VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Premio festival Napoli Cultural Classic 2021- premiato anche tre albanesi

By | October 12, 2021
blank

Komentet

blank

Më 24 nëntor 1991 u nda nga jeta Freddie Mercury, këngëtari legjendar i grupit të famshëm Queen

VOAL – Freddie Mercury, këngëtari legjendar i Queen (emri i vërtetë Farrokh Bulsara), lindi më 5 shtator 1946 në ishullin ekzotik të Zanzibarit, aktualisht në zotërim të Tanzanisë. Djali i një politikani anglez që udhëton gjithmonë për punë, Fredi e gjen veten duke përfunduar studimet fillore në Bombei të Indisë dhe më pas duke i përfunduar ato në Angli, atdheu i familjes. Formimi shumë ndërkombëtar do t’i lejojë këngëtarit të ardhshëm të ndjeshëm të ndërtojë një pasuri të konsiderueshme eksperience. Fillimisht, bie fjala, fati i Merkurit nuk i ngjante aspak muzikës, pasi ai ishte regjistruar në Institutin e Artit Ealing, në degën e artit dhe dizajnit.

Ai shpejt tregoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme si pianist dhe vokalist i madh në grupe si “Sour Milk Sea” dhe “Wreckage”. Me këto ai fillon të zhvillojë aftësitë e tij artistike dhe skenike. Por është takimi me Brian May dhe Roger Taylor që i ndryshon jetën. Të tre themeluan atë grup tashmë të njohur botërisht me emrin shumë magjepsës “Queen”, sugjeruar nga vetë Freddie Mercury, i cili e shfrytëzoi atë dhe ndryshoi edhe emrin e tij.

Bulsara tingëllon shumë keq dhe për këtë arsye zgjedh, gjithmonë me vëmendje në damarin e tij teatror, ​​“Merkurin” në homazh ndaj lajmëtarit mitologjik të perëndive. Nevoja për një basist do të bëjë që John Deacon të kompletojë formacionin.

Në skenë, si në jetë në fund të fundit, Mërkuri rezulton të jetë një interpretues i jashtëzakonshëm plot gjeste dramatike, një kafshë e vërtetë skenike. Me pak fjalë, ai ishte një nga të paktët interpretues të aftë për të ndriçuar vërtet një stadium me praninë e tij të thjeshtë dhe për të tërhequr vëmendjen e mijëra spektatorëve me një gjest të vetëm.

Të gjitha koncertet e Queen (në të gjithë njëzet vitet e karrierës së tyre do të jenë 707) ishin në fakt absolutisht spektakolare dhe të paharrueshme, falë aftësive skenike të Freddie Mercury. Këngëtari, pra, tregohet gjithmonë shumë i guximshëm për të jetuar identitetin e tij, duke deklaruar disa herë homoseksualitetin e tij pa siklet.

Ai u sëmur nga SIDA (ndoshta u kontraktua në vitin 1986), një sëmundje që çoi në vdekjen e tij të parakohshme më 24 nëntor 1991 nga pneumonia.

Pak muaj më vonë, Brian May dhe Roger Taylor, organizojnë një koncert madhështor “Freddie Mercury Tribute” ku marrin pjesë artistë nga e gjithë bota. Në vitin 2018 u publikua filmi muzikor dhe biografik “Bohemian Rhapsody”, i cili rrëfen jetën e Queen por mbi të gjitha legjendën e Freddie Mercury, që nga formimi i grupit deri në pjesëmarrjen e koncertit Live Aid më 13 korrik 1985./Elida Buçpapaj

blank

Soprano e shquar Nina Mula lindi më 23 Nëntor 1931

Nina Mula (lindi më 23 nëntor 1931 në Izhevsk, Rusi – 22 dhjetor 2011 në Tiranë),

Ajo ishte një soprano ruso – shqiptare që pjesën më të madhe të jetës së saj e kaloi në Shqipëri, fillimisht në Shkodër e mandej në Tiranë,

ku veç dashurisë së bashkëshortit fitoi edhe emër si soprano e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Pas mbarimit të Shkollës Pedagogjike në qytetin e lindjes, në Izhevski,  në vitin 1950,

kreu studimet e larta për kanto pranë Konservatorit P.I.Tchaikovsky në Moskë deri në vitin 1955, ku më pas kreu edhe një kualifikim pasuniversitar.

Në Shqipëri do të vinte në vitin 1957 dhe shumë shpejt do të emërohej soliste pranë TKOB-it në Tiranë.

Në pension doli më herët nga ç’e mendonte, qysh në vitin 1976, por ndërkohë iu kushtua mësimdhënies.

Prej vitit 1965 punoi si pedagoge e jashtme pranë Institutit të Lartë të Arteve, duke kaluar nëpër duar emrat më në zë të operistikes shqiptare.

Gjatë aktivitetit të saj në TOB ka realizuar me shumë sukses një numër të madh rolesh kryesorë nga operat e kompozitorëve shqiptarë dhe nga literaturë botërore,

po gjithashtu edhe një sërë koncertesh me një repertor të pasur dhe të larmishëm si brenda vendit, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, si në Çekosllovaki, Rusi, Lituani, Ukrainë, Letoni etj.

Disa nga rolet janë ai i Rosinës në operën “Il Barbiere di Seviglia”, 1958, Norina në operën “Don Pasquale”, 1959, Drita në operën “Pranvera”, 1960, Tatjana në operën “Eugenji Onjegin”, 1961 Olimbia, opera “Lulja e Kujtimit”, 1961, Susana, opera “Le nozze di Figaro”, 1962, Michaela, opera “Carmen”, 1962, Leila tek “Peshkatarët e Perlave”, 1964, Violeta tek “La Traviata”, 1964 dhe 1972, Neda tek “Pagliacci”, 1964, Borëbardha në operën “Borëbardha” 1964, Gilda tek verdiania “Rigoletto” 1964, Mrika në operën “Mrika”, Mimi në operën “La Boheme” 1971, Donika tek “Skënderbeu”, 1968 etj.

Për aktivitetin e saj Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, ndër të cilët me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të II, titullin “Artiste e merituar”, titullin “Mjeshtër i madh i punës”.

