VOAL

VOAL

Zbardhet shkresa e Këshillit të Ministrave: Të pezullohet vendimi i GJKKO për Belinda Ballukun deri në shqyrtimin e çështjes nga Kushtetuesja!

Zbardhet shkresa e Këshillit të Ministrave drejtuar Kushtetueses  lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO vendosi dje dy masa; pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës, për shkak të akuzave për shkelje të barazisë në tendera.

 

Në shkresën e Këshillit të Ministrave kërkohet pezullimi i vendimit të GJKKO për Belinda Ballukun deri në shqyrtimin e çështjes nga Kushtetuesja.

” Kryeministri i Republikës së Shqipërisë kërkon

  1.  Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave
  2. Shfuqizimin e vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GjKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë
  3. Pezullimin e efekteve të vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese
  4. Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal”, thuhet në shkresën e Këshillit të Ministrave.

Kujtojmë se Balluku është e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa për paracaktim të tenderit loti 4 unaza e Madhe Balluku dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do të dalin të shtunën përpara gjykatës së posaçme ku do tu komunikohen masat e sigurisë. Gjyli dhe Elezi janë nën masën e arrestit në shtëpi.

Për sa i përket rastit të Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se institucioni i Kryeministrisë depozitoi në Gjykatën Kushtuese pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, me vendim të GJKKO.

Atë që kreu i qeverisë e tha në konferencë e konkretizoi me dokument zyrtar, duke kërkuar që vendimi i pezullimit të numrit dy të qeverisë të cilësohet si antikushtetues.

Në konferencën që kryeministri zhvilloi me komisioneren Marta Kos deklaroi se pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut eshte nje vendim arbitrar.

Sipas kreut të qeverisë me kete vendim të GJKKO, është cënuar pavarësia e pushtetit ekzekutiv, duke marrë kompetencat e një kryeministri, të presidentit dhe të parlamentit.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Qeveria aktualisht nuk ka Zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës në funksionon pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, me vendim të GJKKO-së. Panorama

Shehaj: Rama i shpall luftë SPAK-ut. Arma e fundit për të shpëtuar veten dhe Belindën…

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka deklaruar se vendimi i Kryeministrit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, është përplasja përfundimtare e Edi Ramës me Prokurorinë e Posaçme SPAK, përpara se kjo e fundit të hetojë edhe kreun e Qeverisë Shqiptare.

Në një video mesazh kreu i Mundësia, Shehaj thekson se Edi Rama do ta përdorë Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe veten e tij, njësoj siç bëri në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Edi Rama vendosi të mos shkarkojë Belinda Ballukun, përkundrazi vendosi ta mbrojë atë, do përdorë Gjykatën Kushtetuese ashtu siç bëri dhe me Erion Veliajn. Kjo është përplasja përfundimtare”.

Për Agron Shehajn, përplasja e fundit e Ramës me SPAK tregon se organi i hetimit është i pavarur në ushtrimin e funksionit të tij dhe se nuk do të vonojë dita kur para drejtësisë të dalë edhe Kryeministri i vendit.

“Kuptojmë që SPAK është i pavarur, tani është e qartë për të gjithë. Kjo tregon që SPAK po i heton dhe po i nxjerr para drejtësisë të gjithë, të majtë, të djathtë, të rinj, të vjetër, ata që janë në pushtet dhe ata që nuk janë në pushtet.
Tani nuk kanë më gojë të flasin të thonë që gjoja Edi Rama i përdor kundër opozitës apo kundër kundërshtarëve të vet, tani Edi Rama ka dalë haptaz kundër SPAK dhe do të shpëtojë veten në fakt jo vetëm Belinda Ballukun.
Tani nuk ka asnjë shans që Edi Rama t’i shpëtojë drejtësisë. Pse? Sepse e njëjta gjë ka ndodhur në shumë vende të Europës së Lindjes.
Janë me dhjetra kryeministrat që janë dënuar kanë bërë burg pavarësisht se ishin të pushtetshëm sa Rama por edhe më shumë se Rama” theksoi Shehaj duke nënvizuar se “ditë më të mira dhe më të bukura po vijnë për Shqipërinë”.

Të premten e 21 nëntorit, një ditë pasi SPAK pezulloi nga funksionet e saj Belinda Ballukun dhe i bllokoi pasaportën me arsyetimin se mund të rrezikonte prishjen e provave dhe të arratisej, Qeveria e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO.

DEKLARATA E PLOTE:
Edi Rama vendosi të mos shkarkojë Belinda Ballukun, përkundrazi vendosi ta mbrojë atë, do përdorë Gjykatën Kushtetuese ashtu siç bëri dhe me Erion Veliajn.
Tani, çfarë kuptojmë me këtë gjë?
Kuptojmë që SPAK është i pavarur, tani është e qartë për të gjithë. Kjo tregon që SPAK po i heton dhe po i nxjerr para drejtësisë të gjithë, të majtë, të djathtë, të rinj, të vjetër, ata që janë në pushtet dhe ata që nuk janë në pushtet.
Tani nuk kanë më gojë të flasin të thonë që gjoja Edi Rama i përdor kundër opozitës apo kundër kundërshtarëve të vet, tani Edi Rama ka dalë haptaz kundër SPAK dhe do të shpëtojë veten në fakt jo vetëm Belinda Ballukun.
E dyta, kjo është përplasja përfundimtare.
Tani nuk ka asnjë shans që Edi Rama t’i shpëtojë drejtësisë.
Pse? Sepse e njëjta gjë ka ndodhur në shumë vende të Europës së Lindjes.
Janë me dhjetra kryeministrat që janë dënuar kanë bërë burg pavarësisht se ishin të pushtetshëm sa Rama por edhe më shumë se Rama.
Dhe prapë nuk kanë mundur t’i shpëtojnë drejtësisë.
Vendimi për ta bërë Shqipërinë një vend normal, një vend ku ka drejtësi nuk është marrë në Tiranë, nuk varet nga vullneti i klasës politike të korruptuar në Shqipëri, por BE SHBA, kanë vendosur ta bëjnë Shqipërinë pjesë të vendeve moderne Perëndimore ku shteti ligjor funksionon.
Kjo është e ardhmja e Shqipërisë prandaj ne duhet të jemi të gjithë të lumtur.
Këto janë ditë të jashtëzakonshme për Shqipërinë, më në fund klasa politike e korruptuar po largohet do largohet e ditë më të mira dhe më të bukura po vijnë për Shqipërinë. bw

Berisha në Asamblenë e CDI në Brazil: Do t’i tregoj botës katastrofën që po ndodh në Shqipëri nën regjimin e Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga San Paolo i Brazilit, njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve.

Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor.

Ai rikujtoi se CDI ka qenë organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi një rezolutë ku denonconte, sipas tij, gjendjen në Shqipëri. Berisha theksoi se në takimet dypalëshe dhe fjalimet që do të mbajë, do të synojë të rrisë sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet negative në vend.

“Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.

Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.

Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave politike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri.”, tha Berisha. bw

Bardhi: Balluku e ka ulur në gjunjë Ramën dhe e shantazhon -“Rama ka një arsye se pse nuk mund ta shkarkojë Ballukun”

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Bardhi, në emër të PD-së tha se Rama shantazhohet nga Balluku për aferat që ata kanë bërë bashkë, ndërsa shtoi se kjo është arsyeja që ai nuk e shkarkon atë. Ai tha se afera me tunelin e Llogarasë është vetëm maja e ajsbergut.

DEKLARATA

Bardhi: Kryeministri nuk u ngrit në lartësinë e në kryeministri europain dhe të shkarkonte Ballukun. Ka një arsye se pse nuk mund ta shkarkojë Ballukun. Ajo e shantazhon dhe e ulë në gjunjë për aferat. Në vend që të mbrojë interesat e shqiptarëve, Edi Rama zyrtarisht është avokate e një të pandehur për abuzime miliona euro me tenderat publikë.

Pas tetë orë “mbledhje” Rama nuk e pezullon nga detyra Belinda Ballukun, e çon çështjen në Kushtetuese

Dje pas urdhërit të pezullimit nga Gjykata e Posaçme, Belinda Balluku u fotografua të hynte në Kryeministri rreth orvs 12:00 dhe të dalë prej andej rreth orës 20:00. Shtypi ironizoi e tha se pati 8 orë mbledhje me kryeministrin Edi Rama.

Dhe pasojat e mbledhjes u panë sot.

Nuk vonoi shumë! Sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama, qeveria vendosi në lëvizje gjykatën Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut. Në kërkesën dorëzuar në Kushtetuese, Këshilli i Ministrave kërkon shpalljen si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Posaçme, që caktoi dy masa ndaj zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Rama shkoi edhe më tej kur e konsideroi vendimin e Gjykatës speciale një akt brutal dhe ndërhyrje të punët e ekzekutivit. Gjykata e Posaçme mbi bazën e kërkesës së SPAK vendosi të pezullojë nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, zonjën Balluku dhe t’i ndalojë të drejtën për të dalë jashtë vendit.

 

Balluku është e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa për paracaktim të tenderit loti 4 unaza e Madhe.
Balluku dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do të dalin të shtunën përpara Gjykatës së Posaçme ku do t’u komunikohen masat e sigurisë. Gjyli dhe Elezi janë nën masën e arrestit në shtëpi.

“News24” dhe BalkanWeb siguroi sot vendimin e Gjykatës së Posaçme për zëvendëskryeministren, ndaj të cilën u vendosën dy masa, pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës. Në vendim sqarohen dhe motivet e dy masave të dhëna. Sipas gjykatës, Balluku, për shkak të detyrës që ushtron, vë në rrezik marrjen e provave. Madje aty thuhet e ajo mund të kryejë të njëjtat procedura, që kanë rezultuar më herët në shkelje. Po ashtu, në vendimin e GJKKO, sqarohet se bllokimi i pasaportës bëhet për arsye se e pandehura mund të ketë rrezik që të arratiset.

DEKLARATA E RAMES SOT
Kryeministri Edi Rama foli në fund të konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku. Rama u shpreh se do të kërkojmë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, më konkretisht në Gjykatën Kushtetuese.

Ai theksoi se për sa kohë të jetë në drejtim të vendit, do të funksionojë në këtë mënyrë. “Do të kërkojmë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, në Gjykatën Kushtetuese. Këta jemi ne. Ky jam unë. Dhe kështu do jetë deri në fund, sa kohë që unë kam privilegjin të udhëheq Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme është prioriteti ynë absolut.”, tha ai.

Tetë orë “mbledhje” Kryeministri Edi Rama me Belinda Ballukun e pezulluar nga SPAK

Kryeministri Edi Rama ka lënë mbreme ambientet e Kryeministrisë pas një “mbledhjeje” prej gati tete orësh me zëvendës –kryeministren e pezulluar tashmë, Belinda Balluku.

Takimit të Ramës me Ballukun iu bashkua më pas edhe deputeti Ulsi Manja.

Sipas raportimeve, Rama është larguar me komisioneren për zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila ndodhet në vendin tonë në kuadër të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor nesër në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka lënë zyrën e tij në Kryeministri për t’ju bashkuar darkës me komisioneren e zgjerimit të BE-së, Marta Kos. Pas tij, edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku është larguar nga godina e qeverisë, rreth orës 20:00, pas qëndrimit që nisi në orën 12:25.

Sipas raportimeve, Balluku nuk ka përdorur makinën e saj për të dalë, por është larguar me një mjet tjetër.

Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme  për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 180 milionë euro.

Ndërsa sot SPAK ka ngritur edhe një akuzë të re mbi Ballukun për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.

Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian që mbahet në Tiranë

 

 

Prishtinë, 20 nëntor 2025

 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian që mbahet më 21 nëntor, e premte, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Ndërkaq sonte, kryeministri Kurti merr pjesë në Darkën e Liderëve në kuadër të këtij samiti.

 

Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Përfaqësuesit e medias, gazetarët, operatorët dhe fotografët që dëshirojnë të jenë të pranishëm, luten që të dërgojnë paraprakisht të dhënat e tyre brenda ditës së sotme në adresën [email protected]

Masat e sigurisë për Belinda Ballukun dhe vartësit e saj, SPAK: Si u paracaktuan fituesit e tenderit të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës

SPAK bëri njoftimin zyrtar pasi GJKKO vendosi 2 masa sigurie ndaj Belinda Ballukut, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Gjithashtu, GJKKO vendosi arrest shtëpie për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH-it. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Si Balluku ashtu edhe vartësit e saj akuzohen për procedurat e tenderit të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës. Tenderi i tunelit të Llogarasë kishte një vlerë prej 190 mln euro, 50 mln euro më shumë se procedura e parë ku fitues u shpall “Gjoka Konstruksion” por që më pas u anulua edhe herën e dytë iu dha turqve. Ndërsa Unaza e Madhe e Tiranës, loti 4 i saj, u ndërtua nga bashkimi i kompanive Euroteorema, Pe-vla-ku dhe NOVA Construction, me një fond prej 20 mln euro.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi: Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), me fond limit 18.967.810.952 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, me numër REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në këtë fazë të hetimeve, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku. Në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.

