VOAL

VOAL

Pse Ajoa është e rëndësishme në garën për Shtëpinë e Bardhë?

February 3, 2020

Komentet

VIDEO- Luftime të ashpra përgjatë kufirit verior të Ukrainës teksa trupat hyjnë në Rusi

Në vijën e frontit, në rajonin Sumi, forcat ukrainase po i zmbrapsin sulmet ruse dhe po futen në rajonet Kursk dhe Belgorod, në Rusi. Duke folur për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, një njësit artiljerësh ukrainas raporton për luftime intensive dhe pohon se luftëtarë koreanoveriorë të Rusisë po pësojnë humbje të mëdha. Teksa zërat për një armëpushim po vazhdojnë, trupat ukrainase në terren mbeten skeptike, duke u zotuar se do të vazhdojnë të luftojnë mes betejave të ashpra ndërkufitare. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Skandal me votat e diasporës: Numërohen 43 mijë fletë, ndërkohë që ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues

Procesi i numërimit të votave të shqiptarëve të diasporës, për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ka nxjerrë në dritë një shifër alarmante: janë numëruar rreth 43 mijë fletë votimi, ndërkohë që zyrtarisht ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues nga diaspora në këtë shtet.

Ky mospërputhje e hapur ngre dyshime serioze për manipulim të rezultatit dhe hedh hije të rënda mbi besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Skandali i shifrave jo vetëm që kërkon transparencë të plotë, por ka nxitur reagime të forta në opinionin publik dhe në radhët e opozitës. sn

Votat e Greqisë ekspozojnë masakrën zgjedhore, 10 me 1 për PS

Rezultatet paraprake nga votimi i diasporës shqiptare që jeton në Greqi, për qarkun e Tiranës, po ngjallin shqetësim dhe dyshime serioze mbi integritetin e procesit.

Në kutinë e parë të hapur, Partia Socialiste ka marrë 250 vota, ndërsa Partia Demokratike vetëm 43 vota.

Image

Ndërkohë, edhe në kutinë e dytë – e cila përfshin gjithashtu vota të emigrantëve nga Greqia për Tiranën – shifrat janë thuajse identike: 240-250 vota për PS dhe 40-43 vota për PD.

Image

Përqindja mbetet konstante: rreth 14% për PD dhe pjesa tjetër për PS.

Kjo ngjashmëri e pazakontë mes kutive ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e një mekanizmi të qëllimshëm të mbushjes së kutive, përmes një inxhinierie elektorale të mirëorganizuar. sn

Kuvendarët që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë?! – Nga Skënder MULLIQI

 

Pas gjithë asaj që po shohim që 16 here nuk po e përjetojmë sigurishtë mirë. Lind pyetja hipotetike, se cili është ndryshimi ndërmjet shtazëve dhe Parlamentit të Kosovës?Bytha e kryekuvendarve po hedh mut , dhe parlamenti po e pranon! Shumë qytetarë mendojnë se aksioma më e rëndësishme e politikës sot në vendin tonë, është të zhvishesh ose të heqësh pantollonat para një qorjetimi total të njerëzve të cilët po grumbullohen kot, ne Kuvendin e Kosovës .Kjo nuk ishte dashur të jetë arsye e mos sosjës të durimit qytetarë karshi një qorjentimi kaq qoroditës për formimin e organeve të reja .Pak nga largësia gjerat duken më ndryshe dhe shumë më mirë.Prandaj edhe gjykimi ynë për njerëzit të cilët nuk kan asnjë përgjegjësi morale dhe politike është i saktë.Këta mund të përshkruhen së janë turmë bazhibuzhukësh, të cilët as që po e kan dert për shtetin, por e kan dert për pushtetin.Po na krijojnë boshllëqe ligjore , në vend të përqëndrimit në interesat madhore shtetërore dhe nacionale.Mjaftë po durojnë kokat e menquara intelektuale , që të sillën që 25 vite rreth “bythës “ të idiotëve dhe të pandershmeve të politikës.Kjo skenë e teatritë të klounve politikë ishte dashur njëherë e mirë të marr fund.Koha është të bie perdja e maskarallëqeve dhe maskarënjeve të politikës Opozitare.Rrënja e problemit është e vjetër.”Një popull pa shtet është njësoj si muti në shi”-mendim i huzuar.Debati jonë politikë duket ashiqare së nuk ka të bëjë me problemet e zemrës dhe trurit, por me problemet e vitheve.Dhe, këta kuvendarë nuk merzitën fare kur u themi se janë budallenj!Zot ruana nga ata që   duan të na lënë prapa botës demokratike.Këta  po dëshirojnë të ndalin orën e historisë…!

Samiti i një Komuniteti pa identitet- Nga Dr. JORGJI KOTE

Po, vërtet pa identitet insti tucional ka mbetur Komuniteti Politik Europian (KPE), i cili u krijua në qershor 2022, me nismën e Presidentit francez, Macron. Bilanci i tij nuk ka si të jetë më i varfër: vetëm me 5 samite në Pragë, Kisinau, (Moldavi), Alhambra (Spanjë) në Londër, Budapest dhe i gjashti që mikpritet nga Tirana më 16 maj 2025. Asgjë më tepër, dhe pavarësisht nga emri tingëllues, jehona publike dhe mediatike e KPE-së është në minimumet e veta, madje sa vjen e shuhet dhe kjo, se ky komunitet i katandisur në 2 samite në vit nuk lë asnjë lloj gjurme dhe reference. Gjithsesi, Samiti i Tiranës mund të ketë rezonancë më të madhe ndërkombëtare, kjo në vazhdim të bisedimeve të nivelit më të lartë që filluan më 15 maj në Stamboll lidhur me paqen në Ukrainë; më tej, pas fitores së thellë të PS-së së Kryeministrit Rama, problematikave të zgjedhjeve të 11 majit dhe protestës në ditën e Samitit nga opozita, e cila ashtu siç dhe ka njoftuar më parë, do të shpallë ndërkombëtarisht mosnjohjen prej saj të 11 majit zgjedhor.