 

blank

IN MEMORIAM PËR ALI MULËN – Nga Dr. Mujë Buçpapaj

Është gjithmonë pikëlluese kur vdes një artist i madh, por ndarja nga kjo jetë e Ali Mulës (Mjeshtër i madh), është humbja e një artisti legjendar që ka prekur thellë zemrat e miliona shqiptarëve që e kanë njohur dhe adhuruar artin e tij.
Ndonjëherë artistë të talentuar vdesin shumë të rinj ose para se të shohin famën e tyre, ndërsa Ali Mula është nga ata artistë jetëgjatë që e njohu famën qysh në rininë e tij të hershme, u rrit me këtë famë dhe bashkëjetoi më të deri në frymën e fundit, kur kishte prekun vitin e 93-të të jetës.
Ky artist i famshëm muajve të fundit u diagnostifikua nga një semundje e rëndë, por ai luftoi me të deri në fund me guximin dhe forcën që ai dinte, por edhe me mallin e kësaj jete.
Ali Mula arriti të linte gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit të Tropojës dhe të vendit, gjatë një jete që zgjati mbi nëntë dekada, tetë prej të cilave në skenat artistike të Tropojës, të vendit dhe ato ndërkombëtare.
Qysh prej fillimit të viteve të para të pas Luftës së Dytë Botërore, Ali Mula e transformoi artin burimor të Tropojës. Ai me mjeshtrinë e një talenti të spikatur e rikrijoi këtë art duke e prezantuar me dinjitet në skenat kombëtare.
Ali Mula pati shumë ndikim në jetën tonë kulturore me kompozimet e tij fantastike si kënga ““Kërce moj çikë””, me vallet vezulluese, me orkestralet burimore, me skeçet dhe poezitë satirike që krijoi. Ali Mula është i njohur për vallet monumentale dhe dramatike, disa prej tyre edhe në bashkëpunim me Besim Zekthin e famshëm, është i njohur po kështu për humorin brilant dhe të pashtershëm. Ai ishte një institucion kulture, arti por edhe sporti, duke e bërë të njohur dhe të nderuar Tropojën në shumë festivale dhe spartakiada kombëtare
Ali Mula është artisti më me ndikim i Tropojës dhe veriut të vendit në të gjithë artet, në poezi, në teatër, variete, në regji, spektakël etj.
Ali Mula ishte një pararendës i shkëlqyer i artit modern Tropojan i përfaqësuar nga poetë dhe piktorë të një niveli ndërkombëtarë.
Duke mos hequr kurrë dorë nga krijimtaria, vitet e fundit ai ja kushtoi promovimit të talenteve të reja. Puna e tij u përhap dhe zuri rrënjë në tokën e shenjtë të Tropojës dhe të vendit duke ju drejtuar e sigurtë të ardhmes.
Miqësia e tij me artistët kryesorë shqiptarë është ndriçuese. Alia gjatë muajve të fundit, duke e ndjerë se po i afrohej fundit, komunikoi në telefon me miqtë e tij artistë, shkrimatrë, krijues, duke u lënë amanetet e tij për vijimësinë e asaj që i kushtoi gjithë jetën, artin e Tropojës. Arti i Ali Mulës ishte i destinuar për madhështi dhe i tillë do të mbetët edhe për brezat që do të vijnë.
II
Njeri i madh është ai që e bën vepër arti jetën e tij dhe ky është Ali Mula i cili mbeti në historinë e artit tonë si një profil kompleks dhe i papërseritshëm.
Para disa viteve kam redaktuar librin e tre humoristëve të Tropojës Hasan Buçpapaj, Isa brecani dhe Ali Syla. Në këtë libër një pjesë e humorit të Ali Mulës ishte mbledhur dhe ritreguar në vargje nga të tre autorët e librit për t’ia lënë trashëgimi biblioteës së letërsisë së kësaj gjinie, si një poemë e një lloji të veçantë dhe bresëlënëse.
Ajo që e përkufizon jetën e Ali Mulës është ideja e vullnetit të pathyeshëm. Siç shkruan shkrimtari dhe studiuesi i njohur Ndue Ukcama, “Ali Mulën jeta e bëri edhe djalë deshmori edhe vëlla i të arratisurit politik, pra vëlla i armikut të klasës, siç e cilësonte diktatura, edhe dentist edhe artist, edhe kompozitor edhe shpotar, edhe sportist edhe tranjer, edhe vullnetar i aksioneve të medha të kohës edhe aktor dhe regjizor i qindra shfaqjeve në Tropojë dhe në mbarë vendin, edhe pleqnar edhe pajtues i konflikteve të mëdha, por edhe simbol për rreth 70 vjet i të gjitha gazmoreve që dilnin dhe përhapeshin gojë më gojë në Tropojë dhe pastaj në të gjithë vendin.
Ali Mula e ka luajtur rolin e vet në jetë me një përfshirje interesante. Në fakt si rrallë kujt në botën tonë zoti ja bëri shpirtin të aftë për vuajtje, por edhe për humor dhe freski nga rinia e hershme deri në plaqni. Në fakt Ali Mula nuk e ka njohur pelqninë pasi hiq këta muajit e fundit, ai ishte në skenë, në tubime, në veprimatri të ndryshme kulturore nga Saranda deri në Mitrovicë.
Ali Mula është bashkëthemelues i Ansamblit “Valbona”, sot “Dardania”, i teatrit dhe estradës amatore të Tropojës, i të gjitha ekipeve sportive, amatore të Tropojës që morën pjesë prej vietve 1960 në spartakiadat e ndryshme të kohës. Ai është krijues i shumë pjesëve orkestrale me motive të Tropojës, si dhe disa këngëve të njohura.
Siç shkruan poeti i mirënjohur Hamit Aliaj, disa nga kryeveprat e kulturës tonë kombëtare si “Vallja e Valbonës”, “Festë e madhe ka sot Shqipëria”, “Vallja Kosovare”(Me motivet e Këngës së Rexhës), “Meleodia e kumonëve”, etj, janë ide të Ali Mulës.
Krijimtaria e Ali Mulës është deshmi artistike e një jete të madhe. Tirana ka patur Skënder Sollakun, Shkodra ka patur Gjoso Vasinë, Vlora ka patur parodistët, Prishtina Mixhën Ramë, ndërsa Tropoja dhe veriu kanë patur Ali Mulën, një figurë komplekse që i tejkalon të gjithë.
Ali Mula ishte një “Molier shqiptar”. Tek portreti i tij bashkohet humori burimor me interpretuesin pasionant, veprimtari i rrethanave me artistin e shquar, i përndjekuri politik i kërcënuar me burg, me pinjollin e një deshmori antifashist, njeriun optimist dhe energjik të pas Luftës së Dytë, me deshmitarin e ndryshimeve pluraliste shpesh tragjike të pas vitit 1990 , njeriut popullor dhe të famshëm në vendindjen e tij, si dhe aristokratit të vertetë në rrethet artistike të kryeqytetit dhe të mbarë vendit, studiuesit dhe kërkuesit të vetmuar të meleodive motiveve dhe fabulave për këngët, vallet dhe artitn e tij, si dhe regjizorit dhe drejtuesit të koncerteve, estradave dhe teatrove në rang kombëtar, mjekut humanist dhe alpinistit pushtues të maleve më të larta.
