VOAL

VOAL

Ushtria amerikane publikon videon e operacionit ndaj al-Baghdadit

Tri ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump u ngjit në podiumin e Shtëpisë së Bardhë për t’i thënë botës se më në fund kishte vdekur udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, zyrtarët ushtarakë i mundësuan publikut një kundrim të operacionit që u zhvillua në terren.

Pesë video bardhë e zi të marra nga dronët, tregojnë se si helikopterët asgjësojnë një grup personash që qëllonin ndaj forcave speciale amerikane, të cilat po afroheshin në rrugë ajrore. Sapo prekën në tokë, forcat amerikane u bënë thirrje të dorëzoheshin personave brenda godinës.

Në përfundim të aksionit, videoja tregon avionët amerikanë që nëpërmjet predhave të precizionit të lartë e shndërrojnë zonën në rrënoja.

Megjithatë, në pamjet e publikuara nuk tregohen momentet e fundit të udhëheqësit terrorist. zëri i amerikës

2 diplomatë amerikanë: Trump e shihte Ukrainën si të korruptuar

Ken Bredemeier

Dy diplomatë amerikanë të karrierës i thanë të mërkurën komisioneve që po hetojnë për procesin e shkarkimit të Presidentit se Donald Trumpi kishte një pikëpamje thellësisht negative për Ukrainën si një vend i korruptuar gjë që ndërlikoi përpjekjet diplomatike për të forcuar marrëdhëniet e Uashingtonit me Kievin dhe mbështetjen në luftën e këtij të fundit kundër separatistëve rusë në pjesën lindore të vendit.

Catherine Croft, e cila ka punuar si eksperte për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, dëshmoi para hetuesve të Kongresit se në vitin 2017 ajo punoi për planin e presidentit Trump për t’i siguruar Ukrainës një sistem raketash anti-tank dhe gjithashtu organizoi takimin e tij me Presidentin ukrainas Presidenti Petro Poroshenko në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Përgjatë punës, kam dëgjuar – direkt dhe indirekt – Presidenti Trump e ka përshkruar Ukrainën si një vend të korruptuar,” thotë ajo në dëshminë e përgatitur.

Gjatë kohës së saj si ndihmëse e sigurisë kombëtare, zonja Croft gjithashtu tha se ajo kishte marrë telefonata të shumta të pashpjegueshme nga Robert Livingston, një ish-ligjvënës republikan amerikan i kthyer në lobist, ku i thoshte asaj se Marie Yovanovitch, ambasadorja amerikan në Ukrainë, duhet të pushohej nga puna. Ajo tha se zoti Livingston e cilësoi ambasadoren Yovanovitch si një “mbështetëse të Obamës” dhe “të lidhur me George Soros”, një përkrahës i njohur i kauzave liberale dhe demokratëve amerikanë kundër Presidentit Trump.

“Nuk ishte e qartë për mua në atë kohë, dhe as tani – në drejtimin e kujt ose me shpenzimet e kujt zoti Livingston po kërkonte largimin e ambasadores Yovanovitch”, tha zonja Croft.

Akuzat

Administrata Trump në fillim të këtij viti thirri ambasadoren Yovanovitch nga Ukraina, disa muaj para se të përfundonte mandati i saj dhe e shkarkoi atë. Ajo i ka thënë komisioneve hetimore për shkarkimin e Presidentit se u pushua nga puna për shkak të “pretendimeve të pabaza dhe të rreme nga njerëzit me motive të dyshimta”.

Mbarëvajtja e diskutimeve të presidentit me Ukrainën është në qendër të hetimit të nisur nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët për shkarkimin e tij – në se pezullimi i përkohshëm i 391 milion dollarëve ndihma ushtarake për Ukrainën u bë derisa ai mori miratimin për hetime për ta ndihmuar atë politikisht.

Ligjvënësit po shqyrtojnë kërkesën e Presidentit Trump në fund të korrikur drejtuar presidentit aktual të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, që ai të fillonte hetimet për çdo përfshirje që Ukraina kishte në përpjekje për të penguar zgjedhjen e tij në vitin 2016 dhe të hetonte veprimet e një prej sfiduesve kryesorë të demokratëve të vitit 2020, ish-nënpresidentit Joe Biden, dhe punën e djalit të tij, Hunter Biden, si anëtar i bordit të Burismas, një kompani ukrainase e gazit natyror.

Trump e ka cilësuar thirrjen me Presidentin Zelenskiy si “perfekte”, dhe mohoi se ekzistonte një quid pro quo – ndihmën ushtarake për Kievin në këmbim të hetimeve politike.

Christopher Anderson

Një diplomat i dytë i karrierës, Christopher Anderson, dëshmoi të mërkurën se në fund të vitit të kaluar kur Rusia përshkallëzoi konfliktin me Kievin duke kapur anije ushtarake të Ukrainës që shkonin drejt një porti ukrainas në Detin e Azovit, kolegët e tij në Departamentin e Shtetit “përgatitën shpejt një deklaratë që dënonte Rusinë , “por se “zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë bllokuan publikimin e saj”.

Në një episod tjetër, zoti Anderson tha se ai dhe të tjerë diplomatë mbështetën përpjekjet për ta bërë Shtëpinë e Bardhë të përmirësonte marrëdhëniet me Ukrainën. Por zoti Anderson tha se ai ishte “paralajmëruar” nga Këshilltari i atëhershëm i Sigurimit Kombëtar John Bolton se avokati personal i Presidentit Trump, Rudy Giuliani, i cili ishte deleguar nga Trump për të mbikëqyrur çështjet e Ukrainës, “ishte zëri kryesor i presidentit në Ukrainë, i cili mund të ishte një pengesë për rritjen e angazhimit të Shtëpisë së Bardhë “.

Në Twitter, Trump vazhdoi të sulmojë hetimin e impeachment.

Rezoluta për gjenocidin ndaj armenëve rrit tensionet SHBA-Turqi

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar me shumicë votash një rezolutë, që e njeh si gjenocid masakrën ndaj armenëve në Perandorinë Osmane në fillim të shekullit të 20-të.

Kjo masë provokoi zemërim në Turqi.

Dhoma e miratoi rezolutën jodetyruese, më 29 tetor, me një votim prej 405 votash pro dhe 11 kundër.

Votimi vjen në kohën kur marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara, për shkak të Sirisë.

Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se ajo ishte e nderuar të bashkohej me kolegët e saj “në përkujtimin solemn të një prej mizorive të mëdha të shekullit të 20-të, vrasjen sistematike të më shumë se 1.5 milion burrave, grave dhe fëmijëve armenë nga Perandoria Osmane”.

Në vitin 2017, presidenti i amerikan Donald Trump kritikoi vrasjet e armenëve në shekullin e 20-të dhe tha se kjo ngjarje ishte “një nga mizoritë më të këqija të atij shekulli”, por ai nuk e përdori fjalën gjenocid.

Para se të zgjidhej në vitin 2008, ish-presidenti amerikan, Barack Obama ishte zotuar të njohë gjenocidin ndaj armenëve, por përfundimisht nuk e bëri këtë gjatë dy mandateve të tij në detyrë.

Por, përfaqësuesja demokrate Nancy Pelosi, në fjalimin e saj, tha se e vërteta e “krimit tronditës” është mohuar shumë shpesh.

“Sot, le të themi qartë faktet për t’u përfshirë përgjithmonë në procesverbalin e Kongresit: barbaria e kryer kundër popullit armen ishte një gjenocid”, tha Pelosi.

Aram S. Hamparian, drejtori ekzekutiv i Komitetit Kombëtar armen të Amerikës me qendër në Uashington, e quajti miratimin një “kundërshtim absolut” të pretendimeve të Stambollit.

“Turqia e di se nëse SHBA-ja nuk është bashkëpunëtore në mohimin e tyre, atëherë ai mohim nuk është i qëndrueshme”, i tha Radios Evropa e Lirë, Aram Hamparian.

Rezoluta u prezantua nga Adam Schiff, një demokrat nga Kalifornia, vend ky në të cilin ka një popullsi të madhe armene. Rezoluta duhet të kalojë edhe në Senat.

Reagimet nga Armenia dhe Turqia

Kryeministri armen, Nikol Pashinian përshëndeti rezolutën, duke e cilësuar atë “një hap të guximshëm drejt shërbimit të së vërtetës dhe drejtësisë historike”.

“1915 kurrë më” është një nga pankartat që kishin mbajtur protestuesit armenë gjatë një proteste në Strasburg.

Pashinian tha se masa “ofron rehati për miliona pasardhës të të mbijetuarve nga gjenocidi armen” dhe vlerësoi përpjekjet e armeno-amerikanëve, duke thënë se “aktivizmi dhe këmbëngulja vetëmohuese e të cilëve ishin forca lëvizëse dhe frymëzimi pas votimit historik të rezolutës”.

Turqia paralajmëroi se rezoluta amerikane rrezikon të dëmtojë lidhjet “në një kohë jashtëzakonisht të brishtë” për sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale.

“Si një hap i pakuptimtë politik, adresuesit e kësaj rezolute janë lobi armen dhe grupet anti-Turqi”, tha Ministria e Jashtme përmes një deklarate.

Përmes një reagimi tjetër, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu kritikoi rezolutën, duke e quajtur atë “hakmarrje” për operacionin e Turqisë në veri të Sirisë në fillim të këtij muaji.

Forcat turke më 9 shtator sulmuan luftëtarët kurdë në veri të Sirisë, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni.

Uashingtoni dënoi menjëherë operacionin ushtarak të Ankarasë.

Ligjvënësit amerikanë nuk u ndalen vetëm me rezolutën që njeh gjenocidin ndaj armenëve.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi sanksione kundër Turqisë për veprimet e saj në Siri.

Mbështetur nga demokratët dhe republikanët, legjislacioni i bën thirrje presidentin amerikan Donald Trump të vendosë sanksione ndaj Turqisë.

Të dyja masat – fati i të cilave në Senat është i paqartë – erdhën në ditën kur Turqia shënoi festën e saj kombëtare.

Çështja armene dhe Turqia

Turqit osmanë vranë dhe dëbuan rreth 1.5 milion armenë, një pakicë e krishterë në Perandorinë kryesisht myslimane, gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Parë Botërore.

Shumë historianë dhe disa vende të tjerë e konsiderojnë masakrën si gjenocid.

Disa aktivistë për të drejtat e njeriut në Turqi mbajnë në duar portretet e intelektualëve armenë që ishin deportuar më 1915.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka kundërshtuar një përcaktim të tillë, duke pretenduar se vdekjet ishin më shumë rezultat i grindjeve civile sesa një përpjekje e planifikuar e Qeverisë osmane për të asgjësuar armenët.

Turqia gjithashtu pretendon se më pak armenë vdiqën sesa ishte raportuar.

Armenia thotë se vrasja masive është një nga shembujt e parë të gjenocidit në historinë moderne, përpara Holokaustit të kryer nga Gjermania naziste kundër më shumë se 6 milionë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Yuri Kim: Do të nxis udhëheqësit e Shqipërisë të zgjidhin ngërçin

Yuri Kim, e emëruar si ambasadore e SHBA në Shqipëri, foli të martën pasdite në Uashington përpara Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme në një seancë për konfirmimin e saj.

Zonja Kim, e cila u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti, tha se nëse konfirmohet do të ndiqte disa përparësi në punën e saj si ambasadore.

Ajo tha se do të inkurajonte Shqipërinë për të arritur nivelin 2 përqind në shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2024.

Diplomatja tha se do të nxiste udhëheqësit e vendit për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Zonja Kim shtoi se do të inkurajonte gjithashtu Shqipërinë të zbatonte plotësisht reformat në drejtësi, përfshirë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e strukturave të posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo tha se sheh si përpërësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërnacional.

Shqipëria, tha zonja Kim në seancë, ka një emër jo të mirë për krimin e organizuar, për trafikimin e njerëzve, sidomos të grave si dhe të narkotikëve përmes kufijve.

Zonja Kim tha se nëse konfirmohet, do të punonte gjithashtu për të nxitur eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Ajo tha se pak miq e kanë përqafuar Amerikën më ngrohtësisht se sa shqiptarët; sondazhe të shumta tregojnë se mbështetja shqiptare për Shtetet e Bashkuara mbetet ndër më të lartat në botë. Zonja Kim tha se SHBA kanë një mik të fortë dhe besnik te Shqipëria dhe se është e domosdoshme që t’i mbajnë pranë miq të tillë. Pak partnerë janë më të gatshëm se Shqipëria që të bëjnë më shumë me Shtetet e Bashkuara, tha zonja Kim.

Ajo tha se ushtarët shqiptarë kanë luftuar krah për krah me trupat amerikane në Afganistan dhe kanë shërbyer për këshillimin dhe trajnimin e forcave afgane krahas trupave të SHBA.

Shqipëria, tha zonja Kim, ka qenë një partnere e besueshme në koalicionin global për të mposhtur ISIS-in dhe “ka treguar se jo vetëm vlerëson përfitimet nga anëtarësimi në NATO, por edhe përqafon përgjegjësitë që burojnë nga të qënit anëtare e aleancës.”

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të senatorëve për ndikimin e mundshëm të Rusisë në rajon, zonja Kim tha se fatmirësisht, përpjekjet e Rusisë në këtë aspekt nuk kanë patur shumë efekt. Për këtë arësye, tha zonja Kim, “e kemi për detyrë që t’i mbajmë më afër miq të tillë si Shqipëria në kohë si kjo”. Ka rëndësi, tha ajo, që t’i ndihmojmë shqiptarët të forcojnë institucionet, në mënyrë që ata të jenë më rezistentë ndaj përpjekjeve të Rusisë si dhe të depërtimit ekonomik të Kinës.

Nëse konfirmohet, Yuri Kim do të ishte gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori, do të ishte gjithashtu personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

Me Kushtetutë, ambasadorët emërohen nga Presidenti dhe konfirmohen nga Senati.

KARRIERA DIPLOMATIKE

Yuri Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe në Ankara.

Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor. zëri i amerikës

Kush është dëshmitari kyç i hetimit kundër Presidentit Trump?

Kolonel Lejtnant Alexander Vindman ka qenë oficer i këmbësorisë amerikane në disa fushata ushtarake jashtë vendit. Ai është nderuar me medaljen “Zemra e Purpurtë” (Purple Heart) pasi u plagos në Irak nga një bombë e vendosur në anë të rrugës. Alexander Vindman ka shërbyer në ambasadat amerikane në Kiev dhe në Moskë dhe ka mbuluar çështjet politiko-ushtarake me Rusinë në Pentagon.

