë, pasi tashmë e ka shpallur Kinën “rival të sistemit” dhe “konkurrent strategjik”.
Neo-Jugosllavizmi i Serbisë,në fund të fundit, do të dështojë jo vetëm sepse, ndryshe nga Jugosllavia e Titos, nuk është një shtet me rëndësi të madhe apo një lojtar kryesor në skenën ndërkombëtare. Ajo do të dështojë parësisht sepse ndikimet e Rusisë dhe Kinës në mbarë Europën ka të ngjarë, që pas daljes nga pandemia, të bien. Nëse Serbia zgjedh që të mos rreshtohet me BE-në dhe NATO-n dhe të kualifikohet për anëtarësim në të dy organizatat, ajo do të lihet jashtë në të ftohtë.

Dita71, Albania
SERBIA’S FAILINGNEO-YUGOSLAVISM
Janusz Bugajski, 29 May 2020
As the U.S. and the EU push for restarting talks between Serbia and Kosova, the Serbian government is posing as the most essential power in the Balkans. However,Belgrade’s imitation of Tito’s Yugoslavia is bound tofail if Serbia continues to develop close ties with both Russia and China.
Since the ouster of Milosevic twenty years ago, successive governments in Belgrade have tried to raise Serbia’s stature by replicating the Yugoslav policy of non-alignment. But in trying to balance the U.S., the EU, Russia, and China, Serbia risks aggravating its relations with each partner and sinking into international isolation.
All other countries in the Western Balkans, except half of Bosnia-Herzegovina, have unequivocally chosen their geopolitical alliances and national destinations – NATO and the EU. Serbia remains stuck in a time vortex, in which Russia, China, Europe, and America are viewed as equivalent and government officials have sought advantages by playing them against each other.
When dealing with NATO states, Serbia underplays its relations with Russia and China and asserts that it conducts more military exercises with the North Atlantic Alliance than with Russian forces. When dealing with Moscow,Belgrade plays down its relations with NATO as merely technical and portrays the Alliance as an aggressor and Russia as an Orthodox Slavic brother and national protector.
Connections with Moscow have continued to expand under President Aleksander Vucic even while government representatives claim that these policies were inherited from previous administrations. Belgrade contends among Western officials that it is fearful of curtailing ties with Russia because of domestic opposition from nationalist groups and the Orthodox Church who seek a tighter strategic alliance with Russia. In reality, Vucic’s government faces no unified or strong political opposition and has cracked down on any resistance to its policies.
Under Vucic, Serbia has signed a free trade agreement with the Moscow-led Eurasian Economic Union, despite strong opposition from the EU. It has thereby joined a handful of post-Soviet states that remain loyal to Moscow. It has consistently refused to join the sanctions regime imposed against Russia for its invasion and partition of Ukraine. And it has acquired heavy weapons from Moscow, including anti-aircraft systems, despite warnings of U.S. sanctions.
Belgrade continues to expand the “humanitarian center” in southern Serbia with Russia’s intelligence services even though it has not afforded it formal diplomatic status. The center enables Russian intelligence gathering throughout the Balkan region. In the economic arena, Serbia maintains its reliance on Russian oil and gas. The second leg of Gazprom’s Turk Stream gas pipeline will traversethrough Serbia, which is already dependent on Moscow for natural gas and its biggest oil company, Naftna Industrija Srbije, is majority-owned by Gazprom.
Much like Yugoslavia, Belgrade manipulates its ties with Moscow to gain advantages from Brussels and Washington. By threatening the West with a more comprehensive turn toward the East the Vucic government seeks concessions from the EU and greater tolerance for the control of the ruling party over state institutions. It also seeks to weakenKosova’s statehood and dilute EU demands that it “normalize” relations with Prishtina.
Belgrade also continues to pursue closer ties with Beijing as tensions rise dramatically between China and the U.S. China’s investments and loans to Serbia dwarf all other states in the Balkans andnowexceed $9 billion. This has significantly increased Serbia’s indebtedness to Beijing,in which high debts to Chinese state-supported companies are transformed into political capital that willguarantee Belgrade backs China diplomatically on the international arena.
If the Vucic government continues its pro-China policy, even while tensions between the U.S. and China escalate, then it risks alienating the Trump administration at a time when it wants to leverage the White House to eliminate Kosova’s independence. Belgrade also risks its path toward EU accession, as in the wake of the pandemic Brussels is likely to push for limiting Beijing’s economic influence in Europe, having already declared China a “systemic rival” and “strategic competitor.”
Serbia’s neo-Yugoslavism will ultimately fail not only because it is not a pivotal state, unlike Titoist Yugoslavia, or a major player on the international stage. It will fail primarily because both Russia’s and China’s inroads throughout Europe are likely to decline in the wake of the pandemic. If Serbia chooses not to closely align with the EU and NATO and qualify for membership of both organizations then it will be left out in the cold.
Komentet