Ali Mula shumicën e jetës së tij e ka kaluar në diktaturë, por ata që e kanë njohur e dinë se Ai ka qënë një kontrast i plotë i njeriut të ri të shpikur me bujë nga sistemi i kaluar monist, ku spiunimi ishte shpallur virtut qytetar dhe përulja dhe servilizmi një mënyrë jetese.
Vepra e Ali Mulës është një poemë e ngritur nga një përvojë e rrallë dhe mbresëlënëse e autorit tonë, sic ndodh vetëm me jetën e një artisti të famshëm dhe popullor, ajo është një vepër e gdhendur në memorien kolektive dhe shpesherë është rifreskuar dhe pasuruar prej saj.
Kjo gjë i ka rritur fuqinë dhe origjinalitetin, sidomos humorit natyror të Ali Mulës, një humor plot finesë dhe stil të përkorë nga më të çuditshmet e kohëve moderne, pasi si rrallëherë në botën e artit ajo përputhet plotësisht me jetën e vetë heroit të këtij arti, Ali Mulës.
Ali Mula u nda nga jeta por koha do t’i ruaji të pacenuara përmasat e artit të tij, ngjyrimet artistike, gjuhësore dhe historike, biles edhe ato dialektore, duke i dhënë kështu një stampë të pashlyeshme në të gjitha kohërat, në të gjithë brezat.
Falë krijimtarisë së tij, kemi mundësi të shohim si në një film me metrazh të gjatë rreth 80 vjet histori të Tropojës dhe të Shqipërisë, me përsonazhet, dramat, lëvizjet politike, sociale dhe kulturore me gjithë dekorin dramatik që i shoqëron. Këtij qëllimi i ka sherbyer gjithë krijimtaria e A. Mulës, gjuha, fjalori ngadonjëherë edhe me zhargon, në mënyrë që ne të kemi në biobliotekat tona dhe të ruajmë përjetë atë pjesë hisorie të artit dhe kulturës tonë, të krijimtarisë satirike të Ali Mulës që të bën të kuptosh rrethanat që e kanë krijuar dhe aktorët që e kanë luajtur.
Ali Mula ishte një artist që bashkoi jetën, artin, dhe përsonazhet më të njohura të jetës letrare, artistike, sportive por edhe politike për rreth 80 vjet të historisë së Shqipërisë. Të gjitha këto të dokumentuara përmes humorit, satirës dhe sarkamzës së një njeriu të ditur dhe inteligjent, të një artisti të sofistikuar që mundi edhe më të keqën në jetë me të qeshura.
Ali Mula ishte mik i figurave të shquara si Tish Daia, Besim Zekthi, Joseph DioGuardi, Sali Berisha, Ramazan Bogdani, Nexhmije Pagarusha, Laver Bariu, Dervish Shaqa, Skënder Buçpapaj, Hamit Alia, Anton Papleka, Ali Podrimja, Demir Zyko etj, por edhe i mijëra njerëzve të thjeshtë që nuk kanë patur mundësi ta takojnë Alinë, por i dinë historitë e tij, humorin e tij, shkelqimin e tij, në një kohë plot kërcenime për çdo shpirt të lirë si Ali Mula.
Ali Mula shprehej gjithmonë se ishte krenar më Tropojën e tij , por edhe me tropojanët pa përjashtim. Në këtë ditë të pikëllaur të ndarjes nga jeta,, edhe ne jemi kranar që kemi qënë bashkëkohës të një artisti të madh , i cili përve të tjerash krijoi shkollën e përballimit të kërcënimeve të diktaturës me humor, zgjuarsi dhe finesë prej diplomati të lindur dhe intelektuali të sofistikuar.
Në Tropojanët, por të kishim mësuar nga humori dhe eleganca jetësore e Ali Mulës, shumë gjëra do t’i kishim kaluar pa drama dhe rrjedhojat ndoshta do të kishin qënë të tjera në këto vite dramatike të pluralizmit.
Ali Mula ishte një njeri modern dhe i gjithanshëm. Me atë thjeshtësi dhe lehtësi që ngjitej në bjeshkë apo kryente elektrifikimin e një fshati në vitet 1970, orientohej në rrugët e Manhatenit në Neë York, me atë pason që përdorte çiften dhe gjuante drerët në mal përdorte kameren dhe teknikën e fundit digitale.
Jeta e Ali Mulës sic thotë poeti i mirënjohur Skënder Buçpapaj, përvec të tjerash na deshmon se “Malsorit, kur ja do puna bëhet me dinjitet qytetas, ndërsa qytetasi nuk mund të bëhët kurrë malësor.”
Vepra letrare e Ali Mulës, kryesisht humorit, e shkruar me një stil të përkryer, me një fjalor të zgjedhur dhe plot figuracion, dëshmon për jetën e një njeriu solid, të një talenti të artit i cili e ndërtoi idealin e vet me një shije të hollë humori, por edhe brënge dhe shprese për të ardhmen.
Ali Mula u tall me Stalinin, me operativin e sigurimit, me sekretarin e parë të Partisë Komuniste, me luftën e klasave, me mbledhjet e famshme alla komunisce, me zborin, me burokratët dhe hileqarët që e urrenin vizionin dhe krenarinë e tij, sidomos satirën e tij, shpesh të pamëshirshme. Natyrisht që atëherë nuk ka patur facebook, por talljet dhe humori i Ali Mulës me sistemin dhe apartcikët e paaftë shpërndahej nga qytetarët cep në cep të Tropojës e më gjërë, me shpejtësinë e internetit të sotshëm dhe rrjetëve sociale.
Jam i bindur që jeta e Ali Mulës do të jetë burim i shumë librave studimorë, i dokumentarvë, filmave artistikë dhe shkrimeve monografike.
Ali Mula, ndërsa ka udhëtuar sot për në botën e përtjeme do të kujtohet si një kalorës i lirisë, i cili i sfidoi rregullat e ngurta të diktaturës duke na lënë si dhuratë një vepër komplekse artistike e cila do të admirohet gjatë .
Ali Mula u mbulua me admirimin e bashkëkohësve të tij, por vepra e tij do t’i bëjnë të mendohen thellë për lirinë, censurën dhe ndalimet politike të diktaturës edhe ata që nuk do të jenë bashkëkohësit tanë, por që do të çuditën me prirjet e tij të shumta artistike, me jetën e tij besnike ndaj vendlindjes dhe Atdheut.
Sot le të nderojmë Ali Mulën, njeriun fisnik të trevës së Tropojës dhe të të gjithë Shqipërisë.
Nuk thonë kot ai që është artist vetëm 15 apo 20 vjet është rastësisht artist, ndërsa ai që është artist për gjithë jetën, është padyshim një gjeni. I tillë ishte edhe miku ynë i paharruar Ali Mula, një gjeni i vertetë i artit shqiptar.
blank

