VOAL

VOAL

Protesta- Nga gjuha e dhunës te dhuna me grushta

December 6, 2022
blank

Komentet

blank

Skandali McGonigal, goditje për SHBA-në që ka mbështetur hapur Ramën – Nga Peter Lucas, BOSTON HERALD

FBI përbëhet nga dy pjesë.

Një pjesë lufton krimin; pjesa tjetër e kryen atë.

Në më të mirën e tyre, agjentët e FBI-së vënë jetën e tyre në vijën e mbrojtjes së publikut. Dhe ndonjëherë ata vriten duke e bërë këtë, siç ndodhi me dy agjentët e FBI-së që u qëlluan dhe u vranë në vitin 2021 në Sunrise, Florida, duke hetuar një rrjet të abuzimeve seksuale me fëmijë.

Ata ishin agjentët speciale Daniel Alfin, 36 vjeç, dhe Laura Schëartzenberger, 43 vjeç, të cilët u qëlluan në përpjekje për të ekzekutuar një urdhër kërkimi, ku një i dyshuar kishte barrikaduar veten në një apartament.

Dyshja, duke punuar jashtë zyrës së FBI në Majemi, kishin hetuar grabitqarët seksualë të fëmijëve, abuzimet seksuale dhe pornografinë e fëmijëve.

Duhet të theksohet se sa efektive mund të jetë FBI kur heton krimin, siç ndodhi kur ndihmoi në hetimin e vrasjes së frikshme të katër studentëve të Universitetit të Idahos, të cilët u masakruan me thikë.

Megjithatë, në rastin më të keq, agjentët e FBI-së janë përfshirë me vrasës të bandave, siç ndodhi me zyrën e Bostonit gjatë epokës së Whitey Bulger, ose duke punuar në Uashington për të shkatërruar Donald Trump në lidhje me mashtrimin për bashkëpunim të fshehtë me rusët.

Ndonjëherë më e keqja dhe më e mira kombinohen, siç ndodhi kur pas një hetimi të FBI-së, Charles McGonigal, një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, u padit javën e kaluar për pranimin e një pagese prej 225 mijë dollarësh nga një shtetas amerikan i natyralizuar, i lindur në Shqipëri. Ai jetonte në Nju Xhersi dhe kishte punuar për inteligjencën shqiptare para shumë vitesh.

Paratë thuhet se erdhë nga biznesmeni rus, Oleg Deripaska, për punën që McGonigal kishte bërë duke hetuar një oligark rival. McGonigal kishte mbikëqyrur më herët hetimet për Deripaskën.

Para daljes në pension në vitin 2018, McGonigal kishte mbikëqyrur zyrën e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork.

Ndërsa arrestimi i McGonigal ka tronditur FBI-në, ai ka shkaktuar gjithashtu një stuhi politike në Shqipëri, sepse padia me nëntë akuza për McGonigal zbuloi se McGonigal kishte një marrëdhënie afatgjatë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

McGonigal, pa dijeninë e FBI-së, bëri disa udhëtime në Shqipëri, ku korrupsioni politik dhe pastrimi i parave nga droga janë të shfrenuara, mes viteve 2017 dhe 2018, i shoqëruar nga Personi A, shtetasi shqiptaro-amerikan i paidentifikuar.

Personi B është në ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare dhe këshilltar i Ramës. Të dy personat, A dhe B, kishin interesa financiare në dhënien e licencave për shpim në fushën e naftës. Në atë takim, McGonigal i dorëzoi Ramës ‘parafernalitë’ e FBI-së, sipas aktakuzës.

Një muaj më vonë, McGonigal futi në xhep 80 mijë dollarë në para të gatshme, të dhëna atij nga Personi A në një takim në një makinë të parkuar në Nju Jork, sipas aktakuzës.

Lidhja e Ramës me padinë e McGonigal është një goditje për liderin shqiptar dhe një kthim pas për SHBA-në, e cila ka mbështetur hapur Ramën, një socialist, ndaj armikut të tij politik, Sali Berisha, një ish-kryeministër dhe kreu i Partisë Demokratike të opozitës.

SHBA janë aq thellë në politikën shqiptare, saqë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, si favor për Ramën, u përpoq që të largonte Berishën nga parlamenti, edhe pse Berisha ishte zgjedhur konform rregullave. Berisha do të kërkojë të rrëzojë Ramën në zgjedhjet e vitit 2025.

Berisha, një kardiolog, udhëhoqi lëvizjen për të rrëzuar udhëheqjen komuniste të Shqipërisë në vitin 1991 dhe më vonë ishte kryeministër i saj. Ai është një kundërshtar i vendosur i George Soros dhe i Fondacionit të tij të Shoqërisë së hapur, i cili kërkon të ‘reformojë’ sistemin gjyqësor penal shqiptar siç kanë bërë në SHBA. Berisha e quan Sorosin ‘arkitektin e korrupsionit’.

Ndonëse Berisha ishte jashtë detyrës për tetë vjet, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken e shpalli Berishën persona non-grata, për akuza të paspecifikuara dhe të paprovuara për korrupsion, të cilat Berisha i ka mohuar.

Berisha e ka quajtur hakmarrje, për shkak se Blinken thuhet se ka lidhje të ngushta me Sorosin. Babai i Blinken, Donaldi financoi Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Soros në Universiteitn e Evropës Qendrore në Budapest, të cilin e ka themeluar Soros. Soros është nga Hungaria.

Nëse McGonigal flet, të gjithë do të dëgjojnë.

blank

Kurti për AFP: Duhet ta mbrojmë republikën dhe demokracinë tonë

Nga presioni i ngarkuar nga SHBA-ja dhe aleatët evropianë për të arritur marrëveshje me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti premtoi të mërkurën që do t’i rezistojë çdo përpjekjeje të Perëndimit për “shantazh” që lidhet me afatin e fundit për të arritur një marrëveshje me Serbinë.

Për disa muaj, emisarët perëndimorë janë endur midis kryeqyteteve të Kosovës dhe Serbisë shkaku i ngecjes diplomatike për të rizgjidhur tensionet e gjata prej afro 25 vjetësh pas luftës midis luftëtarëve shqiptarë dhe forcave serbe, që nxitën fushatën e bombardimit të NATO-s për ta përfunduar luftën.

Mirëpo, edhe pas më shumë se dy dekada, Beogradi ende refuzon ta njohë qeverinë e ish-provincës së saj me shumicë shqiptare, dhe me përkrahjen e aleates të saj të fuqishme Rusinë, ka ndaluar atë nga anëtarësimi në disa institucione ndërkombëtare, përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Me luftën në Ukrainë, e cila ka paraqitur një paqartësi të re në Evropë, SHBA dhe BE duken të vendosura për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të përfundojnë edhe krizat shumëvjeçare në Ballkan.

Sipas Kurtit, Kosova momentalisht po ballafaqohet për arritje të një lloj marrëveshje me Serbinë me një afat deri në mars, përkundër shumë mospajtimeve themelore dhe pengesave që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet midis kundërshtarëve.

“Pengesa jonë më e madhe është këmbëngulja dhe kërkimi i Beogradit për një makinë kohe. Ata duan të kthehen në kohë dhe kjo nuk është e mundur”, tha Kurti në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve Agence France-Presse (AFP) në Prishtinë.

“Kosova është shtet i pavarur dhe do të jetë edhe më mirë edhe për Serbinë ta njohë Kosovën”, tha kryeministri Kurti, duke thënë se një hap i tillë do ta lehtësojë integrimin e Beogradit në Bashkimin Evropian.

Mes bllokimit, Kurti këmbënguli se barra i takon Serbisë, të cilën ai e quajti një “autokraci” që ka nxitur lidhje të ngushta me Kremlinin në Rusi dhe vazhdon të destabilizojë Evropën Juglindore.

Megjithatë, Uashingtoni duket se po mbështetet shumë te Kurti dhe qeveria e tij për t’u dorëzuar në çështjet kyçe me ambasadën e SHBA-së në Prishtinë këtë javë duke bërë thirrje për krijimin e menjëhershëm të një propozimi të gjatë për të formuar të ashtuquajturën Asociacion të Komunave me shumicë serbe.

Disa orë pas publikimit të deklaratës, në një takim të mbajtur të martën nga ambasada amerikane për të diskutuar propozimin, në të cilin Kurti nuk mori pjesë, duke lënë të kuptohet për rritjen e tensioneve me aleatin e palëkundur të Kosovës.

Ai ka qenë prej kohësh një kundërshtar i marrëveshjes, duke thënë se Asociacioni do t’i jepte Serbisë një enklavë tjetër etnike në rajon që mund të përdoret për të minuar qeverinë e tij.

“Ne nuk mund të shantazhohemi. Nuk mund të kemi frikë. Ne jemi njerëz të guximshëm dhe ajo që kërkojmë është trajtim i drejtë, barazi dhe njohje reciproke,” deklaroi Kurti për AFP.