E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “I….dhe A…..”.

Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i  Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lekë pa TVSH, ka rezultuar se  e pandehura  Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave.

E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasitJ.Ç, A.K., D.Xh,anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh.,kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k.

Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit  janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për, me vendimin  nr.118, datë 19.11.2025, ka vendosur :

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësvetendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.

Me datë 20.11.2025, janë ekzekutuar masa e sigurimit personal:

Masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku.

Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Hetimet e deritanishme janë kryer përmes metodave speciale, grumbullimit të provave digjitale si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për këtë procedim penal.

Pezullimi i Ballukut nga gjykata, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama

Të mërkurën, nga foltorja e Kuvendit, Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, sfidoi opozitën dhe drejtësinë duke i quajtur akuzat penale të ngritura ndaj saj “baltë” dhe “gënjeshtra”.

Por ndërsa Balluku sulmonte opozitën nga foltorja, duke i akuzuar se ishin të xhindosur nga suksesi i saj “politik”, një gjyqtar i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po shqyrtonte një kërkesë të SPAK për ta pezulluar nga detyrat shtetërore.

Vendimi i gjyqtarit Erjon Çela, i rrjedhur në media të enjten, parashikon gjithashtu ndalimin e Ballukut për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë, duke i bllokuar pasaportën.

Dy javë më parë, SPAK e mori të pandehur zëvendëskryeministren Balluku për “shkelje të barazisë në tendera”; ndërsa zbardhja e bisedave të saj me vartësit tregon se si ajo ka kontrolluar në çdo hap procedurën e prokurimit me vlerë 18.9 miliardë lekë për tunelin e Llogarasë dhe ka paracaktuar fituesin, në shkelje të kritereve standarde të tenderit.

Pavarësisht kërkesave të opozitës për dorëheqje, ajo vazhdoi ta mbante pozicionin e saj me bekimin dhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Ballukut u duartrokit të enjten nga opozita, e cila kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e përgjegjësisë politike për aferat korruptive që kanë shoqëruar qeverisjen e tij.

“Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite,” tha në një qëndrim publik Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai e vlerësoi vendimin e gjykatës si “një ditë të mirë për luftën kundër korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën”.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cilësoi rast unik në botë që një zëvendëskryeministër pezullohet nga detyra me vendim gjykate, ndërsa fajësoi Ramën për mosmbajtje të përgjegjësisë politike.

“Kjo është një dëshmi e një krize të madhe morale dhe politike që ka prekur qeverisjen prej vitesh, ku qeveria njolloset me skandalet dhe kryeministri shmang përgjegjësinë e tij morale dhe politike”, shkroi ajo në Facebook.

Edhe partitë më të reja parlamentare në opozitë përshëndetën aktin e gjykatës dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit si përgjegjës për bashkëpunëtorët e tij që po përballen me drejtësinë.

“Një moment historik”, e quajti vendimin e gjykatës kryetari i partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj, gjatë një konference për shtyp. “Po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar Shqipërinë këto 35 vjet”, shtoi ai, duke i kërkuar kryeministrit të japë dorëheqjen.

Edhe kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, kërkoi largimin e Ramës dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk mund të na qeverisin më ata që përfundojnë në burg”, tha ai në një videomesazh në Facebook.

Ndërkohë, nga selia e PD-së qëndrimi zyrtar ishte më i paqartë, duke e parë vendimin e gjykatës si të ndikuar nga Rama.

“Duke përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun, Edi Rama provoi edhe njëherë se njeriu burracak nuk bëhet trim, as kur është në majën e piramidës së pushtetit”, thuhet në deklaratën e lexuar për mediat nga deputeti Klevis Balliu, ku ndër të tjera kërkohej edhe dorëheqja e kryeministrit si përgjegjës për ndërtimin e një sistemi qeverisës të korruptuar.

Mungon përgjegjësia politike nga kryeministri

Ky është rasti i parë që një zyrtar kaq i lartë i qeverisë merret i pandehur nga drejtësia ndërkohë që është ende në detyrë dhe më pas pezullohet nga detyra me vendim gjykate.

Gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste nga viti 2011, janë marrë të pandehur për vepra korruptive disa zyrtarë të lartë, pasi kanë lënë detyrat e tyre qeverisëse.

Në listën e gjatë të të akuzuarve është ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është në kërkim nga drejtësia për aferën e inceneratorëve, për të cilën ndodhen në burg të dënuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, po ashtu ndodhet në burg, i akuzuar për kontratat koncesionare në sektorin e shëndetësisë, ndërsa disa ish-deputetë dhe deputetë aktualë të Partisë Socialiste janë nën hetim apo të pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Në paraburgim, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, është Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës.

Me gjithë listën e gjatë të të akuzuarve dhe të dënuarve për korrupsion në radhët e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, kryeministri më jetëgjatë postkomunist nuk ka mbajtur përgjegjësi politike, por i ka trajtuar rastet si “përgjegjësi personale”.

Një sjellje kjo që, sipas ekspertëve të politikës, tregon mungesën e një standardi minimal demokratik.

“Në një vend normal demokratik, qeveria do të ishte dorëhequr shumë më herët. Por ne nuk jemi vend normal. Jemi një vend ku korrupsioni nuk dënohet, por shpërblehet me votë, ndërkohë që zgjedhjet ndikohen rëndë nga blerja e votës, presioni mbi administratën dhe krimi i organizuar,” i tha BIRN-it Ermal Hasimja.

Sipas tij, për aq kohë sa do të vijojë të votohet Rama, ai nuk do ta shohë “të nevojshme të mbajë përgjegjësi si kryeministër”.

Për gazetarin Lutfi Dervishi, skandalet në nivelet më të larta nuk kanë prodhuar asnjëherë tronditje politike dhe pyetja, sipas tij, “nuk është nëse qeveria ‘mund’ të vazhdojë të qeverisë, por nëse ka ndërmend të nxjerrë ndonjë mësim”.

Sipas tij, deri tani historia ka treguar të kundërtën.

Dervishi e sheh vendimin e Gjykatës së Posaçme si një goditje të fortë për qeverinë, pasi “nuk prek një hallkë periferike, por një figurë kyçe të ekzekutivit”.

“Ky zhvillim tregon një drejtësi që kërkon të afirmojë autonominë e vet, por në të njëjtën kohë nxjerr zbuluar edhe një boshllëk të madh: mungesën e filtrave të brendshëm në qeveri. Çështjet nuk trajtohen në nivel administrativ dhe politik, por përfundojnë direkt në SPAK,” i tha ai BIRN-it.

Sa i përket kryeministrit, sipas Dervishit, mbi të “barra është e pashmangshme”.

“Edhe nëse fajet penale janë individuale, përgjegjësia politike është kolektive dhe bie mbi të. Pritet një reflektim, një standard minimal i përgjegjësisë publike,” thekson ai, duke shtuar se metafora e “kumbullave dhe dardhave” të ngrëna pas shpine është e konsumuar.

Dervishi ngre pikëpyetje nëse PS do të jetë e aftë, pas 12 vitesh në pushtet, të vendosë një standard bazë se kur kërkohet ndjesë dhe kur jepet dorëheqja. “Kur ka akuza publike? Kur ka akuza zyrtare? Apo asnjëherë?” ironizon ai.

Mungesa e një strategjie dhe alternative opozitare

Partia Socialiste fitoi një mandat të 4-t në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, edhe pse disa muaj para zgjedhjeve u arrestua Erion Veliaj, një nga figurat kyçe të saj dhe kryebashkiak i Tiranës.

Edhe pse qeverisja socialiste u shoqërua me skandale korruptive të njëpasnjëshme, alternativa opozitare ka ardhur duke u tkurrur në elektorat, një fenomen që i faturohet faktit se edhe krerët kryesorë të saj, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta, po përballen me drejtësinë me akuza për korrupsion.

Për ekspertët e politikës, opozita, përveç kërkesës momentale për dorëheqjen e Ramës dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme, duhet të ketë një strategji të qartë se si të bëhet një alternativë e besueshme për votuesit.

“Opozita duhet të nxitojë për të rritur besueshmërinë e saj si një alternativë e Rilindjes, sepse nuk do të mjaftonin vetëm zgjedhjet e parakohshme për të ardhur në pushtet”, tha Hasimja.

Sipas tij, kjo është e domosdoshme përballë një shumice socialiste që ka treguar edhe më herët, siç e tregoi edhe më 11 maj, se “është në gjendje të absorbojë goditje të tilla”.

“Peshorja e pushtetit nuk do të ndryshojë thjesht sepse po vërtetohet që qeverisja socialiste është e korruptuar,” shton ai.

Për Lutfi Dervishin, opozita ka dy rrugë: e para është instinktive dhe lidhet me kërkesën për dorëheqje apo zgjedhje të parakohshme.

“E dyta, një strategji afatmesme për t’u ringritur, riformatuar, bashkuar dhe për të ofruar një model tjetër qeverisjeje,” thotë ai, duke shtuar se “opozita duhet të jetë gati që, kur të bie qeveria, të mos ta zërë përfund”.

Në këtë kontekst ai mendon se opozita fiton duke treguar se ka ofertë serioze, më shumë sesa duke festuar dështimet e kundërshtarit.

Sipas tij, opozita ka gjithashtu një problem komunikimi dhe koherence.

“Shpërqendrimi mes shumë kauzave dhe sulmet ose lavdërimet ndaj institucioneve të reja të drejtësisë e dëmtojnë kredibilitetin e saj,” thotë Dervishi. Kjo, sipas tij, krijon një terren ku “edhe një kauzë legjitime humbet efektin”. Reporter.al

Balluku rreth 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po thur plane për t’i shpëtuar drejtësisë, do përfundojë në burg!

Partia Mundësia ka organizuar sot një protestë para ambienteve të Kryeministrisë, pikërisht në momentin kur ish-ministrja Belinda Balluku ndodhet brenda godinës prej më shumë se 4 orësh, e dyshuar për një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.

Në protestë morën pjesë deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, së bashku me dhjetëra qytetarë që mbanin pankarta me mbishkrim ku kërkonin largimin e Ballukut.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi para protestuesve:

“Shqipëria është në një moment historik. Të korruptuarit janë mbyllur në zyrë dhe po bëjnë plane si t’i shpëtojnë drejtësisë. Pas Veliajt dhe Ahmetajt, tani e kanë radhën Ballukun. Ajo është zv/kryeministrja në detyrë dhe nuk e lëshojnë dot, sepse pas saj shkojnë direkt te Edi Rama. Janë rrethuar nga drejtësia! Mendonin se do ta përdornin drejtësinë si mjet, por ja që edhe në Shqipërinë e vuajtur erdhi dita e saj. Falë SPAK-ut dhe reformës në drejtësi, këta do të shkojnë në burg. Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin drejt së ardhmes dhe të ndërtojmë një Shqipëri të re – ku të gjithë jetojnë ndershmërisht dhe askush të mos ketë në kurriz kryeministra e deputetë të korruptuar.” bw

ALARM gjatë fluturimit Londër–Tiranë: Pesë pasagjerë bien pa ndjenja, avioni devijon në Mynih dhe kthehet në Londër

LONDËR– Një situatë alarmante ka ndodhur gjatë fluturimit Londër–Tiranë. Mësohet se gjatë fluturimit, pesë pasagjerë kanë rënë pa ndjenja dhe avioni ka devijuar rrugën dhe është kthyer në destinacionin fillestar, Londër. Avioni i nisur nga Luton Airport pritej të mbërrinte në Rinas në orën 10:55, por në Mynih avioni është kthyer mbrapsht.