Reagime për ekspozitën “Vështrim Historik Etnokulturor Pellazgjia-Epiri-Thesprotia-Çamëria”

Tiranë

Një ekspozitë me fotografi dhe harta e hapur në Tiranë ka shkaktuar reagime në mediat greke, që janë pasqyruar edhe në mediat në Shqipëri, duke sjellë edhe reagimin e Presidencës së Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita “Vështrim Historik Etnokulturor Pellazgjia-Epiri-Thesprotia-Çamëria” e hapur disa ditë më parë është vizituar edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ku sipas raportimeve në mediat greke ka shkaktuar edhe reagimin e Ambasadës së Greqisë në Shqipëri, ku pretendohet se ambasada ka kërkuar heqjen e ekspozitës dhe sqarime nga presidenti Meta.

Reagon Presidenca e Shqipërisë

Në lidhje me reagimet në media, ka reaguar edhe Tedi Blushi, këshilltari për mediat dhe zëdhënësi i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Lidhur me reagimet në mediat e vendit fqinj për ekspozimin në ambientet e jashtme të Institucionit të Presidencës së Shqipërisë, Blushi sqaron se: “Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë i ftuar në datën 15 nëntor 2021, për të vizituar këtë ekspozitë, të organizuar nga shoqëria civile, me fotografi dhe harta të vjetra, mijëra vjeçare, të gjetura në enciklopeditë dhe muzetë e vendeve të ndryshme të botës, si Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë dhe Greqisë”.

Sipas tij, Presidenti Meta e pranoi ftesën për të parë nga afër këtë ekspozitë, të organizuar jashtë ambienteve të Institucionit, “pa marrë përsipër të vërtetojë saktësinë apo të bëjë interpretimin e materialeve të ekspozuara”.

Sipas Blushit, çdo shtet serioz, duhet ta ketë të qartë, se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nuk jep llogari për vendimet dhe qëndrimet e tij para asnjë ambasade të akredituar në Tiranë, por vetëm para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

“Çdo përfaqësi e huaj në Tiranë, e çdo shteti që aderon në Konventën e Vjenës, për çdo pretendim apo sqarim lidhur me aktivitetin apo qëndrimet e Presidentit të Republikës, duhet të ndjekë vetëm rrugën zyrtare, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, siç dihet botërisht, ka qenë, është dhe do të mbetet një kundërshtar i vendosur i ndryshimit të kufijve në Ballkan”, theksohet në reagimin e Blushit.

Ekspozita

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” dhe Akademia “Rrënjët Shqiptare” kanë hapur në bashkëpunim më 15 nëntor ekspozitën me temë “Vështrim Historik Etnokulturor Pellazgjia-Epiri-Thesprotia-Çamëria”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, tek kangjellat rrethuese të selisë së Presidencës së Shqipërisë.

Sipas fondacionit, “kjo ekspozitë paraqet Epirin qysh nga koha që dokumentohet historia, si ajo e Trojës e deri në vitin 1920, 3.000 vjet”.

“Në hartat e ekspozuara jepet me kufij të qartë, të plotë, historia nga Arta deri në Vjosë, herë-herë deri në Lezhë, si territor pellazg, epirot, çam, alban, por asnjëherë me përkatësi helene apo greke”, thekson Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” në një njoftim rreth ekspozitës të publikuar në rrjetet sociale.

Në ekspozitën që do të qëndrojë e hapur edhe disa ditë paraqiten edhe fotografi që dëshmojnë gjenocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

blank

Sekuestrohet një Tevrat i lashtë në Turqi

Ardahan

Forcat turke të sigurisë sekuestruan një Tevrat, librin e shenjtë hebre të shkruar me dorë, të veshur me ar në verilindje të vendit, njoftoi një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tevrati, i cili besohet të jetë një artefakt historik, u konfiskua gjatë një kontrolli rrugor në autostradën Ardahan-Kars, tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për mediat.

Hetimet lidhur me ngjarjen kanë nisur.

blank

Shqipëri, ekspozitë me krijimtarinë e fotografëve të Periudhës Osmane

Në qytetin e Shkodrës është hapur ekspozita me krijimtarinë e fotografëve të Periudhës Osmane, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të Shqipërisë, të institucioneve turke në Shqipëri, të shoqatave të ndryshme, artistëve dhe studiuesve nga fusha të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, ishin të pranishëm ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti; zv/kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Dr. Mahmut Çevik; Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yöruk; drejtori i Muzeut “Marubi”, Luçjan Bedeni; drejtori i Instituti “Yunus Emre” Shkodër, Zafer Kıyıcı; si dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

blank

Ministrja Margariti gjatë fjalës së saj tha se është hera e parë që do të ekspozohen koleksionet e fotografëve të Periudhës Osmane në arkivën e Sulltan Abdyl Hamitit të Dytë në Stamboll.

“Prezenca e TIKA-s që ka qenë një partner i vazhdueshëm për ne në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, vjen kësaj radhe si një partner akoma edhe më i veçantë, sepse ka bërë të mundur falë edhe bashkëpunimit të mirë që kemi pasur me Ambasadën e Turqisë që gjithmonë ka mbështetur relatat e mira midis dy shteteve, sjelljen e kësaj ekspozite, sidomos të këtij katalogu si një vlerë e shtuar e të gjithë raportit që ne kemi pasur ndër shekuj dhe tashmë i mirë përcaktuar edhe në një hapësirë që lidhet ngushtësisht me artin, kulturën, por ngushtësisht edhe me memorien”, u shpreh Margariti.

