VOAL

VOAL

Daci: Në Shqipëri duhet të marrë fund periudha e vendimeve jokushtetuese

Në Shqipëri më 23 qershor Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë ankesën e Shoqatës së Bashkive, që kërkon shpalljen të pavlefshme dhe përsëritjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kundërshtuan mbajtjen e zgjedhjeve, duke i bojkotuar ato. Presidenti Meta, anuloi datën origjinale të zgjedhjeve dhe lëshoi një dekret të dytë, kundërthënës, për t’i shtyrë zgjedhjet për në tetor. Zgjedhjet u zhvilluan mes një polarizimi të thellë politik, kur opozita, në një gjest të pashembullt, ishte larguar nga parlamenti. Në një intervistë për Zërin e Amerikës juristi Jordan Daci, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të shoqatës, parashtron disa nga argumentat kryesore mbi të cilat bazohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve.


Zoti Daci thotë se ai do të mbrojë argumentin se është Gjykata Kushtetuese institucioni i vetëm që ka të drejtën të shqyrtojë kushtetueshmërinë ose jo të një dekreti të presidentit. Ai përmendi gjithashtu të tjera argumente të karakterit formal kushtetues sikurse ato që lidhen me garantimin e stardardeve të së drejtës për të zgjedhur, sipas përcaktimeve kushtetuese dhe të Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, përfshirë krijimi i mundësive për të zgjedhur, garantimi i fshehtësisë së votës si dhe regjistrimi dhe funksionimi i partive politike në përputhje me kërkesat kushtetuese.

25 prill – Asamblea e Partisë Socialiste vlerëson lart rolin e patronazhistëve

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi nga Asambleja e selisë rozë ka bërë një analizë të anëtarësisë në këtë parti.

Gjatë fjalës së tij, Pëllumbi theksoi se anëtarë të PS-së janë 112.917 anëtarë. Mes të tjerash ai theksoi se numri i grave anëtare në PS është shtuar nga viti në vit, ndërsa theksoi se qarqet Vlorë, Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Lezhë kanë plotësuar kuotat.

Ndër të tjera Pëllumbi nuk harroi pa përmendur edhe patronazhistët, ndërsa vlerësoi rolin e tyre për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se.

“Me lejoni qe në mënyrë të përmbledhur te jap nje informacion mbi gjendjen dhe drejtimet kryesore të veprimtarisë së ngjeshur të strukturave vendore të partisë gjatë vitit të kaluar dhe muajve të këtij viti për forcimin organizativ të tyre për të arritur objektivin kryesor, fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Së pari, po jap disa të dhëna për anëtarësinë e partisë dhe punen për përmirësimin e tyre.
Aktualisht Partia Socialiste numëron në rradhët e saj 112.917 anëtarë, nga të cilët 107977 janë në 61 bashkitë e vendit dhe 4940 jane në Degët tona ne Greqi e Itali. Anëtarësia e partisë ka regjistrin e vet elektronik, i cili këto dy vjet është përmirësuar e pasuruar me informacion, duke hedhur të dhëna më të plota e të sakta për anëtarësinë e partisë, për strukturat vendore,si dhe në shkallë vendi. Nga ky regjistër janë nxjerrë të dhënat që po paraqes në këtë informacion.

Në efektivin e partisë 30050 janë shoqe, të cilat përbëjnë 27.8 përqind të anëtarësisë nga 26.7 përqind vitin e kaluar. Aktualisht janë 1678 shoqe më shumë se 2019. Në qarqet Vlorë, Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Lezhë është plotësuar detyrimi statutor për të pasur mbi 30 % shoqe në anëtarësinë e tyre.
Niveli arsimor i anëtarësisë së partisë ka ardhur në rritje nga viti në vit. Partia Socialiste aktualisht ka 34.8 % të anëtarësisë me arsim të lartë nga 31% që kishte në fund të vitit 2019. Qarku i Tiranë ka % më të lartë me 50% të anëtarësisë, Gjirokastra 36%, Durrsi, Vlora, Elbasani me 33%, si dhe Fieri me 31%.

Me arsim të mesëm janë 43.6% e anëtarësisë nga 47% që zinin një vit më parë,tregues qe ka ardhur në permirësim. Në total sot pra kemi 78.4 përqind të anëtarësisë së partisë me arësim të lartë dhe të mesëm. Në të gjithë qarqet por edhe ne kuadër të bashkive, niveli arsimor i anëtarësisë së partisë është dukshëm mbi nivelin arsimor të popullsisë aktive në shkallë vendi.
Raporti anëtar partie/zgjedhës në vitet e fundit ka përmirësim të vazhdueshëm dhe për vitin 2020 eshte 1 me 31.7.

Ne lidhje me anëtarësimet e reja mbetet detyrë aktuale dhe për këtë vit, si një nga drejtimet kryesore të veprimtarisë së strukturave të partisë, një detyrë për çdo OS, për secilin anëtar partie dhe kjo Asamble do të dalë dhe me një vendim te vecante për këtë qellim.
Së dyti, në lidhje me rolin në rritje të Organizatave Socialiste.
Në kuadër të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 funksionuan 5042 Organizata Socialiste. Krahasuar me tri zgjedhjet e mëparshme në parti, 2015, 2017 dhe 2019, numri i tyre është shtuar respektivisht me 30, 40 dhe 7 OS, pra rezulton se ka një qëndrueshmëri në ndërtimin e strukturës organizative të njësisë bazë të partisë, e cila ka siguruar funksionim normal organizativ dhe një veprimtari optimale elektorale.

E veçanta e kësaj periudhe ka qënë se Organizatat Socialiste janë drejtuar nga 2 bashkëkryetarë, pra në krye të çdo OS kanë qënë një shoqe dhe një shok. Implementimi i kësaj risie në drejtimin e OS pati vështirësitë e pengesat e veta të fillimit,megjithë procesi eci dhe deri në Kongresin e Partisë të 29 shkurtit ishin zgjedhur 2526 shoqe kryetare të OS gati më shumë se gjysma. Në këtë periudhë u punua mirë në qarqet Elbasan, Berat, Fier dhe Lezhë. Me rivlerësimin e zbatimit të kësaj detyre statutore të vendosur nga Kongresi, me një bashkëpunim më të afët me FGS-te e bashkive, brenda pak muajve u arrit që me pak përjashtime OS të drejtohen nga 2 bashkëkryetarët. Kjo flet për ndryshime të ndjeshme në përbërjen e drejtuesve të OS, për rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste. Ato aktualisht përbëjnë 47 përqind te kryetarëve të OS. Rritje kanë edhe treguesit moshorë e arsimorë. 38 përqind e bashkëkryetarëve janë të moshës deri 30 vjeç, kurse me arsim të lartë janë 56 përqind e tyre. Rritje ka edhe në nivelin politiko-organizativ të drejtuesve të OS.

Së treti, është rritur roli i KS të NJA dhe AS të bashkive.
Në shkallë vendi janë 417 Këshilla Socialiste, në përbërje të të cilëve hyjnë edhe KS te ngritura në qytetet e mëdha që janë të ndarë në rajone. Në çdo bashki ka Asamble Socialiste të bashkisë dhe në te 12 qarqet, Këshill Koordinues të Partisë. Në përbërje të këtyre organeve janë mbi 9540 kryetarë të Organizatave Socialiste, 417 kryetarë të KS, 1136 këshilltarë bashkiakë, 1012 delegatë të Kongresit, të zgjedhurit në drejtimin e forumeve tona te FRES dhe FGSSH etj që përbëjnë një forcë të madhe ndikuese në shtyrjen para të politikave të Partisë Socialiste. Gjatë periudhës për të cilën informohet patëm dhe disa vështirësi, sidomos të krijuara nga pandemia, që kërkuan veçori të punës së strukturave vendore. U arrit një gërshetim si asnjëherë më parë i kontakteve e komunikimeve tradicionale me veprimtaritë online, një përvojë e re që do të na vlejë për veprimtarinë tonë në të ardhmen.

Anëtarësia e partisë u thirr për të vlerësuar veprimtarinë e të zgjedhurve të saj në Platformat e PS “Vlerëso deputetin tënd”, “Vlerëso qeverinë tënde”, “Vlerëso kryetarin e bashkisë”. Procesi në tërësinë e vet pati vlerësimin e anëtarësisë së partisë.

Anëtarësia aktive e partisë së bashku me përkrahësit më me ndikim në komunitete e të aftë në proceset elektorale u ngarkuan me detyrën e patronazhistit, të cilët përbënë bazën e piramidës së strukturës elektorale të partisë. Ata përballuan një superngarkesë elektorale me kontaktet, sqarimet, komunikimet e tyre me të patronazhuarit, e cila qe ndër faktorët e rëndësishëm të fitores. Në këto zgjedhje, për gjendjen e veçantë që u krijua, veprimtaria e tyre pati përkrahjen dhe mori vlerësimin maksimal nga Kryetari i Partisë, duke hedhur poshtë e çvlerësuar etiketimet e pamerituara që u bënë nga kundërshtarët tanë politikë.

Anëtarëve të partisë por dhe përkrahësve tane, ju drejtua publikisht kërkesa për të aplikuar në platformën tonë, një risi kjo, “Deputeti që duam”, duke treguar për një politikë më të hapur nga forca jonë politike.Një numër jo i vogël besuan dhe aplikuan si dhe disa prej tyre u përzgjodhën për të dhënë kontribut në skuadrën garuese. Krahas atyre që aplikuan në këtë platformë, pati edhe disa personaliteteve që spikatën për vlerat profesionale e qytetare apo në përballimin e vështirësive të vitit të kaluar që u përzgjodhën gjithashtu për të qënë pjesë e kësaj gare, të cilët patën miratimin dhe përkrahjen e elektoratit të majtë si pjese e rendesishme e fitores sonë të 25 Prillit.”, tha ai.

Llagami: Gjykata e Lartë plotësohet në gusht

Ilirian Agolli

Në Tiranë drejtuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë deklaruan sot në raportimet para ligjvënësve se për shkak të reformës dhe të vetingut, sistemi i drejtësisë ka ende shumë vende pune bosh për gjyqtarë e prokurorë.

Një pjesë e gjyqtarëve u larguan me dorëheqje, një pjesë me shkarkime nga vetingu, ndërsa pjesa e mbetur po ngurron të aplikojë për të zënë vendet bosh.

Megjithatë, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami deklaroi se Gjykata e Lartë mund të vihet në funksionim me kapacitete të plota brenda muajit gusht.

Zonja Llagami deklaroi se Gjykata e Lartë mund të vihet plotësisht në funksionim me kapacitete të plota brenda muajit gusht.

“Gjykata e Lartë aktualisht po punon me 5 anëtarë dhe drejtuesja e KLGJ tha se. 11 vende janë shpallur atje vakant për drejtësinë penale, civile dhe administrative dhe për këto vende janë paraqitur 23 aplikime gjyqtarësh” – tha zonja Llagami.

Gjykatat e Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar po funksionojnë me gjysmën e numrit të gjyqtarëve; me 8 nga 16 në shkallën e parë dhe me 5 nga 11 në Apel.

Sipas raportit nga KLGJ për parlamentin, sistemi gjyqësor shqiptar gjendet në situatë të vështirë prej shkarkimeve të shumta të gjyqtarëve nga vettingu.

Në 3 vitet e fundit janë shkarkuar 75 gjyqtarë, ndërkohë që pjesa e mbetur po hezitojnë të aplikojnë për të hyrë në vendet vakant, gjë që ka sjellë bllokime dhe vonesa në gjykime, sidomos në Gjykatën e Lartë dhe në gjykatat e apelit.

Këto të fundit kanë 25 gjyqtarë aktualisht nga 78 që duhet të kenë, pra afro 3 herë më pak. Apeli administrativ po ashtu ka 9 gjyqtarë nga 13 që duhet të ketë.

Zonja Llagami, dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, paraqitën sot në komisionin parlamentar të ligjeve gjendjen e sistemit të drejtësisë gjatë reformimit, vettingut dhe pandemisë.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka po ashtu një numër jo të vogël vendesh vakant për prokurorë dhe vecanërisht ka nevojë për drejtues prokurorish në të gjithë nivelet.

“Në dhjetor 2020 nisëm procedurat e verifikimit të pasurisë dhe integritetit të kandidatëve për 28 zyra prokurorie. Sot që flasim kemi arritur të arrijmë përfundimisht vetëm 4 prej tyresh. Sot ende kemi 10 zyra prokurorish, për të cilat nuk kemi kandidatë për pozicionin e drejtuesit të prokurorisë” – thotë Gent Ibrahimi, kryetar i KLP-së.

Sistemi i drejtësisë është në pritje të miratimit të një harte të re gjyqësore në Shqipëri, ku zbritjet janë të ndjeshme; nga 22 gjykata rrethesh pritet të mblidhen në 12 gjykata, nga 6 gjykata administrative do të mbeten vetëm 2 të tilla dhe nga 6 gjykata apeli do të mbetet vetëm një gjykatë apeli.

Megjithë pandeminë dhe vetingun, vëllimi i real i punës në sistemin gjyqësor ka rënë vetëm 5 për qind, ndërsa po trajtohen edhe një mori cështjesh gjyqësore të mbartura ndër vite.

Për ta përballuar ngarkesën e punës, strukturat e reja të reformuara kanë nevojë edhe për të paktën 100 punonjës, ndonëse vlerësimet fillestare ishin për 300 punonjës.

Disa nga gjykatat kryesore të Shqipërisë u mbyllën për më shumë se dy vjet apo reduktuan punën për shkak të dorëheqjeve, reformës dhe përjashtimeve të gjyqtarëve prej vetingut.

Dita Kombëtare e Republikës së Italisë, Meta uron Presidentin italian

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar homologun e tij italian, Sergio Mattarella, me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Italiane.

Përmes një letre të hapur, të publikuar në rrjete sociale, Meta, vlerëson bashkëpunimin mes vendit tonë dhe Italisë, duke theksuar, se dy popujt, kanë qëndruar gjithmonë bashkë në raste vështirësish.

Meta ndër të tjera, thotë se Italia, do të jetë avokate shumë e madhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Letra e plotë e Presidentit Ilir Meta:

I nderuar President, Sh.T.Z Sergio Mattarella,

I dashur mik,

Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Italiane, kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj Juve dhe popullit mik italian urimet më të përzemërta dhe më miqësore!
Jam shumë i lumtur të vlerësoj sot marrëdhëniet e shkëlqyera historike e shumëdimensionale midis Shqipërisë dhe Italisë, të cilat, falë edhe partneritetit tonë strategjik, po pasurohen e fuqizohen në vijimësi, si në dimensionin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh, në kuadër të nismave ose organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

Jam shumë i gëzuar të konstatoj se, edhe në rrethanat shumë të vështira për të gjithë botën, të shkaktuara nga pandemia Covid-19, të dy vendet tona dhe popujt tanë, dëshmuam edhe një herë dashurinë, solidaritetin dhe miqësinë e tyre vëllazërore, duke qëndruar pranë njeri-tjetrit, për të lehtësuar dhimbjen dhe pasojat e kësaj pandemie mbarëbotërore.

Ju jemi mirënjohës për ndihmën e sinqertë, që i dhatë vendit tim dhe popullit shqiptar në këto ditë të vështira, të cilat dëshmojnë për qëndrueshmërinë e sinqeritetin e marrëdhënieve tona dhe garancinë se ato do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.
Në themel të këtyre marrëdhënieve, i nderuar President, qëndron historia shekullore e komunitetit arbëresh në Itali e njëkohësisht emigracioni shqiptar i pas viteve ’90, të cilët, vetëm falë shpirtit mikpritës të popullit tuaj gjetën strehëzën e tyre të ngrohtë për t’u integruar e kontribuar, në të njëjtën kohë, në një shoqëri të vlerave të thella europiane, duke dhëne një shembull unik për ditët e sotme dhe për sfidat e dinamikat ndërkombëtare, me të cilat përballet njerëzimi sot.

Jam i lumtur të pohoj sot se, edhe falë bashkëpunimit të shkëlqyer të vendeve tona, si dy vende anëtare të NATO-s, për çështjet e sigurisë rajonale e më gjerë, ne shikojmë tek Italia avokaten e fuqishme ndaj procesit eurointegrues të Shqipërisë dhe u jemi shumë mirënjohës për këtë e për gjithë mbështetjen tuaj të pareshtur ndaj Shqipërisë dhe vendit që ajo duhet të meritojë në familjen e madhe europiane.