Pesë pasagjerët janë sëmurur papritur me gjendje të fikëti dhe sapo ekuipazhi ka njoftuar pilotin ai ka devijuar rrugën për tu kthyer në Londër pasi në atë pikë ishte më afër se Tirana. Mësohet se avioni ka mbërritur në aeroport dhe 5 ambulanca ndodhen në pistë duke pritur pasagjerët e sëmurë, të cilét nuk dihet çfarë u ka ndodhur. Ndërkohë pasagjerët e tjerë pritet të nisen drejt Tiranës më vonë dhe kjo ka shkaktuar vonesa edhe për pasagjerët që do udhëtonin nga Tirana drejt Londrës./Dosja.al

Mungesa e sigurisë ushqimore si etaloni i dështimit të shoqërisë shqiptare

 

Shoqëria shqiptare u skandalizua në korrik të vitit 2025, kur në media u publikua lajmi se një magazinë ushqimore në Vorë falsifikonte datat e skadencës të një sërë produktesh, duke përfshirë ushqime, kroasantë, fruta etj., për t’i shitur më pas në pikat e shumicës e të pakicës. Kjo lloj praktike tregtare, përveçse e papërgjegjshme dhe në cenim të sigurisë së konsumatorit e publikut shqiptar, përbën vepër penale, duke shkelur nenin 288 të Kodit Penal, si dhe ligjin nr. 9683 “Për ushqimin”.

Në fakt, është lajm i mirë që pronarët e kësaj magazine përfunduan prapa hekurave dhe u përballën me akuza si “shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “fshehja e të ardhurave”, “mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “punësimi i paligjshëm” dhe “importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, por ndryshimi strukturor i nevojshëm për parandalimin e ngjarjeve të tilla ende mungon. Problemet strukturore në raport me sigurinë ushqimore shtrihen në tre plane: në planin kulturor, shoqëror dhe atë institucional ose politik. Në këtë artikull do t’i shtjelloj arsyet e rrethanat e këtyre problemeve strukturore, së bashku me recetat për zgjidhjen e tyre.

Së pari, në Shqipëri mungon ende kultura e përgjegjshmërisë në konsum e tregtim, apo edhe ajo e ndërgjegjësimit për sigurinë ushqimore dhe rreziqet që i kanosen kësaj të fundit. Rastet e pikave të vogla të shitjes që shesin produkte mjaft të lira, por pa data skadence, janë të shumta e të shpeshta në qytete të mëdha të vendit si Tirana, Durrësi e Vlora. Në një pjesë të mirë të rasteve, konsumatorët as nuk e kanë ditur që produktet kanë qenë të skaduara, sepse as nuk i kanë parë datat e skadencës.

Ky fenomen shoqëror bazohet te tradita shqiptare “e besës”, ku njohja personale me pronarin e pikës së shumicës barazohet me siguri absolute ushqimore nga ana e konsumatorit, duke anashkaluar nevojën për kontroll të datës së skadencës dhe vlerave ushqimore të produkteve.  Zgjidhja është më e thjeshtë e thënë sesa e bërë: nevojitet një “revolucion arsimor” në raport me ndërgjegjësimin për sigurinë ushqimore. Siguria ushqimore duhet të jetë lëndë e veçantë, e detyrueshme për çdo fëmijë shqiptar në shkollë fillore e të mesme. Gjithashtu, duhen iniciativa të koordinuara nga pushteti ekzekutiv, dhe veçanërisht nga Ministria e Bujqësisë, për ndërgjegjësimin e prodhuesve, magazinave, pikave të shitjes dhe konsumatorëve mbi rëndësinë e sigurisë ushqimore.

Së dyti, “fabrika shoqërore” shqiptare ka probleme të thella në raport me zbatimin e ligjit dhe perceptimin e të mirës publike – të dyja parakushte të çdo shoqërie të shëndetshme. Si pasojë, ndodhemi në një situatë ku tregtarë të papërgjegjshëm e kriminelë shesin produkte të skaduara me vetëdije, sepse për ta, e për një pjesë jo të vogël të shoqërisë shqiptare, trashja e normave të fitimit dhe interesi vetjak tejkalojnë për nga rëndësia zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e shoqërisë dhe interesin publik. Një shembull tipik i kësaj teze, e fatkeqësisht jo i izoluar, është zbulimi në Prill 2025 nga Autoriteti I Kontrollit Ushqimor (AKU) i mishit me salmonelë, që sipas autoriteteve ishte shitur në 154 biznese.

Zgjidhja për rritjen e ndjeshmërisë në raport me sigurinë ushqimore është e ngjashme me zgjidhjen në planin kulturor, duke ditur që shoqëria dhe kultura ndërthuren në veprimtari e kontekst. Ndryshimi i vetëm është që zgjidhja me impakt në mbarë shoqërinë duhet të përfshijë të gjitha hallkat e saj, duke përfshirë shoqërinë civile, sipërmarrjet private dhe institucionet e arsimit të lartë. Prandaj, zgjidhja do të duhej të niste nga një plan kombëtar për ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë mbi rëndësinë e interesit publik mbi atë privat. Ky plan kombëtar duhet të përfshijë veprimtari e iniciativa me detyri për institucionet e sipërmarrjes private dhe arsimit të lartë, dhe me objekt sigurinë ushqimore e jo vetëm. Edhe pse kjo recetë e politikës publike mund të duket klishe, është pikënisje e nevojshme për t’i “ndërruar mendjen” këtij kombi që nuk diti kurrë të mendojë më larg se pragu i vet.

Së treti, si një demokraci e paplotë, Shqipëria ka probleme të theksuara me zbatimin e ligjit, cilësinë e qeverisjes dhe funksionimin e institucioneve. Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, në një studim të fundit, e vlerësoi qeverisjen e Shqipërisë si 64 vite larg standardit të Bashkimit Europian. Kjo largësi reflektohet edhe te siguria ushqimore, e cila lë për të dëshiruar dhe që sigurisht kërkon reagim institucional. Ky reagim institucional duhet të përfshijë forcimin e kuadrit ligjor ndaj krimeve ushqimore dhe rritjen e efikasitetit e pastërtisë rregullatore.Në kuadër të kësaj të fundit, duhet thënë se AKU perceptohet nga qytetarët dhe bizneset si një institucion i korruptuar, çka çoi në vendimin e Kryeministrit për pezullimin e aktivitetit të saj. Gjasat që ky institucion të mbyllet janë të larta, por sigurisht kjo “zgjidhje” nuk mund të jetë alternativa afatgjatë për rritjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri.

Zgjidhja afatgjatë duhet të përfshijë një reformim të qenësishëm të AKU-së, duke proceduar penalisht punonjësit e korruptuar, duke ndalur praktikat abuzive të punësimit “militantesk” e “dashnoror”, duke ngritur agjenci të reja që do të balancojnë e asistojnë punën e AKU-së, si dhe duke rritur numrin e agjentëve dhe punonjësve për të shtuar aksionet kundër abuzimeve dhe shkeljeve në fushën e sigurisë ushqimore.  Zgjidhja ndaj korrupsionit të agjencive rregullatore nuk mund të jetë shkrirja por reformimi rrënjësor i tyre. Prova në terren e kësaj teze shihet te rasti i fundit i konfiskimit nga Sllovenia i specave shqiptare dhe thirrjeve të autoriteteve sllovene per konsumatorët atje që të mos blihen speca nga Shqipëria. Pavarësisht problematikave, gjasat janë që, nëse AKU nuk do të ishte pezulluar, specat jashtë standardeve do të ishin ndaluar në Shqipëri para nisjes për eksport.

Standardi “Farm to Fork” i sigurisë ushqimore të BE-së, i cili synon sigurinë ushqimore të çdo produkti gjatë gjithë ciklit të prodhimit, duhet të jetë pikësynimi i politikëbërësve shqiptarë për sa i përket sigurisë ushqimore. Arritja e këtij standardi kërkon ndryshim katërcipëror të shoqërisë, kulturës dhe institucioneve shqiptare.Ky ndryshim kërkon vullnet shoqëror e politik mbi të gjitha. Për momentin, pyetjes: “Sa larg BE-së jemi (duke iu referuar Shqipërisë) vallë?”, i përgjigjem me: “Larg. Shumë larg…”/ Ruel Domi, Amfora.al

Shehaj: Edhe Edi Rama ka për të dalë para drejtësisë

TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj reagoi ndaj vendimit të GJKKO0së që pezulloi nga detyra si zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës Belinda Ballukun. Në një video mesazh në rrjetet sociale, Shehaj thekson se atë që nuk e bëri vetë Balluku dhe Rama e bëri Gjykata.

Po ashtu ai shkruan se shumë shpejt do  t’i vi radha dhe kryeministrit Edi Rama për të dalë para drejtësisë.

“Belinda Balluku sapo është shkarkuar nga detyra me vendim gjykate. Atë që nuk bëri Belinda Balluku vetë duke dhënë dorëheqjen, atë që nuk bëri Edi Rama duke e shkarkuar, e bëri Gjykata, me një vendim. Më vjen keq ta them por e vërteta është që këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nga pushteti, nuk ikin. Dhe fatkeqësisht duhet vendimi i gjykatës për t’i larguar. Ky është një moment historik për Shqipërinë. Shumë shpejt edhe Edi Rama ka për të dalë para drejtësisë siç kanë dalë të gjithë kryeministrat e korruptuar të rajonit,” tha Shehaj.

Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.

Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al

Gjykata e Posaçme: Balluku të largohet menjëherë nga zyra, nëse nuk bindet rrezikon masë më të rëndë

Të tjera detaje dalin në dritë nga dy masat e dhëna sot për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila u pezullua sot nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, duke i ndaluar asaj daljen jashtë vendit. Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala, e cila dha e para lajmin për masën e GJKKO, pohoi se masa ndaj Ballukut i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës.

Ky urdhër është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre. Lala tha se nëse Balluku nuk zbaton menjëherë këtë urdhër, ajo rrezikon masë më të rëndë nga Gjykata e Posaçme. Balluku është nën hetim për tunelin e Llogarasë, por prokurorët kanë marrë nën kontroll dhe dosje të të praktikave të tenderave të tjerë. Ballukut i ndalohen dalja jashtë vendit për arsye politike, ndërsa mund t’i jepet leje vetëm për arsye të forta familjare, shëndetësore.

“Zonja Balluku akuzohet për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Dëmi i shkaktuar ndaj shtetit është rreth 50 mln euro, ndërsa tenderi është paracaktuar.”, tha Lala.

Kujtojmë se GJKKO ka dhënë masë ‘arrest shtëpie’ dhe për dy bashkëpunëtorë të saj të ngushtë, Erald Elezin, drejtor i KESH-it, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli. bw

Afera e tunelit të Llogarasë- Drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”

Drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli janë dy ish-vartësit e Belinda Ballukut, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Ndërkohë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, GJKKO ka vendosur pezullim nga detyra, si edhe iu është ndaluar largimi jashtë vendit.

Në një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret.

Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedurial.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.

Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, thuhet në reagim.

Kjo është hera e parë që një funksionare e lartë, në rastin konkret, numri i dy i qeverisë të pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Klodiana Lala: Balluku është zyrtarja më e lartë në detyrë që deri tani ka një masë sigurie, pavarësisht se është masë e lehtë, por ka një masë sigurie për akuza penale. Prokuroria më herët ka ngritur akuza penale dhe ka firmosur masat e arrestit për vartësit dhe ish-vartës së saj. Pas arrestimit të Berberit, derivoj dhe dosja e zonjës Balluku.

Nga këqyrja e një celular “Blackberry”, që ishte në përdorim nga Berberi, u zbuluan komunikimet me tyre ku u zbulua afera e Tunelit të Llogarasë.

“Ka pakënaqësi edhe në elektoratin e PS”, Hasimja: Morali nuk ka vdekur, ja si duhet të veprojë opozita

Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke theksuar se krahas opozitës juridikisht legjitime ekziston edhe një opozitë shumë më e gjerë, opozita morale që ndodhet në popull.

 

Sipas Hasimjas, opozita juridike përfaqësohet nga subjektet zyrtare, por opozita morale përbëhet nga një kategori e madhe qytetarësh që, megjithëse kanë standarde të larta morale, sot nuk dalin të votojnë. “Ka njerëz me standarde të larta morale që nuk dalin të votojnë sot. Thonë ‘kë të votoj’. Kjo opozitë morale është më e gjerë se opozita juridike,” u shpreh ai.

Ai shtoi se kjo pakënaqësi nuk gjendet vetëm jashtë pushtetit, por edhe në radhët e socialistëve: “Kjo opozitë morale futet edhe brenda PS, se thonë prej hallit më mirë t’ia japin këtij se ky tjetri nuk bën etj. Ka edhe socialistë që nuk janë të kënaqur me PS.”