“Nuk është fer të bëhet presion mbi vendin me pro-evropian, pro-amerikan dhe demokratin në Ballkanin Perëndimor. Ky presion duhet të jetë mbi Beogradin”, thotë kryeministri i Kosovës.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë që qeveria e tij ndodhet shumë ngushtë për të arritur marrëveshjen.

Gjatë një fjalimi televiziv kombëtar, Vuçiq tha se atij i është dhënë ultimatum nga shtetet perëndimorë për të normalizuar lidhjet me Kosovën ose përndryshe ballafaqohet me masa që do të jenë ‘dëmtim i madh’ për vendin e tij.

Në pamje të parë, Kurti dhe Vuçiq duket se janë liderët më të pamundur për të arritur një marrëveshje, me presidentin serb duke iu referuar publikisht homologut të tij kosovar si “llum terrorist”.

“Mund të flas për qëndrimet e presidentit të Serbisë, por jo për nivelin e tij arsimor”, tha Kurti për AFP.

Dikur i quajtur “Che Guevara i Kosovës”, Kurti u shndërrua nga një aktivist që drejtonte protestat e dhunshme, i njohur për lëshimin e gazit lotsjellës në parlament, përpara se të bëhej kryeministër.

Sot ai është kryeministër, pasi shënoi një fitore të bindshme në zgjedhjet e vitit 2021 dhe nuk ka hequr dorë nga përkushtimi i tij radikal për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës, me diplomatët perëndimorë që ankohen shpesh për kokëfortësinë e tij.

Por Kurti mbetet i pafalshëm në përpjekjen e tij për të siguruar një të ardhme stabile për Kosovën.

“Demokracia dhe republika duhet të mbrohen. Kjo nuk është e lehtë, por nuk ka alternativë”, deklaron Kurti. syri.net

blank

Implikimet në sigurinë kombëtare të SHBA pas arrestimit të McGonigal- Nga Kevin Carroll*, THE DISPATCH 

Rasti i tij tregon se qeveria ka dështuar në monitorimin e aksioneve të ish-agjentëve dhe oficerëve të inteligjencës

 

Charles McGonigal, ish-Agjenti Special i Ngarkuar (SAC) me kundërzbulimin e huaj në zyrën e FBI-së në New York, është arrestuar dhe akuzuar për shkelje sanksionesh amerikane dhe pastrim parash në angazhimin e dyshuar me një oligark rus. Akuza është vetëm versioni qeveritar i një historie shpesh të ndërlikuar, McGonigal ka pajtuar një avokat të njohur, dhe me siguri do të mësojmë më tepër në vazhdim. Por nëse një oficer i kundërzbulimit i atij niveli u korruptua vërtet nga qeveri të huaja, kjo është një goditje e rëndë për interesat amerikane.

Të hënën, qeveria bëri të njohura akuza të veçanta në New York e Washington on Monday. Padia në New York akuzon McGonigal për shkelje të sanksioneve dhe pastrim parash. Më 2018, Departamenti i Thesarit sanksionoi oligarkun rus Oleg Deripaska, bashkëpunëtor i Vladimir Putinit. Departamenti i Drejtësisë pretendon se në kohën që McGonigal ishte ende në FBI, një oficer i dyshuar i inteligjencës ruse që punonte për Deripaskën i kërkoi ndihmë për t’i siguruar vajzës së tij kryerjen e stazhit në Departamentin e Policisë së New Yorkut. Pretendohet se McGonigal ia plotësoi dëshirën dhe, për habinë e policisë së NY, vajza e oficerit rus pretendonte se ai i kishte dhënë akses në informacion konfidencial të FBI-së.

Sipas aktakuzës, pas tërheqjes nga FBI, McGonigal e Deripaska u takuan jashtë vendit teksa rusi ishte në kërkim të një firme ligjore për ta përfaqësuar në përpjekje për të dalë nga lista e personave të sanksionuar. Firma mori McGonigal si investigues për 25 mijë dollarë. Më pas, pretendon Departamenti i Drejtësisë, McGonigal nisi ilegalisht të punonte direkt për Deripaskën në investigimin e një oligarku tjetër, në këmbim të një shpërblimi 51 mijë dollarë dhe 42 mijë të tjera si pagë mujore. McGonigal akuzohet se i pastroi këto pagesa përmes një biznesi të paidentifikuar në New Jersey, në pronësi të një miku të tij, ku ishte bërë ortak më parë, me identitet të rremë, teksa punonte ende për FBI.

Padia në Washington e akuzon McGonigal për deklarime të rreme në lidhje me financat, kontaktet me të huaj dhe udhëtimet jashtë vendit gjatë kohës që punonte për FBI. McGonigal mori të paktën 225,000 kur ishte ende në Byro për të ndihmuar zyrtarë aktualë dhe ish në Shqipëri e Bosnjë, përfshirë kryeministrin shqiptar, në mundësimin e takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë, sipas akuzës. Pretendohet se hapi edhe hetime penale në FBI me kërkesë të tyre.

New York City është një maja e spiunazhit. OKB bën që në Amerikë të zbresin zyrtarë nga Rusia, Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Kuba. Diplomatët, atashetë ushtarakë dhe oficerët e inteligjencës së këtyre vendeve kundërshtare e gjejnë veten në atë që FBI e konsideron si terreni i saj: Byroja zotëron rrugët e New Yorkut për qëllime kundërzbulimi. Para zyrës në terren të këtij qyteti gjithë zyrat e tjera janë xhuxhe, dhe Agjenti Special i Ngarkuar me kundërzbulimin është një ekzekutiv i lartë në inteligjencën e SHBA.

Duke pasur parasysh rangun e objektivave në selinë e OKB-së dhe misionet e konsullatat e huaja në Manhattan, McGonigal gëzonte akses të veçantë në operacionet e spiunazhit midis agjencive amerikane dhe shërbimeve të huaja të inteligjencës. Është e rëndësishme të vihet në dukje se asnjë nga akuzat nuk e akuzon McGonigal për spiunazh, por të dyja pretendojnë se ai u ka bërë favore zyrtarëve dhe agjentëve të huaj në këmbim të parave dhe ka gënjyer për to. Implikimet e sigurisë kombëtare janë të rënda, edhe sikur McGonigal t’u ketë ofruar rusëve apo kinezëve informacion në mënyrë të pavetëdijshme apo indirekt.

Tani një vlerësim dëmesh në kundërzbulim duhet të përcaktojë edhe nëse McGonigal ka kompromentuar, qoftë edhe pa vetëdije, hetimin e Prokurorit Special Robert Mueller mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale 2016, apo nëse ka ndihmuar operacionet e Moskës për vrasjen e rusëve të devijuar në Perëndim. Përveç rrjedhjes së informacionit nga FBI, a mund të kishte bërë një punë më të mirë inteligjenca amerikane në përgjigje të pushtimit rus në Ukrainë më 2022?

Më tej, është raportuar se McGonigal drejtoi një hetim se pse Kina arrestoi shumë zyrtarë kinezë me akuzat se ata punonin për CIA-n. A janë të komprometuara nga McGonigal vlerësimet e dëmit të shkaktuar nga humbjet e raportuara CIA-s në Kinë?

Më gjerësisht, ndikimi i pashpjeguar i McGonigal si shërbyes civil ngre pyetjen nëse FBI dhe agjencitë e tjera të inteligjencës në SHBA i monitorojnë sa duhet agjentët dhe oficerët e tyre. Ky nuk është vetëm problem i FBI-së: oficerë të CIA-s u dënuan për spiunazh në Kinë më 2019 e 2020. Dhe nuk janë vetëm agjencitë e inteligjencës: Ushtria nuk ka njohuri për çdo interes apo kontroll të pronësive të huaja në punëdhënësit privatë të Gardës Kombëtare dhe anëtarët e shërbimit të rezervistëve.

Mbajtësit e certifikatave të sigurisë të tillë si McGonigal kanë detyrimin ligjor të përjetshëm për mbrojtjen e informacionit sekret, si dhe obligimin moral të informojnë ish-punëdhënësit e tyre për përpjekje rekrutimi nga inteligjenca e huaj. E megjithatë nuk ka asnjë sistem për t’i monitoruar kontaktet e këtyre agjentëve e zyrtarëve pasi largohen nga shërbimi qeveritar, dhe ish-personeli i inteligjencës është objektiv parësor për rekrutim nga qeveritë e huaja. Për shembull, ish-oficerë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare u gjobitën më 2021 sepse punonin për Emiratet e Bashkuara Arabe pa autorizim në formën e licencave të kontrollit të eksportit.

Spiunazhi ka qenë mjet për përparimin e interesave shtetërore që nga kohë që s’mbahen mend, dhe rusët janë ndër praktikuesit më të talentuar e të vendosur të arteve të tij të errëta. Nën drejtimin e Putinit, ish-oficer i KGB, Moska do të vazhdojë të penetrojë në qeverinë amerikane.