Duke ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, i nderuar mik, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

SPAK kërkoi rigjykim, Gjykata e Posaçme merr në dorë çështjen e ish-ministrit Fatmir Mediu

Gjykata e Posaçme merr në dorë çështjen e ish-ministrit e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sa i takon shpërthimit në Gërdec në vitin 2008.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Ishtek SPAK që kërkoi rigjykim të çështjes, ndërsa Gjykata e Lartë ia kaloi GJKKO.

SHPËRTHIMI NË GËRDEC
Konkretisht, në datën 15.03.2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në Tiranë, ku ushtronte aktivitetin e ç’militarizimit dhe ç’montimit të municioneve luftarake shoqëria “Albademil” sh.p.k., ndodhën një seri shpërthimesh masive që sollën pasoja të rënda. Si rezultat i kësaj ngjarje u shkaktua vdekja e 26 personave, plagosja e rëndë e 27 personave, plagosja e lehtë e 109 personave, dëmtime të parëndësishme për 67 persona, si dhe dëmtime të tjera të paklasifikuara të 61 personave që janë trajtuar në spitale e qëndra shëndetësore. Po kështu, kjo ngjarje solli pasoja dhe dëmtime të pasurive të ndryshme në total në vlerën 2.243.843.616 lekë, duke përfshirë pasuri të shtetasve dhe pasuri shtetërore e publike.

Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Përgjithshme rregjistroi procedimin penal nr.3 viti 2008 dhe ushtroi ndjekjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu në cilësinë e ish-Ministrit të Mbrojtjes, si dhe ndaj shumë personave të tjerë. Në përfundim të hetimeve paraprake, në datën 13.03.2009, Prokuroria e Përgjithshme paraqiti në Gjykatën e Lartë kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr.3 viti 2008. Në këtë hetim shtetasi Fatmir Mediu u akuzua për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Rrugëtimi i gjyqtares Enkeleda Kapedani- Nga “Miss Shqipëria” 18 vite më parë tek ngritja në detyrë më 2020

Karriera e nënkryetares së Gjykatës së Elbasanit është në rrezik për shkak të videove te publikuara në “tik tok”, të cilat Enkeleda Kapedani i ka realizuar në zyrën e punës dhe ambientet e institucionit të drejtësisë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e një hetimi disiplinor për kryegjyqtaren në detyrë, e cila do të vijojë të firmosë vendime në emër të Republikës, derisa ky hetim të përfundojë. Po, kush është Enkeleda Kapedani? Si mund ajo të ngjitej brenda një kohe të shkurtër në majat më të larta të karrierës? E shpallur “Miss Shqipëria” në konkursin e bukurisë në vitin 2003, Enkeleda Kapedani vendosi të studionte për drejtësi.

Më pas përfundoi Shkollën e Magjistraturës, profil gjyqtar dhe pasi përfundoi stazhin nisi rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë. Në vitin 2015, ajo u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në detyrën e gjyqtares në gjykatën e Elbasanit ku punon edhe aktualisht. Përgjatë këtyre viteve, emri i Kapedanit bëri bujë në media kur firmosi lirimin me kusht të Viktor Imerit, e bandës së Gaxhait, por asokohe nuk pati reagime të forta institucionale. Por ndërsa pritej të kontrollohej vendimmarrja e saj, zonja Kapedani u ngrit në detyrë. Në shtator 2020, mbledhja e gjyqtareve e zgjodhi nënkryetare në detyrë. Ajo pret të kalojë në filtrin e trefishtë të kontrollit, ndryshe testin e Vettingut, ku do ti nënshtrohet kontrollit të pasurisë, figurës morale dhe aftësive profesionale.

Basha thyen heshtjen dhe i del në krah Berishës: Arritjet më të mëdha kanë vulën e tij

Kryedemokrati Lulzim Basha ceku kontributin e Sali Berishës gjatë qeverisjes së vendit duke përmendur disa nga arritjet më të mëdha në vend që pas viteve ’90. Basha u shpreh se të gjitha arritjet kanë vulën e PD-së dhe pa dyshim kanë edhe vulën e Sali Berishës.

“Mos t’i lëmë shqiptarëve në mes të rrugës. Mos t’i lëmë pikëpyetjet e 25 Prillit. Nga pikëpyetjet për ekonominë e deri te ato për integrimin europian. KA vetëm një rrugë përpara dhe kjo është rruga e betejës me të keqen.

Kështu jemi ringritur sa herë jemi goditur nga pabesitë e kundërshtarëve. Të gjitha arritjet e mëdha të këtij vendi kanë vulën tonë, kanë vulën tuaj. Që nga rrëzimi i komunizmit, anëtarësim, i në NATO, heqja e vizave, statusi kandidat. Kanë vulën tuaj dhe kanë pa dyshim edhe vulën e Sali Berishës. Beteja e vërtetë është me kundërshtarin. Armikun më të egër të demokracisë në vend”, u shpreh Basha.

Gjoba 110 milionë euro ndaj Becchettit, Shqipëria sërish në Gjykatë për arbitrazhin

Shqipëria kërkon korrigjim të vendimit për anullimin ndaj çështjes së investitorit Italian Francesco Becchetti.

Në rifreskimin që iu është bërë të dhënave për çështjen, thuhet se në 26 Maj 2021 në qendrën Ndërkombëtare për zgjidhjen e Mosmarrveshjeve të Investimeve, një gjykatë arbitrazhi pjesë e Bankës Botërore, është paraqitur një tjetër kërkesë e Shqipërisë për çështjen Becchetti.

Në kërkesë thuhet se ‘Sekretari i përgjithshëm regjistroi një kërkesë për korrigjim të vendimit për anullim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë’.

Nuk ka më shumë informacion mbi kërkesën e shqipërisë në gjykatën e arbitrazhit, por ajo që dihet është se për këtë proces janë ndjekur disa procedura, madje me disa nivele, por që në të gjitha rastet vendimi ka qënë kundër Shqipërisë.

Në prill të 2019, Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar pranë Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit Agon Channel ishte “motivuar politikisht”.

Autoritetet shqiptare kërkuan anullimin e vendimit të marrë.

Në Gusht 2019 arbitrazhi pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit që kishte marrë vetë. Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojtje të parimeve themelore juridike që lidhen me një proces.

Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por ne 2 prill 2021 Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e gjeti të drejtë pretendimin e palës shqiptare, dhe la në fuqi vendimin që Shqipëria të paguajë 110 milion euro si dëmshpërblim për ortakët e Agon Channel.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, duke e akuzuar si “marifetçi”, tha se në fund të procesit, Beccheti nuk do marrë asgjë nga Shqipëria.

Mbetet për t’u parë nëse Levizja e radhës e autoriteteve shqiptare, është manovër për të shtyrë në kohë pagimin e dëshpërmblimit, duke qënë se jemi në një moment jo të mirë për financat publike, dhe nëse do ketë fuqi ose jo ky ankimim i ri për të korrigjuar vendimin 110 milion euro të arbitrazhit./dita

“Skenari rilindas do ishte vdekje e demokracisë”, Lubonja: Maxhoranca do një opozitë të urtë që s’flet për skandalet, dëshiron të heqë qafe presidentin

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me Skype në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se nëse skenari “rilindas” do të shkonte deri në fund, kjo gjë do ishte vdekje e demokracisë.

Lubonja theksoi se maxhoranca do një imazh sa më pozitiv për vendin, duke shtuar se gjithashtu dëshiron ta heqë qafe presidentin.

“Unë kam bërë një shkrim sot dhe merresha me një lloj shprese të ndërtuar, të rreme ose një ëndërr me sy hapur, siՁ quaj unë, sikur pas eliminimit të tyre, qarkullon shumë në korridore, do të fillojë edhe goditja, shpallja non grata në krahun tjetër, në një farë kuptimi që do përfundojë tek Rama dhe kështu që e mira do të triumfojë. Kjo ishte ajo që unë e përgënjeshtroj. Ndërsa, ashtu si e formuluat juve, është më realiste, si ëndrra e Rilindasve, jo e shqiptarëve, që duan të çlirohen edhe nga rilindasit si një parti e sistemit, që kanë ëndërr të kenë opozitë të urtë, të butë, e cila të integrohet brenda udhëheqjes sonë, pra si fraksion i PS-së, ose e Rilindësve, pra një opozitë e cila as nuk ankohet më për zgjedhjet e vjedhura e të grabitura”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja vlerësoi se “rilindësve” iu duhet një imazh i një Shqipërie të paqtuar, me qëllim që të hapen negociatat.

“Përkundrazi, rilindësit e duan opozitën që pranon humbjen me fisnikëri, dhe që pastrohet nga disa koka të nxehta, sipas tyre dhe vendi ecën me siguri nën udhëheqjen e liderit suprem. Kjo është ëndrra e tyre dhe këtë po luajnë ata, sipas mendimin tim dhe me këtë projekt që kanë, për të hequr presidentin, pastaj derisa të trajtohet çështja e presidentit në Gjykatë Kushtetuese, mendojnë se duhet që të vijë shtatori dhe presidentin mund ta kenë hequr qafe e pastaj të ndërtojnë këta ëndrra që thashë. Në rast se realizohet kjo, komenti im është që kemi të bëjmë me vdekje të demokracisë, është ëndrra e diktatorit, por vdekje e demokracisë, për shkak se demokracia në fund fare është edhe konflikt, është edhe përplasje interesash.

Besoj se kjo është edhe në funksion të eliminimit të vëmendjes ndaj asaj që ndodhi më datë 25 prill, që Basha, edhe për interesat e tij, po e denoncon përditë, pra masakrën elektorale, që e quan ai, e cila shqetëson në njëfarë mënyre edhe ndërkombëtarisht rilindjen. Sot lexova edhe një shkriim të Le Figaro, që ishte përkthyer edhe në shtypin shqiptar. Rilindësve iu duhet shumë edhe ndërkombëtarisht një imazh i një Shqipërie të paqtuar, që ka një lider të legjitimuar, nga zgjedhje të rregullta e kjo mund të hapë një si imazh për Shqipërinë të pranueshëm, ndoshta hapje negociatash. Ky është projekti i tyre, ndërsa ai i opozitës pastaj mbetet që të shikohet”, u shpreh Lubonja.

Rihapja e hetimeve për ‘’21 janarin’’, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari: S’ka asnjë pengesë, mund të prishen vendimet e mëparshme për autorët

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për rihapjen e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës për çështjen e ‘’21 janarit’’, saktësisht për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

Hajdari thotë se hetimet janë hapur për këta të dy pasi vrasja e tyre ka mbetur pa autor. Sipas tij ky është një lajm i mirë dhe shton se mund të çojë në prishjen e vendimeve të mëparshme për autorët të cilët u dënuan për vrasje nga pakujdesia apo padashje.

Ai thotë se autorët mund të çohen paketë në gjyq me akuzën e vrasjes me dashed hde në rrethana rënduese, por vetëm nëse i çon prokurorët tek ky konkluzion nëpërmjet provave.

Shkëlqim Hajdari deklaron gjithashtu se një prej arsyeve të krisjes së ish-Presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha asojkohe ishte pikërisht paanësia e Topit si për ‘’21 janari’’ ashtu dhe për Gërdecin për të cilat kërkoi hetime të plota e pavarura.

‘’Sigurisht është lajm i mirë që gjithë ato çështje që për mendimin e profesionistëve dhe opinionin publik, zgjidhjet definitive është mirë të hetohen, nga hetimi askush nuk ka keq, vetëm ata që janë të implikuar në ngjarje, që për fat të keq nuk patën prokurorët vullnetin për hetime të pavarura, objective. 21 janari dmth është qetësim i madh për familjarët që humbën të dashurit, për drejtësinë. Njerëzit përgjegjës si ky rast, drejtësia vendoset.

Është çelur për dy se këto dy viktima janë pa autorë, siç duket Policia ka paraqitur prova që Prokuroria ti grumbullojë. Si për shembull riekspertimi i gëzhojës apo plumbit në trupin e Aleks Nikës. Prokuroria nuk është dhe për këto të dy, kujtoj 10 vite më parë që hetimet janë bërë në kushte të vështira, presion të tmerrshëm politik. Shumë gjëra në vendngjarje nuk janë vënë re, jo prej prokurorëve, por prej presionit.

Nëse provat që grumbullohen dhe  për autorët i çon prokurorët në një konkluzion që vrasja është me dashje dhe në rrethana rënduese, atëhere kanë të drejtë që nëpërmjet rishikimit në shkallën e parë të prishet vendimi për vrasje nga pakujdesia dhe të shkojnë paketë në gjyq. Gjykata e Lartë nuk pranoi fare, e rrëzoi rekursin që në dhomë të këshillimit.

Në çdo prokuror, aq më shumë një ish-prokuror flet me letra, dosje, akuza. Në një bisedë publike si ne do ishte abuzim i madh të përmendja këtu ato gjëra që mendoj unë. Duhet të themi që është bërë betejë e madhe nga penale në politike, ku ishim në situatë të vështirë sepse President ii Republikës që mbulonte Gjykatën e Prokurorinë u konsideruan të gjithë puçistë, ndërkohë që u bëra puçist dhe unë bashkë me Olsian Çelën e gazetarët. Ajo, Gërdeci i pari dhe 21 janari idyti. Jo vetëm çështje penale por kanë bërë histori në politikë. Topi u akuzua.

Shpërthimi është, se Topi e di mirë, Topi u prish me Berishën sepse Topi nuk ka marrë anësi as tek Gërdeci as tek 21 janari, pra kërkoi hetime të plota. Po them ndër arsyet. Ne prokurorët lexojmë nën rreshta. Qeveria e Berishës ka qenë në pozitë të vështirë. Presidenti Topi, kryeprokurorja Ina Rama bënë detyrë patriotike.

Tashmë nuk mund të ndodhë që megjithëse provat i kishim të plota, ato na rrëzuan, por trupi gjykues u nda 2 me 1. Kur ka qenë 2-1 atëhere, tani ka për të shkuar 3-0 apo 5-0. Kështu mendoj.

Absolutisht lajm i mirë. S’ka asnjë pengësë. Asnjë lloj pengese. Të prishë vendimet e atyre që u dënuan për vrasje nga pakujdesia.”- tha Hajdari. bw

Gara për kryetar në PD- Jemin Gjana: Dje kryem konstituimin përfundimtar të Komisionit

Jemin Gjana ka bërë me dije se tashmë ka përfunduar konstituimi i Komisionit Zgjedhor në PD duke u plotësuar me nga një anëtar përfaqësues për 4 kandidatët.

Gjana thotë se janë 76 mijë e 67 anëtarë të PD në total të mbyllur me sistem teksa ka zbuluar edhe kalendarin e punimeve të Komisionit si dhe vendimet që janë marrë për kandidatët, fushatën e tyre apo dhe anëtarët, qendrat e votimit dhe komisionet.

”Dje pasdite kemi kryer konstituimin përfundimtar të Komisionit, në kuptimin që jemi plotësuar me 4 anëtarë përfaqësues të 4 kandidatëve. Kemi bërë mbledhjen së bashku me ta. Ka nisur në datën 24 maj, do të mbyllet në 11 qershor. Pastaj fillon heshtja zgjedhore. Kryesitë e degëve në rrethe të PD dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin në Komision të PD emrat e anëtarëve të Komisioneve, është përcaktuar një periudhë kur do të merremi me trajnimin e komisionerëve. Deri në datë 6 do të miratojmë modalitetet e fletëve të votimit, do hedhim shortin e renditjes së kandidatëve. Brenda 7 do të miratojmë vendvotimet bazuar në propozimet e degëve dhe listën e votuesve dhe modalitetet e fletës së votimit deri në datën 8. Materialet do të tërhiqen në datë 11 deri në 4 pasdite nga kryetari i Komisionit dhe secili nga përfaqësuesit e kandidatëve që dëshiron.

Numërimi i fletëve do të kryhet nga ora 7 e gjysëm dhe do të vazhdojë deri në përfundim. Deri në datën 14 në orën 8 do të sillen materialet në Komisionin e Partsë ku do të bëhet përmbledhësja e procesverbaleve e do shpallet fituesi. Ky është kalendari i procesit.