Duke analizuar zgjedhjet në 5 bashki të vendit, Hasimja u shpreh se PD nuk është angazhuar mjaftueshëm, ndërsa pjesëmarrja e socialistëve ka qenë shumë e ulët. “Nuk është brenda as 1/3 e elektoratit socialist. Dalin votojnë kur tremben, por tregon se ka një opozitë morale që nuk ka vdekur, për ta kur shohin se ky vend vidhet e grabitet,” tha politologu.

Sipas tij, pikërisht këtë grup duhej të arrinte të frymëzonte opozita politike.

Fjalimet e Ballukut dhe Veliajt, ironia e Andi Bushatit: Këtyre sikur ua shkruan e njëjta dorë

Analisti Andi Bushati ka ironizuar deklaratat shumë të ngjashme të Belinda Ballukut sot në Kuvend dhe të Erion Veliajt pak kohë para së të përfundonte në burg për abuzimet në bashkinë e Tiranës.


“Ju nuk falni as suksesin politik dhe as njeriun që punon”, deklaroi Balluku sot në Kuvend.

Ndërsa Erjon Veliaj pak kohë para  së të arrestohej pas akuzave nga SPAK thoshte se, “Suksesin nuk ta falin kollaj edhe pemës me kokrra i gjuhet jo vetëm me gurë por edhe me Molotov”.

Bushati shkruan se fjalimet e tyre janë “sikur i shkruan e njëjta dorë: por, sipas tij, fjala sukses kupton tjetër gjë.

“Këtyre, para se të bien, duket sikur iu shkruan e njëjta dorë fjalimet…Por, me siguri, që me fjalën kupton tjetër gjë…”, shkruan ai në rrjetet sociale. gsh

Balluku e pandehur nga SPAK del në foltoren e Kuvendit, deputetët e PD braktisin sallën në shenjë protestë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme ka dalë në foltoren e Kuvendit për të folur për buxhetin, por opozita braktisi sallën në shenjë protestë ndaj saj.


Në nisje të fjalës së saj ajo komentoi të gjitha akuzat që janë hedhur në drejtim të saj, por tha se “kurrë nuk do të dëgjoni sharja apo lëvdata për drejtësinë e re”.

“Më duhet të them disa fjalë jo për të kompensuar baltën, aludimet gjysmë të vërteta, por detyrimin që kam ndaj detyrimit që kam ndaj kujdo që beson tek puna dhe jo balta. Nuk do dëgjoni kurrë nga unë sharje apo akuza për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht, as lëvdata, pasi besoj se kjo drejtësi e dalë nga reforma, produkt i vullnetit të PS dhe Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua, pikat e saj të dobët, me  pikat e saj të forta, por si diçka e re që konsolidohet dita ditës”, tha Balluku. gsh

Socialistët në krizë: përçarje, akuza dhe revoltë ndaj Edi Ramës

Nga goditjet mes deputetëve, bojkoti i strukturave në Vlorë, shpërthimi i Erion Braçes dhe letra e socialistëve të vjetër kundër “kryepleqve”, Partia Socialiste po përjeton tensionin më të madh të brendshëm të dekadës, ndërsa mbështetja për Ramën po çahet në të gjitha nivelet…

Çoroditja politike nuk po vihet re vetëm tek opozita e Sali Berishës, ku largimet dhe fragmentimi janë bërë të përditshme. Një situatë traumë dhe frustrimi po ndihet fort edhe brenda Partisë Socialiste. Kjo gjendje shfaqet jo vetëm në bazën e socialistëve, ku mbretëron kaosi, por edhe në strukturat e larta të partisë.

Grupi parlamentar socialist nuk është mbledhur asnjëherë, që nga konstituimi i Kuvendit të ri. Edi Rama ka bojkotuar mbledhjet e fillimjavës, ndërsa Taulant Balla nuk ka arritur t’i mbledhë deputetët në një takim të vetëm.

Në komisionet parlamentare po jepen sinjale të qarta të një pakënaqësie të brendshme. Erion Braçe godet ministrin e ri të Bujqësisë dhe përmes tij qeverinë; Fatmir Xhafaj ironizon drejtoreshën e re të RTSH-së, Eni Vasilin, e emëruar nga rrethi i ngushtë i kryeministrit; ndërsa në korridore vërehen shpoti, përplasje dhe mërzi.

Këto tensione kanë shpërthyer edhe në rrjete sociale. Ish-deputeti Piro Lutaj shënjestroi hapur Erion Braçen, pas daljeve kritike të këtij të fundit në Komisionin e Ekonomisë kundër ministrit të Bujqësisë. Fillimisht me ironi:

“Aman, emërojeni një herë ministër të Bujqësisë këtë specialistin kasraveco-patllixhanist, se na hapi barkun.”

Por më pas me një goditje më të drejtpërdrejtë, që Braçe e lexoi si sulm të porositur “nga lart”:

“Po ishte zv.kryeministër, vëlla. Shkëlqeu me kasketën në kokë kur kontrollonte mungesat e vonesat në Dogana dhe Tatime.”

Erion Braçe reagoi ashpër, duke e cilësuar ish-kolegun e tij “injorant” dhe “batakçi”, duke e mbyllur me një mesazh që nënkupton pakënaqësi të thellë edhe ndaj drejtimit të partisë:

“Barku i këtyre vërtet është i fryrë, por nuk e hap dot kush nga era e ndyrë që vjen nga më lart.”

Ndërkohë, në bazë situata është edhe më kaotike, sidomos në Tiranë, ku strukturat janë të çorientuara dhe përplasjet janë të hapura. Socialistët e vjetër akuzojnë “kryepleqtë” e periferive, të sjellë nga Berisha te PS, për abuzime me pronat.
Këta individë, të përjashtuar dikur nga Erion Veliaj, u riaktivizuan nga Blendi Gonxhe më 11 maj, duke prodhuar revoltë të hapur.

Në Vlorë, braktisja e votimit të zgjedhjeve të pjesshme nuk ishte menefregizëm, por një bojkot i qëllimshëm i strukturave ndaj qendrës, pra ndaj vetë Ramës. Grupi politik që graviton rreth Gramoz Ruçit është përhapur nëpër bazë me idenë se “i gjati” po e lë Vlorën në dorë të PD-së.

Termometrat e brendshëm të PS-së janë ngritur. Qetësia që Rama kërkon të projektojë nuk përputhet me realitetin: Partia Socialiste po përjeton një tension të akumuluar që po shpërthen në të gjitha nivelet, nga Kuvendi në bazë, nga komisionet në rrjetet sociale./Pamfleti

Universitetet të zhytur në korrupsion, 50 pedagogë nën hetim për ryshfet dhe shantazh ndaj studentëve!

 

 

Nga provimi tek ryshfeti, si funksionon skema që po shkatërron arsimin e lartë…

Studentët në Shqipëri denoncojnë se jetojnë në një mjedis presioni ku pedagogë dhe staf administrativ u kërkojnë ryshfet për të kaluar provimet.

Të dhënat janë publikuar nga një raport i Qëndresës Qytetare. Rezultatet, e mbështetura në anketimin e 750 studentëve në 8 universitete publike, tregojnë se korrupsioni është shndërruar në një praktikë të normalizuar. 89.98% e studentëve thonë se korrupsioni ekziston, 44% e konsiderojnë universitetin ku studiojnë si tërësisht të korruptuar dhe 9.61% pranojnë se kanë paguar për një notë më të mirë. Këto deklarime përputhen me hetimet e prokurorive dhe SPAK, ku vetëm për vitet 2021–2025 janë marrë në hetim 50 pedagogë të universiteteve publike.

Prokuroritë në Shkodër, Elbasan, Gjirokastër dhe qendra të tjera raportojnë çështje të hapura ndaj pedagogëve për kërkim ryshfeti, shpërdorim detyre dhe marrje përfitimesh të paligjshme. Shkodra mban rekordin me 13 pedagogë të përfshirë në hetime.

Elbasani ka 9 raste të hapura, disa drejt SPAK. Në vitin 2025 SPAK përfundoi hetimet për 27 zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pjesë e stafit akademik dhe administrativ, për procedura të dyshuara korruptive. Studentët raportojnë se pagesa për nota është forma më e përhapur e korrupsionit, e ndjekur nga detyrimi për të blerë libra të pedagogëve; në Universitetin Bujqësor, 59.62% e studentëve besojnë se nota blihet.

Raporti evidenton një tjetër problem kritik: 14.3% e studentëve thonë se janë përballur me presion të drejtpërdrejtë për të paguar, ndërsa 27.47% shprehin frikë të denoncojnë. Rreth gjysma e studentëve tregojnë se mësuesit e tyre nuk zotërojnë lëndën që japin. Situata bëhet më e rëndë kur shikohet mungesa e reagimit institucional. Këshillat e Etikës kanë trajtuar vetëm 16 çështje në katër vite në të gjithë vendin, një shifër minimaliste që nuk reflekton dimensionin real të problemit. Universitetet e Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës nuk kanë raportuar asnjë rast plagjiature apo shkelje etike, megjithëse në prokurori ekzistojnë hetime aktive ndaj pedagogëve të tyre.

Një zbulim veçanërisht i rëndë lidhet me rikthimin e ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve të rrëzuar nga procesi i Vetingut në sistemin akademik, disa prej tyre si ligjërues në universitete publike. Raporti liston të paktën 8 raste të tilla në Korçë, Tiranë, Durrës dhe universitete private. Këto figura janë larguar nga drejtësia për probleme me pasurinë, konflikt interesi dhe dyshime të tjera serioze, por sot japin mësim tek studentët që pritet të përfaqësojnë elitën e së ardhmes. 43.87% e studentëve deklarojnë se duan Veting akademik, ndërsa një pjesë tjetër hezitojnë; kjo tregon se besimi në universitetet publike është goditur rëndë.

Raporti thekson se korrupsioni në universitete lidhet me strukturat e brendshme, mungesën e kontrollit dhe mekanizmave të raportimit. Studentët informohen për aferat e pedagogëve kryesisht nëpërmjet miqve dhe familjarëve. 44.29% e të anketuarve thonë se e kanë marrë vesh korrupsionin përmes kanaleve informale, gjë që tregon mungesë transparence dhe frikën për të folur hapur. Ndërkohë, universitetet nuk përdorin sisteme efektive anti-plagjiaturë ndaj pedagogëve, ndërsa 69.84% e studentëve të Universitetit të Tiranës besojnë se plagjiatura është e përhapur te stafi akademik.

Rritja e rasteve të raportuara nga prokuroritë, numri i lartë i hetimeve të SPAK dhe mungesa e ndëshkimeve nga universitetet tregojnë një sistem të çorganizuar, ku korrupsioni është bërë pjesë e jetës akademike. Studentët kërkojnë platforma anonime denoncimi, kontroll të plagjiaturës, transparencë në punësimet akademike dhe ndalim të rikthimit në auditorë të personave të rrëzuar nga drejtësia. Raporti ngre një alarm serioz: universitetet po humbasin funksionin e tyre si institucione të dijes dhe po kthehen në mjedise ku nota, karriera akademike dhe morali publik rregullohen nga ryshfeti dhe lidhjet personale.

Gjetjet Kryesore

1. Gjatë viteve 2021–2025 sipas prokurorive janë akuzuar për korrupsion 50 pedagogë të universiteteve publike.

Nga informacionet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm për vitet 2021–2025, rastet e korrupsionit që përfshijnë personel akademik të universiteteve publike rezultojnë të shpërndara në disa qytete. Në Shkodër, 13 pedagogë (5 me hetime të pushuara, 3 të dërguar për gjykim dhe 5 të tjerë ende nën hetim), në Elbasan u përfshinë 9 pedagogë (1 në gjykim, 1 me vendim mosfillimi dhe 7 nën hetim, çështje e kaluar tek SPAK). Në vitin 2025 SPAK përfundoi hetimet ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (pjesë e stafit akademik dhe administrativ).

2. Rreth 9 nga 10 studentë (89.98%), pranojnë ekzistencën e korrupsionit në tetë universitetet publike e mara ne analize.

Nivele të larta të perceptimit 96% janë raportuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës , Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë ndërsa nivelet më të ulëta, ndonëse përsëri shqetësuese, janë raportuar në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan (77.5%).

3. 44.29% e studentëve raportojnë se kanë mësuar për rastet korruptive në universitet përmes kanaleve informale, si miq, familjarë dhe të njohur.

Përvoja personale është më e përhapur në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë (26.25%) dhe Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (25%), ndërsa Universiteti Bujqësor i Tiranës shënon nivelin më të ulët (8.75%). Informimi përmes miqve dhe të njohurve është më i përhapur në Universitetin e Korçës “Fan S. Noli” (56.25%) dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës (51.25%), ndërsa përdorimi i mediave varion nga 20.49% në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit deri në 38.75% në Universitetin Bujqësor.