Ndërkaq, shumë agjentë të FBI-së dhe oficerë të CIA-s tërhiqen nga shërbimi rreth moshës 50 vjeç me pensione modeste, dhe me 15 apo më tepër vite pune para tyre – tamam në kohën kur godasin shtrëngesat financiare të moshës së mesme. Shumë prej tyre janë edhe aspak familjarë me sektorin privat.

Organizata jo-fitimprurëse dhe biznese tani ndihmojnë tranzicionin e oficerëve të CIA-s dhe NSA në largimin nga qeveria që të mos bien pre e aktorëve të këqij. Por akuza e McGonigal tregon qartë se përveç këtyre përpjekjeve të vullnetit të mirë, duhet edhe një sistem i fortë për obligim të përjetshëm raportimi për ish-personelin e inteligjencës.

*Kevin Carroll ka shërbyer si këshilltar i lartë për Sekretarin e Sigurisë së Brendshme, John Kelly (2017-18) dhe për kryetarin e Komitetit të Kongresit për Sigurinë e Brendshme, Peter King (2011-13), si dhe ka qenë oficer i CIA-s dhe Ushtrisë së SHBA

syri.net

blank

Maegan Hall dhe territori i saj seksual/ Për këtë police po flet mbarë bota

BILD

Ajo e ktheu stacionin e saj policor në një tempull të festave seksuale!

Oficerja amerikane, Maegan Hall, 26 vjeç, ka shkuar me shtatë kolegë të saj- gjatë orarit të punës dhe madje edhe në makinat e shërbimit. Hall është e martuar…

Skandali seksual që ka përfshirë policinë në La Vergne (shteti amerikan i Tennessee), ka qenë prej kohësh një temë në SHBA. Qindra video-parodi kanë përmbytur internetin dhe çdo ditë dalin detaje të pabesueshme.

Bëhet fjalë për foto fetish të këmbëve, festa me orgji dhe pije të rënda, seks oral në palestra dhe varka!

Policja, e cila është pezulluar më vonë, ka rrëfyer aktivitetin e saj gjatë disa seancave të marrjes në pyetje. Hall përshkruhe si forca lëvizëse pas aferave seksuale.

Shpjegimi i saj: “Unë dhe burri ishim pothuajse në prag të ndarjes. U bëra si budallaqe, u dëshpërova dhe siç e dini, burrat janë burra dhe duan ta fusin penisin kudo”.

Protokolli prej 61 faqesh është një eksploziv i pastër seksual. Hall kërkonte treshe me kolegët, i ftonte ata në lojëra striptizmi. Ajo thuhet se u kishte sugjeruar disa oficerëve dhe shkëmbim partnerësh.

Oficerët e policisë të përfshirë në këtë skandal kanë nisur të akuzojnë njëri-tjetrin si fajtorë për këtë këtë çmenduri seksuale.

blank

Vështirë të besohet, por burri i Hall dëshiron të luftojë për të mbajtur akoma gruan e tij…

Skandali seksual në fakt shpërtheu rastëssiht, vetëm sepse partnerët e seksit të Hall ishin të çmendur nga xhelozia dhe në një moment- të paktën njëri prej tyre tradhtoi gjithçka.syri.net

 

blank

Ushtaret ukrainase ëndërrojnë për liri teksa luftojnë për mbijetesë

Komandantja e togës ukrainase, Maria, duke folur me ushtarët e saj në rajonin e Donjeckut.

 

Aleksander Palikot

Një grumbull kutish të mbushura me qese për kufoma, janë gjëja e parë që mund të shohësh në selinë e Lëvizjes ukrainase të Grave Veterane, organizatës më të madhe të ushtareve gra në Ukrainë.

Prej aty, çantat e zbrazëta bëhen gati për t’u dërguar në Bahmut, qytet në rajonin e Donjeckut, ku luftimet e ashpra janë duke vazhduar me muaj, ka thënë Olena Kharchenko, punëtore e angazhuar për dorëzimin e kutive.

“Kjo është ajo që bëjmë gati çdo ditë”, ka thënë ajo.

“Ne e kemi themeluar lëvizjen tonë për t’i mbrojtur të drejtat e grave ushtare dhe veteraneve”, ka thënë Kateryna Priymak, zëvendësshefe e organizatës, “mirëpo lufta e Rusisë na ka detyruar të fokusohemi në mbështetje maksimale për ushtrinë”.

Korridori i gjatë në selinë e lëvizjes të çon në disa dhoma magazinimi për pajisje ushtarake dhe humanitare, një punëtori për prodhim të dronëve, një dhomë për thurjen e rrjetave mbrojtëse dhe një dhomë të madhe ku vullnetaret mund të qepin uniforma ushtarake për gratë.

Pothuajse të gjitha shkojnë për ushtaret”, ka thënë Kharchenko.

Me rreth 50.000 gra aktive – përfshirë 5.000 në front të luftës, sipas zëvendësministres së Mbrojtjes, Hanna Malyar – ushtria ukrainase është një prej forcave me më së shumti gra në Evropë.

“Puna që quhet mbrojtja e atdheut”

Më shumë se 600 kilometra në lindje të Kievit, në fshatin Jatskivka të rajonit Donjeck – pjesë e Donbasit – togerja Lyubov Plaksyuk, është bërë gati për një tjetër betejë.

Plaksyuk – gruaja e parë që udhëheq një njësit të artilerisë në ushtrinë ukrainase – ka luftuar prej mëngjesit të 24 shkurtit, kur njësiti i saj është përballur me ato që i ka përshkruar si “bombardime konstante” nga ana ruse, që prej orëve të para të pushtimit rus.

Plaksyuk i ka thënë Radios Evropa e Lirë se situata rreth Kreminas – zonë kyçe logjistike, të cilën ukrainasit kanë tentuar ta rikthejnë në kuadër të kundërofensivës së suksesshme në rajonin fqinj të Harkivit – është “nën kontroll, por goxha e vështirë”.

“Është e vështirë të luftosh kundërshtarin që është superior, si në numra, ashtu edhe në armatim, dhe nuk i bëhet vonë se ku qëllon”, ka thënë ajo përmes telefonit.

Togerja Lyubov Plaksyuk.

Togerja Lyubov Plaksyuk.

Plaksyuk, e cila ka marrë pjesë në çlirimin e Limanit – zonë e rëndësishme hekurudhore në rajonin e Donjeckut – dhe zonave tjera në vjeshtën e vitit të kaluar, tani është përgjegjëse për situatën në terren.

“Ne nisim zogj që fluturojnë pak më shumë sesa që mund të shohim ne, kujdesemi për ata që kanë nevojë për dhurata të vogla dhe e shkatërrojmë armikun”, ka thënë ajo duke buzëqeshur, teksa e ka përshkruar përditshmërinë e saj me dronë dhe artileri.

Plaksyuk ka qenë në të 20-at kur ka hequr dorë nga karriera si mësuese e Historisë, më shumë se shtatë vjet më parë, pasi është mbyllur shkolla ku ka qenë duke punuar, prandaj edhe ka vendosur të realizojë “ëndrrën” e angazhimit në ushtri.

“Është një punë që quhet mbrojtja e atdheut, dhe kjo është ajo që po bëj tani”.

Plaksyuk është njëra prej vetëm dy grave në njësitin e saj.

Gjinia “nuk luan rol”, ka thënë ajo, duke shtuar se kolegët e saj burra kanë “respekt të plotë” për profesionalizmin e saj.

“Jam këtu ku jam, sepse kam punuar për ta fituar”, ka thënë ajo.

“Jeta nuk më ka përgatitur për këtë gjë”

Më shumë se 1.000 kilometra në perëndim, në qytezën Ustiluh në kufirin ukrainas me Poloninë, një roje kufitare 26-vjeçare, Alina Panina, kryen kontrollet doganore me ndihmën e qenit.

Panina ka qenë gjithmonë e interesuar në punën me qen dhe ka dashur të ketë karrierë në uniformë, që prej fëmijërisë.

Ajo i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për dallim nga Plakyuk, ajo nuk e ka besuar kurrë se do ta gjente veten në epiqendër të luftës.

“Jeta nuk më ka përgatitur për atë që do të ndodhte”, ka thënë ajo.

Alina Panina.

Alina Panina.

Kur Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar, ajo ka qenë në Mariupol, në qytetin e rajonit Donbas – një shënjestër kritike e Rusisë.

Atje, ajo i ka kontrolluar ngarkesat për kontrabandë eventuale.

Pak pasi raketat e para ruse kanë goditur Mariupolin, ajo është urdhëruar që t’iu bashkohet forcave për mbrojtje të fabrikës së çelikut Azovmash dhe më pas është bartur në fabrikën e rrethuar të Azovstalit.

Teksa trupat ruse kanë rritur presionin në këtë zonë, ajo u ka ndihmuar luftëtarëve ukrainas duke gatuar për ta dhe duke ua shëruar plagët, bashkë me gratë tjera.

“Ata na kanë thënë që shikimi ynë u ka dhënë shpresë”, ka rikujtuar Alina.

Në mesin e muajit maj, ajo ka qenë në mesin e qindra ushtarëve ukrainas që i janë dorëzuar një fati të paqartë, pas disa javësh fshehjeje nëpër bunkerë dhe tunele të Azovstalit.