Dje kemi shqyrtuar dhe jemi dakordësuar me të gjithë anëtarët e komisionit lidhur me axhendën e takimeve të kandidatëve në mënyrën e rakordimit, detyrimin e strukturave për të qenë të detyruara në bazë të Statutit për të gjetur ambientet e ftuar anëtarësinë. Jemi dakordësuar për një process të trajnimit. Mendohet që të bë jmë trajnimet në grupe zonash, Shkodër, Elbasan, Fier, Tiranë, 4 ose 5. Do bëhen nën moderimin e formacionit Konrad Adenhauer.

Mendohet që periudha të jetë mes dative 5-10. Ekspertët e fondacionit që e asiston PD në të gjitha proceset e saj të ketë gatishmërinë për të patur njerëzit e duhur në dispozicio.

Kemi marrë vendimin për vendvotimet dhe komisionet. Në 71 degë të PD sot aktualisht, në 5 prej tyre do ketë dy komisione, dy vendvotime, qendër votime, dhe dy komisione. Këto janë Durrësi, Elbasani, Fieri, Kamza e Shkodra. Për arsye lehtësimi për degët që kanë më shumë se 2500 anëtarë do ketë më shumë qendra votimi. Këto 5 degë rezultojnë të tilla. Në të tjerat do ketë nga një vend votimi.

Numri është 75 mijë e 67 anëtarë të mbyllur në sistem, me vendim të Komisionit. ”- tha Gjana. bw

Pas Shkodrës, zbardhen të dhënat edhe për Tiranën, 51 persona votuan 123 herë

Pas Qarkut të Shkodrës, ku nga të dhënat dyshohet se 13 qytetarë kanë votuar 34 herë në Qendra të ndryshme Votimi, parregullsi janë zbuluar edhe në Qarkun e Tiranës.

Pas kërkesës së KAS, administrata e KQZ ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) se në zgjedhjet e 25 Prillit, në Qarkun Tiranë, 51 qytetarë dyshohet se kanë votuar 123 herë në Qendra te ndryshme Votimi.

Siç mund ta shihni në tabelën që siguron “BalkanWeb”, tre persona kanë votuar nga dy herë me të njëjtën kartë identiteti, në Qendra të ndryshme Votimi. Ndërkohë, me shenjën e gishtit, 48 persona kanë votuar plot 117 herë.

Këto janë shenjat e çuditshme në trupin e 23-vjeçares që u tha se humbi jetën nga infeksioni i dhëmballës

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja misterioze e 23-vjeçares Evgjeni Baxho, e cila fillimisht u tha se ka humbur jetën nga infeksioni i dhëmballës, por policia dhe prokuroria kanë nisur hetimin e thelluar për ngjarjen.

Gazetarja Dorjana Bezat sjell në redaksinë e “BalkanWeb” dy fotografi, që tregojnë shenja në trupin e 23-vjeçares. Siç shihet nga fotot që sjell “BalkanWeb”, e reja ka shenja të çuditshme në kurriz dhe në bark, ndërkohë që mbetet ende mister kuptimi i tyre.

Komisariati Nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje gjithë listën e të njohurve të 23-vjeçares, por deri më tani nuk është përfituar ndonjë e dhënë e dyshimtë. Të njohurit e të resë kanë dëshmuar vetëm për komplikacionin e saj me dhëmballën dhe që prej 10 ditësh kishte ënjtje dhe po trajtohej me antibiotik.

Pandemia më fatale te meshkujt e rinj shqiptarë; vdekjet e grupmoshës 35-39 vjeç u rritën 54% në 2020-n

 

Pandemia e Covid-19 ka dhënë pasoja të rënda në rritjen e fataliteteve në vend në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Totali i jetëve të humbura në vend arriti në një rekord prej 27.6 mijë personash, me një rritje prej 25.8%, ose gati 5.7 mijë persona më shumë.

Por, të dhënat e detajuara të publikuara nga INSTAT për shkaqet e vdekjeve tregojnë se meshkujt kanë qenë më të goditur nga Covid-19. Vdekjet e burrave u rritën me 31.6% në 2020-n, përkundrejt 19.2% të grave.

Si rrjedhojë, meshkujt përbënin 56.2% të jetëve totale të humbura në 2020-n, nga 53.7% në vitin e mëparshëm.

Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar më vdekshmëri më të lartë te meshkujt. Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19. Burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.

Grup-mosha e meshkujve 35-39 vjeç me rritjen më të lartë të fataliteteve

Sipas grup-moshave, pandemia ka dhënë pasoja fatale nga mosha 35 vjeç e lart.

Rritjen më të lartë e kanë shënuar humbjet e jetëve të meshkujve 35-39 vjeç, me rreth 54% më shumë se në vitin 2019, kur nuk kishte pandemi. Rritje dyshifrore konstatohet edhe për grup-moshat nga 40-50 vjeç, por me ritme më të ulëta. Ndërsa grup-mosha mbi 60 vjeç ka një shtim të fataliteteve midis 30-40% (shih grafikun: Rritja e vdekjeve 2020/2019, sipas gjinisë dhe grup-moshave).

Të dhënat e tjera të Eurostat, që i publikoi me bazë vjetore tregojnë se në korrik-dhjetor 2020, kur filloi dhe kulmoi vala e pandemisë, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69% (nga 5,546 në korrik dhjetor 2019 në 9,360 në korrik dhjetor 2020). Në dy muajt e fundit të 2020-s, kishte dhe javë kur humbjet e jetëve të meshkujve ishin tre herë më të larta se në të njëjtën periudhë në vite normale. P.sh, në javën e 49 u regjistruan 611 vdekje te burrat, tre herë më e lartë se e njëjta periudhë e një vit më parë dhe dy herë më shumë se e grave po në javën e 49 të 2020-s (shiko grafikun: Vdekjet sipas javëve, meshkuj).

Tek femrat, rritja më e lartë e fataliteteve ishte për grup-moshën 70-74 vjeç, me 45%. Ashtu si me meshkujt, vdekshmëri të lartë kishte edhe grup-mosha 35-39 vjeç, me 30%. Nga mosha 40-50 vjeç për femrat nuk u shënua asnjë fatalitet shtesë në 2020-n.

Në të kundërt, në 2020-n, vdekshmëria e të rinjve, nën 30 vjeç ka shënuar rënie të ndjeshme, teksa karantina dhe mbyllja e shkollave vlerësohet se kanë ndikuar pozitivisht në këtë drejtim.

Allkja: Vdekjet në moshat e reja u rritën nga Covid-19, është spekuluar më të dhënat

Tashmë kur kaluar më shumë se një vit nga startimi I epidemisë Covid-19 në Shqipëri diskutimi është mbi statistikat. Mjeku Ilir Allkja tha se, qeveria e retushoi situatën, madje guxoi që nga të zezë ta ngjyrosë atë me rozë.
“Ministrja e Shëndetësisë vetëglorifikohet, ndërsa “ekspertët e komitetit ”certifikojnë “menaxhimin e artë”. Kryeministri kritikon seriozisht vendet më të suksesshme në menaxhimin e pandemisë. Por ku nuk retushon dot qeveria? Vdekjet, doemos nuk gënjen dot.
Shifrat e vdekjeve që raporton INSTAT janë akuza e drejtpërdrejtë se epidemia e covid-19 në Shqipëri ka bërë kërdinë. Nga qeveria janë raportuar zyrtarisht rreth 131 mijë pacientë të prekur nga covid-19, ndërsa është ë sigurte prekur realisht më shumë se sa 2 milionë shqiptarë. Nga qeveria janë raportuar rreth 2,400 vdekje por në popullatë vetëm nga covid-19 kanë ndodhur mbi 15 mijë vdekje.

“Ekspertët” e qeverisë theken të mbrojnë tezën se vdekjet e shtuara gjatë vitit 2020 kanë ndodhur për shkak të patologjive të tjera. Unë kam një pyetje për këta “ekspertë”: – Si e shpjegoni ju faktin, sipas te dhënave nga INSTAT, që vdekjet ne grup-moshën 35-39 vjeç për vitin 2020 u rriten me 54%. A është shkak Covid-19? Kjo grup moshe realisht është e shëndetshme, dhe është e vështirë të gjesh të sëmurë kronikë në këtë fashë. Në vitin e kaluar e deri tani shqiptarët përjetuan për herë të parë në histori rritjen negative të popullatës, pra atë situatë kur numri i vdekjeve kalon numrin e lindjeve, duke certifikuar panik tek çdo shqiptar se, nën këtë qeveri, shqiptarët janë një popull në zhdukje. Menaxhimi skandaloz, fshehja e të dhënave, paniku i përhapur në mënyrë pingule, nga lart poshtë, duan t’i tregojnë shqiptarëve se jeta nuk vlen para propagandës”, thote dr.Allkja./Monitor

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Gjykata Kushtetuese vendos datën e seancës plenare për shqyrtimin e tyre

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se ku do të zhvillohet seanca plenare për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb”, se Kushtetuesja ka caktuar datën 23 qershor, për seancën plenare ku do të shqyrtohen zgjedhjet lokale.

Kujtojmë që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste i bojkotuan zgjedhjet, duke mos marrë pjesë në asnjë bashki të vendit.

Këta të fundit e kanë çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke i kërkuar këtyre të fundit, shpalljen e pavlefshmërisë së tyre dhe ripërsëritjen.

“Subjekt i interesuar: Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Objekti: “1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2.

Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019”.

Data e seancës: 23.06.2021, ora 10:00”, thuhet nw njoftimin e siguruar pwr “BalkanWeb”, nga gazetarja Klodiana Lala.

Paloka nxjerr dokumentet dhe denoncon me emra: Të akuzuar në SPAK për shitblerje votash në Durrës, sot numërues dhe vëzhgues në KQZ

TIRANË

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka shkruan përmes një statusi në facebook se personat që janë denoncuar në SPAK për shit-blerje votash në Durrës, sot Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka vendosur numërues dhe vëzhgues.

Ndërsa  publikon dokumentet, njëri i PS me emrat e vëzhguesve dhe tjetri është kallëzimi i PD, po me këto emra, Paloka shkruan se këta persona sot janë në shërbim të Ramës.

Postimi i plotë:

Drejtues te administrates ne Durres, pikerisht ata qe jane denoncuar nga PD ne SPAK per krime zgjedhore, nderkohe qe duhej te ishin ne punen e shtetit per te cilen paguhen me parate e shiptareve, jane prape sot ne sherbim te partise ne rinumerimin e votave ne KQZ!

Sherbetoret e Rames ne KAS nderkohe pyesin se ku jane provat qe administrata eshte perdorur ne kundershtim me ligjin per zgjedhjet !!!

Une e kam shprehur publikisht , qe nje dite perpara se KAS te filloj shqyrtimin e ankimimeve te opozites, se sherbetoret e Rames aty , njesoj si shefi i tyre, nuk do te pyesin as per ligjin e as per faktet per te zbuluar te verteten e masakres zgjedhore te 25 prillit! Kjo per fat te keq po vertetohet cdo dite! Te turpshem e te shpifur si shefi i tyre, ca si kameleon e ca zvarranik te llojeve te tjera, kane hedhur poshte gjithshka.

Sot po jap nje fakt te vogel per te treguar se sa groteske eshte ajo qe po ndodh ne KAS! Behet fjale per Durresin .

Pasi hodhen poshte gjithe kerkesat e PD per terheqjen e provave nga institucionet ( sic i detyron ligji ) pranuan nje kerkese per rinumerim te LSI-se. Si edhe ne disa raste te tjera, kjo behet per tu perdorur si justifikim qe gjoja jo te gjitha kerkesat e opozites nuk u pranuan…Pranojne rinumerim sepse dihet nga te gjithe qe manipulimi dhe krimet zgjedhore qe kane vendosur rezultatin, jane kryer ne proceset para numerimit perfshi ketu ato qe jane publike dhe lehtesisht te verifikueshme.

Praktikisht ne Durres, pervec shit-blerjes “klasike” te votes , me para ne dore, ka ndodhur nje megablerje me parate e shtetit dhe te BE. Perdorimi i administrates dhe aseteve publike , ne kundershtim dhe shkelje te ligjit, ne Durres eshte evidente dhe vertetohet lehtesisht me dokumenta. Jane pikerisht ato dokumenta e prova qe sherbetoret e Rames ne KAS nuk pranojne as t’ju a kerkojne institucioneve megjithese jane te detyruar ta bejne…!

E per ta çuar deri ne fund maskaraden, ja se cfare ndodh sot pikerisht ne sy te KAS-it;

PD ka denoncuar perdorimin e administrates ne funksion te manipulimit te votave. Ka denoncuar me emra ne SPAK edhe disa zyrtare ne Durres.

Sot , si per te treguar cinizmin dhe arrogancen ndaj ligjit deri ne fund, PS con si vezhgues ne rinumerimin e votave ne KAS , drejtues dhe punonjes te administrates, pjesa me e madhe e te cileve jane ne listen e denoncuar nga PD ne SPAK…! Keta minimalisht duhej te ishin ne pune sot se paguhen me parate e shqiptareve per punet e shtetit. Po ata edhe sot po bejne punen e partise dhe zvarraniket e KAS, kerkojne prova nga opozita ne se u perdor apo jo administrata ne zgjedhje ne sherbim te “rilindjes”!!!

Vendimi i Kushtetueses për përplasjen Rama-Meta, reagon LSI: Gjykata rrëzoi kryeministrin, matufllëku i tij mori shuplakë!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kompetencat mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Teksa Gjykata Kushtetuese theksonte se “kompetencat për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, Vasili shkruan në “Facebook” se vendimi i Kushtetueses tregoi se qëndrimi i presidentit Meta ishte plotësisht kushtetues lidhur me mosemërimin e Cakajt si ministër i Jashtëm.

“Gjykata Kushtetuese rrezon Edi Ramen! Qendrimi i Presidentit Meta plotesisht kushtetues lidhur me mosemerimin e Gent Cakes si Minister i Jashtem. Gjykata Kushtetuese pushoi sot ankimin e Rames ne Kushtetuese sepse mosmarrveshja nuk ekziston. Mosmarrveshjet i shpik vetem Edi Rama per te rrembyer pushtet qe nuk i takon. Matuflleku i Rames mori shuplaken, qe meriton si cdo sharlatan, qe kerkon ne menyre halucinante te rrembeje çdo pushtet”, shkruan Vasili.

Shehaj: Nëse zgjidhem unë, s’ka bashkëqeverisje; përballë Ramës duhet lider krejt ndryshe nga ai, Basha nuk e çon dot PD-në drejt fitores

Agron Shehaj ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me vendimin e tij për të qenë një nga 4 kandidatë në PD për kryetar.

Shehaj thekson qartë se ai është barazdistancuar nga PD dhe gjithë kandidatët në këtë moment teksa thekson qartazi se me të në krye të PD nuk ka bashkëqeverisje.

Ai thotë se përballë Ramës duhet një lider krejt ndryshe nga ai teksa shton se e ka bindje personale tashmë që Basha nuk e çon dot PD drejt fitores.

PYETJA: Keni deklaruar që distancoheni nga PD?

SHEHAJ: Më vjen keq që është interpretuar si distancim, nuk është distancim. Jemi të gjithë kandidatë dhe duhet të jemi neutralë në raport me PD. Jo zgjedhja e PD për të bërë konferencë, por një barazdistancim nga PD.

Nëse unë zgjidhem kryetar i PD në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje.

Nuk besoj se Basha është lider i korruptuar. Një gjë duhet të shpjegoj. Çështja është kjo. Përballë Ramës duhet një lider krejt ndryshe nga Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar, por dhe që njerëzit ta shohin ashtu. Nuk mjafton ta themi, por dhe të dukemi ashtu siç themi.

PYETJA: Do e largoni Berishën nga grup parlamentari pas shpalljes non grata?

SHEHAJ: Jemi të vetëdijshëm që lideri historik ka kontribut në orientimin drejt perëndimit të PD. Personalisht nuk dua të jap asnjë koment mbi këtë çështje.

PYETJA: Zërat kundra jush?

SHEHAJ: E drejta e tyre të kenë këtë mendim që kanë. Mendoj se është pikërisht kjo na ndan me një pjesë, dhe me stilin e lidershipit. Mendoj që një kandidat i PD mund të ketë vota personale. Kandidatët duhet të shtyheshin të merrnin vota personale. Kjo ka të bëjë me stilin e drejtimit të PD duke mos ndjekur parimin e meritokracisë, ku promovohet më i zoti. Meqë sulmohem për këtë çështje, unë mendoj se në zgjedhjet e kaluara jo vetë u duhej thënë që kush do dalë mirë do ndëshkohet, por kush del më mirë do promovohet. Një nga problemet kryesore të PD është mungesa e meritokracisë. Vlerësohen ata që punojnë. Vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtim Edi Ramën.