4. 46.62% e studentëve perceptojnë se pagesa në këmbim të notës është një nga format më të përhapura të korrupsionit në universitete, pas saj ato vlerësojnë detyrimin për blerje librash (22.54%).

Pagesa për nota është perceptuar si më e përhapur në Universitetin Bujqësor të Tiranës (59.62%) dhe Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës (56.15%), ndërsa më e ulët në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (35.33%). Detyrimi për blerje librash dominohet nga Universiteti i Shkodrës (32.34%).

Vetëm 14.3% e studentëve raportojnë se janë përballur me presione të drejtpërdrejta për t’u përfshirë në akte korruptive, ndërkohë që 75% deklarojnë se nuk kanë përjetuar situata të tilla drejtpërdrejtë. Një përqindje e konsiderueshme prej 10.76% ka zgjedhur të mos japë përgjigje. Universiteti i Shkodrës regjistron përqindjen më të lartë të studentëve që pranojnë presion (25%), ndjekur nga Universiteti i Mjekësisë i Tiranës (18.75%), Universiteti i Durrësit (15.57%) dhe Universiteti i Tiranës (15.08%).

6. Rreth 1 në 10 studentë (9.61%) pranojnë se kanë ofruar ryshfet për të marrë një notë më të mirë dhe 6.9% zgjedhin të mos përgjigjen, një tregues i qartë se fenomeni është real dhe i pranishëm, ndërsa 83.5% e mohojnë Nga të dhënat krahasuese, Universiteti i Durrësit shfaq përqindjen më të lartë të studentëve që pranojnë ofrimin e ryshfetit (18.03%). Përqindjet më të ulëta regjistrohen në Universitetin e Shkodrës, ku vetëm 3.75% e studentëve pranojnë ofrimin e ryshfetit. Ndërsa, përqindja e mospërgjigjeve është më e theksuar në Universitetin e Durrësit 15.57%.

7. 43.87% e studentëve deklarojnë se rastet e korrupsionit nuk janë raportuar, ndërsa prej 27.47% shprehin frikë për të denoncuar.

Ndërkaq 20.86% e studentëve pohojnë se rastet janë raportuar dhe 35.27% zgjedhin të mos përgjigjen. Nga ana tjetër 56.42% e studentëve thonë se nuk kanë frikë të raportojnë, ndërsa 16.11% preferojnë heshtjen.

8. Këshillat e Etikës në 4 vite (2021–25) kanë trajtuar vetëm 16 çështje në 8 universitete publike, ndërkohë 54.17% e studentëve shprehen se kanë “pak” ose “aspak” besim se në universitete trajtohen drejtë rastet korruptive. Universiteti i Tiranës renditet i pari me 8 çështje të shqyrtuara (6 për sjelljen e stafit akademik dhe 2 për çështje integriteti), pa asnjë rast plagjiature të raportuar. Ndërkohë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Korçës nuk kanë raportuar asnjë rast, edhe pse pranë prokurorive përkatëse ekzistojnë hetime për korrupsion ndaj stafit akademik.

9. 69.84% e studentëve të Univeristetit të Tiranës perceptojnë plagjiaturën si një fenomen të përhapur tek pedagogët, duke shënuar nivelet më të larta të perceptimit krahasuar me univeristetet e tjera. 54.48% të studentëve në 8 universitete besojnë se fenomeni i plagjiaturës është disi ose shumë i pranishëm, ndërsa 43.05% e studentëve e vlerësojnë si të dobët ose shumë të dobët punën e universiteteve në ndëshkimin e rasteve të plagjiaturës.

10. 73.4% e Stundeteve besojnë se brenda fakulteteve ka pedagogë që nuk e zotërojnë lëndën që japin. Kategoria “Disa pedagogë nuk e zotërojnë lëndën” është më dominuese në Universitetin e Mjekësisë (66.25%), ndërkohë, në kategorinë më shqetësuese, “Shumë pedagogë nuk e zotërojnë lëndën”, përqindjet më të larta janë regjistruar në Universitetin e Shkodrës (18.75%).

11. Qëndresa Qytetare identifikon 8 raste të gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga sistemi i drejtësisë prej procesit të Vetingut apo shmangies së tij, janë rikthyer në jetën akademike si pedagogë në universitete publike dhe private.

Në Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, rezulton e angazhuar një ish-gjyqtare e shkarkuar për probleme në deklarimin e pasurisë së saj. Universiteti i Tiranës ka në staf një ish-gjyqtar të shkarkuar për të njëjtin motiv dhe një ish-kryetare gjykate që dha dorëheqjen pas hapjes së hetimit administrativ për deklarimin e pasurisë dhe çështjeve të figurës së saj. Në Universitetin e Durrësit është regjistruar një rast i ngjashëm i një ish-gjyqtareje e cila rezulton të ketë dhënë dorëheqjen nga pozicioni si gjyqtare.

Universiteti Luarasi ka në staf dy ish-magjistratë të larguar nga sistemi, një të shkarkuar për arsye të deklarimit të pasurisë dhe një që dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë. Në Universitetin Barleti ligjëron një ish-drejtues i Prokurorisë së Tiranës i shkarkuar me vendim të formës së prerë. Në Shkollën e Magjistraturës, japin mësim një ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe një ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë, të cilët rezultojnë se kanë dhënë dorëheqjen gjatë Vetingut.

12. Vetingu akademik shihet nga 43.87% e studentëve si një zgjidhje efektive kundër korrupsionit dhe abuzimeve në universitete.

Ndërkohë, 19.48% e studentëve mbajnë një qëndrim kundër vetingut. Nga ana tjetër, një përqindje shumë e lartë e studentëve, 36.64%, kanë zgjedhur të mos shprehen. /Pamfleti

U thirr në SPAK për 21 Janarin, Sali Berisha: Nesër do të jem në Prokurorinë e Posaçme! Hetimi, politik! U tentua të pushtohej Kryeministria

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ditën e nesërme (19 Nëntor) do të paraqitet në SPAK për të dëshmuar si person në dijeni për dosjen e 21 Janarit.


Do të shkoj, nesër do të jem aty”, tha Berisha, duke e konsideruar si një hetim politik.

Kryedemokrati theksoi se më 21 Janar u tentua të pushtohej Kryeministria, teksa theksoi se ishte protesta më e dhunshme.

“PS kishte agjendë dhune, kuptohet pse përdoret dhuna”, tha ai, ndërsa u shpreh se Rama është përgjegjësi kryesor.

“Do të shkoj, nesër do të jem aty, Është hetim politik pasi kjo çështje ka qenë e hetuar. Por nuk jam thirrur, nuk jam marrë në pyetje, nuk u leverdiste të më thërrisnin sepse isha njeriu i sulmuar, i rrethuar, Sigurisht që do të shkoj, kam qenë 5-6 orë në rrethim në përpjekje për të pushtuar Kryeministrinë. Ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit, qindra mijëra gurë u hodhën drejt gardistëve, ligji e përcakton qartë qëndrimin e rojës, janë hedhur eksplozivë drejt tyre, u përdorën makina për të thyer derën.

Padiskutim që do të shkoj. PS kishte agjendë dhune, kuptohet pse përdoret dhuna.

Është organizatori kryesor, shiheni kur bën me shenjë nga dritaret e mia. Dritaret e mia kanë marrë gurë e plumba. gsh

Kontrolli i Lartë i Shtetit: Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

Gjatë vitit 2024, menaxhimi i financave publike është karakterizuar nga luhatje të mëdha të likuiditeteve dhe një përqendrim i pazakontë i shpenzimeve në muajin dhjetor, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ekuilibrin fiskal të vendit.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit 2024, likuiditetet totale janë luhatur nga 40 deri në 137 miliardë lekë, çka tregon për administrim të pamjaftueshëm të mjeteve monetare. Për më tepër, konvertimet e panevojshme të valutave kanë prodhuar kosto të shtuara për buxhetin e shtetit, duke rënduar më tej situatën financiare.

Dhjetori është shndërruar në muajin ku janë përqendruar shumica e shpenzimeve, si ato korente ashtu edhe ato kapitale. Shpenzimet korente kanë qenë gati dyfish më të larta se mesatarja mujore, ndërsa investimet kapitale janë rritur deri në pesëfish.

Vetëm në periudhën shtator–dhjetor janë detajuar për herë të parë 245 projekte investimi me vlerë totale 14.8 miliard lekë, ku një pjesë e fondeve rezulton të jetë përdorur për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Për më tepër, në dhjetor janë mbyllur 323 projekte të nisura gjatë muajve të mëparshëm, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë qëndruar aktive për vetëm dy ose tre muaj, një praktikë që tregon planifikim të dobët dhe menaxhim joefikas të investimeve.

Pavarësisht miratimit të Aktit Normativ nr. 5 më 19 dhjetor, i cili duhej të sillte rishikime të fundit të buxhetit, 150 projekte me financim të brendshëm rezultojnë me realizim zero. Mungesa e e masave për mbylljen e këtyre projekteve të që nuk kanë avancuar ka bërë që fondet e parashikuara për to të mbeten të pavlefshme, duke krijuar barrë të re për vitet pasardhëse.

Akumulimi i shpenzimeve në dhjetor ka përthithur të gjithë suficitin fiskal të muajve janar–nëntor dhe e ka kthyer bilancin në deficit me rreth 17 miliardë lekë.

Vetëm në dhjetor të ardhurat arritën në 62.6 miliard lekë, ndërsa shpenzimet u ngjitën në 152.1 miliard lekë, që përbën 21% të gjithë shpenzimeve vjetore. Sipas KLSH-së ky devijim i fortë, sipas të dhënave, lidhet me mungesën e planifikimit të saktë, orientimin e shpeshtë të fondeve drejt nevojave të reja pa adresuar detyrimet e mbartura dhe tejkalimin e tavaneve buxhetore.

Fenomeni ka rritur ndjeshëm riskun fiskal të vendit, duke ekspozuar financat publike ndaj pasigurive të krijuara nga menaxhimi jo i kujdesshëm i likuiditeteve, zgjerimi i angazhimeve kontraktuale përtej hapësirës së miratuar dhe zbatimi jo i rregullt i planifikimit afatmesëm buxhetor.

/Monitor

Mediu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Alarmante! Në Shqipëri paratë e drogës pastrohen ndërsa shteti është shkrirë me krimin

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka ngritur shqetësimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se demokracia në Shqipëri ka degraduar dhe shteti është shkrirë me krimin.

Mediu duke sjellë në vëmendje raportin e OSBE-ODIHR mbi situatën në Shqipëri, Mediu ka shtuar se është alarmante që në Shqipëri paratë e drogës pastrohen ndërkohë që infiltrimi kriminal përhapet me shpejtësi.

“Mbështesë idenë se duhet një Asamble e fortë e OSBE, por më lejoni të shtoj se veprimet flasin më fortë se fjalët.

Kjo Asamble duhet të respektojë qëndrimet e veta.
Ne jemi parlamentarë dhe jemi të zgjedhur nga qytetarët, por sot duhet të shtrojmë disa pyetje.
1-A kanë qytetarët votojnë të lirë dhe të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme
2-A janë qytetarët pjesë e proceseve vendimarrëse
Asambleja vëzhgojë zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri dhe përgatiti një raport dhe sot kemi një raport përfundimtar të ODHIR i cili thekson se:
1-Degradimi i demokracisë në Shqipëri dhe shkrirje të Shtetit me partinë dhe krimin.
2.Raporti i OSBE/ODIHR konfirmon shkelje sistemike, përfshirë intimidimin, blerjen e votave, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe përdorimin e korrupsionit dhe rrjeteve kriminale për të ndikuar listat e kandidatëve të Partisë Socialiste.
3- Raporti paralajmëron se refuzimi i vazhdueshëm për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it ka thelluar presionin elektoral dhe ka gërryer besimin tek demokracia.
4-Instrumentalizimi i Drejtësisë dhe përdorimi kundër liderëve të opozitës para zgjedhjeve
5-Ndikimi dhe lidhjet me narkotrafikun në Amerikën e Jugut paraqesin kërcënim të sigurisë jo vetëm për Shqipërinë.
6-.Është alarmante që në Shqipëri paratë e drogës pastrohen ndërkohë që infiltrimi kriminal përhapet me shpejtësi.
Duket qartë se nga Qeveria nga populli me popullin për popullin është zëvendësuar me Qeverinë nga grupe interesi, me grupe interesi për Pushtet dhe para”, tha Mediu. bw

“U zhdukën 5 milionë euro”- Bardhi: Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik në Zadejë po hetohet nga SPAK!

Gazment Bardhi zbuloi në Log se zv.kryeministrja Belinda Balluku po hetohet edhe për tenderimin e ndërtimit të Parkut Fotovoltaik të Zadejës.

 

Sipas Gazment Bardhit, i njëjti projekt me të njëjtën fuqi të instaluar kushton shumë më pak kur realizohet për sektorin privat sesa kur porositet nga institucionet shtetërore të drejtuara nga Belinda Balluku.

Ai tha se një kompani private do ta paguante projektin rreth 3 milionë euro, ndërsa shteti ka paguar 8 milionë euro për të njëjtën punë nga e njëjta kompani fituese.

Bardhi argumentoi se diferenca prej 5 milionë eurosh tregon fryrje të kostove dhe abuzim me fondet publike, duke deklaruar se “kur projekti ofrohet për Belindën, zhduken 5 milionë, ndërsa për privatin çmimi mbetet ai real.”

Bardhi: Së dyti ka një procedurë tenderimi të bërë nga zonja për ndërtimin e një parku fotovoltaik në digën e Zadejes ku unë kam marrë apo gjetur të dhëna se për të njëjtin projekt, ku kompania i ka bërë për të njëjtën periudhë Endri Xhafos investitor privat dhe zonjës në fjalë. Për të njëjtën projekt, me të njëjtën fuqi, privatit i ka kërkuar 3 mln euro, zonja e ka marrë këtë shërbim për 8 mln euro.

Të dyja projektet janë të njëjta, nga e njëjta kompani, por kur e ofron për Belindën zhduken 5 milionë. Nga 8 e bën 3, s’dihet ku shkojnë 5. Vetë SPAK kishte hapur një tender për fotovoltaik në tarracë për të marrë energji elektrike që kishte të njëjtin çmim ofertues sa e kishte marrë privati në rastin e parë. E kanë provuar vetë. Kjo ndërtohet me 2 lekë, zonja e ka bërë me 5 lekë.

“E pandehura Belinda Balluku tallet me qytetarët”- Agron Shehaj: Dihet se ku do përfundojë! Fundi është i njëjtë për ata që i marrin shqiptarët për budallenj

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi ndaj një postimi të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila tregonte se në Theth po bie shi.


Sipas Shehajt, Balluku po tallet me shqiptarët, sepse në vend që t’u japë qytetarëve llogari për akuzat e SPAK zgjedh të publikojë video turistike sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Shehaj thekson se kjo është e njëjta sjellje që kanë ndjekur më parë Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj, një model arratisjeje nga përgjegjësia përmes propagandës, që përfundon gjithmonë në të njëjtin vend.

Shqipëria, nënvizon ai, meriton një qeveri të ndershme, jo zyrtarë të pandehur që tallen me qytetarët.

Reagimi i plotë:

E pandehura Belinda Balluku tallet me qytetarët. Në vend që t’u japë përgjigje për akuzat e SPAK-ut dhe aferat me koncesionet, ajo hedh video turistike me shi në Theth, sikur s’ka ndodhur asgjë.
Por kjo sjellje nuk është e re. Kështu u tall dhe Ilir Beqaj. Kështu u soll edhe Arben Ahmetaj. Kështu u tall dhe Erion Veliaj. Të gjithë njësoj, kur akuzohen ikin te videot dhe propaganda.
Dhe të gjithë dihet ku kanë përfunduar.
Dhe si ata ka për të përfunduar edhe Balluku. Fundi është i njëjtë për të gjithë ata që mendojnë se mund t’i marrin shqiptarët për budallenj.
Shqipëria meriton një qeveri të ndershme, jo të pandehur që tallen me njerëzit. gsh

U thirr në SPAK për dosjen “21 Janari”, Berisha: Çështje e hetuar nga armiqtë e mi më të egër! Nuk jam thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili u thirr në SPAK për dosjen e “21 Janarit”, është shprehur se është një çështje e hetuar, sipas ish-kryeministrit, nga armiqtë e tij më të egër.


Berisha theksoi se nuk është thirrur asnjëherë për t’u pyetur lidhur me dosjen, duke shtuar se “kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia”.

“Ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte agjendë dhune”, deklaroi kryedemokrati.

Sali Berisha: Festa e parë e Altin Troplinit, sipas tij, mban datën 3 nëntor, datën që unë isha këtu, isha para jush në zyrat e SKAPIT.

Dhe donte jo njoftimin tim, por që mercenarë, lakenj të qeverisë në media të hapnin studio televizive jo me Lubinë dhe Ramën me vjedhjet e tyre, por se e ftuam, nuk e ftuam, erdhi, nuk erdhi. Këto janë gjëra të turpshme.

Asnjë person nuk ka ardhur të më thotë orë dhe datë.

Kam dy poste elektronike, njëra e imja, tjetra e Parlamentit që nuk e përdor, vetëm njëherë e kam përdorur që ishte e detyrueshme. Por, unë kam një numër që e njeh gjithë bota. Aty s’ka ardhur asgjë. Z. Peleshi nuk ka sjellë asgjë, po të vësh dorën në zjarr për Peleshin, të digjet dora dhe trupi. Për çdo thirrje, unë paraqitem është ligji im, është ligj i pandryshuar i jetës sime.

Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku. Për temën, edhe pse është dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër të mi publikë. Nuk jam thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.

Prokuroria e Shtetit nuk më ka thirrur sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia. Ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte agjendë dhune. gsh

Shqipëria e fundit në Evropë referuar të ardhurave neto familjare. Familjet shqiptare më të varfërat në Europë

Shqipëria e fundit në Evropë referuar të ardhurave neto familjare. Familjet shqiptare më të varfërat në Europë, nuk diskutohet ne raport me BE!

Sipas euronews.com, “pavarësisht vlerave dhe kulturës së përbashkët në të gjithë Evropën, vazhdojnë të ketë pabarazi të konsiderueshme në të ardhura. Hendeku ngushtohet kur përshtatet për fuqinë blerëse, por dallimet thelbësore mbeten. Gjatë viteve të fundit, familjet në Evropë kanë përballuar një krizë të madhe të kostos së jetesës, të përkeqësuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe tronditjet e furnizimit pas pandemisë. Shumë familje janë detyruar të kufizojnë shpenzimet e tyre, dhe familjet vazhdojnë të numërojnë qindarkat – edhe pse inflacioni i afrohet objektivit prej 2% të BQE-së. Një masë e dobishme e të ardhurave që sjellin familjet është ‘të ardhurat neto mesatare ekuivalente’. Kjo i referohet të ardhurave tipike për person, të përshtatura për madhësinë e familjes dhe pas taksave. Që nga viti 2024, të ardhurat mesatare ekuivalente në 34 vende evropiane variojnë nga 3,075 € në Shqipëri në 50,799 € në Luksemburg. Brenda BE-së, Bullgaria ka të ardhurat mesatare ekuivalente më të ulëta prej 7,811 €, ndërsa mesatarja e BE-së është 21,582 €.”

https://www.euronews.com/business/2025/11/09/equivalised-net-income-across-europe-where-do-households-earn-the-most

Tritoli ndaj biznesit në Kamëz- Mes të arrestuarve Jeton Lami, ish-oficeri i operacionales që shoqëroi Ervis Martinajn para se të zhdukej

Një nga personat e arrestuar për tritolin në Kamëz është ish-oficeri i operacionales Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre pasi akuzohej se shoqëronte Ervis Martinajn para se ai të zhduket.

Në pranga përfunduan edhe shtetasit Florin Domi dhe Flogert Mezhika, ndërsa u shpall në kërkim Ervis Lami. 31 vjeçari Ervis Lami është person me rekorde të theksuara kriminale. Ai shpall në kërkim edhe në janar të këtij viti, pasi iu gjet automatiku me silenciator në banesë gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës në Kamëz.

Grupi i goditur që dyshohet se vendosi tritol te biznesi në Kamëz një ditë më parë, janë të përfshirë në gjobëvënie.

Burime bëjnë me dije se dhe dy kunetërit të cilëve iu vendos tritoli ka dyshime se kanë qenë pjesë e grupit të gjobë-vënies.

Të njëjtat burime shtojnë se ka dyshime se mes tyre mund të ketë patur përplasje, ndaj të arrestuarit i kanë vendosur lëndën shpërthyese në biznesin e tyre si formë gjobë vënie prej 500 mijë eurosh.

Sipas burimeve, autorët dhe dy kunetërit që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të njërit grup gjobëvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.

Të njëjtat burime sqarojnë se tre të arrestuarit mes të cilëve edhe ish-oficeri Jeton Lami i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, i cili jetonte në Itali.

Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit. Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet t’u jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh. bw

Balluku e pandehur nga SPAK, Erion Braçe: Atribut i kryeministrit ta shkarkojë! Qeveria do tronditet në momentin kur nuk qeveriset

Vendimi për shkarkimin e zv/kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK në akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, është atribut vetëm i kryeministrit Edi Rama.

 

Kështu deklaroi në intervistën e tij dhënë moderatores Nisida Tufa, në emisionin “Kjo Javë” në News24, kur u pyet se cila është arsyeja që Balluku vijon të jetë në detyrë ndërsa ka marrë zyrtarisht nga SPAK një akuzë penale.

Braçe tha se prezumimi i pafajësisë qëndron deri në momentin kur mbyllen hetimet dhe ka një vendimmarrje nga organet e drejtësisë.

Ai thekspoi se në këtë rast politika nuk duhet të ndërhyjë për të lënë të lirë organet e drejtësisë të kryejnë detyrën e tyre.

“Zyrtarisht e pandehur, nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Pashë që u anatemua dhe ambasadori i BE për prezumimin e pafajësisë dhe gjithçka tjetër, në rastin kur ka një akuzë penale të ngritur nga SPAK, që vjen si produkt i politikës për mua duhet të jetë STOP. Pasi çdo ndërhyrje politike në këtë proces politizon dhe nuk i bën mirë drejtësisë”.

E pyetur nga moderatorja Nisida Tufa, se nëse duhet të vijojë të qëndrojë në detyrë duke drejtuar një nga institucionet me buxhetin më të madh, deputeti Braçe tha se vendimmarrja për largimin ose jo të saj nga detyra është atribut i drejtpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.

“Është çështje që i takon kryeministrit jo mua. I takon atij, në çmimin e kryeministrit dhe kur i emëron dhe kur dueht të marrë një vendim për cilindo, është atribut i kryeministrit dhe kur më nominoi mua, dhe kur ika unë, por dhe në këtë rast, është atribut i drejtpërdrejt i kryeministrit”.

Nisida Tufa: Zoti Braçe flasim pak për disa zhvillime që janë tronditur politikën pse jo dhe mazhorancën. Balluku zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në detyrë drejton një nga ministritë me buxhetin më të madh. Si e keni parë këtë zhvillim?

Erion Braçe: Veprimet e SPAK patjetër që trondisin por nuk duhen përjetuar si drama, në momentin kur e miratuam reformën në drejtësi dhe kur i dhamë atributet një institucioni të tillë si SPAK, patjetër që do të duhet të prisnim dhe veprime të tyre kundrejt mazhorancës.

Pra në këtë aspekt është e pritshme. Në këtë aspekt, çdo gjë që vjen prej tyre dhe ne e dinim që do të ndodhte. Çdo veprim që ka ndërmarrë SPAK, PS ka marrë një qëndrim dhe është i qartë. Cilido që ka marrë një akuzë përballet me të në rrugë individuale pra nuk ka mbrojtje politike nga partia. Pra që ne kemi hequr dorë nga mbrojtja politike për cilindo prej nesh dhe ky është një qëndrim diametralisht ekstrem në krahasim me cilindo palë tjetër politike në këtë vend.

Po vijmë tek rasti konkret. Zyrtarisht e pandehur, nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Pashë që u anatemua dhe ambasadori i BE për prezumimin e pafajësisë dhe gjithçka tjetër, në rastin kur ka një akuzë penale të ngritur nga SPAK, që vjen si produkt i politikës për mua duhet të jetë STOP. Pasi çdo ndërhyrje politike në këtë proces politizon dhe nuk i bën mirë drejtësisë. Keni një rast apo 2 në krahun tjetër, klubi partizani dhe 21 janari, më keni dëgjuar të flas? Kurrë, nuk dua së pari të politizohen dhe së dyti nuk flas për njerëzit kur janë në pozita të vështira.

A duhet të vijojë zonja Balluku në detyrë?

Është çështje që i takon kryeministrit jo mua. I takon atij, në çmimin e kryeministrit dhe kur i emëron dhe kur dueht të marrë një vendim për cilindo, është atribut i kryeministrit dhe kur më nominoi mua, dhe kur ika unë, por dhe në këtë rast, është atribut i drejtpërdrejt i kryeministrit.

Qeveria do tronditet në momentin kur nuk qeveriset. Në cdpo aspekt tjetër, vijmë te ajo që kemi thënë. Ne dhe drejtësia kemi një distancë sanitare që nuk duhet kapërcyer asnjëherë.

Protesta e PD-së të hënën, kryeministria blindohet! Dyert mbulohen me mbrojtëse metalike

Në prag të protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike, punonjësit e shërbimit kanë nisur përgatitjet për sigurinë e godinës së qeverisë. Mbrëmjen e së shtunës, dyert dhe hyrjet e Kryeministrisë u mbuluan me mbrojtëse metalike dhe struktura hekuri, një masë e ndërmarrë sa herë priten tubime të mëdha para institucionit.

 

Sipas PD-së, protesta e së hënës do të jetë vetëm hapi i parë i një serie tubimesh të përjavshme, të konceptuara si një platformë parlamentare në Bulevard, me podium dhe foltore të hapur. Thirrja për një protestë të madhe kombëtare pritet të vijë në javët e ardhshme.

Tubimi i 17 nëntorit do të jetë i pari i opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit. Demokratët e kanë quajtur protestën e së hënës “Parlamenti para Kryeministrisë”, duke theksuar se dalin në rrugë për dy arsye kryesore: aferën e dyshuar 50 milionë euro të tunelit të Llogarasë, ku ministrja Belinda Balluku është shpallur e pandehur nga SPAK, dhe kufizimin e hapësirave të opozitës në Kuvend.

PD akuzon mazhorancën se po pengon zhvillimin normal të seancave parlamentare, ndërsa paralajmëron se protesta do të jetë pa afat, deri në reflektimin e qeverisë. Panorama

FOTOLAJM- “Mos ma prek familjen!” Qindra qytetarë e aktivistë mbushin sheshin ‘Skënderbej’ kundër ligjit për barazinë gjinore: Begaj të mos e dekretojë

Ata i kërkuan Presidentit Bajram Begaj që të mos e dekretojë ligjin, të cilin e konsiderojnë kërcënim për strukturën e familjes tradicionale shqiptare.

 

TIRANA– Dhjetëra qytetarë dolën sot në Sheshin “Skënderbej” për të shprehur kundërshtimin ndaj ligjit për barazinë gjinore, duke përdorur moton “Mos ma prek familjen”. Ata i kërkuan Presidentit Bajram Begaj që të mos e dekretojë ligjin, të cilin e konsiderojnë kërcënim për strukturën e familjes tradicionale shqiptare.

Protestuesit kritikuan veçanërisht disa nene të ligjit, përfshirë përdorimin e gjuhës gjithëpërfshirëse gjinore dhe parashikimet për edukimin mbi barazinë gjinore në shkolla. Gjatë tubimit, qytetarët firmosën një peticion që do t’i dorëzohet Presidencës dhe kërkuan organizimin e një referendumi për të vendosur populli mbi këtë çështje.

Tubimi pati edhe momente simbolike, ku nuk munguan flamujt kombëtarë dhe himni i vendit./Dosja.al

“Një pensionist është deklaruar si pronar”, Gazment Bardhi: 60 mln euro koncesioni i “Portit të Integruar” në Vlorë, aferë korruptive e Belinda Ballukut

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me koncesionin e Portit të Vlorës.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi deklaron se pronar është deklaruar një pensionist.

Postimi i plotë:

Edi Rama dhe Belinda Balluku vjedhin. Dhe vjedhin shumë trashë! Kush fshihet pas koncesionit 60 milionë euro në Vlorë?
E njëjta skemë vjedhje në tendera dhe koncesione. Paracaktohet fituesi – preferohet bashkim kompanish. Vendosen kriteret favorizuese. Shpallet fituesi. Pastaj, çuditërisht, 1 ose më shumë kompani nuk duan te fitojnë para dhe shesin aksionet me vlera qesharake tek njëri nga fituesit.

Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Aeroportin e Vlorës. Nuk ka ndodhur vetëm me Tunelin e Llogarasë. Ndodh kudo ku firmos Belinda Balluku. Natyrisht, në emër dhe me porosi të Edi Ramës. Kjo skemë skandaloze e vjedhjes së fondeve publike është verifikuar të ketë ndodhur edhe koncesionin 60 milionë euro të “Portit të Integruar” në Triport Vlorë.

Zyrtarisht, çunat e Belindës kanë shpallur pronar një pensionist, i punësuar nga kompania “Salillari”, por procedura korruptive tregon se dikush tjetër qendron si pronar real pas skemës korruptive. Një skemë në dukje e sofistikuar, por sa të germosh pak, kupton sa trashë vjedhin Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Ja cila është skema dhe si është zhvilluar procedura për zhvatjen e 60 milionë euro nga fonde publike:

Në datë 10.08.2021 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli koncensionin: “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë, me vlerë 60 milion euro. Kompanitë që morën pjesë në këtë tender ishin tre, por fituese u shpall oferta e bashkimit të këtyre 5 subjekteve tregtare: Agbes Construction që zotëronte 33% të aksioneve, Besta 30%, Arconstudio 25%, ITE Group 8% dhe Premium Construction & Maintenance 5%.

Sipas ofertës, ky bashkim kompanish do të ndërtonte portin e ri tregtar të Vlorës me paratë e tyre dhe në këmbim qeveria do t’u paguante 60 milionë euro me këste për 7 vjet, menjëherë pas përfundimit të ndërtimit.

Në pak kohë pas fitimit të konvesionit kompanitë Agbes Construction, Arconstudio dhe Besta, i shitën kuotat e tyre tek shoqëria Premium Construction & Maintenance (u bë pronare e 92% të aksioneve), me vlera qesharaka që shkonin deri më 2500 euro për 25% të aksioneve.

Shoqëria koncensionare Premium Construction & Maintenance, rezuton se është një shoqëri me kapital fillestar prej vetëm 10 mijë lekë dhe e themeluar vetëm 2 muaj para shpalljes së tenderit të konçensionit.

Sipas dokumentave zyrtare, pronari i kësaj shoqërie rezulton shtetasi Hektor Agalliu, një pensionist, që është një punëtor i thjeshtë në firmën Salillari.Pra, rrjedhimisht i bie që është një njeri pa eksperiencë në ndërtim, pa staf, pa mjete, pa histori biznesi.

Pra, procedura zbulon skemën skemë e pastër korruptive, me dyshime serioze për pastrim të parave të pista në sektorin publik. Një skemë që duhet të hetohet menjëherë nga SPAK, jo vetëm për të ndëshkuar zyrtarët e korruptuar, por edhe për të zbuluar se kush fshihet vërtetë pas projektit 60 milion euro. bw

“Oficerët kanë zbarkuar në zyrat e OSHEE!”- Atentati ndaj Gilmando Danit, Lala zbulon detaje të reja: Zona ka qenë në “black out”! Për 40 minuta nuk ka pasur patrullë policie

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me mënyrën se si po hetohet ngjarja e rëndë kriminale e ndodhur në zonën e Rinasit ku u vra Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP.

 

Sipas Lalës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) kishte njoftuar paraprakisht një ndërprerje të energjisë në mesnatë, çka solli një “black out” total në Nikël, Rinas, Larushk, Halilaj dhe zona të tjera përreth.

Kjo situatë, sipas saj, ka kufizuar hetimet, pasi në zonë kishte shumë pak kamera sigurie, vetëm disa biznese dhe vetë Aeroporti i Rinasit që funksiononin me gjenerator, ndërsa një prej kamerave të një biznesi privat është sekuestruar nga policia.

Lala tha se prokuroria ka nisur hetime të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve të OSHEE-së për të kuptuar arsyet e ndërprerjes së energjisë në atë moment.

“Prokuroria është duket hetuar zyrtarë të OSHEE. Oficerët e policë gjyqësore kanë zbarkuar në OSHEE dhe kanë marrë të gjitha planet se si është operuar dhe si do të behet remonit, pse në këtë moment. Po bëhet një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetërore në këtë ngjarje. Mendoj se nuk është një histori që nuk mbetet vetëm këtu. Ishte organizim perfekte, edhe shteti është i implikuar. Pse u bë remonti në këtë kohë, kur ishte planifikuar kjo”, theksoi Lala në News 24.

Një tjetër pistë hetimi është edhe veprimtaria e policisë ditën e ngjarjes, ku sipas Lalës, në momentin e atentatit për rreth 40 minuta nuk ka pasur asnjë patrullë pranë vendit të ngjarjes.

“Ditën e vrasjes, në 40 minuta nuk ka pasur patrullë policie. Policia është gjendur në afërsi të një universiteti, që është rreth 2 km larg vendngjarjes. Po hetohet përfshirja e segmenteve shtetërorë dhe si Muçi Shaljani Sheqeri, u gjend duke shoqëruar një emër të botës së krimit si Gilmando Dani, ndërkohë që emërimi i tij në AMP është bërë me dokumente fiktive”, tha ajo.

Po ashtu, Lala rikujtoi se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në atentatin ndaj Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë në vitin 2024, ku sipas saj OSHEE ndërpreu energjinë për 8–9 orë.

Klodiana Lala: Sot kam rënë në dijeni në lidhje me mënyrën se si po hetohet. Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka njoftuar zonën që në orën 24 e pak minuta që në mbrëmjen të datës 10, duke hyrë data 11 nëntor, se do të kishte remont në të gjithë zonën. Zona e Niklës, Rinasit, e Larushkut, Halilaj, e të tjera, kanë qenë në “black out” total. Aty ka shumë pak kamera sigurie që mund të ndihmojnë hetuesin.

Është një moment nga një kamera sigurie të një biznesi në rrugën e hurmave që ka mbetur e ndezur, për shkak se biznesi ka patur gjenerator dhe që e ka sekuestruar policia. Po ashtu janë edhe disa biznese dhe Rinasi vetë, aeroporti që ka patur për shkak të gjeneratorëve. Pjesa tjetër nuk ka patur kamera sigurie.

Prokuroria është duket hetuar zyrtarë të OSHEE. Oficerët e policisë gjyqësore kanë zbarkuar në OSHEE dhe kanë marrë të gjitha planet se si është operuar dhe si do të bëhet remonit, pse në këtë moment. Po bëhet një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetërore në këtë ngjarje. Mendoj se nuk është një histori që nuk mbetet vetëm këtu. Ishte organizim perfekt, edhe shteti është i implikuar. Pse u bë remonti në këtë kohë, kur ishte planifikuar kjo?

E dyta kemi një ngjashmëri me një tjetër atentat në atë zonë, në Fushë Krujë, ndaj Gentian Bejtjas ne 2024, ka qene një ngjarje e rëndë pasi u vra në sy të fëmijëve në derë të banesës së tij, ishte duket hyrë në një nga serat që kishte. Ka disa të shpallur në kërkim, por nuk është shkuar deri të urdhëruesit. OSHEE fiku dritat për gati 8 ose 9 orë me radhë, është e njëjta mënyrë të vepruari.

Pjesa tjetër që po hetohet janë veprimet e policisë. Policia e Fushë-Krujës dhe ajo e Tiranës për Rinasin kanë një plan masash. Duke qenë porta hyrëse, ka një siguri të shtuar krahasuar me vendet e tjera.Ditën e vrasjes, në 40 minuta nuk ka pasur patrullë policie. Policia është gjendur në afërsi të një universiteti, që është rreth 2 km larg vendngjarjes.

Po hetohet përfshirja e segmenteve shtetërorë dhe si Muçi Shaljani Sheqeri, u gjend duke shoqëruar një emër të botës së krimit si Gilmando Dani, ndërkohë që emërimi i tij në AMP është bërë me dokumente fiktive.

U plagos me 10 plumba në atentatin ndaj Gilmando Danit, ndërron jetë te Trauma, Muçi Shaljani

Muçi Shaljani i cili u plagos në atentatin ndaj Gilmando Danit më 11 nëntor në rreth rrotullimin e Rinasit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës, ku ndodhej prej 4 ditësh.

Shaljani, i njohur me mbiemrin Sheqeri, u plagos me 10 plumba, 2 prej të cilave në kokë.

Sheqeri ishte shofer i Gilmando Danit, ndërsa prej disa muajsh ishte emërur dhe oficer i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Kujtojmë se viktimë e atentatit mbeti shtetasi Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Dani ishte arrestuar bashkë me Shullazin në vitin 2015 dhe ishte liruar në vitin 2023 me kusht pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.

Gilmando Dani, emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese, njihet prej vitesh si një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit, shpesh përmendur si “krahu i tij i djathtë”. Edhe pse ndaj tij nuk janë ngritur akuza të rënda në vite, prania e tij në disa episode të përbashkëta me Shullazin dhe në ngjarje të natyrës kriminale e kanë bërë figurë të dyshuar e të monitoruar vazhdimisht nga policia.

Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës.bw

Vrasja e Gilmando Danit, gazetarja Lala: Makina doli nga zona ku Shullazi ka origjinën, atentati me bekimin e grupeve të fuqishme!

Gazetarja Klodiana Lala dha sot informacione të reja rreth dinamikës dhe hetimeve të atentatit vdekjeprurës ndaj Gilmando Danit më 11 nëntor pranë aeroportit të Rinasit, krahut të djathtë të Emiljano Shullazit dhe plagosjen e mikut të tij Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP.


Autorët kanë pritur me makinën “Toyota” për 7 minuta në rrethrrotullim, duke përforcuar dyshimet se ata kishin informatorë të besuar si në Barcelonë, ashtu edhe në terminalin e aeroportit, që i kanë orientuar për gjithçka.

Gazetarja informoi gjithashtu se makina e atentatorëve doli pikërisht nga zona prej nga ku edhe Emiljano Shullazi, (fshati Halil), i burgosur prej një dekade, ka origjinën, mes Zallës dhe Niklës. Ndaj ajo beson se vrasja e mikut të tij të ngushtë është me një mesazh.

“Sot policia në kontrollet e kryera në Krujë e Fushë-Krujë dhe sidomos në fshatin Zallë, ka gjetur një arsenal armatimi. Në kërkim u shpall Ylli Zalla, me profil me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i skeduar edhe për rekrutimin e luftëtarëve për në Siri. Jo një lidhje e drejtpërdrejtë në atentatin ndaj Gilmando Danit, por me një lidhje indirekte. Gjendja e Muçi Shaljanit mbetet ende kritike, mjekët thonë se ka plagë të rënda për shkak të plumbave në kokë, pasi mund të shkaktojë hemorragji nëse hiqen”, tha Lala.

Më tej ajo shpjegoi edhe detajet hetimore për itinerarin dhe dinamikën.

Madje ajo shprehet se ekzekutimi ka ndodhur me bekimin e grupeve të fuqishme kriminale, ku pista kryesore mbetet larja e hesapeve dhe hakmarrja mes bandave rivale.

“Autorët besohet se kanë dalë nga zona e fshatit Zallë para atentatit. Krimi është kryer me bekimin e grupeve kriminale të zonës së Niklës dhe Zallës. Për aq sa e njohim këtë zonë dhe historinë nuk mund të ketë ndodhur pa lejen e tyre. Për më tepër që ajo makinë ka dalë nga zona ku ka origjinën Emiljano Shullazi, fshati Halil, ku u dogj makina, pavarësisht se shtë lindur në Tiranë. Ndaj e kam thënë se ky është një atentat me mesazh, pasi edhe Gilmando Dani kishte aktivitet në atë zonë”, vijoi gazetarja.

Deri tani mësohet se ka pasur persona të shoqëruar, por që pas alibisë janë lënë të lirë. Ka pasur edhe kontrolle.

Por sipas Lalës, autorët kanë qenë të mirëinformuar dhe mund të ketë pasur një rrjet me disa persona që kanë gjurmuar Danin.

“Makina e autorëve priti vetëm 7 minuta te rrethrrotullimi para se autorët të dilnin dhe të qëllonin Gilmando Danin dhe Muçi Shaljani. Avioni duhet të vinte një ditë më parë, por ka ardhur të nesërmen më 11 nëntor. Pra dikush në Spanjë, në Barcelonë e ka tradhtuar Danin, pasi ka ditur mirë nisjen e avionit nga aeroporti. Pra është tradhtuar e informuar prej andej. Pika e dytë është në aeroport, sepse ka pasur disa informatorë, apo një rrjet, pra ku është bërë pagesa në parkimin e aeroportit për mjetin, apo dalja nga terminali. Në momentin që ata kanë dalë të trau i pagesës, mjeti ka lëvizur, pra autorët kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjet”, tha Lala. gsh

‘Mesha e parë në Shkodër nuk përfundoi kurrë-ajo po vazhdon ende’ – Monolog nga dom Mark Pashkja

 

Mirëmbrëma.

Këtë javë mbushen 35 vjet nga ai mëngjes vjeshte kur në Shkodër u kremtua mesha e parë pas një heshtjeje të gjatë.

Ishte 11 nëntori i vitit 1990.

Shumë prej jush e dini që qeveria komuniste e kohës pat shpallur ndalimin e fesë dhe ateizmin shtetëror të Shqipërisë në vitin 1967.

U shkatërruan objektet e kultit, u burgosën klerikët, u ndalua çdo praktikim i fesë – madje edhe lutja në vetmi u konsiderua krim. Por arsyeja nuk ishte thjesht të goditej besimi. Qëllimi ishte më i thellë: të goditej çfarëdo besimi e përulësie, adhurimi e shpirtërimi, jashtë atij të Partisë.

Eksperimenti ishte i qartë – të shkatërrohej shpirtërorja dhe të lartësohej materialja. Njeriu të mos kërkonte më përsosmërinë, por të theksonte kafshëroren. Shqiptari nuk duhej të ishte i lirë si zogjtë, por kafshë pune si qetë e parmendës.

Gati çerek shekulli më pas, eksperimenti dështoi.

Sepse njeriu, edhe kur i heq gjithçka, prapë kërkon kuptimin.

Dhe ajo meshë në Shkodër nuk ishte thjesht një akt fetar. Ishte një akt njerëzor. Një britmë e heshtur e një populli që kërkonte sërish shpirt.

Sot, 35 vjet më pas, unë shoh se ne ende e kërkojmë atë shpirt.

Flas përditë me njerëz – jo përmes ekranit, por përmes syve, duarve të bashkuara e lutjeve. Shoh shpirtra të paqetë, shoh mendje të trazuara, shoh vuajtje të trupit, lëngim fizik e stërmundim material.

Shoh njerëz që besojnë me fjalë, por jo me vepra. Që flasin për dashuri, por mbjellin përçarje. Që luten me zë, e shkatërrojnë me duar. Që flasin për fe, po kanë shitur shpirtin.

E megjithatë, shoh edhe shpresë.

Në fytyrat e njerëzve që falin. Në ata që ndihmojnë pa kërkuar falënderime. Në ata që, edhe pse s’kanë shumë, ndajnë pak nga ajo pak që kanë, me tjetrin.

Sot, dua ta kujtoj atë Meshë të madhe në atë nëntor të ftohtë në Shkodër, jo vetëm si rikthimin e fesë, por si rikthimin e njeriut tek vetvetja.
Le të mos e humbasim atë rikthim. Le ta rigjejmë shpirtëroren brenda nesh – qofshin besimtarët, qofshin ata që nuk besojnë.

Sepse njeriu i vërtetë, qoftë ai që hyn në kishë apo ai që s’e ka kaluar kurrë pragun e saj, e di që shpirti është strehë.
Dhe pa shpirt, jeta bëhet vetëm një listë gjërash për t’u kryer.

E ndoshta, vetëm atëherë, mund të themi se mesha e parë në Shkodër nuk përfundoi kurrë — ajo po vazhdon ende, çdo ditë, në heshtje, në çdo zemër që kërkon dritë./Piranjat

Një CV e plotë e kandidates Manastirliun për Bashkinë e Tiranës që duhet lexuar: Ogerta me 5 dosje penale në SPAK për 500 milionë Euro

Kandidatja për ‘tepsinë’ e Tiranës: Ogerta me 5 dosje penale në SPAK për 500 milionë Euro

Kryeministri Edi Rama, shpalli Ogerta Manastirliun, kandidate për Kryetare të Bashkisë-Tiranë, duke e vlerësuar “Shkëlqyer për përvojën” në çdo detyre gjatë 12 viteve pushtet të PS.

Por faktet, dëshmojnë se të vetmen “përvojë” që ka Ogerta, është korrupsioni në çdo detyrë, duke qenë e vetmja drejtore dhe ministre, nën hetim me 5 dosje penale për tenderë e koncesione.

Për Ogerta Manastirliun, janë hapur 2 hetime penale në Prokurorinë e Tiranës, për korrupsion me tenderët dhe falsifikim dokumentesh e vjedhje të sasive të ilaçeve, gjatë viteve 2013-2017 kur ishte Drejtore e QSUT, zbuluar nga auditetet e KLSH dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas dosjeve, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet tenderëve fiktivë, pa garë, me fonde limit më të larta se kostot reale e shtim kontratash, ka bërë korrupsion 110 milionë Euro në blerje ilaçesh, pajisjesh mjekësore, rikonstruksion spitalesh e qendrash shëndetësore, ushqim e mobilim të tyre.

Ajo është proceduar penalisht për lejimin, organizimin, firmosjen dhe vjedhjen në bashkëpunim me vartësit e saj, të 60 milionë Euro ilaçe e materiale mjekësore në magazinën e QSUT, duke i deklaruar të skaduara e sikur gjoja kishte furnizuar pavionet dhe farmacinë qendrore.

Prej 4 vitesh, në sirtarin e SPAK vazhdon të qëndrojë pezull hetimi për Ogerta Manastirliun, lidhur me kallëzimin penal, për tenderët sekret të ilaçeve, pajisjeve, oksigjenit e materialeve mjekësore për periudhën e pandemisë “Covid 19”, kur ajo ishte Ministre e Shëndetësisë.

Sipas dosjes penale, Ogerta Manastirliu, ka abuzuar me 50 milionë Euro tenderë sekretë, dhënë 4 firmave klienteliste me negociim pa garë; 35 milionë Euro prej të cilave, u vodhën duke sajuar bashkë me Bablokun, fonde limit me vlera të larta dhe duke falsifikuar zbatimin e kontratave.

Sipas raporteve në dosjet hetimore, rezulton se, gjatë periudhës prill 2017-gusht 2023 si Ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kryer edhe 185 milionë Euro korrupsion me tenderët.

Në SPAK është dhe dosja penale, për aferën e datës 15 janar 2020, kur me ndryshim kontrate e preventiv fals, Ogerta i shtoi 44 milionë Euro koncesionit të Sterilizmit të Pajisjeve Kirugjikale.

Një tjetër dosje penale, është për falsifikimin e realizimit të kontratave të Dializës, Laboratorëve e Check-up, duke u dhënë në total 21 milionë Euro me faturime false për shërbime të pa kryera.

Tre afera të tjera korruptive të Ogerta Manastirliut, janë ato gjatë dy viteve Ministre Arsimi, ku ka firmosur 30 milionë Euro vjedhje për ekipet sportive shkollore dhe tenderët e rikonstruksionit të shkollave, ngrohjes e librave mësimore.

Ndoshta prej kësaj “përvoje” korrupsioni e vjedhjesh dhe guximit për për të firmosur zhvatjen e fondeve; Rama shpalli Ogertën kandidate për “timonin” Bashkisë së Tiranës.

Edhe në Bashkinë e Tiranës, Ogerta ka “përvojë” korrupsioni e vjedhjesh gjatë viteve 2004-2011 nën drejtimin e Edi Ramës, kur ishte Drejtoreshë e Strehimit, Drejtoreshë e Shërbimeve Sociale dhe Drejtoreshë e Projekteve.

Pamfleti. News.

 

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka dërguar sot për gjykim në Gjykatwn e Posaccme dosjen ndaj Bufit.

I arrestuar në vitin 2014, kush është Ylli Zalla, ‘specialist’ në prodhimin e bombave artizanale (Lidhja me vrasjen e Gilmando Danit)

Dyshohet se Zalla ka ndihmuar autorët e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas.

 

KRUJË- Ylli Zalla është 48-vjeçari që u gjet arsenali i armëve ditën e sotme në Nikël. Dyshohet se Zalla ka ndihmuar autorët e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas.

Ai rezulton i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndëve plasëse, si edhe vendosje eksplozivi. Policia e Krujës e ka arrestuar Zallën në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Sipas policisë ai dyshohet për lidhje me grupin e muxhahedinëve që dërgojnë shqiptarë për të luftuar në Siri.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës në Parë në Krujë kishte vendosur më 13 mars të 2014 masën e arrestit me burg pasi ka kryer vepren penale “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë. Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit. Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.

Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç. Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit. Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/Dosja.al


Send this to a friend