Ajo është mbajtur rob për katër muaj e gjysmë në burgun famëkeq Olenivka, të kontrolluar nga forcat ushtarake ruse në Donjeck.

Në korrik të vitit të kaluar, në këtë burg janë vrarë dhjetëra robër, si pasojë e sulmeve vdekjeprurëse.

Ajo ka treguar se ka jetuar në kushte “çnjerëzore” me 27 gra tjera, në një qeli ku do të duhej të ishin katër gra.

Mirëpo, pjesa më e vështirë, tregon ajo, ka qenë “izolimi prej botës jashtë”.

Panina është liruar me më shumë se 100 gra ukrainase gjatë këmbimit të të burgosurve në tetor.

Pas shumë ditësh të udhëtimit me sy të mbyllur, ajo është kthyer në shtëpi.

Bashkëshorti i saj, po ashtu ushtar, me të cilin ka jetuar në Mariupol, vazhdon të jetë i zënë rob.

“Jam bërë më e fortë dhe më e ashpër sesa që e kam menduar ndonjëherë”, ka thënë Panina, “mirëpo kam mësuar edhe se burrat qajnë shumë, gjithashtu, kur e shohin që shokët e tyre po vdesin çdo ditë”.

Pas një periudhe të shkurtër të pushimit dhe rehabilitimit, ajo ka thënë se ka vendosur t’i kthehet shërbimit ushtarak për të bërë “çfarëdo që është e nevojshme që t’i afrohet fitores”.

Rrugë e dhimbshme

Në selinë e Lëvizjes ukrainase të Grave Veterane në Kiev, dy ushtarë – një burrë dhe një grua me emrat Monk dhe Bambi – kanë arritur nga zona e luftës për të marrë furnizime.

Në mesin e gjërave tjera, ata kanë marrë edhe dhurata për vitin e ri për gratë ushtare, të cilat i ka dhuruar një organizatë partnere.

Zyrat e Lëvizjes ukrainase të Grave Veterane.

Zyrat e Lëvizjes ukrainase të Grave Veterane.

Në to ka pasur ilaçe kundër dhimbjes, fasha, kremra kundër lëkurës së tharë dhe peceta të lagura.

Kharchenko e ka shtuar në secilën çantë edhe nga një kukull ushtare që e ka thurur me duar.

“Ukraina është duke ecur përpara me ritëm shumë të shpejtë. Ne e kemi dëshmuar që mund t’i bëjmë ballë pushtimit rus, mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme për të siguruar fitoren e shpejtë”, ka thënë Priymak, i ulur në një kolltuk.

Tani menaxhere e organizatës me rreth 500 gra anëtare, Priymak ka qenë 21-vjeçare kur Rusia ka rritur tensionet që kanë çuar në nisje të luftës në Donbas më 2014, pas protestave në Kiev që kanë rezultuar me rrëzimin nga pushteti të presidentit ukrainas të afërt me Kremlinin, Viktor Yanukovuych.

Atëbotë ajo ka qenë e angazhuar si vullnetare në një batalion mjekësor dhe ka punuar për 11 muaj si ndihmëse mjekësore në front të luftës.

“Mosha dhe gjinia nuk luajnë rol në motivimin për të luftuar”, ka thënë ajo.

“Pas protestave të vitit 2014 në Kiev (Euromaidan) rrethi im shoqëror e ka ndjerë që nëse nuk luftojmë, ne do të humbim lirinë për vetëidentifikim dhe për të formësuar vendin në të cilin jetojmë”.

Mirëpo, ajo po ashtu ka thënë se kur ka nisur lufta në Donbas, ushtria ukrainase – që shpesh është përmendur për korrupsion, mungesa bazike të furnizimeve dhe shumë probleme tjera – ka qenë shpesh armiqësore ndaj grave.

“Ne e kemi dëgjuar shumë shpesh shprehjet si ‘Lufta nuk është vend për gratë’, ‘Më mirë të rrini në shtëpi me fëmijët’, apo ‘Kur vdes një grua, vdes edhe morali i secilit’”, ka rikujtuar ajo.

Një ushtare ukrainase në Donjeck. Korrik, 2022.

Një ushtare ukrainase në Donjeck. Korrik, 2022.

Deri më 2018, legjislacioni ukrainas nuk u ka mundësuar grave që të angazhohen në pozicione luftarake, ka thënë sociologia, Anna Kvit, e cila ka analizuar ushtaret ukrainase prej vitit 2015.

Si rezultat, ajo i ka thënë Radios Evropa e Lirë se luftëtaret vullnetare janë regjistruar si kuzhiniere, pastruese dhe kontabiliste, edhe nëse kanë marrë pjesë në luftë si snajperiste, lansusese granatash, në operacione zbulimi apo në operacione të artilerisë.

Kvit ka thënë se diskriminimi ligjor u ka pamundësuar shumë grave që të luftojnë në Donbas.

Tani, kur një diskriminim i tillë ligjor nuk ekziston më, një tjetër problem e ka ngritur kokën.

Fakti që ushtria ukrainase ka nisur të prodhojë uniforma për gratë, pas pothuajse nëntë vjetëve, është “shenjë e përparimit”, mirëpo po ashtu tregon që “edhe infrastruktura më bazike nuk është e përgatitur për gratë”, ka thënë Kvit.

Priymak – e cila ka shërbyer dy javë si mjeke gjatë kundërofensivës ukrainase në rajonin e Hersonit – ka thënë se ushtaret ukrainase kanë dalë në pah pas shumë viteve në errësirë.

“Lufta është kohë e vështirë për kritika, mirëpo janë aq shumë gjëra për t’u kritikuar”, ka thënë ajo.

‘E gjitha kjo është torturë’

Sipas Kvit-it, pavarësisht ndryshimeve graduale për statusin e grave në ushtri, ngacmimet seksuale nuk janë të definuara mirë në ligjin ukrainas, prandaj nuk ekzistojnë procedurat e duhura për t’u marrë me këtë problem në ushtri dhe shpesh ato kalojnë të paraportuara.

Oksana Hryhoryeva, këshilltare gjinore e komandantit të ushtrisë ukrainase për forcat tokësore, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se prej fillimit të luftës së Rusisë, asaj i janë raportuar dy raste të ngacmimit apo diskriminimit gjinor.

Mirëpo, ajo ka pretenduar se një situatë e tillë e reflekton shumë mirë realitetin.

“Nuk ka ngacmime në front të luftës”, ka thënë ajo, duke shtuar se “gratë në ushtri i bëjnë burrat që të shfaqin anën e tyre më të mirë”.

Hryhoryeva ka thënë se shumica e përpjekjeve të saj lidhen me pasojat e dhunës seksuale nga forcat ruse në tokat ukrainase, rehabilitimi i ushtarëve që kanë stres post-traumatik, si dhe me ngushëllimin e familjarëve të ushtarëve që kanë vdekur në luftë.

“Bindja se gratë nuk kanë vend në ushtri i takon mentalitetit sovjetik”, ka thënë Hryhoryeva, duke shtuar se gratë janë “asete në të gjitha nivelet e ushtrisë”.

Priymak beson se nëse gratë ukrainase nuk do të luftonin për të drejtat e tyre, sikurse për shtetin, ushtria ukrainase do të kishte më pak gra dhe nuk do të ishte siç është sot.

“Ndoshta na duhet të kalojmë gjithë këtë torturë për t’u zhvilluar si shoqëri”, ka thënë ajo.

“Përndryshe, ne nuk do të ekzistojmë si komb dhe shtet”.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

Rashiq pas diskutimit për Asociacionin: Ka potencial për bisedime të mëtejshme

RFE/RL

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se është mirënjohës ndaj palëve të ndryshme që ndanë “pikëpamjet dhe ekspertizat e tyre” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ne vazhdojmë të mbështesim zbatimin e të gjitha angazhimeve të marra në dialogun [për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, shkroi Hovenier në Twitter.

Deklarata vjen pas një diskutimi të mbyllur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që u mbajt të martën në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por nuk është zbatuar kurrë.

Në Prishtinë, zyrtarët thonë se nuk mund të lejojnë formimin e një asociacioni njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa në Beograd insistojnë në themelimin e tij.

Në diskutimin e organizuar nga Ambasada amerikane morën pjesë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, liderë të partive politike, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe diplomatë.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesëmarrësit diskutuan për kornizën politike dhe ligjore të Asociacionit dhe se “diskutimi ishte interesant”.

“Ka pasur replika dhe mendime të ndryshme, por, në përgjithësi, mendoj se cilësia e bisedimeve ka qenë në nivel të lartë”, tha Rashiq, pa dhënë detaje.

Rashiq, i cili në disa raste ka përsëritur se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të injorohen, shtoi se njerëzit në këtë takim ishin “bashkëbisedues relevantë”.

“Ka potencial për bisedime të mëtejshme”, tha ai.