Por është pozicioni i tij më i fundit, si eksperti kryesor për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, që e vendosi atë në epiqendër të vëmendjes, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate po vazhdon hetimet që mund të çojnë në ngritjen e akuzave zyrtare për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

Zoti Vindman ishte ndër personat që dëgjuan bisedën telefonike të 25 korrikut, gjatë së cilës Presidenti Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy një “nder”, atë që të niste hetimet për një nga kundërshtarët kryesorë demokratë për zgjedhjet presidenciale të 2020-tës, ish-Nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter Biden. Ky i fundit ishte deri këtë vit anëtar i bordit të një kompanie gazi natyror në Ukrainë.

Zoti Vindman u tha hetuesve në Kongres se u shqetësua aq shumë nga kërkesa e Presidentit Trump për Presidentin Zelenskiy që të ndërhynte në skenën politike të Shteteve të Bashkuara, saqë i raportoi komentet e presidentit tek eprorët e tij.

Tashmë Alexander Vindman është 44 vjeç. Por ai dhe vëllai i tij binjak, Yevgeny, ishin vetëm 3 vjeç kur familjet e tyre u larguan nga Ukraina, atëherë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, drejt Shteteve të Bashkuara. Vëllai i tij është gjithashtu kolonel lejtnant i ushtrisë dhe jurist për çështjet e etikës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Zoti Vindman u tha ligjvënësve që po zhvillojnë hetimet se: “sapo mbërritëm në qytetin e Nju Jorkut në vitin 1979, babai im bëri disa punë që të na mbështeste, duke mësuar anglishten gjatë orëve të natës. Ai na theksonte rëndësinë e integrimit plotësisht në vendin tonë të ri”.

Për shumë vite jeta ishte e vështirë. Por megjithë fillimet tona të vështira, familja ime punoi për të ndërtuar ëndrrën e saj amerikane. Unë vlerësoj thellësisht vlerat dhe idealet amerikane, si dhe fuqinë e lirisë. Unë jam patriot dhe është detyra ime e shenjtë e në nderin tim që t’i mbroj këto vlera dhe vendin tonë, pavarësisht çdo pale politike”.

Ai tha se ka shërbyer mbi 20 vjet si oficer i ushtrisë amerikane dhe si diplomat “me qasje jopartiake dhe me respekt e profesionalizmin të madh për administratat republikane e demokrate”.

Presidenti Trump e përshkroi zotin Vindman si ndjekës të asaj rryme që ai i ka cilësuar si “Never Trumper” që nuk kanë qenë kurrë pro tij. Ai ka ngritur pikëpyetje pse Kolonel Lejtnant Alexander Vindman iu lejua të dëshmojë si pjesë e hetimeve për shkarkimin e tij. zëri i amerikës

Hetimet për shkarkimin e Presidentit; votim këtë javë në Kongres

Ligjvënësit dalin nga zona e klasifikuar për të folur me gazetarët

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka caktuar ditën e enjte për votimin. Në një letër drejtuar ligjvënësve, ajo shprehet se kështu “do të eliminohen dyshimet” mbi procesin.

Zonja Pelosi shprehet se resoluta do të “konfirmojë hetimin aktual; do të përcaktojë procedurat për seanca dëgjimore që janë të hapura për popullin amerikan dhe për transferimin e evidencës tek Komisioni për Gjyqësorin, si dhe do të parashtrojë të drejta ligjore gjatë këtij procesi për presidentin dhe avokatët e tij”. Presidenti Donald Trump dhe republikanët e kanë quajtur të paligjshëm hetimin pasi po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nuk u votua ndonjëherë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Sot, tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve pritet të dëgjojnë dëshminë e Kolonel Lietnant Alexander Vindman, i cili punon në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në një deklaratë me shkrim të dorëzuar paraprakisht, ai thotë se ishte ndër personat që dëgjuan telefonatën e 25 korrikut, gjatë së cilës Presidenti Trump i kërkoi një “favor” Presidentit Zelenskiy. Ai kërkoi hapjen e hetimeve në Ukrainë për ndërhyrje të këtij vendi në favor të demokratëve në zgjedhjet amerikane të 2016-tës, si dhe për akuzat për korrupsion të kandidatit demokrat për president, Joe Biden, dhe djalit të tij, Hunter, i cili punonte për një kompani gazi natyror në Ukrainë.

Kolonel Lietnant Vidman shprehet se “u shqetësova nga telefonata. Nuk mendoj se ishte e përshtatshme t’i kërkohej një qeverie të huaj të hetojë një shtetas amerikan, si dhe u shqetësova për pasojat ndaj mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Ukrainën“.

Trump: Al-Bagdadi, njeri i sëmurë, moralisht i korruptuar

Presidenti Donald Trump, përshëndeti operacionin që komandot amerikane ndërmorën gjatë fundjavës në Siri kundër kreut të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi, të cilin ai e quajti “një Trump: , që tani ka vdekur”.

Presidenti Trump u tha shefave të policisë në një konferencë në Çikago: “Ai është i vdekur, është i vdekur si gozhda e një dere dhe nuk pati ndonjë vdekje të guximshme. Këtë mund t’jua them me siguri”.

Udhëheqësi amerikan deklaroi: “Ai duhej të ishte vrarë vite më parë, një president tjetër duhet ta kishte eliminuar.” Presidenti tha se SHBA tani kanë “dhjetëra mijëra të burgosur të ISIS-it nën mbikëqyrjen e tyre të afërt.”

Presidenti Trump tha gjithashtu se SHBA planifikojnë të mbajnë në posedim fushat e naftës brenda Sirisë me vlerë 45 milion dollarë në muaj, të ruajtura nga trupat amerikane, edhe pse Presidenti tashmë ka tërhequr shumicën e forcave të tjera amerikane nga veriu i Sirisë në jug të kufirit me Turqinë.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha ndërkaq të hënën në Pentagon se sulmi u ekzekutua “shkëlqyeshëm në të gjitha aspektet” nga Forcat Speciale të SHBA. Ai e quajti atë kulmin e “një operacioni shumë-vjeçar për kapjen ose vrasjen e Bagdadit, i cili ka kryer disa nga mizoritë më brutale të kohës sonë”.

Ai tha se operacioni preciz vërteton se Shtetet e Bashkuara “mund të godasin këdo, kudo, në çdo kohë”. Pavarësisht kësaj, ai tha se tërheqja më e gjerë kohët e fundit e trupave nga Siria e urdhëruar nga Presidenti Trump do të vazhdojë, duke lënë më pak forca amerikane në rajon.

Gjenerali Mark Milley, kreu i shtatmadhorisë amerikane, tha se sulmi ndodhi rreth gjashtë kilometra larg kufirit me Turqinë dhe se zyrtarët ushtarakë kanë plane në ditët e ardhshme për të publikuar video të disa pjesëve të operacionit.

Presidenti Trump tha të dielën se Bagdadi deri në çastet e fundit ishte “duke qarë e bërtitur” deri sa vdiq, por Milley tha se ai nuk e dinte se cili ishte burimi i këtij informacioni. Milley tha megjithatë se Presidenti Trump kishte folur drejtpërdrejt me anëtarët e ekipit të operacionit.

Milley iu shmang pyetjeve të tjera në lidhje me operacionin.

Video nga operacioni

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai mund të deklasifikojë dhe publikojë një pjesë të videos të filmuar të shtunën gjatë operacionit të forcave speciale në Siri, ku u vra kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi.

Videoja besohet se përfshin pamje ajrore dhe ndoshta pamje nga kamerat e montuara në trupin e ushtarëve që sulmuan kompleksin e al-Bagdadit.

“Do të mendojmë për këtë, mund ta publikojmë,” u tha Presidenti Trump gazetarëve para se të nisej për në Çikago sot në mëngjes.

“Mund të shkëpusim pjesë të caktuara dhe t’i publikojmë,” tha ai.

Nëse publikohet, videoja do të duhet që së pari të pastrohet, për t’u siguruar se aty nuk tregohen taktikat e përdorura nga forcat amerikane, tha një zyrtar. zëri i amerikës

Trump: Mund të publikojmë video nga operacioni në Siri

Marrë nga Reuters

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai mund të deklasifikojë dhe publikojë një pjesë të videos të filmuar të shtunën gjatë operacionit të forcave speciale në Siri, ku u vra kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi.

Videoja besohet se përfshin pamje ajrore dhe ndoshta pamje nga kamerat e montuara në trupin e ushtarëve që sulmuan kompleksin e al-Bagdadit.

“Do të mendojmë për këtë, mund ta publikojmë,” u tha Presidenti Trump gazetarëve para se të nisej për në Çikago sot në mëngjes.

“Mund të shkëpusim pjesë të caktuara dhe t’i publikojmë,” tha ai.

Nëse publikohet, videoja do të duhet që së pari të pastrohet, për t’u siguruar se aty nuk tregohen taktikat e përdorura nga forcat amerikane, tha një zyrtar.

Të dielën, Presidenti Trump e përshkroi me hollësi të mëdha bastisjen e kompleksit, duke thënë se udhëheqësi i Shtetit Islamik shpërtheu një jelek vetëvrasës në çastin kur iu afruan forcat amerikane.

Ushtria amerikane veproi me shpejtësi pas informacioneve të zbulimit

Presidenti Donald Trump duke monitoruar operacionin për al-Baghdadin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper dhe Nënpresidenti Mike Pence thanë se informacione zbulimi të minutës së fundit u mundësuan forcave speciale hapësirën e nevojshme për të zhvilluar sulmin ndaj udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi, pasi Presidenti Donald Trump dha miratimin këtë javë.

Nënpresidenti Mike Pence i tha kanalit CBS News si deri të enjten pasdite, Shtetet e Bashkuara kishin të dhëna të sakta se Baghdadi do të gjendej në Idlib të Sirisë. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara morën informacion të mëtejshëm të shtunën në mëngjes që përcaktoi vendimin për të zhvilluar operacionin gjatë natës.

Një zyrtar amerikan i tha Zërit të Amerikës se operacioni u planifikua në një bazë në Irak. Presidenti Trump tha se tetë helikopterë udhëtuan për gati një orë për t’iu afruar objektit ku ndodhej al-Baghdadi.

Sekretari i Mbrojtjes Esper tha se ushtarët synonin ta kapnin të gjallë, por se ishin përgatitur edhe për të kundërtën. Njësia i bëri thirrje al-Baghdadit që të dorëzohej.

Ai refuzoi. U fut në një pjesë të nëndheshme dhe ndërsa filloi përpjekja për ta nxjerrë, mendojmë se ai shpërtheu një jelek vetëvrasës dhe i mori jetën vetes”, i tha Sekretari Esper kanalit CNN.

Sipas Nënpresidentit Pence, opsionet e paraqitur nga ushtarakët u shqyrtuan nga Presidenti Trump të premten në mëngjes.

Ai i shqyrtoi, bëri pyetje të shkëlqyera dhe zgjodhi opsionin që menduam se do të na jepte probabilitetin më të lartë për të dalë me sukses, si dhe konfirmimin se kreu i ISIS-it do të ishte vërtet aty dhe që do të kapej apo do të vritej”, shtoi Sekretari Esper.

Sekretari Esper tha se gjatë operacionit pati dy të plagosur lehtë në radhët e ushtarakëve amerikanë, por që tashmë janë rikthyer në shërbim. Presidenti Trump gjithashtu bëri të ditur se një qen i ushtrisë ishte plagosur.

Mazloum Abdi, komandanti i Forcave Demokratike Siriane që iu bashkuan SHBA-së për të mposhtur Shtetin Islamik në Siri, falenderoi Presidenti Trump në Twitter dhe shtoi se gjatë pesë muajve të fundit është monitoruar bashkarisht me SHBA-në dhe janë zhvilluar operacione zbulimi në terren.

Ai e quajti vdekjen e Baghdadit një “operacion të përbashkët”, si dhe foli për “operacione të tjera efikase” në të ardhmen mes SHBA-së dhe Forcave Demokratike Siriane. Ai më vonë shtoi se një tjetër operacion në rajon siguroi vrasjen e zëdhënësit të Shtetit Islamik, Hassan al-Muhajir. Zyrtarët amerikanë refuzuan të komentojnë këto mesazhe të zotit Abdi.

Gjatë njoftimit të tij, Presidenti Trump falenderoi Forcat Demokratike Siriane, Irakun, Rusinë, Turqinë dhe Sirinë, krahas forcave amerikane, për të cilat tha se u treguan “kaq të guximshme dhe kaq të mira”. zëri i amerikës

Vjeshta në Massachusetts, rezervati natyror një oazë për pushim

Vjeshta është stina e vitit që simbolizon pjekurinë, pasurinë dhe melankolinë, ndërsa tiparet e tilla janë treguar edhe në fotografitë që shfaqin laramaninë e kësaj stine që u realizuan në rezervatin natyror në Massachusetts të SHBA-së.

Bëhet fjalë për rezervatin natyror Mount Tom që shtrihet në bregun perendimor të lumit Connecticut, pranë qytetit Holyoke.

Njëherësh, kjo është edhe maja më jugore dhe më e lartë e vargmalit Mount Tom Range, i cili karakterizohet për florën dhe faunën e pasur që përfshin shumë specie endemike.

Ekosistemin e veçantë të mikroklimës e zbukuron shkëmbi në lartësi deri në 350 metra që kufizohet me luginën e lumit Connecticut.

Si i tillë, rezervati cilësohet si një margaritar i madh turistik, por edhe një vend për pushim dhe kalimin e kohës së lirë, pasi gjendet më pak se shtatë kilometra larg nga qendra e qytetit Holyoke. aa

Presidenti Trump konfirmon vrasjen e Al-Bagdadit

Zeri i Amerikes

Presidenti Donald Trump tha se udhëheqësi i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë pas një operacioni të forcave speciale ushtarake amerikane në Siri.

“Mbrëmë Shtetet e Bashkuara sollën terroristin numër një në botë para drejtësisë”, njoftoi presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë të dielën.

“Asnjë personel amerikan nuk u dëmtua në operacion” por një numër i madh i luftëtarëve të Bagdadit u vranë, njoftoi Presidenti Trump të dielën nga Shtëpia e Bardhë.

Ai tha që udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte, ” duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës”. Presidenti Trump tha se Bagdadi aktivizoi jelekun e tij me eksplozivë, duke vrarë gjithashtu tre fëmijë,

Raportimet e mediave thanë se misioni në provincën Idlib të Sirisë përfshinte helikopterë, avionë dhe dronë amerikanë

Raportimet e mediave thonë se Bagdadi u vu në shënjestër në provincën Idlib të Sirisë, në një mision që përfshinte helikopterë, avionë dhe dronë amerikanë

Në korrik një raport i OKB-së paralajmëroi se udhëheqësit e lartë të Shtetit Islamik “janë mes atyre që kanë kaluar në zonën e Idlibit”.

Vdekja e Bagdadit ishte raportuar gabimisht disa herë.

Mesazhi i tij i fundit audio u lëshua në shtator, në të cilin ai premtoi se lufta kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj është shumë larg fundit.