Mirëpo edhe samitet, si e vetmja “shenjë jete” e KPE-së karakterizohen vetëm nga diskutimet e lira ndërmjet liderëve të pranishëm, në 3–4 tryeza dhe panele mbi tematikat shqetësuese të kohës; pa protokoll, vendime dhe kundërshtime, duke u treguar në çdo rast, siç i thonë fjalës “hatër paprishur dhe punë pabitisur”! Në këto samite, krahas bisedave të lira në mjedise të këndshme dhe dëfryese, liderëve europianë u jepet rasti të shijojnë dhe atraksionet turistike, pijet dhe specialitetet kulinare, duke i kthyer ato thjesht në “talk and eating”! (fol dhe ha). Kjo ndodh mbasi dhe “katalogu” i KPE-së është plot me “PA-ra”. Krejt ndryshe nga KiE-ja, OSBE-ja, BE-ja, NATO apo dhe grupime rajonale, si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RÇ) me seli dhe goxha Sekretariat në Sarajevë, KPE-ja, ndonëse forum mbareuropian, vazhdon të jetë pa adresë, pa seli, pa shtëpi, pa Sekretariat, pa strukturë drejtuese, pa axhendë, pa program dhe pa plan, pa vendime, pa kundërshtime, pa deklarata shtypi, pa fonde dhe pa asnjë takim në formate të tjera ministeriale dhe ekspertësh.

Aty ka vetëm “diplomaci të butë dhe sharmi”, me qëllim që kushdo lider ta ndjejë veten dhe më mirë “se në shtëpinë e vet”, të mos i mbetet qejfi, të mos vihen në siklet dhe të ndihen sa më rehat dhe nga media. Kësisoj, KPE-ja është kthyer, siç e ka përshkruar me eufemizëm dhe vetë Presidenti Macron në një “intimitet strategjik” të nivelit më të lartë. Edhe Franca, si nismëtare dhe diplomacia e saj me plot telashe në shtëpinë e vet, nuk ka bërë asnjë hap tjetër mbas lançimit të KPE-së me shumë pompë, bujë dhe zhurmë mediatike, jehona e së cilës u shua ende pa u ndezur si “flakë kashte”. Për pasojë, edhe tani, plot tre vjet pas krijimit, shumë pak dihet nga publiku i gjerë se çfarë është dhe çfarë bën KEP-ja dhe ca më pak se çdo të ndodhë me të në të ardhmen, se kështu siç është, “as të ngroh dhe as të ftoh”!

Ndonëse zyrtarisht, ky forum europian konsiderohet platformë “për nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit politik në trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët dhe forcimin e sigurisë dhe stabilitetit”, ai ka mbetur në kuptimin real të fjalës “pa kokë dhe pa këmbë”. Në fakt, shpresohej shumë se mbas samitit inaugurues të 6 tetorit në Pragë, në tetor 2022 e deri në takimin e Londrës në korrik 2024 ishin 2 vite, kohë kjo tejet e mjaftueshme për të përpunuar ide dhe mendime të ndryshme, me qëllim që mbi atë bazë të hartohej një program konkret me tematikat, instancat drejtuese dhe teknike, bashkë me procedurat e tjera të nevojshme për të ardhmen e një organizate të tillë të re paneuropiane. Kjo dhe për të shmangur paralelizmin dhe mbivendosjen me organizata të tjera të ngjashme EuroAtlantike dhe mbi 20 nisma rajonale.

Mirëpo kjo as nuk është realizuar dhe as nuk ka gjasa se kjo do të ndodhë. Ca më tepër kur sfida dhe konkurrenca ndaj saj është e madhe. Se po të jetë puna për organizata dhe samite informale të kësaj natyre, ka forume të tjera globale me emër dhe tradita, ku spikatin prej dekadash Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë e Munihut dhe Forumi Ekonomik Botëror i Davosit në Zvicër, ku çdo vit mblidhen 4-5 herë më shumë liderë botërorë dhe europianë, me jehonë të pakrahasueshme politike, publike dhe mediatike. Në këto kushte, natyrshëm ridalin sërish në skenë dyshimet dhe hamendësimet e mëparshme. Përse u desh ky grupim i ri? Cilat janë veçoritë e tij dalluese, përparësitë, dallimet, problemet dhe pengesat? Dhe a është KPE-ja vërtet një grupim apo organizatë e re politike, apo thjesht një forum qeveritar “sharmi”? Apo thjesht i shtohet për konvejencë “cirkut të samiteve” dhe sa “për të larë gojën”?

Dihet se idenë për krijimin e KPE-së e hodhi Presidenti francez, Macron, më 9 maj 2022 në Seancën Plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, ajo u konfirmua në Samitin e BE-së më 24 qershor në Bruksel. Në fakt, ai e sajoi këtë emërtim tingëllues diplomatik, mbasi ia refuzuan idenë e mëparshme për një BE “me dy korsi/shpejtësi ose me “tri rrathë koncentrikë”. Sipas tij, KPE-ja do të ishte “laborator gjeopolitik” në përgjigje të kërkesave dhe sfidave me të cilat përballej Europa, paqja dhe demokracia, veçanërisht pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Komponenti i parë themelor lidhej me faktin se kriza e COVID–19 dhe veçanërisht agresioni rus ndaj Ukrainës tregonte se BEja me 27 vende anëtare e ka të pamundur të luajë e vetme rolin e saj gjeopolitik në skenën europiane dhe më gjerë. Në këto kushte, një ndër objektivat e saj kryesore ishte që në kuadrin e krijimit të një fronti të gjerë të shteteve demokratike të mblidhte rreth vetes disa vende të tjera, të cilat nuk synojnë anëtarësimin në BE, si Norvegjia, Islanda, Zvic ra, ose e kanë të pamundur këtë anëtarësim brenda një afati të shpejtë kohor. Tipik është rasti i Ukrainës, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe i Ballkanit Perëndimor.

