Mahmut Lila është një personalitet i mjekësisë kosovare, por dhe një intelektual i sprovuar dhe njeri i kulturës. Një qytetar i nderuar i Gjakovës, ai për dekada me rradhë, në luftë dhe në paqe, ka qëndruar pranë pacientëve të tij, duke dëshmuar profesionalitet të rrallë, sakrificë dhe kurajo njerëzore. Gjithmonë modest, me karakter të fortë, një bashkëbisedues i klasit të lartë për nga përvoja e gjatë dhe bagazhi i madh i njohurive dhe aftësive të tij.
Sot e ftova për një intervistë në revistën “Urat” të cilën ai e promovon dhe e mbështet edhe financiarisht, me dëshirën për të kontribuar në bashkëpunimin gjithnjë në rritje të krijuesve të Malsisë së Gjakovës dhe jo vetëm.
PYETJE:
Si e përjeton një mjek neuropsikiatër periudhën e pas luftës, ngadhnjimin e lirisë së munguar aq shumë kohë, në atdheun e tij, tashmë të rilindur?!
PERGJIGJE:
Si psikiatër këtë periudhë të pasluftës e përjetova me një ndjenjë gëzimi të papërshkruar, pasi që pas shumë shekujsh,arritëm të jemi të çliruar nga kthetrat e një armiku barbar. Liria,ajo më e shtrenjta e jetës njerëzore,na kishte munguar gjatë. Nga aspekti tjetër,ishte një përjetim i hidhur për faktin se gjendja e popullit ishte tejet e rëndë,përjetonte një lëndim të thellë psiqik e fizik,por edhe materialisht. Gjendja shëndetësore ishte e rraskapitur,të cilën fazë duhej të kalonim ,duke u mbështetur në njëri tjetrin…
PYETJE:
Përpara se të jesh një mjek i mirë dhe i gjithëpranuar nga opinioni, besoj se duhet të jesh së pari humanist dhe i pasionuar, njeri në kuptimin e vertetë të fjalës dhe kërkues i pandalshëm i dijes.A mendoni se e kanë si dimension mjekët e sotëm këtë aksiomë?!
PERGJIGJE:
Së pari ,njeriu duhet të jetë i përgatitur mirë për angazhim maksimal, me qëllim të tejkalimit të situatave të vështira kur përjeton populli. Kjo nënkupton ndihmën maksimale e të pakursyer në asnjë aspekt për stabilizimin e situatës. Një nga ndihmat esenciale në kushte të veçanta,është edhe aspekti i shëndetit fizik e mendor. Të sëmurin duhet trajtuar sa më mirë,bazuar edhe në humanizmin njerëzor, që ka bazën në betimin e Hipokratit për mjekësinë. Për këto qëllime duhet patjetër të kesh përgatitje adekuate profesionale,dëshirë e guxim pune për të shënuar suksese të pandashme në mesin e qytetarëve tu.
PYETJE:
Mjekësia dhe kultura, një binom i rëndësishëm, dy brigje të një realiteti modern.Cili është raporti juaj personal me kulturën si koncept gjithëpërfshirës?
PERGJIGJE:
Që nga mosha e hershme,gjithmonë isha i kompleksuar se si mund t’i ndihmoj dikujt,njerëzve. Kjo ambicje u rrit me mua,brenda vetes sime,dhe ky unë ndikoi shumë që të përcaktohem për studime mjekësore,pikërisht neuropsikiatrinë. Kam menduar dhe mendoj se trupi i shëndoshë dhe mendja e shëndoshë,janë elementet kryesore për zhvillimin e njerëzimit. Paralel me zhvillimin e mjekësisë dhe ndihmën aty,mendoj se kam dhënë një kontribut të duhur edhe në fusha tjera,si në kulturë,art,muzikë,sport,letërsi etj. Isha një pasionat i natyrës dhe kisha organizuar disa herë aktivitete të shumta në kuader të komnës e më gjërë.
PYETJE:
Dita juaj e zakonshme, a mund të ma përshkruani atë sipas hobit dhe preferencave tuaja jetësore?!
PERGJIGJE: Zakonisht aktivitete e mia profesionale dhe ato shoqërore i kam zhvilluar me një vullnet të jashtëzakonshëm që nga mëngjesi e deri në orët e vona të ditës. Të njëjtat i vazhdoj edhe tani,por me një intensitet më të ulët. Hobi im është muzika.
PYETJE:
Perse zgjodhët pa dilemë të jeni mbështetësi financiar i revistës tonë të përbashkët “URAT”?