Gjatë regjistrimit audio, më shumë se 30-minuta ai thotë se Shtetet e Bashkuara “tani po mbyten në kënetat” e Irakut dhe Afganistanit, duke shtuar se Uashingtoni është i pafuqishëm për të ndihmuar aleatët e tij në rajon dhe përreth.

Që nga viti 2016, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim deri në 25 milion dollarë për informacione që ndihmojnë për të sjellë Bagdadin para drejtësisë. Vetëm një person tjetër, udhëheqësi i al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, ka një shpërblim kaq të lartë.

Në mars të vitit 2014, gruaja e Bagdadit u la e lirë nga militantët e Frontit al-Nusra të lidhur me al-Kaidën, së bashku me dy djemtë dhe vajzën e saj, në këmbim të 13 murgeshave të marra peng nga ai grup. Është raportuar se vetëm vajza ishte fëmija e Bagdadit. Të dy djemtë ishin fëmijët e gruas së tij, Sujidah al-Dulaimi, nga martesa e pare, përpara se të takohej me Bagdadi.

Bagdadi lindi në vitin 1971 në Samarra të Irakut. Ai u kap nga forcat amerikane dhe u mbajt në kampin Bucca, përgjatë kufirit Irak-Kuvajt mes vitit 2003 dhe 2009 para se të lirohej.

Në vitin 2014, ai deklaroi krijimin e “Kalifatit” të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak dhe e shpalli veten halif.

Vetë ISIS-i shumë shpejt pushtoi pjesën më të madhe të Irakut dhe Sirisë dhe në kulmin e tij mund të ketë kontrolluar deri në 40 përqind të Irakut.

Në qershor të vitit 2017, qeveria irakiane shpalli fitoren ndaj ISIS-it në qytetin Mosul. Kryeministri irakian Haider al Abadi deklaroi fitoren e plotë ndaj grupit militant në dhjetor 2017.

Në mars të vitit 2019, Forcat e Mbrojtjes Siriane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara njoftuan çlirimin e Baghuzit, territori i fundit i mbajtur nga ISIS-i në Siri.

Republikanët në mbrojtje të Presidentit

Ligjvënësit republikanë kanë intensifikuar kundërshtimin e hetimeve për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, duke protestuar që Komisioni i Zbulimit po merr në pyetje dëshmitarë në seanca dëgjimore të mbyllura për publikun dhe ligjvënësit e tjerë. Protesta është pjesë e një strategjie më të gjerë për të sulmuar procesin nëpërmjet të cilit ligjvënësit demokratë janë duke shqyrtuar akuzat se Presidenti Trump ka kërkuar ndërhyrje të huaj në zgjedhjet presidenciale të 2020-tës. Njofton nga Kongresi korrespondetja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson.

Presidenti Trump kërkoi që republikanët të luftojnë…

“Republikanët duhet të luftojnë më shumë…”, tha ai.

Aleatët e tij në Kongres e dëgjuan kërkesën dhe u mblodhën para hyrjes së mjediseve të klasifikuara ku po zhvillohen dëgjesat hetimore për shkarkimin e presidentit.

“Prapa atyre dyerve synojnë të zhbëjnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Duam të dimë ç’po ndodh atje”, tha Ligjvënësi republikan Matt Gaetz.

47 republikanë janë të autorizuar të marrin pjesë në punimet e komisionit. Dëshmitë zhvillohen zakonisht me dyer të mbyllura për t’u mundësuar hetuesve krijimin e dosjes. Por, Presidenti Trump dhe aleatët e tij në Kongres thonë se hetimet për shkarkimin nuk duhen zhvilluar me dyer të mbyllura.

“Bëjeni në publik. Mos ia fshihni popullit amerikan”, tha Ligjvënësi republikan Mo Brooks.

Republikanët i kanë bërë thirrje Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, të thërrasë një votim për të formalizuar hetimin.

“Është një mënyrë shpërqëndrimi nga thelbi i akuzave dhe për ta bërë të gjithë procesin të duket sikur është i paligjshëm”, thotë Elaine Kamrack, e Institutit Brookings.

Shumica demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve siguron miratimin e akuzave për shkarkimin. Gjyqi që vijon në Senatin me shumicë republikane ka më shumë gjasa të jetë në favor të Presidentit.

“Kur bëhet fjalë për të hequr Presidentin e Shteteve të Bashkuara do të dëshiroja të kishim një proces që reflekton atë çfarë ne jemi si amerikanë dhe me hapësirat që iu lejuan Bill Clinton-it dhe Richard Nixon-it. Procesi i tanishëm në Dhomën e Përfaqësuesve mendoj se është një kërcënim për të ardhmen e presidencës”, tha Senatori republikan Lindsey Graham.

Më vonë, Presidenti Trump falenderoi Ligjvënësit republikanë që vonuan dëshmitë. Por, Shtëpisë së Bardhë i duhet një përqasje strategjike përtej mesazheve në Twitter të Presidentit Trump.

“Mendoj se po punojnë për të krijuar ekipin e imazhit publik”, thotë Senatori Graham.

Përgjithësisht, republikanët kanë refuzuar të komentojnë për përmbajtjen e akuzave, duke u fokusuar në fakt tek procesi i shkarkimit. Kjo përqasje duket se do të duhet të ndryshojë kur Kryetari i Komisionit të Zbulimit, Adam Schiff, të fillojë seancat dëgjimore publike muajin e ardhshëm.

“Strategjia e deritanishme ka qenë e Donald Trump-it. Gjatë gjithë kësaj presidence, ai ka folur vetëm për bazën e tij. Problemi me këtë është se baza e tij nuk e kalon 50%-shin”, thotë zonja Kamrack.

Republikanët përballen me një problem në rritje. Mbështetja e publikut për shkarkimin ka arritur në rreth 50%, që kur ligjvënësit demokratë filluan hetimet në muajin shtator.

SHBA pritet të dërgojë në Siri tanke dhe automjete të blinduara

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka konfirmuar raportimet e mëhershme se forca të reja amerikane do të dërgohen në lindje të Sirisë për të mbrojtur fushat e naftës nga militantët e Shtetit Islamik (IS), duke shtuar se në Siri do të dërgohen edhe automjete të blinduara dhe ndoshta edhe tanke.

Komentet e Esper sugjerojnë se disa qindra trupa do të dërgohen në rajon.

Ky mision do të realizohet pavarësisht se rreth 1 mijë trupa amerikane po tërhiqen nga misioni i tyre në afërsi të kufirit me Turqinë, ku trupat nga Turqia dhe Rusia janë duke kryer patrullime të përbashkëta në zonat që më herët kontrolloheshin nga forcat amerikane dhe aleatët e tyre kurdë.

Ky vendim i SHBA-së vjen disa ditë pasi presidenti Donald Trump njoftoi për tërheqjen e trupave amerikane nga zona kufitare me Turqinë, ku Ankaraja mëton të krijojë një “zonë të sigurt” nga luftëtarët kurdë, të cilët i konsideron terroristë.

Sekretari Esper nuk dha më shumë detaje lidhur me dërgimin e trupave amerikane. Por ai tha se forcat do të “mekanizohen”, që do të thotë se me gjasë do të përdoren makina të blinduara për transportin e këmbësorisë, të tilla si Bradley dhe ndoshta edhe tanke.

Esper tha se qëllimi kryesor është të vazhdohet prezenca e trupave amerikane, me qëllim që militantët e IS-it të mos mund të rikthejnë kontrollin e fushave të naftës.

Agjentja ruse Maria Butina dëbohet nga SHBA-ja

Një grua ruse, e cila ka pranuar se ka vepruar si agjente e paregjistruar në Shtetet e Bashkuara, do të lirohet nga burgu në Florida dhe do të dëbohet.

Avokati i Maria Butinas, Bob Driscoll, tha se autoritetet amerikane të emigracionit do ta shoqërojnë atë deri në Rusi.

Butina është arrestuar në korrik të vitit 2018 në SHBA dhe është dënuar me 18 muaj burgim në prill, pasi ka pranuar se ka mbledhur informacione për Shoqatën Kombëtare të Pushkëve në SHBA dhe grupe të tjera amerikane, nën udhëzimet e një ish-ligjvënësi rus.

Ajo ka këmbëngulur se nuk është spiune dhe se të gjitha veprimet i ka bërë në mënyrë të hapur.

Autoritetet ruse thanë se Butina pritet të arrijë në Moskë të shtunën.

Detaje rreth largimit të saj nga SHBA-ja nuk janë të disponueshme tash për tash, tha avokati Driscoll.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka kritikuar dënimin e Butinas, duke e cilësuar si “arbitrar”, dhe ka thënë se autoritetet në Moskë “nuk e kuptojnë se përse është dënuar ajo”. rel

Raporti i Muellerit bëhet cak i hetimeve penale

Rishikimi i hetimeve rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara nga Departamenti amerikan i Shtetit, tani ka kaluar në fazën e hetimeve penale, kanë raportuar mediat amerikane.

Një person që ka folur në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters, ka mohuar të deklarojë nëse është krijuar ndonjë juri e madhe për këto hetime.

Raportimet e para rreth kësaj çështjeje janë parë në të përditshmen amerikane, The New York Times.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr ka nisur një rishikim të hetimeve më herët gjatë vitit, pas ankesave që ka bërë presidenti amerikan, Donald Trump se fushata e tij është shënjestruar gabimisht nga inteligjenca amerikane dhe agjencitë për zbatim të ligjit në zgjedhjet e vitit 2016.

Demokratët dhe disa ish-zyrtarë për zbatim të ligjit kanë thënë se Barr është duke shfrytëzuar Departamentin e Drejtësisë për të ndjekur teori konspirative pa substancë, nga të cilat mund të përfitojë politikisht presidenti republikan si dhe të dëmtohen hetimet e kryera për Rusinë nga këshilltari special, Robert Mueller.

Në kuadër të hetimeve të tij, Barr u ka kërkuar ndihmë zyrtarëve britanikë dhe atyre australianë të drejtësisë, si dhe ka vizituar dy herë Romën, për takime me agjentë të inteligjencës, në mënyrë që të mësojë më shumë për njerëzit e përmendur në raportin e Muellerit.

Hetimet e Muellerit patën gjetur se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në të mirë të Trumpit, çka ka rezultuar me ngritje të padive penale për disa ish-ndihmës të fushatës së presidentit. Mirëpo Mueller ka thënë se nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme për të prezantuar komplot kriminal për Rusinë.

Barr ka emëruar Prokurorin, John Durham për të udhëhequr rishikimin e hetimeve, rreth asaj nëse agjenci amerikane të inteligjencës apo ato për zbatim të ligjit kanë vepruar në përputhje me ligjin kur kanë hetuar lidhjet e mundshme në mes të fushatës së Trumpit dhe Rusisë, veprime të cilat më pas kanë rezultuar me hetimet e Muellerit.

Në prill, Barr u pati thënë anëtarëve të Kongresit se beson që në fushatën e Trumpit më 2016 ka ndodhur një “spiunim”.

“Pyetja është nëse është planifikuar në mënyrë adekuate. Nuk po them se ka qenë në mënyrë jo të duhur. Mirëpo më duhej ta hetoj atë”.

Trump i cili i cilëson hetimet rreth Rusisë si “gjueti shtrigash” dhe mashtrim, ka thënë se zyrtarët amerikanë kanë nisur hetimet për të dëmtuar atë në fitoren e pozitës së presidentit në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht pse ai dhe mbështetësit e tij nuk ofrojnë të dhëna për këtë pretendime.

Aktualisht Trump është duke u përballur edhe me një hetim tjetër të demokratëve për shkarkim të tij, pasi një informator ka treguar detaje rreth bisedës së presidentit amerikan me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy më 25 korrik, në të cilin Zeleskiyt i kërkohet të kryejë hetime për ish nën-presidentin amerikan, Joe Biden dhe djalin e tij Hunter.

Hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve mund të rezultojnë me gjykim në Senat rreth asaj nëse Trump duhet të largohet nga zyra e presidentit.

Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të shkarkuar presidentin për “shkelje të rënda dhe keqbërje”.

Kjo është hera e katërt në historinë amerikane që ka nisur një procedurë për shkarkim të presidentit, ndonëse asnjëri prej presidentëve nuk është larguar nga pozita përmes këtij procesi.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Senatori Johnson: Kosova dhe Serbia kërkuan angazhim më të madh të SHBA-së

Prishtina dhe Beogradi donin një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, madje kërkuan që edhe unë të angazhohem për këtë, tha senatori republikan në Uashington, Ron Johnson.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Johnson tha se i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, dhe përfaqësuesi special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer kanë plan të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, fokusi kryesor i të cilit është ekonomia.

Johnson tha se Kosova duhet të formojë qeverinë dhe se nuk dëshiron të japë “afate artificiale”, për kohën kur mund të arrihet marrëveshja.

“Palmer dhe Grenell janë duke bashkëpunuar. Unë kam biseduar me të dy dhe e di se kanë plan, i cili përqendrohet në mundësitë ekonomike. Unë mendoj se ata mund të arrijnë diçka dhe pastaj të përpiqen t’i kthejnë të dyja palët në tryezë që të punojnë së bashku”, tha senatori amerikan, i cili është kryetar i nën-Komitetit për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal.

Johnson theksoi se do të ishte mirë që Kosova të heqë taksën që u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia, ndërsa Beogradit i bëri thirrje që të ndalojë të kërkojë nga vendet e tjera t’i tërheqin njohjet për Kosovën.

“Ky do të ishte një hap i rëndësishëm. Mendoj se edhe Palmer edhe Grenell kërkojnë një lloj investimi që do t’i inkurajojë të dyja vendet të bashkëpunojnë. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të promovuar mundësi më të mira ekonomike, për tërheqjen e investimeve dhe për të dërguar sinjal te qytetarët e të dyja vendeve se këto do të jenë rezultat i një marrëveshjeje të suksesshme”, tha senatori Johnson.

Ai theksoi se fundi i këtij viti nuk është afat real për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe tha se është mirë të shkohet “hap pas hapi”.

I dërguari i posaçëm Grenell ka vizituar ditë më parë Prishtinën dhe Beogradin, duke takuar krerët më të lartë të të dyja shteteve.

Ai ka theksuar në Prishtinë se një marrëveshje ndërmjet dy shteteve do të vë themelin për rritje ekonomike dhe do të kontribuojë për mirëqenien e gjithë qytetarëve.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

Aktualisht ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është pezulluar për shkak të taksës 100 për qind që autoritetet e Kosovës kanë vënë në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo pasi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përmendur këtë masë si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.

Heqjen e taksës e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. rel

Palmer: Kosova të heqë tarifat, Serbia të ndalë fushatën për deligjitimim

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit shprehu zhgënjimin për mos-hapjen e negociatave nga Bashkimi Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe bëri thirrje për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një seancë të Komisionit të Jashtëm të Senatit, i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tha se emërimi i tij dhe i të dërguarit të posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell është shenjë e angazhimit amerikan në rajon. Siç njofton kolegia Keida Kostreci ai iu shmang përmendjes së afateve të veçanta për arritjen e një marrëveshjeje.

