Princi Leka II, mbreti i ardhshëm i Shqipërisë, është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-ve, z.Donald Trump.
Pas shumë debateve dhe përpjekjeve të zyrtarëve shtetëror të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët për herë të parë anblok, u përjashtuan nga një ceremoni e tillë kryesisht pasi mbajtën qëndrim të hapur kundër zgjedhjes së z.Trump president, ftesa për Princin Leka është zyrtare dhe ajo është bërë nga Martin J. Golden, sekretar i Konferencës, njëherit senator i distriktit të 22-të në shtetin e Nju Jorkut.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në inaugurimin e presidentit amerikan Trump u bë një çështje e madhe, e para sepse zyrtarët e dy shteteve shqiptare nuk morën ftesa, madje as private, sikurse as zyrtare, dhe e dyta nga arrestimi i kryetarit të AAK-së, ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili po udhëtonte për në SHBA për të marrë pjesë pikërisht në këtë ceremoni. Princi shqiptar është i ftuar i nderit në këtë inaugurim, i cili mbahet me 2o janar. Respekti për familjen mbretërore shqiptare duket në rritje të vazhdueshme.
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2017/01/15978480_1336277409727721_1107486605_n.jpg)