“U fol për një asociacion brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës”

Një pjesëmarrës tjetër në takim nga shoqëria civile tha se gjëja më e rëndësishme gjatë diskutimeve ishte fakti se “gjatë gjithë kohës është folur vetëm për një asociacion brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Duke dashur të mbetet anonom, ai tha për REL-in se takimi ka shkuar në frymë konstruktive, por se “kanë dominuar qëndrime shumë të kundërta”.

“Në pjesën e parë të takimit kanë folur kryesisht përfaqësuesit e komunitetit serb (politikanë, shoqëria civile, zyrtarë institucionalë). Diskutimi ka qenë përmbajtjesor, në kuptimin që është folur për të drejtat që burojnë nga [Pakoja] e Ahtissarit [v.j. në bazë të së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës]… se cilat janë pengesat në ushtrimin e tyre dhe se çka mund të bëhet më mirë”, tha pjesëtari i shoqërisë civile.

“Nga diskutuesit shqiptarë (qoftë nga politika apo shoqëria civile) ka pasur më shumë pyetje konstruktive, të drejtuara drejt komunitetit serb, se pse Asociacioni është i nevojshëm për t’i përmbushur këto kërkesa… theksimi i rreziqeve apo shqetësimeve mbi pasojat e Asociacionit në rendin juridik, por edhe kërkesa politike drejtuar aleateve”, tha ai.

Sipas tij, “nuk mund të thuhet se kishte më shumë mbështetës të Asociacionit sesa kundërshtarë”.

“Ka pasur qëndrime të ndryshme, qoftë skeptike apo më pozitive – të njëjta me ato që i dëgjojmë në opinionin tonë publik”, tha ai.

Millica Andriq-Rakiq, nga organizata joqeveritare New Social Initiative, me bazë në Mitrovicë të Veriut, tha se diskutimi u fokusua kryesisht në tri tema: si do të funksiononte Asociacioni i komunave me shumicë serbe, çfarë lloj shërbimesh do të ofronte dhe si do të funksiononte ai brenda sistemit ligjor të Kosovës.

“Ka pasur qëndrime të ndryshme që janë ndarë nga pjesëmarrës të ndryshëm. Kanë folur rreth 25 persona. Padyshim që nuk kishte qëndrim të përbashkët në fund. Qëndrimet ishin shumë, shumë të kundërta”, tha Andriq-Rakiq për mediat pasi doli nga takimi.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk mund të lejojë krijimin e një strukture njëetnike me kompetenca ekzekutive.

Kurti ka thënë se çështja mund të zgjidhet brenda kornizës së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen.

Serbia, në anë tjetër, këmbëngul që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura.

Çfarë parasheh Asociacioni?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Pavarësisht kundërshtimit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht kanë kërkuar që Kosova t’i respektojë marrëveshjet e arritura dhe të themelojë Asociacionin.

blank

Çështja “McGonigal”- A po hetohet Rama nga FBI?

Në shtator të vitit të kaluar, në shkrimin e parë që raportoi mbi hetimin e Charles McGonigal, media amerikane Bussines Insider publikoi një urdhër të siguruar nga FBI drejtuar një prej dëshmitarëve, që ishte lidhur direkt apo indirekt me McGonigal.

Përmes këtij dokumenti i hapej rruga mbledhjes së materialeve që kishte dëshmitari në fjalë për “çdo dhe të gjitha regjistrimet dhe materialet që keni në dispozicion dhe që dokumentojnë çdo komunikim, përfshirë, por pa u limituar, mesazhe në tekst në celular, mesazhe në postën elektronike, mesazhe të koduara të aplikacioneve, mesazhe zanore, letra apo shënime mes jush dhe Charles McGonigal në lidhje me temat si më poshtë…”

Në dokument përmendeshin me radhë emrat e personazheve të dosjes, si Agron Neza, Dorian Duçka, Lu Bladel etj, ndërsa në pikën d) të urdhërit thuhet:

d) qeverinë e Republikës së Shqipërisë ose çdo person tjetër i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshirë edhe, por pa u kufizuar tek Edi Rama

blank
Dokumenti i publikuar nga Insider në lidhje me hetimin e Charles McGonigal

Dokumenti i bërë publik në Shtator të vitit të kaluar ka gjasë të jetë urdhri me të cilin dy agjentë të FBI-së u shfaqën në derën e shtëpisë së Allison Guerrero, ish e dashura e Charles McGonigal. Këtë ajo e tregoi në një intervistë të dytë për Insider, pasi skandali shpërtheu në mediat më të mëdha botërore.

Allison tregoi se kishte qenë ajo që kishte bërë denoncimin fillestar ndaj McGonigal, pasi ai e kishte gënjyer se do divorcohej nga bashkëshortja.

 “Dy agjentë u shfaqën në derën e Guerriero-s, thotë ajo, i treguan asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar dhe e intervistuan për ndërveprimet e tyre. Ajo gjithashtu mori një thirrje nga juria e madhe që kërkonte të gjitha komunikimet e saj me McGonigal, si dhe informacione për çdo “pagesë ose dhuratë” që ai mund t’i ketë dhënë asaj” shkruajti Bussines Insider pak ditë më parë, duke zbuluar edhe emrin e fshehur në dokumentin më lart, që e kishte publikuar në Shtator të vitit të kaluar.

E lënduar nga gënjeshtrat e ish-të dashurit të saj, Allison Guerrero ishte e para që denoncoi lidhjet e McGonigal me oligarkët rusë, kryeministrin shqiptar dhe jetën e luksit mes çantave të mbushura me para.

A ka qenë Edi Rama i hetuar nga FBI gjatë kësaj kohe?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu referua pikërisht dokumentit të mësipërm për të thënë se Po, Edi Rama është hetuar, madje është ende nën hetim nga FBI si pjesë e të njëjtës dosje.

“Ky dokument i publikuar nga Business Insider në shtator të vitit 2022, është dokumenti që fakton se gjykata e SHBA, Juria e Madhe me 24 vetë, është juria më e madhe për çështjet më sensitive, ka autorizuar prokurorin, ka paraqitur këto kërkesa që i ka miratuar Juria e Madhe për të hetuar, për të nisur hetimin për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare. Prokurori ka marrë autorizimin e gjykatës. Të gjithë ata që thonë se nuk është nën hetim, mashtrojnë më mënyrë të paskrupullt” tha Berisha.

Të kundërtën e pretendon Edi Rama. Sipas tij, në konkluzionet e akuzës nuk ka asgjë që e implikon atë në marrëdhënien me Charles McGonigal. Kur foli për këtë çështje, Rama e theksoi se hetimet kanë përfunduar tashmë dhe se ka zero akuzë në lidhje me të.

“Në rastin konkret ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Zero. Përmendja e emrit si pjesë në një takim nuk ka asnjë lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Pra në SHBA është bërë hetim dhe janë nxjerrë përfundime. Takove një zyrtar të lartë të FBI? Po e takova. Takova një zyrtar të lartë të FBI? Po e takova. Por kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja” – ka thënë ai, duke rrëzuar faktin se është pjesë e një hetimi nga FBI.

Versioni zyrtar i akuzave ndaj McGonigal

E pyetur pak ditë më parë në lidhje me mundësinë që Rama të jetë pjesë e një hetimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci nuk spekuloi me këtë çështje.

“S’e di në ka gjasa që të hetohet edhe Rama, por nga akt-akuza është e qartë takimi me kryeministrin e Shqipërisë, takimet me të përmenden me detaje. Vetë Rama e ka pranuar që ka pasur kontakte miqësore me ish-agjentin e FBI, por në SHBA veprimet e tij nuk shihen normale, duke i cilësuar shkelje të ligjit të FBI. Ish-agjenti ka kërkuar para nga personi që ka lehtësuar kontaktin me kryeministrin dhe kjo është një shkelje”, tha Kostreci.

Një përgjigje e ka dhënë, Rudina Jasini, studiuese dhe avokate e së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Universiteti Oxford. E kontaktuar nga Opinion, Jasini e ndan përgjigjen e saj në dy pjesë.

Së pari ajo thotë se hetimi i Ramës nga FBI pengohet për momentin nga fakti se ai është kryeministër.

“Kryeministri Rama gëzon imunitet të plotë si Kryetar Shteti, pra si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ndaj çdo ndjekjeje penale nga një shtet i huaj, (me përjashtim të rasteve të genocidit, të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit)” ka thënë Jasini.

Së dyti, sipas ekspertes, hetimi i Ramës mund të kryhet dhe përgjegjësia për të, të kërkohet më vonë, kur ai të mos jetë më kryeministër.

“Por kjo nuk përjashton përgjegjësi të mundshme të mëvonshme kur ai nuk është më Kryetar Shteti. Është prerogative e Prokurorisë të përcaktojë në bazë të provave, evidencës dhe informacionit të disponueshëm se kush do të jetë subjekt i një aktakuze të ngritur. Kjo nuk do të thotë që individë të përfshirë në këtë “afere” të mos përbëjnë në një moment të mëvonshëm subjekt të mëtejshëm të investigimit” ka thënë Jasini.