Veç vendeve të lartpërmendura, për realizimin e objektivave të saj gjeopolitike, BE-ja kishte nevojë të ngutshme për zgjerim dhe kohezion politik dhe me vende të mëdha fqinje dhe shtete jashtë saj, si Britania e Madhe, Turqia, Ukraina etj.. Mirëpo, këto argumente bien poshtë, sepse BEja e luan këtë rol dhe pa KPE-në me 27 vendet e saj, në bashkëpunim me NATO-n, OSBE-në dhe KiE-në, ku praktikisht janë të 47 vendet e KPE-së, plus SHBA-të, Kanadanë dhe vende të tjera. E çuditshme se si është hequr dorë për shkaqe agjende nga samitet e OSBE-së dhe KiE-së dhe tani këto samite zhvillohen dy herë në vit, por fare të lira nga çdo lloj debati, protokolli dhe përgjegjësie në kuadrin e KPE-së! As shpjegimi i dytë se KPE-ja lindi si nevojë për t’i bërë ballë më mirë agresionit rus ndaj Ukrainës nuk është bindës.

Mjafton të shohësh punën e bërë dhe masat e ndërmarra nga organizatat e tjera paneuropiane dhe më gjerë, ku del qartë se me përjashtim të liderëve të vendeve që janë në të, KPEja nuk ka luajtur ndonjë rol, ca më pak të veçantë. Më konkretisht, në aspektin ekonomik, në 40 muajt e fundit BEja ka miratuar 16 paketa me sanksione të ashpra ndaj Rusisë. Ndërsa KiE, në një nga samitet e saj të rralla në Islandë më 18 maj 2023, hapi një regjistër me nënshkrimet e 41 nga 47 vendet anëtare ku shënohen krimet, humbjet, dëmet njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar agresioni rus në Ukrainë. Në aspektin ushtarak, nën kryesimin e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, mbasi SHBA-të hoqën dorë në mars, vepron aktivisht grupimi me 57 vende i vendeve që kontribuojnë me ndihma ushtarake për Ukrainën. Ndërkohë që Samiti i NATO-s në Uashington më 9–11 korrik akordoi 50 miliardë euro ndihma për Kievin për vitin 2025, vendosi krijimin e komandës në Gjermani për dërgimin e furnizimeve dhe trajnimin e trupave ukrainase, dërgimin e avionëve ushtarakë F–16 e të tjera. Nuk qëndron as ideja se KPE-ja përbën një forum të përshtatshëm dhe të veçantë për vendet e rajonit tonë. Në tri 3 dekadat e fundit, vendet tona janë bërë anëtare dhe kandidate të BE-së, OSBEsë, KiE-së, shumica dhe të NATO-s; në 9 vitet e fundit jemi pjesëtare aktive të Procesit të Berlinit dhe në mbi 20 nisma shumëpalëshe dhe rajonale.

Madje, më 31 maj 2023, në Samitin e Sigurisë në Bratislavë, BE-ja shpalli një “plan të ri të rritjes ekonomike për Ballkanin” me 6 miliardë euro në zbatim e sipër, krahas Procesit të Berlinit. Ndërsa përsa i takon idesë së KPEsë si alternativë apo plotësim ndaj anëtarësimit në BE, ajo nuk “ngroh kurrkënd” dhe nuk “ngjit kurrkund”, sepse së pari, KPE-ja nuk zëvendëson dhe nuk e ngadalëson dot anëtarësimin në BE. Kjo, mbasi ky proces krahas aspektit realpolitik, është në varësi të ecurisë së vendeve kandidate në procesin e reformave demokratike, arritjeve dhe të dinamikave brenda BEsë. Po ashtu, lidhur me aspektet organizative, KPE-ja nuk mund të vazhdojë të funksionojë më kështu, si një dekor politik diplomatik. Ndryshe, siç paralajmërojnë shumë ekspertë politikë dhe mediatikë, ajo mund të katandiset në një forum simbolik, në një lloj organizate shtetërore joqeveritare, duke e ulur më vonë dhe nivelin e përfaqësimit, një platformë pa bosht, pa taban, “pa bukë” dhe pa besueshmëri. Mirëpo nga ana tjetër, ajo nuk ka se ç’bën dhe nuk di se në cilën “ombrellë” të futet, sepse të gjitha rrugët dhe shtigjet, hapësirat dhe tematikat gjeopolitike e demokratike janë zënë me kohë nga BE-ja, NATO-ja, KiE-ja, OSBE-ja, OKB-ja dhe grupime të tjera. Ja pse në “stadiumin politik ndërkombëtare”, KPE-së do t’i duhet të “qëndrojë në këmbë”, ose “përballë”, por jo në “Tribunën VIP”. Ja pse, shpresat që KPE-ja të shënojë ndonjë ndryshim thelbësor në arkitekturën gjeopolitike në Europë janë zbehur edhe më shumë, duke shtuar pikëpyetjet dhe dyshimet mbi efektivitetin e saj të vërtetë gjeopolitik.