Toni i seancës së Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë duket se u përcaktua shumë larg Uashingtonit, nga zhvillimet e fundit që përfshinë zgjedhjet në Kosovë dhe pamundësinë e rënies dakord të vendeve të BE-së për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne jemi thellësisht të zhgënjyer me dështimin e vendeve anëtare të BE-së për të miratuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë javën e kaluar në Bruksel. Megjithëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së, jemi dakord me vlerësimin e Komisionit Evropian se të dyja vendet kanë bërë përparim të konsiderueshëm në reforma”, tha zoti Palmer.

Zyrtari i lartë amerikan tha se ky vendim dërgon sinjalin tek vendet e tjera se dera për ne BE është mbyllur, rrezikon gërryerjen e besueshmërisë së BE-së dhe krijon një boshllëk udhëheqjeje që Rusia, Kina dhe të tjerë janë mëse të gatshëm ta mbushin.

Por për zotin Palmer pasojat mund të jenë të ndjeshme edhe për perspektivën e bisedimeve Prishtinë Beograd.

“Vendimi përcjell mesazhin e gabuar tek Beogradi dhe Prishtina dhe mesazhi është: mund të bëni gjëra të vështira, mund të bëni zgjedhje të vështira, mund të arrini kompromis dhe në fund të fundit t’ju mohohet rruga përpara drejt Evropës”.

Zoti Palmer tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me vendet e Bashkimit Evropian për ta ndryshuar atë mesazh. Në seancë nuk u përmend ndonjë afat për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Por …

“Në presim që qeveria e re e Kosovës të demonstrojë angazhimin për objektivat e përbashkëta duke hequr tarifat ndaj mallrave serbe dhe boshnjake që kanë dëmtuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Nga ana tjetër, Serbia duhet të heqë dorë nga fushata për të delegjitimuar Kosovën në komunitetin ndërkombëtar”.

Zoti Palmer tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që përbën normalizim të plotë, që është shumë dimensionale. Sa për idenë e ndryshimit të kufijve…

“A do të jenë apo jo kufijtë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, u takon palëve të vendosin nëse kjo është një zgjidhje e pranueshme”.

Por zoti Palmer e njohu realitetin e ri politik në Kosovë kur tha se partitë politike fituese të zgjedhjeve në Kosovë e kanë bërë të qartë se nuk duan të flasin për çështjen e ndryshimit të kufijve.

Ai tha se zgjedhjet e 6 tetorit ishin të rëndësishme për Kosovën, pasi do të sjellin qeverinë e parë që nuk drejtohet nge ish pjesëtarë të UÇK-së:

“E shoh si impuls nga ana e popullit të Kosovës për ndryshim. Dhe është e kuptueshme. Ka një shkallë të lartë zhgënjimi nga ana e popullit të Kosovës me gjendjen se ku ndodhen, si izolimi ndërkombëtar, stanjacioni ekonomik dhe dështimi I qeverive të Kosovës për të mbajtur angazhimet dhe premtimet për të luftuar korruspionin dhe krimin”.

Por ai bëri thirrje që Kosova ta formojë së më shpejt qeverinë.

Disa nga pyetjet përfshirë nga senatori demokrat, Chris Murphy kishin të bënin me disa spekullime lidhur me faktin që Shtëpia e Bardhë caktoi të dërguarin e posaçëm të Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi, pas emërimit të vetë zotit Palmer si të dërguar të Ballkanit.

“Emërimi im nga Sekretari Pompeo dhe emërimi i ambasadorit Grenell nga Presidenti, tregon angazhimin nga ana e administratës, nga ana e Shteteve të Bashkuara, për të rritur profilin tonë në rajon, për t’i treguar rajonit që jemi të pranishëm që jemi partnerët e tyre, që jemi të gatshëm që të investojmë kapital politik dhe përpjekje, energji dhe për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të ecin përpara”.

Edhe ekspertët që dëshmuan, i pranuan sfidat e mbetura në rajon.

Analisti Janusz Bugajski, tha se megjithë përparimin e konsiderueshëm 25 vitet e fundit rajoni nuk mund të konsiderohet i sigurt derisa të eliminohen gjendja jofunksionale në Bosnje-Hercegovinë, ngrirja e bisedimeve Prishtinë-Beograd dhe bllokimi nga ana e Bashkimit Evropian.

“Mungesa e zgjidhjes së tyre, i komplikon problemet e rajonit, që janë të dukshme tek stanjacioni ekonomik, korrupsioni i zyrtarëve, paqendrueshmëria sociale, tensionet etnike dhe rrjedhjet e popullsisë”.

Majda Ruge e Universitetit Johns Hopkins thotë se zgjidhja e këtyre problemeve shkon përtej përfitimeve të vetë vendeve.

“Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor vazhdon të jetë një interes strategjik i Shteteve të Bashkuara, pasi paqendrueshmëria në Ballkan përbën rrezik të madh për vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.

Pjesëmarrësit në seancë ishin dakord se roli i Shteteve të Bashkuara është i nevojshëm për të mbështetur vendet e rajonit në rrugën euro-atlantike. Zoti Palmer tha se ky angazhim ekziston. Por sfidat e shumta, përfshirë pasigurinë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm nga Prishtina dhe Beogradi dhe mungesa e konsensusit në BE, e bëjnë të vështirë që të parashikohet dinamika në vendet e rajonit dhe hapat e mëtejshme në të ardhmen e afërt.

William Taylor: Trump i kërkoi Kievit “një nder në këmbim të një tjetri”

Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë Laura Cooper mbërriti të mërkurën në Kongres për të dëshmuar mbi ndihmën ushtarake prej 250 milionë dollarësh për Ukrainën e cila u mbajt e ngrirë nga Shtëpia e Bardhë, megjithë këmbënguljen e Pentagonit që ajo të lëvrohej.

Dëshmia vjen në kuadër të hetimeve që ligjvënësit po zhvillojnë rreth veprimeve të Presidentit Donald Trump lidhur me Ukrainën, në një përpjekje për ta shkarkuar atë.

Dje diplomati më i lartë amerikan në Ukrainë dëshmoi përpara Kongresit se i atij i ishte thënë se Shtëpia e Bardhë do ta zhbllokonte ndihmën ushtarake vetëm nëse Ukraina premtonte publikisht se do të hetonte demokratët, ish-Nënpresidentin Joe Biden si dhe djalin e tij.

Dëshmia me dyer të mbyllura e ambasadorit amerikan në detyrë në Ukrainë William B. Taylor bie ndesh me pohimet e presidentit sipas të cilit nuk ka patur “quid pro quo” me Ukrainën. “Quid pro quo” është një shprehje latine që nënkupton shkëmbimin e një favori me një tjetër favor. Por Shtëpia e Bardhë vazhdon ta mohojë një gjë të tillë.

Sot kishte thjesht më shumë thashetheme dhe rrjedhje selektive informacioni nga seancat e fshehta e të motivuara politikisht të demokratëve. Kjo marrëzi vazhdon çdo ditë duke u harxhuar më shumë kohë e para taksapaguesve“, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë të martën në mbrëmje.

Gjatë dëshmisë së tij ambasadori Taylor përsëriti qëndrimin e tij se ishte diçka e “çmendur” që të kushtëzoje ndihmën e nevojshme ushtarake për Ukrainën me premtimin nga Kievi për të hetuar dyshimet për korrupsion ndaj ish-Nënpresidentit Biden.

Në fjalën e tij të hapjes në seacën me dyer të mbyllura zoti Taylor bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorin e SHBA-së në Bashkimin Evropian Gordon Sondland, i cili dëshmoi javën e kaluar.

Gjatë telefonatës, ambasadori Sondland më tha se Presidenti Trump i kishte thënë se dëshironte që (Presidenti i Ukrainas) Volodymyr Zelenskiy të deklaronte publikisht se Ukraina do të hetojë Burisma-n dhe pretendimet për ndërhyrje të Ukrainës në zgjedhjet (amerikane) e vitit 2016“, tha në dëshminë e tij zoti Taylor.

Djali i Joe Biden-it, Hunter Biden, ishte anëtari i bordit të Burisma-s, një kompani gazi në Ukrainë. Sipas zotit Trump kur zoti Biden mbante detyrën e nënpresidentit, ai kishte kërcënuar se do ta ndalte ndihmën ndaj Ukrainës, nëse Kievi nuk ndalte një hetim për korrupsion ndaj Burisma-s.

Por zoti Trump nuk ka ofruar asnjëherë ndonjë dëshmi për korrupsion nga ana e Joe Biden apo djalit të tij. Akuza se Ukraina ndërhyri në zgjedhjet presidenciale 2016-s për llogari të demokratëve bazohet në një teori konspirative.

Zoti Taylor tha se zoti Sondland i kishte thënë atij se zoti Trump donte që zoti Zelenskiy “të bënte një deklaratë publike, duke urdhëruar nisjen e hetimeve”.

Sipas zotit Taylor zoti Sondland pranoi se kishte bëri “gabim” kur u kishte thënë zyrtarëve ukrainas se nga premtimi publik i zotit Zelenskiy për të nisur hetimet, varej vetëm takimi në Shtëpinë së Bardhë me zotin Trump.

Në fakt ambasadori Sondland tha se nga një njoftim i tillë, varej gjithçka, përfshirë ndihma për sigurinë“, shtoi zoti Taylor.

Zoti Sondland u kishte thënë më herët diplomatëve të tjerë se zoti Trump këmbënguli se nuk do kishte pasur një “quid pro quo” në raport me Ukrainën, por në fakt ai po përsëriste atë që zoti Trump i kishte thënë atij.

Komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequra nga Demokratët po zhvillojnë seanca dëgjimore me dyer të mbyllura për të përcaktuar nëse do të rekomandojnë ngritjen e akuzave zyrtare për shkarkimin e presidentit Trump, pjesërisht lidhur me dyshimet për përfshirjen e një vendi të huaj në zgjedhjet amerikane.

Ligjvënësja demokrate Debbie Wasserman Schultz e quajti dëshminë e zotit Taylor “si më inkriminuesen që kishte dëgjuar”. zëri i amerikës

Diplomati më i lartë amerikan në Ukrainë dëshmon në Kongres

William Taylor gjatë një konference në Kiev (27 korrik 2019)

Një diplomat veteran amerikan dëshmon sot para ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve që po heton nëse Presidenti Donald Trump kushtëzoi asistencën për Ukrainën me çeljen e një hetimi ndaj ish-Nënpresidentit Joe Biden dhe djalit të tij.

William Taylor, zyrtari më i lartë në ambasadën amerikane në Ukrainë, dëshmon sot në një seancë me dyer të mbyllura, ku do të pyetet për një seri mesazhesh të shkëmbyera me zyrtarë të tjerë ku shprehte shqetësimin për veprimet e Shtëpisë së Bardhë. Zoti Taylor shkruajti se ishte “çmenduri të pezullohej asistenca për sigurinë në këmbim të ndihmës për një fushatë politike”.

Zv.Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes Laura Cooper, e cila ka mbuluar politikat për Rusinë dhe Ukrainën në Pentagon, pritet të dëshmojë të mërkurën.

Hetimi i udhëhequr nga demokratët filloi kur një informator nga radhët e shërbimeve të zbulimit i shprehu shqetësimin inspektorit të përgjithshëm për telefonatën e 25 korrikut mes Presidentit Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, ku duket se i bën thirrje zotit Zelenskiy për të hapur një hetim ndaj ish-nënpresidentit, i cili po konkuron tashmë për të marrë emërimin e demokratëve për zgjedhjet e vitit 2020.

Presidenti Trump ka aluduar se ishte zoti Biden që kërcënoi të tërhiqte garancitë për borxhin ukrainas, në rast se nuk ndalej një hetim i filluar ndaj kompanisë së gazit që kishte punësuar djalin e tij Hunter.

Nuk ka dalë asnjë evidencë shkeljesh nga Joe Biden apo Hunter Biden. Por, ti kërkosh një qeverie të huaj të rrëmojë për një rival politik, konsiderohet ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale dhe është një shkelje ligjore që mund të sjellë shkarkimin e presidentit.

Presidenti Trump ka këmbëngulur se nuk pati “quid pro quo” gjatë telefonatës së tij me Presidentin Zelenskiy, duke shtuar se biseda ishte “perfekte” dhe duke akuzuar demokratët për gjueti shtrigash.

Por, ky qëndrim u rrëzua javën e kaluar nga Mick Mulvaney, shefi i personelit i Presidentit Trump. Zoti Mulvaney pranoi para gazetarëve se Presidenti Trump ngriu 400 milionë dollarë ndihma për Kievin për shkak të shqetësimeve të presidentit për korrupsionin në Ukrainë dhe dyshimeve se ky vend ishte përfshirë në ndërhyrjen kompjuterike ruse tek email-et e Komitetit Kombëtar Demokrat në vitin 2016.

Zoti Mulvaney tha në mënyrë sfiduese se do të ketë gjithnjë influencë të politikës tek politika e jashtme dhe se njerëzit duhet “të mësohen me këtë”. Më vonë, ai qarkulloi një deklaratë ku përpiqej të qartësonte komentet e tij.

Pasi Presidenti Trump u bëri thirrje të hënën ligjvënësve republikanë që “të ashpërsohen dhe të luftojnë” hetimin, ata duket se reaguan duke propozuar një rezolutë që vendoste kufizime ndaj Ligjvënësit demokrat Adam Schiff, i cili drejton hetimin në cilësinë e kreut të Komisionit të Zbulimit. Rezoluta u hodh poshtë me 218 vota kundër dhe 185 pro. zëri i amerikës

Ish-nënpresidenti Joe Biden vazhdon fushatën me vrull

Ish-nënpresidenti Joe Biden ka bërë thirrje për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, pas akuzave se presidenti ka kërkuar të nxjerrë informata që do të dëmtonin zotin Biden dhe të birin. Politikani veteran është pretendenti kryesor në radhët e kandidatëve demokratë për zgjedhjet presidenciale. Por tani ai e gjen veten në mes të një beteje mes demokratëve në Kongres dhe Presidentit Trump që mund të çojë në procesin për shkarkimin e presidentit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gyson, kjo betejë politike nuk e ka ngadalësuar fushatën e zotit Biden:

Zoti Biden tingëlllon sfidues në komente:

“Presidenti ka hapur sherr me personin e gabuar,” tha ish-nënpresidenti.

Zoti Biden është hedhur në fushatë me një vrull të ri, për të ruajtur epërsinë mes rivalëve demokratë në fushëbeteja elektorale si Nju Hampshër, një ndër shtetet e para që zhvillon zgjedhje partiake.