Akti që lidh Edi Ramën me Charles McGonigal

Kryeministri Edi Rama përmendet 14 herë në akt-akuzën e përgatitur nga prokuroria kundër Charles McGonigal për lidhjet me Shqipërinë.

Në dosje thuhet se McGonigal mori përmes Agron Nezës materialet për të nisur hetimet e FBI-së kundër lobistit amerikan të Lulzim Bashës. “Këto materiale dolën nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë”, thuhet në dosje.

Disa ditë më pas, McGonigal mori sërish nga Agron Neza 80 mijë dollarë në parkimin e një restoranti.

Sipas atyre që deklarojnë McGonigal, Agron Neza dhe Edi Rama, këto para u morën borxh.

Por a e kanë besuar hetuesit amerikanë këtë version?

Shkrimi i Bussines Insider në Shtator të 2022 raportoi se hetimet për McGonigal kishin nisur në fshehtësi, madje edhe dokumenti i jurisë së madhe ishte siguruar në sekret të plotë nga prokurori i çështjes.

“Vitin e kaluar, (Nëntor 2021) sipas dokumentave të brendshme të gjykatës, që ka siguruar Insider, prokurorët amerikanë mblodhën në mënyrë sekrete një juri të madhe që ekzaminoi sjelljen e Charles McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në New York” shkruajti Insider në Shtator.

Kjo praktikë e hetimit të fshehtë, për të cilën raporton media amerikane konfirmon në anën tjetër atë që thotë Berisha, se prokurori kurrë nuk i bën me dije të gjitha faktet që ka kundër të pandehurit dhe se nuk përjashtohet mundësia që hetimi të vazhdojë në sekret të plotë. Megjithatë ky është ende një opsion i pakonfirmuar./Lapsi.al

blank

Shumë befasues për shqiptarët deklarimi i kryetarit të Kroacisë- Nga SKËNDER MULLIQI

Shumë befasues për shqiptarët ishte deklarimi i kryetarit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, së ”Bashkësia ndërkombëtare ja ka grabitur Serbisë , Kosovën”. A do të jetë kjo një dëklartaë e izoluar e presidentit të Kroacisë, apo është përqafim I politikave hegjenoniste proserbo- ruse na rajon mbetet të shihet. Kjo dëklaratë nga shumë kush është komentuar si reteorikë shumë e afërt më vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, si e Millosheviqit.Milanoviq I ka dhënë krah invazionit rus në Ukrainë, për të cilën dëklarim mori edhe komplimente nga ruset dhe serbet.Ky lajm është transmetuar më shpejtësi të madhe në rrjetet sociale dhe mediet ruse dhe serbe.Presidenti I Kroacisë e ka goditurë Kosovën pikërshtë në kohën kur po kërkohet nga BE-ja dhe Amerika , implementimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe, të marrveshjëve të vitit 2013 dhe 2015 në Bruksel, që janë të pa pranueshme për Kosovën.

Nga dëklarimi i Milanoviqit fshihet edhe një llojë ndoshta e frikës nga Rusia, kur thotë”Se Rusia është forcë nukleare, dhe së ka mundësi të dërgon botën në Luftën e Tretë Botërore”.Kjo edhe mund të jetë e saktë, por një qëndrim I tillë vetëm së e forcon pozitën politike të dikatoreve Putin e Vuqiq, dhe të dikatorëve tjerë në botë.Ai vuri paralele të rrezikshme së gjoja Rusia është provokuar që të tetë vite, duke mos precizuar së nga kush po provokohet.Të shpresojmë së ky qendrim i Milanoviqit, mos të ndikon në dëmtimin e marrdhenjëve të mira kroato- shqiptare në ndërtuara për shumë vite pas luftës.Kosova ka qenë e okupuar dhunshem nga ish-Jugollavia e Titos e Serbia , e nuk bëhët fjalë për kurrfarë grabitje z. Milanoviq.Ke gabuar shumë e rëndë president në konferencën e mbajtuar për medie në Petrinje..!

blank

“Big Brother”, dialektika e lojës dhe reagimet sociale… – Nga GËZIM TUSHI

Në të vërtetë, duke e parë si sociolog, mendoj se “Big Brother” nuk është ndonjë gjë e çuditshme, fenomen i jetës sociale i “panjohur”, apo ndodhi televizive që nuk ka ngjarë kurrë. Historia e shoqërisë moderne tashmë është mësuar, adoptuar me këto forma të rafinuara të testimit të nivelit aktual të mënyrave të sjelljes të shoqëruara gjithnjë me reagime kontroversale të natyrshme dhe refleksione dinamike të opinionit publik. Në perëndim, formate të tilla përdoren edhe si spektakle për kalim kohe e argëtim, por edhe për interesa të sondazhit të intensitetit të disa dukurive sociale e trajtimit të tyre si sinjale për qëllime diagnostikuese. Në këtë kontekst, sipas gjykimit tim, “Big Brother VIP” (BBV) është dhe duhet parë së pari si një “eksperiment social”, që në thelb dhe në formë ka disa synime sociale diverse. Njëra prej të cilave është që njerëzit të shikojnë efektet e konkurrencës në performancën e lojtarëve brenda shtëpisë, por që mund të shërbejnë edhe si paradigmë e mundshme për t’u aplikuar në jetën reale. Jetojmë në kohën postmoderne, në të cilën gara, konkurrenca, rivaliteti, kanë marrë përmasa të shfrenuara. E dyta, besoj se spektakli mund të vlerësohet si një lloj “laboratori social”, i cili synon të jetë analog, ose më saktë i ngjashëm me dinamikat e sjelljes dhe problemet që kanë njerëzit në mënyrat, format dhe intensitetin e komportimit social midis tyre. Njerëzit që janë të shqetësuar me këtë “format” dhe qëllimet e paqarta e kaotike të tij, në njëfarë kuptimi kanë të drejtë në aspektin e kërkesës së tyre subjektivi, sesa është e përputhur “lënda sociale”, statura sociale dhe personale e personazheve qarkulluese, që hyjnë e dalin nga ky “laborator social”, dhe sa interferojnë temat, debatet, diskutimet, meditimet e kësaj “shtëpie sociale” me problemet analoge të botës shqiptare, sidomos me mënyrat e zgjidhjes së tyre në jetën reale.

Në takime me qytetarët, në biseda me profesionistët, sidomos përballja me “inflacionin” e medias rreth këtij fakti, besoj se BBV përbën dashur pa dashur, në mënyrë natyrale e organike apo artificiale e të fabrikuar keq, një problem të zgjeruar social, fenomenologji të ditës. Padyshim, nuk do të ishim të vërtetë po të mos pranojmë se në “eterin e jetës” së përditshme të të rinjve, por jo vetëm të tyre, ka shumë debate e diskutime. Një sinkronizim që ka sjellë interes në lidhjen midis “shtëpisë e famshme” dhe gjykimeve diverse të opinionit publik e mediatik. Fakti që në mënyrë të njëkohshme kemi pranë e pranë dhe kundër njëritjetrit, audiencën miratuese dhe oponencën kritike, të cilat në përmasa e dimension social janë shumë të gjëra e masive, tregon diçka që duhet vlerësuar sociologjikisht dhe në aspektin e shijeve sociale. Prania mazhoritare e njerëzve që e ndjekin spektaklin “Big Brother”, tregon se duhet të jemi realistë në gjykime dhe vlerësimin kontrovrsal të tij. Padyshim, shumica e njerëzve nuk janë të përkulur pa kushte ndaj “peshës imperialiste” mbi opinionin publik të BBV. Sepse njerëzit e ekuilibruar janë në gjendje të bëjnë analiza, të konfirmojnë se ai ka anën e “ndritur” dhe anën e “errët”.

Nuk është pa vlerë sociale fakti që këto kohë njerëzit jo vetëm janë përfshirë dhe integruar me “lëndën e spektaklit”, por edhe kanë shtuar sasinë e kohës, vëmendjes, “vigjilencës mediatike” ndaj asaj që ndodh brenda kësaj shtëpie. Njerëzit janë të gatshëm, vigjilentë për të parë, kuptuar dhe interpretuar disa nga “misteret elokuente” të sjelljes së njerëzve, ngjarjeve suksesive që ndodhin pandërprerë në këtë “shtëpi të famshme”. Dhe jo gjithnjë thjesht për hedonizëm, vanitet apo kotësi për të kaluar “kohën e tepërt”, por edhe me besimin dhe dyshimin e njëkohshëm njerëzor, se ato koncepte, mendime, vlera e antivlera që “gëlojnë” aty, mund të bëhen paradigma morale të sjelljes në kohën postmoderne. Dikush mund të mendojë se ato paradigma që krijohen dhe asgjësohen në ambientet e “shtëpinë sociale”, që na vijnë live, duke u bërë probleme influencuese edhe në shtëpitë tona private, mund të marrin trajtën e modelit të imitimit në sjelljen dhe jetën reale të njerëzve tanë. Kjo është arsyeja që duke parë turbulencat sociale intensive që ka krijuar BBV në jetën shoqërore, jam mundur, kam ndjekur me shumë vëmendje, reagimet “pro et kundra” të qytetarëve jo vetëm në rrjetet sociale, por dhe në ambiente të gjëra ku qarkullon sensibiliteti mediatik në opinionin publik. Shpeshherë psikologjikisht spontan, sociologjikisht i pastrukturuar. Duke qenë në pozicionin e sociopsikologut, janë të shumtë njerëzit që më kanë drejtuar pyetjen: Cila është vlera utilitare, pesha e influencës sociale të BBV në mendimet, emocionet, besimet, sjelljet, paradigmat aktuale të traditave dhe zakoneve tona?

