Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar në rubrikën Opinion në News24 ku ka komentuar shkuarjen e Erion Veliajt në SPAK.
Këlliçi deklaroi se afera në Bashkinë e Tiranës ka sjellë dëme me vlerë së paku 132 milionë euro.
Belind Këlliçi: Ka 8 muaj që ne denoncojmë aferat në Bashkinë e Tiranës, por edhe të qeverisë. Fakti që Erion Veliaj ka shkuar në SPAK është një lajm i vonuar. Flitet për një aferë që janë paguar deri tani 132 milionë euro. Veliaj s’ka takuar asnjë koleg në SPAK, është hetuar. Thirrja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në SPAK duhet të ishte bërë më parë. U rrëzua miti i tij i paprekeshmërisë, duke u thirrur në SPAK.
Unë nuk e di se çfarë ka biseduar ai në zyrat e SPAK, por mënyra e tij e reagimit tregon gjithçka. Veliaj është një hajdut. Kryebashkiaku është quajtur hajdut nga zoti Balliu, por edhe nga qytetarët. Veliaj ka ngritur sistem hajdutërie në Bashkinë e Tiranës. Nesër do të flas personalisht për tjetër aferë, që lidhet edhe me vdekjen e Ardit Gjoklajt. Të tilla skandale as që mund të merren me mend në Europën Perëndimore, ku duam të shkojmë. Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet.
Eshte e vertete se nje popull qe nuk proteston eshte i vdekur. Protestat paqesore jane qytetari. Policia po i merr neper komisariate djemte 17-vjecare dhe mendoj se po perpiqet t’u marre firmat per t’i kthyer ne Debatikas te Rilindjes, si dikur qe i merrte naten Sigurimi te rinjte dhe i kercenonte: “Ti ke thene keshtu e ashtu dhe per keto qe ke thene do te te burgosim 10 vjet, prandaj firmos ketu se je dakord te behesh informator i Sigurimit, qe te te leshojme”.
Kam frike se po perdoret e njejta metode si ne kohen e diktatures. Neser keta te rinj qe rekrutohen sot do te perdoren per lista deputetesh si njerez te paparti por qe do te sherbejne sipas urdherave te klanit Rama, qe eshte sherbetor i klanit Hoxha…