PYETJA: Jeni i promovuar nga Basha, më 2017 në Vlorë dhe më pas në Tiranë. Cila është arsyeja që garoni?

SHEHAJ: Nuk ka asnjë arsye personale që të më shtyjë mua të garoj për kryetar? Jam bindur se Basha fatkeqësisht nuk e çon drejt fitores. Është bindje personale, nuk ka lidhje me të. E kuptoj që shumë prej jush mund të kërkojnë arsye por është shumë e thjeshtë. Nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet dhe pastaj të ndryshojë Shqipërinë duhet me se s’bën të ndryshojmë lidershipin. Kjo është e vetmja arsye.

PD duhet të jetë e hapur, realisht e hapur, s’duhet të më pëlqejë mua, s’ka me mua, vendimet duhet ti marrin anëtarët. Që të jesh kryetar është privilegj, nder i madh. Të fitojë zgjedhjet e të largohet. PD është e demokratëve. Do të vendosin, PD duhet jetë e hapur. Dhe demokratët do të vendosin kush ecën në PD dhe kush jo.

Protesta në Tiranë kundër abuzimeve seksuale, Meta: Solidarizohem ndaj këtij krimi! Akte të tilla meritojnë ndëshkime të rënda ligjore

Ditën e sotme në Tiranë, është zhvilluar një manifestim qytetar kundër abuzimit seksual ndaj të miturve.

Shkak për këtë është bërë rasti i disa ditëve më parë të raportuar në media, ku një 15-vjeçare nga Mirdita, u përdhunua në grup nga pesë persona, më i madhi prej tyre 44 vjeç.

Sakaq, manifestimin e bërë sot e ka vlerësuar e përshëndetur edhe vetë Presidenti Ilir Meta. Teksa publikon foto nga tubimi qytetar, ai shkruan:

“Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor”.

Kujtojmë që pesë personat janë identifikuar nga policia, si dhe është bërë e mundur arrestimi dhe burgosja e tyre.

Gara për kreun e PD-së me 5 kandidatë

VOA

Në Shqipëri, sot në mesnatë mbyllet afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetarin e Partisë Demokratike. Përballë kryetarit aktual Lulzim Basha i cili kërkon një mandat të tretë, janë 4 kandidatë të tjerë. Zoti Basha u përball me një sërë kritikash për rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit, të cilat pas 8 vitesh e lanë sërish në opozitë Partinë Demokratike dhe refuzoi të jepte dorëheqjen duke i cilësuar zgjedhjet një “masakër elektorale”. Ndërsa strukturat drejtuese vendosën hapjen e garës për kreun e ri të partisë dhe zhvillimin e votimit sipas parimit një anëtar një votë, në 13 Qershor duke lënë një periudhë të shkurtër kohore, pak më shumë se dy javë (24 Maj – 11 Qershor) për zhvillimin e fushatës.

I pari që njoftoi vendimin për të kandiduar ishte anëtari i Kryesisë Fatbardh Kadilli. Ai drejtoi gishtin e përgjegjësisë për humbjen, mbi kryetarin Basha dhe foli për nevojën e një opozite të re. Pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij, zoti Kadilli u shpreh se “është një moment shumë i rëndësishmë në PD, është një moment kthese., ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve. Ne kemi kryetarin që nuk del nga zyra. Por ka dhe një asimetri tjetër, është asimetria morale në të cilën ndjehem shumë herë më superior. Vij në këtë garë dhe ballafaqohem me vlerat, zotësinë për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësinë e demonstruar në 30 vite për të qenë besnikë me institicionin e PD-së. Jam njeriu që kam kontribuar me pastërti, e nuk do të tradhëtoj asnjë nga demokratët edhe në këtë proces”.

Pas tij vetëm, vetëm një ditë më parë ishte zonja Edit Harxhi, e mbështetur nga grupimi “Për PD-në” që gjithashtu ka kërkuar largimin e zotit Basha. “Uroj shumë që gjithshka të shkojë siç duhet, pavarësisht se jo gjithshka është bërë sipas rregullave të lojës. Duhet të jetë një garë e hapur, transparent dhe e barabartë. Deri tani nuk është një garë e tillë. Shpresojmë shumë që PD të kthehet në vlerat e konkurrencës së barabartë dhe të transparencës. Ajo çka unë ofroj si kandidate, është një reformim i thellë i PD mbi idealet e vitit 1990-1991. PD ka nevojë për një fillim të ri sa më parë”.

Po nga grupimi “Për PD-në” ka kandiduar sot dhe zoti Ibsen Elezi, sipas të cilit “vetëm me dorëheqjen e Bashës mund të ketë garë të barabartë. Kandidatët për kryetar duhet të kenë përfaqësues në komisionin zgjedhor”.

Po sot në garë u përfshi dhe Agron Shehaj, një figurë e ardhur nga bota e biznesit dhe i përfshirë 4 vjet më parë në Partinë Demokratike. Zoti Shehaj e njoftoi vendimin përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se për të kaluar gjendjen e vështirë ku ndodhen, “demokratët kanë nevojë për një vizion dhe drejtim të ri. Unë besoj se shërimi nga humbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, që sigurisht kanë ndodhur. Unë besoj se përparimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime”, ka theksuar zoti Shehaj.

Berisha non grata/ Pollo: Ishte lajm tronditës. Ish-kryeministri ka qenë tetë vjet larg ofiqeve të pushtetit, ka merita historike për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të

Berisha non grata/ Pollo: Ishte lajm tronditës. Ish-kryeministri ka qenë tetë vjet larg ofiqeve të pushtetit, ka merita historike për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të

Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër në qeverinë e PD-së për DW thotë: PD-së për t’u ringritur i duhet një projekt i ri, që ngjall besim dhe shpresë për të përftuar gradualisht konsensuse mazhoritare në shoqëri

DW: Së pari një pyetje lidhur me zhvillimin e fundit, të papritur: qeveria e SHBA-së e shpalli ish-kreun e PD-së, Sali Berisha, “person të padëshiruar” me argumentim për arsye abuzimesh e korrupsioni. Si e komentoni këtë?

 

Genc Pollo: Ky lajm ka qenë i papritur e tronditës për shumëkënd, jo vetëm për fansat e Doktorit. Nuk i di detajet dhe faktet që mund të kenë shërbyer për bazë.Palët mund t’i sqarojnë. Por më bën përshtypje që Sali Berisha është prej tetë vitesh larg nga çdo ofiq pushteti, ndryshe nga tre personat që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka shpallur, në këto tre vitet e fundit “të padëshiruar”. Berisha ka denoncuar rregullisht paudhësitë e qeverisë Rama; të cilat, me një gjuhë tjetër, por me thelb të njëjtë, denoncohen edhe nga raportet ndërkombëtare. Ndryshe nga tre personat dhe shumë të tjerë, ai ka merita historike edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në. Po kështu nuk kam arritur të kuptoj se si gjyqtari Dvorani, i provuar nga Këshilli i Europës si korruptues i procesit të emërimeve në Gjykatën Kushtetutese, arriti të shpallej Kampion i Antikorrupsionit. Mbase kur të hapen letrat do të shohim më qartë.

DW: Le të kalojmë në zhvillimet e pritshme në PD. A është ndryshimi ose jo i kryetarit të saj, Lulzim Basha, instrumenti kyç në procesin e ringritjes së kësaj partie, pas tri humbjesh rradhazi të zgjedhjeve parlamentare dhe zërave në strukturat e saj drejtuese që kërkojnë dorëheqjen e tij? Në 13 qershor PD zhvillon zgjedhjet për kryetarin e saj dhe Lulzim Basha rikandidon pa dhënë dorëheqjen.

 

Genc Pollo: PD ka nevojë për një projekt të ri që të ngjallë besim e shpresë, një projekt që të zhvillojë gradualisht konsensuse mazhoritarë në shoqëri. Por më duket se proçesi i filluar po shkon drejt ngurtësimit të status quo-së. Në Këshillin Kombëtar të PD, objekti i vetëm i vendimmarrjes ishte komisioni elektoral partiak. Por pati debate dhe disa gjëra u thanë.

DW: Pra ju thoni që në PD ka një status-quo që po ꞔimentohet? Çfarë përfitimesh dhe rreziqesh ka PD prej vazhdimit dhe ngurtësimit të tij?

 

Genc Pollo: Demokratët janë të zhgënjyer e të shqetësuar përballë konfirmimit të një pushteti abuziv. Kjo sjell edhe refleksin e vetë-ruajtjes e më tej mos pëlqimin e polemikave publike mes titullarëve të partisë si edhe bezdinë ndaj të vërtetave të hidhura, kur ato shpallen zyrtarisht. Në këto rrethana do të ishte përgjegjësi e udhëheqjes partiake të kapërcente mbi veten e të tregonte dritë në fund të tunelit.

 

DW: Çfarë përmban projekti i ri i ringritjes së PD, ide e publikuar prej jush edhe kohët e fundit?

Genc Pollo: Mendoja se nevojitej një debat i hapur dhe i papenguar nga interesat personale, pasi u krijua një precedent negativ me mosndryshimin politik pas dy katër vjeçarëve. Idetë janë të ndryshme, mund të debatohen në publik, por duhen peshuar brenda partisë. Jo të pengohen me fakte të kryera.

 

DW: A janë të shëndetshme zërat brenda strukturave drejtuese të PD për dorëheqjen e kryetarit Basha dhe mos rikandimin e tij?

Genc Pollo: Çdo zë i motivuar sinqerisht për shëndetin e Partisë Demokratike e sidomos për shëndetin e demokracisë shqiptare duhej të ishte dëgjuar, duhet të dëgjohet.

DW: Çfarë lipsej të kishte bërë ndryshe PD për të mos mbetur 12 vite në opozitë?

Genc Pollo: Po përgjigjem me nëse: Nëse Rama nuk do të ndryshonte Kodin Zgjedhor sipas qejfit e interesit në mungesë të opozitës mandat djegur, nëse nuk do të kontrollonte gati të gjitha bashkitë për shkak të bojkotit opozitar, por vetëm gjysmën e tyre, koalicioni opozitar do të ishtë të paktën me po aq deputetë sa dhe PS. Do të kishte me siguri rotacion sikur PS të mos abuzonte me shtetin; por kjo e fundit është ëndërr me sy hapur.

DW: A ia doli mbanë PD të tërhiqte dhe bënte për vehte segmente të konsiderueshme të elektoratit gri? A pati një baticë votash të elektoratit të djathtë në favor të saj? Nga përvoja të zgjedhjeve parlamentare në këto 30 vite post- komuniste kur kjo ndodh, përpjekjet për manipulim të zgjedhjeve nga forca politike në pushtet, dështojnë.

Genc Pollo: Fatkeqësisht, megjithë fushatën e mirë të PD, nuk ndodhi mobilizimi masiv i elektoratit që do të duhej të mbushte gropat e mësipërme. Sa për manipulimet, shihni dosjen 184 Dibër: mori mbulim mediatik botëror, arriti të bëhej kusht europian, një investigim i BIRN-it  para tre muajsh paraqiste detaje ngjethëse, e prapë pretenca e reduktoi në minimum absolut numrin e të pandehurve dhe zbuti në maksimum akuzat. Dhe duke iu kthyer zgjedhjeve të 25 prillit, përsëri theksoj që rruga institucionale nuk lipset të bojkotohet. Mendoj që paditë përmbajnë prova të shumta. Vetë unë kam parë pafund kandidatë rilindas  të shpërndajnë letra legalizimi, inskenojnë inaugurime, etj. që i postojnë pa gajle në Facebook, madje edhe në TV lokale. Ato të ministrave të Ramës bllokuan edhe TV e mëdha. Për këto shkelje që u ndaluan specifikisht nga legjislacioni zgjedhor i miratuar vitin e kaluar, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve,(KQZ) mori tagër për t’i ndaluar e ndëshkuar, por nuk e bëri këtë gjë. Nuk e luajti rolin parandalues që i ngarkoi ligji. Pra, sërish problemi kronik i moszbatimit të ligjeve të mira. Prandaj edhe lavdërimet ndaj KQZ më duken jo tërësisht të justifikuara. Deklaratat e OSBE, BE e SHBA fokusohen tek abuzimi partiak i resurseve shtetërore.

DW: A ka qenë në favor apo në dëm të PD aleanca e saj me LSI, sidomos në raport me elektoratin e saj të djathtë historik?

Genc Pollo: Elektorati i opozitës votoi kundër regjimit e pro rotacionit. Qejfmbetjet e 2013-17 si dhe diferencat ideologjike apo motivimet klienteliste kaluan në plan të dytë.

DW:  Ditët e fundit, kryetari i PD, Basha, deklaroi se 59 deputetët demokratë do të zenë në shtator vendet e tyre në Parlamentin e ri, edhe pse ai nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve. Nga duhet ta fillojë PD rolin e saj si opozita e vetme në Parlament?

Genc Pollo: Në shtator do të shihni deputetët e opozitës në Kuvend. Është gjëja e duhur. Retorikat e vapës do të davariten. Roli i tyre si kontroll demokratik është qendror në demokraci, sidomos në kushtet e shtetkapjes është jetik.

DW: Sa i përket integrimit europian: A do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërministrore e BE-së në qershor?

Genc Pollo: Nuk e  di, por shpresoj që po. Por është vetëm stacioni i rradhës, më pas fillon negocimi i kapitujve, dhe i një tog ꞔështjesh mes funksionarëve të Tiranës dhe atyre të Brukselit. Serbia po e bënte “shumë mirë ” këtë dhe megjithatë përfundoi me shtet të kapur e parlament monist. Dua të them se nuk lipset të presim mrekullira nga çelja e negociatave; mrekullira për problemet e shtetkapjes, krimit e korrupsionit në nivele të larta. Jam realist dhe zgjidhjen e shoh së pari brenda shoqërisë shqiptare. Edhe pse tashti kjo nuk duket qartë. Ndërkohë që në BE ka jo pak që e shohin zgjerimin në radhë të parë si pengesë për fuqitë jomiqësore dhe pastaj si konsolidim vlerash europiane.Fatkeqësisht ka edhe segmente në kohabitacion me stabilokracinë dhe me korruptokracinë, që kanë rezerva për bashkëpunimin me faktorë jashtëqeveritarë, që angazhohen për standarte europiane. Por këto mangësi nuk ndryshojnë asgjë në atë që themi prej tridhjetë vjetësh: që perspektiva europiane është fati historik për Shqipërinë.

DW: Ekspertë të çështjeve europiane, ndryshe nga ju, mendojnë se ekzaminimi gjatë negociatave do të jetë një levë më e fortë në dorën e Brukselit për të gjitha problemet që ju përmendni!

Genc Pollo: Ka shumë ekspertë që kërkojnë një rishikim të qasjes së deritanishme përballë shtetkapjes ballkanike dhe abuzimit me Europën për konsolidimin autokratik. Ata e kuptojnë se nuk është çështje negociatorësh profesionalë e vullnetmirë por raport forcash e çështje pushteti. Shihni për shembull ligjin e medias në Shqipëri: në mars 2020 BE vuri kusht që ligji të ndryshohej sipas sugjerimeve të Komisionit të Venecias, kur ky komision u shpreh në qershor 2020. Sot, pas një viti, Rama nuk e ka vënë ujin në zjarr për këtë gjë dhe dekreti i Presidentit dergjet i pavotuar në Kuvend. Megjithatë ka eurodeputë të majtë dhe ndonjë funksionar në Bruksel të cilët, si në realitet magjik, deklarojnë se edhe kushti i ligjit të medias është përmbushur prandaj negociatat duhet të fillojnë. Negociatat mund të fillojnë vërtet, por a përfiton Shqipëria europiane nga kjo qasje? Kam dyshime. /DW

Andi Bejtja: Vendimi i Berishës respekton nderin e të gjithë shqiptarëve

Drejtori i Informacionit në SYRI TV, Andi Bejtja ka komentuar vendimin e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha për të paditur për shpifje në gjykatën e Francës, Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken.

Sipas Bejtjes, Berisha ka guxuar sërish duke hapur një proces të pabarabartë, por duke respektuar nderin e të gjithë shqiptarëve.