“Donald Trumpi do të bënte çdo gjë për t’u rizgjedhur, madje do të shkelte edhe format më bazë të demokracisë sonë”.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve hapën zyrtarisht një proces hetimor mbi shqetësimet e ngritura nga një informator i brendshëm se Presidenti Trump pezulloi ndihmat për Ukrainën si presion që Kievi të nxirrte informata që do të dëmtonin zotin Biden dhe të birin.

Zoti Biden i ka hedhur poshtë akuzat.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në akuzat dhe sulmet e tij kundër meje apo djalit. Asnjë. Zero”.

Ai thotë se është kandidati më i fortë për të mundur presidentin.

“E kam thënë: po konkurroj për të ringjallur shpirtin e Amerikës, pasi në këto zgjedhje është në rrezik. Prandaj kanë rëndësi këto zgjedhje. Prandaj nuk do ta lemë Donald Trumpin të diktojë se kush do të jetë kandidati demokrat në zgjedhje”.

Duket se ky argument ka bindur edhe disa votues të lëkundur demokratë:

“Për herë të parë sot u emocionova. Mendoj se me Nënpresidentin Biden nuk ka lojra. Nuk ka premtime të ekzagjeruara. Dëgjova thjesht një analizë të ndershme të situatës aktuale dhe synimit që kemi. Dëgjova shpresë. Më dha shpresë,” thotë një votuese.

Por përkrahësit e presidentit thonë se duhen parë me vëmendje edhe shkëmbimet e zotit Biden me udhëheqës të huaj.

“Duhet të ketë turp me gjithë këto lojra që ka bërë gjatë viteve dhe tani po akuzon presidentin për gjëra që janë në fakt pjesë e përgjegjësive të presidentit. Kjo është absurde,” thotë një aktivist për fushatën e Presidentit Trump.

Shumë përkrahës e pranojnë shpjegimin e presidentit se po luftonte korrupsionin në Ukrainë:

“Ai më bën të besoj se politika mund të bëhet me energji, duke angazhuar njerëzit, duke folur me një spektër të gjerë njerëzish. Nuk jam ende plotësisht i sigurtë por e shoh të mundur që të votoj për të,” thotë një votues.

Votuesit në Nju Hempshër kanë ende katër muaj për të vendosur se kë do zgjedhin ndër kandidatët demokratë. Shumë gjëra mund të ndryshojnë në katër muaj, por hetimet që po zhvillohen në Kongres e bëjnë pothuajse të garantuar se emri i zotit Biden do të vazhdojë të jetë në qendër të debatit politik.

Mulvaney rithekson – fondet për Ukrainën nuk ishin të lidhura me hetimet politike

Shefi në detyrë i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney mbrojti pretendimin e tij se Presidenti Donald Trump nuk pezulloi gati 400 milion dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, me qëllim që Kievi të ndërmerrte hetime për rivalët demokratë dhe zgjedhjet e vitit 2016.

Mulvaney u tha gazetarëve javën e kaluar se nuk kishte një kërkesë detyruese nga Trump, por disa orë më vonë e tërhoqi deklaratën dhe vazhdoi të avancojë versionin e tij të rishikuar të diskutimeve të politikave të Shtëpisë së Bardhë në një intervistë në emisionin “Fox News Sunday”.

“Kishte dy arsye që ne e pezulluam ndihmën,” tha zoti Mulvaney. “E para ishte korrupsioni i shfrenuar në Ukrainë. Është kaq keq në Ukrainë sa që në vitin 2014 Kongresi miratoi një ligj … duke na kërkuar që të sigurohemi që lufta kundër korrupsionit po lëvizte në drejtimin e duhur. Pra, korrupsioni është një çështje e madhe Të gjithë e dinë atë. ”

Ai shtoi se, “Presidenti ishte gjithashtu i shqetësuar nëse vendet e tjera, konkretisht ato evropiane, do të ndihmonin me ndihmën e huaj për Ukrainën”.

Mulvaney përmendi gjithashtu gjatë konferencës së tij për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të enjten e kaluar se presidenti Trump dëshironte të dinte nëse Ukraina kishte në pronësi një serveri kompjuterik të përdorur për hakerimin në Komitetin Kombëtar Demokrat në vitin 2016 që tregoi se mbështeti ish-sekretaren e shtetit të SHBA Hillary Clinton në fushatën e saj të pasuksesshme kundër zotit Trump për Shtëpinë e Bardhë. Vendndodhja e kompjuterit është pjesë e një teorie se Ukraina ishte përzierë në zgjedhjet e vitit 2016, dhe jo Rusia, siç arriti në përfundim komuniteti i inteligjencës amerikane.

Por zoti Mulvaney tha të dielën se përmendja e shqetësimeve të presidentit Trump për kompjuterin “nuk ishte e lidhur me ndihmën”, megjithëse javën e kaluar kishte thënë: “Kjo është arsyeja pse ne i mbajtëm fondet”.

“Ne e bëjmë këtë praktikë gjatë gjithë kohës me politikën e jashtme,” ka thënë Mulvaney në Shtëpinë e Bardhë.

Të dielën, ai tha, “Unë kurrë nuk thashë se kishte një ‘quid pro quo’ sepse nuk ka”.

Trump, ndërsa fillimisht bllokoi ndihmën për Ukrainën, përfundimisht lejoi lëvrimin e fondeve për Kievin.

“Ndihma u dha,” tha Mulvaney të dielën. “Sapo u siguruam se ata po bënin më të mirën për të luftuar korrupsionin…” dhe ndihma e vendeve të tjera për Ukrainën ishte rritur, “paratë u dhanë”. Gjatë konferencës për shtyp javën e kaluar, Mulvaney shtoi një kusht të tretë, nëse Ukraina po ndihmonte një hetim të Departamentit amerikanë të Drejtësisë për origjinën e hetimeve të zgjedhjeve të vitit 2016 që përfundimisht implikuan ndërhyrjen e Rusisë për të ndihmuar Trump të fitonte.

Biseda e Presidentit Trump me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy janë në qendër të hetimit të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve për të shkarkuar presidentin Trump. zëri i amerikës

Trupat amerikane tërhiqen nga baza më e madhe në veri të Sirisë

Mark Esper

Trupat amerikane u tërhoqën nga baza e tyre më e madhe në veri të Sirisë të dielën. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha se të gjitha forcat amerikane që u larguan nga Siria do të vendosen në Irakun perëndimor dhe do të vazhdojnë të kryejnë operacione anti-terroriste kundër Shtetit Islamik në rajon.

Sekretari Esper tha se më shumë se 700 trupa amerikane do të zhvendoseshin në Irak dhe nuk do të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara së shpejti, siç ka sugjeruar Presidenti Donald Trump.

Shefi i Pentagonit nuk e përjashtoi mundësinë e sulmeve amerikane kundër terrorizmit nga Iraku në Siri. Por ai tha se planet do të zhvilloheshin me kalimin e kohës dhe përfshijnë diskutime me aleatët në një takim të NATO-s në ditët e ardhshme. Ai tha se nëse forcat amerikane kthehen në Siri ato do të mbrohen nga avionët luftarakë amerikanë.

Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht rreth 5000 trupa në Irak sipas një marrëveshjeje midis Bagdadit dhe Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në vitin 2011 kur operacionet luftarake përfunduan, por u kthyen përsëri pas tre vjetësh kur Shteti Islamik mori nën kontroll një numër të madh të vendit para se ta humbasë atë më vonë. zëri i amerikës

SHBA: Të zhgënjyer nga vendimi i Këshillit Europian

Shtetet e Bashkuara u shprehën “të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë”. Në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit Morgan Ortagus, theksohet se “një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik”.

Deklarata nënvizon faktin që “Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër”.

Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit theksohet se “Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar. I nxisim të dy vendet të mbeten të palëkundur në ndërtimin e shoqërive transparente, të bazuara në rregulla dhe demokratike që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë me partnerët europianë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, përfundon deklarata, e cila u postua menjëherë në Facebook nga kryeministri Edi Rama shoqëruar me një falenderim. zëri i amerikës

Ndahet nga jeta ligjvënësi veteran Elijah Cummings

Ligjvënësi nga Marylandi, Elijah E. Cummings, vdiq të enjten herët në spitalin Johns Hopkins në moshën 68 vjeçare.

Karriera e gjatë e ligjvënësit Cummings filloi më veprimtarinë prej shumë dekadash në politikën e Marylandit. Ai u ngrit në radhët e Dhomës së Delegateve në Maryland para se të fitojë vendin e tij në Kongres në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme në vitin 1996 për të zëvendësuar ish ligjvënësin Kweisi Mfume.

Ai ishte një nga mbështetësit e hershëm të fushatës së ish presidentit Barack Obama në vitin 2008.

Zoti Cummings u bë kryesues i fuqishëm i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi presidentin Donald Trump dhe ishte një orator i fuqishëm që mbronte të varfrit në Baltimor.

Elijah Cummings u lind më 18 janar të vitit 1951. Në shkollën fillore një nga mësuesit i kishte thënë se ishte shumë i ngadalshëm për të mësuar dhe fliste keq dhe kurrë nuk do ta përmbushte ëndrrën e tij për t’u bërë avokat.

“Isha i dërmuar” tha Cummings për agjencinë e lajmeve Associated Press në vitin 1996, pak para se të fitonte vendin e tij në Kongres. “E gjithë jeta ime ndryshoi. Unë u bëra shumë i vendosur ”.

Elijah Cummings vendosi të dëshmojë se mësuesi e kishte gabim. Ai u bë jo vetëm avokat, por një nga oratorët më të fuqishëm në Dhomën e Delegatëve në Maryland, ku ai mori detyrën në vitin 1983.

Gjatë tërë jetës së tij ai do të fillonte komentet e tij ngadalë, duke zhvilluar temën dhe duke ngritur shkallën emocionale derisa të shndërrohej në një predikues nga foltorja. zëri i amerikës

Arrestimi i katërt për financimin e paligjshëm të fushatave zgjedhore

Një person i katërt është arrestuar në lidhje me çështjet e financimit paligjshëm të fushatave zgjedhore federale që përfshijnë dhe dy bashkëpunëtorë të avokatit personal të Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani.

Autoritetet federale njoftuan se biznesmeni amerikan David Correia u arrestua të mërkurën në aeroportin Kennedy të Nju Jorkut. Ai kishte mbërritur aty me qëllimin për t’u vetëdorëzuar.

Arrestimi i tij e çon në katër numrin e të pandehurve që janë arrestuar nën akuzat federale se kanë kryer me qindra mijëra dollarë kontribute të paligjshme në fushatat republikane, përfshirë dhe ndaj një komiteti për veprim politik pro-Trump.

Biznesmeni me origjinë nga Ukraina, bashkëpunëtor me zotin Correia, Andrey Kakushkin, u arrestua javën e kaluar në Kaliforni.

Fillimish u arrestuan dy bashkëpunëtorët e zotit Xhuliani.

Dy biznesmenët me bazë në Florida, të cilët dyshohet se kanë lobuar për largimin e ish-ambasadores amerikane në Ukrainë vitin e kaluar, ishin parashikuar të dëshmonin përpara ligjvënësve që po hetojnë lidhur me shkarkimin e presidentit në kohën e arrestimit të tyre.

Lev Parnas, një qytetar amerikan i lindur në Ukrainë dhe Igor Fruman, një shtetas me origjinë nga Bjellorusia, u arrestuan nga FBI-ja në aeroportin Ndërkombëtar të Dulles-it në shtetin e Virxhinias ndërsa prisnin të largoheshin nga SHBA-ja, sikurse tha një zyrtar i zbatimit të ligjit. Ata dolën përpara një gjykate federale në Alexandria të Virxhinias të enjten e kaluar.

Akuzat ndaj biznesmenëve rrjedhin nga një ankesë e paraqitur vitin e kaluar në Komisionit Federal të Zgjedhjeve nga një organizatë e pavarur sipas të cilës ata kishin krijuan një kompani fantazëm në mënyrë që të transferonin paratë e fushatës tek komiteti politik pro-Trump të quajtur America First Action. Aktakuza prej 22 faqesh duket se konfirmon gjetjet e Qendrës Ligjore mbi Fushatat.

Sipas aktakuzës zoti Parnas dhe zoti Fruman përdorën kompaninë Global Energy Producers (GEP) për t’i kaluar 325 mijë dollarë komitetit politik pro Trump në maj 2018, dhe 15 mijë dollarë një tjetër komiteti politik. Zoti Parnas kishte paguar edhe 50 mijë dollarë për përpjekje për zgjedhjet e zotit Trump në 2016-n.

Zoti Kukushkin dhe zoti Correia përmenden gjithashtu në aktakuzë lidhur me një tjetër skemë të shkeljes së ligjit për financimin e fushatave zgjedhore. zëri i amerikës

Qindra mijëra njerëz në kërkim të thesarit

Rreth 350 mijë kërkues thesaresh nga e gjithë bota po eksplorojnë një zonë të madhe në Malet Rocky, që shtrihet nga pjesa veriore e shtetit “New Mexico” deri në “Montana”. Ata janë në kërkim të një thesari. Thuhet se ajo që një fatlum duhet të bëjë, është të deshifrojë nëntë të dhëna nga një poemë e shkruar nga koleksionuesi i pasur dhe sipërmarrësi Forrest Fenn. Në poemë ai shkruan se e kishte fshehur thesarin vite më parë, ndërsa fjala mori dhenë pas librit të publikuar nga ai me titull “The Thrill of a Chase”. Në libër ai flet për jetën e tij dhe thesarin. Ndërsa shumë besojnë se thesari është i vërtetë, të tjerët besojnë se nuk është më shumë se sa një rreng. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Penelope Poulou, vizitoi zonën për të cilën flitet se gjendet thesari dhe bisedoi me shkrimtarin Forrest Fenn mbi efektet që ka sjellë poema enigmatike.

Sacha Johnson ka mbi pesë vite e gjysëm që kërkon për thesarin e fshehur, gjoja të groposur në Malet Rosky nga koleksionisti dhe sipërmarrësi Ferrest Fenn.

“Sipas përllogaritjeve të mia kam mbi 300 herë që kam kërkuar për thesarin.”

Këtu shtrihet kampi i Kanionit të Zi në veri të qytetit të Santa Fe-së në shtetin e Nju Meksikos.

“Kjo është pika e nisjes”, thotë zonja Johnson.

Nëse është e vërtetë, thesari mund të jetë mes kësaj hapësire dhe shtetit të Montanës. Por çfarë e shtynë atë dhe të tjerët si ajo që të përpiqen kaq shumë?

“Jam bërë një me natyrën dhe kam zbuluar një eksperiencë të dobishme, pra kjo më shtyn. Por nga ana tjetër kemi bërë përparime në deshifrimin e të dhënave nga poezia e autorit Forest Fenn”.

Zoti Fenn thotë se mbushi arkën e thesarit me gurë të çmuar, flori dhe xhevahire dhe se shkroi poezinë duke ofruar të dhëna pasi u diagnostikua me kancer në vitin 1988.