Realisht këto pritshmëri nuk i ngroh as Samiti i 6-të i KPE-së në Tiranë, jo vetëm se Tirana zyrtare nuk ka “këllqe” për një gjë të tillë dhe kjo jo për fajin e saj, por në radhë të parë për shkak të paqartësisë dhe mungesës së një vizioni për KPE-në. Gjithsesi, Tirana e bëri shumë mirë të vetën, duke e mikpritur këtë samit në kohëra të vështira për Europën dhe vetëm disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kështu që në çdo rast, përfituesja e madhe e Samitit të Tiranës të KPE-së në planin diplomatik dhe të imazhit do të jetë pala shqiptare dhe diplomacia e saj. Le të sqarojmë me këtë rast jashtë propagandës se Tirana nuk u caktua apo vendos si mikpritësja e radhës për këtë samit me ndonjë aplikim, garë apo dhe konkurrim; as se atë e zgjodhi dhe vendosi dikush tjetër nga lart jashtë vendit. Jo, ishte vetë Kryeministri Rama që në Samitin e Londrës “zuri radhën” dhe në Budapest i ftoi homologët e tij në Tiranë, siç kanë bërë dhe do të bëjnë gjithë të tjerët për këtë forum “PA strehë” në kryeqytetet e tjera. E kush dhe pse duhej t’ia prishte qejfin për këtë ftesë, nga e cila gjithkush do të kishte vetëm “qar por jo zarar”?! Ndërkohë, Tirana zyrtare mund t’ia shtonte disi vlerat dhe dobinë këtij samiti dhe vetes së saj, nëse do të bënte ndonjë sugjerim praktik për të reduktuar katalogun e “Pa-ve” të KPEsë, pavarësisht nëse miratohej, por ne të bëjmë tonën, në mënyrë që herën tjetër të shkruhet diçka më shumë dhe më ndryshe për Komunitetin Politik Europian, që ai të mos jetë më, pa identitet, ose “pa kokë dhe pa këmbë”!

Fiaskoja me turizmin- U shtuan vetëm 18 mijë vende pune në 5 vitet e fundit

Sektori i udhëtimeve dhe turizmit në Shqipëri është në një trajektore të fortë rritjeje, duke tejkaluar nivelet para pandemisë.

Sipas raportit të fundit të World Travel & Tourism Council (WTTC), turizmi pritet të kontribuojë me 685.3 miliardë lekë (rreth 7.3 miliardë USD) në ekonominë shqiptare gjatë vitit 2025 – një rritje me 52.8% krahasuar me vitin 2019.

Ky sektor përfaqëson tashmë 26.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 20.6% që ishte pesha në vitin 2019 (4.6 miliardë dollarë). Të dhënat tregojnë që turizmi është rritur me ritme shumë më të shpejta sesa ekonomia, duke u zgjeruar me 52.8% nga 2019-a, përkundrejt 3.6% që është ndryshimi për gjithë ekonominë për të njëjtën periudhë.

“Me mbi 80% të shpenzimeve në turizëm që vijnë nga vizitorët ndërkombëtarë dhe mbi 90% të udhëtimeve që realizohen për qëllime çlodhjeje, Shqipëria po shfaqet gjithnjë e më shumë si një destinacion i rëndësishëm turistik në Europë”, theksohet në raport.

Ndonëse rritja në raport me madhësinë e ekonomisë është e fortë, efekti në punësim nuk është aq i lartë. Në vitin 2019, udhëtimi dhe turizmi kontribuuan në krijimin e 250.8 mijë vendeve të punës, ose 19.9% të totalit. Në vitin 2024, ky sektori gjeneroi 269.2 mijë vende pune, ose vetëm 18 mijë vende pune të shtuara, që përbëjnë 20.4% të totalit.

Për vitin 2025, kontributi i turizmit pritet të jetë në të njëjtat nivele, 26.4% e PBB-së (7.3 miliardë dollarë), ndërsa numri i vendeve të punës pritet të rritet në 274 mijë, ose 21% e totalit.

Pesha në ekonomi pritet të ngadalësohet në dekadën në vijim

Teksa turizmi në vend është në ditët e tij më të mira, WTTC pret një ngadalësim të tij në dekadën e ardhshme, në raport me madhësinë e ekonomisë. Në vitin 2035, kontributi i turizmit dhe udhëtimeve në ekonomi prite të bjerë në 23.9% të PBB-së (8.6 miliardë dollarë), ndërsa pritet të shtohen edhe 30 mijë vende të tjera pune (26% e totalit).

WTTC është i vetmi që jep një vlerësim të ndikimit të sektorit të udhëtimeve dhe turizmit në prodhimin e brendshëm bruto, teksa INSTAT nuk e raporton si të plotë këtë sektor, por jep vlerësim vetëm të “akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që ka arritur në rreth 4% të PBB-së deri në fund të vitit 2023./MONITOR

Guximtari Fatos Geci- Nga DONIKA GËRVALLA

Sot, në Partinë Guxo mirëpritëm Fatos Gecin, ekonomistin nga Drenica. Ai po bashkohet me familjen tonë politike, duke pasur guximin, idealizmin, patriotizmin dhe formimin institucionalist që e ka në asht, si pinjoll i denjë i familjes tradicionale e fisnike të Bajraktarit të Llaushës, djali i vëllait të madh nga Shtatë Vëllezërit Geci.
Fatos (Halil) Geci është në përfundim të studimeve të doktoratës në fushën e ekonomisë në UP “Hasan Prishtina” si dhe përfitues i tri bursave ndërkombëtare të studimeve doktorale në Cote d’Azur University në Francë. Ai ka disa vjet përvojë profesionale në sektorin e financave, duke u angazhuar në çështje që lidhen me analizën ekonomike, menaxhimin financiar dhe politikat zhvillimore.
Duke trashëguar traditën, familja e Fatosit dha provimin më të madhërishëm. Fillimisht, në rezistencën civile, pas kësaj si bashkëluftëtarë të Adem Jasharit e luftëtarë deri në çlirimin e vendit dhe në përpjekjen e përhershme për shtetndërtimin e Kosovës, gjithmonë duke qenë mbështetës të institucioneve të Kushtetutës së Kaçanikut dhe të Presidentit Ibrahim Rugova.
Nga sot, rrugën për Kosovën, Fatos Geci do ta bëjë bashkë me Partinë Guxo, trashëgimtaren e denjë dhe të vetme të Ibrahim Rugovës.
Mirësevjen Fatos!