‘Ishte një vendim që nuk e prisja, por është vendimi më i drejtë, pasi Berisha si një qytetar, dhe si një njeri që ka qenë në pushtet, por ka tetë vite në opozitë, së pari respektoi të gjithë qytetarët e Shqipërisë, si qytetarët e djathtë e të majtë, ata që nuk e duan, pra të gjithë shqiptarët.

Respektoi dhe PD, që nuk e përzieu fare me këtë proces.

Respektoi qytetarët shqiptarë, pasi kemi një individ, i cili për shkak të dinjitetit hedh në gjyq një zyrtar të Ministrisë së Jashtme amerikane, ku gjyqi është prapë i pabarabartë, ku Berisha guxoi në këtë pikë, duke respektuar nderin e shqiptarëve të të gjitha ngjyrave, të të gjitha racave dhe të gjitha llojeve. Kjo është për t’u përshëndetur, pasi ne nuk mund të presim më mirë se kaq.

Çdo vendim do dalë si rrjedhojë e një procesi gjyqësor. Zoti Berisha këtë po kërkon, duke e filluar rrugën e vet në mbrojtje të dinjitetit. Kjo ishte gjëja më dobiprurëse për Shqipërinë dhe opozitën’, tha Bejtja.

Berisha “non grata” nga SHBA, reagon Basha: Keqardhje për vendimin! Bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument

TIRANË

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA. Basha shpreh keqardhje për vendimin e Sekretarit të Shtetit dhe bënthirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.

Basha shprehet më tej se Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta. Kreu i PD thekson se vendimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“U njoha me keqardhje me vendimin e Sekretarit të Shtetit për ish-Presidentin dhe ish- kryeministrin Sali Berisha.
Duke nënvizuar qëndrimin e z. Berisha, i cili pasi shpreh keqardhjen për vendimin dhe e konsideron atë pa asnjë bazë konkrete, bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.
Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta.
Gjatë kohës që z. Berisha ishte Kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, ku lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin kryekushte. Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për fat të keq, ndryshe ka ndodhur në këto 8 vite, ku për shkak të korrupsionit masiv në çdo sektor dhe lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro në zbatimin e reformave që i duhen vendit, si anëtar i NATO-s dhe aspirant për vend anëtar i Bashkimit Europian.
Vendimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë, dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si prioritet absolut kombëtar.
Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë pa asnjë kompromis luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në dobi të demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës dhe mirëqenies së Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, deklaron Basha.

DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën dhe familjen e tij, vjen reagimi i parë nga PD

Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike, në lidhje me vendimin e DASH që shpalli ‘non grata’ në SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Ka qenë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ai që ka thyer heshtjen, duke postuar dy foto, ku shihen ish-kryeministri Sali Berisha me presidentin e SHBA-ve, George Bush si dhe kryeministri Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, duke ironizuar vendimin.

Lajmi per shpalljen ‘non grata’ u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili shkruoi në një mesazh në “twitter” se Berisha dhe familja e tij u shpallen zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe iu ndalohet hyrja në SHBA.

“Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Sekretari Amerikan i Shtetit. bw

Basha denoncon në Shkodër: Banditët i mbyllën mbledhjen dhe larguan një ambasadore perëndimore, pasi grabitën në sy të saj një të ri

Kreu i PD, Lulzim Basha ka denoncuar një rast në Shkodër gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha thotë se në Shkodër ka ndodhur e pamendueshmja, pasi një ambasadoreje perëndimore iu mbyll mbledhja dhe u largua nga bandidtët.

Ai thekson se në këtë rast ka pasur gisht Tom Doshi, pasi banditët rrëmbyen një të ri i cili guxoi të ngrihej në këmbë dhe të thoshte ‘’Këtu po blen vota Tom Doshi’’.

‘’Dhe në fakt e pamendueshmja ndodhi këtu në Shkodër, ku për herë të parë në 30 vite Tom Doshi dhe banditët e tij detyruan të largohet dhe të mbyll mbledhjen një ambasadore perëndimore, pasi grabitën në sy të saj një të ri shkodran i cili pati guximin të ngrihej në këmbë dhe të thoshte: këtu po blen vota Tom Doshi.’’- tha Basha.

Kim: Reforma në drejtësi po ecën. Pandëshkueshmëria duhet të marrë fund

Ilirian Agolli

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, deklaroi të martën në mbrëmje se, bazuar në vëzhgimet e ODIHR-it, zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit ishin të rregullta dhe u administruan shumë mirë, ndërsa problemet e konstatuara pritet të trajtohen nga institucionet.

“Në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, përgëzuam popullin shqiptar për zgjedhje të mira, uruam Kryeministrin Rama për fitoren. Po ashtu, uruam edhe partinë e opozitës për zhvillimin e një fushate shumë të fortë” – tha ambasadorja Kim gjatë një interviste në emisionin Opinion të Televizionit Klan në Tiranë.

Ambasadorja amerikane theksoi se partitë politike është me rëndësi të njohin rezultatet e zgjedhjeve dhe t’I shërbejnë popullit shqiptar, ndërsa SHBA po pret të bashkëpunojë me të gjitha palët.

Ajo kujtoi se Shqipëria është prej afro dy vjetësh pa një opozitë të plotë në parlament dhe SHBA presin shtatorin kur Partia Demokratike “një pjesë e rëndësishme e historisë dhe e të ardhmes së vendit”, nevojitet të kthehet në parlament dhe mirëpret deklaratat e politikanëve të saj se do ta bëjnë këtë hap.

“SHBA duan një marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë. Duam që të jetë edhe më e ngushtë. Nuk ka rëndësi kush është në pushtet. Kemi punuar jashtëzakonisht mirë me cilindo që është zgjedhur nga populli shqiptar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë” – tha ambasadorja Kim.

Ajo vlerësoi faktin që në zgjedhjet e këtij viti listat e kandidatëve për deputetë përmbajnë emra më të mirë se vitet e kaluara, duke theksuar që “disa nga kriminelët më të dukshëm nuk u futën në lista ose u hoqën në kohë”, megjithatë disa arritën të hynin në to.

“Është me shumë rëndësi dhe diçka shumë e mirë që një person i përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion domethënës nuk është më në parlament” – tha ambasadorja amerikane, duke iu referuar rastit të Tom Doshit.

Zonja Kim nuk pranoi të komentonte mbi nismën e deputetëve për të shkarkuar presidentin e Republikës, Ilir Meta, duke e cilësuar si “çështje të brendshme”. Ajo theksoi se në komunikimet me presidentin Meta dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë gjithmonë ka bërë të qarta qëndrimet e SHBA-ve mbi temat e biseduara.

Ambasadorja amerikane vlerësoi gjatë intervistës ecurinë e reformës në sistemin gjyqësor të mbështetur nga SHBA dhe BE. Ajo tha se SPAK ka përparuar shumë në një vit, ka marrë nën hetim 746 persona vitin e kaluar, 264 këtë vit, dhe ka konfiskuar pasuritë të paligjshme.

“Reforma në drejtësi nuk ka për të qenë e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur. Po ndodh përparim i vërtetë dhe ai nuk do të jetë vijë e drejtë. Ecja përpara është ajo që po shihni. Pandëshkueshmëria duhet të marrë fund” – tha ambasadorja Kim.

Ajo theksoi se FBI amerikane po stërvit mbi 30 hetues shqiptarë si pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe po bëhen përgatitje për më shumë hetues.

Ambasadorja amerikane përmendi si pjesë të përparësive në Shqipëri edhe mbrojtjen, duke kushtuar vëmendje stërvitjes “Defender 21” si nga numrat e pjesëmarrësve ashtu edhe nga rëndësia e bashkëpunimit.

“Kemi tri përparësi këtu: Demokracia, Mbrojtja, Biznesi dhe duam të bëjmë përparim në të trija këto, sepse janë të ndërlidhura. Nuk është vetëm reforma në drejtësi për hir të reformës në drejtësi. Nuk është thjesht biznesi për hir të biznesit. Nuk janë thjesht ushtarë, janë 28 mijë trupa nga 26 shtete, që po stërviten në 16 vende. Kjo dëshmon rëndësinë e Shqipërisë si aleate në NATO” – tha ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Gjykata e Posaçme jep vendimin për grupin e Habilajve, nga 13 deri në 15 vite burg, ja dënimet

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë sot vendimin për grupin e Habilajve të dënuar për disa vepra penale si trafik droge, grup të strukturuar kriminal etj. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Moisi Habilaj është dënuar me 15 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet dënimi në 10 vite.

Ndërsa Nezar Seiti, Fatmir Minaj e Meridian Sulaj dënohen me nga 13 vite e 6 muaj burg dhe me gjykim të shkurtuar masa ulet ne 9 vite. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Posaçme por nga gjyqtarë të caktuar nga gjykata e Tiranës dhe rretheve.

SPAK kërkoi dënimin me 63 vite burg në total për të katërt. Konkretisht, SPAK kërkoi për Moisi Habilajn 18 vite burg, Nezar Seitin 15 vite burg, Meridian Sulajn 15 vite burg dhe Fatmir Minajn 15 vite burg.

Tiranë, hapet ekspozita për 40-vjetorin e demonstratave të studentëve në Kosovë

Tiranë

Në Tiranë është hapur ekspozita me dokumente dhe fotografi me titull “Vullkani i Republikës” për 40-vjetorin e demonstratave të studentëve në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita organizohet nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, ndërkohë në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve nga të dy vendet, studiues dhe të ftuar të tjerë.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, në aktivitetin e hapjes së ekspozitës tha se pas disa qyteteve në Republikën e Kosovës ekspozita hapet edhe në Tiranë.

Bido theksoi se kjo është një ekspozitë shumë e rëndësishme, sipas tij, si një mundësi që të gjithë shqiptarët të kenë një qasje ndaj dokumenteve, gazetave të kohës, fotografive të kohës për protestat studentore të vitit 1981 në Prishtinë.

Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, tha se kanë dokumente të shumta për atë kohë dhe shtoi se kanë bërë përzgjedhjen e disa prej tyre.

“Kjo është një ekspozitë që i kushtohet shënimit të 40-vjetorit të demonstratave të vitit 1981. Është një ekspozitë që është përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës”, theksoi Zyberaj, duke shtuar se protestat e vitit 1981 morën thellësisht karakter kombëtar.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 20 maj në ambientet e “Pazarit të Ri” në Tiranë.

Më 11 marsin e vitit 1981 studentët shqiptarë të Universitetit të Prishtinës organizuan një demonstratë masive, si përgjigje kundër dhunës që u përdor për të shtypur protestat spontane të studentëve.

Shqiptarët nga krahina të ndryshme në ish-Jugosllavi i dhanë mbështetje demonstratave të nisura nga studentët, të cilat vazhduan edhe më 26 mars si dhe në fillim të prillit 1981.

“Është në shkelje të plotë me Kushtetutën”, Meta-Ruçit: Pse Komisioni Hetimor nuk mund të më shkarkojë (Arsyet)

Në letrën drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Presidenti Ilir Meta thekson se Komisoni Hetimor Parlamentar i ngritur për të shqyrtuar kërkesën e PS për shkarkimin e tij është në shkelje të Kushtetutës.

Meta sqaron arsyet pse, sipas tij, ky komision nuk mund të marrë vendime, duke theksuar se “ky Kuvend tashmë pas zgjedhjeve të zhvilluara më 25 prill 2021, ndodhet në një periudhë tranzitore, që i duhet të qëndrojë në detyrë si një detyrim kushtetues, por nuk ka as kohë dhe as legjitimitet të ndërmarrë iniciativa për asnjë lloj veprimtarie hetimore, ndaj askujt, dhe për asnjë arsye”.

Pjesë nga letra e Metës:

Për sa më sipër, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim që veprimtaria e institucionit që ju kryesoni të realizohet brenda kufijve që i përcakton Kushtetuta dhe ligji, si President i Republikës, ndihem i detyruar t`ju sjell në vëmendje se:

1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 4 parashikon se:
“E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit dhe se Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.”

Formulimi i këtyre parimeve të shtetit të së drejtës në kushtetutën tonë, mbart njëkohësisht detyrimin se, për të zbatuar këto parime, nuk mund të përjashtohet askush, përfshirë dhe Kuvendin e Shqipërisë.

2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 7, parashikon se:
“Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.”

3. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 65, pikat 1 dhe 4, parashikon se:
“1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur.
4. Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.”

4. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 66, parashikon se:
“Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. Kur Kuvendi është i shpërndarë, ai rithirret vetiu.”

5. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 75, pika 2, parashikon se:
“Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores së miratuar nga shumica e të gjithë anëtarëve.”

6. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 77, parashikon se:
“1. Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione të përhershme, si dhe mund të caktojë komisione të posaçme.
2. Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një të katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore.
3. Komisionet e hetimit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj.”

7. Ndërsa neni 90, i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, parashikon se:
“1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.
2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.”

8. Bazuar edhe në këto parime e parashikime kushtetuese, Kuvendi ka hartuar e miratuar dhe ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore”, ku në nenin 4 të tij ka parashikuar pikërisht ngritjen dhe funksionimin e komisioneve hetimore konform parimeve kushtetuese.

9. Paraprakisht duhen evidentuar disa momente proceduriale që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë (A) së një komisioni hetimor në përgjithësi, dhe (B) një komisioni hetimor në veçanti, sipas kërkesës së nenit 112, të Rregullores së Kuvendit:

A: Rregullat e përgjithshme për ushtrimin e veprimtarisë së një komisioni hetimor në përgjithësi, përcaktojnë se:
9.1 Komisionet e hetimit duhet të ngrihen dhe të veprojnë gjithnjë në respekt të parimeve kushtetuese dhe sipas procedurës së parashikuar me ligj.
9.2 Përfundimi i nxjerrë nga veprimtaria, gjithnjë e ligjshme e një komisioni hetimor, nuk është detyruese për gjykatat.
9.3 Kuvendi i Shqipërisë, për këtë qëllim ka miratuar ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, ligj ky që është referuar edhe në shkresat e sipërcituara, si mbështetje ligjore për kryerjen e njoftimeve.
9.3.1 Ligji nr. 8891/2002, parashikon në nenin 4, pika 6, se: “Komisionet hetimore nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajve para mbarimit të mandatit të Kuvendit.”
9.3.2 Neni 8, pika 2, i ligjit nr. 8891/2002, parashikon se: “Vendimi i Kuvendit duhet të përmbajë qëllimin e krijimit të komisionit, objektin e hetimit, numrin dhe anëtarët e tij, sipas përkatësisë politike, si dhe kryetarin e zëvendëskryetarin.”
9.3.3 Neni 9, i ligjit nr. 8891/2002, parashikon se:
“[…] 2. Komisioni përbëhet nga deputetë të partive të pozitës dhe të opozitës, në raporte sa më të afërta përfaqësimi, por diferenca të jetë jo më shumë se një anëtar.
3. Kryetari i komisionit i takon atij grupimi politik, deputetët e të cilit janë nismëtarë të krijimit të komisionit. Në këtë rast zëvendëskryetari i takon grupimit tjetër.
4. Emrat e deputetëve anëtarë të komisionit, raportet e përfaqësimit në komision, si dhe përkatësia politike e vendit të kryetarit dhe zëvendëskryetarit, diskutohen në Byronë e Kuvendit, të cilat i propozohen Kuvendit për miratim.
5. Anëtarët e komisionit kanë të drejtë të tërhiqen nga komisioni në çdo kohë që ata e çmojnë të arsyeshme, me përjashtim të momentit kur komisioni do të marrë vendimin përfundimtar.
6. Anëtarët e larguar zëvendësohen nga grupimi politik që ato përfaqësojnë, jo më vonë se 3 ditë nga data e deklarimit të tërheqjes së tyre. Anëtari i ri miratohet në seancën plenare më të parë të Kuvendit, me propozim të grupimit politik përkatës.
7. Në rastet e mungesave të anëtarit të komisionit të hetimit, pa shkaqe të përligjura në më shumë se 3 mbledhje radhazi, komisioni vendos që të kërkojë zëvendësimin e tij në seancën plenare më të afërt të Kuvendit. Anëtari i ri ka të drejtë të njihet me përmbajtjen e të gjithë veprimtarisë së zhvilluar nga ana e komisionit.
8. Kur një grupim politik tërheq anëtarët e tij nga komisioni, atëherë Kuvendi i zëvendëson ata me deputetë të tjerë. Në rast se anëtarët e tërhequr të komisionit i takojnë grupimit politik ku bëjnë pjesë nismëtarët e komisionit, Kuvendi vendos pushimin e veprimtarisë së mëtejshme të komisionit. […]”.
9.3.4 Neni 10, pika 1, e ligjit nr. 8891/2002, parashikon se: “Kryetari dhe zëvendëskryetari i komisionit drejtojnë të gjithë veprimtarinë e tij në përputhje me këtë ligj, si dhe me Rregulloren e Kuvendit. Në mungesë të kryetarit, detyrat e tij kryhen nga zëvendëskryetari.”