“Nëse do vdisja, doja t’u jepja njerëzve të njëjtat mundësi që kam patur vetë.”

Ai e mundi kancerin dhe mbajti në zotërim arkën e thesarit deri në vitin 2010, kur Amerika vuante pasojat e recesionit .

“Doja t’u jepja njerëzve shpresë. Ndoshta është një qyp me florinjë në fund të rrugëtimit tënd, nëse del dhe e kërkon.”

Ai thotë se ishte 79 vjeç kur e fshehu thesarin.

“Nuk është në një vend të rrezikshëm.”

Në shtëpinë e tij në Santa Fe, Fenn është i rrethuar nga koleksione arti të grumbulluara gjatë jetës së tij. Një ciceron peshkimi që në moshën 9

vjeçare në “Yellowstone”, Fenn pati një jetë të jashtëzakonshme, sikurse edhe thesari i tij. Ai është një pilot luftarak i dekoruar i cili doli vullnetar për luftën në Vietnam. Ai thotë se kreu qindra misione luftarake dhe i shpëtoi vdekjes disa herë.

“Jam rrëzuar me aeroplan pesë apo gjashtë herë. Jam rrëzuar nga zjarri armik dhe jam hedhur me parashutë në Laos.”

Ai ruan një kujtim nga aeroplani i rrëzuar. Ai e konsideron veten si njeri të momenteve vendimtare. Thesari flet shumë për të, thotë argjendari Marc Howard.

“Kjo është trashgimia e tij.”

Marc Howard ka një miqësi mbi 25 vjeçare me zotin Fenn. Edhe ai ka mbi 9 vite që kërkon thesarin e fshehur.

“Jam argjendar. Do të doja të kisha një furnizim me flornjë, që nuk do të më duhej të paguaja 1,500 dollarë për 30 gramë.”

Por mungesa e një prove të qartë për vendndodhjen e thesarit dhe mundësinë e gjetjes vë në dyshim ekzistencën e tij.

“Kam folur me disa njerëz që e kanë parë thesarin kur Fenn e mbante në kasafortë para se ta fshihte”, thotë zoti Howard.

Gjurmimi i thesarit ka bërë që turizmi të rritet shumë në Santa Fe.

“Bashkia më vlerësoi me një çertifikatë sepse për dy vite rrjesh u shtua me 6 për qind hoteleria në Sanata Fe dhe askush nuk e di se përse”, thotë Fenn.

Por kjo prirje ka shkaktuar edhe viktima.

“Do t’u kërkoja njerëzve që të dinë se ku shkojnë dhe të njoftojnë njerëzit e tyre. Malet janë të ashpëra për ata që nuk i vlerësojnë rreziqet që paraqet natyra.”

Por a beson Fenn se njerëzit janë pranë gjetjes së thesarit?

“Është e mundur që thesari të gjendet këtë pasdite, ose mund të kalojnë 100 apo 500 vite, ku i dihet.”

Zonja Johnston nuk dorëzohet.

“Nuk kam nevojë që njerëzit e tjerë të besojnë se Fenn fshehu një thesar. Më duhet besimi tek vetja sepse sa herë dal të kërkoj kam të njëjtën ndjesi dhe gjallëri. Ndjehem mirë në kërkim të thesarit, madje edhe nëse nuk gjendet aty.”

SHBA: Kandidatët demokratë mbështesin ‘shkarkimin’ e presidentit Trump

Dymbëdhjetë kandidatë demokratë për zgjedhjet presidenciale 2020, u përfshinë të martën mbrëma në një debat të ndezur duke kërkuar përballjen me presidentin Donald Trump në zgjedhjet e radhës, ndërsa demokratët në Kongres kanë hapur një hetim për procedurën e shkarkimit të presidentit.

Të gjithë kandidatët demokrat mbështesin shkarkimin ndonëse ai duket pak i besueshëm.

Në deklaratën e parë në hapje të debatit, ish nënpresidenti Joe Biden, një nga sfiduesit kryesor të presidentit Trump tha se “ky presidenti është më i korruptuari … në gjithë historinë tonë”, një vlerësim që bëri jehonë përgjatë debatit.

Një nga kandidatët kryesor, senatorja nga Massachusetts, Elizabeth Warren, tha se “nganjëherë ka gjëra që janë më të rëndësishme sesa politika. Donald Trumpi e ka shkelur ligjin. Askush nuk është mbi ligjin. Shkarkimi duhet të ecë përpara”.

Kundërshtarët e presidenti Trump hodhën disa nga sulmet e tyre më të ashpra kundër presidentit për shkak të tërheqjes së trupave amerikane nga veriu i Sirisë, duke lënë luftëtarët kurdë, të cilët ishin aleatë të amerikanëve në luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik, të pambrojtur nga sulmet e trupave turke që po pushtojnë veriun.

Zoti Biden e vlerësoi braktisjen e luftëtarëve kurdë nga presidenti Trump “veprimin më të turpshëm që kam parë të ketë bërë ndonjë president”.

Senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris, e quajti gjakderdhjen në Sirinë veriore “një krizë të shkaktuar nga Donald Trump”, ndërsa senatorja nga Minsesota, Amy Klobuchar tha se “presidenti ynë e shkaktoi atë dhe është shumë krenar për ta thënë atë”.

Debati i së martës shënoi edhe kthimin në fushatë të senatorit nga Vermonti, Bernie Sanders, që po merr veten nga problemet me zemrën.

Ky ishte debati i katërt i demokratëve dhe ai i radhës do të mbahet muajin e ardhshëm. zëri i amerikës

Ish-këshilltarja e Presidentit Trump jep detaje për kontaktet me Ukrainën

Fiona Hill, ish-këshilltarja e lartë e presidentit amerikan, Donald Trump për Rusinë dhe Evropën dëshmoi të hënën se ajo e kishte kundërshtuar me forcë shkarkimin e ambasadores amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch, dhe se ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton e kishte udhëzuar atë të fliste me juristët e Shtëpisë së Bardhë lidhur me përpjekjet për presion ndaj Ukrainës.

Zonja Hill dëshmoi të hëhën me dyer të mbyllura, por detajet u bënë të njohura nga agjencia Associated Press dhe gazetat “New York Times” dhe “Washington Post”, që citojnë burime me dijeni për dëshminë e saj.

New York Times” njofton se sipas tre personave që ishin të pranishëm në dëshminë e zonjës Hill, zoti Bolton u përfshi në një këmbim të tensionuar më 10 korrik me ambasadorin amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland, i cili po bashkëpunonte me avokatin e Presidentit Trump, Rudy Giuliani për t’i bërë presion Ukrainës të hetonte demokratët.

Deri para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë në korrik, zonja Hill ishte drejtoreshë për Evropën dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të zotit Trump, me njohuri direkte për kryerjen e politikës së jashtme amerikane. Avokati i saj, Lee Wolosky, tha se ajo ishte thirrur nga Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin dhe kishte në plan t’u përgjigjej pyetjeve të ligjvënësve.

Javën e kaluar zonja Yovanovitch, një diplomate karriere e Departamentit të Shtetit, u tha ligjvënësve se zoti Trump e kishte larguar atë nga detyra bazuar në “informacione të pabaza e të rreme”, pasi avokati personal i zotit Trump, Rudy Giuliani kishte kritikuar efektshmërinë e punës së saj në Kiev.

Zoti Giuliani është përpjekur që të vërë në lëvizje autoritetet në Ukrainë që të hetojnë një nga kundërshtarët kryesorë politikë të zotit Trump, ish-nënpresidentin Joe Biden. Ai ka kërkuar të nisin hetimet lidhur me rolin që zoti Biden ka luajtur disa vite më parë në largimin e një prokurori ukrainas si dhe çdo lidhje që ai mund të ketë pasur me kompaninë ukrainase të energjisë “Burisma” ku djali i tij Hunter Biden shërbente si anëtar i bordit. Hunter Biden u largua nga bordi i Burisma-s disa muaj më parë. Si Joe Biden ashtu edhe djali i tij kanë hedhur poshtë çdo akuzë për shkelje të ligjit.

Gjatë një bisedë telefonike në fund të muajit korrikut presidenti Trump i pati kërkuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, që Kievi të hetojë zotin Biden dhe djalin e tij si dhe që të komunikojë për këtë çështje me zotin Giuliani si dhe Prokurorin e Përgjithshëm William Barr.

Sipas një përmbledhje të zbardhur të bisedës telefonike publikuar nga Shtëpia e Bardhë, zoti Trump i kishte thënë zotin Zelenskiy se:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara ishte ‘problematike’ dhe se njerëzit me të cilët ajo merrej në Ukrainë ishin gjithashtu ‘probelmatikë’. Ka shumë zëra lidhur me djalin e zotit Biden dhe se Joe Biden ndaloi një hetim penal. Shumë njerëz duan të dinë lidhur me këtë… pra çdo gjë që mund të bësh me Prokurorin e Përgjithshëm do të ishte shumë e rëndësishme. Bideni shkoi gjithëandej duke u mburrur se e kishte penguar ndjekjen penale… kështu që a mund ta shihni këtë çështje….pasi mua më tingëllon e tmerrshme“, i kishte thënë zoti Trump homologut të tij.

Të dielën, Hunter Biden i mbrojti marrëdhëniet e tij të biznesit në Ukrainë dhe Kinë, ndërsa njoftoi se në fund të tetorit do të largohej nga pozicioni i tij si anëtar i papaguar i një bordi të një kompanie kineze investimesh.

Presidenti Trump që e ka etiketuar të birin e ish-presidentit si “dështak”, e sulmoi atë në Twitter duke shkruajtur: “Hunter Biden po detyrohet të lërë një kompani kineze. Shihni tani se si Media e rreme do ta përqafojë me krahët e veta të pista dhe mbrojtëse. Vetëm pyetje të lehta për të, ju lutem!”

Komisioni i zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve është ende në fazat e hershme të hetimit mbi të cilin do të vendosë për ngritjen ose jo të akuzave zyrtare për shkarkimin e presidentit Trump. Hetimet kërkojnë të hedhin dritë nëse zoti Trump ka shkelur interesat që lidhen me sigurinë kombëtare amerikane në një përpjekje për të fituar një mandat tjetër vitin e ardhshëm.

Joe Biden, i cili ka bërë thirrje për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Trump, është një nga pretendentët kryesorë për të qenë kandidati zyrtar i Partisë Demokratike për garën e ardhshme presidenciale përballë Donald Trump-it.

Hetimi u nxit nga ankimi i një informatori sekret të komunitetit amerikan të zbulimit lidhur me përmbajtjen e bisedës telefonike mes presidendit Trump dhe homologut të tij ukrainas. Por presidenti thotë se biseda e tij me zotin Zelenskiy ishte “perfekte”.

Kryetari i komisionit të Zbulimit në Dhomës së Përfaqësuesve Adam Schiff ka thënë më parë se informatori do të dëshmojë përpara ligjvënësve, por tashmë ai duket hezitues nëse një gjë e tillë do të ndodhë.

Zoti Trump iu referua hezitimit të zotit Schiff në Twitter, duke thënë se tani duket se nuk u duhet më informatori. “Arsyeja është se Informatori e ka humbur të gjithë besueshmërinë, sepse varianti i tyre është aq larg transkriptit”. zëri i amerikës

Shtëpia e Bardhë dënon video parodinë e dhunshme

Shtëpia e Bardhë tha se të hënën se Presidenti Donald Trump nuk e ka parë ende, por e “dënon me forcë” një video parodi me imazhe grafike të dhunshme ku një personazh multiplikativ që i ngjan zotit Trump shfaqet duke qëlluar e goditur me thikë kundërshtarët e tij dhe përfaqësues të medias televizive.

Parodia u shfaq gjatë një takimi të mbështetësve të zotit Trump në rezidencën e tij turistike në Majemi.

Gazetarët që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë i bënë thirrje zotit Trump ta dënojë videon, në të cilën kritikët e tij dhe përfaqësuesit e medias portretizohen si anëtarë të një famullie që largohen nga kisha për t’i shpëtuar tërbimit të tij. Personazhi multiplikativ që i ngjan presidentit godet në qafë senatorin e ndjerë John McCain, godet me thikë në fytyrë personalitetin televiziv Rosie O’Donnell, i vë flakën senatorit Bernie Sanders si dhe gjuan personazhe të tjerë, fytyrat e të cilëve janë zëvendësuar me logot e disa organizatave mediatike.

Nën shënjestër janë dhe ish-presidenti Barack Obama, përfaqësuesit e organizatës Black Lives Matters, ligjvënësja demokrate Maxine Waters, Bill dhe Hillary Clinton si dhe ligjvënësi Adam Schiff, i cili në cilësinë e kryetarit të komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve po udhëheq hetimin për shkarkimin e presidentit Trump.

Në një postim në twitter sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Stephanie Grisham tha se presidenti Trump do ta shohë videon së shpejti dhe se “bazuar në gjithçka që ka dëgjuar, ai e dënon atë me forcë atë”.

Ishte gazeta “New York Times” e cila raportoi e para rreth videos.

“Një video e paautorizuar u shfaq javën e kaluar në një nga dhomat anësore të konferencës mbi Përparësitë Amerikane në rezortin e zotit Trump në Doral Miami”, tha organizatori i ngjarjes Alex Phillips në një deklaratë.

Ai tha se zoti Trump nuk ishte i pranishëm në këtë ngjarje. Sipas tij kjo video nuk është miratuar apo parë nga organizatorët e takimit.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, e cila përfaqëson gazetarët që mbulojnë presidentin, në një deklaratë të dielën vonë në mbrëmje shkruante se ishte “tmerruar” nga përmbajtja e videos.

“Të gjithë amerikanët duhet ta dënojnë këtë shfaqje dhune drejtuar gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë të Presidentit”, tha Jonathan Karl, presidenti i shoqatës.

“Ne i kemi thënë më parë Presidentit se retorika e tij mund të nxisë dhunë. Tani ne i bëjmë thirrje atij dhe të gjithëve të lidhur me këtë konferencë ta denoncojnë këtë video dhe të pohojnë se dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë”, shtoi ai.

Videoja përmban logon e fushatës së zotit Trump për garën presidenciale të 2020-s, por zëdhënësi i fushatës Tim Murtaugh, i tha gazetës New York Times se “videoja nuk është prodhuar nga fushata dhe se ne nuk e tolerojmë dhunën”.

Si vendngjarje për atë që në video shfaqet si masakër është ajo që quhet “kisha e lajmeve të rreme”, duke iu referuar refrenit të njohur të zotit Trump në lidhje me me organizatat mediatike dhe lajmet që ai i gjykon si të pavërteta.

