VOAL

VOAL

Kriza veri-koreane do të zgjidhet me diplomaci “deri në bombën e parë”

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka thënë se përpjekjet diplomatike për të zgjidhur krizën në Korenë Veriore “do të vazhdojnë deri në bombën e parë”.

Por para pak kohësh, presidenti Trump, ka shkruar në rrjetin social Twitter se Tilleron “po humbet kohën e tij” duke provuar të bisedojë me liderin e vendit të pajisur me armë bërthamore.

Në një intervistë televizive, Tillerson, ka thënë se Trump “ ma ka bërë të qartë se ai dëshiron të zgjidhë këtë problem me rrugë diplomatike. Ai nuk po kërkon luftë”.

Mesazhet kundërthënëse nga Uashingtoni, kanë rritur shqetësimet rreth llogaritjeve të gabuara në mes shkëmbimeve më fjalë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij veri-korean Kim Jong-un.

Trumpi shqyrton licencën për televizionin NBC

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hapi mundësinë e shqyrtimit të licencës mediatike për televizionin NBC News dhe rrjete të tjera, për shkak të raporteve, sipas tij, të pafavorshme.

NBC ka raportuar se presidenti Trump dëshiron të rrisë arsenalin bërthamor të Amerikës për gati dhjetë herë.

Trump, përmes një postimi në Twitter, tha se ky është “lajm i rremë” dhe “trillim i pastër”.

NBC ka zemëruar Shtëpinë e Bardhë edhe javën e kaluar, kur ka thënë se sekretari i Shtetit e ka quajtur presidentin “idiot”.

Duke folur më pas për gazetarët, Trump tha se nuk e ka ndërmend të rrisë arsenalin bërthamor.

Ngjashëm pohoi edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

SHBA: Do të tërhiqemi nga UNESCO

Shtetet e Bashkuara thonë se do të tërhiqen nga UNESCO, duke e akuzuar organizatën për prirje kundër Izraelit.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha përmes një deklarate se “SHBA i kanë komunikuar Sekretares së Përgjithshme të organizatës, dëshirën për të mbetur të angazhuar me Organizatën e Arsimit,, Shkencës dhe Kulturës të OKB-së, në rolin e vëzhguesit, pa të drejtat kontribuese të një vendi anëtar.”

Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga UNESCO do të ndodhë më 31 dhjetor të këtij viti.

Zyrtarët e organizatës shprehën keqardhje lidhur me vendimin amerikan.

Shtetet e Bashkuara anuluan një kontribut të konsiderueshëm buxhetor tek UNESCO në vitin 2011, si protestë për anëtarësimin me të drejta të plota të palestinezëve në organiztaën kulturore të Kombeve të Bashkuara.

Zjarret në Kaliforni – 23 të vdekur, qindra të zhdukur

Zjarrfikësit vazhduan të luftojnë gjatë natës ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes me zjarret e që lanë pas vetes 23 të vdekur në Kaliforninë Veriore.

Më shumë se 285 veta llogariten të zhdukur në kontenë Sonoma dhe është e paqartë nëse ata kanë pësuar nga zjarret apo janë larguar pa u regjistruar nga autoritetet.

Ndonëse ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ka mendime se ato mund të jenë shkaktuar nga linjat e energjisë elektrike që ishin rrëzuar nga erërat e forta.

Rreth 25 mijë veta mbeten të evakuuar, ndërsa autoritetet thanë se të paktën 3 mijë e 500 shtëpi e biznese janë shkatërruar.

Zjarret përfshinë rreth 69 mijë hektarë vreshtash të njohura botërisht për prodhimin e verës dhe një pjesë e tyre janë shkatërruar tërësisht.

Presidenti Donald Trump ka miratuar fonde federale për të ndihmuar zonat e prekura në Kaliforni.

SHBA: Kritikë presidencës për vonesë në sanksionet kundër Rusisë

Senatori republikan John McCain

Dy senatorë udhëheqës të Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar administratën e presidentit, Donald Trump, për zvarritje të zbatimit të legjislacionit të ri për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke thënë se administrata ka dështuar për të dhënë informacion lidhur me sektorët e mbrojtjes dhe të inteligjencës së Rusisë.

Letra e publikuar mbrëmë, është e dyta e këtij lloji nga senatori demokrat, Ben Cardin, dhe ai republikan, John McCain, që e kritikojnë Shtëpinë e Bardhë për dështim të implementimit të masës, që presidenti Trump me hezitim e ka nënshkruan më 2 gusht.

Akti i Kundërshtimit të Armiqve të Amerikës Nëpërmjet Sanksioneve, të cilin Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar me shumicë bindëse, i ka forcuar sanksionet ekzistuese dhe kërkon nga administrata e Trumpit që në mënyrë efektive të kërkoj leje nga Kongresi për tërheqje eventuale të sanksioneve.

Ky ligj, po ashtu, e kishte përcaktuar afatin 1 tetor që administrata të publikoj “rregulla dhe udhëzime të tjera” për individët ose entitetet që operojnë në emër të inteligjencës apo sektorëve të mbrojtjes së Rusisë, për sanksione potenciale.

Nuk ka pasur përgjigje të menjëhershme të Shtëpisë së Bardhë ndaj kësaj letre të senatorëve Cardin dhe McCain.

SHBA shqyrtojnë një qëndrim të ri ndaj Koresë së Veriut

Ndërsa Presidenti Donald Trump shqyrton veprime të mundshme ushtarake ndaj Koresë së Veriut, ushtria amerikane demonstroi forcën që mund të shihej qartë nga Koreja e Veriut.

Bombardues të rëndë supersonikë amerikanë ju bashkuan avionëve luftarakë japonezë dhe koreanojugorë, në një demonstrim force gjatë një manovre ushtarake, ku u qëllua me raketa në brigjet lindore edhe perëndimore të gadishullit korean.

Manovrat u zhvilluan ndërsa Presidenti Trump u takua me këshilltarët e tij, si dhe pati një takim me ish Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger. Gjatë takimit Presidenti Trump foli për një qëndrim të ri ndaj Koresë së Veriut.

Këto komente të zotit Trump vijnë pas disa javë tensionesh dhe replikash me udhëheqësin koreanoverior. Presidenti madje kërcënoi se “do ta shkatërronte plotësisht” Korenë e Veriut, në se do të ishte e nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, në rastin e një sulmi nga Pheniani.

Koreja e Veriut ka kryer një numër provash bërthamore dhe me raketa, përfshirë kalimin e raketave mbi Japoni.

Diplomatë të lartë amerikanë, japonezë dhe koreanojugorë kanë në plan të takohen më 18 tetor në Seul, për të diskutuar mbi kërcënimet e vazhdueshme bërthamore të Koresë së Veriut.

Pentagon: Turqia është aleati ynë i afërt në NATO

“Me këtë rast dëshiroj të theksoj se Turqia është një partner i fuqishëm koalicioni dhe aleat i afërt i yni në NATO”, tha Manning në konferencën për media

UASHINGTON – Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Robert Manning, duke komentuar ngjarjet e fundit në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Turqisë, tha se Turqia është aleat i afërt në kuadër të NATO-s.

“Me këtë rast dëshiroj të theksoj se Turqia është një partner i fuqishëm koalicioni dhe aleat i afërt i yni në NATO. Konfirmoj se ngjarjet e fundit nuk ndikojnë në operacionet dhe personelin tonë të mëtejshëm”, tha Manning në konferencën për media.

Ai theksoi se ngjarjet e fundit nuk kanë ndikuar në aktivitetet e ushtrisë amerikane në rajonin e Turqisë.

“Strukturat e forcave ajrore turke në bazën Incirlik vazhdojnë edhe më tej të luajnë rol të rëndësishëm në kuadër të NATO-s dhe koalicionit ndërkombëtar. Operacionet tona kundër DEASH-it, që kryhen nga Incirlik dhe bazat tjera në Turqi, vazhdojnë të kryhen me mbështetje të plotë dhe bashkëpunim të afërt të aleatit tonë, Turqisë”, tha Manning.

Autoritetet amerikane të shtunën njoftuan se heqin dorë me dhënien e vizave në zyrat diplomatike-konsullore në Turqi dhe kjo është një masë e rishqyrtimit të marrëdhënieve të Turqisë ndaj çështjeve të zyrave diplomatike dhe personelit. Turqia iu kundërpërgjigj me masën e njëjtë dhe pezulloi dhënien e vizave në përfaqësitë diplomatike në SHBA. AA

Del në treg libri i Ivana Trumpit, “Raising Trump”

Ish gruaja e Presidentit Donald Trump, Ivana, ka shkruar një libër, i cili botohet sot, por ajo që ka tërhequr vëmendje këto ditë, janë komentet që ajo bëri gjatë një interviste para botimit të librit.

Në një intervistë që dha dje në televizionin ABC, Ivana bëri shaka, duke thënë se ajo është “Zonja e Parë”, ngaqë ka qenë bashkëshortja e parë e Donald Trumpit.

Melania Trump, Zonja e Parë e vërtetë, duket se nuk u zbavit nga kjo shaka e Ivanës. Zëdhënësja e saj tha se komenti i ish bashkëshortes së Presidentit kishte për qëllim “të tërhiqte vëmendjen dhe ishte një zhurmë që i shërbente asaj”.

Titulli i librit të Ivana Trumpit është “Raising Trump” dhe ka dalë sot në shitje. Në libër ajo i hedh një vështrim jetës së saj dhe rritjes së tre fëmijëve që ka me Donald Trumpin, Donald Jr., Eric dhe Ivanka.

Zjarret në Kaliforni, mijëra njerëz detyrohen të largohen nga shtëpitë

“Stuhia e zjarrit” që ka përfshirë Kaliforninë ka shkaktuar të paktën 10 të vdekur ndërsa janë lënduar 100 të tjerë

SONOMA – Më shumë se 5.000 shtëpi në Kaliforninë Jugore janë evakuuar të hënën, teksa zjarrfikësit luftojnë me stuhitë e zjarrit.

Gjatë zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 6.000 hektarësh, ndërsa janë shkatërruar dhjetëra objekte në qarkun Orange.

Retë e tymit ishin të dukshme mbi Disneyland, ndërsa zyrtarët lëshuan paralajmërim për cilësi të përkeqësuar të ajrit në disa pjesë të qarkut të Los Angeles-it.

“Stuhia e zjarrit” që ka përfshirë Kaliforninë ka shkaktuar të paktën 10 të vdekur ndërsa janë lënduar 100 të tjerë. aa

Trumpi dhe senatori Corker shkembejnë mesazhe fyese në Twitter

Senatori nga Tenesi, Bob Corker.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe senatori republikan, Bob Corker, kanë shkëmbyer mesazhe fyese në Twitter.

Derisa Trump e ka fajësuar ish-presidentin amerikan, Barack Obama, për marrëveshjen me Iranin, Corker është shprehur se Trump po e drejton vendin drejt një “Lufte të tretë botërore”.

“Senatori Bob Corker më është ‘lutur’ që ta mbështes të rikandidojë në shtetin e Tenesi”, Trump i kishte thënë jo, dhe Corker kishte hequr dorë nga gara, ka shkruar Trump në Twitter.

Tutje, presidenti Trump ka shtuar duke thënë se “ Bob Corker është përgjegjës për marrëveshjen me Iranin…”

Ndërsa senatori Corker është përgjigjur po ashtu në twitter duke shkruar se “Është turp që Shtëpia e Bardhë është bërë një qerdhe për të rritur”.

Që kur kishte shpallur pensionimin e tij nga Senati, Croker është përballur me kritika nga presidenti, Donald Trump.

SHBA pezullon vizat jo-emigruese për Turqinë

Misioni i Shteteve të Bashkuara në Turqi, kanë njoftuar se kanë pezulluar të gjitha shërbimet për viza jo- emigruese në vend, pas arrestimit të punonjësit të ambasadës amerikane.

Ambasada Amerikane, në një deklaratë njofton se ngjarjet e fundit e kanë shtyrë të “ rishqyrtojnë angazhimin e qeverisë Turke ndaj sigurisë së personelit dhe misionit të SHBA-së”.

Dekralata erdhi pasi mediat turke raportuan se një punonjës i konsulatës së SHBA-së në Stamboll, ishte mbajtur në burg nga një gjykatë, nën akuzën se kishte lidhje me grupin e mbështetur nga SHBA-ja, Fethullah Gulen.

SHBA: Uragani Nate ka arritur në Luizianë

Uragani i kategorisë 1, Nate, ka arrritur në lumin Misisipi, në skajin juglindor të shtetit amerikan, Luiziana.

Qendra Kombëtare e Uraganeve ka njoftuar mbrëmë se uragani ishte nisur për një pjesën veriore me shpejtësi prej 140 kilometrash në orë.

Përgjatë Bregut të Gjirit të Shteteve të Bashkuara është urdhëruar evakuim.

Konsiderohet se uragani nuk pritet ta godasë direkt qytetin, Nju-Orleans.

Raportohet se dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga vërshimet e gjëra në Amerikën Qendrore, pasi disa stuhi natyrore vdekjeprurëse i kanë goditur Karaibet, Meksikën dhe pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara.

Trumpi thotë se nuk do ta lëvizë ambasadën në Jerusalem

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një interviste televizive tha se tash për tash nuk do ta vazhdojë procesin e përkushtimit të tij për lëvizjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem.

Duke folur mbrëmë në programin televiziv të ish-guvernatorit republikan, Mike Huckabee, presidenti Trump tha se ai nuk do të punojë në planet për lëvizjen e ambasadës, që ishin konsideruar kundërthënëse, derisa të ketë përpjekje të reja për marrëveshjen paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

“Dëshiroj që kjo të ndodhë para se të mendoj për lëvizjen e ambasadës në Jerusalem”, tha Trump gjatë intervistës në rrjetin televiziv, TNB.

“Ne do të marrim vendim në një të ardhme jo të largët”, tha Trump.

Statusi i Jerusalemit është njëra prej çështjeve më të ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez.

Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Izraeli e ka aneksuar Jerusalem Lindor dhe e ka shpallur për kryeqytet, por kjo shpallje asnjëherë nuk është pranuar nga komuniteti ndërkombëtar. Shumica e shteteve i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit të kaluar, zoti Trump pat shprehur përkushtim për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe për ta lëvizur ambasadën amerikane në këtë qytet.

SHBA: Rusia t’i gjejë ideologët e vrasjes së gazetares Politkovskaya

Një grua duke vendosur lule në pllakën përkujtimore në vendin ku është vrarë gazetarja ruse Anna Politkovskaya

Departamenti amerikan i shtetit i ka bërë thirrje Rusisë që t’i gjej dhe dënojë ata që e kanë urdhëruar vrasjen e gazetares së njohur investigative ruse, Anna Politkovskaya, në vitin 2006.

Në kumtesën e mbrëmshme, një ditë para 11 vjetorit të vrasjes së gazetares Politkovskaya, zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, tha se raportimet e kësaj gazetareje “kanë vënë dritë në shkeljen e të drejtave të njeriut në Rusi dhe për vuajtjet e viktimave të luftës në rajonin e Kaukazit Verior”.

“Ne vazhdojmë të kërkojmë nga autoritetet e Rusisë që ta identifikojnë dhe dënojnë personin apo personat që urdhëruan, planifikuan dhe e financuan këtë krim të tmerrshëm”, tha Nauert.

Anna Politkovskaya, kritike e ashpër e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raportimet e së cilës e kanë zbuluar korrupsionin e nivelit të lartë në Rusi dhe abuzimet e të drejtave të njeriut në rajonin Çeçeni në Rusi, është vrarë më 7 tetor të vitit 2006, në ndërtesën ku banonte në Moskë.

Në vitin 2014, dy persona janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe dy të tjerë me burgim, për përfshirjen e tyre në këtë vrasje.

Por, të afërmit dhe kolegët e gazetares së vrarë thonë se drejtësia nuk do ta kryejë detyrën e saj, derisa ata që e urdhëruan vrasjen e saj të identifikohen dhe dënohen.

Meqë Politkovskaya ishte vrarë në ditën kur Putin e shënon ditëlindjen e tij, janë përhapur spekulime se vrasja e saj mund të ishte “dhuratë” për presidentin rus.

Pentagoni beson se kreu i ISIS-it është gjallë

“Inteligjenca amerikane vërtetoi se audio-regjistrimi që pohohej t’i përkiste Abu Bakr al-Bagdadit është i vërtetë”, tha Pahon

UASHINGTON – Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar se kanë analizuar dhe kanë verifikuar vërtetësinë e audio-regjistrimit që pohohej t’i përkiste kreut të organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr al-Bagdadi.

Zëdhënësi i Deskut të Lindjes së Mesme të Pentagonit, Eric Pahon, për AA tha se analizat e audo-regjistrimit tregojnë se Bagdadi ende është gjallë.

“Inteligjenca amerikane vërtetoi se audio-regjistrimi që pohohej t’i përkiste Abu Bakr al-Bagdadit është i vërtetë. Logjikisht, kjo tregon se Bagdadi të paktën ka jetuar deri në kohë të afërt, kur është bërë ky audio-regjistrim”, tha Pahon.

“Ne duam ta dimë vendin e tij më shumë se gjithkush”, shtoi Pahon, duke mos dhënë përgjigje në pyetjet nëse inteligjenca amerikane ka verifikuar se nga ku është marrë audio-regjistrimi.

Zhvillimi në fjalë vjen pasi muajin e kaluar u publikua një audio-regjistrim prej 46 minutash, për të cilin pohohej t’i përkiste Bagdadit. Personi që fliste në regjistrim përmendte disa zhvillime të fundit, duke shkaktuar komente se regjistrimi në fjalë nuk është i vjetër.

Pas kësaj, Pentagoni njoftoi se do të analizojë audio-regjistrimin.

Personi në regjistrim fliste edhe për kërcënimet e Koresë së Veriut ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë dhe për takimet për gjetjen e zgjidhjes së krizës siriane në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, të kryesuara nga Turqia, Irani dhe Rusia.

Personi po ashtu u bënte thirrje pjesëtarëve të organizatës për rritjen e sulmeve terroriste në qytetet perëndimore, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve dhe bombardimeve ndaj DEASH-it.

Më herët, Rusia kishte pohuar se ka vrarë Bagdadin në një sulm në muajin korrik.

Ndërkaq, Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Siri, duke u bazuar në të dhëna nga burime të DEASH-it, kishte theksuar se kanë verifikuar vdekjen e Bagdadit.

Raportohet se hakerët rusë kanë vjedhur materiale sekrete nga NSA

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Mike Rogers.

Mediat raportojnë se hakerët e mbështetur nga qeveria ruse, vodhën materiale shumë të rëndësishme të spiunazhit të SHBA-së, pasi një kontraktues i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i kishte vendosur materialet në kompjuterin e tij në shtëpi.

Autoritetet e SHBA-së, besojnë se vjedhja e supozuar, së pari e raportuar nga Wall Street Journal, mund të jetë kryer duke shfrytëzuar souftuerin antivirus të krijuar nga kompania me bazë në Moskë, Kaspersky Lab.

Uashtingtoni muajin e kalura i ndaloi agjencitë federale të Shteteve të Bashkuara që të përdorin produketet e Kasperskyt, duke konkluduar për “lidhje të dyshimta në mes të zyrtarëve të Kasperksit dhe inteligjencës ruse dhe agjencive tjera qeveritare”.

Kremlini ka dënuar këtë ndalim dhe themeluesi i kompanisë Eugen Kaspersky, vazhdimisht ka mohuar se kompania e tij ka lidhje me inteligjencën ruse.

Raportet mbi vjedhjen e dyshuar të NSA thanë se hakerët u kanë dhënë informata Rusisë, se si agjencia e spiunazhit amerikan shkel rrjete të huaja dhe mbron vetën nga sulmet kibernetike.

NSA nuk ka komentuar mbi këto raportime.

SHBA: Pesë ish-presidentë në koncertin për ndihmë të viktimave të uraganit

Ish-presidentët amerikanë Barack Obama (i pari majtas), George W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush (në karrocë) dhe Jimmy Carter

Të gjithë ish-pesë presidentët amerikanë, që janë gjallë, parashihet të marrin pjesë në një koncert në një universitet në Teksas, për t’i ndihmuar viktimat e uraganit. Koncerti do të mbahet më 21 të këtij muaji.

Në kumtesën e mbrëmshme, theksohet se Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush dhe Jimmy Carter, do të paraqiten së bashku në koncertin në Universitetin A&M në Teksas.

Me këtë koncert do të tubohen fonde për viktimat e stuhive natyrore, që e kanë goditur pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara dhe rajonin e Karaibeve.

Kjo shpallje u bë nga Libraria e Fondacionit Presidencial, George H.W. Bush, ku, po ashtu, theksohet se “të gjitha shitjet e biletave dhe të ardhurat e tjera” do të përdoren për ripërtritjet nga shkatërrimet e shkaktuara nga stuhitë në Teksas, Floridë dhe në Karaibe, përfshirë territorin amerikan, Porto-Riko.

Në Teksas jeton familja Bush, nga e cila George H.W. dhe djali i tij, ishin presidentë të Shteteve të Bashkuara.

I dërguari amerikan takohet në Beograd me ndihmësin e Kremlinit

Kurt Volker (djathtas) dhe Vladislav Surkov

Kurt Volker, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për përpjekjet për ndaljen e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës, tha se do të takohet me ndihmësin e Kremlinit, Vladislav Surkov, në kryeqytetin Beograd në Serbi.

“Ne do të takohemi me kolegun rus më 7 tetor në Beograd për të diskutuar se si ta shpejtojmë implementimin e marrëveshjes së Minskut dhe ta ripërtrijmë integritetin territoril të Ukrainës”, ka shkruar sot herët në mëngjes zoti Volker në rrjetin Twitter.

Ky do të jetë takimi i dytë ndërmjet amerikanit Kurt Volker dhe Vladislav Surkovit, që është përfaqësues i presidentit të Rusisë, Vladislav Surkov, për konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

Warner: rusët kanë siguruar dokumente gjatë zgjedhjeve

Kryetari demokrat i Komisionit të Zbulimit të Senatit thotë se “ekziston një konsensus i gjerë” se rusët kanë siguruar përmes hakerimit dokumente politike dhe e kanë bërë të njohur informacionin e siguruar, në përpjekje për të patur ndikim tek zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Senatori i Virxhinias Mark Warner i bëri këto komente në një konferencë shtypi që tha të mërkurën lidhur me hetimin që po zhvillon Komisioni i Senatit për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Konferencën e shtypi senatori demokrat e dha së bashku me Kryetarin republikan të Komisionit, senatorin republikan të Karolinës së Veriut, Richard Burr.

Komisioni i Zbulimit i Senatit është njëri prej disa komisioneve që janë duke zhvilluar hetime lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara dhe për mundësinë e bashkëpunimit mes Rusisë dhe anëtarëve të ekipit të fushatës së zotit Trump.

Senatori Warner tha se përpjekja e Rusisë për të patur ndikim tek zgjedhjet amerikane, po ashtu përfshin edhe disa përpjekje për të testuar dobësitë e sistemeve zgjedhore të 21 shteteve amerikane.

Senatori Burr tha se Rusia nuk ka mundur të ndikojë në procesin e numërimit të votave. Ai tha se Komisioni i Senatit është duke e vazhduar hetimin lidhur me mundësinë e bashkëpunimit të ekipit të zotit Trump me Rusinë gjatë fushatës elektorale, por ai shtoi se ende nuk ka ka një përfundim të qartë për atë që ka ndodhur.

Senatori demokrat Mark Warner tha se qeveria federale duhe të mbajë “një qëndrim më agresiv” lidhur me ndërhyrjen ruse, meqenëse hetimi i deritanishëm ka treguar për depërtimin rus në sistemet elektorale të 21 shteteve amerikane.

Megjithëse senatori republikan Burr theksoi se hetimi ende nuk ka arritur në konkluzione, ai tha se beson që komisioni nuk mund të presë derisa të përfundojë i gjithë hetimi. Ai tha se publiku duhet ta dijë se Rusia mund të ndërhyrë përsëri.

Shumica e ekipit të sigurisë kombëtare të presidentit Trump bie dakord me përfundimin e komunitetit të zbulimit se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit të kaluar në favor të tij. Por Presidenti nuk ka thënë se ai u beson atyre.

Gjatë hetimit, anëtarët e komisionit si dhe stafi i hetuesve kanë zhvilluar kryesisht intervista me dyer të mbyllura me disa anëtarë të rrethit të ngushtë të presidentit dhe komunitetit të zbulimit.

CIA: Kim Jong Un nuk është i çmendur

Pavarësisht provokimeve të tij të vazhdueshme dhe gatishmërisë për t’u angazhuar në retorikë të nxehtë, zyrtarët e lartë të zbulimit amerikan thonë se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk është i çmendur.

“Kim Jong Un është një aktor shumë racional,” tha të mërkurën zëvendësndihmës drejtorja e Qendrës së Misionit të Koresë në Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.

“Me përjashtim të retorikës agresive, Kim Jong Un nuk ka dëshirë të përballet me forcat e komandës së përbashkët (të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut)”, tha Yong Suk Lee në një konferencë për zbulimin në Uashington, të organizuar nga CIA.

“Kim Jong Un dëshiron atë që të gjithë sundimtarët autoritarë duan, të qeverisë për një kohë të gjatë dhe të vdesë paqësisht në shtratin e tij”, tha zonja Lee.

Vlerësimi i agjencive të zbulimit duket se është në kundërshtim me retorikën që përdoret nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në një seri mesazhesh në Twitter, Presidenti Trump e ka quajtur udhëheqësin e Koresë së Veriut një “njeri të vogël raketash” dhe në një mesazh të postuar muajin e kaluar, ai tha se Kim është “padyshim një njeri i çmendur”.

Megjithatë, zonja Lee dhe zyrtarë të tjerë të CIA-s besojnë se ka pasur një “qëllim të caktuar” në mënyrën se si udhëheqësi i Koresë së Veriut po vepron në skenën botërore.

Tillersoni mohon zërat se ka qenë në prag të dorëheqjes

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson hodhi poshtë njoftimet se ai ishte në prag të dorëheqjes.

“Nënpresidentit kurrë nuk i është dashur të më bindë që të qëndroj në këtë post, sepse asnjëherë nuk kam menduar të largohem nga kjo detyrë,” tha zoti Tillerson.

Ai e bëri deklaratën për gazetarët të mërkurën, të njëjtën ditë në të cilën televizioni NBC News njoftoi se para pak kohësh sekretari ishte “në prag” të dorëheqjes, pas disa muaj tensionesh me presidentin Donald Trump dhe se kishte mbetur në post vetëm me nxitjen e nënpresidentit Mike Pence.

Në njoftim thuhej gjithashtu se zoti Tillerson e kishte quajtur presidentin Trump “idiot” pas një takimi me zyrtarë të tjerë të lartë në Pentagon në muajin korrik.

I pyetur mbi komentet e sotme, zoti Tillerson tha se nuk do të merrej me “vogëlsira pa kuptim”. Ai vlerësoi presidentin Trump dhe synimet e tij të politikës së jashtme, që ai tha se “thyejnë kornizat” e asaj që është e arritshme.

Presidenti Trump po ashtu komentoi në Twitter të mërkurën, duke thënë se “lajmet e NBC-së janë të rreme”.

Njoftimi i televizionit NBC News dhe deklarata e zotit Tillerson vijnë vetëm pak ditë pasi presidenti Trump bëri komente që mesa duket e vinin në pozitë të vështirë diplomatin e tij të lartë, duke thënë se Tillerson po “e humb kohën kot” duke u përpjekur të negociojë me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Në një seri komentesh, presidenti shkruante: “Kurseji energjitë Rex, ne do të bëjmë atë që duhet bërë!”

Të shtunën në Pekin, zoti Tillerson pohoi se Shtetet e Bashkuara kanë kanale të drejtpërdrejta diplomatike përmes të cilave do të negocionin me Phenianin lidhur me provat bërthamore dhe ato balistike të Koresë së Veriut.

E pyetur nga gazetarët, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha këtë javë se presidenti ka besim tek zoti Tillerson.

Ky ishte një tjetër incident në tensionet që thuhet se ka patur midis sekretarit Tillerson dhe presidentit Trump, pavarësisht mohimeve të përsëritura nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump sot në Las Vegas

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkon sot në Las Vegas, ndërkohë që hetuesit e atjeshëm vazhdojnë përpjekjet për të kuptuar motivin se përse një person i armatosur hapi zjarr mbi turmën që po ndiqte një festival muzikor.

Stephen Paddock shtiu nga kati i 32 i një hoteli, duke vrarë të paktën 58 vetë dhe pastaj veten.

Autoritetet shpresojnë se e dashura e personit në fjalë do të mund të ndihmojë në hetimin e tyre. Marilou Danley ishte në Filipine në kohën e sulmit dhe u kthye në Shtetet e Bashkuara të martën vonë.

Ajo u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit nga agjentët e FBI-së. Sheriffi i zonës së Las Vegasit, Joseph Lombardo, tha se Marilou Danley duket se është person me interes për hetimet.

Sheriffi nuk komentoi mbi njoftimet se Paddock kishte dërguar në mënyrë elektronike në Filipine rreth 100 mijë dollarë pak para masakrës, por është e paqartë se për kë ishin dërguar paratë.

Hetuesit nuk kanë arritur të kuptojnë se përse Paddock, person në gjendje të mirë financiare dhe pa të dhëna kriminale apo lidhje politike ose fetare, qëlloi mbi turmën duke shkaktuar masakrën.

Sherifi dha disa hollësi rreth asaj që hetuesit kanë mundur të gjejnë deri tani.

SHBA, tre uraganet shkaktuan mbi 260 miliardë dollarë humbje

Uraganet Harvey, Irma dhe Maria i kanë kushtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) më shumë se 260 miliardë dollarë në shkatërrim dhe humbje të prodhimit ekonomik, tregojnë të dhënat që Anadolu Agency (AA) përpiloi të mërkurën.

Uragani Harvey, i cili goditi shtetin federal amerikan të Teksasit në gusht, ka kushtuar 87 miliardë dollarë në dëmtim të pronave dhe 10 miliardë dollarë humbje të prodhimit ekonomik, treguan të dhënat nga analiza e kompanisë Moody’s Analytics.

Sipas të dhënave, Uragani Irma, që ndikoi në shtetin e Floridës në fillim të shtatorit, shkaktoi shkatërrime në vlerë prej 56.5 miliardë dollarë dhe 14 miliardë dollarë në humbje të prodhimit.

Ndërkaq, Uragani Maria, i cili goditi Porto Rikon, shkaktoi dëm të pronave në vlerë prej 55 miliardë dollarë dhe 40 miliardë dollarë humbje të prodhimit ekonomik.

Kjo solli koston totale të tre uraganeve në 262.5 miliardë dollarë, apo rreth 1.4 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të SHBA-ve, i cili vitin e kaluar arriti në 18.5 trilionë dollarë.

Kompania e shërbimeve meteorologjike AccuWeather, në anën tjetër, tha më 11 shtator se ka parashikuar që uraganet Harvey dhe Irma do të kushtonin 290 miliardë dollarë.

Ndërsa Uragani Katrina në gusht të vitit 2005 arriti një kosto totale prej 174.5 miliardë dollarësh, uragani Sandy në tetor të vitit 2012 i kushtoi ekonomisë amerikane 73 miliardë dollarë, treguan të dhënat e Moody’s Analytics.

Prodhimi i naftës bie në masë të konsiderueshme

Tre uraganet e fundit kishin një ndikim negativ në ekonomitë e shteteve federale.

Ndërkohë që Florida dhe Porto Riko u përballën me pengesa në turizëm dhe sektorin e shërbimeve, Teksasi gati e kishte të mbyllur industrinë e naftës.

Gjatë stuhisë Harvey në Teksas, prodhimi i naftës u zvogëlua, derisa shumica e puseve dhe rafinerive ndaluan veprimtarinë e tyre, gjë që gjithashtu ndikoi negativisht në sektorin e naftës në SHBA.

Uragani Harvey shkaktoi ndërprerjen 20 deri në 25 përqind të kapacatitetit rafinues të SHBA-ve.

Parashikimi i rritjes u ul

Tre uraganet gjithashtu kishin një ndikim negativ në parashikimin e rritjes së ekonomisë amerikane.

Kompania bankare e investimeve globale Goldman Sachs tha më 9 shtator se ka ulur parashikimin e rritjes së tremujorit të tretë të ekonomisë amerikane në 2 për qind nga 2.8 për qind.

“Presim zvarritje të rëndësishme në treguesit kryesorë të rritjes gjatë dy muajve të ardhshëm”, tha firma bankare në deklaratën e saj.

Sistemi i Rezervave Federale, megjithatë, tha se nuk pret që uraganet të kenë shumë ndikim në rritjen ekonomike të SHBA-ve në periudhë afatmesme.

“Uraganet Harvey, Irma dhe Maria kanë shkatërruar shumë komunitete, duke shkaktuar vështirësi të mëdha”, tha Komiteti Federal i Tregut të Hapur (FOMC) në përfundim të takimit të tij dy-ditor më 20 shtator.

“Dëmet nga stuhitë dhe rindërtimi do të ndikojnë në aktivitetin ekonomik në afat të shkurtër, por përvoja e kaluar tregon se stuhitë nuk kanë gjasa të ndryshojnë materialisht rrjedhën e ekonomisë kombëtare në periudhë afatmesme”, thuhej në deklaratën e FOMC-së.

Presidenti i Rezervave Federale të New York-ut, William Dudley tha më 8 shtator se uraganet do të nxisin ekonominë amerikane.

“Këto efekte të uraganave kanë tendencë të jenë kaluese. Efekti afatgjatë i këtyre fatkeqësive, për fat të keq, është që në të vërtetë ai rrit aktivitetin ekonomik, sepse ju duhet të rindërtoni të gjitha gjërat që janë dëmtuar nga stuhitë”, tha Dudley në një intervistë për CNBC.

63.5 milionë dollarë dëmshpërblim nga Irani për ish-marinsin amerikan

Ish-marinsi amerikan me origjinë iraniane, Amir Hekmati.

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara, ka urdhëruar qeverinë e Iranit, të paguajë 63.5 milionë dollarë ish-marinsit amerikan, Amir Hekmati i cili ishte mbajtur në burgjet iraniane për katër vite.

Gjykatësja e qarkut, Ellen Huvelle, vendosi në favor të 33 vjeçarit me origjinë iraniane, Hekmati, pasi Irani nuk arriti t’i përgjigjej ankesës.

Hekmati ishte ndaluar në gusht të vitit 2011, pasi ai ishte kthyer në Iran për të vizituar familjen e tij.

Ai ishte akuzuar për spiunazh dhe i ishte shqiptuar dënim me vdekje. Dënimi ishte hedhur poshtë më vonë, nga Gjykata Supreme e Iranit dhe ai u dënua me 10 vjet burgim.

Hekmati ishte liruar në janar të vitit 2016 së bashku me disa të burgosur tjerë amerikanë, pasi Uashingtoni kishte falur dhe liruar shtatë iranianë.

Hekmati kishte paditur Iranin në vitin 2016, nën akuzën se ishte torturuar dhe mashtruar për të dhënë deklaratë të pavërtetë derisa ishte në Tehran.

Bashkë me Hekmatin, ishin liruar edhe gazetari i Washington Post, Jason Rezaian dhe dy amerikanë tjerë me origjinë iraniane.

FBI: Ende i paqartë motivi i sulmit në Las Vegas

Policia e Las Vegasit njoftoi se një 64 vjeçar qëlloi me armë mbi turmën në një koncert të muzikës country të dielën në mbrëmje. Sipas njoftimeve, janë vrarë të paktën 58 persona dhe mbi 515 të tjerë janë plagosur. Personi që shtiu vrau veten, sipas burimeve të policisë.

FBI-ja është angazhuar në hetime, në mbështetje të forcave lokale të rendit. Sipas FBI-së, autori i sulmit nuk ka patur lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Edhe CIA këshilloi të kihet kujdes dhe të mos nxirren përfundime të nxituara, pas një deklarate të bërë prej grupit Shteti Islamik i cili mori përgjegjësinë për tragjedinë në Las Vegas. Zëdhënësi i CIA-s Jonathan Liu tha se agjencitë amerikane të zbulimit janë në dijeni të pretendimit të ISIS-it. Por ai shtoi se njerëzit nuk duhet të nxitojnë për të gjykuar “para se të gjenden faktet”.

Shteti Islamik ka thënë se personi që shtiu, Stephen Paddock e kreu sulmin në emër të këtij rrjeti sepse kishte përqafuar fenë islame dhe kishte shprehur besnikëri ndaj kësaj organizate disa ditë më parë, por policia thotë se nuk ka asnjë sinjal, asnjë dëshmi që ai kishte kontakte me rrjete ndërkombëtare terroriste.

Forcat e rendit thonë se ende nuk kanë një shpjegim për këtë akt. Në fakt, personi në fjalë Stephen Paddock, nuk kishte pasur asnjë kontakt me forcat e rendit më parë. Sherifi i Las Vegasit Joseph Lombardo tha se janë kontrolluar të gjitha sistemet kompjuterike dhe se emri i tij nuk ka dalë asnjëherë në skenë. Ai as nuk ka qenë ndëshkuar ndonjëherë qoftë edhe ndonjë me gjobë trafiku rrugor. Polia ka zbuluar se ai ishte i dhënë pas kumarit, por motivi mbetet mister.

Forcat e policisë arritën të futen në banesën e tij sot dhe reagimi i tyre ishte habia që nuk gjetën asnjë të veçantë, asgjë të pazakontë që lidhej me këtë akt tronditës.

Sipas sherifit të Las Vegasit, policia kishte gjetur pak municion, por asgjë të përmasave dhe natyrës makabre të sulmit. Personi hapi zjarr nga kati 32 i Hotelit Mandalay Bay në Las Vegas, pasi theu xhamin e dritares së dhomës së Hotelit. Ai shtiu mbi turmën prej rreth 22 mijë njerëzish që kishte ardhur për të ndjekur koncertin.

Pamjet filmike nga vendi i ngjarjes në pjesën jugore të qytetit, e njohur si Las Vegas Strip, ku ndodhen hotelet dhe kazinotë më të famshme të qytetit, tregonin njerëzit që fshiheshin për t’u mbrojtur dhe vraponin duke bërtitur, ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtëna armësh.

“Të shtënat vazhdonin pa pushim. Kishte vetëm pauza të shkurtra. Por, dukej se vazhduan për rreth 20 minuta. Sapo krijohej një pauzë, vraponim dhe vetëm vraponim. Nuk isha e sigurtë nëse ishin realisht plumba, por njëri prej miqve tanë na tha se u godit dikush pranë nesh”, tregon Vanessa, vizitore nga Kalifornia.

Sherifi i policisë së Las Vegasit, Joseph Lombardo, u tha gazetarëve se sulmuesi ndodhej në katin e 32-të të kazinosë Mandala Bay, përballë vendit të ngjarjes.

“Mendojmë se ai është vendas. Nuk mundem t’jua them ende vendbanimin e tij, pasi po zhvillohet hetimi. Nuk dimë se në çfarë besonte”, tha sherifi Lombardo.

Autoritetet ishin gjithashtu në kërkim të një gruaje që mendohej se ishte shoqëruese e të dyshuarit 64-vjeçar, Stephen Paddock.

Ndër të vrarët janë edhe disa oficerë policie që po ndiqnin koncertin.

Ndërsa ngjarjet zhvilloheshin, njerëzit kërkuan strehim në hotelet e shumtë përgjatë distriktit turistik. Në zonë ndodhet edhe aeroporti ndërkombëtar i Las Vegasit, ku fluturimet u pezulluan.

Ylli i muzikës country, Jason Aldean, ishte duke kënduar në skenë kur filluan të shtënat. Disa orë më vonë, ai shkruajti në Instagram, duke e përshkruar momentin “të llahtarshëm”.

Arrin në 58 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Las Vegas

Policia e Las Vegasit njoftoi se një 64 vjeçar sulmoi me armë një koncert të muzikës country që po zhvillohej mbrëmjen e së dielës. Sipas njoftimeve, janë vrarë të paktën 58 persona dhe mbi 500 të tjerë janë plagosur. Personi që shtiu vrau veten dhe sipas burimeve të policisë ai nuk kishte lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.

Pamjet filmike nga vendi i ngjarjes në pjesën jugore të qytetit, e njohur si Las Vegas Strip, tregonin njerëzit që fshiheshin për t’u mbrojtur dhe vraponin duke bërtitur, ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtëna armësh.

“Të shtënat vazhdonin pa pushim. Kishte vetëm pauza të shkurtra. Por, dukej se vazhduan për rreth 20 minuta. Sapo krijohej një pauzë, vraponim dhe vetëm vraponim. Nuk isha e sigurtë nëse ishin realisht plumba, por njëri prej miqve tanë na tha se u godit dikush pranë nesh”, tregon Vanessa, vizitore nga Kalifornia.

Sherifi i policisë së Las Vegasit, Joseph Lombardo, u tha gazetarëve se sulmuesi ndodhej në katin e 32-të të kazinosë Mandala Bay, përballë vendit të ngjarjes.

“Mendojmë se ai është vendas. Nuk mundem t’jua them ende vendbanimin e tij, pasi po zhvillohet hetimi. Nuk dimë se në çfarë besonte”, tha sherifi Lombardo.

Autoritetet ishin gjithashtu në kërkim të një gruaje që mendohej se ishte shoqëruese e të dyshuarit 64-vjeçar, Stephen Paddock.

Ndër të vrarët janë edhe disa oficerë policie që po ndiqnin koncertin.

Ndërsa ngjarjet zhvilloheshin, njerëzit kërkuan strehim në hotelet e shumtë përgjatë distriktit turistik. Në zonë ndodhet edhe aeroporti ndërkombëtar i Las Vegasit, ku fluturimet u pezulluan.

Presidenti Donald Trump shkruajti në Twitter: “Ngushëllimet më të sinqerta për viktimat dhe familjet e sulmit të tmerrshëm në Las Vegas. Zoti ju bekoftë!”.

Ylli i muzikës country, Jason Aldean, ishte duke kënduar në skenë kur filluan të shtënat. Disa orë më vonë, ai shkruajti në Instagram, duke e përshkruar momentin “të llahtarshëm”.

Las Vegas , ISIS merr përsipër sulmin. Ja çfarë kishte ndodhur pak muaj më parë me agresorin

ISIS ka marrë përgjegjësinë për vrasjen më masive në historinë amerikane, atë në Las Vegas.

Agresori që vrau 50 e sa persona dhe lëndoi disa të tjerë ishte kthyer në islamik disa muaj më parë. Kështu të paktën raportojnë mediat e huaja pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shkruan ‘Panorama’.

Sulmi është kryer në krah të terroristëve të ISIS është bërë e ditur nga ky grup. ISIS ka marrë përgjegjësi të plotë për këtë sulm vdekjeprurës. Gjithsesi asnjë provë nuk është ofruar për të provuar këtë teori. Dy zyrtarë të lartë të SHBA-ve kanë thënë se nuk dihet shkaku ose nëse sulmi ka qenë me bazë terroriste.

Sulmi në Las Vegas – Kush është 64-vjeçari i masakrës, çfarë u gjet në dhomën e hotelit

Policia thotë se ka mbetur i vdekur autori i sulmit ne Las Vegas, qe shkakoi dhjetera viktima dhe mbi 200 te tjere te plagosur.

 

Mediat e huaja raportojne se ai eshte 64-vjeçari Stephen Paddock, i cili hapi zjarr në Festivalin 91 Harvest nga një dhomë në Hotelin e Mandalay Bay.

Policia po heton edhe nje gruas me emerin Mary Lou Danley, aziatike, e cila ka pasur lidhje me agresorin.

“Ajo qe dime per momentin eshte se banonin te nje shtepi”- thote policia.

Zyrtarët thonë se Paddock u qëllua dhe u vra, nderkohe qe ne dhomen e tij ne hotel iu gjet arsenal armesh te cilat i kishte perdorur gjate masakres.

Hetuesit tani po bastisin shtëpinë, nderkohe qe nje shok i tij po merret ne pyetje per te hedhur drite rreth sulmit.

Sherif Joseph Lombardo, i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas, tha se hetimet janë ende në vazhdim dhe policia ende nuk ka përcaktuar një motiv.

Polica e Las Vegasit eshte ne ndjekje te nje makine, Hyunday dhe nje Chrysler Pacific, regjistruar ne emrin e sulmuesit.

Amerikanët fitues të Çmimit Nobel në fushën e Mjeksisë

Tre hulumtues amerikanë janë nderuar me Çmimit Nobel në fushën e Mjeksisë, për zbulimet e tyre rreth ritmeve kardiake, funksionimit ditor të trupit të njeriut.

Fituesit janë, Jeffrey Hall, Michael Rosbach dhe Michal Young, njofton instituti, Karolinska, në Suedi.

Fituesit e Çmimeve në fushën e Fizikës, Kimisë dhe për Paqe do të bëhen të ditur gjatë javës.

Për fituesin e Çmimit në Ekonomi do të njoftohet javën e ardhshme.

Çmimi i shumë pritur është ai për Paqe, që do të prezantohet në kryeqytetin norvegjez, në Oslo.

Pritet që ky çmim të shpallet me 6 tetor.

Mbi 50 të vrarë në Las Vegas

Policia në Las Vegas, tha se të paktën 50 veta u vranë dhe mbi 200 u plagosën gjatë sulmit në një koncert të muzikës “country”.

Sherifi i Las Vegasit, Joseph Lombardo, u tha gazetarëve se sulmuesi ishte në katin e 32 -të kazinosë Mandalay Bay, përballë vendit ku mbahej koncerti prej nga videopamjet tregojnë njerëz që po vraponin për t’u strehuar e o klithnin derisa po dëgjohehdin breshëritë e të shtënave.

Sherifi Lombardo tha se policia vrau sulmuesin që ai i identifikoi si 64 vjeçarin Stephen Paddock, i cili besohet të ketë vepruar i vetëm.

Në mesin e të vrarëve janë edhe disa oficerë policie jashtë detyrës.

Sulmi në Las Vegas – Dy të vdekur, 24 të plagosur. Një i dyshuar gjendet i vrarë

Të paktën një person i armatosur raportohet se ka hapur zjarr në një festival muzikor në Las Vegas. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 (05:30 GMT) dhe ka njoftime për te pakten 2 viktima dhe 24 te plagosur.

sulmi

Policia ka këshilluar njerëzit që të shmangin zonën. Një zëdhënës i spitalit tha për mediat amerikane se së paku 24 vetë po trajtoheshin për plagë me armë zjarri.

Raportohet se nje person i dyshuar eshte gjetur i vdekur në katin e 32-të prane Mandalay Bay. Nuk ka ende konfirmime nese ai eshte sulmuesi, apo jo, por policia po vijon hetimet.

Video në mediat sociale tregojnë qindra njerëz që ikin nga skena nderkohe qe ne sfond degjohen te shtenat.

vrap

Ne vend ka prani te shtuar te forcave  te policise dhe eshte vendosur shiriti i sigurise.

vrap1

Trumpi kufizon numrin e refugjatëve në 45 mijë për vitin 2018

Në vitin fiskal 2016, SHBA ka pranuar afro 85 mijë refugjatë, ndërsa ish-presidenti Barack Obama donte ta rriste këtë shifër në 110 mijë në vitin 2017

UASHINGTON – Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në vitin fiskal 2018 do të lejojë që në vendin e tij të hyjnë maksimalisht 45 mijë refugjatë, që paraqet numrin më të vogël në dekadat e fundit.

Trump nënshkroi memorandumin dhe njoftoi vendimin mbrëmjen e së premtes. Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ka aplikuar një “qasje të përgjegjshme dhe humanitare” duke argumentur se reduktimi është i nevojshëm për të mundësuar kontroll më të detajuar të aplikantëve.

Në vitin fiskal 2016, Shtetet e Bashkuara pranuan 84 mijë e 995 refugjatë, ndërsa ish-presidenti Barack Obama donte ta rriste këtë shifër në 110 mijë në vitin 2017.

Trump vendosi kufizimin e migrimit në qendër të angazhimit të tij të politikës së jashtme.

Parashikohet që numri real i refugjatëve që do të shpërngulen në SHBA të jetë shumë më i ulët se 45 mijë. aa

Dunford: Ukrainës i duhet dhënë armatim vdekjeprurës për mbrojtje

Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, Joseph Dunford, tha mbrëmë se rekomandon që Shtëpia e Bardhë ta ndihmojë Ukrainën me armatim mbrojtës vdekjeprurës, në mënyrë që ajo të jetë në gjendje që më mirë ta mbrojë vetveten kundër çfarëdo avancimi të mundshëm të ardhshëm të Rusisë në këtë vend.

Gjenerali Dunford, mëtutje, në dëshminë e tij në Komitetin e Shërbimeve të armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, tha se propozimi i tij për këtë gjë është në pritje për vendim në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ish-presidenti, Barack Obama, e kanë ndihmuar Ukrainën me armatim ushtarak jovdekjeprurës, siç janë radarët dhe pajisje të tjera, por kanë refuzuar ta furnizojnë me ndihmë vdekjeprurëse, me të cilën do të mund të përshkallëzohej lufta me separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të këtij vendi.

Gjenerali Dunford tha se “sipas vlerësimit tim, nga perspektiva ushtarake, Ukrainës i duhen kapacitete shtesë për ta mbrojtur sovranitetin e saj”.

Gjashtë anëtarë të administratës Trump kanë përdorur emailin privat

Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

Së paku gjashtë anëtarë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump – në mesin e tyre dhëndrri dhe vajza, që të dy këshilltarë të tij – kanë përdorur emailet private për punë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, raportojnë mediat amerikane.

Dhëndrri i Trumpit, Jared Kushner, ka pranuar përmes avokatit se ka përdorur emailin privat në ditët e para të administratës.

Sipas gazetës New York Times, Ivanka Trump, këshilltarët e tjerë, Gary Cohn dhe Stephen Miller, si dhe ish-anëtarët e administratës, Steve Pannon dhe Reince Priebus, kanë përdorur po ashtu emailin privat për punë zyrtare.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka kritikuar vazhdmisht rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, për përdorimin e emailit privat gjatë kohës së ka qenë sekretare e shtetit.

Trump ka thënë se do ta burgoste Clintonin nga shqetësimet se mund t’i ketë keqpërdorur informacionet e klasifikuara.

Hetimet për këtë çështje janë mbyllur pa akuza.

Clinton tha se raportet se gjashtë zyrtarë të administratës Trump kanë përdorur emailet private për punë zyrtare janë “kulmi i hipokrizisë”.

Shtëpia e Bardhë: Pohimet për luftë kundër Koresë Veriore janë “Absurde”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhe, Sarah Sanders.

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pohimet e ministrit të Jashtëm të Koresë së Veriut që SHBA-ja i ka shpallur luftë Koresë së Veriut, këto pretendime u quajtën “absurde”.

Kjo deklaratë erdhi nga Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhe, Sarah Sanders, disa orë pasi diplomati verikorean tha se Phenjani ka të drejtë të mbrojë vetën dhe të sulmojë bombarduesit strategjik të SHBA-së.

“Ne nuk i kemi deklaruar luftë Koresë së Veriut. Sinqerisht, ky sugjerim është absurt”, ka thënë Sanders.

Ri Yong Ho, duke folur në Nju Jork, në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara,si përgjigjie ndaj SHBA-së, ai u ka thënë gazetarëve se “ të gjitha opsionet janë në tryezë” për Korenë e Veriut.

“Bota duhet të kujtojë se SHBA-ja ishte e para që i shpalli luftë vendit tonë”, ka thënë Ri.

Ri ka paralajmëruar se Phenjani ka të drejtën të sulmojë bombarduesti strategjik të SHBA-së, edhe nëse janë jashtë zonës ajrore të Koresë së Veriut.

Javën e kaluar, Trump e quajti liderin verikorean, Kim Jong Un-in “ të çmendur”, vetëm një ditë pasi Kim e quajti presidentin amerikan “ matuf i çmendur amerikan”.

Anketa: Shumica e amerikanëve mbështesin kthimin e DACA-s

Katër ndër pesë amerikanë mbështesin të drejtën e qëndrimin të përhershëm për emigrantët pa dokumenta që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, sipas një ankete të re të televizionit ABC News dhe gazetës Washington Post.

Të dhënat që tregojnë se 86 për qind e të anketuarve nga i gjithë spektri politik e mbështesin qëndrimin e tyre, vjen vetëm disa javë pasi administrate e Presidentit Donald Trump e shfuqizoi programin e quajtur DACA.

Sipas politikës së administratës së ish-Presidentit Obama, emigrantët pa dokumenta që ishin sjellë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, mund të merrnin autorizim për qëndrim që mund të ripërtërihej çdo dy vjet. DACA nuk parashikonte një rrugë për shtetësi, duke i lënë rreth 800 mijë përfituesit e asaj politike në një status gjysmë ligjor.

Anketa e së hënës tregonte gjithashtu se dy të tretat e amerikanëve duan që një marrëveshje e ngjashme me DACA-n të zbatohet paralelisht me masa më të forta kontrolli në kufi.

SHBA paralajmëron përshkallëzim të mundshëm nga shkaku i referendumit kurd në Irak

ERBIL – Ambasada e SHBA-ve në Bagdad paralajmëroi se mund të ketë një përshkallëzim të mundshëm të situatës në rajon në qoftë se Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut nesër do të mbajë referendumin “jokushtetues”.

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen zyrtare të Ambasadës thuhet: “Paralajmërojmë qytetarët e SHBA-ve në Irak në një përshkallëzim të mundshëm të situatës në rast të mbajtjes së referundimit të pavarësisë së Administratës Rajonale Kurde më 25 shtator”.

Kundër një situate të mundshme, në deklaratë thuhet se misioni diplomatik i SHBA-ve në Irak do të kufizohet dhe shtohet se “Sidomos qytetarët e SHBA-ve duhet t’iu shmangen udhëtimeve në rajonet e diskutueshme mes qeverisë qendrore të Irakut dhe rajonit të Kurdistanit”.

Vendimi i diskutueshëm për referendum i Administratës rajonale kurde në veri të Irakut

Kryetari i Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani pas një takimi të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor deklaroi se më 25 shtator do të organizojnë referendum, përfshirë Kirkukun dhe rajonet tjera të diskutueshme.

Ndërsa kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, pas shpalljes së referendumit nga Barzani tha se “Kjo nismë është në kundërshtim me kushtetutën dhe se nuk do të njihnin rezultatin”. Gjithashtu edhe Gjykata Federale e Irakut me të njëjtin arsyetim vendosi për ndalimin e referendumit duke e shpallur atë si të pavlefshëm.

SHBA ka paralajmëruar se është i rrezikshëm vendimi mbi referendumin i cili ka shkaktuar debate të mëdha dhe bëri thirrje që të anulohet menjëherë. aa

Trump: Irani punon me Korenë Veriore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se prova iraniane e raketës së re balistike, tregon se marrëveshja madhore atomike është e diskutueshme dhe se Irani bashkëpunon me Korenë Veriore.

“Irani posa e ka testuar raketën balistike me kapacitet për të arritur në Izrael. Ata po ashtu, punojnë me Korenë Veriore. Nuk ka mbetur shumë nga marrëveshja që e kemi!” ka shkruar mbrëmë vonë në rrjetin Twitter presidenti Trump.

Irani e ka testuar raketën përkundër vërejtjeve nga Uashingtoni.

Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, ka dhënë pamje të lansimit të raketës, Khorramshahr, që së pari ishte zbuluar në paradën ushtarake të profilit të lartë para dy ditësh, me të cilën është shënuar lufta e viteve të 80-ta ndërmjet Iranit dhe Irakut.

“Kjo është raketa e tretë iraniane me rreze të veprimit prej 2 mijë kilometrash”, u tha në raportin e transmetuesit.

Televizioni shtetëror iranian nuk tha se kur ishte kryer testi, megjithëqë zyrtarët iranianë thanë para dy ditësh se ajo do të provohej “së shpejti”.

Gjatë paradës ushtarake, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Teherani do ta vazhdoj programin e vet raketor dhe do t’i forcoj kapacitetet ushtarake iraniane, përkundër kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, që Irani ta ndal zhvillimin e “raketave të rrezikshme”.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 19 shtator, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar Iranin për mbështetje të terroristëve, ndërsa qeverinë iraniane e ka vlerësuar se është “diktaturë e korruptuar”.

Zoti Trump, po ashtu, ka kërkuar qëndrim më të ashpër kundër Iranit nga shtetet e tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se “ne nuk mund ta lejojmë regjimin vrasës të vazhdojë me aktivitete destabilizuese, derisa prodhon raketa të rrezikshme”.

Duke iu referuar marrëveshjes atomike të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në vitin 2015, Trump tha se Uashingtoni “nuk mund ta respektoj një marrëveshje, e cila shfrytëzohet si mbulesë për ndërtimin eventual të programit atomik”.

Në fjalimin e tij një ditë më vonë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti iranian, Hassan Rohani, u është përgjigjur komenteve të Trumpit, derisa fjalimin e presidentit amerikan e ka vlerësuar si “injorant, absurd dhe retorikë urrejtëse”.

Rohani tha se Irani nuk do të jetë pala e parë që do ta shkelte marrëveshjen atomike.

Nuk është e qartë nëse zoti Trump e ka marrë vendimin përfundimtar për të vazhduar të veproj në harmoni me marrëveshjen atomike me Teheranin, sipas së cilës Irani është pajtuar për t’i kufizuar aktivitetet e veta bërthamore, në këmbim për tërheqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Administrata e Trumpit dy herë ka certifikuar se Irani po bashkëpunon me marrëveshjen, duke i respektuar obligimet e veta të parapara me këtë dokument.

Por, administrata amerikane, po ashtu, ka thënë se programi raketor iranian paraqet shkelje të frymës së marrëveshjes atomike.

Pritet që më 15 tetor, Uashingtoni do të shpall nëse konsideron se Irani ende po e respekton marrëveshjen.

Nënshkruesit e tjerë të kësaj marrëveshjeje janë Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.

Uashingtoni ka imponuar sanksione të njëanshme kundër Iranit, duke thënë se testet e raketave balistike paraqesin shkelje të rezolutës së OKB-së, me të cilën mbështetet marrëveshja atomike dhe i bën thirrje Iranit që të mos ndërmerr aktivitete të ndërlidhura me raketa balistike, me kapacitet për të bartur armatim atomik.

Irani këmbëngul se programi i tij raketor nuk paraqet shkelje të rezolutës së OKB-së, pasi raketat nuk janë të parapara për bartje të armatimit atomik.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

SHBA kërkon të rinegociohet marrëveshja bërthamore me Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se shpreson se Irani do të pajtohet për t’i negociuar ndryshimet që i kërkon SHBA-ja në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, pavarësisht kundërshtimeve nga presidenti i Iranit për bisedime të reja.

Në një konferencë për media, pas takimit në Kombet e Bashkuara me palë të tjera të marrëveshjes , Tillerson për herë të dytë veçoi klauzolat e marrëveshjes, të cilat u japin fund kufizimeve të aktiviteteve bërthamore të Iranit – të tilla si pasurimi i uraniumit – në vitin 2025. Këto kufizime janë vënë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve kundër Iranit.

Tillerson tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do që këto klauzola të rienegociohen.

Por, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, kujtoi vështirësitë në arritjen e marrëveshjes komplekse, e cila, përveç SHBA-së dhe Republikës Islamike, ka përfshirë Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën dhe Britaninë.

“Është një marrëveshje që ka marrë mbi dy vjet negociata mbi çdo fjalë dhe fjali”, tha Rohani për gazetarët në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Kemi arritur të pajtohemi për data dhe afate të pranueshme reciprokisht. Prandaj, kjo marrëveshje nuk është diçka që mund ta prekni. Nëse nxirrni një tullë të vetme, e gjithë ndërtesa do të shembet”, tha Rohani.

Edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se dëshiron të rihapë negociatat për klauzolat skaduese dhe të përpiqet të ndërmjetësojë mosmarrëveshjet e tjera midis SHBA-së dhe Iranit.

Por, shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se kundërshton rihapjen e negociatave për marrëveshjen. Ajo tha se marrëveshja “po funksionon” dhe se BE-ja “do të sigurojë që ajo të vazhdojë”.

Rohani tha se kërcënimet e vazhdueshme të administratës Trump për të braktisur marrëveshjen, tregojnë se asaj nuk mund t’i besohet.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Marrëveshja bërthamore është negociuar fillimisht nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

“Një qeveri amerikane që zgjedh të shkelë angazhimet e saj ligjore ndërkombëtare… Bisedimet me një qeveri të tillë do të ishin humbje kohe”, tha presidenti iranian.

Rohani tha se, në çdo rast, Trump së pari duhet të kërkojë falje për akuzat “jashtëzakonisht ofenduese” dhe “të pabaza” se Teherani është një “diktaturë e korruptuar” dhe “regjim vrasës”.

Trump, qysh përpara se të merrte detyrën e presidentit në muajin janar, ka thënë se marrëveshja bërthamore me Iranin është ujdia më e keqe që ka dëgjuar ndonjëherë.

Në fjalimin e parë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të mbajtur të martën, Trump tha se bota duhet t’i kundërvihet Iranit, i cili “minon paqen në të gjithë Lindjen e Mesme”.

Përgatiti: Valona Tela

Send this to a friend