B: Ndërsa një komision hetimor i posaçëm, si ai që mund të duhet të shqyrtojë një kërkesë të ngritur mbështetur në nenin 90/2, të Kushtetutës, sipas kërkesës së nenit 112, të Rregullores së Kuvendit:

5.4 Përveç parashikimeve të mësipërme, që gjejnë zbatim edhe për rastin që sanksionon neni 90, pika 2, e Kushtetutës (sipas nenit 3, pika 3, e ligjit nr. 8891/2002), kur bëhet fjalë për Kreun e Shtetit, Rregullorja e Kuvendit, në nenin 112 të saj, parashikon se:
“1. Jo më pak se një e katërta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mund të propozojë shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkaqet e parashikuara në nenin 90, pika 2, të Kushtetutës. Kërkesa duhet të paraqitet me shkrim te Kryetari i Kuvendit dhe të përmbajë në mënyrë të motivuar dhe konkrete shkeljen e rëndë të Kushtetutës ose kryerjen e një krimi të rëndë. Me paraqitjen e propozimit, Kryetari i Kuvendit vë menjëherë në dijeni Kuvendin dhe Presidentin e Republikës.
2. Kryetari i Kuvendit ia përcjell kërkesën dhe dokumentet shoqëruese të saj Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili brenda 15 ditëve i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen ose mosngritjen e një komisioni hetimor. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u shprehur në Komision, Komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve.
3. Kuvendi zhvillon debat në seancë plenare jo më vonë se 7 ditë nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut e në përputhje me kohën e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje. Në rast se Kuvendi rrëzon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e paraqitur, procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës ndërpritet. Kuvendi për të njëjtin motiv nuk mund të vendosë përsëri, edhe nëse kërkesa paraqitet nga një grup tjetër deputetësh. Në rast se Kuvendi pranon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ngre brenda 2 ditëve një komision hetimor për këtë çështje. Komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë dhe të dëgjojë mendimin e Presidentit të Republikës në lidhje me propozimin e paraqitur. Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar, nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
4. Kuvendi shqyrton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Konferenca e Kryetarëve përcakton datën e votimit në Kuvend të kërkesës për shkarkim të Presidentit të Republikës dhe kohën e debatit, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë. Kuvendi vendos për shkarkimin e Presidentit të Republikës me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë. Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit brenda 5 ditëve nga marrja e tij.
5. Në rast se kërkohet shpallja e pamundësisë për të ushtruar detyrën e Presidentit të Republikës, komisioni hetimor cakton jo më pak se 5 mjekë, specialistë në fushën përkatëse mjekësore, për t’u shprehur për gjendjen shëndetësore të Presidentit të Republikës. Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga data e vërtetimit të pamundësisë.”

Nisur nga kërkesat që sanksionojnë dispozitat e sipërcituara, ky Komision Hetimor, është ngritur në shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe Rregullores së Kuvendit, si produkt i një veprimtarie të tërë parlamentare fiktive, duke krijuar një strukturë hetimore që nuk ka tashmë as legjitimitet për të vepruar. Për më tepër:

1. Në asnjë paragraf të kërkesës së deputetëve iniciues; në asnjë paragraf të diskutimeve të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtat e Njeriut; në asnjë paragraf të secilit prej diskutimeve të Raportit të këtij komisioni në seancën plenare; në asnjë prej fjalëve të deputetëve të partisë së vetme që gjen përfaqësim në Kuvendin pa opozitë; nuk është arritur të artikulohet një dispozitë e vetme e Kushtetutës, qoftë dhe tërthorazi, e cila është shkelur apo dhe mund të justifikojë iniciativën konkrete partiake të ndërmarrë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.

2. Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës, në datën 4 maj 2021, ora 13:17, është njohur me komunikimin e përcjellë në rrugë elektronike me lëndë: “Njoftim për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, datë 05.05.2021, ora 12:00”.

2.1 I njëjti njoftim është administruar më pas edhe shkresërisht, kur përmes shkresës nr. 1081/3 prot., datë 4.5.2021, të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit është përcjellë shkresa me nr. prot. 1081/3, datë 4.5.2021, e Kryetarit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, me lëndë “Vënie në dijeni”, e që njësoj si komunikimi elektronik i sipërcituar, bën me dije se: “Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të mblidhet për shqyrtimin e kësaj kërkese ditën e mërkurë, datë 05.05.2021, ora 12:00.”

2.2 Në asnjë prej këtyre njoftimeve nuk jepej asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohej, apo çfarë kërkohej prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

2.3 Pavarësisht mungesës së objektit të këtyre komunikimeve, që kishin natyrë thjesht njoftuese dhe aspak sqaruese apo parashtruese të ndonjë kërkese, duke respektuar të njëjtën rrugë komunikimi, me shkresën me nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, Institucioni i Presidentit të Republikës ka përcjellë veç të tjerave, edhe qëndrimin, e duke bërë njëkohësisht me dije se:
“[…] Presidenti i Republikës përgjatë gjithë veprimtarisë së Tij, me qëllim mbrojtjen dhe respektimin e parimeve kushtetuese, ruajtjen e integritetit të këtij procesi zgjedhor, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e çdo denoncimi, fakti, apo rrethane që lidhet me ndërhyrjet e paligjshme në procesin zgjedhor, apo që përbën krim zgjedhor.
Presidenti i Republikës, në mbrojtje të këtij procesi zgjedhor me qëllim vënien para përgjegjësisë të autorëve të krimit zgjedhor, ka denoncuar në organin e Prokurorisë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, mbi 28 denoncime, ndërkohë që ka bashkëpunuar dhe ka informuar në mënyrë të vazhduar misionin e OSBE/ODIHR, trupin diplomatik në Tiranë, për të gjithë këto kallëzime, si dhe për problematikat e tjera, apo shkeljet e ligjit të shfaqura apo të konstatuara përgjatë procesit zgjedhor dhe fushatës elektorale.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka bashkëpunuar me shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë ata që kanë për detyrë mbarëvajtjen apo monitorimin e procesit zgjedhor, për të sensibilizuar dhe për të garantuar se çdo fenomen negativ që përbën vepër penale apo shkelje të ligjit, të evidentohet, rregjistrohet, dhe hetohet brenda një afati të arsyeshëm.
Presidenti i Republikës, për çdo rast, fenonem apo ngjarje që tregonte për rritje të konfliktit, ka mbajtur qëndrime të prera, të menjëhershme, me qëllim normalizimin e situatës, dhe realizimin e një procesi zgjedhor sa më të qetë e në interes të qytetarëve shqiptarë.
Sa më sipër, dhe duke mbajtur në konsideratë volumin e informacionit që duhet diskutuar, Presidenti i Republikës, mbetet në pritje të reflektimit dhe përgjigjes suaj për sa më sipër, dhe është i gatshëm për t`u takuar, diskutuar e për t’u shprehur me Komisionin e Ligjeve edhe pse virtualisht nëpërmjet platformës CISCO-WEBEX, në datën 10 maj 2021, datë kjo që përkon edhe me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare.
Nëse ky ka qenë qëllimi i njoftimit tuaj, lutemi të na konfirmohet paraprakisht, orari i takimit, në rrugë shkresore dhe elektronike.”

3. Presidenti i Republikës, në datën 5 maj 2021, ora 14:06, është njohur me komunikimin e përcjellë në rrugë elektronike me lëndë: “Njoftim për pjesëmarrje në seancë dëgjimore, ditën e enjte, datë 6.5.2021, ora 11:00.”

3.1 I njëjti njoftim është administruar më pas edhe shkresërisht, kur përmes shkresës nr. 1081/6 prot., datë 5.5.2021, të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, është përcjellë shkresa me nr. prot. 1081/6, datë 5.5.2021, e Kryetarit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, me lëndë “Njoftim për pjesëmarrje në seancë dëgjimore”, e që njësoj si komunikimi elektronik i sipërcituar, bën me dije se, “[…] në zbatim të nenit 112, pika 2, të Rregullores së Kuvendit, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e datës 5.5.2021, vendosi që të zhvillojë një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ditën e enjte, datë 6.5.2021, ora 11:00.”

3.2 Me shkresën me nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, Institucioni i Presidentit të Republikës ka përcjellë qëndrimin, duke bërë me dije veçanërisht se:
“Procese apo nisma të kësaj natyre, megjithëse janë iniciuar përmes urdhrave politikë që synojnë të shmangin vëmendjen nga parregullsitë që partia në pushtet ka shkaktuar në këtë proces zgjedhor, ju si Komisioni i Ligjeve, keni detyrimin që të qëndroni në lartësinë e detyrës që mbani, e që të kujdeseni që asnjë garanci dhe kërkesë e Kushtetutës dhe e ligjit të mos shkelet, por të respektohet.
Ky nxitim i Komisionit të Ligjeve, sidomos në këtë situatë pas realizimit të zgjedhjeve të 25 prillit, përveçse reflekton qartë se po realizon me urgjencë përmbushjen e porosisë politike për të krijuar një proces fiktiv për shmangien e vëmendjes nga gjendja reale post zgjedhore dhe zbardhja e krimeve zgjedhore, mbart dhe rrezikun evident për të konsumuar shkelje kushtetuese dhe ligjore që natyrshëm, prodhojnë shpërdorim të veprimtarisë së deputetëve të Kuvendit, që për pasojë ka vetëm pavlefshmërinë e gjithë kësaj nisme fiktive.
Pikërisht rëndësia e kësaj çështjeje, duke ditur synimin siç më sipër cituam, kërkon reflektim dhe vlerësim të thelluar së pari nga ju, si dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë. Harku kohor prej më pak se 24 orësh, kurrësesi nuk mund të klasifikohet si “kohë e mjaftueshme”.
Rregullorja e Kuvendit (neni 112) ju njeh të drejtën për të kryer një vlerësim dhe të hartoni një raport brenda një harku kohor prej (15) pesëmbëdhjetë ditësh, afat i cili përfundon në datën 15 maj 2021.
Edhe për këtë arsye, nuk keni pse të nxitoheni për ta realizuar këtë proces brenda një dite, duke shkelur jo vetëm çdo normë në fuqi, por edhe duke “vendosur”, siç citoni në njoftimin tuaj, kur në fakt sipas nenit 112, pika 2, të Rregullores, jeni “të detyruar”.
Presidenti i Republikës, siç ju është bërë me dije edhe në shkresën tonë nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, edhe para se ju të shprehnit kërkesën në mënyrë eksplicite, ka shprehur gatishmërinë e tij për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me dhe në Komisionin e Ligjeve.
Sigurisht që agjenda e Presidentit të Republikës është e paracaktuar, dhe i mundëson zhvillimin e këtij takimi apo mbajtjen e bashkëbisedimit e bashkëdëgjimit me anëtarët e këtij Komisioni, në datën 10 maj 2021.
Kjo datë, 10 maj 2021, përveçse përkon me një ditë të lirë në agjendën e tij, përkon edhe me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare. Nuk do të kishte një moment më të përshtatshëm që një aktivitet i tillë i përbashkët, të zhvillohej në një ditë kaq të rëndësishme për Shqipërinë, që evokon përpjekjet e parreshtura të shtetit shqiptar për shtetin e së drejtës!
Duke ju garantuar se kjo datë e lirë në agjendën e Presidentit nuk përmban asnjë qëllim për t`ju penguar në ushtrimin e misionit të paligjshëm që ju është ngarkuar, ju bëjmë me dije se, Presidenti i Republikës nuk mund të anulojë apo të shmangë agjendën e Tij, të datës 6 maj 2021, ditë kjo në të cilën tashmë janë të planifikuara prej kohësh, realizimi i takimeve me rëndësi, edhe për proceset e integrimit të vonuar evropian të vendit.
Në funksion të transparencës, dhe nëse dëshironi ta ndiqni, pasi do të bëhet publike, Presidenti i Republikës, pikërisht sot ditë e enjte, datë 6 maj 2021, do të presë në takime, për bisedime e takime zyrtare, protokollare, personalitete të larta të huaja, si:
– Ministren Federale për Çështjet Evropiane dhe të Kushtetutës së Republikës së Austrisë znj. Karoline Edtstadler;
dhe
– Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor.

Pikërisht nisur nga agjenda zyrtare dhe e ngjeshur e Presidentit të Republikës, si dhe duke marrë në konsideratë volumin e informacionit që mund dhe duhet diskutuar me Komisionin e Ligjeve, çështje këto që përfshijnë pyetjet, rastet, verifikimet dhe të dhënat, të cilat i kemi evidentuar në shkresën tonë nr. 1520/2 prot., datë 5.5.2021, dhe për të cilat kemi pritur reflektimin tuaj, kemi shprehur gatishmërinë e Presidentit për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me Komisionin e Ligjeve, qoftë dhe virtualisht nëpërmjet platformës CISCO-WEBEX, në datën 10 maj 2021.
Ndërsa zhvillimi i këtyre takimeve zyrtare protokollare shtetërore paraqitet me shumë rëndësi për Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, pasi lidhet me marrëdhëniet dypalëshe të Republikës së Shqipërisë dhe procesin e integrimit evropian, akoma me më shumë rëndësi për anëtarët deputetë të Komisionit të Ligjeve, do të ishte që pavarësisht porosive misionare partiake të ngarkuara, të respektohej për çdo lloj nisme të ndërmarrë, procedura kushtetuese dhe ligjore.
Dhe kjo procedurë, që referohet edhe në dispozitën e Rregullores që vetë keni cituar në njoftimin e përcjellë, kërkon kohë të mjaftueshme. Ndërsa Presidenti i Republikës vlerëson se, nuk ka arsye të bëjë mbrojtje, për çështje që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me mungesën e legjitimitetit të Kuvendit në këtë nismë, nga ana tjetër, lidhur me pretendimet partiake të ngritura, në funksion të transparencës me qytetarët e Shqipërisë, Presidenti i Republikës vlerëson se mund të japë informacione tepër interesante pikërisht mbi fenomenet e shfaqura në mënyrë të shëmtuar përgjatë këtij procesi zgjedhor.
Po në kuadër të trajtimit dhe hedhjes dritë mbi këto fenomene, nga shqyrtimi i shkresës tuaj nr. prot. 1081/6, datë 5. 5.2021, rezulton se, pyetjet e Kreut të Shtetit të përcjella me shkresën tonë nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, mbeten ende pa përgjigje.
Në përfundim,
– duke qenë se mbartni detyrimin të zhvilloni seancën e diskutimit me Presidentin e Republikës që ka shumë për të thënë, mbi krimin zgjedhor në veçanti;
– duke qenë se, kjo çështje, faktet e grumbulluara mbi të, kërkojnë kohë përpunimi me qëllim sintetizimin e tyre sa më qartë për ju dhe publikun;
– duke qenë se pyetjet e bëra përmes shkresës tonë nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, mbeten ende pa përgjigje, por kërkojnë kohë të shqyrtohen dhe vlerësohen nga gjithësecili prej jush, para diskutimit “ballë për ballë”, qoftë në rrugë virtuale;
vazhdojmë t`ju bëjmë me dije se Presidenti i Republikës do të vlerësonte të diskutonte me kënaqësi me ju dhe të dëgjohej jo vetëm nga ju, por nga të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, unitetin e të cilëve ai përfaqëson, ditën e hënë, datë 10.5.2021, në orarin më të përshtatshëm për ju, brenda orarit zyrtar.”

4. Me sa duket, sipas akteve të Kuvendit të administruara më pas , Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në shkelje të nenit 112, pika 2, të Rregullores së Kuvendit, nuk e ka përmbushur detyrimin që të dëgjojë Presidentin e Republikës, sipas kërkesës së tij, e duke vijuar kështu me zhvillimin e mbledhjes, dhe miratimin e Raportit të njëanshëm të datës 6.5.2021, në Seancën Plenare të datës 7.5.2021, që po në mënyrë të njëanshme, partiake, subjektive, ka miratuar Raportin dhe ka ngritur Komisionin Hetimor.

