VOAL

VOAL

Prej tash, Rita Ora në pulla postare të Kosovës

November 26, 2022
blank

Komentet

blank

“E kam neveri Big Brother”, Robert Aliaj bën deklaratën e fortë: Nëse Kristi lidhet me Kejvinën, s’më ka më baba

Robert Aliaj ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me djalin e tij, nëse ky i fundit lidhej me Kejvina Kthjellën brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Teksa komentoi afërsinë brenda shtëpisë së djalit të tij Krist Dragoti dhe modeles, Aliaj tha se ishte kundër lidhjeve në televizion.

“Është një njeri që e jeton jetën për qejfin e vetë në fakt. Asnjëherë nuk ka dashur televizionin, kurrë nuk ka pasur prirje, te “Love Story” e hutuan ato dy producentët, e shkatërruan fare. Ai mori një pagesë të mirë dhe tha e di si është puna, do vij të bëjë një gallatë, një eksperiment këtu. Edhe praktikisht ai ishte shumë i qartë që në fillim si te “Big Brother”, i tha: ‘Unë nuk jam këtu për gjë, dashurinë e kam jashtë, këtu kam ardhur për famë’.

Shiko këtu ka një moment që duhet sqaruar. Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte:

“Kjo është një femër që duhet respektuar”. E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoi që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shok, e thash që kam djalë, e thash në këtë term.

Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fus në shtëpi një tip të showbizit, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij showbizi sepse vetë kam qenë i showbizit, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta urdhëroj, se sa kur heqin ndonjë gjë.
Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarde. Kur vjen puna te familja, jemi serioz”, u shpreh Roberti për abcnews.al.

blank

Ndahet nga jeta Gina Lollobrigida, aktorja italiane ishte 95 vjeçe

VOAL- Gina (e quajtur Luigia) Lollobrigida ka vdekur. Protagonist i madh i kinemasë italiane të viteve pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë. Ajo lindi në Subiaco më 4 korrik 1927.

Gjatë karrierës së saj ajo është drejtuar nga regjisorë me një thellësi të madhe artistike si p.sh. Alberto Lattuada, Vittorio De Sica, Mario Monicelli, Pietro Germi, Alessandro Blasetti, Mario Soldati, John Huston, Carol Reed, King Vidor, Melvin Frank, Robert Z. Leonard përkrah yjeve me famë botërore si Rock Hudson, Tony Curtis, Yul Brynner, Anthony Quinn, Sean Connery, Robert Alda, Burt Lancaster, Errol Flynn, Humphrey Bogart dhe David Niven.

Me ngadalësimin e karrierës së saj kinematografike, ajo filloi një të dytë si fotografe, producente, fotoreportere, e cila në vitet 1970 e çoi gjithashtu atë të intervistonte Fidel Castron.

Gjatë karrierës ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë një Golden Globe për filmin Back in September, shtatë David di Donatello, dy Silver Ribbons, një yll në Hollywood Walk of Fame.

Ajo fitoi famë që në vitin 1947 kur përfundoi e treta në konkursin Miss Italia, pas Lucia Bosè dhe Gianna Maria Canale.

Në zgjedhjet e fundit politike, më 25 shtator, Gina Lollobrigida doli si kandidate për Senatin për listën sovrane dhe popullore të Italisë (Partia Komuniste, Atdheu Socialist, Aksioni Civil, Më shumë Itali dhe Italia e Rifituar). rsi-eb

blank

Nga Amerika femra më e bukur në botë për vitin 2022, 28-vjeçarja R’Bonney Gabriel është “Miss Universe 2022”

28-vjeçarja Miss USA R’ Bonney Gabriel , e cila është një stiliste, modele dhe instruktore rrobaqepëse nga Teksasi, u kurorëzua Miss Universe mbrëmjen e së shtunës, më 14 janar.