Fillimi i mbrapsht nuk sjell përfundim të mirë!- Nga Florim Zeqa

 

Nuk është thënë kot, “dita e mirë shihet në mëngjes”! Fillimi me një orë vonesë i seancës së parë dhe mosaprovimi i mandateve të deputetëve ishte paralajmërim i keq i punës së kësaj legjislature!

 

16 dështime, 16 veprime skandaloze të deputetëve në Kuvend

 

Mosmarrëveshjet dhe kundërshtimet vazhduan nga seanca në seancë me dorëheqje të kontestuar e Qeverisë! Aaventurat politike filluan në vazhdimin e dytë të seancës konstituive të Legjislaturës së IX të Parlamentit të Kosovës.

Andaj, jo rastësisht pas dështimit të parë të Kuvendit i parashtrova tri pyetje dhe e dhashë në përgjigje hipotetike:

 

1) Si do të zhvillohet loja në Kuvend?!

2) A do të kemi Qeveri apo do të shkojmë në zgjedhje?!

3) A do të ndodhë mrekullia?!

 

Zgjedhja e Qeverisë do te ishte mrekullia e dekadës së tretë të mileniumit të tretë për shqiptarët e Kosovës!

 

Megjithatë, nuk ndodhi mrekullia as pas 16 përpjekjeve dhe as që pritet të ndodhë pa vullnet të shumicës shqiptare në Parlament për zgjidhjen e ngërçit politik.

Fillimin e keq dhe vazhdimin akoma më të keq të Legjislatures së 9-të nuk e kanë pritur as pesimistët më të mëdhenj. Pas votimit për mandatet e deputetëve, gjegjesisht pas hedhjes së hapit të parë të verifikimit të mandateve u ngjallë shpresa për një zgjidhje të ngërçit politik.

Por, përseri u vazhdua me avazin e bllokimit të konstituimit të Kuvendit!

LVV-ja si fituese e zgjedhjeve bashkë me partitë rivale, duke e ditur se nuk i kanë votat e mjaftueshme për mandatarin e Qeverisë, e zgjodhën dështimin, për të përfituar në kohë derisa t’i kryej pazaret politike me partitë minoritare për votimin e Qeverisë!

Tashmë të gjithë e kemi kuptuar, se problemi nuk qëndron tek emri i kryeparlamentares, por të sigurimi i votave të nevojshme për formimin e Qeverisë, vota të cilat aktualisht iu mungojnë dy taborreve politike, të cilët nuk e kemi të drejtën as t’i quajmë pozitë dhe as opozitë pa konstituimin e Kuvendit!

Bllokimi i zgjedhjes së Kryeparlamentarit është veprim jo demokratik, jo parimorë dhe aspak i menduar mirë politikisht.

Njëherit, kjo është një aventurë e rrezikshme me shtetin si produkt i inateve personale dhe ambicieve karrieriste dhe pushtetore të liderëve partiakë, i përcjellur me veprime antikushtuetuese, duke e rrezikuar seriozisht stabilitetin politik dhe të ardhmen e shtetit.

Kjo klasë e politikanëve të papërgjegjshëm janë duke përfituar nga pasiviteti dhe indiferenca e skajshme e elites intelektuale dhe heshtjes së qytetarëve karrshi veprimeve destruktive në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Mbase një protestë masive e qytetarëve para dyerve të Kuvendit do të ndikonte sado pak në ndërgjjegjësimin e vetëdijes së deputetëve të rinj, të cilët janë duke i rrezikuar seriozisht mandatet e tyre, për të mos u kthyer më asnjëherë si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës! Keqardhje për deputetët e rinj, këtë sakrificë nuk janë duke e bërë për ideale dhe as për shtetin, por, për orekset karrieriste të liderëve partiakë!

Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre…!? Vështrim nga Skënder MULLIQI