4.1 Komisioni i Çështjeve Ligjore, në shkelje të çdo norme, arriti deri aty, sa përmes disa anëtarëve dhe Kryetarit të tij zoti Ulsi Manja, publikisht në mbledhjen e Komisionit por dhe jashtë saj, të deklarojë se kërkesat zyrtare të Presidentit të datës 5 dhe 6 maj 2021, për t`u takuar në datën 10 maj 2021, synonin që të nxirrnin jashtë afateve punën e Kuvendit.

4.2 Kjo deklaratë e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, zotit Ulsi Manja, në fakt, vërteton edhe një herë tjetër faktin se, ky Kuvend tashmë pas zgjedhjeve të zhvilluara më 25 prill 2021, ndodhet në një periudhë tranzitore, që i duhet të qëndrojë në detyrë si një detyrim kushtetues, por nuk ka as kohë dhe as legjitimitet të ndërmarrë iniciativa për asnjë lloj veprimtarie hetimore, ndaj askujt, dhe për asnjë arsye.

4.3 Ndërsa sa i takon afatit, dhe kërkesës së Presidentit të Republikës, mazhoranca, nuk ka dashur të thellohet, sepse referuar kuadrit ligjor në fuqi, mazhoranca e dinte shumë mirë se, mund të ngrinte një komision hetimor; për të hetuar, dhe duhet ta përfundonte çdo lloj veprimtarie hetimore ndaj kujtdo, deri më datë 10 maj 2021.

4.4 Megjithatë, në dijeni të plotë të mungesës së kohës dhe legjitimitetit, për ta mbyllur këtë proces si më sipër, vijoi në shkelje të Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores së Kuvendit, vetëm me artikulime politike dhe akuza gjithmonë të pabaza e të pavërteta.

5. Lidhur me mungesën e legjitimitetit të Kuvendit për ngritjen e Komisionit hetimor dhe mungesën e kohës për të përmbyllur procesin brenda afateve, më duhet t`ju sjell në vëmendje se:

5.1 Kushtetuta, në nenin 65, përcakton se Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Ndërkohë që mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë, të të njëjtit muaj, të vitit të katërt, nga data e mbledhjes së parë. Neni 66 i Kushtetutës, parashikon se mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo.

5.2 Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, përmes Dekretit nr. 10 599, datë 29.08.2017 , ka dekretuar se “Mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00.”

5.3 Referuar mbledhjes së parë të këtij Kuvendi të zgjedhur përmes zgjedhjeve të qershorit 2017, dhe sipas parashikimeve kushtetutese, mandati i këtij Kuvendi përfundon në datën 9 shtator 2021, ndërkohë që më 25 prill 2021, Shqipëria zhvilloi zgjedhjet për Kuvendin e ri. Më datë 30 prill 2021, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, shpalli publikisht rezultatet paraprake të zgjedhjeve të zhvilluara për Kuvendin e Shqipërisë për legjislaturën e re, ndërkohë që më datë 4 maj 2021 , Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, miratoi me vendim (vendimet nr. 339 – 349) tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit për çdo zonë zgjedhore, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021.

Tashmë ky rezultat po ndjek procedurat ankimore në organet respektive administrative në KQZ dhe gjyqësore, ndërkohë dhe çështjet penale të hapura si rezultat i denoncimeve për krimet zgjedhore të konsumuara nga administrata publike dhe funksionarët e lartë drejtues, politikë ose jo, po ndiqen në organet respektive nga subjektet denoncuese të tyre.

9.4 Siç u citua edhe më sipër, përpos nenit 4, ku përcaktohet se, e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit, parim ky i shtetit të së drejtës nga zbatimi i të cilit nuk mund të përjashtohet askush, Kushtetuta gjithashtu, në nenin 77, parashikon se: “3. Komisionet e hetimit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj.”

9.5 Mbi bazën e këtyre parimeve dhe parashikimeve kushtetuese, Kuvendi ka miratuar ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore”, ligj ky që rregullon veprimtarinë e Kuvendit për ngritjen dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore dhe që në nenin 4 të të cilit, ka parashikuar pikërisht ngritjen dhe funksionimin e këtyre komisioneve konform parimeve kushtetuese. Në pikën 6, të këtij neni 4, parashikon shprehimisht se:

“6. Komisionet hetimore nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajve para mbarimit të mandatit të Kuvendit”.

9.6 Ky parashikim i ligjit që buron si detyrim prej Kushtetutës në nenin 77/3, nuk kërkon vetëm që të respektohet afati i ngritjes së një Komisioni, pra jo me vonë se data 10 maj 2021, por kërkon gjithashtu edhe respektimin e disa parimeve të rëndësishme kushtetuese, që risillen në vëmendjen tuaj dhe që nuk lejojnë kryerjen e veprimtarisë hetimore parlamentare apo vendimmarrje të Kuvendit mbi bazën e tyre, përgjatë periudhave tranzitore që përkojnë me 4 mujorin e fundit të përfundimit të mandatit të Kuvendit aktual dhe fillimit të mandatit të Kuvendit të sapozgjedhur më 25 prill 2021.

9.7 E megjithatë, duke qenë se ky afat 4 mujor përkonte me ditën e dielë, datë 9 maj 2021, në përputhje me rregullat proceduriale të përllogaritjes së afateve, në procedurën administrative, kur dita e fundit e afatit bie ditë pushimi, si në rastin konkret, ditë e dielë, afati shtyhet për të nesërmen. Ndaj dhe afati që përkonte me datën 9 maj 2021, shtyhej për ditën e hënë, datë 10 maj 2021.

9.8 Pra, nëse Kuvendi e kishte merak këtë çështje, sipas rregullave të përllogaritjes së afateve, ai e kishte mundësinë dhe ishte në afat për të zhvilluar një bashkëbisedimin dhe dëgjesë me Presidentin e Republikës, sipas kërkesës së tij, edhe në datën 10 maj 2021, dhe nuk kishte pse shqetësohej, dhe as të artikulonte një mori shpifjesh e qasjesh të pavërteta.

Pra, qartazi, i gjithë nguti dhe akuzat e hedhura nga deputetët e Komisionit të Ligjeve, për t`u shprehur dhe finalizuar veprimtarinë e tyre në datën 6 maj 2021, meqë Presidenti synonte “t`i digjte afatet”, nuk qëndrojnë!

Por nga ana tjetër, Kuvendi i Shqipërisë dhe deputetët iniciues, vlerësues, dhe vendimmarrës të kësaj nisme fiktive, e dinin dhe dinë shumë mirë se ky Kuvend, të cilit po i përfundon mandati, kishte si afat maksimal dhe fundor datën 10 maj 2021, për të përmbyllur të gjitha hapat: – paraqitjen e kërkesës, – vlerësimin e kërkesës, – ngritjen e komisionit hetimor, – kryerjen e hetimeve, – hartimin e raporteve, – nxjerrjen e rezultateve, – dhe miratimin e përfundimeve.

Pas kalimit të datës 10 maj 2021, Kuvendi aktual i Republikës së Shqipërisë hyn në një periudhë tranzitore, midis dy lesgjislaturave (IX–X), ku Kushtetuta dhe Ligji parashikojnë kufizimin e veprimtarisë së tij, dhe në të cilën kuvendi nuk mund të kryejë asnjë veprim hetimor si më sipër, dhe nëse e ka nisur, ka detyrimin ta ndërpresë menjëherë atë.

Me veprimtarinë e tyre të zhvilluar në shkelje të parashikimeve të detyrueshme për zbatim, ata humbën dhe mundësinë e dhënë nga Presidenti i Republikës për të respektuar Kushtetutën, Ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit, por me dashje e të urdhëruar, i shkelën ato.

5.8, Qëllimi i ligjvënësit, përmes parashikimit të nenit 4, pika 6, të ligjit nr. 8891/2002, nuk ka qenë thjesht dhe vetëm përcaktimi i një afati 4 mujor para mbarimit të mandatit të Kuvendit, brenda të cilit nuk mund të ngrihet një komisioni hetimor, por qëllimi i dispozitës është që asnjë Komision Hetimor mos të ushtrojë veprimtarinë (dhe jo thjesht të “mos ngrihet”) gjatë 4 muajve të fundit të ushtrimit të mandatit të Kuvendit.

Kjo dispozitë edhe pse nuk përmban shprehje shtesë veç fjalës “nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajve”, është e natyrshme që ashtu si nuk mund të ngrihet, ashtu dhe rrjedhimisht, as nuk mund të funksionojë.

Kjo sepse qëllimi i normës është që këto komisione hetimore nuk mund të funksionojnë në një periudhë kohore, e cili përkon me fundin e vet mandatit të Kuvendit, pasi nëse kjo realizohet, atëherë ekziston mundësia e keqpërdorimit dhe shpërdorimit të këtyre mekanizmave të kontrollit të posaçëm parlamentar.

Rrjedhimisht, kur ligjvënësi ndalon ngritjen e një komisioni brenda 4 muajve nga mbarimi i mandatit, atëherë automatikisht është e ndaluar funksionimi i këtyre strukturave të posaçme përgjatë kësaj periudhe, dhe asnjë veprimtari hetimore e kësaj natyre nuk mund të ushtrohet në këtë periudhë tranzitore.

Pra në këtë mënyrë, duke pasur për detyrim respektimin e urdhërimit kushtetues (neni 77/3), që këto komisione hetimore duhet të ushtrojnë veprimtarinë sipas procedurave të përcaktuara në ligjin specifik, atëherë një komision i posaçëm hetimor, është në pamundësi për të vepruar, nëse do të hyjë pa mbyllur veprimtarinë e tij, në këtë periudhë tranzitore që përkon me shprehjen e vullnetit të ri të popullit përmes zgjedhjeve të reja të datës 25 prill, për të legjitimuar një trup tjetër ligjvënësish përfaqësues të tyre në Kuvend.

9.9 Asnjë veprimtari hetimore parlamentare apo kontroll parlamentar, nuk mund të funksionojë dhe as të prodhojë akte e vendimmarrje, përgjatë 4 muajve të fundit të mandatit të Kuvendit. Ky detyrim vlen edhe për vetë seancën plenare të Kuvendit, e cila nuk mund të marrë të tilla vendime, për çështje të kësaj natyre, ndërkohë që legjitimiteti përballë popullit në këtë periudhë post zgjedhore e tranzitore, thuajse ka rënë, pasi sovrani tashmë është shprehur për përfaqësuesit e tij të rinj.

9.10 Kuvendi i Shqipërisë, nuk mund të pretendojë se po ngre një komision një ditë përpara skadimit të afatit, apo në të njëjtën ditë me mbarimin e tij, dhe të bëjë sikur ka respektuar parimet e parashikimet Kushtetuese e ligjore, ndërkohë që veprimtaria hetimore, do të kryhet nga një strukturë që nuk duhet të ekzistojë, dhe nuk duhet të veprojë përgjatë periudhës post zgjedhore, tranzitore midis dy organeve legjislative një i zgjedhur për legjislaturën e “X”dhe tjetri në detyrë legjislatura e “IX”, legjitimiteti i të cilit, ka rënë në dukje, dhe sipas Kushtetutës, do të pakësohet dita ditës deri në shuarje.

Këto ndalime janë vendosur, pikërisht për të shmangur çdo mundësi, të çdo ish-shumice apo pakice parlamentare, që në një situatë politike me legjitimitet të rënë si produkt i zgjedhjeve të zhvilluara, apo/dhe drejt fundit të mandatit përfaqësues, të ndërmarrë nisma hetimore, me karakter ndëshkues apo hakmarrës, përkundrejt funksionarëve të lartë të shtetit, apo kundërshtarët, që kanë denoncuar/kundërshtuar veprimet e tyre abuzuese me pushtetin, në dëm të interesave të shtetit apo të shtetasve.

Duke i shtuar kësaj situate, veprimtarinë e Komisionit të Ligjeve, i cili shkeli në mënyrë flagrante, rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, duke mos dëgjuar Presidentin e Republikës, atëherë rezulton e provuar se çdo veprim i Kuvendit dhe i deputetëve të tij, ka qenë i diktuar dhe urdhëruar politikisht, dhe ka prodhuar këtë nivel të lartë shkeljesh, antikushtetutshmërie në funksionimin e tij.

Pikërisht referuar këtyre standardeve kushtetuese, ka folur gjatë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e cila në shumë raste ka evidentuar ndër të tjera se veprimtaria e kontrollit parlamentar nuk duhet të shpërdorohet.

Një hetim parlamentar i iniciuar pa asnjë lidhje me qëllimet e këtij Kuvendi dhe përbërjen e tij, dhe që për çdo arsye nuk i përket veprimtarisë së kësaj legjislature, nuk konsiderohet në përputhje me parimet kushtetuese.

Ky instrument i rëndësishëm nuk mund të përdoret në këtë mënyrë abuzive dhe tej hapësirës kontrolluese që Kushtetuta dhe ligji i njeh Kuvendit. Kontrolli parlamentar duhet zhvilluar në mënyrë të atillë, që të mos ndërhyjë pa kufizim në veprimtarinë e pushteteve të tjera. bw

Meta i përgjigjet Kuvendit për seancën dëgjimore në Komision: Kërkesa nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese!

 

TIRANË

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Kuvendit lidhur me ftesën për t’u paraqitur në seancë dëgjimore në Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij.

Në përgjigjen e tij, Kreu i Shtetit thekson mes të tjerash se “Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj”.

Më tej, vijon duke sqaruar se “Presidenti i Republikës e ka përmbushur dhe do të vijojë ta përmbushë detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me popullin shqiptar, pasi çdo akt, vendimmarrje, dekret etj., i ka bërë publike në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik”.

Pjesë nga letra e Presidentit drejtuar Kuvendit:

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

Pas komunikimit të fundit përmes shkresës me nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, me lëndë “Mbi njoftimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të datës 5 maj 2021”, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me shkresat përcjellëse të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, janë dërguar bashkëlidhur këto akte të Kuvendit:

1. Shkresa me nr. prot. 1131, datë 10.5.2021, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me nr. prot. 1610, datë 11.5.2021, me anë të së cilës, janë përcjellë disa vendime të Kuvendit për rrëzimin e dekreteve të Presidentit të Republikës, për kthimin e ligjeve për rishqyrtim. Ndërkohë që, në këtë shkresë mes këtyre vendimeve, gjenden dhe janë përcjellë:

– Vendimi nr. 44/2021, datë 7.5.2021, “Për miratimin e raportit dhe propozimit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “Për ngritjen e një Komisioni Hetimor bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës””; dhe

– Vendimi nr. 45/2021, datë 7.5.2021, “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë””.

2. Shkresa me nr. prot. 1081/10, datë 10.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1533/3, datë 10.5.2021, me anë të së cilës është përcjellë shkresa me nr. prot. 1081/10, datë 10.5.2021, e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Njoftim i Presidentit të Republikës në lidhje me ngritjen e Komisionit Hetimor, objektin e hetimit, si dhe të drejtën për t`u shprehur në Komision”.

3. Shkresa me nr. prot. 1081/17, datë 11.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me nr. prot. 1533/4, datë 11.5.2021, me anë të së cilës përcillet shkresa e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Kërkesë për informacion”.

4. Shkresa me nr. prot. 1081/23, datë 14.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1533/5, datë 14.5.2021, me anë të së cilës përcillet shkresa e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Thirrje për seancë dëgjimore”, të Presidentit të Republikës e që përmban bashkëlidhur edhe Vendimin e ndërmjetëm nr. 4, datë 14.5.2021, “Për miratimin e Planit të Hetimit”, që gjendet po bashkëlidhur saj.

Para së gjithash evidentoj se, në dy shkresat e para të sipërcituara, nuk parashtrohet ndonjë qëllim i veçantë, përveç atij informues dhe për të cilat Institucioni i Presidentit të Republikës i ka administruar, ndërkohë që në shkresën me nr. prot. 1081/17, datë 11.5.2021, parashtrohet kërkesa për informacion ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës, duke kërkuar:

i. Titujt/dekoratat e akorduara nga Presidenti i Republikës, për periudhën 25.3.2021 deri më 25.4.2021, personat që u janë akorduar, si dhe procedura e akordimit dhe dhënies së tyre.

ii. Aktivitetet protokollare, vizitat, si dhe takimet e organizuara, nga Zyra e Presidentit me individë, institucione apo subjekte të ndryshme, në të cilat ka qenë pjesëmarrës Presidenti, për periudhën 25.3.2021 deri më 25.4.2021.