Në konkursin e 71-të magjepsës të Miss Universe të mbajtur në New Orleans, amerikanja u zgjodh si femra më e bukur në botë.
Miss Universe zyrtare është… SHBA🇺🇸 pic.twitter.com/mBZvNTJN1m

Në fazën finale të konkursit për tre finalistët, Gabriel u pyet se si do të punonte për të provuar se Miss Universe është një grua “dinamike dhe progresive” nëse fitonte.

” Unë do ta përdorja atë për të qenë një pioniere transformuese ,” u përgjigj Gabriel, duke iu referuar punës së saj dhe duke thënë se duke përdorur materiale të ricikluara në dizajnin e saj të modës dhe duke u mësuar qepjen viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje, ajo mund të ndryshojë botën.

“Është kaq e rëndësishme të investoni në të tjerët, të investoni në komunitetin tonë dhe të përdorni talentin tuaj unik për të bërë një ndryshim. Të gjithë kemi diçka të veçantë dhe kur i mbjellim ato fara tek njerëzit e tjerë në jetën tonë, i transformojmë dhe i përdorim si një mjet për ndryshim ”, tha gruaja më e bukur e vitit 2022.

Konkurrente nga 84 vende dhe rajone të tjera morën pjesë në konkursin e bukurisë së këtij viti. Gjatë natës kualifikuese, 84 garuesit u shfaqën me rroba banje, fustane mbrëmjeje dhe në një intervistë – me dyer të mbyllura.

Miss Afrika e Jugut – Top 16
Miss Peru – Top 16
Miss Portugalia – Top 16
Miss Trinidad and Tobago – Top 16

Konkursi “Miss Universe”, vendi ynë ka fituar një herë kurorën dhe atë në vitin 1964 me Corina Tsopei. Gjithashtu, përfaqësuesja jonë ka qenë në top 5 edhe tre herë: Daisy Mavraki (alternativa e dytë, 1952), Tina Roussou (alternativa e tretë, 1982) dhe Evelina Papantoniou (alternativa e parë, 2001).

Konkursi i ardhshëm i bukurisë Miss Universe 2023 pritet të mbahet në Amerikën Qendrore dhe konkretisht në El Salvador.

blank

Ndahet nga jeta Lisa Marie Presley, bija e vetme e mbretit të rokut

Lisa Marie Presley në një event për Elvisin. Në sfond nëna Priscilla

Vajza e vetme e mbretit të rokut vdiq të enjten pak pas shtrimit të tij në spital për shkak të një problemi të rëndë në zemër. Ajo ishte 54 vjeçe

 

VOAL- Këngëtarja Lisa Marie Presley, vajza e legjendës së rock ‘n’ roll-it, Elvis Presley, vdiq të enjten në moshën 54-vjeçare. Ajo ishte shtruar në një spital në Los Anxhelos disa orë më parë pas një ataku në zemër. “Me zemër të rëndëuar më duhet të ndaj lajmin shkatërrues se vajza ime e dashur Lisa Marie ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar në një deklaratë nëna Priscilla Presley.

Vajza e mbretit të shkëmbit u dërgua me urgjencë në spital mëngjesin e së enjtes, sipas një mesazhi që nëna e saj postoi më herët në rrjetet sociale. Sipas faqes së internetit TMZ, e cila u mbështet në burime anonime, gruaja u vendos në koma të induktuar pas arrestit kardiak. Presley ishte “pa ndjenja” kur shërbyesja e saj e zbuloi atë në shtëpinë e saj të enjten në mëngjes në Calabasas, një periferi e pasur e Los Anxhelosit, tha faqja. Ish-burri i saj, Danny Keough, i cili gjithashtu jeton në pronë, iu nënshtrua CPR derisa mjekët mbërritën dhe e çuan në spital.