Çevik theksoi se me kontributin e TIKA-s në Shqipëri nuk synojnë vetëm ngritjen nga ana ekonomike, por gjithashtu edhe nga ana kulturore dhe artistike.

“Me të gjithë mbështetjen tonë ekonomike dhe shpirtërore synojmë fuqizimin e të gjithë elementëve kulturore. Në këtë gjeografi, në këtë territor kemi bashkëjetuar për një kohë shumë të gjatë dhe gjatë kësaj periudhe kemi kultivuar poetë, muzikantë dhe artistët tanë të përbashkët. Në mbështetjen e kësaj ekspozite, me kontributin e çmuar dhe të pakursyer në hapjen e kësaj ekspozite nuk patëm asnjëherë asnjë ngurrim”, tha Çevik.

Ai tha se janë të gatshëm të bashkëpunojmë sërish për të rikthyer kujtesën e bashkëjetesës dhe të kulturës së përbashkët.

Ambasadori Yöruk tha se Shqipëria dhe shqiptarët zënë një vend të veçantë në zemrën e kombit turk, duke shtuar se “marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira që gëzojmë sot, marrin forcë nga historia e përbashkët, kultura dhe lidhjet rrënjësore mes popujve tanë. Miqësia mes turqve dhe shqiptarëve e lindur afërisht 6 shekuj më parë, aktualisht vazhdon të ndikojë pozitivisht të sotmen tonë”.

“Viti 2021 përmban një rëndësi të veçantë përsa i përket marrëdhënieve tona dypalëshe. Gjatë vizitës së fundit zyrtare të kryeministrit Rama në janar 2021, marrëdhëniet tona dypalëshe u ngritën në nivelin e partneritetit strategjik”, tha ai.

Ambasadori turk tha se Sulltan Abdyl Hamiti i Dytë ka mbështetur fotografë të rajoneve të ndryshme të Shtetit Osman, duke shtuar se Shteti Osman ka mbështetur degë të ndryshme të artit dhe ka ofruar stimuj të ndryshëm për artistët. Sipas tij, fotografitë e ekspozitës hedhin dritë mbi pikët e përbashkëta të jetës së njerëzve.

blank

Bedeni tha se pas pothuajse gjashtë muajsh përpjekje intensive dhe pune të madhe ia arritën më në fund që të ekspozojmë njëherësh Pietro Marubbin me fotografët më të rëndësishëm të historisë botërore të fotografisë.

“Kam një falënderim shumë të përzemërt për ambasadorin turk Yöruk me të cilin kemi bashkëpunuar ngushtësisht për të bërë të mundur realizimin e kësaj ekspozite, falënderoj ministren për prezencën dhe zv/presidentin e TIKA-s që patjetër është një suport shumë i rëndësishëm, duke qenë se pjesë e kësaj ekspozite është edhe një libër me krijimtarinë e të gjithë këtyre fotografeve”, tha Bedeni.

Ekspozita “Pietro Marubbi dhe fotografët e Periudhës Osmane” do të qëndrojë e hapur deri më datë 5 dhjetor dhe organizohet nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, TIKA-n dhe Ambasada e Turqisë në Tiranë. Ekspozita përfshin foto me tematika të ndryshme të disa fotografëve si Pietro Marubbi, Vëllezërit Abdullahyan, Pascal Sébah, Vasilikis Kargopoulos, Félix Bonfils, Guillaume Berggren, Nikolas Andriomeno, Bogos Tarkulyan dhe të tjerë.

Në kuadër të ekspozitës, me ndihmën e TIKA-s është botuar edhe një libër me titull “Fotografët në Periudhën Osmane nga Stambolli në Shkodër”.

blank

Skulptori i njohur Agim Rada po përgatit shtatoren e At Gjergj Fishtës

Skulptori i njohur Agim Rada po përgatit shtatoren e At Gjergj Fishtës

blank

Kompozitori Gazmend Mullahi dhe 36 këngët e albumit të tij “Qiellit i flas” – Nga INA KOSTURI

Dhjetori është muaji i Festivalit të Këngës në RadioTelevizion. Pas pak media do i përkushtohet këtij evenimenti të muzikës, e në mënyrë specifike këngës shqiptare, kësaj gjinie të dashur për shqiptarët. Këngët e festivalit do vijnë natyrshëm, ndërsa refreni se dikur ka pasur këngë me melodi, apo se njerëzit kanë nevojë për këngë të tilla, të thjeshta, që mund ti mbajnë mend, ti këndojnë, dëgjohet vazhdimisht … Përtej festivalit, në kohën e sotme komercializmi e dvd duket se kanë mbuluar muzikën profesionale, e për ta ruajtur traditën tonë, vlen të përmendim kompozitorët shqiptarë, të cilët një pjesë të gjërë të krijmtarisë së tyre ja dedikojnë këngës.