PERGJIGJE:
Letërsia ishte ajo shkencë që më ka ngacmuar përherë në brendinë time. E kam përcjellur vazhdimisht,duke lexuar libra,por edhe duke marë pjesë aktive thuaja në të gjitha takimet lretrare e përurimet e librave në Gjakovë. Pra,jam dashamirë i artit letrarë me gjithë zemër.
Kur dëgjova për aktivitetin e dy Klubeve letrare,atë të Gjakovës me Tropojën,nxerrjen e revistës “Urat”,zemra mu bë mal nga gëzimi.
Ky gëzim mendoj se ka gjetë shtrirje tek të gjithë dashamirët e artit letrar,sepse për herë të parë në historinë tonë,po përjetojmë një bashkëpunim kaq të mirë të udhëhequr me urtësi e mençuri nga kryetarët e këtyre Klubeve,z. Lulzim Logu e z. Muharrem Kurti.
Ky bashkëpunim dhe revista “Urat”,ka një thellësi të menduarit,ka një kohezion filozofik që rrugëton në bashkimin e unitetit tonë kulturor e kombëtar. Dëshiroj që botimi i kësaj reviste të mos ndërpritet kurrë,për asnjë çmim. Lidhjet tona,duhet zhvilluar edhe në fusha tjera,si vëllezër të një gjaku.
PYETJE:
Cili është libri i fundit që keni lexuar, ai që keni në dorë aktualisht, cilët janë autorët tuaj të preferuar?
PERGJIGJE:
Autorët e preferuar për lexim nga ana ime,kanë qenë,riklindasit, Naimi,Çajupi,Migjeni,pastaj, Dritëro Agolli, Dostojevski,Shekspiri etj. Rregullisht lexoj. Tani kam në duar “Pushtimi i lumturisë”,nga Bertrant Rusell,fitues i çmimit NOBEL. Njëhkohësisht përcjell edhe ndryshimet me te reja në shëndetësi,arritjet shkencore të avansuara të kohës.
PYETJE:
Tropoja, relievi i saj i mrekullueshëm, Valbona, Shkelzeni…janë pjesë e adhuruar e juaja, ju keni shumë miq në Malësinë e Gjakovës dhe ata ndihen mirë nga prania juaj.Mbresat tuaja në këtë drejtim?!
PERGJIGJE:
Shqipëria gjithmonë ka qenë ëndrra ime. Vizitën e parë e kam bërë në vitin 1990 në Kukës.Pastaj kam vazhduar me vizita në tërë Shqipërinë,prej Thethit deri në Butrint. Përshtypjen më të këndshme e kam pasur në pjesën e ndarë të Malësisë së Gjakovës,bukuritë e së cilës më kanë mahnitur dhe i ruaj përgjithmonë në kujtesën time. Tropoja me Valbonën,Shkelzeni e Thethi,janë bukuri të rralla,perlë evropiane. Në Tropojë e ndiej veten si në shtëpinë time.
PYETJE:
Nuk e keni ndjerë aspak pleqërinë, a mund të më listoni disa faktorë që kanë mundësuar qënien tuaj të ri, energjik dhe të apasionuar?!
PERGJIGJE: Vitaliteti im në këtë moshë mbahet nga familjarët e mi,të cilët më kanë përkrahur tërë jetën. Marrja me aktivitete fizike e sportive,sukseset në profesion,mirënjohjet e qytetarëve dhe buzëqeshja e shpresave të rikthyera;gjitha këto ishin një ushqim shpirtëror,që më mbanë vital edhe sot.
PYETJE:
A jeni marrë me shkrime në moshën tuaj të hershme?
PERGJIGJE:
Në moshën e re,sa isha nxënës në gjimnazin “Hajdar Dushi” të Gjakovës,në vitet 59/60,kisha andje dhe merresha edhe me shkrimin e ndonjë poezie,ku për temë ishte dashuria dhe problematika jetësore. Me një fjalë,shprehja ndjenjen time emocionale në atë moshë. Shkrimtari i cili ka ditur të prekë ndjenjat e mia,apo nxitësi për ta dashur letërsinë,ka qenë poeti Ali Podrimja. Kur organizonim orë letrare në “Hajdar Dushi” dhe recitonte Ali Podrimja,më bëhej se dridhej e tërë salla .Të gjithë kishim emocione…
JU falenderoj për intervistën dhe mbështetjen e pakursyer dhe fisnike ndaj nesh!
Komentet