 Aktualisht, kushtimisht, ekzistojnë tre lloje intelektualësh. Dy të parët janë frikacakë, domethënë pragmatistë racionalë.Patëm intelektual të cilët asgjë nuk ofruan për zgjedhjen e problemeve shoqërore politike  të pas luftës, dhe as që u interesuan për shtetin që e fituam më mund të madh.Zatën kjo kategori intelektualesh u bënë mashë e mirë e atyre që erdhën në pushtet, dhe ardhën pa asnjë pregatitje paraprake për profesionin e politikës.Këta intelektualë u shëndrruan në një object të topitur që u përdorën nga qendrat e pushtetit politikë e finanaciar.Ishin intelektualë që shumë dështuan.I zhgënjyen pritjët e qytetarëve .U fshehen mirë duke gjetur justifikime të rreme.Ata ju përkulën historisë.Shkurt u treguan njerëz të liq.Duke pasur një arsim të dobët, prodhuam edhe kuadro të dobëta, të cilët fituan diploma magjike univerzitare , master , doktoraturë dhe tituj akademikë!?U bën alfa dhe omega  me diploma fallso .Të tillët, natyrishtë së ka edhe meritor, e dëmtuan jetën shoqërore dhe politike të vendit.Patëm intelektualë të trashëguar nga koha e komunizmit  të mbytur në arrogancën e se kaluarës, natyrishtë jo të gjithë . Mbeten levat e sistemit të kaluar .Ata janë reduktuar kolektivisht në një masë pa fytyrë të individualitetit të shfuqizuar dhe origjinalitetit të pakuptimtë. U mora pak më këtë temë lexues të nderuar, së vitet qe i kaluam së bashku, por edhe ngjarjët e fundit në Kuvendin e Kosovës, janë tregues i të gjitha  dobësive, të mos angazhimit, të karrierizmit , së nuk formuam sisteme ashtu si duhet-arsim se pari, pastaj edhe sigurisht se edhën në shprehje intelektualët e dobët, apo kuaziintelektualet, të cilët natyrishtë së nuk kan asnjë kapacitet  që proceset të dërgojnë përpara.Roli  i intelektualëve të tillë, disa ende më logjikë komuniste , është I diskutueshëm. Ata e mashtrojnë hapur audiencën me mashtrime të vogla pragmatike. Dhe ata ia dalin mbanë. Është shumë e lehtë të merresh me politikë këtu. Thjesht duhet të heqësh dorë nga fytyra jote. Ky parakusht nuk paraqet ndonjë problem për ta.Të vetëdijshëm se koha nuk shkon gjithmonë sipas dëshirës së tyre, ata shfrytëzojnë të gjitha përfitimet e paqëndrueshmërisë sociale dhe një sistemi të çrregullt. Dhe po ia kalojnë shumë mirë. Ata jetojnë mirë. Përfaqësuesit e tyre më të shquar janë anëtarë të lartë të partive politike, lobeve ekonomiko-informale . Ata nuk udhëhiqen nga parimet etike dhe njerëzore.  Çdo ditë i sheh në televizion, lexon për ta , dhe kjo është bërë tashmë neveritëse.Kur jemi të kjo temë, nuk ekziston mundësia që  mos ti thëmi disa fjalë për grupin e inteletualëve që përbëhët nga individ të shkëlqyer .Ata kanë stil dhe qëndrim.Ata respektohen nga populli , por jo edhe nga pushtetet.Kjo kategori ka mbetur në margjina të inkuadrimit apo të pëshes së fjalës së tyre , nga politikanët hazarder.Ata janë faktor kyq për shtëtndërtim dhe mirëqenje  , si dhe për formimin e strategjive afatgjata, që i duhën sot  Kosovës dhe të ardhmës të saj.Të tillë intelektualë frymëzojnë, na motivojnë , na stimulojnë. Po shihet shumë nevoja e tyre në inkuadrimin e rrjedhave shoqërore politike të Kosovës.Po jemi dëshmiarë së më çfarë intelekualesh të dobët po  përfaqësohemi  në organin më të lartë të shtetit.Kjo është turp për një komb. Sistemi i udhëhequr nga mediokritetet  i margjinalizoi intelektualet nga të gjitha fushat e ndikimit shoqëror, duke zëvendësuar vendet e më të mirëve më me të këqijtë. Pavarësisht nga handikapi i tyre aktual publik i keqkuptimit, vetëm ata janë të aftë të ndërtojnë themelet për rilindjen konceptuale të kësaj hapësire. Vetëm ata mund të lindin një ide mjaftueshëm të fortë, imune ndaj një pjese jo të vogël të  matrapazve politikë të kampit opozitarë që na presin kapelat…

PSE HABITENI ME “VOTËN E DIASPORËS”!?- Nga MILAIM NELA

Nuk më vjen aspak mirë që më doli fjala për “votën e diasporës” sepse si shqiptar e sidomos si pjesë e mërgatës kurrësesi nuk do ta doja këtë rezultat.
Kam paralajmëruar se kjo votë do të dëshmohet si manipulimi më i madh i votës në historinë e zgjedhjeve shqiptare!
Për fat të keq kështu ndodhi!
Rezultatet 99 % nuk i kisha degjuar që nga viti i largët 1989!
Ajo që më vjen keq është që nuk më dëgjoi askush për alarmin që ngrita që kur kjo iniciativë shkoi në Gjykatën Kushtetuese përmes një organizate tepër të dyshimtë në veprimtarinë e saj si ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ që sot e kësaj dite drejtohet nga një individ që duhet të ishte proceduar penalisht dhe dënuar që në Dhjetor të vitit 2022 për shkelje flagrante të ligjit shqiptar.
U bënë disa vite që shkruaj në këtë rrjet social dhe në media të tjera brenda dhe jashtë vendit por nëse kam analizuar dhe argumentuar me fakte të pakundërshtueshme është pikërisht çeshtja e votës së diasporës për mënyrën se si u gjarpërua përmes DPSHL-së Gjykatës Kushtetuese e deri sa u miratua në Kuvend egzaktësisht siç e kishte “propozuar” Diaspora e Haçkajt.
Edhe bufi e di se ky propozim pra votimi me postë nuk ka dalë nga truri i Haçkajt!
Vetëm ky fakt duhet të kishte ndezur dritat e kuqe alarmuese të ekspertëve dhe strategjistëve të Partisë Demokratike e ta ndalonin këtë farsë.
Jo vetëm nuk e bënë këtë por më targetuan mua si “armik” të Partisë Demokratike duke më bërë presion si publikisht ashtu edhe privatisht se nuk duhet të flisja për këtë sepse Haçkaj ishte duke i bërë favor opozitës, ishte mik i doktorit etj etj.
Bënë edhe poshtërsi të tjera ndaj meje në disa raste dyshoj edhe duke përdorur emrin e doktorit por kjo nuk është objekt i këtij shkrimi.
Nuk është mungesa e debatit publik apo sociologjik që çoi në këtë rezultat të votës së diasporës!
Por jemi para një skeme të pastër manipuluese që ka emër, autorë aktorë e skenar që na ka dhënë këtë rezultat!
Tani imagjinoni miq, që kur një person i vetëm si unë me disa orë kërkime zbulon skemën e votës së diasporës…si është e mundur që kjo skemë nuk kuptohet nga partia më e madhe opozitare!
Jo vetëm kaq por individë të organizatës së Haçkajt u infiltruan në Brain Gain dhe në degë të Partisë Demokratike të mërgatës!
Gjej rastin të falenderoj nga zemra avokaten Adriana Kalaja që më ka mbeshtetur jo vetëm me ekspertizen ligjore por ka qenë e vetmja që me dinjitet ka qëndruar me të vërtetën.
Kujt i ankohet sot Partia Demokratike kur ju a kisha paraqitur faktet aq qartë dhe me argumente!?
Denoncimi i manipulimit të votës së diasporês sot, së paku është hipokrizi sepse këtë manipulim e kisha paralajmëruar!
Miq!
Edhe njëherë, vota e lexuar e diasporës nuk është vota reale e mërgatës por manipulim Inxhinierik, i ideuar, orkestruar, e realizuar nga zyrat e sektit në bashkëpunim të ngushtë me Diasporën për Shqipërinë e Lirë, KQZ-në e Celibashit dhe organeve të Kuvendit.
Ne shqiptarët e mërgatës ndihemi thellësisht të indinjuar dhe të fyer që një grup arrivistësh të DPSHL pa asnjë mandat të mërgatës përmes kësaj skeme të fëlliqur arritën të hedhin baltë mbi 2 milionë shqiptarë të përzënë nga vendi pikërisht nga këta që sot sundojnë Shqipërinë.
Vota jonë reale dhe e vërtetë nuk është e nuk mund të jetë për një sekt antishqiptar!
Unë pres nga kampi i opozitës e ata që e mundësuan këtë skemë qorrazi të paktën të kenë kurajon të kërkojnë falje!