Është e çuditshme që këngë të cilat janë shumë të njohura, shpesh identifikohen me emrin e këngëtarit dhe vetëm kur i dëgjojmë në një album ndërgjegjësohemi se kjo është kënga e x kompozitori, se kënga aq e njohur është bërë në publik “pronë” e atij që e këndon. Ndodhi në vitet e fundit, që shqiptarët të apasionuar pas këngës provuan të këndojnë pa kursim, me një pasion të pashoq, duke shndërruar këngë të mrekullueshme në hite, këndimi i të cilave i bëri të njohur të rinjtë shqiptarë, ata që inspiruan të bëhen këngëtarë. “Ethet e të premtes mbrëma” ish emisioni që solli shpesh muzikën, këngën e Gazmend Mullahit, si një kompozitor me krijmtari të një lloji të veçantë, ku ndjenja e përfshin këngën, a ndoshta se kënga është plot frymëzim, aq sa njerëzit, të rinjtë vecanërisht, e kuptuan dhe kënduan me lehtësi, duke i kthyer këngët në motive të njohura, duke arritur atë që kënga ka suksesin më të madh, bërjen e saj popullore, përshirjen në një repertor më të gjerë se ai i një festivali. Nëse krijmtaria serioze, veprat simfonike, baladat e të tjera pjesë të muzikës klasike e kanë vendin e nderit në skena të mëdha, tek publiku elitar që i shijon në heshtje me atë mënyrën aristokrate, kënga e ka suksesin kur del jashtë kufijve të skenës, kur e shpërfill skenën, duke hyrë në jetën e njerëzve, duke u bërë pjesë e pasionit, kur mbahet mënd gjatë e këndohet si e tillë nga shumë njerëz , profesionistë e diletantë, të cilët e gjejnë kënaqësinë tek kjo gjini e thjeshtë po që e ka shoqëruar njerëzimin në vite e vite si një pronë e trashëgimisë dhe identitetit, që ja kanë përvetësuar autorit. Ndryshe nga përvetësimi i çdo lloj prone, në këtë rast kompozitori ka arritur qëllimin e tij, ky është suksesi i kësaj gjinie. Cdo periudhë ka këngët e saj, të kushtëzuara nga koha, momenti, çdo brez ka këngët e tij. Ka këngë që i rezistojnë brezave, i rezistojnë kohës, e ato janë këngë të mira, ku pasioni e profesionalizmi, melodia, shkrihen së bashku. Ka këngë që u duhen njerëzve, sidomos në periudha të caktuara, me lirizmin e tyre, muzikën e poezinë.

E nëse një nga këngët e Etheve, e kënduar nga Eranda Libohova po dhe shume të rinj shqiptarë, u shndërrua në një këngë provë, krijmtaria e kompozitorit Gamend Mullahi u shfaq së fundmi me një përmbledhje këngësh, një album, për të na kujtuar autorësinë dhe të shumë melodive të njohura, të dëgjuara e kënduara në vite, si një kujtesë se njëra pas tjetrës, 36 këngët e albumit “Qiellit i flas” janë frymëimi i këtij kompozitori, bashkëngjitur me poezitë dhe zërat e këngëtarëve, secila origjinale, po gjithsesi të bashkuara nga lirizmi e ndjenja. E ardhur nëpërmjet cd si këngë të përzgjedhura nga krijmtaria e tij, këto 36 këngë plotësojnë jo vetëm tablonë e krijmtarisë të shtrirë në kohë, para dhe pas viteve 90, po ato janë dëshmi e një numri të madh krijimesh , vecanërisht për gamën e gjerë të melodive, lirizmit, atyre këngëve që këndohen e mbeten në kujtesë. Krijmtarisë ndër vite si kompozitor i poemit simfonik, rapsodisë, tripël poemë koncertit, baladave e kantatave, baladave vokale e pjesëve për muzikë dhome për instrumenta , baladës për violonçel, vepra të rëndësishme të krijmtarisë së kompozitorit i qëndron përkrah përkushtimi dhe suksesi i këngëve të muzikës së lehtë, si dëshmi e një shpirti të lirë, që i këndon ndjenjës, i një poeti që me tingujt, temat lirike, përcon thjeshtë motivet jetës. Është optimizmi, pasioni, dashuria për njerëzit për jetën, peisazhin, që skalit portretin e kompozitorit në këngë, i bën ato që dashura, të njohura e të ndjera.

Kompozitori Muhalli vjen me një lirizëm dhe atëherë kur politizimi ish i detyruar . Duket se në momentet e vështira të para viteve 90 kur tematika kushtëonte dhe zhvlerësonte këngën, ai ka patur aftësinë të gjejë shtegun për të dhënë njerëzoren, dëshirën për jetën, dëshirën e njeriut për ta shijuar jetën kudo, duke i kënduar asaj me pasion, pasion ky aq i fuqishëm sa shpërfill çdo sistem.Kënga tij u bë udhërrëfyese e konceptimit ndryshe të këngës lirike në një periudhë të vështirë. Në bashkëpunim me autorët e teksteve ato pëlqehen për faktin se janë shqiptare dhe të çojnë drejt asaj këngë që i këndon dashurisë si një ndjenjë sublime, kënga lirike është ajo që pëlqehet se i afrohet ndjenjave, e përjeton jetën nëpërmjet tyre në situata të ndryshme, ndjesi që variojnë nga njëra tek tjetra, që ndonëse janë të ndryshme janë dhe të afërta, se kanë të përbashkët këtë dashuri që njerëzit më shumë se kudo duan ta gjejnë në këngë .Kompozitori i jep këngës misionin e saj të vërtetë, e zhvesh nga ajo forcë e jashtme e skematike marshi që i imponoi diktatura për ta zhvendosur në plane të qeta.

Midis 36 këngëve janë dhe dy melodi orkestrale të interpretuara në trompë nga Gasper Curcia, për të dëshmuar për kohën largët e interpretimin dinjitoz, krahas zërave të Robert Aliajt , Eranda Libohovës teksteve të Zhuliana Jorganxhi e shumë zërave e emrave të tjerë, pa mundur ti rendis, shumë të njohur vite më parë e deri sot. Me kuriozitetin e lojës në trompë në një kohë të largët në dy orkstralet, këngët vijnë njëra pas tjtrës. Pas një dite në morinë e asaj që ke dëgjuar, muzikë filmash, këngë të ndryshme, reklama, muzikë klasike, cuditërisht njëra nga këngët të vjen papritmas në mendje. Është kenga e albumit të kompoitorit shqiptar. Ndoshta ke harruar renditjen, nëse bën pjesë në albumin e parë a të dytin, harron ndoshta dhe autorin e tekstit. Fakti që të vjen papritmas në mendje në ditë të ngarkuara të jetës plot muzikë është komenti më i mirë që mund ti bësh krijmtarisë së një kompozitori.E krahas këngëve në album , vlen të ndalesh në atë që miqtë i kanë dedikuar kompozitorit dhe mikut të vyer siò e quajnë , kompozitorit Mullahi. Janë dedikime të sinqerta, ku ngjashmërisht me këngën përmbajtjen e saj urojnë dhe vlerësojnë albumin dhe krijmtarinë e tij. Miqtë kompozitorë e muzikantë të njohur, personalitete të artit shqiptar kanë lënë nga një mesazh special. Duket se dashurinë që kënga tansmeton e kanë përkufizuar në thënie dhe e gjitha është me të vërtëtë origjinale . Vështirë të shkruashn njërën, pasi tjetrën s mund ta harrosh, nëse përmënd Ferdinand Dedën duhet të citosh dhe Vaçe Zelën. Frazat dhe emrat shkrihen dhe ashtu së bashku japin portretin e kompozitorit. Ky do ish përkufizimi më i saktë.