Lisa Marie ishte në Golden Globes të martën e kaluar me nënën e saj për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të aktorit Austin Butler për rolin e tij në filmin kushtuar jetës së Elvisit. Lisa Marie kishte mbajtur kontrollin e pronës së babait të saj në Graceland në Memphis, Tennessee, ku ai u gjet pa ndjenja në gusht 1977. Pesley lëshoi ​​tre disqe në karrierën e saj të këngës dhe ishte e martuar me Danny Keough, nga i cili u divorcua më 1994, gjithashtu me Nicolas Cage, Michael Jackson dhe aktorin-kompozitor Michael Lockwood. rsi-eb

blank

Artisti i Teatrit të Operës dhe Baletit, Xhieldo Hyseni, fiton konkursin ndërkombëtar “AsLiCo” për këngëtarët e rinj lirik

Artisti i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB), Xhieldo Hyseni, vetëm 27 vjeç, është shpallur fitues në konkursin prestigjioz për këngëtarët e rinj lirik “AsLiCo”, të zhvilluar nga “Teatri Social i Como-s”, në Itali.

Në finalen që u mbajt të dielën e 8 janarit, ai arriti të rrëmbente i vetëm, mes shumë konkurrentëve, rolin e Salastros për veprën operistike të Mozart-it “Flauti magjik”, për ta interpretuat atë në teatrot e Lombardisë.

Këtë e njoftoi vetë drejtoresha e Përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina, e cila e uroi artistin e ri për arritjen dhe u shpreh krenare se si “kultura, arti dhe muzika na sjellin me pranë njëri-tjetrit”.

“Promovimi i të tilla talenteve përtej kufijve iu hap rrugën këngëtarëve të rinj, me aftësitë e duhura, të zgjerojnë horizontin dhe të rriten si nga ana artistike, asht edhe ajo profesionale”, tha ajo.

Përgjatë maratonës 3-ditore, në edicionin e 74-t të këtij konkursit, Shqipëria u përfaqësua nga tre të rinjtë e TKOB-së, Rovena Xhelili, Xhieldo Hyseni dhe Bledar Domi, në bashkëpunim me Rame Lahaj International Opera Festival (RLIOF) dhe me kujdesin e veçantë të drejtorit Artistik të RLIOF-it, Ulpiana Aliaj.

Teatri i Operës dhe Baletit promovon prej vitesh talentet e artistëve të rinj, në Shqipëri dhe përtej kufijve të saj. Kjo me qëllim rritjen e cilësisë së artit dhe kulturës shqiptare.

Ndër emrat e shquar shqiptar të dalë nga ky konkurs përmendim Gezim Myshketa, Ulpiana Aliaj, Marigona Qerkezi, Enkelejda Kamani, Klodjan Kacani.bw

blank

Artistët shqiptarë që ndërruan jetë në vitin 2022

Më 2022 u ndanë nga jeta shumë artistë të mëdhenj që kanë kontribuar në artin shqiptar dhe që do mbeten gjithnjë në kujtimet tona.

ARBEN SHAKA: Më 25 janar 2022 ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare Arben Shaka, aktori i njohur i humorit. Prirjet e tij ishin kryesisht për pantomimën aktoriale dhe kupletet muzikore, duke bërë bashkë filmin dhe cirkun.

Ai ka kaluar plot 33 vite në cirk, në skenë dhe në ekran, për artdashësit shqiptarë. Ndër filmat ku luajtur “Cirku në fshat”, “Perse bie kjo daulle”, “Odiseja e tifozëve”. Arben Shaka e filloi karrierën artistike në vitin 1966, ku interpretoi rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri” dhe në moshën 17-vjeçare nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës.

PANAJOT NAÇI: Më 30 janar 2022 ndërroi jetë në një aksident i rëndë aktori shqiptar Panajot Naçi. Aksidenti fatal i ndodhur në Athinë. I riu ka qenë duke lëvizur me një motor kur është përplasur me një makinë të grumbullimit të mbetjeve, në kryqëzimin e rrugëve Deligiorgi dhe Kerameikou. Përplasja ka qenë fatale dhe mësohet se Naçi ka ndërruar jetë në vend.

Panajot Naçi ishte ndër aktorët më të njohur në shumë seriale televizive dhe rolesh në teatër, nga më të suksesshmit në Greqi. Jo vetëm për familjarët e rrethin shoqëror e miqësor, por humbje e madhe është edhe për artin shqiptar. Panajot Naçi asnjëherë nuk e mohoi origjinën e tij, vendit ku u lind dhe u rrit. Ai rridhte nga një familje me tradita nga Himara, bir i një të dënuari politik në burgjet e diktaturës gjatë regjimit komunist.

ENEA ZHEGU: Më 31 maj 2022, ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare aktori i njohur Enea Zhegu, i cili u bë i famshëm me personazhin e tij “Tomka”, në filmin “Tomka dhe shokët e tij”. Zhegu ka luajtur edhe filma si “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, etj. Ishte viti 1978, kur regjisori Dhimitër Anagnosti e zgjodhi Enea Zhegun për filmin “Lulëkuqet mbi mur”.

Një vit më pas, Viktor Gjika do ta merrte për filmin “Njeriu me top” e në këtë kohë do të zgjidhej dhe për rolin kryesor të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, pra për rolin e Tomkës që do ta bënte të famshëm, ndërsa ai ishte ende nxënës në klasën e shtatë.

PANDI SIKU: Më 16 gusht 2022, ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, aktori i njohur Pandi Siku. Mësohet se Siku prej një viti vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai jetonte në SHBA, në shtetin e Illinois. Pandi Siku ishte aktor i suksesshëm i teatrit dhe filmit shqiptar.

Lindur me 28 Korrik 1949 në Tirane ai u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe më pas në vitin 1973 ai iu bashkua trupës së Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) duke interpretuar mjaft role, kryesisht role të dyta. Aktiviteti i tij do të shtrihet në harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër debutimin e bën ne dramën “Toka e jonë” dhe “Bashkë me agimin”.

Më pas mund të përmendim edhe shumë shfaqje të tjera teatrale si: Adlinin në “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit të fundit”; Arjani në “Jeta e tjetrit”; Shpendi në “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi në Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema në “Komunistët” (1981), Merkusi në “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini në “Dy zotërinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-të; Lucencio në “Zbutja e kryeneçes”; Kostandini në “Kush e solli Doruntinën” ; Rexhepi në “Besa”; Pjesëtar i korit në “Quoa vadis”; Amnekofi në “Absurditeti antik” etj.

ENVER HYSENI: Më 29 tetor ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare aktori i teatrit “Migjeni” në Shkodër, Enver Hyseni.  Prej vitit 1975, Hyseni numëron role të shumta në teatër, por nuk kanë munguar as rolet e tij në filma.

ALBERT JANKU: Më 18 dhjetor 2022 vdiq në moshën 83-vjeçare një prej figurave më të spikatura të baletit, “Artisti i Merituar” Albert Janku. Ai ishte një ndër solistët e parë të baletit shqiptar, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm nderi në jetën artistike dhe në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Janku e nisi karrierën në vitin 1955 si kërcimtar e si solist i baletit dhe për 40 vite me radhë i dhuroi skenës shqiptare me dhjetra role. Spikasin rolet në baletet kombëtare si atë të Jonuz Bruges në baletin “Bijtë e Peshkatarit”, të komisarit në baletin “Fatosi Partizan” të Benit në rapsodinë koreografike “Historia e një kënge”, atë te Bektash Agës në baletin “Halili dhe Hajria”, të Don Markut në baletin “Cuca e Maleve”.

Gjithashtu, Janku ka qenë interpretues i shumë roleve edhe në baletet e huaja të vëna në skenë nga Teatri i Operas dhe Baletit si në baletin “Francesca da Rimini”, baletin “Lola”, “Fadeda”, “Zhurale”, “Laurencia”, “Don Kishot: etj. Albert Janku ka marrë pjesë edhe në një seri numrash koncertalë të dhëna në TKOB dhe jashtë kufijve të vendit me trupën e baletit dhe atë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ka spikatur talenti i tij duke marrë vlerësime nga kritika e publiku.

Ai është nderuar me titullin “Artist i Merituar”, edhe pse në moshë të thyer nuk u shkëput nga ky teatër, duke ndjekur me vëmendje çdo shfaqje që është vënë në skenë. Nuk ka munguar kontributi i tij edhe në fushën e pedagogjisë, si koorepetitor, konsulent në mjaft balete, autor i shumë artikujve mbi baletin, portrete artistësh e monografish. / A2

blank

Ndahet nga jeta reperja Gangsta Boo

Ish-anëtarja e “Three 6 Mafia”, Gangsta Boo, ka ndërruar jetë nga një mbid0zë, sipas “TMZ”.

Burime të lidhura me reperen e ndjerë i thanë TMZ se Gangsta Boo dhe vëllai i saj ndoqën një koncert në Memphis, Tenn, të shtunën në mbrëmje, ku vëllai i saj përfundoi me mbidozë dhe kërkoi shtrimin në spital.

Edhe pse ai u shërua, burimet pretenduan se edhe Gangsta Boo iu gjetën lëndë narkotike kur ajo u zbulua e vdeekur pasditen e së dielës në moshën 43-vjeçare. Dyshohet se një substancë e lidhur me fentanil është përgjegjëse për ndarjen e saj nga jeta e Gangsta Boo. Megjithatë policia ka nisur një hetim zyrtar. Një autopsi, pasi të përfundojë, përfundimisht do të zbulojë shkakun zyrtar të ndarjes nga jeta.

 Publicistja e saj nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, por ajo e konfirmoi lajmin në Instagram . Ajo postoi  një seri homazhesh, duke përfshirë mesazhin e fundit të drejtpërdrejtë të artistes për të. Miqtë dhe fansat vërshuan në rrjetet sociale me ngushëllime për të. “Ne ishim bashkë para 3 javëve. Pusho në paqe, ka shkruar Lil Jon. “U prehtë në paqe vajza ime e” shkroi në Twitter Ty Dolla $ign. /Lapsi.al

blank

Vritet në luftë kineasti i njohur ukrainas

Kineasit ukrainas Viktor Onysko është vrarë në vijën e frontit, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Kaq shumë ukrainas të guximshëm dhe të talentuar po sakrifikojnë jetën e tyre në këtë luftë kundër hordhive të errësirës për të mbrojtur atdheun e tyre”, tha ministria e mbrojtjes në një homazh në Twitter.

Onysko ka punuar në filma ukrainas duke përfshirë “The Stronghold”, “The Rising Haëk” dhe “Viddana”. Qendra Dovzhenko, arkivi shtetëror i filmit të Ukrainës, e quajti atë “një humbje të pabesueshme për komunitetin e filmit dhe Ukrainën.” Lapsi

blank

blank

“Kush duartroket marrëzinë, merr dhe leverdinë”, monologu i Florjan Binajt: Kur montohej kamera e Bujar Asqeriut, para gropës varr të Teatrit të vërtetë Kombëtar një grusht artistësh

Aktori i njohur Florjan Binaj që të gjithë e njohim për notat e forta të humori që shkakton me interpretimin e tij, ka sjellë një monolog thuajse dramatik për Teatrin Kombëtar, artin dhe politikën.

Pas videos së shfaqur te Piranjat me aktorin e njohur Bujar Asqeriu, Binaj u ndal disa çaste tek ajo që kishte ndodhur si me analizën e Asqeriut, ashtu dhe me realitetin politik e artistik.

Ky është monologu i tij.