Ja pse mund të (dështojnë) triumfojnë ftesat e presidentes Vjosa Osmani- Nga Fadil Maloku

 

FTESAT e presidentes së Kosovës drejtuar partive politike për të diskutuar rreth bllokadës parlamentare përveçqë janë një akt obligimi institucional, janë edhe me peshë në kuptimin e qëllimit që mund të arrihet, por që edhe mund të jenë me pritje hipotetike, ngase krejt “konsultimet” varen nga vullneti politik i palëve;

(Analizë sociologjike hipotetike)

Pikat më të DOBËTA të ftesave, sipas një vëzhgimi ad hoc sociologjik që mund ta shtyjë të dështojë presidentja në përpjekjen e saj për të zhbllokuar Parlamentin:

1. Kompetencat kushtetuese të kufizuara: Presidentja mund të thërrasë takime nga më të ndryshmet e të inkurajojë e iniciojë dialog ndërpartiak, sidomos në situatën e tanishme të acarimit, stigmatizimeve e paragjykimeve, por ajo si ndërmjetësuese nuk posedon fuqi ligjore për të detyruar miratimin e ligjeve apo ndryshimin e rendit.

2. Mungesa e pushtetit mbi agjendën parlamentare: Pavarësisht ftesave, vendimi për të hapur seanca, vendosur kuorumin apo nxjerrë çështje për votim mbetet edhe më tej nën kontrollin e kryetarit të Kuvendit dhe grupeve parlamentare. Ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren e Kuvendit.

3. Polarizimi politik i thellë ndërmjet “kampeve” politike: Konfrontimi midis “kampit” VV–Guxo- Alternative dhe atij PDK–LDK- AAK- Nisma, që tashmë ka marrë edhe primesat e një rivaliteti identitar, iniciativën institucionale të presidentes mund ta keqinterpretojnë, keqkuptojnë e perceptojnë “sytë” e tyre si mbështetje për njërin apo tjetrin “kamp”. Gjë që do ta minonte e lëndonte si besueshmërinë ashtu edhe qëllimin e ftesave.

4. Mungesa e besimit institucional: Partitë me kokëfortësinë dhe kalkulimet e tyre “jo milimetrike” duket që e kanë humbur besimin në njëra–tjetrën dhe më shumë besojnë te negociatat prapa skenave, sesa te dialogu publik . Së këndejmi, fitohet përshtypja se ftesat e hapura rrallëherë mund të sjellin kompromisin e nevojshëm.

5. Rezistenca ndaj presionit të brendshëm: Liderët politikë dhe “kampet” e tyre shpesh kanë shkallë enorme të ndjeshmërisë ndaj bazës elektorale dhe shumë rrallë marrin guximin që të dalin publikisht para votuesve dhe të pranojnë kushtet e “kompromisit”. Shqetësimi gjithnjë mbetet te dyshimi, se “kompromisi” mund të perceptohet si dobësi e lidershipit.

6. Presioni i pamjaftueshëm ndërkombëtar: Pa sinjale të forta dhe pa një (soft apo hard) presion të ardhur qoftë nga Brukseli apo më shumë nga Uashingtoni, subjektet politike e kanë vështirë ta kapërdijnë “kompromisin” eventual që mund të iniciohet nga presidentja (si ndërmjetësuese). Kjo ndodh kështu edhe për shkakun se partitë tona pa një “shtrëngesë” nga jashtë e kanë tejet problem të zhvillojnë bisedime serioze.

7. Instrumentalizimi medial: Çdo reagim apo shmangie e ftesave mund të përdoret për propagandë nga ana e dy “kampeve”. “Kampi” i ish qeveritarëve mund të deklarojë se: “ish opozita s’po dëshiron dialog e kompromis”, ndërkaq “kampi” i ish- opozitarëve mund të deklarojë publikisht  se “ish- qeveria e “kap” Presidencën”. Kjo premisë bën që çdo nismë të dështojë para se të fillojë: Pq

PIKAT E FORTA të ftesave, sipas një vëzhgimi ad hoc sociologjik që mund t’i adresohen;

1. Rolit simbolik të unifikimit institucional: që presidentja e vendit, si figurë unifikuese e arkitekturës shtetërore të Kosovës, mund ta përdorë jo vetëm si autoritet kushtetues, por edhe si autoritet moral për ta “instaluar” sado-kudo një klimë të re relaksuese dhe shumë më optimale të bashkëpunimit dhe të respektit ndaj rendit të institucioneve dhe përgjithësisht rendit kushtetues.