Këngët e Gazmendit i ndiej, se janë të vërteta, me to shijoni muzikën kushtuar dashurisë, motivet më mbesin në mendje e s më dalin për qamet…. Të tjerë personalitete vazhdojnë më të tjera fraza: Këto janë këngë origjinale dhe gjithmonë të kohës, është kompozitor i sinqertë, mik e koleg i vyer, organizoi tinguj sa profesionalë e të menduar në të folurën shqip me tinguj, melodi e ndjerë, stil i veçantë muzikor, koncentrat poezie, ndër përfaqësuesit më të spikatur të kompozitorëve profesionistë, e secila prej tyre mban vërtetësinë , dashurinë e një artisti. Me këngën e tij na mësoi si të shikonim ndryshe nga atëherë këngën e lehtë lirike, thotë kompozitori Hajk Zaharian, kënga e tij është poezi që del nga një shpirt i bukur, sipas poetes Jorganxhi. Nga njëri kompozitor tek tjetri, nga Peçi tek Kaçinari kënga komentohet plot dashuri, ndërsa dy disqet janë pasqyrim dinjitoz i krijmtarisë së kompozitorit Mullahi.

blank

Filarmonia e parë shqiptare u krijua më 1924 jo në 1950, libri i Toles për “Vatrën” me dokumente të panjohura

Një libër për bandën Kombëtare Vatra i Vaso Toles është promovuar në Akademinë e Shkencave, duke sjellë historinë e saj nga vitet 1920 e deri në ditët e sotme dhe rolin e Vatrës në institucionalizmin e muzikës pranë institucioneve të shtetit shqiptar, por libri sjell edhe më shumë.

“Kontributin e Thoma Nasit si krjues e drejtues i formacionit muzikor i bandës “Vatra” dhe dirigjenti dhe ideatori i orkestrës së parë sinfonike shqiptare të krijuar në Korçë. Banda Kombëtare “Vatra” është interpretuesja e parë zyrtare e himnit kombëtar. Ajo ka interpretuar të gjitha këngët e njohura si patriotike si “Dua më shumë mëmëdhenë” apo “Eja mblidhemi këtu-këtu”, tha Vaso Tole.

Historia e bandës që u bë presidenciale e mandej mbretërore, që mblodhi trashëgiminë foklorike dhe nxiti mësimin e muzikës në shkolla vjen në një botim me dokumentacion mbi Thoma Nasin ne Shqipëri e luftën e Vlorës, duke theksuar se do jemi komb europian kur të vlerësojmë artet dhe muzikën. Tole kujton se Deri më sot dinim që “Filarmonia e parë u krijua më 1950, por në fakt jo, u krijua më 1924”.

Mbi këtë detaj, Zana Shuteriqi vëren se “është dokumentacion i panjohur deri më sot dhe kjo padyshim e bën të rëndësishme rimarrjen e çështjen e ‘Vatrës”. Ndërkaq, Zaho Golemi vëren se “armët e tyre ishin veglat muzikore që ishin nga më të mirat sepse edhe stërgjyshërit e tyre, ashtu i blinin armët, nga më të mirat”. Konferenca u përshëndet nga pasardhësit e Thoma Nasit për mes një videoje.

blank

Inaugurimi i skulpturës: ‘Vajza me Lule’, realizuar nga artisti i popullit Mumtas Dhrami

Inaugurohet vepra e Artistit të shquar Mumtas Dhrami “Vajza me Lule”.

Kjo skulpture që është vendosur para drejtorisë qendrore të bankës Credins, është realizuar me mjaft mjeshtëri nga artisti i popullit Mumtas Dhrami, një artist i cili është padyshim një shembull i jashtëzakonshëm talenti dhe dedikimi në fushën e artit dhe krijimtarisë duke lënë gjurmë në historinë shqiptare.

Është cilësuar si artisti që skaliti historinë e kombit shqiptar dhe është dalluar për kreativitet si dhe origjinalitet duke marrë edhe titullin ‘Skulptor i Popullit’ në vitin 1978, si dhe titullin ‘Nder i kombit’.

Skulptori Dhrami, ndër vite ka krijuar vepra të panumërta në bashkautorësi si: Monumentin e Kristoforidhit në Elbasan (1962), Monumentin e Pavarësisë në Vlorë (1970), Monumentin e ‘Nënës Shqipëri’ në Tiranë (1971), Autor i monumentit në Drashovicë, Monumentin e Pezës, Obeliskun e Arsimit në Gjirokastër.

Gjithashtu është dhe autor i shumë veprave personale artistike si: Busti i Shkurte Pal Vatës, Busti i Liri Gegos dhe Portreti i Rugovasit në Galerinë e Arteve, Busti i Jani Vretos në Leskovik (1996), Portret i nënë Terezës, Monumenti i Ali Pashë Tepelenës, Monumenti i Lasgush Poradecit, Monumenti i Mitrush Kutelit. etj. Është nderuar me çmime nga të huajt ku mund të përmendim dekoratë nderi ‘Bene Merito’ nga shteti i Polonisë, si dhe çmime e nderime të shumta nga shteti Shqiptar.

 

blank

Tiranë: Premiera e filmit artistik “Katrori i Pushtetit”, kushtuar gazetarëve shqiptarë dhe lirisë së medias

Regjisori i njohur shqiptar Robert Budina shfaqi sot në Tiranë filmin e tij të ri artistik titulluar “Katrori i Pushtetit”.

Në qendër të filmit janë 3 gazetare dhe një redaksi telezioni, të përfshirë në raportimin e lajmeve, teksa përballen me krimin, korrupsionin dhe vet hallet e jetës së tyre.

Premiera e parë iu kushtua gazetarëve, të cilët, sipas studimeve, ndeshen përditë me kërcënimet e shumanshme, pagat e ulëta, autocensurën dhe shpërdorimin politik.

Filmi më i ri artistik i regjisorit të njohur Robert Budina “Katrori i Pushtetit” i kushtohet lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes.

Një kriminel lirohet befas nga dënimi me burgim të përjetshëm dhe një politikan i shquar vdes papritur në vilën e tij, ndërsa redaksia e varfër e lajmeve të Televizionit Era, EraTV, nuk pranon të shitet të këmbim të lirisë së raportimit, edhe pse me gazetarë të papaguar mirë dhe me një mori hallesh familjare.