“Ne i kemi bërë një kamera të fshehtë gazmore artistit të merituar, mjeshtrit të madh të skenës Bujar Asqeriu. Ne u bëjmë shaka gazmore personazheve që i vlerësojmë, por kamera e Bujar Asqeriut ishte më shumë se sa një kamera gazmore sepse pa e ditur që po xhirohej Bujari na dha një analizë therëse të problemeve të Shqipërisë, artistit dhe lirisë dhe gati-gati nuk e dinim ç’të bënim të qeshnim apo të qanin dhe diskutimi i tij ishte thjesht shterues. Madhështia qëndron te fakti që kur kjo kamera po montohej, një grusht artistësh dhe njerëzish të sjellë aty me detyrim duartrokisnin kryeministrin para gropës varr të Teatrit të vërtetë Kombëtar. E duartrokisnin që ai bashkë me ta dhe gjithë ushtrinë e tij të shërbëtorëve e vranë atë teatër. Duartrokisnin çmendurinë e një njeriu që kur ishte ministër Kulture, gjëja e parë që donte të bënte ishte ta shembte teatrin!!! A thua se Tirana kishte teatër në çdo lagje dhe ç’u bë po e prishëm këtë Kombëtarin! Dhe u mor me shaka atëherë. Shumë kohë më pas kur erdhi në pushtet tha s’keni parë asgjë akoma, u mor prapë me shaka dhe ja ku jemi sot. Duartrokitjet e tyre ngjanin si dy pika ujë me pleniumet e Partisë së Punës së Shqipërisë që çfarëdolloj budallallëku thonte parti, duhej duartrokitur. Dhe kush duartroket marrëzinë, merr dhe leverdinë. Ato duartrokitje treguan që ata nuk do ishin dot aty pa e kryer atë krim, natën, pa gdhirë, fshehurazi, si hajdutët. Atë teatër që pasi nuk e shembi dot tërmeti me studimet e shërbëtorëve të tij thanë se duhet shembur sepse rrezikon ta shembë era. Atë teatër që i rriti, i bëri aq të mëdhenj…‘të mëdhenj’ dhe këta për t’ia shpërblyer e vranë. E vranë që të hanë. Kjo ngjarje nga tregoi se arti, vlerat qytetare dhe e vërteta janë gjithnjë e më të rralla nga anët tona dhe natyrshëm lind pyetja: a mund të jesh artist kur je një njeri i vogël? A mund të bësh art të bukur, kur ke një sjellje qytetare të shëmtuar? Në këto kohë, po! Madje më shumë se kurrë. Prandaj kamera e fshehtë që ne pamë na tregon që në krah të kundër të atij grushti shërbëtorësh të vënë në rreshtore qëndron Bujar Asqeriu e disa të tjerë pak guximtarë si ai. Janë të shumtë artistët të lënë në hije, jo sepse nuk janë të aftë, por sepse nuk e ulin kokën e të pranojnë t’i shërbejnë këtij sistemi i cili do që artisti të mos i shërbejë atdheut, por t’i shpëtojë qeverisë. Nëse arti është më i fortë se pushteti, atëherë jetojmë në demokraci, por nëse pushteti është më i fortë se arti, atëherë jemi në diktaturë. Dhe në vend që të merremi me artistët që hyjnë në vathë e po shpërblehen me tituj e lloj-lloj gjërash, duhet t’i kthejmë sytë, vëmendjen dhe respektin tek ata pak që kanë mbetur ende të lirë dhe që kanë ende guximin ta thonë të vërtetën në sy. Unë besoj se kanë lindur ata historianë që do ta shkruajnë nëpër libra shkollorë për dëmin që i ka bërë kjo shtresë e ndyrë politike Shqipërisë dhe shqiptarëve këto 32 vite pas komunizmit. Artisti i vërtetë i përket kombit, jo politikës, kështu që z. Bujar Asqeriu unë jam krenar për ty!”. gsh

blank

VIDEO- Me këtë këngë Albina Kelmendi dhe familja e saj do të na përfaqësojnë Eurovizion

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë rrëmbyer çmimin e publikut të Festivalit të 61 të këngët, për të prezantuar vitin e ardhshëm vendin tonë në Eurovision.

Performanca e tyre është cilësuar si më e veçanta në historinë e Festivalit, pasi është hera e parë e një familjeje që performon në këtë skenë.

Kënga fituese “Duje”, kishte një mesazh të veçantë, pasi flet për një familje e cila shkatërrohet për shkak të problemeve të përditshme, duke vënë thelbin tek familja dhe rëndësia e saj dhe e dashurisë.

“Do ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderojmë pa fund”, kanë qenë fjalët e saj pas marrjes së cmimit ndërsa ka kënduar këngën bashkë me publikun.

Fitorja e Albinës ka qenë surprizë, pasi juria profesionistevendosi që vendin e tretë t’ja jepte 2Farm, vendin e dytë Albina Kelmendit, ndërsa vendin e parë Elsa Lilës.gsh

blank

U nda nga jeta Mjeshtri i Madh i baletit shqiptar, Albert Janku

Ka ndërruar jetën në moshën 83-vjeçare, të një nga figurave më të spikatura të Baletit në Shqipëri, Albert Janku.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

“Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi për ndarjen nga jeta, në moshën 83 – vjeçare, të një nga figurave më të spikatura të Baletit, Artistit të Merituar” Albert Janku”, thuhet ndër të tjera në postim.

Kush ishte Albert Janku?

Një ndër solistët e parë të baletit shqiptar, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm nderi në jetën artistike dhe në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Një karrierë që e nisi në vitin 1955 si kërcimtar e si solist i baletit dhe për 40 vite me rradhë i dhuroi skenës shqiptare me dhjetra role. Spikasin rolet në baletet kombëtare si atë të Jonuz Bruges në baletin “Bijtë e Peshkatarit”, të komisarit në baletin “Fatosi Partizan” të Benit në rapsodinë koreografike “Historia e një kënge”, atë te Bektash Agës në baletin “Halili dhe Hajria”, të Don Markut në baletin “Cuca e Maleve”. Interpretues i shumë roleve edhe në baletet e huaja të vëna në skenë nga Teatri i Operas dhe Baletit si në baletin “Francesca da Rimini”, baletin “Lola”, “Fadeda”, “Zhurale”, “Laurencia”, “Don Kishot: etj.

Albert Janku ka marrë pjesë edhe në një seri numrash koncertalë të dhëna në TKOB dhe jashtë kufijve të vendit me trupën e baletit dhe atë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ka spikatur talenti i tij duke marrë vlerësime nga kritika e publiku. Nderuar me titullin “Artist i Merituar”, edhe pse në moshë të thyer nuk u shkëput nga ky teatër, duke ndjekur me vëmendje çdo shfaqje që është vënë në skenë. Nuk ka munguar kontributi i tij edhe në fushën e pedagogjisë, si koorepetitor, konsulent në mjaft balete, autor i shumë artikujve mbi baletin, portrete artistësh e monografish.

Në emër të drejtuesve dhe artistëve të TKOBAP-së, i shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të botës së baletit e artit.

blank

j.l./ dita

blank

SHËNIM: Festivali 61 në RTSH? Këngë me lirika vulgare që ta shpifin. Prezantim pa klas dhe fjalor i varfër- Nga Fatos Tarifa

 

Botuar në DITA

Mbrëmë ndoqa (pa shumë interes dhe vetëm pjesërisht) natën e parë te Festivalit te 61-të të Këngës. Në të kaluarën, ky festival ka qenë ngjarja artistike më e madhe dhe më e rëndësishme në vend.

Nuk është më.

Me shpenzime shumë herë më të mëdha për organizimin e tij, në këtë festival sot marrin pjesë këngëtarë shumë herē më të vegjël, ndër ta edhe djem e vajza që vetëm këngëtarë nuk janë.

Një pjesē e mirë e këngëve ta shpifin, sidomos me lirikat e tyre vulgare e të pakuptimta. Veshjet e shumë këngëtarëve e përdhosnin natyrën sublime të skenës dhe vetë idenë e festivalit më të madh të muzikës në vend.

Mënyra e prezantimit të këngëve dhe këngëtarëve ishte krejt pa klas dhe fjalët e prezantueses së festivalit (një fjalor shumë i varfër) mund t’i shkonin për shtat një “reality show” TV franchise, si Big Brother, se sa një festivali kombëtar të muzikës.


Send this to a friend