Nis Konventa e PL- Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë
11:04, 27/04/2024
Ka nisur zyrtarisht punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë.
Kreu i kësaj partie, Ilir Meta përshëndeti delegatët e Konventës në nisje të punimeve në Pallatin e Kongreseve.
Ai nuk la pa bërë ironi me Lulzim Bashën.
“Kisha një lutje. Të çohemi në këmbë për atë vajzën e Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit dhe Pukës që fituan kundër mafies.
E puth edhe Rrokun kryetarin e Pukës dhe Hilën dhe Bert Malajn e Memaliajt. Ashtu fitohet.
Nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar dhe shumëzuar 7 herë 7, 42”, tha Meta.
Meta paralajmëron: Kush është me Ilirin, të rrijë! Vulën s’na e merr Rama
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur fjalën me kritika ndaj anëtarëve të Konventës Kombëtare.
Meta u shpreh se është hera e fundit që Konventa e PL-së do të nisë 30 minuta me vonesë, duke shtuar se së shpejti do të ketë një parti të re “përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument”.
Ai deklaroi se Edi Rama ka rrëmbyer vulën e PD-së dhe se e “gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e PL dhe të shuajë opozitarizmin”.
“Kjo është Konventa e fundit e Partisë së Lirisë që nis 30 minura me vonesë. Së shpejti do të kemi një Konventë të re dhe parti të re siç duhet përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument, që ka rrëmbyer vulën e PD, partisë kryesore të opozitare në vend dhe e gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e Partisë së Lirisë dhe të shuajë opozitarizmin. Kërkoj falje që nuk do të mbaj ndonjë fjalim të bukur”, tha kreu i PL-së.
Meta ka paralajmëruar nga konventa e PL-së, të gjithë anëtarët e saj se kush është pro tij kur ai të zgjidhet president i kësaj partie, të qëndrojnë dhe të tjerët të ikin.
“Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush nuk është, jep dorën dhe ikën. Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçit dhe atij torollakut, e ka gabim! Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë dhe Nanos për t’u përballur me këtë mafie. Gabimi që bëra është se LSI shkoi me 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite që koordinonin bashkë, që kishin lidhje bashkë. Njëra punonte për Ramën e tjetra për Bashën, e të dyja bashkë kundër LSI”, tha Meta.
Meta: Rama e Basha merrnin miliona euro për kandidatët, unë vendosa të rinjtë në listat e deputetëve
Në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë synuar të eliminonin Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Meta po ashtu tha se dy kompani izraelite, të cilat punonin për Bashën dhe për Ramën, kanë punuar kundër LSI-së.
Kryetari i Partisë së Lirisë lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës se këta të fundit morën nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në listat e deputetëve në zgjedhjet parlamentare. Ai tha nga Konventa se vetë zgjodhi që të vendoste në lista të rinjtë.
“Organizimi sot fillon nga e para, në darkë do të mblidhemi me komisionin e organizimit dhe do të bëjmë bilancin e ditës së sotme, do e fillojmë nga vetja.
Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta.
Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe torollaku të merrte nga 1 milion euro, 2 milionë euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë”, tha ai.
Meta me tone të forta: McGonigalët mendojnë se ne jemi popull pulash! Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli me tone të ashpra ndaj mafies ndërkombëtare që po operon në Shqipëri.
Ai sulmoi konkretisht Sorosin dhe McGonigalin.
“McGonigalët mendojnë se ne jemi popull pulash dhe thoni shkeleni Kushtetutën dhe bëjeni fërtele. Kështu e bëni ju? I betoni anëtarët e Gjykatës Kushtetuese tek Lana. E zgjidhni Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta? Turp, turp, turp për McGonigalët.
Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm për marrëdhëniet me Italinë nuk e bëra, të dalë ambasadori i Italisë dhe të diskutojë për dekretin e presidentit, ku ndodh kjo?
Le të guxojë ndonjë ambasador në Shqipëri të diskutojë dekretet e Bajram Begajt unë i pari do t’i tregoj vendin e do të mbledh të gjithë Shqipërinë përpara asaj ambasade”, tha Meta.
“Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte.
Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurtë se nuk është vepër e Sekretarit të Shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai e ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje, do ta kishte takuar Dvoranin.
Mirë, dakord unë u çmenda, po ti tarallak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në Gjykatën Kushtetuese,” tha Meta ndër të tjera.