Gazetaret në role, aktoret Ema Andrea, Dasara Xhangolli dhe Sara Smaja, të drejtuara nga kryeredaktori i tyre, artisti i njohur Neritan Liçaj, rendin pas lajmeve të politikës, kriminalitetit dhe ekonomisë, por prapa çdo muri goditen, kërcënohen dhe pengohen nga politikanët, kriminelët dhe të korruptuarit.

“Tre vajzat gazetare zbulojnë një korrupsion të madh shpirtëror të kësaj shoqërie dhe të gjitha së bashku përpiqen të formojnë atë puzzle-n e duhur dhe të gjejnë se çfarë duhet të bëjnë me këtë gjë që kanë zbuluar. Janë vënë përballë një dileme të madhe, por në gjithë në këtë përpjekje ato kanë pengesa të jashtëzakonshme. Këtë thotë edhe titulli i filmit: media përballë politikës, krimit dhe biznesit” – thotë regjisori i filmit, Robert Budina.

Filmi “Katrori i Pushtetit” është, sipas tij, një shenjë respekti për sakrificat e gazetarëve shqiptarë, që nuk pranojnë të keqpërdoren dhe refuzojnë të mbërthehen nga intrigat e pushteteve të tjera.

Premiera e parë e filmit iu kushtua gazetarëve, ata ishin spektatorët e parë të tij dhe shumë prej tyre e gjetën veten në të.

Një prej tyre ishte pedagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, më herët fitues një çmimi vjetor për gazetarinë investigative, kur raportoi një rast korrupsioni me fondet publike.

“Reporterët e terrenit në Shqipëri, ata që kanë kontakt të menjëhershëm me lajmin, kanë disa sfida përpara. Sfida e parë është me pronarët e tyre, të cilët nuk i kanë në anën e tyre. Pronarët janë në anën e biznesit të tyre dhe shpesh herë në anën e pushtetit. Sfida e dytë është pushteti, i cili është sigurisht përballë tyre, dhe përpiqet t’i deligjitimojë, t’i pengojë dhe t’i linçojë ata. Sfida e tretë është marketingu, i cili përpiqet gjithashtu që t’a përzjejë informacionin me reklamën, me propagandën, me marrëdhëniet publike etj. Këto tre sfida janë të mjaftueshme që profesioni i gazetarit të bëhet tejet i lodhshëm dhe sfidues për reporterët, megjithë pasionin që ata kanë për të vërtetën” – thotë zoti Bregu.

Autorët pohuan se filmi artistik “Katrori i Pushtetit” përpiqet të shpjegojë shembullin shqiptar të raporteve midis medias nga një anë dhe politikës, biznesit dhe krimit nga ana tjetër.

Regjisori Budina thotë se ka arritur të krijojë një film artistik, brenda të cilit ndriçohet dhe bëhet i dukshëm realiteti i hidhur i pushteteve të dhunshme, që lidhin me fije të fshehta për t’i penguar gazetarët në detyrën e tyre për lajme të sakta dhe të pacensuruara.

“Ne menduam që të tregojmë historinë e tre gazetareve gra e vajza, me besimin se atyre u duhet besuar më shumë fuqi në vendim-marrje, gjë e cila është ende dobët në Shqipëri. Unë besoj se gra më të forta në Shqipëri do të bëjnë shoqëri, institucione dhe demokraci më të fortë. Përvoja ka treguar se, kur janë në detyra të rëndësishme vendim-marrëse, ato marrin vendime më të drejta se burrat” – thotë regjisori Budina.

Filmi “Katrori i Pushtetit” hyn në redaksitë e lajmeve, në tryezat e tyre të punës, studiot e montazhit dhe të debateve, në furgonat e gazetarëve, që nxitojnë drejt vendngjarjeve të krimit, hyn edhe në shtëpitë e reporterëve, me fëmijë, prindër dhe me halle si gjithë qytetarët e tjerë.

Po ashtu hyn edhe në vilat e politikanëve, brenda spitaleve dhe jetimoreve, nëpër kafene dhe mjedise të tjera, ku tema e ditës është mbijetesa përballë abuzimeve të shumëllojshme të pushteteve, që dhunojnë jetesën e qytetarëve./ZiA

blank

Prishtinë, ekspozitë për të zhdukurit e luftës e titulluar “Më gjeni”

Dy skulptura në formë njeriu të cilat ndriçojnë gjatë natës dhe duken sikur kanë dalë nga nëntoka, kanë për qëllim t’i bëjnë njerëzit t’i kujtojnë ata që nuk janë më në mesin e të gjallëve dhe të luftojnë harresën e fatit të të pagjeturve

Agim Sulaj   |03.11.2021
Prishtinë

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është hapur ekspozita personale e autorit Eroll Murati me titull “Më gjeni”, e cila ka të bëjë me çështjen e të pagjeturve të luftës së fundit në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy skulptura në formë njeriu të cilat ndriçojnë gjatë natës dhe duken sikur kanë dalë nga nëntoka duke çarë betonin, kanë për qëllim t’i bëjnë njerëzit t’i kujtojnë ata që nuk janë më në mesin e të gjallëve dhe të luftojnë harresën e fatit të të pagjeturve.

Autori Eroll Murati, në një bisedë me AA-në, thotë se kjo ekspozitë shkurtimisht mund të përkthehet si “kërkimi për shpëtim nga harresa”.

Murati thotë se në skulpturë janë prezent edhe masa e madhe edhe boshllëku si një kërkesë drejt asaj që sot është e zhdukur, por duke kërkuar shpëtim nga harresa.

“Kjo ekspozitë e cila prek një temë mjaft të ndjeshme, ka për qëllim të tregojë këta dy personazhe të cilët vijnë nga diku dhe përfundojnë në shesh, por ne nuk i dimë identitetet e tyre, por vetëm e dimë se këta janë të zhdukur të luftës”, thotë Murati.

Gjatë muajit të kaluar nga Serbia u kthyen në Kosovë eshtrat e shtatë personave të zhdukur në luftë dhe eshtrat e dy personave të tjerë të cilat u ribashkuan me pjesë të tjera të trupit.

Kosova vazhdon të kërkojë eshtrat edhe të mbi 1.600 të zhdukurve gjatë luftës së fundit.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend