VOAL

VOAL

Video: Grushte mes protestuesve për një vajzë, deputeti i PD: Ja çfarë ndodhi

March 17, 2017
blank

Komentet

blank

Kaprata: Veliaj u mbështet te populizmi, fasadizmi, demagogjia dhe terrori policor për të qeverisur Tiranën

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren, Armela Ferko ishte urbanisti dhe pedagogu, Gent Kaprata.

Kaprata foli për mungesën e projekteve efikase të urbanizimit që do të sillnin një standard më të lartë për jetën e qytetarëve, ndërsa projekti i mbjelljes së pemëve në një trotuar 80 cm është qesharake.

“Duhet të kuptojmë që qeverisja e Veliaj në Tiranë është një shtojcë e qeverisjes kryesore të rilindjes kjo e parë në karakteristikat e populizmit, fasadizmi, demagogjia dhe policia. Këto ishin aspektet që e kanë shoqëruara Veliajn në këto 8 vite.

Nuk do ta quaj veçanti por ajo që e shoqëron më shumë Veliajn në këto vite ishte në vend se të kthehej një kryetar që shikon  në të ardhmen por u kthye në legalizues i gjendjes ekzistues, ai i thelloi anët më negative të asaj gjendje.

Gjithë punët e Veliajt kanë një të përbashkët duke dhënë një produkt minimalist në impaktin e qytetit në krahasim të shumës 1 miliardë euro që ka shpenzuar bashkia në këto 8 vite.

Ky grup punës nuk është vërtetë që të kenë impakt por janë bërë që të tërheqin vëmendjen e publikut se ja ne po punojmë, kjo duke parë që ngulen fidanë dhe pemë në një trotuar që është rreth 80 cm e gjerë.

Urbanistika nuk shikohet me numër pemës, ajo nis nga njeriu dhe qeliza më e vogël e projektimit dhe menaxhimit urban nis nga ajo që quhet kompleks i banimit. Një kompleks banimi ndërtohet për 4 mijë banorë dhe për çdo element të atij kompleksi ndërtimi  përkthehet në metra katror për banorë, dhe në bazë të asaj projektohen dhe hapësirat e gjelbërta dhe jo të mbjellësh pemë në mënyrë të çthurur.”

blank

Kryetari socialist: Do votoj kandidatin e demokratëve në Mirditë

Kryetari i Partisë Socialiste Pal Tushaj, ka shpejguar vendimin që mori duke dhënë dorëheqje pas rikandidimit të Ndrec Dedajt në Mirditë për një mandat të tretë.

Në një intervistë televizive, Tushaj pohoi se nuk ndihej i përfaqësuar me këtë rikandidim të Dedajt.

Sipas Tushaj, populli i Mirditës nuk do të rizgjedhë këtë kandidaturë, ndërsa befasoi duke shtuar se do të votojë kandidatin e Partisë Demokratike, Albert Mëlyshin, një mirditor.

Tushaj: E kam shpjeguar që nuk ndihem i përfaqësuar, po ashtu si dhe socialistët. PS mbështeti Dedën, mandati i dytë erdhi se ishte i pëlqyer nga persona të caktuar nga PS. Në mandati e tretë, nuk u ndoq asnjë rregull demokratik, por erdhi me urdhër nga lart. Ndrec Deda nuk përfaqëson denjësisht PS-në. Ndoshta ne na ka si dorë të dytë. Mirëdita ka nevojë për një kryetar të denjë. Që ta ketë ditë e natë dhe jo me kohë të pjesshme, një herë në dy muaj.

Duke mos qenë pjesë e kryetarit të bashkisë, skam pasur shansin që të hyj në zyrën e tij, që të mos thërrasë njëherë kryetari i bashkisë që ‘kjo është bërë mirë, kjo është keq’. PS ka probleme nga Pjetër Pjetri dhe Ndrec Deda. Kam një mendim dhe besim që populli i Mirditës nuk do e votojë Dedën. Unë nuk kam zgjedhur asnjë kandidatë, por ka plotë të tjerë të aftë. Akuzat i bëj pasi, nëse je i fortë, ke ekonomi, ke ndërruar emrin, atëherë ke mbështetjen e Dedës. Një pjesë e punonjësve s’kanë pasur lidhje dhe tani punojnë në pozicione të zgjedhura, pa një formim. PS është monopol. Unë votoj Albert Mëlyshin, fatkeqësisht përfaqëson PD. Do e votoja atë. Mjafton të jetë mirditor, jo nga Tirana që të komandojë me pult.

Nëse je kundër tij, ai të heq nga puna. Mua më ka kërkuar të largohem. Deda i është prezantuar Ramës, jo ashtu siç është apo ashtu siç u intereson disave. syri.net

blank

Roland Bejko e pranon: Kam kontratë me Sokol Ballën

Kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeajt’ për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, e ka pranuar që ka një kontratë financiare me Sokol Ballën për të qënë i ftuar në televizionin ABC News.

Pak më parë SYRI publikoi një lajm ku thuhej se në listën e personave të atashuar dhe ekskluziv për tu ftuar në studion (në dijenin tonë me pagesë) nga Sokol Balla në ABC News, rezulton të jetë pikërisht edhe Roland Bejko.

Mesa duket kandidati ‘pykë’ për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko nuk e ka problem ta pranoi që është bashkëpunëtor i Sokol Ballës, i cili është protagonist i propagandës së Rilindjes jo me një, por në dy televizione pro-qeveritare, sëpari me emsionin “Real Story” në Report TV në pronësi të Carlo Bollinos dhe si drejtor i linjës editorial të televizioni ABC News.

Me një vëzhgim të thjeshtë të muajve të fundit, Roland Bejko ka qenë i ftuar stabël si në ‘Real Story’ ashtu edhe në studiot e ABC News sa herë aty trajtohen tema për të sulmuar Partinë Demokratike të drejtuar nga lideri i saj Sali Berisha.

blank

blank

Asnjë i dyshuar për sulmin tek Top Channel, Policia vë në dispozicion 100 mijë euro për informacion

Policia dhe prokuroria nuk kanë ende asnjë të dyshuar apo shoqëruar për sulmin me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja Pal Kola. Pas sulmit, Policia shoqëroi ish-dhëndrin e viktimës, por u lirua sërish pasi nuk kishte lidhje me atentatin. Autoritetet kanë vendosur edhe një shpërblim prej 100 mijë eurosh për këdo që jep informacion që do të çojë në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Nga SYRI TV

Një ditë pas sulmit me armë zjarri kallashnikov në ambientet e e Top Channel ku humbi jetën 60-vjeçari Pal Kola, roja i sigurisë, Policia nuk ka ende një person të dyshuar apo të shoqëruar.

Teksa hetimet vijojnë, pistat ku po hetohet janë disa, kjo nisur edhe nga fakti që vetëm pak ditë më parë, familja Hoxha shiti 100 % të aksioneve në një kompani të regjistruar në parajsë fiskale.  Ndërkohë që pista të tjera lidhen drejtpërsëdrejti me aktivitetin e këtij televizioni, si ajo e denoncimeve të kryera nga Top Channel që lidhen me aktivitete të paligjshme nga grupe të caktuara individësh apo grupe kriminale, që kanë qenë nën fokusin e emisioneve investigative.

Teksa automjeti tip “Range Rover” rezulton i vjedhur më 10 korrik 2020 në Tale të Lezhës, një shtetasi nga Kosova që kishte ardhur në Shqipëri të kalonte pushimet. Syri TV ka siguruar videon e momentit kur automjeti është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar.

Lidhur me ngjarjen, Policia ka shoqëruar Roberto Papçin i cili rezulton se është ish-dhëndri i 60-vjeçarit dhe shokun e tij Agustin Tonaj. Ata janë ndaluar në Vlorë dhe u shoqëruan pasi dhanë përgjigje kontradiktore lidhur me destinacionin e më pas u transportuan në Policinë e Tiranës ku dëshmuan se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Më pas, Policia i ka lënë të lirë.

Një ndër arsyet pse u morën në pyetje ka qenë pasi në periudhën që Papçi dhe vajza e Pal Kolës janë divorcuar kanë pasur konflikte për kujdestarinë e fëmijëve.

blank

Ikona e Baletit Shqiptar – Hirushja e harruar e artit shqipëtar. Prima Ballerina, Zoica Haxho mbush 90 vjeç Nga Emil Asdurian, i biri

Sot, 28 Mars, ka ditëlindjen e 90të nëna jonë, Hirushja e harruar e artit shqipëtar. Prima Ballerina, Zoica Haxho, jo për nga radha se kur u shfaq në horizontin e vendit që e lindi, por në atë që arriti të krijojë në emër të tij, baletit dhe koreografisë kombëtare shqipëtare.

Qysh në fillimet e saj në Balshoi Theatër,(shkollën koreografike pranë tij) e cilësuar si talent i veçantë me një kercyeshmëri të lindur, e cila së bashku me partnerin e saj të skenës Argon Aliaj, fitoi çmimit e dytë në konkursin ndërkombëtar të baletit në Moskë në vitin 1956, me numrin koreografik Flakët e Parisit.

Më pas pjesë e pandarë dhe vitale e vënies në skenë të shumë veprave të baletit botëror apo kombëtar, ku me punën e palodhour dhe zhdërvjelltësinë e trupit të saj jo vetëm ndihu të krijoheshin e të viheshin në skenë, por me mjeshtërinë e vullnetin e paepur mbajtii për 30 vjet thuajse gjithë repertorin e TOBsë dhe jo vetëm, duke debutuar thuajse në çdo skenë teatri që nga Shkodra deri në Vlorë, nga Konispoli në Tropojë, në çdo cep të Shqipërisë, për të mëdhenj dhe vegjël, me një rekord shfaqesh ende të pa thyer deri më sot.

Kudo që debutoi në Europë apo në Kinë la mbresa të pashlyera dhe mori vlerësim maksimal për cilësinë e jashtëzakonëshme të kërcimit të saj.

Statistikat janë në arkivin e TOBsë. Me një galeri të pasur rolesh kryesorë që nga baleti i parë Kujdesi i Kotë, tek baletet Lola, Fadeta, Françeska da Rimini; Halili dhe Hajria; Delina, Petja dhe Ujku, Muza e Paganinit, Cuca e Maleve, dhe Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, ku e ngriti Nicën nga një rol dytësor në atë kryesor, deri sa e detyruan me forcë të dalë nga skena dhe Shkolla e Baletit për t’u mos u kthyer më kurrë atje.

Pa frikë, themeluesja e shkollës Koreografike e cila me kontributin e saj të veçantë, duke trokitur në çdo derë të burokracisë pushtetare deri tek nivelet më të larta, duke punuar natë e ditë jo vetëm si pedagoge por deri dhe në imtësiteë më të vogla të projektit me vendosmërinë, pasionin dhe reputacionin e saj të pacënuar, mundi ta nxjerrë në jetë. Simbol për të gjitha!

Pa asnjë dyshim solli një art krejtësisht të ri, baletin klasik, në një vend ku as mund të mendohej kurrë se mund të lulëzonte mbi rrënojat e një kulture sa obskurantiste po aq sa dhe të lashtë, Një Art modern me një fizionomi krejtësisht shqipëtare si pjesë e pandarë e trupit të saj. Një art, i cili do të kish në qëndrën e vet një grua plotësisht të kulturuar dhe të emancipuar e cila iu përkushtua tërësisht deri në vetëmohim.

Gëzuar ditëlindjen Hirushja jonë që edhe sot nuk ndalesh së bëri çdo mëngjes nën tingujt e pianos “ushtrimet” dhe këmbëngul të mbash gjallë ëndërren tënde që askush s’e cënoi dot, por çdokush do të dëshëronte ta admirojë e ta kish

Te tijën dhe zemrën ta mbushë me atë pasion të pashtershëm siç e ke pasur dhe e ke ti, gjithë jetën tënde kokeëartë dhe në heshtje, pa kërkuar dhe atë që të takonte!

Shëndet dhe jetë të gjatë nëna jonë fisnike dhe e shtrenjtë!

blank

blank

blank

blank

EA 3/28/23 all the rights and copyrights are protected.

blank

Ky është mjeti ‘Range Rover’ me të cilin u sulmua Top Channel- Pronari: Ma vodhi roja e hotelit

Vetura me të cilën u sulmua Top Channel dyshohet se është e Ramadan Makollit nga Kosova. Kjo makinë iu vodh më 10 korrik të vitit 2020 në Shëngjin.

Arbresh.info ka arritur të kontaktojë me Makollin, i cili ka thënë se “Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel”, ka qenë më parë vetura e tij, por i është vjedhur nga roja e sigurisë e hotelit ku ai po qëndronte.

““Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha Makolli për arbresh.info.

Lajmin e konfirmoi sot edhe Policia e Tiranës.

“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Makolli ka publikuar edhe pamjet kur i vidhet mjeti në Shëngjin. syri.net

blank

Bërxulla, ultimatum Ramës e Ballukut: Do bëjmë vetëgjyqësi! Do flijohemi

Banorët e fshatit Bërxullë janë ngritur sërish në protestë sot duke kërkuar shpronësim të drejtë të tokave që do t’u merren për rrugën e re konçensionare Thumanë – Kashar. Ata thanë se pikërisht në atë rrugë ku ata po protestojnë ka pasur 24 viktima.

Banorët i kanë dërguar një mesazh kritik dhe politikanëve që aspirojnë të drejtojnë pushtetin lokal pas zgjedhjeve të 14 majit, që të mos u ngjajnë atyre që sot po e marrin popullin nëpër këmbë. Thirrja më e fortë nga një banor iu drejtua Këshillit të Europës, që ta shohë se si e trajton kjo qeveri popullin  e saj.

“Me këto mënyra se si po sillen, ne do të na çojnë drejt vetëgjyqësisë”, paralajmëroi njeri nga protestuesit.

“Populli nuk ka bukë të hajë, sa i ka çuar të gjithë shqiptarët të shkojnë drejt vetëvrasjes. Ne do bëjmë akte më të rënda. E kam benzinën me vete dhe policia s’ka ça të më bëjë. Do e nxjerr këtu, kam dhe shkrepëse. E kam benzinën, do e përdor kur të më dojë qejfi. S’kam frikë. Jam heroinë si Shote Galica. Ku jeni ju polica? Po na shtyni në rrugë. Toka e fshatit tonë është, s’na e ka dhënë qeveria, por e kanë pronarët e Bërxullit. Jemi autoktonë”, tha një protestuese.

Kurse një tjetër protestues, më i moshuar tha:

“U bënë disa ditë, disa muaj e do të shkojë një vit bën vaki, sepse qeveria jonë kështu është. E sheh edhe bota me syrin e vet. Qeveria shqiptare nuk shkon dot në Evropë duke shtypur atë punëtorin, fshatarin, më të varfrin. T’i thërrasë mendjes së kokës edhe Këshilli i Evropës, që e ndjek këtë proces, na sheh në televizor e rrofshin mediat.

Ne nuk kemi frikë as nga shteti, as nga njeriu, kemi frikë nga ligji. Edhe këta njerëzit që na rrethojnë e që janë njerëzit që mbrojnë ligjin, vetëm se nuk shprehen, se palë bashkë me ne janë.

Unë kisha për të bërë një sugjerim të vogël për këta që do të vijnë, pasardhës, drejtues të pushtetit vendor: Ishalla nuk paçin fatin e këtyre që nuk e ndjekin këtë popull kaq të rrezikuar, që sot mund të jetë gati minus e do të kishin ngelur në qiellin e hapur.

Ne s’po kërkojmë as desh të pjekur, as bakllava. Ne kërkojmë një çmim toke mesatar, të biem në ujdi me marrëveshje, të na shpronësohen gjërat tamam sipas rregullit, të bëhen kalime, mbikalime, nënkalime sepse vetëm prej ministrit të Infrastrukturës janë 24 viktima në këtë kryqëzim ku jemi ne! A ka më turp më të madh?! Për 7 metra, të bëhet një rrethrrotullim dhe nuk vret asnjeri. Po këta janë mësuar të vjedhin dhe nuk pushojnë së vjedhuri përditë”. syri.net

blank

PD publikon auditin, Berisha: Financimi rus është akt personal i Bashës

Partia Demokratike ka publikuar sot raportin për financimin rus për lotimin në SHBA. Pas prezantimit të raportit, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ky financim është një akt personal i Lulzim Bashës dhe asnjë qindarkë nuk ka hyrë apo të ketë dal nga arka e Partisë Demokratike. Berisha solli në vëmendje, mbylljen e hetimit nga prokuroria shqiptare, e sipas tij kjo u bë me urdhër të Edi Ramës, duke shpëtuar bashin nga dënimi me 6 vite burg, duke e marrë peng.

Nga SYRI TV

Partia Demokratike ka përfunduar auditin për çështjen e lobimit rus në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha. Raporti u prezantua nga kryetarja e komisionit të Auditit, Ledina Mandia e cila deklaroi se në dosjen e hetimit Rezulton se në arkën e PD nuk ka transaksione të paligjshme, dhe nuk ka pasur pagesa në drejtim të kompanisë ‘Binata Trade’.

Pas prezantimit të Raportit, kreu i selisë blu, Sali Berisha deklaroi se PD nuk ka asnjë lidhje me paratë ruse, se për përgjegjësia është personale e Lulzim Bashës.

Sipas Berishës, Edi Rama shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg nga dosja e lobimit, për ta përdorur më pas si peng kundër opozitës.

Teksa u ndal tek kontraktimi i ish-drejtuesit te FBI-së, Mcgonigal nga Edi Rama për shkatërrimin e PD, Berisha kërkoi që të hetohen të gjitha provat e reja që sjellin Dorian Duçka, Edi Rama dhe dëshmitarë të tjerë, për pastrimin e parave të Lulzim Bashës.

Deklaratat kreu i demokratëve i bërti gjatë konferencës me gazetarët, nga ku komentoi edhe kandidatët e grupimit ‘Alibeaj’ për zgjedhjet lokale të 14 majit.

blank

Financimi rus i Bashës- Berisha citon raportin e auditit: Asnjë qindarkë nuk ka hyrë apo dalë nga arka e PD-së

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi sot pas publikimit të raportit të auditit për financimin rus të Lulzim Bashës.

“Prej kohësh, me të drejtë keni pritur raportin e auditit se PD ka pranuar financime ruse. Audituesit e pavarur kanë paraqitur një raport të pavarur, serioz, pasi kanë analizuar të gjithë veprimtarinë financiare, buxhetore të PD-së,” tha Berisha.

Sipas tij, ky është një akt personal i Lulzim Bashës.

“Raporti ynë nuk ka asnjë element të ri krahasuar me dosjen e prokurorisë që hetoi dhe mbylli Edi Rama.

Ne nuk kemi gjë të re, kemi vetëm këtë fakt, që PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga Biniatta Trade, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së. Nuk ka!

Ky është konkluzioni i raportit tonë. Këtë e ka ditur prokuroria, e ka dosja e prokurorisë, por prokuroria, e cila e vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash, e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën.

Ka një zhvillim, zhvillimi është aktakuza e organeve amerikane të drejtësisë, në të cilën Edi Rama ka kontraktuar McGonigal për hetimin e lobistit Nick Muzin, në të cilën Edi Rama nëpërmjet këshilltarit të tij privat, Dorian Duçka ka dërguar dy dëshmitarë nga Europa, nuk specifikohet vendi, për të dëshmuar para FBI-së lidhur me financimin rus të PD-së.

Çfarë kemi të bëjmë këtu? Këtu kemi të bëjmë me një vepër krimi shumë të rëndë të Edi Ramës, i cili konfirmoi edhe në daljen e tij në Opinion se dëshmitarët janë dërguar dhe se ata janë njerëz të PD-së. Domethënë, Edi Rama, këshilltari i tij Duçka, kontraktuan McGonigal dhe e furnizuan atë, e paguan de facto, se paratë Agron Nezës ia ka dhënë Dorian Duçka.

A përbën kjo një detyrim hetimor për prokurorinë? E padiskutueshme. Edi Rama del se fsheh krimin. Ai automatikisht vendoset nën hetim. Dorian Duçka vendoset automatikisht nën hetim. Duhet të tregohen se kush janë dëshmitarët dhe të dëshmojnë të vërtetën pranë prokurorisë.

Lulzim Basha duhet të ballafaqohet me të gjithë provat e reja që sjellin Duçka, dëshmitarët dhe Rama në kuadrin qoftë të larjes së parave, qoftë të financimit rus. A hap SKAP-i partisë çështje për këtë çështje? Ai është organi më i kapur në Europë sot,” tha Berisha. syri.net

blank

Pistat e hetimit për sulmin ndaj Top Channel, ngjarja pak ditë pas shitjes së aksioneve

Sulmi ndaj Top Channel vjen vetëm pak ditë pas familja Hoxha, si pronarë të këtij televizioni, shitën aksionet te një kompani e regjistruar në Belize. Grupi hetimor po heton për sulmin në disa pista, ku një ndër to është edhe denoncimet që ky televizion ka bërë nëpërmjet emisioneve investigative

SYRI TV

Grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimore për zbardhjen e sulmit me armë ndaj Top Channel. Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pasi doli në dritë se pronarët e Top Channel kanë kryer një transaksion për shitjen e televizionit.

Sipas dokumenteve të dala në media, familja Hoxha i ka shitur 100% aksionet e televizionit kompanisë “Western Media Conglomerate Investments LTD” me një çmim prej 9 milionë eurosh. Kompania blerëse përfaqësohej nga Neidy Leoneli Gonzalez, drejtore e vetme e “Western Media Conglomerate Investments LTD” dhe rezulton e regjistruar në Belize, e njohur si parajsë fiskale.

Kjo pistë është duke u shqyrtuar nga grupi hetimor, duke qenë veprimi i fundit i kryer nga kjo media, ndërkohë që pista të tjera lidhen drejtpërsëdrejti me aktivitetin e këtij televizioni.

Pistë tjetër është ajo e denoncimeve të kryera nga Top Channel, që lidhen me aktivitete të paligjshme nga grupe të caktuara individësh apo grupe kriminale, që kanë qenë nën fokusin e emisioneve investigative. Ndërkohë që edhe Top Channel ka reaguar me një deklaratë për mediat, duke e cilësuar sulmin akt terrorist që cenon fjalën e lirë.

“Top Channel shpreh qartësinë që ky akt terrorist i paprecedent, është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë. Ky akt terrorist është i paprecedent ndaj një media kombëtare, e lidhet vetëm me misionin e saj të fjalës së lirë”.

Ndërkohë që ky akt përbën sulmin më të rëndë ndaj medias e fjalës së lirë, më e rëndë ishte humbja e një jete, i cili punonte për të siguruar bukën mes varfërisë ku ndodhej familja e tij. E ajo që la pas ishte vetëm një 5-lekësh, që Pal Kolës i ra nga xhepi teksa plumbat i morën jetën.

blank

Zvkryeministrja Balluku firmos vendimin, 600 mijë lekë Presidentit Begaj për t’u kuruar

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka firmosur javën e kaluar një vendim për t’i dhënë Presidentit të Republikës Bajram Begaj një shumë prej 600 mijë lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore.

Në vendim nuk thuhet nëse kurimi i Kreut të Shtetit është bërë në një spital privat në Shqipëri apo jashtë vendit, por e sigurt është që në spitalet publike në vendin tonë Presidenti nuk është kuruar.

Presidenca nuk ka dhënë detaje se çfarë kurimi ka bërë Begaj, ndërkohë që dy javët e fundit ai ka dalë në publik me dorën e djathtë të fashuar.

Në të njëjtën ditë, zv.kryeministrja Balluku i ka akorduar një shumë prej 1.2 milionë lekësh edhe ish-kryetarit të KQZ-së, aktualisht këshilltar i Presidentit, Klement Zguri.

 

VENDIM

blank

 

Nr. 175, datë 24.3.2023
PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. BAJRAM BEGAJ

blank

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

blank

 

VENDOSI:
Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Bajram Begaj, në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.
Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të

blank

 

Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

blank

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

VENDIM

Nr. 176, datë 24.3.2023

PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. KLEMENT ZGURI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Klement Zguri, në masën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.
Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

bw

blank

U qëllua me armë zjarri në zyrat e Top Channel, kush është roja i sigurisë që mbeti i vrarë

Pal Kola, 60 vjeç, ka humbur jetën rreth orës 01:00 pas mesnatës pasi persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt zyrave të televizionit Top Channel.

Sipas raportimeve të para, Kola mbeti i plagosur rëndë në oborrin e televizionit ku ndodhej në krye të detyrës, pasi drejt tij u hap zjarr me breshëri nga një automjet tip “Range Rover”, me targa të vjedhura.

Kola humbi jetën rrugës për në Spitalin e Traumës në Laprakë.bw


Send this to a friend