CNN, Washington Post, BBC, PBS, NBC dhe Politico janë ndër organizatat e lajmeve që përshkruhen si viktima të tërbimit të personazhit multiplikativ që ngjan me presidentin Trump. zëri i amerikës

SHBA tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore

Shtetet e Bashkuara po tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore, pasi Presidenti Donald Trump tha të dielën se ishte një veprim “shumë i zgjuar … ndryshe nga e kaluara” për të mos u përfshirë në luftimet e nisura nga sulmi i Turqisë kundër aleatëve për një kohë të gjatë të Amerikës, luftëtarëve kurdë.

Presidenti Trump tha se ishte duke punuar me drejtuesit e Kongresit, përfshirë demokratët e opozitës, për të vendosur sanksione ekonomike “të fuqishme” kundër Turqisë për sulmet e saj ndërkufitare, edhe pse Ankaraja ka shprehur paraprakisht kundërshtime. Ai tha në Twitter se ka “konsensus të madh” për të vepruar kundër Turqisë, një anëtar i NATO-s përkrah Shteteve të Bashkuara.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha për kanalin Fox News të dielën se presidenti Trump urdhëroi të shtunën në mbrëmje “tërheqjen e qëllimshme” të 1000 trupave të mbetura amerikane nga veriu i Sirisë. Zoti Esper tha se zyrtarët amerikanë kishin frikë se trupat amerikane do të goditeshin në përparimin e Turqisë kundër luftëtarëve kurdë, të cilët Turqia i sheh si terroristë, por që shumica e Perëndimit i shikon si partnerë kryesorë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Televizioni shtetëror sirian tha se forcat qeveritare kanë lëvizur në veri drejt kufirit për të “përballur agresionin turk”, por nuk dhanë hollësi të tjera.

Një zëdhënës i administratës së drejtuar nga kurdët në qytetin sirian të Kobanit tha se Forcat Demokratike Siriane kishin arritur një marrëveshje që trupat siriane të vendoseshin në tre pika në ose pranë qytetit.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i bënë thirrje Turqisë që të përfundojë inkursionin e saj. “Ne nuk mund ta pranojmë më këtë situatë kundër kurdëve”, thanë të dy udhëheqësit.

Sekretari Esper hodhi poshtë polemikën nga kritikët në Kongres, përfshirë kolegët republikanë të Trump-it, se Shtetet e Bashkuara kanë braktisur kurdët.

“Ne e kundërshtuam Turqinë të mos e bënte këtë operacion,” tha zoti Esper. Por ai tha se Turqia ishte “plotësisht e angazhuar për ta bërë këtë pa marrë parasysh se çfarë do të bënim ne.”

Megjithatë, shtoi sekretari Esper, “Ne po bëjmë gjithçka mundemi për ta bërë Turqinë të ndalë këtë sjellje skandaloze”.

Ai pranoi se luftëtarët kurdë dhe civilët po vriten në sulmet turke.

“Është e tmerrshme,” tha ai. “Situata përkeqësohet për çdo orë.”

“Kjo është pjesë e situatës së tmerrshme ku na ka futur Turqia”, tha shefi i Pentagonit. Por ai tha se Shtetet e Bashkuara “nuk janë gati për të luftuar Turqinë, një aleat i vjetër, në emër të kurdëve”. Ai tha se konflikti turko-kurd “është 200 vjeçar”.

Megjithatë, sekretari Esper dënoi inkursionin e Turqisë dhe vendimet e tjera, përfshirë blerjen e një sistemi mbrojtës raketor rus kundër dëshirave të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.

“Sjellja e tyre gjatë viteve të fundit ka qenë e tmerrshme,” tha sekretari Esper, duke shtuar se Turqia “po dilte nga orbita jonë”.

Një kritik i presidentit Trump, senatori demokrat Chris Van Hollen, tha në të njëjtin emision të Fox News: “Njerëzit po vriten tani”. Ai tha se administrata Trump ” tani duket qesharake. Ata nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po flasin”.

Por presidenti Trump tha se kritikët që kanë kundërshtuar tërheqjen e trupave të tij nga Siria veriore po nxisin “luftëra të pafundme” për Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme.

“Ata që gabimisht na futën në Luftërat e Lindjes së Mesme ende po bëjnë presion për të luftuar”, tha presidenti Trump në Tweeter. “Ata nuk e kanë idenë se çfarë vendimi të keq kanë marrë. Pse nuk kërkojnë një Deklaratë të Luftës?

Ai tha se vende të tjera “mund të duan të hyjnë e të luftojnë për njërën palë ose tjetrën. Le t’i lemë!”

Zyrtarët kurdë sirianë ndërkohë thonë se qindra mbështetës të dyshuar të Shtetit Islamik dhe familjarë kanë shpëtuar nga një kamp në veri të Sirisë, ndërsa Turqia vazhdon operacionin e saj ushtarak në zonë.

Jelal Ayaf, zyrtar i kampit Ayn Issa, vlerësoi se 850 të huaj të lidhur me ISIS-in shpëtuan dhe kishin ndihmë nga celulat e fjetura që depërtuan në një pjesë të kampit. Pjesëtarët dhe përkrahësit e familjeve të shpëtuara të ISIS-it mendohet se janë nga Britania, Irlanda, Rusia, Pakistani, Bangladeshi dhe Indonezia.

Turqia nisi operacionin e saj të planifikuar ushtarak të mërkurën e kaluar që synon të largojë forcat kurde në veri të Sirisë që i sheh si terroristë, por që shumica e Perëndimit i shikon si partnerë kryesorë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Operacioni ushtarak filloi disa ditë pas një njoftimi të befasishëm dhe që u kritikua gjerësisht se forcat amerikane do të tërhiqeshin nga rajoni./zëri i amerikës

Christiane Amanpour në Twitter: Peter Handke mbështetës i Kasapit të Ballkanit s’ka busull morale!

 

Ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë fituesi i çmimit Nobel për letërsinë e Peter Handke.

Ka reaguar gjithë bota e qytetëruar duke denoncuar Peter Handke të padenjë për këtë çmimi.

Po ju sjellim më poshtë reagimin e Christiane Amanpour e cila ka reaguar në Twitter si më poshtë:

 

 

“Kam mbuluar Millosheviçin dhe genocidin e tij dhe të ithtarëve gjatë gjithë luftës në Bosnje, dhe më vonë gjyqet e tyre për krime lufte.

Ishte kasaphana etnike e parë dhe e vetme në shkallë Europe që nga Lufta e Dytë Botërore. Kaq shpejt janë harruar kujtimet?

Ndërsa më poshtë Christiane Amanpour po në Twitter shkruan:

 

“Shumë mirë që Olga Tokarczuk fitoi Nobelin për Letërsi, por çfarë turpi që ajo u njoftua së bashku me Peter Handke.

Mbështetja e tij për Slobodan Millosheviçin, madje fjalimi i tij gjatë varrimit të Kasapit të Ballkanit, rrefen ashpër busullën e tij morale.”

 
 

Presidenti Trump emëron diplomatin John Sullivan për postin e ambasadorit në Rusi

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se do të emërojë zëvendës sekretarin amerikan të Shtetit John Sullivan në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuaranë Rusi.

Nëse konfirmohet nga Senati, zoti Sullivan do të jetë diplomati më i lartë amerikan në Rusi, në një kohë veçanërisht sfiduese për administratën e Presidentit Trump.

Ky i fundit po përballet me një hetim për ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij për shkak të dyshimeve se ka ushtruar presion ndaj Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për të hetuar kundërshtarin e tij politik, ish-nënpresidentin Joe Biden.

Presidenti Trump kishte thënë në muajin gusht se po shqyrtonte emrin e zotit Sullivan për postin e ambasadorit në Moskë. Emri i tij u lakua edhe për postin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit, një detyrë që iu dha ish të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara për çështjen e pengjeve Robert O’Brien.

Zoti Sullivan do të zëvendësojë ish-ambasadorin John Huntsman, i cili dha dorëheqjen në muajin gusht pas dy vitesh në këtë detyrë, mes spekulimesh se do të kandidojë për postin e guvernatorit të shtetit të Jutas. Zoti Sullivan ka qenë një diplomat karriere që nga viti 1990. Ai ka shërbyer në poste të ndryshme përfshirë misionet diplomatike amerikane në Ukrainë, Bashkimin Evropian, Korenë e Jugut dhe Honduras. Moska ka qenë në qendër të kritikave të Uashingtonit pasi agjencitë amerikane të zbulimit arritën në përfundimin se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Rusiaika hedhur poshtë këto akuza. zëri  i amerikës

Gjykata e Apelit: Të dhënat financiare të Presidentit Trump t’i dërgohen Kongresit

Sipas vendimit të një gjykate federale të apelit të dhënat financiare të Presidentit Donald Trump duhet t’i dorëzohen Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjykata e Apelit e Uashingtonit tha të premten se kompania Mazars, e cila ka kryer shërbime kontabiliteti për zotin Trump, duhet t’i dorëzojë Kongresit dokumentet e kërkuara.

Pas këtij zhvillimi presidenti Trump mund të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë.

Komisioni për Mbikëqyrjen dhe Reformë Dhomën e Përfaqësuesve i kishte bërë një kërkesë zyrtare kompanisë Mazars që në muajin prill. Kërkesa i referohet dokumenteve nga viti 2011 deri në 2018-n të cilat Dhoma e Përfaqësuesve i sheh me interes për të hetuar mbi vërtetësinë e deklaratave të presidentit mbi të ardhurat financiare të tij dhe pagesën e taksave si dhe për konflikt të mundshëm interesi.

Gjykatësja federale Neomi Rao, e cila është emëruar nga Presidenti Trump, nuk u pajtua me vendimin e trupit gjykues të përbërë nga tre anëtarë. Gjykatësit e tjerë janë Patricia Millett e emëruar nga Presidenti Barack Obama dhe David Tatel, i emëruar nga Presidenti Bill Klinton. zëri i amerikës

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë thotë se shkarkimi i saj ishte bërë nën presion

Ish-ambasadorja amerikane Ukrainë Marie Yovanovitch u tha ligjvënësve premten se Presidenti Donald Trump i ka bërë presion Departamentit Shtetit për largimin e saj nga detyra.

një deklaratë saj siguruar nga Associated Press zonja Yovanovitch shkruante se largimi i saj muajin maj ishtei papriturdhe se i ishte thënë se presidenti e kishte humbur besimin tek ajo.

Ish-ambasadorja tha gjithashtu se një zyrtar i kishte thënë se kundër sajpo zhvillohej një fusha e bashkërenduardhe se zoti Trump prej rreth një viti kishte bërë presion ndaj zyrtarëve për ta hequr atë.

Megjithëse e kuptoj se jam caktuar dhe hiqem nga presidenti, ishte tepër e pabesueshme qeveria amerikane zgjedh largojë një ambasador mbi pretendime pabaza e rreme nga njerëz me motive qartësisht dyshimta”, shkruante deklaratën e saj zonja Yovanovitch.

Zonja Yovanovitch u paraqit Capitol Hill premten për një seancë dëgjimore kuadër hetimit po kryejnë demokratët me qëllim ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit. Ajo pranoi ftesën e ligjvënësve për dëshmuar pavarësisht deklaratës zotit Trump se askush nga administrata e tij nuk do bashkëpunojë me hetimin, cilin e konsideron si antikushtetues.

Zonja Yovanovitch është ende punonjëse e Departamentit Shtetit, por rkohësisht është studiuese universitetin Georgetown.

Zoti Trump tha fillim kësaj jave se do bllokojë gjithë zyrtarët dëshmojnë Kongres, duke quajtur hetimin padrejtë dhe paligjshëm.

Ësh e paqartë nëse shfaqja e ish-ambasadores sinjalizon një ndryshim strategji apo nëse zonja Yovanovitch shkeli urdhrat e Shtëpisë Bardhë me paraqitjen e saj.

Hetimi i demokratëve u nxit nga një telefonatë zoti Trump bëri me presidentin ukrainas 25 korrik.

Demokratët po hetojnë kërkesat e zotit Trump ndaj zyrtarëve ukrainas për filluar hetimet ndaj kundërshtarit tij politik Joe Biden dhe djalit tij si dhe nisjen e një hetimi për përfshirjen e Ukrainës zgjedhjet presidenciale vitit 2016. Zonja Yovanovitch u tërhoq nga detyra e saj si ambasadore Kiev një kohë Rudy Giuliani, avokati personal i zotit Trump, po nxiste zyrtarët ukrainas hetonin akuzat e pafaktuara për korrupsion kundër Joe Biden-it dhe djalit tij.

Zonja Yovanovitch u hoq nga kjo detyrë pasi kishte këmbëngulur kërkesat e zotit Giuliani drejtuar zyrtarëve ukrainas për hetime përcilleshin përmes kanaleve zyrtare, sipas një ish-diplomati kishte biseduar me (Marie Yovanovitch).

Gjatë telefonatës së 25 korrikut, zoti Trump i kishte thënë Presidentit Ukrainës Volodymyr Zelenskiy se zonja Yovanovitch ishte njëlajm i keq“, bazuar dokument përmbante pjesë zbardhura telefonatës publikuar nga Shtëpia e Bardhë. As zoti Giuliani dhe as zoti Trump nuk i kanë specifikuar publikisht kundërshtimet e tyre ndaj zonjës Yovanovitch.

Ndërkohë biznesmenë me lidhje me zotin Giuliani patën lobuar tek një ligjvënës amerikan vitin 2018 për ndihmuar për largimin e zonjës Yovanovitch, sikurse thuhet një aktakuzë bërë publike enjten pas arrestimit tyre.

Zoti Trump vazhdon t’i qëndrojë pozicionit se përmbatja e bisedës tij telefonike zhvilluar 25 korrik me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, e cila nxiti hetimet për shkarkim, nuk përbën asnjë problem ligjor.

Një ditë parë zoti Zelenskiy deklaroi se nuk i është bërëasnjë shantazhgjatë telefonatës cilën zoti Trump i kërkoi nisë hetimin ndaj ish-nënpresidentit Joe Biden dhe djalit tij, Hunter. Pas komentit zotit Zelenskiy udhëheqësi amerikan u tha gazetarëve se presidenti i Ukrainës thjesht konfirmoi atë ai ka thënë parë dhe kërkoi kësaj çështjeje t’i jepet fund.

Zoti Trump pretendon, por pa dhënë asnjë fakt, se gjatë kohës zoti Biden mbante detyrën e nënëresidentit kishte kërcënuar se do ndalte ndihmën financiare për Ukrainën, nëse Kievi nuk ndalte hetimin ndaj një kompanie gazi ku Hunter Biden, ishte anëtar bordi.

enjten komisionet e Dhomës Përfaqësuesve drejtojnë hetimin, njoftuan se do thërrasin për dëshmuar sekretarin e Energjisë Rick Perry si dhe dy bashkëpunëtorë avokatit presidentit Rudy Giuliani. zëri i amerikës

Jep dorëheqjen sekretari amerikan i Sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare Kevin McAleenan, po largohet nga posti, ndërsa paralajmëroi se do të emërojë sekretarin e ri javën që vjen.