Madje, citohet se ky informacion, me dokumentacionin justifikues, kërkohet brenda datës 17.5.2021.

Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.

I nderuar zoti Kryetar,

Nëse Kuvendi i Shqipërisë, dëshiron të njihet apo konsultohet për qëllime studimore, me aktivitetin që Presidenti i Republikës realizon në përmbushje të rolit, funksionit, dhe përgjegjësive të tij kushtetuese, ju bëj me dije se, i gjithë aktiviteti i Presidentit, që prej fillimit të ushtrimit të funksionit më 24 korrik 2017 e në vijim, është i publikuar në faqen zyrtare të institucionit “https://president.al/”, ku në mënyrë kronologjike, janë të pasqyruara të gjitha aktivitetet e Kreut të Shtetit, nga aktivitetet, vizitat dhe takimet e organizuara, deri te aktet, dekretet, vlerësimet me tituj e dekorata, vendimmarrjet dhe arsyetimet e tyre, përfshirë këtu edhe qëndrimet publike të Tij.

Presidenti i Republikës e ka përmbushur dhe do të vijojë ta përmbushë detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me popullin shqiptar, pasi çdo akt, vendimmarrje, dekret etj., i ka bërë publike në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik.

Ky azhornim dhe kjo transparencë e veprimtarisë së Presidentit të Republikës do të vijojë deri në përfundim të mandatit të tij, më 24 korrik 2022, dhe çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë, studiues i jashtëm apo dhe me funksion brenda Kuvendit, mund të njihet e të konsultohet me këtë informacion, që për sa kohë është publik, mund të arrihet lehtësisht nga kushdo e në çdo kohë.

Ndërkohë që, për shkaqet dhe arsyet e parashtruara edhe në shkresat tona me nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, dhe me nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, ashtu si dhe përsa parashtrohet në këtë shkresë, Kuvendi duhet të mbajë në konsideratë se, çdo kërkesë për informacion në kuadër të ndonjë procesi “hetimor”, është e palegjitimuar, fiktive, jashtë çdo lloj afati, dhe jo vetëm që cenon hapur të gjitha parimet kushtetuese demokratike të shtetit të së drejtës, por në mënyrën se si është iniciuar, vlerësuar, miratuar dhe po vijon të realizohet, tregon qartë se përpiqet të krijojë idenë se Kuvendi po ushtron funksionet e tij, ndërkohë që, asnjë proces i kësaj natyre (hetimor) nuk mund të ushtrohet e të zhvillohet në këtë periudhë tranzitore të përfundimit të mandatit të Kuvendit aktual, dhe fillimit të ushtrimit të detyrës së Kuvendit të ri të zgjedhur më 25 prill 2021.

Pikërisht për këto e shumë arsye të tjera objektive, për të cilat Kuvendi i Shqipërisë është informuar zyrtarisht, përmes shkresave tona me nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, dhe nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, Presidenti i Republikës kërkoi dhe i shprehu vullnetin Kuvendit që të bashkëbisedonte, të dëgjohej dhe të diskutonte me Komisionin e Çështjeve Ligjore, duke kërkuar realizimin e një seance diskutimi për në datën 10 maj 2021, në një orar të përshtatshëm.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë, nuk respektoi këtë kërkesë të Presidentit të Republikës, por përmes një agjende politike, të paracaktuar, në shkelje të procedurës së kërkuar dhe në shkelje flagrante të çdo parimi kushtetues për një proces të rregullt ligjor, madje në mungesë të etikës, edhe në dijeni të plotë se po ndërmerrte një veprim në kundërshtim me çdo rregull moral, etik dhe ligjor, vijoi me realizimin e një procesi fiktiv e të paracaktuar, duke mos përmbushur detyrimet që Kushtetuta, Ligji dhe Rregullorja e Kuvendit i përcaktojnë.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i urdhëruar politikisht, pa asnjë shkak dhe pa objekt, në kundërshtim me Kushtetutën dhe parimet themelore të mbrojtura prej saj, jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, ligjin, dhe Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë (neni 112 e në vijim), nxitimthi hartoi një raport të datës 6 maj 2021, duke i rekomanduar seancës plenare të datës 7 maj 2021, vendimmarrjen për miratimin e këtij raporti dhe ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar ndaj Presidentit të Republikës.

Ndërkohë që ishte në dijeni të plotë se, ky organ që propozohej të ngrihej, nuk kishte asnjë mundësi jo vetëm që të ngrihej e funksiononte, por as të realizonte një proces hetimor ndaj Presidentit të Republikës, qoftë sa i takon mungesës së faktit dhe objektit, pra lëndës për të hetuar, ashtu dhe mungesës së kohës së mjaftueshme për të realizuar këtë aktivitet, në formën e një kontrolli të veçantë parlamentar, ç’ka çon detyrimisht dhe në mungesën e legjitimitetit të tij.

Duke mos marrë në konsideratë kërkesën e Presidentit të Republikës, i cili kërkoi kohë të mjaftueshme edhe për t’i dhënë mundësinë që të reflektonin, deputetët e Komisionit të Çështjeve Ligjore e për rrjedhojë dhe Kuvendi i Shqipërisë, humbën mundësinë për të kryer një vlerësim objektiv dhe jashtë urdhrave politikë, për të mos propozuar dhe për të rrëzuar kërkesën për krijimin e një strukture fiktive, që nuk do kishte as kohën, e as legjitimitetin përfaqësues të popullit për të realizuar detyrën që po i kërkohej politikisht të realizonte.

Në këtë mënyrë, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut e rrjedhimisht dhe Kuvendi i Shqipërisë, përmes procedurës së ndjekur dhe Vendimeve nr. 44/2021 dhe nr. 45/2021, shkelën çdo normë juridike në fuqi.

E gjithë kjo veprimtari u krye, dhe po vazhdon të konsumohet nga Kuvendi për të vetmin qëllim – atë të shmangies së vëmendjes nga parregullsitë dhe krimet zgjedhore që partia në pushtet ka nxitur apo ka urdhëruar në procesin zgjedhor të 25 prillit 2021, dhe me tendencën për të paralizuar veprimtarinë kushtetuese të Institucionit të Presidentit të Republikës, ashtu sikundër nga ana tjetër duke synuar intimidimin e institucioneve të tjera ligjzbatuese dhe ushtrimin e presionit publik ndaj tyre, për të moszbardhur e hetuar krimet zgjedhore që janë konsumuar me tepri dhe pa asnjë kufizim nga kjo shumicë qeverisëse gjatë këtij procesi zgjedhor. bw

‘Përballja’ Rama-Meta, Gjykata Kushtetuese nis sot shqyrtimin e kërkesës për mosdekretimin e Cakajt si ministër i jashtëm dy vite më parë

Gjykata Kushtetuese nis sot shqyrtimin e çështjes së mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i jashtëm i Shqipërisë dy vite më parë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton në BalkanËeb s Gjykata Kushtetuese do mbajë sot seancë në orën 10:00 nën masat antiCovid.

Dy vite më parë Meta nuk e dekretoi propozimin e kryeministrin Rama për të emëruar Gent Cakajn ministër të jashtëm.

Rama më pas propozoi veten si ministër të jashtëm dhe Meta e dekretoi kurse Cakaj mbeti ministër i jashtëm në detyrë derisa dha dorëheqjen vitin e kaluar.

Cakaj tashmë nuk është më me asnjë post në Shqipëri, por beteja për të vijon në Gjykatën Kushtetuese pasi Këshilli i Ministrave e depozitoi si çështje kundër Presidentit Meta. bw

Denoncimi i PD: 19 persona në Berat votuan 53 herë. Ja dokumenti që fakton parregullsitë

Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë.

Sipas PD-së, kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e zgjedhësve të tjerë. Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota. Ky dokument u pranua të merret nga KAS.

PD theksoi se nëse KAS do të kishte pranuar të kërkonte edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral, masakra zgjedhore do të ishte shfaqur e plotë para shqiptarëve. PD akuzon KAS se po pengon transparencën e zgjedhjeve.

Bie suvaja e teatrit “Migjeni” në Shkodër, lëndohet aktori Nikolin Ferketa gjatë interpretimit të dramës

Bie suvaja e teatrit “Migjeni” në Shkodër, ku si pasojë ka mbetur i lënduar aktori Nikolin Ferketa.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, gjatë interpretimit të një drame, pasi trupa po jepte shfaqje në zonën muzeale të qytetit.

Deri tani është bërë me dije se aktori ka marrë lëndime në shpinë, por asnjë serioze, ndërsa i ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë.

Emigracioni dëmton forcën e punës, 18 mijë të rinj shqiptarë 15-29 vjeç më pak në një vit

Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të kaluar.

INSTAT raportoi se popullsia në moshë pune 15-64 vjeç u tkurr me 16.2 mijë persona në raport me janarin 2020 ose me 0.8 për qind. Por në grupet e reja, rënia ishte më e fortë. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje më të madhe me rreth 18 mijë persona. Në këtë interval moshe pakësimi më i madh ishte për të rinjtë 15-19 vjeç me mbi 8 mijë persona.

Reduktimi në grupet më të reja të popullsisë në moshë lidhet me dy faktorë themelorë: rënia drastike e lindjeve pas vitit 2000 dhe niveli i lartë e emigracionit në moshat e reja. Gjatë vitit të kaluar INSTAT raportoi se emigruan nga vendi rreth 24 mijë persona, shumica e të cilëve ishin mosha të reja.

Rënia e popullsisë po ushtron presion tek forca e punës, e cila është në një cikël tkurrës pa kthim për shkak të lindshmërisë së ulët, por emigracioni i lartë e ka përkeqësuar më shumë trendin.

Popullsia në moshë pune shënoi rritje për grup-moshën 30-39 vjeç me rreth 10 mijë persona, por rënie është vërejtur në grup-moshën 40-49- vjeç me rreth 11 mijë persona, teksa shihet se në grup-moshën 60-64-vjec ka një rritje me mbi 3 mijë persona në krahasim me janarin 2021.

Teksa forca e punës në grup-moshat e reja po tkurret me shpejtësi, bizneset në të gjithë vendin po ndejnë vështirësitë që po krijon mungesa e punonjësve. Njësitë e shërbimeve, hotele dhe restorante në të gjithë vendin sidomos në zonat turistike, sektori fason dhe call center po ndjejnë mangësitë.

Kriza pandemike e cila erdhi edhe si një krizë ekonomike pritet të ketë ndikim negativ në treguesit demografike, sidomos në drejtim të emigracionit.

Ilir Gëdeshi, ekspert i njohur i çështjeve të emigracionit, tha se krizat ekonomike në Shqipëri janë pasuar nga valë emigracioni. Krizat e vitit 1990, 1997, 2008 e kanë vërtetuar këtë fakt. Edhe kriza pandemike, sipas zotit Gëdeshi, rrezikon të përshkallëzojë emigracionin në vend.

Në vitet e ardhshme, pritet që fenomeni të përkeqësohet pasi do të tentojnë të ikë pjesa që kishte planifikuar dhe nuk emigroi gjatë pandemisë. Përkeqësimi i kushteve të ekonomisë mund të nxisë të tjerë emigrantë që para pandemisë nuk kishin planifikuar të largoheshin, tha zoti Gëdeshi. Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se kriza e pandemisë ka kthyer tendencat e vjetra të emigracionit. Në planin afatshkurtër, pandemia mbylli kufijtë dhe kufizoi udhëtimet, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të emigrimit. Sidoqoftë, goditjet që pandemia ka dhënë në ekonominë e vendeve të varfra dhe atyre në zhvillim lajmërojnë valë të reja emigracioni. Ekspertët ndërkombëtarë lajmërojnë se vala e emigrimit ndodh dy ose tre vjet pas krizave që tronditin jetën e njerëzve.

Shkalla e emigrimit pas vitit 1990, në raport me popullsinë shqiptare, ka qenë më e larta në Europë dhe një nga më të lartat në botë. Sipas të dhënave të INSTAT nga 1990-2019 stoku i emigrantëve jashtë vendit kanë arritur në 1.6 milionë persona, ose 59% e popullsisë banuese në vend. Anketa e madhe e emigracionit, e zhvilluar më 2019 nga INSTAT, në rreth 20 mijë familje në të gjithë vendin, ka gjetur se, gjatë periudhës 2011-2019, ka emigruar jashtë 13% e popullsisë banuese e vitit 2011, ose mbi 360 mijë persona/Monitor

Zgjedhjet për kryetarin e PD- Ja emrat që janë propozuar për Komisionin

Kryesia e PD ka propozuar emrat për Komisionin që do të jetë përgjegjës për zgjedhjet për kryetarin e demokratëve.

Jemin Gjana është propozuar për kryetar ndërsa për anëtarë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani, raporton gazetari Osman Stafa për BalkanWeb.

Ndërkohë që Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri janë propozuar për të qenë ndihmës/anëtarë në këtë Komision që do të ketë rolin e një ‘’KQZ’’-je në këto zgjedhje të brendshme të PD.

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, propozohet që kryetari i ri të zgjidhet më 13 qershor

PD do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri më 13 qershor, duke afruar datën nga korriku me një muaj më herët.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka propozuar për Këshillin Kombëtar që procesi të hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 zyrtarizohet kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve.

Ndërkohë fushata do të jetë mes datave 24 maj dhe 11 qershor. Basha do të rikandidojë për kryetar të PD ndërkohë përballë deri më tani ka Fatbardh Kadillin që ka zyrtarizuar kandidaturën.

‘Të analizojme punën e secilit në nje mbledhje të vecantë në Kryesi dhe më pas në cdo QV.

Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm. I propozoj Kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësine ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojnë lidershipin aktual dhe

16-22 maj paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret
24 maj – 11 qershor fushatë në të gjithë strukturat.
13 qershor – zgjedhjet sipas parimit një anetar-nje votë”– ka deklaruar Bardhi.

Përveç propozimit për zgjedhjet për kryetarin e ri, Bardhi ka propozuar edhe analizën e punës në mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi. bw

Mbledhja e Këshillit Kombëtar- Nishani mbërrin në selinë blu: Sot është ditë e rëndësishme, duhet të ketë transparencë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nushani ka deklaruar se sot është një ditë shumë e rëndëishme për demokratët.

Nishani i kërkon gazetarëve që të jenë prezent në mbledhje dhe të ketë transparencë dhe informim.

‘’Duke qenë se është ditë e rëndësishme, dëshiroj që të përmbushni misionin tuaj, transparencë dhe informimi. Si kryetari i Këshillit dhe drejtues i kësaj mbledhje, ju ftoj të jeni në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.’’- tha Nishani. bw

Basha: Nuk lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, kjo është përgjegjësia ime

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka lejuar të bashkëpunojë me bandat.

Ai thotë se këtë e ka parim, dhe se mban përgjegjësi që nuk ka bashkëpunuar me bandat.

Ndërkohë ai kërkon që të vijohet rruga që është nisur edhe pse të zemëruar për masakrën zgjedhore të 25 prillit, por shton se demokratët janë gati qv zemërimin ta kthejnë në energji për të luftuar dhe fituar betejën.

 

‘’Bashkëpunimi me bandat nuk u lejua nga unë në zgjedhje. Dhe keto janë parimet e mia. Kjo është përgjegjësia ime nëse njihet si përgjegjësi, që me bandat s’kam bashkëpunuar. 

Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore.

Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkarisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë.’’- tha Basha. bw

Basha: Shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër, e duan sot më shumë se kurrë (Ftesa)

Kreu i PD, Lulzim Basha si përgjigje për debatet në Kryesi ka ftuar të gjithë që ti bashkohen betejës për ndryshim.

Basha thotë se shqiptarët e duan edhe më shumë sot ndryshimin. Sipas tij fushata e fundit e provoi se PD mund t’i bëjë ballë propagandës.

 

”Kjo fushatë e provoi se ne edhe propogandës se tyre mund ti bëjme ballë— ne mundemi ta shkaterrojmë atë: me zemër, me shpresë!!!

Dhe këtë ne e bëmë—shqiptaret dolën me gëzim ne zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill!!!

Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin!

ATA E DUAN NDRYSHIMIN EDHE ME SHUME SOT!!!

Ndaj të bashkuar ju ftoj ti prijmë me gjithë forcën tonë betejës për ndryshim për gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët.”- tha Basha.


Send this to a friend