Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për takimin me Lordin Cameron, Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe:
“Fillim i vitit me aleatë të palëkundur të Republikës sonë.
Kënaqësi të mirëpres sot Sekretarin e Jashtëm britanik, Lordin David Cameron, me të cilin diskutuam partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë.”