Padyshim, pyetjet e shumta, të sinqerta, shpesh intriguese për ngjarjet, faktet, ndodhitë që zhvillohen në këtë “shtëpi të famshme”, nuk janë vetëm për konsum apo kënaqësi lineare spektakolare. Përkundrazi, mesa duket, ndoshta edhe për shkak të së kaluarës, kulturës sonë sociale, mënyrave tradicionaliste të standardeve, me të cilat kemi “rregulluar jetën” tonë sociale dhe personale, njerëzit pësojnë “tronditje”, për shkak se disa gjëra që i kanë menduar ndryshe, tani përmes këtij eksperimenti social i shfaqen “krejt ndryshe”. Ndonjëherë ky ndryshim është radikal, drastik. Lojtarët po shfaqen si “personazhe ikonoklastë”, që po thyejnë shumë norma të sjelljes, forma standarde e tipologji të mënyrave të menduarit, dhe dinamikës së veprimeve sociale standarde, në të cilat përzihen të gjithë instrumentet e jetës postmoderne, sikurse është aliazhi midis sinqeritetit dhe gënjeshtrës, ambicies dhe i zilisë, hipokrizisë dhe dyfaqësisë, labilitetit social dhe paqëndrueshmërisë personale. Padyshim jo të gjithë qytetarët janë psikologë apo sociologë, që të kuptojnë qartë dhe deri në fund stratagjemat e lojës që zhvillohet në BBV, apo natyrën e saj si një nga format e “eksperimentit social”. Nuk është e lehtë që njerëzit të kuptojnë, se ky eksperiment ka avantazhe dhe disavantazhe, probleme etike të shoqëruara me shqetësime sociale të natyrshme. Në fakt situata që zhvillohet në “Big Brother” është e ndërlikuar. Për lojtarët doemos, por edhe për publikun, në mënyrë të pashmangshme. Duhet të bëjmë që në fillim marrëveshjen e fjalës, kur marrim përsipër të bëjmë “gjykatësin”, të shfaqim gjykime, parapëlqime apo refuzime etike për këtë ngjarje sociale. Lojtarët janë në “lojë” dhe kanë të drejtën e tyre ta luajnë atë deri në fund, sipas mënyrës së tyre të personalizuar. Ajo që duhet kuptuar nga ne si publik, është fakti që ngjarjet zhvillohen në “kushte eksperimentale”, nën tensionin e lojës non-stop, shoqëruar me presione, marrëveshje, divergjenca të thella, kushte të cilat determinojnë një mënyrë jetese “reale dhe eksperimentale”, që sjellin mënyra sjelljeje që për disa njerëz jashtë shtëpisë, duken si anomali e sjellje sociale anormale.

Është e vërtetë që në shumë raste, për disa nga lojtarët e pasionuar, duke zhvilluar një lojë të ashpër shpesh irracionale, për spektatorin jashtë shtëpisë, klasifikohen si lojtarë anormalë, “gati si të çmendur”. Por besoj se për të qenë të qetë me ndërgjegjen, për të mos i etiketuar padrejtësisht lojtarët e këtij eksperimenti (jo dhe aq të lehtë për t’u realizuar), duhet të bëjmë disa llogari morale e sociale, duke vlerësuar ndikimet që ka hapësira e ngushtë e shtëpisë, konteksti social sui-generis që është krijuar aty. Aty ka personazhe me formim, sjellje, botëkuptim, nivel kulturor të diversifikuar, që kanë besimet e tyre morale e filozofike, mbi bazën e të cilave zhvillojnë lojën, marrin vendime dhe rregullojnë mënyrat e personalizuara të komportimit social, duke qenë ekzistencialisht të kufizuar në kufijtë dhe hapësirën e ngushtë të ambienteve të këtij eksperimenti social. Në këto kushte ka një paradoks, midis asaj që zhvillohet në këtë shtëpi dhe gjykimeve që bën secili nga ne, duke qenë thjesht si spektator dhe “gjyqtar” në “shtëpitë tona”. Problemi është se në këtë dikotomi ballafaquese të lojës që “zhvillohet atje”, dhe mënyrës si i “perceptojmë ne”, më shumë se i shikojmë gjërat si janë, kërkojmë që ato të zhvillohen me dëshirat për të qenë ashtu “si jemi ne”. Epo nuk është ky qëndrimi, me të cilin duhet ta shikojmë këtë realitet mediatik e social. Përkundrazi, duhet parë mënyra e sjelljes, motivacionet e lojës, sistemet e paqëndrueshme, labiliteti emocional që diktohet nga situata eksperimentale, e lidhur edhe me nivelin e kulturës së personalizuar të çdo aktori apo lojtari (një dikotomi nominalisht e diskutueshme). Unë besoj se një nga synimet e producentëve është me vlerë sociale dhe kërkon që përmes lojës të evidentojë nivelet e larta të garës, konkurrencës, individualizmit, por edhe të vërtetojë nevojën për të kultivuar “konstante” të reja për riformatimin e një humanizmi të ri, me kuota të ndryshuara të socialitetit dhe sociabilitet modern, në mënyrë që të vërtetojë se pavarësisht gjithçkaje, sot është konditë sine quan non, të kuptojmë se jemi edhe qenie sociale, që dimë të ndërtojmë marrëdhënie e të bashkëjetojmë me të tjerët. Qoftë në grup social (sikurse është kjo shtëpi) apo edhe në shoqëri, si tërësi e lidhjeve sociale.

Sigurisht, ka një dallim që duhet vlerësuar midis realitetit të eksperimentit, tipologjisë dhe fenomenologjisë së lojës në BBV, në krahasim me realitetin e vërtetë. Pikërisht kjo është arsyeja e diskordancave, nganjëherë të thella, por shpesh subjektive, midis përmbajtjes së lojës dhe pritshmërive morale të opinionit publik. Mos harroni që kemi të bëjmë me njerëz, që në këtë rast janë edhe “lojtarë”, që kanë hyrë në garë për të fituar. Dhe kjo është një arsye pse duhet vlerësuar shfaqja herë pas here e një niveli shumë të lartë të egocentrizmit, luftës së secilit për ta vënë veten në qendër të kësaj shtëpie.

Shtëpia është një “Panoptikon i mbyllur”. Njerëzit aty mendojnë, veprojnë dhe sillen, duke mos e pasur “dritën” e ndikimit të jashtëm të “projektorit social”, që ndizet në shtëpitë tona, kur jemi para ekraneve apo kur ngjarjet e kësaj shtëpie i bëjmë objekt debati në shoqëri. Kjo është një rrethanë që krijon kushte, për shfaqjen mbi “normën sociale” të negativitetit, që përbën një komponent me të drejtë shqetësues për opinionin. Ne duhet të jemi objektivë në gjykimet tona, duke pasur pritmëri realiste. Lojtarët nuk kanë hapësirën, kohën dhe “distancën” e duhur për të parë, vlerësuar, menduar dhe reaguar me qetësi për dinamikat e lojës, stratagjemat e sjelljes së konkurrentëve. Vlerësimi i menjëhershëm i ngjarjeve, dialektikës së dialogut intensiv, bëhet me intuitën që zotëron secili. Edhe pse në pamje të parë duken si veprime të kontrolluara, sjellje të qëllimshme në funksion të lojës. Kjo është arsyeja pse aty përzihen skena kënaqësie kalimtare dhe momente të dhimbjes sociale, që vjen nga realiteti shpesh tejet banal i dhunës verbale, fyerjeve, pse jo edhe poshtërimeve që kanë ndodhur midis tyre. Përballë janë nevoja për përkatësi dhe vetëvlerësim, që janë parakushti, mbi të cilat secili ndërton lojën brenda kornizës së grupit. Formimi i aleancave midis individëve nuk përbëjnë lidhje sociale të qëndrueshme. Secili lojtar pas realitetit të qëllimit të lojës së përbashkët, shikon parametrat që mund të sjellin dobi për “fitoren përfundimtare”. Qëndrimi për një kohë të gjatë në këtë ambient social të izoluar, fillon me kënaqësinë e lojës, shpresat e fitores dhe famës, por pastaj shoqërohet tek disa lojtarë me ankth, depresion, ndjenjë padurimi, mungesë force për të përballuar sfidat e konkurrencës së rreptë, të cilat mundet që në ndonjë rast të jenë psikologjikisht dëmtuese. Beteja e cilitdo nga lojtarët për të qenë i denjë, konkurrues për të krijuar “statusin e superiorit” në komunitetin e banorëve të shtëpisë dhe në publik, është e natyrshme, e kuptueshme.

Këtu kemi një “aliazh” midis ndikimeve determinuese që kanë faktorët personalë dhe “situativë”, që kanë të bëjnë me deontologjinë e kësaj loje, synimet sociale të producentëve. Herë të qarta e herë kaotike. Në këto rrethana janë të justifikuara disa sjellje, ndonjëherë shoqëruar me qëndrime “vetëzmadhuese” të “lojës”, si mjet për të amplifikuar vlerat e kompeticionit personal… Në sytë e banorëve të shtëpisë dhe opinionit të teleshikuesve, si “lëndë e parë” e kontekstit të gjerë që mund të na shërbejnë të gjithëve për të bërë gjykime të ekuilibruara sociale…

* Mjeshtër i MADH

blank

A e ka takuar McGonigalin? Peleshi vendoset në vështirësi nga pyetja e deputetit demokrat, ja përgjigjia e ministrit

Çështja e McGonigal është kthyer në temë diskutimi dhe debati në Komisionin e Sigurisë, ku i pranishëm ishte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ka qenë deputeti i PD, Ferdinad Xhaferri, i cili pyeti ministrin nëse e ka takuar apo jo.

Peleshi u përgjigj se nuk e ka takuar, por edhe nëse do ta kishte takuar nuk do ishte ndonjë mëkat.

“Jo nuk e kam takuar, nuk e di drejtori. Por edhe po ta kisha takuar unë personalisht nuk besoj se bën lajm. Ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që nuk do kenë shkelje apo akuzë nga vendet e tyre. Kjo nuk është pyetje. Unë nuk  merrem e spekulime. Edhe po ta kisha takuar nuk do ishte ndonjë mëkat”, tha Peleshi.

Pjese nga diskutimi ne Komision

Xhaferri: E keni takuar McGonigal ju apo drejtori i policisë?

Peleshi: Do përgjigjem se po nuk u përgjigja do duket sikur kemi ndenjje për të fshehur.

Xhaferri: Kur vjen një zyrtar i lartë i FBI takon kreun e SHISH, drejtorin e Policisë, kreun e SPAK, ai nuk takon vetëm kryeministrin, prandaj ju pyeta.

Peleshi: Së pari ju mund të dilni se nuk e përcaktoj unë dot hapësirën se ku duhet të diskutoni ju. Mund të bëni pyetje jashtë temës. Unë kam ardhur si ministri i Mbrojtjes ndërsa drejtori i Agjencisë i Mbrojtjes Civile ka ardhur si i tillë, jo si ish funksionar.

Pyetja juaj ishte e drejtpërdrejtë. Jo nuk e kam takuar, nuk e di drejtori. Por edhe po ta kisha takuar unë personalisht nuk besoj se bën lajm. Ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që nuk do kenë shkelje apo akuzë nga vendet e tyre. Kjo nuk është pyetje. Unë nuk  merrem e spekulime. Edhe po ta kisha takuar nuk do ishte ndonjë mëkat. gsh

blank

Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për kartelin Sinaloa

U bë disa ditë, që pas shpërthimit të skandalit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, që mediat amerikane i mëshojnë me forcë një skenari. Sipas tyre, kryeministri shqiptar, Edi Rama është i lidhur me kartelin meksikan, Sinaloa.

Gazetari i njohur, Dan Bongino, e ka përmendur dy herë diçka të tillë.

“Njerëzit nga e gjithë qeveria ishin shumë konfuz se pse Biden nuk po bënte asgjë për këtë kryeministrin e Shqipërisë që dyshohet se po bashkëpunon me zyrtarin e FBI-së, që unë po ju them se është i lidhur me Hunter (Biden), ata janë të lidhur. Këtu kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në një konspiracion narko-trafikimi që përfshin kartelin Sinaloa. Një prej karteleve që po trafikon lëndë narkotike përmes kufirit jugor. Ata janë përgjegjës për sasitë më të mëdha të narkotikëve që trafikohen në SHBA. Por, për çfarëdo lloj arsyeje, administrata e Biden nuk duket e shqetësuar nga kjo gjë. A është kjo sepse njerëzit në qeverinë tonë po paguhen nga shqiptarët? Për t’i bërë njerëzit të kthejnë faqen tjetër? Një pyetje e drejtë apo jo?” tha Bongino.

Ai i referohet lajmeve se kryeministri shqiptar ka pritur në zyrën e tij një njeri të kartelit të Sinaloas. Personi që e dërgoi në zyrën e Ramës nuk është as më shumë dhe as më pak, por vetë Dorian Duçka, që shfaqet në aktakuzën e hetuesve amerikanë për Charles McGonigal.

Bongino i denoncon lidhjet e Ramës me Sinaloan edhe në një tjetër program.

“Tani le t’i lidhim të gjitha bashkë? Çfarë kërkon grupi i George Soros? A duan të ndërhyjnë në zgjedhje dhe duan kufij të hapur. Epo, karteli Sinaloa, kartelet e drogës i duan kufijtë e hapur. Oooo, po shiko, Euronews shqiptar. “Karteli i Sinaloas, aleat me mafian shqiptare, mediat meksikane zbulojnë listën me emra”. Duket sikur Soros, Hunter, Biden, OJQ-të, Joe Biden, të gjithë ata duket se kanë interesa të ngjashme. Duket si një kabalë e madhe dhe e trashë, apo jo?” tha Bongino.

Për SHBA, karteli i Sinaloas është një shqetësim i jashtëzakonshëm për shkak të pranisë së tij në qytetet më të mëdha amerikane.

Inteligjenca amerikane vlerëson se Sinaloa është organizata më e fuqishme e drogës në botë, madje edhe më e fuqishme se karteli famëkeq i Medelinit në kulmin e tij.

DEA amerikanë thotë se ky është karteli më i fuqishëm i drogës në histori.

Kujtojmë se para pak ditësh, Meksika për pak përfundoi në luftë civile pas arrestimit të djalit të ish-drejtuesit të këtij karteli, El Chapo Guzman. syri.net

blank

Asociacioni duhet të kundërshtohet- Nga Ag Apolloni

Thonë se nëse nuk do ta pranojmë Asociacionin, do të ketë kthim mbrapa në raport me Perëndimin. Ndoshta duhet të kthehemi pak mbrapa, meqë s’i kemi çelë sytë kur kemi ecë përpara. Ma mirë me ecë pak mbrapa e me u kthy kah e mbara, se me ecë para drejt humnerës.

Nëse ecim qysh kemi ecë, jo në Evropë, po as në Prevallë s’kemi me mujtë me shkue, o vëllezër që iu keni hypë skijave! Së paku, jo kah Shtërpca.

E ju që keni luftu, qysh po mundeni me e përkrahë Asociacionin? Keni luftu, se nuk keni mujtë me duru kontrollin serb, e sot po lypni me ua dhanë serbëve një pjesë të Kosovës nën kontroll. Turp!

Asociacioni duhet të kundërshtohet. Jo me ia ba qejfin Kurtit, as me bâ nervoz Escobar-in, por me mbrojtë territorin e Kosovës.

U dashka me pranu Asociacionin për me na njoftë Serbia?! Serbia na njeh dhe na e njohim mirë. S’po na duhet njohja zyrtare e saj, përderisa ende s’ka kërku falje për gjenocidin që ka bâ në Kosovë.

Nëse formohet Asociacioni, atëherë Amerika s’do të mund të krenohet që na ka çlirue. Ta kundërshtosh Asociacionin domethënë t’ia njohësh meritën Amerikës për çlirimin e plotë e përfundimtar të Kosovës.

E kuptoj që Amerika është kritiku vazhdimisht, pa të drejtë, për intervenimin e saj në Kosovë, e kritikohet edhe tash, po pa të drejtë, se s’po e detyron Kosovën me pranu formimin zinxhiror serb të komunave me shumicë të pakicës serbe, mirëpo si superfuqi që është ajo mund ta tejkalojë edhe këtë presion evropian dhe t’i ofrojë mbështetje të plotë Kosovës të cilën e ka çliru vetë.

Përndryshe, na e dimë që Amerika mund të na detyrojë ta pranojmë Asociacionin, por kjo është njësoj si, pasi t’i kesh largu kriminelët nga fusha e luftës, të vendosësh mina në atë fushë dhe t’u thuash shqiptarëve: tash ecni lirisht se s’ka kriminelë! Asociacioni është tanësia e minave në Kosovë.
Asociacioni është problem mbipartiak. Nuk rrezikon partinë, po shtetin. Presioni për krijimin e tij duhet t’i shqetësojë të gjithë shqiptarët.

P. S.

Nëse flasim për dashni, unë e dua Amerikën ma shumë se Escobar-i. Por nëse flasim për drejtësi, çlirimtarët tanë amerikanë s’duhet të na bëjnë trysni.


Send this to a friend