Meta: Vula pa parti merr 1 mln euro, komunitetet fetare vetëm 1.4 mln! Do iki kur të plotësohen 5 prioritetet
Këtë të shtunë, në Konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta preku dhe marrëdhënien e qeverisë shqiptare me komunitetet fetare.
“Çdo vit s’ka asnjë ndryshim”, u shpreh Meta referuar raportit të DASH pikërisht për këtë çështje.
Sipas tij, 5 komunitetet fetare nuk mbështeten mjaftueshëm financiarisht nga shteti. Madje ai foli me shifra sa i takon buxhetit të partive krahasuar me paratë që marrin klerikët apo udhëheqës të tjerë fetarë.
“Përveç harmonisë e paqes, është problem i shtetit. Pra me pak fjalë, komunitetet fetare marrin nga buxheti i shtetit 1.4 mln euro në vit. Partia e Rilindjes merr 1.6 mln euro, ndërsa vula pa parti, merr 1 mln euro! Ky është problem se njerëz me shkollë, të përgjegjshëm që janë klerikë ikin sepse nuk kanë mundësi ekonomike.
Shtrijnë dorën kush t’u japë ndonjë fond, ka nga ata që japin fonde për qëllime të mira, ose nga ata që përpiqen të penetrojnë e të krijojnë probleme, ne na e kanë lënë amanet udhëheqësit e besimeve, pa atdhe nuk ka fe! Ishin ata që shpallën pavarësinë, ishin ata të Kongresit të Lushnjes, ka qenë meritë e tyre jo e partive politike. Nëse ne nuk i mbështesim nga buxheti i shtetit që mos t’i shtrijnë dorën askujt, atëherë ne i shërbejmë përcarjes fetare dhe shndërrimitt ë këtyure instuticioneve në instrumenta. Kam një premtim, është një detyrim që duhet ta kishim bërë me kohë se dhe Zoti do na kishte ndihmuar më shumë si komb.
Të gjitha pronat do të kthehen, të gjitha! Ose do të kompensohen sipas ligjit, minimum do dhjetfishohet që vitin e parë mbështetja për komunitetet fetare në mënyrë që që ta bëjnë detyrën e tyre me përkushtin ndaj Zotit dhe atdheut. Se ata merren më shumë me të varfrit se qeveria që i ka braktisur”, tha Meta në fjalën e tij.
Ilir Meta pati një mesazh në fjalimin e tij në Konventë, për të gjithë ata që kërkojnë që ai të largohet nga politka.
“Kushdo që Ilir Meta të largohet nga politika, duhet të votojë 5 prioritetet. Kur të bëhen 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë, atëherë do iki. Gjyshet tona në Skrapar na kanë mësuar malet tona, edhe më të larta, kur kohët tona ishin më të vështira. Never give up”, tha Meta.
Dritan Hila eshte biri i kurves , nga familja terroriste e sigurimit komunist .Prek Cali ka vra pak kriminela komunista!
Preka i Calve ka vra komunistat vet po deklaroni. çdo vrasje pa gjygj është krim. Dhe ky klasifikohet një kriminel si çdo njeri në çfar do lloj shteti që kundërshton dhe vret forcat ushtarake të shtetit. Deri ketu ai është mjevkriminel. Tani që ka ndryshuar sistemi ushtarët që ka vra ai janë kriminel ndërsa Preka është një patriot. Ok. Pas kësaj ka edhe një konkluzion tjetër që ju ish të dënuarit ë diktaturës duhet ta kuptoni. E para ju jen një pakicë ë pa perfillshme në këtë vend. E dyta pushteti komunist që u instalua për 50 vjet ju ka mundur një herë ë përgjithmonë. Së treti ju jeni aq të përçarë mes njeri tjetrit sa që keni me armik bashkvuajtesin se sa persekutimin tuaj. Dhe se katërti jeni të korruptueshem shiteni ë blihen si lopët në treg. Së pesti ju jeni si qeni që i leh hënës.
Hila ka të drejte, sepse Prek Cali kishte kulla, ndersa Hila i shkreti si shume të tjere nuk kishte as gomar e kesisoj pra shokun e shume shoke të tjere i mori partija pri katuni i gradoi me pare pastaj i formatoi ne shkollen e partise i brumosi e pra nga kasollja andej nga eshte ky fukara u bo padishah megjithese ky e shume si ky nuk kane asnji lidhje me ate që quhet lufta e dyte (sepse dihet mire se sa kane luftuar trimat partizan .(duke ju kerkuar falje. Për zgjatjen, mirepo do ta permend Z.Ilir Ikonomin “keta më tha : nuk shikojne arkivat. ” i thash se keta jane trushpelare e nuk dine se çjane arkivat. Kesisoj pra fajin e kane keta djem që studjojne e kerkojn të bejne historine bazuar ne dokumenta reale, sepse kemi 97 vjet që historia eshte genjeshter.