2. Legjitimitetit publik dhe presionit moral mbi partitë:  ku ftesat e presidentes mund të krijojnë një presion të fortë publik mbi subjektet politike që e refuzuan dialogun dhe vullnetin e mirë për të gjetur një kompromis eventual për dalje nga “skizofrenia politike që po vazhdon tash e tre muaj pas zgjedhjeve.

3. Nxitjes dhe aktivizimit të faktorit ndërkombëtar: ku presidentja, në koordinim me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, mund të krijojë një platformë të re dialogu më të fuqishme dhe më të balancuar për kompromise dhe koalicione të reja midis subjekteve që nuk e refuzojnë (durojnë!) kompromisin politik.

4. Mbrojtjes së rendit kushtetues dhe përcaktimin e “vijave të kuqe”: si obligim kushtetues, ku ftesat do duhej të përqendroheshin ekskluzivisht në çështjet pragmatike e praktike të funksionalitetit të institucioneve e jo në përfitimet eventuale politike të subjekteve pjesëmarrëse. Takimi nuk guxon të lërë përshtypje të animeve, simpative apo (in)tolerancës partiake apo asaj ideologjike. Ai duhet të “mirëmbahet” tërësisht si mbipartiak dhe të ”promovohet” si i pranueshëm për të gjitha palët.

5. Krizës afatgjate: që duhet t’i obligojë palët të reflektojnë sa më pozitivisht dhe të jenë sa më të gatshme për kompromise, koalicione, etj. Partitë politike në këtë takim duhet ta kuptojnë se bllokimi afatgjatë i Kuvendit dëmton imazhin e tyre dhe i penalizon ato në zgjedhjet e jashtëzakonshme eventuale…

6. Një platformë neutrale pa humbje politike për asnjërin subjekt politik. Pjesëmarrja në takimin e thirrur nga presidentja nuk duhet assesi të shihet si “dorëzim politik” i njërit apo “kampit” tjetër, por shumë më tepër si një akt mirëkuptimi e obligimi kushtetues, që u mundëson partive të hyjnë në debat pa u kompromentuar qëndrimet e tyre paraprake që i “promovuan” para qytetareve pas të gjitha seancave të dështuara.

7. Aftësisë së presidentes për të ndërtuar marrëdhënie ndërpersonale politike: Nëse presidentja shfrytëzon aftësitë dhe sensin e saj të ndërmjetësimit dhe arrin të krijojë klimë, frymë dhe “germë” mirëbesimi të ndërsjellë me liderët politikë, ajo përmes autoritetit institucional do të mund të ndikojë shumë, për ta kthyer dialogun në binarët e një procesi të strukturuar dhe të dobishëm për interesat e shtetit.Koha

Kuvendi i Burrecave?! – Nga Skënder MULLIQI

Dështimi i 15-të
Një burrë i vërtetë nuk identifikohet se ka musfaqe.Një burrë I vërtetë nuk identifikohet edhe më atë së përdorë makina rroje për të hequr mjekrrën.Burr nuk është ai thotë një fjalë e popullit që qonë në shpinë barra si magari.Një burr i vërtetë nuk sillët si adoleshent në Kuvendin e Kosovës.Një burr i zgjuar nuk e vënë në dyshim gjykimin e të tjerëve .Një burrë i verëtetë është në gjendje të falë.Nuk efendon, por ndëgjon, është tolerant, është i zgjuar për të kuptuar situatat serioze.Për burrat e vërtetë janë të huaja reagimet dhe veprimet emocionale.Këto skena që po i shohim në Parlamentin e Kosovës nuk kan të përbashkët asgjë më burrnin , nderin dhe moralin.Po luhet maskaradë e turpit më diqka shumë serioze siq është formimi i organeve të shtetit.Po mungon zgjuarësia dhe gjykiimi i drejtë në situaqtën serioze  në të cilën gjendemi.U bëm  gazi i botës.Këta kuvendarë e kan humbur legjitimitetin.Këta tallën dhe kërcëjnë prapanicat  si të luhej vallja tango.Shumica  e tyre për shumë vite e shijuan pushtetin dhe janë majmur sepse janë ushqyer mirë  .Ju ka mbesdhtjellur  truri në dhjam ,dhe nuk janë më në gjndje më të rrëzojnë më tru  esell.Nuk kan njohuri fare për kufirin e tolerancës.Po luajnë më durimin dhe nervat e popullit, i cili duket së duhet të marrë fatin në dorë të vet.Kuvendarët opozitarë po e tregojnë fytyrën e tmershme.Në një vend plot me gojë kur bëhet fjalë për të drejta, një jetë më të mirë, drejtësi, paanësi, të vërtetë dhe dhimbje, dhëmbë  të mallkuar kanë dalë në pah. Vendi, i cili kërkon përparim dhe zhvillim  po përballët   më fjalët boshe me të cilat e mbushin atë.Po na hapen plagë të reja, e po na grithën  plagët e vjetra nga ata që kan humbur busullën e të bërit shtet.Po kamuflojnë historinë tonë të përgjakshme, për të fshirë gjurmët e se kaluarës  krenare …Shumica e kuvendarëve aty nuk janë në gjendje për ta vizatuar një të ardhme të mirë të këtij vendi….Ik largohuni o ju të mjerë…!

Send this to a friend