Presidenti tha se “Kevin McAleenan ka bërë një punë të jashtëzakonshme si ushtrues i detyrës së Sekretarit të Sigurisë Kombëtare’ dhe se ai dëshiron “të kalojë më shumë kohë me familjen e tij dhe të punojë në sektorin privat”.

Presidenti Trump tha se do të shpallë emrin e ushtruesit të ri të kësaj detyre javën që vjen dhe ka “shumë kandidatë të mrekullueshëm”.

Zoti McAleenan mori postin e sekretarit në detyrë në muajin prill pas dorëheqjes së ish sekretares Kirstjen Nielsen, duke u bërë personi i katërt që drejtoi departamentin në dy vjet.

McAleenan, një zyrtar karriere në fushën e sundimit të ligjit, mbikëqyri goditjet e presidentit Trump mbi imigrantët pa dokumente gjatë gjashtë muajve të punës si sekretar në detyrë.

Gjatë mandatit të tij, McAleenan paraqiti disa nisma për të zvogëluar valën e emigrantëve në kufirin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Ato përfshinin lejimin e zyrtarëve amerikanë që të ndalonin familjet migruese me fëmijë për periudha më të gjata kohore dhe punën me vendet e Amerikës Qendrore për të krijuar marrëveshje sipas të cilave strehimkërkuesit do të aplikonin për strehim në Amerikën Qendrore në vend se në Shtetet e Bashkuara.

Ai është kritikuat nga disa prej mbështetësve të presidentit se nuk ishte mjaft i zëshëm në përkrahjen e politikave të imigracionit dhe retorikës së presidentit Trump.

Para se të shërbente si sekretar në detyrë i Sigurisë Kombëtare, McAleenan drejtonte doganat dhe sigurinë kufitare të Shteteve të Bashkuara. zëri i amerikës

PEN America: Mëzitje e madhe që shkrimtari zëdhënës i Millosheviçit e Karaxhiçit merr Nobelin

VOAL – PEN America lëshoi ​​deklaratën e mëposhtme, nga autori dhe Presidenti i PEN America Jennifer Egan, në përgjigje të zgjedhjes së Akademisë Suedeze të Peter Handke për çmimin Nobel në Letërsi 2019 (së bashku me Olga Tokarczuk):

PEN America zakonisht nuk komenton çmimet letrare të institucioneve të tjera. Ne e pranojmë që këto vendime janë subjektive dhe se kriteret nuk janë uniforme. Sidoqoftë, shpallja e sotme e çmimit Nobel në Letërsi për Peter Handke duhet të jetë një përjashtim. Jemi mërzitur nga përzgjedhja e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publik për të nënvizuar të vërtetën historike dhe duke ofruar ndihmë publike për autorët e gjenocidit, si ish Presidenti serb Slobodan Milosevic dhe udhëheqësi serb i Bosnjës, Radovan Karadzic. PEN America është angazhuar që nga miratimi i Kartës sonë PEN të vitit 1948 për të luftuar kundër botimit të rremë, gënjeshtrës së qëllimshme dhe shtrembërimit të fakteve. Karta jonë më tej na angazhon të punojmë për të “davaritur të gjitha urrejtjet dhe për të mbrojtur idealin e një njerëzimi që jeton në paqe dhe barazi.” Ne e hedhim poshtë vendimin që një shkrimtar që i ka vënë vazhdimisht në dyshim krimet e dokumentuara të luftës, të meritojë të vlerësohet për “Zgjuarsi gjuhësore”. Në një moment të nacionalizmit në rritje, udhëheqjes autokratike dhe dezinformimit të gjerë në të gjithë botën, bashkësia letrare meriton diçka më mirë se kjo. Ne kemi shumë keqardhje për zgjedhjen e Komitetit Nobel për Letërsinë.

SHBA, Nën arrest dy biznesmenë që kanë lidhje me avokatin e presidentit

Rudy Giuliani me Presidentin Trump

Dy biznesmenë nga Florida të lidhur me avokatin personal të Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani, janë arrestuar për shkelje të ligjit për financimin e fushatës zgjedhore. Njoftimi u bë të enjten nga një zëdhënës i zyrës së prokurorit të Manhatanit ku thuhej se biznesmenët Lev Parnas dhe Igor Fruman, u arrestuan në lidhje me një rast që është nën hetim në Nju Jork.

Sipas një burimi që ka dijeni mbi çështjen, dy biznesmenët kishin planifikuar të udhëtonin drejt Vjenës të mërkurën të mbrëmje.

Sipas një ankpadie të paraqitur në gjykatën e Nju Jorkut, Parnas dhe Fruman kanë bashkëpunuar për të “kanalizuar para nga burime të huaja për kandidatë për poste federale e shtetërore”.

John Dowd, avokati i dy biznesmenëve nuk pranoi të komentojë rreth akuzave.

Lev Parnas është një biznesmen Ukrainas ndërsa Igor Fruman insvetitor në fushën e pasurive të paluajtshme. Të dy, sipas njoftimeve në media, kanë ndihmuar

zotin Giuliani të krijojë lidhje me qarqet më të larta politike në Ukrainë.

Arrestimet vijnë ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët ka nisur një hetim për shkarkimin e presidentit Trump. Hetimi u nxit nga një kërkesë që zoti Trump i bëri presidentin të Ukrainës gjatë një bisede telefonike në muajin korrik, për të nisur një hetim mbi ish-zëvendës Presidentin Joe Biden, rivali I tij I mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitin 2020.

Në një ankesë të dorëzuar në korrik të vitit 2018, Qendra Ligjore për Fushatat, një organizatë jofitimprurëse, i kishte kërkuar një agjencie qeveritare të hetonte nëse biznesmenët Parnas dhe Fruman kishin shkelur ligjin duke përdorur një kompani të regjistruar në parajsat fiskale, për të fshehur burimin e një donacioni prej 325 mijë dollarësh ndaj një komiteti për veprim politik pro Donald Trump-it.

Më vonë organizata ia paraqiti ankesën edhe Komisionit Federal Zgjedhor duke përfshirë edhe prova për transferime bankare që tregonin lëvizjen e fondeve. /Zëri i Amerikës

Presidenti Trump dhe procesi për shkarkim nga posti

Demokratët e opozitës po avancojnë në hetimet për të hapur procesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Trump, ndërkohë që administrata ka bllokuar dëshmitë e disa prej personave kyçë dhe ka vonuar dorëzimin e dokumenteve të rëndësishme. Demokratët e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve mund të votojnë së shpejti për të hapur procesin për shkarkimin e presidentit lidhur me kontaktet me Ukrainën. Kjo do të çonte në hapjen në Senat të gjyqit për largim nga posti të presidentit, por republikanët kanë shumicën në Senat dhe parashikohet që do të votonin për ta shpallur presidentin të pafajshëm. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone sjell hollësi mbi betejën politike që po vazhdon në Uashington:

Presidenti Trump mbetet sfidues përballë hetimeve të hapura nga demokratët për të nisur procesin për shkarkimin e tij:

“Ato që po i bëjnë vendit janë të paimagjinueshme. Është fat i madh që jam unë president, sepse shumë veta e kanë thënë që të paktë janë ata që mund ta përballonin. Mua në fakt më jep energji kjo situatë. E dini përse? Sepse është e rëndësishme,” tha presidenti.

Në zemër të procesit janë përpjekjet e presidentit për të bindur vende të tjera të hapnin një hetim mbi rivalin politik të zotit Trump, ish-nënpresidentin Joe Biden.

Demokratët i shohin veprimet e presidentit si abuzim autoriteti. Ndër ta kreu i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve, Adam Schiff:

“Ky është një ndër hetimet e pakëta që mund të çojë në procesin për shkarkimin e mundshëm të presidentit të vendit. Është direkt i lidhur me pyetjen nëse presidenti abuzoi pushtetin duke kërkuar ndihmë për fushatën e tij zgjedhore, në një mënyrë që dëmton sigurinë kombëtare”.

Presidenti Trump ka mohuar se ka patur shkelje dhe thotë se synimi i tij ishte lufta kundër korrupsionit, jo politika.

Ligjvënësit republikanë, të cilët i kanë dalë në mbrojtje presidentit, u janë kundërvënë përpjekjeve për shkarkimin e mundshëm të presidentit.

Por Dhoma e Përfaqësuesve, nën kontrollin e demokratëve, po tenton që për herë të tretë në historinë e vendit të hapë procesin për shkarkimin e mundshëm të presidentit, thotë analisti ligjor Paul Schiff Berman.

“Këto janë akuza shumë të rënda. Nuk mendoj se ka shembuj të tjerë në historinë e vendit kur një president ka vepruar në politikën e jashtme në mënyra që i sigurojnë përfitime personale”.

Analisti William Galston thotë se hapja e procesit është vetëm hapi i parë:

“Nëse Dhoma e Përfaqësuesve voton pro ngritjes së akuzave, pasi në këtë rast Dhoma e Përfaqësuesve luan rolin e një prokurori që ngre akuzat, çështja i kalon Senatit. Aty zhvillohet gjyqi, por do të duhen 2/3 e senatorëve që të largohet presidenti nga posti”.

Republikanët kanë shumicën në Senat dhe presidenti mbetet optimist për rezultatin edhe nëse hapet procesi gjyqësor:

“Çështja do t’i kalojë më pas Senatit dhe aty do të fitojmë. Republikanët kanë qenë shumë të bashkuar. Kjo është gjuetia më e madhe e shtrigave në historinë e vendit,” tha presidenti.

Ngritja e akuzave dhe më pas largimi i presidentit nga posti kërkojnë 2/3 e votave në Senat, ose 67 nga 100 senatorët.

Ky është një objektiv shumë ambicioz, duke pasur parasysh realitetin thotë analisti Galston:

“Kjo kërkon që 20 nga 53 senatorët republikanë të bashkohen me demokratët për ta realizuar shkarkimin e presidentit. Pra kërkohet një koalicon shumë më i gjerë dypartiak se ç’kemi parë në realitet”.

Procesi i fundit për shkarkimin e një presidenti u zhvillua në Senat në 1999, kur Presidenti Bill Clinton u lirua nga akuzat për shkelje që lidheshin me marrëdhëniet jashtëmartesore me një praktikante.

DASH urdhëron ambasadorin Sondland të mos dëshmojë në Kongres

Administrata e Presidentit Donald Trump urdhëroi të martën ambasadorin amerikan në Bashkimin Evropian Gordon Sondland, që të mos paraqitet përpara Kongresit për t’u marrë në pyetje lidhur me komunikimet mes zotit Trump dhe zyrtarëve ukrainas që janë bërë shkak për një hetim për shkarkimin e presidentit.

Tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kishin planifikuar të merrnin në pyetje të martën në mëngjes zotin Sondland në seanca me dyer të mbylluara. Por avokati i zotit Sondland tha se një urdhër i Departamentit të Shtetit e detyroi klientin e tij të mos paraqitej.

“Ai është ambasador në detyrë dhe punonjës i Departamentit të Shtetit dhe duhet të zbatojë urdhrin e tyre”, tha avokati i tij Robert Luskin.

Seanca me dyer të mbyllura ishte pjesë e hetimit për ngritjen e akuzave ndaj Presidentit Trump.

Në një reagim kryetari i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve Adam Schiff tha se Departamenti i Shtetit nuk po i jep Kongresit mesazhet e ambasadorit amerikan në Bashkimin Evropian që siç tha ai janë të rëndësishme për hetimin.

“Kongresi jo vetëm që po privohet nga dëshmia e tij, por ne jemi gjithashtu në dijeni se ambasadori ka mesazhe telefonike dhe emaile në një pajisje personale, që i është dhënë Departamentit të Shtetit, megjithëse ne i kemi kërkuar të na i japë. Departamenti i Shtetit nuk po lejon që ne t’i marrim ato”, u tha Adam Schiff gazetarëve.

“Ato mesazhe janë shumë të rëndësishme për hetimin për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit”, shtoi zoti Schiff.

Në një postim në twitter që pasoi këtë zhvillim presidenti shkruante:

“Do të doja ta dërgoja ambasadorin Sondland për të dëshmuar, një njeri me të vërtetë të mirë dhe amerikan i madh, por për fat të keq ai do të dëshmonte përpara një gjykate krejtësisht të kompromentuar, që injoron standardet e drejtësisë e të ligjit, ku të drejtat e republikanëve janë hequr dhe ku faktet nuk lejohen për publikun”.

Të hënën Presidenti Trump e kritikoi sërisht hetimin duke e quajtur “një skemë mashtruese” të demokratëve, të cilët siç tha, nuk duan që ai të fitojë një mandat të dytë si president.

Zoti Sondland është bërë një figurë e rëndësishme e hetimit që po kryen Kongresi, për shkak të përpjekjeve të tij që Ukraina të angazhohej në hetimin e kundërshtarit të mundshëm të zotit Trump në garën presidenciale, ish-nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter Biden.

Sipas ankesës së një informatori, e cila nxiti hetimin ndaj Presidentit, thuhet se një ditë pas bisedës telefonike të zotit Trump me Presidentin e Ukrainës Zelenskiy, zoti Sondland dhe Kurt Volker i cili ishte i dërguar i posaçëm amerikan në Ukrainë, u takua me udhëheqësin e Ukrainës e figura të tjera politike.

Informatori shkruan se sipas bisedave të zbardhura të atyre takimeve e të rrëfyera nga zyrtarë amerikanë “ambasadorët Volker e Sondland i kanë këshilluar udhëheqësit ukrainas se si t’u “qaset” kërkesave që Presidenti i kishte bërë atij.

Duke folur për gazetarët të hënën në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump përsëriti se biseda e tij me zotin Zelenskiy ishte “perfekte”. Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, presidenti tha se nuk ndihej i shqetësuar nga njoftimet për një informator të dytë mbi këtë çështje. Zoti Trump tha gjithashtu se telefonata e tij me udhëheqësin e Ukrainës ishte “miqësore” duke shtuar se nuk kishte patur “presion”.

Komisionet e Zbulimit, Punëve të Jashtme dhe Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve që janë në krye të hetimit, kanë zhvilluar seanca dëgjimore dhe kanë bërë kërkesa zyrtare për dokumente nga anëtarët e administratës Trump dhe avokati personal i presidentit, Rudy Giuliani.

Të hënën ata lëshuan një kërkesë të re drejtuar sekretarit të Mbrojtjes Mark Esper dhe drejtorit në detyrë të zyrës së menaxhimit dhe buxhetit Russell Vought për dorëzimin deri më 15 tetor të dokumenteve në lidhje me vendimin e zotit Trump për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Një pjesë e hetimit përfshin shqyrtimin nëse vendimi i zotit Trump për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën ishte i lidhur me kërkesën e tij për një hetim ndaj Joe Bidenit dhe djalit të tij. Ndërkohë autoritetet në Ukrainë nuk është gjetur asnjë provë për përfshirjen e tyre në korrupsion. za


Send this to a friend