Kam pas rastin të bisedoj me personin që ju la ne dore Prek Cali për ta torturuar (dihet që Preka u dorezua në bese dhe nuk kishte bere asnji vrasje. ) personi atehere nji për fat të keq djale Tironas 15 vjeçare që nuk dinte të perdorte as armen ka pohu me gojen e tij se si ja ka pre e hap lekuren nga kemba deri sa deshen ata që zgerdhiheshin me kete.
Ama nji gje e thonte të vertet : si ai burre nuk uleriti nga dhimbja. Keshtu ishte PREK CALI o shoku ushtar
Ndersa Atij Djalit do ti lutem të studjoj e sigurisht ne se mundet eshte kontribut me shume vlere
VENDİ MBAHET PENG NGA PRONAT DHE HİSTORİA
FALEMNDERİT DJALE RROFSH E ME FAL PËR ZGJATJEN MİREPO KETA MİOPE TË BEZDISIN
Akoma nuk ka mbaruar asgje me kumunistat terrorista ,komunisti eshte mashtrues nga natyra,eshte hajdud i pa bese, kriminel i pa fe ,tradhtar i pa Atdhe ; 1945 ne Shkoder valvitej flamuri Jugosllav i Titos , nderkohe vlonte ,grabitja e pasuris private si,para, unaza,rrelika, ar,libra te vjeter me vlere historike( kjo sipas porosise dhe informacioneve serbe);terrori komunist vazhdonte ne popull pa asnje princip shteteror, njerezit shihnin banda te uritura per gjak, tortura e pushkatime pa gjygjè , kufoma neper rruge drejte Vermoshit….Prek Cali i priti me pushke pushtuesit sllavo-komunist ! Qysh atehere dihej se komunistat ishin kopilat e rraces me te degjeneruar te kombit shqiptare, dhe ashtu dolen , falimentuan me iden e krimit dhe te urrejtjes klasore , duke shenuar faqen me te zeze te kombit shqiptare; U degjeneruan duke lepire teoritè marksiste ,por falimentuan me turp ne ekonomi, ne politik, ne kultur dhe ne kostum shoqeror …….pastaj u vet shemben si kala plehu. Keshtjella e sajuar mbi rrenen,krimin, mashtrimin ,perçarje dhe urrejtjen, u dorzua pa kushte para armikut kapitalist.Talebanet komunist sajuan ate qe duan me shume , fallsitetin demokratik me Sali spiunin ne krye , pastaj treguan lekuren e vertet te hipokrizise ,drogen e prostitucionin ,manipolimin e vjedhjen e votave, vjedhjen e pasuris publike e private,djegien e vendit , vrasje , korrupsion masiv e arrogance,urrejtje per Heroin Gjergj Kastriotin. Kjo situat nuk i ka shpetuar perendimit! SHBA e dine qe komunizmi nuk eshte permbysur , plehu jeton i maskuar me kustumin prendimor ,por çdo dite edhe me shume po qelbet ,Elita e plehut Rama, Meta, Basha- Berisha jeton me ndihmen ekonomike te asaj bote kapitaliste qe e urrenin dhe e urrejne edhe sot parimet e liris dhe te se drejtes.Shikojme djemt e vajzat e kriminelave komunist si u bene ministra pro NATO -s e imperializmit Amerikan , Gjithnje servile e frikacak hipokrit , lepires pa dinjitet e pa moral,por mizor e te ndyrè me ma te dobetin!! Ne besuam dhe provuam rrugen demokratike te faljes dhe bashkjetese paqesore, rruga e drejtesis e paqes, rrugen e mirkuptimit e ,prosperitetit ; por siç shihet eshte marre per dobesi dhe frik! Durim, akoma nuk eshte thene fjala e fundit, mos u gezoni parakohet komunista- demokrat! Asgje nuk eshte humbur akoma. Ne shqiperi do te fitojne drejtesia prendimore ,liria dhe e verteta,jo urrejtja komuniste e mashtrimi! Prek Cali jeton ne jete te jetes sa malet shqiptare qe mbrojti nga pushtuesi , sot historia e lavdishme dhe busti i Tije ne Shkoder na kujton burrin vigan, malsorin trim patriot,heroin e pavdekshem! ata qe e vrane nuk ishin shqiptare ,sot jane ne plehun e historis te vetevrare nga ideologjia e krimit! Fjalet e Prek Calit para pushkatimit jehojne edhe sot si kushtrim “Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a vonë Shqipnia do të fitojë.” Do te fitoje shqiperia ndaj pushtuesit social-demokrat-komunist qe ja prishi edhe shtepin!
Akoma me komunizmin o njerez? Do ecim perpara ne apo do te rrime t’i biem legenit per te kaluaren.
Ketu nuk ka me cudira.
Kur merren me Skenderbeun ketu e 550 vjet me pare perse te mos mos merren me vetem 2 breza=70 vjet me pare.
Boll more se na cate trapin. Nuk ecet dot perpara, pa ngritur spirancen. Jepi gaz sa te duash. O e ngre spirancen, o e keput fare dhe ecen perpara.
Po ti Dashamir qe flet i fshehur me pseudonim, ose te pakten pa emer mbiemer?? Cfare je?
Na mbyten komunistat.. c’popull paskemi qene! Fae e keqe!
Pse si bini shkurt ne jemi Shqipëria Londineze e copëtuar që 1913, lufta e dytë botërore blloku nazifashist e shihte Shqipërinë si Shqipëri Etnike , grupi atlantes Amerik, Londer BRSS (Bashkimi Sovjetik) Francë etj. Nuk i pranonin ndryshimet e kufijeve. Shqiperia ishte pothuajse feudale kanunore 15 vite monarki i cili e braktisi vendin më 7 prill 39 mbetem me qeveri kuislinge. A kishin te drejte vëndet Kosova Makedonia ,Çamëria vëndet jashtë kufirit të mbështesnin Gjermanin mendoj se po se ndjeheshin Shqipëtarë, jo sllav jo grek, jo malajzez, Shqipëtarët brënda kufirit londinez ndjeheshin te pushtuar, A kishin të drejtë të luftonin për çlirim po kishin , përplasjet nisen se forcat e djathta në shipëri dhe forcat e batalionit SS kosovës në natën e 4 shkurtit vranë 72 veta çarë ishin këta ( në shtëpinë e Bari Omarit kunatit të Enverit në dhomën ku strehohesh Enveri meret një liste e personave që do ti bashkangjitej frontit NÇL dhe ju dorzua Xhafer Deves i cili me forcat e veta vajti shtepi më shtepi dhe i vrau ata, kjo ishte fillimi i një përplasje të eger civile të nxitur nga forcat kryesore të blloqeve të luftes . Ministri rendit i kohes bëri të pamundërën për largimin e Batalionit SS nga Tirana dhe ja ariti . Përplasjet në Shqipëri ishin faktor nderkombëtar dhe nga brenda çfaqeshin si lufte civile, shpesh me frymë patriotike . A mund të zmadhonte kufijte londineze të Shqipërise Preng Cali kure jo, A mund ti zmadhonte këto kufije PK kurë jo , palët ishin në shpresë kush fitonte luftën . Në jaltë Shqipëria mbetet lindje greqia 50% me 50% lindje perendim . Në Shqipëri ashpërsohen kontraditat midis atyre qe mbështetën gjermanin dhe atyre qe mbështeten Atlantën, ndryshon situata grupi qe mbështeti gjermanin filoj të mbeshtetej nga perendimi grup fronti NÇL u mbështetet nga lindje ku ishte përcaktuar nga jalta. Përplasjet civile dhe lufta e klasav u thellua . Le të themi janë martire të përplasjeve të bindjeve të blloqeve të mëdha por patriot për çështjen kombëtare se 80% e më shumë ishte luftë popullore për veteqeverisje, dhe bashkimin kombetar çështja e dytë deshtoj , jo at’here por edhe tani po viston e Amerikës BE dhe Rusise ti nuk bashkohesh me kosovën e jo më me viset e tjera si ëndra shekulore e Shqiptareve. Le të jenë heronjtë tanë patriote që kishin një ënder Shipërinë natyrale të gjithe ata që ranë në atë perjudhë , edhe ata SS të batalionit Skënderbeu që dhanë një besë për shqiperinë etnike besuan u vran dhe humbën por ideali Shqipërise natyrale jo. Le të bashkohemi më shumë të gjitha forcave të mbeshtesim idealin në rruget e sotme në zhvillimet e reja. Demokratike Respekt për ata njerëz panvarsisht mendimeve ndryshe ranë për çështjen kombetare.